Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/02/08

Rrëfimi i 15 vjeçares nga Peja që i shpëtoi përdhunimit falë policisë


Në Pejë i është caktuar masa e paraburgimit një 27 vjeçari. Ai po dyshohet që synojë që me dhunë ta detyronte për seks një vajzë të mitur. I gjithë rasti mbeti vetëm tentim, pasi ndërhyri një patrullë e policisë.



Doli të blej bukë për motrat dhe vëllezërit më të vegjël, por u përball me një situatë të padëshiruar.

F.SH., 15 vjeçe nga Peja u ngacmua seksualisht nga një mashkull 12 vjet më i vjetër i cili po kalonte rrugës me veturën e tij pasditen e së mërkurës.

Vajza thotë se tentoi disa herë të dalë nga vetura por ai i kishte mbyllur të gjitha daljet.

Në rrugë e sipër vetura e F.B. nga një fshat i Istogut u ndal në periferi të qytetit në një zonë ku nuk ka shtëpi banimi përrreth.



E mitura e cila i përket komunitetit ashkali thotë se shqiptari 27 vjeçar kishte filluar ta prekë në këmbë.

Por sipas saj, kjo nismë seksuale u ndërpre falë një patrulle të policisë e cila po kalonte andejpari dhe që e prangosi të dyshuarin.

Nëna e të miturës thotë se këtë situatë po e përjeton shumë rëndë e gjithë familja.

Nëna tregon se i dyshuari i ka ofruar edhe para.

Ajo thotë se nuk i beson shumë deklaratës së të bijës dhe se do të vazhdojë kontrollat mjekësore me vetëiniciativë.

Me urdhër të prokurorit rasti po hetohet si ‘keqpërdorim seksual nën moshën 16 vjeçare’.

Të pandehurit F.B. i është caktuar masa e arrestit për një muaj

Publikimi i fotografive të viktimës nga gazeta “Kosova Sot” është joprofesional dhe joetik


Disa media kosovare, në mënyrë joprofesionale dhe skajshmërisht të papërgjegjshme, sot kanë publikuar fotografi të vajzës e cila dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga profesori i saj dhe më pas edhe nga zyrtari policor në Drenas, duke e bërë publik identitetin e saj.


Rasti i abuzimit të 16 vjeçares: Flet gjinekologu që i kreu abortin



Gjinekologu Fehmi Ahmeti, në klinikën e së cilit abortoi vajza e mitur nga Drenasi nën detyrimin e hetuesit policor V.V., ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se vajza ka qenë e detyruar të abortojë.

Në një përgjigje me shkrim për Insajderin, gjinekologu Ahmeti ka deklaruar se në kohën kur është kryer aborti ndaj vajzës nga Drenasi, “ajo nuk ka qenë e mitur”.

“Më lejoni të korrigjoj një pasaktësi: nuk bëhet fjalë për person të mitur”, ka thënë ai. “Nuk kam pasur dijeni e as indicjen më të vogël se bëhet fjalë për detyrim.”

Ahmeti i ka thënë Insajderit se pacientja kishte shkuar vet në ordinancën e tij, e pashoqëruar nga askush.

“Pacientja ka ardhë e vetme në ordinancë dhe e pashoqëruar nga askush”, ka deklaruar Ahmeti.

6-vjeçarja nga Drenasi, kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor.

Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të. Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatëzënë.

Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut Fehmi Ahmeti në Prishtinë.
Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar.

Përveç dhunës së ushtruar mbi të. V. V., e ka detyruar vajzën të abortojë fëmijën e tyre nën kërcënim.

Aborti i paligjshëm është kryer më 15 janar të këtij viti në ordinancën e gjinekologut Fehmi Ahmeti, në Prishtinë.

Si abuzoi profesori për 1 vit e 6 muaj me vajzën e mitur nga Drenasi

39 vjeçari Shkëlzen Xhekaj, mësimdhënës në shkollën e mesme “Skënderbeu” në Drenas, dyshohet se për gati dy vite ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën A.G, e cila më pas dyshohet se u përdhunua edhe nga polici Vesel Veseli. Për historinë me arsimtarin e saj vajza e mitur kishte raportuar në Polici, por i kishte tërhequr më vonë deklaratat. Pas publikimit të rastit të saj, mësimdhënësi Xhekaj u suspendua për të dytën herë, për shkak të raporteve me të miturën deri në një vendim të Gjykatës. Express gjatë ditës ka qëndruar në Drenas, nga ku sjell rrëfimin për rastin.

Në shkollën e mesme “Skënderbeu” në Drenas, mësimi të mërkurën po vazhdonte si zakonisht. Vetëm një ditë më parë, u bë e ditur se njëri nga profesorët e kësaj shkolle kishte abuzuar seksualisht me një të mitur, gjithashtu nxënëse në këtë shkollë.

Edhe pse mbi të po rëndonin këto akuza, Shkëlzen Xhekaj që jepte “Teknologji Informative”, kreu gjatë ditës orët që i kishte me nxënësit.

Ai, ishte shumë i bindur se asgjë nga ato që kishte deklaruar e mitura A.G (emër i njohur për redaksinë), nuk ishin të vërteta, e thirrej mbi një vendim të prokurorisë që kishte pushuar hetimet për këtë rast.

Gazeta Express gjatë ditës ka qëndruar në Drenas, nga ku ata që dinin mirë për rastin kanë dhënë rrëfimin e tyre.

Fillimisht arsimtari Xhekaj, tha se nuk ka çka të deklarohet për media, duke shtuar se drejtësia kishte vendosur pro tij.

Mirëpo, në një prononcim për Express, drejtori i shkollës, Valdet Istogu, kishte rrëfyer për rastin, duke shtuar se Xhekaj ishte suspenduar për një kohë, e edhe pasi kishin pushuar hetimet, Drejtoria Komunale e Arsimit, për gati katër muaj kishte hezituar që të njëjtin ta kthente në mësim.

“Ishte suspenduar deri sa të merrte vendim gjykata, kështu kishte vendosur DKA’ja. Drejtoria e ka pru vendimin. Gjykata me vendim e kishte shpallë të pafajshëm, edhe e ka çu letër edhe drejtorisë komunale që me e rikthy në vendin e vetë të punës. Edhe para se me ndodh kjo as nxënësi as prindi nuk janë ankuar te ne që mësimdhënësi në fjalë pe kushtëzon apo pe ngacmon” tha Istogu.

Drejtori ka konfirmuar se nxënësja tashmë po vazhdon mësimet rregullisht dhe momentalisht është në klasën e 12, ndërsa rasti kishte ndodhur kur ajo kishte qenë në klasën e 11.

As nxënësja e as familjarët e saj, sipas drejtorit nuk kanë deklaruar në shkollë asnjë nga këto shqetësime, përveç se te organet e rendit.

Drejtori po thotë se nuk kishin as informacione për ndonjë kushtëzim në notë dhe nxënësja kishe sjellje normale, nuk ishte agresive dhe nuk bënte mungesa.

Sipas tij, e gjithë ngjarja ka ndikuar në imazhin e keq të shkollës.

E mësimdhënësi Xhekaj gjatë ditës së nesërme, nuk do të mund të vazhdojë të jap mësim.

Krejt kjo, pasi që pas raportimit në media, Komuna e Drenasit e ka pezulluar për të dytën herë atë, për të njëjtin rast.

I njëjti, sipas vendimit të cilin e ka siguruar Gazeta Express nuk do të kthehet në punë deri me një vendim të Gjykatës, ndërsa, gjatë kësaj kohe do të marrë pagë 50%.

Më herët ai ishte pezulluar për gjashtë muaj, dhe i njëjti edhe pasi që ishte rikthyer në shkollë, nuk kishte pasur orë mësimi me vajzën.

Vajza kishte raportuar në polici krejt rastin, e sipas deklaratave të saj, ajo kishte rrëfyer se krejt historia me të cilën përfshihen marrëdhënie seksuale me profesorin kishte zgjatur një vit e gjashtë muaj.

Këto deklarata i kishte tërhequr kur ishte pyetur në prani të prindit, e për këtë rast kishin pushuar hetimet në janar të vitit të shkuar.

A.G, 17 vjeçare gjatë kohës kur kishte shkuar për ta denoncuar këtë rast në polici, ishte takuar me Vesel Veselin, polic, e i cili dyshohet se më vonë do ta dhunonte për një kohë, e pastaj, të njëjtën do ta detyronte që të abortonte. Veseli tashmë është arrestuar.

Doktori i cili e ka kryer abortin, pa dëshirën e vajzën, Fehmi Ahmeti, siç mëson Express është Shef i Repartit të Onkologjisë, ndërkaq, abortin ia ka bërë vajzës në ordinancën e tij private, krejt kjo me pretekstin se nuk e kishte ditur se vajza ishte e moshës së mitur.

Si kishte nisur e gjithë historia me profesorin?
Historia e vajzës kishte nisur në qershor të vitit 2016’të. Atëherë A.G (emër i njohur për redaksinë), tash 17 vjeçare, kishte filluar të fliste përmes Facebook’ut me Shkelzen Xhekajn të cilin e kishte edhe fqinj, por, që i njëjti jepte mësim edhe në shkollën ku mësonte vajza.

Të dy këta jetojnë në fshatin Poklek në Komunën e Drenasit dhe ishin njohur mes vete edhe familjarisht, edhe para se vajza të shkonte në shkollë të mesme.

Sipas deklaratës që kishte dhënë ajo në Polici, dy herë, kur kishte munguar arsimtarja e cila jepte lëndën e njëjtë me Xhekajn, Shkelzeni e kishte zëvendësuar atë dhe kështu kishte ligjëruar në klasën e A.G.

Fillimisht, të dy këta, e mitura dhe arsimtari, kishin filluar komunikimin përmes Facebook’ut, e më pas, edhe kishin pirë kafe në fshat.

Siç kishte deklaruar e mitura në polici, zakonisht të dy takoheshin në orën 13:00, e pas një kohe që të dy vazhduan të takoheshin së bashku, kishin kryer edhe marrëdhënie seksuale.

Krejt kjo histori kishte vazhduar për një vit e gjashtë muaj, deri kur për rastin ishte njoftuar edhe gruaja e arsimtarit.

Në polici, e mitura edhe kishte dhënë detaje se si kishte filluar marrëdhënia me Xhekajn.

“Kemi dalë me Shkelzenin me pi kafe te ordinanca “….”, në fsh. Poklel i Ri, dhe zakonisht jemi dalë pas orës 13:00 dhe pastaj kemi shkuar në Prishtinë. Kemi pas marrëdhënie seksuale në veturën e Shkelzenit e cila ishte e parkuar te fusha e futbollit “Bejtë Rexhepi”, koha ishte e ftohtë dhe ishte diku pasdite rreth orës 20:00”, kishte thënë A.G para policisë.

E njëjta, kishte thënë se për këtë ka edhe prova, madje di edhe motelin në të cilin shkonin zakonisht, e aty e njihnin edhe personat që punonin aty.

“Kemi shkuar në një motel në Prishtinë, lokalin e di, por emrin nuk ia di dhe kam një foto në telefonin tim, derisa isha në Fushë Kosovë edhe personat që punojnë aty na njohin mirë”, shtonte ajo.

Nga profesori, që edhe atë kohë ishte i martuar e me fëmijë, kishte marrë premtimin se krejt rrugët e të dyve do të rregulloheshin, pasi që e mitura të përfundonte shkollën e mesme.

Madje, kishte disa raste, kur ai i kishte dhënë tableta kundër shtatzënisë vajzës.

“Ai më ka premtuar që rrugët tona do të na çelen masi unë të mbaroj shkollën, nga janari i 2016 deri në përfundim në qershor të vitit 2017 kemi shkuar në hotel dhe kemi pasur marrëdhënie seksuale. Shkelzeni më ka dhënë tablet mos me mbetë shtatzënë”, rrëfente ajo.

A.G, madje, i kishte thënë policisë se e kishte takuar edhe gruan e profesorit të tij, të cilën e njihte edhe më herët, e që para saj kishte thënë se profesori ia ka shkatërruar jetën.



*****

Zgjerohen hetimet për rastin në Drenas, cak edhe disa kolegë të policit Vesel Veseli


Rasti që ndodhi në Drenas me abuzimin seksual të një vajze të mitur, ku të implikuar janë një polic hetues e edhe një profesor, tronditi opinionin. Por, skandali nuk përfundon me kaq.

Gazeta Express nga burime mirë të informuara në Policinë e Kosovës dhe në Prokurorinë e Shtetit, ka mësuar se pas rastit me Vesel Veselin, kanë vazhduar hetimet edhe në disa pista. Cak i hetuesisë janë edhe disa policë të tjerë, shokë e kolegë të Veselit. Për këta persona edhe nga IPK kanë konfirmuar se kanë informacione.

Express sjell rrëfimin e një mërgimtari, ndërkaq, për të mos ndikuar në procesin e hetimeve në shkrim nuk do të publikohen emrat e të dyshuarve

Një grup i organizuar mirë brenda policisë në Drenas, po dyshohet se tash e 20’vite pas luftës ka terrorizuar banorët e kësaj ane, shpesh herë duke i mbajtur në kontroll nëpërmjet shantazheve, të ngjashme me ato që Vesel Veseli i ka bërë tash 18’vjeçares A.G.

Këto informacione, që u bënë publike vetëm pas skandalit, kanë bërë të ditur se personat të cilët dyshohet se janë të përfshirë në raste të ndryshme, janë shokë e koleg të policit hetues, që tashmë ka dalë para organeve të rendit.

Në adresë të Gazetës Express, janë dërguar edhe emrat e disa personave të tjerë, e për ta janë dhënë edhe rrëfime nga ku pretendohet se disa policë kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Informacionet e tilla, kanë rënë në vesh të organeve të rendit e i kanë mobilizuar krerët e institucioneve të sigurisë.

Një zyrtar i Lartë i Policisë së Kosovës i ka thënë Gazetës Express se kanë marrë informacionet që e tejkalojnë rastin që është bërë publik në media, e tashmë hetimet janë zgjeruar në disa pista që përfshijnë Rajonin e Policisë në Drenas.

Sot gjatë ditës për këtë temë ka pasur edhe një takim mes krerëve të lartë të Policisë dhe IPK’së, nga ku janë udhëzuar Inspektorati që të zgjerojnë hetimet edhe në personat e tjerë ku rëndojnë dyshimet. Një takim u mbajt edhe me të parin e Qeverisë, Ramush Haradinaj.

Në Polici thonë se janë të interesuar ta vënë në pranga cilindo që ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, madje, hetimet për këtë rast nuk do të ndalen e do të merret vesh se a ekziston grupi i organizuar për të cilin po dyshohet që kishte lidhje me policin hetues.

E në Prokurorinë e Shtetit, janë deklaruar se gjithcka është duke u hetuar nga prokurori i cili po merret me rastin, duke konfirmuar se po i zgjerojnë hetimet.

Ndërkohë që në Inspektoratin Policor të Kosovës për këtë temë flasin pak, e kjo sipas tyre për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe integritetit të hetimit, që ia pamundëson të shpalosin më shumë detaje. Megjithatë, IPK’ja ka thënë se do t’i trajtoj të gjitha informatat.

“Inspektorati Policor i Kosovës trajton secilën informatë që bie në kuadër të fushëveprimit ligjor të IPK-së”, janë deklaruar zyrtarisht nga Inspektorati.

Për dyshimet mbi të bëmat e policëve të kësaj komune, sipas rrëfimit të një mërgimtarit, më së shumti kanë pësuar që shumë vite rinia e kësaj komune.

I.S. nga Drenasi, i ka thënë Gazetës Express se vite më parë ishte detyruar të ikte në Gjermani, e ka gjashtë vite që nuk ka vizituar Kosovën.

Krejt fajin për këtë po ua lë disa policëve të kësaj komune, e njëri nga ta edhe Vesel Veseli, për të cilët pretendon se ka informacione se vite me radhë kanë ngacmuar vajza, kanë vjedhur e kanë shantazhuar.

“Unë e kam lëshuar Kosovën nga këto ndyrësira, ka gjashtë vite që nuk kam qenë në Kosovë se mbi 10 vepra më kanë ngarkuar, pa bërë asgjë më kanë dërguar në prokurori. Këta janë grup, të gjithë i kam afër. Vesel Veseli, M.J, A.E, si dhe B. e Q. , janë edhe disa të tjerë të cilët vepra makabre kanë bërë në Drenas. Kur kam qenë në shkollë të mesme, s’kanë lënë goca pa ngacmuar, të mitura, ato s’kanë treguar nga frika se nuk ka ligj në Kosovë”. thoshte ai, duke shtuar se për të njëjtët ka informacione edhe se kanë vjedhur.

I njëjti ka kërkuar që këto informacione që e bënë të lë Kosovën duhet të publikohen për arsye që më në fund të ketë vetëdijesim.

“Unë vet kur kam qenë në shkollë të mesme këta kanë bërë ngacmime seksuale sepse kanë pas forcën në thojza policë të pandershëm, vjedhjet që kanë ndodh në Drenas këta i bëjshin vetë, i merrnin çunat e ri e i akuzojshin pa prova”, ka përfunduar ai.

Mirëpo, ky rast nuk është i vetmi për të cilën është rrëfyer pasi që u mësua historia me 18’vjeçaren A.G.

Në rrjete sociale është shpërndarë edhe një thirrje e një të miture nga kjo komunë që po pretendon se M.J, polici për të cilin foli edhe mërgimtari, e ka dhunuar një nxënëse të shkollës së saj.

“Jam një nxënëse e gjimnazit të Drenasit nga Kizhnareka, jam 17 vjeçe kam frik për të shkruar po e pash postimin nëpër faqe të internetit që ky plehra Vesel Veseli e ka dhunuar një nxënëse të shkollës.Njëjtë ngacmohemi edhe nga shoku i tina i cili na kërcënon dhe kërkon favore të seksit”, shkruante vajza, duke kërkuar, nga frika, që mesazhi të publikohet pa u zbuluar identiteti.

Kreu i Policisë në Drenas, me gjithë insistimin nuk ka folur për media për këtë rast, për të sqaruar se a ka pasur informacione mbi ato që po ndodhnin brenda institucionit në të cilin udhëheq.

Rasti i A.G, që për vite me radhë ishte abuzuar seksualisht fillimisht nga profesori e pastaj nga polici hetues te i cili ishte drejtuar për të denoncuar rastin e profesorit, ka tronditur opinionin.

Për këtë rast janë arrestuar profesori Shkelzen Xhekaj, polici Vesel Veseli e dje është arrestuar edhe gjinekologu Fehmi Ahmeti.

Mesazhi ekskluziv i Drejtorit të PK,zt. Rashit Qalajt për rastin e Drenasit: Lajm tronditës, e dënojmë me forcë


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në një deklaratë ekskluzive për Ballkani.info komenton skandalin e fundit ku një polic hetues dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht një të mitur 16 vjeçare nga Drenasi.

“Fatkeqësisht opinioni kosovar është informuar dje për një rast të një kolegu tonë i cili dyshohet që ka keqpërdrur detyrën zyrtare duke e keqpërdorur seksualisht një të miture. 

Kolegu është suspenduar dje me kërkesën e Inspektroiatit Policor të Kosovës dhe poashtu është arrestuar për veprën që dyshohet që e ka kryer”, thotë Qalaj.

Ai vlerëson se ky është lajm tronditës për secilin qytetar të Kosovës, për secilin polic të Policisë së Kosovës dhe për të gjithë menaxhmentin e policisë.

“Dyshimet për kryerjen e këtij akti janë ose japin një mesazh shumë të keq për shkak se kemi të bëjmë me një zyrtar policor, me një njeri me uniformë, me një njeri që është betuar të zbatojë ligjin, të mbrojë qytetarin dhe gjithmonë polici konsiderohet dhe duhet të konsiderohet nga qytetari si njeriu që është vijën e parë që mbron pronën, jetën dhe gjitha të tjerat”, ka thënë Qalaj .

“Ne si zyrtarë policor poashtu jemi edhe prindër dhe shumica e policëve kanë edhe fëmijë dhe një dyshim për një rast të tillë edhe nga aspekti njerëzor edhe nga aspekti human edhe nga aspekti zyrtar është mjaftë i rëndë, është i papranueshëm dhe e gjykojmë me forcë. Unë si drejtor i përgjithshëm i policisë konsideroj se dyshimet për raste të tilla në asnjë moment nuk do të ndodhin dhe nuk do të duhen të tolerohet absolutisht në asnjë moment për shkak se qytetarët tanë, fëmijët tanë nëse keqpërdorohen nga personi zyrtar i cili është i thirrur për t’i mbrojtur atëherë cili është mesazhi”, thekson tutje ai.

Sipas Qalajt, kjo ngjarje do të bëjë që në atë stacion policor edhe në stacionet tjera policore edhe në njësitet tjera në kuadër të Policisë së Kosovës të veprohet me aktivitete të shumta inspektuese-kontrolluese.

“Të bëjmë edhe më shumë në ngritjen dhe integritetin e policit dhe të gjithë ata që bien ndesh me të gjitha këto, që bien ndesh me kodin e etikës, të mos kenë vend në Policinë e Kosovës. Andaj, mesazhi im është drejtuar të gjithëve qytetarëve të Kosovës dhe poashtu të gjithë zyrtarëve të Policisë së Kosovës që të punojnë shumë, të trajtojnë njerëzit me dinjitet, të trajtojnë të gjithë njerëzit pa dallim në mënyrën më të mirë të mundshme, të zbatojnë ligjin në përpikëri dhe me sjelljet e tyre, me kontributin e tyre, me aktivitetet e tyre, me punën e tyre, të reflektojnë sigurinë e qytetarit të Kosovës dhe të gjthë qytetarët tjerë që mund të jenë në Kosovë dhe që nuk janë nga Kosova”, ka thënë në fund Qalaj.

Burimi : Ballkani .info

2019/02/07

Katër burbuqet e magjisë së letrave

Rezultate imazhesh për eshref ymeri

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D

Në faqen e internetit “Agjencioni Floripress” të moderatorit të nderuar Flori Bruqi, lexova një shkrim befasues që më preku thellë në zemër. Shkrimi titullohej “Shkrimtaret e ekzilit”.

Në këtë shkrim, zoti Flori  Bruqi analizonte përmbledhtazi, por me një nëntekst të thellë përsiatjeje, krijimtarinë letrare të katër burbuqeve shqiptare, të cilat sot jetojnë dhe krijojnë në disa shtete të Evropës. Anën befasuese të këtij shkrimi, e përbënte fakti që këto katër burbuqe krijojnë dhe botojnë në gjuhë të huaj, si në italishte apo në frëngjishte.

 Këto janë zonjat e nderuara Elvira Dones,Ornela Vorpsi, Anilda Ibrahimi dhe Besa Myftiu. Në krijimtarinë e tyre letare në vendet ku banojnë (kush në Itali, kush në Zvicër apo në Francë), ato trajtojnë tema që i vjelin nga realitetet shqiptare.

Në shkrimin e vet zoti Flori zbulon një të vërtetë lënduese, prandaj edhe u preka thellë. Ai thotë:

“Edhe pse këto shkrimtare zgjedhin një gjuhë tjetër, bashkohen në një pikë: shfrytëzimi i temës së identitetit. “A ka nevojë të shkruaj në shqip për të rrëfyer Shqipërinë e sotme?” - bën pyetjen retorike Anilda Ibrahimi.

 I ka qëlluar të lexojë në shtypin shqiptar (online) sesi shqiptarët e fyejnë në komentet e tyre për zgjedhjen e italishtes si gjuhë letrare. “Nuk ka asnjë akt tradhtie nga ana ime drejt gjuhës mëmë.

 Zgjedhjen time e shoh si përulje të një personi të ndërgjegjshëm që e do gjuhën e vet në atë farë mënyre, sa të hiqet mënjanë duke thënë: unë s’jam në gjendje, ka të tjerë që e bëjnë më mirë se unë, Shqipëria ecën përpara edhe pa mua! 

Nuk jemi të pazëvendësueshëm…”. Kjo është revolta e saj në përballjen për së largu me lexuesin shqiptar. Ndoshta për këtë arsye ajo edhe Ornela Vorpsi refuzojnë vazhdimisht që librat e tyre të përkthehen në gjuhën shqipe”.

Kjo është e dhimbshme. Në vend që këto katër pena të talentuara të përgëzohen, të urohen dhe të përshëndeten ngrohtësisht për krijimtarinë e tyre në gjuhë të huaj, me tematikë shqiptare, ato fyhen padrejtësisht prej një takëmi lexuesish shqiptarë.

 Dhe zonja Anilda Ibrahimi reagon ndaj këtyre fyerjeve me gjuhën e një intelektualeje të talentuar dhe me zemër të madhe. Domosdo. Se talenti është i thjeshtë si e vërteta. Kurse patalenti e ka hundën në lis.

Nuk ka asgjë për t’u habitur për krijimtarinë e këtyre katër zonjave në gjuhë të huaj. Kjo është një dukuri mbarëbotërore.

Këto katër burbuqe të magjisë së letrave po derdhin talentin e tyre për njohjen e botës shqiptare në radhët e lexuesve të huaj. 

Prandaj ato nuk duhet të jenë kurrsesi objekt fyerjesh prej askujt nga lexuesit shqiptarë nëpër faqet e internetit.

 Ato duhen marrë si shembull i zotërimit të gjuhës së huaj deri në atë shkallë, saqë reflekset e talentit letare i përcjellin përsosmërisht në gjuhët përkatëse.

 Ky fakt të bën të mendosh se talenti i tyre dëshmon për shfaqjen e një personaliteti të dyfishtë: edhe në aspektin gjuhësor, edhe në aspektin e krijimtarisë letrare. Kjo mund të tingëllojë si shaka ose si një ide me burim nga fantastika shkencore. 

Por nuk është kështu. Para do kohësh, disa shkencëtarë të Universitetit Politeknik të Honkongut, patën kryer një sërë kërkimesh, nga të cilat pati rezultuar se gjuha ndikon mbi personalitetin e njeriut.

 Gjatë kryerjes së një eksperimenti, qenë pyetur qindra studentë kinezëdhe u vu re se kur studentët flisnin me intervistuesit në gjuhën angleze, ata manifestonin tipare që ishin karakteristike më shumë për një botë anglishtfolëse sesa për një botë lindore.

Prandaj katër zonjat e talentuara të botës së letrave qëi botojnë veprat në gjuhë të huaja, duhen vlerësuar maksimalisht nga të gjithë ata shqiptarë që shtegtojnë nëpër faqet e internetit. 

Në të njëjtën kohë, ato duhen vlerësuar prej elitës intelektuale shqiptare brenda trojeve tona etnike. Kjo për faktin se trojet shqiptare janë vatrat ku kanë shpërthyer dhe vazhdojnë të shpërthejnë talente në mjaft fusha të dijës dhe të artit. 

Këto talente duhen rrethuar me ngrohtësinë e shpirtit shqiptar dhe jo të shikohen me smirë për shkak të xhelozisë profesionale qëështë burim përçarjesh fatkeqe.

A nuk do të ishte mirë që Ministria e Kulturës, qoftë në Tiranë, qoftë në Prishtinë, të kishte një sektor të posaçëm në drejtorinë e marrëdhënieve me jashtë, i cili t’u kushtohej kontakteve të herëpashershme me talentet tona nëpër botë? Kam shumë dëshirë të shpresoj që ky rekomandimi im të merret parasysh.

Vallë e nuk do të ishte me interes që të vendoseshin kontakteve mes këtyre katër zonjave dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës dhe të Universitetit të Prishtinës, në mënyrë që veprat e tyre të prezantoheshin nëpër auditoret përkatëse nga pedagogët e lëndës së përkthimit?

Më kujtohet kur para ca vitesh, gjatë koncertit të radhës në njërin nga Festivalet e Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar apo në Festivalin e Këngës Magjike (nëse nuk e kam gabim), u shfaq në skenë tenori i shquar Saimir Pirgu, i cili këndoi një këngë bashkë me artistin e mirënjohur Ardit Gjebrea. Kur mbaroi kënga, zoti Gjebrea tha: nesër në mbrëmje zoti Saimir Pirgu ka për të kënduar në Teatrin e Operës në Lisbonë. Mua, si çdo shqiptari, m’u bë zemra mal, që një artist-tenor, me një talent të jashtëzakonshëm, si zoti Saimir Pirgu, sot ka pushtuar skenat eteatrove të operës, që nga Evropa deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Madje këto skena i kanë pushtuar edhe tenorë të tjerë të shquar shqiptarë.

Profesori i dijes, zoti Flori Bruqi, për dashamirësinë proverbiale dhe për humanizmin e lakmueshëm që karakterizon formimin e tij intelektual,e meriton të falënderohet përzemërsisht për këtë homazh të bukur që u ka bërë katër burbuqeve të talentuara të magjisë së letrave. 

Do t’i uroja dhe do t’i përgëzoja me gjithë zemër edhe unë sikur t’ua dija adresat elektronike.

Nga Redaksia "Floripress:

(Eshref Ymeri ka lindur nё fshatin Mesaplik të Vlorës mё 25 dhjetor 1938. Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin "Ali Demi" tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm. Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin "Histori Filiologji", të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse. Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990. Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs. Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.Është  anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane dhe mbanë titullin Akademik Prof.Dr.Ph.D.

Botime

Fjalor frazeologjik rusisht shqip : 25 160 shprehje frazeologjike - 2015
Përkthimi, një histori pasioni - 2015.

Etj.

ISMAIL QEMAL VLORA NË EPIKËN HISTORIKE



Nga Albert HABAZAJ*/




Abstrakt: Historia me racionalitetin e saj koherent dhe folklori me emocionin karakteristik e vlerësojnë meritueshëm Ismail Qemal Vlorën për aktin e madh të Pavarësisë, si themeluesin e shtetit shqiptar. Me bulëzimin e Demokracisë, sidomos gjatë viteve 1995-’97, pati një vërshim botimesh folklorike apo të ashtuquajtura folklorike, por që nuk e morën statusin e korpusit “Trashëgimi kulturor i popullit shqiptar” për të plotësuar e vijuar tre vëllimet e serisë së “Epikës historike”. Cikli i këngëve historike, që ka të bëjë me përgatitjen e shpalljes së shtetit të pavarur shqiptar, me të cilin përfundon periudha e këngëve të pushtimit osman, është jo shumë pasur. Ka vlera njohëse, edukative e artistike; por mbi të gjitha, ngjizja e ndjenjës kombëtare, si dukuri e re që lindi me Lidhjen e Prizrenit e kthjelloi më tej ndërgjegjësimin atdhetar- kombëtar. Njohja e kombit u bë si njohja e vatrës ndër shqiptarë. Shtëpia e vogël e familjes në Kurvelesh, në Dibër, Himarë, Skrapar, Tepelenë, Koplik, Korçë, Prizren, Shkodër, Berat, Gjirokastër, Berat, Mirditë, Gramsh, Tetovë, Drenicë, Gjakovë, Arpicë, Lushnjë, Lezhë, Has, Kavajë, Krujë, Ulqin, Çamëri apo Labëri … u barazua me Shtëpinë e madhe Kombëtare; u bë dëshirë e kërkesë e secilit njohja e kombit - këtë na tregon kënga. Veçse, edhe për këngët epike të Pavarësisë bazë është kriteri kronologjik dhe ato, “duke patur si mision kryesor pasqyrimin emocional të ngjarjeve të ndodhura realisht, kanë përmbajtje të angazhuar historike”(Dibra) 1), duke iu përgjigjur flakë për flakë ngjarjes madhore të Pavarësisë dhe rolit të saj vendimtar për jetën shqiptare. Në këtë punim do të trajtojmë pikërisht ravën folklorike të çelur nga Qemal Haxhihasani e Zihni Sako, qysh më 1956 me “Këngë popullore historike”. Mendojmë se ravijëzimi kronologjik na çon në gjurmët e arketipit dhe se krijimet foklorike, parë nga ne në konteks, jetojnë e qarkullojnë vetëm brenda atij komuniteti të caktuar që i pëlqen, që i dëshiron natyrshëm, jo teatrisht, nëpër skena folklorizante.

1. Hyrje në rrafshin krahasimtar: histori - epikë historike

Pavarësia e kombit shqiptar është tempulli ku shqiptarët i falen Flamurit dhe Plakut të Bardhë, që së bashku me Bacën Isë, me Luigj Gurakuqin, me Rasih Dinon (nga treva e Çamërisë), me tërë ata burra të lartë e me fisnike si Marigo Posio e trimëreshat e tjera shqiptare, i zbardhën faqen Atdheut tonë të lashtë, larë me diell, qëlluar me furtunë. “Luftrat ballkanike do ta përshkonin rajonin si një nëmë biblike” (Salleo) 11). Nga literatura historiografike mësojmë se ai fillimshekull i XX qe i stuhishëm, se në atë kohë lëvizja kombëtare për liri shtrihej anë e kand Shqipërisë, se ishin mbledhur shqiptarët e Rumanisë të kryesuar prej Ismail Qemal Vlorës e vendosën “mprojtjen e të drejtavet kombtare e shpëtimin e Atdheut prej lakmimeve sllave e greke, dhe në Vlonë me 28 Nanduer 1912 i u gjegj mbledhja e përgjithëshme e përfaqsivet të të gjitha visevet shqiptare qi shpalli mvehtësín e Kombit. Kronisti i asaj dite historike, kështu shkruen: Më 3 ½ hapet mbledhja… Në krye të sofrës rrin Ismail Qemali… Afër tij âsht Don Kaçorri… Aty pranë gjindet edhe Luigj Gurakuqi, i cili, në ketë çashtje âsht, me të vertetë dora e djathtë e Plakut” (Kamsi) 7).
Pavarësia mbart sakrificat e shumë brezave, duke u kthyer në një vepër popullore, në themelet e së cilës kishte vënë gurë gjithë Shqipëria. Akti historik për shpalljen e Pavarësisë pati qëllim shpëtimin e vendit nga copëtimi i huaj, ruajtjen e tërësisë tokësore dhe fatin e kombit (FESH, 2009:2560) 4), por shteti i ri shqiptar, në vijimësi, pati një sërë problemesh e vështirësish, “për ngjarje të ndryshme, akte uzurpimi të tokave shqiptare nga fuqitë ndërluftuese të kohës, si austrohungarezët, francezët e italianët, bukur na e sjellin një situatë të tillë edhe vargje popullore të shkëputura nga një tekst kënge i kohës: “Shqipëri, o shkëmb e gur,/ Vrite, prite për Flamur,/ Bota hiq e ti-në vur”. Këngët e kësaj periudhe të re historike për Shqipërinë dhe për shqiptarët bashkëudhëtojnë përgjithësisht me vetë historinë, brenda specifikës së folklorit, që në tërësinë e vet nuk është fotografim i realitetit, por pasqyrim artistik” (Xhagolli) 13) i asaj ngjarjeje reale, me personazhe konkretë, zhvilluar në kohë të caktuar dhe në hapësirë përkatëse.

2. Në gjurmë të botimeve të para folklorike

Nga botimet më të vjetra folklorike, Qemal Haxhihasani e Zihni Zako, më vitin 1956 na japin tri këngë, që janë nga lulet e para të ciklit të periudhës së Pavarësisë. E para, regjistruar në Kabash-Gramsh, me 9 vargje të ngjeshura, lakonike, të thjeshta por domethënëse, na vjen me këtë variant: “Medet, shokë, na mori malli,/ Ku gjindet Smail Qemali?/ Në Paris, brend te krali,/ hyn e del si zog sorkadhi:/” Shqipërinë dua t’ma ndani,/ Kanë zbritë komitat nga mali,”/ “ Fol, o Smail Be me gojë!/ Merre Flamurin në dorë,/ Ngule në Sazan e Vlorë.” (Këngë popullore historike, 1956:248) 8). Një tjetër këngë simbolike e Pavarësisë, shumë e përhapur dhe në treva të tjera, që qarkullon me variantet e komuniteteve përkatëse, edhe në Himarë, në Vranisht, në Tërbaç, në Dukat, më gjerë në Labërinë e Gjirokastrës, Tepelenës, në Mallakastër e më tutje hapësirave polifonike, herë si këngë, herë si valle, diku duke shtuar një varg apo duke hequr një tjetër, por gjithsesi thotë artistikisht bukur profilin historik të Uratës së Flamurit Kombëtar, e regjistruar në Radhimë-Vlorë: “O Qemal kur të përzunë,/ Kur desh të të zij’ Turqia/ Dhe një çikë prá të zunë;/ Erdh e të mori gjemia,/ Brënda në Paris të shpunë,/ Atje ku ish katimia./ Seç u ngrit krali në gjunjë,/ Mbretëresha dhe e bia./”Cili je ti, more burrë,/ Që kërkon vulat e mia?”/ “Unë jam Smail Qemali,/ Prapa më vjen historia.”/ Të shtatë vulat ja dhanë,/ Po do mos dojë Turqia./ “ Do dojë, se s’është punë,/ Është e jona Shqipëria!/ Sazan e Karaburun/ Janë vatanet e mia,/ Nëpër mes i ndan një lumë,/ Nga juga është Greqia”. (Këngë popullore historike, 1956:248) 8.1). Në 20 vargje memoria sociale e popullit na sjell një epos të tërë, me hartën e duhur gjeografike, në konteks, me udhëtimin historik, atlasin moral dhe etnopsikologjik të një kombi dhe nga ku kuptojmë sesi një njeri me emër të përveçëm shndërrohet, nga bëmat e tij, në një idhull, në një shenjt, në një Emër të Përgjithshëm, me të cilin kuptohen gjithë shqiptarët, sepse ai bëhet simbol i shqiptarit të lirë, të pavarur e demokrat në ballafaqimet ndërkombëtare, në mejdanet diplomatike për civilitetin e vendit të të parëve të tij.

Me 10 vargje na vjen kënga e regjistruar në Kuç- Kurvelesh: “Më njëzet e tet’ nëntorë/ Më këmbë u ngre Shqipëria;/ Smail Qemali në Vlorë,/ Me gjithë shokët e tia,/ Çi tha popullit me gojë: “Posht’ o shokë, robëria! Evropa le ta dëgjojnë:/ Nuk ka vënt këtu Turqia!/ Ja të vdesim, ja të rrojmë,/ Është e jona Shqipëria! ”. (Këngë popullore historike, 1956:249) 8.2). Kënga flet vetë; ajo bëhet zëdhënëse e historisë, kronikë e ngjarjes sipas mendësisë popullore, i cili derdh artin e shpirtit të tij nëpërmjet këngës. Më 28 nëntor Shqipëria u bë shtet i pavarur. Kryengritjet dhe gjaku i derdhur për pesë shekuj me radhë sollën frytin e dëshiruar: Populli shqiptar theu prangat e robërisë dhe fitoi pavarësinë e tij kombëtare duke u njohur si shtet më vehte. “Ku ngrihet Flamuri, ngrihet Kombi! Kur rrëzohet Flamuri, rrëzohet Kombi” (Luarasi) 9). Studiuesi i njohur i fushës prof. Bardhosh Gaçe, kur trajton ngjarjen kombëtare të shpalljes së Pavarësisë, ndër më të ëndërruarat e shqiptarëve përgjatë gjithë kohës së pushtimit pesëshekullor osman, nënvizon se ky çast i njohur historik u reflektua në të gjitha trevat shqiptare me kushtime atdhetarie dhe këngë. Po citojmë: “Plakut të Vlorës dhe gjithë dërgatës nga gjithë vendi iu kënduan këngë heronjsh dhe trimash, mendje ndriturish dhe patriotizmi shqiptar” (Gaçe) 5. Në librin e tij kushtuar përjetësimit të emrit të Atit të Pavarësisë në shpirtin e popullit prof. Gaçe ka botuar një monografi shkencore (Gaçe) 6, ku përfshihen 466 materiale folkorike, nga të cilat 262 njësi folkorike - këngë të gjinisë së Epikës popullore, lloji i Epikës historike; 94 njësi folklorike të gjinisë së Poezisë lirike të llojit të Lirikës familjare, nga të cilat 57 vaje [vajtime], 37 këngë të lindjes e të djepit [ninulla], si dhe 110 rrëfime popullore, gjurmuar e mbledhur te burimi, në trevat mbarëshqiptare me dashuri e vërtetësi, sipas kritereve shkencore të fushës së Folkoristikës.

 Vlen të theksojmë se, krijimet folklorike të Selim Hasanit, në vijim kronologjik të botimeve, që kanë lënë gjurmë në formimin atdhetar të komunitetit dhe në zbukurimin e botës ndjesore, duke i përmirësuar njerëzit jo vetëm estetikisht, i boton më 1966 Instituti i Folklorit, ku krahas kontributit të prof. Zihni Sakos e Arsen Mustaqit, është e tejdukshme puna e “profesorit të pashpallur”, të bardhit Qemal Haxhihasani, që “në fushën e botimeve të folklorit shqiptar është më i shquari” (Xhagolli) 14). Ja si këndon xha Selimi i Brate, në shtratin e folklorit tradicional të krahinës së tij. Tre këngë të botuara, marrë nga hejbeja me këngë labe e xha Selimit po i citoj, sipas kërkesave fonetike, edhe për kujtim e mirënjohje ndaj folklorit të tij sinkretik: Kënga e parë - me 16 vargje:” Më dymbëdhiet’ senè/ flamuri në Vlor’ u ngre,/ me zhëgabë Skënderbe. /Pesëqint vjetë ku qe?/- I kishnë vënë perdè./ (e kishin lënë në errësirë) - Kush e qirti shiqarè?/ - Ai plaku halleve./ patërjoti Smail Be;/ me gazeta nënë dhe,/ me shokë nja dy a tre./ Mëretit vajte i the,/ Dua sha përmi ylqe,/ do të hap një mod’ të re;/ do vë lule një bahçe!- unë të sho’ se ç’mëndje ke,/ po, sa të mund, do të çkre”. Xha Selimi është lindur rreth vitit 1886 në një familje të varfër, kështu që mund të justifikohen turqizmat në vargjet e kënduara apo të hequra valle aty për aty nga ai, si t’i vinte situata, ç’i kërkonin e ç’ pëlqenin njerëzit që e rrethonin në atë kohë në lagje, në mëhallë, në fshat, në miqësi, në luftë. Kënga e dytë është me 19 vargje: “Smail Beu i varfëri/ s’desh çifliqe, pasuri,/gjezdis me libra në gji,/ lufton kundraj me Turqi:/ - Ku jam, se dua të di,/shqipëtar a turçelli?/ E dua, se kam të drejtë,/ nga Parizi pse më çkretë?-/ Gjezdisi det e steretë/ me ca libra të mëshetë,/ nga Skënderbeu kish gjetë./ Nëntëqintedymbëdhjetë/ flamurë në Vlor’ e ngretë./ Foli Smail Beu vetë:/ -Ka qën’ i bllokuar gjetkë,/ ky është flamuri ynë!/ bëjnë ca sikur s’e njinë/ Esat Pasha me Myftinë,/ Kosovën në bot’ e shinë.- Më tej, vetëm me 10 vargje, përsëri xha Selimi këndon, duke i mëshuar dëshirës madhore të Plakut të Bardhë: përparimin e shqiptarëve nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe, me shkollim e diturim për ta bërë Shqipërinë “ lule mes shoqeve: “Shqipëri, lule burbuqe,/ ke qënë në mes të ujqe,/ në mbëretërinë turke,/ pesëqint e ca vjet mbushe,/ tinë shqip e ata turçe./ Qysh u ndave, u çkëpute?/ Kërkon Qemali hudute./ Libra, propagandë fute,/ nëpër shkolla, nëpër burqe,/ qirte Flamurin në dukje”. (Rapsodë popullorë. Selim Hasani: 1966) 10 ).
Ciklin e këngëve të të periudhës së shtetit të pavarur shqiptar e pasuron më tej botimi “Epika Historike, vëllimi 3”, realizuar nga Akademia e Shkencave, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë. Vepra e Ismail Qemalit për bashkimin një nga një të viseve të ndryshme të vendit regjistrohet dhe jepet në 13 këngë të tjera, të sistemuara sipas kriterit kronologjik. Shpallja e Pavarësisë, figura të veçanta si Ismail Qemali e Isa Boletini kanë prirjen të këndohen në përmasa gjithëkombëtare dhe fillojnë të futen me një perspektivë gjithmonë e më të gjerë në fondet poetike gjithëkombëtare, për shkak të peshës specifike të ngjarjes dhe gjesteve të heronjve, për rolin e veçantë në forcimin e ndërgjegjes kombëtare popullore etj., të cilat natyrshëm rrisin dhe potencialin artistik të këtyre krijimeve folklorike të karakterit epik. Kronika poetike e ngjarjes ja si vjen në një variant të Smokthinës - Vlorë: “Shqipëri, moj, shkëmb e gurë,/ Shqipëri, moj, Shqipëri! (përsëritet pas çdo vargu)/ Vrite, prite për flamur,/ Bota hiq e tinë vur,/ Evropa lësho e zur!” vetëm në 5 vargje shprehet vendosmëria e popullit tonë në luftrat shekullore për çlirimin e tij kombëtar. Ja si i këndohet nga treva e Dukatit Simbolit tonë: “O Flamur i Shqipërisë,/ O Flamuri kuq e zi,/ Rrugës tënde legjendare,/ Seç shkrove një histori./ Pesë shekuj ti qëndrove/ I fshehur brenda në gji,/ Të ngriti Smail Qemali,/ Bashkë me shokët e tij. Me Shpalljen e Pavarësisë mbyllet epoka e sundimit të huaj, epoka e errësirrës mesjetare dhe e robërisë së urryer, me kurorëzimin e luftës heroike të të parëve tanë, me shkëlqimin legjendar të Gjergj Kastriot- Skënderbeut, me “treqind kryengritje në katërqind vjet” për liri e pavarësi. Mozaiku i këngës zbukurohet me një variant nga Bregdeti, pikërisht nga Qeparoi i kapedanëve: U ngre Flamuri në Vlorë,/ Fol, Ismail Vlora, folë!/ Gjithë Evropa ta dëgjojë,/ Se shqiptarët u mbëlodhë,/ Karar dhanë në një gojë,/ Që më vete të qëndrojnë,/ Gjithë ç’janë shqipëtarë,/Jan’ vëllezër të pandarë,/ Siç ishin me Skënderbenë,/ Kur e tundën gjithë dhenë. Me një gdhendje mjeshtërore na e sjell portetin e Plakut të Flamurit kënga e Tërbaçit: “Ç’të them për Smail Qemalë,/ Trimin me shokët e rrallë,/ si mali me bor’ të bardhë,/ në at’ luftën me Ballkan,/ bashkë me shokët asllan’,/ E ndau Shqipen mënjanë./ O Malo ballëkurorë,/ të mbeti shkaba në dorë,/ Që kur e ngrite në Vlorë./ O Malo, o diplomat,/ Shkrove histori të artë!” Pa shumë shkollë ishin krijuesit popullorë në atë kohë kur ka lindur e është përhapur kënga, por intuita, zgjuarsia popullore diti t’i nuhasë zhvillimet e kohës dhe personazhet historikë, t’i përpunonte shpejtësisht në “laborator” dhe ta qepte këngën në vend, e cila ngjitej e qarkullonte, se pëlqehej. Ja një tjetër këngë nga Vërmiku: “Smail Qemali me halle,/ O Smail, o trim,/ Trim, o more trim (v.2-3 përsëriten pas çdo vargu si refren)./ Bëre punën më të madhe,/ Me flamurin kuqe alle,/ Që ngrite male më male,/ Shqipërinë na e ngjalle”. Nga Velça-Vlorë na vjen ky variant që pëlqehet dhe në trevat përqark: “Tundu, tundu, o Flamur,/ Marshalla, ç’lëshoke nur, /Përmbi shkëmb e përmbi gur! /Smaili të vuri vulë! /Aferim, o Smail Be,/ Evropës rrotull i rè,/ Flamurin në Vlor’ ngulè/ Smail Be, o diplomat/ Na e ngrite kokën lart!” Një njësi folklorike shumë interesante na e dhuron treva e Dibrës: “ Nëpër fusha, nëpër male,/ Vrapon poplli tuj kcye valle;/ Nalt e ngritëm njat Flamur,/ Mi çdo shkam e mi çdo gur;/ Njat Flamur me shqipe mali,/ Na e kish çu Smail Qemali./ Kur Flamurin nalt e ngritëm/ Krisën pushkët, të gjith’ britën:/ Rroft’ Flamuri, rroft’ Shqipnia,/ Anekan sod shndrit Liria! Bën aluzion kjo këngë për vendimin e Kuvendit Kombëtar për Shpalljen e Pavarësisë (28 nëntor 1912). Ismail Qemal Vlora si kryetar i Kuvendit Kombëtar, shpalljen e Pavarësisë ua njoftoi gjithë krahinave të atdheut. Kjo këngë shpreh edhe entuziazmin e përgjithshëm me të cilin e priti populli i Dibrës, vendimin e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Mund të kumtonin shumë se këngët e popullit për Pavarësinë rrjedhin si lumë, por dëshirojmë ta finalizojmë me një këngë të veçantë nga Vranishti i Vlorës, mbledhur e regjistruar në vitin 1960. Kënga është ngritur nga Qerim Tartari (dhe këtë e kemi verifikuar nga tre burime) më 1913, kur Konferenca e Ambasadorëve, duke caktuar kufijtë e Atdheut tonë padrejtësisht, la jashtë tyre Kosovën : “Ç’ësht’këjo që na ka ngjarë/ Nënë Shqipëri? (përsëritet pas çdo vargu)/ Dhe malet në hall kan’rarë,/ Se u prem’ e se u vramë,/ Për liri, për trojet tanë./ Të mëdhenjt’ (e ka fjalën për Fuqitë e Mëdha) paçin belanë,/ Që e trazuan dynjanë,/ Mëmëdhen’ më dysh na ndanë,/ Kosovën jasht’ na e lanë./ Po ne jemi shqipëtarë,/ Nga një nënë e nga një babë./ Kemi një Flamur e Shkabë,/ Jemi betuar ta mbamë!” (Epika historike, 3:1990) 2).

PËRFUNDIME

Qëllimi kryesor i këtij punimi ishte të nxirrte në pah botimet serioze nga krijimi folklorik për Pavarësinë e Shqipërisë, që daton më herët, që ka një vendlindje e një datëlindje si fillesë krijuese individuale (apo dhe kur lundron nëpër anonimat), sepse plotëson kriteret e sigurimit të statusit që ka folklori si një lloj i veçantë e specifik artistik; që shndërrohet në krijimtari folklorike, sepse ka hyrë në qarkullimin folklorik të bashkësive të caktuara, të cilat dhe i cituam.
Njohja me këto fillesa folklorike të botuara mendojmë se përbën një tregues të mirë për të ditur se kush janë vërtetësisht botimet emblematike nga institucioni kompetent për Pavarësinë në peridhën e parë të mundshme kohore, që kemi gjetur nga veprimtaria botuese e institutit tonë.
Edhe pse janë këngë të epikës historike, nga kërkimet dhe vëzhgimet e bëra në terren, kemi vërejtur se ato bëjnë jetë aktive (kuptohet që nuk mund të jenë sot në krye të listimit të këngëve) natyrshëm, se pëlqehen e qarkullojnë, sidomos në Vlorë, ku u realizua dhe vepra e madhe kombëtare, apo në krahinën etnografike të Labërisë, ku kemi bërë ekspedita vetiake e studime.
REKOMANDIME
Stihia e botimeve folklorizante na kushtëzon që të qartësojmë veten së pari, miqtë studiues e komunitetin që këngët e atdheut janë ilaç dhe shërim, siç thotë Mjeshtri i Madh Lefter Çipa për këtë fakt: Këto janë botimet e para të mundshme, që gjetëm deri më sot dhe po i evidentojmë. Janë të besueshme si të tilla, sepse librat e botuar shënojnë vendin e vitin e botimit, folkloristët që janë marrë me përgatitjen për botim dhe botimin e njësive foklorike në libër, sipas kritereve përkatëse shkencore, si dhe institucionin që i ka miratuar këto botime. Ky fakt është i verifikueshëm me paraqitjen konkrete të librave që cituam më lart dhe mbyll shtegun e abuzimeve të botimeve pirateske dhe pamundësisht të verifikueshme, që, si rrjedhojë e “folkorit totalitar” (THIESE) 12), thatësira vargëzuese “kërryer” në vitin 1989, psh., na i paraqesin sikur janë botuar më 1923.
Këngë të tjera shumë të bukura për “Plakun e Pavdekshëm të Pavarësisë Shqipëtare” (Fetiu) 3) janë krijuar në rrjedhat e kohës dhe janë botuar nëpër almanakë folklorikë etj.; po ashtu janë botuar më vonë edhe studime e monografi, por objekt i kësaj kumtese ishin vetëm fillimet e këtyre botimeve folkorike.
Gjithashtu, kjo temë në të ardhmen mund të përfshihet në një studim më të gjerë, më gjithëpërfshirës, me shtrirje gjeografike në gjithë trevat ndërshqiptare, me më shumë gjetje origjinale, larg sforcimeve e deformimeve folklorizante, të cilat vdesin akoma palindur.

BIBLIOGRAFIA
1- DIBRA, Miaser: Metafora në këngët popullore shqiptare; Tiranë: Akademia e Shencave, 2007, f. 266.
2- EPIKA HISTORIKE, 3; Përg. nga Qemal Haxhihasani dhe Miranda Dule (Botim i Akademisë së Shkencave të RPSSH, Instituti i Kulturës Popullore), Tiranë, 1990, f. 33-46.
3- FETIU, Sadri: Folkloristikë; Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2009, f. 63.
4- FJALOR ENCIKLOPEDIK SHQIPTAR: Tiranë; Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2009, f. 2560.
5- GAÇE, Bardhosh: Etnologjia dhe folkori shqiptar; [Fier], Ymeraj, 2016, f. 284.
6- GAÇE, Bardhosh: Flamuri dhe Ismail Qemali në këngë e rrëfime popullore; Tiranë, Toena, 1997, 376 f.
7- KAMSI, Gjon (“Ora e Maleve”, vj.1, nr. 32, me 10 Nanduer 1923); shih: Shkrimtarët Shqiptarë, pjesa II. Prej Lidhjes së Prizrenit deri më sot. Punue nën kujdesin e Ernest Koliqit nga Karl Gurakuqi: Tiranë: Gurakuqi, 1941-xix, f. 261-262.
8, 8.1, 8.2- KËNGË POPULLORE HISTORIKE, zgjedhur e pajisur me shënime nga Qemal Haxhihasani nën kujdesin e Zihni Sakos. Tiranë, Instituti i Shkencave, 1956, f. 248-249.
9- LUARASI, Skënder: Fjala shqipe; Tiranë, Naim Frashëri, 1961, f. 55.
10- RAPSODË POPULLORË. SELIM HASANI; Tiranë: Instituti i Folklorit, 1966, f. 11-12.
11- SALLEO, Ferdinando: Shqipëria: gjashtë muaj mbretëri; Përkth. Virgjil Muçi; Tiranë: Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, 2001, f. 40.
12- THIESSE, Anne- Marie: Krijimi i identiteteve kombëtare: Europa e shekujve XVIII-XX: Përkth. nga frëngjishja Etleva Shiroka; Pejë: Dukagjini, 2004, f. 332.
13- XHAGOLLI, Agron: Etnologjia dhe folklori shqiptar; Vlorë: Triptik, 2007, f. 247.
14- XHAGOLLI, Agron: Përkushtimi ndaj botimit të vlerave folklorike; shih: Qemal Haxhihasani folklorist dhe mësues i rrallë (përmbledhje artikujsh të kolegëve) [Tiranë]; [2010], f. 141.
*) Master i Shkencave për Etnologji dhe Folklor,
Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë.

Përgjegjës i Bibliotekës Shkencore “Nermin Vlora Falaschi”,
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, Albania.


Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel

    Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel  Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil  Kadare  foli pak, por...