Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/02/24

Shkëmbimi i territoreve: Tensione para bisedimeve Kosovë-Serbi

Rezultate imazhesh për Adelheid Woelfl
Adelheid Woelfl (Der Standard)



Tensioni ndihet në të gjithë vendin. Presioni mbi Kosovën për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë, që përfshin ndryshimet kufitare, po rritet. Administrata e SHBA-së e presidentit Donald Trump, e ka bërë objektivin e saj në Ballkan. Marrëveshja duhet të jetë gati në qershor. Negociatat do të fillojnë në mars. Lobisti pas këtyre negociatave është Corey Lewandowski, një ish-strateg i fushatës zgjedhore të Trumpit.


Deri më tani, vetëm kryeministri kosovar Ramush Haradinaj e ka penguar fillimin e negociatave, sepse prezantoi disa tarifa të larta për mallrat e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Serbia kërkon që tarifat të dalin nga tryeza dhe më pas të nisin negociatat. Megjithatë, Haradinaj dëshiron të parandalojë ndryshimet kufitare – të planifikuara sipas një shkëmbimi territorial me kritere etnike – dhe për këtë arsye mbetet i palëkundur deri më tani. Për këtë arsye vendi është përpara rrëzimit të qeverisë dhe zgjedhjeve të reja.

Por, qëndrimi i Haradinajt është i njëjtë me ata të shumicës dërrmuese të kosovarëve, që nuk dëshirojnë një shkëmbim territorial, madje edhe platforma multipartiake e miratuar së fundmi është e pozicionuar në mënyrë të qartë kundër ndryshimeve kufitare. Por, për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ky është kushti kryesor për njohjen e Kosovës. Kosova gjithashtu do ketë një vend në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Megjithatë, ndryshimi i kufijve të Kosovës jo vetëm do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Planin e Ahtisaarit, që qëndron mbi Kushtetutën, por edhe me politikën perëndimore e cila i ka përjashtuar me kohë kufijtë etnikë.

Ideja me sa duket ka lindur gjatë një takimi të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Vuçiqit në tetor të vitit 2016. Por, projekti është ndjekur prej kohësh nga pala serbe. Bëhet fjalë për bashkimin e zonave me shumicë serbe ne veri të Kosovës me Serbinë, për të legjitimuar një pjesë të idesë së vjetër të Serbisë së Madhe. Edi Rama – nga ana tjetër – prej kohësh e prezanton veten si udhëheqësi i madh i shqiptarëve në rajon dhe përdor të njëjtën kartë populiste si Vuçiqi. Ai padyshim synon krijimin e “Shqipërisë së Madhe” – përfshi Kosovën. Më 14 shkurt, Rama tha në një emision televiziv se Kosova është pjesë e Shqipërisë. Politologu Arben Hajrullahu nga Universiteti i Prishtinës, e sheh këtë si një deklaratë të lirë populiste që përbën agresion verbal ndaj shtetit kosovar. “Normalisht, autoritetet kosovare duhet të thërrasin menjëherë ambasadorin shqiptar dhe të dërgojnë një notë proteste”, thotë Hajrullahu.

Nëse deklarata të tillë agresive vijnë nga Serbia apo nga Shqipëria, ai që vihet në pikëpyetje është shteti kosovar. Nacionalistët në Bosnjë dhe Hercegovinë dëshironin vendosjen e kufijve sipas kritereve etnike që në fillim të viteve ‘90, prandaj erdhi një luftë me mbi 100 mijë të vdekur dhe një gjenocid ndaj të gjithë atyre me emra myslimanë. Ndryshimet e kufijve me bazë të kritereve etnike në Kosovë do të vazhdojnë të ofrojnë argumente të forta për këta nacionalistë në Bosnjë-Hercegovinë. “Fajtor për këtë situatë është edhe BE”, thotë Hajrullahu, sepse ajo ka lejuar të flasë për ndryshimet kufitare mbi kriteret etnike. “Kjo bie në kundërshti me të gjitha vlerat e Evropës”. Është e paqartë se përse shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini dhe komisioneri i BE, Johannes Hahn ndryshuan papritur pozicion vitin e kaluar në periudhën maj/qershor.

Marrëveshja Kosovë – Serbi, në funksion të stabilitetit në rajon


Arritja e një marrëveshjeje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë vitit 2019, nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është konsideruar si e domosdoshme për të parandaluar destabilizimin e rajonit.

Gjendja në rajon, konsiderohet fragjile, andaj edhe janë shpeshtuar thirrjet edhe nga komuniteti ndërkombëtar që Kosova dhe Serbia të zgjidhin çështjet e pazgjidhura përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe obligative për të dyja palët.



Presidenti Hashim Thaçi gjatë kësaj jave tha se në 12 muajt e fundit, në raportet në mes Kosovës dhe Serbisë, ka vetëm regres.

“Nuk kam kurrfarë dyshimi që nëse këtë vit nuk do të bëjmë marrëveshje ligjërisht detyruese në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të hyjmë në një zonë të rrezikshme të këtyre raporteve që mund ta destabilizojnë gjithë rajonin”, deklaroi Thaçi.

Nga ana tjetër, edhe politikanët nga partitë politike opozitare, konsiderojnë se situata politike jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon nuk është e qëndrueshme.

Lutfi Haziri, nënkryetari i partisë më të madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se rajoni në përgjithësi nuk mbahet mend të ketë qenë më i trazuar sesa që është në këtë vit.

“Tirana po vlon nga një sindromë e re që e ka prekur opozitën atje, protestat dhe pakënaqësitë sociale. Beogradi, po ashtu, opozita po provon që pakënaqësitë t’i zgjedh në rrugë përmes protestave. Kemi një heshtje nderi ndoshta mortore nga opozitat në Maqedoni karshi suksesit të kryeministrit Zoran Zaev në arritjen e marrëveshjes me Greqinë. Por, edhe atje situata është në ekzaltim të këtij suksesi… Por, pakënaqësitë janë gjithandej, pa përmendur Bosnjë e Hercegovinën, dhe gjendjen qe kemi në Prishtinë”, thotë Haziri.

Ai thekson se partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, qofshin ata në Bashkimin Evropian, në NATO apo në Uashington, po e shohin këtë situatë të brishtë si të rrezikshme, për shkak të rritjes së pakënaqësive sociale.



“Do të jetë e pafalshme nëse Kosovës i përsëritet ndonjë ngjarje e dhunshme. Do të jetë e pafalshme nëse i përsëritet Shqipërisë viti ‘97 ose e pafalshme edhe për Serbinë, sepse edhe ata kanë kaluar në procese të rënda, eedhe Bosnjës e Hercegovinës. Krejt ky ambient kërkon pjekuri të madhe politike dhe unitet. Nuk ka rrugë tjetër për të kaluar”, thekson Haziri.

Edhe analistët politikë tërheqin vërejtjen për rrezikun që mund të vijë si pasojë e rritjes së pakënaqësive sociale në vendet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën. Sipas tyre, gjendje të tilla janë rezultat i keqqeverisjes.

Analisti Artan Muhaxhiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, pos tjerash thotë se nga përparimi i dialogut Kosovë – Serbi, varen edhe shumë zhvillime, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin në përgjithësi.

Ai thotë se gjendja e status quo-së është e dëmshme për të dy palët, Kosovën dhe Serbinë. Ndërkaq, deklaratën e presidentit Thaçi, për mundësinë e destabilizimit të rajonit në rast të mungesës së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Muhaxhiri e sheh edhe si një lloj kërcënimi diplomatik.

“Raportet në mes Kosovës dhe Serbisë janë jashtëzakonisht komplekse dhe kanë ndikim të madh në Ballkan, pra si në aspektin pozitiv ashtu edhe negativ. Prandaj, edhe pesha politike është shumë e madhe. Ka mundësi që nëse nuk arrihet një marrëveshje finale, atëherë forcat të cilave u intereson destabilizimi,që në radhe të parë dirigjohen nga Rusia, ta shfrytëzojnë vakuumin dhe të ndikojnë negativisht në proceset politike dhe sociale”, vlerëson Muhaxhiri.

Ai thotë, po ashtu, se derisa shihet një angazhim i faktorit ndërkombëtar, në radhë të parë i SHBA-së dhe BE-së për një zgjidhje të problemit mes Kosovës dhe Serbisë, Rusia, sipas tij, më tepër do të preferonte një gjendje kaosi në Ballkan.

“Nuk mund të anashkalohen edhe trazirat edhe keqpërdorimi dhe instrumentalizimi i situatës së amullisë”, shton ai.

Arritja e marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po provohet përmes procesit të negociatave, i cili sipas paralajmërimeve në Prishtinë dhe Beograd, po hyn në fazën finale. Aktualisht, mospajtimet qëndrojnë në faktin se a duhet apo jo që pjesë e negociatave të jetë edhe opsioni i ndryshimit të kufirit, për çka ka dallime si brenda spektrit politik në Prishtinë, ashtu edhe tek ai në Beograd.

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) gjatë javës që po lëmë pas prezantoi një sondazh që u jep përgjigje disa prej dilemave kryesore që e karakterizojnë dialogun e fazës finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nga gjetjet e prezantuara mes tjerash është thënë se 62 për qind e qytetarëve mbështesin vazhdimin e dialogut në formatin aktual.

Shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, në këmbim të njohjes dhe anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), e kanë mbështetur vetëm 30 për qind e qytetarëve të Kosovës.

NDARJA E ”RE” E KOSOVËS E NDËRLIDHUR ME COPËTIMIN E LUGINËS SË PRESHEVËS SI FATKEQËSI E RADHËS!

Prof.Dr. Hivzi ISLAMI, Prof.Dr. Arsim EJUPI

Është tashmë i njohur fakti se ndër tragjeditë më të mëdha dhe afatgjata të shqiptarëve si në rrafshin kombëtar e politik, ashtu edhe në aspektin ekonomik, social dhe familjar janë copëtimet e imponuara dhe të dhunshme të territorit të tyre etnogjeografik.
Anash ndarjet e trungut gjeoetnik të shqiptarëve dhe të Kosovës që nuk prajtën nga periudha osmane e deri në çlirimin e Kosovës (1999), edhe këto dy dekadat e fundit fatkeqësisht u provuan disa versione të rikoponimit të brendshëm teritorial-politik të Kosovës, çfarë janë enklavizimi, kantonizimi, përkufizimi në dy entitete sipas modelit të Qipros, ridefinimi territorial, decentralizimi dhe formimi i komunave të reja, rishikimi dhe rirregullimi i territorit etj.
Ideja për ndarjen e Kosovës pikërisht para 50 vjetëve ka dalë nga “babai” i kombit serb, Dobrica Qosiqi. Kur u bë kryetar i Jugosllavisë së Zhablakut (Serbia dhe Mali i Zi), në janar 1993 projektin e ndarjes në proporcion 60:40% në favor të Serbisë e paraqiti në selinë e OKB-së në Njujork, por u hodh poshtë nga bashkëkryetarët e Konferencës së Gjenevës, S. Vens dhe R. Oven nga frika e ndarjes së BeH dhe Maqedonisë. Në vitin 2004 Qosiqi u bë edhe më i qartë kur thekson se “Serbia nuk ka forcë biologjike që ta ruajë territorin e saj”, prandaj duhet të ndahet dhe ndarja e përkufizimi i tillë paraqesin “kompromisin midis të drejtës historike dhe të drejtës etnike dhe zgjidhjen racionale të antagonizmave shekullore ndëretnike”. Pjesa që do ta merrnin shqiptarët mund të bashkohet me Shqipëri dhe dy popujt dhe dy shtetet mund të jetojnë njëri pranë tjetrit dhe për këtë qëllim autoritetet e Beogradit duhet të bisedojnë drejpërdrejt me Tiranën zyrtare, duke e kapërcyer Prishtinën. Disa deklarata të njerëzve më përgjegjës të Tiranës zyrtare kohët e fundit shkojnë në këtë drejtim (rruga Nish‒Merdare‒Kukës‒Durrës të ndërtohet pa u pyetur Kosova; ose shqiptarët duhet ta kenë një President!). Të gjitha instancat relevante ndërkombëtare, duke përfshirë edhe KS të OKB-së e kundërshtojnë ndarjen e Kosovës, sikundër që nuk pranojnë që Kosova të kthehet në gjendjen e para vitit 1999 ose të bashkohet me ndonjë shtet tjetër. Këtë e gjejmë edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës të vitit 2008 (neni 1, alinetë 1 dhe 3).

Është e qartë se Veriu i Kosovës, me shumicë serbe dhe Lugina e Preshevës, me shumicë shqiptare, janë dy nyje neuralgjike gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Ballkan për të cilat po kërkohet një zgjidhje e pranueshme, cilësore dhe afatgjate. Lugina e Preshevës që shtrihet në pjesën qendrore të Ballkanit paraqet një territor-korridor që lidh Luginën e Moravës në veri me Luginën e Vardarit në jug, duke mundësuar komunikim më të lehtë dhe më të shpejtë të Evropës së Mesme me atë Jugore dhe më tutje. Nëpër të kalojnë paralelisht rruga automobilistike (autostrada) dhe hekurudha me rëndësi ndërkombëtare, të cilat e përbëjnë të ashtuquajturin Korridorin X, si një nga linjat më të rëndësishme të komunikacionit dhe transportit në Evropën JL. Këto kohët e fundit u riaktualizuan ide “të reja” dhe “të vjetra” për zgjidhjen e krizës në rajon në kuadër të një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare. Një nga idetë e zëna në gojë shpesh është edhe “shkëmbimi i territoreve” midis Luginës së Preshevës dhe Veriut të Kosovës. Pala serbe duke qenë koshiente për pamundësinë që në aspekt afatgjatë t’i mbajë marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve në nivelin e “konfliktit të ngrirë” dhe në rrethanat e rrugëtimit institucional edhe synimit për aderim sa më të shpejtë në BE, kohët e fundit përmes rrugëve mediatike, por edhe prononcimeve, kryesisht nga nivelet e ulëta të udhëheqjes politike gjithnjë e më shumë po e plason idenë e shkëmbimit të territoreve. Për të përfituar sa më tepër nga dialogu deri tash joproduktiv me Kosovën, por edhe për të zvogëluar efektet e mundshme negative në opinionin e brendshëm politik, intelektual dhe fetar heziton haptas ta quajë atë “shkëmbim të territoreve”, sepse Kosovën nuk e pranon shtet të pavarur dhe si tërësi e konsideron pjesë të Serbisë, prandaj po i përdor formulimet “rirregullim” apo “korrigjim” i territorit. Këto mjerisht i hasim edhe te disa politikanë shqiptarë të Kosovës jo pa peshë politike dhe institucionale!
Të dy regjionet kanë rëndësi gjeostrategjike dhe gjeopolitike për Kosovën dhe Serbinë, por edhe më gjerë. Pjesa veriore e Kosovës ka një sipërfaqe prej 1.002 km2 (komunat Leposaviq 539,05 km2 , Zubin Potok 334.38 km2, Zveçan 123,01 km2 dhe Mitrovicë Veriore 5,46 km2), me 174 vendbanime. Është e pasur me burime minerare të plumb-zingut (Bellobërdë, Koporiq dhe Zhuta Përlin, Cërnac, me rezerva të vlerësuara në rreth 6,4 milionë tonë më 1986, si dhe Shkritorja e Plumbit në Zveçan, Koncentruesi në Leposaviq). Nga resurset e tjera ekzistojnë lëndë gjeologjike ndërtimore (56 milionë tonë mergelë në Pali Vodenicë dhe Dren të Leposaviqit e gurë ndërtimi që shfrytëzohen kryesisht shkëmbinjtë magmatikë). Në anën tjetër, në territorin në mes të Kosovës dhe Serbisë, në lumin Ibër është ndërtuar akumulimi më i madh në vend, ai i Gazivodës (Ujmanit) me kapacitet prej 390 milionë metrash kub ujë dhe që është vital jo vetëm për popullsinë e pjesës veriore të Kosovës, por për sistemin energjetik e industrial në përgjithësi. Akumulimi është ndërtuar në vitin 1979 dhe qëllimi i tij ishte furnizimi me ujë i popullsisë dhe ujitja e rreth 20.000 hektarëve tokë në fushën e Kosovës dhe të Drenicës. Termocentralet nuk mund të imagjinohen pa burime të sigurta ujore. TC Kosova A ka një harxhim mujor të ujit prej 8 milionë metrash kub, ndërsa TC Kosova B rreth 9 milionë metra kub. Vetëm për prodhimin e një MWh të energjisë nevojiten rreth 6 metra kub (TC Kosova A) dhe 3 metra kub ujë (TC Kosova B). Sipas të dhënave, TC Kosova B që është kryesori për prodhim të energjisë, furnizohet vetëm nga hidrosistemi Ibër-Lepenc, uji i të cilit vjen nga akumulimi i Ujmanit.
Me pozitën e saj kontinentale me asnjë kusht Serbia nuk pajtohet të humbasë hekurudhën ndërkombëtare Beograd‒Shkup‒Selanik që kalon nëpër Preshevë dhe Bujanoc, autostradën Beograd‒Selanik, bazën ushtarake të sapondërtuar në Cepotin në jug të Bujanocit, si dhe territorin e komunës së Medvegjës. Për ata që nuk e njohin kontekstin dhe specifikën e gjeohapësirës së Luginës së Preshevës, pozitën e saj gjeopolitike dhe ekonomike, nëse nuk merret hekurudha dhe autostrada, çfarë kuptimi ka të bisedohet për këmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë. Shtrohet pyetja a mund të merret hekurudha e ndërtuar në vitin 1889? Sipas nesh përgjigja është negative, sepse për hekurudhën Serbia me aleatët e saj do të zhvillonte një luftë jo ballkanike, por evropiane. Paralelisht me hekurudhën shkon autostrada moderne dhe Korridori X si avantazhe të mëdha për Serbinë dhe transportin e saj në Evropën JL. Në anën tjetër, ideja e Serbisë për dalje në detin Egje daton nga pjesa e dytë e shek. XIX përmes ndërtimit të kanalit Moravë-Vardar, për çka shprehën interesim disa kompani të njohura të kohës (dy franceze, një gjermane, një angleze dhe një amerikane). Për shkak të terrenit të komplikuar (për rrugën lundruese duhej të ngrihej një sistem i tërë kaskadash e kanalesh për t’i eliminuar dallimet hipsometrike prej 491,6 m), kostos së lartë financiare dhe ndërhyrjes së Rusisë për të qenë sa më shumë e pranishme në Ballkan, projekti dështoi. Por në kokat e serbëve të Serbisë së atëhershme ishte e ngulitur thellë aspirata për dalje në det, sikundër që dhe në Serbinë e sotme ende gjallojnë këto aspirata (për kanalin Moravë-Vardar vetëm para disa viteve insistonte dhe presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliq, disa ministra të Qeverisë së Serbisë, analistë etj.).
“Korrigjimi” apo “rirregullimi” i territorit midis Kosovës dhe Serbisë e kthen Kosovën në fund të viteve ‘40, kur me Kushtetutën e R. P. të Serbisë të 17 janarit 1947 dhe në mbështetje të ligjeve për ndarjen administrative-territoriale të viteve 1947-1950, Serbia 7 fshatra të Karadakut të Preshevës ia barti rrethit të Preshevës (Stanec, Maxhere, Depcë, Peçenë, Ranatoc, Caravajkë dhe Sefer), që deri atëherë i takonin rrethit të Gjilanit. Po kështu veproi edhe me fshatrat Dobrosin e Konçul të cilat para se t’i bashkoheshin komunës së Bujanocit i kishin takuar Ranillugut në Kosovë, sikundër dhe dy fshatrat e Malësisë së Bujanocit, Zarbinca dhe Priboci. Ka sa vite që Lutfi Haziri, sot kryetar i komunës së Gjilanit dhe funksionar i lartë i LDK-së (më herët dhe funksionar i pushtetit Qendror të Kosovës), ripërsërit kërkesën që këto 11 fshatra t’i kthehen Kosovës dhe me këtë të kthehet kufiri në vijën e vitit 1956 (sic!), gjë që është e pasaktë, sepse në këtë vit nuk ka pasur asnjë lëkundje e kufijve të brendshëm të Kosovës, por vetëm në vitin 1959 dhe atë vetëm në veri të Kosovës, si dhe, siç theksuam, deri në vitin 1950 në lindje të saj! Si zë më i fuqishëm për “rishikimin” apo “rirregullimin” e kufirit Kosovë-Luginë, Haziri ose nuk e ka të qartë konceptimin hapësinor të Luginës, si shumëkush tjetër, ose pas këtij insistimi të tij qëndron ndonjë interes tjetër (brenda garës ndërpartiake dhe brendapartiake lufta për votat e shqiptarëve të Luginës, që kanë mbetur në komunën e Gjilanit nga konflikti i armatosur i vitit 2000). E kemi dëgjuar sa e sa herë duke qenë aq konfuz sa shtrirjen e vendbanimeve të banuara nga shqiptarët andej hekurudhës e ngatërron me ato këndej hekurudhës.
Në fund të viteve ‘50 Serbia bëri hapin tjetër në drejtim të organizimit më të qëndrueshëm dhe efikas territorial dhe administrativ, por që kishte për qëllim krijimin e një entiteti më heterogjen etniko-demografik. Kështu më 26 nëntor 1959 Serbia ia “dhuroi” Kosovës 197 km2 të rrethit të Rashkës, me 45 vendbanime, që i shkuan qarkut të Zveçanit dhe në tërësi komunës së vogël, tashmë ekzistuese në Kosovë të Leposaviqit, me 26 fshatra më 3 prill 1952 me ç’rast u ndryshua pak përbërja nacionale e Kosovës. Leposaviqi si vendbanim dhe komunë e vogël pra gjithnjë ka qenë në Kosovë dhe kurrë nuk ka pasur këmbim midis Preshevës dhe Leposaviqit, siç flasin të painformuarit. Presheva me rrethinë gjatë LNÇ-së ishte e lidhur me celulat partiake të Maqedonisë (Abdulla Krashnica nga Presheva ishte delegat i ASNOM-it, të mbajtur në Manastirin Prohor Pçinjski), ndërsa pas kësaj lufte, varësisht nga interesat politike dhe raporti i forcave midis Serbisë dhe Maqedonisë, Lugina mbeti nën Serbi dhe i takonte herë rrethit të Vranjës e herë të Leskovcit; një kohë kur u suprimua rrethi i Preshevës kompetencat i mori rrethi i Bujanocit.
Shtatë fshatrat e Karadakut të komunës së Preshevës kanë një territor prej gjithsej 31.2 km2, ndërsa katër fshatrat e Bujanocit kanë 53.8 km2. Një territor prej 85 km2 përveç që nuk ka ndonjë rëndësi të posaçme për nga sipërfaqja, tanimë është buzë shpopullimit të plotë. Derisa sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2002 në shtatë vendbanimet e Karadakut të cilat po lakohen në kuadër të një “shkëmbimi” të mundshëm kanë jetuar 656 banorë, tashmë numri i tyre sillet vetëm në disa dhjetra. Në fshatin Sefer ka vetëm 2 shtëpi të banuara, në Stanec 5, në Peçenë asnjë, në Ranatoc 3, në Caravajkë 4, në Depcë 5 dhe në Maxhere 7. Moszhvillimi ekonomik e infrastrukturor dhe rritja e presionit të hapur ushtarak në zonën kufitare me Kosovën, ku shtrihen këto vendbanime, i ka detyruar banorët të shpërngulen në drejtim të Kosovës dhe vendbanimeve fushore të Luginës. Kullosat dhe pyjet të cilat nuk dallohen për masë drusore e cila do të rriste mundësitë e shfrytëzimit dhe përpunimit kanë bërë që popullsia të merret me blegtori ekstensive dhe prerjen e shitjen e drunjve si lëndë djegëse për ngrohje. “Erozioni” demografik në fund të viteve ‘80 dhe fillim të viteve ‘90 të shekullit të kaluar kishte marrë hov. Së bashku me izolimin komunikativ, mungesën e shërbimeve elementare dhe paisjen me infrastrukturë bazike detyroi familje të tëra të shpërnguleshin në Kosovë, Preshevë dhe gjetiu. Edhe fshatrat kufitare të komunës së Bujanocit (Dobrosini e Konçuli) janë përballur me shpërnguljet në drejtim të Kosovës. Vija kufitare e Kosovës me Serbinë ngastrën e fshatit Dobrosin e pret në mes, ndërsa largësia e madhe me vendbanimet e tjera të komunës së Bujanocit dhe vetë qendrën urbane i kanë orientuar banorët e fshatit që nevojat e veta t’i plotësojnë në qytetin e Gjilanit. Këto 15 vjetët e fundit pjesa dërmuese e banorëve të Dobrosinit janë ngulitur në Gjilan, ndërsa Zarbinca dhe Pribovci tashmë janë në prag të shuarjes së jetës.
Një skenar tjetër i “shkëmbimit” të territorit do të kishte si vijë ndarëse hekurudhën, që kap një sipërfaqe prej 398 km2 (pjesa shqiptare e Preshevës ka 207.6 km2, pjesa serbe 56.4 km2 , ndërsa pjesa shqiptare e Bujanocit ka 227 km2 dhe pjesa serbe 234 km2 ). Sipas këtij skenari Kosovës do t’i bashkohej një brez i tërë i fshatrave i cili shtrihet rrëzë shpateve lindore të Karadakut, nga fshati Miratoc e deri te fshati Lluçan, si dhe fshatrat e Malësisë së Bujanocit, përfshirë këtu edhe Tërrnocin e Turinë. Nga përllogaritjet hartografike të sipërfaqes së Luginës në perëndim të hekurudhës del që kësaj pjese i takojnë 398 km2 me 48 vendbanime. Duke pasur parasysh që brenda kësaj tërësie të përllogaritur futen edhe disa fshatra etnikisht të pastra serbe si Llapardinca, Rakoci, Sërpska Kuqa dhe Levosova, atëhere vija kufitare do të devijonte në drejtim të perëndimit për të përfshirë edhe këto fshatra në kuadër të “pjesës serbe”. Edhe nga ky skenar pala shqiptare do të dilte humbëse meqë më se gjysma e territorit do të mbetej jashtë realitetit të ri politiko-territorial, madje edhe më keq, sepse jashtë do të mbetej edhe një brez i tërë i fshatrave që shtrihen rrëzë shpateve perëndimore të Rujanit: nga Somolica e deri në Strezoc (gjithsej 9 sosh), si dhe fshatrat e fushës së Moravicës (Bukuroca, Zhunica dhe Çukarka).
Tash e sa kohë Serbia po i hulumton të gjitha mundësitë e copëtimit të territorit të Luginës, qoftë përmes formimit të komunave të reja të vogla, qoftë përmes formave të tjera, që do ta shkatërronin tërësinë territoriale, si e vetmja formë e qëndrueshmërisë afatgjate të saj. Edhe nëse Kosova dhe Serbia nën trysni të faktorit ndërkombëtar pajtohen që një pjesë e Veriut të Kosovës, nën ombrellën e demarkimit apo të rishikimit të kufijve (kthyerja e 197 km2 të vitit 1959) t’i bashkëngjitej Serbisë, nuk duhet të preket territori i Luginës. Shkatërrimi i tërësisë së saj vërtet është dhe fundi i saj. Në anën tjetër, Lugina ruhet si tërësi vetëm nëse Kosova funksionon si shtet në tërë territorin e tij prej 10.905,25 km2. E kujtojmë copëtimin e Sanxhakut pas Luftës II Botërore, që çoi në mosekzistimin e tij, ndonëse ishte njësi në vete partiake-politike gjatë LNÇ-së (Oblasni komitet KPJ za Sandžak) dhe do të duhej të kishte një status të autonomisë territoriale-politike, nëse jo si të Kosovës (Oblast), atëherë së paku një autonomi kulturore! Sanxhaku kishte 8.600 km2 dhe u nda midis Serbisë (4.600 km2) dhe Malit të Zi (4.000 km2), ndërsa për BeH nuk mbeti as “kusuri”)! Ndonëse ajo që ofron Haziri mbetet për hamendësime të ndryshme, megjithatë Serbia dhe mund ta pranojë “ofertën” e tij nga se sikur nuk jep “asgjë”, ndërsa merr “gjithçka”! Por Haziri duhet të tregojë prerazi çka duhet Kosova të marrë nga Serbia, cilat vendbanime, sa sipërfaqe do të ketë atëherë Kosova dhe ku mbetet pastaj vija kufitare dhe çka duhet t’i jepet Serbisë, cilat vendbanime, sa sipërfaqe do të ketë Serbia dhe ku do të jetë kufiri. Opinionet politike për çështje të ndjeshme, pa argumente shkencore, janë joproduktive dhe të rrezikshme.
Serbia do të ishte gati ta jepte edhe qytetin e Preshevës nga se është i pazhvilluar dhe në të nuk ka më tepër se njëqindë serbë, të shkepur në qytet, dhe një koloni e vogël, e përqendruar në Stacionin hekurudhor. Mirëpo, Presheva nuk është e tërë Lugina. Lugina është territor shumë më i madh me sipërfaqe dhe popullatë. Çfarëdo që të jetë madhësia popullative-territoriale e pjesës së mbetur, ajo në pikëpamje biologjike-demografike dhe të emigrimit intensiv do të “shuhet” për pak vite. Vetëm si tërësi Lugina mund të qëndrojë, ashtu siç ka rezistuar Kosova si tërësi këto 100 vjetët e fundit përkundër represionit pushtetor, shpërnguljeve të dhunshme dhe presionit ekonomik. Vetëm si popullatë e madhe kanë rezistuar shqiptarët e Maqedonisë këto 7-8 dekadat e fundit. Elementi shqiptar në vendbanimet e Prespës dhe rrethinat e Manastirit tashmë është stërholluar aq shumë sa që për pak vite mund të mos ekzistojë! Edhe nëse shkëmbehet Lugina, përfshirë hekurudhën dhe autostradën, me Veriun e Kosovës, në dukje si përfitim maksimal i shqiptarëve, duhet të peshohet mirë se edhe në këtë variant përsëri del fituese Serbia, sepse Veriu i Kosovës posedon pasuri të mëdha minerale dhe ujore dhe kjo duhet të jetë vija e kuqe. Edhe sa i përket madhësisë territoriale, Kosova është humbëse nga se hapësira mbi Ibrin ka një sipërfaqe prej 1.002 km2 , kurse Lugina me rripin shqiptar ka një sipërfaqe prej 434.6 km2. Edhe nëse do të merreshin hekurudha, autostrada dhe Korridori X, a do të mund t’i menaxhonte Kosova këto sisteme të mëdha infrastrukturore në raport me interesat vitale që i ka Serbia me Maqedoninë dhe Greqinë dhe veçanërisht me lidhjen emocionale për hekurudhën?!
E arritura më e madhe këtë shekullin e fundit është çlirimi dhe pavarësia e Kosovës dhe ruajtja e integritetit territorial në kufijtë ekzistues, në madhësinë territoriale prej 10.905,25 km2, siç e konfirmoi Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës në janar-shkurt të vitit 2017. Çdo aventurë tjetër, p.sh. për “rirregulimin” e territorit, që po e mban të hapur si temë tash e sa kohë Lutfi Haziri e të tjerët, e ku përfiton më së shumti Serbia, është tragjedi e radhës edhe për Kosovën edhe për Luginën. Profiterët politikë dhe materialë të Luginës dhe të Kosovës po shtiren sikur po e bashkojnë Luginën me Kosovën, pa llogaritur se po i bëjnë dëm edhe njërës edhe tjetrës; kjo sjellje çon në disavantazh të drejtpërdrejtë të avancimit të statusit politiko-territorial të shqiptarëve të Luginës. Të gjitha rikomponimet e brendshme territoriale të Kosovës (Plani i Ahtisarit si dokument ndërkombëtar i futur komplet në Kushtetutën e Kosovës) dhe proceset e tjera derivojnë nga takimet e Vjenës në vitet 2005-2007, ku nuk janë përmendur me asnjë fjalë Lugina dhe shqiptarët e atjeshëm, të paktën në kontekst të amortizimit të privilegjeve maksimaliste të serbëve të Kosovës. Në ato takime ka marrë pjesë edhe Lutfi Haziri. As në takimet e Brukselit (2015) nuk është zënë në gojë Lugina e Preshevës dhe shqiptarët. Çka duan tash Hazirat andej e këndej kufirit?! Rivizatimi i hartave në Ballkan ka marrë fund, ndërsa përpjekja e hapjes së temës së ndryshimit të kufijve me çdo kusht në çfarëdo pjese të Ballkanit pa dyshim që çon në konflikte të përgjakshme, transfer të popullatës, spastrim etnik etj. Më së paku kjo sot u duhet shqiptarëve kudo që janë. E nesërmja është diçka tjetër.

Pretendimet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Serbe për teritore të Kosovës janë deri në Ferizaj dhe Deçan

Nga Flori Bruqi

Keto jane dy hartat e propozimeve te Akademise Serbe per ndarjen e Kosoves.

Sic edhe shihet, kufijte e propozuar ketu parashohin vendosjen e kufijve deri ne Deçan dhe Ferizaj.

Nje ndarje e thelle e Kosoves deri ne Jug gati. Pervec kesaj, bazuar ne kete ide Lugina duhet te mbetet jashte Kosoves. Pra nuk eshte shkembim i territoreve, por ndarje e Kosoves




Image




Kontrast shume i madh me idete qe aktualisht po qarkullojne. Idete e tanishme parashohin shkembim territoresh te siperfaqeve shume me te vogla sesa keto harta ketu.

Idete e sotshme jane me rreziqet dhe pikepyetjet e tyre dhe si te tilla jane te kontestueshme, por te quhen ide çetnike serbe eshte poshtersi qe nuk i ben nder askujt.



Image

Në kuolare serbo-shqiptare po qarkullojnë një  marrëveshje e paralajmëruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shkëmbimi i territoreve me shtetin serb. Në atë ide, propozohet që Kosova ta marrë vetëm Preshevën me komunat e tjera shqiptare që nuk janë zyrtarisht në territorin e Kosovës, ndërsa Serbia katër komunat veriore të vendit.


Image


Me këtë marrëveshje, sigurisht edhe harta e Kosovës do të ndryshohej, e me të edhe flamuri i Kosovës në të cilin gjendet harta e Kosovës,


Kohë më parë në një intervistë ekskluzive për Deutsche Wellen, Millorad Dodik tha se Republika Srpska nuk do të organizojë referendum për shkëputje nga Bosnje-Hercegovina. 

Por vetëm për momentin, sepse pavarësia e Republikës Srpska, ndarja e kësaj pjese nga Bosnja dhe bashkimi me Serbinë, mbeten “ëndërr e tij”.

Millorad Dodik pohon se Bosnje-Hercegovina e tanishme “nuk do ta mbijetojë” në formën e tanishme. 

Për dallim prej shumë politikanëve të tjerë serbë, Dodik nuk heziton fare edhe nga ndarja e Kosovës dhe e Bosnjës.


Në intervistën për DW, të zhvilluar nga Zorica Ilic dhe Bahri Cani, Dodik vizaton madje edhe kufijtë e ri të këtyre vendeve.

Reagime të ashpra

Incizimi i intervistës ku Dodik vizaton kufi të rinj në Ballkan ka zgjuar interesim të madh në shumë media të Serbisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë. Ka reaguar edhe kabineti i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili kundërshton ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Vizatimin e hartave e ka kundërshtuar edhe lideri i Ligës së Socialdemokratëve në Vojvodinë, Nenad Çanak, i cili tha se “vizatimet e këtilla ta kujtojnë fillimin e tragjedive të tmerrshme nga fillimi i viteve 90-të”.

Image

“Millorad Dodiku po luan me zjarrin që do ta përpinte edhe atë vet”, thotë Çanak.

Në serinë e intervistave të DW-së me liderët e Bosnje-Hercegovinës (Bakir Izetbegoviq, Dragan Çoviq, Mlladen Ivaniq dhe Millorad Dodik), ata parashikojnë të ardhme të vështirë për vendin e tyre.

Të gjithë ankohen për bllokimin e institucioneve dhe asnjë prej tyre nuk sheh ndonjë zgjidhje të shpejtë të problemeve, sepse të gjitha vendimet merren me konsensus.

Boshnjaku Izetbegoviq dhe kroati Çoviq do ta njihnin pavarësinë e Kosovës, por këtë e pamundëson kundërshtimi i palës serbe në institucione.

****

Që zhvillimet në Republikën e Kosovës  – vrasja e liderit serb Oliver Ivanoviçit – nuk janë rastësi, kjo dihej dhe janë paralajmëruar nga qarqe të rëndësishme ndërkombëtare dhe mediatike.

Duke qenë se sivjet do të “ndahet shapi nga sheqeri” për Kosovën, Serbia synon të marrë optimumin nga negociatat që pritet të nisin së shpejt me ndërmjetësimin edhe të amerikanëve.

Beogradi e ka caktuar prej kohësh strategjinë e bisedimeve: ai nuk heq dorë nga Kosova nëse nuk i jepet Veriu, por jo vetëm kaq; edhe pjesë të veriperëndimit, që aktualisht është pjesë e diskutimeve për Demarkacionin për Malin e Zi.

Kur Kosova mori pavarësinë, Ahtisari ruajti një aksiomë: “Jo ndarje të Kosovës dhe jo bashkim të saj me shtete të tjera”. Kjo është përmendur gjithmonë si një “vijë e kuqe”.

Deri tani nuk ka pasur ndryshim të kufijve me gjithë gjakderdhjen dhe luftërat që janë zhvilluar. Të gjitha shtetet e krijuara në territorin e ish-Jugosllavisë janë bërë shtete në kufijtë administrativë që i kanë pasur si njësi federative në ish-shtetin e Jugosllavisë. Ky ka qenë edhe njëri ndër argumentet në favor të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth pajtueshmërisë së shpalljes së pavarësisë së saj me të drejtën ndërkombëtare.

Kjo e bën edhe shembullin e Kosovës të pakrahasueshëm me aspiratat për shkëputje të entitetit serb nga Bosnjë- Hercegovina apo të veriut të Kosovës.

Kosova ka dalë si shtet në kufijtë administrativë që i ka pasur si njësi federale e ish- Jugosllavisë, një prej shtatë shteteve që janë krijuar nga 8 ish-njësi federale.

Por që prej nisjes së dialogut Prishtinë –Beograd, version i ndarjes është rikthyer sërish.

Nëse mbahet mend, BE premtoi prishjen e “Parkut të Paqes” në lumin Ibër dhe bashkimin e Mitrovicës. Në fund jo vetëm dështoi ky plan, por edhe u ndërtua një mur.

Realisht Kosova prej vitit 1999 është e ndarë dhe Beogradi ka synuar që këtë ta paraqesë si “fakt i kryer”. Siç bëri me trenin apo siç dhe po vepron me atentatit ndaj Oliver Ivanoviçit.





Realisht, Beogradi ka dërguar në Bruksel një variant pak a shumë të ngjashëm me atë që paraqitet në foto dhe nuk është gjë tjetër, veçse variant i Akademisë së Shkencave të Serbisë, i përgatitur që në vitin 1990, kur u mendua se Kosova mund të largohej në një të ardhme.

Serbët janë një komb që kanë treguar se janë të gatshëm të pushtojnë apo vrasin kombe të tjerë për toka e pasuri, por një gjë duhet pasur parasysh: ata nuk e kanë bërë këtë në mënyrë spontane por me plane dhe strategji të hartuara shumë më herët se po ndodhin faktet. Si dhe sot.

Prof.dr.Ajvaz Berisha : IKJA NGA ATDHEU





Prof.dr.Ajvaz Berisha

Çdo ditë si në heshtje dëgjoj se si rinia po largohet nga vendi. Çdo ditë studentët më drejtohen si ta bëjë një vizë e të largohem nga ky vend? Çdo ditë dëgjoj se ikën filani e fisteku.

Pyes veten: çfarë mund të bëjmë si shoqëri vallë, por edhe si individ për ta ndryshuar këtë gjendje ? 

Që të ndalohet ky trend i ikjes nga atdheu, për të cilin u sakrifikuan shumë breza që ta fitojmë lirinë?


Si sot, më kujtohen vitet e nëntëdhjeta kur rinia e Kosovës braktisi atdheun për t’i ardhur më vonë në ndihmë me mjete financiare por edhe me pushkë. 

Në mesin e këtyre të larguarve isha edhe unë , por isha edhe në mesin e shumë të tjerëve që u kthyen për t’i dalë zot atdheut.

Nëse dje u larguam për shkak të represionit, sot pse po ikin të rinjtë? 

Kush ua krijoi këtë klimë që ata të mos e duan atdheun tash të lirë? 

Ky largim nuk i intereson asnjë politikani në pushtet! 

Gara e tyre është cili të bëjë sa më shumë miliona për vete. Fatkeqësi!

Nuk ndihen aspak fajtorë, nuk u vjen fare turp, nuk ndihen të turpëruar, që mese 50 veteranë kanë bërë vetëvrasje. 

Nuk ndihen fajtorë që shumë të rinj kanë rënë në depresion për shkak të skamjes! Shpeshherë dëgjoj njerëz që thonë se komandantët i kanë fajet?! 

Të dashur qytetarë, hajnia ka filluar nga vjedhja e dy fondeve në mërgim, “Fondi i 3 përqindëshit” dhe “Fondi Vendlindja” thërret, pastaj kjo vjedhje ka vazhduar nga të gjithë pushtetarët pa dallim.

Sepse po ta shikoni realitetin, nga paslufta, sa ministra kanë qenë komandantë? Fare pak. 

Nuk mund të hidhet i tërë faji vetëm te një grup, sepse vendin e kanë vjedhur pa dallim secili që ishte në pushtet.

Prandaj ju lutem, rrini mos u largoni nga vendi i juaj.

 Gjeni forcën ta ndërrojmë këtë pushtet që në krye të vendit të vijë Lëvizja Vetëvendosje në krye me njeriun e pakorruptuar Albin Kurtin. 

Ta provojmë edhe këtë, mos i humbisni shpresat. Jemi rrëzuar disa herë, por duhet ta provojmë të ngritemi dhe të bëhemi edhe më të fortë për ta arritur qëllimin. “Thuaja kangës rini pashë sytë e tu”.

T’ua kthejmë shpresën gjeneratave që po vijnë! 

Ju lutem shumë , mos e humbisni shpresën. Do të vijë koha juaj. 

Do t’ ju kthehet pasuria e vjedhur. Do t’ju kthehen shpresat.

Do të vijë një pushtet që dëshironi ju dhe do të mendojë për ju. 

Pasuritë milionëshe do t’ua marrë atyre që i kanë fituar pa djersë, të jeni të bindur për këtë.

Shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, në këmbim të njohjes dhe anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e mbështesin vetëm 30 për qind e qytetarëve të Kosovës.



Këto të dhëna i ka prezantuar Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), në konferencën “Zëri i Popullit rreth Finales së Madhe” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke iu referuar kështu procesit të dialogut mes këtyre dy shteteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel.


Sipas këtij sondazhi, status-quon aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, e mbështesin vetëm 16 për qind e qytetarëve të anketuar, derisa vetëm 10 për qind kanë treguar përkrahje për idenë e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive, në këmbim të njohjes defakto të pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë liderë shtetërorë të Kosovës dhe liderë të subjekteve politike.

Gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Rundschau” ka shkruar për detajet e një dokumenti në të cilën ShBA dhe Bashkimi Evropian kanë shkruar marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.


Kjo gazetë ka treguar se çfarë do të ndodhë me “Trepçën” dhe liqenin e Ujmanit, ndërsa ka zbuluar datën kur kjo marrëveshje nënshkruhet.

“Frankfurter Rundschau” shkruan se ndarja mes Kosovës dhe Serbisë në vija etnike është marrëveshje e përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, megjithatë është thënë se implementimi i këtij plani mund të jetë një rrezik i madh.

Duke cituar komisionarin për zgjerim të BE-së dhe fqinjësi të mirë, Johnnes Hahn, gazeta gjermane ka shkruar se është rritur presioni ndaj Kosovës dhe Serbisë për të arritur marrëveshje.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë në një konferencë në Mynih të Gjermanisë, javën e kaluar se demarkimi i kufijve duhet të mbetet në tavolinën e diskutimeve.

Prestigjiozja gjermane ka cituar një dokument që paraqet skicën se si do të duket marrëveshja në mes të Kosovës e Serbisë, për çfarë palët janë akoma në bisedime.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikën, me ardhjen e Administratës Trump kanë ndryshuar 180 shkallë qëndrimin për llojin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë”, ka shkruar “Frankfurter Rundschau”.

Sipas kësaj marrëveshjeje, qyteti i Mitrovicës do ta marrë një status të veçantë, me ç’rast ujësjellësi i Gazivodës dhe miniera e “Trepçës” do të privatizohen për 99 vjet nga përfaqësuesit e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Rusia, Kina dhe Franca).

Në marrëveshje hyn edhe ndërtimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë dhe baza detare në Vlorë. Gjithashtu autostrada nëpër Serbi, që quhet Korridori i 10-të, planifikohet të futet në protektorat ndërkombëtar.

Sipas gazetës gjermane, marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të nënshkruhet më 12 qershor të vitit 2019 në Uashington, ashtu siç kishte paralajmëruar presidenti amerikan, Donald Trump.

Ndërsa politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka thënë se shkëmbimi i territoreve do të ishte zgjidhja më e keqe e përkrahur nga Bashkimi Evropian.

Sipas saj, kjo do të ngjallte frikë për serbët në zona të tjera të Kosovës se do të shkëputeshin komplet nga Serbia.


****

AUFTEILUNG

Grenzwertige Debatte um den Kosovo


Pristina

Soll das von Serbien abgespaltene Land nach ethnischen Kriterien aufgeteilt werden? So sehen es Pläne der EU und der USA vor. Doch deren Umsetzung wäre hochriskant.

Der Druck auf den Kosovo und Serbien ein Abkommen zu unterschreiben, wächst – allerdings auch die Gefahr, dass damit Grenzänderungen auf dem Balkan verbunden sind. EU-Kommissar Johannes Hahn sagte bei der Münchner Sicherheitskonferenz, dass nun der richtige Zeitpunkt gekommen sei, um einen Deal zu erreichen. Doch der serbische Präsident Aleksandar Vucic fügte hinzu, dass die Frage der Grenzziehung auf dem Tisch bleiben müsse.


Die Idee einer Teilung des Kosovo ist uralt – demnach soll der vorwiegend von Serben bewohnte Norden Serbien zugeschlagen werden. Nationalisten wollten damit schon immer ihre Vorstellung von Großserbien verwirklichen und ihre völkisch-rassische Ideologie legitimieren. Bisher galt aber von westlicher Seite immer, dass Grenzänderungen nicht infrage kommen – diese wären auch im Kosovo verfassungswidrig und würden dem Plan des UN-Sondergesandten Martti Ahtisaari widersprechen, der rechtlich noch über der Verfassung des Kosovo steht. Die Kontaktgruppe hatte vor den Kosovo-Verhandlungen 2006 deshalb auch jegliche Grenzänderung und jeglichen Anschluss von Gebieten an einen anderen Staat ausgeschlossen. Etwa 50 zivilgesellschaftliche Organisationen aus dem Kosovo und Serbien haben sich bereits im Sommer gegen einen Gebietsaustausch nach ethnischen Kriterien ausgesprochen und der zuständigen EU-Außenbeauftragten Federica Mogherini geschrieben.

Doch das scheint in Brüssel nicht mehr gehört zu werden. Seit August 2018 unterstützen Hahn und Mogherini die ethnischen Grenzziehungen. Unter Präsident Donald Trump hat auch die US-Administration eine 180-Grad-Wende gemacht. Kürzlich wurde ein Dokument geleakt, das einen Plan zur Aufteilung des Kosovo beinhaltet. In den 17 Punkten geht es um eine neue Grenzziehung zwischen Albanern und Serben im Nordkosovo und um einem Anschluss von einigen, vorwiegend von Albanern besiedelten Dörfern in Serbien an den Kosovo. Die Stadt Mitrovica soll demnach einen Sonderstatus bekommen, der für die Wasserversorgung zentrale See Gazivoda und die Trepça-Mine im Norden sollen für 99 Jahre privatisiert werden und zwischen den Vertretern im UN-Sicherheitsrat (USA, Großbritannien, Russland, China und Frankreich) aufgeteilt werden.

Zu der Idee gehört auch, dass in der in Albanien gelegenen Stadt Vlora eine Marine-Basis – offenbar für die Nato – errichtet werden soll, im ebenfalls in Albanien liegenden Kuçova eine Flugzeug-Basis. Die Autobahn durch Serbien – genannt Korridor 10 – soll unter internationalen Schutz gestellt werden. Das Abkommen zwischen Serbien und dem Kosovo soll demnach am 12. Juni 2019 in Washington unterzeichnet werden und sechs Monate später in Kraft treten.

Falls an dem geleakten Dokument etwas dran ist, sind die wachsenden Sorgen der Serben im Süden des Kosovo berechtigt. Sie fürchten, dass sie künftig komplett von Serbien abgeschnitten werden. Die unabhängige serbische Politikerin Rada Trajkovic sagt, das die „Unterstützung aus Brüssel“ für den Gebietsaustausch „das Schrecklichste“ sei: „EU-Kommissar Johannes Hahn trägt Mitverantwortung dafür.“

Die Serben in den Enklaven im Kosovo würden das Land verlassen, prognostiziert sie. „Und die Albaner würden nicht motiviert werden, gesetzeskonform zu agieren.“ Die serbischen Klöster im Kosovo würden zu Museen werden, und die christliche Bevölkerung im Kosovo könne nicht mehr existieren. In der serbischen Enklave Gracanica seien die Leute unruhig und wollten teils sogar ihre Häuser verkaufen, erzählt sie. „Deswegen möchte ich die Internationale Gemeinschaft bitten, diese Geschichte zu stoppen.“

Stärkung für rechte Kräfte

Trajkovic ruft auch die Albaner im Kosovo auf, Signale gegen den Gebietstausch nach ethnischen Kriterien auszusenden und zu demonstrieren, dass ein Zusammenleben der Volksgruppen möglich ist. „Das muss viel stärker von der albanischen Mehrheit kommen.“ Trajkovic kritisiert, dass der Verhandlungsprozess hinter verschlossenen Türen und ohne das serbische Parlament vor sich geht. Durch die fehlende Transparenz entstünden viele Gerüchte und viel Verunsicherung. Der kosovarische Präsident Hashim Thaçi hätte ebenso vorgehen wollen wie Vucic, doch dies sei nicht gelungen, weil die Medien im Kosovo freier seien.

Für Vucic sei das Abkommen mit dem Kosovo aber ein zentrales Projekt, weil er damit erreichen könne, dass die internationale Gemeinschaft mit ihm kooperiere und er somit an der Macht bleiben könne. Um den Gebietsaustausch umzusetzen, habe man im Nordkosovo bereits vor Jahren die „Srpska Lista“, eine von Belgrad kontrollierte Partei, installiert, die mit mafiösen Strukturen in Verbindung stehe.

Die Idee eines Gebietsaustauschs nach ethnischen Kriterien würde auch die „Separatisten und rechten Kräfte in ganz Europa stärken, moniert Trajkovic. Nationalisten in Bosnien-Herzegowina etwa wollen das Land seit Jahrzehnten nach ethnischen Kriterien aufteilen. Aber auch in Albanien findet die Idee Anklang. Premier Edi Rama präsentiert sich als der große „Albanerführer“ in der Region und setzt damit auf die gleiche völkische Karte wie Vucic. Er will offensichtlich ein Großalbanien kreieren und Grenzkontrollen zwischen dem Kosovo und Albanien ganz aufheben und nur einen Präsidenten für beide Staaten.

Der Politologe Arben Hajrullahu von der Universität Pristina sagt: Schuld an der aktuellen Debatte sei die EU. „Die Europäer predigen Wasser und trinken Wein, sie sind schizophren, da sie es zugelassen haben, dass man nun über Grenzziehungen nach ethnischen Kriterien diskutiert. Denn das widerspricht allen Werten Europas.“ Wenn man diesen ethnischen Ansatz gleich beim Zerfall von Jugoslawien angewendet hätte, gäbe es jetzt Großserbien, Großkroatien und Großalbanien, so der Wissenschaftler.

https://www.fr.de/politik/grenzwertige-debatte-kosovo-11781055.html


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...