Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/12/10

Skandaloze: Shqipëria publikon online të dhëna të agjentëve sekretë

Rezultate imazhesh për agjentet sekret shqiptar
“Shqipëria vend anëtar i NATO-s po publikon informacione të ndjeshme në lidhje me operatorët e tij më të lartë të inteligjencës në internet, duke dhënë detaje mbi identitetit të tyre, automjeteve, roleve operacionale, lëvizjeve të udhëtimit dhe zakoneve të përditshme në dispozicion të publikut, duke krijuar një të çarë potencialisht të rrezikshme që mund të ketë pasoja ndërkombëtare”. Kështu shkruhet në një artikull të “Independent” të publikuar ditën e sotme.

Në artikull thuhet se të dhënat e pagave dhe të shpenzimeve të publikuara në tabelat në faqen e internetit të Ministrisë së Financave të Shqipërisë tregojnë një thesar të hollësishëm detajesh mbi Shërbimin Informativ Shtetëror, duke përfshirë vendndodhjet e zyrave në terren si edhe teknikët dhe mekanikët që përdorin.

Skandaloze: Shqipëria publikon online të dhëna të agjentëve sekretë

Të dhënat tregojnë emrat dhe numrat e kartave kombëtare të identifikimit të agjentëve në shërbim, të njohur në nivel lokal dhe në komunitetin e inteligjencës si SHISH, që veprojnë brenda dhe jashtë vendit, duke përfshirë dy poste të ndjeshme në selinë e NATO-s në Bruksel. Fletët e tabelave tregojnë emrat, pozicionet, pagat dhe shpenzimet e së paku tetë operatorëve kryesorë shqiptarë – disa që punojnë nën shërbimin diplomatik – në Belgjikë, Greqi, Kosovë, Itali, Maqedoni dhe Serbi, transmeton BW.

“Independent” shkruan se nuk i ka zbuluar emrat apo detajet e tjera identifikuese për të parandaluar pasoja ndaj informatorëve të nivelit të ulët apo tëtjerëve që kanë lidhje me operativët e agjencisë. Zyrtarë të SHISH-it, të vënë para fakteve në një takim në kafene pranë zyrave të SHISH-it, e pranojnë natyrën sensitive të infomacionit.

“Parimisht çdo gjë në lidhje me agjencinë tonë duhet të jetë e fshehur, por duhet të ndjekim të gjitha këto rregulla dhe rregullore”, tha një zyrtar i SHISH-it. “Rregullat dhe rregulloret nuk na lejojnë të shpenzojmë paratë pa e raportuar”.
Rezultate imazhesh për agjentet sekret shqiptar
Profesionistë të zbulimit dhe sigurisë mbetën të shtangur nga ky zbulim, i cili mund t’i lërë agjentët në pozicione sensitive të pambrojtur nga mbikëqyrja apo shantazhi i organizmave të inteligjencës apo kriminelët që synojnë të infiltrojnë në aleancën perëndimore.

“Duke hyrë në sistemin shqiptar ata mund të hyjnë në sistemin e NATO-s”, tha Xhemal Gjunkshi, deputet i opozitës në parlamentin shqiptar, anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe ish Gjeneral-Major në ushtri.

“Nis të tërheqësh një fije e përfundon në Bruksel apo Londër apo në zyrën e një komandanti suprem në SHBA”.


Një ish-operativ terreni i CIA-s, familjar me SHISH, e përshkruan atë si llojin e katastrofës burokratike që të rrezikon jetën.

“Administratori mund të të dreqoste fare po nuk ishe i vëmendshëm”, tha ai për “The Independent”, duke preferuar anonimatin, pasi vazhdon të punojë me çështje të ndjeshme sigurie.

“Buxhetin mund ta publikosh online. Por të nxjerrësh emrat dhe detajet e tjera të agjentëve, kjo është çmenduri”.

Një zëdhënës i NATO-s me bazë në Bruksel u përgjigj në një e-mail se nuk mund të komentojë për çështje të inteligjencës.

Në përfundim, “Independent” shkruan se SHISH-i është organizata pasuese e Sigurimit, shërbimi famëkeq i spiunazhit të kohës komuniste, i cili infiltroi çdo aspekt të jetës personale të shqiptarëve gjatë diktaturës për katër dekada e gjysmë

Oskar Shindler, të panjohurat e shpëtimtarit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore


Nga Larry Holzuarth

Më 24 nëntor 2004, një profesor i historisë nga Karolina e Veriut, Dejvis Krou botoi një artikull në “The New York Times”, ku përshkruante disa nga mitet e shumta mbi Oskar Shindlerin, të cilat u përjetësuan nga filmi “Lista e Shindlerit” , e cila në vetvete nuk bazohej në një biografi.

Oskar Shindler, të panjohurat e shpëtimtarit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore

Krou pretendon se Shindler, nuk kishte fare lidhje me ndonjë listë hebrenjsh.

Sipas tij në kohën kur ishte përgatitur lista, Shindler ndodhej në paraburgim, i arrestuar nga nazistët me akuza për ryshfet dhe korrupsion. Ndërkohë dhe lista – ose më mirë listat, pasi qenë disa të tilla – u përgatit nga të tjerë, përfshirë Marsel Goldberg, një spiun hebre që punonte për policinë sekrete naziste. Më poshtë janë disa fakte në lidhje me Oskar Shindlerin e vërtetë, të cilat nuk paraqiten në film apo romanin bestseller “Lista e Shindlerit”.

Shindler ishte një oportunist dhe alkoolist gjatë gjithë jetës

Ashtu si i ati, Oskar kishte një dashuri të veçantë për alkoolin, dhe për këtë shkak u arrestua shumë herë nga policia për prishje të qetësisë publike. Një marrëdhënie jashtëmartesore, solli në jetë dy fëmijë jashtë martesës, i dyti, një djalë që Shindleri nuk ia njohu atësinë. U angazhua kryesisht në biznesin e familjes, ndërsa kur punonte në një bankë, zbuloi se ai ishte i dobishëm për Partinë Naziste në rritje, dhe vendosi ta shfrytëzonte atë dobishmëri në avantazhin e tij.

Ishte një përkrahës i nazizmit, vite para aneksimit së Çekosllovakisë

Në vitin 1935, Shindler anëtarësohet në Partinë Gjermane të Sudeteve, dhe ishte një anëtar aktiv që mbështeste nazistët në Gjermani. Një vitë më pas, nisi të raportonte tek Abëehr, shërbimi sekret ushtarak gjerman. Ai u ngarkua me dhënien e informacionit në lidhje me hekurudhat, autostradat, aktivitetet e forcave ushtarake çeke, dhe informacionet financiaret mbi politikanët çekë dhe udhëheqësit e biznesit.



Shindler anëtarësohet në Partisë Naziste në vitin 1939

Shindler arrestohet për spiunazh në korrikun e vitit 1938. Kur u burgos kriza mbi Sudetet arriti kulmin. Marrëveshja e Mynihut në vjeshtën e vitit 1938 i dha fund krizës, me Gjermaninë që aneksoi Sudetet.

Shindler u klasifikua si një i burgosur politik, dhe u lirua po në atë periudhë. Më 1 nëntor 1938, Oskar aplikoi për t’u anëtarësuar në Partinë naziste, e cila iu dha në vitin 1939. Shindler u ngrit në përgjegjësi edhe në rradhët e Abëehr. Së bashku më gruan, zhvendoset në janar 1939 në qytetin e Ostravës, që ndodhej në kufirin me Poloninë.

Shindler krijoi një rrjet prej më shumë se dy duzinë spiunësh dhe agjentësh që vepronin në Çekosllovaki dhe Poloni. Agjentët e tij polakë, i ofruan informacione rreth bazave ushtarake polake, flotës ajrore dhe njësive të tjera ushtarake kryesore.

Ata gjithashtu ofruan informacione të dobishme për hekurudhat, dhe ura dhe tunelet jetike në të gjithë vendin. Informacioni i marrë nga Shindleri u përdorur nga Vehrmahti gjerman, që po planifikonte sulmin e tij rrufe kundër polakëve.

Shindler pati një jetë luksoze, falë praktikës së veprimtarive korruptive

Oskar Shindleri bëri shumë para nëpërmjet shitjes së produkteve për qeverinë gjermane, dhe u përpoq të zvogëlonte shpenzimet e tij të krahut të punës, duke angazhuar më shumë hebrenj si punëtorë sesa polakët, pasi pagat për hebrenjtë sipas ligjeve naziste ishte shumë më e ulët.

Për të nënshkruar kontratat e nevojshme për produktet e tij, Shindleri u dha ryshfet zyrtarëve të ndryshëm në qeverinë gjermane.

Një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë ishte Marsel Goldberg. Goldberg ishte një nëpunës në zyrën e Arnold Busher, komandanti i SS në Plaszov, ku gjendeshin fabrikat e Shindlerit. Ishte Goldberg ai që siguroi emrat, për atë që u bë i njohur si Lista e Shindlerit.

Likuidimi i getos së Krakovës në vitet 1940-1943

Në gushtin e vitit 1940, u lëshua për largimin e 60-80 mijë hebrenjve që jetonin në Krakovë, me përjashtim të atyre që punonin në industri të rëndësishme që lidheshin me luftën e Gjermanisë.

Në atë kohë Shindler kishte të punësuar rreth 1.000 hebrenj, nga një forcë pune prej rreth 1.600.

Ai i zgjeroi shërbimet që kompania e tij të merrte punonjës shtesë, duke përfshirë një klinikë mjekësore, dhe kuzhinë.

Gjatë procesit të grumbullimit të hebrenjve, nazistët vranë qindra njerëz rrugëve. Shindler i mbajti punëtorët e tij brenda fabrikës për t’i mbrojtur. Në disa raste ai korruptoi rojet e SS, që të linin të qetë punëtorët e tij. Ai ishte po aq mercenar sa edhe i mëshirshëm. Oskar u arrestua të paktën 3 herë nga Gestapo, dhe u hetua për aktivitetet në tregun e zi dhe korruptimin e zyrtarëve të korruptuar.

Shindler filloi “prodhimin” e armëve për mbrojtjen e Gjermanisë

Në vjeshtën e vonë të vitit 1944, biznesmeni kontrovers hapi një fabrikë të re në Brunlic, gjoja për prodhimin e granatave anti-tank për mbrojtjen e Gjermanisë. Ashtu si me fabrikat e tjera industrial gjermane, rrjedha e lëndëve të para u pengua nga shkatërrimi i rrjetit të transportit nga bombardimet e aleatëve.

Mungesa e prodhimit, bëri që zyrtarët nazistë të vënë në dyshim efikasitetin e fabrikës së re

të Shindlerit. Ai ishte i vetëdijshëm, se ishte e nevojshme të ruhej tablloja se fabrika e tij ishte produktive dhe kontribuonte në përpjekjet e luftës, nëse synonte realisht që punonjësit nën mbrojtjen e tij t’i mbijetonin luftës.

Shindler u arratis nga frika e sovjetikëve

Kur Gjermania naziste kapitulloi, Shindler u përgatit të mbrohej nga klasifikimi si një kriminel lufte. Ai kërkoi dëshmi nga bashkëpunëtorët e tij, dhe jo vetëm që përshkruanin aktivitetet e tij për mbrojtjen e punëtorëve të tij hebrenj. Çifti Shindler u dorëzua tek ushtria amerikane, dhe pasi u shqyrtua veprimtaria e tyre shkuan në Zvicër.

Shindler nuk u akuzua për krime lufte për punësimin e njerëzve, si industrialistët e tjerë gjermanë, por në Gjermaninë e pasluftës ai ishte praktikisht i varfër. Pas luftës, Oskar pretendoi se kishte shpenzuar më shumë se 1 milionë dollarë nga paratë e tij, në përpjekje për të mbrojtur punonjësit e tij, si dhe të tjerët.

Në vitin 1948, Shindler paraqiti pretendimet e tij tek Komiteti Amerikan i Përbashkët i Shpërndarjes në Nju Jork, duke kërkuar që të rimbursohej. Por në fund, iu dhanë vetëm 15.000 dollarë. Historia e Listës së Shindlerit, filloi të shfaqet shumë kohë pas luftës. Shkrimtari Herbert Steinhouse, e intervistoi Schindlerin në vitin 1948, dhe më pas e përshkroi atë si “një oportunist i penduar”.

Marrë me shkurtime nga HIstory Collection.

A po afrohet ekstradimi i “Grupit të Kumanovës” në Kosovë? Ja çka thotë avokati i tyre

A po afrohet ekstradimi i “Grupit të Kumanovës” në Kosovë? Në një intervistë për Gazetën Lajm, avokati Naser Raufi thotë se zërat për ekstradimi në vendlindje të pjesëtarëve të këtij grupi që janë nga Kosova, nuk janë spekulime. Madje, ai thotë se një vendim i tillë eventual, do të ishte shumë i arsyeshëm.
“Unë nuk mendoj e këto zëra janë spekulime, unë mendoj se do të jetë vendimi më i mirë të transferohen në burgjet e Kosovës, me atë që do të jenë paraburgim atje dhe të ketë ndonjë garanci nga ana e Republikës së Kosovës që kur do të ketë nevojë për seanca ankimore, ky pjesëtarët e grupit sillen në Republikën e Maqedonisë” tha avokati Naser Raufi.
Në intervistën e tij për Gazetën Lajm, Raufi flet edhe për kushtet e rënda në qelitë ku vuajnë dënimin pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës”, mosinteresimin e Avokatit të Popullit Ixhet Mehmeti dhe për hetimin e mundshëm ndërkombëtar. Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të Gazetës Lajm.

Muç Nano: Ju kam gozhduar të gjithëve me nënën sllave të Skënderbeut, më shanë serbofil dhe…


Debati për origjinën e nënës së Skënderbeut, Vojsavës, angazhoi jo vetëm rrjetet sociale, por edhe historianë e intelektualë, të cilët reaguan ashpër kundër deklaratës së Mustafa Nanos, sipas të cilit ajo ishte sllave. Në librin e tij më të fundit “Provocateur”, Botimet UET Press, Nano rimerr këtë tezë. Atë çka e kishte artikuluar në një takim mes studentësh, gazetari e mbështet mbi një sërë burimesh historike, që, sipas tij, vërtetojnë se Vojsava ishte bijë e Zotit të Pollogut, pjesë e Maqedonisë dhe e Bullgarisë. Sipas një burimi, ajo ishte nga fisi i Tribalëve dhe me këtë emërtim njiheshin serbët. Por, sipas Nanos, edhe sikur Tribalët të ishin ilirë, nuk është vërtetuar 100% vazhdimësia iliro-shqiptare. Nano ndalet edhe te nuancat që mori debati, në kohën kur ai bëri këtë deklaratë.
Ai thotë se nuk u habit aspak nga çka thuhej në rrjetet sociale, por nga intelektualët, që, sipas tij, u shfaqën më mendjengushtë nga ç’e mendonte ai. “Intelektualët publikë shqiptarë, në shumicën e tyre, nuk dinë të bëjnë gjë tjetër veçse ta denoncojnë kundërshtarin, ta njollosin publikisht atë, ta turpërojnë a t’i marrin erzin”, shprehet Nano.
Kush janë tribalët?
Fillimisht, të mos e ngatërrojmë me adjektivin “tribal” që lidhet me substantivin “tribú”. Ky saktësim mund të merret për i tepërt dhe unë u kërkoj ndjesë atyre, për të cilët është i tepërt, por gjykuar nga niveli në të cilin u zhvendos debati, nuk më duket i kotë. Disa njerëz kanë nevojë edhe për saktësime të tilla. Dhe tani, ecim më tutje. Emërtimi “tribal” është i lashtë, parasllav. Është përdorur nga bizantinët, por edhe nga të tjerë, deri pas mesjetës, për të thirrur serbët. Pretendimi i ndonjë studiuesi shqiptar se fjala “tribal” vjen nga “tri-ballë”, me fjalë të tjera vjen nga shqipja, me fjalë të tjera akoma është përdorur për të thirrur shqiptarët, është krejt i ngritur në ajër. Se kush janë tribalët mund ta mësojmë edhe nga i biri i Gjon Muzakës, Konstandini, që në shënimet që ka lënë mbi të parët e vet (kjo është dëshmia nr. 3), shkruan: …li Dalmatini ch’oggi sono li Schiavoni, et Illirij ch’oggi dicono Bosnesi, Tribali ch’oggi se nominano Serviani. Në shqip bën: “… me emrin dalmatë thirren sot sllavët, me emrin ilirë thirren boshnjakët, me emrin tribalë thirren serbët”. Dhe me këtë më vjen t’iu them të gjithë gojëprishurve që vollën mbi mua: Ju kam gozhduar! Por e vërteta është që nuk ka pasur nevojë të kërkonim prova me lupë te shënimet e kursyera të pinjollit të Muzakajve. Ka plot autorë të tjerë para e pas tij që kanë bërë të njëjtën gjë, d.m.th. termin “tribalë” e kanë përdorur për të thirrur serbët e bullgarët.
Më së shumti serbët. E kështu, nuk ka asnjë artific që tribalët mund t’i bëjë shqiptarë. “Tribalët kanë qenë një tribu ilire”, u nënvizua gjatë atij debati. Por kjo nuk do me thënë asgjë. Siç u pa me pohimin e sapopërmendur të Konstandin Muzakës, emrin e vendit mund ta marrë pa problem kushdo që banon aty në kohë të mëvonshme. “Me emrin ‘ilirë’ thirren boshnjakët”, shkruan pinjolli i Muzakajve. “Me emrin e lashtë ‘maqedonas’ thirren sot ca sllavë të tjerë”, mund të shtojmë ne.
Më tej, kjo puna e origjinës së lashtë “etnike” të tribusë së trialëve të lashtësisë (Triballi) nuk është edhe aq e qartë. Ka ndonjë autor që i quan ilirë, por ka edhe ndonjë tjetër që i quan trakas. E në fund, ja ta zëmë se tribalët kanë qenë ilirë. Ta zëmë se kjo gjë është e provueshme. Ose më mirë akoma, e provuar tanimë. Mirëpo në këtë rrethanë do të na duhej të provonim që tribalët ilirë kanë mbetur të paprekur prej dyndjeve të kohëve të ndryshme, që fara e tyre ka mbetur e pakorruptuar prej farave të tjera “barbare”, e që më në fund ka një vijueshmëri të pandërprerë iliro-shqiptare.
Kjo puna e vijueshmërisë së pandërprerë iliro-shqiptare është një gjë që hahet, që besohet, që pranohet majtas e djathtas mbi bazë institucionesh akademike, por në të njëjtën kohë edhe historiani më pak i përgatitur e di se kjo gjë është ende e paprovuar 100%. Çfarë shkenca (po them “shkenca”, dhe jo “idiotët e dobishëm”) ka thënë deri më sot është shumë e thjeshtë: Shqiptarët kanë më shumë arsye se popujt e tjerë që banojnë në viset ku në lashtësi kanë jetuar ilirët, që të pretendojnë se rrjedhin prej këtyre të fundit, por gjithsesi kjo mbetet në një masë të madhe për t’u provuar. Kështu që ID-në ilire do të bënim mirë ta përdornim për aq sa është e vlefshme. Kur bëjmë diskutime shkencore, kuptohet.
Na fute në një “kurth” tjetër me këtë origjinën e diskutueshme ilire të shqiptarëve.
Jo, jo, nuk kam vënë gjë në diskutim. Thjesht ju sjell në vëmendje atë që thotë shkenca. Ose që të jem në binarë patriotikë, po ju cyt të lexoni dy autorë, të cilët shihen me sy të mirë prej shqiptarëve: Eqrem Çabejin dhe Noel Malcolmin. U jam referuar këtyre të dyve në librin “Sandwich”. Ose lexoni edhe Kristo Frashërin në një nga librat e fundit që ai ka shkruar, “Etnogjeneza e shqiptarëve”, në të cilin shfaqet më akademik se kurrë më parë.
Dhe prof. Frashëri, njeriu me kredenciale patriotike të padiskutueshme, të cilat e kanë lartësuar në sytë e shqiptarëve, e kanë shndërruar në një ikonë, por besoj se nuk e kanë ndihmuar si akademik e studiues, përkundrazi, e kanë dëmtuar, Frashëri pra, të cilit nuk di pse mendoj (në fakt, e di) se do t’i dhembte nëse do të rrëzohej teza e origjinës ilire të shqiptarëve, thotë në thelb të njëjtën gjë, thotë pra, se shqiptarët me shumë gjasë janë me origjinë ilire, por teza është ende larg së qenuri një e vërtetë absolute.
Kthehemi te Vojsava. Apo diskutimi mbi të quhet i mbyllur?
Po ju jap edhe një dëshmi të katërt, që është më interesante se tri të parat. Në një libër me titullin kilometrik “Comentario delle cose de turchi, et del signor George Scanderbeg, principe di Epiro, con la sua vita et le vittorie per lui conseguite, et le inestimabili forze, et vertú di quello, degne di memoria, me autorë Paulo Giovion e Andrea Gambinin”, botim i gjysmës së parë të shekullit XVI, saktësisht i vitit 1541, kapitulli i fundit është mbi Skënderbeun.
Dhe aty, në faqen e parë të këtij kapitulli, thuhet se “Scanderbeg, prencipe di Epiro, fu figliuolo del s. Ivan Castrioth, che signoreggiava quella parte di Albania, la qual si chiama Emathia e Tumenistia: e la matre di esso Scanderbeg, chiamata Voisava, fu figliuola del s. di Pollogo, che é una parte della Macedonia et Bulgaria” në shqip: “Skënderbeu, princi i Epirit, qe biri i zotit Gjon Kastrioti (Ivan e quan autori në origjinal, dhe Kristo Frashëri nuk e përmend këtë dokument teksa polemizon me Oliver Jens Schmittin mbi emrin e të atit të Skënderbeut e teksa mbron tezën se në burimet italiane e latine ai nuk thirrej Ivan; ndoshta nuk e ka pasur në dorë këtë dokument dhe më mirë kështu; ndryshe, do ta kish kapur trishtimi e sëkëlldia), që sundonte atë pjesë të Shqipërisë që quhej Mat e Tumenishtë; nëna e Skënderbeut, me emrin Vojsava, ishte bijë e zotit të Pollogut që këtu do të doja vëmendjen tuaj!
Jam unë M. N. që po ju flas, është një pjesë e Maqedonisë dhe e Bullgarisë”. E vini re? Autori, që mund të ketë qenë edhe shqiptari Dhimitër Frangu (Demetrio Franco), e që, në qoftë kështu, nuk dihet si ka përfunduar si pjesë e një libri që mban për autorë Paulo Giovion e Andrea Gambinin, nuk lë vend për asnjë spekulim në favor të tezës së Pollogut shqiptar. “Pollogu është pjesë e Maqedonisë dhe Bullgarisë”, thuhet qartazi. Me këtë i largohemi tezës se Vojsava ka qenë serbe, por mbetet e sigurt se Vojsava ka qenë sllave. Shqiptare, jo se jo.
Artan Shkreli iu mbajt tezës se Pollogu “është banuar fillimisht nga arbërorët”, mirëpo duhet të na thotë se ku e ka gjetur provën se Pollogu është banuar nga arbërorët e të na sqarojë se ç’do të thotë me ndajfoljen “fillimisht”. Tani, nuk ka pse përjashtohet që në Pollog të ketë pasur arbërorë atëbotë, madje, mendja ta thotë se ka pasur familje arbërore që ç’ke me të, por familja e Vojsavës nuk ka qenë një prej tyre.
Ndryshe, autorët e hershëm nuk do të na thoshin se ajo është e tribalëve. Do të na thoshin se është e arbërorëve. Këto dokumente, sipas meje, janë më të rëndësishmet mbi këtë çështje. Së pari, sepse janë, siç thashë, më të hershmet. Së dyti sepse janë tonat, arbërore. Dhe unë shpresoj që sa më sipër të shërbejë si një ftesë për një debat të shtruar, mbi bazë dokumentesh, larg etiketimeve larg pozave, ngrefosjeve, dënglave, ndjeshmërive, të qarave të stisura patriotike me lot e qurra. Jo për ndonjë gjë, por patriotizmi në këtë rast nuk vlen asnjë çikë.
Shumë lexues janë zemëruar, ngaqë ky pretendimi juaj ushqen tezën se Skënderbeu nuk ishte shqiptar, gjë që thuhet andej-këtej.
Të kuptohemi, fakti që Skënderbeu ka pasur nënën sllave apo serbe nuk do të thotë se Skënderbeu ka qenë serb, apo se serbët kanë të drejtë të pretendojnë se Skënderbeu është i tyre. Jo, Skënderbeu është shqiptar. Diskutimi mbi origjinën e Skënderbeut është një çështje e mbyllur, tanimë. Edhe vetë serbët e kanë pranuar, pavarësisht ndonjë zëri që është dëgjuar, apo ende dëgjohet, se Skënderbeu është i tyre. Të shumtët e studiuesve serbë (ata të huaj janë edhe më të shumtë, për të mos thënë të gjithë) janë pajtuar pa një, pa dy me faktin që Skënderbeu është i shqiptarëve. Vlladan Gjorgjeviçi, që nuk mund të thuhet se kishte respekt për shqiptarët, përkundrazi, i përbuzte, ka mbrojtur tezën e damarit serb të Skënderbeut, por në fund e ka njohur Skënderbeun si të shqiptarëve.
“I vetmi fatos kombëtar i shqiptarëve, Skënderbeu, ka qenë i farës serbe”, ka thënë ai. Do të duhej të thoshte “ka qenë edhe i farës serbe”, duke shtuar një “edhe” pra, por ani, nga Gjorgjeviçi mund të pritej edhe më keq. Pastaj, më shumë rëndësi ka pohimi i tij se Skënderbeu është “fatosi kombëtar i shqiptarëve”. E përderisa e ka pranuar këtë gjë Vladan Gjorgjeviçi, kjo do të thotë se në këtë mes çdo diskutim është i tepërt. Figura e “ndjesëmadhit” Skënderbe (kështu e quan Sami Frashëri, ndjesëmadhi, në “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”) mbeti prore, me ndonjë zbehje në periudha të caktuara, në kujtesën e shqiptarëve.
Marino Bizzi, arkipeshkvi i Tivarit në fillim të shekullit XVII hartoi një raport mbi vizitën që ai bëri në viset turke, shqiptare e serbe dhe në atë raport nxjerr në pah faktin që “shqiptarët nuk e kanë harruar Heroin e tyre Kombëtar, Skënderbeun” (marrë nga “The history of Servia and the servian revolucion …”, faqja 368, paragrafi i parë, me autor Leopold Ranke; dhe nuk është pa gjasa që gjuhëtari apo folkloristi serb, Vuk Karaxhiçi, që ka qenë mik i autorit, t’ia ketë lexuar në dorëshkrim këtë libër, pa nxjerrë ndonjë objeksion kundër raportit të Bizzi-t). Është interesant ky fakt, apo jo? Po flasim për një dëshmi të bërë nga një prelat venecian në vitin 1610, e jo për ndonjë pretendim të rilindësve tanë në kohët e zgjimit kombëtar të shqiptarëve, sidozot të Sami Frashërit që sapo e përmenda, për të cilin “Skënderbeu i ka dhënë edhe do t’i apë gjithë jetënë nder Shqipërisë”. Së njëjtës kohë i takon edhe një dëshmi tjetër, këtë herë e lënë nga një shqiptar, Frang Bardhi.
Ky i fundit, klerik katolik i pasionuar pas gjuhësisë në veçanti e pas dijes në përgjithësi, ka shkruar një libërth në mbrojtje të origjinës shqiptare të Skënderbeut. Në këtë botim, ai polemizon me një klerik tjetër, sllav, me emrin Ivan Tomko Mërnaviç, që i kish qejf falsifikimet historike (sllavët i nxirrte si autoktonë në Ballkan, i nxirrte edhe si pasardhës të ilirëve, dhe si sllavoman që ishte, edhe perandorin Justinian e nxirrte sllav), e që i mbahej pretendimit se Skënderbeu ishte boshnjak.
Madje, Tomko Mërnaviçi e nxirrte edhe veten si pasardhës të Skënderbeut. Frang Bardhin nuk e mban vendi nga ky falsifikim “i kobshëm”, dhe ulet të hedhë në letër versionin e tij. “Apologjinë e Skënderbeut” e shkruan në një gjendje alarmi, brenda dy-tri javësh, a thua se po e ndiqnin për ta penguar që ta bënte këtë gjë. Ishte një libër me 76 faqe, i shkruar në latinisht, me titullin “Georgius Castriottus Epirensis vulgo Skanderbegh, Epirotarum Princeps fortissimus ac invictissimus suis et Patriae restitutus” (Gjergj Kastrioti i Epirit, i njohur me emrin Skënderbe, princi i fuqishëm dhe i pamposhtshëm i Epirit, u kthehet atyre që u përket). Ishte një polemikë që, kështu thotë Robert Elsie, përuron stilin e polemikave të ashpra, që tanimë janë një zakon në Ballkan. Por kujdes, do të ishte gabim që ky përcaktim i R. Elsie-së të krijonte idenë se libri i Bardhit ishte një shfrim atdhetar dhe aq. Nuk ishte kështu.
Që ishte një shfrim atdhetar, kjo nuk ka diskutim, por polemika ishte, në të njëjtën kohë, një gjë e punuar mirë, e thurur në stil akademik dhe e mbushur me fakte dokumentare, të cilat provonin që Skënderbeu ishte shqiptar. “Një dragua të Epirit”, e quan ai Skënderbeun. Dhe termi “Epir” nuk ka pse të lërë vend për keqkuptime. Kështu quheshin këto viset tona atëbotë, madje edhe pak më herët, siç na e dëshmon Marin Barleti. Dua të them me këtë, se Frang Bardhi nuk është një personazh me pasaportë të dyshimtë apo me identitet etnik të zbehur prej përvojave akademike në dhé të huaj apo të tretur në hapësirat e perandorisë multietnike osmane, pjesë e së cilës ishin edhe shqiptarët. Jo, ai ishte shqiptar njëzetekatër karatësh, që fliste shqip, këtë shqipe që pak a shumë flasim ne sot.
Dëshmia më e fortë e këtij fakti është fjalori i tij latinisht-shqip (Dictionarium latinoepiroticum …), i pari fjalor i shqipes në këtë botë. Shpresoj që, me ripublikimin e këtyre shkrimeve, të mos rihapet debati edhe njëherë tjetër. Edhe kjo do të më duhej! Por jo, nuk besoj. Janë gjëra që janë thënë një herë. Unë shpresoj tjetrën, shpresoj që detraktorët e mi të kenë mësuar diçka nga ai debat. Në mos tjetër, të paktën të kenë mësuar se nuk vlen fanatizmi e nacionalizmi kur bëhet një diskutim i natyrës akademike, të kenë mësuar se nuk mund të kryqëzohet një njeri ngaqë mbron një ide të tijën, e aq më pak mund të kryqëzohet një njeri ngaqë ka vënë në diskutim disa truizma putativë të historiografisë shqiptare, që kanë të bëjnë me ngjarje e personazhe të shekullit të errët XV.
Çfarë ju ka mbetur në kujtesë prej atij debati?
Fyerjet, sharjet, kërcënimet, me të cilat u mbushën portalet dhe rrjetet sociale? T’ju them të drejtën, ajo që ndodh në rrjetet sociale më lë indiferent. Kam tentuar të bëhem pjesë e tyre, duke hapur një llogari në “Facebook” a në “Twitter”, por i kam mbyllur shpejt e shpejt ato llogari. Nuk ndodh asgjë interesante e kureshtare në komunikimet publike online. Është një botë banale. Shumë banale. Ajo që la shenjë te mua kishte të bënte me reagimin që vinte nga disa intelektualë publikë, të cilët m’u shfaqën më mendjembyllur sesa i mendoja.
Pati ndër ta që tezën time ma hodhën në kosh si një tezë sllave. Të tjerë s’e patën për gjë të më quanin serbofil, të shitur, tradhtar, islamik. Ta marrësh dhe ta mundësh tjetrin për atë që ti do që ai të jetë dhe jo për atë që ai është në të vërtetë, ja ky është vesi më antiintelektual që mund të ekzistojë. Intelektualët publikë shqiptarë, në shumicën e tyre, nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, veçse ta denoncojnë kundërshtarin, ta njollosin publikisht atë, ta turpërojnë a t’i marrin erzin, ta skualifikojnë për arsye moshe, biografie, morali, origjine krahinore, origjine fetare, origjine etnike, orientimi seksual, kredencialesh të dobëta akademike e për arsye të tjera që nuk kanë të bëjnë fare me qëndrimet e tij. Kjo është mënyra më e mirë për të mos bërë debat. Sidomos debat të këtij lloji.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg: Pasoja, nëse krijon ushtrinë!



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e paralajmëroi Prishtinën zyrtare se do të “përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”.

Sipas Stoltenbergut, ky proces po udhëhiqet “në një moment mjaft të papërshtatshëm, pa u respektuar procedurat”.

Këto deklarata, kreu i Aleancës Veriatlantike i bëri në fund të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ku është diskutuar për gjendjen në Ballkanin Perëndimor. “Kjo shkon përtej këshillimeve të shumë zyrtarëve të NATO-s dhe mund të ketë pasoja serioze për integrimin e ardhshëm të Kosovës në proceset euroatlantike”, tha Stoltenberg.

Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri përmes tri ligjeve që pritet të miratohen në Kuvend më 14 dhjetor 2018.

Ambasadori amerikan: Evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura hap pozitiv për Kosovën
Lidhur me këto synime, kreu i NATO-s tërhoqi vërejtjen se nëse një gjë e tilë ndodh, atëherë “NATO-ja do ta shqyrtojë angazhimin e saj rreth Kosovës”. I pyetur se për çfarë pasojash bëhet fjalë, Stoltenberg tha se vendimet i takojnë Këshillit të Aleancës Veriatlantike, si organi më i lartë i NATO-s.

Kreu i Aleancës së NATO-s konfirmoi se në takimin ministror është folur edhe në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e tarifës doganore prej 100 për qind ndaj prodhimeve me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

“Hapa të tillë e rëndojnë edhe më shumë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Por, dialogu është mënyra e vetme që të arrihet një paqe e qëndrueshme në rajon. U bëjmë thirrje si Prishtinës ashtu edhe Beogradit që të përmbahen nga provokimet dhe t’i arrijnë kompromiset e nevojshme në mënyrë që të ecin kah një e ardhme më e mirë”, tha Jens Stoltenberg.



Daniel Serwer kritikon NATO-n për qëndrimin ndaj krijimit të Ushtrisë së Kosovës

Daniel Serwer kritikon NATO-n për qëndrimin ndaj krijimit të Ushtrisë së Kosovës


Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar se NATO është duke e mbështetur Beogradin, pasi po kundërshton krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Në një shkrim autorial, Serwer thotë se Serbia po kërcënon me ndërhyrje në Kosovë nëse Kuvendi i Kosovës voton për të krijuar ushtrinë.



“Kosova nuk ka ushtri që nga ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 që e shpëtoi atë nga përpjekjet e presidentit Millosheviç për të reduktuar popullsinë e saj shqiptare me forcë dhe shpalljen e pavarësisë së saj në 2008. NATO ka siguruar mbrojtjen territoriale të vendit, edhe pse ajo qeveris vetë dhe është njohur si shtet sovran nga rreth 110 vende”, thotë ai.

Amerikani Serwer shton se Prishtina tani dëshiron të konvertojë forcat e saj të sigurisë, të cilat janë të armatosura lehtë, në një ushtri.

“SHBA, Britania e Madhe dhe NATO janë konsultuar tërësisht. Procesi do të zgjasë 10 vjet ose më shumë. Nëse forcat e NATO-s ndonjëherë do të largohen nga Kosova dhe do të dërgohen në misionet me prioritet të lartë, vendi do të duhet të ketë mjetet për të mbrojtur veten të paktën për disa ditë. NATO duhet të mbështesë ata që duan të lehtësojnë barrën e saj, jo ata që kërcënojnë agresionin”, vlerëson analisti.

Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins, thotë se Ushtria e Kosovës nuk ka të bëjë me kërcënim për të ardhmen në rajon.

“Ajo që Serbia po përpiqet të bëjë është që të privojë Prishtinën nga një prej elementeve vitale të sovranitetit. Po përpiqet gjithashtu të gjejë një justifikim për të ndërhyrë dhe për të pushtuar pjesën me shumicë serbe të veriut të Kosovës, ku figurojnë figura të krimit të organizuar në përputhje me autoritetet qeverisëse të Beogradit”, thotë ai.

Serwer e quan gabim serioz mbështetjen që sipas tij, NATO-ja po ia jep agjendës së Beogradit.



Amerikani është shfaqur kritik edhe ndaj BE-së për shtyrjen e afatit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Megjithatë, Serwer e cilëson si gabim vendimin e Qeverisë së Kosovë për t’i vënë taksë produkteve të Serbisë.

“Tarifat prej 100% që kohët e fundit që iu imponuan importeve të Serbisë janë shkelje e detyrimeve të saj ndërkombëtare sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), Por ky gabim do të korrigjohet përmes procesit normal të CEFTA-s”, tha ai.

Sipas analistit, Kosova po aq sa Serbia ka nevojë për perspektiva euro-atlantike nëse të dy vendet do t’i shpëtojnë spirales negative në të cilën janë mbyllur.

Analisti amerikan Daniel Serwer, një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë” në shtator të këtij viti, kishte kundërshtuar ashpër idenë e presidentit Hashim Thaçi për “korrigjimin e kufirit”.



****


Ambasadori amerikan: Evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura hap pozitiv për Kosovën



Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë sot se evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura është hap pozitiv dhe është mese e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse.

Ambasadori i ri amerikan tha në një intervistë për RTK-në se ‘liderët kosovarë kanë folur se si Forcat e Armatosura do të mund të merrnin pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë shtetit, që Kosova e ka arritur pikën që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, mund edhe t’i kontribuoj asaj dhe se e tërë kjo është e mirëseardhur.

Ambasadori, flet edhe për taksën prej 100 për qind ndaj produkteve serbe, për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë dhe nëse ajo mund të prek çështjen e kufirit.

Kosnett rithekson se Kosova vazhdon të mbetet lartë në prioritetet e politikës së jashtme amerikane.


Serbia nuk mund të ndryshojë qëndrimin e Amerikës, për të cilën pavarësia e Kosovës është gjë e kryer


Ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk është i lumtur me deklaratat e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, se formimi i ushtrisë së Kosovës është hap pozitiv.

Megjithatë, tha Vuçiq, ai është i vetëdijshëm se Serbia nuk mund të ndryshojë qëndrimin e Amerikës, për të cilën pavarësia e Kosovës është gjë e kryer.


Vuçiq tha se “shqiptarët nuk bëjnë asgjë vetëm” dhe se “pas tyre qëndron gjithmonë SHBA-ja”.

“Këtë nuk mund ta themi gjithmonë hapur. Shqiptarët kanë edhe aleatë të tjerë në Evropë”, tha Vuçiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Të enjten, ambasadori amerikan, Kosnett, ka thënë se Uashingtoni e mbështet transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake.

Deklarata është bërë pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar pasoja për Kosovën nëse formon ushtrinë.

Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se, më 14 dhjetor, në Kuvendin e Kosovës do të votohen projektligjet që e transformojnë FSK-në në ushtri.

SHBA zbut tonet: NATO është një institucion i domosdoshëm

Uashingtoni ritheksoi angazhimin ndaj NATO-s dhe i hodhi poshtë kritikat e aleatëve europianë se nuk po sillet në të mirë të të gjithë botës.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, duke folur në një takim para samitit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s që zhvillohet në Bruksel, i zbuti tonet dhe e konsideroi aleancën ushtarake si një bashkim të domosdoshëm që duhet të vazhdojë misionin.
“NATO-ja është një institucion i domosdoshëm. Kurrë një aleancë nuk ka qenë kaq e fuqishme dhe paqësore dhe lidhjet historike duhet të vazhdojnë. Të gjithë aleatët në NATO duhet të punojnë për të përforcuar atë që është aleanca më e madhe ushtarake në histori,” tha ai.
Pompeo kritikoi gjatë fjalimit të tij Kinën, Iranin dhe Rusinë dhe i akuzoi këto vende për shkeljen e një numri traktatesh dhe marrëveshjesh ndërkombëtare dhe nxitjen e jostabilitetit në botë.Sekretari tha se Uashingtoni po nxit Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për të zvogëluar fondet për Kinën, pasi qasja e saj në tregjet financiare i ka shërbyer vetëm pasurimit.
Ndërkohë në axhendën e Ministrave të Jashtëm të NATO-s është përfshirë e ardhmja e Traktatit të Armëve Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), nënshkruar nga Uashingtoni dhe Moska në vitin 1987. Presidenti Donald Turmp ka paralajmëruar tërheqjen nga kjo marrëveshje.

Ish-nënpresidenti amerikan Joe Biden : Jam personi më i kualifikuar për të qenë President i SHBA-së


“Mendoj se jam personi më i kualifikuar në vend për të qenë president, tha zoti Biden para një audience në Missoula të Montanës.
“Çështjet me të cilat përballemi si vend sot, janë çështje për të cilat unë jam marrë gjithë jetën, përpjekjet e klasës së mesme, politika e jashtme. Por unë dhe familja ime duhet të vendosim së bashku nëse jemi gati. Ne çdo gjë e bëjmë si familje”.
Zoti Biden, nënpresident për dy mandatet e ish-Presidentit demokrat, Barack Obama, tha se do të merrte një vendim për fushatën e vitit 2020 campaign brenda gjashtë javësh ose dy muajsh.
“Kam një mbesë dhe një nip të cilëve u ka vdekur i ati, që më duan dhe duan që të jem pranë tyre. Unë dua të jem i pranishëm të kujdesem për ta, prandaj duhet të shikojmë nëse mund ta realizojmë këtë si familje”, tha ai, duke iu referuar fëmijëve të djalit të tij Beau Biden, që vdiq në vitin 2015 nga kanceri në tru.
Zoti Biden ka thënë se për shkak të vdekjes së tij, nuk kandidoi për president në vitin 2016.
Shumë analistë mendojnë se ai do të kandidojë në vitin 2020. Sipas një sondazhi nga Reuter/Ipsos në nëntor, zoti Biden kryeson mes kandidatëve të mundshëm demokratë

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...