2019-03-15

A JANË ME FUND LOJËRAT PËR SOVRANITETIN E TOKAVE SHQIPTARE E TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, APO JO...




Brahim Ibish AVDYLI:



Lojërat me sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe me sovranitetin 
e tokave të tjera shqiptare, kanë filluar që moti, sa tërë kohën 
me shkrime na e marrin, dikush “kundra” e dikush “pro”. Kush e di se 
ku merr fund kjo çështje.
Neve nuk na mbetet tjetër gjë, pos mendimit e lapsit. Jemi shkrimtarë e publicistë të mirë e gëzohemi kur na merr vesh ndonjëri…
Në politikën gjithëshqiptare futen „në punë“ ata që janë paguar shrenjtë nga armiqtë tanë më të mëdhenj, rreth e rrotull. Në radhë të parë na “futen” ata të cilët merren me „politikë“ dhe kjo është puna e parë e tyre, të cilën mund ta bëjnë të gjithë ata që e dinë këtë lojë, pra ç`është „poli-atika“, sepse e kanë „harruar“ ligjin e prijësve ilir, të cilët, në momentin e daljes së ballë të popullit, e kanë marrë me vete kupën e prijësit: nëse dështojnë, e mbushin me helm dhe e vrasin veten. Këte gjë e kam sqaruar edhe në përmbledhjen e 18-të, me 27 nëntor 2017, në Prishtinë, por sikur nuk i kanë sytë në vend.
Gjarpërin helmues apo insektin helmues, atikën, e kanë dëgjuar disa herë edhe prej meje, por mund të kalojnë ata të cilët janë më helmues se sa atika në tokat shqiptare. Ata kanë shumë „guxim“ të madh të dalin “mu në qendër” të asaj e cila është „e volitshme“ për shkapërdedhjen e trojeve shqiptare, sikur të qenë pronat e vetme të tyre. A kanë mend në kokë apo jo, kjo dihet…
Mos t`ia shikojmë gjuhën e Edi Ramës, e cila i merret ndonjëherë, madje pa masë, e as të Ali Ahmetit, që „ia zënë udhën bullgaro-makedonët“ dhe nuk mund ta shqiptojë se ata i ka miq të vërtetë, por t`i kthemi Republikës së Kosovës, e cila, me punën e këtyre „të mençurve“, të cilët mend e të holla i kanë bërë në kurriz të bijve më të mirë të tokave tona, e të cilët, ndonjë është „dashur“ që ta vrasin, para lufte, gjatë luftës e pas luftës çlirimtare, sepse do të kishin lajmëruar botërisht të ligat e caktuara të tyre. Hashim Thaçi kthehet pas 19 viteve me duart e pista të serbo-sllavëve, të mbushura me gjak të shqiptarit dhe të përfundojë me „bashkimin“ ruso-sllav e deri në bashkimin „euro-atlatik“; me „bashkimin“ e tokave të pasura të shqiptarëve me Serbinë; e nëse mbetet kohë, bashkimin e copave të tjera me Shqipërinë. Të vjen qudi! Tipat e tillë lëvizin lirshëm nëpër tokat tona, pa iu trembur syri prej hutave të shqiptarëve, pra plumbit të armëve të tyre…
Nejse! Do të shohim disa që i “thërrasin” Presidentit Thaçi për “rrugën e njohjes reciproke”, të Serbisë me Kosovën, apo të Kosovës me Serbinë, e nuk dihet “sa shkon pazari”, pa u dhënë përkrahje për ndryshimin e kufijve, siç e bëri në letrën e tij Ish-Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joseph Biden.[1]
Por, “mos e shitni sovranitetin për një tas me qull apo një festë në Shtëpinë e Bardhë”- thotë Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit Amerikan, Zotëria Server, i cili është njohësi më i mirë i të gjitha marrëdhënieve në tërë Ballkanin (pra Gadishullit Ilirik) dhe është një nga kundërshtarët më të thekshëm të idesë së Thaçit e Vuçiqit në SHBA, për prekjen e kufijve.[2]
Këta janë dy të mëdhenjtë, pos Donald Trump-it, i cili sikur thërret me të madhe: “O burra, pritni! Mos u ngutni!” Nuk dihet mirëfilli se çka mendon.
Në qoftë se “korrigjohen kufinjtë” në dëmin e vërtetë të Republikës së Kosovës, siç mendon në radhë të parë Zotëria Server, atëherë Gjermania e koncelares së njohur gjermane, zonjës Angela Merkel, nuk do ta pranojë asnjëren, as Serbinë e as Kosovën, në anëtarësimin në EU (Europën e Bashkuar), në OKB (Organizatën e Kombeve të Bashkuara) e NATO (Aleanca Verio-Atlantike), për çka të dyat insistojnë për këtë çështje.[3]
Nuk do mend shume e të gjëndet e vërteta informative, kur një pjesë relativisht e madhe e parlamentit, sidomos partitë opozitare, nuk e përkrahin “idenë” e Hashim Thaçit për “korigjimin e kufirit”, siç e quan ai ndryshimin e këtij kufiri. Isa Mustafa, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë në fakt se askush nuk e përkrah Thaçin për korigjimin e kufirit, sepse “njëri sillet sikurse Kosova është pronë e tij, e tjetri shprehet se unë do ta bëjë këte,
unë do ta ndryshoj Kushtetutën, unë do ta bashkoj Luginen e Preshevës, thua se Kosova dhe Kushtetuta është harmonikë e presidentit të Republikës së Kosovës dhe me këtë, me një formë, bën shkelje të Kushtetutës, sepse dihet se me Kushtetutë se kush mud t`i bëjë këto”. [4] LDK-ja, Lëvizja Vetëvendosje dhe Isa Mustafa i shohin si të papranueshme këto përpjekje; Hashim Thaçin e Ramush Haradinajn i shikojnë përgjegjës të situatës aktuale në Kosovë.[5]
Po e them edhe njëherë se sovrannitetin e Republikës së Kosovës nuk mund të shesë e as të falë asnjë njeri, individ e fuqi i këtij vendi, madje as që mund t`ia falë (apo t`ia shesë) ndonjë superfuqie nacionaliste, si p.sh. Rusisë apo SHBA-së, sepse ajo është rezultat i shumë shekujve, nëpër të cilat ka kaluar me vuajtje e sakrifica më të mëdha e gjenocide tjera serbo-sllave kombi shqiptar dhe populli i Republikës së Kosovës. Këtë punë nuk e ka në dorë të veten asnjë individ i Republikës së Kosoves, por kolektivisht të gjithë; nuk e ka asnjë personalitet i njohur i këtij shteti dhe as presidenti.
Po e them tekstualisht se presidenti i këtij vendi nuk e di as për së afërmi tragjikën e popullit të tij para, gjatë e pas luftës, e duhet që të dijë si mundet të shkojë më lartë; të shikojë me syrin e shqiponjës tokën poshtë vetes; pra të ketë ndjenja të fuqishme mbinjerëzore. Nuk duhet t`i ndëgjojë kolegët e tij, në vend e jashtë vendit, nëse janë shqipfolës, p.sh.vetë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, se çka veprojnë ata, pasi syrin e ndjenjave të veta ua kanë turbulluar paratë nën tavolinë dhe karrika e mirë ku ata ulen, në krahasim me popullin e varfër e të shtruar për dhé...
Në qoftë se ata nuk pushojnë që të jenë në kualitetet e qenies së njeriut të dyshimtë, po ua kujtoj se ua kemi dhënë edhe alternativën e heqjes dorë nga aktivitetetet publike dhe duhet t`ua lënë të lirë rrugën qeverisë teknike, deri në zgjedhjet e reja. Vetëm nëse një metër luan nga territori i Kosovës, siç e bëri me dhënien e Malit të Zi rreth 8200 hektarë tokë nga Kosova, do të reagojmë fuqishëm. E kemi pasë dhënë në shkrimet tona këtë gjë. Të mos e harrojnë kurrë se historia është mosmirënjohëse ndaj atyre që e shesin tokën e atdheut e të Kosovës. Kjo do tu hakmerret edhe këtyre personave. Qindra vite me radhë do tu pështyjnë mbi varre brezat e ardhshëm.
Po e sjelli ndërmend një esse të veçantë të shkrimtarit të njohur edhe në botë, mikut tim më të madh, Kadrush Radogoshi, i cilin i kujton fenomenet negative të realitetit shqiptar, ku ndër të tjera thotë:
“Pos dy fenomeneve negative të vendosura në titullin e këtij shkrimi, Orvelli e trajton edhe fenomenin e të <folurit pretendues> apo imponues do të thoshim ne. Togfjalëshi terminologjik <metaforë e vdekur> për herë të parë e ka përdorur Xhorxh Orvelli, i cili, më vonë, është pranuar edhe në kritikën letrare dhe në mësimin për letërsinë, madje në radhë të parë si term vlerësues, por pastaj si term interpretues... Njerëzit me formim të mirëfilltë intelektual dhe me prirje kreative i krijojnë togfjalëshat e tyre metaforik, të cilët na sjellin imazhe të freskëta vizuale... Për ata që e njohin realitetin kulturor e politik shqiptar sot, përgjegja është pothuajse e njohur. Numri i krijuesve të metaforës personale dhe të freskët është shumë më i vogël se i atyre, që shërbehen nga grumbulli i metaforave të vdekura.[6]
Nuk e dinë këto personalitete apo individë se gjuha është një instrument i mirëfilltë shoqëror, të cilin e përdorin gjatë të gjitha nevojave të tyre, dhe, siç thotë Kadrush Radogoshi në essenë e tij, se formësimi kreativ i gjuhës është për regjenerim mjaft i doemosdoshëm, prandaj personalitetet tona e përdorin metaforën e vdekur, të krijuar vetë nga paktika e deformuar politike.
“Një fenomen i tillë krijon proliksitetin e të folurit apo fjalamaninë” -thotë autori i essesë. “Një tipar tjetër i të folurit të deformuar të politikanëve të paformuar intelektualisht është të folurit pretendues, i cili nënkupton deklaratat e thjeshta të maskuara me fjalë të huazuara nga fushat e ndryshme të diturisë... Ndër format më karakteristike të deformimit gjuhësor në Kosovën e pasluftës do të veçojmë vetëm dy prej tyre: eufemizmin, satanzmi gjuhësor dhe superlativët përjashtues. Eufemizmi i të shprehurit të politikanëve ndërkombëtar dhe atyre shqiptarë në relacion me Serbinë, me serbët dhe krimet e shumëfishta të tyre ndaj shqiptarëve në Kosovë është përdorimi më i pandershëm i gjuhës, i cili bëhet për t`i minimizuar krimet makabre serbe dhe gjeocidin ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë. Eufemizmi i parë në Kosovën e pas luftës është emërtimi <të pagjeturit> në vend të emërtimit të vërtetë <të zhdukurit>. Mekanizmat ushtarakë dhe policor serbë masakruan mbi 13`000 civilë shqiptarë pa dallim moshe apo gjinie, të cilët i morën nga shtëpitë e tyre apo nga kolonat e refugjatëve gjatë spastrimit etnik... Në këtë kontekst mund të pohojmë me plot gojën se ky eufemizëm është fshehja gjuhësore e krimit shtetëror serb.[7]
Siç na e thotë vetë ky autor i pazakonshën dhe e cituam më gjatë se sa të tjerët, togfjalëshi eufemistik “korigjim i lehtë kufijsh”, i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është kryesisht eufemizëm primitiv nga politika deformuese e përdorur në Republikën e Kosovës nga politikajt dhe është “i ballafaquar me fuqitë e panjohura e rrënimeve të fenomeneve natyrore apo figurave të ndryshme mitologjike të së keqes dhe nga friga e tyre i ka quajtur me emra të zbutur...”, se “e përdorë... gogolin apo lugatin” për ndarjen e Kosovës.[8]
Një kuptim mjaft cinik dhe i pamoralshëm i këtij termi, që na është dhënë edhe për “bashkimin kombëtar”, del prej kuptimit të mirëfilltë të këtij togu fjalësh, sidomos kur përdoret në këta dhjetëvjetëshet e fundit, nga tipat e tillë si Edi Rama, Hashim Thaçi apo agjenti serb në Kosovë Baton Haxhiu, të cilët dinë t`i fshehin këto dhëna eufemiste më tutje, të sanksionuara edhe nëpër kushtetutat e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Ne e morën njerin dimesion të thënive të Kadrush Radogoshit, e ju mund ta lexoni mbarë shkrimin e tij, por po e nxjerrin më në fund thënien mjaft domethënëse, “kur ndonjëri nga politikanët krijon përshtypjen te njerëzit naivë se është orator i mirë, kemi të bëjmë me format më të rrezikshme të keqpërdo-rimit gjuhësor që nënkuptojnë demagogjinë dhe spekullimin...” dhe se “...është shenjë alarmi për rrezikimin e së sotmes...”, poashtu është ngushtim e tkurje i “gjeografisë” sonë të mijëra vjeçarëve.[9] Kështu, po e përbyllim esseun e shkrimtarit të njohur. Lexuesit do të merren me aspekte tjera të shkrimit.
Po ua përkujtojmë me këtë rast edhe të cituarve të tjerë për të keq, por të tjerëve që nuk kemi as përse t`i përmendim më tutje, sepse kanë të drejtë të dalin nëpër artikuj të shumtë dhe ne i mbajmë në mend, qoftë edhe ato në shtypin serb, siç janë dy intervista të marrura nga shtypi, gazeta “Novosti”, të dhëna që në shtator të vitit 2018, njëra ndër to është dhënë me daten 31 gusht të vjetshëm, në të cilën, kjo gazetë, e ky gazetar i TANJUG-ut, Zotëria R. Dragoviç, shkruan për marrjen “e të vërtetës” së rrejshme të “Manastirit të Deçanit”“Kosmetin” e para 200 e sa vjetëve, të cilën Ministri i Jashtën i Republikës së Kosovës, zotëria Behgjet Pacolli, e njeh “si të drejtë”,[10] por në artikullin tjetër ai thotë se ne “kemi jetuar njëherë se bashku, e unë e shoh tendencën që ata (këtu është për qytetarët e të dy ndarjeve administrative, të Kosovës e Serbisë) dëshirojnë të jetojnë se bashku. Ne, në vend që bëjmë kufij, duhet të likuidojmë kufijt (po e them tekstualisht siç e thotë ai: granice) dhe t`i lëjmë njerëzit (pra, serbët!) që të kthehen lirisht”.[11]
Pa marrë parasyve çka thotë në këtë vazhdim, ne po ia përkujtojmë atij dhe të tjerëve se kështu mund të dëshirojnë “të gjithë”, edhe ata që na kanë vrarë para, gjatë e pas luftës, qindra mijë persona shqiptarë, fëmijë të vegjël e gra, pasi shumë nga këto viktima i kanë keqpërdorur seksualisht, djemtë e tyre, apo edhe ndonjërin që nuk e njohim; ata kanë “mundësi” që të vijnë pa kontrollë, se nuk paska kurrfarë kufiri me doganë”, në Kosovë dhe Serbi; e “t`i marrim përqafe vëllezërit” serbo-fashistë ultranacionalist. Gjenocidet e fushatat e tyre janë gjenocidiale. Të mos harrojmë kryerësit e këtyre akteve të turpshme, sepse kanë qenë pikërisht serbo-sllavët.
Po ia përkujtojmë Behgjet Pacollit dhe të gjithë serbëve, se gjatë luftës në Kosovë, forcat e tyre ushtarake, policore, paramilitare, e të tjera serbe, i kanë vrarë 13`000 persona, në kuadër të tyre janë hiq më pak se 1`392 fëmijë, e figurojnë të zhdukur rreth 1`600 persona, të cilët i presin pa fare shpresë për gjetjen e tyre nga familjarët, me zemrën e shtydhur si limon.
Këto të dhëna na i transmeton Indeksi Online, sipas “Fondit për të drejtën
Humanitare” e nuk ka nevojë më tepër që të thuhet, pos se ka edhe 20 mijë raste të dhunimit, të cilat i ka dhënë organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Amnesty Internacional”, e të cilat na i trasmeton “Indeksi Online”, të botuara përmes gazetës elektronike “M. Korrespondenti”. Në këtë artikull mësojmë se historia na dëshmon ndryshe nga serbët, e të cilët i mohojnë
pikërisht krimet e tyre të mëdha. Ata e kanë paturpësinë e paskajshme që të luajnë “rolin e viktimës”, pa na kërkuar falje për krimet e tyre të pafalshme, në paraqitjet publike dhe ndërkombëtare.[12]
Aq më shumë, BE (Bashkësia Europiane) na kërkon që të heqim taksën, e as që mendohet për këtë punë të turpshme të një konglomerati të quajtur “serbë”, në krye me liderin ultranacionalist Aleksander Vuçiq.[13]
Në këtë mishmash të të gjitha gazetave, mësohet edhe për certifikatën e regjistrimit të ndërmarrjes metalurgjike “Trepça”, si biznes, edhe pse ne nuk i kemi harruar dhunimet e tyre, shfryrjet e tyre, urrejtjen kulminante të tyre, vrasjet e pashpirtërave të tyre, madje të 1`392 fëmijve, të cilët vetëm një “popull” konglomerat dhe kundër të madhit Zot, siç janë serbët, do të këtë “moral” që t`i vrasë, përderisa ata fëmijë nuk dinë se kujt t`i drejtohen, pos krijuesit të përgjithshëm të këtij globi. Kjo gjë duhet të dihet jo vetëm prej politikajve të Europës e të Botës, por edhe përgjithësisht prej shqiptarëve.
Dihet se “Trepça” i takon Republikës së Kosovës. Këtë çështje na e bëjnë të njohur gjatë regjistrimit të Kombinatit Metalurgjik të Kosovës si biznes Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, zëvendëskryeministri Dardan Gashi dhe Ministri i Zhvillimt Ekonomik, Valdrin Luka, pa na i bërë të njohur pronarët e vërtetë të saj. Për ta nuk thuhet asnjë fjalë.[14]
Ne, po i kthehemi prap çështjes sonë: pa e marrë parasysh se kush është Isa Mustafa e çfarë kundërshtimi ka me Ramush Haradinajn, i cili, nëse i kthehemi shtypit botëror dhe revistës së njohur amerikane “The Time”, e cila e kualifikon ndër pesë politikanët më të rreptë të botës,[15] në të vërtetë, kjo është shenjë e mirë për ne, sidomos për taksën kundër Serbisë.
Në artikullin që e kemi cekur më lartë,[16] sipas AAK-së, kufinjtë e Kosovës janë përcaktuar që nga shpallja e pavarësisë dhe me kushtetutën e saj, të cilën as Hashim Thaçi nuk mund të prishë Republikën e Kosovës. Edhe pse thotë ai, se “do të punoj për të ndryshuar Kushtetutën” dhe se ky farë “burri” thirret se do ta ndryshojë në Kuvend, me referendum[17], e ne po i themi se është sharlatan e demagog dhe ka harruar se ka qenë pikërisht në Zvicër.
Në fakt, edhe pse kanë qenë në Zvicër dhe janë përkrahur prej Zvicrës, e Zvicra si shtet sovran i ka ndihmuar pakrahasimisht apo mërgata shqiptare e Zvicrës ka dhënë kontribut të veçantë që të vijë deri te çlirimi i Kosovës, ne mund të sjellim një rikapitullim të normave ligjore të Zvicrës, e cila është në radhë të parë model dhe i demokracisë së saj direkte, duke i dëgjuar këto “deklarata”Hashim Thaçit, i cili e shfrytëzon paditurinë e shtresave dhe të “delegatëve” në Kuvend, e me këte e dëshmon se është tradhëtar.
Por, po ia shkoqitim edhe njëherë këto forma të ndryshmit të Kushtetutës:
-Inciativa dhe refendumi janë tipike për Zvicrën Konfederale si shprehje i të drejtës direkte të demokracisë, të ciat nuk i njohin mjaft shtete dhe vende të botës së gjërë. Ato në Zvicër nisen prej iniciativës së popullit të saj me referendumet fakultative e deri te referendumi obligues. E drejta e iniciativës është futur në ligjet e Zvicrës prej vitit 1891 dhe kjo është e qartë për ata që dinë shkrim e lexim. Kur them se nisen prej popullit, këte duhet ta ketë të qartë “presidenti mbretëror i Kosovës” Hashim Thaçi, sepse ai sillet si mbret; ndërsa kur e them referendiumi fakultativ referohet prej një grupi në kuvend e kur e merr shumicën e votave si referendum fakultativ, pra mbi 51% të votave, kalon në referendum obligativ. Nëse dështon e nuk mund të ngrihet në referendum obligativ, mbetet referendum fakultativ dhe nuk mund të dilet në votim e aprovim te populli i shtetit apo konfederatës.
Edhe në popull ka një histori të veçantë si referendum obligativ. [18]
-Në fjalorin e vogël po të këtij libri të nevojshëm për të gjithë qytetarët dhe për ata që duan të marrin shtetësinë e Zvicrës, sikurse për shkolla, ka edhe një shpjegim për referenumin, i cili thotë se një numër i caktuar i qytetarëve kanë të drejtë të bëhet një grup i veçantë për një çështje të veçantë. Ne po e themi me këtë rast se është për shembull për Kushtetutën e Kosovës.
Në bazë të kësaj kërkese kërkohet prej parlamentit (Kuvendit) aprovim në referendumin fakultativ dhe është faza e parë e referendumit, nëse mund të ngritet në referendum obligativ,[19] dhe kjo është forma më demokratike e punës. Në të vërtetë, ajo është mënyra më legale dhe ligjore për ndryshimin e kushtetutës, e cila na obligon që edhe ne t`i përvishemi kësaj çështje.
Kjo është me sa mund të di për rrugën dhe definimet e tyre, përveç ndonjë gabimi në determine dhe në përshtatje, të cilave nuk kam pasur mundësi që t`u largohem. Kështu që po e them se definicionet apo shprehjet e aprovuara në parlament (apo në kuvend) duhet të kalojnë që të votohen në popull për aprovim me “po” ose “jo” dhe nuk mund ta ndryshojë “mbreti” si president me votime direkte në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të blera apo me korrupsion, p.sh. atyre “delegatëve” të tij, të cilëve do tu jep para.
Populli është baza e instancave të tij e të Kuvendit. Nuk kanë përse të “votojnë” për ndryshime të Kushtetutës dhe të “ndërrimit të kufirit”, si e ka bërë njëherë me 8200 hektarë për Malin e Zi; nuk guxon as kësaj radhe “të kalojë” poli-atikani Hashim Thaçi, pa mos i thënë tradhëtar!
Kjo çështje mund të zgjidhet me referendimin obligativ në popull, e jo në Kuvend. Ajo i takon sovranit, e sovrani është populli përkatës i Republikës së Kosovës, i cili ka pasë votuar (apo janë paguar votat!) për “qeverinë”.
Sot nuk është koha kur sundojnë maskarenjtë, qofshin edhe “mbretër”, por populli me demokraci direkte dhe demokracia direkte vendos edhe per ndryshime të kushtetutës së vet, e jo qeveria dhe jo kuvendi.
Kushtetuta është ligji themelor i një shteti, e ai është rezultat i ngritjes së një populli gjatë vuajtjeve të mëdha; humbjeve të dhimbshme që ka bërë vite me radhë; e nuk guxon “të ndërrohet” nga filan filani, si individ.[20]
Këtu nuk guxon të vie në shprehje kurrëfarë “grupi qendror i qeverisë”, e cila na i nxjerrë ligjet kushtetuese të tij si “të prera”, apo si “të gatshme”, prej “unit” të individit, por kjo krijon strukturë për referendumin fakultativ, e referendumi fakultativ, nëse mundet, kalon në referendum obligativ.
Po e përmendim një fakt nga Radio Kosova e Lirë dhe gazeta e saj në një artikull të veçantë, se jo vetëm unë, por edhe nipi i Shaban Jasharit, vëllamit të dajës sim, babait të Heroit legjendar Adem Jashari, Lulëzim Jashari, i cili e ka goditur direkt politikën permanente të Hashim Thaçit, të cilës “i vie era tradhëti kombëtare”, deri sa ishte në Shkup, gjatë vendosjes së pllakatës përkujtimore në shtëpin e shkupjanit Ismet Shabani, i cili qëndroi vite me radhë pranë Adem Jasharit, ndër të tjera thotë:
“Dëshmorët nuk janë flijuar që ne të luajmë me kufijtë tanë. Nuk janë flijuar që Kosova të japë tokë të saj. Nuk janë flijuar që ne të bëjmë Pazar me trojet tona. Nuk janë flijuar që ne ta bëjmë të pasigurtë të ardhmen e brezave”.[21]
Shkupi sot është kryeqytet i një shteti tjetër, siç ishte edhe dje, në Republikën e Maqedonisë, nga padrejtësia historike me trojet shqiptare, të cilat janë bërë ndër shekuj tradhëti ndërshqiptare, siç e kam sqaruar edhe më parë, kur Lidhja e Dytë e Prizrenit, i prirë nga Heroi i kombit Musa Shehzade, bashkënënshkrues i Memorandumit të Junikut, udhëheqës i forcave shqiptare për çlirimin e Shkupit më 1912, në të cilin ka qenë edhe stërgjyshi im, Avdyl Ali Veseli dhe dy djemtë e tij, është një dëshmi.
Edhe marrëveshja Kosovë e Serbi, e quajtur si Platformë për finalizimin e dialogut me Serbinë, e shpallur edhe në gazetën elektronike “Voal”, ku shihet tektualisht kjo marrëveshje e miratuar në Kuvendin e Kosovës, me 7 mars të këti viti, e nënshkruar nga Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit, të cilin nuk e njeh LDK-ja dhe Vetvendosja, por dy javë më parë ishte publikuar nga të dy bashkëbiseduesit e dialogut, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti,[22] mund të themi se teksti i kësaj Platforme është i paqartë, i mjegullt e me përsëritje të panevojshme. A do ta pranojë Serbia këtë platformë përfundimtare apo jo, do të shihet prej datës 19 prill 2019.
Dihet, Serbia, serbët, Vuçiq e të tjerë pas miratimit të kësaj platforme të dialogut nga Kuvendi i Kosoves me Republikën e Serbisë, janë “alarmuar” për propagandë sikur Kosova “i ka shpallur luftë jo formale” Serbisë. Ata thonë se nuk do të tolerojë marsin si të tillë, duke aluduar trazirat e marsit 2004. Duhet të intervenojnë “për të shpëtuar popullin serb” në Kosovë. Sikur bëhet gati për intervenim, pasi do të ndërmarrë përforcimet e reja. [23]
Kështu, kemi rënë në pjesën kryesore: lojërat me sovranitetin e tokave shqiptare, janë të pafund! Nuk përfundojnë aspak. Tërë jetën na përcjellin pa shpresë, qoftë me Rusinë, Serbinë, Sllavo-Makedoninë dhe Greqinë.
Këto “lojëra” janë edhe lojërat që luhen me draftin e marrëveshjes “Kosovë e Serbi”. Në shikim të parë, nga një lajm i cili jepet në FM-Image, lexojmë se Ish-ambasadori hollandez, Robert Bosh, e “godet” Serbinë, për të pranuar këtë marrëveshje me Kosovën, pasi të pranojë të gjitha krimet e kryera gjatë luftës, por na e “zbulon” se është i bazuar në draftin e marrëveshjes së publikuar në të gjitha rrjetet sociale, se Kosova Veriore fiton një statut special, edhe me “Trepçën” e Mitrovicën, dhe pjesët që duhen t`i bashkohen Kosovës, si vetë Komuna e Preshevës dhe e Bujanocit, të cilat konsiderohen si pjesë të kësaj marrëveshje, poashtu Patrikana e Pejës dhe kishat serbe dhe Deçani, do të marrin një statut ekstra territorial në Kosovë. [24]
Kjo gjë neve na shokon. Të marrim dy lajmërime të “Zërit të Kosovës”, me dy tipa të konfrontimeve tona, Behgjet Pacollin e Veton Surroin, të cilët i ngreh në piedestal, si “çlirimtarë”, dhe e dime se të dytë janë të urrejtur nga populli shqiptar si sllavistë të përkryer; i pari, që na lajmëron se “Putini, në vitin 2019, do të ndërtojë 12 fabrika në Kosovë, kryesisht në zonën e Gjillanit e Vushtrisë”, e nuk duhet tjetër për ta kujtuar këtë tip; ndërsa për të dytin, do t`i them ndonjëherë tjetër, sepse ka mjaft borgje për të larë...
Ne, nuk kemi çka të themi më tepër! Të shohim se çka do të bëjnë ata me këtë marrëveshje. Ajo çka e kam thënë, do të mbetet shumë e qartë.
Kush do të dijë të vërtetën, duhet të shfletojë shkrimet tona...





[1] Shikoni artikullin e „FM-Images“, të datës së dhënë 02.03.2019, „Biden i kërkon Thaçit të ndjekë vetëm rrugën e njohjes reciproke me Serbinë, nuk i jep përkrahje për ndryshim kufijsh“, në https://www.fmimages.net/biden-i-kerkon-thacit-te-ndjeke-vetem-rrugen-e-njohjes-reciproke-me-serbine-nuk-i-jep-perkrahje-per-ndryshim-kufijsh.
[2] Shikoni artikullin e gazetës „Bota Sot“, të datës 06.03.2019, “Mos e shitni sovranitetin për një tas me qull ao një festë në Shtëpinë e Bardhë“, në https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1043684/mos-e-shitni-sovranitetin-per-nje-tas-me-qull-apo-nje-feste-ne-shtepine-e-bardhe.
[3] Shikoni në artikullin e „Botës Sot“, të dhënë më lartë.
[4] Shikoni artikullin e „Gazetës Express”, të datës 04.03.2019, “<Korigjimi i kufijve>, Thaçin s`e mbështet askush”, në https://www.gazetaexpress.com/lajme/korrigjimi-i-kufijve-thacin-s-e-mbeshtet-askush-632549/.
[5] I njëjti artikull, pak më poshtë.
[6] Shikoni essenë e shkrimtarit të njohur Kadrush Radogoshi, të botuar në gazetës “Nacional”, të datës 03.03.2019, e diel, “Metafora e vdekur dhe gjuha e pandershme e politikës”, apo në faqen e tij të FB, http://www.facebook.com/kadrush.radogoshi, po në të njëtën datë.
[7] Shikoni më tutje essenë e Kadrush Radogoshit, të dhënë më parë.
[8] Po aty, më poshtë.
[9] Po aty, ku përfundon ky esse.
[10] Shikoni artikullin e „Novostit“, të datës 31 gusht të vitit 2018, në “komentara”, R. Radoviç, “Pacoli prisvaja Dečane”, në http://www.novosti.rs/vesti/naslovna/politika/aktuelno.289.html:746985-Pacoli-prisvaja-Decane.
[11] Shikoni këtu artikullin tjetër nga i njëjti autor i Tanjug-ut, me datën 26 shtator 2018, në rubrikën “komentara”, “Pacolli: Između Serbije i Kosova ne bi trebalo da bude granica”, në http://www.novosti.rs/vesti/naslovna/politika/aktuelno.289.html:751615-Pacoli-Izmedju-Srbije-i-Kosova-ne-bi-trebalo-da-bude-granica.
[12] Shikoni më mirë artikullin e „M.Korrespondenti“, e datës 05.03.2019, “Serbia vrau mbi 1300 fëmijë e as falje nuk kërkon, BE i kërkon Kosovës të heqë taksën!”, në https://m.korrespodenti.com/2019/03/05/serbia-vrau-mbi-1300-femije-e-as-falje-nuk-kerkon-be-i-kerkon-kosoves-te-heqe-taksen.
[13] Shikoni po aty.
[14] Shikoni artikullin e „The Albanian“, të datës 08.03.2019, te “Ekonomi, Kosova”, “Zyrtare: Tepça i takon 100% Republikës së Kosovës“, në http://www.thealbanian.co.uk/zyrtare-trepca-i-takon-100-republikes-se-kosoves.html
[15] Shikoni artikullin e „The Time“, të përkthyer dhe të botuar në gazetën elektronike „FM-Image“, të datës 30.01.2019, në https://www.fmimages.net/time-haradinaj-ne-mesin-e-pese-politikaneve-me-te-rrepte.
[16] Po e cekim edhe njëherë, artikullin e „Gazeta Express“, „<Korrigjimi i kufinjëve>, Thaqin s`e mbështet askush“
[17] Shikoni edhe njëherë këtë artikull.
[18] Shikoni një libër të analizuar për çdo qytetar të Zvicrës, te vlerësuar në tipike dhe referendumet, Vicent Golay, „Schweiz in Sicht/Demokratie/Politik/Institucione“, Interkantonale Lernmittelzentrale/ Lehrnmittelvertrag der Kanton Zürich, 4 Ausgabe, Zürich 2008, faqe 22-23.
[19] Shikoni edhe shpjegimin e dhënë të këtij libri, në definimet për Referendumin, në fjalor, faqe 91.
[20] Shikoni nëse doni „Die Verfassung“ (Kushtetuta), faqet 10, dhe pse jo edhe 11, të të njëjtit libër.
[21] Shikoni e lexoni artikullin e gazetetës elektronike “Radio Kosova e lirë”, të datës 07.03.2019, Lajmet, „Lulëzim Jashari: dëshmorët nuk janë flijuar që ne të luajmë me kufijtë tanë dhe të bëjmë pazar me trojet tona“, në https://www.radiokosovaelire.com/lulezim-jashari-deshmoret-nuk-jane-flijuar-qe-ne-te-luajme-me-kufijte-tane-dhe-te-bejme-pazar-me-trojet-tona.
[22] Shikoni po deshët këtë Platformë për Dialogun me Serbinë, e cila u miratua në Kuvendin e Kosovës (i tëri si dokument dhe lajm), i publikuar me 08.03.2019, në https://www.voal.ch/kjo-eshte-platforma-per-dialogun-serbine-qe-u-miratua-dje-ne-kuvendin-e-kosoves-dokument.
[23] Shiko artikullin e Xhelil Arifit, me 09.03.2019, në gazetën elektronike „Proinformacion“, „Situatë para një konflikti të ri të armatosur, Kosovë-serbi (?!)“, në https://proinformacion.com/2019/03/situate-para-nje-konflikti-te-ri-te-armatosur-kosove-serbi.
[24] Shikoni lajmin e FM-Image, e datës 09.03.2019, „Ish-ambasadori hollandez <godet> sërish Serbinë: ppa i pranuar krimet e luftës, nuk ka kombpromis me Kosovën“, në https://www.fmimages.net/ish-ambasadori-holandez-godet-serish-serbine-pa-i-pranuar-krimet-e-luftes-nuk-ka-kompromis-me-kosoven.

2019-03-12

Nga Flori Bruqi : Kadal beg se ka hendek ?


Taksa e vendosur ndaj produkteve serbe nga Qeveria e Kosovës, ka bërë që sasia e produkteve që Kosova importon nga Serbia të shënojë rënie drastike.

Ndërkohë qysh nga nëntori i vitit të kaluar, Serbia vazhdon të kërkojë heqjen e kësaj mase, pasi po u shkakton humbje milionëshe.


E si duket kjo bllokadë e Kosovës, e ka detyruar Serbinë që të kërkoje tregje të reja për të plasuar produktet.

Ministri i Tregtisë së Serbisë,dr.  Rasim Ljajci, kanë nënshkruar sot në Moskë një marrëveshje për tregti të lirë në mes të Serbisë dhe Unionit Ekomomik të Euroazisë.

Nga kjo marrëveshje Serbia do të ketë lehtësime për të eksportuar tashmë produktet e saj në Bellorusi dhe Kazakistan, Armeni e Kirgistan.

“Nuk e morëm të gjithë atë që deshëm, megjithatë do të kemi liri më të madhe për tregti , se më parë. Kështu që prodhuesit tonë do të jenë të lirë të eksportojnë sasi të pa limituar”, ka thënë Ljajic, shkruan telegraf.rs.

Sipas tij tashmë me këtë marrëveshje, Serbia do të mund të eksportojë në një treg shumë të madh, prej afro 180 milionë njerëzve.

*****




Kadal begë se ka hendek ? 


Vënia e taksës 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës u pasua nga një presion i jashtëzakonshëm i Bashkimit Evropian dhe ambasadës së SHBA-ve për revokimin e menjëhershëm të saj.

Pas këtij vendimi, ka qenë pikërisht presidenti Hashim Thaçi i cili i pari ka dhënë shenja luhatjeje, duke thënë se ky vendim mund edhe të hiqet.


“Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë, i kam thënë gazetës “The Uashington Post”, duke kërkuar që SHBA-ja të marrë rol udhëheqës në koordinimin e inputit”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Përderisa kryeministri Ramush Haradinaj, vazhdimisht është deklaruar kundër heqjes së taksës. Ai ditëve të fundit ka zbutur qëndrimin e tij duke thënë se vendimi mund të pezullohet nëse merr garancë ndërkombëtare për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me njohje reciproke.

“Vendosja e taksës ndaj produkteve të Serbisë nuk ka për qëllim pengimin dhe prolongimin e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese me Serbinë, që rezulton me njohje. Përkundrazi, Qeveria e Kosovës do ta pezullonte përkohësisht taksën, vetëm pas garancës ndërkombëtare, se do të ulemi për ta nënshkruar marrëveshjen përfundimtare, e cila duhet të rezultojë me njohjen reciproke”, ka thënë ai.

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka filluar të tregoj shenja të ‘dorëzimit’ duke thënë se Kosova nuk mund ta refuzojë kërkesën e Amerikës. Madje për ‘plotësimin’ e kërkesës së SHBA-ve ka thënë se do të bisedojë me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Kërkesa për tërheqje të taksës, padrejtësi e BE-së karshi Kosovës

Presioni për taksën po konsiderohet i padrejtë dhe i njëanshëm nga njohësit e zhvillimeve politike në vend.


Është e  ‘palogjikë’ kërkesën e faktorit ndërkombëtar për heqjen e taksës.

Nëse bashkësia ndërkombëtare është vërtetë e interesuar që të bëjë një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku njohja do të ishte pjesë e kësaj marrëveshjeje atëherë nuk ka logjikë fakti që pas fushatave agresive të Serbisë për mosnjohje dhe për tërheqjen e njohjeve të bëhet presion në Kosovë për tërheqjen e taksës pa garantuar se marrëveshja në fund do të prodhoj njohjen e dyanshme dhe ulësen në OKB.

Reagimet e Brukselit po  konsiderohen  si të njëanshme sepse asnjëherë nuk është sanksionuar Serbia për shkeljen e të gjitha marrëveshjeve.

“Pas vënies së taksës për produktet e Serbisë kanë qenë të pritshme reagimet e një pjese të faktorit ndërkombëtar, veçmas të Brukselit zyrtar. Kjo për faktin se Kosova ka marrë një vendim autonom që prodhon efekte të drejtpërdrejta në Serbi. Ajo që nuk është e drejtë, është se reagimet që vijnë nga jashtë janë të njëanshme. Të njëjtit nuk kanë bërë kurrë presion mbi Serbinë, e cila ka luftuar dhe vazhdon ta luftoj haptas qenësinë e shtetit të Kosovës. Për më tepër, Serbia ka shkelur edhe marrëveshjet që vetë i ka nënshkruar dhe asnjëherë nuk është sanksionuar nga Brukseli”, tha Halitaj për gazetën JnK.


Krerët institucionalë në ‘luftë’ për t’i marrë meritat e vendosjes së taksës

Vendosja e taksës prej 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës ngjalli edhe një ‘luftë’ për merita mes politikanëve vendor.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Enver Hoxhaj ka thënë se taksa ndaj Serbisë, ka qenë ide ekskluzive e tij e cila ka marrë përkrahjen e kryeparlamentarit Kadri Veseli si dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Tendencat e disa deputetëve të PDK-së për t’i marrë meritat për këtë vendim janë të kota.

“Kjo është iniciativë dhe kërkesë e Vetëvendosjes qysh moti dhe në fakt Thaçi dhe PDK nuk kanë asnjë meritë në këtë drejtim por si duket ata tani kanë parë një mundësi të përfitimit duke u asociuar me këtë instrument presioni dhe në rast të tërheqjes të marrin kredinë për këtë gjë edhe para publikut edhe para bashkësisë ndërkombëtare.


 Përplasjet e kryeministrit si dhe presidentin për vendimin e taksës.

Bazuar në kompetencat kushtetuese, Thaçit i takon që të angazhohet për unitet, e jo të fus përçarje brenda partnerëve të koalicionit qeverisës. Si autoritet që e përfaqëson shtetin brenda dhe jashtë, ai e ka për obligim që t’i mbështes politikat shtetërore, e jo të shpërfaq mospajtime me to. Kushtetuta i përcakton qartë kompetencat e secilit pushtet, prandaj është gabim kur presidenti merr përsipër diçka që del jashtë funksionit të tij.

Ndërsa debatin e meritave ai e konsideron më tepër “komik”, se sa përmbajtjesor duke thënë se vendimi është i Qeverisë dhe këtu do duhej të përfundonte gjithçka rreth meritave.

Efektet e taksës

Ndërsa vendimi ‘taksë’ në Kosovë prodhoi efekte të ndryshme, në Komunat më Shumicë Serbe, qytetarët e komunitetit serb të pakënaqur me këtë vendim organizuan protesta.

Pas këtyre protestave kryetarët e Komunave më Shumicë Serbe kanë dhënë dorëheqje të cilat ende nuk janë pranuar nga qeveria e Kosovës , nën arsyetimin se janë të paligjshme sepse përmbajnë mbishkrimin ‘Kosova e Metohija’.

Taksa solli në Kosovë dhe në Serbi komisionerin Hahn i cili pas këtyre takimeve ‘shuajti’ shpresat për viza në 2018-tën.

Taksa 100 përqind e vendosur për produktet e Serbisë dhe Bosnjës ‘paralizoi’ procesin e dialogut, sepse qeveria e Serbisë e vendosi kusht largimin e taksës për vazhdimin e dialogut.

Ndryshe Qeveria e Republikës së Kosovës më 9 nëntor të vitit të kaluar pati marrë vendim për vendosjen e masës 10 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës duke përjashtuar këtu brendet ndërkombëtare.

Mirëpo kjo taksë nuk mbeti e tillë, dhe pikërisht një ditë pas dështimit të Kosovës për anëtarësim në organizatën INTERPOL më 21 nëntor të vitit të kaluar, kjo taksë u rrit në 100 për qind.

Përveç kësaj ky vendim parashihte edhe largimin dhe mos të lejimin hyrjes në treg të produkteve me etiketën ‘Kosova dhe Metohija’, gjë e cila është duke vazhduar edhe tani.

Mirëpo më vonë taksë 100% u vendos edhe për brendet ndërkombëtare.

****

Askujti si lypi garanci ! Kam fol për kontratë ! 
I besoj Amerikës dhe kur ata thonë diçka e di se është ashtu.


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk është Kosova ajo që po bllokon dialogun me Serbinë, por është pala tjetër.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se s’ka kërkuar kurrë garanci se çka do të ndodhë në dialog, por ka kërkuar kontratë.

“S’kam lyp garanci. Kam fol për kontratë. I besoj Amerikës dhe kur ata thonë diçka e di se është ashtu. Por për shumë arsye ne po kërkojmë një kontratë me elementet përbërëse të saj, përfshirë ekonominë dhe tregtinë e lirë. Kjo është ajo që po kërkojmë. Garanci më të madhe se njohja e Amerikës s’mund të kemi. Megjithatë, për marrëdhëniet Kosovë-Serbi na intereson të dimë elementet e kontratës. Unë u besoj amerikanëve dhe si të më thonë kjo është formula, unë u besoj. Ne po kërkojmë kontratë të dimë ka shkon dialogu. Dialogun e ka bllokuar Beogradi sepse ata thonë se pa u heq taksa s’ka dialog. S’e kemi bllokuar ne. Ne ishim në dialog edhe duke e ditur se jemi viktimë e kemi mijëra të zhdukur e viktima. Më mirë është të themi tash jo se të marrim një kontratë pasi të shkojmë atje e s’do të ishte mirë t’u themi atëherë jo. Të dimë për çka po shkojmë në dialog”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se presioni ndërkombëtar mbi Kosovën për të hequr taksën është presion mbi viktimën.

Haradinaj ka thënë se me presidentin dhe kryeparlamentarin kanë pikëpamje të ndryshme në disa pika, por janë unikë për platformën për dialog.

“S’mund të thuhet se Kosova s’po flet me një zë. Kemi delegacionin që është votuar edhe me ligj dhe ky është uniteti i Kosovës. Jemi të gatshëm të dialog, kur të jenë pala tjetër gati ne i presim”, ka shtuar ai.

Pritet një valë e re refugjatësh në Ballkan

Rezultate imazhesh për Dragan Mektic

Dragan Mektic

Qeveria nё Sarajevё parashikon njё rritje masive tё numrit tё refugjatёve, qё duan tё mbёrrijnё nё kufijtё e jashtёm tё BE-sё. Ministri i Sigurisё kёrkon qё shtetet e BE-sё tё angazhohen pёr t'i bёrё ballё situatёs.

Nё pranverё do tё ketё njё "pёrshkallёzim tё problemit tё migracionit", parashikon ministri i Sigurisё, Dragan Mektic nё njё intervistё pёr agjencinё e lajmeve AFP. Ndonёse numri i migrantёve ilegalë ёshtё ulur gjatё muajve tё dimrit janar e shkurt me gjithsej 2300, me rritjen e temperaturave sёrish ata do tё shtohen, thotё Mektic. Kjo prek "jo vetёm Bosnjen por tё gjithё itinerarin" nga kalojnё refugjatёt. Vitin e kaluar mbёrritёn nё Bosnje rreth 22.000 migrantё nga Lindja e Mesme, Afrika e Veriut dhe Azia. Sipas ministrit vendi ёshtё i mbingarkuar me kёtё problem.

Qёllimi i refugjatёve tё mbetur nё Bosnje ёshtё kufiri me vendin anёtar tё BE-sё, Kroacia. Sapo ata e kalojnё kёtё kufi, mund tё aplikojnё zyrtarisht pёr azil nё BE. Shumica e refugjatёve duan qё andej tё shkojnё nё Europёn Perёndimore. Aktualisht nё Greqi rreth 70.000 vetё janё duke u pёrgatitur pёr udhёtimin e mёtejshёm pёrmes Ballkanit drejt BE-sё, thotё ministri Mektic. Kёto shifra, thotё ai, i kanё ardhur nga "institucione zyrtare europiane". Por deri tani BE-ja po e injoron kёtё problem.

"Ne duam tё jemi pjesё e njё zgjidhjeje europiane, por BE-ja nuk mund tё bjerё dakord pёr njё zgjidhje", kritikon ministri. Vitin e kaluar BE-ja i vuri Bosnjes rreth nёntё milionё Euro nё dispozicion pёr strehimin e refugjatёve. Nё tetё qendra pritjeje, sipas Mektiq janё strehuar rreth 3500 vetё.

Kryesisht nё ishullin grek Samos gjendja ёshtё prej muajsh e tensionuar. Atje zyrtarisht ka vend pёr tё strehuar 650 refugjatё, por faktikisht ndodhen rreth 4000 vetё tё strehuar nёpёr ҁadra e kontejerё.

Njё ndihmesё tё vogёl nё lkёtё drejtim pritet tё vijё prej marrёveshjes sё vendosur gjatё javёs sё shkuar mes qeverisё greke dhe asaj portugeze. Nё bazё tё marrёveshjes pёrgjatё njё faze pilot Portugalia do tё marrё 100 refugjatё nga Greqia, kryesisht familje nё nevojё. Lisbona mё vonё do tё pranojё deri nё 900 refugjatё, tё cilёt ndёrkohё ndodhen nё Greqi.

Hip-Hopi i Bërnabiqit ?



Kryeministrja e Serbisë, lezbejka Ana Bërnabiq pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare, ka thënë se vendimi i Kosovës për dialogun (Platforma) është në “kundërshtim me mendjen e shëndoshë”, përcjell gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti”.

"Miratimi i Platformës është në kundërshtim me mendjen e shëndoshë. Reagimi ynë do të jetë i matur”, citohet të ketë thënë Bërnabiq pas përfundimit të mbledhjes që e kishte thirrur nga presidenti serb Aleksandar  Vuçiqi(alias Aleks Musliu).

1.“Goditja e parë ka qenë mosrespektimi i Marrëveshjes së Brukselit nga Kosova. Janë bërë 2.149 ditë qëkur është nënshkruar e nuk është realizuar asgjë nga ajo. Nuk ka asgjë nga krijimi i Asociacionit të Komunave serbe (AKS). E AKS ka qenë kurrizi i Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë ajo dhe ka shtuar se kjo ka qenë goditja e parë e Kosovës .

2.“Goditja e dytë ka qenë vënia e taksës e cila për shkak të reagimit të butë të vendeve perëndimore është ngritur në 100 për qind. Kosova i ka dërguar mesazh të qartë SHBA-së se nuk do t’i heqë taksat”, ka deklaruar  Ana Bërnabiq.

3.Goditja e tretë, ka thënë kryeministrja serbe, ka qenë miratimi i Platformës së Kosovës për dialog.

Joe Biden vendos për kandidim në presidenciale “brenda pak javësh”


Xhosef Robinet „Xho“ Baiden, Jr. ['dʒoʊsəf rɒbɪ'nɛt 'baɪdən] lindi më 20 nëntor 1942 në Scranton, Pennsylvania, është politikan amerikan, pjestar i partisë demokratike. 

Profesori për jurisprudencë është anëtar i senatit të shteteve të bashkuara për Delaware. 

Më 23 gusht të vitit 2008 u njoftua, që Biden u zgjodh si nënkandidat nga Barack Obama për zgjedhjet presidenciale amerikane 2008.


Biden vendos për kandidim në presidenciale “brenda pak javësh”




Ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden ka dhënë sinjale për kandidimin në presidencialet e 2020-tës në SHBA të marten, duke i thënë një turme të sindikalistëve se mund t’i duhet mbështetja e tyre “brenda pak javësh”.

“Kujdes se çfarë dëshironi”, është tallur Biden gjatë një tubimi të Asociacionit Ndërkombëtar të Zjarrfikësve (IAFF) në Washington, derisa të pranishmit kanë bërtitur “Garo, Joe, garo!”, transmeton Koha.net.


Barack Obama dhe JOe Biden 
 
Biden, ish-senatori amerikan nga Delaëare, që ka qenë nënpresident amerikan në dy mandate, gjatë kohës sa në krye të SHBA-së ishte Barack Obama, ka deklaruar publikisht se është duke e shqyrtuar mundësinë e kandidimit dhe se është në fazat përfundimtare të marrjes së vendimit.


Rezultate imazhesh për joe baiden

Në rast të kandidimit, Biden i bashkohet më shumë se dhjetë politikanëve, që tashmë e kanë bërë të ditur pjesëmarrjen në zgjedhje.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...