Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/02/08

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Xhevahire Izmaku tha se ky rast do të ndikoj keq në imazhin e shtetit.


Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Xhevahire Izmaku ka arsyetuar deklaratën e saj skandaloze që e ka dhënë sot në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për rastin e keqpërdorimit seksual të nxënëses nga Drenasi.


Izmaku ka thënë se seanca e thirrur sot më shumë ka qenë një seancë politike sesa që është arritur të dikutohet lidhur me rastin.

“Ma shumë janë ataku politika të qeverisë sesa që është diksutu çka prapa këtij akti, pse të dalim menjëherë në seancë tu kanë me diskutu brenda komisionit po besoj që është bërë një keqkuptim për shkak të portaleve”, ka thënë Izmaku në një lidhje telefonike.

Izmaku ka thënë se nuk ka pasur nevojë të thirret menjëherë senacë e jashtë zakonshme ajo fillimisht është dashur të diskutohet brenda komisioneve parlamentare.

Depuetja Izmaku, përmes fjalimit të saj në seancën e jashtëzakonshme që është mbajtur lidhur me keqpërdorimin e nxënëses, Izmaku tha se ky rast do të ndikoj keq në imazhin e shtetit.

“E njoh mentalitetin që dim pastaj me i keqpërdorë këto fatkeqësi edhe i laja nam atyre familjeve tu u mundu me ju ndihmu. Pra “kush se mur vesh, krejt bota e mur vesh”, kaniherë një fjalë e urtë popullore thotë “sill e bir veti”, sa informacionet edhe ma të randa ndodhin në shtetet tjera e shkojnë edhe i mbulojnë, na kur e shoh tash në portale edhe gazetat franceze që kanë skandale 100 herë ma të mëdhaja, sot e përdorin rastin e Kosovës” .

Ajo madje e ka konsideruar si te ngutshme seancën e jashtëzakonshme që është mbajtur sot lidhur me këtë rast.

“Pra po mendoj që ish dasht me qenë racional se krejt në fund ka me nau faturu neve si shtet pra si faturohet vec nje grupi politik por si shtet të gjitha këto kur na nëpër organizata ndërkombëtare jemi tu e qu zanin shumë me të drejtë për rastet e ndodhura të dhunimeve e tjerë po menoj që pak e kemi pas të ngutshme këtë seancë”, tha Izmaku në fjalimin e saj në kuvend.

Pas raportimit, mësimdhënësi Shkelzen Gjekaj, polici hetues, Vesel Veseli janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

SMS-t e tmerrshme me të cilat shtyu të dashurin në vetëvrasje

Një vajzë që kishte shtyrë të dashurin e saj drejt vetëvrasjes, duke e bindur me mesazhe në rrjetet shoqërore, është dënuar për vrasje nga pakujdesia.

Mishel Karter u shpall fajtore nga gjykata për vetëvrasjen e të dashurit të saj, 18-vjeçarit Konrad Roi, kur ajo ishte 17 vjeçe.

Ajo është dënuar me 15 muaj burg. Djali vdiq në makinën e tij, pasi u mbyt nga tymi që kishte vendosur me një gjenerator.

Mesazhet:

Vajza: Mendoj se prindërit e tu e dinë që je kaq keq. S’po them që ata duan që ti ta bësh (vetëvrasjen), por sinqerisht mendoj se janë në gjendje ta pranojnë si vendim.

Ata e dinë që nuk kanë ç’të bëjnë më. U përpoqën sa mundën.

Të gjithë u përpoqën, por vjen një pikë kur s’mbetet më asgjë për të bërë, as nga ti vetë. Dhe ti ke mbërritur tani në atë pikë. Edhe prindërit e tu e dinë që e ke arritur atë pikë.

Ti the që mamaja të kishte parë që po lexoje në kompjuter diçka për vetëvrasjen, dhe nuk të kishte thënë asgjë. Mendoj se ajo e ka kuptuar tashmë që ti do ta bësh, dhe e ka përgatitur veten.

Do të trishtohen për pak kohë, por do t’u kalojë e do të vazhdojnë jetën. Nuk do të futen në depresion. Nuk do ta lejoj unë të futen.

Ata e shohin se sa i dëshpëruar je. E dinë që po e bën këtë që të jesh i lumtur me veten, dhe mendoj se do ta kuptojnë e do ta pranojnë. Do të të mbajnë gjithnjë në zemër.

Djali: Faleminderit.

Vajza: Do ta vazhdojnë jetën sepse e dinë që kjo është ajo që do të kishe dashur dhe ti. E dinë që ti nuk do që ata të jenë të trishtuar, të inatosur apo me ndjenja faji. Ata e dinë që dëshira jote është që ta vazhdojnë jetën e të jenë të lumtur. Kështu që do të jenë të lumtur, për hatrin tënd.

Nuk duhet ta mendosh më por thjesht ta bësh e t’i japësh fund. Sepse kur e stërmendon, nuk bëhet gjë.

Djali: Po. U bë shumë kohë në fakt që e mendoj.

Vajza: Vazhdo të buzëqeshësh, por ama duhet ta bësh. Ti i ke tani të gjitha mjetet që të duhen. Nuk ke se si të dështosh. Sonte është nata e duhur. Ose sonte, ose kurrë.

Dhe mos ki frikë, sepse ti e ke ndarë mendjen tashmë. Edhe po s’e bëre sonte, ke për ta menduar gjithë jetën, dhe jeta jote ka për të qenë tmerr.

Por në parajsë do të jesh më në fund i lumtur. S’do të kesh më dhimbje. As mendime të këqija, as shqetësime. Do të jesh i lirë. Dhe s’ka gjë po të kesh frikë. Është normale. Fundja, do të vdesësh. Do të shqetësohesha më shumë po të mos e kishe me frikë. Por unë e di se sa shumë e dëshiron ti këtë, dhe se sa shumë nevojë ke që të jesh i lumtur. Duhet të përballesh me frikën.

Mos e mendo fare se do të dështosh. Thjesht bëje duke menduar që do t’ia dalësh.

Djali: Pikërisht. Kam lexuar shumë në internet dhe tentativat e dështuara janë ato që më trembin më shumë.

Vajza: Pikërisht, kështu që mos lexo më. Ka më shumë raste të suksesshme se të dështuara.

Djali: Vërtet?

Vajza: Njerëzit dështojnë vetëm kur e nisin me mendjen tënde… kur mendojnë se do të dështojnë.

Djali: Dua shumë të të besoj.

Vajza: Po pse s’më beson? Mos e mendo më. Thjesht bëje. Ti the që do ta bëje. Nuk e kuptoj se pse s’po e bën.

Djali: As unë s’e kuptoj. Nuk e di.

Vajza: Domethënë, s’ke për ta bërë. E gjitha kjo, për asgjë? Nuk të kuptoj. Sikur the që ishe i vendosur.

Djali: Që do ta bëj, do ta bëj. Nuk e di se çfarë po pres, por çdo gjë është gati.

Vajza: Jo, nuk je fare gati. Mbrëmë ishte nata e duhur, por ti vazhdove ta shtysh. Vazhdon thua që do ta bësh, por s’ke për ta bërë kurrë. Kështu ka për të qenë gjithnjë, po nuk veprove. Thjesht po ia vështirëson vetes duke e shtyrë. Duhet ta bësh. Pse nuk e bën tani?

Djali: Mos është pak vonë? Nuk e di. Ka zbardhur jashtë. Po shkoj të fle. Të dua. Do të flasim nesër.

Vajza: Po ndoshta tani është koha më e mitë, sepse janë ende në gjumë. Shko te makina tani dhe s’ka për të të parë njeri kaq herët. Po s’e bëre tani, nuk ke për ta bërë kurrë. Edhe nesër, prapë do të thuash që do ta bësh, por nuk ke për ta bërë. Si thua për sonte? Të dua!

Djali: Faleminderit.

Vajza: Për çfarë? Do ta bësh sot, apo jo? Merr makinën dhe shko në ndonjë parkim. Bëje që herët fare në mëngjes. Natën do të kenë më shumë dyshime, po të shohin një djalë në makinë që dëgjon radion. Do të zgjaste shumë ashtu.

Djali: Mirë. Nuk e di pse jam kështu. Para dy javësh isha gati ta bëja, por tani jam më keq. Po më gërryen përbrenda.

Vajza: Po ngurron, sepse e stërmendon. Thjesht bëje. Po e shtyve, do të të gërryejë më keq. Ti i ke të gjitha gati. Ndize gjeneratorin në makinë dhe kaq. Do të jesh më në fund i lirë dhe i lumtur. Mjaft e shtyve. Mjaft prite.

Djali: ke të drejtë.

Nazim Bllaca në ‘dëshminë’ e tij në MUP-in serb, Azem Sylën e paraqet si udhëheqës të SHIK-ut

Në prezencën edhe të Dragana Maksimoviq, avokatit mbrojtës Sinisha Mashoviq dhe përkthyeses Eda Radman, Bllaca për dhjetë orë rresht i rrëfehet prokurorit për krime lufte.

Në dëshminë e parë të tij para prokurorit serb, Bllaca kryesisht rrëfen rrugën e tij të rekrutimit në strukturat e UÇK-së, raporton emisioni Udhëve në RTK.



Ndërsa në dëshmitë e radhës të datave 1, 4 dhe 10 prill 2008, të cilat zgjasin me dhjetra orë, ai në fokus e ka Azem Sylën të cilin e paraqet si eprorë të tij të drejtpërdrejtë në UCK dhe si personin kryesor të UCK-se. Ai gjithashtu fokusohet shumë edhe në në aktivitetet e UCK-së në Kleckë dhe fshatrat përreth, , ka gjetur emisioni “Udhëve” në RTK.

Opinioni ka dëgjuar shumë për të bëmat e personit që me akuzat e tij të bëra publikisht në fund të nëntorit të vitit 2009 çoi në dënimin me mbi 80 vite burgim të atyre që ai i quante bashkëpunëtorë në krime.

Por, faktet që i ka siguruar emisioni Udhëve në RTK, zbardhin shumë gjëra dhe anën tjetër, deri më tani, thuajse të panjohur të Nazim Bllacës, e cila më pastaj qartëson raportet e tij më shërbimet serbe të sigurisë, UDB-në, e më pastaj edhe BIA-n serbe dhe më vonë edhe me prokurorinë për krime lufte në Serbi si dhe me futjen në lojën e komunikimit me Serbinë edhe të prokurorve të EULEX-it.


Dy vite para se të dilte në shesh, Nazim Bllaca kishte dhënë deklarata për dhjetë orë rresht para prokurorit serb Dragoljub Stankoviq.

Deklaratat e nënshkruara nga Bllaca janë siguruar nga emisioni Udhëve, bashkë me shumë audi-incizime, ku Bllaca flet në zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Beograd, ka gjetur në hulumtimin e vet emisioni “Udhëve” në RTK.

Pas këtyre deklaratave të Bllacës, të dhëna fillimisht në Beograd, u zhvilluan tri procese gjyqësore të ndara. Të gjitha në opinion u njohën si “Rasti Bllaca 1, Bllaca 2, dhe Bllaca 3”.

Në rastin Bllaca 1, Gjykata e Qarkut në Prishtinë në përbërje të një paneli gjyqtarësh të EULEX-it ka dënuar me 18 vjet burg Fahredin Gashin, nën akuzat për vrasjen e Salih Gashit, më 15 qershor 1999, në fshatin Varigovc të Lipjanit. Me 6 muaj burgim me kusht është dënuar Hysri Rama, për veprën penale të dhënies së ndihmës kryerësit, pas kryerjes së veprës penale.



Ndërkohë, në rastin Bllaca 2 do të shqiptohen 54 vjet burg për 5 të pandehur.

Gjykata e Qarkut në Prishtinë dënoi Sadik Abazin me 12 vjet burg, Driton Hajdarin me 7 vjet burg, Bekim Sylën 12 vjet, Shaban Sylën 8 vjet dhe Shpresim Ukën me 15 vjet burgim.

Dënimi u shqiptua për vrasjen e Ibush Kllokoqit dhe vrasjen në tentative të ish zv.kryeministrit Adem Salihaj si dhe Ismet Arifit, aktivist i LDK-së, ka gjetur në hulumtimin e vet emisioni “Udhëve” në RTK.

Më 19 korrik 2013 përfundoi gjykimi i njohur si Bllaca III ku i pandehur ishte vet Nazim Bllaca. Ai u shpall fajtor për vrasjen e Ibush Kllokoqit në natën e 6 gushtit 1999 dhe u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg. Dënimi i shqiptuar është minimal, dhe kjo ndodhi sipas kërkesës së prokurorit special të Misionit Europian për Sundim të Ligjit, Maurizio Salustro.

Nazim Bllaca përmend qindra persona nga Kosova, ish ushtarë të UÇK-së, në një dosje prej qindra faqesh ku ai i nënshkruën në krye dhe në fund të secilës faqe.

Prokurori i Eulex-it Mauricio Salustro siaps raportimeve të mediave ka vazhduar punën në Prokurorinë për Krime Lufte në Serbi si këshilltar kryesor i zv.kryeprokurorit serb për krime lufte.

Qindra skica të hartuara, audio-incizime dhe emra të strukturave të larta të UÇK-së dhe SHIK-ut, të përmendur në Beograd nga Bllaca, emisioni Udhëve nuk i ka publikuar për shkaqe etike- profesionale.

Avokati që zbuloi rastin e vajzës nga Drenasi: Policit abuzues po i rri prapa një multimilioner

Avokati Gazmend Halilaj, i cili ka kontaktuar i pari me vajzën nga Drenasi, thotë se polici Vesel Veseli, i cili akuzohet se ka kthyer në skllave seksi viktimën, ka rreth të fortë, madje avokatin ia ka paguar një multimilioner.

Në emisionin Frontal, të Televizionit 7, Halilaj ka thënë se polici Veseli, ka njerëz të fuqishëm rreth vetës.

Avokati,ka thënë se i beson plotësisht viktimës që ka denoncuar fillimisht profesorin, që në moshën 16-vjecare e ka shfrytëzuar seksualisht.

Më pas, polici i stacionit policor të Drenasit, ku kishte shkuar vajza, atëherë e mitur, e ka vazhduar shfrytëzimin e vajzës që tash është 18 vjece.

E, për këtë avokati Halilaj ka thënë se polici në fjalë ka rreth të fuqishëm dhe i është paguar nga mbrojtja.

Tutje, sipas Halilajt, ka prova që një biznesmen i fuqishëm i ka kryer transaksionet me vëllain e policit.
“ Ka një biznesmen multimilioner që ia ka paguar avokatin. Ekzistojnë transaksionet që janë kryer mes tij [biznesmeni] me vëllain e tij [policit Vesel Veseli].

Në emisionin Frontal të ftuar janë edhe dy hoxhallarë, Bedri Bytyqi dhe Osman Musliu. Derisa Bedriu ka thënë se faji është edhe te vajza e mitur, pasi sipas tij, vajzat po shkojnë në shkollë të zhveshura, Musliu dënon shfrytëzimin e saj.

Një veturë ndjek avokatin që zbuloi skandalin në Drenas, IPK njoftohet për rastin



GAZMEND HALILAJ

Një veturë xhip, të enjten në mbrëmje, ishte vënë pas veturës me të cilën po udhëtonte për në shtëpinë e tij në Drenas, avokati Gazmend Halilaj. Ngjarja ndodhi në ditën kur u kuptua se avokati në fjalë denoncoi në Prokurorit të Shtetit e me pas edhe në media skandalin me minoren A.G., nga Drenasi, në të cilin dyshohen të jenë përfshirë një polic dhe mësues.

Autoritet e Sigurisë në Kosovë kanë marrë informacione se avokati Gazmend Halilaj, që zbuloi skandalin e shfrytëzimit seksual të një të miture në Drenas – në të cilin dyshohet se u përfshinë një mësues dhe një polic i kësaj komune – është ndjekur nga një veturë e tipit xhip, derisa po shkonte në shtëpinë e tij.

Burimet e Gazetës Express, brenda Inspektoratit Policor të Kosovës, tregojnë se ngjarja ka ndodhur të enjten në mbrëmje, derisa avokati Halilaj po kthehej në Drenas, nga Prishtina. IPK po heton rastin në fjalë, të zbuluar nga avokati kosovar.

Vetë avokati në fjalë, të premten, nuk ka dashur të flasë për Gazetën Express, për kanosjen që i ka ndodhur një natë më parë.

Megjithatë në një intervistë për Televizion 7, ai kishte lënë të kuptohet se veprimi i tij mund të jetë me pasoja të rrezikshme.

Madje, për këtë në emisionin Frontal, Gazmend Halilaj tha se ishte paralajmëruar nga të afërm të tij, përfshirë edhe njerëz të Prokurorisë së Shtetit, para se të publikonte në media rastin e minores së përdhunuar.

Ngjarja e së enjtes, me veturë, sipas burimeve të Gazetës Express ka ndodhur, pak orë pasi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, përfundoi seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj policit Vesel Veseli, që dyshohet se përdhunoi minoren A.G., pasi të njëjtën gjë e kishte bërë edhe një mësues nga Drenasi.
Përkundër kësaj, autoritet kosovare avokatit Gazmend Halilaj ende nuk i kanë ofruar ndonjë mbrojte.

Historia e A.G. me policin Veseli, sipas denoncimit të saj, kishte nisur pasi ajo kishte shkuar në stacionin policorë të Drenasit të lajmëronte rastin e shfrytëzimit seksual nga mësuesi i saj, gjatë kohës sa ajo ishte 16 vjeçare.

Sipas denoncimit, A.G. ishte detyruar të abortonte fëmijën e saj, pasi kishte mbetur shtatzënë.

Për rastin në fjalë deri më tash, IPK’ja ka kryer tre arrestime. Në paraburgim për këtë rast janë polici Vesel Veseli, mësuesi Shkëlzen Xhekaj dhe gjinekologu Fehmi Ahmeti – që dyshohet se kreu abortin.

Ky rast, përveç se ka tronditur opinionin publik, ka ngjallur edhe reagime të ndryshme dhe dy protesta deri më tash të organizuara

Imami Musliu, hoxhës Bytyqi: Nuk të takon ty të ofendosh në atë formë


Imami Osman Musliu, i cili pati reaguar menjëherë pas postimit të hoxhës Bedri Bytyqi, i cili ka thënë se e mitura në Drenas ka provokuar me veshjen e saj, ka qenë gjithashtu i ftuar ne emisionin Frontal të Televizionit 7.
Osman Musliu, i tha hoxhës Bedri Musli se nuk i takon atij që të ofendojë dikë në atë formë.

“Nuk të takon ty të ofendosh në atë formë”, ka thënë Musliu në emision.

E Bedri Bytyqi, insistoi se nuk e kishe fjalën posaçërisht për rastin e të miturës në Drenas që dyshohet se u abuzua seksualisht, por e kishte fjalën për dukurinë në përgjithësi.

“Për çdo dukuri negative kam reagu, por qëllimin e kam pas të mirë, jo të keq”, ka thënë Bytyqi.

Rasti i 16 vjeçares të kalojë në Gjykatën Themelore të Ferizajt


Rrjeti i OJQ-ve AVONET përmes kësaj deklarate shpreh shqetësimin që institucionet e Republikës së Kosovës nuk po tregojnë përgjegjësi në detyrat që kanë zyrtarët e institucioneve.



AVONET thotë i mbështet plotësisht të gjitha viktimat e dhunës seksuale në Kosovë. Ngjarja e raportuar lidhur me abuzimin e vajzës së mitur në Drenas nuk mund të tolerohet në asnjë mënyrë.

“Institucionet dhe gjithë mekanizmat e tjerë të drejtësisë duhet të veprojë me profesionalizëm dhe të reagojnë me shpejtësinë më të mundur për të vënë drejtësinë në vend.

Rasti i 16 vjeçares në Drenas tregon se si një mësues nuk ka për qëllim mësimdhënien, por ngacmimin dhe shantazhin, kur një zyrtar i Policisë së Kosovë nuk tregon përgjegjësi për detyrat e tij, që keqpërdor detyrën dhe humbë besimin e institucioneve, mjek që shpesh herë janë shpresa e vetme e jetës së njeriut. AVONET, konsideron se institucionet e Republikës së Kosovë duhet të jenë përgjegjëse, llogaridhënëse ndaj qytetarëve dhe përgjegjës për detyrat që kanë”, thuhet në njoftimin e AVONET-it.

AVONET kërkon nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci që të merr masa si për udhëheqësit e shkollës dhe ta bëjë shkarkimin e drejtorit të arsimit, po ashtu kërkojmë nga drejtori i përgjithshëm të Policisë se Kosovës, Rashit Qalaj të merr masa ndaj komandantit të Stacionit Policor të Drenasit dhe eprorit të tij dhe kërkojmë nga Këshilli Gjyqësore i Kosovës që lënda e 16 vjeçarës të kalon si proces gjyqësor në Gjykatën Themelore të Ferizajt, kjo gjykatë ka treguar rezultat dhe ka vendos si proritet lëndët e dhunës, ngacmimit, ky institucion ka dënuar shumë persona me burg efektiv dhe ka treguar performancë të lartë në këtë fushë.

Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel

    Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel  Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil  Kadare  foli pak, por...