2018-12-09

Kosova shkarkon ambasadoren në Itali, kundërshton Alma Lama: Puna ime ishte e shkëlqyer


Presidenti i Kosvës, Hashim Thaçi shkarkoi Alma Lamën nga posti i ambasadores dy vjet pasi e kishte emëruar. Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë ajo u shkarkua pasi e ka paraqitur Kosovën si vend islamik.



Megjithatë, Lama përmes një reagimi shprehet se nuk e di ende arsyen e vendimit, ndërsa u ka bërë thirrje mediave që të tregohen të kujdesshme të mos aludojnë më emrin e saj.
“Po kështu kam takuar fizikisht ministrin Pacolli në Prishtine dhe kam kërkuar me gojë arsyetimin e vendimit. Deri tani nuk kam marrë as me shkrim dhe as me gojë ndonjë arsyetim”, thekson Lama.
Ja shkrimi i plotë i saj:
Deklaratë në lidhje me ndërprerjen e mandatit tim nga posti i Ambasadores në Itali
Te nderuar,
Pas vendimit të Presidentit të Republikës të një jave më parë, për ndërprerjen e parakohshme te mandatit tim si Ambasadore e RKS-së në Itali, unë kam preferuar te hesht dhe të ndjek rrugët institucionale për të mësuar arsyet e këtij vendimi. Mirëpo duke qenë se po spekulohet në mënyrë të vazhdueshme nga mediat mbi motivet dhe emrin tim dhe jo vetem kaq, por po tentohet të me baltosin me lloj lloj shpifjesh, unë jam e detyruar të jap këtë deklaratë:
Sapo kam marrë zyrtarisht dekretin nga MPJ-ja, kam kërkuar me shkrim nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Presidenti motivet e ndërprerjes së mandatit si dhe rishikimin e vendimit. Po kështu kam takuar fizikisht ministrin Pacolli në Prishtine dhe kam kërkuar me gojë arsyetimin e vendimit. Deri tani nuk kam marrë as me shkrim dhe as me gojë ndonjë arsyetim.
Mbi të gjitha ky vendim ka një impakt të jashtëzakonshëm familjar, pasi postet diplomatike janë poste familjare; në misione lëvizet së bashku me familjen. Si pasojë, e vendimit fëmijët e mi duhet të ndërpresin shkollimin dhe rrezikojnë humbjen e vitit shkollor. Unë kam kërkuar nga Ministria të marrë në konsideratë këto rrethana deri në përfundimin e vitit shkollor. Shteti i Kosovës, ka detyrime ligjore ndaj shtetasve të tij, përfshirë mua dhe fëmijët e mi.
Personalisht gjithë jetën kam luftuar për të drejtat e tjerëve, dhe është afër mendsh që do t’i kërkoj të drejtat e mia dhe të fëmijëve të mi në të gjitha instancat shtetërore. Pavarësisht vendimit, unë besoj fuqishëm tek shteti i Kosovës dhe vlerat e tij demokratike.
Një gjë është e sigurtë, se ky vendim nuk lidhet me punën time si kryesuese e misionit diplomatik në Itali, që pa modesti e them se ka qenë e dallueshme dhe për të cilën kam dëshmi të gjitha raportet e dërguara në ministri si dhe aktivitetet publike.
Unë kam bërë një kontratë katër vjecare me shtetin e Kosovës, dhe nga ana ime kjo kontrate është respektuar plotësisht. Kam përfaqësuar me dinjitetin maksimal Republikën e Kosovës dhe për punën që kam bërë jam jashtëzakonisht krenare. Në fund bëj thirrje publikisht që të ndalen spekulimet, shpifjet, baltosjet, insinuatat e cdo lloj natyre ndaj emrit tim.
Une ende jam ne detyrë dhe përfaqësoj shtetin e Kosovës në Itali, Malta dhe San Marino deri ne marrjen e detyres nga ambasadori i ri.

Protesta e studentëve, përgjigjet Edvin Kristaq Rama: Ja prova e investimit në arsim

Një valë protestash ka “pushtuar” këtë fillim dhjetori vendin dhe tubimi më kulminant ishte ai i mijëra studentëve që “rrethuan” sot Ministrinë e Arsimit për të kërkuar shfuqizimin e tarifave që rëndojnë buxhetin e tyre dhe prindërve që financojnë shkollimin.
Përballë protestës së sotme, qeveria u dorëzua duke shfuqizuar VKM-në për tarifat mbi provimet e mbetura, por ndryshe nga dje kur i etiketoi si “ngelës” studentët protestues, kryeministri Edi Rama heshti sot gjatë 6 orëve që u zhvillua tubimi me thirrje kundër Reformës Arsimore që ai ka mbështetur fuqishëm.
Shefi i qeverisë ka reaguar rreth 3 orë pasi studentët u larguan nga “Rruga e Durrësit”, duke postuar në Facebook një video 3D që sipas tij shërben si “provë” për të treguar se sa qeveria e tij ka punuar për transformimin e sistemit arsimor.
Në këtë video prezantohet një projekt mbi rikonstruksionin në godinat e “Qytetit Studenti”. Sipas Ramës, qeveria ka nisur një investim madhor (18.8mln€ Faza 1) për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve.
“Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve. Ndiqeni deri në fund sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti”, shkruan Rama në Facebook.
Ndërkohë mbetet të shihet sesi do të reagojnë studentët pas kundërpërgjigjes së kreut të ekzekutivit, pasi në mbyllje të protestës së sotme kanë theksuar se nesër do të grumbullohen para Kryeministrisë.

Protesta e studentëve i prishi rehatin hajdutëve

Protesta e banorëve të “Astirit” që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre, që preken nga projekti për ndërtimin e “Unazës së Madhe” të Tiranës, ka hyrë sot në ditën e 33-të dhe krah tyre është gjendur kryedemokrati Lulzim Basha.
Kreu i PD dha një deklaratë për mediat, duke akuzuar qeverinë se “do t’i nxjerrë banorët nga shtëpitë në mes të dimrit për një afërë korruptive”.
“Merremi pak me gjërat e rëndësishme shikoni çfarë po ndodh kemi protestën te Unaza që duan t’i nxjerrin nga shtëpitë para dimrit. Kemi protestën në Shkozë që i kanë premtuar me video dhe më zë që nuk do i prishim shtëpitë. Kemi grabitjen te Teatri Kombëtar, ku duan të prishin një vepër arti, për të ndërtuar kulla dhe për të nxjerrë atje 200 milionë euro. Dhe kemi protestën e studenteve që duan të vjedhin vit pas viti tarifa. Çfarë i bashkon këto protesta? Një qeveri që ka vetëm grabitjen. Motivi që i bashkon është vetëm grabitja. Këtu te Unaza e Re ka një aferë të konsiderueshme korruptive”, tha Basha.
Duke u ndalur gjatë te protesta e mijëra studentëve, të cilët bojkotuan sot mësimin në auditore për të “rrethuar” Ministrinë e Arsimit, ku kërkuan anulimin e VKM-së për provimet e mbetura dhe uljen e tarifave të shkollimit, Basha tha se ky tubim “i ka prishur rehatinë hajdutëve”.
“Tani vijmë tek protesta e studentëve. Edi Rama nuk investon për arsimin. Lekët që duhet të shkonin për të arsimuar rininë, shkojnë në vend tjetër. Por ai i mban të rinjtë injorantë. Gjithçka nis nga rinia. Dhe kësaj mund ti kundërvihemi me bashkim. Të rinjtë e kanë kuptuar, do i përshëndes nga zemra. Kanë arritur që të krijojnë një shtangie. I kanë prishur rehatin hajdutëve”, tha Basha.

Serbia jep “dezinformacione” për aeroportin internacional "Adem Jashari "të Prishtinës

Aviacioni civil i Serbisë po i dezinformon transportuesit ajrorë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është i mbyllur për trafik civil, tha për Radion Evropa e Lirë Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve në aeroportin e Prishtinës.
Aviacioni Civil i Serbisë e dërgoi një e-mail të tillë të mërkurën në një kompani ajrore që planifikoi të fluturonte në Prishtinë.
Në email thuhej se leja e trafikut nuk mund të aktivizohet, pasi në aeroportin e Prishtinës lejohen vetëm fluturimet ushtarake, shtetërore ose humanitare, përmes lejes paraprake.
“Nuk është hera e parë që ndodh kjo. Edhe më herët ka ndodhur që aviacioni civil serb ka dhënë informacione të pasakta te operatorët ajrorë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është i mbyllur për trafik civil”.
“Kur kemi marrë informacione të tilla, i kemi marrë masat maksimale për t’i mohuar ato dhe për të informuar se aeroporti është i hapur, punon dhe se fluturimet zhvillohen pa probleme”, tha Hyseni.

Kriza Rusi-UKrainë, SHBA gati të dërgojnë një luftanije në Detin e Zi

Gjiganti mediatik CNN, duke cituar tre zyrtarë amerikanë, raporton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke bërë përgatitjet e nevojshme për të dërguar një anije luftarake në Detin e Zi, përkundër sfondit të tensionit midis Moskës dhe Kievit.Uashingtoni synon të informojë Ankaranë për lëvizjen e mundshme, siç kërkohet nga Konventa e Montreuksit që rregullon kalimin e anijeve ushtarake përmes Bosforit dhe Dardaneleve.Pentagoni tashmë ka kërkuar nga Departamenti i Shtetit të njoftojë autoritetet turke për kalimin e mundshëm të një anije luftarake amerikane, një lëvizje që është një përgjigje ndaj veprimeve ruse në ngushticën Kerç, theksuan burimet e CNN.
Nga ana e saj, informon transmetuesin e Atlanta, ministria e mbrojtjes ruse njoftoi se trupat e saj në pjesën lindore të Krimesë, aneksuar nga Moska në 2014, zhvilluan një stërvitje ushtarake me sistemet raketore anti-ajrore Pantsir.

Shpiket testi që zbulon kancerin brenda 10 minutave

Shkencëtarët kanë zhvilluar një test për zbulimin e kancerit në kohë të hershme. Testi zbulon praninë e qelizave malinje në trup dhe jep rezultate në më pak se 10 minuta. Ky është një kombinim i një procedure të thjeshtë për mjekët. “Një përparësi e madhe e kësaj teknike është se është shumë e lirë dhe shumë e thjeshtë për t’u bërë, kështu që mund të adoptohet në klinikë mjaft lehtë”, tha Laura Carrascosa, një studiuese në Universitetin e Queensland.
Testi ka një ndjeshmëri prej rreth 90%, që do të thotë se do të zbulonte rreth 90 në 100 raste të kancerit. Testi do të shërbejë si një kontroll fillestar për zbulimin e kancerit dhe më pas mjekët do të vazhdojnë punën për eliminimin e qelizave.“Teknika jonë mund të jetë një mjet shqyrtimi për të informuar mjekët se një pacient mund të ketë një kancer, por ata do të kërkonin teste të mëvonshme me teknika të tjera për të identifikuar llojin e kancerit dhe fazën”, tha Carrascosa.

Transformimi i FSK-së në Ushtri vazhdon, me gjithë vërejtjen e NATO-s

Nga Arton Konushevci
Projektligjet, të cilat i hapin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake, do të votohen më 14 dhjetor në Kuvendin e Kosovës, ka konfirmuar të enjten kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Këto komente, Haradinaj i ka bërë në seancën e Kuvendit të Kosovës duke vlerësuar se “ligjet dhe ushtria do të kalojnë në mënyrë të dinjitetshme dhe Kosova do të ecë në rrugën e saj”.
“Nuk kemi arritur që çdo qeverie anëtare të NATO-s, t’ua shpjegojmë të vërtetën e transformimit të FSK-së. Por, ne i kemi plotësuar ato kushte bazike të sqarimeve për të ecur përpara me ushtrinë tonë, pra i kemi plotësuar. Me këtë, jo vetëm që nuk do të vihet në rrezik e ardhmja jonë me NATO-n, por përkundrazi. Ne, nga ata që absorbojmë siguri, në të ardhmen do të ofrojmë siguri”, ka deklaruar Haradinaj.
Sipas kreut të Qeverisë së Kosovës, transformimi i FSK-së është në përputhje me angazhimet bilaterale dhe multilaterale të Kosovës me shtetet anëtare të NATO-s, sikurse edhe me Selinë Qendrore të NATO-s.
Komentet e Haradinajt pasojnë deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili e paralajmëroi Prishtinën zyrtare se do të “përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, ka njoftuar po sot se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për t’i njoftuar rreth takimit të së mërkurës mes ministrave të Jashtëm të NATO-s për Ballkanin Perëndimor.
Stoltenberg ka deklaruar se ia potencoi, si Prishtinës, ashtu edhe Beogradit, nevojën për qetësi dhe përmbajtje, si dhe anashkalim të ndonjë hapi apo deklarate provokuese.
“Me Haradinajn, kam shqyrtuar planin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri. Kam theksuar se një hap i tillë vjen në kohë të papërshtatshme dhe është kundër këshillës së dhënë nga disa aleatë të NATO-s, andaj mund të ketë pasoja negative në perspektivën e Kosovës për integrim euro-atlantik”, është thënë në deklaratën e NATO-s.
Përveç tjerash, ai ka thënë se nëse do të rritet mandati i FSK-së, NATO-s i duhet të shqyrtojë nivelin e bashkëpunimit me këtë Forcë.
Sa i përket bisedimeve me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në deklaratën e NATO-s është thënë se Stoltenberg i ka përmendur presidentit serb nevojën për t’i zbutur tensionet.
“Ua kam rikujtuar të dyve se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, në mes të Prishtinës dhe Beogradit, është rruga e vetme për të arritur paqe dhe stabilitet në rajon”, ka thënë Stoltenberg.
Në anën tjetër, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se të gjitha përparimet që janë bërë në FSK, kanë shkuar në koordinim me aleatët e Kosovës dhe NATO-n.
Ai ka thënë se deklaratat e sekretarit të NATO-s, Stoltenberg mund të kuptohen edhe si një lloj presioni nga disa shtete anëtare të NATO-s që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Të gjitha të arriturat e FSK-së, janë bërë në bashkëpunim me NATO-n me partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë. Dhe, veprimi për kapacitete ushtarake, nuk është bërë pa i njoftuar partnerët tanë ndërkombëtarë. Deklarata pasqyron atë unitetin e brendshëm të shteteve të NATO-s karshi Kosovës, sepse ne e dimë se aty janë katër shtete që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Berisha.
Ai ka deklaruar, po ashtu, se deri tash, të gjitha kërkesat e NATO-s janë zbatuar nga autoritetet e sigurisë së Kosovës.
“Nuk ka asnjë kërkesë që ne nuk e kemi plotësuar me planin që kemi pasur dhe ai kryesisht ka qenë për integrimin e komuniteteve, ose politikat e kuadrove. Ne kemi raporte të mira ndërmjet FSK-së dhe NATO-s dhe të gjitha raportet që janë bërë, kanë qenë shumë pozitive. Në të gjitha takimet janë vlerësuar pozitivisht të arriturat”, ka shtuar Berisha.
Nga ana tjetër, Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se për të vazhduar me transformimin e kapaciteteve të FSK-së, do të ishte mirë që të mos nxitohet në Kuvend, pa pasur një pëlqim nga aleatët e Kosovës.
“Unë mendoj se duhet të merret pëlqim e të mos ngutemi. Ne i kemi të miratuar ligjet në leximin e parë, janë të gjitha të përgatitura, por mirë është që të mos merret një hap që mund të sjellë pasoja”, ka vlerësuar Ibishi.
Ndryshe, nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë bërë të ditur se komisioni i ka përfunduar të gjitha punët sa i përket ligjeve për FSK-në dhe se ato, më 14 dhjetor, do të jenë në Kuvend.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...