2019-03-07

Shokon gazetari i njohur shqiptar Enkel Demi: Ka prostitucion në media, viktimat janë…vajza të vogla po edhe djem të cilët duan të bëjnë karrierë”



Gazetari i mirënjohur shqiptar zt. Enkel Demi e ka cilësuar median si një ambient të ndyrë, ku prostitucioni ka zënë rrënjë. I pyetur në emisionin “Tempora”, nëse mendon se ekziston seksizmi në hapësirën mediatike, Enkeli është përgjigjur pozitivisht.

“Ekziston seksismi në media dhe është ambient i ndyrë. Shpesh paragjykohesh nga pamja jashtme ose nga mënyra sesi prezantohesh në kamera. 

Është ambient i ndyrë, ka prostituticion në media. 

Për fat të keq e bëjnë njerëz të njohur. Shumë shpesh viktima janë vajza të vogla po edhe djem të cilët duan të bëjnë karrierë”, është shprehur ai.

Enkeli ka cilësuar më tej se shkaktarët për këtë situatë të krijuar janë “ata që kanë gjëra në dorë, pushtetin në media”, duke theksuar se nuk janë pronarët e mediave.

“Dosja 339”, fundi i makthit të Edvin Kristaq Ramës

Rezultate imazhesh për desada metaj


DESADA METAJ

Edhe pse retorika e disa politikanëve, por dhe e ndërkombëtarëve rreket ta përçojë krizën në Shqipëri si pjesë të betejave politike dhe ta gjejë zgjidhjen e saj në një tryezë, një vështrim më i thellë i gjendjes të bën të kuptosh se zgjidhja duhet kërkuar te zanafilla. Pikërisht te zgjedhjet e vitit 2017, procesi tashmë i deligjitimuar jo vetëm moralisht, por dhe juridikisht.



Denoncimet e herëpashershme të opozitës ranë në vesh të shurdhër deri kur media nisi të publikojë përgjime të dosjes së famshme 339, të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Sigurisht që 3-4 fletë janë asgjë përpara pirgut të madh me përgjime, që tregojnë drejtues të lartë të shtetit, që flasin serbes me banditë, të cilët, për shkak të përfshirjes së tyre në krime, ishin objekt hetimi dhe përgjimi i shërbimeve të një vendi anëtar të BE-së. Etiketimi “kazan” për “Zërin e Amerikës”, sigurisht që nuk e zbehu tronditjen e qeverisë dhe të një pjese të publikut kur panë qartë se kryetari i Bashkisë së Durrësit komprometohej qartazi në shitblerjen e votës në qarkun që PS ia kishte lënë në ngarkim për të drejtuar.

As propaganda herë-herë pa finesë e një pjese të maxhorancës me sulme ndaj atyre që publikuan disa fletë të dosjes nuk e zbehu dot frikën se të tjera përgjime apo një dosje me një numër tjetër rendor mund të publikohet së shpejti dhe “kazanit” vendas apo të huaj vetëm do t’i rriten klikimet, ndërsa qeverisë problemet. Sulmet ndaj gazetarëve, duke i etiketuar ata si të përdorur nga Prokuroria apo nga ish-ministri i Brendshëm Xhafaj, janë shenjë e qartë se kur nuk i bën dot gjë gomarit, i bie samarit. Asnjë gazetar në botë nuk paguhet për të mbajtur sekrete dhe kushdo qoftë burimi, nëse informacioni ka interes për publikun, atëherë vetëm nëse pranon të blihet nga qeveria mund të mos t’i publikojë faktet. Aq më tepër, kur bëhet fjalë për një hetim të ngecur prej më shumë se një viti e gjysmë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

“Dosja 339” dhe ndonjë tjetër e ngjashme me të, vështirë se do e shohin dritën e gjykimit për sa kohë mungon vullneti për t’i hetuar. Nëse përgjimet datojnë në vitin 2017, janë thuajse dy vjet në dispozicion për të pasur të paktën një ide se sa dhe si janë të përfshirë zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë të maxhorancës në shitblerjen e votës. Nëse ata janë të pastër, atëherë Prokuroria mund të njohë publikun me këtë fakt dhe të çlirojë nga ankthi i arrestimit ata që frikësohen nga kjo dosje. Jam e sigurt që zonja Prela do ta çlironte me dëshirë maxhorancën nga përgjegjësia dhe përfshirja në këtë dosje, por me sa duket e ka të vështirë apo të pamundur.

Një nga arsyet mund të jetë se pa dëshirën e saj, dosjen e kanë parë dhe shfletuar edhe persona të tjerë. Ish-ministri i Brendshëm Xhafaj, madje, nuk u druajt fare të paralajmëronte arrestime të bujshme… edhe pse kjo i kushtoi postin e rëndësishëm në qeveri. Me ose pa dëshirën e ish-shefit të tij, i ndodhur përballë ndonjë presioni të brendshëm apo të jashtëm, i xhelozuar ndoshta nga shokët e partisë, Fatmir Xhafaj u tregua i gatshëm të pastrojë imazhin e tij të njollosur prej të vëllait, Agron-Geronit, duke njoftuar arrestime që nuk u bënë kurrë.

Në këtë logjikë, ish-hartuesi i Reformës në Drejtësi, njeriu më i rëndësishëm i pushtetit pas Kryeministrit, u detyrua të largohej me ceremoni, por dhe me informacione të mjaftueshme, me të cilat mund të vinte në bankën e të akuzuarve shokë të rëndësishëm të grupit të tij parlamentar. Nuk e di se sa mund t’i dhembë ish-hartuesit të Reformës në Drejtësi fakti që sot hetimet kanë ngecur pa asnjë shpjegim serioz dhe zyrtar. Por, pa dyshim, si ish-prokuror i regjimit famëkeq, Fatmir Xhafaj i njeh më mirë se magjistratët e demokracisë, metodat komuniste të marrjes dhe shfrytëzimit të informacionit.

“Dosja 339” dhe ndonjë tjetër ende e panjohur për publikun, por jo për ish-zyrtarët e lartë të qeverisë, janë dhe do të mbeten gjatë si emblematika e krizës, por që nëse shfletohen apo hetohen, mund të jenë dhe zgjidhja e saj. Edi Rama do t’i bënte nder vetes, por dhe të vetëve nëse do t’i kërkonte së paku publikisht Prokurorisë së Krimeve të Rënda të përfundonte sa më shpejt hetimet për to. Unë besoj se një pjesë e publikut do t’ia falte Kryeministrit nëse do ta bënte këtë kërkesë, duke mos ia konsideruar si ndërhyrje në punët e drejtësisë.

Madje, do ta vlerësoja të sinqertë edhe nëse do t’i kërkonte drejtësisë të mos kursente askënd, madje as atë vetë nëse mund të jetë përfshirë në përgjime me banditë ku shiten e blihen votat. Të paktën publikisht, ky mund të ishte një akt që do t’i shtonte disa pikë Edi Ramës, ndoshta më shumë se përdorimi i gazit dhe humorit të sforcuar të krizës. Por dhe nëse kjo ndodh, prapë topi mbetet në fushën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dosjet e pahetuara apo të palexuara të së cilës rëndojnë mbi maxhorancën dhe krizën politike në vend.

Nëse nuk i shkohet deri në fund hetimit të këtyre dosjeve, është ëndërr vere të mendosh se do të ketë proces normal elektoral në Shqipëri. Dhe ata që janë të interesuar që proceset elektorale të mos zhvillohen siç duhet, sot më shumë se ditës së zgjedhjeve u druhen bisedave të zbardhura, ku vështirë të dallosh politikanin nga banditi.

Diana Çuli “Një vrasje në Kryeministri”

Diana-Culi

Tri gra…një Kryeministre, një detektive dhe sekretarja e përgjithshme. Ngjarjet në romanin më të ri të shkrimtares Diana Çuli, botuar nga shtëpia botuese “Dudaj” këtë herë, koklaviten keq! Shumë për të hetuar, shumë për të zbuluar…sepse pas romanit “Hoteli i drunjtë” shkrimtarja vjen sërish me një roman thriller, por kësaj here ngjarjet zhvillohen në hapësira më të mëdha e me komplote ndërkombëtare, ku vërtiten personazhe gjithashtu të mistershëm, të thjeshtë në dukje, të dashur, por të dyshimtë e shpesh të pakuptueshëm.


Diana Culi


Për të gjithë ata që i tërheq ‘e verdha”, kemi hyrë pak në subjektin e këtij romani. Në zyrat e Kryeministrisë gjendet i vdekur një punonjës i rëndësishëm. Është një vdekje e natyrshme apo një vrasje me shumë pikëpyetje nga pas? Kush është fajtori? Këtë enigmë duhet ta zgjidhë Beti Duka, këshilltarja e re për kulturën e ngarkuar me misionin e dyfishtë për të hetuar mbi këto dyshime. Një udhëtim marramendës nëpër Ballkan, ku kufijtë e padukshëm të të fshehtave zgjerohen drejt një misteri edhe më të madh e të ndërlikuar.

Personazhet, veçanërisht Beti Duka, heroina kryesore, ndeshen me shumë rreziqe, të panjohura, që zgjerohen gjithnjë e më shumë. Fundi është tejet i papritur dhe i pazbuluar, gjë që e bën romanin një thriller vërtet interesant. Aq më tepër që këto ngjarje ndodhin në disa shtete rreth nesh. Duket se autorja i njeh mirë vendet ku i çon personazhet. “Për shkak të një projekti kulturor rajonal ndër vite ku isha e përfshirë, kam pasur mundësinë të shoh një pjesë të madhe të Ballkanit, ta njoh më mirë dhe ta kuptoj më mirë. Edhe ta dua më shumë. Kjo nuk do të thotë se libri është një rrëfim dashurie ndaj gadishullit tonë, thjesht mendoj se njohja nga afër të ndihmon në detaje, po edhe në frymë”, thotë Çuli.

Diana Culi1

Faktin që ka disa personazhe gra në roman, autorja e lidh me nënvetëdijen që nganjëherë vepron në mënyrë të pavarur. “Por edhe mendoj se shoqëria përbëhet nga burra dhe gra që ndërthuren pazgjidhshmërisht në jetët e tyre, kështu e shoh dhe jetën që gjëllon në një libër letrar. Por, ka dhe një numër më të madh burrash nëse e keni vënë re. Sepse objektivisht, burrat janë më të pranishëm në ndonjë fushë, si te pushteti për shembull. Por, nuk ka qenë barazia gjinore synimi im. Ka qenë thjesht letërsia”, thotë shkrimtarja. Librat thriller kanë qenë një zhanër i munguar në letërsinë tonë, e kjo e bën këtë roman të shihet me interes nga lexuesi.

E para pyetje që të vjen në mend pasi lexon titullin e romanit tuaj të fundit “Një vrasje në kryeministri”, është nëse subjekti i referohet një ngjarje reale apo është thriller?

Po, besoj se mund të quhet i tillë, përderisa ka në qendër një e më shumë vdekje të dyshimta, të cilat duhen hetuar.

Siç ka pasur shumë çështje që janë hetuar, në përgjithësi, në letërsinë tuaj…

quhet ndryshe, formulat në dukje të pazgjidhshme, logjika që vepron në zbulimin e krimit, por edhe zbulimi i karaktereve, faktorët që veprojnë në ndërgjegjen e njerëzve për të kryer një veprim të caktuar, shumë herë të pakuptueshëm nga të tjerët. Por, nga pëlqimi e deri te realizimi i një vepre ka shumë mundim, sepse kërkon një tjetër qasje letrare dhe të tjerë instrumente letrare. Zakonisht autorët e romaneve thriller përgjigjen se çdo ngjashmëri me ngjarje reale është e rastësishme. Po përdor edhe unë këtë përgjigje. Vetë subjekti, nyja e së fshehtës, nuk qëndron vetëm në Tiranë, në zyrat tona, por ka një karakter më të gjerë, më ndërkombëtar, por nuk dua ta tregoj se çfarë ndodh, ndryshe humbet interesi për lexuesin.

Keni shkelur vetë në gjithë ato zona e qytete që përmendni?

Po, kjo është pjesa “e vërtetë” e librit, sepse, për shkak të një projekti kulturor rajonal ndër vite ku isha e përfshirë, kam pasur mundësinë të shoh një pjesë të madhe të Ballkanit, ta njoh më mirë dhe ta kuptoj më mirë. Edhe ta dua më shumë. Kjo nuk do të thotë se libri është një rrëfim dashurie ndaj gadishullit tonë, thjesht mendoj se njohja nga afër të ndihmon në detaje, por edhe në frymë.



Të gjitha personazhet e rëndësishme të librit janë gra…Pse?

Nënvetëdija jonë nganjëherë vepron në mënyrë të pavarur, për shkak të asaj që me siguri e dëshirojmë shumë. Por edhe mendoj se shoqëria përbëhet nga burra dhe gra që ndërthuren pazgjidhshmërisht në jetët e tyre, kështu e shoh dhe jetën që gjëllon në një libër letrar. Por, ka dhe një numër më të madh burrash nëse e keni vënë re. Sepse objektivisht, burrat janë më të pranishëm në ndonjë fushë, si te pushteti për shembull. Por, nuk ka qenë barazia gjinore synimi im. Ka qenë thjesht letërsia.

Libri ka shumë gjendje pezull, mbajtje fryme, lexohet përnjëherësh. Cili është ndryshimi i metodës letrare, në këtë zhanër romani?

Ka shumë ndryshim. Gjendja pezull, mbajtja e frymës siç thoni ju, kërkon një tjetër mënyrë të menduari e të shkruari, është “sekreti” që mban gjallë një thriller. Pa të, nuk mund të jetë i tillë. Nuk e di a ia kam dalë gjithnjë të krijoj këtë gjendje në roman, por mendoj se është një nga vështirësitë kryesore.

Ju mori shumë kohë shkrimi i tij?

Më shumë skema e subjektit. Logjika që duhet të lidhte të gjitha fijet e dyshimit, që nuk duhet të zbulohen shpejt nga lexuesi, por ta mbajnë atë lidhur, në ankth, që të gjejë fajtorin. Është si një ushtrim mendor.

PJESË NGA LIBRI

Po ndërkaq nuk kishte kohë ta zgjidhte këtë enigmë, sepse Igor Rehanoviçi po shpaloste një tjetër rebus, me sa po i dëgjonin veshët.

-…sepse Ballkani,- po gjëmonte zëri i thellë, fuqishëm, po edhe melodioz I Igorit,- është djepi i lashtë i Europës. Dhe ne, vendet e Ballkanit Perëndimor, siç na kanë kategorizuar zyrtarë europianë, jemi një djep edhe më i çmuar. Ne e duam Europën, euroskepticizmi nuk është kauza jonë. As sovranizmi, me gjithë argumentet e shtuara kohët e fundit. Sepse me gjithë problematikat e tij, Bashkimi Europian përfaqëson për të gjithë botën shembullin më të mirë të marrëveshjes politike, të rrugës së vështirë, por të nevojshme të dialogut edhe me forcat radikale, sepse beson te negociata, te kompromisi dhe jo te konflikti. Sepse tani që qytetarëve europianë për shkak të emigracionit iu shtohet pasiguria, është e lehtë të shfaqen nostalgjitë nacionaliste dhe identitare. Me hyrjen në BE, edhe shumë probleme tonat, të ndasive etnike, të kufijve, të mosmarrëveshjeve me fqinjët do të shuhen, sepse hapësirat do të jenë të mëdha, do shtohen lëvizjet, do të hapet tregu, kulturat tona do të shkëmbehen më mirë. Ka edhe lëvizje që duan Ballkan të pavarur e jo integrim europian. Por çfarë kuptimi do të kishin disa shpejtësi me ndryshime brenda një Europe?

Adriani ngriti sytë, sepse po dëgjonte me vëmendje kokulur, por padashur ndeshi në shikimin e Nikolajit. Bullgari tundi kokën dhe ia shkeli syrin. I fortë, Igori. Beti e pikasi atë vështrim e atë shkelje syri.

-Sa bukur foli zoti Igor!,- shprehu admirimin e saj Zeinepi, kur po hanin drekë. -Ai është njeri me shumë shije. Dhe gjithnjë nuk lë rast pa e vënë në dukje bukurinë time! Alma e vështroi një çast, si ta shihte për herë të parë.

Gjatë pasdites, që u err menjëherë, megjithëse bënte shumë ftohtë, ata dolën të shihnin qytetin. Hotel Moskvandodhej në qendër të tij dhe e patën të lehtë të lëviznin. Hoteli, një arkitekturë që Igori e quajti secesioniste, përzier me elemente të arkitekturës antike greke, me fasadën e shndritshme, me pllakat majolike dekorative, pjesën e gjelbër të çatisë me dy kubetë, peshonte i rëndë në pikëtakimin e tri bulevardeve kryesore: Perazije, Prizrenska dhe Balkanska. Ata kthyen kokën dhe e panë të shndriste gjithë drita buzë rrugës, si një anije turistike luksoze, ankoruar në port.

Rrugës panë një banderolë të madhe vendosur në muret rrethuese të një parku:No Passaran!

-Përse kjo parullë e Luftës së Spanjës?, – pyeti Marengleni.

-Me kë e kanë?

– Me shqiptarët e Kosovës, se ka pasur një problem këto ditë, – tha Igori i ngrysur.

– Në Mitrovicë policia e Kosovës ka arrestuar një partiak serb.

-Po, tha Adriani, pa ia shqitur sytë banderolës. -E mora vesh që në mëngjes. Si mendon?

-Mendoj se ata që e kanë vënë këtë banderolë duan të pengojnë negociatat mes nesh.

Po ashtu, mendoj se gjithandej ka grupime ekstreme,- u përgjigj Igori dhe u kuptua se nuk donte të jepte shpjegime të mëtejshme. Heshtën. Pas pak i thanë Igorit se duhej të vishnin rroba të tjera për darkën zyrtare dhe e ndërprenë shitjen. Adriani u ngjit menjëherë në dhomën e tij dhe hapi e-mail-et. Duhej të dërgonte një raportim…

+++

…Përballë shtrati dopio. Vinte erë të fortë parfumi pas rroje. Një valixhe e vogël e hapur mbi të. Vështroi me shpejtësi përreth duke ndjerë zemrën t’i rrihte me fuqi. Mbi tryezë një dosje, prej nga dilnin disa fletë dhe pranë saj laptopi i hapur. Shkoi drejt tij dhe e preku. Ekrani u ndez dhe në të u shfaqën dy fjalë: sent-mail. Shtypi tastin. E-mail-i u shfaq i gjithi.

Ajo nuk e lexoi, por e fotografoi menjëherë me celular, duke përfshirë edhe adresën marrëse. Hapa në korridor

U tërhoq dhe doli në ballkon. Gjoksi po i çahej. Hapat u larguan. U fut përsëri në dhomë, pothuajse pa marrë frymë dhe shtypi një tast tjetër. Nxori USB-në, e vendosi në laptop dhe filloi të kalonte aq material sa mundte, duke gjykuar me hamendje, sipas emërtimeve, se cili mund të ishte më i rëndësishëm. Arriti të kalonte file-n e pestë, kur dëgjoi përsëri hapa në korridor. Kësaj radhe me siguri po i vinin te dhoma. Hoqi USB-në, e futi në xhep dhe arriti të dilte në ballkon e të tërhiqte derën që të dukej si e mbyllur, në çastin kur dera tjetër u hap. Burri hyri brenda. Ajo u ngjesh pas murit, pa frymë.

U dëgjuan kërcitje, hapje-mbyllje dollapësh dhe lëvizje kremastarësh. Nëse ai do të hapte perden për të kundruar borën që binte, do ta shihte. U tmerrua nga ky mendim. Ky është fundi, mendoi. Nuk mund të lëvizte sepse mund t’i dukej hija përmes perdes. Befas hapje dere përsëri, por duhet të ishte ajo e banjës, farë pranë murit. Zhurma rubinetesh, shkarkime ujërash, kollitje, shfryrje hundësh. Hyri me të shpejtë në dhomë, e përshkoi me tre hapa të gjatë e të heshtur dhe doli duke tërhequr me kujdes derën pas vetes. Hyri në dhomën e saj dhe u plas në shtrat me zemrën që i dukej sikur do dilte nga gjoksi…

Fasula mjekon andropauzën


Fasulet janë shumë popullore në shumë kultura dhe janë ushqim bazë në kuzhinën meksikane, braziliane, kubane, dhe atë domenikane.U prezantuan në Europë në shekullin e 15-të nga spanjollët.Sot prodhuesit më të mëdhenj të fasuleve të zeza janë India dhe Brazili.

Fasulet e zeza, ushqimi më ekzotik që mban në formë peruanët e kolumbianët e që është aq i dashur nga amerikanët e tani po preferohen gjithnjë e më shumë edhe nga shqiptarët.

Sipas studimeve të fundit fasulet e zeza janë legume super për traktin digjestiv



Zbulohet arma efikase kundër andropauzës. Dhe sekreti qëndron tek fasulja, që ndoshta shumë shpejt mund ta quajmë me të drejtë fasulja magjike. Kështu, pas një studimi që ka zgjatur 8 vjet dhe rezultateve mjaft pozitive, sot është depozituar kërkesa për patentën e principit të produktit final që është natyral. Do të kurojë simtomat e andropauzës, përfshirë edhe prodhimin e reduktuar të testosteronit, osteoporozës dhe sindromës metabolike.


Kërkuesit kanë zbuluar se në natyrë, tek fasulja gjendet një përbërës i ngjashëm me një proteinë që prodhon trupi dhe që ka influencë pozitive në organizëm dhe në aktivizimin e receptorëve.



Studiuesit e Universitetit të Padovës shprehen entuziastë për këtë arritje që mund të ndikojë shumë pozitivisht në jetën e mashkullit. Në fakt, pas moshës 40 vjeç mashkulli pëson ulje të nivelit të testosteronit që mund të shoqërohet edhe me probleme të tjera në sferën seksuale, në peshë, reduktim të masës muskulore etj. Megjithatë do të duhet ende pak kohë që kjo pilulë të dalë në treg.




Kultura e futjes së fasuleve të zeza në ujë është e pranishme në shumë vende dhe sipas dietologëve kjo është një mënyrë për shtimin e përfitimeve tek to. Në Brazil, një vend që së bashku me Indinë rrisin më shumë fasule të zeza se çdo vend tjetër në botë- fasulet zënë një vend shumë të veçantë.

Brazilianët hanë fasule të zeza të paktën një herë në ditë. Studimet e fundit kanë dëshmuar se fasulet ulin riskun për diabet të tipit 2, mbajnë larg sëmundjet kardiovaskulare dhe parandalojnë disa lloje kanceri.

Që shqiptarët i duan shumë fasulet, ky është një fakt që dihet tashmë.

Lidhja me këtë perime është aq e lashtë saqë është e vështirë të gjesh zanafillën e tyre në vendin tonë. Fasulet janë ushqimi kryesor në tryezat e amvisave shqiptare.

Mesatarisht shqiptarët konsumojnë 5-6 kilogramë për frymë në vit, duke i kapërcyer të gjitha vendet e Bashkimit Euopian për nga niveli i konsumit. Shqipëria renditet në vendin e 87-të në botë për eksportet e fasules. Korça është rajoni që po kultivon më shumë fasulen e zezë dhe e kanë lidhur më shumë se kurrë fatin e tyre me shijen kulinare të peruanëve, kubanezëve e amerikanëve që preferojnë këtë bishtajore me ngjyrë.

Fasulet e zeza janë të shkëlqyera për shëndetin e traktit digjestiv.

Proteinat dhe fibrat kalojnë përmes traktit digjestiv më ngadalë se ushqimet e tjera me sheqer. Rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe i bëjnë mirë zemrës. Fasulet e zeza duhet t’i ruani në një enë të mbyllur në ambient të freskët dhe të errët. Që të gatuhen më shpejt vendosini në ujë një natë më parë.

Mënyra më e mire për të gatuar fasulet e zeza është tenxherja me presion. Ato janë një burim i mirë i hekurit me përmbajtje të lartë antioksidantësh, sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze.

Fasulet e zeza shihen si ushqim që ruajnë freskinë dhe energjinë tek njerëzit, sidomos për gratë. Fasulet e zeza janë shumë të shëndetshme për gratë shtatëzëna dhe për fetusin. Nga pikëpamja e mjekësisë moderne, fasulet përmbajnë shumë aminoacide, kalcium dhe elemente të tjerë ushqyes të cilët janë të domosdoshëm për detoksifikimin e organizmit dhe ulin hipertensionin Duke qenë se janë të pasura me proteina, janë një zëvendësues shumë i mirë për mishin në rast se jeni vegjetarianë.

Fibrat tek fasulet do t’ju mbushin me energji.

Ato përmbajnë acidie yndyrore Omega 3, që shërben kundër plakjes dhe përmirëson shëndetin e zemrës. Fasulet e zeza janë të pasura me antioksidantin “antocianin” – që ndodhet edhe tek boronica. Studimet tregojnë që sa më më e errët të jetë fasulja, aq më e lartë është sasia e antioksidantëve. Dhe kjo në fakt vlen dhe për ushqimet e tjera, përfshi orizin e zi, kumbullat e zeza, çdokollatën e zezë, fiqtë etj. Fasulja e zezë është bazë për shumë dieta në mbarë botën, e po ashtu është një ushqim jo i shtrenjtë, pasi që përmban preparate që ju humbin në peshë dhe nutriente. Fasulet janë të pasura me nutriente esenciale, ku një gotë me fasule të zeza përmban fibra (59.8 për qind e dozave të rekomanduara për një ditë), proteina (30.4 për qind), hekur (20 për qind), folate (64 për qind), magnez (30.1 për qind), mangan (38 për qind), molibden (172 për qind), fosfor (24 për qind), triptofan (56.2 për qind) dhe vitamina B1 (28 për qind). Fibrat e tretshme, me të cilat është e pasur fasulja e zezë, është vërtetuar se redukton kolesterolin.

Në fakt, studimet kanë vërtetuar se konsumimi i fasuleve të zeza redukton nivelin e kolesterolit të keq, duke shtuar nivelin e kolesterolit të mirë. Fasulet po ashtu janë të pasura me fitonutriente, të cilat tani cilësohen si shumë të shëndetshme. Në bazë të një studimi nga Departamenti amerikan, tri nga katër ushqimet më të pasura me antioksidues janë fasulet. Një tjetër studim, që është bërë nga Universiteti në Kolorado, ka zbuluar se fasulet e kuqe janë të pasura me antioksidantë, përderisa fasulja e zezë u rendit e dyta. Antioksidantët largojnë radikalet e lira nga trupi dhe besohet se ulin rrezikun nga sëmundjet kronike dhe ngadalësojnë efektin e plakjes. Fasulet e zeza janë të pasura me shumë antioksidues, prandaj edhe ulin rrezikun për t’u prekur nga diabeti, mbipesha, sëmundjet degjeneruese dhe lloje të ndryshme të kancerit

E vërtet e frikshme… Deliri i Edi Ramës, më keq se i Enver Hoxhës!!!



Nga Ilir Babaramo

Edi Rama sot kishte takimin e rradhës gju më gju me popullin. Si cdo ditë, të gjitha tv informative e transmetuan live mise en scene e rradhës kur lideri suprem flet para nje auditori të përzgjedhur. Më bëri përshtypje portreti I një burri në moshë. Nuk ishte me qeleshe si ai që pasi mori tapinë thirri me të madhe : rroftë sekretari i parë shoku Edi Rama. I hapa audion televizorit. Xhaxhai e falenderoi Ramën se : ke ndërtuar në Shqipëri muzeun e mbrojtjes që nuk e gjen askund në botë.





Kryeministri rrëmbeu mikrofonin. Isha I gjithë sy e vesh të dëgjoja se cfarë përgjigje do ti jepte. Më e pakta prisja që ti thoshte : Mbaje butë xhaxha se Shqipëria nuk ka muzeumet më të mira në botë. Por nuk ndodhi kështu. Rama u fut në kujtime. Po kam bërë një pikturë tek ai muze bashkë me Vladimir Myrtezain. E bëmë me ngjyra të errëta cka ishte e ndaluar për atë kohë. Mund të them se piktura është e mirë dhe I ka rezisutar kohës, tha Rama për veten dhe Xakun.



Ndonëse jam pasionat muzeumesh nuk e kuptova se për cilin muze shqiptar ishin duke molloisur xhaxhai me kryeministrin. Por kjo pak rëndësi kishte. Më cuditi fakti se Rama tashmë jeton në një botë tërësisht virtuale. Mjafton që ti përkëdhelet sedra dhe është I gatshëm të pranojë dhe budallallëqet më të mëdha. Nuk ka shpegim tjetër. Rama është një njeri që ka udhëtuar dhe ka parë më shumë se pakkush. Ka parë muzeume pa fund. Ka jetuar në Paris. Pa dyshim I ka vizituar Les Invalides, muzeumin e famshëm në zemër të Parisit, godinën hijerendë me kupolën më të shndritshme poshtë të cilës është varri I Napoleonit. Qindramije shqiptare mund ta kene vizituar. S ka muze më të mirë në botë për të kuptuar fushatat e Bonapartit dhe luftën e dytë botërore. Por jo . Sic duket për Ramën asgjë në botë nuk ka vlerë nëse nuk është në kuadrin e “Rilindjes së dytë” shqiptare. Naiviteti ose servilizmi I xhaxhait mund të kuptohet por jo cfarë tha Rama. Madje s mund të krahasohet as me mise en scene tjetër të porositur, atë me Vorspin që sipas saj : Rama kur ishte në Paris kishte mrekulluar gjithë Parisin.



Eshtë vërtet e frikshme cfarë po ndodh në nëndrëgjegjen e atij që po qeveris Shqipërinë prej gjashtë vjetësh. Në 25 vjetët e fundit të jetës së tij Enver Hoxha nuk doli kurrë nga Shqipëria. Shqiptarët ishin njerëzit më të izoluar në Evropë. E megjithatë diktatori kurrë nuk u kaplua nga një delir i tillë. E pranonte që vera shqiptare është uthull. Në ato që ka shkruar në pleqërinë e thellë ndjehej në rreshta e mes tyre nostalgjia për shkëlqimin e Parisit. Rama nuk jeton rrethanat e Hoxhës. Ska muaj që nuk udhëton zyrtarisht e privatisht. Por ato që shikon duket se nuk kanë më lidhje me trurin e tij. Asnjë mendje normale që nuk është klinicist nuk mund ta shpegojë këtë fenomen që patjetër duhet të jetë një sindromë ose patologji.

Kush ishte Leka i Madh ?


Aleksandri i Madh ose Leka i Madh (maqedonisht: Александар Велики, greqisht: Ἀλέξανδρος ὁ Μέγας) gjithashtu i njohur si Aleksandri i III i Maqedonisë (maqedonisht: Александар III Македонски), ishte mbret i Maqedonëve.Epoka e Aleksandrit përbën gur themeli për mbretërit që vijuan dhe shënon fundin e lashtësisë klasike.
Alexander and Bucephalus - Battle of Issus mosaic - Museo Archeologico Nazionale - Naples BW.jpg

Aleksandri duke ndeshur me mbretin persian Darius i  Nga Mozeiku i Aleksandrit, ngaPompei,Napoli(Itali)   Museo Archeologico Nazionale.

Aleksandri i Madh ishte një ndër komandantët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, ku në moshën 32 vjeçare kishte pushtuar pjesën më të madhe të botës së atëhershme (në shek IV p.e.r.). Aleksandri lindi në Pela të Maqedonisë në vitin 356 p.e.r. Babai i tij ishte mbreti i Maqedonisë, Filipi II dhe nëna e tij, princesha e Epirit, Olimpia. Pas vdekjes së Filipit II, i biri u ngjit në fron për të vazhduar taditën mbretërore. Aleksandri përfundoi bashkimin e të gjithë qytet-shteteve greke të kohës dhe pushtoi pjesën më të madhe të botës së atëhershme (Azisë së Vogël, Persisë, Egjiptit) duke arritur deri në Indi.



Mirtal ose Olympia e ëma e Aleksandrit

Aleksandri lindi në 20 korrik të 356 p.e.r. në Pela, kryeqytet i shtetit Maqedonas. Gjenealogjia e tij përbëhej nga dy figurat më të shquara të traditës së lashtë. Ajo e Herakliut (njeriut me fuqi të mbinatyrëshme dhe Neoptolemos, djalit të heroit Akil, që themeloi shtëpinë mbretërore të Molosëve. Origjina legjendare e Aleksandrit luajti rol të rëndësishëm në formimin e karakterit, që në hapat e para të jetës së tij. Po aq e adhurueshme ishte dhe mënyra e arsimimit, e ëma dhe i ati i tij u kujdesën që pranë Aleksandrit të qëndronin njërëz me nivel të lartë arsimor, njëri prej tyre ishte dhe Aristoteli. Në 340 p.e.r. Aleksandri ndërpreu studimet dhe u kthye në Pela, ku mori pjesë në jetën aktive të Maqedonisë. Në vitin 356, në një mbrëmje korriku, në qytetin Pella të Maqedonisë, u lind një foshnjë, që njëzet e dy vjet më vonë, do të pushtojë Azinë dhe do të shkatërronte shtetin e pafund, të pasur dhe të plotfuqishëm të Persianëve. Kjo foshnjë ishte Aleksandri i Madh. Kjo datë ka mbetur e fiksuar sepse atë natë u dogj tempulli i njohur i perëndeshës Diana të Efesianëve. Plutarku shkruante se, të gjitha falltaret e Efesit, pasi vështruan rrënojat e tempullit, rendën nëpër rrugë duke thirrur: …”ky ishte sinjali i lindjes së atij që do të shkatërronte të gjithë Azinë”. I njohur ndër Shqiptarët si Leka i Madh, Aleksandri ka qenë biri i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe i gruas së tij të katërt, princeshës epirote – Olimpisë, e cila konsiderohet si njëra ndër gratë më të shquara të Antikitetit. Në vitet 331-317, në kohën kur erdhi në fron një kushëri i saj, Aikidi, Olimpia u bë bashkësunduese me të në fronin e Epirit.

Filipi II






Aleksandri trashëgoi virtytet e të dy prindërve. Ishte mesatar në shtat, me flokë kaçurrel, me sy të bukur dhe një fytyrë të qetë e serioze njëherësh. Por ajo që e karakterizonte më tepër ishte zgjuarësia dhe trimëria. Këto dy virtyte i rrëfeu që nga mosha shumë e vogël. Ashtu si Napoleoni, Aleksandri ishte disi i shkurtër, biond, me një çehre të kuqërremtë në fytyrë dhe, sipas historianëve, njërin sy e kishte të zi si nata dhe tjetrin të kaltër si qielli. Djal i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe priceshës Myrtale (Mietale), që pas martesës u quajt Olimpia, e bija e Neoptolemit të Epirit. Nga e ëma, ishte shumë i bukur, ai kishte fituar karakter të fortë sundimtari, kurse nga Aristoteli, mësuesi i tij maqedonas, dijen dhe kulturën mbi qytetërimet e vjetra. Ai e kaloi edhe një pjesë të fëmijërisë së tij, te daja në Epir.

Aleksandri ishte frut i menjëhershëm i pasionit të zjarrtë të dashurisë së Filipit me Olimpinë, dhe ndoshta i vetmi. Lufta dhe politika e larguan shpejt Filipin nga Olimpia. Aleksandri mbeti nën kujdesin e nënës gjatë viteve të fëmijërisë dhe të adoleshencës së hershme. Ai u mësua të këndonte dhe t'i binte lirës, çka do të ishin kënaqësi gjatë gjithë jetës së tij; mësoi të gjuante dhe saherë që do të ishte i lirë ai do të gjuante arinj, luaj, zogj e dhelpra; u mësua dhe u praktikua me ritualet e mikpritjes dhe që kur ishte djalë dhjetëvjeçar e më tej ai do të shquhej për sjelljen e mirë, me të cilën priste vizitorët në oborr; ai natyrisht u mësua të kalëronte, kali i tij i famshëm Bukefali, i cili do ta çonte nëpër beteja për njëzet vjet me radhë, është një nga elementet më të çuditshme të legjendës së Aleksandrit. Dhe, më në fund, pas gjithë këtyre ai filloi edukimin zyrtar në debatin filozofik dhe në poezinë epike. Aleksandri adhuronte jashtë mase Iliadën dhe heroin legjendar, Akilin. Gjatë tërë jetës e ëma e drejtonte në rrugën e lavdisë së përjetshme. Olimpia i thoshte shpesh: “Ti je si Akili, i dënuar nga madhështia jote”. Jeta e tij u ndërlikua kur Filipi, i sapo ndarë nga Olimpia, bëri një djalë tjetër me gruan e re, Euridikën. Atëherë, kur froni për të nuk ishte më aq i sigurtë, u largua bashkë me të ëmën në pallatin mbretëror të Epirit ku festoi edhe martesën e dajës së tij, mbretit të Epirit, të atin e Pirros së Epirit. Më pas shkoi në Iliri për të organizuar një paraqitje të armatosur kundër të atit, që kishte ndër mend t’ia linte pushtetin djalit të tij të dytë. Pak kohë pas largimit Filipi II vritet dhe Aleksandri u shpall mbret, sepse djali i dytë ishte ende foshnje.

Aleksandri ishte dymbëdhjetë vjeç, kur një mik i Filipit, Dimarati nga Korinthi, i fali një kalë të fuqishëm, krenar dhe të pashtruar - Bukefalin. Në oborrin e pallatit u grumbulluan shumë miq të mbretit dhe e admironin kalin e mrekullueshëm. Dikush prej tyre donte t'a shalonte. Por Bukefali u egërsua, tundi këmbët e pasme dhe miku i mbretit vrapoi të largohej për të shpëtuar. -Për Zojsin (Zeusin)! - i thirri atëherë Filipi Dimaratit, - kali që më fale është vërtetë i shkëlqyer, por është kaq i egër sa kam frikë se askush nuk do të mund t'a zbusë. Një nga oficerët e mbretit shkoi këmbëngulës drejt Bukefalit, rrëmbeu frerët dhe u përpoq t'i kërcente në shpinë. Por kali hingëlliu egër, u shkund, u ngrit përpjetë mbi këmbët e pasme dhe oficeri ua mbathi këmbëve që të shpëtonte. Njëri pas tjetrit provuan pothuaj të tërë ta zbutnin Bukefalin. Një mund i kotë. Nuk do të gjendej askush që të nënshtronte kalin krenar dhe idhnak. Dhe atëherë panë të gjithë Aleksandrin e vogël të ngrihej nga vendi dhe të shkonte me guxim drejt kalit krenar. -Aleksandër!, - i thirri Filipi, - Mos o bir! Kij mendjen! Por Aleksandri bëri përpara pa ngurrimin më të vogël dhe kapi me kurajë frerët e Bukefalit. Kishte vënë re diçka që askush nuk e kishte parë. Kali trembej duke vështruar hijen e vet, prandaj egërsohej dhe nuk linte askënd t'i afrohej. Aleksandri ktheu kryet e kalit nga dielli, që të mos i binte hija përpara dhe me guxim e shkathtësi i kërceu në shpinë. Të gjithë panë me habi Bukefalin të rrinte urtë e palëvizur si qengj! -Të lumtë! Të lumtë Aleksandër!, - shpërthyen britmat e vetvetishme triumfuese. Filipi mbushur me krenari për të bëmën e birit, vrapoi pranë tij, e përqafoi i mallëngjyer, e puthi dhe i tha: - Biri im, përpiqu të gjesh një mbretëri të madhe që të të shkojë për shtat. Maqedonia është shumë e vogël për ty! Fjalë profetike, që e ardhmja do t'i vërtetonte. Në 337 p.e.r Filipi u nda me Olimpinë dhe u fejua me bukuroshen Kleopatra. Që atëhere marrëdhëniet e Aleksandrit me të atin filluan të zbeheshin, fakt që e detyroi Aleksandrin të largohet së bashku me të ëmën në Epir. Pas një viti kontradiktat midis tyre filluan të normalizoheshin. Ditën e martesës me Kleopatrën Filipi vritet.

Edukimi i Aleksandrit

Filipi pajtoi mësuesit më të mirë për Lekën. Ky mësoi të fliste, të shkruante e te lexonte në greqisht. Mirëpo, për shkak të antipatisë së ndërsjelltë midis Filipit dhe grekëve, e drejtperdrejtë për edukimin e Aleksandrit nuk ishin grekë. Dy prej përgjegjësit ishin Leonidha, një farefis i nënës së tij molose, Olimpias, dhe Lisimaku, arkanani nga krahina e Dodonës pellazge. Më vonë, Aleksandri deklaroi se Leonidha i rreptë e kishte bërë të fortë e të qëndrueshëm, duke e pajisur me dy “kuzhinierë” të shkëlqyer: një Marshim gjatë natës, për të shijuar mëngjesin dhe një mëngjes të pakët, për të shijuar drekën.

Më në fund Filipi vendosi që Aleksandri të edukohet nga Aristoteli, një filozof maqedon nga qyteti Stagira, nxënës i Platonit. Filipi e solli atë në oborrin mbretëror dhe nën drejtimin e tij hapi një shkollë në Mieza, një vend i bukur pranë kryeqytetit Pella. Në atë shkollë Aleksandri dhe një grup fisnikësh të rinj maqedonë studiuan për tre vjet.


Alexandri dhe Aristoteli

Aristotelit, filozofit dhe logjicistit më të shquar të kohës së tij, Filipi i dërgoi fjalë që të vinte e t’i jepte të birit mësime në Moral, Politikë, Mjekësi dhe Filozofi ose Metafizikë. Është me interes të vihet në dukje se, vetë Aristoteli (384-322 p.e.s.) kishte lindur në Stagira të Maqedonisë, në lindje te Selanikut. I ati i tij kishte qenë mjek i oborrit të të atit të Filipit, mbretit Aminta II. Pra, maqedonasi Aristotel ishte si në shtëpinë e vet në oborrin maqedonas, deri në moshën 17-vjeçare, kur shkoi në Athinë dhe u bë student i Platonit. Në vitin 342 p.e.s., Aristoteli u kthye në Maqedoni si tutor i Aleksandrit 13-vjeçar dhe ndejti aty 7 vjet. Ndikimi i Aristotelit gjatë këtyre viteve të formimit dëshmohet nga një letër, të cilën Aleksandri ia dërgon më vonë ish-tutorit të tij. “Do të doja më shumë të shquhesha në dituri, sesa në pushtet e në sundim”. Megjithatë, Leka i Madh e identifikonte veten me heronjtë e lashtë të Homerit, i bindur se ishte një pasardhës i Herakliut (Herkulit), nga ana e babait, dhe i Akilit nga ana e nënës. Poezia epike nënkuptonte Homerin. Përshkrimi i tij për të kaluarën heroike të Greqisë në dy poemat e famshme, Iliadën dhe Odisenë, do të ndikonte shumë tek Aleksandri dhe do të përcaktonte drejtimin e jetës së tij. Mospërfillja e rrezikut, rendja pas aventurës, sfidat dramatike për dyluftim, guximi i çartuar edhe përpara vdekjes - këto ishin mesazhet e kanunit homerik, që e pushtuan imagjinatën e Aleksandrit qysh në fëmijëri. Veprimi i tij i parë, kur do të hynte në Azi, do të ishin flijimet që do të bënte në Trojë, nga tempulli i së cilës do të merrte parzmoren e shenjtë, që do ta mbante gjatë gjithë fushatës së tij në Lindje. Ndikimi i epikës homerike u ndërthur me ndikimin e besimeve ekstreme, fetare dhe ekscentrike të nënës së tij.

Aristoteli është një filozof i madh për botën moderne, themelues i shkollës së empirizmit. Ai shkroi libra mbi organizimin dhe rendet kushtetuese të njëqind e pesdhjetë shteteve e qytet-shteteve të ndryshme, botoi jetëshkrimet e fituesve të lojërave Pitike, u angazhua në studimin e muzikës e të mjekësisë, të astronomisë, të magnetizmit dhe të optikës, shkroi traktate për Homerin, analizoi retorikën, dha mendime për anën irracionale të natyrës së njeriut, vendosi studimine biologjisë në baza të shëndosha eksperimentale, u fut me aftësi në botën e çudtishme të bletëve dhe studioi embrionologjinë. Dihet se ai nxiti dhe plotësoi më tej interesat e mëparshme të Aleksandrit në njohjen e epikës homerike, duke shkruar një libër të veçantë për "Iliadën", të cilën Aleksandri do ta mbante përherë nën jastëk. Homeri, me siguri, do të ketë zënë një vend të veçantë në programin e shkollës së Miezës. Aristoteli, gjithashtu shkroi për nxënësit e vet mjaft pamflete për qeverisjen e shtetit dhe të kolonive dhe u dha atyre mësime në disiplinat e gjeometrisë, të retorikës, të estetikës, si dhe në artin e argumentimit. Aleksandri mbyllur për katër vjet të tëra në një pallat preriferik, tok me mjaft moshatarë, bij gjeneralësh dhe fisnikësh të Maqedonisë, mori nga mësuesi i madh njohuri të pafundme, që më pas i vlenë shumë. Se sa respekt dhe dashuri ndjente Aleksandri për Arsitotelin, na e shfaqin fjalët e mëposhtme, të cilat mbetën në histori: "Jetën ia kam borxh tim eti, dhe se si të jetojë mësuesit tim" Në këto vite kur edukohej Aleksandri, u zgjuan dhe ambiciet e tij, ëndrra e madhe për të zmadhuar Maqedoninë. Dhe një ditë, kur mori vesh se i ati kishte fituar dhe një betejë tjetër, tha me ankim: "Im atë do të mund gjithë armiqtë tanë dhe nuk do të mbetet asnjë që ta mund unë".

Ngjitja në fron

Një rast i dytë i madh iu paraqit Aleksandrit dy vjet më pas. Athinasit dhe aleatët e tyre, tebanët, vendosën t'u rezistonin planeve të Filipit për të pushtuar Helladën dhe në vitin 338 ushtria e tyre priste ushtrinë maqedone në Keronë. Atje u bë ndeshja e madhe dhe historike e dy ushtrive. Filipi i besoi djalit të tij tetëmbëdhjetë vjeçar t'u printe 2000 kalorësve. Aleksandri luftoi trimërisht, duke përballuar batalionin e tebanëve. Tebanët qëndruan me ngulm sulmeve të tërbuara të kalorësisë maqedone të drejtuar nga Aleksandri, gjersa ranë të gjithë të vdekur. Në atë betejë kishte marrë pjesë edhe athinasi Demosten, oratori më i madh i Helladës, i cili urrente me fanatizëm maqedonët. U detyrua të flakte mburojën dhe heshtën dhe t'ua mbathte këmbëve që të shpëtonte. Fitorja e maqedonëve ishte e madhe dhe historike. Tani asnjë forcë nuk do të mund t'u kundërvihej që të pushtonin helenët. Pas betejës, Filipi dha urdhër të grumbullonin athinasit e vdekur dhe t'i digjnin. Kaluan edhe dy vjet prej se Maqedonia vendosi pushtetin mbi Helenët (Grekët). Ishte njëzet vjeç Aleksandri, kur një pasdite mbreti Filip kremtonte dasmën e së bijës Kleopatër në një stadium, kur një maqedon i quajtur Pausania, i paguar nga helenët, ia afrua Filipit dhe i nguli një thikë në zemër.

Maqedonia humbi një mbret të madh. Se Filipi ishte vërtetë një mbret i madh, politikan i zgjuar, gjeneral i shkëlqyer, kishte arritur të pushtonte dhe të shpartallonte armiqtë helenë dhe përgatitej për fushatën kundër Persisë. Mbret në, moshën njëzet vjeçe, u bë Aleksandri. Pothuaj ende djalë, mori në duar fatin e Maqedonisë Ilire. Ishte vera e vitit 336 p.e.r. .

Pas vrasjes së Filipit, Aleksandri mori masa të rrepta duke eleminuar çdo armik të mundshëm (te brendshem dhe te jashtem). Fillimisht luftoi në pjesën veriore dhe jugore me qëllim sigurimin e kufijëve. Ndërsa më vonë pushtoi Persinë, Indinë e shumë vende të tjera. Gjatë kohës qe luftonte Aleksandri njohu dhe u martua me dy gra, fillimisht me Roksanen dhe më vonë me Stateiren (sipas historisë thuhet se pas vdekjes së Aleksandrit ish bashkëshortja e tij Roksana, vrau Stateiren dhe motrën e saj ndërkohë qe trupat e tyre u shndërruan në një gosti te shijshme për kanibalët). Përveç ambicioz Aleksandri i Madh ishte dhe një luftëtar i papërsëritshëm vështirë të mundej nga ndokush. Në 2 – 3 qershor 323 para lindjes së krishtit Aleksandri mori pjesë në nje banket (gosti) te organizuar nga miqtë e tij, që mesa dukej do të ishte dhe e fundit, pasi menjëherë shfaqi temperaturë të lartë, si rezultat i se ciles u mberthye në shtrat për ditë me rradhë dhe pikërisht për këtë arsye u detyrua të ndryshonte dhe datën e udhëtimit që do të realizonte në Arabi. Pas një përmirësimi sipërfaqësor gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua duke humbur çdo mundësi komunikimi dhe ecjeje. Lajmi i keq se Aleksandri i Madh kishte vdekur i detyroi të gjithë oficerët të urdhëronin ushtarët të kalonin ne shenje nderimi nga shtrati i tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Pas dy ditësh vdiq, në 13 qershor 323 para lindjes së krishtit, ne Babiloni. Pak para se të vdiste e pyetën se te kush do të linte fronin, përgjigja e tij ishte absolute: tek “më i forti.” Aleksandri i Madh në moshën 20 vjeç bëhet Mbret i Maqedonisë. Ngutej të luftonte dhe të fitonte! Dhe ja ku iu shfaq rasti në të gjashtëmbëdhjetë vjetët e tij. Kishte mbaruar studimet pranë Aristotelit, kur Filipi iku për një fushatë të madhe në Propontidë dhe e la pas si mëkëmbës, mbret të shtetit maqedon. Krerët e Medëve, një fisi të Thrakës, kur morën vesh se Filipi gjendej larg nga Maqedonia, gjetën rastin të ngrinin krye. Aleksandri, në krye të ushtrisë që kishte mbetur në Pellë, Marshoi drejt tyre për të qetësuar gjendjen, dhe fitoi betejën.

Ishte vetëm 20 vjeç dhe në zemër kishte një lakmi të pamatë për pushtet dhe famë. Aleksandri, i edukuar nga filozofi Aristotel, u ushtrua në armë dhe politikë të përgjithshme nga i ati, me një inteligjencë dhe energji të paparë, krijoi një Perandori Botërore. Sapo hip në fron ai rikonfirmon të drejtat që gëzonte më parë i ati, Komandant Suprem i ushtrisë. Kështu që ai kërkon tu demonstrojë menjëherë popujve të nënshtruar se vdekja e babait të tij, Filip II, nuk e kishte dobësuar forcën e Maqedonisë. Shtypi pa mëshirë një rebelim në Tebë, banorët e së cilës i shiti si skllevër. Pastaj iu desh të shtypte kryengritjet kalimtare në Iliri, që nga Piluri, afër Korçës, deri në veri në Danub. Bashkëpunimi me Molosët ishte i siguruar në saje të lidhjeve amësore. Mirëpo, me hypjen e tij në fron, armiku i betuar i të atit, Demosteni, formoi sërish një lidhje rivale dhe, madje, i nxiti PersËt që të hidheshin në luftë kundër Aleksandrit, duke e quajtur atë çilimi dhe torollak. Prandaj Aleksandri Marshoi për në Greqi. Athina e dëshpëruar dërgoi ambasadorë që të hynin në bisedime me Aleksandrin. Demosteni ishte njëri prej tyre, mirëpo, nga frika e zemërimit të mbretit, ai i braktisi të tjerët dhe u kthye në Athinë. Sidoqoftë, Aleksandri u paqësua, kurse nderi i Demostenit zuri të lëkundej. Pavarësisht nga përdorimi i kufizuar i forcës prej Aleksandrit dhe kushtet bujare të paqes, shumë nga grekët dhe veçanërisht athinasit, mbetën kundërshtarë të betuar të tij. Mirëpo, Aleksandri kërkoi dhe siguroi mbështetjen besnike të farefisit të tij në përgatitjen e fushatës kundër Persisë.

Aleksandri i Madh – Komandant Suprem Ai u nis për në Delfi për tu këshilluar me orakullin e Apollos për fatin e fushatës aziatike, por arriti atje në një ditë të ndaluar, e cila konsiderohej e papërshtatshme për orakullin që të jepte parashikimin e saj. Mirëpo, kur ajo nuk pranoi që t’i vinte veshin lajmëtarit të tij, Aleksandri u fut vetë brenda dhe e tërhoqi atë zvarrë në tempull. Rezistenca e saj qe e kotë, më në fund ajo thirri: “Biri im, ti je i papërballueshëm!” Me të dëgjuar këto fjalë, ai e lëshoi, duket se kjo ishte përgjigja e dëshiruar dhe se nuk kishte më nevojë për këshilla të mëtejshme nga perënditë.

Miti Aleksandrit

Harta e shtrijes së pushtetit të Lekës së Madhë


Menjëherë pas vdekjes së tij Aleksandri u shndërrua në mit, që nga India deri në Atllantik, duke ndjekur modele të ndryshme sipas popujve. Persianët thonin se Aleksandri ishte i biri i Darios, ndërsa Egjiptianët imagjinonin se ishte djali i mbretit të fundit të Egjiptit. Në traditën Arabo-persiane Aleksandri quhet Sikander, në Persisht Iskadar dhe në Arabisht Dhul-Qamayn, për shkak të paraqitjes së tij në monedha me brirë dashi. Sipas kërkuesëve Aleksandri i Madh përmendet dhe në Kuran me emrin DHIKEROS, si mbret i madh që ndërtoi piles, me qëllim që të mbronte njerëzit e pafajshëm nga barbarët Gog dhe Magog. Gjatë viteve Bizantine prania e figurës së Aleksandrit të Madh ndërthuret me mjaft histori të famëshme, shumë e kishin fantazuar si njeriun e shenjtë që përveç profecive të tij ndihmonte dhe në ndërtimin e disa manastireve në shkretëtirë. Shumë tradita në Greqi u krijuan rreth Aleksandrit, dhe disa shenja e rrënoja në ndërtesa të herëshme indikojnë “praninë” e atëherëshme të tij. Shumë e përhapur është dhe thënia ku sipas traditës Aleksandri i Madh ka qenë vëllai i sirenës së detit e cila pyeste here pas here marinarët “nëse jeton mbreti Aleksandër”, dhe e vetmja përgjigje që pranonte te merrte ishtë se “jeton dhe mbretëron.”

Varri i Aleksandrit të Madh gjendet sot në zemër të Aleksandrisë së Egjiptit- Varri apo katakombi i zbuluar është në regjionin e Komel el Dika, në zemër të Aleksandrisë, gjashtëdhjetë metra nga xhamia e Nebih Danielit, ku sipas besimit tradicional arap gjendet varri i udhëheqësit të madh ushtarak. Varri thuhet se kishte qenë i mbyllur dhe i fshehur gjatë shekullit 3 dhe 4 të erës së re, gjatë ndërrimit të religjionit në Perandorinë Romake është mbrojtur nga shkatërrimi


Aleksandri në art


Figura e Aleksandrit qarkullonte në prerje të ndryshme monedhash si para ashtu dhe pas vdekjes së tij. Në ato Aleksandri shfaqej i parrojtur dhe me nje kokëluani mbi kokën e tij e cila deri diku simbolizonte origjinën e gjeneratës së tij nga Hieakliu. Imazhi i tij u shndërrua në burim inspirimi për shumë artist; të cilët nuk hezituan ta gjallëronin nëpërmjet punimeve të tyre si pikturave dhe busteve manhitëse. Por jashtë ciklit përfshirës nuk qëndruan dhe produksjonet e mëdha të cilat e sollën në ekranin e madh nëpërmjet filmave të ndryshëm me temë qëndrore mitin e tij


- “Sikandar” (1941) - “Alexander the Great”(1956) - “Sikandar-e-Azam” (1965) - “Alexander” (2004)

Përveç të lartëpërmendurave personaliteti i rrallë i Aleksandrit zgjoi dhe interesin e shumë shkrimtarëve, të cilët pasqyruan denjësisht karakterin dhe historinë e tij unike nëpërmjet librave që shkruan në nderim të tij, njëri prej tyre është dhe shkrimtari Italian Valerio Masimo Manfredi.

Miti i Aleksandrit të Madh sipas Statutit të Shkodrës të zbuluar nga Lucia Nadin. Teksti i “Privilegjit...” ku citohet: “Unë, Aleksandri, biri i Filipit,… pinjoll i farës së shquar të popujve ilirikë të Dalmacisë


Para disa vitesh erdhi të më takonte në Muzeun Historik Kombëtar Prof. Lucia Nadin e shoqëruar nga Prof. Gherardo Ortalli. Kam vite që njihem me Lucia Nadin. Ajo ka punuar për shumë kohë në dhënien e gjuhës italiane në Universitetin e Tiranës. Njihem familjarisht me të dhe në mënyrë të veçantë vajza ime e madhe Arnisa ka dhe një detyrim moral ndaj Lucias. Kur Arnisa botoi në moshën 14- vjeçare librin e saj të parë në poezi në dy gjuhë në shqip dhe në italisht, ishte pikërisht Lucia Nadin, që shkroi një parafjalë për këtë libër. Më vonë i kemi ruajtur lidhjet tona miqësore dhe shkencore.

Më 1995 Lucia Nadin botoi librin në italisht dhe në shqip “Venecia dhe Shqipëria: gjurmë të lidhjeve antike”. Unë bëra të vetmin recension në shtypin e shkruar për librin e saj të parë, që studion marrëdhëniet midis dy brigjeve adriatikase. Më pas, Lucia Nadin u sëmur dhe u largua nga Shqipëria për në Itali.

Disa herë e kam marrë në telefon për t’u interesuar. Sëmundja qe e rëndë, por Lucia me stoicizëm plot dinjitet, jo vetëm s’u shkëput nga puna shkencore, por me një përkushtim të mahnitshëm bëri një zbulim të madh: zbuloi Statutin e Shkodrës, që datohet si i gjysmës së parë të shek.XIV dhe që ka funksionuar si një realitet juridik deri më 1469. Ky Statut botohet në “Corpus Statutario delle Venezie”.

Statuti i Shkodrës ka një rëndësi të posaçme për të kuptuar diçka substanciale nga qyteti i Shkodrës, i cili ka qenë në zotërimin venedikas për shumë kohë. Lucia më dha kopjen e librit të saj më të ri, të quajtur në italisht “Statuti di Scutari”.

Ky libër ka në kopertinën e vet një stemë të veçantë të pikturuar marrë nga dokumenti origjinal. Stema ka një emblemë në formë skude, që mban sipër një shqiponjë dykrenare me kurora mbretërore mbi të dy kokët, me një fushë blu, kurse në pjesën e poshtme në një fushë ngjyrë okër, janë tre rozeta pesëfletëshe në ngjyrë të zezë. Sipër stemës heraldike është figura e një shqiponje njëkokëshe me krahë hapur me sqepin gjithashtu të hapur ku i dallohet një gjuhë e kuqe e hollë.

Statuti i Shkodrës, rëndësia si monumenti juridik dhe karakteri historik

Në anën tjetër është figura e një qeni vizatuar qartë me një kockë në gojë si një simbol heraldik, që lidhet me idenë e besnikërisë. Libri i Lucias ka 248 faqe, paraprihet nga një parafjalë e bukur dhe e saktë e Prof. Gherardo Ortallit. Ajo që është tepër interesante dhe që e fut në qarkullimin shkencor për studiuesit e Shqipërisë lidhet me përkthimin në shqip të gjithë nyjeve të Statutit të Shkodrës nga mesjetarologu i njohur Prof. Pëllumb Xhufi.

Duke e parë me vëmendje këtë libër dua të artikuloj disa ide dhe mendime për rëndësinë kolosale të monumentit juridik. Në fillim Statuti nis me një shënim të karakterit historik që është një tekst me të vërtetë i përkthyer në latinisht nga një dokument në gjuhën greke, që titullohet “Privilegj i Aleksandrit të Madh të Maqedonisë”. Kjo parafjalë në latinisht krijon si të thuash paraqitjen nismëtare të dokumentit të Statutit të Shkodrës, të shkruar në italishten venedikase mesjetare. Po çfarë thotë teksti i “Privilegjit të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë”.

Ky tekst ravijëzohet kështu: “Unë, Aleksandri, biri i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i Monarkisë, krijuesi i Perandorisë Greke, bir i Zeusit të Madh, bashkëbisedues i brahmanëve dhe i pemëve, i Diellit dhe i Hënës, triumfues mbi mbretërinë e persëve e të medëve, Zot i botës prej ku lind e deri ku perëndon Dielli nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve ilirikë të Dalmacisë, Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë, që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen e përshëndetjet e mia dhe të gjithë atyre, që do të më ndjekin në sundimin e botës.

Duke qenë se ju gjithmonë më jeni treguar të besës, të fortë dhe të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzoj juve, në zotërim të lirë gjithë hapësirën prej Akuilonit deri në skajin e Italisë së Jugut. Askush tjetër, veç jush, mos guxojë të vendoset e të qëndrojë në ato vende dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllav i juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj. U shkrua në kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje, buzë lumit madhështor të Nilit, në vitin XII. Me vullnet të hyjnive të nderohen mbretëritë e mija, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitarë të këtij akti janë Atleti, logotheti im, dhe 11 princër të tjerë, të cilët unë po i emëroj si trashëgimtarë të mi dhe të gjithë botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës.

Aleksandri i Madh i Maqedonisë më 355 para lindjes së Krishtit, ose siç njihet ndryshe viti 4874. (Që nga krijimi i botës)”. Ky tekst është tepër interesant dhe i çuditshëm. Mjeshtrit juristë që kanë formuluar Statutin e Shkodrës kanë dashur të japin një bazë ligjore shumë më të lashtë duke bërë një strukturë historike në formën e një parabole zyrtare historike, por që në të vërtetë ka një karakter apokrif, dhe është një parabolë më tepër mitologjike dhe evokuese.

Kjo traditë lidhet me trillin e gjenealogjive fantaziste, tepër të njohura të shek.XV, që u bë një pasion dhe një dalldi e përgjithshme evropiane. Gjenealogji të tilla plot elementë mitologjikë kanë përdorur dhe princërit shqiptarë si psh Karl Topia, Gjon Muzaka apo dhe familja princërore e Ëngjëllorëve.

A është Aleksandri i madh themeluesi i Shkodrës?!

Teksti që lidhet me emrin e Aleksandërit të Madh të Maqedonisë gjithsesi ka një karakter mbrojtës apotropoik, është një element sugjestionues dhe një mënyrë konceptuale e konfirmimit lashtësor, të një diplome mesjetare, qoftë dhe e një materie juridike, siç është Statuti i Shkodrës. Këtu nuk është pa vend që të kujtojmë se disa nga kronikanët e mëdhenj osmanë të shek.XV kanë shkruar se gjoja emri i Shkodrës lidhet me një formë të korruptuar të emrit Iskanderia, që gjoja qenka emri i vetë Aleksandërit, se gjoja vetë Aleksandri i Madh e paska themeluar qytetin. Është për t’u habitur që, humanisti më i madh i shek.XV prifti erudit shkodran Marin Barleti e hedh poshtë tezën se Shkodra është themeluar nga Aleksandri i Madh. Besoj se Marin Barleti ka patur mundësinë për ta parë me sytë e tij dokumentin e Statutit të Shkodrës dhe ka lexuar hyrjen e këtij Statuti. Barleti në kryeveprën e tij “Rrethimi i Shkodrës” i botuar në Venedik më 1504, shkruan:

“Thonë disa të huaj se Shkodra paska qenë themeluar nga Aleksandri i Madh, mirëpo kjo s’duhet pranuar, sepse Shkodra ka ekzistuar shumë më parë se sa të lindte Aleksandri i Madh, por edhe vetë muhamedanët shkojnë me këtë arsyetim, sepse Shkodrën në gjuhën e vet e quajnë Iskander, dhe ky emërtim sipas shpjegimit të tyre është një me emrin Aleksandri, mirëpo ky është qyteti i Egjiptit që themeloi Aleksandri i Madh”.

Që dokumenti i Privilegjit është apokrif kjo vetëkuptohet edhe nga rreshtat e fundit ku thuhet se Aleksandri i Madh po vdiste pa trashëgimtarë në Aleksandri, kur dihet se Aleksandri i Madh u sëmur dhe vdiq në moshën 33 vjeçare në Babiloni duke e lënë gruan e tij të bukur Roksana me djalin e tij. Kufoma e Aleksandri të Madh, e futur në një sarkofag alabastri, e zhytur në mjaltë u transportua nga Babilonia në Aleksandri për t’u varrosur në një vend sekret, që nuk është gjetur ende deri më sot.

Dokumenti i Aleksandërit të Madh përmend edhe një jurist me emrin Atleti, gjithashtu një personazh apokrif, por përmendja e një juristi të lashtë u ka interesuar juristëve mesjetarë, që kanë formuluar Statutin e Shkodrës. Dëshminë e parë për Statutin e Shkodrës e ka dhënë studiuesi Leone Fontana në një studim bibliografik të vitit 1907. Këtë Statut e përmend edhe studiuesi i famshëm Zef Valentini, por studiuesi më i mirëinformuar dhe konceptual për tërë statutet e qyteteve shqiptarë në Mesjetë është gjeniu Milan Shuflai. Shuflai ka një njohje të mrekullueshme të situatës historike të periudhës së vetëpërcaktimit dhe vetëqeverisjes të qyteteve komunare, në formën e republikave mesjetare. Qytetet shqiptare të Adriatikut Lindor e patën si nevojë të brendshme formalizimin statutor juridik. Që më 1924 Shuflai në disa studime të tij flet për statutet e qyteteve shqiptare.

Sipas Shuflait, që në shek.VIII pas Krishtit, në Dalmaci, në Italinë e Jugut dhe në tokën e Durrësit, dobësohet autoriteti juridik i Bizantit. Autonomitë qytetare krijonin një formësim të ri shtetëror duke ia dhënë fuqinë parësore kryenëpunësit të komunës qytetare. Juridiciteti i tyre ka disa ndikime të mëdha nga Perëndimi në kohën e Normanëve, të anzhuinëve dhe sidomos të periudhës së Shqipërisë, më saktë të bregdetit shqiptar nën zotërimin e Venedikut. Këto ndikime në shek.XII dhe të XIV i lidhin qytetet shqiptare me tipin e qyteteve dalmatine, duke i afruar me tipin e qyteteve të Italisë së Jugut më shumë se sa me qytetet e Italisë së Veriut.

Por në shek.XIV Italia e Veriut i jep më tepër ushqim shpirtëror në rrafshin juridik. Gjatë sundimit të Venedikut në vitet 1392-1401, në qytetin e Durrësit, sipas një dokumenti të ardhurat janë rreth 3000 dukate. Të ardhurat doganore të Shkodrës më 1416 çmoheshin në dokumente deri në 10.000 përpara. Dokumentet e llogarive financiare për Drishtin, Ulqinin, Danjën, Shkodrën dhe Durrësin, janë një element plotësues dhe tregues i saktë i jetës praktike të statuteve. Kjo autonomi do të çonte dhe në veprimtarinë e prerjes së monedhave të këtyre qyteteve.

Kështu monedha e argjentë e Kotorrit kishte figurën e Shën Trifonit, monedhat e Shkodrës kishin Shën Stefanin e Shkodrës, monedhat e Ulqinit, figurën e Shën Marisë, monedhat e Tivarit figurën e Shën Gjergjit. Prerjet autonome të monedhave shpesh punoheshin sipas figurës së vulës së qytetit. Kështu një monedhë e Drishtit ka figurën e një kështjelle me mure me bedena me një portë të madhe rrethore dhe një zambak në të. Stabilimentet e prerjes së monedhave të Shkodrës dhe të Ulqinit, punuan frutshëm nën sundimin e Balshajve. Venedikasit në Shkodër, prenë një monedhë me figurën e Shën Markut. Këto dukuri monetare lidhen me statutet e qyteteve në fjalë. Shuflai i njihte statutet e Durrësit të vitit 1392, të Shkodrës të vitit 1396, të Drishtit 1397, të Tivarit 1369 dhe Ulqinit 1376.

Statuti më i vjetër i vitit 1214 është ai i qytetit ishullor Korcula në Dalmaci. Në Raguzë Statuti nis më 1272. Në Italinë e poshtme dhe në Sicili serinë e të drejtave komunare e hap qyteti i Barit në kohën e Karlit të I, Anzhu. Statuti i Budvës lindi nën perandorin Dushan më 1349. Redaktimin e ligjeve të Ulqinit e ka bërë konti Mark Polami nga Venediku më 1280. Durrësi nga viti 1350-1361 kishte një kod ligjesh në latinisht, por gjatë sundimin të Balshajve dhe Topiajve më 1385-1392, qytetarët e Durrësit e fshehën këtë Statut dhe më 1398 u gjet në Kuvendin e Françeskanëve një fragment me 35 kapituj, të shkruar në letër. Origjina më e hershme e këtyre statuteve sipas Shuflait ka qenë shprehimisht bizantine.

E drejta bizantine është në bazën e statuteve të qyteteve shqiptare por kjo e drejtë është modifikuar nga elementi juridik që vinte nga Italia. Një ndikim të fortë mbi statutet e qyteteve të Shqipërisë së Veriut ka ushtruar e drejta enkorike e zonës së fortë me elementë reliktuarë, zakonorë, të popullsisë shqiptare.

Mbas shek.XII rritet ndikimi i drejtpërdrejtë i shkollave juridike të famshme të Bolonjës dhe Padovës. Në shek.XIV Venediku ka përparësi dhe ndikimi nivelues i Venedikut nuk manifestohet vetëm në faktin se statutet konfirmoheshin në Venedik, por edhe se apelet gjyqësore përcaktoheshin nga guvernatorët që në instancë të fundit si p.sh. ai i Shkodrës apo i Durrësit caktoheshin me urdhër dhe se vetë statutet e Venedikut qenë burimi i së drejtës në statutet e qyteteve shqiptare.

Është fakt që Venediku, është nga polet e interesave të shqiptarëve në shekuj. Arkivat dhe monumentet e Venedikut, lidhen me shumë të dhëna herë-herë të papritura, që kanë interes shpesh ekskluziv. Studiuesit kanë vënë re që në themelimin e disa pikave në periudhën helenistike rreth Venedikut arkaik janë dhe disa emra kështjellash me emra epirotë të epokës së Justinianit të Madh të Bizantit dhe të përmendura edhe në kronikën e Prokopit.

Prof.Vladimir Dorrigo i Universitetit të Venedikut, përmend popullsitë e hershme ilire në Venedik, madje venetët, konsiderohen si ilirë, prandaj edhe në të folurën shqipe, ruhet forma Venedik dhe jo Venecia siç e shqiptojnë italianët e sotëm. Venedik – është pikërisht nga venetët. Në kohën e Perandorit romak, Augustit, shumë qytetarë, kolonë dhe veteranë venetë ishin transferuar në Durrës. Pra, lidhjet e shqiptarëve me Venedikun, kanë të bëjnë me një substrat shumë të hershëm. Në shekullin e XV një poet i quajtur Jakob Albizoti, mik i poetit Molmeti nga Firence shkruan një poezi, ku përmenden dhe shqiptarët në Venedik.

Aleanca Shqiptare Venedikase për Mbrojtjen e Shkodrës në kohën e Marin Barletit është një faqe e mrekullueshme e këtyre lidhjeve. Barleti librin e tij e botoi në Venedik. Një shekull mbas Barletit, një dijetar i quajtur Xhiovani Palaxxi, boton një histori të tij për Venedikun, të treguar në mënyrë origjinale nëpërmjet një palë letrash bixhozi me 52 karta. Pikërisht karta e 9-të e këtij libri, tregon figurën e një gruaje nga Shkodra, me qëndrim në këmbë pranë një tryeze, ku është një kafshë e vogël hermelini, një lloj maniferri dhe prapa saj është një dritare e hapur ku duket një pemë, që ka në një degë një turtull. Sipas Lucia Nadin, edhe hermelini edhe turtulli kanë qenë simbole të ruajtjes së zakoneve dhe besnikërisë bashkëshortore.

Me rënien e Shkodrës në pushtimin osman më 1489 erdhën në Venedik shumë shqiptarë të emigruar. Ata ndërtuan një institucion të quajtur “Shkolla e shqiptarëve”, që kishte në fasadën e ndërtesës një reliev, ku tregohet Sulltan Mehmeti i Dytë me shpatë të ç’veshur në dorë përballë malit me kështjellën e Shkodrës. Po në këtë godinë është dhe një relief, që tregon portretin e Shën Marisë së Shkodrës në ballë të portës. Brenda godinës është realizuar një cikël afreskash piktorike të artistit të famshëm Viktor Karpaçi. Këto afreske lidhen me 6 histori të kushtuar virgjëreshës Shën Maria.

Një e dhënë historike flet se në Venedik shqiptarët qenë më të mirët specialistë të kapelave. Madje përmendet dhe emri i shitësit shqiptar të këtyre kapelave një farë Mark Pena. Gjithashtu shqiptarët qenë të njohur edhe për prodhimin e arkivoleve, si muratorë, argjendarë, skalitës guri, teknikë për matjen e vëllimit të barkave, berberë dhe furrtarë. Por shqiptarët qenë edhe mjeshtër të xhamit. Pikërisht në Murano, që është qendër e xhamit venedikas në shek.XV përmendet një Nikolla Biagi, i cili kishte edhe një fabrikë të xhamit, që drejtohej prej tij.

Termi konvencional “Shqipëria venedikase” është përdorur nga shumë studiues. Ky term ka në substancë të vërtetën, sepse qytetet shqiptarë të bregut lindor të Adriatikut dhe Venediku kanë patur shumë elementë të jetesës së përbashkët qytetare, politike, ushtarake, ekonomike madje dhe artistike. Jo më kot një nga piktorët më të mëdhenj venedikas të shek. XV Mark Bazaiti është me origjinë nga Shqipëria zotërimet venedikase kanë vazhduar vonë në Shqipëri.

Fjala vjen deri në shek.XVIII qyteti i Butrintit së bashku me Korfuzin kanë qenë nën juridiksionin venedikas me ndërprerje, por mbas traktatit në Kampoformio, Napoleon Bonaparti i dha fund si shtet më vete Republikës së Venedikut dhe sipas këtij traktati, Butrinti dhe toka të tjera shqiptare i kaluan zotërimit francez.

Po kjo është një temë më vete. Ideja ngacmuese është që nuk duhen kufizuar marrëdhëniet e Venedikut me Shqipërinë vetëm në shekujt e mesjetës dhe kryesisht në shek.XII dhe XVI por kanë vazhduar edhe në shekujt e tjerë deri në fillim të shek.XIX. Shumë arkiva familjare të Shkodrës ruajnë relike, piktura, dokumente, veshje, mobilie dhe sende të tjera të lidhjeve të vazhduara në hapësirë dhe kohë me Venedikun. Historia kështu rizbulohet papushim, sepse askush nuk duhet të ketë frikë apo të tutet nga e vërteta historike

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...