2019-10-11

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka shprehur zhgënjim të thellë në lidhje me vendimin e jurisë së Çmimit Nobel në Letërsi, I cili iu rezervua për këtë vit shkrimtarit austriak Peter Handke.


Akademia e Shkencave e Shqipërisë Nobelin për Handken e cilëson dhunim të vlerave njerëzore

Në një deklaratë për shtyp, Akademina e Shkencave thekson se laureimi I sivjetmë ka krijuar një gjendje shqetësimi gjerësisht në Europë e në botë, pasi, sipas saj, janë rrëzuar parimet e Çmimit Nobel. Kjo, sipas Akademisë, sepse Handke është një simpatizant i Millosheviqit dhe ka shprehur hapur urrejtjen kombëtare.

“Këtë vit ne jemi të detyruar të shprehim qëndrimin tonë, sepse kandidati i laureuar e implikon rëndë këtë parimësi, duke e paraqitur jurinë e këtij çmimi dinjitoz në standarde të dyfishta dhe shpërfillëse ndaj dukurive më të refuzuara europiane, si hate speech, përkrahja e krimeve kolektive, mbështetja publike e urrejtjes kombëtare, gjuhësore, fetare, racore, gjinore e kulturore, me shkelje të dukshme të kodit të etikës. E njëjta Akademi që akordon vit për vit Çmimin Nobel të Paqes nuk mund t’i lejojë vetes të inkurajojë me Nobelin e Letërsisë urrejtjen dhe konfliktin.”

Sa më sipër, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë duke mos paraqitur mospajtimin për çmimin, e cilëson atë si një akt të rëndë të dhunimit të vlerave njerëzore.


Gazeta zvicerane për Albin Kurtin: Një kryengritës kundër hajdutëve

Gazeta zvicerane për Kurtin: Një kryengritës kundër hajdutëve


Gazeta e njohur zvicerane Tages-Anzeiger ka publikuar një artikull për kandidatin për kryeministër në Kosovë duke e quajtur atë një kryengritës që po lufton kundër hajnave në Kosovë.

“Albin Kurti është politikani më i popullarizuar i vendit. Për të fituar zgjedhjet të dielën ai po lufton me zell misionari”, ka shkruar gazeta zvicerane.

Ndër të tjera në këtë artikull flitet edhe për nivelin superior të Albinit karshi kundërkandidatëve.

“Me fjalimet e tij te mprehta dhe shpeshherë retorikisht briliante ai i shëtit kundërshtarët e vetë. Kandidatët e tjerë për postin e kryeministrit nuk kanë pranuar deri më tani një duel në studio televizive me të”, shkruan ndër të tjera në gazetë.

SHBA-ja mund të godasë Rusinë

SHBA-ja mund të godasë Rusinë
Rusia duhet të ndalojë menjëherë zhvillimin fshehurazi të një sistemi të ndaluar raketash “cruise”, në të kundërt Shtetet e Bashkuara do të përpiqen ta shkatërrojnë atë përpara se të bëhet operacional. Ky është paralajmërimi i të dërguarës së Uashingtonit në NATO, këtë të martë.

Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia po zhvillon një sistem lançimi nga toka në shkelje të plotë të traktatit të epokës së Luftës së Ftohtë, që mund t’i lejojë kështu Moskës të nisë një sulm bërthamor ndaj Europës shumë shpejt pas dhënies së urdhrit. E megjithatë, Moska e ka mohuar vazhdimisht një shkelje të tillë.

Ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchison tha se Uashingtoni mbetet i angazhuar për një zgjidhje diplomatike, por është gjithashtu i përgatitur të konsiderojë edhe një sulm ushtarak, nëse zhvillimi i sistemit të raketave me rreze të mesme do të vazhdojë.

“Në këtë pikë, ne do të fokusoheshim te kapacitetet tona për të eliminuar një raketë ruse që mund të godasë cilindo prej vendeve të aleancës sonë”, tha Hutchison në një konferencë për shtyp. “Kundërmasat nga Shtetet e Bashkuara mund të jenë të tilla që të eliminohen raketat që janë në zhvillim nga Rusia, në shkelje të traktatit. Ata janë njoftuar tashmë”, shtoi më tej ajo.

Ministria e Jashtme ruse reagoi menjëherë duke thënë se deklarata të tilla ishin tejet të rrezikshme dhe se do t’i ofronte Uashingtonit përgjigje të detajuara më vonë.

“Duket se, njerëzit që bëjnë të tilla deklarata nuk arrijnë ta kuptojnë nivelin e përgjegjësisë së tyre dhe rrezikun e një retorike agresive”, citohet të ketë thënë zëdhënësja Maria Zakharova nga agjencia e lajmeve “TASS”.

Në të kaluarën, Ministria ruse e Jashtme ka shprehur gatishmërinë për bisedime me Shtetet e Bashkuara, në përpjekje për të mbajtur në fuqi traktatin dhe se do të vijojë të përmbushë detyrimet e rrjedhura prej tij, nëse edhe Amerika bën të njëjtën gjë.

Komentet nga Hutchison, e cila është emëruar në postin e NATO-s nga presidenti Trump, përbëjnë paralajmërimin më të drejtpërdrejtë për një sulm parandalues që kur një zyrtar amerikan tha në vitin 2017 se SHBA do të mund të marrin në konsideratë krijimin e sistemeve të veta, nëse Rusia vazhdon të shkelë Traktatin e raketave bërthamore me rreze të mesme të vitit 1987. Ai traktat ndalon raketat e mesme, të afta të godasin Europën apo Alaskën. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia festuan 30-vjetorin e tij në Gjenevë gjatë vitit të kaluar.

Drejtori i RTKLive thotë se qytetarët dje vendosën për Rusinë

Drejtori i RTKLive thotë se qytetarët dje vendosën për Rusinë


Drejtori i RTKLive thotë se qytetarët dje vendosën për Rusinë Drejtori i portalit të televizionit publik të Kosovës, RTKlive, Mentor Shala, ka lëshuar kritika të ashpra për partinë fituese të zgjedhjeve të djeshme, Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një postim të tijin në Facebook, të cilin pas një kohe e ka fshirë, Shala ka thënë se qytetarët votuan për Lindjen e Rusinë, duke aluduar në LVV-në, e cila është duke prirë në rezultatet e publikuara nga KQZ-ja.

“Lindje-Perëndim, Perëndim a Lindje?! Përgjigja u dha sonte- Sot 26% e popullit (që fatmirësisht nuk është shumica e popullit të Kosovës), vendosen per Lindjen”, ka thënë Shala.


Image

Zgjidhja për Kosovën s’arrihet duke shikuar në qiell, por duke i shikuar në sy shqiptarët

Kreu shtetëror e kishtar serb: Serbia në situatë shumë të vështirë, por për pavarësi të Kosovës s’ka dialog


Në një kumtesë të Kishës Ortodokse Serbe që e kanë publikuar medie të Beogradit, KOS-i përkrah vendimin e kryetarit serb Aleksandar Vuçiq që ta mbrojë popullin serb në Kosovë “nëse ai sulmohet”.

"Këto garanci e fuqizojnë shumë popullin tonë dhe i japin atij forcë që të t’iu rezistojë presioneve që i kanë çdo ditë”, thotë.

Kisha po ashtu ka kumtuar sot se me shqetësim e ka marrë lajmin se “ armiqtë e paqes kanë vendosur për formimin e ushtrisë së shqiptarëve të Kosovës”.


Kreu shtetëror e kishtar serb: Serbia në situatë shumë të vështirë, por për pavarësi të Kosovës s’ka dialog


Zyrtarët më të lartë serbë, presidenti Aleksandar Vuçiq, kryeministrja Ana Bërnabiq dhe shefi i diplomacisë Ivica Daçiq kohë më parë janë takuar me shefin e Kishës Ortodokse Serbe, patriarkun Irinej dhe me anëtarët e Sinodi të KOS-it.

Ata kanë biseduar më shumë se një orë për, siç thotë rts , “rrezikun që sjell Platforma e Kosovës për dialog me Serbinë” .

Pas takimit, presidenti serb Vuçiq ka thënë se “situata në të cilën gjendet Serbia, është e rrezikshme, porse populli serb dhe shteti serb nuk do të mbeten në baltë.

“Kemi pasur mendim të njëjtë për problemin dhe për mënyrën se si të reagojmë”, ka thënë patriarku Irinej.

"E kemi sjellë tekstin e Platformës që shqiptarët e Kosovës e kanë miratuar për nevojat e ndërprerjes së dialogut dhe i kemi njoftuar me të gjitha aksionet e Prishtinës dhe për ato që ata kanë bërë- që nga moszbatimi i marrëveshjeve të Brukselit, vënies së taksave dhe të kësaj Platforme e cila ka dëshmuar se sa ata njerëz e duan shkaktimin e krizës dhe jo zgjidhjen e problemeve", ka thënë Vuçiq.

Sipas tij, “problemi është prezantuar pikë për pikë”.

"Ia kemi arsyetuar patriarkut serb dhe i kemi thënë se ç’rrezik sjell Platforma dhe sa e vështirë është situata në të cilën sot gjendet Serbia ", ka thënë Vuçiqi i cili e ka akuzuar bashkësinë ndërkombëtare pse nuk ka reaguar ndaj Platformës.

“Nuk do ta harrojmë popullin tonë në Kosovë” ka thënë Vuçiqi ndërsa duke e analizuar Platformën ka thënë:

”Nëse këto janë kushtet për bisedime, të mos humbasim kohë. Dialogu me të cilin Serbia duhet ta njohë pavarësinë, të formohet Gjykata që do t’i dënojë serbët, t’ua japim ambasadat tona, pasurinë tonë, trashëgiminë kulturore... Ç’është kështu me ju?”

Ka shtuar se së pari duhet të hiqet taksa e pastaj të shikohet a do të ketë vazhdim dialogu ndërsa ka përfunduar se Kisha do të njoftohet me të gjithë hapat e ardhshëm shtetërorë, transmeton Koha.net.

Patriarku Irinej ka thënë se situata është gjithnjë e më e vështirë porse me shumë rëndësi sipas tij, është që Kisha dhe kreu shtetëror për Kosovën janë në anën e njëjtë .


Jovanoviq patriarkut Irinej: Zgjidhja për Kosovën s’arrihet duke shikuar në qiell, por duke i shikuar në sy shqiptarët


Lideri i Parisë Liberale Demokratike të Serbisë Çedomir Jovanoviq ka kritikuar ashpër qëndrimet e kreut të Kishës Ortodokse Serbe patriarkut Irinej ndaj Kosovës duke ai përkujtuar atij betimet që Kisha serbe kishte bërë ndaj kriminelëve serbë të luftës.

.
Jovanoviqi ka thënë se Serbia nuk ka nevojë për leksionet politik të Irinejit e të presidenti të Rusisë Vladimir Putin.

Liberale Demokratike (Liberalno-demokratska partija- LDP) ka kumtuar se nuk e pranon thirrjen e patriarkut Irinej që të shikohet në qiell dhe të pritet nga Car Llazari që të zgjidhet çështja e Kosovës, porse, ka thënë, duhet shikuar në sy shqiptarët dhe me ta të arrihet marrëveshja që do të garantonte paqe.

„Për këtë na duhet edhe përkrahja e Kishës, e cila nuk do të glorifikonte vetëm udhëheqës ushtarakë, luftëra e humbje, por do ta respektonte paqen si vlerën më të madhe shoqërore. Në shoqërinë demokratike që e synojmë, nuk ka vend për leksionet e patriarkut, Dodikut ose të Putinit, por për synimin që shoqëria rreth nesh të demokratizohet dhe evropianizohet njësoj sikur dhe ne. E vetmja mënyrë që këtu të kemi sukses, është ta përkrahim njëri-tjetrin në këto procese“, theksohet në kumtesën e partisë së Çedomir Jovanoviqit të cilën e përcjell gazeta “Danas.sr”.

Në kumtesë shtohet se shoqërisë serbe nuk i nevojite bashkimi kundër armikut të jashtëm, ashtu siç po frikëson tash e shumë herë kisha, por asaj i duhet dialogu serioz dhe vendimi se ç’shoqëri dëshirojmë dhe si të reformohemi“.

„Deklarata e shumta politike të patriarkut Irinej nga intervista e tij në ‘Politika’, kanë për qëllim lidhjen e duarve e të këmbëve të atyre që e duan Serbinë dhe rajonin në Evropë dhe në Perëndim. Serbisë tani i nevojitet më shumë se kurdoherë arsye dhe përgjigja racionale për krizat me të cilat ballafaqohemi”, thuhet në kumtesë.

Nëse patriarku Irinej, i cili duke folur për Greqinë e Maqedoninë , nuk është i gatshëm ta urojë marrëveshjen historike me të cilën iu vu pikë mosmarrëveshjeve deceniesh dhe konflikteve, por i interesojnë vetëm mospajtimet në kishë, është e qartë që vëmendja e tij është e drejtuar në konflikte e ndërmjet tyre e jo tek e mira dhe interesi publik, ka shtuar LDP.

„Komentet pa vend të patriarkut për protesta në Banjallukë janë vetëm vazhdim i politikës së Kishës Ortodokse Serbe me të cilat nxiten përçarje e konflikte në vendet e rajonit. Kurrë kisha jonë nuk është penduar për bekimin e “Shkorpionëve” dhe të kriminelëve të tjerët ndërsa sot po vazhdon bekimin dhe përkrahjen e secilit që ka rol destruktiv dhe që përpiqet t ta ndalojë Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedoninë, Kosovën, e edhe Serbinë në rrugën për t’iu bashkuar Perëndimit”, përfundon kumtesa.

Njohja e Kosovës si shtet nga ana e Serbisë nuk është reale. Kështu ka deklaruar Çedomir Jovanoviq, kryetar i Partisë Liberal-Demokrate dhe deputet në Kuvendin e Serbisë, në një debat të zhvilluar të premten në Prishtinë.


Jovanoviq: Kurti nuk është kërcënim për Serbinë, por mundësi

Lideri serb i Partisë Liberal-Demokrate (LDP), Çedomir Jovanoviq, ka thënë se “rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë i sheh si shprehje e nevojës për rifreskim të skenës së brendshme politike në Kosovë, por edhe në raport me Serbinë”.

Sipas tij, “Kosova ka treguar hap të madh të kulturës demokratike në procesin zgjedhor, dhe tani është koha që ajo energji të shkojë kah bashkëpunimi rajonal”, raporton B92.

“Shpresoj që në Prishtinë do të formohet shpejt qeveria e re me shumicë të qëndrueshme në parlament, i cili do të ketë fuqi të arrijë marrëveshje me Beogradin të cilën shoqëria në Kosovë do ta kuptojë e pranojë”.

“Sot nga Beogradi e sulmojnë Kurtin me gjuhën e përdorur para secilës katastrofë në rajonin tonë, dhe deklarata të tilla nuk kanë vend në politikën tonë. Nëse e zgjedhim fjalorin e të ’90-ave, atëherë rezultati nuk mund të jetë i ndryshëm përveçse tragjedi të cilën veçse e kemi përjetuar. Kurti nuk është kërcënim për Serbinë, por shans, për shkak të shpresës që shoqëria kosovare ka në të, dhe për shkak të mbështetjes që gëzon. Në deklaratat e Albin Kurtit se dëshiron të bisedojë me serbët në Kosovë, dhe jo vetëm me Beogradin, duhet ta shohim si shans për integrim më të madh të serbëve në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës. Duhet uruar fituesit dhe t’u dëshirojmë edhe njërit edhe tjetrit sukses në bisedime të cilat duhet të na çojnë deri në zgjidhjen e problemit të Kosovës”, ka thënë Jovanoviqi.


****

Jovanoviq - i cili njihet si përkrahës i kamotshëm i qëndrimit që Serbia duhet të pajtohet se e ka humbur Kosovën, dhe se Beogradi do të duhej të kishte qenë i pari që ta njihte pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008 – tha se në dialogun aktual mes Kosovës dhe Serbisë është e qartë çka kërkon Prishtina, porse mbetet e pathënë ajo që dëshirohet nga Beogradi, meqë synimin që e ka Serbia nuk po guxon ta deklarojë.

Dhe ky është - tha ai - shkëmbimi i veriut me vendimin e Serbisë për njohje të Kosovës...

Sipas Zharko Koraqit, Albin Kurti aktualisht ka kundër vetes Serbinë dhe Perëndimin

Rezultate imazhesh për zarko korac


Deputeti(politikani) i pavarur në Parlamentin e Serbisë nga Beogradi , Profesori dhe doktori i psikologjisë  Zharko Koraq
(9 mars 1947)  ka deklaruar se qëndrimet politike të Albin Kurtit, liderit të Vetëvendosjes, janë më ekstreme se ato të shumicës së qytetarëve të Kosovës dhe se ai është zgjedhur, para së gjithash, si protestë kundër korrupsionit në Kosovë.

Është shenjë e qartë se për njerëzve në rajon u ka ardhur te hunda vjedhja dhe plaçkitjet. 


Edhe rënia e vjetshme e qeverisë maqedone mund të interpretohet në këtë mënyrë. 

Reagimet e para në Serbi tregojnë se autoriteteve në eufori, pas fitores së Listës Serbe, u ka ikur fakti se do të kenë përballë negociatorë kosovarë shumë më të fortë, ndaj të cilëve më pak se deri më tash do të mund të ushtrojë ndikim", ka vlerësuar ai për gazetën "Danas.sr" të Beogradit.

Ai ka konkluduar se "Kurti, paradoksalisht, aktualisht ka kundër vetes edhe Serbinë, edhe Perëndimin".

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...