2018-12-04

Reshat Sahitaj : Jeta e dyfishtë ....apo Misioni me mite moderne...



Reshat Sahitaj.jpg



Reshat Sahitaj ka lindur më 1952 në fshatin Sopijë të Therandës. Ka një veprimtari letrare, kulturore dhe atdhetare. Për shkaqe politike, autori qe i detyruar të largohej më 1979 nga Kosova dhe të vendosej në Belgjikë. Në Bruksel ndjek studimet e gjuhës frënge dhe diplomon në Ecole Supérieure de l’Etat. Atje ishte ndër organizatorët e shumë demonstratave kundër terrorit serb në Kosovë. Me 1983 emërohet sekretar për marrëdhënie me jashtë në Komitetin e Mbrojtjes së të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, me kryetar Enver Hadrin. Pas vrasjes së Enver Hadrit, vazhdon veprimtarinë politike në Byronë Informative të Republikës së Kosovës deri në përfundim të luftës në Kosovë. Ka dhënë një kontribut të çmuar në miratimin e të gjitha rezolutave për Kosovën në Parlamentin Evropian që nga viti 1989 deri më 1998.


Reshat Sahitaj ishte ndërmjetësues i kontakteve të para diplomatike në mes të të gjithë personaliteteve kosovare në Parlamentin Evropian, Senatin Belg dhe NATO.



Ne verën e 1998, në lokalet e OKB-së në Gjenevë, Reshat Sahitaj në bashkëpinim me zonjën Anne Marie–Lizin, arriti të organizon konferencë për shtyp të UÇK-së, ku mori pjesë edhe politologu shqiptar nga Tetova zt.Bardhyl  Beqir  Berisha- Mahmuti.

Shkrimtari dhe politikologu Reshat Sahitaj në romanet dhe publikimet e tija të ndryshme merret me temat më të ndjeshme të cilat po e godasin shoqërinë shqiptare, e për të cilat të tjerët nuk kanë guxim të shkruajnë. Kjo është cilësia që e dallon dhe e bënë Reshat Sahitaj-n të veçantë ndaj të tjerëve. Për këtë arsye disa lexues evropian e quajnë atë 'Viktor Hygo i letërsisë shqiptare'.



(Flori Bruqi)


*******



Rezultate imazhesh për reshat sahitaj



Akademik Prof.Dr.Rexhep Qosja 


Parafjalë 

Ata që e njohin Reshat Sahitajn dhe ia dinë, pak a shumë jetëshkrimin, do t’i kuptojnë plotësisht motivet e tij për të shkruar romanin Jeta e dyfishtë.
Në moshën njëzeteshtatëvjeçare, kur po përpiqej të sendërtonte prirjet e tij artistike të vërejtura herët në fushë të teatrit, ai do të shtrëngohet që, për shkaqe politike, të largohet prej Kosovës dhe të kërkojë strehim në botën e huaj. Me vete do të marrë, natyrisht, prirjet krijuese, që nuk iu kishte bërë e mundshme t’i dëshmonte në vendin e lindjes dhe shqetësimet për gjendjen në Kosovë, dhe për ardhmërinë e saj, për të cilën atëherë ishte e dënueshme të mendohej zëshëm e të flitej publikisht. Do të strehohet në Belgjikë, ku do të ketë mundësi edhe të përfundojë shkollimin e lartë, në gjuhën frëngjishte, por edhe të shprehë kërshëritë e tij krijuese në fusha të ndryshme: në fushë të teatrit, të filmit dhe të letërsisë – të bëjë regji dramash, të luajë në film, të shkruajë skenarë, të shkruajë tregime dhe roman, të përpilojë përmbledhjen e vjershave të mikut të vet, Enver Hadri. Në Bruksel, ku ishin të vendosura institucionet kryesore të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, ai do të ketë mundësi të takojë bashkëkombas nga Shqipëria, që aty ishin si diplomatë apo që vinin prej Tiranës zyrtarisht dhe bashkëkombas nga Kosova, që aty vinin për strehim politik apo, më vonë, pas shpërbërjes së Jugosllavisë, edhe zyrtarisht. Aty, në Bruksel, do të shohë e do të njohë edhe bashkëkombas që nuk i kishte takuar më parë dhe do të mësojë për Shqipërinë shtetërore e për Kosovën edhe çka nuk mund të mësonte prej shtypit të huaj. Veprimtarinë e Lëvizjes kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në Kosovë dhe në botën e huaj si dhe rolin e partive politike të krijuara pas shpërbërjes së Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë e individëve të ndryshëm në këtë Lëvizje, ai do t’i përcjellë në vazhdimësi, qoftë si veprimtar politik, qoftë si kronist i ardhshëm i saj. Në sajë të lidhjeve që do të krijojë me nëpunës të administratës së Bashkimit Evropian, ai dhe miqtë e tij, do të ndikojnë për t’u bërë i mundshëm pranimi i grupit të parë të intelektualëve kosovarë në Parlamentin Evropian në vitin 1991.
Është e kuptueshme, prandaj, pse pjesa më e madhe e krijimtarisë letrare të Reshat Sahitajt është frymëzuar nga zhvillimet dhe ngjarjet në Lëvizjen Kombëtare. Romani Jeta e dyfishtë është vepra më e mirë e Reshat Sahitajt për këtë lëvizje. Ky nuk është roman historik tradicional. Jo. Ky është roman, në të cilin shprehet përvoja e romanit postmodern, në të cilin, në të vërtetë, dokumenti dhe fiksioni herë gërshetohen e herë këmbehen, gjithnjë në varësi nga qëllimi i autorit për t’i bërë më të mbuluara apo më të zbuluara ngjarjet e perzonazhet e ndryshme në të. Kjo e bën strukturën e romanit më të përbërë e kjo do të thotë, njëkohësisht, më të thelluar kuptimisht dhe artistikisht. Si përzgjedhja e ngjarjeve, e veprimeve, e të bërave, e sjelljeve, e shprehive dhe e mendimeve të personazheve, ashtu edhe letrarizmimi i tyre më i paktë apo më i theksuar, kur e kur vihen në shërbim të ironisë apo të satirizmit të tyre. Shkrimtari, që ia ka kushtuar vitet më të mira të jetës Lëvizjes pë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, nuk pranon të jetë krijues asnjanës, i cili prej lartësisë olimpike e shikon botën, në të cilën ngjajnë ndodhitë që trajton dhe në të cilën veprojnë personazhet e tij. Ironia dhe satira, prandaj, përfaqësojnë ndjenjën e tij, përkushtimin e tij, gjykimin e tij, shprehjen e tij dhe ato, sado në situata të ndryshme, përdoren me funksione e me efekte të ndryshme, i bëjnë atë ndjenjë, atë përkushtim, atë gjykim, atë shprehje masë estetike të romanit Jeta e dyfishtë.
Si të gjitha romanet e quajtura historike, apo politike, apo satirike, ashtu edhe romani i Reshat Sahitajt, Jeta e dyfishtë, do të zgjojë kërshëri të fortë të lexuesve jo vetëm për vlerën e tij artistike, por edhe për ngjarjet dhe personazhet që trajtohen në të. Më në fund, edhe vetë titulli i romanit Jeta e dyfishtë është i mjaftueshëm për të frymëzuar supozime, hamendje, kërkime për të vërtetën jetësore që paraqitet në të. Reshat Sahitaj nuk do të jetë autori i parë as autori i fundit, të cilin ata që të vërtetën artistike, kur pa të drejtë e kur me të drejtë e njëjtësojnë me të vërtetë jetësore, do ta shpërblejnë me ndjenja të ndryshme: me adhurim – disa e me qortim – disa të tjerë! Si të parëve ashtu edhe të dytëve, ndërkaq, mund t’u thuhet që të lexojnë apo, së paku, që të kujtojnë sqarimet që shumë shkrimtarë, me qëllim që të shmangin moskuptimet a keqkuptimet e ndryshme që mund të shkaktojnë gërshetimet dhe kombinimet e dokumentit dhe fiksionit në letërsi, e kanë quajtur të nevojshme të venë në fillim të romaneve të tyre: të dashur lexues, ju lutem të keni parasysh se përputhjet e mundshme ndërmjet personazheve këtu të krijuara e individëve të gjallë dhe ndërmjet ngjarjeve këtu të përshkruara e ngjarjeve reale mund të jenë vetëm të rastit. Në qoftë se dikush nuk mund të durohet pa bërë njëjtësim të tillë, le ta dijë se e bën në dëmin e vet dhe, natyrisht, jo të veprës sime!
Reshat Sahitaj nuk e vë një sqarim të këtillë në fillim të romanit të tij: i beson mirëleximit të lexuesve të tij. Ai ka krijuar vepër gjuhësore-artistike e s’e ka fotografuar jetën, por vepër gjuhësore artistike, e vërteta artistike e së cilës s’është e thënë të mos përputhet kur e kur edhe me të vërteta jetësore.


(Rexhep Qosja (25 qershor 1936, Vuthaj) është historian letërsie, kritik letrar, shkrimtar, publicist dhe akademik shqiptar. Është anëtar i rregullt dhe korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, dhe ka qenë i angazhuar në politikën kosovare të pasluftës.



 Katër klasat e para të fi­llores i kreu në Vuthaj, kurse gjysmë­maturën në Guci. Më 1959 mbaroi Shkollën Normale në Prishtinë, ndërsa më 1960 u regjistrua në Degën e Gju­hës dhe të Letërsisë Shqipe të Fa­kultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku u diplomua më 1964. 

Në vitin 1967 u pranua asistent në Institutin Albano­logjik të Prishtinës dhe gjatë viteve 1967/68 specializoi shkencën e le­tërsisë në studimet e shkallës së tretë në Fakultetin Filologjik të Univer­sitetit të Beogradit. 

Më 1969 u zgjodh bashkëpunëtor shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës.

 Në vitin 1971 mbrojti tezën e doktoratës mbi jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit me punimin "Asdreni, jeta dhe vepra e tij" në studimet e tij pasuniversitare në Universitetin e Beogradit. Pas doktorimit, më 1972, u zgjodh, një herë bashkëpunëtor i lartë e pastaj, këshilltar shkencor në Institutin Al­banologjik, si dhe profesor inordinar dhe profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. 

Ishte drejtor i Institutit Albanologjik prej vitit 1972 deri më 1981, shef shumëvjeçar i Degës së Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe të Fakultetit Filozofik dhe, gjatë viteve 1974-1975, kryeredaktor i jashtëm i revistës letrare Jeta e Re.

 Më 1989 iu propozua që të bëhej kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, por Qosja refuzoi.


Pas ndryshimeve politike më 1990 në Shqipëri, Qosja u bë ndër kritikët më të zëshëm të kulturës dhe elitës politike si derivat gjenealogjik i nomenklaturës komuniste.


Dhjetëvjeçarin para Luftës së Kosovës mori emër si figurë e realitetit kombëtar shqiptar. Politikisht organizoi Forumin Demokratik të Intelektualëve Shqiptarë si kundërpeshë ndaj LDK-së së Ibrahim Rugovës, më 1998 shkoi edhe më tej, duke e themeluar Lëvizjen Demokratike të Bashkuar (LDB).

 Në këtë cilësi mori pjesë në bisedimet në Rambouillet në shkurtin e vitit 1999 si anëtar i delegacionit shqiptar. Pas luftës Qosja mori pjesë në Këshillin Administrativ Interim vendosur më 15 dhjetor 1999. Pas një viti, më 16 dhjetor, dha dorëheqjen nga kryetarësia e LDB-së pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e 28 tetorit të atij viti.


Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike Ka botuar recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.

Në vitin 2010 Instituti Albanologjik i Prishtinës botoi kompletin e veprave në 29 vëllime....)

*******





Demir Gjergji*,Tiranë


Misione me mite moderne




Rrëfehet e këndohet se dikur, një mëngjes, i zoti i shtëpisë, kishte fërkuar sytë se mos ishte ende në ëndërr, kur kishte parë në skaj të oborrit një ardhacak që po ia bënte me shenja: E përshëndeste, i kërkonte ndihmë, e përqeshte, apo... Sido që të ishte, i zoti i shtëpisë dhe i oborrit vendosi t’ia kthente me përshëndetje dhe mikpritje...Po atë ditë, i la punët e veta dhe e ndihmoi ardhacakun të ngrinte një strehë për sojin e tij. Ditën tjetër i lëshoi një ngastër arë, i ndau një vijë uji, i bërë vend për një copë rrugë. Dhe... rrëfehet e këndohet se ardhacaku vazhdonte ta njatjetonte në gjuhën vet, i lutej Zotit të vet, kremtonte shenjat e të parëve, këndonte dhe hidhte vallet që i kishte sjellë prej andej, larg, nga kishte ardhur... “Kaq kohë bashkë dhe nuk mësove të më përshëndesësh në gjuhën time, nuk po i kërcen vallet e mia, nuk po di t’i lutesh Zotit tim. Qenke i mbrapshtë!”, - na i thotë ardhacaku të zotit të vendit në ditën e tretë të vitit të shtatë. “Kam Zotin tim”,- ia ktheu vendaliu. “Nuk ka dy zota, një për mua dhe një për ty!”,-u ngrys ardhacaku duke bërë kryqin në mënyrën e vet. Dhe rrëfehet e këndohet se të nesërmen i ardhuri e kishte kthyer të gjithë ujin në vijën e vet. “Një burim ka, për mua dhe për ty!”- iu kërcënua tri ditë më vonë.
Këtu mbaron legjenda dhe nis historia me mite e simbole shqiponjash, gjaku, gjëmash, me shenja dhe tempuj ambulantë, kryqe, mjekra, gjarpërinj, kuçedra, plagë. Tashmë jeta ishte përmbysur si pyjet prehistorikë dhe, në vend të diamanteve, ishin formuar këto simbole e shenja, që ndrinin nëpër armë në radhët e para të ushtrive, duke u bërë arsyeja kryesore e tragjedive të mëdha! Ardhacaku po ia shante Zotin, po ia lidhte gjuhën, po ia shkilte gjakun, po ia nxinte dasmat, po ia... Mozomazi! Dhe vërtet kishte më zi! Historia shkruan dhe dokumenton se pjella e tretë iu krenua një ditë të atit: “Kam mësuar ta përshëndes ardhacakun në gjuhën e tij!” Një ditë tjetër ardhacaku e qesëndisi, duke i thënë se mbrëmë nuk ishte bërë burrë me gruan e tij, në shtrat! “Hafije! Gjarpër në gji! Po të mos isha bërë unë burrë, ti nuk do të kishe lindur!, - iu hakërrye të birit, sapo hyri në shtëpi. Kush, veç tij, mund ta nxirrte këtë sekret!
Pikërisht kjo legjendë-histori është jo lënda, por antilënda e romanit të Reshat Sahitajt, “Gjarpëri në gji”. Gojëdhënën, historinë, madje dhe të sotmen e Kosovës jemi mësuar ta dëgjojmë, mësojmë dhe përjetojmë nëpërmjet mitologjisë dhe simbolikës së mësipërme, ndërsa kjo vepër na ofron një tjetër optikë për ta bërë këtë. Asgjë prej asaj simbolike nuk haset në këtë prozë, as shqiponja, as epet, as sokëllima luftëtarësh mbi gryka topash, as kuaj që notojnë në gjak, as kulla-kështjella. Romani procedon me elementët jetësorë të së zakonshmes, duke iu larguar mjeshtërisht skemës dhe hiperbolizimit ekstrem të dukurive. Aty ku bëhet be për besën, ajo mungon, aty ku i bihet gjoksit me mburrje, me qind për qind, ke për të ndeshur nënshtrimin e servilizmin, aty ku bërtet burrëria, ka hedhur rrënjë impotenca, aty ku deklarohet vend e pa vend atdheu, është harruar ai, madje edhe më keq, mund të jetë shitur. Duke synuar një prozë sa më afër së vërtetës, qoftë ajo edhe historike, autori Sahitaj ka shkuar natyrshëm drejt kësaj logjike. Asimi është një djalë që vuan pengun e një dashurie të ndërprerë dhunshëm dhe padrejtësisht. Ai nuk ia ka ngenë politikës, por rrjedha e saj e rrëmben, dashur pa dashur, duke e drejtuar në një rrugë të pashmangshme përballë hasmit të lirisë dhe dinjitetit. Në asnjë rast ai nuk betohet, nuk shan, madje as urren, vetëm kërkon atë vijën e ujit që ia ka zënë ardhacaku. Stacioni i fundit i kësaj rruge është fundi tragjik i një jete njeriu dhe intelektuali të ndershëm. Ndryshe shfaqet Bujari, personazhi më i realizuar i romanit. Si rrallë në letërsi, çuditërisht, ai nuk mund të quhet as personazh negativ, as pozitiv. “Në çastin, kur po e kalonin kufirin e po shkelte në tokën e Kosovës, ndjeu një mall aq të madh, sa gati iu ndal fryma. Harroi, se pas tij qëndronin mijëra njerëz, që policia maqedonase nuk i lejonte të hynin në atdhe. U përkul pak. Preku pluhurin e tymosur në asfaltin, që përvëlonte nga nxehtësia e qershorit. Lotët treteshin në pluhur. Zyrtari D. e mbajti për supesh sikur t’i jepte kurajo. Në ato çaste nuk mund ta shpjegonte, nëse i vinte turp, apo ndjente dhembje. Mblodhi forcat dhe u ngrit për të vazhduar rrugën”,- shkruhet diku në roman. I dobët dhe këmbëngulës në realizimin e detyrave. Diku i pranon me zell urdhrat, diku i vjen keq për ata që po spiunon: Hafije dhe i besës, potent dhe impotent edhe në marrëdhënet intime me femrat, i zgjuar dhe leshko në ndonjë rast, dyshues dhe i bindur, i vendosur dhe në mëdyshje... Por i dëmshëm apo i dobishëm!? Autori nuk merr përsipër ta caktojë këtë vend, ashtu siç nuk përcaktohet edhe ndaj figrave të njohura të politikës së ditës në Kosovë. Të huajt dhe vendasit, pushtuesit dhe çlirimtarët, nuk përcaktohen në ngjyrat bardhë e zi. Askush nuk shahet, askush nuk anatemohet. Duke e përdorur humorin, groteskun dhe satirën si armën e më të fortit, autori ndërton skena dhe episode, të cilat e ngrenë veprën në nivelin e një letërsie antologjike. Nuk po merremi shumë shembuj, por po përmendim vetëm kapitullin e parafundit të romanit, me titull “Dasma”. Vetëm një penë e shkathët dhe me mjaft përvojë, një logjikë artistike dhe intuitë e vërtetë mund ta ndërtojë një grotesk të tillë. Vetëm mbi këtë kapitull mund të ndërtohej skenari për një film (anti)epope mbi Kosovën. Është një realitet mbi një histori që përsëritet. Ardhacaku i legjendës, tashmë është konkret: një zyrtar i ndërkombëtarëve që martohet me një vajzë Kosove, Zarën! Autori e bën lexuesin jo të verë kujen, por t’ia plasë gazit. Tragjedia dhe komedia bashkëjetojnë njësh, si kudo, të kundërtat. Duke qenë brenda së vërtetës, autori nuk vendoset, nuk mban qëndrim. Është lexuesi ai që herë-herë thotë: malluar qoftë ai, i lumtë këtij! I parë në këtë plan, romani është një antiepope për “epopenë” kosovare, është një kronikë për antikronikat spekulative të medias, është një antideklaratë, për deklaratat nëpër takime diplomatike dhe zyra ndërkombëtare.

(Poezinë e parë Demir Gjergji*  e boton në vitin 1970.Libri i parë “Ngjyrat e tokës”, sheh dritën e botimit në vitin 1974.

“Në sytë e mi” është përmbledhja e dytë poetike e botuar fill pasi përfundon studimet në Ut Tiranë, për gjuhë letërsi.

Më 1997, pas kthimit nga Italia, ku qëndron 2 vjet si emigrant, boton librin me poezi “Mërgimi i bukurisë“

Në vitin 2000 nxjerr në qarkullim librin tjetër me poezi “Vera në ikonë“

2001, nxjerr në qarkullim libri me profile shkrimtarësh “Shtëpia e shkrimtarit”

Një vit më pas boton përmbledhjen me poezi “Digjet ylli i ikur.

Në vitin 204 shkruan dhe boton monografinë “Haxhi Gjyli, një jetë për shkollën”.

2005- Boton përmbledhjen poetike “Ishujt e mbrëmjes”.

Në vitin 2008 shtëpia botuese “Toena” i boton në serinë e poezisë shqipe, cikli “Kambana”, përmbledhjen poetike “Vetëm (V)era vjen”.

Po në këtë vit i jep lexuesit adoleshentët një libër me përralla “Pse nuk qeshte bija e mbretit”.

Para pesë vjetësh, pikërisht në ditën e Shën Valentinit të atij viti, ky autor u dhuron lexuesve të dashuruar përmbledhjen me poezi dashurie ”Bibla e buzëve”, që është libri i parë i një triptiku botimesh me poezi dashurie.

Botim tjetër është libri poetik: ”Orë akulli”, si pjesë e dytë e triptikut. Botimi i fundit është romani “Biri i Botës”. Ndërkohë përmbledhja e tretë me poezi, që po përgatit për botim, me titull, “Alfabeti i algave”, është libri i fundit i triptikut

Ndërkohë Demir Gjergji ka qenë dhe vazhdon të jetë mjaft aktiv në faqet e shtypit të shkruar dhe në median e folur. Ka 12 vjet që punon si gazetar në "Radio Tirana", duke realizuar një nga emisionet më jetëgjata dhe më interesante “Fjala si Fillim, Fjala si Flijim", i cili i kushtohet tërësisht letërsisë dhe autorëve të saj.

Krijimtaria e këtij autori është vlerësuar me çmime të ndryshme si Çmimi i dytë kombëtar për poemë në vitin 1986, Çmimet “Ditët e poezisë Shqipe” në vitin 2001, “Skampini” etj.)





Prof. Dr. SADRI FETIU*



Vepër që çmistifikon rrjedhat e politikës së sotme

Reshat Sahitaj, “Jeta e dyfishtë”, botoi Forumi i Krijuesve të Artit, Prishtinë, 2005.

Studiuesit e letërsisë kaherë kanë konstatuar se për të krijuar një roman të suksesshëm është e domosdoshme që autori të ketë përvojë të pasur jetësore dhe në mënyrë të veçantë, përvojë në fushën e krijimtarisë letrare. Të dy këta përbërës të suksesit i ka autori, Reshat Sahitaj, romanin e të cilit, “Jeta e dyfishtë” do ta trajtojmë brenda këtij vështrimi. Ai është sprovuar shumë në jetë, sepse që nga fëmijëria e ka përjetuar skamjen dhe vuajtjen, në rini është ballafaquar me dhunën dhe shtypjen nacionale, pastaj edhe jetën e rëndë të mërgimtarit dhe luftën për të çarë përpara si individ në planin e ngushtë personal dhe si pjesëtar i Lëvizjes Kombëtare për lirinë e Kosovës.
Reshat Sahitaj edhe në fushën e krijimtarisë letrare deri sot ka dhënë prova të suksesit me ty përmbledhje të tregimeve dhe me dy romane. “Jeta e dyfishtë” – romani i tij i tretë tashmë dëshmon për pjekurinë e tij të plotë në këtë fushë të vështirë të krijimtarisë letrare.
Duke përfundur kaptinën “Synimet e romanit Protej”, studiuesi i njohur i “Historisë së romanit modern”, Rene Maria Alberes, konstaton “veçoria dalluese e një romani gjendet pa dyshim në fuqinë dhe besueshmërinë e atij vizioni që na ofron, të atij zëri që flet, ose edhe të atij konstruksioni arkitektural që na imponohet vetvetia, duke i zbuluar disa karakteristika të hapësirës imagjinare”.
Duke u nisur nga këto konstatime mund të themi se romani “Jeta e dyfishtë”, me visionin e tij te paraqitjes së ngjarjeve bashkëkohore, më në fund, si edhe shumë vepra të suksesshme të letërsisë, nuk mund të përkufizohet thjesht brenda llojit të caktuar. Ai është kallëzim, rrëfim i mirëfillët që flet me besueshmëri të plotë për njerëzit dhe kohën në rrethana të caktuara historike.
Si krijim i veçantë autorial në të gjitha aspektet e ka trashëguar mitin dhe epopenë. Si roman i ri, në kuptimin e mirëfilltë të teorisë së romanit, ndonëse flet, rrëfen, për ngjarje bashkëkohore, mund të thuhet edhe për të sotmen e drejtpërdrejtë, për njerëzit që janë në jetë dhe në skenën e politike, autori ka meritë të veçantë, sepse e ka ruajtur me shumë sukses distancën emocionale, qetësinë karakteristike dhe paanësinë që e karakterizon eposin. Ai pothuajse në asnjë rast nuk i vlerëson drejtpërdrejt heronjtë e veprës së tij, por vetëm rrëfen për ta, për veprimet, për botën e tyre shpirtërore, për mendësinë dhe pasionet e tyre. Për ta bërë më të besueshëm rrëfimin e tij, ai në strukturën tekstore të romanti sjell edhe pjesë thjeshtë dokumentare, duke krijuar trajta të veçanta të palimpsestit brenda struktura të ndryshme tregimtare.
Trashëgimia mitike edhe në këtë rast, siç ndodh përgjithësisht me mitin si kuptim i veçantë në raport me artin, lidhet drejtpërdrejt me besueshmërinë. Kështu, romani me mënyrën gati dokumentare të paraqitjes përmban në vetvete mitin modern, që njëkohësisht veron si proces i çmitizimit, i cili në përmasa të përgjithshme të rrëfimit e bën çmistifikimin e rrjedhave politike të kohës sonë, i nxjerr në sipërfaqe të gjitha trillimet, mashtrimet dhe përgjithësisht veprimet e errta, tinzare e tradhtare të njerëzve të kohës sonë, kryesisht të shqiptarëve të Kosovës dhe armiqve të tyre.
Në pjesët e strukturës tekstare, kur autori nuk merret drejtpërdrejt me personazhet, brenda kallëzimit veprojnë intermecotë si struktura eseistike e poetike, ose thjesht si dokumente që, bashkë me krijimin e atmosferës së përgjithshme, e pasurojnë strukturën tregimtare me llojllojshmëri të reja shprehëse.
Të gjitha këto shpërndërrime të rrëfimit imagjinativ për ngjarjet, të dokumenteve faktike që shtrihen në kufijtë e dëshmive reale me të dhëna themelore që lidhen në kohën konkrete, të shpjegimeve të përgjithësuara për njerëzit dhe mjediset e ndryshme nga pozicioni i rrëfimit të narratorit të gjithëdijshëm, romanit i japin veçoritë proteike që e provokojnë imagjinatën e lexuesit.




Në të vërtetë, lexuesin e shqetësojnë jo vetëm njohuritë e reja që gërshetohen brenda rrëfimit, por edhe mëdyshjet për vërtetësinë e tyre. Këto mëdyshje që nxisin mendimin, bëhen edhe më provokuese, kur brenda formave të nduarduarshme të rrëfimit janë edhe personat realë, figurat e njohura të politikës bashkëkohore. Situatat e këtilla realizohen më së shpeshti me mjete të shprehjes origjinale të një ironie të hollë, që vende-vende shndërrohet në groteskë, duke i zgjeruar kështu përmasat satirike të romanit.
Në shikim të parë duket se vepra është një rrëfim spontan për njerëzit dhe kohën, megjithëse romani ka një strukturë të planifikuar në mënyrë të plotë, që formalisht ka edhe pamje të një ditari. Kjo përshtypje krijohet, sidomos kur shihet se kaptinat e romanit, në të shumtën e rasteve, nuk kanë tituj të veçantë, por identifikohen sipas vendit dhe kohës në të cilën bazohet rrëfimi.
Dhe koha e drejtpërdrejtë e ngjarjeve të romanit ka një shtrirje të plotë tridhjetëvjeçare, por rrëfimi është përqendruar në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI, mu në kohën kur brenda hapesirës shqiptare, ballkanike dhe evropiane ndodhin ngjarje të mëdha dhe hapen procese që nuk kanë përfunduar ende.
Romani “Jeta e dyfishtë” ka strukturë të plotë tregimtare dhe disa personazhe që me sjelljet dhe veprimet e tyre praqesin shtyllat e konstruksionit arkitektonik të saj. Bartës i tërësisë së rrëfimit është Arsimi, protagonist që është krijuar në bazë të parimeve themelore të romanit të personazhit.
Arsim Shaqir Berisha, siç identifikohet vetëm në një rast brenda romanit, është veprimtar i Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës. Arsimi është figurë e plotë me përmasat e heroit të veprës, me të cilin fillon dhe mbyllet tragjikisht rrëfimi në roman. Në bazë të shumë shenjave identifikuese është e besueshme se ky personazh përmban shumë segmente autobiografike të autorit të veprës dhe sigurisht është edhe bartës i ideve të tij.
Me sukses të plotë, krahas Arsimit, është ngrehur edhe figura e antagonistit të tij shpirtëror dhe ideor, Bujarit, gazetarit, agent të rrezikshëm të shërbimit sekret serb. Duke krijuar me përmasa të plota figurën e Bujarit në bazë të parimit të epizmit klasik, ai ka bërë një personazh krejtësisht origjinal në traditën e romanit shqiptar. Në këtë mënyrë atë bashkë me Stanishiçin, që paraqet nyje të veçantë për ngjarjet e romanit, i ka ndërtuar si personazhe të plota letrare dhe romanin e ka larguar nga klishetë karkateristike për romanin policor.




Brenda hapësires imagjinative të rrëfimit për Arsimin dhe Bujarin veprojnë edhe shumë personazhe reale dhe të imagjinuara që paraqesin tërësinë komplekse te rrjedhave politike brenda hapësirës shqiptare. Janë realizuar me profilin e plotë sidomos figura e Mehmetit, politikanit tradicional të Kosovës qëp vepron ne dy etapat e rendesishme të historisë së saj, te kohës së monizmit dhe fill pas saj, pastaj ajo e Zanës, e Vjoses, e Jerës e te tjera. Autori i ka përcaktuar qartë me veçori dalluese edhe njerëzit e njohur realë të kohës sonë, sidomos figurat e njohura te skenës politike të Kosovës dhe të Serbisë bashkë me dy protagonistët e saj, Ibrahim Rugovën dhe Sllobodan Milosheviqin.
Brenda pjesës dokumentare të këtij romani nuk janë pa interes edhe figurat politike evropiane dhe amerikane, reale dhe të imagjinuara, të cilat, pos të tjerave, dëshmojnë edhe për nivelin e veçantë veprimit politik bashkëkohor në krahasim me naivitetin dhe meskinitetin e veprimeve të politikanëve shqiptarë e ballkanikë.
Ecuria artistike e rrëfimit proteik brenda romanit “Jeta e dyfishtë” pëson ndërrime të skajshme: nga ngrohtësia e dhembshme për fatin e njeriut, dashuria njerëzore për jetën, nga shëmtia e tradhtisë e pasionet e ulëta epshore, diagrami i rrëfimit lëviz drejt paraqitjes ironike e sarkastike të realitetit, në të cilen bashkëjetojnë mendësia e robit – shërbëtor i të huajve që është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të realizuar favoret e veta dhe karakteri i lartë i heroit e gatishmëria e tij për flijim për ideale me të larta për lirinë dhe bashkimin kombëtar të shqiptarëve.
Këtu me ndjeshmëri të theksuar dhe me qëndrim karakteristik te epikës tradicionale është paraqitur edhe lufta e UÇK-së me të gjitha nuancat tronditëse, madheshtore dhe tragjike. Edhe përmasat e kësaj lufte i karakterizon qëndrimi objektiv i autorit dhe ndërtimi i suksesshëm i situatave konfliktuoze dhe i atmosferës së përgjithshme të pjesëmarrjes së faktorit popull në këto rrethana tragjike, të ralizuara jashtë skemave të njohura të veprimeve ushtarake të paraqitjes bardh e zi të ralitetit në romanin shqiptar të luftës.
Brenda shpërnderrimeve të konkretësisë reale jetësore dhe fiksionit të procesit krijues, për të cilin flet Rexhep Qosja në Parathënien e veprës, vend të veçantë ka përmasa politike e romanit. Mund të thuhet se duke krijuar personazhet reale nga jeta dhe ato të imagjinuara, që janë fort lehtë të identifikueshme, autori nuk e ka kursyer askend, madje edhe njerëzit e tij të identifikueshëm nga rrethi i ngushtë familjar.
Ky dimension i romanit do të bëjë veprën më të lexueshme për shkak të kureshtjes së njeriut tonë për ta njohur të sotmën, sidomos përmasat e politikës bashkëkohore, por do të hapë edhe diskutime që do të dalin jashtë sferës së artit.
Megjithatë, romani nuk guxon kurrësesi të identifikohet me pamfletin politik, sepse me të gjithë përbërësit e strukturës së vet është vepër e artit, është roman i ri në kuptimin e mirëfilltë teorik të kësaj fjale, që si lloj i veçantë i ka munguar letërsisë sonë. Prandaj, duke përfunduar këtë vështrim të shkurtër për veprën, mund të themi lirisht se romani “Jeta e dyfishtë” i Reshat Sahitajt është vepër që synon të hapë shtigje të reja për artin shqiptar të kohës sonë.

(*Sadri Fetiu lindi në fshatin Peçan të Therandës (Suharekës), më 7.2.1942. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje dhe në Therandë, gjimnazin në Prizren dhe Fakultetin Filozofik – Grupin e Albanologjisë – në Prishtinë, më 1965. Gjatë kohës sa ishte në studime (1961–1964) ka punuar gazetar për çështje të kulturës dhe të arsimit në Radio-Prishtinë. Për 12 vjet me radhë (në vitet 1965–1977) ishte mësimdhënës i gjuhës dhe i letësisë shqipe në qendrën shkollore teknike “19 Nëntori” të Prishtinës. Pas kryerjes së studimeve pasuniversitare (1972-1974), në vitin 1976 e mbrojti temën e magjistraturës.
Më 1977 angazhohet në fushën e studimeve të letërsisë popullore në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Krahas punës për mbledhjen e materialeve folklorike, ka botuar një numër studimesh nga fusha e folkloristikës shqiptare, duke u përqendruar në mënyrë të veçantë në studimin e baladës popullore shqiptare. Disa nga studimet e tij janë botuar edhe në gjuhën frënge në revistat shkencore të Tiranës dhe në revistën “Recherches albanologique” të IAP-së.
Më 1987 në Fakultetin e Filologjisë së Universitetit të Prishtinës e ka mbrojtur tezën e doktoratës “Poetika e baladës popullore shqiptare”.
Është zgjedhur në mënyrë të rregullt në të gjithë titujt shkencorë, në Degën e Folklorit të Insititutit Albanologjik. Ka qenë anëtar shumëvjeçar i redaksisë së revistës shkencore “Gjurmime albanologjike” – Seria folklor dhe etnologji, si dhe në redaksitë e botimeve të veçanta të botimeve të IAP-së. Është zgjedhur gjithashtu anëtar i redaksisë së botimit shkencor “Çështje të folklorit shqiptar” të Institutit të Kulturës Popullore të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.
Duke filluar nga viti 1991 ka qenë ushtrues i detyrës së drejtorit e më vonë për dy mandate radhazi është zgjedhur drejtor i Insitutit Albanologjik të Prishtinës, duke kryer këtë detyrë për 16 vjet (1991–2007).
Ai është shkencëtar mjaft prodhimtar dhe i thelluar. Është autor i shumë punimeve shkencore dhe i një numri të konsiderueshëm recensionesh për veprat e botuara nga fusha e folklorit dhe e letërsisë. Ka dhënë ndihmesën e vet të veçantë për redaktimin e një numri të botimeve dhe të revistave të Institutit.

Deri tash ka botuar këto vepra shkencore dhe profesionale:

1.Këngë popullore të Rilindjes Kombëtare (bashkë me dr. Sh. Pllanën dhe mr. Rr. Berishën) IAP, Prishtinë, 1978
2.Romani shqiptar i luftës, Redaksia e Botimeve e ”Rilindjes”, Prishtinë, 1979
3.Ninulla, IAP, Prishtinë, 1982
4.Këngë dhe lojëra të fëmijëve, IAP, Prishtinë, 1983
5.Poetika e baladës popullore shqiptare, IAP, Prishtinë, 1987
6.Këngë kreshnike II, IAP, Prishtinë, 1991 (bashkë me dr. Rr. Berishën dhe dr. A. Zejnullahun)
7.Rizah Bllaca – Këngë popullore, I dhe II, IAP, Prishtinë, 1997 (bashkë me dr. Rr. Berishën dhe mr. J. Ahmetin)
8.Vargje satirike (vjersha), “Dija”, Prishtinë, 1998
9.Balada popullore shqiptare – Aspekte krahasimtare, IAP, Prishtinë, 2000
10.Udhëkryqet e Kosovës (përmbledhje artikujsh dhe recensionesh) “Elta BS” & “Artini”, Prishtinë, 2005
11.Këngë popullore historike , v. I, II, III dhe IV, IAP, Prishtinë, 2007 (autor i parathënies dhe bashkautor me Rr. Berishën, F. Sylën, A. Zejnullahun dhe J. Ahmetin)
12.Folkloristikë, IAP, Prishtinë, 2009
Aspekte te studimeve albanologjike, IAP, Prishtinë, 2012

Ka suksese edhe në punën pedagogjike. Ka qenë i angazhuar për gjashtë vjet radhazi nga Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës profesor për lëndët: folklor krahasimtar dhe mitologji në Degën e Letërsisë Krahasimtare.
Për katër semestra ishte pedagog i lëndëve: histori e letërsisë shqipe e romantizmit dhe letërsi moderne shqipe (si lëndë të zgjedhura) në studime pasuniversitare të Degës së Historisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës.
Ka mbajtur lëndën e teorisë së letërsisë në SHLP të Prizrenit (gjatë viteve 1998-1999), si dhe ka ligjëruar lëndën letërsi për fëmijë në Fakultetin e Mësuesisë të Universitetit të Prishtinës.)




FRAGMENT NGA ROMANI “JETA E DYFISHTË”
PRISHTINË, “BREGU I DIELLIT”, NË BANESËN E MEHMETIT




Bujarin nuk e zinte vendi-vend. Stanishiqi e kishte ngarkuar të organizonte takime sekrete me disa liderë shqiptarë, për një takim të mundshëm me Millosheviçin. Stanishçi këtë do ta kishte bërë edhe vetë ose përmes dikujt tjetër. Mirëpo ai donte t’ia ngriste vlerat njeriut të tij besnik. Bujari kishte diskutua vetëm me njërin prej tyre, që ishte i sigurt se edhe ai ishte në rrugën e tij dhe nuk do ta tradhtonte. Priste që nga Beogradi ta merrte vizën e gjelbërt për diskutime më të thella dhe konkrete. Stanishiçi nuk po i lajmërohej javë të tëra. Heshtja e tij e tmerronte Bujarin sa që harroi natën e deshtuar me Zanën. Tani kishte probleme më të mëdha. Duhej t’u tregonte të gjithë liderëve se ky ishte bartësi i politikës kosovare nën hije. T’u tregonte atyre se vetëm përmes tij mund të takoheshin me Millosheviçin.
Vetë Stanishiçi i kishte thënë se do takohej grupi nga Kosova me Millosheviçin e tani ai nuk i lajmërohej as ne telefon. Të mos i kishte propozuar nuk do të kishte biseduar me Mehmetin, që tani çdo ditë e thrriste ne telefon për të mësuar ditën e takimit. I hyri frika se do të dilte gënjeshtar dhe askush më nuk do i besonte.
Në kohën kur më së pakut po besonte, i cingërroi celulari.
- Alo, a jeni ju Bujari?
- Po unë jam!
- A mund të flasim lirisht?!
- Vetëm pak! –iu përgjegjë gazetari i mbushur frymë nga emocionet. Nga zëri e kuptoi se kjo telefonatë ishte nga Beogradi. U largua nga tavolina ku pinte kafe me disa shokë duke u kërkuar falje.
- Tash mund të flisni!
- Unë jam ai shoku i vjetër!
- Ta njoha zërin!
- Për shkak se unë jam tejet i zënë në Beograd, ti duhet të marrish kontaktin me një gazetar që ti e njef!
- Cili është ai?!
- Zoran Stijoviçi!
Bujari iu falënderua, që nuk e kishte harruar duke i thënë se mënjëherë do të takonte Zoranin për instruksione të reja.
Nga gëzimi harroi të përshendet me shokët që i la duke pritur në “Elida”. Doli me shpejtësi të merrte një taksi e të takohej me Zoranin.
Jashtë bënte ftohtë dhe disa fjolla të borës para se të ndeshen me tokën shkriheshin. Nuk kishte ndodh që në javën e parë të nëntorit të bënte kohë e keqe e të binte borë. Nuk ishte bora e parë, por fjollat e para të borës së këtij viti.
Zorani, i tregoi se Stanishiçi, do të vinte në Prishtinë, por para se ai të vije, duhet kryer faza përgatitore e punës. Bujari kishte për detyrë, sipas Zoranit, ish i porositur nga Stanishiçi, që të krijonte grupin negociator. Kohën e kishte të kufizuar. Brenda dy ditësh çdo gjë duhet të ishte kryer, kur shefi të vinte nga Beogradi.




Kishte kohë shumë pak. Por Bujari mendoi se do ia dilte në krye. Në fund të fundit të gjithë jetonin në Prishtinë.
Pa humbur kohë menjëherë prej banesës së Zoranit, shkoi të takohej me Mehmetin.
- Urime se na erdhi lajmi që prisnim! – i tha Bujari, posa Mehmeti e hapi derën. Bujari dëshironte të linte përshtypje se ishte figura qendrore pavarësisht se Mehmeti kishte shërbyer tërë jetën. Tani Beogradi po e përgatiste këtë e jo tjetërkënd.
- Bravo djalosh,je duke kryer mision të shenjtë. Kur të shoh ty me këtë energji, qe ke m’i kujton ditët e mia rinore.
Në fakt Mehmeti ishte i gëzuar, sepse shërbimi sekret serb nuk e kishte injoruar por po i jepte rëndësi edhe pse tani kishte hyrë në të gjashtëdhjetë e pestat. Po i përtriheshin kujtimet e jetës luksoze dhe e falënderonte Stanishiçin, që po ia ngriste vlerat. E dinte se ai mund të bënte këtë edhe me njerëz të tjerë, por kjo ishte shenjë se shteti që tërë jetën i kishte shërbyer besnikërisht tani po e shpërblente. Liderët e tjerë nuk do ta quanin njeri të harxhaur, apo ata të luftës nuk do i thonin tradhtar por do hapej lajmi se ishte njeriu më i guximshëm kundër sistemit dhe tani edhe ne pension Kosova ka nevojë për të. Kjo do ia shtonte kredibilitetin në popull dhe te luftëtarët.
Nuk e dinte Bujari se Mehmeti kurrë nuk kishte dalë në pension dhe se vazhdimisht kontaktonte me Stanishçin. Nuk e dinte Bujari se Mehmeti kishte infiltruar oficerë të lartë në mes atyre që luftonin në male. Nuk e dinte Bujari se Stanishiçi para se të rekrutonte Bujarin kishte marrë mendimin e Mehmetit. Bujari nuk dinte se ai operonte fshehtas.
Aktiviteti i tij fshehtas nuk e lejonte të dilte në publik si njeri me vizion diplomatik, që njihej dikur. Në realitet ai kurrë nuk kishte patur ndonjë vizion, por çdo projekt më parë përpunohej në Beograd dhe i vihej në letër mbi tavolinë në Prishtinë. Detyra e Mehmetit ishte që të lexonte atë që shkruante në letër Beogradi. Asgjë më shumë e as më pak.
Bujari priste me padurim të kalonte koha. Përgatiti artikullin për gazetë dhe ra të pushonte kur në telefon e thirri një zë i panjohur.
- Zoti Bujar, unë jam “Qielli”!
Ky zë ia futi frikën dhe mezi që lëshoi fjalët e para për të pyetur se kush ishte, që po e shqetësonte kaq vonë.
- Çka kërkoni ju lutem? –foli me zë të butë.
- Jam komandat “Qielli!”Ju telefonoj nga fronti! –foli zëri me krenari.
Dridhjet e kapluan Bujarin. Mendoi se shërbimi informativ i Ushtrisë Çlirimtare kishte përgjuar bisedën me Stanishiçin dhe me Zoranin. Kishte dëgjuar për një shërbim të tyre, por nuk besonte në teknologjinë që ata mund të posedonin sa të përgjonin telefonat e dorës. Thirrja telefonike nga fronti e shqetësonte dhe e bënte të dyshonte se ata mund të kenë blerë materiale të sofistikuara në Gjermani dhe të përgjonin lirshëm. Paraqitja e komandantit me nofkën “Qielli”, e tmerroi. Për këtë pseudonim nuk e kishte dëgjuar kurrë.
- Çka kërkoni nga unë, ju lutem! – i tha qetësisht. Në vete mëndoi se ndoshta e kanë përgjuar bisedën telefonike me Beogradin. E po qe se do ta kenë përgjuar, atëherë sa më parë duhej të lajmëronte Zoranin Ai duhet të ndërmerrë diçka për mbrojtjen e tij nga njerëzitë e “malit”. Në qytete, nga ca njerëz luftëtarët konsideroheshin si njerëz të egër.
- Unë jam biri i plakut për të cilin ke shkruar në gazetë!
Tani Bujari mori frymë thellë dhe lirshëm. Komandanti kishte lexuar artikullin e tij, ku fliste për djemtë e komandantit emrin e të cilit nuk ia dinte. Nuk kishte njohuri as që ishte me gradë ushtarake, por Stanishiqi i kishte propozuar të takonte plakun për një intervistë. Kjo ishte mënyra më e lehtë për të depërtuar ne radhët e kierarshisë së njerëzve që luftonin. Në male nuk lejonin gazetarë. Dyshonin në çdo njeri që u shkonte pa paralajmërim. Artikujt e Bujarit në favor të demonstratave dhe në favor të luftës sporadike që zhvillohej në male, u kishte pëlqyer edhe atyre në Shtabin e Përgjithshëm.
Komandant “Qielli” e ftoi gazetarin që të shkonte në front e të bënte një reportazh nga lufta. Bujari i tregoi se aktualisht ishte i zënë me punë të rëndësishme rreth gazetës, por një ditë do të shkonte. I tha po ashtu se komandanti mund të lajmërohej herë pas here ne telefon për të njoftuar rreth zhvillimeve luftarake. Në fakt Bujari nuk donte të humbte lidhjen me komandantin nga se mu për këtë Stanishiçi e kishte porositur. Pas formimit të grupit negociator dhe pas lidhjeve që krijoi në front, padroni do të ishte i kënaqur, mendoi kur e përfundoi bisedën.
Çdo gjë po shkonte sipas dëshirës se tij. Zorani e njoftoi se Stanishiçi po vinte dhe se takimi duhej mbajtur ne banesën e Mehmetit. Gazetari e pyeti se ata a e dinin ku ishte banesa e tij. Iu përgjigj se kjo është normale, që shteti të dinte se ku banojnë qytetarët e tij. Nga kjo përgjigje e kuptoi se Mehmeti nuk ishte propozuar rastësisht, por ishte besnik i vjetër. Habitej pse ky duhej të ishte inisiator e jo Mehmeti, kur ai kishte dhënë prova me dekada për besnikërinë ndaj shtetit. Harronte se shtetit i duheshin kuadro të rinj, që në fakt në popull njihen si intelektualë, nacionalistë e të mençur.
Bujari e dinte se nuk ishte aq intelektual, biles fakultetin nuk arrinte ta kryente Kishte tërë ato detyra shtetërore që ia ngarkonte Stanishiçi. Por, populli nuk e njifte student të deshtuar. Kishte krijuar imazh të një intelektuali të ri dhe tregohej inteligjent. Madje, artikujt e tij pro - luftës i dhanë mundësi të tregohej shqiptar i denj, që përkrahte luftën.
Posa mbylli telefonin me Zoranin, e thirri Mehmetin dhe i tregoi se “mysafirët vijnë sonte”. Bujari frikësohej se zyra amerikane përgjonte telefonat. Stanishiçi i kishte treguar se amerikanët nuk përgjojnë asnjë telefonatë, por ata mbledhin informacione nga njerëzit që kontaktojnë...
Dy orë para kohës që ishte caktuar takimi, Bujari parkoi veturën para banesës se Mehmetit. Tër parkingu dukej si të ishte i rezervuar. Bujari vërejti vetura dhe njerëz brenda tyre që përgjonin lëvizjet e njerëzve që hynin e dilnin nga banesa. Regjistrimet e veturave mbanin targa të Prishtinës dhe asnjëra prej tyre nuk ishte luksoze. Ishin vetura të thjeshta të prodhimit vendas. Dikush ndezi dritatë e veturës në shenjë përshendetje. Bujari ngriti dorën me shikim të lakuar dhe u fut ne banesë.
Mehmeti ishte veshur me kostum të zi dhe kravatë tringjyrëshe që mund të hetohej se ishtin ngjyra të flamurit të shtetit që përfaqësonte njeriu që do vinte ne takim. Gruaja e tij kishte përgatitur tavolinën, ku do shtroheshin pijët dhe mezja. Mehmeti kishte paraparë çdo imtësi që të tregonte besnikërinë e tij ndaj shtetit. Ishte i bindur se atyre u bien ne sy edhe detajet më të vogla andaj kishte porositur mish derri që gruaj e kishte fërguar.
Saktësisht ne orën njëzet, mysafirët hynë në banesën ku ishin kryer të gjitha përgatitjet e pritjes.Ata ishin tre vetë. Secili nga ta ishte shef mbi shefa të sektorëve të ndryshëm të sherbimit sekret shtetëror. Në mesin e tyre ishte Gajiqi, shef i sherbimit për Kosovën Zorani zëvendësshef i të parit kurse Haxhioviçi shef për çështje të Ballkanit. Vetëm tash, kur u bë preznatimi, Bujari e njohu njeriun që i kishte ra grusht gjatë bisedës informative.
Pasi secili zuri vend Mehmeti ua mbushi gotat me “shlivovicë”. Vizita e tyre ishte që të qetësonin popullin e Kosovës si dhe t’u argumntohej institucioneve ndërkombëtare se çeshtja e Kosovës ishte punë e brendshme e shqiptarëve. Po qe se arrinin ta krijonin grupin e negociatorëve kosovarë për biseda sekrete me Beogradin do të arsyetohej Millosheviçi para botës se Kosova ishte punë e tij.
Nga gëzimi që moti nuk kishte patur rastin të priste mysafirë të rangut të lartë, jo vetëm që ishte veshur mirë, por edhe kishte përgatitur një darkë të mirë me mish derri. Ishte hera e parë pas njëzet vjetësh që shteti, të cilit i kishte shërbyer me devotshmëri tërë jetën, nuk po e nxirrte mbi sipërfaqe. Ishte hera e parë që në shpirt po i ngjallej shpresa e shuar. Ishte hera e parë që vetja po i dukej personalitet i shquar. Ishte hera e parë që në brendësinë e shpirtit po mendonte se po i vinte koha të hakmirrej politikisht ndaj atyre që dikur qenë gëzuar për tërheqjen e tij nga skena politika. Ishte hera e parë pas kaq vitesh që po e imagjinonte rrugën drejt karierës. Për këto gjëra kishte harruar të mendonte nga se kishte kaluar vite të tëra, që kur njerëzit e shtetit e kishin lënë pasdore. Kishte siguri të plotë se shteti okupues do t’i shuante grupacionet e vogla të luftëtarëve. Madje vetë ishte dëshmitar dhe kreator i shuarjes me gjak të demonstratave e vitit 1981. Po ashtu dinte se si mënjëherë, pas Luftës së Dytë, po ky sistem kishte vrarë zërin e lirisë së shqiptarëve duke shkaktuar pesëdhjetë e dymijë viktima. E dinte se shteti nuk do t’i injoronte njerëzit e vet. Kështu kishte vepruar me protagonistët e Konferencës së Prizrenit, ku të gjithë ata që patën votuar e nënshkruar për të mbetur Kosova nën Jugosllavinë - i kishte emruar në poste të rëndësishme. Tani po i vinte radha të ngritej për të mos zbritur kurrë më. Andaj darkën e kishte përgatitur me kujdesin më të madh. Pritjen e kishte bërë me zgjedhjen e veshjeve më të mira që kishte.
Mehmeti i kishte përpiluar disa pika për të cilat mendonte se do ta shpëtonin Sërbinë nga akuzat e shteteve të jashmte dhe njëherit do ta pasivizonin popullin që të mos e perkrahte Ushtrinë Çlirimtare. Grupi që do të merrte pjesë në biseda sekrete duhej të ishte nga të gjitha rrymat politike kosovare si dhe njerëz me influencë.Këta njerëz si negociatorë do zbusnin marrëdhëniet që ishin krijuar nga luftëtarët. Gajiqi tha se, nëse lufta e atyre ne male do të përhapej, Kosova po i rrëshqiste Serbisë nga dora.
“Me çdo kusht duhej ruajtur integriteti territorial i Sërbisë”, ranë në përfundim të pranishmit.
- Ti gazetar!...Të kesh kujdes! Po të ngrisim në qiell. Por, nëse flet për këtë takim, të zbresim në tokë!- i tha Gajiqi para se të dilnin.
Pasi mysafirët shkuan, Mehmeti e ndali Bujarin që të bisedonte se çka duhej bërë në ditët e ardhshme. Vazhduan të pinin dhe të hanin tepricën e mishit të fërguar.

*
* *
Për Bujarin ishte takim i parë i rëndësishëm politik. Nga ky takim po armatosej edhe me forcën politike që parafytyronte veten si shef të liderëve të tjerë. Bujari mbante frerin e negociatave dhe vetëm ky ishte i autorizuar nga Beogradi të caktonte numrin dhe individët, që duhej të merrnin pjesë në grupin negociatues. E dinte se të gjithë liderët sapo të merrnin vesh se Beogradi po e ftonte Kosovën në negociata, ata do të shtyheshin mes veti se kush i pari do të hynte ne këtë grup. E dinte Bujari se ata do t’i vinin ke ai që të përkuleshin vetëm e vetëm të hynin ne atë listë. Ndoshta liderët nuk do e mësonin kurrë se ky grup formohej vetëm sa të përfitonte ne kohë Millosheviçi dhe se nuk kishte asnjë vlerë. Pavarësisht edhe pse nuk do kishte vlerë ky grup, shumë nga liderët do të vraponin, që se pakut të faktorizoheshin tani, ne kohën kur luftëtarët ne male kishin filluar t’i defaktorizonin. Ishte rast i mirë i tyre, që të dilnin para kamerave televizive e të deklaronin se po punonin për popullin dhe se me luftë asgjë nuk mund të rregullohet. Bujarit i kishte treguar Stanishiçi se grupi nuk dotë kishte ndonjë rëndësi, por ishte forma e vetme që të shuante rezistencën luftarake dhe, në anën tjetër, do të ngjitej në piedestal, ky farë gazetari i ri.
- Kujdes që të mos flasësh me njeri për këtë takim! – tha Mehmeti duke cakërruar gotën për ditën e suksesshme, që po përfundonte.- Këta mund të na zhdukin pa gjurmë ! Prandaj kujdes e mos fol!
Bujari i tha se nuk ishte aq naiv sa të mos dinte të ruante sekretin. Po të mos dinte nuk do i kishte hyrë vullnetarisht kësaj rruge të rrezikshme. E dinte se nëse fliste rrezikohej nga të dy palët Ata të malit do ta vrisnin si bashkëpunëtor të armikut, ndërsa këta të Beogradit do ta vrisnin si tradhtues të sekreteve shtetërore. Heshtja ishte shpëtim i jetës dhe ngritje ne politike
Jashtë binte një shi, pikat e të cilit dalloheshin vetëm në dritën e llambave, që e ndriçonin qytetin. Bujari ngutej të mbërrinte në shtëpi ta përpilonte një letër për kryetarin e kryetarëve. Ishte e domosdoshme që ai të përkrahte këtë inisiativë.
Tërë natën nuk fjeti nga gëzimi i përzier me krenari. Të nesërmen takoi shefin e truprojeve të kryetarit të kryetarëve dhe i tregoi përmbajtjen e letrës. I tha se një grup intelektualësh dhe liderë të partive kishin vendosur të zhvillonin bisedime sekrete mes Sërbisë dhe Kosovës.
Bujari priste që shefi i shefave posa të lexonte letrën t’i telefononte dhe ta ftonte të bisedonte personalisht Ishte i bindur se ai do ta përkrahte dhe do ta shpërblente për punën e bërë. Por,ai nuk po e thërriste. I kishte thënë shefit të truprojeve që ta linte letrën mbi tavolinë dhe se kishte kohë për këtë punë. Ndoshta shefi e shefave kishte lidhje më të forta se Bujari që nuk i përgjigjej letrës së tij.
Bujari kishte bërë kopje letrën dhe e ruante që një ditë ta fuste në analet e historisë. Sipas tij takimi me njerëzit e Beogradit ishte historike. Personazheve pjesëmarrëse të takimit do t’u ngritej përmendore në të ardhmen. Asnjëherë nuk i kishte shkuar ndërmend se po të dilnin fitues shqiptarët çka do të bënte me këtë letër historike?! Kjo letër ishte njëlloj nënshtrimi dhe nënshkrim i okupimit. Ndoshta një ditë do t’i hynte në punë pavarësisht kush do të fitonte. Shansat që të fitonin shqiptarët ishin minimale. Prandaj letra duhej ruajtur deri ne fund, mendoi.
Bisedat me personalitete e tjera, Bujari i zhvilloi pa asnjë problem,tamam ashtu siç i kishte imagjinuar.
Tani çdo gjë po i shkonte sipas dëshirës. E mundonte vetëm një problem i vogël se kryetari i kryetarëve nuk po i lajmërohej edhe pse gati po mbusheshin tri javë që ia kishte dorëzuar letrën. Ishte i sigurt se edhe ai do merrte pjesë në takimin historik, siç e quante ai. Po nervozohej që nuk i lajmërohej. Gazetari tani e quante veten shef të shefave.
Loja që kishte hyrë nuk ia merrte mendja se ishte aq e rrezikshme, siç i kishte thënë Gajiqi. Tani të gjithë shefat e Kosovës e dinin se për të marrë pjesë duhej kaluar përmes duarve të tij që do të thoshte se Beogradi e kishte njeriun e vet rreth të cilit shqiptarët duhet të grumbulloheshin, nëse dëshirojnë të takohën me mbretin e tyre në Beograd. Për një takim me mbretin e kryeshehrit, lidërët jo vetëm që nuk bënin gjumë, por ata kurdisnin kurtha kundër shoqi-shoqit. Gjatë ditës, Bujarit i binte të takohej me disa sish dhe shokë të tyre që intervenon. Bujarin nuk e shqetësonte vurja e emrit të dikujt në listën e grupit, por heqjen e ndonjë emri që ishte personalitet,e kishte të vështirë
të përjashtonte njeriun që i kishte premtuar se ishte ne mezlisht të burrave për të takuar mbretin. Po intrigat mes tyre nuk soseshin. Mundoheshin t’ia mbushnin mendjen se filani apo fisteku ishte karierist, kishte vjedhë para prej popullit, kishte dhunuar nxënëset e veta e shumë akuza që Bujari nuk i mbante mend. Një gjë e dinte se asnjëri nuk e kishte akuzuar shokun se ai bashkëpunonte me Serbinë. Sipas kësaj Bujari konkludunte se të gjithë qenkan patriotë andaj Stanishiqi kishte kërkuar ndihmen e tij.
Nuk mendonte thellë Bujari se ndoshta Serbia e kishte njeriun edhe më të përshtatshëm, por ata luanin lojën duke e vërrë në plan të parë gazetarin më qëllim të mos e zbulonin njeriun me të cilin në të ardhmën duhej zhvilluar negociata. Njeriu që duhej t’i shërbente në momentët më kyçe aty ku duhet të vendoset për ardhmërin e popullit kosovar. Stanishiçi kishte besim të plotë në djaloshin andaj ishte zgjedhur ndërmejetësues për të mos djegur njerëzit e tij që do i nevojiteshin në momentët kruciale. Për Stanishiçin nuk kishte rëndësi që Bujari të digjej politikisht, sepse ky do mbetej tërë jetën ndërmjetësues dhe lidhja më e mirë e tij në Kosovë. Më në fund ai kishte marrë masa që gazetari të pasurohej materialisht me pasuri kolosale.
Ky fakt e siguronte se kariera e tij ishte përpara të gjithëve. Iu kujtua një ngjarje e një fejtoni, që kishte lexuar në gazetën e përditshme. Aty bëhëj fjalë për gazetarin J.Darkis që kishte vizituar Shqipërinë disa herë dhe në momentin, kur profesor Sofokli Mici po vizitonte Greqinë e kishte ftuar për drekë në hotelin më luksoz të Athinës dhe kishte aranzhuar takimin sekret mes profesorit dhe ministrit të Punëve të Jashtme greke.
Ishte i vetëdijshëm, se shumica e gazetarëve në raste konfliktuoze mes dy popujve apo shteteve janë në shërbim të sigurimeve shtetërore dhe konsiderohen si arma më efikase, sepse përmes këtyre pala kundërshtare informohet për gjendjen në terren dhe njëherit këta janë kasnecët e parë për ndonjë takim sekret nga se për intervista te tyre takojnë personalitete të të dyjave palëve. Djaloshi harronte apo nuk donte të dinte se gazetari grek kishte punuar për interesa të vendit të tij, ndërsa Bujari nuk dinte se a po i ndihmonte Kosovës apo Sërbisë. Në fakt ishte i bindur se po të ndahej Kosova nga Serbia, shqiptarët nuk do të dinë të krijojnë shtet të mirëfilltë. E vetmja rrugë e zhvillimit, sipas tij ishte të mos ndahej nga Sërbija. Sipas këtij mendimi Bujari thoshte se po u ndihmonte të dy palëve.
Djaloshit i telefononin çdo ditë nga Beogradi. Ata interesoheshin për rrjedhat e formimit të grupit si dhe për kontaktin që e ngarkuan Bujarin të merret me amerikanët. Bujari u tregoi se disa herë kishte kërkuar zyrtarin amerikan në Prishtinë dhe si duket amerikani do e takonte vetë Bujarin posa të lirohej.

*
* *

Dy ditë më vonë nga zyra amerikane në Prishtinë, Bujarit i telefonoi një zyrtar. Ai kërkonte të takoheshin. Takimin e lanë në restaurantin më të mirë të qytetit, jo larg zyres amerikane.
Bujari nuk kishte mendim të mirë për amerikanin, sepse ai në çdo takim dilte i dehur. Pinte aq shumë sa që nuk mund të flitej seriozisht me të. Kishte arritur në përfundim se ai punën e tij në Kosovë e merrte si dënim, Prandaj edhe nuk i kushtonte rëndësi. I fliste për femra të bukura edhe pse ishte i martuar.
U ulën në verandën e restaurantit nga dukej kthesa e rrugës që të shpiente për Mitrovicë. Kamarieri solli një wiski për amerikanin dhe, një lëngë dredhëze për Bujarin.
- Jam takuar me Stanishiçin!
- Çka?! – pyeti i befasuar amerikani me gotën në dorë.- Mos e folë asnjë fjalë! Dalim jashtë!
Dolën jashtë pa zbrazur gotat dhe pa hëngër asgjë. Bënte një kohë e keqe. Fillimi i dhjetorit, por bora ende nuk kishte zbardhur qytetin. Ngritja e papritur e amerikanit e befasoi djaloshin. E befasoi edhe fakti se posa u takuan i kishte lënë përshtypjen se kishte pirë tërë ditën, ndërsa tani dukej krejtësisht esull. Kishte përshtypjën se nuk ngjante aspak me njeriun që foli vetëm para pak minutash.
Bujari kishte dëshiruar të bisedonte brenda ne lokal e jo nën dritat e qytetit të ftohur.
Stanishiqi ia kishte caktuar vendin ku duhej të bisedonin. Hë për hë ishte me rëndësi që arriti të bisedonte e, sa për të tjerat do ta njoftonte Beogradin se amerikani ishte ngritur nga pika e takimit të caktuar.
Bujari i tregoi që Stanishiçi e kishte ftuar në një takim dikund në Kosovë dhe tema e diskutimeve ishte që të fillonin bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.
- Tema e diskutimeve a është caktuar?!
- Kjo gjë dihet: respektimin e të drjetave të njeriut,të ndalën represionet,të hapen shkollat dhe institucionet e tjera si dhe një autonomi të zgjeruar.
- Delegacioni i juaj është.... të gjithë janë të këtij mëndimi?
- Natyrisht që po! Ne, nuk po shkojmë te Millosheviçi të kërkojnë pavarësinë. Ju po e shihni se çfarë masakra përjetojnë boshnjakët?! Ne nuk kemi forcë për t’i përballuar një ushtrie të tillë.
- Forca e një popullit nuk matet me ushtri, por me zemër!
- Mendoni ju se do të ketë luftë në Kosovë?!
- Ajo është e paevitueshme!
- Pse të ketë luftë kur ne kërkojmë atë qe patëm me shtatëdhjetë e katërtën.
- Më duket se nuk janë kërkesat e të të gjithëve!
- Ata që luftojnë janë pak! Ne përfaqësojmë popullin.
- Atëherë, nuk do të ketë luftë!
Do të ketë luftë apo jo?! Kjo ishte pyetja që Bujari dëshironte të nxirrte nga amerikani. Herën e parë tha po, kurse tani thotë jo. Ec e bjeri në fije. Çka t’i thoshte atyre në Beograd. Të ishte kryer biseda në restaurant, nuk do kishte nevojë të thoshte asgjë. Restauranti ishte ekipuar me mjete moderne për regjistrim të bisedave ke çdo tavoline.
- Pasi je ndërmjetësues i takimeve sekrete mos ke dëgjuar për një takim të tillë, që thuhet se është mbajtur në Shqipëri?!
Për një çast Bujari mbeti i hutuar. Njeriun që e konsideronte pijanec kishte njohuri për takimin e tij matanë kufinit. T’i thoshte se kishte dëgjuar do e pyeste nga kush dhe hollësi të tjera, që nuk ishin informata që amerikanët duhej t’i posedonin. Amerikanët kishin imponuar embargon e naftës Serbisë ndërsa Bujari kishte arritur ta krijonte lidhjen sekrete që ushtria serbe të mos e ndjente krizën e naftës.
- Jo,kjo është hera e parë që dëgjoj! –iu përgjegj i vendosur ai.
- Njerëzit flasin shpesh gjëra që nuk janë të vërteta. Kjo është e natyrshme që ti nuk ke dëgjuar! – tha amerikani pa shprehur as më të voglin dyshim se dinte saktësisht për takimin dhe se kush kishte qenë, ku ishte mbajtur dhe çka ishte diskutuar. Pyetjen ia bëri me qëllim që të vënte në sprovë gazetarin. Nëse do tregonte ishte shenjë se kishte qënë i detyruar të punonte me Stanishiçin dhe tani u besonte amrikanëve. Me heshtjen e tij amerikani e kuptoi se djaloshi kishte marrë takim me urdhër të padronit Vendosi të mos i këpuste relacionet për shkak të informacioneve që duhet të merrte prej tij. Qe djaloshi i ri të mos dyshonte asgjë, amerikani i premtoi se ne takimin e ardhshëm do vinte një zyrtar i lartë nga Vashingtoni dhe do të kishte kënaqësinë ta ftonte për darkë.
Nga kjo ftesë Bujari u gëzua që më në fund amerikanët po i besonin. Kjo do ta gëzonte edhe Stanishiçin. Gëzimin e vet e mendonte të padronit në Beograd. Gëzimi, lumturia dhe hidhërimi i tij lidhej ngusht me Stanishiçin. Ndoshta ai nuk do gëzohej aq, sa mendonte gazetari, por miqësia e fortë që e kishte lidhur me amerikanin, i dukej si ngjarje, që do ta gëzonte. Madje ai mu për këtë e kishte porositur.
Në fund nëpunësi i zyrës e porositi që ta njoftonte për çdo gjë në çdo kohë. E falënderoi për besimin, që kishte treguar ndaj Zyrës amerikane.
Bujari shkoi për të pushuar në shtëpi. Ndjente një lodhje të papërshkrueshme. Mendonte që posa të shtrihej do binte ne gjumë të thellë. E ndjente veten të lehtësuar nga një barrë e rëndë. Tri javë takime dhe biseda deri sa e konstituoi grupin, që së shpejti do nisej për Beograd.
Mbylli sytë pa menduar për femrat e, madje as për Zanën.

Heroina e Orroberdhës :Mervete Salih Maksutaj (10.4.1978 – 4.12.1998)


Njëra prej të rejave, e cila iu përgjigj me devotshmëri kushtrimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ,për liri, ishte edhe Mervete Maksutaj nga fshati Orrobërdë i komunës së Burimit mit (ish-Istog). 

Fotografia e Ramush Haradinaj


Mervetja ka lindur më 10 prill të vitit 1978 në një familje me bujari tradicionale. Ajo ishte rritur me rrëfimet për trimëritë e Bardh Isufit, Salih Hoxhës e të trimave të tjerë nga të parët e saj. 

Edukatorja e parë e saj, e cila e kishte mbajtur gjithmonë të zgjuar kureshtjen e vajzës së re, për luftërat e vazhdueshme shqiptaro-serbe, kishte qenë gjyshja e Mervetes. 

Ajo i kishte shpjeguar asaj për luftimet e burrave të familjes së saj e të trevës së Podgurit në trevën e Novi-Pazarit, gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Shkollën fillore, Mervetja e kreu në Banjë të Burimit. Në kohën kur ajo e kreu këtë fazë të shkollimit, pushtuesi serb e kishte ndaluar funksionimin legal të shkollës shqipe, prandaj shkollën e mesme e mbaroi në fshatin Vrellë, në një shtëpi-shkollë. 

Edhe në këto kushte mësimi, Mervetja ishte dalluar si nxënëse e sjellshme dhe punëtore.

Në shtator të vitit 1991, Mervetes dhe familjes së saj i erdhi një goditje e rëndë nga pushtuesi. Radhëve të të rinjve shqiptarë, që atë kohë likuidoheshin në armatën jugosllave, iu shtua edhe vëllai i madh i Mervetes, Enveri.

 Ai ishte detyruar të shkojë në shërbim të kësaj armate, në qytetin kroat, Gjakovo. Kjo ngjarje e kishte tronditur pa masë shpirtin e ri të Mervetes, por njëkohësisht edhe e kishte ndërgjegjësuar për faktin e pakuptimësisë së jetës nën robërinë serbe. 

Në këtë kohë, urrejtja e saj ndaj pushtuesit kishte arritur kulmin, prandaj para arkivolit të vëllait kishte premtuar se do t’ia merrte hakun.

Si vajzë e rritur dhe e edukuar në frymën e ndjenjave kryengritëse e atdhetare, Mervetja ishte pjekur para kohe. Gjatë shkollimit të mesëm, ajo ishte mjaft aktive në krijimin e një rrethi shokësh e shoqesh me preokupime më të gjera sesa ato të mësimit. 

Një përjetim i veçantë gëzimi për të ishin njoftimet për aksionet e armatosuratë njësiteve të UÇK-së kundër policisë serbe, të cilat në gjysmën e dytë të viteve ’90 u bënë gjithnjë e më të shpeshta. 

Këto aksione, te Mervetja kishin forcuar bindjen se së shpejti do të vinte koha për të marrë hakun jo vetëm të vëllait të vet e të qindra të rinjve të tjerë shqiptarë, por edhe për vetë Kosovën, e cila po vuante nën robërinë shekullore serbe.

Një kuptim të ri, jetës së Mervetes i kishte dhënë dalja e UÇK-së në skenën e hapët dhe shpërthimi i luftës së armatosur në Drenicë. Epopeja e komandantit legjendar Adem jashari dhe e familjeve jashari në Prekaz, në mars të vitit 1998, e kishte bërë edhe më të papërmbajtur shpirtin kryengritës të vajzës trupatlete, Mervete Maksutaj. 

Tashmë çdo ditë e saj ishte e gjatë derisa të vinte momenti kur edhe ajo të radhitej në radhët e ushtrisë, që do t’ia kthente Kosovës dinjitetin dhe krenarinë e përdhosur.

 Gjatë kësaj kohe ajo nuk kishte ndenjur duarkryq, por kishte bërë përpjekje të gjente rrugën e inkuadrimit në UÇK. Këtë rrugë ajo e kishte gjetur duke pasur lidhje të drejtpërdrejtë me bashkëfshatarin e saj, me të cilin kishte edhe lidhje gjaku, Nazmi Muzliaj. Mervetja dhe Nazmiu, i cili në korrik të vitit 1998 ra në fushën e nderit, edhe më parë ishin dalluar si veprimtarë, në fshatin e tyre e në rrethinë. 

Duke pasur lidhje me UÇK-në, në verë të vitit 1998, Mervetja shkon në fshatin Gllogjan, i cili ishte bërë bazë e fuqishme e UÇK-së. 

Me rekomandimet e komandës së UÇK-së të kësaj zone, ajo pastaj shkon në fshatin Shqiponjë (ish-jabllanicë e Dushkajës), ku po ashtu ishin organizuar njësitet e UÇK-së. 

Më 11 korrik të vitit 1998, Mervetja u inkuadrua në radhët e UÇK-së, në kuadrin e brigadës 132 “Myrtë Zeneli”. 

Në betejat që zhvilloi kjo brigadë, gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 1998, Mervetja u shqua për trimëri dhe shkathtësi të rrallë.

Ajo mori pjesë në aksione sulmi mbi policinë serbe në shumë vende të Rrafshit të Dukagjinit. si në Broliq, Çallapek, Bellacerkë, Jabllanicë e Gjakovës e të tjera. 

Në sulmin e organizuar mbi postbllokun policor në fshatin Çallapek, më 15 shtator të vitit 1998, e cila datë shënonte edhe përvjetorin e rënies së të vëllait, Mervetja kishte qenë në krye të njësitit.

Në vjeshtë të vitit 1998, komanda e Zonës Operative të Dukagjinit kishte orientuar përpjekjet e saj për shtrirjen e organizimit të njësiteve të UÇK-së edhe në pjesën verilindore të Rrafshit të Dukagjinit, përkatësisht në disa pjesë të territorit të komunës së Burimit e të Klinës. 

Mervetja ishte angazhuar drejtpërdrejt rreth këtij organizimi, i cili rezultoi me formimin e brigadës 133 “Adrian Krasniqi”.

Pas formimit të brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, Mervetja aktivitetin e saj ushtarak e zhvilloi kryesisht në zonën e veprimit të kësaj brigade. Ajo kreu shumë aksione kundër forcave pushtuese, tashmë si një ushtare e rryer në beteja.

 Më 4 dhjetor të vitit 1998, Mervetja kishte marrë përsipër edhe misionin për lirimin nga duart e armikut të disa bashkëluftëtarëve të saj, të cilët, pas plagosjes në betejë me trupat serbe, kohë më parë, ishin kapur nga këta trupa dhe ishin dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku po mbaheshin nën mbikëqyrje policore.

 Në mesin e këtyre bashkëluftëtarëve ishin Afërditë Zekaj, Naim Lushaj e të tjerë. 

Rezultate imazhesh për Mervete Salih Maksutaj

Më parë, Mervetja e kishte përgatitur terrenin për lirimin e këtyre bashkëluftëtarëve, duke i njoftuar ata për planin, në mënyrë që të qëndronin në gjendje gatishmërie.

 Atë ditë dimri, Mervetja ngjesh armët, bombë e revole, dhe niset në aksion.

 Si stërmbesë e vërtetë e Shotës, pa iu trembur syri fare, ajo sulmon rojën policore në hyrjen kryesore të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, me ç’rast arrin të depërtojë te roja tjetër policore në korridorin e katit të dytë ku ndodheshin të shtrirë bashkëluftëtarët e saj. 

Mervetja sulmon, sakaq, policinë me bombë dore, por pastaj edhe me revole. 

Aty zhvillohet një dyluftim i vërtetë, ndërkohë që disa prej të plagosurve të arrestuar arrijnë të dalin nga Spitali. 

Gjurmët e shpërthimit dhe gjaku i mbetur në korridorin e këtij spitali, të cilat janë parë më vonë nga dëshmitarët, kanë dëshmuar se Mervetja kishte vrarë disa policë serbë, kurse vetë kishte arritur të tërhiqet dhe të dalë nga Spitali duke shpërthyer edhe rrethimin policor të organizuar në korridorin e katit të dytë.

 Mirëpo, ndërkohë që ajo kishte mësyrë të tërhiqej në drejtim të Grykës së Rugovës, armiku i alarmuar kishte organizuar pritën tjetër në oborrin e Spitalit. 

Në tërheqje e sipër, disa dhjetëra metra larg udhëkryqit të Spitalit, Mervetja goditet në ballë nga një plumb i armikut dhe aty bie në fushën e nderit, pa rënë e gjallë në duart e tij. 

Mbrëmjen e asaj dite mjetet serbe të propagandës, aksionin e Mervetes e përshkruan si një sulm të paparë “terrorist”, që i kishte tmerruar forcat e pushtuesit.

Humbjen e forcave të tij nga aksioni i Mervetes, pushtuesi e kishte konfirmuar edhe para të atit të saj, Salihut, kur ai shkon për ta marrë trupin e vajzës së vet.

 Ai dërgohet në Shërbimin e Sigurimit serb në Pejë, ku personi përgjegjës i këtij shërbimi e kërcënon se do t’ia vrasin tërë familjen në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e policëve nga Mervetja.

Heroizmi i Mervetes, i denjë për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ato ditë bëri një jehonë të madhe kudo në Kosovë. 

Ai u bë shembull i flijimit për idealin e lirisë së atdheut, por edhe shembull i ndjenjës së sakrificës për të shpëtuar shokët e luftës.

Të nesërmen, Mervetja u varros me nderime të larta në varrezat e fshatit Orrobërdë.

 Ndonëse në rrethana lufte, në ceremoninë e varrimit mori pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nga vise të ndryshme të Kosovës, si “dhe i bashkëluftëtarëve të saj.

Pas përfundimit të luftës, në varrezat e fshatit Orrobërdë, mbi varrin e Mervetes është ngritur përmendorja, që shpreh madhështinë e veprës së saj.

 Përkrah përmendores së saj, të përjetësuar në përmendore qëndrojnë edhe vëllai dëshmor i Mervetes, Enveri, si dhe dëshmorët Nazmi Muzliaj e Arton Zogaj.

Pranë Spitalit të Përgjithshëm të Pejës është ndërtuar baza për ngritjen e lapidarit të Mervetes, ndërsa është propozuar që ky spital ta mbajë emrin e saj. 

Po ashtu, emrin e Mervetes e mbajnë edhe një rrugë në qytezën e Banjës dhe një tjetër në Prishtinë.

Në kohën e kryerjes së aksionit të fundit, Mervetja kishte qenë e veshur me rroba civile, meqenëse ai kishte qenë një aksion gueril brenda qytetit. 

Mirëpo, për t’u identifikuar si pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo kishte bartur me vete medaljonin identifikues të kësaj ushtrie, i cili i është gjetur në trup pas rënies dhe sot ruhet me kujdes nga motra, Elfetja. 

Në medaljon shkruante emri dhe mbiemri i Mervetes, datëlindja dhe tri shkronjat: UÇK.

Mervetja është shëmbëllimi më i mirë i vajzës shqiptare. Shpirti i saj rrezatonte prore ndjenja optimizmi. Ajo e adhuronte aktrimin dhe sportin e vrapimit. 

Ajo, bashkë me Nazmi Muzliajn, kishte qenë anëtare e grupit dramatik “Luigj Gurakuqi” të fshatit. 

Nga këto dy pasione Mervetja kalitej shpirtërisht dhe fizikisht në shërbim të çështjes së atdheut.

Në Pejë nga huliganët dhe kriminelët dëmtohet busti i heroit Shkelzen Hilmi Haradinaj

Shkelzen  Hilmi  Haradinaj ishte ndër djemtë e parë nga Dukagjini që i ishte bashkuar radhëve të UÇK-së. Ai ra heroikisht më 16 prill 1999 në Malet e Maznikut në një luftë të ashpër me forcat serbe në mbrojtje të popullatës civile.


Shkëlzen Haradinaj.jpg

Busti i heroit të kombit, Shkelzen Haradinaj, në Pejë, është dëmtuar nga persona të papërgjegjshëm huliganë dhe kriminelë ordinerë.

Policia e Kosovës është duke u marr me këtë rast.


Kjo është hera e dytë që ndodhë një akt i tillë vandal, që fyen vlerat e luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vetë qytetarët e Komunës së Pejës.





Në luftën e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk qenë shumë të rralla as familjet shqiptare, të cilat vunë gjithçka në shërbim të saj, edhe duke u radhitur i madh e i vogël në radhët e UÇK-së. 

Duke pasur si bosullë orientuese shembullin legjendar të sakrificës të familjes Jashari të Prekazit, ato u bënë familje emblematike, me të cilat identifikohet jo vetëm Kosova e çliruar, por edhe mbarë kombi shqiptar.

 Në radhën e këtyre familjeve emblematike shqiptare bën pjesë edhe familja Haradinaj, nga Gllogjani i komunës së Deçanit.

Rezultate imazhesh për shkelzen haradinaj


Në gjirin e saj u rritën dy dëshmorët e kombit, Luan Haradinaj e Shkëlzen Haradinaj dhe katër gjeneralët e famshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luani, Shkëlzeni, Ramushi e Dauti, bij të prindërve Hilmi e Rukë Haradinaj. Si ushtarë të lirisë, në shumë beteja, të zhvilluara në Gllogjan e në fshatrat përreth, morën pjesë edhe dy djemtë e tjerë të Hilmiut, Enveri e Frashëri, motra e tyre Mejremja, si dhe vetë ai.

Imazh i ngjashëm


Dëshmori Shkëlzen Haradinaj ka lindur më 25 mars të vitit 1970, në Gllogjan. 

Shkollimin fillor dhe atë të mesëm e kreu në fshatin Rrezarë. Meqenëse nevojat ekonomike të familjes kërkonin angazhimin e tij, Shkëlzeni nuk kishte mundësi të vazhdonte studimet. 

Pas përfundimit të shkollimit të mesëm, në vitet 90, ai ndihmoi të atin, i cili punonte në një dyqan, në Rrezarë.

Vorbulla e lëvizjes së rezistencës kombëtare, të cilën, si kudo në Kosovë edhe në këtë pjesë të saj, e kishte çelikosur gjaku i bijve të kësaj treve, dëshmorëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Shkëlzenin e tërheq që në moshën e hershme të rinisë.

Imazh i ngjashëm


 Përveç vëllezërve, Ramushit e Dautit, të cilët, po ashtu ishin bërë pjesë e kësaj lëvizjeje, në rrethin e shokëve të tij të idealit bënte pjesë një numër i madh të rinjsh, ndër të cilët, përveç vëllezërve Luanit e Ramushit, edhe Fatmir Nimanaj, Luan Nimanaj, Gazmend Mehmetaj, Bujar Haradinaj, Ali Haxhosaj, Myrtë Zeneli, Agron Mehmetaj, Naser Brahimaj, Lahi Brahimaj e atdhetarë të tjerë. 

Në vitet 1989 e 1990, kur populli i Kosovës po ballafaqohej me formën e egër të shtypjes serbe, pas heqjes së autonomisë formale të Kosovës, ai mori pjesë në protestat e organizuara në Deçan e në vende të tjera, duke dhënë provat e para të luftimit të pushtuesit serb. 

Duke pasur një ndërgjegje të lartë kombëtare, Shkëlzeni kishte arritur ta kuptonte me kohë se çlirimi i Kosovës do të mund të bëhej vetëm me zjarrin e luftës së armatosur dhe kurrsesi me fraza të filozofisë së kristianizmit pacifist e nënshtrues. Prandaj, që në vitin 1993, anëtarësohet në njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat ishin formuar në trevën e Dukagjinit. 

Në organizimin e këtyre njësiteve, krahas Shkëlzenit, një rol të pazëvendësueshëm kishte edhe vëllai i tij, Luani, përmes të cilit ai ishte njohur me figura të shquara të UÇK-së, nga vise të ndryshme të Kosovës, siç ishin dëshmorët Zahir Pajaziti, Adrian Krasniqi, Mujë Krasniqi, Naser Brahimaj, por edhe udhëheqësit e tjerë.

Në periudhën e veprimit ilegal të UÇK-së, shtëpia e Hilmi Haradinajt ishte bërë bazë e fuqishme e saj, prej ku luftëtarët e lirisë niseshin në aksione sulmi kundër njësiteve të policisë e të ushtrisë serbe.

Rezultate imazhesh për shkelzen haradinaj


 Në shumë prej këtyre aksioneve mori pjesë edhe Shkëlzeni, siç janë rastet e sulmeve mbi stacionet policore në fshatrat Irzniq, Baballoq e të tjera, që nga viti 1995 e deri në fillim të luftës. 

Më 29 gusht të vitit 1995, në stacionin e policisë serbe në Irzniq u vranë 2 policë dhe u plagosën 4 të tjerë. Ndërsa, brenda vitit 1997, (në muajt gusht, shtator e nëntor), Shkëlzeni mori pjesë në një sërë aksionesh guerile kundër këtyre forcave pushtuese.

 Një aksion i tillë, kundër forcave serbe u ndërmor edhe më 27 nëntor të vitit 1997, një ditë pasi në afërsi të Llaushës në Drenicë, te vendi i quajtur Klisyrë, trimat e komandantit legjendar, Adem Jashari, u dhanë një grusht të rëndë forcave militare serbe, që po shkonin për të arrestuar luftëtarin Abedin Rexha.

Me rastin e sulmit serb mbi Prekazin, kundër komandantit Adem Jashari, më 5 mars të vitit 1998, njësitet e UÇK-së, ku bënte pjesë edhe dëshmori Shkëlzen Haradinaj, vetëm brenda një nate, në zonën e Dukagjinit ndërmorën 22 sulme të armatosura kundër forcave serbe.

 Në këtë mënyrë, armikut iu bënë të qarta përmasat e organizimit të UÇK-së, si dhe vendosmëria e saj për t’iu përgjigjur atij në çdo cep të Kosovës.

Edhe pas fillimit të luftës frontale në zonën e Dukagjinit, më 24 mars të vitit 1998, e deri në rënie, Shkëlzeni u dëshmua luftëtar i pakompromis kundër pushtuesit serb, duke marrë pjesë në betejat e njëpasnjëshme, në Lug të Baranit, në Rekë të Keqe e në Lug të Drinit. 

Arma e Skifterit, apo e Xenit, siç quhej ai me emrat e luftës, shkrepi në Gllogjan, Lumbardh, Shqiponjë, Smolicë, Junik, Gërgoc, Kralan, Pozhar, Maznik, Baballoq, Gramaqel, Ratishë, Dashinofc, Kotradiq, Osdrim e ku jo në fshatrat e Rrafshit të Dukagjinit.

Rezultate imazhesh për shkelzen haradinaj

 Në betejën e Gllogjanit, më 24 mars të vitit 1998, e cila shënoi fillimin e luftës kundër militarëve serbë në zonën e Dukagjinit, dëshmori Shkëlzen Hilmi  Haradinaj u shqua me aftësi të rralla organizative e ushtarake. Përkrah vetes kishte shumë bashkëluftëtarë, si Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj, Himë Haradinaj, Bujar Haradinaj, por edhe vëllezërit, Ramushin, Dautin, Enverin e Frashërin, motrën, Mejremen, si dhe babanë, Hilmiun. 

Në këtë betejë, armiku pësoi humbje të theksuara. Pas kësaj beteje, ai shtoi aktivitetin në drejtim të zgjerimit të vijave të frontit, si dhe të organizimit ushtarak në këtë zonë, në përgatitje për luftime të reja.

Imazh i ngjashëm

Kur forcat serbe sulmuan pozicionet e UÇK-së në fshatrat Gramaçel e Baballoq, në mesin e shumë luftëtarëve të pathyeshëm të lirisë, Ramiz Batusha, Zenun Mataj (që të dy dëshmorë), Naser Morina, Lulëzim Morina, Maliq Ndrecaj, Ilir Foniqi e të tjerë, ishte edhe Shkëlzeni. Në luftë e sipër ai mori plagë mjaft të rënda. 

Ndonëse me plagë të pashëruara, ofensiva e egër serbe, e ndërmarrë në muajt korrik e gusht të vitit 1998, atë e gjeti në vijën e frontit. 
Shkëlzeni ishte ndër luftëtarët më këmbëngulës për ta vazhduar rezistencën, me gjithë dëmin e madh që sabotuesit e luftës i sollën UÇK-së në këtë zonë.

Shkëlzeni, së bashku me vëllezërit, Ramushin, i cili deri atëherë kishte qenë zëvendësshef i Shtabit Operativ të Rrafshit të Dukagjinit, Dautin, Bujar Haradinajn, Luan Nimanajn, Fatmir Nimanajn, Hasim Halilajn e me dhjetëra luftëtarë të tjerë, bëri riorganizimin dhe konsolidimin e UÇK-së në këtë zonë. 

Në këtë kohë ai u emërua nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, ndihmëskomandant i Mbrojtjes Territoriale të Zonës Operative të Dukagjinit. 

Rezultate imazhesh për shkelzen haradinaj

Për merita të dëshmuara, në zhvillimet e mëtejme, në nëntor të vitit 1998, ky shtab e ngarkoi atë me detyrën e ndihmëskomandantit për operacione luftarake në ZOD. 

Tashmë në këtë zonë ishte formuar dhe vepronin brigada 131 “Jusuf Gërvalla”, brigada 132 “Myrtë Zeneli” e Brigada 134, kurse ishte në formim e sipër edhe brigada 133 “Adrian Krasniqi, e cila do të operonte në pjesën veriore e verilindore të Rrafshit të Dukagjinit. 

Pjesëtarët e këtyre brigadave ndërmorën sulme në shumë vendpozicionime të armikut. 

Rezultate imazhesh për shkelzen haradinaj

Në një sulm të tillë, në fshatin Dujakë të Gjakovës, Shkëlzeni vrau disa policë serbë, duke u plagosur edhe vetë për të dytën herë. Plagë të reja do të marrë edhe në luftimet e zhvilluara në frontin e Ratishës, të cilat zgjatën disa ditë rresht, në janar të vitit 1999.

Në fillim të prillit të vitit 1999, kur në trevën e komunës së Deçanit e të Gjakovës u zhvilluan luftime të ashpra, Shkëlzeni organizoi tërheqjen e ushtarëve të plagosur në drejtim të Burimit (ish-Istogut), ku vepronte brigada 133 “Adrian Krasniqi”. Në këtë rast ai komandoi njësinë e pararojës për të mundësuar transferimin e këtyre ushtarëve në një terren më të sigurt.

 Disa ditë më vonë, Shkëlzeni me bashkëluftëtarët e vet u kthye në malet e Maznikut, ku ndodhej e strehuar popullata civile, e cila ishte vënë nën rrethimin e armikut. 

Ai fillon luftimet për të çarë këtë rrethim. Në shkëmbim të zjarrit me armikun, më 16 prill të vitit 1999, bie për lirinë e Kosovës, për të cilën kishin luftuar shumë breza atdhetarësh shqiptarë. 


Rezultate imazhesh për shkelzen haradinaj


Në të njëjtën fushë të betejës, nga plumbat e armikut ranë edhe dëshmorët Luan Nimanaj, Fatmir Nimanaj dhe Hasim Halilaj, që të tre nga fshati Gllogjan. Trupat e këtyre dëshmorëve të kombit u varrosën në vendin e rënies, në malet e Maznikut. Katër muaj më vonë, më 24 gusht të vitit 1999, ata u rivarrosën në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan.

Dëshmori Shkëlzen Hilmi Haradinaj kishte 6 vëllezër e tri motra: 

Ramushin, Luanin, Dautin, Enverin, Frashërin, Vetonin, Mejremen, Valbonën dhe Antigonën. Ai ka lënë bashkëshorten, Syzanën dhe dy djemtë, Shqipdonin e Luanin, i cili e ka trashëguar emrin e axhës dëshmor, Luan Haradinaj. 

Familja e tij ruan për kujtim shenjat e madhështisë e të trimërisë së dëshmorit, jelekun antiplumb, uniformën e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës, një rrip xherdani, orën e dorës, me të cilën, sa e sa herë e kishte matur çastin e arritjes së lirisë e gjëra të tjera.

Imazh i ngjashëm


Dëshmori Shkëlzen Haradinaj është shembull i luftëtarit trim e i heroizmit atdhetar. 

Figura e tij shndrit si yll i përjetshëm në qiellin kombëtar shqiptar. Emrin e këtij dëshmori të graduar pas rënies, nga SHP i UÇK-së, me gradën gjeneralkolonel, e mori Batalioni Gardist i Zonës Operative të Dukagjinit. 

Emri i heroit  Shkëlzen Hilmi  Haradinaj, sikurse edhe i bashkëluftëtarëve të tij dëshmorë, sot rrezaton madhështi në Kompleksin Memorial në Gllogjan.

Flori Bruqi 

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...