Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/06/30

Eshref Ymeri : Kur na vidhen votat



Rezultate imazhesh për eshref ymeri


Kur na vidhen votat,

Vendit i arratiset qetësia,

Sëmuret rendi,

Tronditet i moçmi dhe fëmija.



Kur na vidhen votat,

Hajduti zdërhallet,

Deri natën vonë me mikeshat e tija,

Se paskëtaj

Gjithandej bëhet e sigurt pasiguria.



Kur na vidhen votat,

Kopuku pushtetit i shkel synë:

A e more vesh, or mik, i thotë,

Që ti je aleati ynë?



Kur na vidhen votat,

Banditit në këmbë s’i hyn as gjembi në milet,

Se shtetin e ka ortak,

Se shteti bandit bëhet vetë.



Kur na vidhen votat,

Edhe më shumë shtohen radhët e policisë,

Se më fort duhet të bjerë dajaku

Mbi shpatullat e njerëzisë.



Kur na vidhen votat,

Banditët krijojnë shoqata poshtë e përpjetë,

Se s’ka kush ua prish terezinë,

Se miqtë e tyre i gjen kudo. Medet!

Që nga gjykatat gjer në parlament.



Kur na vidhen votat,

Importi i maskave bëhet me shumicë,

Tregu për to e ndien keq urinë,

Nëpër rrugë gangsterët fillojnë e bëjnë kërdinë,

Vrasjet me kohë e pa kohë kthehen në rutinë.



Kur na vidhen votat,

Qeshet Beogradi,

Duart fërkojnë në Athinë:

Fli i qetë, Pashiç,

Ti, edhe në atë botë mbetesh aleati ynë

Për testamentin që ke lënë:

Gërmadhë ta lini Shqipërinë,

Këtë pykë, mes nesh dhe motrës sonë, Greqisë,

Pykë që na e futën në Londër,

Për qejf të Austro-Hungarisë.



Kur na vidhen votat,

Fillon e ngre veshët Rusia,

Epshet e saj për Ballkanin marrin sipërinë.

Dhe ajo me vete zë e kuvëndon:

Fara që kam mbjellë

Nga unë s’do ta largojë kurrë Shqipërinë!



Kur na vidhen votat,

Adriatikut humnerat i shtohen edhe më shumë,

Ndaj zë e tallazohet dhe fryhet me shkumë,

Se me kufoma shqiptarësh nuk ka të nginjur

Dallga e egërsuar, e verbër, e thinjur.



Kur na vidhen votat,

Industria e gomoneve është në lulëzim,

Se karvani i njerëzve është i pambarim,

Tek dynden drejt Otrantos për në “tokën e premtuar”,

Për t’u ksibërë një sahat e më parë

Nga balta “e mallkuar”.



Kur na vidhen votat,

Atdheu kthehet në skëterrë,

Nëpër shitore ushqimoret shndërrohen në vrer,

Çmimet e kripura të goditin për vdekje

Në “poçin e kresë”,

Saqë dhe sheqeri të duket më zeher,

Sesa duhani i Dumresë.



Kur na vidhen votat,

Arroganca e fqinjve vjen e bëhet aq e shfrenuar,

Saqë sejmenët e tyre këtu

Vijnë e kthehen në servilë të kulluar.



Kur na vidhen votat,

Banditët bëhen deputetë

Dhe në parlament s’e kanë për gjë

Të hyjnë në brez me pistoletë.

Madje s’e kanë për gjë të kthehen në makbethjanë

Që sallën e tij ta gjakosin në çdo kënd e anë.



Kur na vidhen votat,

Ligjin e nxjerrin në pension

Dhe dhuna na bëhet zonjë hijerëndë

Që po ngrite krye

Të merr e të shkel me këmbë.



Kur na vidhen votat,

Bën dasmë dembeli, zuzari, batakçiu, lapërdhari,

Veçse gjoksin më shumë e rreh tradhtari,

Se “me të drejtë” në krye të vendit

Ai kërkon të jetë i pari.



Kur na vidhen votat,

Gjithnjë e më fort dëgjohet një kushtrim:

Të gjithë të bëhen gati për integrim!

OJQ-ëra, fondacione, institute fantazma,

Nga janë e nga s’janë,

Në majë të gjuhës veç një fjalë kanë:

Shqipëria është veç për evropianizim,

Se vetëm në Evropë do të gjejmë shpëtim!

Por ua prish lezetin ndonjë “hokatar”

Që ngrihet e ua pret me sëpatë, si dardhar:

Avash, ku do të shkoni, more të uruar,

Hyrja s’është e lehtë n’ Evropën e Bashkuar,

Atje duhen njerëz me kokë e me këmbë,

Kurse ju veç jeni një copë trung i lënë.

Kur të jenë bashkë këmbët, krahët, koka,

Atëherë të shikojmë se sa na do Evropa!



Kur na vidhen votat,

Shqipëria bëhet si nuse “me tel”

Dhe si koloni greke veç veten ka model.



Kur na vidhen votat,

Epshet pushtetare aq të forta janë,

Saqë qeveritari, për post e kolltuk,

Gruan dhe fëmijët është gati orë e çast

t’i nxjerrë në ankand.



Kur na vidhen votat,

Kudo harbutëria na shitet për moral,

Saqë dhe vjedhja e thesarit nuk merret për skandal.

Gënjeshtra pushtetare është akt serioziteti,

Se veç bar të thatë di të hajë mileti.



Kur na vidhen votat,

Dashakeqët tallen,

Nga janë e nga s’janë:

Mirë t’u bëhet shqipove

Se atë kokë kanë.



Kur na vidhen votat,

Ballin rrudh Kosova,

Nga larg e njeh të ligën:

Kjo e lëndon fort

Kryezonjë Prishtinën.



Kur na vidhen votat,

Braktiset Iliriada,

Bën flirte tradhtia,

Pale, po zë e hakërrohet xhuxhmaqedonia!



Kur na vidhen votat,

Pushtetarët tanë,

Tek sillen nëpër botë,

Veç një avaz kanë:

S’ka ndryshim kufijsh,

Duam integrim,

Dhe në çdo tryezë,

Dhe në çdo takim,

Fjalë tjetër s’dinë,

Ndaj para të huajve

Porsi mumje rrinë.

Të gjorët! S’e kuptojnë

Se në ç’mjerim kanë rënë,

Se loja e tradhtisë

Shumë larg i ka shpënë.

Në Evropë kufijtë janë prishur tashmë

Me vakt e me kohë,

Por veç tradhtia në nahijet tona

Këtë fakt nuk dëshiron ta njohë.



Kur na vidhen votat,

Varfërohen tryezat, na vret errësira,

Thahemi për ujë,

Nëpër shpirtrat tona pllakos mugëtira.



Kur na vidhen votat,

Do apo nuk do,

Derrin e ke dajë,

Dhe veç mos harro

Se është me shtatë gojë

Dhe vetëm di të hajë.



Kur na vidhen votat,

Shumohen milionerët

Me forcën e magjisë

Dhe shtohen merimangat

Në gojën e vegjëlisë.



Kur na vidhen votat,

Vendin e pllakosin laro e laraganë

Nga bota “e qytetëruar”,

Në politikë rrufjanë,

Edhe me diploma, edhe pa diploma

Dhe serbes na sillen

Nëpër zyrat tona.

Na sillen fodullë

Dhe kryet e vendit zënë,

Që, demek, shqiptarëve

T’u mësojnë abëcënë.



Kur na vidhen votat,

Këta laraganë,

Gjithsekush më parë,

Nxitojnë me sihariqe

Që të na mbushin mendjen

Pë votim të mbarë.



Kur na vidhen votat,

Sheshet vijnë e mbushen

plot me të papunë,

Ka halle buxheti,

Mendon për pushtetarët:

Të presin të papunët,

Të rrinë aty ku janë

Se s’u bë kiameti,

Se kohën me bollëk e kanë.



Kur na vidhen votat,

Na shtohen llotoformularët

Nëpër udhëkryqet tona për emigrim:

Kush drejt Kanadasë, kush drejt SHBA-së

Për të gjetur shfrim.

Kështu na kënaqen mirë pushtetarët

Që këtu të mbeten veç njerëz të pazotë,

Dembelë e kurrizshtruar

Që me pushtetin nuk përballen dot,

Ndaj me ta kolltukun e kanë të siguruar.



Kur na vidhen votat,

Na shtohen llotodeputetët

Që në parlament marrin veç ylefenë

Që rrahin gjoksin për besnikëri

Dhe na betohen për “nderin” e vatanit,

Por me mendje diku larg flenë,

Prandaj edhe gratë me fëmijët

I kanë përtej oqeanit.



Kur na vidhen votat,

Nostalgjikët na bëhen edhe më të betuar

Për kohën e perënduar

Dhe janë gati edhe të sakrifikohen

Në altarin e faraonit,

Paçka se shpërblimi që marrin

Për një jetë të tërë

Është thjesht një poshtërim

I moshës së pensionit.



Kur na vidhen votat,

Një takëm pushtetarësh

Na bëhen edhe “pronarë” sekretaresh njomëzake

Se gratë i kanë larg nëpër botë

Dhe u duhet mërguar vetmia çmendurake.



Kur na vidhen votat,

Pushtetarët për kolltukun

Dollinë e kthejnë drejt e më këmbë,

Urojnë shoku-shokun

Dhe mes avujsh alkooli

Rrinë e pëshpërisin hijerëndë:

Ky popull e meritonte,

Prandaj mirë ia bëmë.



Kur na vidhen votat,

Populli hesht

Dhe heshtja e tij vazhdon gjatë.

Por edhe çdo heshtje e pamatë

Një ditë një fund do ta ketë

Dhe kur ky fund të vijë,

Se çfarë duhet bërë,

Populli e di vetë:

Votëvjedhja e mallkuar

Jetën ia ka nxirë

Dhe shpresat ia ka ngrënë,

Në botën e pështirë,

Ndaj s’i mbetet rrugë tjetër,

Veç t’i kthejë sytë nga malet



Dhe të thërrasë në skenë UÇK-ënë.


****



Jetëshkrimi i prof.dr. Eshref Ymerit, akademik



Eshref Ymeri është një personalitet dhe individualitet i veçantë i kulturës kombëtare, një erudit që ka dhënë vlera të pallogaritshme në fushën e gjuhësisë, të përkthimtarisë dhe të publicistikës. Është autor bashkëkohor që ka vënë një gur të rëndë në kolanën e artë të kulturës kombëtare. Prandaj, me vullnetin që e ka karakterizuar në punën e tij të palodhshme e ka renditur veten në elitat e kombit.

“Prindërit e Eshrefit nuk jetojnë më,

por një amanet i lanë,

që ta dojë jetën dhe vatan!

Biri i tyre me ndërgjegje kombëtare, thotë:



“Gjuhën shqipe kam NËNË DHE BABË!”



Me punën e tij sistematike qysh kur nisi të mëltojë ABC-ën dhe gjithë jetën, me etjen për dije e kulturë, Eshref Ymeri e ka quajtur veten gjithmonë nxënës. Gjithë jeta e tij është shkollë.


Mjafton që institucionet shtetërore të shkencës dhetë kulturës të lexojnë analizat që Mira Meksi u bën veprave“Përkthimi, një histori pasioni” (botim i vitit 2015) dhe “Arti i përkthimit gojor”(botim i vitit 2018),analizat që prof.dr. Hajri Shehu u ka bërë dy veprave të tij “Fjalor frazeologjik rusisht shqip” (botim i vitit 2015) dhe veprës“Arti i përkthimit gojor” (me parathënie të Abdurrahim Myftiut dhe pasthënie të prof.asoc.dr. Alba Frashërit), për të njohur personalitetin e veçantë të Eshref Ymerit. Këto vepra mbartin vlera të mëdha njohëse dhe shërbejnë si një shkollë e vërtetë për të gjithë ata përfaqësues të brezit të ri që kanë pasion t’i futen punës me zell në fushën e leksikografisë dhe të përkthimtarisë.Ato e meritojnë të zënë vendin që u takon në thesarin e kulturës kombëtare.





Kush është prof.dr. Eshref Ymeri?

Është i biri i Hasan Ymerit (1890-1970), veteran i Luftës së Vlorës, i dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë me medaljen “Për veprimtari patriotike”, me nr. 4040, datë 14 korrik 1965, me këtë motivacion:

“Për trimërinë, guximin dhe vetëmohimin që tregoi në luftë kundër pushtuesve imperialistë italianë më 1920 për çlirimin e Vlorës”.

Gjyshja e Hasan Ymerit nga i ati, Kale Hodja, ka qenë e bija e Hodo Ali Nivicës, njëra nga figurat e shquara (përkrah Zenel Gjolekës dhe Tafil Buzit) të kryengritjeve antiosmane në mesin e shek. XIX.

Stërgjyshërit e Hasan Ymerit, Lulo dhe Muk Bajrami, kanë qenë bashkëluftëtar të Bilbilenjve legjendarë të Progonatit, të cilët, me urdhër të pashait, i varën në Rrapin e Janinës.


Ka dhënë vajzën për të birnë.Në një libër me këngë, të botuar para disa vjetësh, të repsodit nga Smokthina, Xhevit Zeneli, figurojnë edhe këto dy vargje:

Lulua me Muk Bajramë

Gji në gji ç’e dhanë xhanë.

Në vazhdim po japim kronologjinë e jetës së Prof.dr. Eshref Ymerit.

25.12. 1938 - lindi në Smokthinë, prefektura Vlorë.

1947 - 1955 - përfundon shkollën 7-vjeçare në Smokthinë.

1955 - 1959 - përfundongjimnazin “Ali Demi”, Vlorë.

1959 - 1961 - student në Shën Peterburg (ish-Leningrad).

1962 - 1966 - përfundon studimet e larta për gjuhë dhe letërsi ruse në Fakultetin e historisë dhe të filologjisë të Universitetit të Tiranës.

1966 - 1977 - pedagog i gjuhës ruse në Fakultetin e historisë dhe të filologjisë të Universitetit të Tiranës.

Prej 17 majit deri më 10 tetor të vitit 1975, Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit Qëndror të Partisë së Punës të Shqipërisë e dërgoi me shërbim në Republikën Popullore të Kinës, ku, në kryeqytetin Pekin, ndoqi nga afër botimin në gjuhën ruse prej 1000 faqesh të vëllimit II të veprave të zgjedhura të Enver Hoxhës.

1977 (shtator).Universiteti i Tiranës e qarkullon padrejtësisht në Kukës. Rri pa punë deri më 25 mars 1979. Ndërkohë, Shtëpia botuese “8 nëntori” e aktivizoi gjatë kësaj kohe si përkthyes të jashtëm të veprave të Enver Hoxhës në gjuhën ruse.

26 mars 1979 - 31 korrik 1981 - përkthyes efektiv në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”.

01 gusht 1981 - 31 tetor 1989 - shef i Redaksisë së botimeve në gjuhë të huaja në Shtëpinë botuese “8 nëntori”.

01 nëntor 1990 - 31 dhjetor 1991 - përkthyes efektiv në Shtëpinë botuese “8 nëntori”-

01 janar 1992 - 31 gusht 2003 - pedagog i gjuhës ruse në Fakultetin e gjuhëve të huaja të Universitetit të Tiranës.

01 shtator 2003 - largohet për në pension.


Fakulteti i gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, në kuadrin e programit TEMPUS, më 02 dhjetor 2001, e përfshiu në një grup pedagogësh të përkthimit nga gjuhë të ndryshme (si anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja dhe italishtja), të cilët i dërgoi në Britaninë e Madhe, pranë Universitetit të Uestminsterit, ku qëndruan një javë për shkëmbim përvoje nga fusha e përkthimtarisë.



Aktiviteti pedagogjiko-shkencor





Tekste mësimore

1968. Tekst mësimor për zhvillimin e gjuhës së folur të studentëve të kursit të parë të gjuhës ruse (botim i Shtëpisë botuese të librit universitar).

1972. Tekst mësimor për zhvillimin e gjuhës së folur të studentëve të kursit të dytë të gjuhës ruse (botim i Shtëpisë botuese të librit universitar).



1974. Tekst mësimor për gramatikën e gjuhës ruse për të katër kurset e studentëve të gjuhës ruse(me grup autorësh, botim i Shtëpisë botuese të librit universitar).

1981. Analizë teksti për studentët e kursit të parë dhe të dytë të degës së gjuhës ruse(me bashkautor, botim i Shtëpisë botuese të librit universitar).

1982. Tekst me tema bisedimi në ndihmë të zhvillimit të gjuhës së folur për mësuesit e gjuhës ruse (botim i Institutit të studimeve pedagogjike).

1984. Formula bisedore. Tekst në ndihmë të mësuesve të gjuhës ruse (botim i Institutit të studimeve pedagogjike).

2002. Gjuha e folur ruse. Tekst mësimor për studentët e të katër kurseve të degës së gjuhës ruse (botim i Shtëpisë botuese të librit universitar).

Lëndë mësimore praktike

Gjatë kohës që ka punuar si pedagog në Fakultetin e historisë dhe të filologjisë dhe në Fakultetin e gjuhëve të huaja, ka dhënë:

Lëndën e gjuhës së folur ruse në të katër kurset.

Lëndën e gramatikës praktike të gjuhës ruse në kursin e parë dhe të dytë.

Lëndën e analizës së tekstit në të katër kurset.

Kurse leksionesh

Leksionet e stilistikës së gjuhës ruse (bashkë me seminaret)

Leksionet e gjuhësisë së përgjithshme.

Leksionet e letërsisë ruse (bashkë me seminaret).

Leksionet e përkthimit (bashkë me ushtrimet e përkthimit).

Artikuj metodiko-shkencorë dhe shkencorë

Artikuj të tillë janë botuar në gazetën “Mësuesi”, në revistën “Studime filologjike” dhe “Gjuha jonë” gjatë viteve 1970-1980.

Përkthime të letërsisë politike

Në Shtëpinë botuese “8 nëntori”, gjatë viteve 1978-1990, ka përkthyer 3200 faqe letërsi politike nga gjuha shqipe në gjuhën ruse.

Përkthime artistike

Gjatë viteve 1998 e në vazhdim, ka përkthyer dhe botuar vepra të shkrimtarëve:

Aleksej Prijma:“Edgar Kejsi” (Shtëpia botuese “OMSCA”, Tiranë 1999).

F.M. Dostojevski:

“Një zemër e dobët” (Shtëpia botuese “OMSCA”, Tiranë 1998 dhe Shtëpia botuese “ABC”, Tiranë 2008).

“Sozia” (Shtëpia botuese “OMSCA”, Tiranë 2000).

“Pollzunkovi” (një roman me nëntë letra) (Shtëpia botuese “OMSCA”, Tiranë 2000).

“E zonja e Shtëpisë” (Shtëpia botuese “OMSCA”, Tiranë 2001).

“Një grua bote dhe një burrë poshtë shtratit” (Shtëpia botuese “OMSCA”, Tiranë 2002).

Italo Kalvino:

“Përralla italiane” (Shtëpia botuese “DeaS”, Tiranë 2000).

Nikollaj Kolada:


“Nishani”. Dramë. Vënë në skenë në Teatrin Kombëtar në vitin2003.

Ludmilla Razumovskaja:

“E dashur Elena Sergejevna”. Dramë. Vënë në skenë në Teatrin kombëtar në vitin 2007.

Zheni Kostandinova:

“Vanga” (Shtëpia botuese “OMSCA”, Tiranë 1999).

Zhorzh Amadu:

“Zonja Flora dhe dy burrat e saj” (Shtëpia botuese “OMSCA”,Tiranë 2001).

Kobo Abe:

“Gruaja e burgosur në rërë” (Shtëpia Botuese “Bota shqiptare”. Tiranë, 2012).

Leonid Grossman:

“Pushkini në kulturën ruse”. Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”. Tiranë 2014.

Përkthime nga shqipja në rusisht

Vath Koreshi:

“Porta Eva”. Skenar filmi, prodhim shqiptaro-rus. Regjisor: Albert Minga. Producent: Aleksandër Mihajllov. U xhirua në Shqipëri në vitin 2000 dhe doli në ekran në vitin 2001).

“Ky është profeti Muhamed, i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin(përgatiti për botim dhe botoi Instituti shqiptar i mendimit dhe i qytetërimit islam (Tiranë 2008).

Fjalorë

“Fjalor i termave të mbrojtjes kundërajrore” (me bashkautorë, botim i Akademisë ushtarake, Tiranë1990).

“Fjalor frazeologjik italisht-shqip” (me bashkautor,Shtëpia botuese “Afërdita”, Tiranë 1997).

“Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe” (me bashkautorë,Shtëpia botuese “TOENA”, Tiranë 2002).

“Fjalor i madh frazeologjik italisht-shqip” (me bashkautorë, Shtëpia botuese “EDFA”, Tiranë 2007). “Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe” (i pasuruar dhe i ripunuar) (me bashkautorë, Shtëpia botuese “EDFA”, Tiranë 2007).

“Fjalor frazeologjik rusisht-shqip” (Shtëpia botuese “Bota shqiptare”. Tiranë 2015).

Redaktime fjalorësh

“Fjalor rusisht-shqip” (grup autoresh, Shtëpia botuese “EDFA”, Tiranë 2005).

“Fjalor shqip-rusisht” (autore prof.as.dr. Mukades Mançe) (Shtëpia botuese “EDFA”,Tiranë 2007).

Publicistikë



Prej vitit 1991 dhe deri tani ka botuar 1237 artikuj publicistikënë mbrojtje të çështjes kombëtare, veçanërisht në mbrojtje të Çështjes Kombëtare të Kosovës, të Çamërisë, të popullit shqiptarë në Maqedoni, kundër qëndrimeve shoviniste të grekosllavizmit dhe sidomos kundër politikës shoviniste rusomadhe në raport me kombin shqiptar, kundër pushtimit të kishës sonë ortodokse nga kisha shoviniste greke. Vend të veçantë zënë edhe artikujt e tij kritikë, me vlerësime për vepra artistike të autorëve të ndryshëm. Krahas intelektualëve të tjerë nacionalistë, ka ngritur zërin e tij tëfuqishëm për ribashkimin e trojeve tona etnike. Në publicistikën e tij kanë rënë në sy edhe artikuj me tema shoqërore apo edhe artikuj polemikë.

Botime të tjera

“Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse” (me bashkautor, Shtëpia botuese “TOENA”, Tiranë,2006).



“Antologjia e kryqëzimit: Rusia dhe çështja shqiptare 1878-2012”(me bashkautor. Universiteti “Iliria”. Prishtinë 2012).

“Përkthimi, një histori pasioni” (Shtëpia botuese “OMSCA-1”. Tiranë 2015).

“Arti i përkthimit gojor” (Botim i studios “Intergrafika”. Tiranë 2018).

Kualifikimi shkencor

16. 12. 1989. Merr gradën shkencore “Kandidat i Shkencave” (me vendim nr. 208 të Komisionit të Lartë të Atestimit).

14. 12. 1994. Grada “Kandidat i Shkencave”, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 351, datë 30.06. 1993, konvertohet në gradën shkencore “Doktor”.



13. 12. 1994. Merr titullin “Asistent Profesor” (me vendim nr. 11 të Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor).

11. 05. 2001. Merr titullin “Profesor” (me vendim nr. 53 të Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor).

Përkthyes gojor

Si përkthyes nga rusishtja në shqip dhe nga shqipja në rusisht, ka marrë pjesë:



a. në të gjitha konferencat e Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Vendeve të Detit të Zi (PABSEK), të zhvilluara në Tiranë.

b. në disa aktivitete të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar të zhvilluara në Tiranë;

c. në disa aktivitete të UNICEF-it dhe të IOM-it të zhvilluara në Tiranë.

Si përkthyes, ka shoqëruar:

1. Delegacionin e Parlamentit Shqiptar, të kryesuar nga Kryetari i tij, zoti Pjetër Arbnori, gjatë vizitës së tij:



a. në Shën Peterburg, ku ishte i ftuar nga Universiteti i atij qyteti për të marrë pjesë në një sesion shkencor në përkujtim të 5-vjetorit të vdekjes së albanologes së shquar ruse Desnjickaja (01 qershor 1995);

b. në Moskë, ku u zhvillua konferenca e radhës e PABSEK-ut (04-07 qershor 1995).



2. Delegacionin e parlamentit rus, të kryesuar nga zëvendëskryetari i tij, zoti Sergej Baburin, i cili zhvilloi një vizitë në vendin tonë nga data 17 deri më 19 mars 1999. Gjatë qëndrimit në Tiranë, kryetari i delegacionit rus zhvilloi bisedime me:

a. Presidentin e Republikës, prof.dr. Rexhep Meidani;

b. Kryetarin e parlamentit, prof.dr. Skënder Gjinushi;

c. Kryetarin e Këshillit të Ministrave, zotin Pandeli Majko;

ç. Zëvendësministrin e punëve të jashtme, zotin Maqo Lakrori.



d. Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Shqiptar, zotin Sabri Godo, bashkë me anëtarët e atij komisioni;

dh. Kryetarin e opozitës, prof.dr. Sali Berisha.

3. Delegacionin e Parlamentit të Armenisë, të kryesuar nga Kryetari i tij, gjatë vizitës që bëri në vendin tonë më 28 qershor 2000, kur filloi punimet edhe Konferenca e radhës e PABSEK-ut.

4. Delegacionin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit gjatë vizitave që bëri në Armeni:

a. në tetor 1998;

b. në shkurt 1999.

5. Delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga ministri Safet Zhulali, gjatë një vizite që ky bëri në Ukrainë prej 24 deri më 27 shkurt 1997, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës, gjeneral Kuzmuk.

6. Një grup gazetarësh nga Ukraina që vizitoi kampet e refugjatëve kosovarë në Durrës dhe në Tiranë më 13-15 qershor 1999.





7. Tre grupe gazetarësh nga Ukraina që vizituan Kosovën në korrik, në shtator dhe në dhjetor të vitit 1999. Përshtypjet e veta nga Kosova, gjatë shoqërimit të grupit të parë të gazetarëve ukrainas (korrik 1999), i botoi në shtyp me titull “Kur Kosovën unë e pashë” (Gazeta “55”, 26-27 gusht 1999).



8. Një grup gazetarësh nga Federata Ruse që vizitoi Kosovën në nëntor të vitit 1999. Përshtypjet e veta për shoqërimin e gazetarëve rusë i botoi në shtyp me titull “Dertet e një përkthyesi” (Gazeta “55”, 4-10 dhjetor 1999). Të gjitha këto grupe gazetarësh e vizituan Kosovën me sponsorizimin e Zyrës së Shtypit të NATO-s në Bruksel.





Ndërkohë, punon si përkthyes i jashtëm i gjuhës ruse pranë Sh.B “8 nëntori”. Nga 1979-‘81 kalon përkthyes efektiv në Sh. B.“8 nëntori”.


Prej 01 gusht, 1981-31 tetor, ‘89 - shef i Redaksisë së botimeve në gjuhë të huaja në Shtëpinë botuese “8 nëntori”, i cili vazhdon deri më 1991







Vlerësime





I. Shoqata kulturore atdhetare “Labëria”, me Kryetar Prof.dr. Ago Nezha dhe Sekretar Xhemil Çeli,me vendim të Forumit të saj, të datës 31 mars 2013, e ka nderuar me Diplomën “Personalitet i shquar i Labërisë”, me këtë motivacion:

“Profesor doktor, gjuhëtar i shquar, me kontribut të çmuar në zhvillimin e gjuhës shqipe dhe njohjen e saj në rrethe të larta intelektuale në Evropë dhe në SHBA. Një nga bijtë e Labërisë, që me veprën, jetën e sjelljen e tij nderon trevën e lindjes dhe mbarë kombin shqiptar”.

II. Me propozim të Bordit dhe të Senatit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro-Amerikane Nju Jork, Prishtinë, Tiranë, Shkup, më datën 27 prill 2017 është pranuar anëtar i kësaj Akademie.









Përgatiti :Vilhelme Vrana Haxhiraj & Flori Bruqi



Prishtinë,30 qershor 2019.

2019/06/29

Blendi Fevziu, Eni Vasili,Alban Lulushi gjatë gjithë emisionit, bëjnë më dhjetra herë vetëm një pyetje: " Çdo të ndodh të dielën?".


Këshilltarja politike e ministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme  të Republikës së Kosovës 
 z.Myzejene Selmani,në facebook shkruan: 

Fotografia e Myzejene Selmani



"Unë dua që Shqipëria sot të jetë e qetë për hirë të brezave të tashëm dhe të ardhshëm.Duajeni edhe ju shqiptarë shumë mos tju mallkojnë të rinjët fëmija dhe historia."

Rezultate imazhesh për flori bruqi

Editorial nga Flori Bruqi 


Njëqindvjeçari i fundit  i zuri  shqiptarët në fazën fisnore dhe që një shekull nuk po arrijmë dot të bëhemi komb shtetformues. 

Fiset në vend që të shkrihen në komb, ato po degradojnë në klane apo banda dhe liderët politikë në vend që të jenë prijës të popullit, po kthehen në prijës të klaneve apo bandave! 

Prandaj, si në Shqipëri, si në Kosovë nuk ka gjë më të lehtë se ta shkatërrosh shtetin, sepse në asnjërin vend nuk ka shtet të mirëfilltë. 

Dhe armiqtë më potencialë të shtetit janë liderët politikë me bandat e tyre.


Fotografia e profilit të Sali Sali Bytyqi

Kështu thotë mes tjerash studiuesi i mirënjohur shqiptar Prof.Dr.Sali Sali Bytyqi nga Prishtina, i cili edhe këtë e thotë shtruar  : "Vëllezërit tanë në atë Shqipëri të cunguar, fizikisht e shpirtërisht, anarkinë e konsiderojnë demokraci dhe sikur janë pajtuar t'ia vënë flakën edhe asaj gjysmë Shqipërie!",shkruan Bytyqi në facebook.


Rezultate imazhesh për faik konica


 






Bota virtuale e kryeministrit Edi Rama nuk janë vetëm takimet nëpër lagjet e Tiranës, të kuruara estetikisht në kafene nga Lali Eri. Shqipëria tjetër, ajo e vërteta, është pak larg kryeqytetit, duke përfunsuar në çdo bashki që drejtohet nga përfaqësues të opozitës, PD, LSI dhe PDIU dhe jo vetëm në to, por edhe në qytete ku pushteti lokal drejtohet nga PS.

Janë dy polici që përplasen mes tyre dhe këta të mbështetur nga qytetarë. Të gjithë miq e të gjithë armiq. Bashkitë që drejtohen nga opozita i kanë kërkuar KZAZ-ve që të lirojnë ambientet ku administrohen materialet zgjedhore, pasi nuk e njohin procesin, pas anulimit të datës së zgjedhjeve nga presidenti.

Nga ana tjetër qeveria, e bërë gardh me Policinë e Shtetit hakërrehet ndaj këtij vendimi duke u përlasur fort fizikisht me protestues të opozitës dhe policë bashkiak. Kaosi nisi që mbrëmjen e shkuar në Shkodër, kur protestues të opozitës sulmuan KZAZ-në, duke i vënë flakën edhe dy klasave ku ndodheshin materiale zgjedhore.


Imazh i ngjashëm

Ky është frustrimi i madh popullor që u ndez gjakrat edhe nga qëndrimet indiferente, përbuzëse dhe arrogance të theksuar të qeverisë. Deri më tani kemi dy palë, protestues opozitarë dhe polici të shtetit, më datë 30 qershor 2019 , nëse qeveria nuk tërhiqet nga zgjedhjet do jenë të paktën tre palë.

Votues të Rilindjes, opozitarë që protestojnë dhe punonjës policie. Kjo do jetë katastrofa kur të yshtur nga politika, veçanrisht ajo qeveritare, votuesit e saj mund të shkojnë në kacafytje me fqinjin, me bashkëqytetarin e tij apo me policin e thjesht rrogtar dhe hallemadh, duke u bërë martirë të një pushteti absurd.


Imazh i ngjashëm

Sot kryeministri i sheh këto pamje përlasjesh që po shoqërohen me shumë të lënduar në disa qytetet të vendit, por qëndron indiferent gati në urrejtje, për të mbajtur pushtetin e tij, tashmë të faktuar që e siguroi me vota të vjedhura.


Imazh i ngjashëm

 Nuk i mjaftuan as 16 audiopëgjimet ku shfaqet ai vetë, ish-ministri Gjiknuri, deputetë të PS-së, drejtues lokal të Dibrës që bëjnë haptas llogaritë për blerje vote.



 Shkrimtari ,poeti dhe publicisti i mirënjohur nga Durrësi Akademik Prof.Nikolla Spathari ,thotë se nuk do të ndodhë asgjë me 30 qershor 2019 në Shqipëri:


Rezultate imazhesh për eni vasili



"ÇDO TË NDODH TË DIELËN!?"

Nuk di a e keni vën re, se në emiosionet televizive, këto ditë, moderatorët Blendi Fevziu, Eni Vasili etj,. gjatë gjithë emisionit, bëjnë më dhjetra herë vetëm një pyetje: 


Rezultate imazhesh për blendi fevziu

" Çdo të ndodh të dielën?". Sikur duan me çdo kusht që të ndodh diçka. 
Rezultate imazhesh për alban lulushi

Asgjë nuk do të ndodh. Si njeri nga publicistët më të vjetër, ju lutëm mos i hidhni bënzinë zjarrit me pyetje të tilla Detyra juaj është fisnike e jo nxitëse për përleshje.”,thotë Profesori durrsak Nikolla Spathari.


Rezultate imazhesh për jorgo pulla


Astrologu Jorgo Pulla ka bërë parashikimin se si do të jenë zhvillimet politike në vend këtë qershor të nxehtë. Ai thotë se më 27 qershor një ndryshim do të ndodhë tek Rama, ndërsa shprehet optimist për një tryezë dialogu.
“Shqipëria jonë e dashur ka kaluar dete e oqeane, nuk mbytet dot në përrenj. Kryeministri Rama i perket shenjës së gaforres, në 10 ditëshin e dytë të shenjës së gaforres, do të thoni sa është i favorizuar në ndikime. Ndikime ka sa të duash dhe pozicionime të planetëve që i japin mundësi, por ka një zhvillim të brendshëm i padukshëm për momentin dhe kjo do të duket më 27 qershor. Do duket një ndryshim që do të ketë lidhje me çështjet që do të ndodhin lidhur me politikanët tanë. Do jetë një marrëveshje në favor të popullit, të njerëzve, të Shqipërisë. Kombinimet janë perfekte. Kemi dhe problematika, por kur je i vëmendshëm dhe me këmbë në tokë, gjërat duken. Të gjithë politikanët do të ulen në një sofër e do gjendet një zgjidhje.

Nëse flasim për z.Edi Rama dhe z. Lulzim Basha në kombinimin e tyre: Binjakët kanë komunikimin, kurse Rama si gaforre nuk ka kthim pas, vetëm në një gabim që bëjnë dhe e verifikojnë vetë gabimin. Kurse binjaket kanë komunikimin, por kur prishet ky ekuilibër, ndryshon gjithë struktura e tyre, por kjo nuk do të thotë se kanë ndryshuar dhe do të bëhet nami, përkundrazi gjuha e përbashkët është zgjidhja e tyre dhe ky është një favorizim shumë i madh që do të ndodhë tani. Është diçka e tretë, që s’ka lidhje me këto shenja, që do të ndikojë në pozicionimin dhe ndikimin pozitiv të çështjeve që janë hapur tani. Nëse flasim për këtë javë dhe javën tjetër është pak e tensionuar situata, por në data të caktuara ndodhin fenomene të rëndësishme për jetën e qytetarëve tanë të dashur.





Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj thotë se policia ka informacione që mund të ketë tentativa për të shkaktuar probleme më 30 qershor 2019 , megjithatë ai mohon që vendi rrezikon të shkojë në një përplasje civile. Ai thotë se problemet që mund ketë janë ato të rendit publik.

“Ne nuk jemi të vendosur, ne jemi të detyruar për të shkuar në zgjedhje, ne jemi të detyruar prej Kushtetutës. Kush mund të ishte alternative… Jo. Nuk rrezikon të ketë përplasje civile, sepse nuk ka një konflikt civil në Shqipëri. Probleme mund të ketë më datë 30 Qershor. Probleme të nivelit të rendit publik, probleme të kriminalitetit, por jo probleme të konfliktit civil.

Kemi dhe informacione që mund të ketë tentativa për të shkaktuar probleme në nivelin kriminal të çështjes, por jo në nivelin civil. Do të jenë grupe të caktuara kriminale. Çdo ditë kemi probleme kriminale në Shqipëri, grupe kriminale ose individë që zhvillojnë veprimtari kriminale ka shumë” – tha Lleshaj në një intervistë në “Opinion”.



****



Nga Përmeti, i pari i qeverisë  zt.Edi Rama , i siguroi qytetarët se më 30 qershor 2019 askush nuk do guxojë t’i ndalojë ata të votojnë. 
E sa për ato që  Edi Rama i quajti, skenarë frike, të shpërndara nga opozita se do të ndodhë një tjetër ’97, kryeministri vijoi me batuta. 

Sipas tij nëse katërshja, aty ku ai përmendi emrat e Presidentit Ilir Meta, Kryedemokratit Lulzim Basha, liderit historik të PD-së Sali Berisha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, nuk do të pinin kafe turke deri më 30 qershor asgjë nuk do të ndodhte.

Rezultate imazhesh për faik konica

“Këtë herë nuk ka më karamele për Lulin, pavarësisht se këta thonë do bëhet ’97-ta e dytë, do bëhet qameti… Po pse ça ka ndodhur këtu?

 Ku është populli këtu që ka dalë në rrugë se ju morën paratë? Po këto janë skenarë veç për të mbjellë frikën, ju siguroj që nëse s’ka filxhan deri më 30 qershor 2019  dhe nëse katërshja, Liri, Monika Saliu dhe Luli ndalojnë pirjen e kafes turke deri më 30 qershor, asgjë s’ka për të ndodhur”, shtoi Rama.

Kryeministri tha ndër të tjera se pavarësisht protestave të opozitës, qeveria nuk rrëzohet.

“Protestat të vazhdojnë, mund të kthehen edhe vetë në molotov, por qeverinë nuk e rrëzojnë dot. Mund ta kishin djegur Parlamentin…por Parlamenti nuk janë muret”,- tha ai.

Sipas kryeministrit është e pamundur të imagjinosh të shkosh në burg se iu del në krahë e bën rrëmujë për opozitën.


Kërcënojnë fizikisht popullin e përbetohen se nuk do ta lejojnë popullin të shkojë në zgjedhje. 

Këtë gjë e shohim për herë të parë në historinë e botës, ashtu sikurse për herë të parë pas vitit 1922 në Itali, rishfaqët fenomeni i djegies së mandateve. 

Në vend të ishin zëri i kritikës, ata i dogjën mandatet dhe thanë do bëhemi popull, u futën mes turmave dhe nxitën çakërdisjen mes atyre me budallenjve dhe të sinqertëve, i hodhën t’i binin me kokë murit të ligjit, këta që pranuan të bëhen mish për top mbeten në burg, ai që ishte në krye të tyre doli.

 Doli në gjykatë dhe tha s’kam lidhje me turmën, vajta t’i qetësoja”,- ironizoi më tej Rama ish-deputetin e PD-së, Bardh Spahinë.

Ndër të tjera ai tha: “A shkohet në burg për Monika Kryemadhin? Si mund të shkohet të lësh familjen, të lësh fëmijët se në filxhan i ka dalë asaj që s’do ketë zgjedhje? 

A mund të bëhet burg për Ilir Metën? Për të mbrojtur dekretin antidekret, qesharak dhe skandaloz të Ilir Metës? 

Zgjedhjet nuk janë të mijat, janë tonat, janë të popullit. Nuk i caktova unë, as Meta, por Kushtetuta ia cakton atë detyrë. 


Këta duan të na kthejnë përmbys gjithë sistemin, duan të na bindin që nëse një pakicë nuk i do zgjedhjet ato nuk mund të bëhen”.


****

Rezultate imazhesh për alban lulushi


Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Lulzim Basha thotë se nuk ka dalje nga kriza politike në Shqipëri “pa u ndëshkuar personat që kanë kapur shtetin me krim të organizuar dhe korrupsion” dhe se ky është kushti i panegociueshëm i opozitës.

“Kriza politike ka tre dimensione, kapjen e gjithë pushteteve në një dorë, ajo që njihet si autokraci. Publikimet më të fundit të Bild dëshmojnë se kemi shkrirjen e krimit partisë në pushtet dhe institucionet në një. Zgjidhja nuk mund të kalojë me marrëveshje dhe thjesht me pazar mes palëve. S’mund të ketë zgjidhje pa drejtësi, pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve që bashkë me kriminelë kanë vjedhur zgjedhjet e kanë ngritur një qeveri ilegjitime”,- shprehet Basha.

Basha ripërsëriti se zgjedhje më 30 qershor nuk mund dhe nuk do të ketë me një parti të vetme dhe se ftesa e kryeministrit Edi Rama për dialog të brendshëm politik është vetëm “hedhje hi syve” të qytetarëve.

“Vendimi ynë pa dyshim i paprecedentë, u zbulua të ishte vendim i vërtetë sepse gjithë bota e ka parë që Parlamenti shqiptar, qeveria shqiptare nuk janë produkt i votës së lirë por të shkrirjes në një të partisë në pushtet me elementë të krimit të organizuar.

Ftesa për dialog që bëhen për sy e faqe nuk janë ftesa por bëhen sa për sy e faqe për t’u hedhur hi syve shqiptarëve. Në krizën aktuale është e qartë se shkaktari kryesor është zt.Rama që për pushtetin e tij ka lidhur pakt me krimin. Në Shqipëri, zgjedhjet janë vjedhur në të gjithë territorin, nga Durrësi në Dibër, nga Shkodra në Lezhë, në Vlorë dhe kudo rrjetet kriminale kanë bashkëpunuar me PS-në për vjedhur zgjedhjet.

Së dyti, vjedhja e zgjedhjeve është bërë me të gjitha metodat, me blerjen e votave, me mbledhjen e kartave të identitetit, me ndalimin e votuesve të opozitës për të shkuar për të votuar, me frikësimin e tyre, me frikësimin e administratës publike, me përdorimin e policisë së shtetit.

Imazh i ngjashëm

Pra janë përdorur të gjitha metodat për të vjedhur dhe manipuluar zgjedhjet. Së treti është përfshirë e gjithë kupola shtetërore nga kryeministri tek polici apo mësuesi i thjeshtë që kërcënoheshin me bukën e gojës nëse nuk shërbenin si kamikazë politikë për të vjedhur apo për të blerë vota për partinë në pushtet.

Së treti, në këtë ndërmarrje janë mobilizuar të gjithë kriminelët e Shqipërisë, nga bosët e krimit të organizuar, nga Ymer Lala, Bajrët, Shullazët me shokë deri tek kriminelët më të rëndomtë janë bërë njësh me Partinë Socialiste për blerjen e votës.

Radiografia që i bëri Bild blerjes së votës në Shqipëri, nuk është thjesht një shtet i kapur në krim, por një shtet i shtrirë në krim. Asgjë nuk do ta zgjidhë këtë krizë pa u ndëshkuar hajdutët e votave qofshin kriminelë të rrugë apo politikanë të bërë njësh me krimin. Ky është një kusht i panegociueshëm, jo thjesht për opozitën. Nëse nuk arrijmë këtë, nga kjo krizë do të shkojmë në një krizë akoma më të thellë.

30 qershori nuk është një datë zgjedhjesh, votime ka edhe në Korenë e Veriut. Për liri dhe demokraci flet edhe Maduro i Venezuelës, procese farse mban edhe Berdimuhamedov i Turkmenistanit, po këto nuk janë standarde perëndimore. Nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën, nuk mund të ketë zgjedhje pa kandidat.” – shprehet Basha.


 

Partia Demokratike, ka denoncuar me 28 qershor 2019 me anë të ish-deputetes, Albana Vokshi, presionin dhe kërcënimet që Rilindasit po u bëjnë mjekëve dhe infermierëve për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Vokshi deklaroi gjatë konferencës për mediat, se mjekët dhe infermierët janë nën shantazh të vazhdueshëm nga Rilndasit, të cilët po i kërcënojnë me vendin e punës nëse nuk marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Prishtinë,29 qershor 2019.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...