Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/07/11

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas mesazhin që kryeministri Edi Rama i kishte dërguar Presidentit Ilir Meta, të cilin ky i fundit e bëri publik vetëm pak ditë më parë.

Meta Rama Kryemadhi

Në mesazh, Edi Rama i shkruante  presidentit shqiptar Ilir Metës se pas zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 Lulzim Basha nuk do të ishte më në krye të PD dhe kur Meta të mbaronte mandatin e Presidentit nuk do të gjente më gjurmë LSI-je.

Lidhur me këtë, Monika Kryemadhi tha se nuk kishte ditur një mesazh të tillë dhe për këtë i kishte mbetur hatri nga  Ilir Meta, që nuk ia kishte treguar.

Më tej, ajo tregoi se i ka thënë Metës që kur të mbarojë mandatin e Presidentit të hyjnë të dy në garë për të parë se cili do të fitojë.

“Mua nuk ma kishte treguar Meta mesazhin, i thashë se më ngeli hatri që s’ma ka treguar. Unë i thashë që kur të mbarosh mandatin e Presidentit të hyjmë të dy në garë dhe të shohim kush do të fitojë.

E çuditshme është si Rama kishte parashikuar si Basha nuk do ishte më kryetar i PD dhe si do zhdukej LSI, kur çuditërisht LSI u shtua. Fallxhore unë, fallxhor Rama, por mua më dalin fjalët, kurse atij jo. Unë nuk them që 85% janë LSI e PD, se nuk ka shanse”, tha Monika Kryemadhi.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka reaguar ashpër ndaj nënshkrimit të marrëveshjes, për unifikimin e misioneve diplomatike mes Kosovës dhe Shqipërisë.


JU  LUMTË  MINISTRA - LE TË PLASË SERBIA ! 


Të martën në Tiranë, Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli nënshkruan marrëveshjen për unifikimin e misioneve diplomatike mes Kosovës dhe Shqipërisë.


Për jetësimin e kësaj ideje, Cakaj përmes një shkrimi në Twitter tha se “hap horizonte të reja për veprime të përbashkëta institucionale”.

Edhe Pacolli shkruajti disa fjalë për këtë marrëveshje të rëndësishme, duke thënë se “Ky është një hap i madh përpara në integrimin tonë kombëtar, gjë që do të bëjë më të fortë veprimin e përbashkët global“, përcjellë Indeksonline.

Por, duket se Serbisë po i pengon lidhja e fortë diplomatike mes dy shteteve shqiptare. Është kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ajo që ka reaguar ashpër naj marrëveshjes së Cakajt dhe Pacollit.

Veç kësaj, Bërnabiq këtë marrëveshje e dënoi dhe e quajti si të “tmerrshme”.

Ajo i tha televizionit Pink, se është skandaloze që deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga Shtetet e Bashkuara, dhe se nënshkrimi i kësaj marrëveshje me qëllim është bërë në kohën kur po zgjedheshin udhëheqësit e rinj të BE-së, pasi në këtë mënyrë nuk do të kishte reagim nga Brukseli.


Ministri Pacolli, shkroi në Twitter se “ishte i nderuar për nënshkrimin e një marrëveshje historike të bashkëpunimit strategjik”.

“Ky është një hap i madh përpara në integrimin tonë kombëtar, gjë që do të bëjë më të fortë veprimin e përbashkët global”, tha Pacolli.

Edhe homologu i tij, Gent Cakaj shkroi me të njëjtat tone, duke thënë se marrëveshja “hap horizonte të reja për veprime të përbashkëta institucionale”.

1562264264 Anabernabic840x440

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç e dënoi nënshkrimin e kësaj marrëveshje duke e quajtur atë të “tmerrshme”.

Ajo i tha televizionit Pink, se është skandaloze që deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga Shtetet e Bashkuara, dhe se nënshkrimi i kësaj marrëveshje me qëllim është bërë në kohën kur po zgjedheshin udhëheqësit e rinj të BE-së, pasi në këtë mënyrë nuk do të kishte reagim nga Brukseli.

FLORI   BRUQI





Ambasadori i Austrisë në Shqipërisë, Johann Sattler, i është përgjigjur letrës së kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila kërkoi komision ndërkombëtar për të dorëzuar detyrën te pasardhësi i saj socialist, Valdrin Pjetri.

Ademi2

Në reagimin e tij, kryediplomati austriak i kujton Voltana Ademit se jemi në vitin 2019 dhe jo më 1913, që sipas tij, do të thotë se duhet të ketë mundësi për zgjidhjen e problemeve.

132
“Do isha i lumtur të diskutoja. Por 2019 nuk është 1913. Shqipëria aspiron të hapë negociatat me BE. Kjo kërkon aftësinë për të zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë nevojiten dy gjëra: Sezoni i konfliktit duhet të ndiqet nga sezoni i zgjidhjes së konflikteve. Shqiptarët duan të shkojnë me pushime me mendje të qetë”, shkruan ambasadori austriak.(Telegraf)

Kryebashiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, dhe disa kryebashkiakë të djathtë ende në detyrë, si Xhelal Mziu i Kamzës, Agron Kapllanaj i Mallakastrës, kanë zhvilluar snjë takim me ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo.


66298863 2356454461268934 7303677472661307392 N
Ky takim vjen vetëm dy ditë pasi kryebashkiakja Ademi iu drejtoi një letër gjithë ambasadorëve të huaj në Tiranë, duke iu kërkuar të ngrenë një komision ndërkombëtar që ajo të dorëzojë detyrën te pasardhësi socialist i zgjedhur nga 30 qershori 2019.

Vetë Ademi ka njoftuar në “Facebook” takimin me kryediplomatin italian, duke u shprehur se ka zhvilluar me të një bisedë tejet konstruktive.


“Falenderoj përzemërsisht Ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tone SHT Z. Alberto CUTILLO për përgjigjen ndaj letrës që unë, si kryetare e Bashkisë dhe qytetare e Shkodrës, i dërgova si përfaqësues i një vendi mik dhe me lidhje të ndërsjellta shekullore.

Në Ambasadën e Republikës së Italisë me Z. Ambasador, bashkë me kolegët z. Agron Kapllanaj kryetar i Bashkisë Mallakastër dhe z. Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë Kamëz, zhvilluam një bisedë tejet konstruktive, ku përcollëm të gjitha shqetësimet tona tashmë të njohura e publike.

Gjetëm vëmendjen e tij të plotë për çfarë diskutuam dhe çeshtjet e rëndësishme që ngritëm për funksionimin normal të sistemit demokratik në përgjithësi dhe të qeverisjes vendore në veçanti. #FaleminderitAmbasadorCutillo”, ka shkruar Ademi.

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, iu ka drejtuar një letër ambasadorëve të SHBA dhe BE në vendin tonë



Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, iu ka drejtuar një letër ambasadorëve të SHBA dhe BE në vendin tonë, lidhur me vendimin që duhet të marrë për dorëzimin e detyrës te pasardhësi socialist, i fitoi pa garë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Db62f2a0a42d7ff6c1443b0bdb64c8de L

Z.Voltana Ademi iu kërkon ndërkombëtarëve të ngrenë një komision administrativ evropian, si në vitet 1913-1914 dhe 1918-1920, pasi vetëm me një komision të tillë do të dorëzojë Bashkinë e Shkodrës te kryeministri Edi Rama.

“Sot, në 2019, nuk mund t’ia dorëzojmë atë as Kryeministrit e as të emëruarit të tij 8%. Në vitet 1913-1914 dhe 1918-’20, ky qytet me rendësi vitale për të gjithë kombin është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prapë rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën.

Ndaj ju drejtohem Ju, në emër të qytetarëve shkodranë, që ne jemi të gatshëm më parë të pranojmë një komision administrativ europian, besimplotë te vullneti i tyre demokratik derisa të shkohet në zgjedhje të vërteta, sesa të biem nën diktaturën e pakicës së pakicës votuese.

Për këtë, në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, ju kërkoj publikisht të takohemi për të biseduar mbi këtë situatë të pazakontë, me shpresën që do të bëheni garant i vullnetit qytetar”, shkruan Ademi në letër.

Letra e plotë:

E nderuara znj. Leyla Moses-Ones, e Ngarkuara me Punë pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë,
I nderuar Sh.T.Z. Luigi Soreca, Ambasador i Bashkimit Europian,
I nderuar Sh.T.Z. Bernd Borchardt, Ambasador i Prezencës së OSBE në Tiranë;
E nderuara Sh.S.Znj. Susanne Schütz, Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë,
I nderuar Sh.T.Z. Duncan Norman MBE, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar
I nderuar Sh.T.Z. Alberto Cutillo, Ambasador i Republikës së Italisë
I nderuar Sh.T.Z. Dr. Johann Sattler, Ambasador i Austrisë
I nderuar Sh.T.Z. Adrian Maître, Ambasador i Zvicrës

Një shqetësim i madh qytetar, intelektual e politik më shtrëngon dhe detyron t’ju shkruaj shkëlqesi të nderuar, miq të paepur të vendit tim, përfaqësues të demokracive, që ne kemi ëndërruar e ndjekim si model për vendin tonë!

Sot në qytetin e Shkodrës dhe jo vetëm ekziston një trysni dhe ankth i madh!

Më 30 qershor në metropolin e veriut, qendër e rezistencës antikomuniste, qendër e së djathtës historike e aktuale, jo vetëm nuk pati zgjedhje lokale, por as votime! Qytetarët iu bindën logjikës piramidale të shtetit, ku në krye të tij rri Presidenti i Republikës, institucioni që nxjerr dekretin e datës së zgjedhjeve! Sipas dekretit të tij, ato zhvillohen më dt. 13 tetor.

Qeveria vendosi dhunshëm të konsumojë farsën e 30 qershorit, duke rrëzuar dekretin e Presidentit, fakt ky që u pohua zyrtarisht e qartë nga OSBE-ODIHR që në raportin paraprak! Në votime në Shkodër, sipas kësaj organizate, dolën 8% të qytetarëve me të drejtë vote! Mbi shumë prej tyre pati presione të çdo lloj forme që të paraqiteshin, duke shkelur çdo princip të lirive të individit!

Me modesti, pohoj se, në dijet e mia, demokraci do të thotë vullnet i shumicës!

Shumica në Shkodër në veçanti, dhe në Shqipëri në përgjithësi ka folur qartë, duke bojkotuar procesin monist të Qeverisë! Kjo shumicë nuk u bë e mundur as për të votuar e jo më për të zgjedhur!

Të nderuar ambasadorë!

Të ashtuquajturat votime, të zhvilluara në kushte ilegjitime, ishin shumë larg standardeve të një cikli kushtetues elektoral. Në kuadrin rregullues ligjor, paqartësitë e interpretimet arbitrare sollën përplasje të forta institucionale, çka na vunë ne kryetarëve të bashkive në pozita të vështira lidhur me përgjegjësitë përfaqësuese e administrative.

Është e pafalshme që edhe më 30 qershor, makineria qeveritare abuzoi me shpërndarjen e pushtetit në bashki apo me agjencitë qeveritare në nivel vendor për të siguruar rritjen e numrit të votuesve. Makineria qeveritare, përmes sistemit të kolauduar piramidal kriminal, bëri presion, ushtroi dhunë, pagoi ryshfet e para, e angazhoi pa rezervë të inkriminuar e njerëz me precedentë penalë. Fatkeqësisht, gjatë asaj dite të kobshme ky presion u shtri dhe më tej, jo vetëm tek administrata lokale, por dhe te çdo njeri me të drejtë vote, deri te përfituesit e ndihmës ekonomike, invalidët apo çdo grup tjetër që merr një ndihmë shumë të merituar nga bashkia.

Veprimet e ndjekura nga qeveria ishin arbitrare, duke iu shmangur procedurave ligjore, veprime të përçudnueme e me kokëfortësinë drejt marrëzisë së grabitjes me dhunë e manipulim të vullnetit e pushtetit të njerëzve. Veç për një proces elektoral europian nuk bëhej fjalë!

Të nderuar ambasadorë!

Pas 20 viteve të ratifikimit të Kartës Europiane për Qeverisjen Vendore në Shqipëri, pas përpjekjeve të shumta të të zgjedhurve vendorë, përmes mbështetjes së vazhdueshme e të çmueshme nga ana juaj për konsolidimin e parimeve të subsidiaritetit, pas 30 qershorit pushteti vendor në Shqipëri rrezikon të shndërrohet thjesht në një zvarranik të qeverisë qendrore. Rrezikohet të eliminohet përfundimisht mendimi ndryshe, vizioni ndryshe, pjesëmarrja e aktivizimi qytetar, duke u sheshuar njëherë e përgjithmonë sfida e ëndrra për zhvillim, që buron vetëm nga vetë njerëzit.

Kjo situatë do të eliminojë pluralizmin politik jo vetëm në drejtimin ekzekutiv të bashkive me 61 kryetarët, por akoma më keq, kjo situatë sjell 61 Këshilla, që në të gjithë rastet nuk do të përfaqësojnë qytetarët, ata do të funksionojnë pa kundërshtim konstruktiv e opozitë. Ky sistem, pa asnjë mëdyshje, do të krijojë premisat për arbitraritet dhe abuzim me fuqinë e tepërt. E do të kemi parlamente vendore njëpartiake, të së njëjtës parti me kryetarin, duke rrezikuar mekanizmat e “check and balance” në bashki, duke cenuar rolin vendimmarrës në interes publik.

Situata aktuale e ajo që larg qoftë mund të ndodhë, është vite larg vizionit të demokracisë vendore të sanksionuar në Kushtetutë.

Të nderuar ambasadorë!

Kthehem me trishtim të thellë te realiteti në qytetin tim, i cili nuk e pranon dot manipulimin, dhunën e imponimit kriminal e politik për t’i emëruar nga lart kryetarin e bashkisë! Qytetarët shkodranë kanë sakrifikuar shumë për demokraci e pluralizëm, duke çuar në altarin e kombit dëshmorët e saj! Ata nuk e pranojnë kthimin pas në neodiktaturë. Ata e dinë mirë e në të drejtën e tyre është një proces i lirë dhe i ndershëm elektoral, ku për votën e tyre vendos vullneti i lirë dhe jo kërcënimi i krimit të organizuar. Shkodra nuk e pranon komisarin politik të Kryeministrit. Ne si qytet jemi përballur me totalitarizmin dhe dialektika na ka dhënë të drejtë, ka fituar demokracia.

Sot, në 2019, nuk mund t’ia dorëzojmë atë as Kryeministrit e as të emëruarit të tij 8%. Në vitet 1913-1914 dhe 1918-’20, ky qytet me rendësi vitale për të gjithë kombin është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prapë rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën.

Ndaj ju drejtohem Ju, në emër të qytetarëve shkodranë, që ne jemi të gatshëm më parë të pranojmë një komision administrativ europian, besimplotë te vullneti i tyre demokratik derisa të shkohet në zgjedhje të vërteta, sesa të biem nën diktaturën e pakicës së pakicës votuese.

Për këtë, në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, ju kërkoj publikisht të takohemi për të biseduar mbi këtë situatë të pazakontë, me shpresën që do të bëheni garant i vullnetit qytetar.

Duke ju falënderuar për gjithçka keni bërë e bëni për vendin tim.

*Kryetare e Bashkisë së Shkodrës

Lista e zezë e politikanëve serbë

Haha

Persona non grata 


Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka treguar se Aleksandar Vulin dhe disa zyrtarë të tjerë serbë e kanë të ndaluar të hyjnë në Kosovë.



Ish-ministri Petrit Selimi ka publikuar një dokument pas moslejimit të hyrjes në Kosovë të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.


Përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social Twitter, Selimi ka shkruar se ka qenë ai i cili e ka nënshkruar ndalesën për zyrtarët serbë të Ministrive të Mbrojtjes respektivisht të Brendshëm sa ishte ministër i Punëve të Jashtme.

“Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, që njihet për gjuhën fyese dhe raciste kur iu drejtohet shqiptarëve është duke u ankuar që ai nuk po lejohet të hyjë në Kosovë. Të gjithë ministrat serbë të Mbrojtjes dhe të Brendshëm e kanë të ndaluar hyrjen në Kosovë. E di këtë, sepse unë e kam nënshkruar ndalesën”, ka shkruar Petrit  Selimi.

Petrit Selimi në Twitter ka publikuar një dokument nga koha kur ishte ministër i Punëve të Jashtme, ku ka nënshkruar një vendim në vitin 2016, që iu ndalon hyrjen në Republikën e Kosovës, bartësve të funksioneve të ministrave-ministreve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë përderisa nuk pranojnë ftesë zyrtare dhe individuale nga homologët e tyre në Republikën e Kosovës, raportojnë mediat kosovare.

Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine ; : Merrni urgjent masa, pritet përplasje e fuqishme

Janu 00000 1000x600 600x360

Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine, ka bërë një paralajmërim të frikshëm, duke tmerruar botën. Në një video të publikuar në Youtube, ai ka paralajmëruar se ka një mundësi shumë të madhe për përplasjen e një meteori në Tokë.



“Duhet të sigurohemi që njerëzit e kuptojnë se kjo nuk është Hollivud. Nuk është film. Duhet ta mbrojmë planetin e vetëm për momentin që ka jetë dhe ky planet është Toka”, ka thënë Bridenstine.

Bridenstine i është referuar një meteori të madh që hyri në atmosferën e Tokës dhe shpërtheu afër Chelyabinsk në Rusi më 2013. Meteori ishte i madh rreth 20 metra  në diametër dhe udhëtonte 64.000 (mijë) km/h.


“Kur hyri në atmosferën e Tokës, ishte më i ndritshëm sesa Dielli. Njerëzit mund ta ndjenin nxehtësinë e këtij objekti nga një largësi prej 62km… Kur shpërtheu, kishte energji 30 herë më të madhe se bomba atomike në Hiroshima… Dëmtoi ndërtesa në gjashtë qytete”, është shprehur Jim  Bridenstine.

“Do të doja t’ju thosha se kjo është diçka shumë e rrallë, por nuk është”, ka shtuar ai. Jim Bridenstine ka deklaruar se meteorët hyjnë në atmosferën e Tokës çdo ditë, por një meteor kaq i madh sa ky në Chelyabinsk hyn vetëm një herë në 60 vjet.

“E dimë se dinozaurët nuk kishin program hapësinor, por ne kemi, dhe duhet ta përdorim urgjentisht”, ka përfunduar zyrtari i NASA-së Jim Bridenstine.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...