Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/04/23

Vilhelme Vrana Haxhiraj: Tradhtia e Madhe ndaj Kombit




Rezultate imazhesh për librat e eshref ymeri
Studimi “Tradhtia e Madhe ndaj Kombit” i shkrimtares Vilhelme Vrana Haxhiraj doli nga botimi

Lexuesve, kolegëve, bashkëpunëtorëve, mediave dhe dashamirësve të librit!

Shtëpia Botuese Nacional në bashkëpunim me Shtypshkronjën Europrint, para pak ditësh nxori nga shtypi, librin me titull “Tradhtia e Madhe ndaj Kombit”- studim i autores Vilhelme Vrana Haxhiraj “Mjeshtre e Madhe e Penës”. Veç punës së lodhshme kërkimore me fakte e dokumente të shkrimtares, për të dalë në dritë ky libër me 244 faqe, ka vlerë angazhimi i një stafi të tërë, pa punën e të cilëve është i pamundur botimi. Para botimit, madje edhe para redaktimit, dorëshkrimin e lexoi dhe e analizoi Prof.Dr.Eshref Ymeri, meritë e të cilit është parathënia. Profesori i nderuar Eshref Ymeri duke analizuar librin, ka evidentuar dhe plotësuar me fakte të tjera tronditëse parathënien e librit. Një vlerë të veçantë për mua si autore, kanë vërejtjet, këshillat dhe sugjerimet e profesor Eshrefit, të cilat m’i dha me shkrim. 




Mendja e çdo individi nuk mund t’i thotë të gjitha, ndaj ngelen shumë hapësira edhe për studiues, përsjatës apo hulumtues të tjerë. Ndaj për bashkëpunëtorët shpreh:

Nderim dhe mirënjohje!

Nderim dhe mirënjohje për bashkëpunëtorët që mundësuan daljen në dritë të këtij studimi, të cilët janë: Këshilluesi Prof.Dr.Eshref Ymeri, meritë e të cilit është parathënia e librit; Redaktori, Mujo Buçpapaj; Dizenjatori Jorgo Saqellari, Shtypshronja Europrint, veçanërisht Zj.Blerina Ndreu dhe Shtëpia Botuese Nacional. Falënderim dhe mirënjohje menaxherit fotografit personal, mikut të të mirave dhe të këqijave të jetës sonë, bashkëshortit tim Fitim Haxhiraj, si dhe lexuesit të mrekullueshëm si kritiku më i paanshëm i krijimtarisë sime!

Nderime! Vivra.

Të nderuar lexues!

Shqipëria, kombi ynë i lashtë, ka kaluar aq shumë trauma e tragjedi,si nga pushtimet e gjata shekullore dhe nga Diktatura paranojake e partisë-shtet sa duhen enciklopedi të tëra për t’i hedhur në letër. Veçse është e dhimbshme jo vetëm për atë që e lexon, por është tejet tronditëse për autorin, si gjatë punës kërkuese dhe punës në kompjuter, pasi përjeton ndodhi e ngjarje të kobshme. Studiuesi, veçanërisht kur është i ndjeshëm kalon në pagjumësi, ndoshta edhe në depresion.sepse gërmëzon çdo fjalë, çdo dhembje, çdo vuajtje. Ndaj tragjeditë që janë përshkruar prej tij, i përjeton me dhimbje. Porse ta përjetosh si ndjesi një tragjedi, është shumë larg së vërtetës, vuajtjes, luftës së kaluar fizikisht, sepse është shumë herë më e dhimbshme e jetuara. Dikush që ka hequr mbi shpinë ndodhi makabre, përbuzje, mohim, ka parë me sytë e tij krime brenda familjes, vuajtje të paimagjinueshme për brezat e sotëm, kur u bije një libër i tillë në dorë, ai/ajo e rijeton përsëri të gjallë, sepse skenat i shfaqen para syve si në ekran të gjalla. Ky është përjetim dhe një vuajtje e dyfishtë.

Gjithsesi, duke lënë mënjanë përjetimet, libra të tillë duhen shkruar për të kujtuar të shkuarën e hidhur, që brezat e ri aktual e që do të vijnë, duhet ta njohin ashpërsinë e një pushteti diktatorial dhe pasojat negative të drejtimit të tij.

Në këtë studim lexuesi ballafaqohet me realitetin e hidhur të një kombi vital, ku partia-shtet, jo pak por për gjysëm shekulli, u shërbeu verbërisht miqësive me Jugosllavinë, Bashkimin Sovjetik dhe me Kinën. Nga një anë u bënte thirrje shqiptarëve në besnikërinë e miqësisë, me tezën “Vëllazërim gjaku”, me këto shtete të lindjes, që formonin Kampin Socialist me në krye BS, kurse nga ana tjetër zhduku Trurin dhe Palcën e kombit që janë inteligjencia me kulturë perëndimore dhe fisnikëria. Duke ndjekur shembullin bolshevik të Stalinit, mes shpikjes më të madhe, Luftës së klasave, më e egra që ka njohur njerëzimi, solli përçarjen mes shqiptarëve , duke i ndarë në dy klasa armike deri në vdekje për njëra-tjetrën. Me konfiskimet e shpronësimet solli varfërinë materiale të individit, familjes dhe shoqërisë, e cila solli varfërinë mendore të shtetasve. Kjo politikë antimkombëtare çoi në varfërimin e ndërgjegjes kombëtare.

Duke u nisur nga një politikë e njëanshme për gjysëm shekulli, unë e kam nisur librin me një kujtesë kombëtare që mendoj se vlen për çdo kohë. Dhe duhet ta lexojë çdo njeri, i majtë i djathtë apo i qendrës, sepse bëhet fjalë për Mëmëdheun tonë.

Prolog: Ndërgjegjjes së bashkëkombësve!

Kujtesë psiko-kombëtare

“Nuk ka këshillë më të keqe se ajo që të shtyn të mohosh kombin tënd!”
Naum Veqilharxhi

Politikanë, historianë dhe ju, shqiptarë të mirë, kurrë mos harroni se…

*“Atdheu s’është vetëm i imi, as i yti, porse u përket të gjithë bashkëkombasve. Është kjo arsyeja që detyrat dhe përgjegjësitë ndaj tij nuk mbarojnë kurrë.

*Përherë duhet t’i kthejmë sytë nga e kaluara e largët apo e afërt tejet e mundimshme dhe e mbushur plot me padrejtësi që i janë bërë vendit tonë. Harresat historike janë regres dhe dështim kombëtar i garantuar.

*Pësimi për këdo, për politikën apo individët, duhet të shërbejë si mësim dhe udhërrëfyes për të nesërmen që troket çdo çast.Nëse do të kemi parasysh gabimet e së shkuarës dhe të tashmes, e ardhmja e kombit do të jetë e sigurt.

*Të pranosh sfidën në demokraci, do të thotë të jesh i bindur në vetvete se je pajisur me dije shkencore dhe i gatshëm për të përballur të nesërmen dilemë. Kjo vlen për çdo shqiptar që kërkon të ballafaqohet denjësisht me sfidat e kohës, sepse bota është e mbushur plot me të tilla... të këndshme dhe të pakëndshme. Kjo kërkon sakrificë, vullnet dhe punë.

*Po ne kur do të bëhemi si bota? A do të ketë ndonjëherë shtet të së drejtës ligjore që me politikat e tij në çdo fushë të jetës, të pasqyrojë realitetin dhe identitetin tonë kombëtar?

* A do të rishikohen e ndëshkohen ndonjëherë fajtorët e krimeve makabre shfarosëse dhe çkombëtarizuese që u janë bërë shqiptarëve, si dhe vendimet e padrejta ndaj copëzimit të kombit më të lashtë në Europë?Nëse shqiptarët heshtin, gabimet dhe padrejtësitë shndërrohen në faje dhe kombi humbet nocionin e tij.

*Politikanë dhe intelektualë të vërtetë e me gjak shqiptari, mos lejoni që të përsëriten tragjedi të tilla antinjerëzore dhe antinatyrale!

*Po nuk u shkul gozhda e Nastradinit(drejtimi i Kishës Autoqefale të Fan Nolit prej kishës greke) nga trualli ynë, ne do të vuajmë pafundësisht dhe rrezikun do ta kemi gjithmonë pranë!

*Ende nuk u ngopën Fuqitë e Mëdha me lojërat diplomatike e tragjeditë që i kanë shkaktuar dhe po i shkaktojnë Kombit më të lashtë pellazgo-lilir-arbëro-shqiptar ndër shekuj?!

*Dekomunistizimi, dekriminalizimi, dhënia e pronës pronarit legjitim, lufta antikorrupsion pa kompromis, respektimi i votës së lirë, zgjidhje dhe zgjedhje të lira, gjejnë zbatim në një vend ku drejtësia zbaton ligjin.

*Ndarjet klasore ngjallin mllefe, urrejtje dhe hakmarrje. Aty, ku ka drejtësi, pendesë, falje, tolerancë, harmoni, vëllazërim, bashkëpunim dhe dhënie vlerash intelektuale të merituara, është e sigurt rruga drejt mbrothësisë kombëtare.

* Barazia gjinore, integrimi i femrës në shoqëri sipas intelektit, arsimimit dhe profesionalizmit, si segment shumë i rëndësishëm për familjen dhe vlerë e pazëvendësueshme për shoqërinë. Pjesëmarrja e saj në të gjitha nivelet e politikës e të pushtetit:legjislativ, ekzekutiv, juridik, arsimor kulturor, mjekësor, shkencor, art dhe media, do të bëjë të mundur integrimin e shpejtë të Shqipërisë përkrah demokracive të zhvilluara.

*Së fundmi:

Shqipëria ka nevojë për bashkëpunim në çdo fushë jete me demokracitë më të zhvilluara, duke ruajtur integritetin dhe dinjitetin kombëtar në rajon, kontinent dhe atë ndërkombëtar. Kështu rritet autoritetidjhe prestigji i këtij kombi vital.

Këto kërkon demokratizimi i një vendi si Shqipëria që ka kushte tejet të favorshme, poqese ato shfrytëzohen me racionalizëm. Nëse gjejnë zbatim këto kërkesa si: Prona të shkojë tek pronari legjitim, luftë e pandërprerë kundër korrupsionit, Reforma në Drejtësi të bëhet pa kompromise politike deri në një, si dhe misioni i opozitës të jetë me synim për rritjen e nivelit jetik (mirëqënies sociale)forcimi i tolerancës dhe mirëkuptimit social, do të sjellin ndryshime sasijore e cilësore në vend.

Vetëm nëse gjejnë zbatim këto kërkesa, atëherë e ardhmja e kombit është e sigurt. 


 Vivra


Një libër i çmuar në shërbim të Çështjes Kombëtare



Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri


Para më shumë se një muaji dhe pikërisht më 16 tetor, në Hotel Tirana, u bë prezantimi i librit me titull “Çamëria, krahina më jugore e trojeve etnike shqiptare”. Libri ka një vëllim prej 344 faqesh. Autor i tij është intelektuali i njohur nacionalist, zotëria Sali Bollati, inxhinier-kimist.

Për dijeninë e lexuesve të nderuar, në faqen e fundit të kapakut të këti libri, jepen këto të dhëna jetëshkrimore për autorin e tij.

“Ka lindur në Paramithi të Çamërisë shqiptare më 1 korrik të vitit 1937. Pas vrasjes barbare të shtatë personave të familjes nga bandat shoviniste greke të Zervës më 27 qershor 1944, mbahet në burg po në Paramithi për 6 muaj. Dëbohet me dhunë, bashkë me mijëra shqiptarë çamë, kryesisht fëmijë, gra e pleq, nga trojet e veta etnike stërgjyshore dhe hyn në Shqipëri. Rritet në Shtëpinë e fëmijës në Tiranë. Mbaron shkollën e mesme në Shkodër në vitin 1960. Diplomohet si inxhinier-kimist me master degree në Bratislavë të Çekosllovakisë dhe emërohet pedagog në Fakultetin e shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës. Përkthen dhe harton tekste akademike për metoda speciale të kimisë analitike. Pas studimit realizon një repart prodhimi pigmentesh pranë Ndërmarrjes kimike në Tiranë, edhe për eksport. Me nisjen e “qarkullimit të kuadrit”, transferohet dhe punon në Fier, në Elbasan, në Vlorë dhe në Tiranë. Në dhjetor të vitit 1991 është njëri nga nismëtarët e krijimit të Shoqatës patriotike atdhetare “Çamëria”. Njihet si pjesëmarrës në simpoziume dhe në veprimtari ndërkombëtare, si aktivist i mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Pas Hungarisë, Sllovakisë, Çekisë dhe Rumanisë, ftohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku i akordohet edhe statusi i azilit politik. Punoi si specialist në Bashkinë e Nju Jorkut. Është martuar me Makbule Pronjon po nga Paramithia. Kanë dy vajza: Betulla dhe Albana. Zotëron gjuhët: anglisht, italisht, rusisht, sllovakisht, çekisht dhe greqisht”.

Të gëzon pa masë botimi i këtij libri i zotërisë së nderuar Sali Bollati, një atdhetar i shquar nacionalist, i lindur në trevën e dashur të Çamërisë, pjesë e pandarë e trungut tonë amtar, por, nën diktatin e shovinizmit rusomadh, armikut të betuar të kombit shqiptar, e shkëputur me dhunë nga shovinizmi evropian për interesat e shovinizmit grekomadh. Libri lexohet me një kërshëri të jashtëzakonshme.


Bindja ime e plotë është se ky libër, pa mëdyshjen më të vogël, mund të vlerësohet si një “Enciklopedi e Çështjes Kombëtare të Çamërisë”. Autori i nderuar ka folur me gjuhën e fakteve, duke kaluar në “skaner” fatin tragjik të Çamërisë, i cili është pasojë e Tradhtisë së Madhe ndaj Kombit, tradhti kjo që u mbrujt me shumë kujdes nga tradhtari dhe mercenari i regjur i grekosllavizmit, Enver Hoxha, dhe, po me të njëjtin kujdes, u trashëgua nga pasuesit e tij, po kaq tradhtarë, në periudhën pas ndërrimit të sistemit komunist me një sistem neokomunist, armik të Çështjes Kombëtare Shqiptare.

Autori e ka vënë shum mirë në dukje se shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke, në ushtrimin e terrorit gjakatar dhe në kryerjen e masakrave të natyrës së inkuizicionit mesjetar kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë, në Shqipëri, në periudhën e sundimit komunist, kanë pasur si aleate besnike udhëheqjen antikombëtare komuniste, me në krye tradhtarin Enver Hoxha, kurse në periudhën e neokomunizmit që vazhdon deri në ditët tona, si aleate po kaq besnike, kanë mbarë klasën politike në pushtet, këtë argate me nam në shërbim të Athinës dhe të Beogradit që gëzojnë përkrahjen tërësore të brukselizmit.

Mendoj se ky libër është i nivelit akademik dhe, siç e përmenda më lart, mbart vlera enciklopedike të jashtëzakonshme njohëse. Ky libër, në të njëjtën kohë, shërben edhe si një shuplakë e fuqishme kundër tradhtisë së rëndë të bandës komuniste të kriminelit Enver Hoxha, të klasës neokomuniste në pushtet gjatë këtyre gati tre dhjetëvjeçarëve, si edhe kundër historiografisë zyrtare komuniste dhe neokomuniste për qëndrimin antikombëtar ndaj Çështjes Kombëtare të Çamërisë.

Libri është një bilancë i krijimtarisë së pasur publicistike të autorit, i cili Çështjen Kombëtare të Çamërisë e ka pasur dhe vazhdon ta ketë si yll karvani në formimin e vet të shkëlqyer si një intelektual nacionalist.

Artikujt e tij të shumtë, të botuar vite me radhë në faqet e internetit, janë një kontribut i shquar në shërbim të Çështjes Kombëtare të Çamërisë. Atij i dridhet zemra dhe i ngjethet trupi nga skenat e llahtarshme të krimeve të egërsirave greke kundër popullsisë së trevës së Çamërisë, skena këto, të cilat, kur ishte fëmijë shtatë vjeç, i ka parë me sytë e vet se si ia vranë dhe ia masakruan egërsisht shtatë pjesëtarë të familjes së tij.

Ky libër me vlera të shumta njohëse hedh dritë në një mënyrë tepër të ndjeshme ndaj njërës prej tragjedive më të rënda që shovinizmi evropian i shkaktoi kombit shqiptar, me përkrahjen e gjithanshme që i dha shovinizmit grekomadh dhe kishës shoviniste greke, në dëm të interesave tona kombëtare. Krimet e rënda të shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke kundër popullsisë së trevës së Çamërisë në vitet 1944-1945, të cilat u kryen nën vëzhgimin e ushtarakëve anglezë, ishin skena përmbyllëse të krimit të shovinizmit evropianoperëndimor, pas vendimit të gjëmshëm që ai mori në Konferencën famëkeqe të Londrës të vitit 1913. Pikërisht për shkak të heshtjes tradhtare të Tiranës zyrtare para institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare për Çështjen Kombëtare të Çamërisë, shovinizmi grekokriminal, për ato krime të rënda, të shoqëruara me lumenj gjaku, vazhdon të mbetet i pandëshkruar deri në ditët tona.

Pas leximit të këtij libri, lexuesi me formim të admirueshëm nacionalist vjen në një përfundim fort domethënës: pa ribashkimin e trojeve tona etnike, që nga Tivari deri në Artë e Prevezë, kombi shqiptar do të vazhdojë të zvarritet përdhe, siç po vazhdon deri tani, pa mundur të ngrihet dot kurrë më këmbë. Kjo për arsye se kombit shqiptar i janë copëtuar gjymtyrët kryesore të trungut të tij amtar: trojet etnike shqiptare në Mal të Zi dhe në Kosovë përfaqësojnë kokën e kombit shqiptar, trojet etnike shqiptare në Maqedoni përfaqësojnë shpatullat e kombit shqiptar, trojet etnike shqiptare në Çamëri përfaqësojnë këmbët e kombit shqiptar. Prandaj Shqipëria Londineze, që prej vitit 1913, përfaqëson në vetvete “një copë kërcu”, pa degë dhe pa rrënjë, të cilin gjithkush e shkel me këmbë, që nga Athina, Beogradi dhe deri në Bruksel.

Mendoj se zotëria Sali Bollati, si një nacionalist i kultivuar dhe si një përfaqësues me dinjitet të lartë i kombit shqiptar, duhet falënderuar përzemërsisht për këtë libër mjaft të pasur me informacion për njërën nga trevat e shquara dhe mjaft të dashura të trungut tonë amtar, siç është Çamëria, një strehë e vërtetë kjo e perëndive pellazgoilire.

Eruditizmi shkencor dhe letrar i Akademik Prof.Dr.Eshref Ymerit


Rezultate imazhesh për eshref ymeri


Prof.dr. Eshref Ymeri,  është një personalitet dhe individualitet i veçantë i kulturës kombëtare, një erudit që ka dhënë vlera të pallogaritshme në fushën e gjuhësisë, të përkthimtarisë dhe të publicistikës.

Është autor bashkëkohor që ka vënë një gur të rëndë në
kolanën e artë të kulturës kombëtare.

 Prandaj, me vullnetin që e ka karakterizuar në punën e tij të palodhshme e ka renditur veten në elitat e kombit. 

“Prindërit e Eshrefit nuk jetojnë më,por një amanet i lanë,
që ta dojë jetën dhe vatan!


Rezultate imazhesh për eshref ymeri

Biri i tyre me ndërgjegje kombëtare, thotë:

“Gjuhën shqipe kam NËNË DHE BABË!”

Me punën e tij sistematike qysh kur nisi të mëltojë ABC dhe gjithë jetën, me etjen për dije e kulturë, Eshref Ymeri e ka quajtur veten gjithmonë nxënës. Gjithë jeta e tij është shkollë.

Mjafton që institucionet shtetërore të shkencës dhe të kulturës të lexojnë analizat që Mira Meksi u bën veprave“Përkthimi, një histori pasioni” (botim i vitit 2015) dhe “Arti i përkthimit gojor”(botim i vitit 2018),analizat që prof.dr. Hajri Shehu u ka bërë dy veprave të tij “Fjalor frazeologjik rusisht shqip” (botim i vitit 2015) dhe veprës“Arti i përkthimit gojor” (me parathënie të Abdurrahim Myftiut dhe pasthënie të prof.asoc.dr. Alba Frashërit), për të njohur personalitetin e veçantë të Eshref Ymerit. 

Këto vepra mbartin vlera të mëdha njohëse dhe shërbejnë si një shkollë e vërtetë për të gjithë ata përfaqësues të brezit të ri që kanë pasion t’i futen punës me zell në fushën e leksikografisë dhe të përkthimtarisë.Ato e meritojnë të zënë vendin që u takon në thesarin e kulturës kombëtare.

Rezultate imazhesh për eshref ymeri


Kush është prof.dr. Eshref Ymeri?

Është i biri i Hasan Ymerit (1890-1970), veteran i Luftës së Vlorës, i dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë me medaljen “Për veprimtari patriotike”, me nr. 4040, datë 14 korrik 1965, me këtë motivacion:
“Për trimërinë, guximin dhe vetëmohimin që tregoi në luftë kundër pushtuesve imperialistë italianë më 1920 për çlirimin e Vlorës”.

Gjyshja e Hasan Ymerit nga i ati, Kale Hodja, ka qenë e bija e Hodo Ali Nivicës, njëra nga figurat e shquara (përkrah Zenel Gjolekës dhe Tafil Buzit) të kryengritjeve antiosmane në mesin e shek. XIX.

Stërgjyshërit e Hasan Ymerit, Lulo dhe Muk Bajrami, kanë qenë bashkëluftëtar të Bilbilenjve legjendarë të Progonatit, të cilët, me urdhër të pashait, i varën në Rrapin e Janinës.


Rezultate imazhesh për eshref ymeri

Në një këngë të vjetër, të krijuar asokohe, thuhet:

“Hodo Ali hane-hane
Varet nga shkëmbi asdrane (në krye të malit të Smokthinës),
Varet Hodua për Smokthinë,
Të takojë parësinë,
Vetë Lulo Bajram Smokthinë,
Se ka lidhur miqësinë,
Ka dhënë vajzën për të birnë.”


Rezultate imazhesh për eshref ymeri


Në një libër me këngë, të botuar para disa vjetësh, të repsodit nga Smokthina, Xhevit Zeneli, figurojnë edhe këto dy vargje:

“...Lulua me Muk Bajramë
Gji në gji ç’e dhanë xhanë...”

Në vazhdim po japim kronologjinë e jetës së Prof.dr. Eshref Ymerit.
25.12. 1938 - lindi në Smokthinë, prefektura Vlorë.

1947 - 1955 - përfundon shkollën 7-vjeçare në Smokthinë.

1955 - 1959 - përfundongjimnazin “Ali Demi”, Vlorë.

1959 - 1961 - student në Shën Peterburg (ish-Leningrad).

1962 - 1966 - përfundon studimet e larta për gjuhë dhe letërsi ruse në Fakultetin e historisë dhe të filologjisë të Universitetit të Tiranës.

1966 - 1977 - pedagog i gjuhës ruse në Fakultetin e historisë dhe të filologjisë të Universitetit të Tiranës.

Rezultate imazhesh për eshref ymeri

Prej 17 majit, deri më, 10 tetor të vitit 1975, Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit Qëndror të Partisë së Punës të Shqipërisë e dërgoi me shërbim në Republikën Popullore të Kinës, ku, në kryeqytetin Pekin, ndoqi nga afër botimin në gjuhën ruse prej 1000 faqesh të vëllimit II të veprave të zgjedhura të Enver Hoxhës.

1977 (shtator).Universiteti i Tiranës e qarkullon padrejtësisht në Kukës. Rri pa punë deri më 25 mars 1979.

Ndërkohë, Shtëpia botuese “8 nëntori” e aktivizoi gjatë kësaj kohe si përkthyes të jashtëm të veprave të Enver Hoxhës në gjuhën ruse.
26 mars 1979 - 31 korrik 1981 - përkthyes efektiv në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”.

Rezultate imazhesh për eshref ymeri


01 gusht 1981 - 31 tetor 1989 - shef i Redaksisë së botimeve në gjuhë të huaja në Shtëpinë botuese “8 nëntori”.

01 nëntor 1990 - 31 dhjetor 1991 - përkthyes efektiv në Shtëpinë botuese “8 nëntori”-

01 janar 1992 - 31 gusht 2003 - pedagog i gjuhës ruse në Fakultetin e gjuhëve të huaja të Universitetit të Tiranës.

01 shtator 2003 - largohet për në pension.

Rezultate imazhesh për librat e eshref ymeri

Fakulteti i gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, në kuadrin e programit TEMPUS, më 02 dhjetor 2001, e përfshiu në një grup pedagogësh të përkthimit nga gjuhë të ndryshme (si anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja dhe italishtja), të cilët i dërgoi në Britaninë e Madhe, pranë Universitetit të Uestminsterit, ku qëndruan një javë për shkëmbim përvoje nga fusha e përkthimtarisë.

Rezultate imazhesh për librat e eshref ymeri

Aktiviteti pedagogjiko-shkencor

Tekste mësimoretë botuara:

Më,1968. Tekst mësimor për zhvillimin e gjuhës së folur të studentëve të kursit të parë të gjuhës ruse (botim i Shtëpisë botuese të librit universitar).

1972. Tekst mësimor për zhvillimin e gjuhës së folur të studentëve të kursit të dytë të gjuhës ruse (botim i Shtëpisë botuese të librit universitar).

1974. Tekst mësimor për gramatikën e gjuhës ruse për të katër kurset e studentëve të gjuhës ruse(me grup autorësh, botim i Shtëpisë botuese të librit universitar).

1981. Analizë teksti për studentët e kursit të parë dhe të dytë të degës së gjuhës ruse(me bashkautor, botim i Shtëpisë botuese të librit universitar).

Rezultate imazhesh për librat e eshref ymeri

1982. Tekst me tema bisedimi në ndihmë të zhvillimit të gjuhës së folur për mësuesit e gjuhës ruse (botim i Institutit të studimeve pedagogjike).

1984. Formula bisedore. Tekst në ndihmë të mësuesve të gjuhës ruse (botim i Institutit të studimeve pedagogjike).

2002. Gjuha e folur ruse. Tekst mësimor për studentët e të katër kurseve të degës së gjuhës ruse (botim i Shtëpisë botuese të librit universitar).

Lëndë mësimore praktike

Gjatë kohës që ka punuar si pedagog në Fakultetin e historisë dhe të filologjisë dhe në Fakultetin e gjuhëve të huaja, ka dhënë:
Lëndën e gjuhës së folur ruse në të katër kurset.

Lëndën e gramatikës praktike të gjuhës ruse në kursin e parë dhe të dytë.

Lëndën e analizës së tekstit në të katër kurset.

Kurse leksionesh

Leksionet e stilistikës së gjuhës ruse (bashkë me seminaret).

Leksionet e gjuhësisë së përgjithshme.

Leksionet e letërsisë ruse (bashkë me seminaret).

Leksionet e përkthimit (bashkë me ushtrimet e përkthimit).

Artikuj metodiko-shkencorë dhe shkencorë

Artikuj të tillë janë botuar në gazetën “Mësuesi”, në revistën “Studime filologjike” dhe “Gjuha jonë” gjatë viteve 1970-1980.

Përkthime të letërsisë politike

Në Shtëpinë botuese “8 nëntori”, gjatë viteve 1978-1990, ka përkthyer 3200 faqe letërsi politike nga gjuha shqipe në gjuhën ruse.

Rezultate imazhesh për librat e eshref ymeri


Përkthime artistike

Gjatë viteve 1998 e në vazhdim, ka përkthyer dhe botuar vepra të shkrimtarëve:

Aleksej Prijma:“Edgar Kejsi” (Shtëpia botuese “OMSCA”, Tiranë 1999).

F.M. Dostojevski:

“Një zemër e dobët” (Shtëpia botuese “OMSCA”, Tiranë 1998 dhe Shtëpia botuese “ABC”, Tiranë 2008).

“Sozia” (Shtëpia botuese “OMSCA”, Tiranë 2000).

“Pollzunkovi” (një roman me nëntë letra) (Shtëpia botuese “OMSCA”, Tiranë 2000).

“E zonja e Shtëpisë” (Shtëpia botuese “OMSCA”, Tiranë 2001).
“Një grua bote dhe një burrë poshtë shtratit” (Shtëpia botuese “OMSCA”, Tiranë 2002).

Italo Kalvino:

“Përralla italiane” (Shtëpia botuese “DeaS”, Tiranë 2000).

Nikollaj Kolada:“Nishani”. Dramë. Vënë në skenë në Teatrin Kombëtar, më 2003.

Ludmilla Razumovskaja:“E dashur Elena Sergejevna”. Dramë. Vënë në skenë në Teatrin kombëtar në vitin 2007.

Zheni Kostandinova:“Vanga” (Shtëpia botuese “OMSCA”, Tiranë, 1999).

Zhorzh Amadu:“Zonja Flora dhe dy burrat e saj” (Shtëpia botuese “OMSCA”,Tiranë, 2001).

Kobo Abe:“Gruaja e burgosur në rërë” (Shtëpia Botuese “Bota shqiptare”. Tiranë, 2012).

Leonid Grossman:“Pushkini në kulturën ruse”. Sh. Botuese “Bota Shqiptare”. Tiranë, 2014.

Përkthime nga shqipja në rusisht

Vath Koreshi:

“Porta Eva”. Skenar filmi, prodhim shqiptaro-rus. Regjisor: Albert Minga. Producent: Aleksandër Mihajllov. U xhirua në Shqipëri në vitin 2000 dhe doli në ekran në vitin 2001).

“Ky është profeti Muhamed, i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin” (përgatiti për botim dhe botoi Instituti shqiptar i mendimit dhe i qytetërimit islam (Tiranë 2008).

Fjalorë:

“Fjalor i termave të mbrojtjes kundërajrore” (me bashkautorë, botim i Akademisë ushtarake, Tiranë1990).

“Fjalor frazeologjik italisht-shqip” (me bashkautor,Sh. Botuese “Afërdita”, Tiranë 1997).

“Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe” (me bashkautorë,Sh. Botuese “TOENA”, Tiranë 2002).

“Fjalor i madh frazeologjik italisht-shqip” (me bashkautorë, Sh.Botuese “EDFA”,Tiranë 2007). 

 “Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe” (i pasuruar dhe i ripunuar) (me bashkautorë, Sh. botuese “EDFA”, Tiranë 2007).

“Fjalor frazeologjik rusisht-shqip” (Sh. Botuese “Bota shqiptare”. Tiranë 2015).

Redaktime fjalorësh:“Fjalor rusisht-shqip” (grup autorësh, Sh.Botuese“EDFA”, Tiranë 2005).

“Fjalor shqip-rusisht” (autore prof.as.dr. Mukades Mançe) (Sh. Botuese “EDFA”,Tiranë 2007).

Publicistikë

Prej vitit 1991 dhe deri tani ka botuar 1237 artikuj publicistikë në mbrojtje të çështjes kombëtare, veçanërisht në mbrojtje të Çështjes Kombëtare të Kosovës, të Çamërisë, të popullit shqiptarë në Maqedoni, kundër qëndrimeve shoviniste të grekosllavizmit dhe sidomos kundër politikës shoviniste rusomadhe në raport me kombin shqiptar, kundër pushtimit të kishës sonë ortodokse nga kisha shoviniste greke.

Rezultate imazhesh për librat e eshref ymeri

Vend të veçantë zënë edhe artikujt e tij kritikë, me vlerësime për vepra artistike të autorëve të ndryshëm. 

Krahas intelektualëve të tjerë nacionalistë, ka ngritur zërin e tij tëfuqishëm për ribashkimin e trojeve tona etnike. 

Në publicistikën e tij kanë rënë në sy edhe artikuj me tema shoqërore apo edhe artikuj polemikë.

Botime të tjera

“Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse” (me bashkautor, Shtëpia botuese “TOENA”, Tiranë,2006).

“Antologjia e kryqëzimit: Rusia dhe çështja shqiptare 1878-2012”(me bashkautor. Universiteti “Iliria”. Prishtinë 2012).

“Përkthimi, një histori pasioni” (Sh. Botuese “OMSCA-1”. Tiranë 2015).

“Arti i përkthimit gojor” (Botim i studios “Intergrafika”. Tiranë 2018).

Kualifikimi shkencor

16. 12. 1989. Merr gradën shkencore “Kandidat i Shkencave” (me vendim nr. 208 të Komisionit të Lartë të Atestimit).

14. 12. 1994. Grada “Kandidat i Shkencave”, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 351, datë 30.06. 1993, konvertohet në gradën shkencore “Doktor”.

13. 12. 1994. Merr titullin “Asistent Profesor” (me vendim nr. 11 të Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor).

11. 05. 2001. Merr titullin “Profesor” (me vendim nr. 53 të Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor).

Përkthyes gojor

Si përkthyes nga rusishtja në shqip dhe nga shqipja në rusisht, ka marrë pjesë:

a. në të gjitha konferencat e Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Vendeve të Detit të Zi (PABSEK), të zhvilluara në Tiranë.

b. në disa aktivitete të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar të zhvilluara në Tiranë;

c. në disa aktivitete të UNICEF-it dhe të IOM-it të zhvilluara në Tiranë.




Si përkthyes, ka shoqëruar:

1. Delegacionin e Parlamentit Shqiptar, të kryesuar nga Kryetari i tij, zoti Pjetër Arbnori, gjatë vizitës së tij:

a. në Shën Peterburg, ku ishte i ftuar nga Universiteti i atij qyteti për të marrë pjesë në një sesion shkencor në përkujtim të 5-vjetorit të vdekjes së albanologes së shquar ruse Desnjickaja (01 qershor 1995);

b. në Moskë, ku u zhvillua konferenca e radhës e PABSEK-ut (04-07 qershor 1995).

2. Delegacionin e parlamentit rus, të kryesuar nga zëvendëskryetari i tij, zoti Sergej Baburin, i cili zhvilloi një vizitë në vendin tonë nga data 17 deri më 19 mars 1999.

 Gjatë qëndrimit në Tiranë, kryetari i delegacionit rus zhvilloi bisedime me:

a. Presidentin e Republikës, prof.dr. Rexhep Meidani;

b. Kryetarin e parlamentit, prof.dr. Skënder Gjinushi;

c. Kryetarin e Këshillit të Ministrave, zotin Pandeli Majko;

ç. Zëvendësministrin e punëve të jashtme, zotin Maqo Lakrori.

d. Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Shqiptar, zotin Sabri Godo, bashkë me anëtarët e atij komisioni;

dh. Kryetarin e opozitës, prof.dr. Sali Berisha.

3. Delegacionin e Parlamentit të Armenisë, të kryesuar nga Kryetari i tij, gjatë vizitës që bëri në vendin tonë më 28 qershor 2000, kur filloi punimet edhe Konferenca e radhës e PABSEK-ut.

4. Delegacionin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit gjatë vizitave që bëri në Armeni:

a. në tetor 1998;

b. në shkurt 1999.

5. Delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga ministri Safet Zhulali, gjatë një vizite që ky bëri në Ukrainë prej 24 deri më 27 shkurt 1997, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës, gjeneral Kuzmuk.

6. Një grup gazetarësh nga Ukraina që vizitoi kampet e refugjatëve kosovarë në Durrës dhe në Tiranë më 13-15 qershor 1999.

7. Tre grupe gazetarësh nga Ukraina që vizituan Kosovën në korrik, në shtator dhe në dhjetor të vitit 1999.

 Përshtypjet e veta nga Kosova, gjatë shoqërimit të grupit të parë të gazetarëve ukrainas (korrik 1999), i botoi në shtyp me titull “Kur Kosovën unë e pashë” (Gazeta “55”, 26-27 gusht 1999).

8. Një grup gazetarësh nga Federata Ruse që vizitoi Kosovën në nëntor të vitit 1999. Përshtypjet e veta për shoqërimin e gazetarëve rusë i botoi në shtyp me titull “Dertet e një përkthyesi” (Gazeta “55”, 4-10 dhjetor 1999). 

Të gjitha këto grupe gazetarësh e vizituan Kosovën me sponsorizimin e Zyrës së Shtypit të NATO-s në Bruksel.

Vlerësime

I. Shoqata kulturore atdhetare “Labëria”, me Kryetar Prof.dr. Ago Nezha dhe Sekretar Xhemil Çeli,me vendim të Forumit të saj, të datës 31 mars 2013, e ka nderuar me Diplomën “Personalitet i shquar i Labërisë”, me këtë motivacion:

“Profesor doktor, gjuhëtar i shquar, me kontribut të çmuar në zhvillimin e gjuhës shqipe dhe njohjen e saj në rrethe të larta intelektuale në Evropë dhe në SHBA. 

Një nga bijtë e Labërisë, që me veprën, jetën e sjelljen e tij nderon trevën e lindjes dhe mbarë kombin shqiptar”.

II. Me propozim të Bordit dhe të Senatit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro-Amerikane Nju Jork, Prishtinë, Tiranë, Shkup, më datën 27 prill 2017 është pranuar anëtar i kësaj Akademie.


2019/04/22

Mira Meksi, një shkrimtare erudite



Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D 


Në veprën më të fundit “Hakmarrja e Kazanovës”, ku përfshihet novela me titullin në fjalë dhe 16 tregime, vepër kjo që u prezantua në panairin e librit të këtij viti, Mira Meksi i zbulon lexuesit vetëvetësinë (individualitetin) e Xhakomo Kazanovës, për të cilin Dostojevski (1821-1881) thotë:

“Individualiteti i Kazanovës është njëri nga më mbresëlënësit e kohës së vet”.

Autorja, për herë parë në letërsinë shqipe, shpalos para lexuesit një figurë komplekse të shek. XVIII, si Xhakomo Kazanova (Giacomo Girolamo Casanova - 1725-1798), një aventurier italian ky, qejfli udhëtimesh dhe shkrimtar, autor i jetëshkrimit të hollësishëm me titull “Histoire de ma vie” (Historia e jetës sime).

Mira Meksi është plotësisht e vetëdijshme seskalitja e një figure historike në një vepër artistike është një detyrë bukur e vështirë. 

Kjo për arsye se shkrimtarit, së pari, i duhet të sigurojë një informacion shterues për jetën e figurës në fjalë, jo vetëm brenda rrezes së jetës personale, por edhe brenda rrezes së ngjarjeve që shpalosen në mbarë shoqërinë ku heroi i veprësjeton. 

Së dyti, shkrimtarit i duhet të jetë tepër i vëmendshëm në respektimin “prerjes artistike” të veprës, për të mos i lejuar vetes të bjerë në historizëm.



Për arritjen e këtyre dy objektivave, shkrimtarit i duhet një përgatitje enciklopedike, i duhet erudicioni, aq i domosdoshëm ky për ta nxitur dhe për ta mbajtur të ndezur kërshërinë e lexuesit.

Erudicioni është thellësia, shkëlqimi dhe hapësira e dijeve që sigurohen si rezultat i arsimimit, i formimit intelektual përmes leximit sistematik të veprave nga burime letrare dhe joletrare. Fjala e latinishtes “erudire” do të thotë “nxjerr nga mosdija, pajis me dije”. 

Rrjedhimisht, një shkrimtar me përgatitje erudite ka aftësinë të bëjë vlerësime kritike mbi bazën e logjikës deduktive.

Erudicioni shpërfaqet ndjeshëm në krijimtarinë e Mira Meksit.

 Ai bie në sy në të gjitha veprat artistike që ajo ka botuar deri tani. Këtu po përmend vetëm romanet“Planeti i ngrirë”,“E kuqja e demave”, “Porfida -Ballo në Versajë (Versailles)”,“Frosina e Janinës”, “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”, pa u ndalur në përmbledhjet me tregime.

Tomas Karleil (Thomas Carlyle - 1795-1881), shkrimtar, publicist, historian dhe filozof anglez me prejardhje skoceze, autor i veprës me titull “Heronjtë, nderimi i heronjve dhe heroikja në histori”, botuar në vitin 1856,ka lënë për brezat pasardhës një aforizëm me fare pak fjalë, por me një domethënie fort të thellë:
“Shkrimtari është një shërbestar i shenjtë”.

Ai predikonte kultin romantik të heronjve, të këtyre personaliteteve të jashtëzakonshme, të cilët, me bëmat e tyre, kryejnë një mision hyjnor, duke e shtyrë njerëzimin përpara dhe duke u ngritur mbi turmat e njerëzve me formim të mangët.

Domosdo që misioni hyjnor i heronjve të veprave artistike është reflektim i drejtpërdrejtë i misionit hyjnor të shkrimtarëve. Kuptohet vetvetiu që ky mision hyjnor nuk mund të kryhet pa njëpërgatitje enciklopedike.

Rezultate imazhesh për mira meksi

 Erudicioni i Mira Meksit është me të vërtetë sa befasues, aq edhe frymëzues për brezat e rinj të letrave shqipe, por edhe tepër joshës për masën e gjerë të lexuesve.

 Prandaj, sa herë që një vepër e saj prezantohet në panairin e librit në vjeshtën e çdo viti, lexuesit i shikon në radhë, në pritje për të marrë një autograf nga autorja në ballinën e librit të sapoblerë.

Rezultate imazhesh për librat e mira meksi


Me magjinë a fjalës artistike, Mira Meksi ka arritur të plazmojë mjeshtërisht figurën e Kazanovës, i cili qe bërë aq i famshëm me morinë e aventurave dashurore, saqë emri i tij, nga i përveçëm, qe bërë i përgjithshëm dhe në ditët tona përdoret në kuptimin “femrajoshës” apo “femramashtrues”.

Përmes punës kërkimore të dy heronjve kryesorë të novelës, profesorë të arkeologjisë dhe të historisë së lashtë, të cilët janë vënë në kërkim të veprës së Kazanovës “Manualle dell’amore, Mira Meksi hedh dritë mbi “odisenë” e jetës së Kazanovës.

Suksesi i jashtëzakonshëm që pati vepra “Historia e jetës sime”, e kushtëzuar nga moria e peripecive të jetës dhe e aventurave dashurore, e pati shndërruar figurën e Kazanovës në njërën prej legjendave të kulturës botërore. Stendali, Alfred de Myse, Delakrua dhe të tjerë ishin të entuziazmuar nga kujtimet e tij.

Imazh i ngjashëm


Kur bën fjalë për varganin e aventurave dashurore të Kazanovës, Mira Meksi shkruan:

“Ai është kryemjeshtri i artit të dashurisë, ku femra është perëndesha, kurse mashkulli skllav i saj”.

Por mes gjithë morisë së dashurive të aventurierit profesionist, autorja, tek e bën lexuesin ta mbajë frymën pezull, ndalet në dashurinë e Kazanovës për francezen e bukur Henriette, e cila, me kalimin e viteve, qe shndërruar në“pengun më të rëndë të zemrës së venecianit”.

Imazh i ngjashëm


Është e vërtetë që emri i Kazanovës lidhet me përfytyrimet për aventurat e tij dashurore, emër që vendoset në të njëjtën radhë me personazhe të tillë të botës artistike perëndimore, si Don Zhuani i mirënjohur, Lovelasi [personazh i romanit epistolar “Klarisa” të shkrimtarit anglez Samuel Riçardson (1689-1761),dhe Foblasi

[heroi i romanit “Aventurat e kavalierit Foblas” (Le amours du chevalier de Faublas) të shkrimtarit francez Zhan-Batist Luve de Kuvre (Jean-Baptiste Louvet de Couvray - 1760-1797].


Rezultate imazhesh për librat e mira meksi
Është e vërtetë që në kujtimet e Kazanovës, në të cilat ndihet aroma e filozofisë se lirisë së individit, nuk anashkalohet odiseja e bëmave të tij seksuale.

Megjithatë, në novelën e Mira Meksit individualiteti konkret i Kazanovës kristalizohet në një mënyrë më komplekse dhe më interesante. Prandaj, në një sërë studimesh që i janë kushtuar figurës së tij, jo më kot janë bërë përpjekje për ta paraqitur në një mënyrë më tërësore, si një aventurier me kulturë të gjerë dhe mendjemprehtë.

Kur mbaron së lexuari këtë vepër të fundit të Mira Meksit, në të cilën edhe tregimet janë njëri më joshës se tjetri, lexuesi i vëmendshëm dhe me kulturë filologjike rri e përsiat, duke arritur në përfundimin se vepra artistike e kësaj shkrimtareje të talentuar është mishërim i përgatitjes enciklopedike, i erudicionit dhe i kulturës së lartë gjuhësore, e cila është e pamundur pa zotërimin e universit të pasur të leksikut. 

Imazh i ngjashëm

Dhe Mira Meksi e zotëron në përsosmëri këtë univers. 

Ajo gërmon në “xeherorët e pasur” të shqipes sonë hyjnore dhe, me një pasion të lakmueshëm, vjel dhe krijon fjalë plot aromë amtare, krijon kompozita fort të goditura, ca kapërthime të bukura fjalësh këto, të cilat të kujtojnë kapërthimin e magjishëm tëartistëve në një skenë baleti.

Kur lexoj prozën artistike të Mira Meksit, më vijnë në kujtesë ca përcaktime mjeshtërore të shkrimtarit të shquar rus Konstantin Paustovski (1892-1968). Këto janë përcaktime që ai bën për shkrimtarin. Ai shkruan:
“Një shkrimtar që ka për zemër përsosmërinë e formave arkitekturore, në prozën e vet nuk e lejon një kompozim të ngarkuar dhe të plogët. 

Ai do të mundohet të arrijë përpjestimin e pjesëve të veprës dhe rreptësinë e gdhendjes së fjalëve. 

Ai do të shmangë morinë e zbukurimeve venitëse të prozës, të ashtuquajturin stil ornamental”.

Lexuesit kërshërimtarë të veprave të Mira Meksit i merr malli që atë ta shikojnë më shpesh në ekranet e televizioneve.

Rezultate imazhesh për librat e mira meksi

 Por ajo, siç e ka përcaktuar bukur fort njëri nga personalitetet e kulturës shqiptare, akademik Flori Bruqi, “mbyllet në “kullën e fildishtë” për të shkruar libra”.

 Por kur Mira Meksi zbret nga lartorja (piedestali) e “heshtjes” së saj dhe shfaqet para lexuesve në ekranet televizive, ata janë të bindur se ajo do t’u sjellë një tjetër surprizë të këndshme, një tjetër vepër artistike me joshë befasuese. 

Dhe kjo ndodh vetëm një herë në vit: në panairin vjeshtak të librit.

Tiranë, 25 dhjetor 2018




*****

Rezultate imazhesh për librat e mira meksi

Mira Meksi është shkrimtare dhe përkthyese  e njohur shqiptare. z.Mira Meksi është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen per tu përmendur çmimi "Përkthimi më i mirë i vitit 2006 "me romanin "Kujtim Kurvash të Trishta" nga Gabriel Garcia Marques dhënë nga Ministria e Kulturës.

 Vepra e shkrimtares Mira Meksi, është përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjoze, ku përmendim botimin e romanit "E Kuqja e Demave", i cili është rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht dhe është botuar në Paris, nga shtëpia Botuese "Persee". 


Në vitin 2014, romani "Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë" ka përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionin për çmimin letrar "Ballkanika".

Rezultate imazhesh për librat e mira meksi

Arsimi i mesëm:

 Gjimnazi “Qemajl Stafa” (Tiranë).

Specializime:

 Studime te larta per Filologji shqipe dhe frënge (Universiteti i Tiranës);

Punime përkthimi letrar:

 Kolegji i Përkthyesve Arles, France & Shtëpia e Përkthimeve Tarazona, Spanjë;

Studime: letërsi moderne hispano-amerikane (Universiteti i Zaragosës, Punim letrar mbi Poezinë e sotme Aragonase nën drejtimin e profesoreshës dhe shkrimtares Ana Maria Navales.

Aktiviteti

1984-1990 Përkthyese ( frengj-spanj), Shtëpia Botuese 8 nëntori”.

1990-1993 Redaktore&Përkthyese letrare. Shtëpia Botuese “N.Frashëri”.

1994-2002 Bashkëthemeluese dhe Drejtore e Fondacionit të parë kulturor privat shqiptar “Velija”.

1995-2000 Anëtare e Bordit Ekzekutiv të "Fondacion SOROS".

1996 dhe vazhdim: Themeluese dhe Drejtore e revistës letrare "Mehr Licht", anetare e rrjetit europian letrar eurozine

1998-2002 Kryetare e Bordit të Drejtorëve të "VEVE Group".

1999-2002 Anëtare e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar.

2002-2010 Drejtore e Përgjithshme e "TV ALSAT".

Përkthimet

Ka përkthyer nga gjuha e huaj në shqip autorë si:
 Dumas,
 M. Yourcenar,
 M. Duras,
 Baudelaire,
Lamartine, 
Rimbaud, 
Marquez, 
Borges, 
Neruda, 
Paz, 
Sabato, 
Allende,
 Javier Marias, 
Vargas Llosa, 
Saramago,
 Fuentes,
 Cela,
 Lorca,
 Bernardo Atxaga, etj.

Ka përkthyer nga shqipja në frëngjisht dhe në spanjisht:
 "30 vjet Poezi” të Ismail  Kadaresë;

 "Antologjia e Poezisë së Sotme Shqipe" në spanjisht.

Veprat origjinale

Tregime: "Flutura mes gjinjve"

Romanet:
 “Frosina e Janinës”;
 “Porfida – Ballo në Versailles”, 
“ E kuqja e demave”, 
“Mallkimi i Priftëreshave të Ilirisë”,

“ Planeti i ngrirë” dhe “Fantazma me sy njeriu” (romane për adoleshentë)

Novelë: 
“Ballo në Versailles”,
 "Pa zemer ne kraharor", 
"Vrasje ne Venecia"

Përmbledhje me tregime:

 “ Mali i shpirtrave”; 
“Buzë të panjohura gruaje”;
 Zonja plakë e Parisit”

Antologjia e Poezisë së sotme Aragonase

Eseistikë: 

“Guri Filozofal”,
 "Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura"

Publicistikë: në shtypin shqiptar dhe atë francez e spanjoll

Letërsi për fëmijë:
 Katër përmbledhje me përralla dhe një novelë e ilustruar: 
“Magjistrica e 12 pasqyrave” Etj

Floripress :22.04.2019

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...