2019-03-26

Karcinoma pulmonare"vrasësi" më i madh







Kanceri i mushkërive është sëmundje malinje (e keqe) që në popull njihet edhe me emrin tumor femëror (emërtim që nënkupton metastazimin – përhapjen gjegjësisht shumimin e “mishit të egër”).


Rezultate imazhesh për karcinom pluca

Është e vetmja sëmundje që i është ndërruar vendi i klasifikimit nga entiteti (grupimi) mjekësor patologjik (vuajtje natyrore) në atë tragjik (fatal), sepse në 87-92% të rasteve, njeriu këtë sëmundje ia shkakton vetvetes duke pirë duhan.

Shkaktarë tjerë të paraqitjes së kësaj sëmundjeje janë: rrezatimi nga nëntoka e thellë, ndotja e ambientit (gazrat helmues), nafta dhe produktet e naftës, posaçërisht ato që inhalohen (thithen në mushkëri). Faktori gjenetik (trashëgimtar) poashtu ka rëndësi të madhe në paraqitjen e kësaj sëmundjeje fatale, si dhe gjendja psikike dhe imunitare e organizmit.
Rezultate imazhesh për karcinom pluca
Problemi i parë në lidhje me kancerin në përgjithësi, si dhe kancerin e mushkërive është kohëzgjatja e madhe prej momentit kur fillojnë ndryshimet në qeliza dhe organizimi tumoral, gjer në momentin kur paraqiten simptomat e para.

Gjatë kësaj kohe mund të vjen gjer te metastazimi i qelizave malinje (përhapja në organe tjera: tru, eshtra, nyje limfatike etj.) dhe gjithsesi gjatë kësaj periudhe që ndonjëherë zgjatë me muaj, organizmi dëmtohet në mënyrë të pariparueshme (pa mundësi në kthimin e gjendjes së mëparshme).
Rezultate imazhesh për karcinom pluca
Ky problem është i kushtëzuar nga natyra e sëmundjes, dhe në te për kohën e tanishme shumë pak mund të ndikohet me të arriturat shkencore e teknologjike mjekësore. Si i tillë ky problem, që nuk varet nga faktori njeri, ekziston në tërë botën.

Problemi i dytë, është poashtu kyç sepse, edhe koha prej se janë lajmëruar simptomat e para e gjer te kërkesa për ndihmën mjekësore, dhe rrjedhimisht diagnostikimi, shpesh është në mënyrë të paarsyeshme e gjatë dhe kjo varet nga kultura shëndetësore e pacientit dhe niveli i shërbimit shëndetësor.

Rezultate imazhesh për karcinom pluca


Simptomatologjia

Simptomat e para që kanë lidhje me kancerin e mushkërive janë të përgjithshme (lodhja, plogështia, kolla e thatë, apo edhe me këlbazë, temperaturë lehtësisht e ngritur) dhe si të tilla edhe pacienti, por edhe mjeku i nënvlerësojnë.

Më vonë, me paraqitjen e prezencës së gjakut në këlbazë, dhembjeve në kraharor dhe humbje në peshë, alarmohet pacienti dhe mjeku kërkon rëntgenin e mushkërive ku mund të vërehen hije të madhësisë dhe formës së ndryshme të dyshimta në kancer.

Prej këtij moment fillon intensivisht dhe në mënyrë të programuar diagnostikimi i sëmundjes si faze e parë e menaxhimit të tërësishëm të kësaj patologjie.

Bëhen ekzaminimet plotësuese rëntgenologjike (tomografia e kompjuterizuar: prerjet filmike në shtresa të kraharorit të kontrolluara me kompjuter), fiberbronkoskopia (ekzaminimi me gyp të lakueshëm në rrugët e frymëmarrjes) dhe marrja e materialit bioptik (për ekzaminim histopatologjik: në mikroskop me çka identifikohen se cilit tip dhe cilit stad i takojnë qelizat malinje).

Rezultate imazhesh për karcinom pluca

Terapia e kanceri të mushkërive

Terapia varet nga tipi citohistopatologjik (lloji qelizor e indor i kancerit), përfshirja e mushkërive, si dhe metastazimet (përhapja në pëlhurë, mushkërinë tjetër, meskraharor-mediastinum apo organet jashtë kraharorit).

Kirurgjia, nëse është e mundshme, kishte me qenë zgjidhja më e mirë dhe me prognozë më të mirë.

Tretmani tjetër është polikimiterapia (kombinimi i disa barnave kimike të cilat i mbysin qelizat malinje, por që nuk janë selektive, ashtu që i dëmtojnë edhe disa lloje të qelizave të shëndosha.

Terapia rrezatuese, e njohur edhe si radioterapia, është terapi që me ndihmën e rrezeve radioaktive i shkatërron në masë të madhe qelizat malinje, por që njëkohësisht shkakton edhe fibrozë mushkërore që për pasojë ka zvogëlimin e kapacitetit të frymëmarrjes.
Rezultate imazhesh për karcinom pluca
Këto lloje të terapisë shpesh kombinohen ndërmjet veti ndonjëherë me efikasitet më të madh apo më të vogël, varësisht nga shkalla e zhvillimit të sëmundjes, gjendja e përgjithshme e pacientit, mosha dhe prezenca e ndonjë sëmundjeje tjetër (diabeti-sëmundje e sheqerit, tuberkulozi, sëmundjet e zemrës, të veshkës apo mëlçisë).

Terapia suplementare (shtesë) aplikohet në tërë botën dhe ajo qëndron në dhënien e barnave natyrale me prejardhje bimore (çajeve: i gjelbri posaçërisht, shurupit Varumin, ekstraktit alkoolik të ehinaceas etj.), apo shtazore (qumështi i bletës-maja e mjaltës, vezët e shkurtave japoneze, etj.).

Rezultate imazhesh për karcinom pluca

Gjatë tërë kohës së menaxhimit të kancerit mushkëror duhet që pacienti të mbështetet moralisht me ndihmë të psikoterapisë, e cila është më se e domosdoshme edhe për qëllim të rritjes së efikasitetit së terapisë bazike si dhe në përmirësimin e kualitetit të jetës.

Rezultate imazhesh për karcinom pluca


Fatkeqësisht, përvojat e gjertanishme kanë treguar se menaxhimi terapeutik i kancerit mushkëror, më shumë ka efekt në zgjatjen dhe përmirësimin e kualitetit të jetës, sesa në shërim të plotë të kësaj sëmundjeje fatale.

Rezultate imazhesh për karcinom pluca

Kështu, sot e kësaj dite në tërë botën insistohet në parandalimin e kësaj sëmundjeje, duke filluar nga lufta kundër duhanpirjes, gjer te respektimi i standardeve ndërkombëtare për ruajtjen e ambientit nga ndotja, sepse kjo është mënyra më efikase në zvogëlimin e numrit të kancerit mushkëror.

Çfarë është kanceri i gjirit dhe si përhapet ai.


Kanceri i gjirit, shkaqet, shenjat dhe trajtimi i tij






Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.

Çfarë është kanceri i gjirit

Kanceri i gjirit është një sëmundje ku qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit. Kanceri i gjirit mund të fillojë në pjesë të ndryshme të gjirit dhe mund të përhapet jashtë tij nëpërmjet enëve të gjakut dhe enëve limfatike, pra duke dhënë metastaza. Të dy sekset, si gratë ashtu edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit, edhe pse ky kancer është shumë më i zakonshëm te gratë.

Disa gra janë në rrezik më të lartë për kancerin e gjirit sesa disa të tjera për shkak të historisë së tyre mjekësore, personale, familjare, ose për shkak të ndryshimeve të caktuara gjenetike.

Sa i përhapur është kanceri i gjirit

Bazuar në të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare mbi Kërkimet mbi Kancerin në Botë (GLOBOCAN), e cila përllogarit një vlerësim të situatës reale në çdo vend të botës, kanceri i gjirit ka incidencën më të lartë ndër llojet e kancerit që prekin gratë kudo në botë. Pjesa më e madhe e vdekjeve nga kanceri i gjirit ndodh në vendet me të ardhura të ulëta e mesatare, ku shumica e grave me kancer gjiri diagnostikohen në faza të vonshme.

Rezultate imazhesh për kanceri i gjirit shkaqet

Cilat gra janë të rrezikuara për kancerin e gjirit

Kanceri i gjirit prek të gjitha gratë, por rreziku rritet me rritjen e moshës. Përgjithësisht preken moshat mbi 50 vjeç, por kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe në mosha fare të reja.

Studimet kanë treguar se rreziku për kancerin e gjirit është rezultat i një kombinimi faktorësh.


Rezultate imazhesh për kanceri i gjirit shkaqet


Disa nga faktorët e rrezikut përfshijnë:

Mosha-rreziku rritet me rritjen e moshës; por nga kanceri i gjirit preken dhe moshat e reja

Ndryshimet në disa gjene, deri 10% e kancereve të gjirit janë si rezultat i një defekti gjenetik. Gratë që kanë trashëguar këto ndryshime gjenetike janë në rrezik të lartë edhe për kancer të vezoreve.


Imazh i ngjashëm


Fillimin e hershëm të menstruacioneve – femrat që u fillojnë menstruacionet para moshës 12 vjeç, janë të ekspozuara ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore, duke rritur rrezikun për kancer gjiri.


Imazh i ngjashëm


Fillimin e menopauzës pas moshës 55 vjeç – ashtu si fillimi i hershëm i menstruacioneve, edhe menopauza e vonshme rrit ekspozimin e femrës ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore, duke rritur kështu rrezikun për kancerin e gjirit.

Imazh i ngjashëm


Shtatzënitë në moshë të madhe ose moslindjen e fëmijëve.

Mungesën e aktivitetit fizik.

Të qenit mbipeshë apo obeze pas menopauzës.

Indi i gjirit i ngjeshur/i dendur

Historitë personale me kancer gjiri-femrat që kanë pasur kancer gjiri kanë më shumë gjasa për t’u prekur përsëri nga kanceri i gjirit.

Historitë familjare me kancer gjiri – rreziku i një gruaje për kancer gjiri është më i lartë nëse ka patur nënën, motrën, vajzën (të afërm të shkallës së parë) me kancer gjiri.


Imazh i ngjashëm


Alkooli dhe pirja e duhanit

Nëse një grua ka faktorë rreziku për kancer gjiri, ajo duhet të flasë me mjekun lidhur me mënyrat që mund të ulin rrezikun, si dhe kontrollet që duhen bërë.

Cilat janë shenjat e kancerit në gji

Njerëz të ndryshëm kanë shenja të ndryshme të kancerit të gjirit. Por, disa të tjerë nuk kanë shenja fare dhe mund ta konstatojnë kancerin e gjirit vetëm pas një mamografie rutinë.

Disa shenja që mund të jenë tregues të kancerit të gjirit janë:

• Një gjëndër apo një kokërr në gji ose nën sqetull. Shumë faktorë mund të shkaktojnë gjëndra në gjoks duke përfshirë edhe kancerin, por jo çdo gjëndër në gji është kancer.



Imazh i ngjashëm



• Trashje ose ënjtje e një pjese të gjirit.

• Ndryshime të lëkurës së gjirit-skuqje, plagë apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit.

• Skuqje, çarje apo trashje e lëkurës përreth thithit të gjirit, gropëzim i thithit të gjirit.

• Rrjedhje nga gjiri përveç qumështit të gjirit, duke përfshirë edhe gjakun.

• Çdo ndryshim në madhësinë apo formën e gjirit.

• Dhimbje në gji.


Rezultate imazhesh për kanceri i gjirit shkaqet


• Fryrja apo ënjtja e krahut nga njëra anë-disa herë kanceri i gjirit mund të përhapet edhe në gjëndrat limfatike nën krah dhe të shkaktojë fryrje apo ënjtje të tij. Prandaj, gjëndrat limfatike të ënjtura duhen konsideruar një shenjë e mundshme e kancerit të gjirit.

• Çdo ndryshim tjetër i pazakontë në gji.

Ndryshimet në gji jo detyrimisht do të thonë se një femër ka kancer gjiri. Megjithatë, nëse një femër ka simptomat e mësipërme duhet të shkojë menjëherë te mjeku të kontrollohet.


Rezultate imazhesh për kanceri i gjirit shkaqet


Si zbulohet kanceri i gjirit

Ekzistojnë disa mënyra kontrolli për gjirin si:

– Vetëkontrolli mujor i gjirit
– Ekzaminimi klinik i gjirit nga një personel shëndetësor
– Mamografia
– Eko e gjirit

Vetëkontrolli mujor i gjirit

Vetëkontrolli mujor i gjirit është një veprim shumë i thjeshtë që çdo femër mund ta bëjë pa shumë mundim; me lëvizje rrotulluese me dorë kontrollohen me radhë gjinjtë, deri në pjesën e sipërme të kraharorit dhe sqetullat. Vetëkontrolli i gjirit rekomandohet të bëhet 1 herë në muaj që nga mosha 20 vjeç. Periudha më e përshtatshme është disa ditë mbas menstruacioneve. Mjaft raste të kancerit të gjirit janë zbuluar nga vetë gratë. Një femër duhet ta kthejë në zakon kontrollin mujor të gjirit.

Rezultate imazhesh për kanceri i gjirit shkaqet


Ekzaminimi klinik i gjirit

Ekzaminim klinik i gjirit është një kontroll i gjirit i kryer nga një personel mjekësor i trajnuar, i cili mund të kapë kancerin në stade të hershme. Ekzaminim klinik i gjinjve rekomandohet të bëhet 1 herë në vit ose së paku çdo 2 vjet.

Rezultate imazhesh për kanceri i gjirit shkaqet


Mamografia

Mamografia kap kancerin e gjirit në faza shumë të hershme. Mamografia mund të kryhet në çdo kohë, por do të ishte më e përshtatshme që të zgjidhej momenti kur gjinjtë nuk janë të fryrë apo të dhimbshëm si p.sh. 3-4 ditë mbas menstruacioneve. Nuk duhet ndonjë parapërgatitje e veçantë për të bërë mamografinë. Kur gratë shkojnë për mamografi, është mirë të veshin bluza me fund ose pantallona, në mënyrë që të lehtësojnë procedurat e ekzaminimit të gjirit.

Rezultate imazhesh për kanceri i gjirit shkaqet

Për gratë që kanë kryer mamografi më parë, këshillohet të kenë filmat e tyre me vete për t’i lejuar mjekut të bëjë krahasimin.

Nëse mamografia është normale, duhet vazhduar bërja e saj sipas intervaleve kohore të rekomanduara. Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo kohë, madje edhe nga një mamografi tek tjetra, prandaj mamografia duhet bërë në mënyrë të vazhdueshme dhe jo vetëm një herë.

Nëse mamografia është e parregullt nuk do të thotë gjithmonë se ka kancer. Për këtë duhet të bëhen teste shtesë dhe kontrolli nga një specialist i gjirit apo një kirurg. Kjo nuk do të thotë që ju keni kancer ose keni nevojë për kirurgji. Bisedoni me mjekun për të mësuar se cila metodë kontrolli është më e drejtë për ju, dhe kur duhet ta bëni atë.

Rezultate imazhesh për kanceri i gjirit shkaqet


Si trajtohet kanceri i gjirit

Kanceri i gjirit është ndër llojet e kancerit pothuajse tërësisht i trajtueshëm. Kanceri i gjirit trajtohet në disa mënyra si: ndërhyrjet kirurgjike, kimioterapia, terapia hormonale, terapia me rrezatim. Mënyra e trajtimit varet nga lloji i kancerit të gjirit dhe se sa është i përhapur ai. Njerëzve me kancer të gjirit shpesh u duhet të marrin më shumë se një lloj të trajtimi.

Rezultate imazhesh për kanceri i gjirit shkaqet

Fatmirësisht, pothuajse të gjitha mënyrat e trajtimit bashkëkohor ofrohen edhe te ne. Së fundi kanë hyrë edhe preparate të cilat rrisin jetëgjatësinë për pacientët në faza të avancuara. Trajtimet e reja vonojnë progresin e sëmundjes shumë më mirë se preparatet e deritanishme, duke ofruar një mundësi të re për pacientët.(F.B)

Shenjat e kancerit shfaqen fillimisht në duar

Shenjat e kancerit shfaqen fillimisht në duar

Lloje të ndryshme të kancerit vijnë përgjithësisht me simptoma të ndryshme. Megjithatë, të gjithë llojet e kancerit kanë një pikë të përbashkët: simptomat e tyre shfaqen zakonisht në duar.

Sipas një ekipi ekspertësh britanikë, këto shenja shfaqen zakonisht në formën e plasaritjes apo enjtjes së duarve.

Ajo është shumë evidente sepse duart e individëve të prekur me kancer bëhen gjithmonë të ashpra. Ekspertët këmbëngulin në rëndësinë e të paturit një kuptim kur është fjala për këto shenja, veçanërisht kur ata tregojnë për ndryshime në trupin tuaj. Simptoma të tjera të kancerit lidhen me gulçimin ose vështirësinë në frymëmarrje, dhe këtu bëhet fjalë për individët e prekur nga kanceri i mushkërive. Për fat të keq, kjo shenjë shërben shpesh si një tregues i astmës, dhe shumë njerëz e eleminojnë mundësinë se mund të jenë prekur nga kanceri i mushkërive.

Llojet e ndryshme të kancerit zakonisht përfshijnë simptoma mjaft të ngjashme, si për shembull kanceri i mushkërive apo ai i leuçemisë me kollitjen kronike ose bronkitit. Ethet e shpeshta ose infeksionet zakonisht mund të tregojnë kancerin e qelizave të gjakut dhe leuçemisë. Leuçemia e bën trupin të prodhojë qeliza të bardha gjaku anormale, duke çuar në paaftësinë e e tyre për të luftuar infeksionet.

Leuçemia është diagnostikuar shpesh tek të rriturit vetëm pasi pacientët ankohen për ethet e shpeshta dhe simptoma të gripit. Një gungë pa dhimbje në sqetull, ose qafë është pothuajse gjithmonë një shenjë e hershme e leuçemisë.


Gjakderdhja shpesh tregon se trombocitet janë anormale dhe aktivitetin e qelizave të kuqe të gjakut, simptoma të zakonshme të leuçemisë.

Dhimbje të stomakut apo të legenit janë një tregues i përbashkët i pranisë së kisteve në vezore, si dhe çrregullime të tjera të traktit riprodhues. Në shumicën e rasteve, këto simptoma çojnë në kancer.

Humbja e pashpjegueshme e peshës pa ndryshime në dietën tuaj ose mënyrën e jetesës është shpesh një tregues i hershëm i kancerit të zorrës së trashë dhe disa sëmundjeve të tjera të tretjes, shkruan Shije. Ajo gjithashtu mund të jetë një tregues i infeksioneve kanceroze të afta për të ndikuar si në oreksin tuaj, ashtu edhe në aftësinë e trupit për të hequr mbeturinat pasi përhapet në mëlçi.

Pra, shumica e simptomave të kancerit mund të shfaqen si tregues të disa komplikime të tjera mjekësore. Ndaj, është e domosdoshme që ju të kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor sapo evidentoni ndonjë nga këto simptoma.

Presidenti i Koovës zt.Hashim Thaçi për “Süddeutsche Zeitung” në 20 vjetorin e NATO-s: Vuçiq ka humbur, unë kam fituar



Intervista e Thaçit për “Süddeutsche Zeitung” “Të dy e dimë prej nga jemi. Por, kjo nuk është një pengesë për ne që të punojmë për paqe”.
Presidenti Thaçi në një intervistë për “Süddeutsche Zeitung” ka folur për luftën, intervenimin e NATO-s dhe për raportet e tij me presidentin serb 20 vjet pas luftës, kur asokohe ishte Ministër i Informacionit i Sllobodan Millosheviqit, derisa Thaçi udhëheqës i UÇK-së.
Për “Süddeutsche Zeitung”, Thaçi ka thënë se kjo është një marrëdhënie e vështirë, por është e nevojshme të kemi një kanal të hapur të komunikimit.

“Sepse është pikërisht ky dialog, i cili ka parandaluar shumë gjëra të shëmtuara që mund të kishin ndodhur mes dy vendeve tona. Por, nuk ndjej asnjë kënaqësi për ta bërë këtë.

“Të dy e dimë prej nga jemi. Por, kjo nuk është një pengesë për ne që të punojmë për paqe”.


Kjo është intervista e plotë e Thaçit për “Süddeutsche Zeitung”:

Süddeutsche Zeitung: A ju kujtohet ku ishit më 24 mars 1999 – në kohën kur filluan bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë?

Hashim Thaçi: Isha në male, në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Ne ishim njoftuar paraprakisht nga NATO-ja, që atë ditë do të fillonte bombardimet.

Süddeutsche Zeitung: Pas 20 vjetëve, sa e madhe është mirënjohja për Perëndimin?

Hashim Thaçi: Ne do të jemi përgjithmonë mirënjohës. Pa ndërhyrjen ushtarake, shqiptarët sot nuk do të ekzistonin në Kosovë dhe bombardimet ndaluan spastrimin etnik.

Süddeutsche Zeitung: Paqe të vërtetë nuk ka as pas 20 vjetësh. Për të marrë një ulëse në Kombet e Bashkuara dhe mundësinë për t'u bërë anëtare e BE-së, duhet të arrini një marrëveshje, me anë të së cilës, Serbia e njeh Kosovën si shtet të pavarur. A mundet të ketë kjo ende sukses?

Hashim Thaçi: Nuk ka alternativë. Një marrëveshjeje paqeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të jetë po aq e suksesshme sa ishte marrëveshja ndërmjet Gjermanisë dhe Francës. Në anën tjetër, Status Quo-ja, në realitet do të thotë regres të vazhdueshëm, sepse ajo destabilizon rajonin.

Süddeutsche Zeitung: A keni mbështetje të mjaftueshme brenda vendit për të bërë kompromise me serbët?

Hashim Thaçi: Më shumë se 70 për qind e kosovarëve mbështesin dialogun me Serbinë.

Süddeutsche Zeitung: A mund të jenë ndryshimet e kufijve pjesë e kësaj marrëveshjeje?

Hashim Thaçi: Ne synojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila përfundimisht do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por, deri tani asgjë nuk është në tavolinën e bisedimeve, nuk ka harta. Kjo temë është bërë e madhe dhe ekzagjeruar nga mediat.

Süddeutsche Zeitung: Por, jo vetëm mediat po flasin për të. Një mbështetje e tillë së fundmi ekziston edhe nga Brukseli dhe Uashingtoni...

Hashim Thaçi: Unë kam folur drejtpërdrejt me presidentin Trump. Mesazhi i tij për të dyja palët është i qartë: përfitoni nga momentumi, lëvizni përpara dhe mos lejoni që tragjeditë e së kaluarës të përsëriten.

Süddeutsche Zeitung: A i keni vendosur shpresat krejtësisht tek SHBA-ja?

Hashim Thaçi: Nga e kaluara ne e dimë se BE-ja asnjëherë nuk ka qenë në gjendje që t’i zgjidhë gjërat vetëm.

Süddeutsche Zeitung: A vlen kjo edhe sot?

Hashim Thaçi: Për të qenë i sinqertë, sot edhe më pak.

Süddeutsche Zeitung: A nuk janë korrigjimet e kufijve në Ballkan shumë të rrezikshme?

Hashim Thaçi: Të gjitha shtetet e Ballkanit kanë çështje të hapura kufitare, nga Sllovenia dhe Kroacia deri në Maqedoninë Veriore. Vetëm vitin e kaluar, pas tre viteve dramë, e kaluam një mosmarrëveshje kufitare me Malin e Zi. Por, për çështje të tilla duhet të tregojmë kujdes të veçantë.

Süddeutsche Zeitung: Sipas mendimit tuaj, si mund te duket një korrigjim i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Hashim Thaçi: Për ne është e qartë, Kosova gjithsesi do të mbetet një shtet shumetnik dhe nuk do të ketë kufij përgjatë vijave etnike.

Süddeutsche Zeitung: Cila është marrëdhënia juaj personale me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq? Qysh në luftë, 20 vjet më parë, të dy ju qëndruat në pozita të rëndësishme. Ai si Ministër i Informacionit i Sllobodan Millosheviqit, ju si udhëheqës i UÇK-së. Sot vazhdimisht takoheni dhe detyroheni të negocioni...

Hashim Thaçi: Është një marrëdhënie e vështirë, por është e nevojshme të kemi një kanal të hapur të komunikimit. Sepse është pikërisht ky dialog, i cili ka parandaluar shumë gjëra të shëmtuara që mund të kishin ndodhur mes dy vendeve tona. Por, nuk ndjej asnjë kënaqësi për ta bërë këtë. Të dy e dimë prej nga jemi. Por, kjo nuk është një pengesë për ne që të punojmë për paqe.

Süddeutsche Zeitung: A flisni për atë që ndodhi 20 vjet më parë?

Hashim Thaçi: Ai ka humbur, unë kam fituar. Por, unë nuk dua të ngarkojë diskutimet me të kaluarën.

Süddeutsche Zeitung: Ende ka akuza kundër jush personalisht nga ditët e luftës. Një raport nga Këshilli i Evropës ju akuzon për përfshirje në vrasje dhe trafikim të organeve. Kohët e fundit, një gjykatë speciale ndërkombëtare ka filluar punën në Hagë për të hetuar krimet e luftës të kosovarëve. A keni frikë nga gjykata?

Hashim Thaçi: Këto pretendime monstruoze janë konstruktuar në Serbi. Por nëse thirrem, do të shkojë. Është e rëndësishme për ne që e vërteta del në dritë.

Süddeutsche Zeitung: Sa është i rëndësishëm përpunimi i së kaluarës?

Hashim Thaçi: Kjo është e rëndësishme, por ne nuk mund të mbetemi peng i së kaluarës sonë. Jam i bindur se tani është momenti i duhur për paqe.

Süddeutsche Zeitung: Pse tani?

Hashim Thaçi: Për herë të parë në Serbi ne kemi një bashkëbisedues, i cili është i gatshëm të ulet me ne dhe të diskutojmë të gjitha çështjet, duke përfshirë njohjen e Kosovës. Dhe pas shumë vitesh të neglizhencës, tani përsëri ka një vëmendje të madhe për ne në BE dhe SHBA. Nëse e humbasim atë tani, rrezikojmë të humbim dekada.

Süddeutsche Zeitung: Ka zëra se një marrëveshje mund të nënshkruhet në Uashington në qershor?

Hashim Thaçi: Janë përsëri spekulime mediatike, nuk ka asgjë të vërtetë. Por, unë dua të bëj gjithçka për të siguruar që një marrëveshje e tillë të bekohet në Shtëpinë e Bardhë.

Süddeutsche Zeitung: Në vitin 2019?

Hashim Thaçi: Pse jo.

Süddeutsche Zeitung: Vizioni juaj për Kosovën në 20 vjetët e ardhshme?

Hashim Thaçi: Anëtar i NATO-s dhe BE-së. Një rajon i tërë që jeton sipas standardeve evropiane. Me kufij të hapur. Gjërat për të cilat sot po debatojmë, do të duken qesharake.

Fotografi të policisë serbe të vrarë gjatë luftës në Kosovë

Sipas përshkrimit në video, një polici serb qëndron i vdekur brenda një postblloku policor në fshatin Orllat, i cili gjendet rreth 20 km nga Prishtina.

Image


Në një video të publikuar nga Associadet Press gjatë kohës së luftës në Kosovë, shihet pjesëtarët e policisë serbe të vrarë.

Image
Sipas përshkrimit në video, një polici serb qëndron i vdekur brenda një postblloku policor në fshatin Orllat, i cili gjendet rreth 20 km nga Prishtina.
Klikoni :



Serbia hallakatet, TV Nova e njohu Kosovën!




informer-logo
Kosova dhe Kosova, bum, bum, bum në futbollin ndërkombëtar. E gjithë bota vëmendjen nga Kosova, nga loja fantastike e kombëtares tonë, nga një barazim 1:1 me Bullgarinë në kuadër të eliminatorëve për Kampionatin Evropian 2020 dhe dorën në zemër e meritonim fitoren bindëse, por të pafat.


Një farë portal në Serbi, “Informer”, hallakatet për atë çfarë ka bërë TV Nova. Ata shkruajnë: “Turp dhe marri për TV Nova, e ka njoh Kosovën”! “ Në vend që të tregojnë ndryshe emrin e vendit që nuk ekziston, ‘Nova TV’ shkruan vetëm - Kosovë.


Turp i madh! Në këtë mënyrë, "Nova TV" e njohu Kosovën dhe kështu i dha një shuplakë të madhe gjithë tifozëve nga Serbia. Ndryshe nga "New S", grekët në programin e tyre kurrë nuk e kanë shkruar emrin e Maqedonisë, një shtet që ata nuk e kanë njohur...”, raporton ky farë ‘Informer’. Ky farë 'Informer' ka kërkuar që të shkruhet e ashtuquajtura Kosovë dhe për këtë ka sulmuar ashpër TV Novën.


****


informer.rs|25. 03. 2019.





AddThis Sharing Buttons

(FOTO) BRUKA I SRAMOTA! TV "Nova S" priznala Kosovo!


Pukla je velika bruka... "Nova S" se u prenosu utakmice između Portugalije i Srbije (1:1) baš obrukala. Na neki način, priznali su takozvanu državu Kosovo


TV "Nova S" se nije proslavila na startu svog rada... Pored utakmice "orlova" u Lisabonu, na programu je u okviru kvalifikacija za Evropsko prvenstvo bio i duel između Bugarske i takozvanog Kosova (1:1). Umesto da na drugačiji način prikaže ime države koja ne postoji, "Nova TV" je napisala samo - Kosovo.

"Nova TV" je na ovaj način priznala Kosovo i tako udarila ozbiljan šamar svim navijačima iz Srbije. To nije sve, nisu se proslavili ni u izboru gostiju...




printscreen

Umesto nekog eminentnog stručnjaka, voditelj Ivan Ivanović, o meču diskutovao je sa Sašom Popovićem, direktorom "Granda"!? 
Za razliku od "Nove S", Grci u svom programu nikada nisu napisali ime Makedonije, države koju nisu priznali...


Gazeta serbe nga inati emrin e Kosovës e shkruan që as mendja s’ta kap!



Po kjo Kosovë po fut frikë të madhe edhe të kombëtaret tjera të Evropës! Rezultatet fantastike, barazimi në miqësore 2:2 me Danimarkën dhe 1:1 me Bullgarinë, në kuadër të Kampionatit Evropian në futboll, janë sinjale se Kosova është Brazili i dytë. Dhe shih habinë, gazeta serbe ‘Sportski Zurnal’, nuk i përmbahet etikës profesionale, pothuajse i zihet fryma apo ngufatet nga barazimi i Kosovës, shkruan me një primitivizëm.

Turpi i një gazetës sportive e veshur me petkun e nacionalizmit të shfrenuar, harron se Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht. Ata me pak rreshta e mohojnë Kosovën, por assesi rezultatin e saj dhe ky barazim i ka goditur rëndë shumë rëndë. “Shqipëria ka arritur triumfin e pritur në Andorrë, ndërsa e ashtuquajtura Kovoso fitoi një pikë kundër bullgarëve të dobët”, shkruan ‘Sportski Zurnal’.

Nga inati i këtij barazimit të madh, as emrin Kosova nuk kanë mundur të shkruan mirë kjo gazetë sportive serbe, duke e bërë Kovoso! Sa të paskrupullt janë serbët! Kështu është kur të kap sikleti!



****




Mediumi serb ‘B92’ ka shkruar për barazimin e Përfaqësueses së Kosovës ndaj Danimarkës me rezultat 2:2.

‘B92’ e ka përshkruar fitoren e Kosovës duke shkruar se skuadra e vërtetoi formën e saj të mirë, si në miqësore ashtu edhe ato të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Të dyja ekipet kanë luajtur me formacionet më të mira, duke luajtur një ndeshje plotësisht të barabartë, shkruan ndër të tjera ‘B92’.

Kosova në paraqitjen e saj në Ligën e Kombeve me rezultate dominonte është plasuar në një rang më të lartë, Ligën C.


Ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020 Kosova e zhvillon të hënën ndaj Bullgarisë.

“DARDANIA NUK MASHTROHET MA !”


Nga Fritz Radovani 


Asht e vertetë se t’ huejtë na i vune piramidat e kufinit rretherrotull nepër Trojet tona, po asnjëherë Shqiptarët, Vllaznit tonë nder ata Troje, nuk i kanë konsiderue “të huej”!

E shka asht ma e keqja, robnuesve shekullor ju njoh edhe e drejta e sundimit t’ atyne.

Vetem buken dhe ujin nuk mujten me ua ndalue...

E Shqiptarët vazhdueme mos me ua ndrrue emnat asnjenes as tjetrit...

E kur donin me e kerkue t’ uritun thirrnin: 
“O Nanë, due bukë e pak ujë!”...

Kjo i shtynte baballarët e tyne me ua vue emnin Flori, që donmethanë “I artë”.

Një prej Tyne asht edhe Flori Bruqi, per të cilin jam tue shkrue sot këta pak rreshta...

Na njohu Nana Shqipni dhe vetem dashunia per Té, 
pra deshira me i hy në zemer Asaj!..

Na dukej punë e vështirë po, asnjenit e pamujtun ose me pengesa të pakapercyeshme...

Asnjëherë nuk më bjen nder mend si u njoha me Florin, vetem kujtoj, se gjithnjë jemi marrë vesht mirë, dhe pa u njoh fare, me gjithë ndryshimin e moshës jemi mirkuptue.

 Asnjë hije dyshimi nuk ka pasë ndermjet nesh me gjithë distancen e larget ku ishim.

Shqiptarët kuptohen shumë mirë kur Ata, kanë qellime të perbashkëta dhe të kjarta!

Flori gjithmonë ua ka gjetë vendin e duhun artikujve të mij, e ndoshta, edhe ka kerkue edhe të tjera figura me pasunue permbajtjen dhe paraqitjen e tyne estetike per lexuesit.

Po të njajten gja Flori e ban pa asnjë pritesë edhe per materialet e të tjerve... 

Kjo cilsi e Florit asht shumë domethanse kur, njeriu don me kuptue kjartë qellimin e paster të Tij.

E kjo cilsi shihet edhe tek libri i fundit, që kemi në dorë dhe per të cilin po shkruejmë.

Tabelat dhe ilustrimet shkencore të bajnë me harrue anen estetike në tekstet, të cilat jo vetem janë të sakta po, edhe të kuptueshme per lexuesin.

 Ana estetike e tyne asht ajo që nuk të lejon me u shkëputë pa shkue deri në fund të temës që trajton autori i librit.

Duhet pranue se Flori Bruqi sot asht mjeshter per zberthimin e temave shkencore, tue ju pershtatë sejcilit lexues që merr në dorë botimet kohore të tijat, dhe asnjeni nuk mund të shkëputet pa shkue deri tek rreshti i fundi, ku mbetë i habitun “si mbaroi kaq shpejt !”

I nderuem lexues, mos harro se Flori Bruqi, asht nder të paktit që din me zgjedhë!

E kjo zgjedhje me kaq mjeshtri tregon kulturë, po edhe perkushtim ndaj së mires.

Ja disa tema që nuk na lanë me u shkëputë nga studjuesi dhe Profesori ynë i nderuem:

“Çështja shqiptare dhe prejardhja gjenetike e tyre”;

“Rritja demografike e popullatës në Shqipëri gjatë viteve 70 e bëntë atë një rast përjashtimisht interesant në bllokun lindor.”;

“Si u bënë heronj të Serbisë kriminelët e turpit?”;

“Serbia përkrah kriminelët e luftës dhe dënon kritikët e tyre”;

“Shqiptarëve ua prisnin kokat dhe bënin llampa me kafkat e tyre!”;

“Askush nuk mund ta mashtrojë më popullin e Kosovës !..”, që per mendimin tim zen një vend të veçantë në krijimtarinë e Tij… 
E shikueme në prizmin Atdhetar e letrar.

Perkushtimi i Tij në këte fushë shihet ma kjartë se kudo tek detyra që Flori Bruqi, ban si Kryeredaktor përgjegjës i web faqës elektronike “Agjencioni Floripress” (2005).

Tue mos harrue asnjëherë qellimin e madh të Flori Bruqit: Dashuninë per Atdhe, duhet të ndalohemi një çast dhe, të veshtrojmë me kujdes suksesin e madh që gëzojmë sot, kur në mes nesh kemi njëProf.Dr. Flori Bruqi, PH.D., me cilsi të shkelqyeshme Shqiptari...

Per të cilin, Dardania e Lirë, si dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve në SH.B.A., duhet të krenohen...

Me shumë respekt, Fritz RADOVANI.

Melbourne, 25 Mars 2019.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...