2018-10-03

Doli nga botimi vëllimi poetik “Sa do të doja”i Vilhelme Vrana Haxhirajt, “Mjeshtre e Madhe e Penës”



Sh.B. Nacional nxori nga botimi vëllimin poetik me titull, “Sa do të doja” i shkrimtares Vilhelme Vrana Haxhiraj. Ky libër erdhi si dhuratë më 1 tetor,apo si bekim për Vjeshtën e ngjyrave, lajmëtaren apo Prologun e stinës së Dimrit, e cila sapo ka nisur rrugën e saj, me shira, bubullima e vetëtima, ulje dhe ngritje temperaturash e veçanërisht me ankesa dhe lotë dëshprimi për gjethet që bijen, duke i zhveshur pemët dhe gjithë natyrën.

Libri “Sa do të doja “ është ndarë në tri(3) pjesë:

Në pjesën e parë(I-rë) janë pesëdhjetë e tetë (58) poezi lirike e me tema sociale.

Në pjesën e dytë ( II-të) janë njëmbëdhjetë (11)poema dhe tri (3) fabula. Kurse në pjesën e tretë (III-të) janë dyzetë e shtatë (47)poezi të shkurtra psiko-filozofike ku vihen në dukje karaktere njerëzore.

Libri është një përmbledhje me114 poezi në 172 faqe. Ky botim u realizua nga bashkëpunimi i frytshëm i Sh.B. Nacional me shtypshkronjën Europrint. Ja ç’thotë “Mjeshtri Madh i Penës”Dr.Fatmir Terziu, për poezinë e Vilhelmes:

“Tredimensionaliteti filozofik i vargut në poezinë e Vranarit rreket në një substancë organike që del nga thellësia e shpirtit. “Loti nuk ka faj” (1996), ku loti dukej se ishte ai” gur diamanti” që prodhonte kënde, konfiguracione dhe hapësira për të thelluar arsyen e leximit dhe analizës.

Më pas në vëllimin “Të pres…” (2000) natyrshëm largësia, hapësira dhe vetë koha në këtë lidhje ishin aspekte sa metaforike aq edhe proverbiale. Mbi çdo fjalë ka një arsye, mbi çdo varg prehet një mesazh. Pakkush mund ta vë në dyshim hapësirën e ‘lotit’ të lexuar në poezinë e kësaj autoreje, pakkush…!

As ata që e shohin se është poezi e dalë nga ‘vuajtja’, madje as ata që e shohin vuajtjen si frymëzim i kësaj poeteje. Po të supozohet poezia e Vranari-Haxhirajt ,e krijuar nga ‘vuajtja’, atëherë si mund të mendohet që kjo poezi është një simbolikë jete?! Jeta ka mjaft hapësira veç ‘vuajtjes’ si proces…

Ajo në fakt është një simbolikë jete, që ka anashkaluar vuajtjen, pasi është tolerante, zemërgjerë dhe bashkëkohore. Është një poezi që vjen nga hapësirat e errëta dhe shtrihet gjerë e gjatë në hapësirat e lirisë, virtytit dhe respektit. Është një simbolikë që vjen nga shpirti dhe i falet buzëqeshjes.

Një simbolikë që vjen në tri mënyra për lexuesin.

*E para, e vendos poezinë në interaktivitetin e lexuesit.

*E dyta, intensifikon jetën mes figurave retorike dhe përsëritjes.

*E treta, i sjell arsyet ‘konceptuale’ të gjykimit dhe njohjes së realitetit ….

“Një nga estetët më në zë të kohëve tona, Howell D. Chickering, duke analizuar poezitë e ‘vuajtjeve’, në librin e “V” të Troilus, shpjegon: “stigma e prodhuar nga sensibiliteti i vuajtjes e bën poezinë të ‘pakontrollueshme’,sepse …poezia në vetvete është e tillë, është një projekt që lidh marrëveshje të heshtura mes shpirtit dhe lexuesit. (Chickering, 2000: 243).

Kështu duhet kuptuar edhe poezia e Vranarit.”

Nga Dr. FatmirTerziu-poet, shkrimtar, kritik, publicist, kineast dhe botues, fitues i disa çmimve letrare dhe “Mjeshtër i Madh i Penës” -6-12-2009

Kurse poeti Mujo Buçpapaj, i vlerësuar me disa çmime ndërkombëtare, analisti dhe botuesi i veprave të autores shprehet:

“Asnjë shkrimtar tjetër i ndaluar nga regjimi komunist, nuk ka mundur të imponohet me kaq dinjitet njerëzor dhe letrar si Vilhelme Haxhiraj. Ajo i bëri disa shërbime të rëndësishme letërsisë shqipe:
* Së pari prishi hierarkinë e emrave letrarë të vendosur në mënyrë të pandershme dhe shpesh mediokre nga kritika e orientuar politikisht.

*Së dyti solli një pasuri të pafundme origjinale të stilit, frazës dhe gjuhës, duke prishur uniformitetin e një letërsie standarte gati 50-vjecare.

*Së treti ajo shndërroi në letërsi vuajtjen e një kombi nën regjimin komunist, duke tronditur nga themelet piramidën letrare dhe psikologjinë që e prodhoi dhe mbrojti atë.

Proza e Vilhelme Haxhiraj (Vranarit) për fat të keq nuk është përkthyer në gjuhët kryesore ndërkombëtare në mënyrë që bota të njihte letërsinë e saj dhe artin e saj tronditës, megjithatë pa frikë mund të them se proza dhe poezia e Vranarit është e një niveli europian dhe botëror.

Unë mund ta vlerësoj shkrimtaren shqiptare, vlonjaten Vilhelme Vranari si Herta Mulerin shqiptare, e cila fitoi çmimin Nobel për letërsinë 2009.

Që të dyja këto shkrimtare që kaluan shumicën e jetës në “Perandorinë e së Keqes”,siç pati deklaruar Presidenti Regan, kanë të përbashkët jo vetëm përsekutimin e gjatë komunist, përndjekjet, burgosjet dhe internimet, por edhe artin e të shkruarit, tematikat dhe personazhet.

Dallimi ekziston vetëm në faktin se Herta shkruan në një gjuhë të madhe si gjermanishtja dhe ka pas vetes një shtet si Gjermania. Por dallon edhe tek vuajtjet e Vranarit, të cilat janë të tmerrshme, të vazhdueshme dhe rrënuese. Vranarit nuk iu lejua nga regjimi komunist që të botonte asgjë deri në rënien e tij në dhjetor 1990.

M.Buçpapa-Tiranë Panairi i librit -2009

Kurse redaktorja e librit, znj. Lejla Gorishti thotë:” Në këto poezi, forma nuk është vetëm harmoni, por melodi e muzikë në vetvete, si dhe pjesë përbërëse origjinale e brendisë së simfonisë së luajtur në një orkestër filarmonike, ku bukuria e koncertit të luajtur, varet nga tërësia e akordimit të veglave muzikore. Kjo është meritë e dirigjentit, kurse në këtë rast është aftësi e autores që përmes fjalës së bukur, përcjell nota muzikore të tilla, që e ngrehin shpirtin peshë.

Me nota të theksuara zemërimi e revoltuar ajo ka ngritur në art letrar të ligat e kësaj bote të rreme, ku ajo kërkon një botë më të mirë:

“… Doja të shihja
një botë të mbarë.
Pa dhunë,
pa krime
pa prostitucion
dhe trafik.
Tej e ndanë globit
të mos enden më jetimë.
E dua botën pa tradhti
të jetë e bukur dhe e dëlirë!…”

“Po te kishte Çmim Nobel për liri” ,- thotë poetja , “-ai do t’i takonte pa dyshim Adem Jasharit dhe familjes së tij.

’Uroj vëllazërim
Bashkim kombëtar ,

Fat e mbarësi, Kudo që ka shqiptarë !’’

-Poezia e saj është sintezë poetike e ngjarjeve të kohës e mbushur me duf e revoltë, pa zbehur besimin dhe optimizmin për të ardhmen.

Lejla Gorishti

***
*Librin poetik të sapobotuar me titull, “Sa do të doja”, kushtuar kritikut letrar më të drejtë dhe më të paanshëm, lexuesit të krijimtarisë së autores!

Parathënia e këtij libri, me titull: “Emocione, ndjenja dhe mendime duke lexuar vargjet e poetes Vrana –Haxhiraj”, është punuar nga redaktorja e këtij libri me poezi, znj. Lejla Gorishti, e cila është njohëse e mirë e normave letrare të gjuhës shqipe dhe drejtshkrimit.

Ndërsa pasthënien, me titull, ”Melos i shpirtit që sfidon vuajtjet përmes poezisë së Vranarit” e ka qëndisur Dr. Fatmir Terziu” Mjershtër i Madh i Penës”, kritik bashkëkohor, i cili ka studiuar veprat e mbi 250 autorëve të paraqitur në dy vëllime, me titull,” Kritika Ndryshe” Vlerësuar nga Oksfordi si një nga tre kritikët më të mirë bashkëkohor.

Për të dy zotërinjtë, si njohës të mirë të krijimtarisë së saj, autorja Vilhelme Vrana Haxhiraj shpreh thellësisht nderim dhe mirënjohje!

Gjithashtu autorja Vivra vlerëson dhe falënderon bashkëpunëtorët e tjerë si : ShB.Nacional, Shtypshkronjën Europrint me të palodhurën znj. Blerina Ndreu.


Vlerëson tej mase shijen e hollë në punimin e ballinave të disenjatorit, Jorgo Saqellari, si dhe punën menaxhuese dhe fotografike të bashkëshortit,Fitim Haxhiraj që ka publikuar dhe publikon krijimtarinë e saj.

Autorja ndihet komode me ekipin e saj në procesin e botimit të librit.

Sh.B. Nacional



Vendi im përrallor

Vendi im përrallor,
Hyjnitë
të kanë qëndisur me dorë.
Perlë margaritare,
që dielli, në 270 ditë në vit
të dhuron ngrohtësi e mirësi
të përkëdhel e të josh përditë,
por mbi të gjitha...
të fal shumë dashuri.
Të dha ujë, diell dhe dritë,
jeta gëlon në çdo stinë...,
gjallojnë kafshët, çelin lulet
dhe gjelbërojnë bimësitë.
Hyu me tepëri të fali bukurinë,
me fusha, kodra e male të qëndisi,
dy dete e shumë lumenjë ujëplot,
me to të dhuroi mirësinë e gjithësisë.
Mbitoka mbushur me bukuri e begati
kurse nëntoka, pambarim pasuri.
Jo më kot, poeti vlerat t’i di:
-pozitën e rrallë gjeografike,
urëlidhëse për jugë e për veri,
për lindje dhe perëndim,
t’i njeh mirë tekat joshëse,
bukurinë me gjithë mirësitë.
I gjori, paçka se sa ndikon,
po si gjyshet, me t’ëmblat ninulla,
papushim natë e ditë i këndon,
vendit tim përrrallor!
Ndaj Zoti të bekoi,
të quajti të Përkëdhelurën e tij,
“Parajsa, ku kanë folenë dhe prehen
“ Perënditë!”
Vivra


AGJENCIONI FLORIPRESS/FLORI BRUQI


Image result for VILHEME VRANARI
 Vilhelme Vrana Haxhiraj , lindi në Kaninë më 08.12.1944. U arsimua me shumë vështirësi. Në vitin 1966 i ndalohet diplomimi vetëm për tri (3) lëndë. Internohet përsëri me familjen Vrana dhe i mohojnë ushtrimin e profesionit.Rifitoi të drejtën e studimeve, në degën Hisori-Gjeografi, ku u diplomua me rezultate maksimale më 1975, por pa të drejtën e ushtrimit të mësuesisë . Punoi 25 vjet punëtore e vetëm më 1990-të rifilloi punë në arsim dhe u muarr me publicistikë. Më 1997, e rinxjerrin jashtë radhëve të arsimit dhe vazhdon pa punë si demokrate Pas viteve 1990 ka punuar për emancipimin e gruas dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Vlen të përmëndet si një veprimtare e shquar. Është formuluese e të drejtave dhe lirive të gruas në demokraci me peticion drejtuar Parlamentit ( 22/4/1992)

Është një nga 4-5 femrat e para që u ngritën kundër diktaturës. Ka qenë themeluese dheKryetare e L. D. të Gruas -dega Vlorë, 1991-98, si dhe Anëtare e K.K. të L.D.G. Sh.dhe të P.D.Sh.Kjo i dha mundësinë të gjejë vetveten.

Në moshën 52 vjeçe u realizua ëndrra e saj. U botua vëllimi i parë poetik. Më pas provoi prozën e shkurtër (skicë, tregim, novelë), fabulën, përrallën, romanin. Kujtojmë se merret me studime historike.

Në 17 vite karealizuar 35 vepër letrare, si dhe 3 ribotime. Ka gati për botim 2 romane, një poezi, ese publicistikë, një me prozë të zgjedhur, vëll.” Letra nga burgu”, një studim filozofik etje. Gjinia letrare, ku autorja gjen veten të plotësuar, është romani. Deri tani ka botuar 18 romane, ku spikat personazhi femër dhe problemet sociale që tjetërsuan njerinë si rezultat i varfërisë ekonomike, shpirtërore dhe mendore, që shqetësojnë shoqërinë shqiptare dje dhe sot. Tejet e suksesshme është: Trilogjia“Vështroni Meduzën”( 3 vol), ku në mbi 1100 fq. përshkruhet realiteti shqiptar, që nis nga shek. i XV-të dhe deri në rënien e diktaturës. Në romanin“Rrëfim në të perënduar”, ngrihet me forcë kundër dhunës ndaj femrës. Te romani “Unaza e Prangosur”e njeh lexuesin me dashurinë e dy të rinjëve, që sfidon diktaturën, e cila ngrihet mbi ndarjet e shtresave shoqërore. Është e para dhe e vetmja autore që solli Babanë e Kombit, Ismail Bej Vlorën të gjallë pas 100 vitesh, si personazh. Ndaj edhe Dr. Fatmir Terziu -Londër dhe Prof.Dr.Eshref Ymeri në ShBA, e kanë quajtur romanin e saj"Rikthim i Ismail Qemalit" "E Munguara në Letërisnë Shqipe". Ose shkrimtari Bedri Çoku kur flet për vlerën e këtij romani bashkëkohor, thekson:" Shkrimtarja e kombit ngriti Babanë e Kombit nga varri shekullor që t'i rrëfehej, se s'kishte tjetër se kujt t'i qahej..." Aktualisht krahas letërsisë artistike dhe punës studimore, vazhdon publicistikën në disa gazeta me rëndësi në Tiranë, Kosovë, SHBA, Londër,Kanada, Bukuresht, Itali, Zvicër ,Austri, Gjermani, Suedi etje…dhe për disa vite ka qenë Kr/redaktore e Gazetës “Kanina”.

Image result for VILHELM VRANARI

Puna e saj është vlerësuar nga kritika profesionale, si:Kallulli, Grillo, Laço, Spahiu, F.Sina, Bubani,Terziu, Prençi, C.I.Fortino, M.Antonesku, Qelaru, V. Muça, O.Gargano,F. Minguli, si dhe shumë analistë, shkrimtarë dhe lexues. E vlerësuar me mbi 20 çmime prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare, krijimtaria e saj është përfshirë në 18 antologji në disa shtete. Edhe pse është në moshën 70 vjeç, e pranon sfidën me krijimtarinë e saj autentike, filozofike, psiko-sociale dhe shpresëdhënëse, duke u ballafaquar me krijimet e letërsisë shqipe. Ka botuar tek ShB "Toena" dhe tani boton te ShB"Nacional"

Shkrimtarja Vilheleme Vranari Haxhiraj, pasardhëse e familjes më të lashtë të Kaninës,të Princit Gjergj Arianiti, të cilën sot pa frikë e quajnë “ Herta Muleri Shqiptare”.

Image result for VILHELM VRANARI


Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) ka lëvruar disa gjini letrare : poezi, skicë, novelë, tregim, roman dhe pjesë teatrale(skenarë) për fëmijë.
Si publiciste në mediat brenda dhe jashtë vendit, është paraqitur me analiza, opinione, histori, politikë, kulturë, përshkrime dhe intervista. Publicistika e saj botohet në Shqipëri, Kosovë, Angli, Itali, Arbreshët e Italisë, Bukuresht, Francë, Suedi, Gjermani, Austri, Zvicër, ShBA, Kanada etj…

Image result for VILHELM VRANARI


Ka përkthyer 3 libra nga gjuha italiane.

E vetmja ai utore shqiptare që futet në Antologjinë italiane(2010-2012) mes 100 autorëve fitues nga e gjithë bota.

Është e para autore femër, brenda trojeve shqiptare, që u përkthye në gjuhën rumune.

Duke i dhuruar lexuesit 36 vepra brenda 17 viteve, mjaft publicistikë në mediat e vendit dhe të huaja, bija e Kaninës së lashtë nga kritika profesionale dhe nga lexuesi, renditet mes emrave më të shquar të letërsisë shqipe.
Image result for VILHELM VRANARI
Asnjë shkrimtar tjetër i ndaluar nga regjimi komunist, nuk ka mundur të imponohet me kaq dinjitet njerëzor dhe letrar sa Vilhelme Haxhiraj.

Ajo i bëri disa shërbime të rëndësishme letërsisë shqipe.

Së pari prishi hierarkinë e emrave letrarë të vendosur në mënyrë të pandershme dhe shpesh mediokre nga kritika e oientuar politikisht.

Image result for VILHELM VRANARI

Së dyti solli një një pasuri të pafundme origjinale të stilit , frazës, gjuhës, duke prishur uniformitetin e një letërsie standarte gati 50 vjeçare.

Së treti ajo shndërroi në letërsi vuajtjen e një kombi nën regjimin komunist, duke tronditur nga themelet piramidën letrare dhe psikologjinë që e prodhoi dhe e mbrojti atë

Proza e saj ka përmasat e një drame globale. Përmes saj ajo ka ribërë shpirtin e humbur të njeriut dhe të kombit.
Image result for VILHELM VRANARI
“Nëse vepra e Vilhelme Vranari (Haxhiraj) do të ishte përkthyer në gjuhët kryesore ndërkombëtare, atëherë bota do të njihte letërsinë dhe artin e saj tronditës. Veç pa frikë mund të them se proza e saj është e një niveli europian dhe botëror. Unë mund ta vlerësoj shkrimtaren shqiptare V. Vranari si Herta Mulerin, e cila fitoi çmimin Nobël për letërsinë 2009. Të dyja këto shkrimtare që e kaluan jetën në “Perandorinë e së Keqes”, siç ka deklaruar Presidenti Regan, kanë të përbashkët jo vetëm persekutimin e gjatë komunist, përndjekjet, burgosjet dhe internimet, por edhe artin e të shkruarit, tematikat dhe personazhet. Dallimi ekziston vetëm në faktin se Herta shkruan në një gjuhë të madhe si gjermanishtja dhe ka pas vetes një shtet si Gjermania. Ndërsa Vranari dallon se vuajtjet e saj janë të tmerrshme, të vazhdueshme dhe rrënuese. Vranarit nuk iu lejua nga regjimi komunist të ushtronte profesionin dhe as të botonte asgjë deri në rënien e tij në dhjetor 1990.


Related image


Botime të autores:


Përmbajtja
1 Poezi
2 Prozë e shkurtër
3 Romane
4 Trilogji
5 Ese-publicistikë
6 Letërsi për fëmijë
Poezi
Loti nuk ka faj, 1996
Të pres, 2000
Rãdãcinile-Rrënjët, shqip/rumanisht, 2009.
Prozë e shkurtër
Mamaja, novelë 2000
Kush e vrau Kaftanazin (skica, tregime, novela, (2001)
Rrugë pa kthim (skica, tregime, novela, 2009.
Mamaja, novelë Rumanisht, 2011
Çmimi i Dualizmit, novelë, 2012 ShB Nacional
Një mall i pashuar, novelë, 2014, ShB Nacional
Romane
Dhembje nëne, 1998
Jetë në udhëkryq, 2001
Ringjallur si Krishti, 2002
Amanti i Arbërisë, 2003
Rrëfim në të perënduar, 2007
Unaza e Prangosur, 2008
Zonja me karafila të bardhë, 2009
Dritëhijet e medaljes… enigmë, 2010- ShB Nacional
Vonë tejet vonë, 2011- ShB Nacional -
Ankthi i së Vërtetës, botoi -2011- botoi LULU-USA-2011
"Pa Titull" Ese-publicistikë9 ShB Nacional-2011—Rikthim i Ismail Qemalit, botoi Lulu-USA-2012
Bashkë në dashuri dhe atdhetari-studim-Bukuresht 2012
Rikthim i Ismail Qemalit-botimi i II- Sh.B.Nacional-2012
Ankthi i së Vërtetës, botoi - botimi i dytë, ShBNacional-2013
Bashkë në dashuri dhe atdhetari –botim i dytë- Bukuresht 2014
Loja e Mëkatit- Sh.B.Nacinal- 2015
Unikale - Sh.B.Nacinal- 2015
Trilogji
Prolog Jete, roman I, 2007
Vështroni Meduzën, roman II, 2005
Dilema e së Nesërmes, roman III, 2006.
Ese-publicistikë
"Pa Titull", 2011
Letërsi për fëmijë
10 Fabula, 2000
Bëmat e Dhelprës fabula, 2002
Ne jemi lulet e jetës fabula, 2003
Vogëlushja Bianka dhe kafshët e saj, përralla, 2008
E dini se ç’emër kam?! fabula e gjëegjëza , 2009
Përrallat e vendit Blu/cikël me përralla:
Kuçedra dhe Dragoi -libri i I- përralla, ShB Nacional-2010
Xhuxhi dhe Gjiganti -libri i II-përralla, ShB Nacional 2011
Shoku im arushi-përralla - ShB Nacional -2013
Poezi : Sa do të doja-2018

Krijimtaria e Vranarit përfshirë në 22 antologji. Veç atyre me autorë shqiptarë, është përfshirë në antologji italiane, arbëreshe, Mal i Zi, Kosovë, Vushtrri, Rumune e shqiptaro-rumune, Angli, Suedi, Greqi, etje, që janë në shqip apo gjuhët e vendeve përkatëse

Vlerësime Letrare dhe Mirënjohje:

Shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj është vlerësuar me mbi 20 çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare,si:

Çmimi “Petro Marko” për romanin “Dilema e së nesërmes”, nga Bashkia Vlorë dhe Lidhja e Shkrimtarëve Vlorë (2006).

Çmimi për “Poezinë e mirëinterpretuar”, Lidhja e Shkrimtarëve (2007).

Çmimi “Protagonist i vitit 2008” për romanin “Unaza e Prangosur”

Çmimi internacional Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, Torino (Itali), çmim që vjen për herë të parë në Shqipëri (2009).

Çmimi “Mirënjohje e Lidhjes së Prizrenit” (Kosovë, 2009).

Çmimi “Personazh i Vitit 2009” Sondazh i mediave-2009

Çmimi “Mirënjohje e Kaninës” (Kaninë, 2010).

Çmimi “Mirënjohje e Klubit Drita” (Athinë, 2010)

Çmimi “Mirënjohje e Vlorës” me Medalie Argjendi (2010)

Çmimi i “Karrierës” konkursi letrar në Prozë (2010)

“Çmimi i parë” Mal i Zi” -2011

Çmimi i tretë në prozë -2011

Çmimi "Mirënjohje e Arsimit Shqiptar" -7 mars 2012 (për 100 vjet Pavarësi)

Vlerësohet me Urdhrin "Mjeshtre e Madhe e Penës" dhe Medalje Ari nga Presidenti i Republikës

Prof.Dr. Bamir Topi ,më 27-6-2012 (në 100 vjetorin e Pavarësisë kombëtare)

Çmimi "Mirënjohje e Bukureshtit” për 100 vjetorin e Pavarësisë (28 nëntor 2012)

Shpallet "Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë" në 100 vjetorin e Pavarësisë.

Fituese e çmimit “Premio internazionale di Poezia “Firence- Italia -2013. E vetmja autore shqiptare mes 100 autorëve nga e gjithë bota që përfshihet në antologjinë Italiane të 3 viteve (2010-2012)
Çmimi “Pena e Kristaltë”dhe “Çmimin e Dytë” në Suedi-14 Mars 2014

Merr titullin “Personalitet i Shquar i Labërisë”nga Shoqata Atdhetare kulturore Mbarëkombëtare Labëria.

“Çmimin e Parë Internacional”-Suedi-28 mars 2015

Image result for VILHELM VRANARI


Dy fragmente nga analizat e romanint “Loja e mëkatit “ të shkrimtares shumëdimensionale, tashmë e mirënjohur dhe e vlerësuar si brenda dhe jashtë vendit, Vilhelme Vrana Haxhiraj:

“ ...“Loja e Mëkatit” i Mjeshtres së Madhe Vranari, një roman modern me stilin e Xhejms Xhois, nis me një narrativ linear, të tendosur, me një stigmë që kapërcen det, tokë, dritë, ajër, bunker dhe izolim, madje shterpëzon konceptin njeri në itinerarin jetë-vdekje, liri-bunkerizim…, duke sfumuar në këtë gjysëmterr fate njerëzish, madje edhe të një foshnjeje të braktisur që bëhet më pas ulërimë e kontekstit. Narrativi i strukturuar bukur e thjesht, në një formë sa të kapshme e po aq të pastër dhe të pasur në gjuhë e lexim..., pasi plagët që shëron Vranari, kanë qenë, janë dhe do të mbeten debat i kudogjendshëm. Vranari, vazhdon të provojë me punë dhe me talent se është femra shkrimtare më prodhimtare, cilësore dhe më e ndjeshme e problematikave shqiptare në dekadat e fundit...”


Dr.FatmirTerziu- Londër kritik, studiues, poet,shkrimtar, kineast, botues dhe publicist i shquar.

Me romanin” Loja e mëkatit” e Vilhelme Haxhiraj, jam“ngopur”me një sëri refleksionesh të cilat më trazojnë shijet estetike, si në një bahçe ku kultivohet me nikoqirllëk një prozë e vërtetë moderne... Gjatë leximit, burgo-vilat marrin përmasat e“Kështjellës” Kafkiane, por me një ndryshim esencial, se aty gjallon një jetë me lakuriqsinë e saj të pështirë, e cila mbytet në një apokalips shoqëror.

Related image

Kjo përngjan me atë shkallën e fundit të Ferrit Dantesk, ku Ugolinë surealë shqyejnë mëndjet dhe shpirtërat njerëzor. Autorja me mjeshtërinë e penës i kapërcen kufijët e sureales, duke milituar në një kohë substanciale të re, në gjurmët e lëna nga mjeshtërit e mëdhenj Aragon, Brekart, Borges, Eko, duke stiluar me një koncept të ri në natyralitetin bio-shqiptar një dramacitet linear. Gjithçka zhvillohet si në një teatër të stilit tragjik Shekspirian, me çështjet e diskutueshme që mbartin e mbarështrojnë një produkt letrar sa moderrn aq dhe autokton. Nga një ngarkesë e tillë estetike, mëkati në romanin “Loja Mëkatit” ka marrë përmasat e universialitetit nga pena mjeshtërore e Vilhelmes si: mëkat moral, shoqëror, ekonomik, ndërshtetëror e institutcional.



ROMANI SI NJE DEZHAVY E NJE JETE

(Mbi romanin “Ankthi i së vërtetës” të Mjeshtres Madhe të Penës Vilhelme Vranari (Haxhiraj)




Nga Vladimir Muça,shkrimtar dhe studiues

“Gjëja më e vështirë në botë

është të shkruash një prozë të

sinqertë e të ndershme për

qëniet njerëzore”

Ernest Heminguej



1-Hapësira botuese për prozën

Në kujdesin e poetit, analistit, përkthyesit, drejtorit ekzekutiv të Shtëpisë Botuese “Nacional” Mujë Buçpapaj, lexuesi shqiptar më së fundi po lexon vetë-veten,po gjykon për autentikën e jetës së tij, ngërthyer në handikapët shoqëror, problemet sociale e shpirtërore të cilat e kanë shoqëruar në vitet e diktaturës, por dhe në këto vite të një tranzicioni shoqëror.


Botimi i romaneve bashkëkohorë të krijuesve shqiptarë me një përkujdesje profesionale e një nivel të lartë cilësor të stampës, është përgjigja më e mirë që i bëhet botimeve për bujë të çastit e komerciale,nga disa shtëpi botuese,të mbira si këpurdhat gjatë këtij reçesioni të dhimbshëm që po kalon edhe letërsia shqiptare, në kërkim të vetë-vetes.

Botimi i romaneve autoktonë të Vilhelme Vranarit (Haxhiraj), por dhe i disa autorëve të tjerë,kryesisht me përkushtim vendor, është një shuplakë që i ipet komercializmit letrar i cili po e asfikson letërsinë e vërtetë e cila duhet të lëvrohet pas shndrimëve të mëdha shoqërore.

Kjo është një betejë letrare për të vërtetat e përjetuara në luftë me letërsinë e hosanarëve, të porositur, të disa individëve që kanë veshur purpuranten e shkrimtarit, pa kurrëfarë atdhetarizmi, përkushtimi patriotik për vendin amë.

Koncepti i një globalizmi të sëmurë, përkujdesja për gjithçka të importuar (edhe në letërsi,ashtu kallp) jua ka errur mendjen.

Shtëpia botuese “Nacional” e ka në nderin e sajë, që ndezi një vatër në këtë kohë cigme, dhe po ngroh me tërë mundësitë që i jep koha, autencitetin e letërsisë shqiptare e cila promovon supstancialen kohore të këtij populli, në kërkim të vërtetave dhe në letërsi.

Mbështetja e promovimit të romaneve të Vilhelmes e të disa promotorëve të tjerë letrarë, vërteton gjurmimin që bën zoti Mujë Buçpapaj për një letërsi për të cilën aspiron shoqërija shqiptare: origjinale, me të vërtetat lakuriqe, siç e dikton memoria dhe imagjinata e substancës shoqërore e cila gjurmon drejt një irracionaliteti aq shumë të ëndërruar ndër vite të shndërimeve shoqërore por, komercializmi botues nuk po e lejon që në materien librare lexuesi të shohë veten.

Në librat që po promovon ShB Nacional, në kuadrin e aktiviteteve të Institutit të saj ekselent, lexuesi, nga dita në ditë, me atë zjarrin e vatrës të saj po ngroh shpirtin krijues.

Me flakën e ngrohtësinë që përvidhet hapësirave të qiellit shqiptar, nga dita në ditë, po ringjall artin e vërtetë, bio-shqiptar, i cili padyshim do të djegë komercializmat e hosanarat sharlatane.

Origjinaliteti dhe e vërteta e përjetuar do marrin cilësitë e “pasqyrave të Versajës” ku çdo njëri sheh vet-veten ngado që të vërtitet, si një imitim i ngritur në art i asaj që kemi përjetuar e që ndeshim përditë e jo bredhje pindarike në “qiejt që pikojnë yje”.

vilhelme_libri

2-Një roman dhe si kujtesë historike



Është nderim i anasjelltë, si për shumë të tjerë, për shkrimtaren Vilhelme Vranari (Haxhiraj) që boton romanin “Ankthi i së vërtetës” pas botimit të një seti botimesh të suksesëshme.“Si lak në fyt do të qëndrojë e vërteta dhe nuk do të lërë të marrësh frymë lirisht edhe pse dukesh shpërfillës, përsëri ai laklitar do të torturojë dhe në orën e fundit të gjykimit.”

Një apotheozë e një të vërtete që përcjell mesazhe jo vetëm për individualitetet e lidhjeve gjakonore, por me hapsira idesh e mendimesh për të vërtetat në jetën shoqërore, politike, krijuese, të cilat reflektojnë në këtë roman, me dukuritë e atyre shtresave diamantike, të nxjerra nga palimsestet e jetës të autores. Një roman i cili tej strukturës narrative moderrne, mozaike, vjen i brujtur me majanë shoqërore, e tejardhur nga dramaciteti intrigues liriko-shoqëror, i cili të fut në fikcion, të imponon ta shfletosh me ëndje e për të kuptuar braktisjen enigmë që çuditërisht është sa e hidhur por aq dhe e bukur.

Një estetikë kjo e letrarizuar në prozën romaneske sipas estetit Umberto Eko i cili perifrazon: “Një karakteristikë e të ashtuquajturës postmoderrne është të japë vepra që tërheqin një publik të gjerë,megjithëse kanë referime të ngritura dhe zgjedhje stilistike të “levruar.”(“Për letërsinë” f.208 botim Dituria 2007)

Intriga dhe dramaciteti liriko-shoqëror, në këtë rekurs estetik të Ekos, e hap siparin në aeroportin e Rinasit, mbas njëzet viteve, ku kjo dramë ka evoluar nën mjegullën e një agrovimi të fshehtë të ndjesive njerëzore. Në romanin “Ankthi i së vërtetës” ai vjen me dukuritë e një dramaciteti klasik shekspirian, realisto ekzistencial, në dialogun mes nënë Norës dhe Andreas në kryeqendrën e veriut, djepit të kulturës, Shkodër. Jo rastësisht autorja e vendos zhvillimin e ngjarjeve në skenën urbane të këtij qyteti e rrethina. Në këtë qytet ku kultura e familja u godit më shumë se në çdo vend, zhvillohen me ashpërsi gjer në limitet më të skajshme, të gjitha ngjarjet e fenomenet që kanë ndjekur familjet shqiptare në persekutimin material, moral e shoqëror. Romani në këtë skenë qytetse vjen si një univers njerëzor duke përfshirë në vorbullën e saj fabulare mëndjet, shpirtërat e njerëzve që jetojnë në këtë qytet, gjatë një diktature e cila nuk ka lënë gjë pa provokuar në jetën e botën shpirtërore të këtyre njerëzve që frymonin në këtë habitat e më gjerë.Ata veç frymonin e nuk jetësonin nën atë diktaturë.

Nga zhvillimi i intrigave shoqërore e morale, në ato zgripet e thella shoqërore, dukej se qyteti i tërë jetonte si në ato ethet e shekujve më parë në kështjellat e Danimarkës, në universin e tragjedive shekspiriane.

Familja e Nikolinit dhe e gjithë atyre me “cene” po, përjetonin tragjedinë shpërbërese të familjes,po goditej për vdekje ajo bërthamë mbi të cilën ngrihet e militon shoqëria njerëzore.

Romani, “fatkeqsisht” u botua në 2013, vonë, kur familja shqiptare, me depresionin e madh, me ndrimin e sistemeve u godit dhe nga emigracioni galopant. Braktisja e shumë familjeve, për një jetë më të mirë, në një periudhë krizash morale, shoqërore, ekonomike, u bë indi patogjen në mushkërin e familjes. Le të jetë ky roman i Mjeshtres Vranari një kujtesë historike, bartës i mesazheve e recetave pedagogjike-didaktike, kalorës templarë në gjetjen e kodeve të reja që janë thellë në shpirtin e mendjet e njerëzve.www



3-NE KERKIM TE KODEVE TE REJA FAMILJARE



Shkatërrimi i familjes është një nga tragjeditë sociale me të dhimbshmet në përsekutimin shoqëror që e ndiqte njeriun në sistemin totalitar.Autorja me mjeshtëri narrative na shpjegon rrugët dhe opsionet dramatiko-shoqërore që e ndiqnin këtë fenomen shkatërrimtarë të familjes e cila si bazë kishte moralin e ulët.

Vilhelmja analizon në kuadrin e gjykimit të personalitetit duke letrarizuar me artin e fjalës teoritë frojdiste në rrugnajën e diversitetit të dypersonalitetit që krijohet në këtë kontekst. Gjithçka vjen si një DEZHAVY e një kohe të shkuar.

Individi dhe familja, dy nyje lidhëse, përbërëset ftilluese të bërthamës në shoqërinë njerëzore janë shqetësimi maksimal që përcjell shpirtin e autores dhe të lexuesit në këtë rrugnajë romaneske.Dizarmonia mes tyre e fut familjen në krizë identiteti.Askushi merr frenat e shperberjes rrënjësore, në rolin e atij indi kanceroz që gllabëron qelizat jetësore, gjer në vdekjen e plotë të kësaj shoqërie.Kjo – evidenton autorja – ishte më e keqe sesa torturat në birucat e Spaçit e të Burrelit, sepse gjithçka në familje: “Ngjante me brishtësinë e enës së qelqit, që nuk është më e tillë pasi ka pësuar krisje.”

Shkatërrohej diçka që nuk mund ti rikthehej më njeriut, i shkatërrohej familja, sepse siç meton autorja në dialogun e mama Norës me të birin Andrean: “Familja quhet e bukur, e mirfilltë, kur përgjegjsite ndahen mes bashkëshortëve” në të kundertën jeta në familje kthehet në një ankth të vërtetë, një krizë që vuhet në çdo çast, çdo ditë e çdo natë nga familjarët.

Në kuadrin e lëvizjes feminile, të kontributëve të njejta të femrës dhe të mashkullit në shoqëri, shkrimtarja, duke e parë fenomenin në këndvështrimin e përjetuar, aspak në mënyrë sipërfaqsore siç ndodh ngahera në botimet e sotme “aventurore”, është përpjekur dhe ka arritur me sukses të na japë hapsirat e reja që kërkon kjo lëvizje e shumëpeshuar në drejtpeshimin që duhet të marrë familja e re shqiptare.

Qëndrimi indiferent, mbyllja në atë guackën e vetë-vetes, jashtë kuadrit shoqëror, me metamorfozën e re leksikore të kohës substanciale në të cilën kërkojmë të aspirojmë, sot mund të quhet mëkat shoqëror (si i Nikolinit i mbytur në të).Gjithçka – meton autorja – në dialogun me të birin, vjen si derivat i ndjenjave, si shpërthim dyfishshpirti i cili nuk burgoset në atë “Kështjellën” e Franë Kafkës, por kërkon hapsirat e mohuara shoqërore, duke dridhmuar çdo qelizë të trupit.

Si rezultat i një psikoanalize të tillë të marrëdhënieve në familje, autorja me të drejtë, në këtë këndështrim konkludon: “Tu mohosh të drejtën dhe gëzimin fëmijëve, është njëlloj sikur të vrasësh xhentilencën në emër të virtytit” dhe me besimin e një lidereje në luftën për të drejtat e grave, të rritjes e fuqizimit të lëvizjes feminile në kontekstin pedagogjiko-didaktik nëpërmjet Norës, Vilhelmja predikton prerazi: “Të jeshë nënë, duhet të jesh diçka më shumë se grua, duhet të jeshë mbinjeri.”

Shembull i një “Poeme Pedagogjike” të tillë makarenkiane është Andrea.Në dialogun në Hotel Turizëm me të ardhurin përtej Atllanikut dhe Andresë, autorja nëpërmjet prototipit Andrea të rritur “jetim” evidenton rolin e babait në familje si dhe pasojat sociale, sepse: “I larguari pa shkak, pa adresë, pa dijeninë e familjes dhe i vdekuri janë njëlloj.” Pa babanë je gjithmonë në kokë të presë, njerëzit e tu të dashur kthehen në “askushi” brenda guackës së tyre e supkoshienca në çdo hap pohon: “Mosekzistencën, si dënim që u jep jeta e tyre, duke u shndruar në një hije e sajuar, dikush pa identitet.”

Epilogu është kreshendoja e gjithëçkaje që përshkon romanin si një lumë malor me rrapëllima shpirtërore, me atë vrullin e kësaj lëvizjeje bazale në rigjenerimin e marrëdhënieve ndërfamiljare, si një domosdoshmëri në mbajtjen në bedenat e së drejtës familjen aq shumë e tronditur nga absurdi që e ka shoqëruar si në rregjimin totalitar, si dhe në këto vite tranzicioni shumë represiv për shoqërinë e marrëdhëniet, që aspirojmë për ndërtimin e një familjeje të shëndoshë.

Familja sot është objekti social më i viktimizuar, ku “stina e divorceve” ka nisur me hapa galopante drejt një kalbëzimi të skajshëm shoqëror, ku në bazë të dhënave zyrtare 60% të lidhjeve familjare rezultojnë divorce të pakthyeshme, ku prindërit me pendesë të vonuar bëhen: “gjykatës i ndërgjegjes të tijë të ndotur.”

Kjo ndodh nga që marrëdhëniet e dashurisë prindërore lindin, lidhen e forcohen nga përditësia, mëson lexuesi kur lexon këto konceptime filozofike të stisura në art, mbi familjen, në këtë roman me antributet e një pedagogji-didaktike.



4-UNIVERSI SHEKSPIRIAN NE NJE DIVERSITET TE RI



Në komplecitetin prozadorik, narracioni i Vilhelmes mbarështrohet në shtratin e një realizmi me dukuri ekzistenciale, ku natyra mozaike e rrefimtarisë strumbullohet rreth një social-prozaizmi, ndërmjet një rracionaliteti të përjetuar, drejt një irracionaleje të ëndërruar.Ndonëse kanë kaluar njëzet e katër vite që kanë filluar shndrimet e thella sociale e kulturore e si rezultat ka një hapje letrare me,një ekspansion dhe pluralizmi krijues tashmë është bërë binjaku i “njëqind luleve” kineze, komercializmi në shkencën humane të letërsisë është bërë “normë”, ka krijuese si Vilhelmja që, modernen e importuar në estetikë e stilistikë, me gjuhën drejtshkrimore, zhargonin e artë krahinor, mjetet artistike, poetikën narrative, i brujnë me magjinë e vendit të tyre, me majanë e përftuar nga jeta përditore, me ngjarjet e fenomenet që përjetohen.Ajo sjell para lexuesit në këtë roman dramacitetin liriko-shoqëror i cili në shikim të parë, duket si i largët, një realitet fiktiv tej imagjinatës i cili metamorfozohet si në kështjellat e Elsiorit, magjik e herë-herë si një ardhje misterioze.

Në fakt sapo gjithçka në ato rrugicat e qytetit, brigjet e Bunës, kalasë së Rozafës, brigjeve të Velipojës merr jetë, lexuesi gjen fijet dekoduese të boshtit rrëfyes e jetësohet me personazhet, përfshihet në ankthin e madh mbarë shqiptarë.çdo njeri lehtas identifikohet, çdo shqiptarë bëhet një shkodran.Të gjithë bëhemi një çikë Hamletë, e një çikë Danko apo Jago, nga sekretari i Parë, kryetari i Degës, gjer tek ai punonjësi më i thjeshtë, ajo përgjegjësja e lavanderisë, sekretares Organizatës bazë të partisë Spitalit.

Kushdo qofshin këto mbi krye, thellë në shpirt me atë komunikim përditor të shkodranëve si “gurë pendimi” u rrin “Ankthi i së vërtetës”, i cili kokoleps fushat e jetës e të ekzistencës njerëzore.Shpaloset një botësi në “Shkallën e të Humburve” e shtrirë në hapsirë e kohë përmes këtij dramaciteti në një konteks të ri kohorë, me një supkoshiencë të re, në kërkim të një irracionaliteti të ri.

Kjo botë njerëzore në kërkim të vetë-vetes së humbur, monumentalizohet në këtë roman në kuadrin e një universi shekspirian por me një diversitet të ri, duke marrë cilësi e veti shqiptare, duke marrë në tërësinë e produktit patentën bio-shqiptare.

Gjithçka aktrohet në ashpërsinë e këtij diversiteti shoqëror, përballë heroizmit të një nëne, me tradhtinë e një bashkëshorti me shpirt të shitur, me dijen dhe padijen, besimin në vetë-vete, në të vërtetën, hetimin e gjykimin e paramenduar, dënimin e mosdënimin e persekutorëve ku, gjuha e “birave të gardhit” dhe pëshpërimave të sigurimsave akoma shungëllon si një kambanë e shurdhuar nga plasat.

Bota shpirtërore dhe shoqërore e Norës (dhe e Vilhelmes) në këtë tranzicion akoma është në një vetë-kërkim si në një fjalëkryq, ku çdo shkronjë e mendon në dyzim, është apo nuk është saktësi e fjalës, duke rrugëtuar dhe tani si në një kopësht mbushur ngado me rebuse, me hapësira që s’të nxjerrin kërkund.

Këtë huazim stilistik hamletian, autorja me të drejtën e sajë të përjetimit e të ëndërrimit, në roman e trajton në hapsirat e universit të sajë, duke u marrë në mënyrë thelbësore me atë substancë kohore, të cilën aspiron shumica e popujve në kuadrin e përfitimëve me zhvillimet e reja teknollogjike.Gjithçka mbarset me nocione moderrniste ku produkti shoqëror që kërkon të kurojë maisjen e plagëve të këtij tranzicioni, lufton dita-ditës në shkrirjen me një racionaleje sepse:

“Në qenien tënde unë shoh të vërtetën, nënë.Më vjen keq që se kam vlersuar kohën si duhet.Nëse nuk harron të kthesh kokën pas në kohë, kurrë s’ke për të qenë në gjëndje të krahasosh të shkuarën dhe të vlersosh të sotmen”

Për të përftuar këtë substanciale kohore, në kuadrin e një universi tepër intrigues hamletian, duhet të njohësh mirë vetë-veten, ndryshe mbetemi në kuadrin e intrigave të thella, gjer në tragjizma familjare e shoqërore.

Në këtë kënd-vështrim, si diçka e re në këtë univers, autorja me frymën e gjykimin e nënës monologon: “Ende nuk e di se cili je dhe ç’farë je në gjëndje të bësh për ta përballuar atë…” këshillon në mënyrë didaktiko-pedagogjike romancierja nëpërmjet personazhit Nora.



5-RAPORTI SHKRIMTARES ME VEND-LINDJET



Në shumicën e rasteve ndodh që shkrimtarët të kenë dy e më shumë vend-lindje.Njëra është ku lind, nxjerrë e shpërndan tingujt e parë, të qarën e belbëzimet feminore, e tjetra ku përfton ndjesitë që ja fal ajo natyrë e i vlon gjithçka shpirtëror për këtë vend-lindje të dytë.

Përshkrimi përmallues i vendlindjes, si në një tabllo e Van Gogut, me një sinkronizim poetik të madhështisë të maleve, pyjeve, lumejve, rrugicave të Shkodrës me ato muret e gurta e ato arkapija si damarë gjaku të komunikimit qytetar,gjer në imtësirat e tingëllimat zanore të natyrës magjiplotë, është akuareli që u fal autorja lexuesve.

Një magjistrim i tillë natyror e ngren vendlindjen në ato rekurse artistike sa joshëse aq dhe misterioze, ku zërat mitike e meloditë e pyllit, oshëtima kumbuese e maleve, kënga e ujvarave që zbret nga majat e thepisur e bëjnë atë vend sa magjik aq dhe enigmatik e të adhurueshëm për cilindo.

Një prozë atdhetare kjo, aq shumë e domosdoshme sot kur çoroditjet e migrimit demografik, largimet në emigracion të pakthyeshëm e kanë lënë vendin në shkreti e kur nga thellësitë e varreve të vdekurit (të parët tanë) zgjazin duart e thirmojnë: “Mos ik! Mos ik! Mos ik!”.Shumë pak autorë e trajtojnë këtë problem të çoroditjes demografike nën kënd-vështrimin e dashurisë për dheun amë, ku të ka “rënë koka” e me një mall të mbushur me një fluiditet të tillë natyror.

Tema e aktualitetit e mesazhet që autorja përcjell nëpërmjet kujtimeve retrospektive të vendlindjes së sajë Mirditës dhe të vendlindjes shpirtërore Shkodrës, është amalgama e gjithë dialogëve nënë e birë, si një dualitet që e përçon dashurinë për vendlindjen nga një brez në tjetrin, si një domosdoshmëri e zhvillimit të një shoqërie në hapsira e kohë të caktuar.

Në romanin “Ankthi i së vërtetës” me bindjet e mia, përceptoj se natyralizmi është pjesë e pandarë e konceptimit estetik të romanit.Kjo i ka dhënë dhe karakterin e një filozofie natyralise. Përshkrimet pejsazhiste, vinë si paralelizma figurative të botës së brëndëshme të personazheve.Ky alternim përfekt i substancës shoqërore, asaj njerëzore e natyrore i jep jetë e gjallëri tërësisë narrative, si në kontekstin kohor (stinor) dhe hapsinor.



6-PACIFIZMI SI DOMOSDOSHMERI NE ULJEN E TENSIONEVE SOCIALE



Pacifizmi vjen në shoqërinë njerëzore si pjesë e majasë shpirtërore, mbi të cilën shtrin këndvështrimet dhe shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) mbi aktualitetin e jetës si dhe zhvëllimoren e sajë.Pacifizmi një nocion që i ka shoqëruar dhe i shoqëron të përndjekurit dhe gjatë këtij tranzicioni të dhimbshëm.

Një mesazh biblik “Paqja qoftë me ne” e rrenjëzuar aq shumë në mëndjen e shpirtin e kësaj shtrese të shumvuajtur por, që asnjëherë nuk ka shfaqur urrejtje klasore, sepse siç evidenton autorja ndërsa kalonte rrugës mes ferrit të luftës në qytetin verior (aludohet lufta 2 botërore dhe 097): “i nuhasja aromë jasemini, trëndafili, borziloku, jargavani, dorenje, zymbyli, livandoje”. Nuk ka se si mes këtyre luleve të mos ketë paqe! Ndaj mesazhi biblik “Paqja qoftë me ne” është mesazhi metaforik, alegorija e gjithçkaje shpirtërore që del nga shpirti i personazheve dhe i autores.

Pacifizmi, një tematikë aq shumë e lakuar në propogande, shumë pak e prektikuar në jetën shoqërore shqiptare, por shumë e kultivuar në bahçen shpirtërore të përndjekurve e të autores në romanin “Ankthi i së vërtetës”.E kjo është diçka e veçantë në letrat shqipe, në një kohë kur po trumbetohet me tam-tamin anadollak një e ashtuquajtur “letërsi e burgut” që i bën veç keq kësaj shtrese.Ka vetëm një letërsi shqipe ku militon dhe ish e përndjekura, e shumë lakuara e kësaj shoqërie për të cilën të gjithë aspirojmë, Znj Vilhelme.

Koncepti “letërsi burgu” ushqen mllefin, urrejtjen e cila s’ju nda këtij populli me dhjetra e dhjetra vjeçarë.Mllefi s’të çon kurkund, “Paqja qoftë me ne” e vlonjates të çiltër të çon në bashkëjetesë shpirtërore e shoqërore për të cilët ka aq shumë nevojë sot shoqëria shqiptare.



7- DUKURI NE STRUKTURE E SHARM FILOZOFIK-POETIK



Romani “Ankthi i së vërtetës” e hap rrugnajën fabulare me një narracion filozofik, e cila më pas, me sentencat e pasazhet mozaike, shërbejnë si nyje lidhëse për gjithçka që do të shtjellohet me pas.

Me këto sentenca autorja paravendos kapriatat e ngrehinës romaneske, në të cilën do të bazohet e gjithë rrëfimtaria e shtjellimi i intrigave në planin moral, ekonomik, shoqëror.Kjo i jep që në dyzet faqet e para një strukturë të re mozaike romanit, mbushur dëngëshëm me pasazhe poetike, aforizma e fjalë urta nga zhargoni popullorë e diturakët e mëdhenj botëror.Autorja mbështetet tek një arsenal i tillë artistiko-bindës sepse: “Veç ankthi i së vërtetës e tremb…/oh, sa e tremb…/ dhe përjetë atë e mban peng”.

Dhe nga kjo pjesë poezi, si prolog i romanit, ku retiçensat janë një përbërës i artit moderrn shumë domethënës e janë përdorur nga autorja me efikacitet artistikë si një nënkuptimorë, ndjehet përthithja e gjithë domethënies.

Në fakt jeta jonë ka ecur e është ndalur nëpër këto retiçenca, të cilët autorja me një fikcion brilant ia ka lën lexuesit të mendojë sipas gjykimit e pikëpamjeve të tijë, pa ushtruar presion psikollogjik tek lexuesi, siç ndodh rëndom në letërsin e soc- real (suerralizë kam bindjen se ishte).Loja psiko-analitike që bën autorja me dypersonalitetin ku: “Jam apo nuk jam unë?kam kombësi apo mos aksidentalisht jam jasht-tokësor?!” në stilin e Zhan Pol Satrit tek romani “Neveria” luan me këtë dypersonalitet në kuadrin e letrarizimit , duke ushqyer këto sentenca filozofike me diversitetin shoqëror që autorja ka përjetuar dhe përjeton akoma.

Me këtë manovrim filozofik, Vilhelmja bën dhe argumentin psiko-analitik duke evidentuar elementët psiko-terapeutik të jetës, këtij rregullatori jetësor të njeriut sepse:“Tek ajo heshtje e zymtë fshihej mundimi, vuajtja dhe e vërteta, të cilën njeriu merr me vete kur vdes.”

Apo ngulimi në kërkimin e rifiniturave të prototipit në personazhet e sajë autorja nga bota e personazheve replikon: “E ç’mund të të falë tjetër burrëria, vec hiçit apo mosekzistencës?”

Këto konceptime filozofike kanë marrë përmbajtjen natyrore dhe nga përdorimi i interpretimit popullor si një gjetje autentike e cila mbarështrohet me konceptet e filozofisë më të kultivuar botërore ku :“Po të shkojsh pas brumbullit te plehu do të shpjerë”.

Në fabularen narrative të këtyre persihatjeve psiko-analitike dhe futjen e pjesëzave prozatore korsive mozaike, me ato dukuritë e veçanta në formën e një retroje, por duke moderuar me sukses nxjerrjen në dritë nga mjegullnaja e kohës karakteret e fshehura, si në një mizanskenë të jetës së personazheve, duke ma dhënë të plotëruar të vërtetat e secilit.

Ky intepretim arrin gjer në ato dukuri saqë Ajo (Nora): “Nuk po e kuptonte pse ajo fytyrë, tmerrësisht e huaj, i dukej si një grumbull tiparesh të parregullta prej të cilave dilnin gjemba helmues që i nguleshin thellë në shpirt”.

Psiko-analitika dhe psiko-terapeutika, si esenca filozofike e gjithë sentencave, pasazheve, vinë si ato gurët këndorë në godinën narrative, mbi të cilën ecën e gjithë muralja ndërtimore e romanit.

Një shembull etalon është kjo sentencë e cila dualizon e merr kontributet psiko-terapeutike: “duke parë mirë brenda vetes dhe çka u ka ndodhur të tjerëve, që të mos gabosh kurrë, nuk humb gjë nëse pyet ndërgjegjen.Ti je unë… dhe kur veten e sheh në skëterrën tënde kur ti je i zhytur, më thuaj ç’duhet të bëj?” sepse “Kështu je e aftë të përballosh vështirësitë.Duhet ta kesh të qartë se çdo veprim e ka një çmim bija ime” definon në kuadrin didaktiko-pedagogjik djali i Norës në katarsesin e qëndrimit moralo-familjar, në vetëgjygjsinë e tijë në takimin me Nikolinin (babain) në kafen e Madhe.

Dualiteti e lidhja e ngushtë shpirtërore nënë e bijë e nënë e birë, vjen si produkt i shumë viteve të shkuara, si një produkt social në një familje të shëndoshë ku : “para se të kryej një veprim, duhet të jetë ajo (nëna V.M) e para që duhet ta dijë” Me të drejtë autorja ngulmon se me një familje të tillë duhet të ekzistojë një lidhje e pazgjidhëshme, si mishi me kockën, si gjaku me zemrën, ku njëra nuk ka kuptim dhe nuk mund të ekzistojë pa tjetrën.Kjo është motoja që metohet me të drejtë nga kjo autore në raport me romanet e tjerë të kohës, prodhuar me shumi e që nxisin në fakt këputjen e këtyre lidhjeve familjare, gjakonore, thirrjeve shpirtërore.

Një batërdi e tillë shkrimore ka bërë çprishjen e këtyre lidhjeve, gjë që e cila reflektohet nga një politraumë e familjes shqiptare.

Familja është mikroshteti në kuadrin sociologjik dhe kur çekuilibrohet ky mikroshtet, kjo bërthamë sociale, patjetër që në të gjithë strukturën shoqërore do të kemi shpërbërje të elementëve lidhës të shoqërisë. Këto lidhje, aq shumë të domosdoshme për një familje të shëndoshë, ku transparenca është insulina që ruan këto raporte të domosdoshme në jetë.

Në konceptin makarenkian, të pedagogjisë e të didaktikës “e shkuara është e pakthyeshme” por ama nuk duhet të harrojmë se ajo :“Vlen si shkollë apo përvojë prej së cilës mëson shumë.”

Kjo është majaja që brumëson “Ankthin e së vërtetës” gjatë gjithë rrëfimtarisë romaneske, shtjelluar me atë mozaikën e ngjarjeve e të fenomenëve të një nëne e një biri në luftën e pabarabartë për mbijetesë.

Jeta është ndryshim dhe ndryshimi duhet të sjellë zhvillim, të mira për njeriun e jo një vullkan dhimbjesh ku ndërthuren rrugët që vrasin vetëveten.

Kujtimet në rrugën tonë –thotë autorja- nuk duhet ti ngjajë asaj lules së blirit që çel e kundërmon mbi një varr: “Kush mund të joshet nga aroma e sajë e këndëshme? A i vlen gjë atij njeriu që dergjet nën këtë tokë!”

Një supërmetaforë funksionale, brilante, me rrezatimin e atyre pyetjeve retorike mbi vlerësimin e jetës dhe të marrëdhënieve të njeriut me të.Kjo ndodh nga që, ne jemi vetë ekzekutorët e jetës sonë.Kjo është fatkeqsi definon autorja nëpërmjet nënës të Andreas.

Mesazhi është i qartë: Njeriu duhet të jetë gjithënjë në një lustracion shoqëror në mënyrë që në jetën e tijë të ketë një katarsis ku irracionalja e dëshiruar të jetë në përballje me racionalitetin e përjetuar.



8-“MBALLOMAT”ARTISTIKE DHE POETIKA ROMANIT



Siç mund të evidentohet dhe nga një lexim i shpejt, romani është i mbushur dëngëshëm me sentenca pasazhe poetike, fjalëurta dhe rrëfenja.

Në filozofinë e zanafillës të prozës, që nga lashtësia, fjalëurtat e rrëfenja janë ftillesa e tregimtarisë. Këtu qëndron dhe vitaliteti i kësaj proze romaneske.Vilhelmja mbështetet fortaz tek koncepti i përdorimit me bollëk i fjalëurtave e rrëfenjave, si zanafilla të një arti të madh siç është romanistika. Ndaj ky art i mbështetur në ato zanafilla, mbarështrohet, lulëzon, frutohet aq natyrshëm në atë bahçen krijuese të Vilhelmes, duke marrë dhe antributet e një përgjithsimi në më shumë se mbarëkombëtarë të risive stilistike, duke mos përjashtuar trashëgiminë.Me skrupulozitetin e një demiurgeje autorja u mbështet fortas te të vërtetat e këtij tranzicioni edhe tek trashgimia më e mirë e shkencës humane të letërsisë shqipe, si mitra ku do të ngjizej e rritej produkti i saj letrar.

Trajtimi në këndvështrim filozofik e urtakëve, sentencave si një mishelë e mendimit të personazheve dhe të autores, integrimi i tyre në kuadrin romanesk, vjen si një vlim turbulencash diellore, nga ku dalin mesazhe parabolike, në barazinë gjinore e shenjtërinë e familjes.Përdorimi i tyre drejtshkrimorë ka rritur nocionin artistik të shprehurit, të komunikimit letrar të personazheve me autorin e anasjelltar siç janë: “pikërisht tringëllimat e fatit tim të pafat që smë lënë të dëgjoj zile e kambanë.”apo urtakja në dialogun brilant të Shotës me Marinë“Kur bilbili e zë këngën në folenë e kanarinës, a nuk është mëkat nga unë që ta ndërprisja atë melodi?”

Shumi të tilla nga xhevahiret e popullit, vinë si ato shtresat e diamantëve në xehe të thella, që dalin me atë fortësi e shkëlqimtari rrezautese por dhe një tejpameri në gjykim e mendim.

Siç duket në përdorimin me shumi të këtyre “mballomave” artistike shkrimtarja jonë e nderuar ka parapëlqyer estetikën e Umberto Ekos i cili përkufizon : “disa vepra shfaqen si të ndërprera e megjithatë japin një përshtypje frymëmarrjeje të madhe dhe koherencë të formës.Mballomat janë parë si pika mbështetjeje të nevojëshme për ecurinë e së tërës, si ura, saldime (ku artisti vepron me kujdes me të paktë, me padurim më të madh e deri me mospërfillje, thuajse me nxitim kalimthi që, pikërisht se janë detyruar prej nevojës për të shkuar më tej, mund ti lihet konvencionit, paragjykimin e së tërës)” (Umberto Eko “Për letësinë” f.199 botim Dituria 2007)

Këtyre “Mballomave artistike” ajo që i jep shkëlqimtari është pathosi poetik që ato reflektojnë në linjat prozaike.Pasazhi e fryma që ato reflektojnë është bashkëudhëtarja gjatë gjithë leximit të romanit.Ata e ushqejnë romanin me ndjenjë e pathos në atë masë sa që bëhen dhe promotorë të protonizmit, nga dalin të gjitha mesazhet urtake të një nëne.

Ngarkesa poetike është e tillë saqë mund të them me të drejtën time se, në korsivën e tyre të dukshme ato kthehen, herë-herë, në balada e herë në poema prozaike, me frymë e maja poetike.

Një gjë të tillë e përforcon dhe karakterin mozaik të ngjarjeve e fenomenëve që evolojnë gjatë romanit.

Kjo risi në romanin “Ankthi i së vërtetës” vjen si një transplant i një moderrneje që ka zënë të futet në estetikën e romanit bashkëkohorë që para viteve 090 me Ismail Kadarenë, Faik Ballancën, e më pas me Skënder Drinin, Sulejman Mato, Fatos Kongolin, Ben Blushin, Zija Çelën, Mira Meksin, Fatmir Terziun.

Veçoria e Vranarit është se ajo ka mbrujtur, brumin e vet narrativ, me më shumë maja autoktone, duke natyralizuar me elementë të thekur të jetës, fenomenëve, natyrës shqiptare, duke na dhënë një modernitet të sojit, me një pasaprotë bio-shqiptare, e jo siç ndodh rëndom nga përkthimet “at literium.”

Mjeshtrës së Madhe të Penës, Vilhelme Vranari (Haxhiraj), i takon merita se: në këto vite tranzicioni, me zgjimin e muzave të prozadorisë, ishte ndër të parat që po lufton për nxjerrjen e letërsisë shqiptare nga narkoza e soc-surrealizmit, duke hapur kanatat e një fryme të re, me nocione moderrne, e hapur, produkt i indikacionëve të shndrimeve politiko-shoqërore.

Substancialja e re gjykimore e mendimore e personazhëve të krijuar me aq përkujdesje artistike, si prototipe të sajë e tejkalon kohën krono, duke u përballur me ardhjet më cilësore në kuadrin global, me diversitetin e një shoqërie, e cila është në kërkim të mbijetesës, në luftë me absurdin që e ndjek.(Dyrah Dhjetor 2014)

http://floripress.blogspot.com/2014/12/romani-si-nje-dezhavy-e-nje-jete.html


Prishtinë03.10.2018                                           Përgatiti :Flori Bruqi

KOMUNIKATË PËR MEDIE : UNIONI I SHKRIMTARËVE DHE KRITIKËVE SHQIPTARË

Image result for UNIONI I SHKRIMTARËVE DHE KRITIKËVE SHQIPTARË


UNIONI I SHKRIMTARËVE DHE KRITIKËVE SHQIPTARË

L’UNION DES ECRIVAINS ET DES CRITIQUES ALBANAIS

Rr. 28 NENTORI NR 4 

E mail: reshats@hotmail.fr 

Tel:044 111 430

ProCredit Bank : 11160022720001-30

Prishtinë , 3 shtator 2018

KOMUNIKATË PËR MEDIE



Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, më përkrahjën e Ministrisë së Kulturës dhe Kryeministrisë së R. Kosovës, organizon Simpoziumin e VI Internacional më temën bosht SKENDERBEU NE KULTURËN EVROPIANE.

Simpoziumi i VI është një ngjarje kulturore më e rëndësishmja në trojet shqiptare, sepse bashkon një pjesë të konsiderueshëm të krijuesve nga vendet evropiane dhe vendorë, që janë emra të shquar në fushën e letërsisë si : Nasho Jorgaqi, Myrvete Dreshaj Baliu, Agim Xheka, Begzat Baliu, Daniel Leuwers, Nicolle Barriére, Helene Staford, Patricia Nugee…. 

Simpoziumi i VI Internacional, po mbahët pikërisht në kohën kur Kosova është duke përjetuar një krizë të thellë politike që ka ndikuar në shqetësimin e mbarë popullit shqiptar e madje edhe ndërkombëtar. Organizimi i këtij evenmenti ndërkombëtar ndikon dukshëm në përmirsimin e imazhit të shtetit tonë, nga se krijuesit janë ambasaodrët më të mirë të një populli.

U bëjmë luetje të gjitha medieve dhe portaleve, që t’i kushtojnë rëndësi kësaj ngjarjeje kulturore jo partiake , por thjeshtë kulturore.

Duke e përkrahur kulturën ju e perkrahni ardhmërinë e fëmijëve tanë.
Hapja solemne do bëhët më 8 tetor 2018 , ORA 10.00 , në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

Unioni i Shkrimtarëve dhe I Kritikëve Shqiptarë 

Reshat Sahitaj, kryetar 

Tel: 044 111 430

1. DANIEL LEUWERS
2. HELENE STAFFORD
3. SERGUEI PANOV
4. SERGUEI IVASHKIN
5. ANDREY GOLUBKOV
6. MARIA JAOA REYNAUD
7. NICOLLE BARRIERE
8. LAURENT GRISON
9. PATRICIA NUGEE
10. VALENTINA   XHAFA
11. ARBEN HAXHIYMERI
12. PETRIT RUKA
13. AGIM XHEKA
14. SHPEND BISHEVA
15. HASAN SELIMI
16. FLORA SHABI
17. SKENDER KODRA
18. SANDER MARKU
19. DEMIR GJERGJI
20. KALOSH CELIKU
21. ADEM XHELADINI
22. XHELAL ADEMI
23. ZEJNEPE ALILI –REXHEPI
24. HIM KOCI
25. KASAM SHAQIR VELA
26. ADELINA BAHTIRI
27. BILALL MALIQI
28. REXHEP ABAZI
29. ARSIM HALILI
30. DHIMITËR NICA
31. BARDHA MANCE
32. BEGZAT BALIU
33. FLORI BRUQI
34. LAN QYQALLA
35. JAHJA LLUKA
36. HAMDI HYSUKA
37. ALI DACI 
38. FLORA PECI 
39. FLAMUR SHALA 
40. XHELAL ADEMI 
41. RAKELA ZOGA 
42. VJOLLCA DIBRA
43. MEHDI KRASNIQI 
44. DIBRAN FYLLI 
45. SHEQIR PODVORICA 
46. BEHARE REXHEPI 
47. GANI QARRI 
48. FATMIR HALIMI
49. BEDRI HALIM
50. ALI PREBREZA 
51.HYSEN GREIÇEVCI 
52. DODONA QOSE 
53. BEKIM DUGOLLI 
54. RAMË ORACA 
55. BEDRI NEZIRI
56 BEDRI TAHIRI 
57. SHEFQET DINAJ 
58. DIELLA ÇITAKU
59. MILAZIM KADRIU


2018-10-01

“Triumf”, dokumentari mbi dronin në Beograd

triumf
“Droni” i famshëm i ngritur mbi stadiumin e Beogradit, gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë në tetor të vitit 2014, tashmë është kthyer në një dokumentar.

Një bashkëprodhim mes dy regjisorëve shqiptaro-amerikanë dhe një regjisori e producenti amerikan, respektivisht Kreshnik Jonuzi e Luftar Von Rama dhe Charlie Askew, pritet të ketë premierën e tij në Varshavë të Polonisë, e në qendër të tij do të jenë ngjarjet dramatike të ndodhura në njërën prej ndalesave të udhëtimit europian të Shqipërisë, me destinacionin përfundimtar “Euro 2016” në Francë.

Në një rrëfim për “BIRN”, Jonuzi shprehet se bashkëprodhuesit mendojnë se futbollistët kuqezi përfaqësonin diçka më shumë sesa thjesht të qenit profesionistë në futboll, ndaj dhe donin ta ndanin këtë mesazh me audiencën që do të ketë filmi i tyre.

“Ata ndienin nevojën për të përmbushur fatin e paraardhësve të tyre, në mënyrë që t’u tregonin të gjithëve se çfarë mund të arrinin shqiptarët nëse janë të bashkuar. Ekipi im dhe unë kemi parë pikërisht këtë gjë në atë histori, që prej fillimit të saj”, thotë Jonuzi.

Filmi ishte titulluar fillimisht “Betejë në Ballkan”, por gjithçka u ndryshua pas ngjarjeve të tetorit të vitit 2014, kur ekipet kombëtare të Shqipërisë dhe Serbisë u përballën me njëra-tjetrën në stadiumin e Partizanit të Beogradit, në atë që ishte thjesht një ndeshje kualifikuese për në Europian.

Ndeshja u përfshi nga kaosi, kur një dron që mbante një skicim të Shqipërisë së Madhe fluturoi mbi fushën e blertë, duke irrituar tifozët e pranishëm serbë dhe futbollistët e kombëtares serbe. Pas kësaj ngjarjeje, Jonuzi thotë se vendosën t’ia ndryshonin titullin filmit, në “Triumf”, në homazh të ndjenjave që ngjalli ai episod kontrovers.



Ishte një moment triumfues, jo aq rreth fitores apo humbjes së një takimi, por më shumë një triumf i brendshëm. Secili prej atyre djemve në fushë kishin faktorët e tyre motivues, por njëri prej tyre ishte ndjenja për të triumfuar”, shpjegon Jonuzi.

Sa i përket punës mbi këtë dokumentar, regjisori shqiptaro-amerikan Jonuzi tha se “ishte si të ndërtoje diçka në një avion në lëvizje”.

“Ty të vjen një ide dhe nis planet për të ardhmen, por kurrë nuk e di se ku do të përfundosh”, deklaron Jonuzi.

Shfaqja e atij droni në stadium dhe incidentet që pasuan, u kthyen në një goditje globale për audiencën e gjerë botërore joshqiptare.

“Për ne, droni ishte thjesht mjeti. Historia e vërtetë ishin ata lojtarë dhe motivimi i tyre: shkaku se përse ata kujdesen kaq shumë rreth të qenit shqiptarë. Pikërisht këtë tentuam të eksploronim. Kur ndodhi ajo që pamë të gjithë, ishte si një moment euforik për mua personalisht. Atë natë ne (së bashku me Luftar Von Ramën) nisëm të shkruanim historinë tonë dhe nuk i jemi kthyer pas që prej atëherë”, vijon rrëfimin Jonuzi.

Dokumentari 88-minutësh, që përfshin intervista dhe momente speciale mbi futbollistët e kombëtares shqiptare, është krijuar me një buxhet tejet të ulët dhe falë donacioneve të disa komuniteteve të vogla në Amerikë. “Triumfi” do të shfaqet premierë në Festivalin e Filmit të Varshavës, nga 19-21 tetori.

“Shpata prej Druri”


Regjisori i filmit “Shpata prej Druri”, Emre Konuk, thotë se është vështirë xhirimi i një filmi në gjuhën shqipe të cilën nuk e njeh, por shton se emocionet janë universale. “Emocionet që i kam ndjerë kur kam lexuar skenarin në gjuhën turke janë të njëjta me emocionet që po ndjej pasi që i shikoj skenat e artistëve në gjuhën shqipe. Sepse aktrimi është një gjë e tillë, ka një gjuhë universale”, thotë ai, shkruan Anadolu Agency.

Regjisori i njohur turk Konuk, i cili me filmin “Çirak” ka fituar çmime të shumta në festivalet ndërkombëtare dhe në ato në Turqi, është regjisor i filmit “Shpata prej Druri”, i cili fokusohet në historinë e “jetimit Hajdar”, babai i të cilit është zhdukur gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Me këtë film bardh e zi, për herë të parë producentët turq xhirojnë një film në gjuhën origjinale shqipe dhe me artistë kosovarë në qytetet e Kosovës.

Konuk në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se filmi “Shpata prej Druri” ka një skenar shumë të fuqishëm, real dhe me fiksion shumë të mirë, duke shtuar se ky realitet dhe vërtetësi ka bërë që ai të pranojë të punojë për këtë film.

FOTO- Musa Alcan - Anadolu Agency
FOTO- Musa Alcan – Anadolu Agency

Ai thotë se është vështirë të punojë në një gjuhë që nuk e njeh, por shton se është e këndshme të punosh në Kosovë. Konuk vuri në dukje se emocionet janë universale dhe se po punon me artistë shumë kualitativ, duke i bashkuar artistët e gjeneratës së re me ata me përvojë.

“Por, unë mendoj se emocionet janë universale. Emocionet që i kam ndjerë kur kam lexuar skenarin në gjuhën turke janë të njëjta me emocionet që po ndjej pasi që i shikoj skenat e artistëve në gjuhën shqipe. Sepse aktrimi është një gjë e tillë, ka një gjuhë universale. Emocionet janë universale, ndjenjat janë universale. Kështu që ne filluam rrugën me një ekip të mirë, produksion të mirë dhe me një skenë të fuqishme dhe me lejen e Zotit do të arrijmë në përfundim”, thotë ai.

Sipas tij, do të bëhet një film i gjatë, por jo edhe i bezdisshëm. Konuk tha se “Gjatë xhirimit të skenave, e pashë si të drejtë që të përpunoj luftën e brendshme të Hajdarit…. Filmi mund të jetë i gjatë por shpresoj se nuk do të jetë i bezdisshëm. Sepse pas përfundimit të tij, çdo skenë mua më ngjall ndjenja të thella. Tani kemi ardhur në gjendje sa që duartrokasim artistët pas përfundimit të çdo skene. Kështu që do të vijë një film i fuqishëm. Një film i gjatë, por i fuqishëm i cili nuk është i bezdisshëm”.

Regjisori turk shton se në këtë film po punojnë në një histori në kohë shumë të afërt, ku sipas tij, madje edhe në fytyrat e artistëve mund të shihet ai trishtim.

“Ne kur i mbajtëm mbledhjet e para me artistët, ata i bëri të emocionohen që një producent turk dhe një regjisor turk do të xhirojë një film në Kosovë në lidhje me luftën në këtë vend. Kështu që edhe reagimi i qytetarëve në këtë vend për këtë projekt është shumë pozitiv, bëjnë më të mirën e tyre”, thotë ai.

Musa Alcan – Anadolu Agency


“Po përpiqem që të zgjedh histori të vërteta brenda jetës”

Konuk duke folur në lidhje me karrierën e tij tha se “Në këtë sektor kam hyrë si kinematograf. Vij nga teknika dhe kuzhina e punës. Por, gjithmonë kisha një emocion që të bëhem regjisor sepse kisha histori të shumta që doja të tregoja. Jeta ime që nga dita e parë ka filluar në mënyrë shumë interesante. Ditën kur kam lindur më ndërroi jetë xhaxhai, kështu që unë nuk kam festime të ditëlindjes dhe zakonisht hapen temat në lidhje me vdekjen e tij”.

“Edhe pasiqë fillova të merrem me kinema, e vërejta këtë. Kur shkruaj diçka dora ime gjithmonë shkon te vdekja. Gjitmonë kam një impuls për të shkruar diçka për vdekjen. Për shembull filmi im i parë ‘Çirak’ ishte histori e një njeriu që kishte frikë vdekjen. Edhe filmat tjerë që i kam shkruar, pra dy filmat e tjerë të treshes po i përpunojnë temat e ngjajshme. Por, ‘Shpata prej Druri’ hyri shumë mirë në mes. Sepse tema e vdekjes ndodhet në të gjitha skenat dhe në gjithë ritmin e këtij filmi. Dhe, kjo është një nga arsyet kryesore që kam pranuar këtë film. Por, karrierën time e vazhdoj jo vetëm nga kinemaja, por edhe nga sektori i serialeve. Edhe në xhirimin e serialeve, asaj që i kushtoj rëndësi është që të ketë një çështje”, thotë Konuk.




Ai bëri të ditur se karrierën e tij me seriale ka nisur me serialin “Yunus Emre” në TRT dhe se më pas ka vazhduar me “Payitaht Abdülhamid”.

“Mund të them se jam më tej se synimet e mia, pra kam një karrierë që ka përparuar shpejtë. E dua shumë punën time. Kur e xhiroj një projekt punoj deri në mëngjes për të hyrë në brendësi të atij projekti dhe për ta ndjerë atë. Për këtë arsye Zoti e jep rezultatin e kësaj”, tha ai.

Konuk thotë se të interesimi për artin vizual është një nga faktorët kryesorë që ai ka zgjedhur kinemanë. Ai thekson se në plan të parë e vendos vërtetësinë ose realitetin. Sipas tij, “Shpata prej Druri” është një film i tillë, “shumë real dhe nga jeta”. Ai tha se në Kosovë ka shumë histori e drama të tilla, jetimë që kanë humbur babatë e tyre.

Regjisori turk bëri të ditur se vitin e ardhshëm do të xhirojë një film të ri të quajtur “Uşak” (“Shërbëtor”), e cila është histori e një burri të moshuar i cili ballafaqohet me vdekjen. Ai tregon se filmi kalon në Turqinë e viteve të 1950-ta.


Të gjithë aktorët e filmit janë kosovarë

Skenari i filmit “Shpata prej Druri”, i cili po xhirohet me mbështetjen e Fondit të Promovimit të Republikës së Turqisë, me bashkëproducimin e TRT-së (Radio-Televizioni i Turqisë) është shkruar nga Selman Kılıçaslan.

Të gjithë aktorët e filmit janë kosovarë, ku aktori kryesor në rolin e Hajdarit është Florist Bajgora. Përveç tij, në kastingun e filmit janë aktorët e njohur si Fiona Gllavica, Mensur Safqiu, Bislim Muqaj, Ilir Prapashtica, Astrit Kabashi, Vedat Bajrami, Irena Cahani, Ernest Malazogu dhe Artiole Hamdiu.

“Babai i Hajdarit i cili ka lindur në fshatin Krushë të Vogël të Kosovës, Hyseini si personi i vetëm që ka shpëtuar nga një masakër e madhe e serbëve në këtë fshat në luftën e vitit 1999, është zhdukur. Pas disa vitesh pas vdekjes së nënës së tij, Hajdari mbetet i vetëm dhe përkujdesjen e tij e marrin xhaxhai Nexhati dhe gruaja e tij Fatimja. Hajdari i cili braktis edhe studimet universitare në drejtimin e historisë për shkak të kushteve ekonomike, filloi të ndiqte një shenjë me dëshirën për të gjetur babanë e tij. Gjëja e vetme që kishte mbetur si kujtim nga babai i tij për 22 vjeçarin Hajdarin, ishte një shpatë prej druri. Në kërkim të babait të tij të zhdukur, Hajdari në njërën anë bëhet dëshmitar i një qëndrimi prej dervishi të babait të tij, ndërsa në anën tjetër ndjek përgjegjësit serbë të masakrës së kryer në fshatin e tij”, është tema e filmit që po përgatitet nga kompania A23 Media.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...