Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/02/18

Dy vepra tepër të rëndësishme për historinë e shqiptarëve



Elena Kocaqi 

Sot dolën nga shtypi dy përkthimet nga greqishtja, te vëllait tim Altin Kocaqi. Ato janë dy vepra tepër te rëndësishme për historinë e shqiptarëve.

1- “Trimëritë e Mërkur Buas” e shkruar nga Zani Koronit, në vitin 1519, ishte vepra e fundit qe ai la të përkthyer. Unë bëra redaktimin e përkthimit dhe me tërhoqën vëmendjen shumë fakte interesante për historinë e shqiptarëve.


Zani i Koronit e quan Mërkur Bue Shpatën, me origjine nga banorët e Maqedonisë, Artës, Angjelokastrës, Janinës e Shqipërisë. Mbi varrin e tij shkruhet “Princi Peloponezit dhe i kalorësve Epirot”.

Autori i quan shqiptarët me emrin maqedon, pra qe tregon se maqedonët e Aleksandërit te Madh, ishin shqiptarët dhe ata e ruanin ketë emërtim, deri në ketë kohë. Po ju paraqes fragmente nga libri ku thuhet;

Atëherë sinjor Mërkuri, burrë madhështor,
Me armët e pathyeshme të Hefestit veshur.
Treqind burra të përzgjedhur Shqiptarë,
Me vete i mori nga Maqedonët;

Po ne një fragment tjetër thuhet;

Të gjithë të përzgjedhur, burra Maqedonie,
Të vlerë në luftë, them për Shqiptarët,

Teknika e luftës se Merkurit, quhet ndryshe “rrethimi shqiptarë”, goditja e ushtrisë ne mes, që çon në shpartallimin dhe në asgjësimin e saj. Kjo ka qenë teknika e Akilit, Aleksandërit, perandorëve Ilir të Romës e Bizantit si dhe e Skënderbeut dhe quhet si “teknikë shqiptare” edhe nga autori në vepër.

Merkuri luftonte me 300 kalorës shqiptarë, si spartanët që quheshin stratiotë dhe ishin shqiptarë të Peloponezit( nuk ka etni greke asgjëkund në vepër), Epirit dhe Maqedonisë dhe këta quheshin me emertimin etnik shqiptar. Porosia e Mërkurit për ushtarët kur i niste në luftë ishte;

As mos vdisni, por as mos u ktheni.

Mërkur Bua, luftoi si mercenar përkrah Venecias, mbretërisë Franceze, Perandorisë së Shenjte, Dukës së Milanos etj. Ai ka mundur disa here mbretërinë Franceze, duke plagosur dhe vet mbretin, i dha fitoren Dukës se Milanos, perandorit Maksimilian dhe shumë herë Venecias, në luftën qe njihet ndryshe Lufta për Italinë. Me ardhjen e osmanëve, fisnikëria shqiptare qe ishte krijuar që nga koha e luftës se Trojës apo edhe me parë, ose emigroi drejtë Perëndimit, ose drejtë Lindjes, duke u shërbyer shteteve te tjera dhe ne nuk e njohim mirë ketë pjesë të historisë sonë.

2- Ndërsa, vepra “Studime Shqiptare”e arvanitit Panajot Kupitori, është botuar në Kosovë në shumë pak kopje dhe ky është botimi i parë në Shqipëri. Kjo vepër përmban te gjithë mendimin shkencor për historinë dhe gjuhën e shqiptarëve, deri ne shekullin e XIX. Ka të dhëna interesante dhe të panjohura në lidhje me origjinën e shqiptarëve.

Falënderoj të gjitha ata që ndihmuan në botimin e këtyre dy librave. U jam shumë mirënjohëse për ndihmën e tyre. Librat gjenden ne librarit kryesore që nga dita e sotme.

Altinit do të jetë gjithmonë me ne, nëpërmjet veprave të tij.

Mbi nocionin “Rugovizëm”



Shkruan: Shefqet Dibrani

Sivjet u bënë dhjetë vite nga vdekja e presidentit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, kurse mungesa e tij vazhdimisht po thellohet, jo vetëm në zemrat dhe mendjet tona, por edhe në zemrat e atyre që e kanë kundërshtuar e penguar për të gjallë. Ndoshta kjo ka ndodhur pasi situata politike në Atdhe është degraduar tej mase, ndërsa popullit ia ka shtuar dashurinë për të, ndërsa konceptit politik dhe vizionit të dr. Rugovës duke ia rritur vlerën.
Në këto dhjetë vite ne kemi parë se edhe kundërshtarët e rreptë të tij, madje edhe ata që për të gjallë silleshin me armiqësi, sot po flasin me admirim, sepse edhe atyre po iu mungon Rugova?! 




Po ashtu injorantët flasin për filozofinë e tij, duke pranuar se Dr. Ibrahim Rugova i ka sjell më së shumti suksese dhe fitore Kosovës.
Tashmë kanë mbetur pak inatçor të cilët nuk e pranojnë si njërën nga figurat më të ndritura që i pat Kosova në veçanti, dhe kombi shqiptar në përgjithësi. Por ne nuk duhet të shqetësohemi sepse s’ka kristali që i bie shkëlqimi, s’ka ari që i bie vlera, prandaj me kalimin e kohës edhe ata të pa bindshmit do të kthehen, do të pranojnë, ndonëse kjo koha e pasrugovizmit e ka dëshmuar një gjë të tillë!
Tashmë mungesa e tij fizike, ua ka hapur shtegun të gjithëve edhe për të folur, por edhe për të rrahur gjoks se janë politikan më të mirë, kurse koha në mënyrë të pamëshirshme i qiti në pah të gjitha, ashtu siç e vërtetoi kjo kohë, se vizioni i tij ishte vlerë kurse mënyra e sjelljes ishte virtyt. Kot kanë gërmuar e kot paskan shpifur, çka mos e çka kanë ditur, por vlera e Njeriut të mençur është përfaqësuese e dijes së shoqërisë shqiptare, pasi ka buruar nga tradita popullore, pjellë dhe pjesë e të cilës kulturë ishte edhe vet dr. Ibrahim Rugova.
Por për Ne Rugovistët që i ndenjëm besnik konceptit të tij filozofik, qysh për të gjallë politika e tij ishte e qartë, andaj lum ata që patën rastin ta takojnë dhe të punojnë me te, por edhe më të lumtur duhet të ndjehemi sot, Ne të cilët ia pranuan vlerat dhe e respektuam, duke bërë gjithçka për Kosovën, sa ishte ai gjallë, sa ishte dr. Rugova në mesin tonë.
Ne jemi dëshmitar të këtyre zhvillimeve dhe kemi qenë të lodhur, nga sulmet e gjithanshme, duke shpifur e sharë pa karar, vetëm e vetëm që në Kosovë të ngadhënjej e keqja, të ngadhënjej një koncept i cili po ia rrezikon lirinë Kosovës. Kjo kastë politike e kanë sjellë në këtë gjendje të mjerë Kosovën, dhe përditë janë duke i degraduar të gjitha vlerat morale të një shoqëria e cila nxori nga gjiri i saj dr. Ibrahim Rugovën, koha e qiti në ballë të proceseve dhe vetëm me te, populli ynë i ndërtoi me mund dhe sakrifica vizionet për Kosovën e pavarure siç e përsëriste refrenin e tij “të hapur për fqinjët dhe në miqësi të përhershme me vendet e Bashkimit Evropian dhe me Amerikën”.
Kosova në këto dhjetë vjet nga mungesa e tij fizike, është në një krizë të thellë politike, po më shumë morale, pasi tashmë ka degjeneruar çdo gjë, madje kemi dëgjuar gjithfarë glorifikimesh për te, madje tanimë gjithkush po thotë se paskan qenë bashkëpunëtor dhe miq të afërm me dr. Ibrahim Rugovën. E ne që ishim pranë tij dhe në LDK, tani të nënçmuar si atëherë, pikërisht nga këta që sot thurin elozhe për të. Na akuzonin atëherë pse i ndihmonim, po më shumë pse i besonim vizionit të tij. Tanimë të injoruar pse me kaq xhelozi e ruajmë me përkushtim mendimin e mirë për të – këtë vlerë kapitale që Zoti si shpërblim ia dërgoi Kombit tonë këtë Misionar!…
Por shtrohet pyetja çfarë kuptojmë me shprehjen Rugovizëm si koncept politik dhe si nocion filozofik që po e hasim kudo dhe po e dëgjojmë nga gjithkush. Me vend e pa vend, sa jo pak njerëzit e dijes dhe të shkencës dhe miq të tij sikur janë zmbrapsur, janë mbyllur duke ndenjur në distancë ose kanë mbetur nën hije, jo vetëm atëherë kur organizohen akademitë përkujtimore, por edhe në mediat e shumta të cilat tashmë janë nënshtruar një politike servile, prandaj edhe ata që japin deklarata dhe flasin kryesisht për dr. Ibrahim Rugovën, janë ata që dje e shanin atë dhe na shanin neve pse iu besonim pikëpamjeve dhe vizionit të tij largpamës.
Pavarësisht se si shprehemi, të gjithë njerëzit e ndërgjegjshëm dhe veprimtarët e devotshëm, kryesisht nga LDK-ja me «Rugovizëm» nënkuptojnë një Vlerë. Kurse nocioni Rugovizëm nuk është as më pak dhe as më shumë se sa një Vlerë, në kuptimin më pozitiv të kësaj fjale.
E, ne e dimë fort mirë se Vlera është Dije, e të dyja bashkë përbëjnë Rugovizmin! Ndërsa sot po flasin kryesisht analfabetët që s’kanë as dije dhe as namuz, kurse intelektualët e mirëfilltë dhe atdhetarët e ndërgjegjshëm duhet të struken nga ky invazion i pakontrolluar fjalëformimesh të neveritshme.
Jo vetëm kaq por Njeriu i ditur është edhe guximtar dhe ka trimëri, prandaj Rugovizmi është trimëri dhe guxim. A keni parë ndonjëherë një budalla të ditur dhe a keni parë një “idiot” që ka guxim dhe ka trimëri. Kurrë në historinë e njerëzimit nuk ka ndodhur kjo! Prandaj shtrohet pyetja si ka mundësi të udhëheqin Kosovën të padijshmit dhe vendi ynë të përparoj?! Ndërsa ky krahasim nuk është im, fajtor janë këto dhjetë vjet që na mungon dr. Rugova dhe janë këto degradime të cilat na kanë shqetësuar tej mase.
Pa dyshim njeriu guximtar është më atdhetar dhe më patriot, prandaj ai njeri ka vlerën që quhet patriotizëm, e kush ka qen më patriot se sa dr. Ibrahim Rugova? E kundërta e këtij nocioni janë Ata të cilët e vjedhin Kosovën, dhe ata që duan ta vrasin edhe Lirinë e Kosovës?! Derisa patriotit Ibrahim Rugova, populli i Kosovës ia kanë ngritur shtatoren në mes të Prishtinës, shtatore të tjera iu kanë ngritur në zemrat tona, në zemrat e gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën Atdheut tonë Etnik. Koha e ka dëshmuar se vetëm këto shtatore do t’u rezistojnë kohërave, kurse shtatorët e diktatorëve dhe tradhtarëve, përmendoret ua ka rrezuar vet koha, të tjerët koha i ka kalbur nëpër burgje për tradhtinë që ia kanë bërë kohës dhe vendit të tyre.
Tash, në Kosovën tonë përditë po shohim se ata që ishin tradhtar në kuptimin më të shëmtuar të kësaj fjale, ata janë duke i tradhtuar idetë e mira të dr. Rugovës, sot po flasin edhe për patriotizëm por edhe për Rugovizëm, ndërsa po mendojnë se në demokraci mund të mbllaçitin sa të duan të gjithë ata të cilët të kaluarës së tyre në komunizëm, nuk ia heqin asnjë prese?! Prandaj mendjet e tilla e kanë sjellur Kosovën në këtë gjendje, ku po rrezikohen vlerat e mirëfillta që i ndërtoi kolosi i historisë dr. Ibrahim Rugova.
Sakrifica është sfidë, e kush e sfidoi kohën dhe prapështitë e saj më mirë e më saktë se sa dr. Ibrahim Rugova. Tashmë ata që shanin dhe sabotonin po shkojnë te varri i tij për të bërë selfie por edhe flasin me admirim nëpër mitingje dhe akademi përkujtimore kushtuar dr. Ibrahim Rugovës, pikërisht teknokratët dhe kundërshtarët e dikurshëm të Ibrahim Rugovës.
Durimi është një element tjetër që e ka përshkruar dhe karakterizuar filozofinë politike të dr. Ibrahim Rugovës, e kush ka duruar ma shumë se sa dr. Ibrahim Rugova, ai i duroi edhe serbët bashkë me dhunën dhe gjenocidin, por më shumë i duroi edhe “serbet që i flisnin shqip”, qoftë në LDK, e qoftë në shtetin e tonë.
Ai duroi shumë sa ishte gjallë, por po duron edhe sot për së vdekuri, i duron edhe ata që shkruajnë, i duron edhe ata që po flasin sot, kurse dje të tillët e kanë lënë rrugëve pa e shoqëruar, nuk ia kanë paguar hotelet dhe biletat e aeroplanit, sidomos kur shkonte për Amerikë, tek miqtë e Kosovës për t’iu treguar se çfarë bënte serbi në Kosovë, dhe për ofsharë edhe për zullumin që ia bënin ministrat e kryeministri i Qeverisë së Tij në ekzil.
Tashmë jemi dëshmitar të kohës se të njëjtit ministra që talleshin dhe e përbuznin dje dr. Ibrahim Rugovën, sot po e përbuzin Diasporën, madje nuk i pranojnë as në “dialog”, kurse refreni i tyre për dialog është neveritës, është mashtrues dhe është i dëmshëm, por ma shumë është antirugovizëm i kulluar.
Deri sa dr. Rugova vlerësonte dhe respektonte kontributin dhe angazhimin e diasporës, janë ata që dje na e mohonin sikurse edhe sot që po e mohojnë kontributin e diasporës, e të njëjtit. Me emër e mbiemër janë po ata që fëmijët dhe të afërmit e heronjve dhe dëshmorëve të Kosovës nuk i pranojnë në Kuvendin e partisë, janë ata që erdhën dhe e pushtuan LDK-në, madje po synojnë ta pushtojnë edhe tanë Kosovën: janë ata që dje i bënë një mijë e njëqind të zeza kundër dr. Ibrahim Rugovës dhe kundër LDK-së, tashmë po flasin për dr. Rugovën me pietet dhe udhëheqin edhe LDK-në.
Rugovizëm është fjala dhe falja, jo hakmarrja dhe injorimi!
Rugovizëm është fjala e lënë peng, por jo tradhtia e thika pas shpinës,
Rugovizmi është fisnikëri por jo servilizmi dhe fudullëku.
Rugovizëm është gjithë përfshirja por jo edhe përjashtimi!
Andaj duke i shkelur këto vlera që i ndërtoi dr. Ibrahim Rugova në Epokën e Tij, Kosova ka ardhur në një pikë kritike, ku ata që e pengonin dje dr. Rugovën, sot po ata e pengojnë edhe zhvillimin dhe përparimin e Kosovës.
Rugovizëm janë punët e mira, është zhvillimi dhe përparimi i Kosovës. Jo hajnia, jo shëmtia, jo as vjedhja dhe as dallaveret.
Vërtetë jemi në një krizë të thellë morale, sepse pikërisht ata që nuk lanë gjë pa thënë kundër dr. Rugovës, madje edhe ata që tentuan ta vrasin, sot i kemi në sfond të parë duke u pozuar duke derdhur lot krokodili, për të e për Kosovën, ndërsa veprimtarët e devotshëm, ata që i ndenjën afër dr. Rugovës, sot vazhdimisht përbuzën dhe nënçmohen.
Ata që në vitin e largët 1982, kanë ngritur dolli dhe kanë mbajtur fjalime komunistësh, madje edhe kanë shkruar nëpër gazeta për vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës, në përvjetorin e tij, më 17 janar 2016, folën me fjalë të ëmbla, me fjalë të bukura të cilat u shpërndan në eter, e morën dhen duke i mbushur letrat dhe gazetat përplot çyfyre, e në anën tjetër, po të njëjtën ditë, nuk ishin në gjendje ta durojnë vajzën e Heroit Donikën, madje nuk patën kuraje as ta ngushëllojnë atë.
Po në këtë janar i pamë në Strellc, pran varrit të kolonel Tahir Zemajt, i pamë edhe në Bradash tek varri i Enver Malokut, apo i ndeshëm tek shtatorët e tyre e në akademinë kushtuar komandantit të Rugovës Smajl Hajdaraj, etj. etj.
O Zot çfarë po ndodh me Ne, me Kombin tonë i cili po i shëmton vlerat qytetëruese, po shkel besën dhe burrërinë e Rugovasve me ta cilat na edukoi dhe na e emancipoi heroi ynë Ibrahim Rugova, madje ai arriti për të gjallë ta emancipoj edhe Epokën tonë, të cilën injorantët e kanë stërkequr.
Natyrisht, sot Kosova është në krizë, dhe në saje të kësaj krize kanë lulëzuar antivlerat të cilat janë shtrirë kudo dhe kah do.
Prandaj është detyrë e jona, është detyrë e secilit qytetar dhe intelektual që në qenien e tij ka një Vlerë, ka dije, ka fjalë e ka besë, të afrohen dhe të bashkohen, nëse duam ta parandalojmë shkatërrimin e vlerave të cilat me mund e sakrifica të shumta i kemi ndërtuar dhe i kemi përparuar.
Pa dyshim, është emri i dr. Ibrahim Rugovës që na frymëzon dhe na jep kuraje që edhe në këto kohë të qëndrojmë dhe të mos thyhemi, sepse vet dr. Rugova ka qëndruar e ka duruar shumë, në kohëra të pista duke i tejkaluar rreziqet e mëdha, po duron tashti edhe varri i tij kur aty po bëjnë selfie injorantët dhe tradhtaret e idealeve të Tij!…
Është emri i tij që na jep forcë, dhe na ka edukuar Durimin si shkollë, e bashkë me te na ka brumosur me guxim e dije për t’u përballur me të këqijat, për ta mbrojtur prakun e shtëpisë.
Andaj përmes kësaj përpjekje, ju bëjë thirrje për një mobilizim masiv, për të punuar edhe ma shumë dhe për të rezistuar, pasi gjatë këtij viti priten ndryshime rrënjësore në skemën politike në Kosovë dhe po shpresojmë se edhe elita patriotike dhe ajo Rugoviste që është brenda LDK-së, do të del nga letargjia, për të rilindur, për tu ringjallur nga kjo vdekje klinike që e ka pllakosur LDK-në dhe elektoratin e saj.
Një mobilizim i gjithanshëm, është mbase i domosdoshëm, prandaj duhet që edhe kësaj radhe Degën e LDK-së në Zvicër ta mobilizojmë, pasi Kosova pret nga Dega e LDK-së në Zvicër. Kosova edhe kësaj radhe ka nevojë për Ne – diasporën!
Gjithsesi ne duhet ta falënderojmë Zotin që mbi qiellin e Kosovës e dërgoi dr. Rugovën, tashmë shpirti i tij nga lart po frymëzon gjeneratat e reja për dije e kulturë, të cilat me vlerat e tyre, me dijet e tyre, me dinjitetin e tyre do të përfaqësojnë Rugovizmin e vërtetë, Rugovizmin, në kuptimin ma të mirë të kësaj fjale, të këtij nocioni, të kësaj filozofie dhe të veprimit pragmatik ashtu siç ishte dhe bënte vet dr. Ibrahim Rugova në Epokën e Tij!….

Ndarja ‘e re’ e Kosovës e ndërlidhur me copëtimin e Luginës së Preshevës si fatkeqësi e radhës



Dr. Hivzi Islami dhe Dr. Arsim Ejupi


Është tashmë i njohur fakti se ndër tragjeditë më të mëdha dhe më afatgjata të shqiptarëve si në rrafshin kombëtar e politik, ashtu edhe në aspektin ekonomik, social dhe familjar janë copëtimet e imponuara dhe të dhunshme të territorit të tyre etnogjeografik.


Anash ndarjet e trungut gjeoetnik të shqiptarëve dhe të Kosovës që nuk prajtën nga periudha osmane e deri në çlirimin e Kosovës (1999), edhe këto dy dekadat e fundit fatkeqësisht u provuan disa versione të rikoponimit të brendshëm territorial-politik të Kosovës, çfarë janë enklavizimi, kantonizimi, përkufizimi në dy entitete sipas modelit të Qipros, ridefinimi territorial, decentralizimi dhe formimi i komunave të reja, rishikimi dhe rirregullimi i territorit etj.

Ideja për ndarjen e Kosovës pikërisht para 50 vjetëve ka dalë nga “babai” i kombit serb, Dobrica Qosiqi. Kur u bë kryetar i Jugosllavisë së Zhablakut (Serbia dhe Mali i Zi), në janar 1993 projektin e ndarjes në proporcion 60:40% në favor të Serbisë e paraqiti në selinë e OKB-së në Nju-Jork, por u hodh poshtë nga bashkëkryetarët e Konferencës së Gjenevës, S. Vens dhe R. Oven nga frika e ndarjes së BeH dhe të Maqedonisë. Në vitin 2004 Qosiqi u bë edhe më i qartë kur thekson se “Serbia nuk ka forcë biologjike që ta ruajë territorin e saj”, prandaj duhet të ndahet dhe ndarja e përkufizimi i tillë paraqesin “kompromisin midis të drejtës historike dhe të drejtës etnike e zgjidhjen racionale të antagonizmave shekullore ndëretnike”.

Pjesa që do ta marrin shqiptarët mund të bashkohet me Shqipërinë dhe dy popujt e dy shtetet mund të jetojnë njëri pranë tjetrit dhe për këtë qëllim autoritetet e Beogradit duhet të bisedojnë drejtpërdrejt me Tiranën zyrtare, duke e kapërcyer Prishtinën. Disa deklarata të njerëzve më përgjegjës të Tiranës zyrtare kohët e fundit shkojnë në këtë drejtim (rruga Nish – Merdare – Kukës – Durrës të ndërtohet pa u pyetur Kosova; ose shqiptarët duhet ta kenë një president!).

Të gjitha instancat relevante ndërkombëtare, duke përfshirë edhe KS të OKB-së e kundërshtojnë ndarjen e Kosovës, sikundër që nuk pranojnë që Kosova të kthehet në gjendjen e para vitit 1999 ose të bashkohet me ndonjë shtet tjetër. Këtë e gjejmë edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës të vitit 2008 (Neni 1, alinetë 1 dhe 3).

1. Është e qartë se veriu i Kosovës, me shumicë serbe dhe Lugina e Preshevës, me shumicë shqiptare, janë dy nyje neuralgjike gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Ballkan për të cilat po kërkohet një zgjidhje e pranueshme, cilësore dhe afatgjate. Lugina e Preshevës që shtrihet në pjesën qendrore të Ballkanit paraqet një territor-korridor që lidh Luginën e Moravës në veri me Luginën e Vardarit në jug, duke mundësuar komunikim më të lehtë dhe më të shpejtë të Evropës së Mesme me atë Jugore dhe më tutje. Nëpër të kalojnë paralelisht rruga automobilistike (autostrada) dhe hekurudha me rëndësi ndërkombëtare, të cilat e përbëjnë të ashtuquajturin Korridorin X, si një nga linjat më të rëndësishme të komunikacionit dhe transportit në Evropën JL.

Këto kohët e fundit u riaktualizuan ide “të reja” dhe “të vjetra” për zgjidhjen e krizës në rajon në kuadër të një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare. Një nga idetë e zëna në gojë shpesh është edhe “shkëmbimi i territoreve” midis Luginës së Preshevës dhe Veriut të Kosovës. Pala serbe duke qenë koshiente për pamundësinë që në aspekt afatgjatë t’i mbajë marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve në nivelin e “konfliktit të ngrirë” dhe në rrethanat e rrugëtimit institucional edhe synimit për aderim sa më të shpejtë në BE, kohët e fundit përmes rrugëve mediatike, por edhe prononcimeve, kryesisht nga nivelet e ulëta të udhëheqjes politike gjithnjë e më shumë po e plason idenë e shkëmbimit të territoreve.

Për të përfituar sa më tepër nga dialogu deri më tash joproduktiv me Kosovën, por edhe për t’i zvogëluar efektet e mundshme negative në opinionin e brendshëm politik, intelektual dhe fetar heziton haptas ta quajë atë “shkëmbim të territoreve”, sepse Kosovën nuk e pranon shtet të pavarur dhe si tërësi e konsideron pjesë të Serbisë, prandaj po i përdor formulimet “rirregullim” ose “korrigjim” i territorit. Këto mjerisht i hasim edhe te disa politikanë shqiptarë të Kosovës jo pa peshë politike dhe institucionale!

2. Të dy regjionet kanë rëndësi gjeostrategjike dhe gjeopolitike për Kosovën dhe për Serbinë, por edhe më gjerë. Pjesa veriore e Kosovës ka një sipërfaqe prej 1.002 km2 (komunat Leposaviq 539,05 km2, Zubin Potok 334.38 km2, Zveçan 123,01 km2 dhe Mitrovicë Veriore 5,46 km2), me 174 vendbanime. Është e pasur me burime minerare të plumb-zingut (Bellobërdë, Koporiq dhe Zhuta Përlin, Cërnac, me rezerva të vlerësuara në rreth 6,4 milionë tonë më 1986, si dhe Shkritorja e Plumbit në Zveçan, Koncentruesi në Leposaviq).

Nga resurset e tjera ekzistojnë lëndë gjeologjike ndërtimore (56 milionë tonë mergelë në Pali Vodenicë dhe Dren të Leposaviqit e gurë ndërtimi që shfrytëzohen kryesisht shkëmbinjtë magmatikë). Në anën tjetër, në territorin në mes të Kosovës dhe Serbisë, në lumin Ibër është ndërtuar akumulimi më i madh në vend, ai i Gazivodës (Ujmanit) me kapacitet prej 390 milionë metrash kub ujë dhe që është vital jo vetëm për popullsinë e pjesës veriore të Kosovës, por për sistemin energjetik e industrial në përgjithësi.

Akumulimi është ndërtuar në vitin 1979 dhe qëllimi i tij ishte furnizimi me ujë i popullsisë dhe ujitja e rreth 20.000 hektarëve tokë në fushën e Kosovës dhe të Drenicës. Termocentralet nuk mund të imagjinohen pa burime të sigurta ujore. TC “Kosova A” ka një harxhim mujor të ujit prej 8 milionë metrash kub, ndërsa TC “Kosova B” rreth 9 milionë metra kub. Vetëm për prodhimin e një MWh të energjisë nevojiten rreth 6 metra kub (TC Kosova A) dhe 3 metra kub ujë (TC Kosova B). Sipas të dhënave, TC “Kosova B” që është kryesori për prodhim të energjisë, furnizohet vetëm nga hidrosistemi Ibër-Lepenc, uji i të cilit vjen nga akumulimi i Ujmanit.

3. Me pozitën e saj kontinentale me asnjë kusht Serbia nuk pajtohet të humbasë hekurudhën ndërkombëtare Beograd – Shkup – Selanik që kalon nëpër Preshevë dhe Bujanoc, autostradën Beograd – Selanik, bazën ushtarake të sapondërtuar në Cepotin në jug të Bujanocit, si dhe territorin e komunës së Medvegjës.

Për ata që nuk e njohin kontekstin dhe specifikën e gjeohapësirës së Luginës së Preshevës, pozitën e saj gjeopolitike dhe ekonomike, nëse nuk merret hekurudha dhe autostrada, çfarë kuptimi ka të bisedohet për këmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë. Shtrohet pyetja a mund të merret hekurudha e ndërtuar në vitin 1889? Sipas nesh përgjigjia është negative, sepse për hekurudhën Serbia me aleatët e saj do të zhvillonte një luftë joballkanike, por evropiane.

Paralelisht me hekurudhën shkon autostrada moderne dhe Korridori X si avantazhe të mëdha për Serbinë dhe transportin e saj në Evropën JL. Në anën tjetër, ideja e Serbisë për dalje në Detin Egje daton nga pjesa e dytë e shek. XIX përmes ndërtimit të kanalit Moravë – Vardar, për çka shprehën interesim disa kompani të njohura të kohës (dy franceze, një gjermane, një angleze dhe një amerikane). Për shkak të terrenit të komplikuar (për rrugën lundruese duhej të ngrihej një sistem i tërë kaskadash e kanalesh për t’i eliminuar dallimet hipsometrike prej 491,6 m), kostos së lartë financiare dhe ndërhyrjes së Rusisë për të qenë sa më shumë e pranishme në Ballkan, projekti dështoi.

Por në kokat e serbëve të Serbisë së atëhershme ishte e ngulitur thellë aspirata për dalje në det, sikundërqë dhe në Serbinë e sotme ende gjallojnë këto aspirata (për kanalin Moravë – Vardar vetëm para disa viteve insistonte dhe presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliq, disa ministra të Qeverisë së Serbisë, analistë etj.).

4. “Korrigjimi” apo “rirregullimi” i territorit midis Kosovës dhe Serbisë e kthen Kosovën në fund të viteve ’40-të, kur me Kushtetutën e R. P. të Serbisë të 17 janarit 1947 dhe në mbështetje të ligjeve për ndarjen administrative-territoriale të viteve 1947-1950, Serbia 7 fshatra të Karadakut të Preshevës ia barti rrethit të Preshevës (Stanec, Maxhere, Depcë, Peçenë, Ranatoc, Caravajkë dhe Sefer), që deri atëherë i takonin rrethit të Gjilanit. Po kështu veproi edhe me fshatrat Dobrosin e Konçul të cilat para se t’i bashkoheshin komunës së Bujanocit i kishin takuar Ranillugut në Kosovë, sikundër dhe dy fshatrat e Malësisë së Bujanocit, Zarbinca dhe Priboci.

Ka sa vite që Lutfi Haziri, sot kryetar i Komunës së Gjilanit dhe funksionar i lartë i LDK-së (më herët dhe funksionar i pushtetit Qendror të Kosovës), ripërsërit kërkesën që këto 11 fshatra t’i kthehen Kosovës dhe me këtë të kthehet kufiri në vijën e vitit 1956 (sic!), gjë që është e pasaktë, sepse në këtë vit nuk ka pasur asnjë lëkundje të kufijve të brendshëm të Kosovës, por vetëm në vitin 1959 dhe atë vetëm në veri të Kosovës, si dhe, siç theksuam, deri në vitin 1950 në lindje të saj!

Si zë më i fuqishëm për “rishikimin” ose “rirregullimin” e kufirit Kosovë – Luginë, Haziri ose nuk e ka të qartë konceptimin hapësinor të Luginës, si shumëkush tjetër, ose pas këtij insistimi të tij qëndron ndonjë interes tjetër (brenda garës ndërpartiake dhe brendapartiake, lufta për votat e shqiptarëve të Luginës, që kanë mbetur në komunën e Gjilanit nga konflikti i armatosur i vitit 2000).

E kemi dëgjuar sa e sa herë duke qenë aq konfuz sa shtrirjen e vendbanimeve të banuara nga shqiptarët andej hekurudhës e ngatërron me ato këndej hekurudhës.

5. Në fund të viteve ’50-të Serbia bëri hapin tjetër në drejtim të organizimit më të qëndrueshëm dhe efikas territorial dhe administrativ, por që kishte për qëllim krijimin e një entiteti më heterogjen etniko-demografik. Kështu më 26 nëntor 1959 Serbia ia “dhuroi” Kosovës 197 km2 të rrethit të Rashkës, me 45 vendbanime, që i shkuan qarkut të Zveçanit dhe në tërësi komunës së vogël, tashmë ekzistuese në Kosovë të Leposaviqit, me 26 fshatra më 3 prill 1952, me ç’rast u ndryshua pak përbërja nacionale e Kosovës.

Leposaviqi si vendbanim dhe komunë e vogël pra gjithnjë ka qenë në Kosovë dhe kurrë nuk ka pasur këmbim midis Preshevës dhe Leposaviqit, siç flasin të painformuarit. Presheva me rrethinë gjatë LNÇ-së ishte e lidhur me celulat partiake të Maqedonisë (Abdulla Krashnica nga Presheva ishte delegat i ASNOM-it, të mbajtur në Manastirin Prohor Pçinjski), ndërsa pas kësaj lufte, varësisht nga interesat politike dhe raporti i forcave midis Serbisë dhe Maqedonisë, Lugina mbeti nën Serbi dhe i takonte herë rrethit të Vranjës e herë të Leskovcit; një kohë kur u suprimua rrethi i Preshevës kompetencat i mori rrethi i Bujanocit.

6. Shtatë fshatrat e Karadakut të komunës së Preshevës kanë një territor prej gjithsej 31.2 km2, ndërsa katër fshatrat e Bujanocit kanë 53.8 km2. Një territor prej 85 km2 përveçqë nuk ka ndonjë rëndësi të posaçme për nga sipërfaqja, tanimë është buzë shpopullimit të plotë. Derisa sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2002, në shtatë vendbanimet e Karadakut, të cilat po lakohen në kuadër të një “shkëmbimi” të mundshëm kanë jetuar 656 banorë, tashmë numri i tyre sillet vetëm në disa dhjetëra. Në fshatin Sefer ka vetëm 2 shtëpi të banuara, në Stanec 5, në Peçenë asnjë, në Ranatoc 3, në Caravajkë 4, në Depcë 5 dhe në Maxhere 7.

Moszhvillimi ekonomik e infrastrukturor dhe rritja e presionit të hapur ushtarak në zonën kufitare me Kosovën, ku shtrihen këto vendbanime, i ka detyruar banorët të shpërngulen në drejtim të Kosovës dhe vendbanimeve fushore të Luginës. Kullosat dhe pyjet të cilat nuk dallohen për masë drusore, e cila do të rriste mundësitë e shfrytëzimit dhe përpunimit kanë bërë që popullsia të merret me blegtori ekstensive dhe prerjen e shitjen e drunjve si lëndë djegëse për ngrohje. “Erozioni” demografik në fund të viteve ’80-të dhe fillim të viteve ’90-të të shekullit të kaluar kishte marrë hov. Së bashku me izolimin komunikativ, mungesën e shërbimeve elementare dhe paisjen me infrastrukturë bazike, i detyroi familje të tëra të shpërnguleshin në Kosovë, Preshevë dhe gjetiu.

Edhe fshatrat kufitare të komunës së Bujanocit (Dobrosini e Konçuli) janë përballur me shpërnguljet në drejtim të Kosovës. Vija kufitare e Kosovës me Serbinë ngastrën e fshatit Dobrosin e pret në mes, ndërsa largësia e madhe me vendbanimet e tjera të komunës së Bujanocit dhe vetë qendrën urbane i kanë orientuar banorët e fshatit që nevojat e veta t’i plotësojnë në qytetin e Gjilanit. Këto 15 vjetët e fundit pjesa dërrmuese e banorëve të Dobrosinit janë ngulitur në Gjilan, ndërsa Zarbinca dhe Pribovci tashmë janë në prag të shuarjes së jetës.

7. Një skenar tjetër i “shkëmbimit” të territorit do të kishte si vijë ndarëse hekurudhën, që kap një sipërfaqe prej 398 km2 (pjesa shqiptare e Preshevës ka 207.6 km2, pjesa serbe 56.4 km2, ndërsa pjesa shqiptare e Bujanocit ka 227 km2 dhe pjesa serbe 234 km2). Sipas këtij skenari Kosovës do t’i bashkohej një brez i tërë i fshatrave, i cili shtrihet rrëzë shpateve lindore të Karadakut, nga fshati Miratoc e deri te fshati Lluçan, si dhe fshatrat e Malësisë së Bujanocit, duke përfshirë këtu edhe Tërrnocin e Turinë.

Nga përllogaritjet hartografike të sipërfaqes së Luginës në perëndim të hekurudhës, del që kësaj pjese i takojnë 398 km2 me 48 vendbanime. Duke pasur parasysh që brenda kësaj tërësie të përllogaritur futen edhe disa fshatra etnikisht të pastra serbe si Llapardinca, Rakoci, Sërpska Kuqa dhe Levosova, atëhere vija kufitare do të devijonte në drejtim të perëndimit për të përfshirë edhe këto fshatra në kuadër të “pjesës serbe”.

Edhe nga ky skenar pala shqiptare do të dilte humbëse meqë më se gjysma e territorit do të mbetej jashtë realitetit të ri politiko-territorial, madje edhe më keq, sepse jashtë do të mbetej edhe një brez i tërë i fshatrave që shtrihen rrëzë shpateve perëndimore të Rujanit: nga Somolica e deri në Strezoc (gjithsej 9 sosh), si dhe fshatrat e fushës së Moravicës (Bukuroca, Zhunica dhe Çukarka).

8. Tash e sa kohë Serbia po i hulumton të gjitha mundësitë e copëtimit të territorit të Luginës, qoftë përmes formimit të komunave të reja të vogla, qoftë përmes formave të tjera, që do ta shkatërronin tërësinë territoriale, si e vetmja formë e qëndrueshmërisë afatgjate të saj. Edhe nëse Kosova dhe Serbia nën trysni të faktorit ndërkombëtar pajtohen që një pjesë e Veriut të Kosovës, nën ombrellën e demarkimit ose të rishikimit të kufijve (kthimi i 197 km2 të vitit 1959) t’i bashkëngjitej Serbisë, nuk duhet të preket territori i Luginës. Shkatërrimi i tërësisë së saj vërtet është dhe fundi i saj. Në anën tjetër, Lugina ruhet si tërësi, vetëm nëse Kosova funksionon si shtet në tërë territorin e tij prej 10.905,25 km2.

E kujtojmë copëtimin e Sanxhakut pas Luftës II Botërore, që çoi në mosekzistimin e tij, ndonëse ishte njësi në vete partiake-politike gjatë LNÇ-së (Oblasni komitet KPJ za Sandxhak) dhe do të duhej të kishte një status të autonomisë territoriale-politike, nëse jo si të Kosovës (Oblast), atëherë së paku një autonomi kulturore! Sanxhaku kishte 8.600 km2 dhe u nda midis Serbisë (4.600 km2) dhe Malit të Zi (4.000 km2), ndërsa për BeH nuk mbeti as “kusuri”)! Ndonëse ajo që ofron Haziri mbetet për hamendësime të ndryshme, megjithatë Serbia dhe mund ta pranojë “ofertën” e tij, ngase sikur nuk jep “asgjë”, ndërsa merr “gjithçka”!

Por Haziri duhet të tregojë prerazi çka duhet Kosova të marrë nga Serbia, cilat vendbanime, sa sipërfaqe do të ketë atëherë Kosova dhe ku mbetet pastaj vija kufitare dhe çka duhet t’i jepet Serbisë, cilat vendbanime, sa sipërfaqe do të ketë Serbia dhe ku do të jetë kufiri. Opinionet politike për çështje të ndjeshme, pa argumente shkencore, janë joproduktive dhe të rrezikshme.

9. Serbia do të ishte gati ta jepte edhe qytetin e Preshevës ngase është i pazhvilluar dhe në të nuk ka më tepër se njëqind serbë, të shpërndarë në qytet dhe një koloni e vogël, e përqendruar në stacionin hekurudhor. Mirëpo, Presheva nuk është e tërë Lugina. Lugina është territor shumë më i madh me sipërfaqe dhe popullatë. Çfarëdo që të jetë madhësia popullative-territoriale e pjesës së mbetur, ajo në pikëpamje biologjike-demografike dhe të emigrimit intensiv do të “shuhet” për pak vite.

Vetëm si tërësi Lugina mund të qëndrojë, ashtu siç ka rezistuar Kosova si tërësi këto 100 vjetët e fundit, pavarësisht represionit pushtetar, shpërnguljeve të dhunshme dhe presionit ekonomik. Vetëm si popullatë e madhe kanë rezistuar shqiptarët e Maqedonisë këto 7-8 dekadat e fundit. Elementi shqiptar në vendbanimet e Prespës dhe rrethinat e Manastirit tashmë është stërholluar aq shumë, sa që për pak vite mund të mos ekzistojë! Edhe nëse shkëmbehet Lugina, duke përfshirë hekurudhën dhe autostradën, me Veriun e Kosovës, në dukje si përfitim maksimal i shqiptarëve, duhet të peshohet mirë, se edhe në këtë variant përsëri del fituese Serbia, sepse Veriu i Kosovës posedon pasuri të mëdha minerale dhe ujore dhe kjo duhet të jetë vija e kuqe.

Edhe sa i përket madhësisë territoriale, Kosova është humbëse nga se hapësira mbi Ibrin ka një sipërfaqe prej 1.002 km2, kurse Lugina me rripin shqiptar ka një sipërfaqe prej 434.6 km2. Edhe nëse do të merreshin hekurudha, autostrada dhe Korridori X, a do të mundë t’i menaxhonte Kosova këto sisteme të mëdha infrastrukturore në raport me interesat vitale që i ka Serbia me Maqedoninë dhe Greqinë dhe veçanërisht me lidhjen emocionale për hekurudhën?!

10. E arritura më e madhe këtë shekullin e fundit është çlirimi dhe pavarësia e Kosovës dhe ruajtja e integritetit territorial në kufijtë ekzistues, në madhësinë territoriale prej 10.905,25 km2, siç e konfirmoi Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës në janar-shkurt të vitit 2017. Çdo aventurë tjetër, p.sh. për “rirregulimin” e territorit, që po e mban të hapur si temë tash e sa kohë Lutfi Haziri e të tjerët, e ku përfiton më së shumti Serbia, është tragjedi e radhës edhe për Kosovën edhe për Luginën. Profiterët politikë dhe materialë të Luginës dhe të Kosovës po shtiren sikur po e bashkojnë Luginën me Kosovën, pa llogaritur se po i bëjnë dëm edhe njërës edhe tjetrës; kjo sjellje çon në disavantazh të drejtpërdrejtë të avancimit të statusit politiko-territorial të shqiptarëve të Luginës.

Të gjitha rikomponimet e brendshme territoriale të Kosovës (Plani i Ahtisarit si dokument ndërkombëtar i futur komplet në Kushtetutën e Kosovës) dhe proceset e tjera derivojnë nga takimet e Vjenës në vitet 2005-2007, ku nuk janë përmendur me asnjë fjalë Lugina dhe shqiptarët e atjeshëm, të paktën në kontekst të amortizimit të privilegjeve maksimaliste të serbëve të Kosovës.

Në ato takime ka marrë pjesë edhe Lutfi Haziri. As në takimet e Brukselit (2015) nuk është zënë në gojë Lugina e Preshevës dhe shqiptarët. Çka duan tash Hazirat andej e këndej kufirit?! Rivizatimi i hartave në Ballkan ka marrë fund, ndërsa përpjekja e hapjes së temës së ndryshimit të kufijve me çdo kusht në çfarëdo pjese të Ballkanit pa dyshim që çon në konflikte të përgjakshme, transferime të popullatës, spastrim etnik etj. Më së paku kjo sot u duhet shqiptarëve kudo që janë. E nesërmja është diçka tjetër.

VEPRIMTARIA NJERËZORE: VLERA DHE NORMAT



Shkruan: Marjan Sebaj SOPI

Përpjekjet e njeriut si vazhdimësi e qëllimit dhe realizimit të planit Hyjnor



Duke parë e duke qenë dëshmitarë i përparimit dhe zhvillimit të madh të njeriut në thuajse të gjitha fushat (lëmit) të kësaj bote materiale, atëherë doemos na duhet thënë se me këto të arritura ndryshojmë edhe përmbajtjen religjioze të menduarit mbi njeriun e sotëm. Sepse, shumë vlera dhe të mira kur njeriu do herësh apo dikur i prite nga “lartë” d. m. th nga “Qielli” (Zoti), këto pra, sot ai i realizon vet, me aktivitetet apo angazhimet e tij.


Shohim sot se njeriu me veprimtaritë dhe punën e tij gjithnjë e më tepër përhapë zotërimet e tij mbi natyrën. Dhe, kuptohet e gjitha kjo është në harmoni me dërgimin e tij: “Hyji i bekoi dhe u tha: “Shtohuni e shumohuni e mbusheni tokën dhe sundojeni atë! Bëhuni zotëruesit e peshqve të detit, të shpendëve të qiellit dhe të çdo gjallese që lëviz përmbi tokë”!

Hyji tha edhe: “Ja, çdo bimë që qet farë mbi tokë dhe të gjitha pemët që kanë në vetvete frytin e pemës që qet farë: le të jenë ushqimi juaj”! Të gjitha kafshëve mbi tokë, çdo shpendi të qiellit e çdo gjëje që lëviz mbi tokë, në të cilat është fryma e jetës, i jap për ushqim të gjitha barërat e gjelbra. Dhe u bë ashtu. Hyji shikoi gjithçka kishte bërë dhe, ja, ishin shumë të mira!” (Zan 1, 28 – 31)

Dhe pikërisht pra, frytet dhe pushtimet e kësaj pune siç cekëm nga njeriu, hulumtimet dhe të arriturat e tij, gjithnjë e më tepër po bëhen të mira të përbashkëta të familjes njerëzore. Mirëpo, mos të harrojmë se njëkohësisht kjo gjendje lindë edhe shumë pyetje e probleme. Pra, me këtë lindë pyetja e kuptimit dhe vlerave gjithëpërfshirëse të kësaj veprimtarie njerëzore si shembull; Cili është qëllimi i gjithë këtyre përpjekjeve? Pastaj; Pse i gjithë ky mund dhe përpjekje kur e dimë se nesër do vdesim, kurse për këtë jetë nuk kemi edhe nevoja aq të mëdha siç ndërmerren?! Ose; A mos vallë e kemi shndërrua këtë jetë në grumbullim të gjërave të cilat pa ndërpre i sjellim në shtëpi e banesa tona për të pasur mundësi që gjërat e vjetra ti hedhim në mbeturina?! Mirëpo, me gjitha këto lidhet edhe pyetja; Si të shërbehemi me gjërat dhe se cilin vend duhet marrë ato në jetën e njeriut?

Më në fund të gjitha këto fakte, , të gjitha këto dilema, të gjitha këto të arritura njerëzore me fuqinë dhe urtinë e vet njeriut, të gjitha këto pyetje disi në një mënyrë na bëhen edhe kurthe të besimit apo fesë së dobët në ne, apo edhe sjellin deri te indiferentizmi praktik. Disave bile e gjitha kjo iu shërben edhe si krah për të thënë se; ja se si feja dhe shkenca e kundërshtojnë dhe përjashtojnë njëra – tjetrën, që nuk është e vërtetë. Por, shikuar e thënë realisht këtu gjërat asgjë nuk ndryshojnë. Sepse, sot njeriu aq shumë ka nevojë për Zotin në jetën e tij, ndoshta si asnjëherë më parë deri tani, meqë në gjithë këtë d.m.th përpjekje, hulumtime, zbulime, të arritura etj. ai është më i humbur, më i hutuar se kurrë më parë, dhe e kërkon siç e ka kërkuar gjithnjë edhe më herët Zotin, sepse ai ka nevojë për vetën dhe jetën e tij, e jo për “gjërat” e tij. Nuk duhet harruar kurrë dhe duhet pasur para sysh, duhet ditur se njeriu ka nevojë për Zotin, e do At, jo për diç tjetër por pikërisht për të pasur mundësi ta realizoj njerëzinë e tij, të arrijë kuptimin e vet, të zgjidh tjetërsimin e vet.

Aktiviteti dhe veprat njerëzore e kremtojnë dhe i jep lavd e nderë Hyjit, e madhërojnë Atë, sepse është ide e vet Krijuesit!

Pikërisht këtu edhe dëshirojmë të cekim aspektet më të rëndësishme kur është në pyetje të menduarit apo reflektimi mbi vlerat e veprimtarisë njerëzore. Është më se e kuptuar se neve besimtarët (fjala është për besimtarë të krishterë) veprimtarinë njerëzore e shikojmë me sy të fesë. Dhe në te shohim përgjigjen e njeriut mbi dërgimin të cilin e ka pranuar nga vet Hyji për ta përpunuar apo më mirë thënë për ta proceduar transformimin e kësaj bote, që të shërbehet me krijesat për të pasur mundësi ta realizoj jetën dhe personalitetin e vet. Dhe njeriu duke vepruar pikërisht në këtë mënyrë nuk bënë asgjë më pak apo më tepër veçse realizon idenë e Krijuesit. Kështu që të gjitha ato orvatje apo përpjekje të mëdha me të cilat njeriu gjithmonë dëshiron të përmirësoj jetën e vet, të qoi përpara kushtet e ekzistencës së tij, e gjitha këto pra i përgjigjën pikërisht idesë të Krijuesit. Njeriu, i krijuar në vet imazhin e Hyjit, mori edhe shkëndijën e mendjes së Hyjit me anë të së cilës në këtë botë materiale edhe prezanton idetë, kombinon, e gjen gjëra të reja. Në këtë mënyrë pra, njeriu është i ftuar të zotëroj apo nënshtroj tokën për vete, të sundoj mbi te dhe mbi të gjitha krijesat e saj, gjersa vetën dhe gjithë veprimtarinë e tij t’i drejtoj ka Zoti, duke e pranuar atë për Krijues të vetin, duke lavdëruar emrin e Tij mbi tokë.

Prandaj, ajo që në idenë dhe planin e Krijuesit vlen për njeriun, atëherë kuptohet se ajo vlen edhe për veprimtarinë e tij (pra të njeriut)! Njeriu është i ftuar që veprimtarinë e vet gjithmonë të vështroj dhe vlerësoj në dritën e qëllimeve dhe planeve të Krijuesit. Sepse, ky është parakushti themelor që veprimtaria e tij të jetë e rregullt dhe e saktë. Dhe kjo nuk vlen vetëm për disa veprimtari të veçanta, për përpjekjet e jashtëzakonshme të njeriut, por se vlen për gjërat edhe më të thjeshta si punët të përditshme, për jetën dhe familjen, shkurtë për luftën dhe sigurimin e gjithçkaje që nevojitet për jetë. Kështu që, çdo punë e tillë njëkohësisht është edhe zhvillim i mëtutjeshëm dhe vazhdimësi e veprës Hyjnore. Mos të harrojmë se veprat e tilla njëkohësisht sjellin edhe të mira të cilat vihen e janë në shërbim të vëllait e motrës njeri dhe prezantojnë shërbimin ndaj bashkësisë shoqërore. Pikërisht, për këtë, çdo vepër njerëzore edhe duhet të jetë e hapur dhe në të mirë të gjithëve, sepse gjithë e dimë se shumica e të mirave njerëzore janë fryt i veprimtarisë së shumë njerëzve dhe për këtë të gjithë jemi të drejtuar ndaj njëri – tjetrit dhe të lidhur që edhe veprimtaritë tona t’i shikojmë po ashtu.

Prandaj, veprimtaria njerëzore ka karakter komunitar, dhe kjo për individin do të thotë gjithmonë shërbim edhe të tjetrit, në lidhje apo bashkim me tjetrin. Do të ishte gabim siç thonë e mendojnë disa, se të arriturat njerëzore pavarësisht se në cilën fushë, lëmi, janë në kundërshtim apo i kundërvihen në disa aspekte të caktuara fuqisë Hyjnore apo veprimtarisë së Hyjit, në zgjidhje të gjenialit njerëzor si në fushën medicinave, biologjike, ekonomike etj…, sikur kinse këto zvogëlojnë fuqinë dhe veprimin e Hyjit! Ky mendim apo qëndrim është i gabuar meqë njeriu nuk është i ftuar nga Hyji që zgjidhjet në ato aspekte të i pret siç themi duarkryq e në mënyrë pasive! Sepse, shembull dhurata e shërimit nga Hyjit nuk është asgjë më pak nëse ka ardhur përmes duarve të mjekut, nëse është frytë i hulumtimeve biokimike të laboratorëve që ka krijuar njeriu e ngjashëm. Pikërisht, për këtë arsye njeriu assesi nuk guxon që në mënyrë pasive të shikoj e të pres në ndërhyrje speciale të Hyjit aty ku është i ftuar që vet të zgjidhë gjendjen, por as që guxon të mendohet e të konsiderohet se zgjidhjet e tilla janë përzierje të paautorizuar e njeriut në fuqinë dhe veprimin Hyjnor. Gjithë ngadhënjimet e njeriut në këtë tokë sa i përket të arriturave, janë asgjë tjetër pos shenjë e Madhështisë Hyjnore.

Ato janë fryt i imagjinatës së Tij të paimagjinueshme, të lavdisë, dhe secili prej tyre madhëron Hyjin. Njeriu me aftësinë e mendjes së tij (e cila është shkëndije e mendjes së Hyjit!) zbulon këtë botë dhe legjitimitetin e saj. Pikërisht në këtë mënyrë edhe zgjeron mundësitë e kombinimeve të tij në këtë “lojë” me materien. Ta marrim si shembull, pra; Kush do të mendonte më parë se pikërisht silici apo siliciumi është aq i rëndësishëm për ardhmërinë teknologjike të njeriut? Kur e kemi parasysh dhe e mendojmë se kjo është rërë e rëndomtë, e thjesht! ( Silici apo Siliciumi u zbulua me 1824 nga kimisti suedez Bercelius. Përdoret për përfitimin e aliazheve të ndryshme, të cilat kanë zbatim në metalurgji.

Produkti me i rëndësishëm i tij është qelqi që shërben për prodhimin e materialeve te ndryshme siç janë fibrat optike që përdoren shumë në industri si dhe qelqet dhe thjerrat optike qe përdoren ne aparatet e ndryshme siç janë teleskopët dhe mikroskopët. Fakti që qelqi është material gjysmë përçues ka të bëjë me disa parregullsi në rrjetin e tij kristalor. Silici përfitohet me nxehjen e dioksidit të silicit në furra të larta elektrike në temperatura të larta, ku si mjet oksidues përdoret kok.). E sa e sa zbulime tjera në thuajse çdo fushë apo pore të jetës. Me këtë njeriu vetëm se e lavdëron dhe madhëron Hyjin sepse realizon synimet dhe planet e Tij. Kështu që në fund edhe mund të themi se gjithçka merr në duar njeriu, ai zbulon gjurmët e veprimtarisë Hyjnore, zbulon se këtu në këtë botë, para tij qysh më “paska qenë” dikush më parë, që dikush para tij qysh më paska pas vepruar në këtë botë.

Feja dhe Shkenca nuk janë në kundërshtim

Thuajse për çdo ditë shohim se njeriu gjithnjë e më tepër dhe më thellë depërton në këtë botë materiale dhe se dukët që nuk i shihet askund fundi i hulumtimeve dhe zbulimeve të tij. Dhe sikur pikëpyetja gjithnjë është apo bëhet ma e madhe dhe më prezent pikërisht atëherë kur njeriu gjithë e më tepër dhe më thellë po depërton në veprën e madhe Hyjnore që është Kozmosi, dhe kjo në këtë botën tonë materiale. Njeriu në gjurmët e Hyjit mrekullohet, habitët, humbët dhe nuk i mbetët gjë tjetër pos ta lavdëroi dhe madhëroi Hyjin, që përmes veprave të tij të mrekullueshme ta njoh dhe ti përkulët e ta falënderoi. Hyji dëshiron që njeriu të jetë bashkëpunëtorë në krijimin dhe përsosjen e botës. Kjo vlen edhe në të kundërtën; ai që njeh më tepër Hyjin dhe e lavdëron atë si Krijues, aq më tepër njeriu është i angazhuar në veprimtarinë njerëzore, i gëzohet zbulimeve dhe përparimit të shkencës, arritjeve të arsyes apo mendjes gjeniale të njeriut. Kështu që çdo pasivitet është edhe ngelje e njeriut në zbatimin e detyrave hyjnore të cilat i ka pranuar njeriu nga vet Hyji që si bashkë krijues me Hyjin, pra së bashku ta transformojnë këtë botë.

Nga kjo që thamë deri më tani është më se e qartë se feja dhe shkenca jo se vetëm nuk e përjashtojnë njëra tjetrën por përkundrazi ato e përplotësojnë njëra tjetrin: Feja drejton apo shpie njeriun kah hulumtimi i veprave të Krijuesit duke ia zbuluar imagjinatën dhe planet, kurse shkenca në njeriun thellon besimin e tij. Prandaj, porosia e vërtetë e krishterë nuk shpërqendron, nuk largon njerëzit apo nuk tërheq vëmendjen nga ndërtimi i botës, as që i nxitë e as nuk inkurajon pasivitetin apo neglizhimin për të mirën e njerëzve, por përkundrazi! – edhe më tepër i forcon dhe i bënë të vendosur që të merren edhe më tepër rreth të mirës së përbashkët.

Mirëpo, në krahasim me fuqinë e njerëzimit, me hulumtimet e tij, njeriut, gjithë më të mëdha e më të thella, kuptohet se me këtë rritët edhe vet përgjegjësia. Sepse, siç kam cekur më parë, në temat e mia me karakter të ngjashëm shoqërorë, njeriu nuk është qenie autonome, por njeriu është qenie me përgjegjësi! Mos të harrojmë se me këtë njeriu është përgjegjës për veprimtarinë e tij, për ndërhyrjen e tij ndaj natyrës. Njeriu i lënduar me mëkat, shpeshherë është në tundim të madh që hulumtimet dhe të arriturat e veta ti përvetësoj në mënyrë egoiste, apo t’i përdorë në dëm të tjetrit. Kështu që, është më se e qartë nga kjo, se në të dy rastet ai punon kundër qëllimit të Krijuesit, kështu që nuk vepron si bashkë krijues, por më tepër si shkatërrues i veprave krijuese të Hyjit.

Pikërisht, për këtë edhe flasim këtu d.m.th. mbi normat e veprimtarisë njerëzore. Gjithsesi se duhet të kemi kujdes dhe të dimë se të gjitha veprimtaritë njerëzore dalin nga vet njeriu dhe se duhet të janë të drejtuar ka e mira e tij. Me punën e vet, njeriu transformon botën, por në anën tjetër edhe ndërton vet vetën, mëson, zhvillon aftësitë e veta. Kështu që të gjitha këto gjëra duhet të jenë më tepër se grumbullimi i pasurisë së tepruar materiale pas së cilës janë dhënë shumë njerëz. Sepse, edhe fjala e urtë popullore na thotë, se; Njeriu më tepër vlen përmes asaj çka është se sa çka ka! Lidhje me këtë thënie është mirë ta kujtojmë me veprën e tij këtu edhe E. From-in; Të kesh (d.m.th. me pasur), apo të jesh, në të cilën vepër merret me dilemën e dy moduseve jetësore dhe tenton të përgjigjët në dilemën themelore, se a është njeriu njeri përmes asaj çka ka apo përmes asaj çka është. Këtu assesi nuk duhet harruar se njeriu përbëhet nga dy elemente e ato janë, njeriu është qenie shpirtërore dhe trupore, materiale.

Prandaj, edhe pse e dimë se gjërat materiale na nevojitën për të jetuar, për të pasur një jetë komode, mirëpo nuk guxon e gjithë mendja jonë e gjithë zemra jonë i gjithë angazhimi ynë të jetë i përqendruar vetëm rreth gjërave materiale, duke harruar atë elementin tjetër që të bënë të lumtur pate apo nuk pate, i pasur apo i varfër, pra mos të harrojmë edhe shpirtin i cili të lumturon si qenie në tërësi, nëse e gjen kuptimin e jetë, nëse e gjen vetveten pranë gjithë baticave e zbaticave, pranë gëzimit e vuajtjes…e gjen Hyjin lumturi në krijesat e tij që na rrethojnë, e gjejmë dhe e shohim vetën tonë në vëllanë e motrën njeri, në natyrë…në gjithçka krijoi Hyji për të na bërë neve hulumtues jo egoist por të lumtur në këtë jetë e duke mos harruar gëzimin e amshuar, bashkimin me Atin Hyjnor në jetën e pasosur.

Kështu që kur ti analizojmë të gjithat, e gjithë jetën tonë, përvojat tona atëherë rezultati del se; më e madhe është të jesh se sa të kesh! Pse? Sepse, më e madhe, më e vlefshme se sa zhvillimi teknik është ajo që bëjnë njerëzit për tu arritur drejtësia, për tu përhapur vëllazëria, rregullimi më njerëzor shoqëroro – politik. Zhvillimi e përparimi teknologjik mund ti jap njeriut bazën materiale, mirëpo me vetëm këtë njeriu është i paaftë që të realizon vetveten e tij si njeri. Kështu që norma më e lartë, supreme, e çdo veprimtarie njerëzore është e gjitha ajo që është në harmoni, në përputhje me të vërtetën, me të mirën, dhe me realizimin e vërtet, real, të njeriut sepse gjitha të mirat materiale kanë për qëllim t’ia mundësojnë njeriut, pavarësisht si individ apo bashkësi, të arrijnë qëllimin përfundimtar e që është në Zotin.

Migjeni, rrënuesi i qiellit



Dionis Xhafa

Migjeni është i rrallë për nga shkrimtarët shqiptarë. Ai nuk të krijon idenë e një personaliteti të fuqishëm politikisht apo të jetë i veshur me pushtet, por përkundrazi, gjithnjë në krah të njerëzve më në nevojë të një shoqërie, që gjithnjë e më tepër shkon për nga interesi, konsumi dhe materializmi. Migjeni ishte rrënuesi i qiellit të përditshëm, ose më saktë i asaj çka në përditshmëri iu thuhet njerëzve se është qiell. Ai e rrënoi në themel realitetin e parë me sy nga jashtë dhe pa përtej asaj që njerëzit vëzhgojnë. Migjeni, madje nuk ka shkruar as me emrin e tij të vërtetë, atë që ia kishin ngjitur të tjerët apo që e kishte trashëgimi, ndoshta për shkak se ai refuzonte të identifikonte vetveten me familjarët, me fisin, me të afërmit dhe të njohurit, por se ishte vetëvendosës në personalitet, kishte bindjet dhe idetë e tij origjinale e të pandikuara prej kërrkujt.



Atij nuk është se i interesonte, sa duket, as fama, për të mos jetuar nën hijen e projektorëve të mëdhenj, por nën skutat më të thella të shoqërisë. Fama sa duket nuk i ka interesuar, për shkak se sipas asaj që kanë thënë bashkëkohësit, Migjeni nuk ka qenë kaq i njohur në qytetin verior apo më gjerë në të gjallë, sa mori famë në të vdekur. Ndoshta, kur ishte gjallë Migjeni, ka pasur njerëz të tjerë që kanë shkruar plot, por pa ndonjë vlerë, ndërsa poeti i njohur tanimë nga të gjithë, në të gjallë shkroi i vetmuar, në një copë letër dhe pa ndonjë bujë të madhe, pasi ajo që shkroi ndoshta s’ka pasur ndonjë vlerë të madhe për bashkëkohësit ose më mirë ata nuk e kanë kuptuar, por se ishte vepra e madhe e një njeriu, fjalët e të cilit janë realitet sot e me siguri do të jenë të tilla edhe në të ardhmen. Njerëzit, që duan të jetojnë me rrejshmëri në jetë, e shohin qiellin blu dhe pa re dhe se jetojnë me këtë gënjeshtër, ndërkaq që Migjeni e pa këtë qiell, ashtu siç ishte, me re të zeza e me trishtimet e veta, sepse fundja edhe zjarri që ndezim në oxhak, vërtetë ngroh njerëzit që ndodhen në shtëpi, por se nxjerr tym nga ana tjetër.

E pra, Migjeni ishte realitet, ishte poeti i madh i kohës së vjetër dhe të mjerimit. Ndoshta, si pa dashur, sot më 2017, pikërisht Migjeni e kishte parashikuar se njerëzit do të prireshin gjithnjë e pas interesave në jetë dhe se do të shënohej dikur edhe kulmi i kapitalizmit të skajshëm njerëzor, siç ka qenë në një tjetër trajtë në të shkuarën. Migjeni e dinte se njerëzit duan vetëm paranë dhe se pikërisht te paraja shohin pushtetin, qiellin blu që kaq shumë e duan dhe që nuk e duan me re e me tym. E se parashikimi i tij nuk ka si të mos na ngecë sot në fyt. Sepse Migjeni ka pasur dhe ka të drejtë. Njerëzit janë të prirur për të parë për nga materializmi, ata mbajnë lart flamurin e materializmit, për të lënë mënjanë flamujt e sakrificës dhe të jetës që nuk e duan. E, kështu me këtë flamur të interesit që po mbajnë njerëzit, e çojnë jetën në shkatërrim, në rrënim, në kthim të njeriut në ingranazh të parasë e të kartës së kreditit.

Migjeni e rrënoi këtë qiell të bardhë dhe na dëftoi se ky qiell ka dhe re, edhe tym. Ai ishte poeti idealist që lindi nga hiçi, jetoi mes hiçit, nuk i takoi askujt sa ishte gjallë dhe shkoi pa u ndjerë shumë. Me siguri që Migjeni hyn te ajo kategori e njerëzve që nuk e duan as lavdinë, as triumfin mbi të keqen e tjetrit. Idealizmi i tij ishte aq kulminant, sa t’ia merrte jetën që në moshën 27-vjeçare, në lulen e rinisë. Migjeni nuk i do bustet, nuk do donte me siguri që emri i tij të vërtitej shpesh në gojët e njerëzve, por këta të fundit të mbanin parimet e tij, që duken tepër të vështira. Kjo, sepse njerëzit janë ashtu egoistë disa, pabesisht veprojnë disa të tjerë, e idealizmi është e fundit gjë që mund të imagjinohet prej njerëzve tokësore. Idealizmi në shumë persona ka vdekur, është groposur dhe lënë mënjanë. E, Migjeni e rrënoi atë qiell në mënyrën e vet, për tu munduar të rrënojë një realitet të ashpër prej kafshërisë njerëzore, por se nuk ia arriti, ama e kujtoi revolucionin, flamurin e fitores së idealizmit mbi interesin, ishte për një rini që lëvizte dhe kishte kurajo, për një jetë që ndriçon dhe fluturon, por se për të gjitha këto idealizime, ai ra vetë, për t’i marrë me vete.

Fatkeqësisht, njerëzit për nga qielli do të shohin, për shkak se nëntokën nuk e do askush, për ta varrosur edhe vetë Migjenin, me lugë, me lopata, me çfarë të munden. Njerëzit kanë bërë të mundur që qielli të lartësohet gjithnjë e më shumë, edhe pse nëntoka është e kalbur. Njerëzit luftojnë në përditshmëri për të qenë me qiellin, me të rrejshmin pushtet dhe jo me errësirën dhe nëntokën, madje i përbuzin ata që mbeten atje në fund, në minierë, në nëntokën e braktisur. Migjeni nuk donte një qytet apo një shtet. Ai nuk donte as bust, as lartësinë e yjeve. Ai donte njerëzit, që të shumtë e kanë varrosur. Ai iku, i qetë, i patrazuar, me parimet e tij, të bëra sot fli e hi.

Zbulohen letrat – E dashura e Migjenit: Do vras veten, jam e dëshpëruar




Askush nuk di të thotë se si do të mund të transformohej Migjeni, nëse do të kishte jetuar gjatë dhe të përjetonte realizmin socialist.

Ai vdiq në 26 gusht të vitit 1938, në moshën 27- vjeçare dhe për aq sa la pas, ai është konsideruar si një “uragan i ndërprerë”.


Dhimbja që shkaktoi vdekja e tij te njerëzit e dashur ishte e jashtëzakonshme. Këtë e dëshmojnë letrat që e dashura e tij, Bojka Nikolla, i dërgon motrës së Migjenit, njëkohësisht mikeshë e saj, menjëherë pas lajmit të keq. Në zgrip të dëshpërimit ajo mendonte t’i jepte fund jetës.

Letrat që ajo i dërgonte Ollgës janë përfshirë në librin e studiuesit Nasho Jorgaqi, “Migjeni në kujtimet e bashkëkohësve”.

Letrat e shkruara me dorë, të një epoke tjetër, edhe në mos qofshin të bukura për t’u lexuar, janë gjithmonë interesante. Mes radhësh lexon e, pjesërisht kupton, vitet nëpër të cilat kanë jetuar ata që i kanë shkruar.

Për shembull, në këto letra të gjata që mikesha e Migjenit, pas vdekjes së tij, i shkruan motrës së shkrimtarit, nuk ngjajnë me asgjë, as me më të ndjeshmin e romantikun e kohëve të mëpasshme (do ishte e tepërt të thoshim të sotshme).

Bojka Nikolla, më shumë sesa për të zbrazur dhimbjen e saj, duke i shkruar Ollgës, përpiqet t’i lehtësojë dhimbjen, t’i gjendet afër, qoftë edhe me fjalë ngushëlluese.

Ato nuk i lidhte vetëm Milloshi; të dyja, qysh më herët kanë qenë mikesha, ndërsa tani, kur shkruhet letra, i bashkon një dhimbje e madhe.

Dallohet një kujdes gati i tepruar i Bojkës, përmes fjalëve dashamirëse, për ta bërë Ollgën të ndihet më mirë. Ajo nuk merr përgjigje; mjaftohet me faktin që mund të jetë ngushëlluese. Nëpër radhë, përveç gjendjes së saj pas humbjes së të dashurit, do të njiheni edhe me dashurinë e tyre, ç’marrëdhënie kishin.

Nga ana tjetër, bisedat tregojnë gjithashtu për komunikimin e Migjenit me të motrat.

Këto letra janë pjesë e librit “Migjeni në kujtimet e bashkëkohësve” të studiuesit dhe shkrimtarit Nasho Jorgaqi, i cili skalit portretin e një prej poetëve më të mëdhenj shqiptarë, një prej themeluesve të prozës moderne shqipe, përmes kujtimeve të miqve të tij bashkëkohës.

Ndërsa vetë Jorgaqi rrëmon në bibliotekën e Migjenit, nëpër librat e tij, për të kuptuar më shumë nga ajo dritë që ndriçonte shpirtin e gjeniut, që u fik, në moshën 27-vjeçare.
E ndër të tjera, edhe letrat e Bojkas që i dërgon të motrës së Milloshit, ku i zbraz dhimbjen dhe ato momente dëshpërimi, gjatë të cilave mendonte t’i jepte fund jetës…

Motra e Migjenit, Ollga, djathtas

Letrat janë dërguar vetëm pak ditë pas vdekjes së Migjenit, i cili u nda nga jeta në 26 gusht 1936. Lexojini vetë, për të jetuar disa minuta në një epokë dashurie të vërtetë.

PJESË NGA LIBRI 
“MIGJENI NË KUJTIMET E BASHKËKOHËSVE”


TË NASHO JORGAQIT

“Ollga ime e dashur,

Sillem nëpër shtëpi dhe qaj. Qaj si rrallë kur. Qaj dhe të dëgjoj edhe ty si qan. A të shkon nëpër mend se edhe unë, në të njëjtën kohë, qaj me ty dhe Mirkon e dashur?

Do të donja të më dëgjoje se si dhe unë dënes me zë me ty. Oh, sa fatkeqe që jemi! Si nuk mund të vi tek ti të të përqafoj e dashura ime Ollga fatkeqe!

Ndoshta je krejtësisht vetëm atje?! E ndiej dhëmbjen tënde thellë, sepse është në të njëjtën kohë edhe dhëmbja ime.

Unë e kam dashur dhe respektuar. Unë nuk mund të ngushëllohem derisa mos të të shoh. A thua unë do të mund të të jap pak ngushëllim? Gjatë kësaj kohe jam në shtëpi, kam pasur momente që të vendosja për vetëvrasje.

Një dëshpërim i papërshkruar, nerva të tendosura më kishin mbërthyer. Më dukej në disa momente se po shkoja drejt çmendurisë. Një shqetësim kishte pllakosur shpirtin tim.

Dhe vetëm një gjë mendoja, një gjë të vetme dëshiroja, një gjë të vetme shpresoja dhe një gjëje të vetme i gëzohesha: ardhjes tënde. Por kur dëgjova se vetëm nga fundi i tetorit do vije, më lëshoji edhe ajo shpresë e vetme, kjo dëshirë e vetme, i vetmi gëzim që prisja.

Më dukej kjo tepër larg. Kur u lirova nga prangat e provimeve u ula që të shkruaj që këtej, por ndër ato ditë ndjeva dallgë të mëdha jetësore, që më hodhën dhe më coptuan pamëshirshëm në të gjitha anët. Ditët u bënë për mua gjithnjë e më të hidhura, shqetësimet në shtëpi gjithnjë e më të shpeshta, ndërsa varfëria bënte që të mos mendoja në asgjë tjetër.
Qenë atëherë këto momente, por vetëm momente, kur çdo gjë dukej e mundur. Por koha tashmë kishte kaluar dhe të gjithë, tek të cilët u interesova për adresën tënde, më thanë se sigurisht ti do ta kishe lënë qytetin.

Letra e Bojka Nikolla për motrën e Migjenit, Ollga

Atëherë u shqetësova duke i numëruar ditët që duhet të kalonin derisa të të shihja më në fund. Plot një javë para se të merrja këtë lajm të zi, e kam parë në ëndërr pikërisht Mirkon tonë.

As që më shkonte nëpër mend se ishte aq keq, sepse për sa kam qenë e informuar si edhe pse ishte në sanatorium, kam kujtuar se ishte atje më shumë për studime, siç më pat thënë edhe vetë ai. Kur u zgjova nga ëndrra mendova se ç’është kjo që duhet të di – me siguri Mirko ende mendon për mua, thashë me vete, edhe përsëri mendova të të shkruaj, por në kokën time kishte ende shpresë dhe përsëri u ndala. Ndërsa dje mora vesh për këtë të vërtetë të tmerrshme, e cila më ka shkatërruar fare.

Unë do të kisha shumë për të treguar nga jeta e të dashurit tonë, Mirkos, dhe të të them ty se edhe ai në jetë ka qenë i lumtur. Kjo për mua është ngushëllim, e mendoj se ashtu do të jetë edhe për ty, prandaj do të them vetëm diçka për këtë.

Ndoshta edhe ti vetë e ke vërejtur se ai më ka dashur, edhe pse unë këtë e kam fshehur prej teje sipas dëshirës së tij.

Kur e kam pyetur se duhet të të them ty, sepse unë me ty gjithnjë kam thënë gjithçka, ai m’u përgjigj:

“Më mirë mos, motrat ndoshta e shohin edhe vetë, por unë nuk dëshiroj që ato, qoftë edhe për një çast, të mendojnë se unë dashurinë time ia fal edhe ndokujt tjetër përveç tyre”.

Pas kësaj unë i thashë se dashuria e tij ndaj jush do të mbetet kurdoherë e paprekur dhe dashuria ndërmjet nesh është një lloj tjetër dashurie, entuziazëm, që nuk e gjen në jetë shpesh dhe se ju, motrat e tija, do të gëzoheshit për këtë. Dhe mbeti ashtu siç deshi ai. Unë kundrejt tij kam qenë, mund të them lirshëm, shumë e përkujdesur.

Nuk është se jam shtirur, por ashtu e kam ndjerë veten, ka qenë kjo krejtësisht në mënyrë të sinqertë dhe ai e meritonte. Kur ma shfaqi dashurinë për të parën herë me anë të një letre, unë i jam përgjigjur se edhe tek unë ka lindur e njëjta ndjenjë dhe se edhe unë e dashuroj dhe e respektoj.

Më vonë qe i lumtur. Këtë e keni vërejtur, kur unë fillova t’ju vizitoj aq shpesh. E kemi kaluar kohën me biseda e këngë.

Ja disa nga fjalitë e tija nga letra e parë, që janë gdhendur në kujtesën time:

“Ti je kundrejtmeje aq e ëmbël, më e ëmbël sesa ëngjëlli që nuk ekziston… Kam dashuruar e kam puthur, por vetëm te ty kam gjetur qenien e vërtetë shoqërore”.

Dhe më në fund përfundonte kështu: “Sidoqë të shkojnë punët, ne mbetemi miq, si thua Bojka? Se unë jam mësue me dështime, që jeta m’i ka kurdisur në çdo hap, moj Bolko (dhimbja) ime”. Në rastin më të parë unë iu luta të ma shpjegonte pse më ka quajtur Bolko. Më tha se unë për të mund të isha dhembje, po mos ta dashuroja.

Unë i thashë se një gjë e tillë nuk mund e nuk do të jem në asnjë mënyrë sepse e dashuroj dhe që kjo mos ta shqetësoj fare – dhe në fakt e kam dashur.

Ndoshta do të pyesësh pse nuk kemi shkëmbyer letra më vonë, kur unë erdha në Tiranë.

Kjo përsëri ka qenë dëshira e tij, sepse kishte frikë që të mos më dëmtonte. Ty të kujtohet se unë për këto gjëra kam qenë e pafuqishme dhe se në kundërshtim me çdo gja, madje edhe këtë që më kishte ndaluar, e kam kërkuar shoqërinë tuaj, se ajo ka qenë për mua më e këndshmja dhe më e sinqerta.

Kur po përgatiteshim për në varkë për herën e dytë dhe që unë nuk mendoja të shkoja edhe ai vetë kishte hequr dorë, duke e justifikuar se nuk e ndiente veten mirë.

Kur erdha në atë mëngjes te ju, e pyeta Çvetkën: “Ku është Mirko?”, më tha se është në dhomë. Unë hyra pa u ndjerë tek ai. Rrinte te tryeza dhe shkruante. Kur më pa i shkëlqeu fytyra nga buzëqeshja. Unë i përkëdhela flokët dhe e pyeta çfarë do të shkruante dhe ai m’u përgjigj: “Për ty e dashur, lexoje!” Të bekoj, o shi… që u bëre shkas të qëndroj te shtëpia, të jem sa më afër Bojkës sime të dashur dhe të mos shkoj në Vrakë. Jam i lumtur dhe i stërlumtur…”. Unë fillova të qeshja dhe ai më ndërpreu, që të lexoja më tutje dhe më tha me gëzim: “Kur je ti këtu, atëherë edhe unë jam shëndoshë-të shkojmë së bashku!”.

Dhe kjo ditë qe për të plot gëzim, këtë ma tha më vonë dhe mua më kujtohet, sepse kam qenë kundrejt tij e përkujdesur edhe pse dëgjoja andej këndej qortime nga injorantët, të cilët të gjitha këto i shikonin me sy tjetër.

Por, megjithëkëtë, e qortoj veten që në kohët e fundit nuk i shkrova ndonjëherë. Por ku ta dinja unë, fatkeqja, se ai do të na linte shpejt? Unë gjithnjë kam shpresuar se do të përjetonim një çast të lumtur kur ti do të diplomoheshe, se do vije këtu së bashku me mua dhe e mendoja atë ditë si diçka madhështore.

Ky ka qenë gëzimi im i parë për të cilin kam shpresuar. Fatkeqësisht ky gëzim qe vetëm iluzion. Kjo vdekje është fatkeqësi e madhe, Ollga ime e dashur. Nuk e ndjen vetëm ti humbjen, por edhe ne që e njohëm dhe e tërë shoqëria, sepse ai ka qenë me të vërtetë një qenie shoqërore, një personalitet që do t’i kishte sjellë shumë dobi shoqërisë.

Por jeta, ajo që do, që ndjen dhe kupton, është e shkurtër. Të lutem e dashura ime Ollga, bëhu trime sa të jetë e mundur më shumë.

E kemi për detyrë t’i bëjmë ballë çdo fatkeqësie që na ndodh në jetë. Unë e ndjej edhe dhembjen tënde, edhe vetminë tënde dhe sigurisht që dëshiron të shihesh me motrat dhe me to të vajtosh, por e di që edhe këtu ke një pengesë – detyrën që ke marrë përsipër. Kemi për detyrë që të jetojmë dhe punojmë për të tjerët, si ti ashtu edhe unë.

E di që s’je e qetë, e kuptoj plotësisht gjendjen tënde të rëndë e kritike dhe e ndjej të vërtetën e tij edhe unë, e dashur Ollga, e di që s’mund të mendosh e jo më të mësosh, e di që je fatkeqe për shkak të humbjes shumë të madhe e të pazëvendësueshme, por të lutem mendo për ata, që pas tij i do më shumë dhe le të jenë për ty ngushëllimi dhe kuptimi i jetës.

Sepse është e lehtë t’u japim fund jetëve tona, unë do ta bëja e para këtë gjë, sepse për mua e tërë jeta është një mizerje, kudo pengesa e fatkeqësi, por duhet ecur përpara për të mirën e të tjerëve.

“Dashuria njerëzore” – ishte parimi i Mirkos sonë të dashur, ti këtë e di dhe do ta mësojnë të gjithë, sepse kështu njoftojnë edhe gazetat, dhe ai do të rrojë gjithmonë në ndjenjat e kujtesën tonë dhe në veprat e tija.

Të përqafoj me dhembje në shpirt, Ollga ime e dashur, dhe të lutem t’i dëgjosh lutjet e mia, të bëhesh trime, trime e vërtetë, që të përballosh me kurajo fatkeqësinë.

E jotja Bojka

Pres të më dërgojnë adresën tënde dhe prit këtë letër të dhimbshme.

* * *

Çdo ditë që kalon, dhimbja ime për Mirkon bëhet më e madhe. Diçka më shtrëngon në gjoks kur mendoj për atë, për ty dhe motrat e tua, më zgjohen kujtimet e kohës kur ishim së bashku. Kam menduar se do të ripërtërihen…

Më beso, që të them, se deri tani asnjë nuk kam qarë si atë. Vdekja e askujt nuk më ka paralizuar kaq shumë forcat dhe gjallërinë si ajo e tija; asnjëherë nuk kam qenë më e humbur në vetvete sesa tani dhe pareshtur mendoj për ty, o e dashura ime Ollga, për motrat e tua, për Çvetkën, që ka sakrifikuar aq shumë, por më tepër mendoj për ty, sepse ti tani je në gjendje më të vështirë. Jam me ty edhe pse ti nuk më shikon.

E jotja Bojka

* * *

Në qoftë se gjen mundësinë, më shkruaj e dashur Ollga në adresën: B. Nikolla/ rruga “Miss Edith Durham” 17/ 9.IX.1938

P.S Sot mora adresën tënde dhe nxitoj të të dërgoj këtë letër. Pareshtur mendoj për ty Ollga ime e dashur. E ndjej dhembjen tënde po aq sa ti dhe gjithnjë mendoj si ndjehesh dhe çfarë bën tani. Bëhu trime, të lutet Bojka jote, më beso se të dua me gjithë thellësinë e shpirtit, Ollga ime. Të përqafoj me dhembje në shpirt.

E jotja Bojka
—————-
ANI JAUPAJ

REFLEKSIONE PËR ROMANIN “MISTERET E PARISIT TË VOGËL”

Prof. Dr. Resmi Osmani

I botuar në fund të vitit të shkuar, romani “Misteret e Parisit te Vogël”, shkruar nga romancieri produktiv Kristaq Turtulli, nga mënyra si u prit prej lexuesi dhe kritikës letrare, mund të themi se u kthye në një ngjarje letrare për fundvitin 2017 dhe në vijim. Per romanin në fjalë është shkruar e folur shumë. Studjuesit dhe krijuesit, sipas këndvështrimit të tyre kanë evidentuar dhe nxjerrë në reliev, vlerat esenciale të qënësishme të romanit, aq sa mund të thuash se kjo temë tashti u bë pothuajse e shterrueshme. Por nuk është kështu. Pas leximit të romanit, që autori pati mirësinë të ma postonte, do të mundohem të trajtoj disa aspekte që utorë të shkrimeve të tjera i kanë prekur përkitazi ose aspak.

Romani në fjalë, është një sagë e mirfilltë, saga e familjes Gozhdaxhi në tre breza, e përpjekjeve të saj që nëpërmjet punës, përkushtimit qytetar, dashurisë për qytetin vendin dhe kombin, nëpër dallgët e jetës, luftrave dhe prapësive mbart dhe paraqet atë çka është më e mira e vlerave njerëzore, për mbrothësinë, të mirën dhe përparimin. Në roman,në vorbullën e ngjarjeve ku përfshihen personazhet dhe vetë qyteti, në shumësinë e antitezave ndërthuren dhe ndeshen e mira me të keqen, makutëria me bujarinë, përparimi me obskurantizmin, mirënjohja me ligësinë, virtyti me ligësinë dhe poshtërsinë, atdhedashuria me tradhëtinë,bujaria dhe fisnikëria me meskinitetin, vlerat humane me veset. Kjo shumësi vlerash dhe antivlerash përbëjnë forcën lëvizëse të romanit në kohë dhe hapësirë, që arrijnë disa kulminacione të dhëna me art, nga ku lexuesi hedh vështrimin në një hapësirë të së shkuarës. Këto përbëjnë edhe misteret e “Parisit te Vogël”, të cilat i përcillen lexuesit me art, dhe sidomos atij të brezit të ri, për t’i ditur dhe njohur, jo vetëm Korçën e bukur të ditëve tona, por edhe atë pjesë të së shkuarës historike, por për të nxjerrë mësime edhe për të tashmen, sepse e keqja mbetet e keqe dhe e mira e mirë.


Romani është një hymn, një përmendore që i ngrihet gruas shqiptare. Jo vetëm që dashurojnë dhe i gëzohen jetës, si nëna që dhurojnë jetën, por si një figurë qëndrore, pjestare në ngjarje, të dashura, të mençura, trime e kapedane, atdhetare që marrin në sy rrezikun, pa u zbrapsur nga e keqja, që krah burrave të tyre, si luftëtare të vërteta, bëjnë më të mirën e mundshme : për familjen, qytetin dhe Shqipërinë. Figurat e Zonjës Mëmë-Dhoksana, të së moshuarës Afroviti, nani Viti dhe veçanërisht Stelës, që rrëfen ngjarjet. Autori i ka tipizuar dhe gdhendur me të veçantat e tyre, urtësinë, mençurinë, dhimsurinë, vuajtjet shpirtërore, psikologjinë dhe filozofinë për të gjykuar ngjarjet dhe njerëzit, në vorbullat e fatit në të mirë e në të keq. Ato kanë besim te besimi dhe shpresë te shpresa, e duan gjithë botën dhe pavarësisht nga pësimet, nuk njohin urrejtje!

Në orgamizimin dhe shtjellimin e lëndës në këtë roman vërejmë risi në përdorimin e diferencuar të metodës letrare. Sipas kërkesave të romanit modern, autori shkëputet nga stereotipizmi i ngurtë dhe shabllonet shkrimore. Në krerët e romanit gjejmë paraqitjen realiste e të vërtetë, ashtu siç ndodh në jetë, faqe të tëra romantike dhe një lirikë fine, me tabllotë e dashurisë dhe udhëtimin e muajit të mjaltit të Stelës dhe Andreas, skena sureale me ngjarjet e Kristinës dhe mistike me plakën Afroviti që bisedon dhe lexon yjet. Elemente të ekzistencializmit gjenden në katandisjen e Stelës dhe familjes së saj në kasollen e Kullës së Hirit, etj. Gjithë kjo tablo shkrimore me ngjyresa të ndryshme, në varësi nga ngjarjet dhe personazhet, përbën një mozaik të magjishëm, ku lexuesi emocionohet dhe shijon artin e bukur të fjalës së shkruar.

Tjetër veçori që dua të evidentoj është përdorimi i simbolikës.Fustani i bardhë i nusërisë, si simbol i pastërtisë morale dhe lumturisë vajzërore, i kuptimit të ndryshimit jetësor nga vajzëria në bashkshortësi, e bardha dhe e zeza,si simbole të së mirës dhe së keqes, gjarpri simbol së keqes dhe pabesisë, nusedjali që përshkon si një fill shprese dhe zhgënjimi tërë romanin, luzma makute e karkalecave si simbol i forcave të errëta të pushtetit komunist që u trrën në zbatim të parimit Leninist ”Luftë pallateve, paqe kasolleve”, duke rrëmbyer çdo gjë, duke burgosur e quajtur armik, duke i ngarkuar me fajësi të paqëna këdo që me punë të ndershme kishte krijuar pasuri. Nëpërmjet këtyre simboleve, autori i le vend edhe nëntekstit, që lexuesi të nxjerrë përfundimet e veta.

Në roman, ka paragrafë dhe faqe të tëra, të shkruara si sentenca filozofike e psikologjike me qëndrimin e autorit për fatet dhe veprimet e personazheve, dukuritë sociale dhe zhvillimet tërësore, një diskurs filozofiko -politik për revolucionin dhe revolucionarët, për lumturinë dhe mjerimet e jetës, për lidhjet shkak pasojë etj. të cilat ngrenë nivelin intelektual dhe paraqitjen e tablove jetësore në zhvillimet konkrete ku përfshihen personazhet. Perifrazimi në krye të çdo kreu, të një sentence që është kuintesenca e asaj që vijon, e ndihmon lexuesin të orientohet për atë që do të lexojë në vijim. Sido që në roman trajtohet fati i një familjeje dhe një qyteti, romani ka karakter përgjithesues, sidomos për pësimet dhe persekutimin e familjeve të mëdha, fisnikësrisë dhe borgjezisë mbarë shqiptare.

Mbyllja e romanit është e gjetur mirë. Stela, dhe familja e saj e mbetur në mjerim. Vazhdimin me ato që ndodhën në Shqipërine viteve
pasardhës, deri në përnbysjen e komunizmit lexuesi e di.Fundi i romanit është fillimi i kalvarit.
Romani është një sukses i autorit Kristaq Turtulli, që tashmë po evidentohet si një nga romancierët me produktivë të këtyre viteve.S’na mbetet veç se ta urojmë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...