Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/07/07

 “Ditët Letrare të Razmës“, të organizuara nga Instituti Europian “Pashko”, kanë kulmuar me dhënien e “Çmimit Kadare 2019”, në Letërsi. Për këtë vit fitues i këtij çmimi është shpallur Loer Kume.



'Çmimi Kadare 2019', kush është fituesi i 10 mijë eurove

Këtë çmim, Kume, si përfaqësuesi i një brezi të ri shkrimtarësh, e fitoi me një përmbledhje me tregime.

“Loer Kume, përfaqësues i një gjenerate të re shkrimtarësh, i cili eksperimenton me letërsinë, në kërkim të formave të reja letrare, larg komercializmit dhe të zakonshmes ne  letërsi”.

kume.png

Ky ishte motivacioni, me  të cilin juria e “Çmimit Kadare 2019”, e kryesuar nga Bashkim Hoxha në përbërje të së cilës janë shkrimtarët Mehmet Kraja, Genciana Abazi, Alda Bardhyli dhe Diana Kastrati, vlerësoi shkrimtarin Loer Kume.
Pesë finalistët që garuan dhe mbërritën deri në finale për çmimin e madh të letërsisë ishin, Fate Velaj, Mimoza Hysa, Roland Gjoza, Ylljet Aliçka dhe Loer Kume.
Çmimi letrar “Kadare” është një prej çmimeve më të mëdha letrare që ndahet çdo vit për një autorë shqiptar. Ky është viti i pestë i krijimit të “Çmimit Kadare”. Në pesë vite më se 120 autorë kanë qenë pjesë e këtij konkursi, ndërsa janë botuar edhe vepra të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore shqipe, vepra që kanë qenë fituese të këtij çmimi.
Vitin e shkuar me këtë çmim u nderua shkrimtari Virgjil Muçi, ndërsa më herët janë vlerësuar autorët Musa Ramadani, Shkëlqim Çela dhe Rudolf Marku.
Projekti i çmimit “Kadare” ka një vlerë prej 10 000 eurosh, ku përfshihen: Kontrata individuale me autorin, botimi i veprës, promovimi, e drejta e autorit dhe Ditët Letrare të Razmës.


Vazhdojnë protestat në Beograd kundër qeverisë së Vuçiç në javën e 31-të të tyre.

Protesta anti-Vuçiç në Beograd, protestuesit kërkojnë ndryshimin e kodit zgjedhor
Protestuesit kanë marshuar paqësisht nën siglën ‘1në5 milionë’ drejt rajonit qëndror të policisë në Beograd.

Protestuesit dolën me deklarata kundër presidentit Aleksandër Vuçiç dhe qeverisë në pushtet. 

Organizatorët e protestës kërkuan ndryshimin e kodit elektoral për të evituar manipulimet në zgjedhjet e radhës.

Në fjalime u fol edhe për çështjen e taksës 100% që Kosova i vendosi Serbisë nëntorin e kaluar.

Ndërkohë u denoncua edhe dhuna që ushtruan institucionet e qeverisë ndaj opozitarëve, gazetarëve dhe studentëve në protestat e javëve të kaluara gjatë marshimeve në zyrat e radiotelevizionit publik.

Protestuesit kanë paralajmëruar sërish protesta kundër qeverisë të shtunën e ardhshme.

DËSHMIA E RRALLË E FAMULLITARIT PËR ZGJEDHJET E 1924-ËS NË SHKODËR: “PUSHKË?...JO! ÂSHT BIRRA QI BASHKIJA U QET MALCORVET”


Dëshmia e rrallë e famullitarit për zgjedhjet e 1924-ës në Shkodër: “Pushkë?...Jo! Âsht birra qi Bashkija u qet malcorvet”
Shkodra ne 1924

 Famullitari i Shkodrës, Dom Artur Jaku, ka risjellur në kujtesë një shënim të Dom Lazer Shantosë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Dom Jaku solli për lexuesit që e ndjekin, shënimin e Dom Lazer Shantosë me titullin ‘Zgjedhjet në Shkodër’ në vitin 1924
.
Postimi i Dom Artur Jakut:

Koha ka tregu që politika ka rrugëtimin e vet, e qyteti të vetin.
Shpesh nuk kanë të njëjtin rrugëtim.
Me lutjen që të dimë me u sjellë si besimtarë para se me u sjellë si partiakë po sjell në kujtesë një shënim të të Lumit dom Lazer Shantoja, me titull “Zgjedhjet në Shkodër”  Viti 1924
‘Mêrren me qirà automobila, karroca, kual. Nisen propagandistat nëpër zonat e ndryshme të Prefekturës. Telegrafë e telefon pà pushue. Mbledhje aty ktû. Kah mrâmja ja mrrinë zgjedhsit e dytë të përciellun me gjind të shënjuem për kontroll. Secili niset te vêndi i shênjuem prej partiës s’vet. Aty nuk ndihet tjetër veçse Popullore, Popilorja Petullore, Opozitë, Depozitë, Kompozitë, Buzhicë e Peticë. Oratorat e kryetarët e partienavet shpërvilen. “Rrnoftë” njéna o ”Rrnoftë” tjetra. Dahen me bûjtë nëpër shpija. Dicka kërset andej kah Perashi. Pushkë?...Jo! Kshtêja?...Jo! Âsht birra qi Bashkija u qet malcorvet... “pour l’Albanie”!...Në rrugë të madhe Popullorja ndeshet n’Opozitën. Popullorja (buzëqeshtë): Hej ti lum miku! Si m’a kè qefin?Opozita (serjoze): S’ka mâ mirë! Me fè të gjallë! Popullorja (t’u zgërdhi): Hê,hê!... Ani mue do me më kallxue ti! Morè, për Zotin (edhè Zotin po t’a bâj) ti nuk je në qefë hiç e burrë, porse don me m’u shti mue. E lypë piligrami ashtû; hajd ti, bâjnë nji grimë rrugë bashkë, mandej ndalen.
Popullorja i avitet Opozitës e tuj i marrë dorën i thotë : A ma kallxon tash të drejtën? Por të drejtën due me më kallxue! Tek e mramja na jena miq...ekushdo qi të fitojë...na tu shoshoqi do të ngasim...? Tashti, a t’âsht mbushë edhè ty mêndja përnjimend se e fitojmë na, e vec të duhet me qindrue. Pash Zotin fol si burrë e ma kallxo të drejten....!’

deputetet-parlamenti-i-pare.jpg

Deputetët e Parlamentit të parë shqiptar, 1924. Partia Popullore dhe Partia Përparimtare 

Prof.Dr. Sali Berisha uron Pavarësinë e SHBA: Një ditë e bekuar për të gjithë shqiptarët, ka kontribuar në lirinë tonë



Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar SHBA me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Berisha e quan 4 Korrikun një ditë të bekuar për shqiptarët.

Sipas Berishës, në të gjitha momentet kritike të Shqipërisë, SHBA kanë luajtur rol përcaktues për liritë e kombit tonë.

Më tej Berisha shpreh mirënjohjen e pakufishme nga zemra për SHBA.

Berisha uron Pavarësinë e SHBA: Një ditë e bekuar për të gjithë shqiptarët, ka kontribuar në lirinë tonë


Statusi i plotë:

4 Korriku, dita e Pavaresise se SHBA!

Miq, sot kombi i madh amerikan feston 243 vjetorin e paversise se tij. Ne keta 2 shekuj e 43 vite, kombi i madh i lirise shnderroi SHBA ne vendin me te lire, me te fuqishem, me te zhvilluar dhe me te begate te planetit.

Por ne 243 vite lirie kombi amerikan ka kontribuar me shume se çdo komb tjeter per lirine e popujve te tjere te shtypur dhe pushtuar.

Per ne shqiptaret, nje komb jetim me histori tejet te veshtire, kjo eshte nje dite e bekuar pasi ne te gjitha momentet tona kritike SHBA kane luajtur rol percaktues per lirite tona.

Duke shprehur mirenjohjen tone te pakufishme le te urojme nga zemra Zoti i bekofte SHBA, flamurin dhe lirine e tyre! sb

Protesta anti-George -Soros / Sali Berisha përshëndet shqiptarët e SHBA: Mirënjohje që dolët kundër kryespekullantit dhe krijesës së tij politike

Protesta anti-Soros/ Berisha përshëndet shqiptarët e SHBA: Mirënjohje që dolët kundër kryespekullantit dhe krijesës së tij politike (VIDEO)


Ish kryeministri  shqiptar Prof.Dr. Sali Berisha ka përshëndetur protestën e sotme të komunitetit shqiptar në SHBA, para Shtëpisë së Bardhë.


Përmes një postimi në ‘Facebook’, Berisha shpreh mirënjohjen e tij ndaj organizatorëve dhe e quan George Soros kryespekullantit e planetit, ndërsa kryeministrin Edi Rama, krijesën e tij politike.

Postimi i plotë:

Proteste para Shtepise se Bardhe.

Qindra shqiptaro amerikane protestuan sot pas dite para Shtepise se Bardhe kunder nderhyrjes ne Shqiperi te kryespekullantit te planetit George Soros dhe krijeses se tij politike Edvin Kristaq Mafise, Moduros se Ballkanit. Mirenjohje te pakufishme ndaj tyre!

Ndiqni nje video te protestes se tyre. sb

'Deklarata e Neritan Cekës, lajthitje e pashoq, i duhet një konsultë tek psikologu'



Nga Rezar Balla

Deklarata" e Neritan Cekës në një prej auditoreve mediatike, (e vë në thonjëza se ajo nuk është deklaratë por lajthitje e pashoq), është një skandal në aspektin e komunikimit publik të një personazhi që ka mbajtur jo pak poste publike në historinë e tejzgjatur tranzitore të vendit tim, ka themeluar një parti, është profesor, arkeologjist, me shumë gjasa dhe 'Honoris Cuasa në ndonjë vend të botës së tretë' me kush e di sa doktoratura.


'Deklarata e Neritan Cekës, lajthitje e pashoq, i duhet një konsultë tek psikologu'

Citoj: "Të mblidhem dhe të themi: zotërinj, shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! - I zëntë bukën e kalamajve! - Nuk di çfarë mallkimi tjetër të them".


Ceka paska rrjedhur dhe ky është problemi i tij, një konsultë tek psikologu do të ishte e udhës për të. Por problemi kryesor është degradimi i etikës së komunikimit publik, e sidomos në media dhe studio televizive, (mendo çfarë bën Ceka në auditore e leksione të hapura), degradim që tashmë kalon pa filtra dhe për më tepër pa reagim. Zero reagim për të mos thënë dhe një lloj mbështetje apo motivim për ta agravuar edhe më shumë.

Një gjuhë e tillë urrejtje, mallkuese dhe fyese, normalisht në mos të ndalohej duhet të kishte një përpjekje për ta moderuar/zbutur prej moderatorit, drejtuesit apo autorit të emisionit. Por jo. JO. Zero reagim.

Problemi është jo te deklarata e Cekës se ai apo Kozma Dushi mbajnë përgjegjësi indivuduale për atë çfare llomotisin, por tek qasja dhe modeli që po krijohet: Ti je në studio TV dhe mund te thuash c'të doje kokrra e qejfit pa ruajtur e marrë në konsideratë se cila është audienca e TV në atë moment - jam i sigurt qe nuk e bën shumica e TV-ve këtë analizë se tashmë analiza e vetme është numri i like-ve dhe share.

Duke e toleruar Neratin nga ekrani të shajë e ofendoje, mallkojë deri tek buka e kalamajve, në emisionin e rradhës, mund të shfaqet një tjetër personazh intelektual që shpalos librin e shtëpisë ndaj kundërshtarit politik, rivalit apo sfidantit.

Është shqetësuese se sa indiferent po tregohemi ndaj modelit që po promovohet nga media dhe arenat mediatike të debateve të kësaj natyre, dhe kur ta kuptojme,'fara' hedhur pa filtra dhe kontroll gjatë kësaj etape do të këtë ngritur rrënjë të forta, e s'do këtë filtër që ta parandalojë qasjen destruktive dhe respektin e munguar ndaj audiencës.

Siç duket autoriteti që duhet të monitorojë TV dhe moderatorët për etikën dhe gjuhën e moderuar që duhet të kenë përballë audiences nuk është vigjilent aq sa duhet.

SHTETI IM KU JE? NE BURGJET E GREQISË NË 17 MUAJ, 11 SHQIPTARË TË VRARË



Për vitin 2018 janë regjistruar shtatë vdekje, ndërsa për 2019 jane regjistruar pesë të tilla.

Në përgjithësi është bërë e mundur të zbulohen dhe të identifikohen vetëm për 23 raste të tilla, pasi mungon dëshira e ambasadës sonë në Greqi për një bashkëpunim, në një kohë kur ne dy vitet e fundit numri i vdekjeve është tepër shqetësues.

Shteti im ku je? Ne burgjet e Greqisë në 17 muaj, 11 shqiptarë të vrarë (LISTA)

10/01/2018. Një 45-vjeçar la frymën e tij të fundit në Ditën e Vitit të Ri në spitalin e burgut të Korydallos. I paraburgosuri me origjinë shqiptare kishte prerë venat e tij dhe ishte transferuar në spitalin e burgut.
25 /01/2018. Një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i pajetë në qeli. Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte normale kur kishte shkuar për të fjetur. Ai u gjet i vdekur nga gardianët, ndërsa shkaqet janë ende mister sot e kësaj dite.
15/01/2018. Gjendet i varur ne komisariatin epolicisë në Kissamos në Kretë, 54-vjeçari, babai i pese fëmijëve, që priste dëbimin pasi i kishte mbaruar leja e qendrimit 6-mujor. Familja kundërshton këtë gjë duke theksuar se nuk kishte arsye te varte veten.
16/02/2018, Gjendet i vdekur ne qeline e paraburgimit një 54-vjeçar shqiptar, babai i 5 fëmijëve, të cilit i kishte mbaruar leja e punesimit. Ai punonte në bujqësi dhe pronari i kishte dhënë strehim dhe ishi ne proces te legalizimit për lejen e tij.Ai mbahej ne rajonin e policisë në Kisamu në Hania për dëbim nga Greqia.
8 /09/2018. Në burgun e Koridhalos vritet shqiptari Franc I. 31 vjeç nga qyteti i Vlorës, për këtë vrasje ka njoftuar e motra e tij, pasi u mbajt e fshehur nga mediat greke.
25/11/ 2018. Një 35-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun e Trikalas. Shkaqet janë mistererioze, pasi u gjend I vdekur ne kravatin e tij nga gardianet e burgut.
26/12/2018. Gëzim Shekaj 33 vjeç nga Vlora gjendet i varur në qelinë e spitalit psikiatrik të burgut të Koridhalos. Një i afërm i tij tha se 33-vjeçarit i ishin injektuar gjilpëra.
14/01/2019. Arbër Bako 35 vjeç vritet në burgun e Koridhalos me 17 goditje me thikë. Vrasja e tij është filmuar nga kamerat e sigurisë në korridoret e burgut, ku duken dy persona që e godasin vazhdimisht me thika të improvizuara, teksa Bako përpiqej t’u largohej. Ai u dërgua në spital, por nuk mbijetoi.
15/01/2019. Gjëndet i varur në komisariatin e policise në Agio Nikolaos ne Kretë.
27/01/2019. Në burgun e Koridhalos vritet Bardhyl Tusha i njohur edhe me emrin Bandiol Tusha nga qyteti i Sarandës. Trupi i tij i pajetë ndodhej në dhomën e tij të qelisë, në zonën E të burgut. Ekspertiza mjeko-ligjore doli në konkluzion se I dënuari ishte mbytur në qeli. Lidhur me kete vrasje Prokuroria e Athinës ka filluar hetimet.
1/05/ 2019. Një 29-vjeçar shqiptar vritet në burgun e Trikalas. ai është goditur me thikë në gjoks nga dy të burgosur me origjinë greke, njofton ministria e drejtesise greke.
27 /04/2000, Mondi Gjoni 18 vjeç u vra nga një polic, me një plumb në qafën , gjatë një revoltimi në burgun e fëmijëve në Avlona të Athinës.
25.11.94: A. Grabocka, gjëndet i vdekur ne qelinë e paraburgimit të komisariatit të policisë i të huajve në pritje për dëbim
10/10/1997 , Polici Jorgos Spanudhis qëlloi me armë zjarri dhe vrau një shqiptar në paraburgim, pasi tentoi te ikte.
16/12/1997. B. Bregkoki 30 vjeç, u vra nga polici Jorgo Spanidis në burgun Dhiavato të Selanikut.
24 Mars 2005. Në burgun e fëmijëve në Avlona të Athinës, gjendet i vdekur 19-vjeçari Ismail Saliko, ku u transferua në Qendrën Shëndetësorenë Kapandriti, ku u regjistrua vdekja e tij. Shkaqet janë të panjohura.
30/03/2006, Në qelinë nr.80 te godinës e katërt “D” në burgun Koridallo humbet jetën nga zjarri sëbashku edhe me me tre te tjerët 38-vjeçari Marian Greca.
15/04/2007 . Gjendet i vdekur në qelinë e komisariatit të policisë në Ilio në Agios Fanourios në Athinë 19-I Leonidha K. shtetas shqiptar. Familja proteston para policisë me një klimë të tensionuar duke mohuar se ai ka varur veten.

59537727_2154925497888981_7388068606455578624_o (1).jpg

2/06/2009 Ismet Boshlli u gjend i varur në orën 4 të mëngjesit në qelinë e tij në burgun Malandrinu në Fokidha, ku kishte lënë një shënim në të cilin shkruante se për 9-të vjet të dënimit nuk kishte marrë asnjëherë leje, duke dënuar kushtet e këqija të burgut, si dhe i kërkoi familjes së tij të mos shqetësohej sepse ishte një akt sakrificash për të mirën e të burgosurve të tjerë.
27 Mars 2014. Kudret Kume apo Ilia Kareli, u vra në burgun e Malandrinos, ishte viktimë e një torture çnjerëzore nga gardianët. Gjykata I denoi 12 gardianët me 6 muaj pushim nga puna përfshi këtu edhe ish-drejtorin e burgut 53-vjeçar, kun ë 17 janar të 2017 vdes në një aksident pasi ka humbur kontrollin e makinës së tij dhe u rrëzua nga një lartësi prej 20 metrash në autostradën Antiriou-Itea.
17 prill 2014. Një përleshje mes dy të dënuarve shqiptarë në burgun e Patras në Greqi ka përfunduar tragjikisht për njërin prej tyre, Viktima është një 24-vjeçar i dënuar me 12 vjet për grabitje, ndërsa autori i krimit është i dënuar me burg të përjetshëm për trafik droge dhe posedim armësh.
3 gusht 2016 Gjendet i vdekur 29-vjeçari nga Lezha Pëllumb Marnikolaj në komisariatin e Policisl në Ano Patisia në Athinë. Në trupin e tij u gjenden shenja dhune dhe masakrimi nga ana e policisë, ku dhe vdekja ka ardhur si shkak e kësaj dhune.
12.09/2016, Gjëndet i vdekur në qelinë e burgut Malandrinu në Fokidha në godinën “Z” një shqiptar 49-vjeçar. Ai u gjend i varur ne dritaren e qelisë nga gardianët e burgut, në një kohë që bashkëvuajtësi tjetër që ishin bashkë në qeli ishte jashtë.
Incidentet po bëhen gjithnjë e më të ashpra, shërbimi nuk është në gjendje të mbrojë të burgosurit e dobët. Gjendja ka ikur nga kontrolli në këto tre-katër vitet e fundit, duke bërë që Greqia të jetë vendi me sistemin më të keq të burgjeve në Bashkimin Europian/ Shpëtim Zinxhira

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...