Agjencioni floripress.blogspot.com
2018/07/20
Bleona Qerreti nuk është 'normal', zhvishet midis xhirimeve
Disa pyetjet që duhet tu përgjigjeni për të zbuluar atë që doni

Nëse pyet dikë se çfarë është përkufizimi i lumturisë, përgjigjja ka të ngjarë të ndryshojë nga personi që ka në krah. Ka gjëra që kanë dëshmuar se na sjellin gëzim, ka të tjera që na trishtojnë. Këshillat për lumturinë nuk janë gjithmonë një formulë a një recetë që arrihet duke respektuar përbërësit. Të arrish lumturinë në jetë kërkon sakrificë, veteksplorim, të cilin mund ta arrish më lehtë edhe nëse u përgjigjesh natyrshëm pyetjeve të mëposhtme. Këto 12 pyetje do të hedhin dritë mbi atë që nevojitet më shumë apo më pak në jetë.
Mos harro të mbash shënim përgjigjet:
– Nëse do të kishe një orë plus në ditë, çfarë do të doje të bëje?
– Cilat ndryshime të vogla mund të të ndihmojnë për të pasur një ditë më të bukur?
– Çfarë mund të bësh në mëngjes për të nisur një ditë të shëndetshme?
– Cilat janë kënaqësitë e vogla që të argëtojnë më shumë?
– Cila është pjesa jote e preferuar e ditës?
– Çfarë të gëzon më shumë gjatë ditës?
– Çfarë të mërzit më shumë?
– Nëse paratë nuk do të ishin qëllim, cila do të ishte puna e ëndrrave?
– Cila është ajo gjë që të bën gjithmonë të qeshësh?
– Çfarë të streson më shumë?
– Çfarë të inkurajon më shumë në jetë?
– Kur ka qenë hera e fundit që e ke ndier veten të lumtur?
Tani, duke kontrolluar përgjigjet, ktheji ato në objektiv: bëj çdo ditë e më shumë për të arritur atë që të bën të lumtur. Qëndro më shumë me njerëz që sjellin gëzim dhe gjithmonë e më pak me ata që të stresojnë. Merri vetë frenat e jetës dhe gjeje vetë lumturinë.
Kërkoni “idiot” në Google, ja cili personazh del
Me gjasë nuk e keni vënë re ose thjesht nuk u ka rënë ndërmend ta provoni se çfarë del në Google nëse shkruani fjalën “idiot”.

Pavarësisht se Donald Trump deklaron se IQ-ja e tij është një nga më të lartat, përdoruesit e internetit kanë zbuluar se rezultati i parë në Google nëse shkruan “idiot” është pikërisht imazhi i presidentit të SHBA-ve.
Aktualisht Trump është nën shënjestrën e kritikëve pas deklaratës së tij në takimin me Putin se Rusia nuk ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016-të, por pse Trump është rezultati i parë për “idiot”?
Me sa duket shumë njerëz nga mbarë bota nuk pajtohen që Trump është një gjeni siç ai e shpall veten dhe kështu sinkronizimi i shumë-përdorur Trump-idiot në artikuj dhe këngë të ndryshme ka bërë që Google të nxjerrë këtë konkluzion.

Pavarësisht se Donald Trump deklaron se IQ-ja e tij është një nga më të lartat, përdoruesit e internetit kanë zbuluar se rezultati i parë në Google nëse shkruan “idiot” është pikërisht imazhi i presidentit të SHBA-ve.

Me sa duket shumë njerëz nga mbarë bota nuk pajtohen që Trump është një gjeni siç ai e shpall veten dhe kështu sinkronizimi i shumë-përdorur Trump-idiot në artikuj dhe këngë të ndryshme ka bërë që Google të nxjerrë këtë konkluzion.
Ku shkojnë super biznismenet për të blerë një pasaportë?
Për ta kushton shumë pak. Më pak se një avion privat, më pak se një superjaht. Ama një pasaportë e dytë, e tretë ose e katërt është bërë një trofe për super të pasurit.
Edhe qytetarët më të pushtetshëm të botës kanë nevojë për një plan të dytë, në rast të një revolucioni apo trazirave në vendet e tyre të origjinës.
“Blerësit e pasur kërkojnë siguri”, shprehet Christian Kalin, drejtor i “Henley & Partners”, e cila ofron këshilla mbi shtetësinë dhe publikon renditjen e kombësive më me vlerë (në krye është Franca).
Teksa shumë shtete lejojnë individët me leje qëndrimi të aplikojnë për shtetësinë pasi përmbushin disa kritere të caktuara, vetëm 10 vende lejojnë të huajt të blejnë menjëherë shtetësinë. Shumica kërkojnë një pagesë në formën e një investimi direkt, zakonisht në prona apo biznese në vend.
Fondi Monetar Ndërkombëtar klasifikon 8 prej tyre si qendra financiare offshore. Megjithatë, Kalin shprehet se klientëve u intereson stabiliteti, jo shmangja e taksave. Një tjetër motiv është mundësia për t’u mburrur.
“Nëse ke një jaht dhe dy aeroplanë, gjëja e tjetër që të duhet është një pasaportë malteze. Është simboli më i fundit i statusit. Kemi pasur klientë që thjesht preferojnë të koleksionojnë disa nënshtetësi”, thotë Kalin.
Të dhënat e mëposhtme tregojnë sa sa është investimi minimal që garanton “blerjen” e shtetësisë në 10 vende:

Presidentja kroate vizitë në Krujë, Meta: Skënderbeu dhe djali i tij ishin qytetarë nderi në Dubrovnik
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpërndarë në faqen e tij ne facebook momente të vizitës së Presidentes kroate në kalanë e Krujës. “Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut na kujton rrënjët mesjetare të bashkëpunimit me Raguzën, Dubrovnikun e sotëm, aty ku Skënderbeu dhe djali i tij ishin “Qytetarë Nderi”, shkruan Meta në Facebook

Ja shënimi i plotë i kreut të shtetit:
"Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovi? na nderoi me vizitën në kalanë e heroit tonë kombëtar në Krujë. Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut na kujton rrënjët mesjetare të bashkëpunimit me Raguzën, Dubrovnikun e sotëm, aty ku Skënderbeu dhe djali i tij ishin “Qytetarë Nderi”. Faleminderit Presidentja Grabar-Kitarovic! "

Rruga e arratisjes se shqiptarëve në kohën e Enver Hoxhës
CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një dokument të deklasifikuar thuhet se kishte arratisje drejt Greqisë, por asnjë nuk u zinte besë grekëve. Po ashtu ka dhënë detaje mbi agjentët e Sigurimit në Juglindje të vendit.
Gusht 1952
Marrje në pyetje e refugjatëve
Më 1 qershor 1952 Safet Nazarka, bir i të ndjerëve Muharrem e Fatime, arriti në selinë e Greqisë. Ai ka lindur në 1914 në fshatin Helmes të Kolonjës. Kaloi kufirin në 16 prill 1952. Subjekti ka qenë i burgosur nga viti 1945 deri në 1950 si anti-komunist Nazarka bëri deklaratën e mëposhtme për gjendjen në Shqipëri:
Situata politike
Banorët në Kolonjë kanë shpresë për çlirim të Komitetit i Shqipërisë së Lirë. Populli ka simpati për fuqitë perëndimore, veçanërisht për Britaninë dhe SHBA, nga të cilat presin çlirim e tyre prej zgjedhës komuniste. Në lidhje me Greqinë, njerëzit i tremben pretendimeve të saj territoriale dhe nuk i zënë besë hapjeve miqësore të Athinës. Njerëzit në përgjithësi i urrejnë rusët dhe i konsiderojnë si burrin e vuajtjeve të tyre ekonomike. Italia nuk merret në konsideratë për çlirimin e ardhshëm të Shqipërisë. Populli shqiptar dëshiron një qeveri demokratike ku secili të jetojë pa u shfrytëzuar.
Rezistenca
Familjet e besuara në Kolonjë janë: në fshatin Helmes, Arif Koçi, Nesim Nazarko, në fshatin Qafzez, Haki Nuri, Safet Avdyli Avdyl Hisa e Sadik Shabani. Në fshatin Kozel janë Xhevat Bakiu, Maliq Estrefi, Ilmi Bakiu, Hamit Hamiti, Bejce Boshanji. Në fshatin Psari i Ri, Zylfo Estrefi. Kohët e fundit janë përhapur fjalë se Qafzezi dhe Faik Bato janë arrestuar në spital. autoritetet kanë përhapur fjalë se Vaiti ka hubur dhe se një oficer ka gjetur një kokë dhe një krah njeriu në pyjet e fshatit Vakush. Në shtator 1952 gjatë kalimit nga Korça në malin Qari, gjeta disa pako me gazetën e Komitetit Shqipëria e Lirë, “Shqipëria”. Unë i mora ato dhe kur arrita në fshat ua shpërndava miqve që u besoja. Gazetat ishin hedhur nga avionët. Informatorët e Sigurimit në zonë janë Skënder Ismaili sekretari i organizatës bazë në Helmes, postieri Azem Bajrami, sekretari i partisë Tefik Sabri, dhe sekretari i këshillit të fshatit Qafzez, Vangjo Miti. Në Kolonjë komandanti i Sigurimit është kapiteni Arif Selenica ndërsa kreu i policisë Marko Tasi nga Korça (ish-drejtor i burgut të Korçës dhe i kampit të përqendrimit të Vlloçishtit). Në lidhje me ushtrinë, Ilmi Baki më ka thënë se në Korçë ka një divizion prej 30 000 ushtarësh (shënim i agjentit: Shifër me siguri i gabuar). Ilmiu më ka thënë gjithashtu se ushtra në Korçë po ngre fortifikime në malin e Moravës dhe të Boboshticës.
Rruga e arratisjes
Më 16 prill 1952 në mesditë u nisa nga shtëpia në fshatin Helmes duke ecur përgjatë lumit Kozeli dhe ndalova në pyllin e këtij fshati deri në ora 9 të darkës. Më pas eca në drejtim të lumit Has në fshatin e Shtikës, drejt Kubellës e Gramozit dhe kalova linjën e kufirit në mesnatë. Eca përgjatë lumit Gramoz derinë fshatin grek të Janotope, ku në mëngjesin tjetër u dorëzova te autoritetet ushtarake greke. Ata më shoqëruan në Manaq, ku qëndrova tre ditë dhe më pas më çuan në Kolloqith. Aty qëndrova rreth 10 do të e më pas më çuan në Kostur dhe më tej më dërguan ën Selanik, ku u mora në pyetje nga amerikanët. Dy javë më vonë erdha në kampin e refugjatëve në Lavrion.
Ibrahim Rushani
Subjekti nga Korça, është marrë në pyetje nga dega jonë në Athinë dhe dyshohet si agjent komunist. Mes të tjerave i ka dhënë informacionin e mëposhtëm: Shifrat e publikuara nga komunistët për realizimin e planeve ekonomike janë të rreme pasi punonjësit asnjëherë nuk i plotësojnë normat. Kur Rushani në ndërmarrjen e ndërtimit, u fliste punëtorëve për rëndësinë e plotësimit të normës. Një ditë kandidati i partisë Vangjel Vangjeli e pyeti: “Shoku Ibrahim, sipas urdhrave që vijnë nga lart, ju insistoni për realizimin e normës dhe të planit, por si mund të plotësojmë planin pa mbushur më parë barkun? A nuk e shikoni se nuk mund ta plotësojmë plani? Nuk është se nuk duam të punojmë por duam edhe të hamë. Pastaj të punojmë sipas kushtetutës për 8 orë dhe jo 10 orë e me kaq norma të larta”. Gratë lejohen të punojnë në regjimin komunist por zyrtarët komunistë ofendojnë nderin e tyre. Për shembull zyrtari i tregtisë në Korçë, Raqi Katro kërcënon gratë dhe vajzat duke i shkarkuar nga puna ose duke i rritur në përgjegjësi, sipas dëshirës. Kreu i zyrës së punës në Korçë, Qani Nevruzi nuk merr në punë asnjë grua apo vajzë nëse nuk ka interes personal, dhe si rezultat i kësaj zyra në fjalë është kthyer në një qendër imoraliteti. Mijëra punëtorë në Shqipëri janë në spitale me tuberkuloz.
Lavrion, 12 qershor 1952
Më poshtë kemi disa deklarata të përgjithshme të bëra nga refugjatët e sapoardhur në kamp: Safet Nazarko nga fshati Holmes i Kolonjës deklaron se në qershor të vitit të kaluar Baba Ilmi Shembërdheja u dënua me 15 vjet burg por tashmë ka vdekur prej keqtrajtimeve. Ai ishte një nga nacionalistët kryesorë të klerit bektashi në zonën e Elbasanit, njihej pë ndjenjat anti-komuniste si gjatë luftës ashtu dhe pas ardhjes së tyre në pushtet. Qani Pepellashi, një refugjat shqiptar aktualisht në kampin e Lavrionit, ka marrë një letër nga Mynevere Orhani që jeton në SHBA, e cila brenda i kishte vendosur një letër nga babai i saj Mehmet Rapo nga fshati Holmes i Kolonjës. Në letër thuhej: “Vere, nuk jemi mirë ekonomikisht, nuk kemi bukë”. Në një tjetër fjali shkruhej: “Nuk duam shumë, një gjysmë dollari në ditë nga ty”. Mehmet Rapo është një nacionalist që ka qenë në kampin famëkeq të Vlloçishtit dhe disa vjet në burgun e Korçës. Familja e tij ka më shumë se 20 anëtarë. Muftar Godo deklaron se në 1951 ministria e drejtësisë prej mungesës së stafit, thirri në Tiranë, Anastas Karane, avokat nga Berati, dhe i ofroi post në ministri. Ai fillimish pranoi prej frikës por më vonë nisi të dyshonte, dhe më pas vrau veten. Para se të vdiste në spital i kishte thënë doktorëve se posti në ministri e njolloste dhe se fëmijët e tij nuk duhet të mendonin se kishte tradhtuar atdheun duke i shërbyer Stalinit dhe shërbëtorëve të tij.
Lëvizjet
Në 1951 Liri Belishova shkoi në Fier për të mbajtur një fjalim në lidhje me gjykatat e popullit. Kur dretuesit kuptuan se askush nuk do të shkonte në mbledhje, ata informuan punonjësit se dot pushoheshin nëse nuk shkonin në takim. Fëmijët e shkollave gjithashtu u detyruan të merrnin pjesë. Në lidhje me takimin një punëtor i tha kolegut: “Nuk ke turp që i çon fëmijët në shkollë me këpucë druri?” Tjetri iu përgjigj: “E ke gabim, për të arritur socializmin, sipas urdhrave të partisë dhe Stalinit, unë duhet t’i heq këpucët, edhe kur janë prej druri. Ibrahim Rushani, ish-rreshter artilerie në Durrës jep informacionin e mëposhtëm në lidhje me rekrutimin dhe trajtimin e ushtarëve. Të gjithë shqiptarët që mbushin 20 vjeç thirren për shërbimin ushtarak, pa dallim edhe në rast kur lënë familjen pa një mashkull për t’u kujdesur. Kur ata thirren nga zyra lokale e rekrutimit qëndrojnë atje për tre ditë dhe më pas dërgohen në njësi të tjera, sipas planit të mobilizimit të ministrisë së mbrojtjes. Rekrutët qëndrojnë rreth pesë ditë në njësi të përkohshme dhe gjatë kësaj kohe nuk kujdeset askush për akomodimin, por u japin vetëm nga një copë bukë. Elementët me biografi të mirë mbetet në qendrat e instruktimit. Ata që kanë qenë bij familjesh të pasura ose anti-komunistë, dërgohen qëllimisht në zona sa më të largëta ku të mos mund të takohen me të afërmit. Para nisjes për në njësitë e tyre ushtarët marrin uniformat. Elementët besnikë marrin uniforma të reja kurse ish-të pasurit i marrin të përdorura. Organizatat e partisë mbajnë shënim elementët e dyshimtë për t’i mbajtur në mbikëqyrje. Në çdo njësi rreth 35 për qind e ushtarëve i përkasin kësaj kategorie. Në gusht 1950 komanda e artilerisë bregdetare të Durrësit dërgoi 22 njerëz në batalionin e punës. Ibrahim Rushani deklaron se i shoqëroi këta ushtarë dhe gjatë rrugës kishte mundësi të fliste me ta. Ata shprehën pakënaqësinë e tyre, veçanërisht me Pandi Xhoxhin nga Korça të cilin e njihte dhe folën hapur. Ai tha se Sigurimi i kishte kërkuar që të bashkëpunonte për të spiunuar për shokët e tij, por ai kishte refuzuar dhe tani duhet të vuajë pasojat. Brigada bregdetare dërgonte 7-8 njerëz në batalionin e punës çdo muaj. Në korrik 1950 një ushtar nga Fieri, për arsye të pakënaqësisë ndaj regjimit i vuri zjarrin pyllit në ishullin e Sazanit me shpresën që të shpërthenin depot e municionit në ishull. Por zjarri u shua dhe ushtari përgjegjës u burgos. Në nëntor 1949 në Sazan, një grup i vogël ushtarësh formuan një rreth dhe nisën të shkruanin slogane kundër Enver Hoxhës dhe partisë. Këta elementë po organizoheshin me qëllim të eliminonin rojet dhe të arratiseshin drejt Italisë, por u zbuluan dhe u arrestuan. Iniciatori i kësaj ishte rreshter Prenk Ndue Gjergji nga Shkodra i cili mori burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët u dënuan nga 7 deri në 22 vjet burgim.
Ushtria
Në ushtri, trajtimi nuk është i njëjtë për të gjithë, veçanërisht doktorët komunistë nuk e vrasin mendjen për ushtarët që nuk janë anëtarë të partisë. Për shembull një rreshter u sëmur rëndë, por doktor Bilbili nuk u interesua fare për të dhe ushtari vdiq. Doktori shkon në familjet e oficerëve për të bërë vizita private dhe ka besimin e partisë, prandaj nuk e vret mendjen për detyrën. Duke qenë komunist, ai nuk ka fare ndjenja njerëzore. Ushtarët që nuk kanë njerëz që mund t’i ndihmojnë e kanë shumë të vështirë. Për shembull ushtari Rexhep Haruni nga një fshat i Fierit, i cili po shërbente në brigadën bregdetare në Durrës, la në shtëpi 6 anëtarë të familjes në gjendje të vështirë. E shoqja i shkroi se ishin detyruar të shisnin 2 qetë që kishin për të plotësuar taksat e shtetit dhe për të ushqyer fëmijët. Raste si këto ka me qindra e mijëra në Shqipëri. Përveç vuajtjeve morale e fizike, ushtarët kur lirohen u merren rrobat dhe duhet të shkojnë në shtëpi thuajse zhveshur e zbathur. Në dimrin e vitit 1950 disa ushtarë nga Elbasani u liruan nga shërbimi në Leskovik. Duke ecur për në shtëpi, në malin e Qarrës pranë Kolonjës, dy prej tyre vdiqën të shqyer nga ujqërit, dhe një tjetër vdiq nga moti i keq. Ushtarët gjithashtu duhet të marrin pjesë në kurse të përditshme politike që mbahen në çdo njësi, në të cilat ofendohen politikat anglo-amerikane dhe aktivitete e tjera të huaja.
Informacion biografik mbi kapitenin Pashko Vodice
Come Pashko Vodice 42 vjeç, është nga Vodice e Kolonjës, nip i kryepeshkopit Paisi Vodice, kushëri i zv. ministrit Josif Pashko. Ai ka kryer shkollën elementare katër-vjeçcare në qytetin e lindjes Vodice, ka qenë spiun në Ersekë, dhe ka kaluar kohë me këpucarin Cale Pashko, si dhe me Jorgji Nico në Shtike të Kolonjës. Ai konsiderohet nga të gjithë në qytezë si imoral dhe hajdut. Është kapur disa duke vjedhur pula e rroba nga shtëpitë e fshatarëve. Autoritetet e xhandarmërisë në kohën e Italisë e mbanin në vëzhgim si kriminel e vagabond. Gjatë pushtimit fashist ai dhe miku i tij Jorgji Nico bashkëpunonin me një kaporal të Guardia di Financa të Ersekës, kërcënonin e merrnin ryshfet nga fshatarët, duke u gënjyer atyre se pas rindërtimit do të shpërbleheshin nga italianët. Kushëriri tij Josif Pashko është përpjekur të përmirësojë kushtet në këtë fshat gjatë kohës komuniste, por pa sukses, për arsye se gjatë luftës nuk kishte luftuar kundër pushtuesve. Kur erdhi regjimi komunist, Come Vodice u emërua kryetar komiteti i Kolonjës dhe mori gradën major. Qëndroi në këtë post deri në 1948 kur u transferua në Berat si njeri i Koçi Xoxe. Në 1945 ai u zgjodh si prokurori i gjyqit ushtarak në Kolonjë dhe me kërkesë të tij 55 njerëz në Kolonjë u dënuan me vdekje, ndërsa rreth 150 u dënuan me burgime të ndryshme. Gjatë seancave gjyqësore, me urdhër të Josif Pashkos ai parandaloi shumë njerëz që të paraqiteshin si dëshmitarë të mbrojtjes. Për shembull në rastin e Naim Shasho, një 70 vjeçar që u burgos pasi nuk pati provat e duhura nga dëshmitarët. Me mbështetjen e agjentëve të tij, Serafin Kristo nga Rehova, Cale Pashko nga Vodice dhe Jani Shalsi nga Shala, ai ka marrë qindra monedha ari nga familjet fshatare të të dënuarve, me premtime të rreme se do i shpëtonte nga vdekja ose burgu. Është e pamundur të harrosh padrejtësinë që i ka bërë një familjeje tregtare, të cilës i mori 375 paund ari për të shpëtuar jetën e një tregtari të arrestuar, por në vend që ta lironte ai bëri që të ekzekutohej. Përveç të tjerave ai tani mban ende orën e tregtarit të vdekur. Vodice ka urdhëruar gjithashtu se pas ekzekutimeve trupat të mos varrosen thellë, siç ka ndodhur me patriotët Qani Tarjo, Burim Qemali, 20 vjeçarin Riza Gostivishti dhe shumë të tjerë, gjymtyrët e të cuëlve zbuloheshin nga qentë në rrugët e Kolonjës. Një vajzë e re gjeti krahun e babait të saj të vdekur dhe i kërkoi autoriteteve të varrosej thellë, por Vodice refuzoi. Në 1949 Vodice u transferua përsëri në Kolonjë, deri në shkurt 1951, kur u nis në shkollën ushtarake në Moskë. U kthye pas një viti dhe tani punon me ministrinë e Brendshme.
Përveç tre agjentëve të përmendur më sipër, rrjeti i spiunëve u shtua dhe me Shasho Kodrasi, Hasan Selenica, Xhafer Hasimi dhe Bektash Sulo. Vodice i përdorte këta njerëz për të dëmtuar njerëzit e ndershëm dhe patriotët e zonës. Të gjithë autoritetet lokale mbikëqyreshin dhe emëroheshin prej tij. Të gjitha paratë e vjedhura e të marra nga ryshfetet, ai i ndante me Josif Pashkon dhe Paisi Vodice që është xhaxhai i tij. Lavrion 27 qershor, 1952
Tetor 1953
Grupi prej pesë agjentësh Fig arriti në Athinë në 23 tetor pasi ishin detyruar të largoheshin nga Shqipëria në 19 dhe 21 tetor. Ata erdhën me moral të lartë por në gjendje të dobët fizike. Aktualisht po mbahen në zonën lokale deri në vlerësimin e operacionit të tyre. Agjenti Airborne ka pësuar një plagë plumbi në krah poshtë bërrylit, pa thyerje. Pritet të rikuperohet shpejt. Airuise ka pësuar një prerje në dorën e djathtë kur u detyrua të hidhen gjatë grackës. Ai ka gjithashtu probleme serioze me këmbën e djathtë e cila është carë dhe infektuar gjatë largimit. Edhe ai ka marrë pjekim dhe është drejt rikuperimit. Agjentët e tjerë kanë vetëm probleme me stomakun prej ushqimit të papërshtatshëm dhej po marrin mjekime. Agjenti Airbred nuk tregon shenja problemesh nga misioni. Kujtojmë se është fizikisht gjigant dhe i aftë të durojë shumë vështirësi.
Infiltrimi:
Grupi Fig kaloi kufirin në pikën N2513 natën e 7-8 shtatorit. Grupi nisi lëvizjen më 9 shtator, teksa të fshehur në një fushë misri u pikasën nga një dy burra të cilët u dorëzuan pa të shtëna armësh. Dy personat ishin Nise Koço Polena pronar i arës dhe Vasil Koço polena, roja i fshatit, grupi zhveshi Nisen dhe rrobat e tij i veshi agjenti Airborne, i cili shoqëroi Vasilin në detyrat e zakonshme të fushës. Pjesa tjetër e grupit pushoi. Rezultoi se dy personat ishin shumë bashkëpunues. Ata informuan grupin se javën e parë të gushtit ishte zhvilluar një betejë me armë mes forcave komuniste dhe reaksionarëve, por nuk dini mbi përfundimin e betejës apo të pjesëmarrësve. Më 11 shtator grupi lëvizi drejt Malit të Gorrës, ku kaloi, por nuk vuri re asgjë të veçantë. Ata qëndruan aty deri në ku u shlodhën dhe bënë planet për kontaktimin e miqve të tyre. Më 14 shtator agjentët e koduar Airëise dhe Airbred u ndanë nga grupi dhe shkuan në takimin me Rapush Agollin, i cili u dha ushqim dhe informacion të raportuar në radio në mesazhin e 3-të. Më 15 shtator dy agjentët u ribashkuan me grupin. Një ditë më vonë grupi kontaktoi me Elmas Ramanin, i cili i dha grupit ushqim dhe informacionin e raportit mbi “burgjet”. Më 18 shtator grupi la agjentin Airbrake në shtëpinë e Bektash Demir Zhbogi, pasi ishte sëmurë dhe nuk mund të qëndronte me grupin. Më 21 shtator grupi kontaktoi me Elmas Sokalarin dhe i kërkoi që të shkonte në Korçë për të mbledhur informacion e të merrte leje për shkuar në Tiranë. Ai e bëri këtë dhe autoritetet i thanë se për të qëndruar një kohë të shkurtër nuk kishte nevojë për leje, or vetëm nëse do të vendosej aty për të punuar. Më 22 shtator Fig kontaktoi me Dilaver Ali Zvarishti, i cili furnizoi grupin me ushqim dhe informacion. Zvarishti informoi se popullata në përgjithësi ishte shumë e demoralizuar. Burimi tha se nga maji deri në gusht të gjithë ishin bërë gati për veprim, për arsye se nuk ndodhi asgjë, njerëzit janë bërë hezitues. Për periudhën nga 22 shtatori deti në 11 tetor grupi ka shkatërruar shënimet prandaj nuk do të mbulohet me aktivitete e çdo dite. Grupi veproi në përgjithësi në zonën e Tresovës dhe rinovuan disa kontakte të vjetra nga operacioni i vitit 1952.

Pas leximit të një analize
Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri,Ph.D*
Si nxitje për një analizë të tillë, profesor Mehdiut i ka shpërbyer një nismë e ndërmarrë nga Lëvizja Pellazgoilire me disa subjekte politike në Prishtinë, të cilat, me sa kam dijeni, do të mblidhen nesër për zhvillimin e Kuvendit të tyre në Prizren, ku mendohet të formohet Lidhja e Tretë e Prizrenit.
Në analizën e profesor Mehdiut më kanë lënë mbresa të thella rreshtat e mëposhtëm:
“… i druhem polarizimit dhe përshkallëzimit të mosmarrëveshjeve të faktorit politik shqiptar, i cili është verbuar dhe helmatisur nga lufta për pushtet, për pasuri dhe për shtypjen e varfërimin e popullit, duke çuar Kosovën dhe Shqipërinë në një kaos brendashqiptar të pazgjidhshëm, që mund të shpjerë drejt një ricopëtimi të ri të territoreve të Shqipërisë Etnike”.
Me këtë pohim me përmbajtje tepër domethënëse, profesor Mehdiu ka zbuluar një të vërtetë tragjike për realitetet politike të Shqipërisë Londineze dhe të Kosovës.
Sepse përçarja ndërshqiptare e ditëve tona është e përmasave katastrofike. Prandaj duhet pranuar se edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit e vitit 1878 nuk ishte produkt i bashkimit ndërshqiptar dhe nuk mund të ishte i tillë për shkak të mikrobit të përçarjes së mallkuar që e ka shoqëruar përjetësisht etninë shqiptare, që nga Pellazgoiliria.
Pikërisht për shkak të kësaj përçarjeje gjëmëmadhe, Lidhja Shqiptare e Prizrenit si zor se mund të perceptohej si rezultat i unitetit mbarëshqiptar. Lidhja Shqiptare e Prizrenit u frymëzua nga Stambolli, si reagim ndaj Traktatit të Shën Stefanit të 03 marsit të vitit 1878, sipas të cilit Perandorisë Otomane i shkëputeshin 80% e territoreve në gadishullin ilirik.
Orientimi i Stambollit ishte që në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit të kërkohej bashkimi i të katër vilajeteve shqiptare në një shtet autonom. Por krerët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishin të përçarë:disa ishin për pavarësi, disa ishin për autonomi.
Dhe ndodhi ajo që ndodhi. Aq më tepër që në Kongresin e Berlinit u imponua pikëpamja e shovinizmit rusomadh që përfaqësohej nga agjenti Hitrovo i carit rus, i cili nuk pranoi në asnjë mënyrë që vilajetet shqiptare të bashkoheshin në një shtet autonom. Dhe Perëndimi evropian iu bind plotësisht.
Jam plotësisht në një mendje me profesor Mehdiun se ribashkimi i trojeve tona etnike në ditët tona është i pamundur, sepse klasa politike ndërshqiptare nuk është klasë politike nacionaliste.
Çështja e ribashkimit të trojeve tona etnike do të bëhet e mundur dhe e realizueshme vetëm atëherë, kur në pushtet të vijë një klasë politike me formim nacionalist, si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë, e cila, duke folur me një zë, do të dijë të trokasë me autoritet kombëtar në dyert e Vashingtonit, të Brukselit, të Berlinit, të Londrës, të Parisit dhe të Romës për zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare.
Po a është e mundur dalja në krye të skenës politike shqiptare e një klase politike nacionaliste në Tiranë dhe në Prishtinë? Sipas të gjitha gjasave, një gjë e tillë është e pamundur.
Sepse mikrobi i përçarjes ndërshqiptare është gjenetik, është i trashëguar që nga lashtësia pellazgoilire. Kjo është edhe arsyeja që nga radhët e etnisë shqiptare dalin në krye të skenës politike vetëm mercenarë, servilë të të huajve, përherë kurrizshtruar dhe tradhtarë.
Prandaj kaosi tragjik ndërshqiptar, siç shkruan me shumë të drejtë profesor Mehdiu, mund të çojë drejt një ricopëtimi të ri të trojeve tona etnike.
Vallë a nuk është ricopëtim i ri i Kosovës aneksimi që ju bënë Malit të Zi 8200 ha tokë alpine? Vallë a nuk është ricopëtim i ri i Kosovës aneksimi faktik që i është bërë Serbisë territori i Mitrovicës në veri të lumit Ibër?
Vallë a nuk është ricopëtim i ri i Shqipërisë Londineze aneksimi që po i bëhet Greqisë urtë e butë dhe në heshtje të plotë i hapësirave tona detare, vetëm e vetëm që përfaqësuesit politik të Tiranës zyrtare, si mercenarë shembullorë që janë, të zënë ca kolltuqe në parlamentin evropian me lejen e Athinës?
Dhe të gjitha këto ricopëtime janë bërë dhe po bëhen me yshtjen dhe me përkrahjen e gjithanshme të Perëndimit evropian, në interes të grekosllavizmit, armikut tradicional të kombit shqiptar.
A janë pjekur kushtet për formimin e Lidhjes së Tretë të Prizrenit ?
SHKRUAN: PROF.DR.MEHDI HYSENI
Një nismë e tillë nga Lëvizja Pellazgo-Ilire me disa subjekte politike shqiptare në Prishtinë (prill 2018), nuk ka asgjë të keqe e as të dëmshme për interesin e përgjithshëm mbarëkombëtar, nëse janë bërë të të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe të domosdoshme në shkallë gjithëkombëtare dhe ndërkombëtare për formimin e Lidhjes së Tretë të Prizrenit, që do të thoshte shpalljen e shtetit kombëtar shqiptar (brenda territoreve autoktone të katër vilajeteve shqiptare: Janinë, Manastir, Shkodër, Kosovë).
Për më tepër këtë iniciativë, duhet kuptuar drejt Jo vetëm si aspirate shekullore, POR si domosdoshmëri dhe realitet të pashmangshëm historik, gjeopolitik, kombëtar dhe shtetëror, sepse gjysma e territorit të Shqipërisë Etnike dhe mbi 3 milionë shqiptarë, edhe sot, në dekadën e fundit të shekullit XXI kanë ngelur nën sundimin kolonial sllavo-bizantin në Ballkan.
Në këtë pikëvështrim, nisma për formimin e Lidhjes së Tretë të Prizrenit, nuk është e kontestueshme, POR vetëm shtrohet pyetja se, a janë pjekur kushtet përkatëse (së pari, KONSENSUSI MBARËKOMBËTAR, STRATEGJIA dhe PLATFORMA POLITIKE)?
***
Gjatë dyzetvjeçarit të shkuar (1980- 2018), shpeshherë kam shkruar se ribashkimi gjithëkombëtar shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike nuk mund të bëhet vetëm nga disa individë, nga disa grupe, nga disa parti, nga disa klube, nga disa mëhalla dhe nga disa provinca, por vetëm atëherë, kur të të gjithë shqiptarët të mblidhen tok dhe me besa-besë bëjnë BETIMIN nën FLAMURIN E SKËNDERBEUT të "Kuvendit të Lezhës, më 2 mars 1444", se duan ribashkimin e tyre dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.
(1) Formimi i Lidhjes së Tretë të Prizrenit (LTP) nuk është çështje e thjeshtë e një apo e disa individëve, e një partie, e një shoqate, e një lëvizjeje, e një fronti…, e një qeverie, e një presidenti, e një kryeministri, e një kryetari të kuvendit, e një Akademie apo e një universiteti etj…, por MBI TË GJITHA ËSHTË ÇËSHTJE KRUCIALE e gjithë KOMBIT mbi 6 milionë shqiptarë brenda dhe jashtë SHQIPËRISË ETNIKE. Prandaj, është PËRGJEGJËSI E MADHE HISTORIKE, POLITIKE, KOMBËTARE DHE ATDHETARE, që vetëm disa bashkëmendimtarë dhe bashkëpunëtorë idealistë, të MARRIN PËRSIPËR një DETYRË AQ MADHORE DHE ME PESHË GJITHËKOMBËTARE DHE TEJET KOMPLEKSE para GJITHË KOMBIT SHQIPTAR, PARA DY SHTETEVE EKZISTUESE (SHQIPËRIA DHE KOSOVA); para Amerikës, BE-së dhe NATO-s.
(2) Pa pëlqimin e të gjithë faktorëve relevantë me peshë dhe legjitimë në shkallë të brendshme gjithëkombëtare, si dhe pa konsultimin me miqtë aleatë amerikanë dhe evropianë perëndimorë, nuk parapëlqehet një nismë e tillë, që ka të bëjë me statusin dhe me fatin e 6 milionë shqiptarëve dhe të SHQIPËRISË ETNIKE në Ballkan.
(3) Duhet mbajtur parasysh të të gjitha ngjarjet e zhvilluara politike dhe gjeopolitike në Ballkan dhe në Evropë (1990-2018), të cilat kanë ndikuar edhe në njohjen e kushtëzuar të Republikës së Kosovës (2008), duke mos lejuar popullin e Kosovës, që me REFERENDUM, të shprehte vullnetin e tij të ligjshëm dhe demokratik për pavarësimin e plotë dhe sovran sipas së drejtës historike dhe të së drejtës së vetëvendosjes mbase Kosova ishte vetëm një koloni e Serbisë gjenocidale (1912-1999).
(4) Me këtë desha t'iu përkujtoj se nuk ndodhemi në vitin 1878, kur nuk kishte asnjë SHTET SHQIPTAR, por vetëm KATËR VILAJETE SHQIPTARE NËN PERANDORINË OSMANE. NDAJ ISHTE E DOMOSDOSHME FORMIMI I LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT. - DE FAKTO DHE DE JURE, MË SE GJYSMA E SHQIPËRISË ETNIKE DHE E KOMBIT SHQIPTAR, EDHE SOT NDODHEN NË VITIN 1878 TË SHEKULLIT XIX, sepse janë koloni klasike të amalgamës sllavobizantine (Serbia, Greqia, Maqedonia dhe Mali i Zi).
(5) Mirëpo, sot, pas 140 vitesh së ROBËRISË KOLONIALE SLLAVE të mbi 3 milionë shqiptarëve, kjo çështje nuk mund të zgjidhet vetëm nga DIASPORA, si dhe nga partitë dhe nga lëvizjet vullnetare patriotike shqiptare (ASHTU sikurse në kohën e LSHP-së, kur nuk EKZISTONTE ASNJË SHTET SHQIPTAR), PA ANGAZHIMIN E GJITHANSHËM DIREKT dhe INDIREKT të SHQIPËRISË DHE TË KOSOVËS SI DY SHTETE SHQIPTARE NË BALLKAN.
(6) -SEPSE lehtë, mund të ndodhë, që politika dhe diplomacia e këtyre dy shteteve shqiptare,(duke qenë se janë aleatë me PERËNDIMIN dhe pretendues seriozë për t'u integruar në BE dhe në NATO, Shqipëria, tanimë qe 9 vjet është anëtare e NATO-s), krahas politikës skllavëruese të shteteve kolonialiste dhe neokolonialiste sllavobizantine, do të jenë barriera kryesore e moslejimit të themelimit të Lidhjes së Tretë të Prizrenit (LTP).
(7) Para se të organizohet mbajtja e LTP-së, kërkohet të bëhen PËRGATITJE SERIOZE DISAVJEÇARE në shkallë lokale-vendore (fshat më fshat, qytet më qytet), ballkanike, evropiane dhe ndërkombëtare, duke angazhuar dhe financuar POTENCIALIN MË TË PËRGATITUR PROFESIONAL, POLITIK, DIPLOMAPTIK, SHKENCOR, PATRIOTIK DHE ATDHETAR SHQIPTAR si brenda, ashtu edhe jashtë SHQIPËRISË ETNIKE.
(8) Pra, është kusht numër 1, që së pari, të SONDOHET TERRENI POLITIK VENDOR, TË NJOHTOHET ,TË PËRFITOHET DHE TË MERRET PËLQIMI I GJITHË POPULLIT SHQIPTAR , ASHTU SIKURSE NDODHI ME RASTIN E FORMIMIT TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1878), që të gjithë shqiptarët mbështeten njëzëri VENDIMET HISTORIKE, POLITIKE E KOMBËTARE TË SAJ, si dhe e alarmuan gjithë EVROPËN se pa njohjen e të drejtave dhe lirive kombëtare shqiptare, Ballkani kurrë nuk do të "flinte i qetë".
Mirëpo, me gjithë këtë kërkesë të drejtë, drejtuar Fuqive të Mëdha të Evropës, edhe pse 140 vitesh më se gjysma e shqiptarëve dhe e territoreve të Shqipërisë Etnike ende ndodhet e gjymtuar dhe e kolonizuar nga fqinjët kolonialistë sllavë të Ballkanit (1878-2018).
(9) Kusht numër 2, është sondimi i terrenit politik dhe diplomatik evropian dhe ndërkombëtar. -Kjo do të thotë, duhet të gjenden individë-personalitete të atij formati profesional (politikanë dhe diplomatë) me kredibilitet kombëtar dhe ndërkombëtar të pakonsumuar të brumit kombëtar dhe atdhetar shqiptar, që të krijojnë dhe të zhvillojnë kontakte me presidentë, kryeministra, ministra… etj. të vendeve të ndryshme të Evropës dhe të botës, duke i njoftuar dhe duke kërkuar ndihmë dhe mbështetje direkte dhe indirekte për krijimin e Lidhjes së Tretë të Prizrenit (LTP).
(10) Kjo fazë e PARAPËRGATITJES, është më se e domosdoshme dhe merr kohë, të paktën 5 ose 10 vjet, varësisht nga kushtet, nga rrethanat, nga angazhimi dhe nga puna sistematike e veprimtarëve të kësaj çështjeje shumë të rëndësishme, si dhe nga pozicionimi dhe nga roli i politikës dhe i diplomacisë së të dy shteteve ekzistuese (Shqipëria dhe Kosova), të cilat janë faktorë kyç, që mund ta mbështesin, ta përshpejtojnë ose ta zvarrisin sikurse këtu e 140 vjet më parë, politika kolonialiste e sllavëve dhe e bizantinëve ballkanikë dhe ajo e Fuqive të Mëdha të dikurshme të Evropës me Rusinë në krye.
(11) Këtë parashikim të FAZËS PARAPËRGATITORE, nuk e bëra kokë më vete, por duke u bazuar në fakte dhe në argumente të qëndrueshme të historisë së hidhur të dikurshme, kur shqiptarët nuk kishin shtetin e tyre, e për këtë qëllim u formua LSHP-së më 1878. Mirëpo fatkeqësisht atë asgjësuan Porta e Lartë së bashku me Fuqitë e Mëdha të Evropës. Megjithëkëtë, dhe me vendimet e padrejta antishqiptare të Kongresit të Berlinit (1878), shqiptarët me BABAIN e tyre ISMAIL QEMALIN në krye, që nga viti 1900 e deri më 1912, jo më pak se 12 vjet, nuk reshtën nga aspirata dhe përpjekjet e tyre për formimin e shtetit shqiptar (28.11.1912).
(12) Për këtë qëllim, Ismail Qemali së bashku me bashkidealistët, me bashkatdhetarët dhe me bashkëpatritotët e tij, SË PARI gjeti mbështetjen e popullit shqiptar, duke vizituar të gjitha vendet e shtetet e banuara me shqiptar, duke filluar nga Greqia, Italia, Rumania, Bullgaria, Stambolli dhe Egjipti…etj.
(13) Së dyti, Ismail Qemali (1900-1912) zhvilloi kontakte me shtetarë, me politikanë dhe me diplomatë të Fuqive të Mëdha të Evropës, duke kërkuar ndihmë dhe përkrahje për formimin e të shtetit shqiptar, të cilin, si rrjedhim direkt i përpjekjeve, i angazhimit dhe i kontributit të tij historik, mbinjerëzor, human, politik, diplomatik, kombëtar dhe patriotik shqiptar paq?ësor, ia arriti që, pas 12 vitesh udhëtim nëpër trojet shqiptare, nëpër Evropë dhe në botë, ta formonte shtetin e parë shqiptar, më 28 Nëntor 1912.
(14) Me këtë desha të them se ngritja e Flamurit Kombëtar Shqiptar në Vlorë nga BABAI I SHTETIT TË PARË ETNIK SHQIPTAR, ISMAIL QEMALI, nuk është bërë brenda një dite, një nate, një viti, por brenda 12 vitesh angazhim politik dhe diplomatik të Ismail Qemalit (1900- 1912).
(15) Pavarësisht nga sugjerimet, këshillat dhe mbështetjen e vlefshme, që i keni marrë në DISAPORË nga patriotët e nderuar dhe lavdishëm shqiptarë, siç është edhe i madhi z. Ismet (Ukë) Berisha, nuk mjaftojnë për organizimin, përkatësisht formimin e Lidhjes së Tretë Shqiptare (LTP), SEPSE si theksova më sipër, ende nuk e keni përgatitur terrenin kombëtar (popullin) dhe atë ndërkombëtar (Amerikën, BE-në dhe NATO-n).
(16) Vetëm pasi të ketë përfunduar me sukses FAZA PARAPËRGATITORE, e theksuar më sipër, që kupton dhe nënkupton ARRITJEN E DOMOSDOSHME TË KONSENSUSIT BRENDASHQIPTAR, si dhe pas marrjes së "dritës së gjelbër" të politikës dhe diplomacisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të aleatëve të saj evropianë perëndimorë (NATO dhe BE), DO TË MUND TË THIRREJ KONGRESI A KUVENDI I THEMELIMIT TË LIDHJES SË TRETË TË PRIZRENIT (LTP).
(17) Shikuar në prizmin historik, territorial, kombëtar, politik, diplomatik dhe shtetëror, formimi i LIDHJES SË TRETË TË PRIZRENIT, PARA POPULLIT SHQIPTAR, PARA EVROPËS DHE PARA BOTËS, DO TË THOSHTE SHPALLJEN DHE KRIJIMIN E SHTETIT TË PËRBASHKËT KOMBËTAR SHQIPTARSHQIPËRINË ETNIKE BRENDA KUFIJVE TË SAJ NATYRALË HISTORIKË DHE GJEOPOLITIK NË BALLKAN (duke përfshirë të të gjitha vilajetet e dikurshme shqiptare).
(18) Si konkluzion, lind pyetja, a do ta njihnin Kosova e Hashim Thaçit dhe Shqipëria e Ilir Metës, një SHQIPËRI TË BASHKUAR ETNIKE, të dalë si rezultat i marrjes së VENDIMEVE HISTORIKE DHE KOMBËTARE TË LIDHJES SË TRETË TË PRIZRENIT (LTP)?
(19) -Ç' do të thoshin Amerika, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia, Kanadaja, Australia etj. për shpalljen e shtetit kombëtar shqiptar nga ana e Lidhjes së Tretë të Prizrenit?
(20) Përgjigja, tanimë, është më se qartë se as Kosova, as Shqipëria, as Evropa e as Amerika, nuk do ta përkrahnin dhe nuk do ta njihnin ndërkombëtarisht shpalljen e SHQIPËRISË SË BASHKUAR ETNIKE nga ana Lidhjes së Tretë të Prizrenit (LTP).
(21) Prandaj, siç thoshte eruditi, diploamti dhe vizionari patriot, Ismail Qemali, duhet të të "punojmë dhe të veprojmë me mendje të mbledhur" - ditë e natë, e me vite të tëra (ashtu sikurse dikur Ismail Qemali me bashkatdhetarët e tij), që një ditë ta bindim edhe popullin, edhe politikën e brendshme mbarëshiqptare, edhe politikën dhe diplomacinë ndërkombëtare se për të "fjetur i qetë" Ballkani, është DOMOSDOSHMËRI zgjidhja e problemit kolonial shekullor e shqiptarëve në Ballkan (1878-2018).
Ndryshe, pa zgjidhjen e këtij problemi, luftërat dhe tërmetet politike, kurrë nuk do të përfundojnë në Ballkan.
(22) Prandaj, vëllezër dhe motra bashkatdhetarë, të mos nguteni në këtë çështje, sepse është me PËRGJEGJËSI TË MADHE HISTORIKE DHE KOMBËTARE. Nuk është koha, që të formojmë sa më shumë lëvizje, parti politike, klube e shoqata, POR është koha që të pajtohemi dhe të bashkohemi në "NJË SOFËR TË PËRBASHKËT MBARKOMBËTARE"(siç thoshte Akademiku ynë i shquar shqiptar, Prof.Dr.Esat Stavileci), e pastaj të marrim vendime historike se çfarë duam, çfarë është e drejtë dhe e pranueshme për të mirën e kombit dhe të atdheut shqiptar (sot dhe nesër).
(23) Fundja, ato subjekte politike, që tanimë janë prononcuar për opinion publik, se në këtë vit (2018), do të formojnë LIDHJEN E TRETË TË PRIZRENIT në qytetin historik të Lidhjes së Parë Shqiptare të Prizrenit ( 10 qershor 1878), do të vendosin vetë, pavarësisht nga këto sugjerime të sipërtheksuara.
Mirëpo, unë jam ca skeptik se, do t'ia arrijnë një qëllimi të tillë sublim mbarëkombëtar mbase as popullin, as klasën politike, as elitën intelektuale akademike, as Evropën, as Amerikën e as bashkësinë ndërkombëtare, ende nuk i kanë "përpunuar", që t'i mbështetnin në arritjen e këtij synimi politik, diplomatik, kombëtar dhe atdhetar shqiptar.
-Me gjithë përpjekjet e bëra qëllimmira dhe pozitive në favorin e interesit të përgjithshëm të kombit shqiptar, që përmes formimit të Lidhjes së Tretë të Prizrenit të bëhet ribashkimi gjithëkombëtar shqiptar dhe e i SHQIPËRISË ETNIKE, tani rrethanat politike sidomos të brendshme, janë aq të brishta, aq të pavolitshme dhe aq kontradiktore saqë fort i druhem polarizimit dhe përshkallëzimit të mosmarrëveshjeve të faktorit politik shqiptar, i cili është verbuar dhe helmatisur nga lufta për pushtet, për pasuri dhe për shtypjen e varfërimin e popullit, duke çuar Kosovën dhe Shqipërinë në një kaos brendashqiptar të pazgjidhshëm, që mund të shpie drejt një ricopëtimi të ri të territoreve të SHQIPËRISË ETNIKE.
*Prof.Dr. Mehdi Hyseni , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkëpunëtor i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Boston të SHBA-së.
Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin "Ali Demi" tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm.
Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse.
Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin "Histori Filiologji", të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse.
Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990. Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs. Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.
Botime
Fjalor frazeologjik rusisht shqip : 25 160 shprehje frazeologjike - 2015
Përkthimi, një histori pasioni - 2015
Redaksia Floripress
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...