2019-05-11

Publikimi i Linda Morinës, dasmat e fëmijëve të këngëtarëve, rrahjet në emisione dhe dalja në skenë si kërpudha pas shiut e Loredana Zefit. Çfarë shoqërie jemi?

Publikimi i Linda Morinës, dasmat e fëmijëve të këngëtarëve, rrahjet në emisione dhe dalja në skenë si kërpudha pas shiut e Loredana Zefit. Çfarë shoqërie jemi?


Prof.Dr. Ilir Muharremi

Gjithkund në botë mediat njihen për ndikimin e tyre, por mediat tona kosovare më shumë njihen për lajme politike dhe ato tallava. Ndoshta se faji është se shoqëria jonë është tallava dhe mediat e përdorin këtë. Rrjetet sociale i përdorin e pastaj mediat i plasojnë nga këto rrjete sa për të fituar klikime.

Mediat mund ta ngritin një person në krye të shtetit, por edhe ta rrëzojnë atë në fund të pusit. Pronarët e mediave janë vetëm aktor fallso, kurse regjisorët janë të fuqishmit.

Sapo lexon portalet nuk të duhet të përfundosh ndonjë shkollë të gazetarisë ose shkencat e komunikimt masiv, vet mund të gjykosh që nga televizonet e deri te portale ose ato të shkruarat. Kontrollimi bëhet përmes publikimit të reklamave të cilat finansohen e më së shumti këto i bëjnë grupet politike. Por, nuk arrij ta kuptoj përse mediat vrapojnë pas lajmeve kulturore tallava në vend që t’i plasojnë ato me vlerë të mirëfilltë.


Rasti konkret i cili tashmë po bën bujë mediale është ai i këngëtares Loredana Zefi e cila në Zvicër po akuzohet për mashtrim të një shme të majme parashë. Lajmi nuk po publikohet në Zvicër aty ku e ka vendin, por në Kosovë derisa në shtetin tonë me qindra vjedhje bëhen e nuk bëhet bujë aq e madhe. Aq jemi shoqëri dhe media tallava sa kjo dëshmon pas publikimit të dasmave të fëmijëve të këngëtarëve e nuk është çudi se si pjelli edhe kjo. Kjo është shoqëria jonë.

Zvicra është shtet i fortë dhe nuk e lejon askënd të belbëzoj dhe nëse ishte fajshme ardhja saj në Kosovë do të ishte e pamundur. Është e palogjikshme t’i jepen paratë me dëshirë e pastaj t’i kërkohen, kjo s’ka logjikë. Si duket mediat e bëjnë këtë për klikime. Tjetra nëse parat janë marrë me vullnet atëherë duhet të dëshmohen me dokumenta.





Kosova i jep hapësirë mediale ekstreme një këngëtare e cila si duket po vuan për famën. Mediat në Kosovë brenda ditës të bëjnë i famshëm, sidomos kur ndodh ndonjë kërcënim, ose rrahje në emicion televiziv apo për abuzime seksuale. Më shumë të njohin se sa Marlon Brandon. Linda Morinen, Milaim Zekën, Baton Haxhiun më shumë i njohin se sa Edit Piaf, Andre Boçelli. 

Ky është mentaliteti tallava i yni. Ai që ofendon ose ai që ekspozohet si budalla gëzon famë më shumë.

Arsyeja përse e shkrova këtë tekst është mllefi kulturor i cili fare nuk trajtohet nga mediat rasti konkret prezantimi i Kosovës në Bienal të Venedikut i cili vetëm shkurt u përmend nga mediat tona, a është një ngjarje tejet madhështore dhe historike. 

Të hulumothet në saktësi si u prit puna e artistit nga kritika e huaj. E jo t’i jepet hapësirë disa problemeve që nuk na takojnë.

Vetëm Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), e ka të drejtën ekskluzive të formojë Tribunla ndërkombëtar për hetimin dhe gjykimin e krimeve serbe të kryera në Kosovë.

Vetëm OKB-ja mund të formojë Tribunal për krimet e luftës


Iniciativa e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, për ngritjen e një Tribunali Ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë, po vlerësohet nga njohës të kësaj fushe, por po shihet me skepticizëm përkrahja e ndërkombëtareve.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, i ka thënë Ekonomia Online se ngritjen e një Tribunali Ndërkombëtar e pengojnë shtetet si Kina dhe Rusia, anëtare të OKB-së.


Ai zgjidhje e sheh bashkëpunimin juridik me Serbinë që të ekstradohet personat përgjegjës për krimet e kryera.

“Unë shpreh skepticizmin që do të ketë sukses kjo nismë që të themelohet një Tribunal Ndërkombëtar duke ditur se tribunalet ndërkombëtare krijohen nga OKB, ku Kosova nuk është anëtare e saj deri më tani dhe ku oponentë të mëdhenj të Kosovës janë anëtare të kësaj organizate, sidomos Kina dhe Rusia, që sigurisht me ndikimin e Serbisë kishin me vendosë vetëm në këtë nismë”.


“Ne kemi kërkuar vazhdimisht nga institucionet e Kosovës që ato të bëjnë presion më të madh në Serbi gjatë dialogut me Serbinë që të vendosë një bashkëpunim juridik me Kosovën në mënyrë që t’i ekstradoj ata përgjegjës ndaj të cilëve ka prova që kanë kryer krime në Kosovë apo t’i gjykojë vetë në Serbi”.

Edhe pse Blakaj shprehet se në Kosovë janë krijuar mekanizma për ndriçimin e krimeve të luftës, problemin kryesor e sheh tek mosbashkëpunimi i Serbisë.



“Nuk është se nuk ka mekanizma, ka gjykata por problemi themelor është mosbashkëpunimi i Serbisë me Kosovës apo me institucionet e tjera në lidhje me drejtësinë. Mendoj që arritja e një marrëveshje politike ku Serbia kish me njohtë Kosovën kish me qenë çelësi kyç, pra me pranimin e Kosovës do vendoseshin marrëdhëniet normale mes dy shteteve e ku ka marrëdhënie të tilla”.

Sipas tij, mungojnë edhe kapacitetet e prokurorëve dhe gjyqtarëve kosovarë që të merren me çështje të tilla.

“Kapaciteti lë për të dëshiruar, mirëpo me trajnime të duhura kapacitetet do të ishin ngritur. Edhe në këtë moment, mendoj që kemi prokurorë, edhe gjykatës të cilët kanë kapacitete profesionale dhe morale”.

Ehat Miftaraj drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), konsideron se iniciativat e tilla do të shuhet në qershor me 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, duke mos zgjidhur problemin e krimeve të luftës.

“Edhe kjo iniciativë do të jetë publike në ditët në vazhdim, javët në vazhdim, mund të vazhdojë maksimumi deri në muajin qershor kur kapitullohet çlirimi i Kosovës, por pastaj sigurisht do të del ndonjë temë e re e cila do ta harroj këtë temë dhe ndoshta pas 10 viteve do dalë një parti tjetër politikë që do të inicioj prapë një Tribunal Ndërkombëtar. Fatkeqësisht kjo nuk e zgjidhë problemin e të zhdukurve, viktimave të krimeve të luftës në Kosovë e as të familjarëve të tyre”.

Ai shtoi se është koha e fundit që politika të krijojë mekanizmat e duhur për ndëshkimin e krimeve të luftës.

“Kemi përsëritur dhe e përsërisim, politika e ka mundësinë e fundit, e ka kohën ta kapë trenin e fundit për ta themeluar, për të forcuar Prokurorinë Speciale të Kosovës, të ketë një departament të veçantë për krime lufte, i cili duhet të ketë numër të madh të prokurorëve të cilët prokurorë pastaj duhet të kenë mbështetje përmes policisë gjyqësore të specializuar në hetimin, grumbullimin e të dhënave që lidhen me krime lufte. Po ashtu që të themelohet një degë në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me gjyqtarë profesionistë, të fushës të cilës do të specializohen të njëjtën për krime lufte”.

“Kuvendi i Kosovës duhet t’i tejkalojë interesat e ngushta politike, nuk ka nevojë më të luaj me fatin e familjarëve të cilët kërkojnë drejtësi për krimet e luftës duke propozuar agjenda të cilat nuk mund të krijojnë kurrfarë pasojash juridike por të merren me çështje praktike të cilat mund t’i zbatojnë”.

Miftaraj e quan fatkeqësi që Kosova nuk ka ende prokurorë profesionalë.

“Fatkeqësia është se 20 vite pas, Kosova nuk ka prokurorë që janë profesionale, që kanë njohuri, nuk kanë shkathtësi për të hetuar dhe ndjekur penalisht raste në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe të pavarur”.

Më 6 maj kryeparlamentari Veseli është takuar me institucionet e drejtësisë dhe shoqatat e familjeve të viktimave të luftës në Kosovë, në kuadër të iniciativës së tij për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë.

Ai paralajmëroi formimin e një Komisioni Shtetëror, i cili do të përbëhet nga përfaqësuesit e pozitës, opozitës dhe komuniteteve, nga shoqatat e dala nga lufta, shoqatat e të pagjeturve, të dëshmorëve, të invalidëve dhe të veteranëve, nga organizatat e shoqërisë civile, nga institucionet e drejtësisë, dhe nga institucionet akademike.

Kurse më 6 maj Komisioni Ad-hoc për hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, ka proceduar për në Kryesi këtë rezolutë.

"Merkel mbron trashëgiminë e saj në Ballkan"

Konferenca e Ballkanit që u zhvillua  në Berlin ka tërhequr fort vëmendjen e shtypit gjerman. Mjaft gazeta i kushtojnë vëmendje sidomos çështjes së Kosovës - toni sundues - jo ndryshim kufijsh në Ballkan.
    
Angela Merkel (Getty Images/AFP/L. Marin)
Një artikull i përbashkët i tre politikanëve gjermanë, Peter Beyer (CDU), Josip Juratovic( SPD), dhe Manuel Sarrazin (Të Gjelbrit) me titull "Jo ndryshime kufijsh në Ballkan botohet të hënën nga gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung. Aty deputetët e Bundestagut theksojnë se të dy presidentët, ai i Kosovës, Thaçi dhe presidenti serb, Vuçiq kanë propozuar këmbimin e territoreve përgjatë vijës etnike për të zgjidhur konfliktin mes të dy vendeve. "Ne e refuzojmë këtë propozim, sepse zonat e përcaktuara etnikisht janë vizion i rrezikshëm nacionalistësh që mendojnë në kategori racore, që e kanë çuar njëherë rajonin në luftën më të përgjakshme të historisë europiane të pasluftës. Propozimi është antikushtetues dhe vendos pikëpyetje mbi multietnicitetin e Kosovës. Kushtetuta e Kosovës e përcakton qartë mosndarjen e vendit."
Më tej  tre politikanët gjermane theksojnë, se ky propozim do të ishte kapitullim para vlerave europiane. "Prandaj ky propozim duhet të hidhet poshtë qartësisht."..."Ne kemi mësuar, se paqja e vërtetë është  e mundur, vetëm me ato shoqëri, që e gjejnë forcën tek pluralizmi, toleranca, mosdiskriminimi dhe të drejtat e veçanta për pakicat. Për çështje etnike nuk mund të ketë zgjidhje territoriale. Ky parim mbetet për ne i patundur."
Ndërsa gazeta tjetër gjermane, Süddeutsche Zeitung nën titullin "Eksperimente shpërthyese" shkruan se në debatin për një zgjidhje të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë u fut në axhendën e ditës edhe ndryshimi i kufijve, e sipas kësaj qetësia do të vendosej, nëse veriu i Kosovës i banuar me serbë do të bashkohej me Serbinë dhe zonat e banuara me shqiptarë do të shkonin si këmbim tek Kosova. "Por këtu duhet të bien këmbanat e alarmit." Autori vlerëson qëndrimin e qartë të kancelares Merkel në këtë çështje. "Është merita e Angela Merkelit që gati e vetmja ishte që që nga fillimi doli kundër kësaj. Sepse kush vë në pyetje kufijtë, ndez sërish fitilin në fuçinë e barutit Ballkan. Ai rrezikon, madje provokon shpërthimin e konflikteve të reja në shtetin e tre etnive, Bosnje-Hercegovinë, deri në Maqedoninë e Veriut me pakicën e fortë shqiptare. Në mënyrë të panevojshme konfirmohen në fund me konceptin e ndryshimit të kufijve ata nacionalistë, të cilët në luftërat e viteve 90-të, megjithë brutalitetin nuk mundën të arrinin qëllimin e tyre të shteteve homogjene etnike."
Edeh gazeta Die Welt i kushton vëmendje konferencës së Ballkanit. Nën titullin "Merkel mbron trashëgiminë e saj në Ballkan", theksohet se kancelarja synon të pengojë ripërcaktimin e kufijve në rajon. "Shqetësimi për një nga rajonet më të pastabilizuara të Europës është konstante e politikës së jashtme të Merkelit....Që nga fillimi Merkel ndoqi një politikë konsekuente në Ballkan....Berlini e kuptoi vonë, se Vuçiq me një fushatë të zgjuar ia doli të bënte për vete për idenë e këmbimit të territoreve të ngarkuarën e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, një liberale e majtë. Italianja dëshiron që ta kurorëzojë me një projekt të madh mandatin e saj që po shkon drejt fundit, e që mund të interpretohet si hap drejt pajtimit në rajon. Por në zyrën e kancelares i tremben të kundërtës: Një ndarje e plotë mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë nuk mund të arrihet. Çdo ndryshim kufijsh do të çonte në një debat të ri për ndryshime të tjera, në akte kërcënuese, armatim, në rastin më të keq edhe në luftë. Merkel punon me durim për të kundërtën...Por a është Merkel aq e fortë, që t'i japë fund debatit për kufij të rinj? Përgjigjen për këtë do ta japë takimi të hënën."
Frankfurter Allgemeine Zeitung i kushton po të hënë një analizë me titull "Trump, Kosova dhe loja me median" zhvillimeve në Ballkan para Konferencës së Berlinit.
"Para disa javësh presidenti serb Aleksandar Vuçiq mori një letër nga Uashingtoni. Donald Trump uronte për festën kombëtare dhe shtonte, se sipas qëndrimit amerikan, njohja e dyanshme duhet të jetë baza e çdo procesi normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është një korrigjim i habitshëm i pozicionit amerikan, sepse në vitin 2018, këshilltari i Trumpit për sigurinë, John Bolton kishte thënë, se nëse Serbia dhe ish-provinca  e saj e pavarësuar ndërkohë do të binin në ujdi për zgjidhjen e konfliktit, Uashingtoni nuk do t'i pengonte....Por a mendon kështu edhe presidenti serb? 'Ky është qëndrimi i tij e ai nuk mund të pranohet prej nesh kaq thjesht. Por ne e kemi regjistruar interesin e tij, ta zgjidhim  këtë temë kaq të vështirë për ne', komentoi Vuçiq deklaratën e Trumpit."

"Qetësia mashtron"- Deputetët gjermanë kërkojnë të hidhet poshtë ideja e ndryshimit të kufijve


Pritshmëritë gjermane në prag të takimit të Berlinit janë që të hidhet poshtë përfundimisht ideja e ndryshimit të kufijve.
    
Bundeskanzleramt Symbolbild (imago/IPON)
Në prag të samitit të sotëm në Berlin, deputeti gjerman, Peter Beyer, në cilësinë e raportuesit për Kosovën për CDU/CSU është shprehur në një intervistë me DW-në në serbisht, se shpreson dhe dëshiron që takimi i sotëm në zyrën e kancelares të ndihmojë për një zgjidhje sa më të shpejtë në konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë. "E shpresojmë dhe e dëshirojmë këtë në të mirë të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe në të mirë edhe të Evropës", tha Beyer.
Beyer gjithashtu kërkon që të hidhet poshtë ideja e këmbimit të territoreve, mes Serbisë dhe Kosovës."Edhe pse ideja e shkëmbimit të territoreve mund të ketë rënë në qetësi, unë paralajmëroj se kjo qetësi mund të jetë mashtruese", tha Beyer. "Një shkëmbim territoresh me motive monoetnike mund të shkaktonte një reaksion zinxhir, prandaj edhe ky propozim duhet të  hidhet poshtë pa ekuivok nga të gjitha palët", kërkoi Beyer duke shtuar, se "ndryshimi i kufirit mund të sillte një konflikt të ri të armatosur".
Korrigjim apo shkëmbim?
Ndërkohë, në prag të takimit të Berlinit, i cili fillon sot pasdite (17:30),  presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë me agjencinë e lajmeve, dpa, e hodhi poshtë idenë shkëmbimit të territoreve por promovoi atë që ai e quan "korrigjim kufijsh" e që nënkupton "përfshirjen e krahinave shqiptare të Serbisë jugore në territorin e Kosovës". Thaçi i tha dpa-së sesi shpërblim për këtë do t'i hapej Serbisë rruga drejt Evropës.
Deutschland Berlin | Peter Beyer, Berichterstatter Auswärtiger Ausschuss zu Serbien und Kosovo (DW/A. Shuka)
Peter Beyer, CDU
Por edhe ideja e zhvendosjes së kufirit do të sillte destabilizim në Ballkan, mendon deputeti Josip Juratoviç. "Një zhvendosje e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të çonte në destabilizimin e të gjithë rajonit, siodmos po të kemi parasysh Bosnjë-Hercegovinën dhe Maqedoninë", tha për DW shqip, raportuesi i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate në Bundestag. Juratoviç tha se ky do të ishte një "kapitullim përpara vlerave demokratike – ku përfshihet një shtet me qytetarë me të drejta të barabarta dhe që nuk orientohet sipas kritereve etnike". Juratoviç tha gjithashtu se ndryshimi i territoreve bie në kundërshtim me kushtetutën dhe do ta vinte në diskutim identitetin multietnik të Kosovës dhe Serbisë.
Dokument ku do të përmblidhen rezultatet
Në samitin që nis punimet sot në mbrëmje në zyrën e kancelares ë gjermane Angela Merkel, marrin pjesë presidenti francez Emmanuel Macron  dhe krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor, Sllovenisë dhe Kroacisë.Veç tyre janë ftuar edhe tre presidentë, ai i Kosovës, Hashim Thaçi, i Serbisë, Alexandar Vuçiç dhe i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.
Deutschland Josip Juratovic SPD Bundestagsabgeordneter (Imago/M. Popow)
Josip Juratovic, SPD
Siç i konfirmuan Deutsche Welles diplomatë në Berlin, Gjermania dhe Franca përpiqen kështu të demonstrojnë unanimitet në lidhje me Ballkanin Perëndimor dhe të tregojnë  se Ballkani duhet të mbetet në përgjegjësinë e shteteve të Evropës. Megjithatë diplomatët janë të vetëdijshëm se BE-ja aktualisht nuk është në gjendje t'i zgjidhë konfliktet në Ballkan, ku konflikti mes Serbisë dhe Kosovës konsiderohet më kyçi.
Megjithëse Mogherini, drejtuesja e negociatave të ngecura mes Serbisë dhe Kosovës, do të jetë e pranishme në takim, nuk mund të pritet se nga takimi do të dalë një marrëveshje konkrete përsa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Edhe zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer, tha të premten, 26 prill 2019, në Berlin se takimi synon shkëmbimin e mendimeve dhe ka karakter joformal. Megjithëse pritet që të ketë një dokumet ku do të përmblidhen rezultatet përfundimtare të tij, të cilat do të firmosen nga të gjithë pjesëmarrësit.
Takime biletarele Merkel me Zaev dhe Ramën
Edhe pse perpspektiva evropiane konsiderohet si motori kryesor i gatishmërisë së këtyre vendeve për kompromis dhe reforma, zgjerimi nuk do të jetë temë bisede. Qarqet diplomatike rikonfirmojnë për DW se Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-se në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në fund të majit.
Kancelarja Angela Merkel dëshiron të japë një sinjal në drejtim të dy vendeve që janë në pritje të çeljes së negociatave, si  Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Ajo do të takohet kështu në takime bilaterale me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, (16:00) dhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama, (16:30).  Temë këtu do të jetë çelja e negociatave të anëtarësimit në BE. Merkel dëshiron të theksojë kështu rëndësinë që u jep Gjermania këtyre dy vendeve dhe perspektivës së tyre në BE.

Diplomati i njohur gjerman Geert-Hinrich : "Nuk kishte interes për çështjen shqiptare"

Konferenca, negociata, në fund luftë. Diplomati i njohur gjerman Geert-Hinrich Ahrens negociatori kryesor për Kosovën në Konferencat e Jugosllavisë në vitet 90-të rrëfen për DW kujtimet personale për një kohë të trazuar.

    
Geert-Hinrich Ahrens deutscher Diplomat (picture-alliance/AA/M. Sulooca)
Deutsche Welle: Zoti Ahrens, ju ishit nga shtatori 1991 deri në mars 1996 negociatori kryesor për çështjen e Kosovës në Konferencat e Jugosllavisë së atëhershme, në kohën e luftës në Kosovë ju ishit në Shkup për problemet e refugjatëve - 20 vite kanë kaluar ndërkohë, çfarë ju bie ndër mend kur e kujtoni këtë kohë?
Geert-Hinrich Ahrens: Së pari Bashkësia Ndërkombëtare dhe ajo që quhej më parë Bashkësia Europiane (BE e sotme, shën.red)  nuk ia kishin idenë e Jugosllavisë. Ministri i Jashtëm i Luxemburgut, Poss thoshte atëherë, „kjo është ora e Europës", por ata nuk ishin të përgatitur për një situatë të tillë. Kjo u pa në të dyja Konferencat e Jugosllavisë. Nga viti 1991-1996 isha i vetmi që kishte qenë në Jugosllavi dhe që flisja serbo-kroatisht. Për bashkësinë ndërkombëtare qëllimet e shqiptarëve atëherë ishin të papranueshme. Një qëllim ishte „Shqipëria e Madhe", bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, tjetri „Kosova e Madhe" duke përfshirë aty zonat maqedonase dhe ato serbojugore, dhe qëllimi i tretë pavarësia e Kosovës, ajo çfarë kemi tani. Por të gjitha këto ishin të panegociueshme, sepse ishte një ligj i padiskutueshëm i konferencave, që nuk lejohet të ketë asnjë ndryshim kufijsh. Prandaj u thosha shqiptarëve, që ne mund të negociojmë vetëm mbi bazën e asaj, që më lejohet të negocioj.
Çfarë mund të negociohej?
Geert-Hinrich Ahrens: Rugova, atëherë udhëheqësi i padiskutueshëm i shqiptarëve kishte dy parime të patundshme: Kurrë më nën Serbinë, të paktën të arrihej pavarësia, dhe tjetra, që kjo të arrihej vetëm paqësisht. Mbi këtë bazë mund të negociohej diçka dhe ne gjatë shumë viteve negociimi përpiluam një plan për qasjen me tre faza. Së pari të bëhej diçka për gjendjen e tmerrshme të të drejtave të njeriut në Kosovë atëherë. Por për t‘u zgjidhur kjo na duheshin serbët, këtë problem nuk mund ta zgjidhnin shqiptarët. E dyta ishte që të arrinim një lloj normalizimi në disa sektorë, duke filluar me arsimin, pra shkollat, universitetin. Dhe e treta do të ishte statusi, pra cila do të ishte e ardhmja e Kosovës. Ishte shumë, shumë e vështirë të negociohej, kësaj i shtohej që brenda bashkësisë ndërkombëtare dhe vetë në Konferencat e Jugosllavisë nuk kishte ndonjë interes për çështjen shqiptare.
Si mendoni ju, pse ndodhte kjo?
Geert-Hinrich Ahrens: Kur bashkësia ndërkombëtare arriti me Marrëveshjen e Dejtonit një zgjidhje për Bosnjen, BE publikoi një deklaratë, ku thuhej që problemet e Jugosllavisë në masë të madhe u zgjidhën dhe kështu konferenca mund të mbyllej. Por unë të paktën ia dola që grupi ynë i punës të vazhdonte me përpjekjet, por në fakt gati na i morën të gjitha kompetencat.
Ju si negociator kryesor për Kosovën në Konferencat e Jugosllavisë këshillonit përfaqësuesit nga Kosova, por palës serbe çfarë këshillash i dhatë atëherë?
Geert-Hinrich Ahrens: Momenti më interesant ishte menjëherë pas Dejtonit. Të gjithë ishin të kënaqur, shumë krenar që u arrit marrëveshja. Megjithatë OKB e miratoi një deklaratë zyrtare që e dënonte ashpër politikën e Serbisë në Kosovë. Atëherë unë iu thashë serbëve, kam pasur një bisedë të gjatë me ministrin e Jashtëm Milutinovic: Ju nuk keni për të dalë nga kjo situatë, nëse nuk bëni diçka për Kosovën. Unë kam biseduar edhe me zv. Ministrin e Jashtëm jugosllav Çiçanoviq, ai u zemërua, e më tha, ne sapo bashkëpunuam për Bosnjën e ju po filloni tani me Kosovën… por unë këmbëngulja. Nuk ka rrugë tjetër, duhet të lëvizni, i thosha. Dhe vërtet ata filluan të bënin diçka. Ata krijuan një grup negociues, ku ishte Maslloraviç, atëherë sekretar për çështjet e jashtme, i Serbisë, jo i Jugosllavisë së tretë, dhe Unkoviç, zëvëndëskryeministri i atëhershëm serb. Në atë moment më lëshuan një vizë gjashtë mujore, pasi vite me radhë na nervozonin me viza ditore, kisha madje edhe një makinë. Atëherë unë shkova në Prishtinë dhe Ibrahim Rugova ma tha troç, nëse ne nuk negociojmë tani, këtu do të flasin armët. Sepse pas Dejtonit, bashkësia ndërkombëtare nuk u kujdes më gati aspak për Kosovën.
A ishte kjo shkujdesje hakmarrja e mëvonshme?
Geert-Hinrich Ahrens: Rambujeja erdhi shumë vonë, deri atëherë kishin ndodhur shumë gjëra, shumë njerëz kishin humbur jetën. Pse nuk e bën të njëjtën gjë që në 1996-n? Po ata ishin shumë të fiksuar tek Bosnja dhe shumë krenar për Marrëveshjen e Dejtonit, që të them të vërtetën për mua nuk ishte edhe kushedi sa e qëlluar. Mbaj mend që kam folur edhe me Madeleine Albright, me Sekretaren e Departamentit Amerikan të Shtetit në Londër në Konferencën e Implementimit të Dejtonit. Ata dëgjonin me shumë simpati, i pranonin të gjitha, por nuk merrnin asnjë masë.
Erdhi Lufta e Kosovës, bombardimet e NATOs, marsi i vitit 1999 në atë kohë ju ishit i dërguar në Shkup, në kohën kur kishte një valë refugjatësh nga Kosova. Si e kujtoni ju atë kohë?
Geert-Hinrich Ahrens: Isha i dërguari special i Bashkësisë Europiane, ndërkohë Bashkimi Europian. Problemi kryesor ishte që në Maqedoni, ku situata mes shqiptarëve dhe sllavëve edhe ashtu ishte mjaft delikate, tani papritur erdhën shumë më tepër shqiptarë. Maqedonasit më thoshin, se deri tani asnjë refugjat nuk është kthyer, ata do të qëndrojnë këtu. Unë i sigurova, lexoj çdo ditë shtypin shqiptar, dhe të gjithë thonë që duan të kthehen në vendlindjen e tyre, Kosovë. Përsa i përket refugjatëve vetëm mund ta lëvdoj Tiranën, sepse Shqipëria që ishte shumë e varfër në atë kohë pranoi masa të mëdha refugjatësh, më shumë se gjysma shkuan në Shqipëri.
Nga këndvështrimi i sotëm, si do ta vlerësonit rolin e Shqipërisë? Ju ishit aty më pas tre vite Ambasador i OSBE-së...
Geert-Hinrich Ahrens: Përsa i përket krizës në Kosovë, intervenimit të NATOs e para aq shumë refugjatëve, Shqipëria ka reaguar në mënyrë shembullore. Ata i pranuan në masë refugjatët, i strehuan, i kam parë vetë kampe të tilla si në Vlorë. Por edhe në Maqedoni ka pasur kampe shumë të mëdha të refugjatëve. Situata u bë e ndërlikuar, sepse intervenimi i NATO-s zgjati shumë më tepër se sa e mendonin ata. Millosheviçi rezistoi shumë gjatë, deri sa nuk mundi më. Kjo e ndërlikoi edhe situatën e refugjatëve. Megjithatë pati një fund të mirë, sepse pas lufte vërtet të gjithë shqiptarët u kthyen.
Si e shihni nga perspektiva e sotme këtë kohë dhe zhvillimin e Kosovës si shtet më vete, a do ta quanit një histori suksesi?
Geert-Hinrich Ahrens: Për shqiptarët është padyshim një sukses, sepse ata janë të pavarur dhe nuk janë më pjesë e një shteti serb. Për serbët, më kujtohet që i thoja Koshtunicës, pasardhësi nacionalist i Millosheviçit: Ju thoni që doni ta merrni sërish Kosovën, se është pjesë e Serbisë. Tani imagjinoni që bashkësia ndërkombëtare nesër ju thotë, ok, keni të drejtë, ne do të tërhiqemi deri tek njeriu i fundit, çfarë do të bënit ju atëherë?
E cila ishte përgjigjja e tij?
Geert Hinrich Ahrens: Nuk u përgjigj aspak! Por as nuk më përzuri. Ishte më se e qartë se shqiptarët do të kishin rezistuar deri tek personi i fundit, që të mos ktheheshin më nën regjimin serb. Serbët as nuk do t'ia dilnin dot, është një politikë jo realiste. Se ku do të çojë kjo në fund, nuk e di, por jam i sigurtë që edhe presidenti i Serbisë e di shumë mirë, se nuk do ta marrë më kurrë Kosovën.
Sot flitet për korrigjime kufijsh, apo këmbim territoresh midis Serbisë dhe Kosovës. Si e shikoni situatën ju, apo thënë më mirë me titullin e librit tuaj, a është kjo „diplomaci mbi tehun e thikës", pra a është kjo kjo thikë me dy presa?
Geert-Hinrich Ahrens: Ju e dini që politika zyrtare gjermane nuk mbështet asnjë ndryshim kufijsh, sepse qëndron gjithmonë rreziku që shqiptarët në Maqedoni, Tetovë dhe viset e tjera do të donin gjithashtu t‘i bashkoheshin atij shteti. Kemi po ashtu vende me shqiptarë në jug të Malit të Zi, që kufizohen me Shqipërinë e jo Kosovën dhe pastaj është çështja e jugut të Serbisë në Luginën e Preshevës. Unë mendoj, se nëse në Beograd dhe në Prishtinë kemi qeveri të zgjedhura në mënyrë demokratike, që përfaqësojnë popullin e tyre, atëherë duhet që të mos ketë ndërhyrje nga jashtë, nëse ata duan të bëjnë diçka me njëri-tjetrin. Por unë nuk shoh ende që në një të ardhme të afërt të arrihet një marrëveshje, ku Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Qëndrojmë tek tema e heqjes së kontrolleve kufitare midis Shqipërisë dhe Kosovës, pra një Shengen ballkanik, ideja u përmend nga kryeministri Edi Rama dhe shkaktoi reagime, po ju si mendoni?
Geert-Hinrich Ahrens: Unë mendoj nëse hiqen kontrollet kufitare me një marrëveshje dypalëshe dhe gjithçka është nën kontroll, kjo është diçka shumë pozitive.  
Geert-Hinrich Ahrens, diplomat gjerman me përvojë të gjatë, njohës i Ballkanit, nga shtatori i vitit 1991 deri në mars 1996 ka qenë negociatori kryesor për çështjen e Kosovës në Konferencat e Jugosllavisë së atëhershme, gjatë luftës në vitin 1999 ai ishte i dërguar i BE-së për çështjen e refugjatëve, më pas Ambasador i OSBE në Shqipëri.


Intervistën e zhvilloi Lindita Arapi

Ashpërsim i retorikës politike Beograd-Prishtinë para dhe pas takimit të Berlinit


Udhëheqësit politikë në Beograd dhe Prishtinë po ashpërsojnë tonin me akuza dhe kundërakuza para dhe pas  takimit të Berlinit. Shkas për grindje bëhet Masakra e Reçakut, të cilën Vuçiq e cilësoi si trillim të shqiptarëve,
    
Bulgarien EU-Balkan-Gipfel in Sofia | Merkel & Thaci & Vucic (Reuters/V. Donev)
Pamje nga samiti i Ballkanit të zhvilluar në Sofje, Maj 2018, në qendër kancelarja Merkel
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, nuk ka ndonjë parashikim nëse nga takimi i 29 prillit në Berlin, do të ketë ndonjë marrëveshje Kosovë-Serbi, por, gjithësesi ai këtë takim e sheh shumë të rëndësishëm për vendin. Haradinaj tha se këtë takim që drejtohet nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Presidenti francez Emanuel Macron, do ta shfrytëzojë për ta shtyrë përpara çështjen e liberalizimit të vizave.
"Është një nder që në emër të Kosovës e përfaqësojmë Kosovën në këtë takim. Është një takim me peshë dhe është mirë që ky takim do të drejtohet nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron. Takimi i 29 prillit është një mundësi që të ecim përpara edhe me liberalizimin e vizave", tha Haradinaj.
Brüssel EU | Gespräche Verhältnis EU - Kosovo (European Union/C. Dogas)
Ashpërsim i retorikës politike
Por para këtij takimi, ku do të marrin pjesë udhëheqësit e vendeve të rajonit të Ballkanit dhe ku do të flitet edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe normalizimin e marrëdhnëieve, është ashpërsuar retorika politike ndërmjet udhëheqësve kosovarë dhe atyre ne Serbi. Udhëheqësit politik të Kosovës reaguan ashpër pas një deklarate të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciq, i cili tha se është e vërtetë një deklaratë e një ministri serb të Kosovës Ivan Teodosijeviq, i shkarkuar nga qeveria Haradinaj ku tha se "masakra e Recakut në Kosovë në vitin 99 ishte trillim i shqiptarëve”.
Për këtë deklaratë të Vuciqit, u shpreh i tronditur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, që e cilësoi deklaratë fyese për Kosovën. "Shpreh brengën time për këto deklarata ofenduese që vijnë nga zyrtarët në Beograd, duke mohuar në këtë kohë, masakrat mbi civilët e pafajshëm të bëra nga forcat e qeverisë serbe në vitet '98-'99. Duke mohuar Reçakun dhe qindra masakra të tjera, kjo është thellësisht shqetësuese dhe nuk jep një sinjal për pajtim”, thotë në reagimin e tij, Presidenti Thaçi.
Edhe partitë politike opozitare në Kosovë në raport me këto deklarime të zyrtarëve në Beograd, janë në një linjë me Presidentin Thaçi. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se "Kosova nuk guxon të hyjë në aventura për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë derisa kjo e fundit të mos e njohë shtetin e Kosovës”.
"Si mund të negociohet me dikë që e quan fabrikim masakrën e Reçakut?! Kështu ka deklaruar presidenti serb. Kjo është sikur të mohohet holokausti. Duhet të jemi unik dhe të kërkojmë reagim të fuqishëm nga e gjithë bota demokratike kundër këtyre deklarimeve të Beogradit. Është e qartë se do të na duhen vite dhe ndërrim të disa qeverive në Beograd para se atje politikanët t'i thërrasin ndërgjegjes për krimet e bëra në Kosovë nga shteti serb”, thotë Avdullah Hoti, duke shtuar se "vetëm atëherë Serbia mund të bëjë hapin e madh për njohjen e shtetit të Kosovës dhe normalizim të marrëdhënieve.
BE kërkon dalje nga rrethi vicioz
Në muajt e fundit, sidomos që nga ndërprerja e dialogut Kosovë-Serbi dhe vendosja e taksës për mallrat serbe, ka pasur ashpërsim të tonit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me akuza dhe kundër akuza. Serbia thotë se pa u hequr taksa, nuk rifillon dialogun me Kosovën, ndërsa, Prishtina zyrtare thotë se taksa mund të hiqet vetëm kur Serbia ta njohë pavarësnë e Kosovës. E kjo situatë nuk po i pëlqen komisionerit të BE-së për zgjerim Johannes Hahn dhe ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së. Në një letër kembim që po e publikojnë mediet në Prishtinë, thuhet se, "Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi të dalin prej rrethit vicioz dhe t'i ndalojnë provokimet e ndërsjella”.
"Bashkëpunimi rajonal, paqja dhe pajtimi varen nga përkushtimi që tregojnë të gjitha palët, guximi dhe lidershipi politik. Fatkeqësisht, ajo që kemi parë së fundi është e kundërta e kësaj, veçanërisht spiralja e veprimeve në muajt e fundit mes Prishtinës dhe Beogradit, duke reaguar me provokime ndaj njëri-tjetrit”, publikojnë mediet në Prishtinë, një pjesë të letrës së Johanes Hahn.
Österreich Europäisches Forum Alpbach (picture-alliance/APA/picturedesk/H. Neubauer)
Haradinaj kritika Mogherinit
Në të njëjtën linjë u shprehen edhe Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara, G7, në takimin e tri dite më parë që u mbajt në Francë, ku ftuan Serbinë dhe Kosovën që të angazhohen në mënyrë konstruktive për normalizimin e marrëdhënieve përmes marrëveshjes gjithëpërfshirëse e ligjërisht të detyrueshme. "Pa normalizimin efikas e gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës përmes dialogut me ndërmjetësim të BE-së, nuk mund të ketë stabilitet afatgjatë në rajon”. Por, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdon ta drejtojë gishtin e akuzës pikërisht tek Bashkimi Evropian, përkatësisht te shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogerini, për atë që ai e quan "devijim të dialogut Kosovë-Serbi. Zyrtarët e BE-së në Prishtinë, thonë se "taksa e vendosur ndaj produkteve serbe ka vashtirësuar zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA). Por, kryeministri Ramush Haradinaj, thotë se taksa nuk e pengon dialogun, ndërsa, përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të BE-së Federika Mogherini, sipas tij "ka shkaktuar trauma me diskutimet për shkëmbim territoresh”.
"Pse agjenda evropiane ka pengesa për t'u zbatuar. Po, një vështirësi të madhe e kemi nga komisionerja Federica Mogherini, për faktin se e ka devijuar dialogun me diskutimet për ndërrim të territorit, dhe na ka shkaktuar trauma politike të brendshme dhe në rajon. Fatkeqësisht, një pjesë e energjisë time dhe Qeverisë time ka shkuar për të kundërshtuar një temë si kjo," ka thënë kryeministri Haradinaj në një konferenë në Prishtinë ku u fol për reformat në Kosovë dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA)

Kosova dhe Serbia nuk afrohen

Vërtet palët premtuan se do të dialogojnë, por samiti i Berlinit nuk shënoi ndonjë hap të madh për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës e Serbisë. Merkel e Macron ishin shprehur se nuk donin të impononin një zgjidhje

    
Deutschland, Westbalkan-Gipfel in Berlin (Getty Images/M. Sohn)
Kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, erdhi te Porta e Brandenburgut për të dhënë deklaratën pas samitit, gazetarët kishin dy orë që po prisnin duke u dridhur në temperaturat dimërore të kryeqytetit gjerman. Vonesa prej gati dy orësh kishte të bënte kryesisht edhe me përpjekjet e pasuksesshme të kryesisë gjermano-franceze të samitit për të bindur liderët kosovarë për të hequr dorë nga tarifat doganore ndaj Serbisë. Nga pjesëmarrësit në takim mësohet se këmbëngulja e kryeministrit Ramush Haradinajt për të mos e bërë këtë hap, të cilin Serbia e ka vënë si parakusht për të rifilluar bisedimet e ngecura në vend, ishte pak zhgënjyese.  
Zhgënjyes kishte qenë për delegacionin kosovar edhe këmbëngulja e Francës për të mos liberalizuar regjimin e vizave ndaj Kosovës. Thaçi e shprehu këtë zhgënjim edhe para gazetarëve: "Edhe sonte kishte paqartësi rreth këtij procesi. Është diskriminim dhe ndëshkim për Kosovën".
Deutschland Balkan-Treffen in Berlin | Merkel und Macron begrüßen Hashim Thaci (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)
Sipas burimeve të DW nga pjesëmarrës në takim, presidenti Macron e kishte argumentuar mosmiratimin e heqjes së regjimit të vizave me përvojën e keqe të Francës pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, ku u shtua si numri i migrantëve të parregullt ashtu edhe i kriminalitetit nga këto vende. Nisur nga fushata elektorale aktuale për zgjedhjet e parlamentit evropian, Macron kishte argumentuar se nëse ai do të hiqte vizat edhe për Kosovën, kjo do të ishte në favor të partisë djathtiste të Frontit Nacional.
Për Thaçin samiti - konfrontim i "rëndë"
Takimi i Berlinit, që u bë nën kryesinë franko-gjermane, sipas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk arriti të gjente një emërues të përbashkët. Së paku në dy pikat që i interesonin Kosovës: liberalizimin e  vizave dhe vijimin pa kushte të dialogut me Serbinë. Thaçi tha para gazetarëve në fund të samitit të vogël në Berlin se konfrontimi me palën serbe kishte qenë "i rëndë" për delegacionin e Kosovës, i cili përbëhej, veç tij edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministi i Jashtëm Behgjet Pacolli.
Sipas Thaçit, megjithë ndërhyrjen e kancelares Merkel, pala serbe, nuk kishte dashur të pranonte në asnjë mënyrë njohjen e Kosovës, parakusht ky i vënë nga Kosova për të hequr tarifat doganore. Po ashtu edhe Kosova kishte qëndruar në pozicionin e saj për të mos hequr dorë nga taksat doganore prej 100 për qind të vendosura ndaj Serbisë pas fushatës së saj kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Kancelarja Angela Merkel, para takimit, e kishte quajtur vënien e taksave "një zhvillim jo në drejtimin e duhur".  
Deutschland Westbalkan-Gipfel Merkel und Macron (Reuters/M. Sohn)
Për Vuçiç - samiti nuk solli asgjë të re
Edhe presidenti i Serbisë Alexandar Vucic kishte thënë para medias se samiti nuk solli asgjë të re. “Fjala e fundit e këtij samiti ishte që të vazhdojnë bisedimet në një format të ngushtë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Francës, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për të vazhduar dialogun”, ka deklaruar Vuçiq.
Në samitin e zhvilluar të hënën në mbrëmje në Berlin, Franca dhe Gjermania kishin ftuar liderë nga Ballkani Perëndimor, Sllovenia dhe Kroacia, për të shkëmbyer mendime për zgjidhjen e konflikteve të hapura. Fillimisht ishte parashikuar nënshkrimi i një dokumenti nga të gjithë pjesëmarrësit, por në fund të takimit zyra e shtypit e kancelares gjermane bëri publik vetëm konkluzionet e kryesisë së përbashkët franko-gjermane.
Deutschland, Westbalkan-Gipfel in Berlin (Getty Images/C. Koall)
Fryma e dokumentit të publikuar gjatë natës është pozitive dhe përmban një gjuhë të përgjithshme. Sipas dokumentit në fjalë "Serbia dhe Kosova ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të realizuar marrëveshjet ekzistuese dhe për t'u angazhuar konstruktivisht në dialogun e normalizimit të marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga BE, me synim për të arritur një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse". Në dokument nuk përmenden as tarifat doganore ndaj Serbisë, e as propozimi për ndryshim kufijsh.
Në fillim të takimit kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron ishin shprehur se nuk donin të impononin një zgjidhje, por zgjidhja do të duhet të sillte stabilitet në të gjithë rajonin: "Nuk mund të ketë marrëveshje, pasojat e të cilës mund t’i vuajnë vendet e tjera", tha Merkel. Që të dy përmendën zgjidhjen e konfliktit të Maqedonisë së Veriut  si shembull pozitiv. Sipas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, megjithëse takimi i një formati të tillë nuk pati ndonjë sukses, ai do të vijojë ndoshta në format më të ngushtë, edhe në të ardhmen.  Takimi i ardhshëm është parashikuar të bëhet në Paris në muajin korrik. Thaçi vetë ishte shprehur skeptik për zgjidhjen e konfliktit pa ndërmjetësimin e SHBA-ve. Qysh para takimit ai kishte thënë se "BE-ja është e dobët dhe se prej saj nuk mund të priten mrekulli". 

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...