Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/09/15

Martin Camaj ,ende i pa zbuluem




Martin Camaj

Martin Camaj lindi më 21 korrik 1925 në një zonë malore, në Temal të Shllakut. Ky mjedis i egër malor do të lërë mbresa dhe do të ndikojë te shkrimtari dhe gjuhëtari i ardhshëm. Që në fëmijëri u dallua për një zgjuarsi të veçantë, gjë që u ra në sy prindërve të Camajt. Kështu atyre u lindi dëshira që Martini të mos ndiqte rrugën e disa bashkëmoshatarëve për t‘u bërë çoban në ato zona, por të arsimohej më tej. La Temalin e largët dhe erdhi në Shkodër për të ndjekur mësimet në kolegjin Saverian, një kolegj me emër në të cilin kishin studiuar patriotë, shkrimtarë, gjuhëtarë dhe mësues të afirmuar në profesionin e tyre. Pasi mbaroi studimet në këtë kolegj, filloi të ushtrojë detyrën e mësuesit në fshatin Prekal të zonës ku lindi, 25 km larg Shkodrës. Bindjet e tij nuk pajtoheshin me regjimin e kohës, prandaj në vitin 1948, në moshën 23-vjeçare arratiset për në Jugosllavi. Pas disa peripecish, ai filloi studimet e larta në Universitetin e Beogradit, në degën Gjuhë-Letërsi Sllave dhe latine, pranë profesorit të dëgjuar kroat, Henrik Bariç. Menjëherë prirjet e tij letrare i konkretizoi me botimin e dy vëllimeve poetike “Nji fyell ndër male” (Prishtinë, 1953) dhe “Kanga e vërrinit” (Prishtinë, 1954). Nuk i dimë rrethanat se si u krijuan, por Martin Camaj, 8 vjet pasi ishte arratisur dhe pasi kishte mbaruar Universitetin e Beogradit, në vitin 1956, posa i kishte mbushur 31 vjetët, shkoi për studime pasuniversitare në Romë, duke lënë përfundimisht Beogradin dhe duke u bashkuar me shokët e një ideali E. Koliqin, K. Gurakuqin, M. Krujën etj.


Rezultate imazhesh për martin camaj

Në Universitetin e Romës u specializua për gjuhësi, duke konsoliduar gjithnjë e më shumë formimin e tij filologjik. Ai zgjodhi si temë disertacioni veprën e parë të gjuhës shqipe “Mesharin” e Gjon Buzukut, një studim mjaft interesant dhe i rëndësishëm për kohën kur u shkrua. Fillimisht Martin Camaj do të jetë lektor në Universitetin e Romës pranë katedrës së gjuhës dhe të letërsisë shqipe që drejtohej nga shkrimtari E. Koliqi, por njëkohësisht që për disa vjet qe edhe kryeredaktor i revistës prestigjioze “Shêjzat”(Le Pleiadi) (1957-1978) që dilte në Romë. Por jeta e këtij intelektuali ishte në lëvizje. Pas një qëndrimi prej afro 10 vjetësh në Romë, do të lerë kryeqytetin italian dhe do të vendoset në Mynih të Gjermanisë, ku do të merret kryesisht me studime gjuhësore.


Rezultate imazhesh për martin camaj
Në Universitetin e atij qyteti do të mbrojë me sukses një temë nga fusha e formimit të fjalëve të shqipes, të titulluar “Fjalëformimi i shqipes. Mënyrat e formimit të emrave të vjetër.” Në Mynih jo vetëm do të mbajë leksione për studimet albanologjike, por pas disa vjetësh do të themelojë katedrën e gjuhës shqipe në atë universitet që do ta drejtojë gjatë 20 vjetëve, prej vitit 1971-1990, vit në të cilin doli në pension. Autori ynë do të jetë një personalitet i cili do të vlerësohet nga instancat shkencore të kohës dhe redaksitë e disa revistave që dilnin në Evropë.


Rezultate imazhesh për martin camaj

Vdiq larg vendlindjes së tij, në Bavarinë e Epërme, në fshatin malor Lengries, më 12 mars 1992, në moshën 67-vjeçare nga një sëmundje e pashërueshme pranë së shoqes dr. Erika Camaj. Me gjithë ndryshimet e ndodhura në vendin tonë, me përmbysjen e regjimit monist, për arsye shëndetësore, ai nuk arriti të shohë vendlindjen e tij Temalin e largët malor, por edhe Shkodrën, me të cilën e lidhnin shumë kujtime, kryesisht, nga qëndrimi i tij në kolegjin Saverian.


Rezultate imazhesh për martin camaj

Fokusi i tij tek dialektika.



Autori, duke jetuar larg atdheut-mëmë, në disa raste, duke mos u njohur edhe me të gjitha botimet dialektore, të kryera në Shqipëri, edhe nga vetë mundësitë që kishte, u mor me studimet dialektore arbëreshe të provincës së Avelinos, të Falkonares, të Bariles, të Vila Badesës etj. Camaj nuk kishte si qëllim më vete që të paraqiste vetëm veçoritë gjuhësore të këtyre të folmeve.



Në mënyrë të veçantë, duke ndjekur metodat bashkëkohore, donte të paraqiste edhe historinë e tyre, por edhe aftësinë që kanë pasur këto të folme për të ruajtur traditën, duke pasqyruar përmes gjuhës, zakoneve, riteve identitetin, ndonëse kishte disa shekuj që kishin lënë atdheun e të parëve. Dy dialektologë të afirmuar, J.Gjinari e Gj.Shkurtaj kanë vërejtur se Martin Camaj që nga fillimi i viteve ‘60 të shekullit të kaluar deri në fund të viteve ‘80 kreu një hetim sistematik rreth të folmeve të ndryshme arbëreshe dhe arriti të përshkruante tipin më përfaqësimtar të zonave të ndryshme dialektore, sidomos të atyre më anësore (periferike) dhe më të ekspozuara ndaj ndikimit asimilues të italishtes.


Rezultate imazhesh për martin camaj

Me interes janë tri monografitë e hartuara nga Martin Camaj me karakter dialektologjik, si: “E folmja shqipe e Grecit në krahinën e Avelinos”, Firenze, 1971, 120 f. italisht. Është një ndër monografitë e para të shkruara për një të folme arbëreshe. Gjashtë vjet më vonë botoi në gjermanisht monografinë e dytë me karakter dialektologjik të titulluar” “E folmja shqipe e Falkonares në krahinën e Kozencës”, në gjermanisht 1977, 148 f. dhe më 1991 botoi monografinë e tretë “E folmja arbëreshe e Shën Kostandinit në krahinën e Potenzës”, në italisht. Gjithashtu, Camaj ka shkruar edhe artikuj të tjerë me karakter dialektologjik. Gjithashtu, nga kjo fushë janë me interes shkrimet për probleme të bilinguizmit dhe të plurilinguizmit gjuhësor.





“Për poetin nga bjeshkët e Temalit bota ishte si arsenal shenjash, kurse letërsia për të ishte një mjet për t’u dhënë shenjave një tingull nëpërmjet fjalës”, – kështu shkroi në përshkrimin e librit për Martin Camajn Hans Joachim Lanksch, ish-studenti i albanologut shqiptar që pati fatin të mësojë shqipen nga Martini. Libri titullohej “Martin Camaj, ende i pazbuluem”.



Nga njëra anë Martin Camaj ishte i qetë, paksa timid, i padukë e modest, me plot dinjitet dhe krenari të natyrshme, shpesh ishte ndërdyzash, e kërkonte vetminë. Nga ana tjetër, i njëjti Martin Camaj, djalë bariu nga katundi mbishkodran Temal, e çau rrugën e vet me energji dhe vullnet të rrallë.

“Camaj fliste me zë të ulët dhe fjalët i maste mirë. Kur i bënin ndonjë pyetje, shpesh heshtte gjatë për t’u menduar mirë dhe pastaj befasonte me një përgjigje fare të papritur”, – vijon më tej kujtimet studenti i tij Hans Joachim Lanksch.



Rezultate imazhesh për martin camaj
Veprat e Martin Camajt.

Djella: tregim në prozë e në vjershë, Romë 1958, është përpjekja e tij e parë.
Rrathë: roman, Mynih 1978
Shkundullima: prozë, Mynih 1981
Karpa: Romë 1987
Loja mbasdrekës: dramë Mynih, 1981
Kandili argjandit: dramë, Kozencë 1983
Dranja: madngale, Mynih 1991
Një fyell ndër male: poezi, Prishtinë 1953
Kanga e vërrinit: poezi, Prishtinë 1954
Legjenda: poezi, Romë 1964
Lirika mes dy moteve: poezi, Mynih 1967
Njeriu më vete e me të tjerë: poezi, Mynih 1978
Poezi: 1953-1967: poezi, Mynih 1981

Të huaja

Poesie: Palermo, 1985
Selected poetry: Nju Jork, 1990
Palimpset: Nju Jork 1991, Gedichte, Mynih 1991.

DREKE MALSORE


Sot ashtë marrë një gjak.
Dy plumba lëshuen përdhe një burrë.
Sot ashtë marrë një gjak.

Nën tunin e spatës
Pëlset rrashta e kaut te prroni.
(Drekë të mëdha po bahen sot!)

Sot ashtë marrë një gjak.

Gjama e burrave tërbueshëm
Përzihet me erën e mishit ndër zjarme.
E gjethi i Vjeshtës bie i djegun mbi kapuçat e bardhë
Ndë tryeza, jashtë

Natë. Në vorrezat mbi kodër
Tokë e re, hanë e re.
Ujqit janë ulë prej malesh
E pijnë gjak në përrue.


Deshta nji vashe

Deshta nji vashe
ne shtepine e vogel rrethue ne shimshir,
ne shtepine e vogel me lule ne shkalle.
Fluturova si bleta ne rrezet e para ne ajr
mbi flatrat e ndjenjes.
Zemra m’u dridh e dora
si thimthat e bletes zoge
ne gjinin e lules, ne aroma,
kur pin nektar.

Desha nji vashe me gjakun e ndezun te Jugut,
me butsine e frymes teme ne muzg
kur gjoksi binte ne pagje.

Tash, i vetem zani i kullute i saj nper shtepi
me duket se me kumbon ne veshe
ndojhere,
nji melodi e dashun dikur – ne rini.


Flori Bruqi


Vdiq albanologu gjerman Wilfried Fiedler

Shuhet në moshën 86-vjeçare albanologu i njohur gjerman Wilfried Fiedler

 Vdiq në moshën 86 vjeçare,  Vilfrid Fidler (Wilfried Fiedler), gjuhëtari i shquar gjerman, njëri nga albanologët më të rëndësishëm të kohës sonë.

 I lindur në Oberfrohna, Kemnic, Gjermani në vitin 1933 prof. Fidler do të njihet herët me shqipen dhe me kulturën shqiptare dhe do t’ia përkushtojë gjithë jetën thesareve të saj. 

Në vitet 1951-1955 ndoqi studimet për sllavistikë dhe për filologji të tjera të Europës Lindore dhe Juglindore në Universitetin e Humboldit në Berlin.

 Pas vitit 1955 ishte bashkëpunëtor shkencor në Akademinë e Shkencave në Berlin.

Bashkë me Erih Stokmanin mori pjesë në ekspeditën në Shqipëri. Nga viti 1959 ishte mësimdhënës për gjuhën, letërsinë dhe folklorin shqiptar në Berlin. Më 1959 qëndroi për qëllime hulumtimi në Shqipëri. Më 1961 doktoroi në fushën e ballkanologjisë në Universitetin e Humboldit. 

Ishte bashkëpunëtor shkencor në Komisionin e gjuhësisë (1963-1967) dhe në Institutin për Gjuhët dhe Kulturën Romane në Akademinë e Shkencave të Gjermanisë në Berlin (1967-1968). 

Bashkë me Oda Buholcin (Buchholz) drejtoi grupin hulumtues për ballkanistikë në kuadër të Institutit Qendror të Gjuhësisë të Akademisë së Shkencave në Republikës Demokratike të Gjermanisë në Berlin (1968-1988). 

Më 1988 mbrojti tezën e habilitacionit në fushën e albanologjisë në Universitetin e Humboldit. Prej vitit 1989 dhe deri më 1998 ishte profesor i albanologjisë në Universitetin “Ludwig-Maximilian” në Munih. 

Më 1991 u zgjodh anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK). 

 Veçohet gramatika deskriptive për gjuhën shqipe, të cilën e shkroi në bashkëpunim me Oda Buholcin (“Albanische Grammatik”, Leipzig 1987). Bashkë me Buholcin dhe Gerda Ulishin (Uhlisch) hartoi Fjalorin shqip-gjermanisht, ndërsa bashkë edhe me Adrian Klosin, Fjalorin gjermanisht-shqip.

 Lista e gjatë e studimeve nga fusha e albanologjisë dhe ballkanistikës përfshin monografitë “Sistemi foljor i gjuhës shqipe të Gjon Buzukut (1555)” (2004) dhe “Formimi i shumësit të gjuhës shqipe” (2010), botime të ASHAK-ut. 

Vepra e tij për sistemin foljor të gjuhës së Buzukut, në të vërtetë, është një monografi e gjerë (mbi 800 faqe) për gjuhën e këtij autori në tërësi, me një përqendrim te sistemi foljor. 

Monografia e tij për shumësin në gjuhën shqipe është rezultat i hulumtimeve prej disa dekadash dhe paraqet monografinë më të gjerë të shkruar ndonjëherë për këtë çështje.

 Vepra e fundit e tij, e botuar po ashtu tek ASHAK-u më 2018 është Gramatika e krahasuar e gjuhëve të Ballkanit,

 Pjesa I, Sistemi foljor, 826 faqe, gjermanisht, një nga kryeveprat e ballkanologjisë. Pritej të mbaronte pjesën II për sistemin foljor. V. Fidler ka përkthyer dhe vepra të letërsisë shqipe në gjuhën gjermane, ndër to “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe novela të I. Kadaresë, poezi të M. Camajt, poezi të A. Podrimjes.

 Ishte profesor i jashtëm për gjuhë shqipe në Institutin për Studime për Europën Juglindore në Universitetin e Jenës “Friedrich Schiller”. 

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, anëtar i jashtëm i së cilës ishte nga viti 1991, duke konsideruar humbjen e tij të pazëvendësueshme, u ka shprehur ngushëllime anëtarëve të familjes Fiedler, miqve dhe dashamirëve të tij. Me rastin e ndarjes nga jeta të albanologut Vilfrid Fidler, ASHAK do të mbajë një mbledhje përkujtimore.

Flori Bruqi

Sytë dhe veshët e CIA-së amerikane!

Nga llulla radiomarrëse te pëllumbi, cigaret me “sy dhe veshë” dhe deri te ‘insektokopteri’. Këto janë disa nga pajisjet me të pazakonta që CIA ka përdorur për të përgjuar. llullaLulla radiomarrëse
Kjo llullë burrash nga vitet 1960 fsheh një radiomarrëse. Tingulli udhëton nga llulla përmes kockës së nofullës, drejt e tek kanali i veshit.
24Kamera brenda paketës me cigare
Një film në miniaturë 33mm Tessina mund të futet brenda kësaj pakete cigaresh “Parliament”. Cia zgjodhi një Tessina sepse ishte një prej kamerave më të vogla dhe të qeta në vitet 1960.
33 (1)Pëllumbi korrier
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, operativët ua lidhnin pëllumbave këto kamera shumë të lehta. Teksa zogu fluturonte mbi shënjestra, ai bënte qindra fotografi. Pamjet ishin me më shumë detaje se ato të avionëve, sepse pëllumbat fluturojnë shumë më poshtë. Fatkeqësisht, fotografitë e pëllumbave janë ende të klasifikuara.
42Insektokopteri
Një mikrofon me përmasë rruaze fshihet në kokën e kësaj pilivese të rreme. Duke përdorur një minimotor, ajo fluturon 650 këmbë brenda 60 sekondave, me telekomandë. Krahu i gjerë i lejonte të ngrihej kollaj në fluturim, por CIA nuk e kontrollonte dot as kur kishte erëra të lehta, 5 milje në orë. Ndonëse CIA asnjëherë nuk e përdori, ajo përfaqëson insektin e parë për përgjim në 1970.
51Gozhda spiune
Duke qenë se komunikimi mes agjentëve është gjithmonë me rrezik, CIA shpiku këtë mbajtëse shumë të hollë për filma dhe dokumente, në vitet 1960. Operativët e shtynin gozhdën në tokë në një vend të paramenduar, dhe një tjetër agjent e merrte më vonë, duke eliminuar nevojën për kontakt të drejtpërdrejtë.
61Pajisje për të pikasur furacakë
E projektuar për t’u shkrirë me dheun, kjo pajisje e epokës së Luftës së Ftohtë i pikas armiqtë nga 1000 këmbë larg. Sapo ndien një dridhje, një antenë e brendshme transmeton një paralajmërim drejt CIA­-s përmes sinjaleve radio.
71 (1)Një kuti pudre e koduar
Duke e anuar pasqyrën në këndin e duhur, kjo kuti pudre zbulon një kod të fshehtë.
81Një busull me lente e ushtrisë amerikane
Ndryshe nga busullat normale, kjo busull me lente ka në pjesën e pasme një lente zmadhuese. Tejet e saktë, ushtria e SHBA e ka përdorur që nga vitet 1950. Ka një kuti alumini, lente zmadhuese si dhe një dritë për natën.
91Charlie, peshku robot
Në vitet 1990, CIA krijoi Charlien, për të marrë sinjale nënujorë nga anijet e armikut. Kontrolluar me telekomandë, peshku ka një mikrofon në trup dhe një sistem shtytjeje në bisht.
101Turjela e dorës
Duke përdorur këta mjete, agjentët shponin vrima në muret me tulla për të fshehur mikrofona përgjues në fundin e viteve 1950. Për ta përdorur, ata e mbanin bazën e pajisjes në stomak ndërkohë që me dorë shponin vrimën me turjelë.
111 (1)Dollari i argjendtë
Mund të duket si një dollar normal i argjendtë, por është mbajtëse që mund të mbajë mesazhe ose filma. Duke qenë se duket se “monedha xhepi”, agjentët mund ta shkëmbenin pa tërhequr vëmendjen.

Dhjetë programet më të çuditshme që qeveria amerikane ka propozuar dhe financuar gjatë viteve të saj.


Project-MKULTRA.jpg

Gjatë viteve, CIA amerikane ka fituar reputacionin e të qenit si agjencia e inteligjencës më e sofistikuara në të gjithë planetin. Në të njëjtën kohë, CIA është bërë e njohur për paranojën e saj të pabesueshme dhe nxitjen për ndërmarrjen e projekteve të kushtueshme, herë-herë të paligjshme dhe shpesh absurde. Kjo në emër të fitores të një avantazhi mbi konkurrencën. Por i gjithë ky aktivitet i cili ka thithur me miliona dollarë nuk ka shkuar gjithmonë sipas parashikimeve. Shpeshherë disa prej programeve të saj kanë mbetur përgjysëm dhe herë të tjera kanë dështuar, duke mos përmendur këtë edhe bërjen publike të sekreteve. Gjithsesi në 50 vitet e fundit, ajo mban primatin si shërbimi sekret më i famshëm rreth të cilës janë ngritur shpeshherë edhe teori nga konspiracionistët. Por këtu janë sjellë dhjetë programet më sekrete të CIA-s të cilat njihen nga shtypi. Të gjitha kanë pasur një bum gjatë periudhës së luftës së ftohtë. Nga macet spiune, në hipitë psiqikë, programi Stargate, e deri tek rrëzimin e liderit komunist kubanez Fidel Kastro. Ndaj në një listë të përpiluar janë renditur dhjetë programet më të çuditshme që qeveria amerikane ka propozuar dhe financuar gjatë viteve të saj.

1- Pushtimi i Gjirit të Derrave



Për një absurditet të vërtetë, disa nga projektet më shpenzuese të CIA-s dështuan pushtimin e Gjirit të Derrave. Programi është një prej përpjekjeve të para për të përmbysur udhëheqësin komunist kubanez Fidel Kastro, por ai ishte edhe i fundit, më shkatërrues dhe i pasuksesshëm. Programi filloi në 1960, kur CIA-s, nën autorizimin e Presidentit, filloi planifikimin e një tentative të përmbysjes së qeverisë kubaneze. Në mënyrë që të eliminojë çdo lidhje me SHBA, sulmi do të ishte kryer nga një ushtri e emigrantëve të kthyer kubanezë të trajnuar posaçërisht nga CIA. Pas një serie të sulmeve diversioniste ajrore, më 17 prill, 1961, një grup i trupave amfib zbarkoi në një plazh në Gjirin e Derrave dhe filloi shkarkimin e mallrave të tyre të 1.300 guerrilasve nga mërgimi. Plani për ta ishte që të takoheshin me një grup më të vogël të parashutistëve për ti braktisur shumë shpejt pas mbërritjes së tyre, por që nga fillimi plani i tyre ishte i dështuar tragjikisht. Ndërkohë, theksohet se 2000 kubanezë vdiqën gjatë pushtimit, ndërsa 100 anëtarë të ushtrisë në mërgim u vranë në aksion, 1200 të tjerë që mbetën u kapën dhe u burgosën, dhe disa të tjerë u ekzekutuan me urdhër të Kastros.

2- Projekti MKULTRA



Një nga programet e qeverisë që të rrënqeth më shumë lëkurën dhe ushqen teoritë e panumërta të konspiracionit, Projekti MKULTRA ishte gjithëpërfshirëse dhe program i fshehtë i CIA-s filloi në fillim të viteve 1950 që përfshiu eksperimente në “pyetje kimike” dhe kontrollin e mendjes. Me pak fjalë, MKULTRA ishte një plan i cili kërkoi të përdorë droga, stres psikologjik, dhe metoda të çuditshme të marrjes në pyetje për të marrë informacion, kontrollin e sjelljes, madje edhe të ndryshojë funksionin e trurit. Për këtë ditë, shumë prej informacionit në projekt mbetet sekret, por ajo që ne dimë është se programi përfshin testimin dhe marrjen në pyetje të qytetarëve privatë – shpesh pa dijeninë e tyre apo pëlqimin-në shërbim të zbulimit apo jo të drogave të caktuara mund të përdoret si serum i vërtetë. Kjo përfshinte dhënien e dozave të mëdha të LSD-së, amfetaminës, dhe meskalinës, si dhe terapia e shok-ut. Në një rast, subjektet ishin dozuar gjoja me acid për 77 ditë me radhë në një përpjekje për të provuar efektet e ekspozimit afatgjatë ndaj drogës. Teoritë konspirative pajtohen rreth qëllimeve të vërteta të projektit, me disa që thonë se ai ishte një program për të krijuar vrasës-zombie përmes kontrollit të mendjes dhe ndërrimit të pikëpamjeve.



3- Operacioni Mongoose



Në fillim të ‘60, Kuba komuniste u bë një nga fushëbetejat më të mëdha të Luftës së Ftohtë, dhe presidenti i tij Fidel Kastro u konsiderua si një nga figurat më të rrezikshme politike në botë. Pas përpjekjeve të hershme për të përmbysur me forcë Kastron dështuan, CIA themeloi Operacionin Mongoose, që ishte një luftë e fshehtë propaganda dhe sabotimit i projektuar për të hequr udhëheqësi kuban nga pushteti. Operacioni Mongoose kishte një qëllim të gjerë, dhe ka përfshirë plane të sulmeve të rreme të emigrantëve kubanë, për të siguruar armë grupeve të opozitës, dhe shkatërrimin e kulturës së kallamit të sheqerit kubanez. Ajo gjithashtu, përfshihen edhe disa përpjekje për të vrasë ose diskredituar Kastron në shtyp, ku secila prej tyre ishte më e përpunuar dhe qesharake se sa tjetra. Agjencia shqyrtoi, mes të tjerash, duke helmuar furnizimin personal të cigareve puro të Kastros, duke vendosur eksplozivin e maskuar në sportet e tij të preferuara të notit, dhe duke injektuar atë me një kimikat vdekjeprurës nga një gjilpërë e injektuar nën lëkurë e maskuar si një stilolaps. Fatkeqësia e krizës së raketave kubane vunë Operacionin Mongoose në pritje, dhe pas një marrëveshje mes John F. Kennedy dhe sovjetikëve, ai pak a shumë u braktis.

4- Projekti Stargate



Të 20 milionë dollarët për Projektin Stargate ishte një term koperturë i përdorur për të përshkruar një numër të madh eksperimentesh psikike dhe hetimeve të ndërmarra nga qeveria e SHBA mes viteve ’90 dhe ‘70. Qëllimi më i madh i projektit Stargate ishte hetimi probabilitetin shkencor i “shikimit të largët,” e cila është aftësi psikike ndaj ngjarjeve të dëshmuara në distanca të mëdha. Programi, i cili gjithashtu heton edhe aftësitë psikike si nga përvoja e trupit dhe mprehtësisë, testoi subjektet në aftësinë e tyre për të parashikuar ngjarjet e ardhshme ngjarje dhe lexon dokumentet e fshehura. Projekti Stargate zakonisht thjeshtëzoi shërbimet kudo nga 3 deri në 12 lëndë në kohë, shumë prej të cilëve arritën të provuar në test me një vlerësim të saktë, aq shumë saqë arrinte 15 % më lart sesa norma. Megjithatë, edhe pse disa nga pjesëmarrësit pohuan se kanë parashikuar ngjarjet më të mëdha botërore si sulme ushtarake dhe situata pengjesh, programi gjeti se shikuesit e largët dhe të ashtuquajtur telepati ishin ende të gabuara rreth 80 për qind të kohës, dhe në vitin 1995 CIA-s anuloi Projektin Stargate.



5- Operacioni Midnight Climax


Në fillim të viteve 1960, kultura rinore e Amerikës ishte fillimi i parë që do të eksperimentonte me drogën haluçinogjene si LSD, dhe kështu ishte Agjencia Qendrore e Inteligjencës. Operacioni Midnight Climax ishte një nga përpjekjet më qesharake dhe të paligjshme të qeverisë për të testuar përdorimin e mundshëm të drogës, si acidi me administrimin e saj ndaj qytetarëve të padyshuar. Programi është drejtuar nga një koleksion në Nju Jork dhe Kaliforni. Prostitutat u përdorën për të joshur të rinjtë në shtëpi, në atë pikë që ata i kishin dhënë ushqim ose pije me gjemba të mprehta me LSD dhe drogra të tjera dhe janë vendosur në një dhomë me dy rrugë pasqyrash ku sjellja e tyre mund të observohej. Midnight Climax ishte në thelb një program eksperimental i projektuar për të monitoruar përdorimin e mundshëm taktik të drogës psikotrope dhe shantazhit seksual në fushë, por edhe brenda Agjencisë ishte e diskutueshme, dhe kjo u mbyll pas vetëm disa vjetësh. Shumica e dokumenteve të lidhura me operacionin u shkatërruan, por disa mbijetuan, dhe në fillim të viteve ‘70 dokumentet në lidhje me Midnight Climax dhe shumë programe të tjera të paligjshme të CIA-s u sollën në dritë në një histori të famshme nga New York Times.

6- Projekti Pëllumbi



Një nga programet e dukshëm dhe absurde ushtarake të të gjitha kohërave ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur psikologu i famshëm i sjelljes BF Skinner u rekrutua nga qeveria për të provuar një tren pëllumbash për përdorimin në një sistem udhërrëfyes të raketave. Në atë kohë, Skinner ishte i njohur si një prej praktikuesve më të mëdhenj të kushtëzimit operues, një sistem që përdorte shpërblimin dhe dënimin si një mjet për kontrollin e sjelljes. Me këto ide në mendje, Skinner vendosi një seri të posaçëm pëllumbash të trajnuar brenda raketave. Një aparat fotografik përballë raketave regjistroi rrugën e vet të fluturimit, i cili ishte projektuar më pas në një ekran për pëllumbat që ta shihnin. Zogjtë ishin trajnuar për të njohur objektivin e qëllimit të raketave, dhe ata do të çukisnin ekranin në qoftë se ajo ishte jashtë kursit. Ky informacion ishte i ushqyer nga kontrolli i armëve të fluturimit, i cili më pas do të ndryshohet për të pasqyruar të koordinatat e reja. Skinner ishte dhënë fillimisht 25,000 dollarë për të marrë drejtimin e projektit dhe, dhe ai në fakt arriti të bëjë një përparim të vogël me të. Por zyrtarët e qeverisë nuk ishin mjaft të aftë për të kapërcyer absurditetin e dukshëm të programit, dhe ajo u mbyll përfundimisht.

7- Operacioni Northwoods



Në fillim të viteve 1960, kur Lufta e Ftohtë ishte në aktivitet të plotë dhe frika e komunizmit ishte e shfrenuar, një plan i quajtur Operacioni Northëoods ishte propozuar brenda CIA-s amerikane. Me pak fjalë, ai bëri thirrje për qeverinë për të kryer një seri veprimesh të dhunshme terroriste në qytetet e SHBA-së duke përfshirë shpërthime, rrëmbime, trazira të rreme, dhe sabotazhe, të cilat pastaj mund të binin mbi Kubën. Kjo do të rriste mbështetjen për një luftë kundër komunistëve dhe çonte në një operacion të mundshëm ushtarak për të larguar nga pushteti Fidel Kastron. Plani ishte hartuar dhe nënshkruar nga shefat e përbashkët të Shtabit, iu paraqit Presidentit John F. Kennedy, i cili personalisht e kundërshtoi atë, dhe programi më pas ishte braktisur. Për vite më pas, Operacioni Northëoods ka ekzistuar si një thashethem, por ai më në fund u shpall të jetë i vërtetë, kur dokumente top-sekret duke përshkruar planin janë bërë publike në vitin 1997 si pjesë e një deklarate të qeverisë në lidhje me dokumentat e vrasjes së John F. Kennedy.



8- Operacioni Gold



Një prej operacioneve më të guximshme të inteligjencës së Luftës së Ftohtë ishte Operacioni Gold i 1953, e cila ka qenë një sforco e përbashkët midis CIA-s dhe MI6 britanike për të ndërhyrë në linjat telefonike të shtabit sovjetik në Berlinin Lindor. Kjo kërkoi ndërtimin e tuneli të gjatë masiv prej 450 metrash të gjatë që do të ndërpritet me një kryqëzim nëntokësor telefonik. Vetëm përgatita e tunelit mori gjashtë muaj, dhe përfshiu një sasi të konsiderueshme të rrezikut. Por kur ajo ishte bërë, CIA vazhdoi me kujdes të regjistrojë më shumë se 50.000 biseda telefonike gjatë rrjedhës së gati një viti. Problemi? Një tradhtar në zbulimin britanik informoi KGB rreth Operacionit Gold para se tuneli të ishte përfunduar dhe, sovjetikët i kishin ushqyerit ata me informacion të rremë gjatë gjithë kohës. Në vitin 1956, sovjetikët kontrolluan tunelin dhe e mbyllën atë, dhe operacioni përfundimisht shkaktoi një sasi të madhe polemikash për komunitetet e zbulimit amerikan dhe britanik.

9- Operacioni Mockingbird



Një prej programeve më ambicioze dhe të fshehta ndonjëherë të lançuara nga CIA ishte operacioni Mockingird, një projekt propagandistik që u implementua në vitet e para të 1950. Kjo ishte një ndërmarrje masive që pa më shumë se 3.000 agjentë të CIA-s dhe bashkëpunëtorët e në tentativën për të fituar pak kontroll mbi shtypin e lirë duke ngrënë grupe të seleksionuar të reporterëve të informacionit dhe përdorimin e gazeta në shtëpi dhe jashtë vendit për të filtruar llojet e historive që shkonin për publikun. Në kulmin e saj, programi përfshiu shkrimtarë që shkruanin për Neë York Times, Neësëeek, dhe Time Magazine midis radhëve të saj, dhe u tha që të ketë një ndikim të rëndësishëm deri në 25 gazetat kryesore. Program pati një ndikim të madh jashtë vendit, si edhe, ajo ka shërbyer si një funksion i madh për të ndihmuar në ndikimin e opinionit publik në prag të një përmbysjeje të mundshme të presidentit të majtë të Guatemalës. Operacioni Mockingbird vazhdoi të ketë një efekt të madh në mediat botërore gjatë viteve ‘50, dhe kjo nuk zgjati deri në vitet ’60 pasi një seri raportesh nga gazetarët investigativ e solli në dritë programin.



10- Kitty Akustik



Pjesa më e madhe e personave nuk mendojnë se një mace e zakonshme shtëpie si një maestro potenciale të spiunazhit, por CIA e ka bërë. Në 1960, inteligjenca amerikane thuhet se ka shpenzuar 20 milion dollarë për “Akustik Kitty”, një projekt top-sekret që përdor macet si një dispozitiv regjistrimi. Projekti mori një grup macesh posaçërisht të stërvitura dhe me anë të ndërhyrjes kirurgjikale iu vunë mikrofonë, antena dhe bateri në bishtin e tyre, dhe më pa i liruan afër ambasadës ruse. Ideja ishte se një mace pa pretekste do të ishte në gjendje që të shkonte deri tek grupi i funksionarëve komunistë dhe të dëgjojë bashkëbisedimet e tyre, të cilat mund të kthenin agjentët me pajisjet e sofistikuara të radios. Plani më pas u vu në aksion, por macja e parë e dërguar në fushë u shtyp nga një taksi përpara se të regjistrimet, dhe operacionin “Acoustic Kitty” u braktis pak më pas.

CIA ka zbuluar detaje të misioneve sekrete që janë kryer nga pëllumbat spiunë gjatë Luftës së Ftohtë.



Rezultate imazhesh për CIA tregon se si u përdorën gjatë Luftës së Ftohtë pëllumbat spiunë


Dosjet zbuluan se si pëllumbat u trajnuan për misione klandestine që fotografonin lokacione të ndjeshme brenda Bashkimit Sovjetik.

CIA, gjithashtu, ka treguar se edhe korbat u përdorën për të hedhur pajisje përgjuese pranë dritareve dhe se delfinët ishin trajnuar për misione nënujore.

Amerikanët besonin se këto krijesa mund të përmbushnin detyra unike për operacionet klandestine të emergjencës.

Brenda selisë së CIA-s, në Langley të Virginias, është një muze dhe aty ndodhet edhe një fotografi e një pëllumbi dhe një aparat fotografik i lidhur me të.


Rezultate imazhesh për CIA tregon se si u përdorën gjatë Luftës së Ftohtë pëllumbat spiunë

Operacioni i viteve 1970 u kodua me emrin Tacana dhe eksploroi përdorimin e pëllumbave me kamera të vogla.

CIA përfitoi nga fakti që pëllumbi zotëron një aftësi të mahnitshme që mund të konsiderohet edhe superfuqi.

Ata mund të lëshohen diku ku nuk kanë qenë kurrë më parë dhe prapë e gjejnë rrugën e tyre për në shtëpi.

Përndryshe, përdorimi i pëllumbave për komunikime daton mijëra vjet
Rezultate imazhesh për CIA tregon se si u përdorën gjatë Luftës së Ftohtë pëllumbat spiunë
CIA, gjithashtu, analizoi nëse zogjtë migrues mund të përdoren për të vendosur sensorë për të zbuluar nëse Bashkimi Sovjetik kishte testuar armë kimike.

Ndërsa, ekspertët zbuluan se cilësia e fotografive ishte më e lartë se ajo e siguruar nga satelitët spiunë që vepronin në atë kohë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...