2018-12-27

Nëse ekziston ferri, Sllobodan Millosheviq prej dhjetë vjetësh ndodhet në të. Krimet që ka kryer ai, janë më të rëndat në Evropë pas atyre të nazizmit.


Në dhjetë vjetorin e vdekjes së atij që cilësohet si “Kasapi i Ballkanit”, Insajderi sjell akuzat e përmbledhura që Prokuroria ndërkombëtare për krime lufte në Hagë që kishte ngritur kundër tij.



Nëse ekziston ferri, Sllobodan Millosheviq prej dhjetë vjetësh ndodhet në të. Krimet që ka kryer ai, janë më të rëndat në Evropë pas atyre të nazizmit.

Të gjitha këto krime janë lejuar dhe kryer në sy të bashkësisë ndërkombëtare. Madje, nën “mbrojtjen” e tyre siç ishte Srebrenica në Bosnjë që ishte nën zonën e sigurisë së Ushtrisë Holandeze.

Mbi 8 mijë burra dhe djem të rinj u vranë në këtë masakër.

Krime të ngjashme Millosheviqi nisi të kryente edhe në Kosovë. Por, nuk u lejua që këto krime të ishin të përmasave të Bosnjës dhe Kroacisë.

Jugosllavia që drejtohej prej tij u bombardua. Trupat e NATO-s u vendosën në Kosovë. Pak kohë më vonë Millosheviqi u arrestua dhe u dërgua në Hagë. Atje u akuzua për krimet të rënda, por nuk u shpall fajtor. Vdiq 10 vjet më parë.

Në dhjetë vjetorin e vdekjes së atij që cilësohet si “Kasapi i Ballkanit”, Insajderi sjell akuzat e përmbledhura që Prokuroria ndërkombëtare për krime lufte në Hagë kishte ngritur kundër tij.

Ai u akuzua për gjenocid; bashkëpunim në gjenocid; dëbim; vrasje; përndjekje politike, racore ose fetare; veprime çnjerëzore/zhvendosje me forcë, shfarosje; burgosje; torturë; vrasje të qëllimshme; burgosje të paligjshme; shkaktim të vuajtjes së madhe të qëllimshme; dëbim apo zhvendosje të qëllimshme; shkatërrim të gjerë dhe përvetësim të pronës, e pajustifikuar nga domosdoshmëria ushtarake dhe e kryer në mënyrë joligjore dhe pa arsye; trajtim mizor; plaçkitje të pronës publike ose private; sulme ndaj civilëve; shkatërrim ose dëmtim të qëllimshëm të monumenteve historike dhe institucioneve arsimore ose fetare; sulme të paligjshme mbi objekte civile; shkaktim të qëllimshëm të vuajtjes së madhe.

Millosheviq u arrestua më 1 prill 2001 në Beograd nga autoritetet serbe. U transferua në Tribunalin Penal të Hagës 29 qershor 2001. Paraqitja fillestare ishte më 3 korrik 2001.

Masakra e Reçakut



Krimet për të cilat akuzohet – Kosovë



Dëbim me forcë i përafërsisht 800 000 civilëve shqiptarë të Kosovës mundësuar prej një atmosfere të krijuar qëllimisht për përhapjen e frikës dhe shtypjes nëpërmjet përdorimit të forcës, kërcënimit me forcë dhe akteve të dhunës.

Vrasje të qindra civilëve shqiptarëve të Kosovës – burra, gra dhe fëmijë, që u kryen në mënyrë të gjerë ose sistematike anembanë krahinës të Kosovës.

Sulme seksual nga forcat e RFJ-së dhe Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës, në veçanti kundër femrave.

Fushatë të përhapur ose sistematike të shkatërrimit të pronave të civilëve shqiptarë të Kosovës, e cila u arrit me granatimin e gjerë të qyteteve dhe fshatrave; djegien dhe shkatërrimin e pronës, përfshirë shtëpitë, fermat, bizneset, monumentet kulturore dhe vendet fetare; dhe shkatërrimin e pronës private, që bëri fshatra, qytetet dhe rajone të tëra, të pabanueshme për shqiptarët e Kosovës.

Aktakuza e parë kundër Sllobodan Millosheviqit, Millan Millutinoviqit, Nikolla Shainoviqit, Dragolub Ojdaniqit dhe Vlajko Stojiljkoviqit, në lidhje me krimet e kryera në Kosovë, u konfirmua më 24 maj 1999 dhe u bë publike më 27 maj 1999. Kjo aktakuzë u ndryshua më 29 qershor 2001. Më 29 tetor 2001 Prokuroria paraqiti aktakuzën e ndryshuar për here të dytë. Më 5 shtator 2002, Dhoma Gjyqësore ndau procedurat gjyqësore kundër Sllobodan Millosheviqit prej të akuzuarve të tjerë.

Aktakuza në fuqi pohon se ndërmjet 1 janarit 1999 dhe 20 qershorit 1999, Sllobodan Milosheviqi mori pjesë në një ndërmarrje të përbashkët kriminale (NPK) së bashku me një numër individësh të tjerë duke përfshirë Millan Milutinoviqin, Nikolla Shainoviqin, Dragolub Ojdaniqin, Vllajko Stojiljkoviqin dhe të tjerë të njohur dhe të panjohur.

Gjatë kësaj periudhe forcat e Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) dhe Serbisë, duke vepruar nën drejtimin, me nxitjen, ose me mbështetjen e NPK-së, kryen një fushatë terrori dhe dhune drejtuar kundër civilëve shqiptarë të Kosovës. Pohohet se qëllimi i NPK-së ishte dëbimi nga Kosova i një pjese thelbësore të popullsisë shqiptare të Kosovës, me qëllim që të sigurohej vazhdimi i kontrollit serb mbi Kosovë.

Millosheviqi mban përgjegjësi individuale për krimet e deklaruara kundër tij, dhe për krimet ose mosveprimet e vartësve të tyre.

Sipas aktakuzës, gjatë periudhës në fjalë, Sllobodan Millosheviqi ishte Kryetar i RFJ-së, Kryetar i Këshillit Suprem të Mbrojtjes së RFJ-së dhe Komandant Suprem i Ushtrisë Jugosllave, (UJ).

Në përputhje me pozitën e tij ai ushtroi autoritet komandues mbi UJ-në dhe forcat e policisë në vartësi të UJ-së. Përveç pushtetit të tij de jure, ai gjithashtu ushtroi kontroll de facto mbi institucione të shumta kyçe ose të përfshira në kryerjen e krimeve të deklaruara në aktakuzë.

Më tej thuhet se përafërsisht 800. 000 civilë shqiptarë të Kosovës u dëbuan nga Kosova duke i larguar me forcë dhe duke plaçkitur dhe shkatërruar shtëpitë e tyre ose duke granatuar fshatrat. Gjatë këtij procesi shumë u vranë dhe u keqtrajtuan dhe iu vodhën të mirat materiale dhe dokumentet e identifikimit.

Masakra e Reçakut

Shfarosjen ose vrasjen e qindra civilëve kroatë dhe civilëve të tjerë joserbë, përfshirë gra dhe pleq, në Dal, Erdut, Klisa, Lovas, Vukovar, Voqin, Baqin, Saborsko dhe fshatrat fqinje Shkabrnja, Nadin, Bruska, dhe Dubrovnik me rrethinë.

Burgosje dhe privim nga liria në mënyrë të zgjatur dhe të përsëritur të mijëra civilëve kroatë dhe civilëve të tjerë joserbë në objekte burgimi brenda dhe jashtë Kroacisë, duke përfshirë kampburgjet në Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Dëbimin me forcë të së paku 170.000 civilëve kroatë dhe civilëve të tjerë joserbë nga territoret e lartpërmendura, duke përfshirë dëbimin e së paku 5.000 banorëve të Lokut për në Serbi, 20.000 banorë nga Vukovari; dhe zhvendosjen me forcë në vendndodhje brenda Kroacisë të së paku 2.500 banorëve nga Erduti.

Shkatërrimin e qëllimshëm të shtëpive, pronës tjetër private dhe publike, institucioneve kulturore, monumenteve historike dhe vendeve të shenjta të kroatëve dhe popullatës tjetër joserbe në Dubrovnik dhe rrethinë, Vukovar, Erdut, Lovas, Sharengrad, Bapska, Tovarnik, Voqin, Saborsko, Shkabrnja, Nadin, dhe Bruska.

Imponimin dhe mbajtjen e kushteve çnjerëzore të jetesës për të burgosurit civilë kroatë dhe për të burgosurit e tjerë civilë joserbë brenda objekteve të përmendura të burgimit.

Tortura, rrahje dhe vrasje të përsëritura të civilëve kroatë dhe civilëve të tjerë joserbë në objektet e përmendura të burgimit.

Sulme të paligjshme ndaj Dubrovnikut dhe fshatrave kroate të pambrojtura anembanë territoreve të lartpërmendura.


Krimet ne Kroaci

Vrasje të përhapura të mijëra myslimanëve të Bosnjës gjatë dhe pas marrjes nën kontroll të territoreve brenda Bosnjës dhe Hercegovinës.

Vrasjen e mijëra myslimanëve të Bosnjës në objektet e burgimit brenda Bosnjës dhe Hercegovinës.

Shkaktim të dëmtimit të rëndë trupor dhe mendor ndaj mijëra myslimanëve të Bosnjës gjatë kohës së qëndrimit të tyre në objektet e burgimit brenda Bosnjës dhe Hercegovinës.

Burgosjen e mijëra myslimanëve të Bosnjës në objektet e burgimit brenda Bosnjës dhe Hercegovinës në kushte jetese të llogaritura për shkatërrimin fizik të një pjese të atyre grupeve, nëpërmes urisë, ujit të ndotur, punës së detyruar, kujdesit mjekësor të papërshatshën dhe sulmeve të përhershme fizike dhe psikologjike.

Shfarosje, vrasje dhe vrasje me paramendim të joserbëve, kryesisht të myslimanëve të Bosnjës dhe kroatëve të Bosnjës që jetonin në territoret në Banja Llukë, Bihaq, Bijeljin, Bileqa, Bosanska Krupa, Bosanski Novi, Bosanski Shamac, Bratunac, Brçko, Çajniçe, Doboj, Foça, Gacko, Sarajev (Ilijash), Kljuç, Kalinovik, Kotor Varosh, Nevesinje, Sarajevo (Novi Grad), Prijedor, Prnjavor, Rogatica, Sanski Most, Srebrenica, Tesliq, Vishegrad, Vlasenica dhe Zvornik.

Trajtim mizor dhe çnjerëzor i civilëve myslimanë të Bosnjës, kroatë të Bosnjës, dhe joserbëve të tjerë. Këto trajtime çnjerëzore përfshinë dhunë seksuale, torturë, keqtrajtim fizik dhe psikologjik dhe ekzistencë e detyruar në kushte çnjerëzore të jetesës, po nuk kufizohen vetëm në këto.

Imponim i masave shtrënguese dhe diskriminuese kundër myslimanëve të Bosnjës, kroatëve të Bosnjës dhe joserbëve të tjerë, si kufizimi i lirisë së lëvizjes; largimi nga pozitat me autoritet në institucionet qeveritare vendore dhe të policisë; largimi nga puna; bastisje arbitrare të shtëpive të tyre; refuzimi i të drejtës së procesit gjyqësor dhe refuzimi i së drejtës për barazi në përdorimin e shërbimeve publike, duke përfshirë kujdesin e përshtatshëm mjekësor.

Zhvendosje dhe dëbim me forcë të mijëra civilëve myslimanë të Bosnjës, kroatë të Bosnjës dhe joserbëve të tjerë për në vendndodhje jashtë territoreve të mbajtura nga serbët.

Shkatërrim të qëllimshëm dhe të paarsyeshëm të shtëpive dhe pronave të tjera private dhe publike të myslimanëve të Bosnjës dhe kroatëve të Bosnjës, të institucioneve të tyre kulturore dhe fetare, të monumenteve historike dhe vendeve të tjera të shenjta.

Pengim të ndihmës humanitare, në veçanti të furnizimeve mjekësore dhe ushqimore në enklavat e rrethuara Bihaq, Gorazhde, Srebrenica dhe Zhepa, dhe lënien pa ujë të civilëve të mbërthyer në enklava, të formuara për krijimin e kushteve të padurueshme të jetesës.

Gjykimi i Millosheviqit filloi më 12 shkurt 2002. Procedura gjyqësore përfundoi më 14 mars 2006, tri ditë pas vdekjes së tij.

Më 16 qershor 2004, pas përfundimit të paraqitjes së argumenteve nga Prokuroria, Dhoma Gjyqësore gjykoi se kishte dëshmi të mjaftueshme në mbështetje të çdo akuze në të tri aktakuzat.

Dhoma Gjyqësore gjithashtu gjykoi se nuk kishte ose kishte dëshmi të pamjaftueshme në mbështetje të disa deklaratave që kishin lidhje me disa nga akuzat në aktakuzat për Kroacinë dhe Bosnjë Hercegovinën.

Krimet ne Bosnje e Hercegovinë

Kryetar i Serbisë nga 26 dhjetori 1990.

Kryetar i Republikës Federative të Jugosllavisë (RFJ-së) nga 15 korriku deri më 6 tetor 2000.

Si Kryetar i RFJ-së ai gjithashtu ishte Kryetar i Këshillit Suprem të Mbrojtjes së RFJ-së dhe Komandant Suprem i Ushtrisë Jugosllave, i lindur më 20 gusht 1941 në Pozharec, Serbi dhe Mali i Zi.

Vdiq më 11 mars 2006.

Programi: Milosheviq-Sheshel-Arkan, për t’ i shfarosur shqiptarët

Nga Prof.Dr.Hakif Bajrami,Ph.D



Demonstratat shqiptare të vitit 1981, makineria udbeske serbiane do t` i shfrytëzonte për ta rihapur frontin antishqiptar, që e kishte përpiluar nga treshja Rankoviq-Llukiq-Stefanoviq, në vitet: 1950-1966. Për t` ia filluar punës kjo treshe e “izoluar” më 1966, në qetësi “opozitare”, do të pushojë, duke krijuar energji të re, duke e pritur shansin që të riaktivizohet sërish në zanatin e vjetër, për serbizimin e Kosovës. Aktivizimi do të filloi më 1981 i përkrahur nga ushtria, partia, kisha dhe institucionet e individët. Eksponentët e kësaj garniture në krye me Spasoje Gjakoviqin, Dushko Ristiqin etj. më 1981, do të përpilojnë një dokumentet që duhej të shënonte fillimin e luftës antishqiptare se: “nga Kosova pas vitit 1966, janë shpërngulur 200 000 serbo-malazezë”. Ishte ky një ballon i tyre, të cilin provuan ta kthejnë në dokument me shenjën “sekret shtetëror”, duke i përfshirë shifrat e shpërnguljes nga komunat, duke e përfshirë kohën 1966-1981. 

Image result for millosheviq


Nga dokumenti i prezantuar edhe në Kuvendin e Kosovës me shifër “secret”, shënohet se në periudhën në fjalë nga Kosova janë larguar duke u çregjistruar të organet e punëve të brendshme. Kjo do të thotë, se personat e shpërngulur, janë larguar me të gjitha beneficionet shtetërore, pa i detyruar askush. Pra, serbët në Kosovë ishin mësuar të jetojnë jetë aristokrate, të vandalizojnë kë të duan dhe mjerisht kjo shtresë e dahive ishte regrutuar nga politika KOLONIALE e kolonizimit 1918-1941. Në atë kohë e kishte embrionin, por ishte freskuar pas vitit 1945, me reagensa neokolonialë të tipit neofashist.


Kriminelët serb


Ja sa familje e lëshuan Kosovën më 1966-1968, kryesisht se nuk duronin kurrfarë BARAZIE të shqiptarëve me qenien e tyre “mbiracore” serbiane. Dokumentet janë të pamëshirëshme. Fjala është për 4407 familje serbe, të cilat ose kishin pozitë të milicit, udbashit, ose nëpunësish rankoviqist administrativ në Kosovë. Këtyre banditëve kolonistë, që nuk kishin lënë gjë të zezë pa bërë në Kosovë (1912-1915;1918-1941; 1945-1966, gjatë rrugërimit iu kishin bashkangjitur edhe 440 familje malazeze me kulturë meleze, pra të sebizuar e që nuk janë shpërngulur në Mal të Zi, por në Serbi, kryesisht nëpër qytete. Numri i sakt i kësaj shjtrese aristokrate policoro-ubbeske me atrofi dhe sufiencë kriminale, arrinte familiarisht në 23231 anatarë. Prej tyre, 6190 ishin të punësuar në administratën shtetërore. Të tjerët ishin fëmijë, gra (edhe ato shumica në punë) dhe antar të ngushtë familjar.

Image result for millosheviq

Në vitin 1981, e tutje do të krijohen institucione shtetërore që do të mirren intenzivisht me çështjen e shpikjss së shpërnguljes me “dhunë” të kësaj kategorie mizantropësh e që tragjikisht ishin të nacionalitetit serb dhe malazez të regrutuar nga viset e ndryshme të Jugosllavisë mbretërore dhe titiste. Janë përpilura për këta kriptokriminel pas vitit 1981, 3211 raporte mujore, 16 raporte gjashtë mujore dhe 10 raporte vejtore.Po tëlexohen në to, kryesisht figurojnë trillime për të siguruar para nga buxheti I RSFJ-ës, e për t`i kthyer për here të dytë apo të tretë këtë shtresë udbeske si kolonistë në Kosovë, por duke akuzuar njëherit shqiptarët se me “presionin e tyre”, që janë vetëm gjallë, dhe prap me fajin e shqiptarëve, ata po e shkaktojnë këtë “fenomen të pa presedent” në Evropë, tri here me u kolonizuar e tri here me u arratisur. Dhe, për ta “standardizuar” këtë shpikje të KOS-it ushtrak, KOS-it kishtar, LKJ-ës dhe organizatave terroriste që thyenin varre natën dhe akuzonin rininë shqiptare ditën, që djali dhe nëna e vrasin babën-burrin, dhe e akuzojnë shqiptarin dhe gjyqet komuniste të jugoskandikëve me vendim e pushkatojnë pa asnjë prove.

Related image

Madje kjo shtresë kolonistësh do të organizojë “dhunime” të murgeshave, të cilat vetëflijohen për porpogandë, madje ia “qorrojnë” sytë në murale Shen Savës, shih nepër kisha, e duke mos e ditur OPINONI se serbët me sy të smrurë kishte dy shekuj që kërkonin ILAÇ nga ata “sy” duke i prekur, e nga të prekurit, muralet ishin amortizuar, por faji u mbetej irredentistëve. Turp ma i ndytë nuk ka mundur të hudhet në media. Madje vetëngulja e njëfarë të sëmuri që quhej Gjorgje Martinoviq, aq iu kushtua rendësi, sa që njëmend për dahitë Serbian me ato para do të ndertoheshin nja dy fabrika.Dhuna, po të lexohen raportet javore tregon edhe për një detyrim që e ushtronin edhe udbashët shqiptarë sa që i detyrojnë të rinjtë me dhunë, t` i pranojnë si të “vetat” ato “vepra penale”. Tragjedia është më tragjike, se udbashët sshqiptar e kanë ditur fare mire se kush po i kurdisë ato akte të liga të inskenuara me kujdes.

Çështja e “krimeve” dhe shpërnguljes nga Kosova në vitet tetëdhjetë të shekullit XX, pati shuar aq larg sa që Kuvendi Fedreativ më 1987/8, do të përpilojë: “Programin Jugosllav për Kosovën”, që është një “Naçertani” e dytë, me 92 detyra konkrete, Program ky, që e obligonte tërë Jugosllavinë të ndihmojë në SERBIZIMIN E KOSOVËS.

Pra kjo shtresë banditësh (kolonistë të kralevinës dhe të titizmit) e ka shti në obligime të mëdha politike çdo pushtetar serbian, nga ajo kohë, e deri më sot. Ky serbizim kishte të bënte me kthimin e tokave të kolonizuara pra në duar të ish kolonistëve, të kthehen si udbashët me duar të përgjakura, dhe të gjithë të tjerët, plus edhe nga të gjitha anët e botës. E vërteta, pas 23 III 1989 u kthyen në Kosovë me dhjeta mija të tillë, duke ua grabitë në rend të pare vendet e punës shqiptarëve të përjashtuar. Kjo shtresë që do të avansohet në fuqi qiellore historike serbiane, do të gjindet për një kohë e aktivizuar edhe në krimet monstruoze në Kroaci, sidomos gjatë viteve 1990-1993, e në vijim në Bosnje, për të mabraur më Kosnferencën e Dejtonit më 1995. Atëbotë u krijua një Republikë Serbe, pa qenë krijesë të tillë. Madje kjo krijesë neokoloniale mund të quhet “Republika e gjenocidit”, që është zbatuar në Srebernicë dhe më gjerë në BESË (mbrojtje) të OKB-ës!!!

Po ata kriminelë, që u larguan nga Kroacia dhe Bosnja, duke i shoqëruar njësitet e SPS (Socialistiçka Partia Serbie-Milloshi-Ivica Daçiqi), SRS (Srpska Radikalna Stranka-Shesheli- A. Viçiqi), SSJ (Stranka Srpskog Jedinstava-Arkani), do të inkudrohen edhe në krimet monstruoze në Kosovë, me qellim të serbizimit. Kështu, më 1994, ky trekëndësh politik nazifashist, do të vihet në ofenzivë në frontin antishqiptar nën “kulmin” e S. Millosheviqit. Të tri programet politike të tyre, faktojnë dokumsntet, deri në vitin 1997 do të fuzionohen në një front vrasës politik dhe fizik, antishqiptar. Ja faktet: Më 1994 do të përpilohet dokumenti “ Kako vratiti Kosovo I Metohiju Srbima”(Si t` u ktheht Kosova dhe Metohia Serbëve”, pra jo edhe malazezëve.
Related image
Programi i përbashkët i akuzon Kroatët dhe Sllovenët (eksponetet e tyre), për bashkëfajtor të pozitës serbiane në pushtetin titisto-rankovbiqist, e që të si në orkestër vranin e “kthjellnin” shqiptarë, për dy dekada. Tash, më 1994, pasi që shqiptarët ishin larguar nga çdo lloj pushteti, duhej akuzuar se “shqiptarët kanë krijuar parlament, qeveri, shkolla, gazeta, dhe para të veta, (e ka fjalën për markën gjermane). Në progrmin e fuzionuar, thuhet në vijim se shqiptarët nuk e pranojnë shtetin e Serbisë, si të tyre; nuk shërbejnë në ushtri (për të vrarë jo serbë kudo nëpër ish Jugosllavi, sepse Milloshi dhe këta kriminelë e planifikonin se pasi që ta serbizojnë Kosovë, ta vazhdojnë zanatin në serbizmin e Maqedonisë, kuptohet me lehtësi, sepse kisha këtë ua garantonte (Patriku Pavle), sepse populli ishte nën jurisdiksionin e KOS-it. Shqiptarët thuhet në programm nuk paguajnë tatim ( e paguanin të gjithë), nuk pranojnë programet shkollore, u larguan nga shkollat vetë, i marrin pensionet (jo), i marrin ndihmat sociale (kurrë jo), e kanë shërbimin shëndetësor falas (jo edhe ky pohim cinik).
Related image
Për ta bërë Kosovën si vendin ma të varfër në Evropë, fuzionusesit e progarmit nxorën konstatimin se: “kapitali në Kosovë është 95% në duar të shqiptarëve”. Këta përpilues monstrum e nxorën “faktin” se kush ka kapital ai ka edhe pushtet. Në fakt me këtë koncept, progarmuesit e serbizimit të Kosovës (1995-1999) parashikonin ta mbajnë militarizmin e Kosovës në gjendje kujdestarie edhe përtej kufijve, duke sjellë mercenarë nga të katër anët e botës, duke synuar për pesë vite ta serbizojnë Kosovën si Sanxhakun e Nishit më 1877, plotësisht.

Më 1995 Millosheviq-Sheshel-Arkan,programojnë shfarosjen e shqiptarëve të Kosovë

Pas mbarimit të Konferencës Dejtonit (1995), treshja e lartëcekur tërë makinerinë vrastare që kishte luftuar në Slloveni, që kishte bërë krime monstruoze në Kroaci, që kishte bërë gjenocid në Bosnje-Hercegovinë, i kishte sjellë 160 000 ushtarë dhe 22 000 milicë në Kosovë. E këtu, në një Kosovë të militarizuar, sipas Programit, për ta arsyetuar krimin që po vazhdonte dhe metastazonte që do të pasojë duke u avansuar në gjenocid, “po lulëzonte kontrabanda, droga, armët dhe devizat” që imagjinoheshin. Shqiptarët, sipas Programit të: kasapit Millosheviq, fashistit Sheshel dhe banditit Arkan, “blejnë mallra në Vojvodinë, dhe Serbi me deviza. Atje shitoret janë të shprazta,ndërsa 135000 shqiptarë ishin larguar nga puna, duke synuar për ta realizuar- “Programin jugosllav për Kosovën”, nga viti 1987. Programi shkon edhe më larg: “Shqiptarët duan ta krijojnë Shqipërinë e Madhe’, pa asnjë aeroplan, pa tanke, pa topa, pa mitraloza, e Serbia vrastare i kishte të gjitha, sepse ia siguronte Rusia neocariste. Tani (1996) për shqiptarë shtrohej pyetja: a nuk është kjo kohë e raporteve të “ujkut dhe qingjit”?.

Image result for sheshel


Shqiptarët, sipas Programit: 25% jetojnë nga paratë e lobistëve, 20% nga devizat e punëtorëve që punojnë jashtë, 25% nga fundamentalizmi islam, 20% nga haraçi i LDK-ës dhe 10% nga tregtia me drogë dhe armë”. “Zbulim epokal” shkollës Shen Savës dhe Gebellsit. Pra, e tërë propaganda bëhet për ta krijuar shkakun që shqiptarët të sulmohen frontalisht, me qëllim që t`i shfarosen duke u vrarë dhe arratisur jashtë trojeve të veta me qëllim që Kosova të serbizohet.

Në diasporë nga Kosova, sipas autorëve të Programit, punojnë nja 300 000 shqiptarë (1981-1996) dhe për çdo muaj i dërgojnë nga 300 milion marka gjermane. Programuesit e gjenocidit shkojnë edhe më tej. Para syve të 182000 ushtarëve dhe policëve Serbianë të armatosur deri në dhëmbë, shqiptarët i “kishin plaçkitur nëpër banka 3, 8 miliardë marka gjermane. Madje me arin, plumbin, cinkun, kromin, bakrin i kishin grabitur edhe 2, 7 miliardë marka. Ndërsa nga laboratoriumet medicinale, shqiptarët i kishin grabitë 1, 5 miliardë marka”. Askund nuk thuhet pse Serbia ishte varfëruar, pse i kishte zhvilluar TRI luftëra ( në Slloveni, në Kroaci dhe në Bosnje 1991-1995). POr akuza bëhej për ta krijuar të drejtën para opinionit botërorë se “Shqiptarët duhet t` I varsim dhe terrorizojmë, se po na detyrojnë, se nuk po pajtohen të jetojnë” nën fashizmin e tyre.

Për ta arsyetuar avanturën gjencidale programuesit mbështeten në historinç bizare

Hartuesit e Programit, për t` ia trasuar veti rrugën e vetëvrasjes, si pikënisje e marrin vitin 1941, që sipas tyre, nga Shqipëria në Kosovë, kishin ardhur 465000 emigrantë. Shtrohet tash pyetje, kah erdhi kjo masë popullore, nga Marsi, por që askush, nga shtypi, okupatori apo ndonjë burim i kohës, për këtë “avanturë invazive shqiptare” nuk e shënoi kurrë! Po e them në bazë të dokuemnteve arkivore të SPB (hulumtuar më 1978) se nga Shqipëria Bregdetare, në Shqipërinë Kontinentale më 1941, ishin siellur nga Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës përmes Bedri Pejanit, Qazim Komonit dhe Fuat Dibrës e sidomos Ernest Koliqit nja 300 mësues, sepse okupatori i ri nuk donte popull analfabet, sepse nuk e ksihte në paln as ta vrasi, e as ta deprotojë dhe t`ua grabitë token deri në derë të kasollës si verpoi Serrbia (Jugosllavia 1918-1941), e as ta djegë me shtëpi e anatarët e familjes në zajrrë si kishte vepruar pushtetit Serbian përmes Punisha Raçiqiq, Tomë Popoviqit, Miliq Krsta, Bozhidar Paunoviqit, të gjithë të diruigjuar nga komesari Mihajllo Ceroviq, me seli së pari në Mitrovicë e pastaj në Shkup 1918-1941, duke përdorur çdo metodë barabre. Madje, sipas Programit (sllavofil 1994), para hundës së Gestapos, ABVER-it, SIM-as, MI6 paskan ardhur nga Shqipëria 465000 persona në Kosovë. Gjithnjë sipas Programit, (1994), nga Kosova qendkan larguar nga viti 1966 e deri më 1989 mbi 350000 serbian”. Madje, pushteti komunist më 8 shkurt 1945, në Kosovë vëndosë Diktaturë ushtarake, i sjellë tri divizione serbe, një brigade maqedone, dy brigade malazeze, dhe në këtë militarizëm, shqiptarët paskan bërë presion që mos të kthehen kolonistët sllavë, duke e përligjur këtë më 6 mars 1945. Nuk e cekin fare Progarmerët gebellsian (Millosh-Daqiq;Sheshel-A. Vuçiq;-Arkan) vrasjet massive në Kosovë nga diktatura ushtarke sidomos në Ferizaj, Gjilan, Rugovë, Llap e Drenicë, se më 1 prill 1945, Polit Byro i KQ PKJ-ës lanson kushtrimin: “Të gjithë kolonistët duhet të kthehen në Kosovë”. Nuk e theksojnë programuesit se më 1938 Jugosllavia kishte siellë Ligj, që çdo familje shqiptare mund t` i ketë 0, 40 ari tokë, kurse çdo familje sllave mund t` i ketë së pakut 45 hektarë. Ku mund të gjendet kësi fashizmi në botë. Për këtë dëshmitar janë dokumentet zyrtare serbe 1945-1966; 1989-1999.

Image result for arkan

Demonstratat shqiptare të vitit 1981, makineria udbeske serbiane do t` i shfrytëzonte për ta rihapur frontin antishqiptar, që e kishte përpiluar nga treshja Rankoviq-Llukiq-Stefanoviq 1950-1966. Për t` ia filluar punës kjo treshe e “izoluar” më 1966, në qetësi “opozitare”, do të pushojë, duke krijuar energji të re, duke e pritur shansin që të riaktivizohet sërish në zanatin e vjetër, për serbizimin e Kosovës. Aktivizimi do të filloi më 1981 i përkrahur nga ushtria, partia, kisha dhe institucionet e individët. Eksponentët e kësaj garniture në krye me Spasoje Gjakoviqin, Dushko Ristiqin etj. më 1981, do të përpilojnë një dokumentet që duhej të shënonte fillimin e luftës antishqiptare se: “nga Kosova pas vitit 1966, janë shpërngulur 200 000 serbo-malazezë”. Ishte ky një ballon i tyre, të cilin provuan ta kthejnë në dokument me shenjën “sekret shtetëror”, duke i përfshirë shifrat e shpërnguljes nga komunat, duke e përfshirë kohën 1966-1981. Nga dokumenti i prezantuar edhe në Kuvendin e Kosovës me shifër “secret”, shënohet se në periudhën në fjalë nga Kosova janë larguar duke u çregjistruar të organet e punëve të brendshme. Kjo do të thotë, se personat e shpërngulur, janë larguar me të gjitha beneficionet shtetërore, pa i detyruar askush. Pra, serbët në Kosovë ishin mësuar të jetojnë jetë aristokrate, të vandalizojnë kë të duan dhe mjerisht kjo shtresë e dahive ishte regrutuar nga politika KOLONIALE e kolonizimit 1918-1941. Në atë kohë e kishte embrionin, por ishte freskuar pas vitit 1945, me reagensa neokolonialë të tipit neofashist.

Ja sa familje e lëshuan Kosovën më 1966-1968, kryesisht se nuk duronin kurrfarë BARAZIE të shqiptarëve me qenien e tyre “mbiracore” serbiane. Dokumentet janë të pamëshirëshme. Fjala është për 4407 familje serbe, të cilat ose kishin pozitë të milicit, udbashit, ose nëpunësish rankoviqist administrativ në Kosovë. Këtyre banditëve kolonistë, që nuk kishin lënë gjë të zezë pa bërë në Kosovë (1912-1915;1918-1941; 1945-1966, gjatë rrugërimit iu kishin bashkangjitur edhe 440 familje malazeze me kulturë meleze, pra të sebizuar e që nuk janë shpërngulur në Mal të Zi, por në Serbi, kryesisht nëpër qytete. Numri i sakt i kësaj shjtrese aristokrate policoro-ubbeske me atrofi dhe sufiencë kriminale, arrinte familiarisht në 23231 anatarë. Prej tyre, 6190 ishin të punësuar në administratën shtetërore. Të tjerët ishin fëmijë, gra (edhe ato shumica në punë) dhe antar të ngushtë familjar.

Në vitin 1981, e tutje do të krijohen institucione shtetërore që do të mirren intenzivisht me çështjen e shpikjss së shpërnguljes me “dhunë” të kësaj kategorie mizantropësh e që tragjikisht ishin të nacionalitetit serb dhe malazez të regrutuar nga viset e ndryshme të Jugosllavisë mbretërore dhe titiste. Janë përpilura për këta kriptokriminel pas vitit 1981, 3211 raporte mujore, 16 raporte gjashtë mujore dhe 10 raporte vejtore.Po tëlexohen në to, kryesisht figurojnë trillime për të siguruar para nga buxheti I RSFJ-ës, e për t`i kthyer për here të dytë apo të tretë këtë shtresë udbeske si kolonistë në Kosovë, por duke akuzuar njëherit shqiptarët se me “presionin e tyre”, që janë vetëm gjallë, dhe prap me fajin e shqiptarëve, ata po e shkaktojnë këtë “fenomen të pa presedent” në Evropë, tri here me u kolonizuar e tri here me u arratisur. Dhe, për ta “standardizuar” këtë shpikje të KOS-it ushtrak, KOS-it kishtar, LKJ-ës dhe organizatave terroriste që thyenin varre natën dhe akuzonin rininë shqiptare ditën, që djali dhe nëna e vrasin babën-burrin, dhe e akuzojnë shqiptarin dhe gjyqet komuniste të jugoskandikëve me vendim e pushkatojnë pa asnjë prove.

Madje kjo shtresë kolonistësh do të organizojë “dhunime” të murgeshave, të cilat vetëflijohen për porpogandë, madje ia “qorrojnë” sytë në murale Shen Savës, shih nepër kisha, e duke mos e ditur OPINONI se serbët me sy të smrurë kishte dy shekuj që kërkonin ILAÇ nga ata “sy” duke i prekur, e nga të prekurit, muralet ishin amortizuar, por faji u mbetej irredentistëve. Turp ma i ndytë nuk ka mundur të hudhet në media. Madje vetëngulja e njëfarë të sëmuri që quhej Gjorgje Martinoviq, aq iu kushtua rendësi, sa që njëmend për dahitë Serbian me ato para do të ndertoheshin nja dy fabrika.Dhuna, po të lexohen raportet javore tregon edhe për një detyrim që e ushtronin edhe udbashët shqiptarë sa që i detyrojnë të rinjtë me dhunë, t` i pranojnë si të “vetat” ato “vepra penale”. Tragjedia është më tragjike, se udbashët sshqiptar e kanë ditur fare mire se kush po i kurdisë ato akte të liga të inskenuara me kujdes.

Çështja e “krimeve” dhe shpërnguljes nga Kosova në vitet tetëdhjetë të shekullit XX, pati shuar aq larg sa që Kuvendi Fedreativ më 1987/8, do të përpilojë: “Programin Jugosllav për Kosovën”, që është një “Naçertani” e dytë, me 92 detyra konkrete, Program ky, që e obligonte tërë Jugosllavinë të ndihmojë në SERBIZIMIN E KOSOVËS.



Pra kjo shtresë banditësh (kolonistë të kralevinës dhe të titizmit) e ka shti në obligime të mëdha politike çdo pushtetar serbian, nga ajo kohë, e deri më sot. Ky serbizim kishte të bënte me kthimin e tokave të kolonizuara pra në duar të ish kolonistëve, të kthehen si udbashët me duar të përgjakura, dhe të gjithë të tjerët, plus edhe nga të gjitha anët e botës. E vërteta, pas 23 III 1989 u kthyen në Kosovë me dhjeta mija të tillë, duke ua grabitë në rend të pare vendet e punës shqiptarëve të përjashtuar. Kjo shtresë që do të avansohet në fuqi qiellore historike serbiane, do të gjindet për një kohë e aktivizuar edhe në krimet monstruoze në Kroaci, sidomos gjatë viteve 1990-1993, e në vijim në Bosnje, për të mabraur më Kosnferencën e Dejtonit më 1995. Atëbotë u krijua një Republikë Serbe, pa qenë krijesë të tillë. Madje kjo krijesë neokoloniale mund të quhet “Republika e gjenocidit”, që është zbatuar në Srebernicë dhe më gjerë në BESË (mbrojtje) të OKB-ës!!!

Po ata kriminelë, që u larguan nga Kroacia dhe Bosnja, duke i shoqëruar njësitet e SPS (Socialistiçka Partia Serbie-Milloshi-Ivica Daçiqi), SRS (Srpska Radikalna Stranka-Shesheli- A. Viçiqi), SSJ (Stranka Srpskog Jedinstava-Arkani), do të inkudrohen edhe në krimet monstruoze në Kosovë, me qellim të serbizimit. Kështu, më 1994, ky trekëndësh politik nazifashist, do të vihet në ofenzivë në frontin antishqiptar nën “kulmin” e S. Millosheviqit. Të tri programet politike të tyre, faktojnë dokumsntet, deri në vitin 1997 do të fuzionohen në një front vrasës politik dhe fizik, antishqiptar. Ja faktet: Më 1994 do të përpilohet dokumenti “ Kako vratiti Kosovo I Metohiju Srbima”(Si t` u ktheht Kosova dhe Metohia Serbëve”, pra jo edhe malazezëve.

Programi i përbashkët i akuzon Kroatët dhe Sllovenët (eksponetet e tyre), për bashkëfajtor të pozitës serbiane në pushtetin titisto-rankovbiqist, e që të si në orkestër vranin e “kthjellnin” shqiptarë, për dy dekada. Tash, më 1994, pasi që shqiptarët ishin larguar nga çdo lloj pushteti, duhej akuzuar se “shqiptarët kanë krijuar parlament, qeveri, shkolla, gazeta, dhe para të veta, (e ka fjalën për markën gjermane). Në progrmin e fuzionuar, thuhet në vijim se shqiptarët nuk e pranojnë shtetin e Serbisë, si të tyre; nuk shërbejnë në ushtri (për të vrarë jo serbë kudo nëpër ish Jugosllavi, sepse Milloshi dhe këta kriminelë e planifikonin se pasi që ta serbizojnë Kosovë, ta vazhdojnë zanatin në serbizmin e Maqedonisë, kuptohet me lehtësi, sepse kisha këtë ua garantonte (Patriku Pavle), sepse populli ishte nën jurisdiksionin e KOS-it. Shqiptarët thuhet në programm nuk paguajnë tatim ( e paguanin të gjithë), nuk pranojnë programet shkollore, u larguan nga shkollat vetë, i marrin pensionet (jo), i marrin ndihmat sociale (kurrë jo), e kanë shërbimin shëndetësor falas (jo edhe ky pohim cinik).

Për ta bërë Kosovën si vendin ma të varfër në Evropë, fuzionusesit e progarmit nxorën konstatimin se: “kapitali në Kosovë është 95% në duar të shqiptarëve”. Këta përpilues monstrum e nxorën “faktin” se kush ka kapital ai ka edhe pushtet. Në fakt me këtë koncept, progarmuesit e serbizimit të Kosovës (1995-1999) parashikonin ta mbajnë militarizmin e Kosovës në gjendje kujdestarie edhe përtej kufijve, duke sjellë mercenarë nga të katër anët e botës, duke synuar për pesë vite ta serbizojnë Kosovën si Sanxhakun e Nishit më 1877, plotësisht.

Më 1995 Millosheviq-Sheshel-Arkan,programojnë shfarosjen e shqiptarëve të Kosovë

Pas mbarimit të Konferencës Dejtonit (1995), treshja e lartëcekur tërë makinerinë vrastare që kishte luftuar në Slloveni, që kishte bërë krime monstruoze në Kroaci, që kishte bërë gjenocid në Bosnje-Hercegovinë, i kishte sjellë 160 000 ushtarë dhe 22 000 milicë në Kosovë. E këtu, në një Kosovë të militarizuar, sipas Programit, për ta arsyetuar krimin që po vazhdonte dhe metastazonte që do të pasojë duke u avansuar në gjenocid, “po lulëzonte kontrabanda, droga, armët dhe devizat” që imagjinoheshin. Shqiptarët, sipas Programit të: kasapit Millosheviq, fashistit Sheshel dhe banditit Arkan, “blejnë mallra në Vojvodinë, dhe Serbi me deviza. Atje shitoret janë të shprazta,ndërsa 135000 shqiptarë ishin larguar nga puna, duke synuar për ta realizuar- “Programin jugosllav për Kosovën”, nga viti 1987. Programi shkon edhe më larg: “Shqiptarët duan ta krijojnë Shqipërinë e Madhe’, pa asnjë aeroplan, pa tanke, pa topa, pa mitraloza, e Serbia vrastare i kishte të gjitha, sepse ia siguronte Rusia neocariste. Tani (1996) për shqiptarë shtrohej pyetja: a nuk është kjo kohë e raporteve të “ujkut dhe qingjit”?.

Shqiptarët, sipas Programit: 25% jetojnë nga paratë e lobistëve, 20% nga devizat e punëtorëve që punojnë jashtë, 25% nga fundamentalizmi islam, 20% nga haraçi i LDK-ës dhe 10% nga tregtia me drogë dhe armë”. “Zbulim epokal” shkollës Shen Savës dhe Gebellsit. Pra, e tërë propaganda bëhet për ta krijuar shkakun që shqiptarët të sulmohen frontalisht, me qëllim që t`i shfarosen duke u vrarë dhe arratisur jashtë trojeve të veta me qëllim që Kosova të serbizohet.

Në diasporë nga Kosova, sipas autorëve të Programit, punojnë nja 300 000 shqiptarë (1981-1996) dhe për çdo muaj i dërgojnë nga 300 milion marka gjermane. Programuesit e gjenocidit shkojnë edhe më tej. Para syve të 182000 ushtarëve dhe policëve Serbianë të armatosur deri në dhëmbë, shqiptarët i “kishin plaçkitur nëpër banka 3, 8 miliardë marka gjermane. Madje me arin, plumbin, cinkun, kromin, bakrin i kishin grabitur edhe 2, 7 miliardë marka. Ndërsa nga laboratoriumet medicinale, shqiptarët i kishin grabitë 1, 5 miliardë marka”. Askund nuk thuhet pse Serbia ishte varfëruar, pse i kishte zhvilluar TRI luftëra ( në Slloveni, në Kroaci dhe në Bosnje 1991-1995). POr akuza bëhej për ta krijuar të drejtën para opinionit botërorë se “Shqiptarët duhet t` I varsim dhe terrorizojmë, se po na detyrojnë, se nuk po pajtohen të jetojnë” nën fashizmin e tyre.

Për ta arsyetuar avanturën gjencidale programuesit mbështeten në historinç bizare

Hartuesit e Programit, për t` ia trasuar veti rrugën e vetëvrasjes, si pikënisje e marrin vitin 1941, që sipas tyre, nga Shqipëria në Kosovë, kishin ardhur 465000 emigrantë. Shtrohet tash pyetje, kah erdhi kjo masë popullore, nga Marsi, por që askush, nga shtypi, okupatori apo ndonjë burim i kohës, për këtë “avanturë invazive shqiptare” nuk e shënoi kurrë! Po e them në bazë të dokuemnteve arkivore të SPB (hulumtuar më 1978) se nga Shqipëria Bregdetare, në Shqipërinë Kontinentale më 1941, ishin siellur nga Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës përmes Bedri Pejanit, Qazim Komonit dhe Fuat Dibrës e sidomos Ernest Koliqit nja 300 mësues, sepse okupatori i ri nuk donte popull analfabet, sepse nuk e ksihte në paln as ta vrasi, e as ta deprotojë dhe t`ua grabitë token deri në derë të kasollës si verpoi Serrbia (Jugosllavia 1918-1941), e as ta djegë me shtëpi e anatarët e familjes në zajrrë si kishte vepruar pushtetit Serbian përmes Punisha Raçiqiq, Tomë Popoviqit, Miliq Krsta, Bozhidar Paunoviqit, të gjithë të diruigjuar nga komesari Mihajllo Ceroviq, me seli së pari në Mitrovicë e pastaj në Shkup 1918-1941, duke përdorur çdo metodë barabre. Madje, sipas Programit (sllavofil 1994), para hundës së Gestapos, ABVER-it, SIM-as, MI6 paskan ardhur nga Shqipëria 465000 persona në Kosovë. Gjithnjë sipas Programit, (1994), nga Kosova qendkan larguar nga viti 1966 e deri më 1989 mbi 350000 serbian”. Madje, pushteti komunist më 8 shkurt 1945, në Kosovë vëndosë Diktaturë ushtarake, i sjellë tri divizione serbe, një brigade maqedone, dy brigade malazeze, dhe në këtë militarizëm, shqiptarët paskan bërë presion që mos të kthehen kolonistët sllavë, duke e përligjur këtë më 6 mars 1945. Nuk e cekin fare Progarmerët gebellsian (Millosh-Daqiq;Sheshel-A. Vuçiq;-Arkan) vrasjet massive në Kosovë nga diktatura ushtarke sidomos në Ferizaj, Gjilan, Rugovë, Llap e Drenicë, se më 1 prill 1945, Polit Byro i KQ PKJ-ës lanson kushtrimin: “Të gjithë kolonistët duhet të kthehen në Kosovë”. Nuk e theksojnë programuesit se më 1938 Jugosllavia kishte siellë Ligj, që çdo familje shqiptare mund t` i ketë 0, 40 ari tokë, kurse çdo familje sllave mund t` i ketë së pakut 45 hektarë. Ku mund të gjendet kësi fashizmi në botë. Për këtë dëshmitar janë dokumentet zyrtare serbe 1945-1966; 1989-1999.

Sipas Programit Millosheviq-Sheshel- Arkan- Daçiq, Vuqiq, edhe pas vitit 1945, ishin djegur 65000 shtëpi sllave në Kosovë. E ku kanë ndodhur ato nuk ka asnjë burim për be nuk mund të gjindet, madje as nga Diktatura ushtrake gebelsiane e 8 shkurtit 1945. Dhe ai dëm qenka rilajmëruar gjatë viteve 1966-1981. E përkthyer shqip kjo do të thotë se vetëm terrori Serbian ndaj shqiptarëve, mund ta mbajë Kosovën nën okupim. Gjatë kësaj periudhe sipas progarmuesve, shqiptarët i paskan grabitur 55000 hektarë tokë të serbëve. Shqiptarët i paskan shembur 125 shkolla, muze, kisha, biblioteka, shtëpi kulture. Madje në 36 fshatra serbe qenkan shkatërruar varret”!!! Para syve të kujt ngjajnë këto “mizori” fiktive serbiane. Shtrohet tash pyetja, ku dhe kur kanë ngjarë këto mizori. Askush nuk e ka shënuar, madje as pushteti i tyre gjakatar që ishte mbi çdo kend, nuk paska mundur ta dine?!!!.

Sipas Programit në Kosovë jetuakan 1,665 000 banorë, prej tyre 83% shqiptarë, dhe 285 000 serbë, ose 17 %, Shtrohet pyetja: a e bëri Serbia regjistrimin e popullsisë më 1991 e ku në regjistrim u përgjigjën vetëm sllavët. Nga ky regjistrim del saktësisht se në Kosovë ishin 191. 216 serbë.

Duke i pasur këto shifra, prapë përpiluesit shtrojnë pyetjen si: “Po krijohet Shqipëria e madhe”? Po krijohej në atmosferën e luftës së qengjit me ujkun. Dhe autorët e Programit, vijnë në pikën kritike duke shtruar pyetjen: “SI TA PENGOJMË KRIJIMIN E SHQIPËRISË MADHE”? Kjo u vërtetua më 1998/99 se fjala ishte si të krijohet Kosova e sllavizuar si Toplica (Mos lexoni asgjë tjetër, por vetëm dokumente serbe, e ato flasin vet), Dhe përgjigjen se : “shqiptarët nuk po përgjigjen me luftë (1991-1994) sikurse Sllovenët, Kroatët, Boshnjakët”?, shkaqet, programuesit e serbizimit Kosovës I gjejnë: “Nuk guxojnë, sepse Serbia do t` i shfaroste në tërësi; e nuk kanë garancion nga Fuqitë e Mëdha, Shqiptarë jetojnë mirë në Kosovë edhe pse zhvillimi ekonomik i tyre ishte sa 31% i mesatares në Serbi. Edhe kjo varfëri e skajshme shqiptare, për serbët duhej të luftohej dhe zhvillimi të jetë edhe më i ulët. Ja pra çfarë pushteti na ofrohej.

Çka sugjerojnë programuesit e shfarosjes shqiptarëve?

Shqiptarëve, thonë programuesit, duhet t` u përgjigjemi: “ta fillojmë luftën ekonomike;Serbisë nuk i duhet Kosova pa serbian dhe malazezë. Prandaj, u shpallim luftë shqiptarëve, sepse Kosova duhet të krijohet si tokë e shenjtë serbiane (1994/5).Pra, pas Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës, radhën e kishte Kosova të provohet për t` u serbizuar.

Për ta krijuar realitetin e ri, për t` i vënë shqiptarët para aktit të kryer, programuesit pyesin: çka duhet të bëjmë, duke filluar t` i numërojnë detyrat e tyre: 1. Në bazë të Ligjit mbi shtetësinë, do t` i largojmë shqiptarët emigrant, sepse kjo është në harmoni me Kartën e OKB dhe për këtë, duhet ta lajmërojmë Sekretariatin e OKB-ës. 2. Shqiptarët që nuk duan të jetojnë në Serbia, duhet t` I DREJTOJMË ose për në Shqipërinë Bregdetare ose në Maqedoni. Kjo do të thotë, se është detyrë e pashmangshme t` i shpërngulim 465000 shqiptarë. Në pronat e tyre, do t` i sjellim serbët e malazezët. Në ato prona që do të lirohen, banorët serb nga Kroacia, duhet t`i sjellim në Kosovë, sepse atje çdo gjë u është djegur. Nuk e thonë me fajin e kujt. Jo vetëm këta fatëzinj që vet i kishin kthyer në fatëzi, me slloganin e tyre “të gjithë serbët në një shtet”.Pra në kushtet e reja, duhet në shtëpitë e shqiptarëve që do të shpallen emigrantë, të vendosen edhe oficerët nga Sllovenia, Kroacia e Bosnja. Me këtë politikë, do ta sigurojmë ardhjen e sllavëve në Kosovë, së pakur për 500 000 persona, në mënyrë që të kemi në Kosovë 51-54% serbë e 49-46% shqiptarë. Dhe për ta arritur këtë qëllim në serbizimin e Kosovës duhet shpallur të pavlerë çdo kontratë në mes shqiptarëve dhe popullit shtetëformues serbian. Me pavlerësimin e kontratave mbi pronat, duhet me çdo kusht ta rrisim numrin e serbëve në 56/7%.
.

Në vijim duhet ta matim token në përgjithësi. Duhet të krijojmë libra të ri kadastralë dhe duke i asgjësuar librat e vjetra, duhet krijuar librat e posedimit të ri, duke e matur token me një fushatë politike shtetërore, krejt me qëllim që Kosova të serbizohet.

Programi parasheh se do t` u merret prona shqiptarëve përmes gjyqeve, duke i vënë një pjesë të shqiptarëve para nivelit që duhet ta lëshojnë Kosovën. Paralel me këtë akt gjyqësor lidhur me pronën tokësore, shqiptarëve do t` u merren banesat dhe vilat që i kanë ndërtuar në vendet turistike. Në vijim do të ngrihet ligji për shembjen mureve rreth shtëpive, të shqiptarëve. Do të burgosen në vijim të gjithë drejtuesit e partive politike shqiptare, duke i shpallur organizatat e tyre armiqësore. Kështu do t` i afrohemi objektivit, që ta zvogëlojmë edhe më tej numrin e shqiptarëve duke e sjellë në 44%.

“Çka të bëjmë edhe më konkretisht” është titulli i programit në vijim

Duke u bashkuar në një front si kurrë më pare, do ta gjallërojmë sektorin privat serbian, duke krijuar sipërmarrje të vogla, duke krijuar punëtori, ferma bagëtish dhe të derrave. Për këtë qëllim do të ndërtohen 3000 objekte punuese në sektorin privat. Në çdo objekt do t` i punësojmë nga 50- 80 punëtorë. Kjo do të thotë, programojnë nxënësit e ideologjisë Gebellsit, se do t` i punësojmë 250 000 persona sllave, që janë të ardhur nga Kroacia. Në këtë drejtim, do të krijohet edhe një beneficion për të gjithë ata oficerë që kanë shërbyer në Slloveni dhe Kroaci dhe kështu Kosova do të sigurohet si vendi më i militarizuar, ku shqiptarët as zogjët e qiellit nuk do t` i shohin kah vijnë, deri sa ta pranojnë Serbinë, derisa të shpërngulen dhe deri sa të konvertohen.

Për ta arritur sigurimin e këtij objektivi kombëtar serbian, vijojnë programuesit, do t` i ndërtojmë 100 fshatra të reja në 13 komuna. Çdo fshat i këtillë do t` i ketë nga 1250 banesa (shtëpi), ku do të zhvillojnë jetë normale 5000 banorë. Në çdo fshat do të themelohen nga 30 sipërmarrje të vogla, ferma, ku do të punësohen 2500 punëtorë. Çdo fshat i tillë do ta ketë shitoren, ujësjllësin, kanalizimin, telefonin, rrugën, shkollën, shtpi kulture, ambulantën dhe kishën. Në këtë trasformim parashohim t` i sjellim në punë 125000 persona, të cilët do t’i ushqejnë 500 000 banorë aktiv.

Si të finansohet ky projekt, pyesin autorët neofashistë më 1994?

Kriza finansiare në Serbi, nuk lejon të arrijmë këtë nivel ideal. Por ne do ta realizojmë duke larguar shqiptarë nga Kosova, e duke i ndihmuar këtij plani me faktin se çdo person që punon jashtë duhet t` i investojë nga 1000 dollarë, duke i ngritur me ato para 100 fshatrat e reja. Për këtë propozojmë që të themelohet një bankë e përzier, që do t` i finansojë punët e ekspertëve argrar dhe ideor. Në këtë aspekt për t` i larguar shqiptarët nga pronat duhet me çdo kusht t` i detyrojmë të shkojnë ushtarë me obligim, aq më parë kur tash në Bosnje lufta mbaroi, dhe me të gjitha mjetet duhet ta mbulojmë Kosovën, për ta renditur në thumb, pastaj Maqedoninë bullgaro-shqiptare”.

Për realizmin e Programit, Kuvendi i Serbisë do të sjellë këto ligje bazike:Ligji për lirim nga tatimi për 3 vite për çdo sipërmarrje dhe punëtori të re, që është pronë e serbëve të ardhur nga Kroacia; Ligji për qytetar të jashtëm, ku do të dihet kush është qyetarë i Serbisë; Ligji për stimulimin e natalitetit”. (Ideator të Programit: Sllobodan Millosheviq kryetar, Ivica Daçiq sekretar general I SPS (Socialistiçka Partia Serbie); Visllav Sheshel kryetar, Tomisalv Nikolliq- nënkrytar, Dr Nikolla Popallashen- nënkryetar, Maja Gojkoviq- nënkrytar, Ranko Dujiq- nënkryetar, Açim Vishnjiq- nënkryetar, dhe Aleksander Vuçiq -sekretar gjeral I Partisë Radikaale Serbiane (Srpska Radikalna Stranka); Zhelko Rzhnatoviq- Arkan kryetar i Partisë Bashkimit Serbian (SSJ).

Programi e kishte një aneks, që në veti ngërthente këto udhëzime: 1. Me rrahë shqiptarë në vende publike, sidomos ditëve të pazareve, por edhe në dasma nëse vërtetohet se nuk kanë armë; 2. Me i privuar shqiptarët nga liria dhe në burgje duhet ta ndiejnë peshën e pushtetit Serbian; 3. Të gjithë shqiptarët që tregtojnë me tregtarët serb, duhet rëndërtuar haraçin me deviza; 4. Ata shqiptar që kanë shumë pasuri e janë të lidhur me firmat kroate dhe sllovene, duhet në çdo hap të përcillen; 5. Intelektualët kulminantë shqiptarë duhet të merren në pyetje dhe duhet të kërcënohen; 6. Duhet ta përhapim propagandën se shqiptarët e rëndomtë janë të kënaqur duke i reklamuar nepër televizione shtëpitë e tyre të bukura, të cilat synohet një ditë të konfiksohen; 7. Pushteti duhet të lidhet me kishën dhe qendrat tona të emigracionit, me qellim që të ralizohet qëllimi final i serbizimit Kosovës”.

Pse qarqet kriminale serbe e krijuan këtë program?

Serbët gjatë shekullit XIX Serbianët e krijuan KONCEPTIN e MEGALOMANISË. Gjatë shekullit XX u krijua jugosllavizmi dhe ky jugosllavizëm sot e irriton serbët ( e deri më 1992 e lavdëronin deri në kupë të qiellit-Hb) sepse në krijimin e këtij koncepti që ma së shumti punoi për te Mbreti Aleksander, serbët njëherit “krijuan” edhe dy fise tjera në fvor të njetit emër Jugosllavë (Sllovenët dhe Kroatët-hb) që në fun dtë shekullit do t` ua kthejnë armen seriozishtë, edhe pse nuk e kishin për here të parë. Së dyti serbomdhenjët e kritikojnë komunizmin, sepse nuk ua siguroi integralizimin dhe homogjenizimin e sllavëve për t` u konvertuiar të gjithë në Serbianë. E vërteta e tërë ajo hallakamë ideologjike dhe prkatike e Jugo-versajit dhe jugo-avnojit, shkoi në plehun e hsitorisë, sepse me megalomani ishte krijuar dhe me vargojë krimesh shkoi në “jogurt revolucion”.

Të gjitha krimet serbe 1995-1999 ishin rezultat i këtij Programi neofashist

Ja faktet: E trimëruar nga megalomania Jugo-serbia gjatë viteve 1981-1999 i krijoi 755 000 dosje hetuesie për shqiptarë; i dëboi mbi 1 000 000 shqiptarë nga trojet e veta, gjatë luftës së UÇK-së vrau mbi 13 000 shqiptarë civilë; i rrënoi 140 000 shtëpi banimi me të gjitha objektet përcjellëse; I krijoi 600 varreza masive; I rrënoi 400 xhamia të mëdha dhe të vogla; i dhunoi 20 000 femra (shiqo: Hjumens rajhs voç); shkatrroi biblioteka private dhe institucionale me një vlerë të madhe civilizuese. Sidomos, disa dokumente të Arkivit të Bashkësisë Islame të Kosovës nga shekulli I XIV-të ose u grbitën ose u dogjën për mos me u ditë realiteti shqiptar në Dardani deri në shekullin XIV-të. Në fund të shekullit ( pikërisht më 27 V 1999 pushteti dhe kisha Serbiane provuan që në Beograd të krijojnë një uniatizëm religjioz, për ta kthyer krimin në diçka religjioze, për ta mbuluar çdo krim me një afianizëm kishtar, se me Serbinë po bashkëpunojnë të gjitha kishta krishtere, pa mëkate”.



Pas nënshkrimit të kapitullimit të makinerisë vrastare serbiane në Kumanovë më 9 VI 1999, të gjitha njësitet paramilitare (ishin nja 26 njësi, të përbëra prej kriminelëve në zë si: Arkan, Dragan e tetë rusë, katër drejtues qetash kriminale ukrainas, dy bellorus, dy rumunë, 2 zvicëran, 11 italian,6 austriakë e madje edhe 1 hebrej), të gjithë deri sa u larguan jashtë kufijve të Kosovës, do t` i marrin me veti gati të gjithë serbianët peng, që ishin ardhur nga Kroacia ( e numri i tyre nuk ishte i vogël), si sigurues civilë deri nja dy kilometra andej Merdarit dhe kufirit në Magjistralen e Ibrit dhe në Lindje kah Bujanoci. Ama të gjithë Serbianët e MAARUR PENGË SI ROJE TRUPORE të qetave terroriste serbe, sipas një shënimi që ka mbetur në Arkiv nga kriminelët: Zoran Angjellkoviq dhe Velko Odalleviq, atyre Serbianëve që ishin në traktorë dhe vetura të garbitura, kurse mercenarët ishin në makina dhe autobus të grabitur, do të u thuhet: tash kthehuni prej kah keni ardhur, pra kthenu mbrapa. Me që ata nuk iu binden urdhrit, një pjesë e jo e vogël do të ekzekutohet prej tyre, një pjesë e popullit të manipuluar do të shkojë për Serbi, për t` i lajmëruar pushteti serbian më tutje si popull që “janë detyruar të arratisën nga shqiptarët”.

Shtrohet pyetja: Ku gjendet Arkiva e 3500 anëtarëve të Shërmimit Informative dhe Kontrainformativ Serbian që veproi në Kosovë më 1999, ku ata do ta kenë shënuar çdo ndryshim që është bërë në trevat e kolonizuara. E persona të tillë ka sot nëpër enklava dhe të atillë që kamuflohen dhe enden madje edhe nëpër Prishtinë. Këtë realitet duhet ta hulumtojë (hetoj), dhe gjykojë Gjykata Speciale me seli në Hagë, e jo të merret me kurdisje dhe intriga kriminale serbiane, të cilat janë të njohura qe dy shekuj, pa ndërprerë.

Më 11. 12 2018 Prishtinë

“ Idiotët”, “ Të mjerët” , “ Shpërdoruesit” dhe “Populli”.

Izet Shala

Nga Izet Shala 

Gjithë problemi me këtë botë është se budallenjtë dhe fanatikët gjithnjë janë të sigurt për vetveten, ndërsa të mençurit janë plot dyshime. [Bertrand Russell, filozof (1872-1970)]

Dostojevski, Hygo dhe unë, tre njerëz, tre popuj dhe tri shoqëri, tri shtete, tri shkolla dhe katër kategori shoqërore “ Idiotët”, “ Të mjerët” , “ Shpërdoruesit” dhe “Populli”. 

U nisa për të dhjetën herë në kërkim që t’i takoi “Idiotët “ e Dostojevskit dhe përveç se në libra, takoi idiotët drejtpërdrejt, interesante nuk dallojnë në pamje nga të tjerët, janë miqësorë, kanë histori, janë sovranë në vendimmarrje, kurse kanë edhe kushtetutën e pashkruar që me rigorozitet e zbatojnë për kategorinë e vet, nuk lejojnë që me asnjë mjet juridik dhe të dhunshëm t’u shkelet dinjiteti, ndërsa kërkesa me sublime e tyre në epokën e virtualizmit është. Të bërit komb.

“Të mjerët” e Viktor Hygos, janë kategoria që nuk tregojnë vlera për shoqërinë e vet, i sheh kah do dhe ku do, me portret të tmerrshëm, fytyrë të mavijosur, duar të qara e thonj të pa prerë , flokë si flokë kali, të shtrirë në parqet ku lojën e fëmijëve e dashurinë e të rinjve ua shqetësojnë me kërkim faljet, pa ditur se për çka kërkojnë falje.

Nuk kanë kushtetutë si kategori shoqërore, nuk janë fare miqësorë, nuk janë sovran, janë pa territor e pa vendimmarrje, janë që besa edhe pa liri, të robëruarit e vetvetes, e pranojnë nënshtrimin, shantazhin për një pallto të vjetër, për një kulm prej kashte thekre, për një kafshatë bajate dhe për një makinë me avull.

Unë, koha dhe njerëzit e mi, parafytyroni se çfarë sharmi paraqesin në fotografi, çfarë vlera i krijojnë dhe i zbatojnë për shoqërinë, sa miqësisht shpërdorojnë taksen dhe shtiren ideal për atdheun dhe kategorinë e vet, sa akuzojnë idiotët dhe të mjerët që nuk kanë shpërdoruar bash as njëherë taksen e kategorive të veta , por i kanë mbrojtur me jetë.

Bota e mendimit, imagjinatës dhe veprimit, më tradhton, kujt t’i besoi, idiotëve, të mjerëve, shpërdoruesve, jo asnjërës, por sistemi demokratik ka si rregull shumicën dhe shumica e krijon rregullën, rregulla normën, norma, aktin dhe akti ligjin.

Jeta zhvillohet në këtë biodiversitet, normalisht, marrje- dhënie, vajtje- ardhje, urrejtje- dashuri, besë- tradhti, idiot- të mjerë, shpërdorues- shantazhues, të uritur- të ngopur, të strehuar- të pastrehë, të pasur- të varfër, të robërua- të lirë, diktatorë- demokratë, të ditur- të pa ditur, të përgjegjshëm- të papërgjegjshëm, luftë- paqe, parajsë- ferr, i gjallë- i vdekur, i vdekur i gjallë.

Perdja e jetës në skenën e teatrit “ Makthi”, filloi të bie, shikuesit të shpërndahen dhe së cili me së cilin komentojnë për trion e idiotëve, të mjerëve dhe shpërdoruesve, po fiktivja e dramës , “Populli”, ku ishte, ku është dhe ku do të jetë populli, populli që nuk po lëshon Jehonën e kushtrimit, thirrjen e zgjimit, zgjimin e prushtë dhe t’i këpus vargonjtë e skuqur në duart e ashta apo ashti ka vdekur….!!

Analisti politik Reshat Badallaj mendon se Gjykata Speciale veç është përgatitur për të filluar në fillimin e vitit 2019,dhe mund të pritet që të bëjë tërmet serioz në politikën e Kosovës,për ndryshime dhe pastrime të skenës politike.

Image result for reshat badallaj zhurijani

Nga Reshat Badallaj-Zhuriani 

"Gjykata Speciale ka për të zbardhur shumëçka dhe jo vetëm këtë,por ka për të tronditur opinionin publikë dhe jo vetëm ku flitet shqip. Do të zbardhen edhe vrasësit edhe spiunët që kanë bashkëpunuar me Serbinë fashiste, por edhe disa vrasje të pasluftës që nga frika se do të zbardhen disa gjëra edhe i kanë hequr qafe,që të mos hetohen që edhe disa kanë qenë të lidhur me spiunim dhe janë bërë që të humben gjurmët", potencoi ai.

Badallaj thotë se ai do të dëshironte që Gjykata Speciale të merret edhe me kriminelët e nëntokës kriminale, pra me mafio-oligarkët që e kanë goditur për vdekje buxhetin e shtetit,që e kanë vjedhur djersën e taksapaguesve,pasi pa më të voglin dyshim adresa e këtyre hajnave nuk duhet kërkuar askund pos në banditët e organeve të larta shtetërore, që nga Presidenca, qeveritë kuislinge, Kuvendi rrugaçësh e vagabondësh,te bandat politike që nga kryebanditët dhe banditët e deri te sistemi i kalbur gjyqësor argat të deridjeshëm të Serbisë fashiste.

Intervistë e policit të vrarë në Istog të ndjerit Izet Demaj ,dhënë mediumin francez,FRANCE 3 , në kohën kur ishte në UÇK

Intervistë e policit të vrarë për mediumin francez, në kohën kur ishte në UÇK (Video)

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Izet Demaj i vrarë sot në Istog ishte pjesëtar i UÇK-së në Koshare gjatë luftës së fundit në vendin tonë.

Në një reportazh të vitit 1999 nga France 3, shihet polici Izet Demaj në tragetin e Bajram Currit.




“Ne do ta çlirojmë vendin tonë pa marrë parasysh çfarë çmimi do të paguajmë”, ka thënë ai për mediumin francez.Kujtojmë se me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë.

Të gjitha njësitet policore nga niveli lokal, rajonal dhe ai qendror, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, fillimisht duke bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, sigurimin e personelit dhe qytetarëve, me qëllim të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, si dhe hetimit rreth përfshirjes së mundshme edhe të ndonjë personi tjetër të dyshuar.

Nenad Rashiq, kryetar i Partisë Demokratike Progresiste.: Beogradi po i përdorë serbët e Kosovës si instrument

Nenad Rashiq.
Zëri i serbëve të Kosovës është shuar dhe të gjitha mekanizmat janë vënë në shërbim të një grupi politik, Listës Serbe, që nuk po bën asgjë pozitive për popullin serb, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në mandatin e kaluar qeveritar, Nenad Rashiq, kryetar i Partisë Demokratike Progresiste. Ai thekson që Beogradi zyrtar po i përdorë serbët e Kosovës si instrument për pozicionim para dialogut, por edhe për arsye të tjera. Pavarësisht se të dyja palët janë në kurse të ashpra, Rashiq pret që së shpejti do të nisë faza përfundimtare e dialogut Kosovë-Serbi.

Zoti Rashiq, si mund ta përshkruani gjendjen në komunitetin serb në Kosovë, por edhe përfaqësimin e tyre politik në institucionet e Kosovës nga Lista Serbe, e cila merr pjesë në të dy nivelet e pushtetit, qendror dhe lokal?

Nenad Rashiq: Ajo që kanë bërë në vitin që po lëmë, nuk mund të matet në kuptimin pozitiv. Fatkeqësisht në kuptimin negativ, sepse janë shfrytëzuar si një mekanizëm, i cili në fund të fundit ka dashur, gjegjësisht, ka imponuar një politikë fatale për korrigjimin potencial, për ndarjen ose ndërrimin e kufijve, quajeni si të doni. Me vetë këtë ide, e ka dëmtuar dhe rrezikuar aq shumë serbët, sidomos në jug (të lumit Ibër), saqë tashmë po flasim për eksodin potencial që mund të ndodhë në qoftë se ajo ide fatale do të dalë në dritë apo të jetë në tavolinën e bisedimeve.


A po zbehet ideja për ndryshimin e kufijve?

Prandaj, fatkeqësisht unë nuk shoh madje as një shembull pozitiv nga Lista Serbe, por shoh plotë shembuj negativ dhe ky është problemi ynë më i madh. Ky është problemi më i madh në veri të Kosovës, ku zëri jonë është shuar dhe ku të gjitha mekanizmat janë vënë në shërbim vetëm për një grupacioni politik, i cili fundja nuk punon asgjë pozitive për popullin serb.



Në dy raste gjatë këtij viti kemi parë që përfaqësuesit politikë të komunitetit serb kanë bojkotuar institucionet e Kosovës. Në muajin mars Lista Serbe ka thënë se e ka braktisur Qeverinë e Kosovës. Ndërkaq, së fundmi 4 kryetarë të komunave veriore kanë dhënë dorëheqje. A kanë sjellë pasoja këto veprime?

Nenad Rashiq: Nuk e di se a mund të ketë kjo pasoja ligjore, por sa i përket pasojave politike, në këtë rast, me këta mekanizma, me një sistem të robëruar, i cili funksionon sipas një direktive që nuk është lokale, por më shumë është rajonale, mendoj që pasojat në këtë moment mund të jenë mjaft të kufizuara. Pse e them këtë? Fillimisht, pata thënë edhe më herët për atë se çfarë është më mirë, nëse e krahasojmë gjendjen e tanishme në Serbi - ku faktikisht të drejtat janë minimale - me atë këtu te ne (në Kosovë), ka qenë që këtu kemi pasur mundësinë që ta themi atë që mendojmë. Kjo ka qenë e lejuar dhe vazhdon edhe sot. Këtu ka ekzistuar mundësia për tu shprehur, për të folur. Ndërkaq, në rastin e tanishëm, fatkeqësisht, të gjithë mekanizmat, e sidomos mekanizmat sikur stacionet televizive dhe mekanizmat tjerë, shfrytëzohen pikërisht për të mbjellë bindjen që, për shembull, ndarja është gjëja më e mirë që mund të jetë për serbët e Kosovës.



A po mendoni që Beogradi, në këtë rast, po i shfrytëzon serbët e Kosovës si instrument për t’i krijuar vetes pozicion sa më mirë në dialogun e ardhshëm?

Nenad Rashiq: Absolutisht po dhe nuk është vetëm kjo vetëm për procesin e dialogut. I shfrytëzon edhe për shumë, t’i quaj gjëra me më pak rëndësi, sikurse ndikimi në sferën ekonomike në çfarëdo forme, në mënyrë që të përfitojnë që përfaqësuesit e Listës Serbe të jenë, më të afërt me ta. Shfrytëzohen aty ku Lista Serbe apo serbët e Kosovës mund të vendosen si mekanizëm vetëm për tensionimin e marrëdhënieve.




A prisni se do të ketë një qasje më të shpejtë drejt dialogut?

Nenad Rashiq: Mendoj që po. Pavarësisht që po duket që të dyja palët janë në kurse të ashpra, konsideroj që e gjithë kjo është me regji dhe se nuk është në esencë gjithçka ashtu. Edhe kjo letra e fundit që ka dërguar presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, flet për atë që mbase dikush atje po e humbë durimin që të luajë me ne me vite dhe me dekada. Prandaj, mendoj që kjo më shumë është e imagjinuar dhe se po bëhet më tepër për nevoja të brendshme dhe se në përgjithësi nuk është ndonjë pengesë që do të mund të ishte problem për vazhdimin e dialogut. Pra, kur të vlerësohet se janë pjekur kushtet për arritjen e një marrëveshje, ata shumë shpejt dhe lehtë do të ulen në tavolinë. Por, në këtë rast, do të jetë ndryshe nga takimet e tjera, për shkak se pres që në periudhën e ardhshme, kurdo që të caktohen takimet e ardhshme, ato do të jenë më të pakta në numër. Faktikisht, në rast se do të jenë një, dy apo eventualisht tri takime, në to do të bëhet një vendim. Përndryshe, nuk më pëlqen termi ‘marrëveshje finale', sepse nuk është e tillë, por mund të quhet ‘fillim i marrëveshjes finale’. Për finalizimin e marrëveshjes do të duhen disa vite.


I përmendët letrat e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që u janë dërguar të dy presidentëve, të Kosovës dhe të Serbisë, HashimThaçi dhe Aleksandar Vuçiq . Si i vlerësoni ato letra?

Nenad Rashiq: Në fakt, unë para katër muajsh kam qenë i pari që kam folur, duke u bazuar në përshtypjen që kanë lënë përmes “gjuhës së trupit” që ata (Thaçi dhe Vuçiq) tashmë kanë arritur marrëveshjen. Kështu më linte përshtypjen sjellja e tyre ndaj njëri-tjetrit, shtrëngimi i duarve, sikur të ishin marrë vesh për diçka. Në anën tjetër, nëse kjo është e saktë dhe nëse kam pasur të drejtë për këtë që thash, kjo do të thoshte që ata kanë biseduar në prapaskenë, larg syve të opinionit ose nuk i kanë dhënë opinionit asnjë informacion apo vetëm pak informacion.(REL)

16x9 Image

Bekim Bislimi

Bekim Bislimi ka lindur më 20. 03. 1968 në Vërban të Vitisë. Prej muajit dhjetor të vitit 2001 e deri më tash punon si korrespondent i Radios Evropa e Lirë, për shërbimin në gjuhën shqipe.



Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...