Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/12/15

Lindita Komani: Dr. Milan v. Šufflay - Shqipëria mesjetare



Das mittelalterliche Albanien

Shqipëria mesjetare


Nga Dr. Milan v. Šufflay

Në shqip nga Lindita Komani

Për të arsyetuar aspiratat e Serbisë ndaj Shqipërisë, sidomos ndaj porteve të Durrësit dhe Lezhës, shtetarët serbë sjellin në lojë në radhë të parë çastin historik. Sipas Pašić dhe Gruić Shqipëria nuk ka të drejtë për autonomi, malësorët shqiptarë janë në fakt serbë, Shqipëria i përkiste vetëm perandorisë së Dushanit, Durrësi, Lezha dhe Shëngjini ishin dikur veçse porte serbe. Shkurt e thjesht, Europa tërë duhet ta dijë që serbët duan nga Shqipëria veç atë që dikur u përkiste atyre.

Nuk është vendi këtu që të hulumtohen arsyet psikologjike të parapëlqimit ndaj historisë tek politikanët sllavojugorë e as të provohen dhe të kritikohen metodat e përdorura nga sllavojugorët për ndërtimin e titujve të së drejtës historike. As nuk duam të merremi me çështjen se si çasti historik do të merret parasysh në ndarjen e ardhshme të Turqisë europiane. Qëllimi i këtyre rreshtave, është të skicohet një pamje objektive e Shqipërisë mesjetare (paraturke), përmes së cilës gjithsecili do të mund të shohë qartë. Së pari, që serbët nuk janë të vetmit që mund të ngrenë të drejta ligjore ndaj Shqipërisë; së dyti, që në historinë e Shqipërisë ka edhe çaste, që mund të sillen në lojë si për anektimin ashtu edhe për autonominë e saj; së treti e së fundmi, që shtetarët serbë më mirë të mos kishin folur për të drejtë historike pikërisht teksa flasin lidhur me portin kryesor shqiptar (Durrësin) të synuar për pushtim.

*

Shqipëria mesjetare sikurse edhe e sotshmja nuk përbënte një koncept të ngurtë gjeografik. Fillimisht (deri në shekullin XIII) e lidhur me një zonë të vogël në qytetin e Krujës në qendër, emri i Shqipërisë u rrit nga kjo zonë e ngushtë deri në Vlorë e malet e Himarës në jug dhe deri në Bar, madje deri në Kotor në veri. Në shkencën e historisë Shqipëria është pra një koncept konvencional dhe nënkupton rajonin malor në katërkëndëshin Bar – Prizren – Ohër – Vlorë. Këto janë hapësira, në të cilat shtresat primare etnike (ilire, trake) të bregdetit adriatik thuajse plotësisht të zhveshura nën ndërtimet e reja sekondare dhe terciare greke, romane dhe sllave ngrihen njëjtë si një monolit graniti i rrethuar nga dredhka i popullit dikur të madh ilir. Në kryqëzimin e diagonaleve të katërkëndëshit të sapopërmendur emri i Shqipërisë ishte i pranishëm që në kohët e ilirëve të lashtë; këtu ndodhej qendra e fisit me të njëjtin emër me qytetin Albanopolis (tek Ptolemeu), prej nga ku ky emër sidomos në gjysmën e dytë të mesjetës si pasojë e lëvizjeve ekspansive të barinjve shqiptarë të maleve gjithmonë e më shumë u përhap në mënyrë homogjene etnike por të shpërndarë,dhe prej Arbanonit të Bizantit, Rabanit te serbëve, Regnum Albanie të Anzhuinëve krijoi Shqipërinë e Dalmatëve dhe Venecianëve e deri Shqipërinë e sotshme, një koncept më shumë etnografik me përmasa shumë domethënëse, por mjaft të pacaktuar nga ana jugore.

Kjo zonë ishte gjithmonë një rajon kufitar par excellence, një kufi i gjuhëve, feve dhe fuqive. Produkti i kulturës së Lindjes dhe Perëndimit: bota greko-latine, gjithashtu bizantine-romane e qyteteve bregdetare vjen këtu në afëri të madhe me përzierjen barbare të elementit autokton shqiptar dhe atij serb të depërtuar. Njërin pranë tjetrit, tek drejtuesit e fiseve shqiptare ndeshim titullin bizantin protosebastos, sebastos, titullin latin comes dhe miles, atë sllav kaznac dhe vojevoda. Në rajonin e Durrësit kufizohen tre zona të mëdha të gjuhëve mesjetare të dokumentave: latinishtja, greqishtja dhe sllavishtja, sikurse edhe sot në vilajetin e Shkodrës ndeshen të gjithë tipet e kostumit popullor ballkanas: greku, rumano-bullgari, boshnjako-dalmati dhe serbo-malazezi. Katolicizmi gjendej këtu në luftë të vazhdueshme me ortodoksinë. Ndërkohë që metropoliti i Durrësit merr pjesë në sinodin e Kostandinopojës, peshkopi i tij ndihmës, peshkopi i Krujës, shfaqet në rajonin e brendshëm si një i besuar i Papës në kryengritjen e princit shqiptar kundër mbretit përçarës serb (1319). Krerët e dinastive shqiptare lëkunden shpesh mes dy kishave, më vonë mes katolicizmit dhe islamit.

Ndaj nuk është çudi që përmes perceptimit të këtyre hapësirave si orientale ashtu edhe oksidentale, tema Dyrrahium në kohën e fuqisë botërore bizantine u kthye në qendër të intrigave dhe sipërmarrjeve si kundër verilindjes sllave ashtu edhe kundër Italisë. Por pikërisht për këtë arsye Shqipëria mesjetare përbënte gjithmonë bazën e operacioneve të fuqive perëndimore kundër Bizantit. Mbi të u përqendruan fillimisht edhe sulmet e normanëve dhe napolitanëve. Në kohën kur nën Papën Johan XXII Europa ëndërronte për një kryqëzatë drejt Palestinës, në Bar ndodhej një arqipeshkv, domenikani Guillelmus Adae, një eksplorues perëndimor, i cili vëzhgimet e tij politike, në të cilët Shqipëria luan një rol për të mos u nënvlerësuar, i përmblodhi në “Directorium ad passagium faciendum” (1332). Pra më shumë se njëqind vite para luftës së madhe të Skënderbeut kundër turqve, ideja e rëndësisë të pozicionit të Shqipërisë aty-këtu ka përshkuar mendje të caktuara; në mënyrë të përgjithshme dhe të plotë ndërgjegjësimi ndodhi përmes luftës së përmendur, në të cilën Europa tërë u përfshi pjesërisht me interes të lartë, pjesërisht në mënyrë aktive. Shqipëria atëherë u bë e famshme dhe për këtë famë i detyrohet pozicionit të saj gjeografik. Lufta e Skënderbeut ishte epopeja e një vendi të spikatur kufitar, për këngën e fundit të të cilit punon pikërisht e tashmja...

Por Shqipëria nuk është thjesht një vend kufitar; në vetvete Shqipëria është monada e Ballkanit, në të cilën pasqyrohet krejt kozmosi i Ballkanit me nuancat e tij latine, greke, romane, bizantine, italiane dhe sllave, në të cilin ende sot shkëlqejnë kristale të shumtë të gjendjes fillestare, në të cilin ende sot është e dukshme ajo histori bazë e gadishullit Ballkanik, këmbëngulja e të cilit gjuhëve të Ballkanit iu nguliti një fizionomi të njëtrajtshme dhe ndikoi në krijimin e një karakteri të njëtrajtshëm të kulturës gadishullore mesjetare.

*

Karakteristika e mësipërme e Shqipërisë mesjetare është ende e pranishme sot, dhe pikërisht atributet e vendit kufitar dhe te monadës së Ballkanit, pra çastet etnike dhe kulturore, janë ata, të cilët nga një këndvështrim historik flasin për autonominë dhe neutralizimin e këtij vendi.

Por edhe vetë historia politike e Shqipërisë paraturke përmban disa shfaqje të cilat pa frikë mund të perceptohen si bërthamë e një trajte autonome, dhe të mëvetësishme. Nga njëra anë, tema bizantine Dyrrahium, që në shekullin XI mbretërohet nga një dukë dhe që nga venecianët (1204) u kthye në dukatën Dyrrahi e më pas nga anzhuinët (në 1272) u kthye në Regnum Albaniae. Lufta e Skënderbeut zgjoi në krejt Europën konceptin e Shqipërisë së mëvetësishme, dhe ka dëshmi që ideja e një Regnum Albaniae në tokën shqiptare deri në shekullin XVII ka mbetur në këmbë. Por nga ana tjetër shohim që në shekullin XIII në zonën e Krujës (1200 deri 1250) një dinasti drejtuese shqiptare (princa), në shumë breza (Progoni, Gjini, Dhimitri, Golemi) zhduken nën presionin e fuqive të huaja (por ndoshta vetëm për sytë tanë), por për t’u shfaqur menjëherë me fillimin e rënies së perandorisë serbe, tashmë nën emër të ri (Topia, Dukagjini, etj.)

Por ndërsa në përgjithësi edhe mund të pranohet që Shqipëria (e sotshme) asnjëherë nuk është njohur si tërësi politike, është po aq e vërtetë, që historia Shqipërinë në të njëjtën kohë e njeh vetëm në dy madje tre tërësi të mëdha, kështu që, nga një këndvështrim historik asnjë nga fuqitë e sotshme nuk mund të ngrejë një të drejtë ekskluzive mbi Shqipërinë.

Luhatjet e sferave të veçanta të fuqisë në Shqipërinë mesjetare mund të vëzhgohen më së miri, nëse kuptohen kthesat kryesore në fatet politike të qyteteve të veçanta shqiptare. Por ndoshta ky nuk është vendi për të bërë një paraqitje tabelare të këtyre kthesave. Do të mjaftonte të konstatohej që Shqipëria e veriut me qytetin Shkodër dhe portin e saj shumë të vizituar S. Sergius në grykëderdhjen e lumit Bunë, më tej me qytetet Bar, Ulqin, Shas, Drivost, nga shekulli XI deri në shekullin XV në të gjithë nuancat e mundshme, e pikërisht si regnum Diocliae, si mbretëri e pjesshme nën mbretin e ri (reges iuniores), pjesërisht (Dulcigno) edhe si pronësi e gruas së sundimtarit, më vonë nën familjen malazese Balšić, ndodhej nën pushtetin e serbëve. Por në të njëjtën kohë bërthama e Shqipërisë rreth Durrësit (qyteti në vitin 1040 u ndodh përkohësisht në duart e bullgarëve) sikurse edhe jugu rreth Vlorës u ndodh fillimisht nën bizantinët, më pas për një kohë të shkurtër (1204 deri në 1213) nën Venedikun, më pas nën despotët epirotë, të cilët këto qytete ia dhanë si prikë Manfredit të Siçilisë (1258), deri kur ajo ra nën pushtetin e Anzhuve napolitanë. Mbreti serb Dushani pushtoi krejt zonën e thellë me qytetin e Krujës (1343), gjithashtu edhe jugun me Vlorën dhe Janinën, por Durrësi mbeti në duart e anzhuinëve. (Por në këtë kohë shtrihej edhe pushteti nominal i mbretit hungarez Ludwig mbi Durrësin.) Në vitin 1368 ra edhe Durrësi, por jo në duart e serbëve, por të dinastit shqiptar Karl Topia. Më vonë, por kjo vetëm për një çast, Durrësi gjendet në pronësinë familjare të Balshajve armiq me Topinë dhe Balsha II mban titullin e kontit të Durrësit në vitin 1385, por Durrësi në vitin 1392 i dorëzohet Venedikut jo nga Balshajt por nga Gjergj Topia. Nga Balshajt Venedikut në vitin 1396 iu ofruan qytetet Shkodër dhe Drivost, dhe republika u mendua për një kohë, nëse me pranimin e këtyre qyteteve paqja me Hungarinë do të prishej ose jo (si intromittendo dicta loca contrafaceremus paci Hungariae). Lezha, për fatet e mëhershme të së cilës nuk kemi informacion të saktë, kalon në gjysmën e dytë të shekullit XIV në dorë serbe dhe shqiptare, por i shkon Venedikut (ngjashëm me Durrësin) jo nga dora serbe, por nga dora e familjes fisnike Dukagjini. Më vonë ishte në dorë të Kastriotëve, të cilët sipas origjinës dhe mjedisit të tyre sigurisht që nuk ishin serbë. Qyteti i vetëm, i cili si një mbetje direkte nga kohët e Dushanit, nga duart serbe bie direkt në ato turke (1417) është Vlora (Shëngjini thuajse nuk përmendet nga Skënderbeu në burime; në mesjetë ai nuk ishte një port shumë i vizituar) dhe qyteti i vetëm, i cili për ta thënë kështu nuk i ka përkitur kurrë serbëve, është Durrësi, pikërisht ai port, të cilin Serbia sot kryesisht duke iu referuar së drejtës historike do që ta pushtojë.

Ismet Tahiraj - Shenjtëresha Këmishëbardhë


PËRSIATJE FILOZOFIKE NË NJE LIBËR TE VOGËL

Ismet Tahiraj: “Shenjtëresha Këmishëbardhë”, poezi, Prishtinë, 2018
Nga Tahir Bezhani

Ismet Tahiraj, një krijues i ndjeshëm, modest, me vargun poetik te gdhendur mirë e mirë, pa bujë, na vjen me poezi të reja në librit “Shenjtëresha Këmishëbardhë”,ku secili varg në secilën poezi, mbart peshën e vet filozofike, me refleksion e mesazh shume dimensional poetik.

Në këtë rast, si rrallë te ndonjë poet tjetër, gjatë leximit të librit në fjalë, që në fillim hasim në fjalën Këmishëbardhë, imagjinuar si bashkudhëtare në pesëmbëdhjetë poezitë e këtij libri, ku trajtohen temat që dalin nga një shpirt i ndezur poeti me gjitha përplasjet e kohës së përjetuar. Një qasje poetike nga I-XV,poezitë, me te njëjtin titull, ku gërshetohet e trajtohet bukur tematika jetësore te përjetuar nga poeti, Ismet Tahiraj. Semantika e ndërtuar në këto vargje poetike, është një fuqi intelektuale, shumkuptimore e poetit me përvojë të pasur pune e jete,në këto hapësira tona...

Shkrimtari Ismet Tahiraj


Nuk është e thënë, që të jesh krijues i njohur,të kesh shumë shkrime-libra te botuara. Ka rëndësi të posaçme, që shkrimet të kenë vlerat artistike, tok me rregullat letrare ku spikat mesazhi, stili, figura, estetika, ndërtimi i vargut e shumë gjëra tjera. Mendoj se në këtë kuptim, ”Shenjtëresha Këmishëbardhë”,e autorit Ismet Tahiraj, ka arritur që me sukses t’i prezantohet lexuesve të tij, lexuesve në përgjithësi, sepse vargu poetik i këtij autori,me figuracionin e stilin personal, ka arritur atë piedestalin artistik të nevojshëm,duke komunikuar në mënyrë artistike me publikun e gjerë. Për këtë arsye e disa te tjera,ky libër,kam bindjen se do jetë i mirëpritur prej secilit lexues, dashamirë i artit poetik,pikërisht edhe për faktin e përcjellës së porosive të çarta.

Mbushja dhe zbrazja e katarsës poetike te poeti Isme Tahiraj,i ngjanë “kaskadave që shtrojnë vrullin e rrëmbyeshmërisë ndjesore”, kur shpirti kërkon lirim nga përplasjet e brendshme. Autori rrëmbehet nga tematikat e forta që krijojnë presion mbi intuitën e poetit. Dashuria e dhimbja janë shtylla kryesore të ndërtimit të vargut melankolik. Në poezinë “Këmishëbardha VII” lexojmë se sa rrjedhshëm e me pedanteri poetike shprehë dufin e tij, poeti:”Puth,puth/Se digjesh i etur/Tërë jetën/Dita e përcillte/Avullin e deteve/Drejt qiejve sovran”.


Në trajtimin e temave, poeti Ismet Tahiraj, nuk u rri “borxh” fenomeneve jetësorë, ku trajtesa është tejet elegante,për t’ia ofruar edhe lexuesit,duke u futur në të gjitha labirintet e jetës e kohës, nga tradita jonë e përgjithshme, pra duke kaluar kronologjikisht në psikologjinë e popullit me gjitha aspektet mundimshme të kohës. Thelbësore e këtij libri poetik qëndron shkathtësia poetike e përdorimit të një emri imagjinativ, (Këmishëbardhë-a), ku personifikohet me si shokun-poeten bashkudhëtare valëve të jetës në të mirat e të këqijat e saj, si përjetim apo synim....

Një vend të veçantë e mjaft të spikatur në këtë libër zënë edhe redaktori-recensenti i këtij libri,zotëri Xheladin Çitaku,i cili me pedanterinë e tij,njohurinë që posedon për artin poetik,gjetjet shembullore të fjalëve adekuate për ta vlerësuar poezinë e autorin,me kanë lënë mbresa gjatë leximit të këtij vëllimi poetik. Përdorimi tepër racional i fjalëve,futja aty ku e do arsyeja dhe merita e poezive,janë të mirëpritura për lexuesit kohëve të fundit. Këto vlera redaktoriale,e bëjnë më atraktiv librin dhe vlerën e autorit.

Gjitha këto së bashku,librin “Shenjtëresha Këmishëbardhë”, me autorë Ismet Tahiraj,është edhe një botim i mirëseardhur për autorin dhe poezinë në tërësi,i cili libër, do jetë në raftet e bibliotekave shkollore e universitare.

OPINION ME SHKAS...!


Shkruan Reshat Nurboja

Qeveria e Kosovës me të drejtë ka vlerësuar se ka ardhur koha të i tregoj Serbisë e një pjese jo të vogël të Evropës se Kosova, vertet është e gatshme të toleroj e duroj shumçka për paqe dhe marrëdhënje të mira ndërshtetrore me fqinjet e të gjitha shtetet tjera të botës

...Por meqenëse, një përcaktim i tillë shqiptarë po shihet se është keqinterpretuar dhe keqperdoruar nga faktori proserb ndërkombëtar e në veçanti nga Serbia e cila e ka konceptuar këtë sjellje të Kosovës si dobësi, frikë e servilizëm ndaj tyre....!

Jam i vetëdijëshëm se kjo çasje e re e qeverisë sonë për ta asgjasuar njëherë e përgjithmonë kthetrat e Serbisë nga Kosova duhet të paguhet me një çmim ekonomik por sigurisht se ky çmim do të jetë me miliona herë më i vogël se sa ai që e kemi paguar për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës nga Serbia...Andaj, qytetarët duhet të kenë mirëkuptim në këtë drejtim dhe të pranojnë pagesen e këtij çmimi për ta mposhtur Serbinë edhe në planin ekonomik, politik e diplomatik...Mos të harrojmë se pas vetit si gjithmonë në rastet e vështira për Kosovën e kemi Amerikën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Austrinë e mbi të gjitha Shqipërinë dhe diasporën e madhe shqiptare anëkënd botës...!

Njё libёr, jo vetёm pёr dhimbjen nga vdekja pa rend



Nga Prof. dr. Islam LAUKA*

Para njё viti, Çun Lajҁi, pёrjetoi atё qё as hasmit mos i raftё me e provue. Pa i mbushur ende 34 vjeҁ, e bija e tij, Bubulina, shkoi nё amshim. Ҫdo vdekje ёshtё e dhimbshme, por ajo pa rend, kur prindi e shtin nё dhé femijёn e vet, dhimbja ёshtё e fundbotshme. Duhet shumё forcё, vullnet e karakter qё tё mbahesh, tё qёndrosh e tё mos biesh. Ka ndodhur shpesh qё nё kёso rastesh, prindёrit nuk kanё arritur dot tё mbahen dhe kanё rёnё, fillimisht, moralisht, pastaj edhe fizikisht, deri sa janё bashkuar pёrfundimisht me krijesat e tyre nё amshim. Vёrtetё njeriu duron ҁka nuk duron as guri, as druri, por ka njё kufi. Kufiri kalon nga fёmija dhe jeta e tij.

Çun Lajҁi e kaloi kёtё kufi. Se si, e di zemra e tij. Por e kaloi, jo pёr veten e vet, por pёr Bubulinёn. E kaloi se i vuri vetes njё detyrё, njё mision: tё jetojё pёr tё rrёfyer se ҁfarё vajze ka patur dhe sa e pafajshme ishte ajo. “Rrno pёr me tregue” ishte titulli i njё libri dhe amanet i at Zef Pllumit.

Kёtё mision e shohim tё realizuar, tashmё, nё 310 faqet e librit tё tij tё ri, “Bubulinё, ti letёr e pashkrueme”, ndërtuar mbi bazën e dialogut me të bijën që është në amshim. Dialogu me të vdekurit është një mjet i përdorur me mjeshtëri nga Çun Lajçi edhe në veprat e tij të mëparshme, për të përçuar mesazhe të rëndësishme për të sotmen, kryesisht, nëpërmjet gojës së të rënëve në luftë per mbrojtjen e tokave shqiptare. Por komunikimi me të bijёn, Bubulinën, nuk bëhet thjesht për te përçuar mesazhe. Çështja është se ai nuk pajtohet me faktin që e bija nuk jeton më, ai e rrefuzon vdekjen e saj.

Ndaj bashkёbisedon me tё si tё ishte gjallё, e uron pёr festa, pa harruar t’i blejё rriska sheqeri, si atёherё kur ishte fёmijё, komunikon me tё nё facebook, bile edhe udhёton sё bashku me tё, nё Ulqin, Tiranё, Shkup e Zvicёrr. Nё bashkёbisedimin e tij si baba, ai nuk lё epitet, krahasim e metaforё pa pёrdorur pёr tё bijёn: e bukura, e urta, e buta, e bekumja ime; mirashe, cikaloshe, bubё, pulёbardhe, ҁupulinё, Laskarinё, Marigonё, sugareshё, sirenё e lazdrueme bukurie, etj, etj.

Pёr ta shpёtuar Bubulinёn e tij tё shtrenjtё, Çun Lajҁi shiti hisen qё i la babai nё bjeshkё, shiti makinёn e tij dhe shpenzoi tё gjitha fitimet nga xhirimet e filmave ku ai luajti si aktor. Kur nuk mjaftuan as kёto, ai mori dy ҁanta me libra dhe u nis pёr t’i shitur nё Amerikё, me shpresё se do tё siguronte para pёr shёrimin e sugareshёs sё vet. Por as librat nuk iu shitёn, as veten nuk e shiti. Atёherё, ai detyrohet tё bёjё atё qё bёn prindi pёr shpёtimin e krijesёs sё vet, kur sheh se i ka tё gjitha shtigjet e mbyllura – shtrin dorёn dhe iu lutet pasanikёve pёr pak lekё. Se fёmija tё shtin tё gjallё nё dhé. Por pasanikёt nuk kanё shpirt. As fytyrё. “Sirena e lazdrueme bukurie” e babait, transformohet e bёhet “mall i vramё”, “shkrum” nё buzёn e prindёrve tё vet, “zhig” nё bebёzёn e syrit tё tyre.

“Bubulinё, ti letёr e pashkrueme”, ёshtё njё libёr pёr qёndresёn e prindit ndaj goditjes mё tё rёndё tё jetёs – kur mortja e pamёshirshme ia merr krijesёn e vet. Por ai ёshtё njё libёr edhe pёr rolin e intelektualit nё shoqёri dhe qёndresёn e tij pёrballё kastёs pushtetore, e cila, pёr hir tё interesave tё veta egoiste, ёshtё gati qё ta ҁojё nё theqafje vendin dhe popullin e vet.

Sa ҁ’ёshtё i dhimbshёm pёr tё bijёn, Bubulinёn, po aq i pamёshirshёm dhe i pakomrpomis ёshtё Çun Lajҁi ndaj zvetёnimit dhe bjerrjes morale tё shoqёrisё, nё pёrgjithёsi dhe tё pushtetarёve, nё veҁanti. Kёtё bjerrje morale ai e skanon nё qёndrimin ndaj sё bijёs fatkeqe, ndaj vetes sё tij, si intelektual dhe artist dhe ndaj fatit tё atdheut e tё trojeve amtare

Shoqёria dhe shteti i Kosovёs e lanё Bubulinёn nё mёshirёn e fatit. “Ajo ishte mё shumё se engjёll qё kёrkonte ngrohtёsi dhe kur s’pat kush ta ngrohte, Zoti e mori n’gjinin e vet qё t’mos mёrdhinte”, - shkruan Çun Lajҁi, duke argumentuar lidhjen shkak-pasojё qё ҁoi nё vdekjen e saj.

Nё kёtё kuptim, Bubulina ishte produkt dhe viktimё e shoqёrisё kosovare. Ashtu siҁ ёshtё produkt dhe viktimё e saj edhe i ati, artisti dhe intelektuali Çun Lajҁi, i cili, megjithёse tёrё jetёn ia kushtoi skenёs, duke u munduar qё “t’ua zbukurojё jetёn njerёve pёrmes artit”, nuk u kuptua kurrё prej tyre. Jo vetёm kaq, por nё momentin mё tё rёndё tё jetёs, atё tё mortjes tё sё bijёs, ai u braktis edhe prej atyre qё hiqeshin si “shokё tё besёs”. Sepse fitimi, me ҁdo mjet e me ҁdo kusht, ёshtё leva qё sot po i vё nё lёvizje njerёzit. Krejt pёr tjetёr gjё lufton Ҫun Lajҁi: “Moti m’kishin thanё ҁel udhё/ me gishta zhbij therrat”.

Shkrimtari dhe poeti Çun Lajҁi me dhembje e pezm tё thellё konstaton se sot, “shqiptari s’qenka ma ai pleqnari i odave, qё hollё e dredhte cigaren e ma hollё mendimin. S’qenka ai i kangёs e i barutit t’martinёs. I besёs jo se jo. Burrni s’paska sa paska fjalё dhe t’gjitha t’kota. Rrejka e mashtrueka!”

“Asht e lёkurё” shfaqet e bija, Bubulina, e brejtur dhe e tretur nga sёmundja e rёndё. Asht e lёkurё, shfaqet edhe shoqëria kosovare, e brejtur nga interesat e ngushta tё fitimit dhe e rrjepur nga ata qё “mrizojnё n’pushtet”.

Nё penёn e mprehtё dhe vargun e rreptё tё Çun Lajҁit, pushtetarёt e sotёm tё Kosovёs janё “pashallarёt tanё e bajraktarёt e rrejshёm”; ata “qё na i lidhёn duer e kamё n’oborr”; ata qё “turrevrap e kapёn shtetin”; ata qё i “rrudhin” trojet amtare e dhenё e shtjerra i lanё pa kullota”, ata; qё “pёr punёsim lypin dreka, ndoshta edhe diҁka tjetёr”; “njerёzit e papёrgjegjshёm” qё sollёn kёtё kohё “rrencash, hajnash e lakmitarёsh pёr pushtet”, qё “shtetin nuk e kanё as n’shpatull t’pulёs!”.
Duke i mbetur besnik kredos sё tij, “lapsin fort po shtrёngoj mes gishtave, si malёsori sakicёn n’mal”, nё kontrast tё thellё me zhganin e pseudointelektualёve servilё, intelektuali i guximshёm Çun Lajҁi nuk ngurron tё pёrmendё emrat e “rrjepsёve t’atdheut”, pёrfshirё Presidentin e vendit “qё ja ҁon Kosovёn Vuҁiҁit nё Bruksel” dhe Kryeministrin qё, “pasi ndrron kapuҁat”, “e ka marrё n’krah Ҫakorrin e ҁua e ka n’Podgoricё”. Pёr poetin e shkritmarin Çun Lajҁi, tjetёrsimi i Ҫakorrit nuk ёshtё gjё tjetёr, veҁ njё ogur i zi pёr Mitrovicёn, Karaҁevёn…Thellёsisht i indinjuar me kastёn pushtetore tё Kosovёs, duke iu drejtuar sё bijёs sё vdekur, Bubulinёs, Çun Lajҁi shpёrthen nё gaz tё idhёt, deri nё sarkazёm: “pёr nji gja duhet t’jesh vёrtet e lumtun, qё kurrё ma s’ke me pasё tё drejtё vote pёr shitёsit e atdheut. Lumja ti qё s’ke me ditё se sa t’paftyrёe e tradhёtarё paskan qenё. E luftё thojshin kemi ba!”

Dikush mund tё thotё se Çun Lajҁi ёshtё i ashpёr, radikal. A mund tё quhet i ashpёr e radikal mjeku qё vendos tё pёrdoret kimioterapia pёr pacientin e diagnostifikuar me gjendrra kanceroze? Pёr fat tё keq, shoqёria kosovare ёshtё kapluar nga gjendrra tё tilla, mё e rrezikshmja prej tё cilave, ёshtё kasta e saj sunduese. Çun Lajҁi, me tё gjithё qёnien e tij, pёrpiqet ta shёrojё atё. Duke kёrkuar qё t’u kthehemi referencave morale qё na lanё trashёgim tё parёt tanё. Qё tё jemi mё njerёzorё, mё tё dhembshur, mё solidarё dhe jo indiferent ndaj vuajtjeve tё tё tjerёve. Sepse ёshtё i bindur qё njё shoqёri e shёndoshё, mё humane, di tё mbrojё edhe Bubulinat e veta. Problemi ёshtё qё Ҫun Lajҁa kemi pak. Por, siҁ theksonte Presidenti amerikan, A. Xhekson, edhe njё njeri me kurajё, bёn shumicёn. Ёshtё bekim pёr shoqёrinё dhe popullin tonё qё kemi njё personalitet tё kёtyrё pёrmasave, siҁ ёshtё Çun Lajҁi. Që do të thotë se ne përbëjmë shumicën, ndërsa kasta pushtetore dhe ata që ia krehin bishtin asaj, janë në pakicë dhe pa të ardhme.

Sё fundi, njerёzit vdesin, kur harrohen. Bubulina nuk ka vdekur. Nёna Galё e kujton atё ҁdo ditё. Babai, Ҫun Lajҁi, jo vetёm e kujton, por e pёrjetёson edhe nё libёr. Tё gjithё sa jemi sot kёtu, jemi mbledhur pёr ta kujtuar Bubulinёn. Ajo ёshtё e gjallё midis nesh.

___________________

*Fjala e dr. ambasador Islam Lauka në promovimin e librit të ri të Çun Lajçt, "Bubulinë, ti letër e pashkrueme", kushtuar së bijes, e cila, para një viti u nda nga jeta. Libri poetik u promovua në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, më 20 nëntor 2018.

PËRSE KAMBANAT E PROTESTAVE NË FRANCË, MBËRRITËN EDHE NË TIRANË...!?

Fotografia e Ilir Çumani - Faqja Zyrtare
NGA ILIR ÇUMANI

(ILIR ÇUMANI, DREJTOR I PËRGJITHSHËM I INSTITUTIT KOMBËTAR I INTEGRIMIT TË JETIMËVE)

Ka më shumë se një muaj që banorët e unazës se re protesojnë ditë e natë, në mbrojtje të banesave të tyre. Ata po bëjnë rezistencën më të pashembullt përballë një qeverie, arrogante e arbitrare, e cila, vetëm dhunon dhe nuk pranon të dëgjoj zërin qytetar. Kambanat e protestave jelekë - verdhë dhe të studentëve në Francë, kumbuan aq fortë, sa u dëgjuan e mbërritën me shpejtësinë e erës edhe në Tiranë ....! Prej katër ditësh, uragani studentor vërshon rrugëve të kryeqytetit të trazuar në këtë pragdimër të ftohtë, në një protestë krejtësisht legjitime, paqësore dhe apolitike, kundër një padrejtësie që e ka emrin “LUBI”.


 Qeveria, u gjend e papërgatitur, e befasuar dhe e hutuar përballë protestave masive të studentëve, një situatë kjo e paprecedentë pas ngjarjeve të viteve ’90 - të, e cila, ka gjasa të përshkallëzohet edhe më tej nëse ajo vazhdon ende të bëjë shurdhmemecin e radhës. Duhet të presim edhe pak, sa ti dalë plotësisht “anestezia” qytetarëve të këtij vendi, ajo “narkozë” e shpëlarjes së trurit që kryeministri i vendit e ka hedhë me shumicë nga mëngjesi deri në darkë, në gjithë këto vite të qeverisjes autoritariste dhe arrogante, përmes propagandës së shfrenuar në 95 % të mediave të blera prej tij, me ne krye me ERTV – në! Kohë më parë, në një nga emisionet e radhës të gazetarit Arian Çani, në “Zonë e Lirë”, i ftuar ishte kryeministri Rama, i cili në një moment u shpreh: “.... E dini kush është dallimi midis një të djathti dhe të majti...!? Kur i djathti shikon një lypës në rrugë, thotë: Ai, aty e meriton të jetë, sepse aq ka. Kur i majti shikon një lypës në rrugë, thotë: Ka diçka që nuk shkon me këtë shoqëri që ai është aty....”. Dhe kush e bën këtë deklaratë? Cili është ai që e jep këtë leksion morali me zë e figurë në një media me audiencë kaq të lartë të ndjekjes dhe shikueshmërisë...!? Dëshpërimisht dhe fatkeqësisht, është Kryeministri i vendit, ai që ka prishur të gjitha balancat dhe ekuilibrat socialë të shoqërisë, duke e çuar atë në polarizim ekstrem. Ai që ka krijuar një marëdhënie të ftohtë dhe vrastare me të vobektit e vendit më të varfër në europë, që bezdiset dhe sëkëlldiset nga mëngjesi e deri në mbrëmje prej tyre, ai, hipokriti dhe demagogu i pashembullt, që nuk lë pa përdorë e shfrytëzuar çdo hapësirë dhe mjet propagandistik për t’u shfaqur ai që nuk është, me synimin e vetëm, për të mbajtur dhe ruajtur pushtetin që i’a ka parë hairin, si askush politikan tjetër në Shqipëri. Ai, që ka hapur gropën më të zezë sociale në këto 5 vjetët e qeverisjes, përmes një politike represive dhe antihumane në dëm të më të varfërve dhe në favor të më të pasurve. Ai pra, Kryeministri i vendit, i cili, për të kaluar lehtë situatat e konflikteve dhe krizave që vetë i shkakton, sa herë që ndodhet ngushtë, shkon në garderobën kryeministrore, zhvesh kostumet super të shtrejnta dhe vesh çitjanet (brekushet) e tij karakteristike për të nisur lojën e aktrimit politik. Me petktun e “bamirësit” në publik, sillet rrotull nëpër Shqipërinë e luksit dhe të mjerimit ekstrem, shtiret kinse me “përulësi” herë si kryetar OJF – je, herë si plaku i Vitit të Ri, dhe herë si një “filantrop” babaxhan në ndihmë të nevojtarëve, të cilët e shohin atë si vetë Zotin. Betohet e “përgjërohet” përmes leksikut, gjesteve dhe batutave me lot krokodili në “mbështetje” për të pamundurit dhe të sëmurët, përmes programeve të formatit “Show” mediatik të stisura prej tij, i kuruar në mënyrë skrupuloze në çdo detaj, për tu dukur i kujdesshëm dhe i besueshëm në atë që thotë e bën. E gjitha kjo, me synimin e vetëm, për të deformuar situatën dhe perceptimin publik mbi realitetin, për të magjepsur pas tij shqiptarët e dëshpëruar dhe për ti mallëngjyer ata, që në fakt janë viktimat eskluzive të qeverisë së tij kakistokrate. Ai, që e ka çuar vendin në humnerën më të rrezikshme sociale, duke nxjerrë dhunshëm, me pa të drejtë dhe pa asnjë studim të mirëfilltë analitik nga skema e ndihmës ekonomike plotë 20.000 familje të varfëra. Ai, që e ka mbytur popullin e tij në taksa, dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë kanë përfunduar dhe përfundojnë djallëzisht në pak duar të miqve të tij përmes PPP - ve. Ai, që e ka rritur borxhin publik duke i’a lënë në kurriz faturën e barrës financiare të këtij borxhi të frikshëm edhe brezave që vijnë, fëmijëve të këtij vendi që ende nuk kanë lindur. Ai, që përdhosi dinjitetin njerëzor dhe prishi që në embrion ëndrrat, vrau shpresën e të rijnve, duke dëbuar nga vendi nëpër udhëkryqet e evropës e të botës plot 500.000 shqiptarë. Ai, që burgosi më të mjerët e vendit, më të pamundurit, pleq e fëmijë, që donin pakëz dritë, pakëz ngrohje në të ftohtin e acartë, por që mjerisht, për shkak të varfërisë ekstreme që kryeministri u’a uli këmbëkryq në vatra çdo shqiptari, nuk mundën ta paguanin dot energjinë ekektrike. Ai, që me policë bashkiakë, ka bërë dhe bën terror duke tërhequr zvarrë fshatarët, gra e fëmijë, shqelmon tezgat e tyre të vobekëta duke i konfiskuar atë çikë prodhimi të kopshteve familjare që e shesin sa për të nxjerrë bukën e gojës. Ai, që tallet me 635.000 pensionistët e urtë, fjalëpak e fisnik të vendit, duke u’a ngushtuar edhe më shumë lakun deri në fyt, me një pension qesharak, që ua jep si lëmoshë sa për të blerë vetëm ilaçe dhe kjo nuk u mjafton. Ai që tallet dhe bizdiset nga 6700 invalidët që ka vendi, dhe nuk u siguron atyre as minimumin e shërbimit dhe të mbështetjes ekonomike nga shteti për të përballuar denjësisht vështirësitë fizike dhe shëndetësore që ata kanë. Ai, që vetëm taksën e ajrit që thithim nuk ka mundur të tarifojë deri tani, dhe këtë është gati ta bëjë në çdo moment. Ai, që largon me dhunë nga strehimoret e konvikteve – geto të rijntë jetimë, të papunë, të pastrehë e të pambrojtur, u heq ndihmën ekonomike, i nxjerr në rrugë të madhe dhe i detyron nga sytë këmbët, të marrin rrugët e Evropës pa patur asnjë orientim se ku...(!) Ai, që me paratë e taksapaguesve shqiptarë, në mungesë të një transparence të plotë, tenton të shpenzoj miliona euro për realizimin e një vepre publike, e me fadromat dhe rruspat e pushtetit që zotëron, shkatëron shtëpitë e qytetarëve duke nxjerrë në rrugë të madhe plot 350 familje me gra, pleq e fëmijë në pikun e të ftohtit, pa i kompensuar, (është detyrim ligjor dhe kushtetues kompesimi i shpronësimeve). Ky veprim flagrant dhe arbitrar, vjen në kundërtshtim të hapur me Kartën Universale të Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, me parimet më elementare të humanizmit dhe të jetës, që ka të bëjë me të drejtën që ka çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, si në çdo vend të botës, të ketë një strehë mbi kokë. Së fundmi, ai, që pangopshmërisht dhe në mënyrë të pacipë, tentoi ditët e fundit të fusi duart në xhepat e zbrazura të studentëve më të varfër të Evropës dhe provokoi me këtë gjest, krizën sociale dhe depresionin më të madh kolektiv tek pjesa më e brishtë e shoqërisë. Ai, pra, Edi Rama, dëshpërimisht Kryeministri i vendit tim, i yti, i joni, i juaji, i të gjithëve ne, tashmë i përket vetëm një të shkuare të trishtë, një bërthame njerëzish ekstremisht radikalë, pa kurrfarë lidhje me një forcë përparimtare politike të moderuar të së majtës. Ai, nuk ka patur dhe nuk ka asnjë aspiratë dhe ideal të së majtës, të doktrinës së saj në mbrojtje të më të varfërve, të të pamundurve, të më të dobtëve në një shoqëri demokratike. Sepse, në fakt, vetëm të majtë nuk ka sot Shqipëria. Ka vetëm një çetë të babëziturish e të pangopurish kleptokratë, që në shpërdorim të pushtetit, me politika shtypëse e represive dhunon dhe varfëron dita ditës qytetarët, duke i futur duart në xhepa popullit më të varfër të Evropës....! Dhe tani, kam vetëm disa pyetje për të nderuarin dëshpërimisht Kryeministër të vendit tim! Ju lutem, mundet të na thoni se, cili homolog i juaj në detyrë, në rajon, Evropë dhe në botë, shpenzon kaq shumë energji duke vënë në dorë dhe manipuluar 95 % të medias...!? Cili është ai kryeministër i përgjegjshëm për fatet e vendit, që ka si mision të vetëm mirëqënien e popullit dhe begatinë e tij, që një pjesë të madhe të kohës së punës, shmangë vëmendjen që duhet ti kushtojë problemeve kyçe të vendit, dhe si një adoleshent fluturak, tekanjoz, inatçor dhe qarraman, kacavirret 24 orë në 24 orë pas “kazanit mediatik”, (Facebook, Twitter, media vizive dhe ato të shkruara,), për qëllime propagandistike e deliri, me synimin e vetëm, për të ruajtur sa më gjatë pushtetin e tij me një staturë artifice, për të fituar imunitet nga zullumet e keqqeverisjes në dëm të vendit, në dëm të popullit...!? Cili pra, është ai kryeministër serioz, i vetëdijshëm për barrën e madhe që mban mbi supe, që, për hakmarrje provinciale dhe infantile, i qepet këmba - këmbës të gjithë atyre qytetarëve dixhital, gazetarëve dhe mediave që nuk i vijnë pas oreksit, duke i shantazhuar dhe i kërcënuar me gjoba me të ashtuquajturën: “paketë antishpifje”...!? Në cilin vend të botës demokratike, një kryeministër në detyrë, që administron përmes pushtetit pa kufi, të gjitha paratë publike, del e bërtet ashtu siç bën kryeministri i vendit tim, nga mëngjesi deri në mbrëmje...!? Kryeministri ynë, kapardiset, fryhet si gjel, shan dhe ironizon me një cinizëm vanitoz figura të nderuara publike, diplomatë, artistë, politikanë, deputetë, gazetarë, opozitarë, njerëz të thjeshtë, poshtëron të gjithë ata që nuk janë në një mendje me të, kërcënon dhe denigron pushtetin e katërt, e në mënyrën më të paskrupull, guxon dhe bëhet i vetmi nismëtarë për të nxitur të ashtuquajturën “paketë antishpifje”, ngase kërkon të nxjerrë me çdo kusht ligje represive për të shuar zërin e kriticizmit, të drejtën e fjalës, për të ngushtuar hapësirat e lirisë... Nëse e gjitha kjo është një nismë e nevojshme që duhet bërë, le të bëhet nga institucione të specializuara dhe të pavarura, por jo nga ju zoti Rama. Sepse, le ta themi troç: ju jeni në konflikt të pastër dhe të hapur të interesit si kryeministër, ngase të gjitha zullumet e mbrapshta të vendit nisin nga ju, duke filluar nga korrupsioni administrativ dhe deri tek ai politik! Ndaj, me këtë nismë, bëheni akoma edhe mosbesues, qesharak dhe aspak serioz, sepse në fakt, keni kohë që ndjeheni i frikësuar dhe jeni i futur në panik! Ja përse kambanat e protestave në Francë, mbërritën edhe në Tiranë. Protestat e ligjshme të studentëve, nuk mund të manipulohen dhe të çbëhen me tërheqje apo lëvizje strategjike të qeverisë, përmes anullimeve urgjente të VKM – ve dhe ulje – ngritjet e toneve të retorikës nga frika e revoltave masive, as me premtime joshëse që mund t’ju serviren atyre për momentin nga zyra e kryeministrit, sa për të zbutur rezistencën e tyre. Tashmë, kjo revoltë, si një aparat sizmograf i kolauduar, parashikon tërmete edhe më të fuqishme. Dhe këto tërmete që në thelb kanë krizat dhe plagët e mëdha sociale të shoqërisë, i keni krijuar ju artificialisht, për shkak të ambicieve utopike jashtë realitetit dhe fantazive tuaja të shfrenuara, kapriçove dhe egocentrizmit tuaj të pavend. Ato janë protesta të një tjetër lloji, të pastra dhe të shëndetshme si vetë mosha e këtyre të rijnve, për një demokraci të munguar dhe të mohuar në këto tre dekada të tranzicionit të vështirë në Shqipëri. Është një lëvizje pa kthim, që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Janë protesta deri në zgjidhjen definitive të të drejtave të tyre legjitime, për rikthimin e dinjitetit njerëzor të nëpërkëmbur padrejtësisht nga arroganca dhe makutëria përmes keqqeverisjes, për vënien e një standardi të ri të demokracisë. Ky, është vetëm fillimi. Ndaj, i nderuar dëshpërimisht Kryeministër i vendit tim, thërritini arsyes dhe veproni me një logjikë të ftohtë pendese. Asnjë shoqëri nuk mund të jetë e lumtur, nëse pjesa dërrmuese e saj është e varfër dhe e mjerë. Humnera sociale ku e ke çuar vendin, asesi nuk të jep statusin e një burrështetasi që ju e pretendoni. Përkundrazi, për të gjitha këto arsye, ajo do t’ju lërë pas njollën më të zezë të turpit dhe një krimi të shëmtuar social në dëm të një populli që ju besoi sinqerisht dhe ju votoi...!

“LAMTUMIRË SHKRIMET E MIA...!”



Rilexim apo provokim mendjeje

Sejdi BERISHA:

“LAMTUMIRË SHKRIMET E MIA...!”

Si të doni pedateni këtë problem, i cili mund t’iu provokojë e intrigojë për shumë gjëra, ndoshta edhe për të shkruar e për të hedhur diçka në letër edhe për shpirtin tuaj! ...Kjo, gjithnjë më ka frikësuar mbase edhe më ka bindur, se, nëse zogu nuk lindet në folenë e vet, atëherë, kjo do të shkaktojë dilema, indinjatë e probleme. Kështu, edhe pse asnjëherë nuk kam thënë dhe as nuk dua të them, por unë dhe familja ime kemi ngelur refugjatë në dheun e atdheun tonë...! Kjo dramë,... roman,... tragjedi,... histori, të cilat së bashku, nuk kanë gojë, laps, letër as tekst. Për këtë arsye, kësaj pjese të shkrimit i them, ama përgjithmonë i them, “lamtumirë”...!

Vdekja gjithnjë më ka ngacmuar për të menduar për shkrimin, për këndimin përmes vargut e poezisë, e cila gjë, pastaj, tërë jetën më rriti, më ngriti e më bëri të qëndrueshëm, më gëzoi e më rrënoi, më bëri rrugëtar e luftëtar të urtë e të butë, rebel e me plot dhembje, por edhe shumë të vendosur. Më bëri njeri, gjithnjë të shoqëruar dhe të dashuruar në rrugëtimin dhe dhembjen, të cilave gjëra ua di për faleminderit, sepse më kanë ushqyer me atë që jetën e ngacmojnë dhe i japin kuptim, por edhe krijojnë dilema, nebulozë, marri e tragjedi, mendim e filozofi, e që së bashku janë shkatërruesit e vet jetës dhe të vet njeriut. Më dhuroi bekimin për ndershmërinë dhe sinqeritetin, gjëra këto, që s’janë gjë tjetër pos thjeshtë naivitet dhe bjerrje nëpër gjemba e baltë, në të cilat, shpeshherë kam hasur e hasi edhe në mjaltë! Por, vargu im hajn apo i fshehur, nuk do të më zhgënjejë por do të më shoqërojë me dashurinë ndaj njeriut dhe të njeriut,... me dashurinë.

1.

Ka ndodhur e ndodhë shpeshherë që njeri të lindet në rrugë, në fushë, në arë, në livadh, edhe në shtëpi të huaj, edhe në karrocë, në anije, në tren e më rrallë edhe në aeroplan. Është e vërtetë kjo, por edhe karakteristikë me domethënie gjithfare. Duke i interpretuar gjërat e tilla, thurën thashetheme, intriga, drama e romane, e, edhe poezi, të cilat nuk shprehin vetëm ndijimin dhe brendinë shpirtërore, por janë edhe pasqyrë më reale dhe provokuese e rrjedhave historike.

E nisa këtë shkrim kështu, ngase kur jam lindur, familja ime paska qenë e strehuar tek daja im. Dhe, si kishte ndodhur e rrjedhur ngjarja me rastin e lindjes sime, për të cilën gjë ishin gëzuar edhe çatitë e shtëpive, edhe rrugët, edhe gurët e bjeshkët, edhe fushat e malet! Kështu më pat thënë njëherë nëna ime, të cilën, o Zot, po aq shumë e kam dashur, edhe tash e dua. Por, ky gëzim nuk e di pse kishte qenë aq i madh për lindjen time?! Ndoshta, më mirë të kishte qenë e kundërta. Por, nejse. Kjo, le të jetë për koment, për shkrime e mendime që do të vijnë dikur më vonë, apo, hiq fare të mos jetë asgjë.

Nëna, më kishte lindur, pra, tek i vëllai i saj, nën një çati të vjetër e të lodhur nga motet e ngjarjet, nën një trysni të jetës së babait tim, por edhe të forcës së nënës, e cila, duke qëndruar pip në këmbë më kishte nxjerrë në këtë botë. Në atë moment, sikur iu paska ndezur një dritë e fortë, e cila tërë ambientin për një çast e kishte shndërruar në lulishte parajse. Që nga ajo kohë, ajo më kishte ëndërruar duke kalëruar me kali të bardhë dhe duke i pushtuar hapësirat qiellore. Kjo ëndërr dëshire e nënës, sikur menjëherë ishte futur në qenien dhe trupin tim, e cila për asnjë moment nuk më la të vetmuar por as të qetë, dhe u bëra ky që jam!

Kombinimi i durimit dhe i qëndrimit të babait me forcën dhe vullnetin për jetë të nënës, më kanë bezdisur shumë, gjithnjë e përherë, sa që kjo është reflektuar edhe tek babai, edhe tek nëna, edhe tek e tërë familja, tek i tërë gjaku im. Ndoshta, për këtë e ka fajin lindja ime nën çatinë e vjetër e jo në shtëpinë time që dhe tërë jetën u përpoqa të mësoj për te dhe ta kam si të gjithë të tjerët, por më mungoi, dhe këtë e kam shkrumb. Si të doni pedateni këtë problem, i cili mund t’iu provokojë e intrigojë për shumë gjëra, ndoshta edhe për të shkruar e për të hedhur diçka në letër edhe për shpirtin tuaj! Kjo, gjithnjë më ka frikësuar mbase edhe më ka bindur, se, nëse zogu nuk lindet në folenë e vet, atëherë, kjo do të shkaktojë dilema, indinjatë e probleme. Kështu, edhe pse asnjëherë nuk kam thënë dhe as nuk dua të them, por unë dhe familja ime kemi ngelur refugjatë në dheun e atdheun tonë...!

Prandaj, me njëfarë ironie, sepse edhe ironia është virtyt i njeriut, disa gjërave më të dashura, me indinjatë e dhembje dua t’u them,... Por, jo. Dot, nuk e them fjalën e fundit. E thoni ju, nëse doni...! Më bëni nderë, nëse këtë obligim ma hiqni ju nga mendja e qafet. Dua t’u them, se, sa herë e kam dëgjuar fjalën “lamtumirë”, më ka therë zemra, mendja e shpirti. Kështu ka qenë gjithnjë: në fëmijëri, në rini, dikur, edhe tash! Fjalë që shqetëson e trazon është “lamtumira”, prandaj, dot në fjalorin tim me një mendje nuk e kam pasur. Phi,... të mbetesh refugjat në dheun e atdheun tënd”?!... Dramë,... roman,... tragjedi,... histori, të cilat së bashku, nuk kanë gojë, laps, letër as tekst. Për këtë, kësaj pjese të shkrimit i them, ama përgjithmonë i them, “lamtumirë”...!

E di. Më kujtohet shumë mirë, kur isha shumë i vogël, dhe njëherë kur dola në rrugë me motrën time të madhe, kisha rastisur para një kamioni. Në vend që të largohesha nga rruga, para tij vrapoja me sa fuqi që kisha dhe dot kamionit nuk ia lëshoja rrugën. Shoferi, tërë kohën e përdorte borinë, nuk ndalej me kamionin e tij dhe gjithnjë më afrohej por kujdesshëm. Dikur, vetvetiu, nuk di as si ta shpjegoj, u skajova dhe kamioni iku me një të qeshur idiotësie të shoferit. Pata thënë, si nuk më zuri ai far kamioni, që atëherë ishin makina të rralla, dhe kështu tërë jetën kisha udhëtuar me “tamabil”...!

2.

Vdekja e motrës së vogël këtu e pesëdhjetë e më shumë vjet më parë, si fëmijë, si duket ma ngacmoi talentin e lindur por ende të fjetur, për të menduar për shkrimin, për këndimin përmes vargut e poezisë, e cila gjë pastaj tërë jetën më rriti, më ngrit e më bëri të qëndrueshëm, më gëzoi e më rrënoi, më bëri rrugëtar e luftëtar të urtë e të butë, rebel e me plot dhembje, por edhe shumë të vendosur. Më bëri njeri, gjithnjë të shoqëruar dhe të dashuruar në rrugëtimin dhe dhembjen, të cilave gjëra ua di për faleminderit, sepse më kanë ushqyer me atë që jetën e ngacmojnë dhe i japin kuptim, por edhe krijojnë dilema, nebulozë, marri e tragjedi, mendim e filozofi, e që së bashku janë shkatërruesit e vet jetës dhe të vet njeriut.

Por, mirë është kur kënga të bëhet dhe mbetët shoqërues i përhershëm së bashku me lotin që përcëllon dhe që e shpon edhe tokën, që i rritë dhe i nxitë dashurinë dhe urrejtjen si binjakë. Shoqërues, që ëndrrën e bën përjetësi e përjetësinë ëndërr. Këto janë të gjitha ato, që, si të them, ia di për nderë vdekjes të sime motër. Edhe sot e kësaj dite e kam në shpirt motrën, të cilën atë botë sikur ma kishte vjedhur vdekja. Aq shumë e desha, aq shumë e dua edhe tani,... edhe pse, ndoshta e tërë kjo duket e pakuptimtë,... naive dhe bjerrakohësi.

Po, e tërë kjo, çfarë më solli?!! Më solli shumë ngacmime, për ta sfiduar jetën. Më dhuroi bekimin për ndershmërinë dhe sinqeritetin, dhe, nëse mund të thuhet, këto veti e thesar, s’janë gjë pos thjeshtë naivitet dhe bjerrje nëpër gjemba e baltë, në të cilat, shpeshherë kam hasur e hasi edhe në mjaltë! Po, po. Kështu e ka jeta...

Kështu, pas sa kohe, që më ka ikur motra; edhe përpara por edhe tash, ktheva tek varrezat që nuk ekzistojnë më, sepse, ne sikur e kemi vergi të mos i ruajmë shenjat, gjurmët dhe dëshmitë tona ashtu si duhet. Por, e di se pranë një lisi prej rrapi, atëherë e kishin shtrirë trupin e njomë të motrës sime për të fjetur përgjithmonë bashkë edhe me ëndrrat e saja fëmijërore. U drejtova kah lisi më i vjetër, të cilin e kishte vrarë koha dhe ishte plotë plasje e plasaritje, por që tani kishte një pamje madhështore, e cila kompozohej me gungaçet e nyejve por edhe me shtrirjen e degëve të reja. U solla disa herë rreth tij, duke dashur ta bindi vetveten se aty do ta hasi frymën dhe së paku një shenjë të varrit të motrës. Por, jo! Aty kishte vetëm shkurre dhe fier shtathedhur, që sikur donin të më thoshin se me trupin e sime motër janë ushqyer dhe ushqehen edhe tani!

Në këtë rreth dhembjeje e kërkimi, tek këmbët sikur m’u mbi një qen, bubulak i vogël, i cili mu afrua dhe më shikonte ledhatueshëm duke ma lëvizur bishtin cubel, për të mu lutur për diçka, apo për të ma thënë ndonjë fjalë për vetveten e tij apo për lisin. Në atë ngarkesë, s’ia bëra mall fort tërë atë afërsi miqësore që ma ofroi qenushi, të cilën gjë ma shpërbleu me një të ngritur të këmbës dhe me shurrën që ia hodhi trungut të lisit plak.

Me vdekjen e motrës, m’u përzien dhe përthurën të gjitha, dhe ashtu m’u bë se duke u larguar nga vendi ku ishte varrosur motra, e shqiptova fjalën “lamtumirë”, por shkrimi i ri ma ngacmonte provokimin i cili nxjerrke zjarr nga brendia ime. “Lamtumirë”?!... Po, pse lamtumirë,... po, edhe pse jo lamtumirë?! Lamtumirë dhe lamtumirë, pra! Ani pse, edhe kjo do shpjegim, sepse, përbrenda dot nuk e gjej lamtumirën. Hej,... lamtumirë motra ime...!

3.

E kisha ëndërr dhe dëshirë shkollën-shkollimin, për dy arsye. E para. Ngase, babai im i përvuajtur gati si më ishte përkulur me lutje që të shkollohem. Për këtë, ma kishte ofruar tërë atë mundësinë e vet: kafshatën e bukës do ta heq nga goja vetëm e vetëm që të arrish të bëhesh dikush për vetveten, për familjen dhe shoqërinë. Kështu më kishte thënë, sepse, mjaft e kishte djegur atë, e kishte përcëlluar dhe regjur djersa me punën fizike që bënte, e cila gjë, edhe mua qysh në fëmijërinë e hershme, kishte filluar të më rëndonte por edhe të ma lëndonte shpirtin. Dhe e dyta. Që të mësoj e kështu t’i dhuroj diçka popullit tim të përvuajtur.

T’iu them të drejtën, e tërë kjo disi kaloi me telashe, me probleme e pengesa të natyrave të ndryshme, të cilat sfida, m’i bënin barrikada vetë njerëzit e kësaj toke! Gjatë tërë kësaj ecjeje, shkolla e mesme ishte kaptinë e veçantë. Krahas shkollimit, shpirti gjithnjë më rebelohej nga padrejtësitë të cilat m’u kishin bërë tunxh në zemër e zjarr në mendje. Pakëz e “tradhtova” babanë për premtimet që i thashë më lartë, sepse, në shkollë çdo ditë një bust më dilte para dhe ma zinte frymën, kështu që një ditë e bëra copë e grimë. Këtë e bëra së bashku me shokun e bankës. Pasoi përjashtimi nga shkolla, pastaj lotët dhe dridhjet e babait për fatin tim, por edhe zotimi im sërish me betimin para plakut se do ta tejkaloj edhe këtë, e cila edhe u realizua ashtu.

Dhe, erdha ku erdha. Ku jam edhe tani. Punova dhe mendja më thotë se arrita diçka. Shkrova e botova diçka, të cilat gjëra tani, sikur më duket se janë një hiq nga ajo çfarë kam dëshiruar t’ia dhuroj njeriut dhe kësaj toke...! Andaj, ja ku jam tani! Edhe tash rrugëtim i zorshëm, i mundimshëm, por që vertikalisht më mbanë vetëm familja ime, nderi e puna, të cilën, mendoj se e kam bërë gjithnjë skajshmërisht pastër, ndershëm dhe pa hile. Por, që të gjitha këto shumë herë dhe shpesh, më kanë thënë se janë naivitet dhe vetëm naivitet!

Oh, sa më shtrëngon dhe më bën të fortë ky “naivitet”. Dhe, tani nuk e di deri ku kam arritur, në cilin dhe në çfarë stacioni. Në cilën rrugë dhe në cilin drejtim?! Por, një gjë e di. E di se, diku po shihet një fund, ku, edhe atje më pret dhembja e loti, por më pret edhe dashuria dhe lumturia, ashtu siç di t’i bashkoj e përjetoj unë, dhe të cilat gjithnjë kanë qenë dhe janë besnikë dhe bashkudhëtarë të mi. Edhe diçka. Kur të takohem, apo kur të arrij në këtë fundin që po shihet, as nuk kisha dashtë, por as nuk kam guxim për ta zgjatur dorën e “lamtumirës”, sepse, një varg poezie më është fshehur diku thellë në mua, i cili po m’i dikton shumë gjëra dhe gjithnjë më kërcënohet për t’i mos i thënë lamtumirë askujt, e më së paku shkrimeve të mia!

Ky varg poezie, e ndjej, por edhe Zoti më thotë, qenka mbëltyer në mua si një lloj fidani, i cili gjithnjë do të mugullojë duke hedhur sythet e luleve, e,... luleve të pranverës... Për këtë arsye, i druaj kësaj se kurrë nuk do të ketë “lamtumirë”. Po që se mund të ndodhte kjo, atëherë vargu do të hidhërohet dhe do të më provokojë e do të më detyrojë për vazhdimin e këndimit...! Por, çfarë më duhet edhe ky shkrim. Thjeshtë, tash çfarë më nevojiten shkrimet e mia?! Nëse do kush, le t’i konsiderojë apo t’i trajtojë si kujtim lodrash të shkronjave, si dhembje, e ndonjëherë si gënjeshtër loti, si lumturi apo trillim i së bukurës, edhe pse, edhe kështu, dikë do ta kënaqin, dikujt do t’ia ndezin zemrën, dikujt do t’ia shkrumbojnë shpirtin, e dikujt do t’i sjellin disponim për t’u zbrazur në gaz për marrinë e këtij vrapimi të pakuptimtë. Pra, edhe kështu, nëse doni, thoni! Dhe. Lamtumirë e lamtumirë...

4.

Të them të drejtën dhe sinqerisht, kur u lind djali im, kisha një lloj freskie shpirti dhe më dukej se më janë hapur dyer e rrugë të reja dhe më të ndritura të jetës. Ashtu edhe doli. Sepse, siç thotë populli, u gëzuan edhe lisat në bjeshkë, edhe zogjtë e malit, sikurse edhe dikur për mua. Por, veç kësaj, djali tani më shoqëronte si përgjegjësi për ta ndërtuar shëndetin dhe vullnetin e gatishmërinë e mendjes. Më bëhej se kjo tablo jete i ngjante asaj të babit tim me mua, kur është fjala tek mesazhi për ndërgjegjen dhe mësimin. Sfidë pas sfide e deri tek kurorëzimi i pjesës intelektuale të tim bir.

Atë botë, në maturën e djalit më patën dalë nga brendia ca vargje për pjekurinë e tij, dhe pata thënë se tani e tutje rrobat kat dhe kravata i shkojnë për shtat djalit tim. Kështu u hapen rrugë edhe më të reja, të cilat më trokitnin në fjalën “lamtumirë”, por nuk e dija se kjo a kishte të bënte me mjerimin e mëtutjeshëm, me varfërinë, vuajtjet dhe me dhembjet, apo “lamtumira” më trokiste vetëm sa për të ma kujtuar për më vonë këtë fjalë, sa të dhembshme aq edhe të këndshme...!

Por, gjërat të përplasin, dhe ndonjëherë të plandosin. Pikërisht në ditëlindjen e vajzës sime, nipi, i biri i saj, fryti i parë i saj, e pëson në një fatkeqësi, tragjedi kjo e cila për disa muaj Yllin tim e solli në gjendje kome, mu atëherë kur përgatitej për t’i mësuar shkronjat e para. Prej atëherë, pasuan dilema dhe qëndresa, të cilat luftonin njëra-tjetrën, apo tentonin të bashkëjetonin. Çfarë kombinimi ky; rrëfimi për djalin dhe tregimi për nipin?! Sërish më troket fjala “lamtumirë”! Tash me frikën e ikjes së Yllit, i cili, më të vërtetë ishte Yll i familjes. Por, nganjëherë, kur e lexoja shpresën dhe bindjen e vajzës sime në fytyrën e saj për Yllin, atëherë fjala “lamtumirë” më trokiste në zemër e mendje për lamtumirën e vdekjes, për ikjen e saj nga ne...! Çfarë përzierje e “lamtumirës”... Ani,... lamtumirë dhe lamtumirë...!

5.

Disa miq të mi, me këmbëngulje kishin insistuar që të shënohet 40-vjetori i veprimtarisë sime krijuese. Dua t’u siguroj se nuk kisha dëshirë, sepse, një gjë e tillë do të më ngacmonte në shumë aspekte. Por, kjo u bë realitet, dhe ishte një perfomansë e eveniment që për një kohë të gjatë do të mbetet në kujtesën e gjithë atyre miqve dhe dashamirëve të mi e të kulturës që ishin prezent atë mbrëmje.

Ani. Nga zemra e shpirti u falënderohem të gjithëve, të gjithë atyre që janë në mua e me mua, e të tillë ka shumë, shumë, shumë. U falënderohem edhe atyre që më duan shumë e në mënyra të ndryshme, atyre që më respektojnë dhe më çmojnë. U falënderohem edhe atyre që pa asnjë shkas më kanë zili (tek e fundit nuk e besoj se ka shkase dhe asnjë arsye për zili). U falënderohem të gjithë atyre që flasin me zjarrmi për mua dhe krijimtarinë time, edhe atyre (nëse ka) që tmerrësisht dhe verbërisht merren me intriga, me inate e të paqenët. I falënderoj edhe ata, të cilët në mënyrën e vet dhe për qejfin e teket e tyre kanë thënë e kanë mundur të flasin, të gjithë ata të cilët kanë menduar, mendojnë edhe do të mendojnë për mua dhe krijimtarinë e veprat e mia (pa marrë parasysh se çfarë e si mendojnë). Sepse, të gjitha këto që i përmenda, për mua janë gjëra shumë të çmueshme dhe të mëdha, me vlerë dhe domethënie të veçantë, edhe atëherë kur janë trill dhe hiq gjë...!

Dhe, pas të gjitha këtyre, ai vargu im poetik, të cilin e kam përmendur disa herë edhe më lartë, e i cili është fshehur diku në qenien time e që dot nuk mund ta hasi, si larvë më shëtitë në mendje, për të më thënë diçka. Ani, le edhe të thotë lirisht çfarë të dojë, sepse, kam vendosur dhe kam vendosur për ta mos kënaqur kurrë vetveten, por, kësaj here, po,...! Do të them lamtumirë, sepse, edhe kjo fjalë, pak kush e di dhe e vlerëson kështu, e ka vlerën, begatinë, mesazhin e madhështinë, por edhe dhembjen, e cila, as tash nuk dyshoj, ashtu sikurse edhe vargu im hajn apo i fshehur, nuk do të më zhgënjejë por do të më shoqërojë me dashurinë ndaj njeriut dhe të njeriut,... me dashurinë. Oh, sa kënaqësi!

Ani. Do të pres, sepse gjithmonë kam pritur,... Por, megjithatë, në mos paça unë mundësi të them: lamtumirë shkrimet e mia, këtë, ua preferoj dhe u jap leje që këtë ju ta bëni, apo, ju ta shkruani. Sepse, besoni, sapo e përgatisë mendimin se si të them lamtumirë, ai vargu im poetik nuk më lë ta bëj një gjë të tillë! Po, pse ore i uruar nuk më lejon ta them këtë fjalë kaq të rëndë, ka të bukur, pasi që kam vendosur pa fije hidhërimi, por me një porosi të them: lamtumirë shkrimet e mia...! Dhe shih, prapë: për lamtumirë jam unë këtu, e jo ti, më thotë vargu poetik, me të cilin për herë të parë nuk u pajtova me te! Në këtë fund shkrimi, m’u kujtua dhe dot nuk më hiqet nga mendja një mik imi, është mjek i syve me profesion (me qëllim e thash, i syve e jo oftalmolog), i cili njëherë më pat thënë se: ia ke parë sherrin diturisë sate!

Haj, ore Zot, po ç’është kjo punë...?! Hajt, lam-tu-mi,...! Pa e përfunduar mirë këtë fjalë, sërish dëgjoj zërin qortues të vargut poetik, i cili edhe tash më la kështu, zvarrë...!

Ismail Kadare dhe ”grindja” e tij me sunduesit



Nga Sejdo Harka

1

Shkak për keto shënime të shkurtëra, për një çështje të madhe, siç është roporti mes sunduesit dhe shkrimtarit, u bë shfletimi i librit më të ri të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare ”Kur sunduesit grinden”, i cili u shfaq për herë të parë në panirin e librit të ri të vitit 2018. Ky libër, nga vetë problematika që trajton dhe titulli, sa provokues, aq dhe misterjoz, në shtypin tonë të ditëve të fundit, ka nxitur shumë debate e diskutime, të cilët nga mënyra e këndvështrimit të përbmajtjes, i ndan debatuesit në pro dhe kundr autorit. Synimi im në këto shënime nuk është të shpreh mendimet e mija vetëm për përplasjet e Kadaresë me kontestuesit e tij të djeshëm e të sotshëm, por veçanrisht të pasqyroj shkurt disa nga momentet dhe arsyet e“grindjes “së gjatë mes sundimtarit dhe shkrimtarit Ismail Kadare. Dihet se grindja mes sundimtarëve dhe shpirtërtarëve(shkrimtarëve) kanë qenë një realitet i hidhur, që ka ndodhur dhe do të ndodhë tërë jetën, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në vendet e tjera diktaturjale të botës. Ato kanë patur oshilacionet e tyre. Në situa të veçanta sunduesëve nuk u intereson të grindeën me shkrimtarët . Po ashtu, edhe shkrimtarët, kur shohin se sunduesit turfullojnë nga zemërimi, ose heshtin, ose e mbulojnë fshikullimin me”vellon “alegorike të artit të fjalës, aq sa është e vështirë të kuptohet nga lexuesit e zakonshëm, siç bënte dikur Mjeda, Miigjeni, Noli…me sundimtarët e kohës së tyre. Ismail Kadare, në librin e tij të ri, për të argumentuar arsyet e grindjeve të sundimtarëve me shkrimtarët, në sistemet diktaturjale komuniste, përdor dy telefonata enigmatike. Telefonata e parë është ajo e Stalinit(1930), drjtuar Pasternakut, të cilin e pyet se ç’mendonte për Mandelshtamin, poetin që ishte arrestuar, sepse kishte shkruar një poezi, ku kritikonte ashpër sundimtarin, ndërsa e dyta është një telefonatë e papritur që Enveri i kishte bërë Kadaresë, për ta përgëzuar për një poemë që kishte botuar ato ditë në shtypin e ditës. Vënia e këtyre dy telefonatave në një vijë paralele, edhe këtë herë, ka nxitur kundërshtinë e kontestuesëve të veprës së Kadaresë, me argumentin se ato telefonata janë me brendi krejt të ndryshme. Telefonata e Stalinit, drejtuar Pasternakut është survejuese, ndërsa telefonata e Enverit, drejhtuar Kadaresë na qënkësh përkëdhelëse, falenderuese. Por në të vërtetë, sado të ndryshme të jenë këto dy telefonata, në thelb eto i lidh ankthi dhe frika, që përçojë sundimtarët tek shkrimtarët. Ajo pyetje retorike, tepër misterioze, që mbante brenda “thikën me dy presa”, përgjigjja e së cilës mbeti si brenga më e madhe për Pasternakun, do të kthehej në një makth i madh edhe për shkrimtarin I. Kadare. Kur zvendës kryeredaktori i gazetës”Drita”i tha se me të donte të fliste Enveri, mendjen ja përshkoi si një hell i skuqur pyetja, sa historike aq dhe drithëruese e Sialinit drejtuar Pasternakut: “Ç’mendoni për Mandelshtamin”?!Që për Kadarenë do të thoshte :Ç’mendon për Poradecin, për Paskon, ose për Markon, që sapo kishte dalë nga burgu, ose për Agoillin, Qirjazin, Arapin. Ndoshta më tej do të pyeste Ismailin se ç’mendonte për veten e tij. Para kësaj pyetjeje drithëruese, ai do ta vinte veten në vëend të Pasternakut, për të gjetur përgjigjen e mundshme që ky i fundit i pat dhënë pyetjes misterjoze të sundimtarit të egër, Stalinit. -Ishte viti 1976, i dyti vit, që isha në të njëjtën listë si ai-shkruan I. Kadare në këtë libër. Është e vërtetë që sundimtarët tremben nga arti e letërsia. Prandaj në situata të veçanta bëjnë dhe lëshime ndaj shkrimtarëve të mëdhenj, ashtu siç ka bërë për Nolin dhe Lazgushin, si Mreti Zog, ashyu dhe Enveri. Edhe pse Zogu ka patur një armiqësi të ashpër dhe të gjatë me Nolin, në vitin 1960 ata filluan të mos e vinin re njeritjetrin. Të njëjtën gjë filloi të bënte edhe Enveri me shkrimtarët e mëdhenj. Bëri një gjysëm pajtim me Nolin dhe la në harresë Poradecin. Përmes mospërfilljes dhe thashethemeve, se L. Poradeci paskësh qenë manjak dhe i krisur nga mendja, e vrau atë përsëgjalli. Ndërsa për ta ndarë letërsinë nga e vërteta, i shkallmoi asaj “lëndën e parë të ndërtimit” dhe në vend të personazhëve artistikë të vërtetë, futi heroin manekin të të ashtuquajturit realizëm socialist. Po kjo nuk do të thotë se këta lloj shkrimtarësh, me natyrën e tyre rrebele dhe antikomformiste, ishin të imunizuar për gjithnjë nga përndjekja dhe survejimet tinzare të “ syqelqëve” të sundimtarëve.

2

Shkrimtari Ismail Kadare, me krijimtarinë e tij të gjerë dhe tepër cilësore, ka merituar jo vetëm shumë tituj, çmime dhe nderime të mëdha si brenda dhe jashtë vendit, por edhe epite të tilla të bukura kuptimplote, si”Ikona e kulturës shqiptare”, “Monarku i letrave shqipe”. . . . Krijimtaria e tij shumëplanëshe, me vlera universal, ka kohë që flet në shumë gjuhë të botës. Me brendinë e saj të papërsëritshme, sa klasike aq dhe moderrne, sa reale aq dhe fantastike, shpesh ka ngjallur debate e diskutime, në të cilat krahas vlerësimeve të larta, janë shfaqur dhe kundërshti e kontestime të shumta. Ai, me personalitetin e tij të padiskutueshëm, është shfaqur para lexuesëve dhe bashkëkombasve të tij, sa i ditur, aq dhe i talentuar, sa i zakonshëm, aq dhe i jashtëzakonshëm, sa i kuptueshëm aq dhe i pakuptueshëm, sa i qetë aq dhe nervoz, sa i vëmendshëm, aq dhe i ndiferent, sa i përmbajtur, aq dhe i guximshëm. Ismail Kadare, ky shpirt i lirë i poezisë moderrne, nuk mund të heshtte mes skllavërisë konformiste që impononte sundimtari. Prandaj akullin e poezisë së përgjumur të kohës filloi ta thyejë që në hapat e para të krijimtarisë së tij, me vargje të tilla të guximshme:”Pa formë është qielli/si tru idjoti”… . Ndërsa për të shprehur idenë e lirisë krijuese të poetit, shkruan vargje të tilla alegorike:”Mos m’i mbyll kurrë portat, /o moj botë e madhe”! Vargje të tillë janë bërë shkak që Kadare të “grindet “me sunduesin. Të parët që e nisin këtë “grindje” të ethshme me poetin, ishin konformistët, egoistëtë dhe servilët e sundimit, të cilët, për t’u treguar se janë besniket më të zellshëm të sistemit, filluan ta quanin heretik, modernist…Ismail Kadare, siç duket, që në moshë tepër të re, kur shkruant e romanin e parë “Qyteti pa reklama”, i cili në atë kohë nuk e pa kurrë dritën e botimit, e kish kuptuar, se ky vend, që ecte si i marrë, me këmbë të përgjakura nga mungesa e lirisë dhe stërmundimi, për fat të keq përshkruhej si parajsë. Kur ai guxoi, që nëpërmjet magjisë së fjalës, të zbulojë dritëhijet e atij realiteti të hidhur, sudusi dhe shërbetorët e tij të zellshëm, Kadarenë e quajtën provokator, ndërsa romanin e tij antikomunist, sepse realitetin shqiptar të asaj kohe e pasqyronte me ngjyra të errëta. Kjo kritikë e ashpër cinike, e vuri Kadarenë përballë dilemës:Ose t’i nënshtrohej realitetit, ose të hiqte dorë nga letërsia. Faktet tregojnë se ai nuk u dorëzua kurrë. Për të bërë letërsi të vërtetë, ai zgjodhi mesin e artë . Të mos provokonte drejtpërdrejt sunduesin, por të fshikullonte sadopak diktaturën, përmes kuptimit alegorik të fjalës . Për të bërë letërsi të vërtetë në këtë vend anormal, atij iu desh të paguante një kosto të dyfishtë. Herë përmes sjelljes koreke dhe herë përmes heshtjes përballë turfullimit të “kokëprerësve” dhe zhurmës së kritizerëve e kontestuesëve të veprës së tij. Këtë sjellje të Kadaresë me sundimtarët, në ato kushte të rënda përndjekjeje dhe suverjimi, kontestuesit e sotshëm të tij do ta quajnë”kompromis me regjimin e djeshëm diktaturjal”, duke e akuzuar atë si të përkëdhelurin e atij regjimi. Si duket, pë ta, më mirë do të ishte të luftonte “me shpatë në dorë“kundër sundimtarit dhe të kishte patur fatin e” kokëprerëve ‘, sesa të luftonte për të shkruar një letërsi të vërtetë me vlera gjithëkohore. I. Kadare, para martirizimit të jetës dhe veprës së tij, zgjodhi kompromisin e vogël, për një çështje të madhe. Dhe ëndrra e tij e madhe ka qënë : Të bënte një letërsi të vërtetë, sikur ai regjim të mos ekzistonte fare. Ai e urrente heshtjen, por për ta thyer atë nuk zgjodhi rrugën e ashpër, por rrugën e letërsisë alegorike. Kadaresë, ashtu si dhe disa shkrimtarëve tanë të tjerë, i ra fati të bënte letërsi normale në një vend anormal. I vetmi “faj “i tij ishte që nuk u “kacafyt’ me sunduesin për t’u martirizuar.
3 Ismail Kadare dhe”Pashallarët e kuq”

Sistemin diktaturjal dhe kryesundimtarin, alegorisht e ka stigmatizuar në disa nga veprat e tij më të mira. Më i dukshëm ky fshikullim alegorik shfaqet në poemën “Pashallarët e kuq”. Ndoshta nga vlerat artistike kjo poemë nuk mund të renditet në krijimet më të mira të poezisë së tij, por në brendinë e saj, sot, edhe një lexues i zakonshëm zbulon thelbin gjakësor të atij regjimi diktaturial. Vargjet llastuese për Enverin shpjegaohen me rrethanat në të cilat ndodhej Shqipëria në ato vite. Në regjime të tilla, shkrimtari, për t’i shpëtuar përndjekjes dhe persekutimit, kur kërkon të pasqyrojë të vërtetën, është i detyrruar të paguajë një taksë. Çdo letërsi e shkruar në kushte të tilla, do të reflektojë edhe vulën e dvojnikut(shpirtit binjak)majakovskian. Kontestuesit e veprës së Kadaresë kanë arritur deri atje sa të thonë se Shqipëria e asaj kohe paskësh pasur dy diktatorë, Enver Hoxhën dhe Ismail Kadarenë, madje ky i fundit na paskësh qënë më i keqi. Objekt sulmi ndaj kësaj poezie ka qënë dhe vetë titulli, tepër alegorik”Pashallërët e kuq”. Në të vërtetë, ky togfjalësh figurativ, siç sqaron dhe vetë Kadare, është tërësisht perëndimor. Me të është sulmuar komunizmi dhe sundimtarët e tij. Përmes këtij togfjalëshi karakterizues alegorik, I. Kadare fshikullon atë sistem burokratik, që për pushtet “ka lyer duart me gjak” . -Kushdo që e njohu atë sistem- thekson Kadare- e kupton se shkrimtari, për të botuar nje vepër të tillë, do ta shoqëronte me një justifikim. Prandaj ai për të fshehur alegorinë ndaj sundimtarit, paguan një taksë, që në këtë rast janë vargjet për Enverin, të cilat në fakt janë një lëshim i vogël, për të fshehur një goditje të madhe. Të deklarosh, qoftë dhe alegorikisht, se ky regjim i ka duart të lyera me gjak, është më shumë se guxim i çartur. Mesazhi i protestës ndaj sundimtarëve të kohës shprehet edhe në vargje të tilla alegorike:”Shtetet s’prishen nga çatitë”, ”Çdo gjë e bukur ishte një gënjeshtër”. Burokratët e asaj elite i quan “tuafë të kobshëm’”, ”minj arash”, që nga themelet kërkojë të fshijnë shpejt gjakun dhe sakrificën e luftëtarëve të vërtetë të lirisë. Pashallarët e kuq janë”bejlerë me teser partie”, ”bosë gjakatarë”, që “atje në gjunjë ulur/lajnë e shpërlajnë gjakun pa pushim “. Janë ata që”ditën busëqeshin në tribuna e mitingje”, ndërsa natën”zbresin në themelet e Rozafatit për të shkallmuar atë që ndërtojnë ditën”Edhe pse I. Kadare ishte i bindur se “Kryepashai” nuk mund të mos e kuptonte “helmin e parfumosur alegorik”, ai guxoi ta ngrejë në art. . Vetë kryesundimtari nuk dihet si reagoi për brendinë e kësaj poeme, por përmes “megafonëve” të oborrit të tij, do t’i thoshte poetit:Pa ndalu pak se nuk ma hedh dot mua! Ndërsa Kadare, në këto momente të vështira, i ndërgjegjshëm se ç’kishte bërë dhe ç’e priste, bëri autokritikë. Në shtypin e ditës, edhe kohët e fundit, kam lexuar të shkruhet se, si rezultat i kësaj autokritike, Kadarenë e shpëtoi Hysniu, kur në fakt dihet, se nga Enveri, mud ta shpëtonte vetëm Enveri. Këtë të vërtetë, I Kadare e sqaron më mirë në librin e tij “Kur sunduesit grinden”. Në rastet kur sundimtari nuk donte t’i krijonte vetes problem, ose bënte sikur nuk kuptonte, ose i zbuste goditjet e panevojshme të shkrimtarëve me emër, si L. Poradeci, P. Marko… . Ismail Kadare, në të vërtetë, s’e ka quajtur kurrë veten dissident, por ai nuk mund të quhet as i përkëdheluri i atij regjimi, siç duan ta quajnë kontestuesit e djeshëm dhe të sotshëm. Është paradoksale, që ai që dje quhej provokator e armik i sistemit dktaturial, sot të quhet, jo vetëm i përkëdhelur i regjimit, por dhe sundimtar, ndoshta më i egër se vetë kryesundimtari. Grindjen alegorike me sundimtarët I. Kadare e e ka vazhduar edhe nëpërmjet veprave të shkruara më von, si romanet “Pallati i ëndrrave”, ”Dimri i vetmisë së madhe”, ”Qorrfemani”, Koncert në fund të dimrit”…Të shkrueje në atë kohë se në” pallatin e çuditshëm” alegorik të asaj kohe, njerëzit që shihnin ëndrrat më të bukura, dënoheshin më shumë, do të thotë që përmes një paralelizmi figurativ, të kesh goditur mu në zemër atë sistem të egër suvejimi, që mbyste edhe ëndrrën më të bukur të njeriut, siç ishte liria e fjalës dhe mendimit. Megjithëatë, edhe Kadare, ashtu si dhe shumë shkrimtarë të tjerë të mëdhenj të vendit e të botës, që kanë jetuar dhe shkruar në sisteme të tilla diktaturjale, nuk i ka shpëtuar dot plotësisht “dvajnikut “(shpirtit binjak)majakovskian. Censurës dhe vetëcensurës, nuk mundi t;i shpëtonte dot plotësisht as ky shpirt i lirë dhe rrebel i letërsisë shqipe, gjë që reflektohet në brendinë e disa veprave të tij si romani “Dasma”. . Por një gjë është e vërtetë. Lëshimet që i bën ai regjimit dhe sundimtarit diktaturial, janë thërmija, në krahasim me veprën e madhe e të lirë, që ai i lë letërsisë shqipe moderrne. Të çirresh sot për të qortuar shkrimtarin e madh Kadare, se ai lufton për ta shpallur veten disident, që të fitojë çmimin “Nobel”, është më tepër se ligësi. Askush nuk mund ta kuptojë se ç’të keqe do të kishte Shqipëria, nëse një Gjeni i letrave shqipe si Ismail Kadare, do të merte çimin e lartë “Nobël”, me të cilin do të nderonte, jo vetëm veten, por dhe gjithë kulturën dhe kombin shqiptar!?

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...