2018-12-16

Admirali Foggo për ushtrinë e Kosovës: Është një vendim sovran

Admirali Foggo për ushtrinë e Kosovës: Është një vendim sovran
Vendimi i autoriteteve të Kosovës për të transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, është një vendim sovran, dhe ne mbetet ta respektojmë, deklaroi sot në Shkup, komandanti i Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli, admirali James Foggo, raporton Anadolu Agency (AA).

Komentet e tij, admirali Foggo i bëri në një konferencë për mediat në Shkup, pas takimit që realizoi me ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska.


I pyetur nga gazetari i AA-së mbi pohimet për formimin e ushtrisë së Kosovës, dhe ndikimet që kjo mund t’i ketë për stabilitetin e rajonit, Foggo, të cilit komandanti i KFOR-it i jep llogari, tha se “Kosova është një demokraci e njëjtë ashtu siç janë Maqedonia dhe Serbia ku qytetarët votojnë personat të cilët marrin vendime në emër të tyre”.

“Nga këtu them se ky është një vendim sovran të cilin do të duhet të bëjë Kuvendi i Kosovës për transformimin e FSK-së”, tha Foggo.

Admirali tha se i është thënë se procesi i transformimit do të zgjasë 10 vjet, për të shtuar se ndërkohë është detyrë e tij të kujdeset për një ambient të sigurtë dhe të garantojë lirinë e lëvizjes së lirë.

“Ne jemi të gatshëm për çfarëdo vendimi që do të merret këtë javë”, përfundoi Foggo.

Kujtojmë se të premten, 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës pritet t’i miratojë projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq shprehu dyshimin e tij se KS i OKB-së do të marrë ndonjë vendim ndaj formimit të ushtrisë së Kosovës.

Mondo: Dačić članovima SPS: Birajte me ako sam vam potreban

Një ditë para sesionit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për formimin e Ushtrisë së Kosovës me kërkesë të Serbisë, kryediplomati serb tha se Këshilli i Sigurimit nuk do të jetë në gjendje të marrë ndonjë vendim për shkak të mospajtimit të fuqive të mëdha.


“Do të jetë e vështirë për të ndryshuar pikëpamjet e fuqive të mëdha në këtë çështje”, tha Ivica Daçiq në Beograd.

I pyetur nga mediat se ekipi negociator në Prishtinë do të kërkojë kompensime për dëme lufte nga Serbia, ministri serb tha se “Prishtina jeton në një botë të veten”.

“Do të ishte një gjë e mirë nëse kërkojnë ashtu, që Kosova të kthejë gjithçka që ka investuar Serbia”, tha Ivica Daciq.

Ndërsa kërkesën e shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini dërguar Prishtinës zyrtare për suspendimin e tarifës ndaj mallrave serbe në këmbim të emrit UNMIK me Kosova* në marrëveshjen e CEFTA-s, Daçiq tha se kjo çështje i takon Prishtinës.

Ai paralajmëroi se nuk do të ketë vazhdim të dialogut në Bruksel me palën kosovare nëse kjo e fundit nuk tërheq masën 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç:: Rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë, “aventurë politike”

Rezultate imazhesh për marko gjuriq kur eshte burgosur nga policia


Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, ka deklaruar se propozimi i  deputetëve të Kosovës që Parlamenti kosovar të miratojë një rezolutë për gjenocidin e Serbisë mbi shqiptarët, është një “aventurë politike” dhe “hedhje e kripës mbi plagën”.



“Kemi përshtypjen se bëhet fjalë për një aventurë politike të njerëzve të cilët e kanë ndërgjegjen e papastër për shkak të rolit të tyre në ndodhitë luftarake në fund të viteve ’90. 

Rezultate imazhesh për gjenocidi serb ne kosove


E dimë se një pjesë e establishmentit të shqiptarëve të Kosovës drejtpërdrejt ka marrë pjesë në ato ndodhi luftarake”, ka thënë Gjuriç për Radiotelevizionin e Serbisë, duke shtuar se ata njerëz e kanë “fytyrën e përlyer”.
Rezultate imazhesh për gjenocidi serb ne kosove
Ai ka thënë se në vend të rezolutës së paralajmëruar, duhet të kërkohen përgjigje për “krimet terroriste të UÇK-së”, si dhe se asnjë problem ekonomik në Kosovë nuk është zgjidhur dhe prandaj shqiptarëve u tërhiqet vëmendja nga ato probleme.

Rezultate imazhesh për gjenocidi serb ne kosove

Gjuriçi ka thënë edhe se pala serbe po i plotëson obligimet e veta nga Marrëveshja e Brukselit dhe se nuk ka obligime shtesë që duhet t’i plotësojë, porse përfaqësuesit shqiptarë pas negociatave në Bruksel shkojnë në Prishtinë dhe tregojnë të pavërteta.

Rezultate imazhesh për gjenocidi serb ne kosove

Ai ka paralajmëruar se Beogradi gjatë javës së ardhshme do të dalë me një raport vëllimor për realizimin e deritashëm të Marrëveshjes së Brukselit dhe normalizimin e marrëdhënieve.

Rezultate imazhesh për gjenocidi serb ne kosove

“Ne s’do të lodhemi nga paraqitja e fakteve në publik, por duket se edhe pala shqiptare s’lodhet nga shtrembërimi i atyre fakteve”, ka thënë Gjuriç.

DRITA E AMERIKËS NË KOSOVË


Ismet Sylejmani

Drita është personazh i madh i US ARMY në Kosovë! Aja rreshtohet bashkë me një numër nga Amerika me prejardhje shiptare që kanë dhënë kontributin e tyre në ndërtimin e paqes dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës!


Drita është përfaqesuesja më në zë e US ARMY në Kosovë!

Përfundimi i luftës në Kosovë dhe hyrja e trupave të NATO-s e ka gjetur Dritën pranë ushtarëve, komandantëve e gjeneralëve të lavdishëm amerikanë!

Drita është shqiptaro-amerikanja që ka marrë pjesë në çdo eveniment relevant në Kosovën e pasluftës!

Drita erdhi si përkthyesja e komandantëve dhe përfundoi si këshilltarja e lartë e politikës Amerikane të shumë gjeneralëve në Camp Bondsteel në Kosovë!


Drita është ajo që ka dhënë kontribut në konsolidimin dhe funksionimin e Kosovës së pas luftës së UÇK-së!

Drita ishte artikulluesja e madhe dhe e vetme, ajo që ka ndërmjetesuar në mes komandantit të Campit Bondsteel dhe institucioneve ushtarako-politike të popullit shqiptar të Kosovës për më shumë se një dekadë ku sherbeu më me shumë se 20 gjeneralë amerikanë si antare Civile pjesë e Grupit të udheqjes më lartë të US ARMY që erdhi me NATO-n, ajo vetë si amerikane me gjak shqiptare – malësore.

Me krenari vazhdon me jetu dhe me punu në Kosovë në fushën e sigurisë, si vazhdimësi e konsildimit shtetit tonë!

Roli i madh dhe i pazëvendësueshem i Dritës në Kosovë, është historik dhe do të mbetet përgjithmonë në memorien e popullit shqiptar!

Drita është femra e madhe dhe e vetme që ia ka kushtuar afer 20 vite të jetës së saj shtetit të vet Amerikës dhe njikohësisht popullit të Kosovës.

Drita është ëmblema e shqiptaro-amerikane në Kosovë!


Është rast i rrallë dhe ka për të mbetur i tillë, që një femer shqiptaro-amerikane ushqen një dashuri të pakufishme për babain e sajë, i cili edhe pse nuk jeton më, amanetin vazhdon me ja qu në vend!

Drita nuk i pranon por ka merita të mëdha dhe të veçanta të krijimit të KOSOVA ARMY!

Ashtu sikur Drita që ka dhanë kontributen e saj në themillimin e USHTRISË SË KOSOVËS, ka edhe shumë shtetas amerikanë me prejardhje shqiptare që kanë kontribuar dhe të cilët i përshendesim dhe e çmojmë lartë kontributin e tyre!

Prandaj me rastin e krijimit të USHTRISË SË KOSOVËS kam knaqesinë dhe nderin e madh që si ish – Anëtar i Shtabit e ish – zëdhënës i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së dhe Zonës se 6-të të TMK-së ku edhe e njofta Dritën para 20 viteve, t’i shpreh falenderimet e mia dhe të popullit shqiptar të Kosovës, kësaj shqiptaro-amerikaneje të madhe, e cila ka dhënë dhe ka bërë shumë për Kosovën në veçanti dhe popullin shqiptar në përgjithësi!


Faleminderit Drita!

Përgjithmonë të jemi mirënjohës!

Jemi me fat që të kemi në mesin tonë!

Shëndet e suksese Drita e madhe, Ti shqiptaro – amerikanja e lavdishme!

Prishtinë, 15 Dhjetor 2018

P.S.:

Drita Pereziç, është e lindur më 1971, shtëpia e saj në Amerike është në New York!

Ka dy femijë; vajzën Zana Marijen dhe djalin Alexanderi!

Jashar Salihu, heroi i veçantë i Kosovës

Lulëzim Etemaj


Që në fillim të Aksionit për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë, në vitin 1990, ndër personat e parë, ish-të burgosur politikë, ku do të drejtoheshim për ndihmë, ishte Jashar Salihu. Ashtu siç kishim pritur, ai nuk do të ngurronte aspak për të na ndihmuar, dhe, në këtë mënyrë edhe për të na dhënë forcë që ta tejkalonim shijen e hidhur që na e kishte shkaktuar refuzimi “diplomatik” që kishim marrë nga disa ish-të burgosur të tjerë politikë, më të moshuar, të trevës së Dukagjinit.

Anëtari i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), i angazhuar në Komitetin e Deçanit, kështu, pas 4 vitesh të kaluara në burgjet serbe, po ridëshmonte bindjen e tij se rruga e çlirimit të Kosovës dhe viseve të saj, në radhë të parë duhet të kalojë përmes pajtimit dhe bashkimit të shqiptarëve, se çlirimi, në mos i pamundur, do të jetë një proces tejet i vështirë po qe se do t’i gjente shqiptarët në hasmëri me njëri-tjetrin. Dhe, kështu, po e nderonte edhe drejtuesin dhe bashkëveprimtarin Jusuf Gërvalla; zgjedhja që i kishte bërë për bashkëpunëtor sërish po ridëshmohej e qëlluar.



Prandaj, duke e përvetësuar si moto jetësore thënien e Jusufit: “Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli”, Jashar Salihu do të jetë i pandalshëm.

Ai do të troket në sa e sa dyer, dhe në bashkëbisedim me ta nëpër oda do t’i lus shqiptarët me tërë qenien e tij që të mbyllnin hasmëritë, të falnin njëri-tjetrin, ta shtrinin dorën e pajtimit-të bashkoheshin.

Faktikisht kjo lutje dhe lutjet tjera të natyrës së tillë, ishte lutja e vetme që njihte në tërë jetën e tij Jashar Salihu. Dhe, ai dinte se kur duhej edhe të dilte në ballë. Jo rastësisht, më 1 maj të vitit 1990, do ta drejtojë tubimin te Verrat e Llukës, ku kishte më se 500 mijë të pranishëm nga të gjitha trevat shqiptare, ku do të arriheshin 106 pajtime; 62 gjaqe, 25 plagë dhe 19 ngatërresa.

Një fakt që s’duhet harruar me këtë rast: tubimi, fillim e mbarim ishte vrojtuar nga policia serbe, e cila për të demonstruar forcën e vet kishte ardhur edhe me një mori autoblindash dhe pjesëmarrësit në tubim i kishte vënë në një rrethim të hekurt. Prandaj, për t’ia kujtuar se nuk e kishin harruar “fajin” që kishte bërë Jashar Salihu, në fund të këtij viti e arrestojnë dhe e torturojnë tmerrësisht, barbarisht. Por, asgjë nuk përfundon me kaq; ndjekja e tij do të vazhdojë edhe më tutje, në çdo hap, gjer aty sa ta detyrojnë të marrë rrugën e mërgimit. Mirëpo, ai nuk ishte nga ata djem të Kosovës që largësia nga atdheu do t’ia zbehte apo shuante dashurinë dhe përkushtimin për lirinë e tij. Përkundrazi, veprimtaria e tij politike, në kuadër të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), vetëm se do të shënojë ngritje dhe do të marrë dimensione të reja, të shumanshme; duke qenë paraprakisht në hierarkinë më të lartë drejtuese të saj, me nismën e tij në vitin 1993, do të formohet Fondi “Vendlindja thërret”, fond i cili fillim e mbarimin ka qenë në funksion të formimit- financimit të luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Që nga ky vit, pra që nga koha e themelimit, Jashar Salihu ka qenë kryetar i Këshillit për Administrimin e Fondit “Vendlindja thërret”. Porse, ai nuk ishte njeri i zyrës, nuk dinte dhe nuk ia ka lejuar kurrë vetes që ta kalojë kohën vetëm në të. Në kontakte të vazhdueshme me bashkatdhetarë ka derdhur të gjithë energjinë tij, në mënyrë që fondi të fuqizohej me mjete; që, kështu, për ushtarët e UÇK-së të siguroheshin sa më shumë armë dhe pajime të luftës. Dhe, fjala e tij, dhe shembulli i tij, kanë gjetur gjithnjë përkrahje. Ndryshe nuk mund të mendohet të ndodhte me një njeri të devotshëm gjer në vetëmohim, siç ishte Jashar Salihu, i cili me ditë dhe net të tëra, për shkak të aktivitetit në shërbim të luftës në Kosovë, nuk mund të kthehej dhe të shijonte ngrohtësinë familjare, ta pushonte qoftë vetëm për pak çaste trupin e dërrmuar nga torturat nëpër burgje pranë bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

Ai as nuk kishte makinë e as nuk dinte si ishte të ulej në restorante a hotele, për ta ngritur një gotë apo për ta ngrënë një kafshatë bukë. Janë të panumërta netët kur Jashari kthehej tejet vonë nga tubimet me bashkatdhetarët, nga takimet me diplomatë perëndimorë apo përfaqësues të mediave, dhe në redaksinë e “Zërit të Kosovës”, ku ishte edhe zyra e Fondit “Vendlindja thërret”, merrte për të ngrënë një kafshatë bukë, shpeshherë të sa e sa ditëve më parë, me një domate a me peshk të konservave (ushqimi më i lirë në Zvicër) dhe pinte ndonjë gotë ujë nga uji natyral apo, po të ndodhej, i gazuar, ndërkaq që çantën e kishte përplot me para. Thjesht, ishte e paparamendueshme që në radhë të parë të mos ndodhte për t’u afruar dhe pyetur se si shkojnë punët me gazetën, a ka informata nga fronti i luftës në Kosovë, dhe, duke qenë edhe në kontakt të vazhdueshëm edhe me drejtuesit tjerë politik dhe ushtarak të luftës, përfshirë edhe luftëtarët e lirisë në vija të frontit, të sillte informata të dorës së parë.

Para opinionit ndërkombëtar i thoshte troç aspiratat e Kosovës

Këtë privilegj nuk e ka gëzuar vetëm “Zëri i Kosovës”. Janë të shumta mediat perëndimore, të cilat duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me të, për lexuesit e tyre plasonin top informata nga lufta në Kosovë, duke përhapur kështu edhe të vërtetën e kësaj lufte, ashtu siç janë të shumtë gazetarët dhe reporterët që kanë hyrë në Kosovë përmes tij, për të raportuar prej andej.

“Shqiptarët e Kosovës janë evropianë dhe nuk kanë lidhje me vendet islamike. Ata janë të vendosur të luftojnë deri në fund”, i ka deklaruar Jashar Salihu gazetës amerikane “The Christian Science Monitor” të datës 16 prill 1998, duke mbrojtur kështu dhe përhapur të vërtetën për shqiptarët dhe vlerat civilizuese perëndimore, të luftës së UÇK-së, njëkohësisht duke demantuar propagandën antishqiptare të regjimit kriminal të Millosheviqit dhe satelitëve të tij.

Prandaj, në sensibilizimin e opinionit perëndimor me të vërtetën për luftën e drejtë të Kosovës kundër forcave kriminale të Millosheviqit, roli i Jashar Salihut është i pazëvendësueshëm, dhe, rrjedhimisht, po dëshmohej se jorastësisht në kuadër të Drejtorisë Politike të UÇK- së, ishte anëtar i Grupit Diplomatik, i cili drejtohej nga përfaqësuesi politik i UÇK-së, politologu Bardhyl Mahmuti, dhe përbëhej edhe nga Ramadan Avdiu, Agush Buja, Bilall Sherifi, Sabri Kiçmari, Rexhë Ibërdemaj, Mujë Rugova dhe Pleurat Sejdiu, ndërkaq më vonë do të jetë përfaqësuesi i parë diplomatik i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, në Zvicër. Ana tjetër që e shquan atë, që nuk do duhej harruar për asnjë çast,është ajo se Jashar Salihu, ishte, siç thotë një fjalë, edhe i gishtit: këtë e ka dëshmuar sa e sa herë duke qenë krah për krah luftëtarëve të lirisë edhe në frontin e luftës, në detyra të karakterit të veçantë.

Jashari nuk dinte të moralizonte në raport me bashkatdhetarët. Gjithnjë printe me shembullin personal, dhe, me të drejtë, gjërat i thoshte troç: kërkonte prej tyre të përmbushnin gjithanshëm obligimin ndaj UÇK-së dhe lirisë së Kosovës, dhe e quante për fyerje që ky të degradohej duke u cilësuar si ndihmë.

“Kosova nuk ka nevojë për lëmoshë”, thoshte ai, ndaj saj kemi obligime, vetëm borxhe. Troç i thoshte edhe para opinionit ndërkombëtar aspiratat e Kosovës, dhe tregonte rrugën që do të çonte në zgjidhjen e çështjes së saj: “Të vetmet bisedime të pranueshme midis shqiptarëve dhe Beogradit janë ato që do të përcaktonin kufijtë midis Serbisë dhe Kosovës”, do të shprehej për të njëjtin numër të gazetës “The Christian Science Monitor”.

Prandaj, duke qenë i brumosur me pikëpamje të tilla progresiste – duke e konsideruar borxhin ndaj Kosovës si diçka që kurrë s’mund të thuhet se tani është përmbushur, Jashar Salihu s’kishte se si të vdiste ndryshe, vetëm se me sy çelë.

Djali i dëshmorit të UÇK-së: Babë pusho i qetë, Ushtria e Kosovës po rrinë gatitu


Djali i dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Xhemajl Rexha, Dukagjini, me rastin e themelimit të ushtrisë së Kosovës, e ka përkujtuar babanë e tij me fjalë krenarie.

Mes tjerash, Dukagjini ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se me themelimin e ushtrisë së Kosovës, një ëndërr e hershme e babës së tij, u bë realitet.

“Po të mund të flisja edhe një herë me të do t’ja përcjellja këtë mesazh. ‘Tani pusho i qet babë se ëndrra jote u plotësua. Ushtria e Kosovës po rrinë Gatitu”, ka shkruar djali i dëshmorit, Dukagjin Rexhaj.

Postimi i plotë i Rexhajt në “Facebook”:

Po shihja me zemrën plot, deri sa të gjithë po festonin formimin e ushtrisë së Kosovës, nga dëshira e madhe për të përmbledh gjithçka në një shkrim vendosa ta shijoj për vet si fillim këtë ngjarje që u flijuan breza të ter për këtë arritje. Rrokën armën të gjithë shqiptarët që nga fëmija gjer të plaku. Zemra mal i bëhej malsorve vetëm atëherë kur i thoshin të lumtë pushka, ishte ajo më e shtrenjta gjë që mbronte nderin dhe burrërinë e shqiptarit, ishte ajo krismë që shporrte armikun kurdo që ia mësynte trojeve shqiptare. Po kjo frymë na çliroi dhe na mundëson sot që të jetojmë lirshëm, po kjo frymë doli para pushkës duke na mbrojtur Ne, e njëjta forcë do të na mbroj tani edhe zyrtarisht si Ushtria e Kosovës.

Një ëndërr e hershme e babës tim, u bë realitet, me kënaqësi po e shihja formimin e ushtrisë, dhe mendoja me vete sikur të ishte e mundur që edhe ai ta shihte. Po të mund të flisja edhe një herë me të do t’ia përcjellja këtë mesazh. Tani pusho i qet babë se ëndrra jote u plotësua. Ushtria e Kosovës po rrinë Gatitu.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,para nisjes në Nju Jork: Themelimi i ushtrisë vendim historik dhe i drejtë


Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, para nisjes në Nju Jork, ku nesër (e hënë) do të marrë pjesë një mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se Kosova ka bërë hapa të jashtëzakonisht në dy ditët e fundit, duke themeluar ushtrinë dhe ekipin negociator për dialogun me Serbinë.

“Sot do të udhëtojë për në Nju Jork ku është thirrur një seancë ose një mbledhje urgjente në Këshillin e Sigurimit të OKB për Kosovën, pas themelimit të ushtrisë”, ka thënë Thaçi.


Presidenti Thaçin ka deklaruar se vendimi i institucioneve të Kosovës për themelimin e ushtrisë është vendim historik dhe i drejtë.

Ai ka thënë se ky vendim është në përputhje të plotë Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve.

Ndërsa sa i përket miratimit të rezolutës për dialogun me Serbinë dhe miratimin e ekipit negociator është lajm lajmi tjetër i rëndësishëm për vendin.

Ai ka thënë se ky ekip negociator do të ia dal me sukses ta përmbyll me sukses kapitullin e errët me Serbinë. Në këtë kontekst, Thaçi ka thënë se ata të cilët nuk kanë marrë përgjegjësi në këtë proces, si duket nuk janë të përgatitur për këtë proces.

Presidenti amerikan Donald Trump do të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane

                          Nga Flori Bruqi,PHD  Vuçiç është duke u përballur me protesta masive në Serbi. Sigurisht, ai ka interes që të shpë...