Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/10/28

VILHELME VRANA HAXHIRAJ, VJEN NË DURRËS

Kadri Tarelli shkruan:

Shkolla “14 nëntori” dhe libri “Elitat e mohuara..., krenari kombëtare”

Në kuadër të muajit të letërsisë, n ditët e fundit, të tetorit 2019, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “14 nëntori”, në qytetin e Durrësi, zhvilluan një veprimtari letrare–artistike, kushtuar librit 
“Elitat e Mohuara...,Krenari Kombëtare”, të autores vlonjate, Vilhelme Vrana Haxhiraj, (Vivra), që mban titullin “Mjeshtre e madhe” dhe anëtare e Akademisë së shkencave dhe arteve Shqiptaro-Amerikane, me seli në Neë Jork.



E gjithë veprimtaria u zhvillua në Odeonin “Nikolon Xhoja”, në pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit dhe shënon një ngjarje, për jetën letrare-artistike në qytetin mijëra-vjeçar.
Rezultate imazhesh për vilheme vranari


 E quaj “ngjarje”, pasi ndryshe nga herët e tjera, ku kuvendi letrar organizohet nga të rriturit dhe flasin e dëgjojnë vetëm të rriturit, kuptohet “të diturit”, këtë herë janë nxënësit e një shkolle, që megjithëse janë të vegjël, marrin përsipër të na mbledhin ne të rriturit e të na tregojnë se edhe ata dinë të lexojnë, por edhe të nxjerrin në dritë vlerat e vërteta të një libri, që me të drejtë e kanë quajtur “Enciklopedi”. 
Nuk duhet të çuditemi, madje duhet vlerësuar veprimi i tyre, duke na bindur, se kur ka vullnet dhe dëshirë, çdo gjë mund të arrihet cilësisht, për t’u pasur zili. 

Natyrisht, duke pasur edhe ndihmën e “Misionarëve të dijes”, mësuesve të përkushtuar, si të vetë drejtoreshës Merita Thartori (Kuçi), Jorida Shala n/drejtore, Suela Gjeçi, n/drejtore, që mbulon veprimtaritë letrare dhe shkencore, Xhejsi Kalziqi-mësues muzike, që luajti në flaut, Ardian Neza, mësues historie, etj, etj.


Pjesëmarrës në këtë kuvend libri ishin, nxënës, mësues, prindër, shkrimtarë, poetë, artistë dhe qytetarë durrsak, dashamirë të letërsisë dhe artit. 

Mes të pranishmëve erdhi edhe Valbona Sako – Kryetare e Bashkisë së Durrësit, për të cilën duhet shprehur mirënjohje e veçantë, pasi nuk jemi mësuar që drejtues të pushtetit vendor, të jenë të pranishëm në veprimtari të tilla, madje edhe kur i organizojnë institucione të rëndësishme të qytetit, jo më nga fëmijë, siç është ky rast.


Veprimtaria, duhet thënë me plot gojën “spektakli”, u hap me poezinë: “Vivra je vullkan”1, “Vivra je vullkan, pse shpërthyet vonë/ Duar lidhur, gjuhë prerë, 50-vjet sëra jonë”. …….. ku çdo strofë u recitua nga një nxënës dhe u prit me duartrokitje. 

Më pas drejtore e shkollës, znj. Merita Thartori (Kuçi), me një oratori të përkryer, bëri një përmbledhje të shkurtër të librit dhe vlerave të tij, duke ngritur lart edhe figurën e shkrimtares, e cila mban mbi shpinë vuajtjet dhe persekutimin, por edhe vlerësimet brenda dhe jashtë vendit, jo pak por 22-tituj nderi.

Në fjalën e saj përshëndetëse, znj. Sako, e mrekulluar nga spektakli, i gërshetuar me recitime, pjesë muzikore të luajtur nga nxënësit e shkollës, përfshirë edhe pjesët e përzgjedhura nga libri, përgëzoi drejtorinë, mësuesit dhe nxënësit.

Ajo vuri në dukje rëndësinë dhe dobinë e këtyre veprimtarive, për t’i bërë nxënësit, sidomos të vegjlit, që të kthejnë sytë nga libri, ta prekin atë dhe, të shkëputen sadopak nga interneti dhe celularët. 

Në vazhdim të fjalës, ajo vlerësoi punën e madhe të autores “Vivra”, që i sjell lexuesi durrsak dhe atij mbarë shqiptar, një libër me përmasa të tilla, ku ka shumë atdhetari dhe shqiptari. 

Libër që duhet ta kenë dhe ta shfletojnë të gjithë moshat, veçanërisht të rinjtë. Në nderim, autores i dhuroi Emblemën e qytetit të Durrësit, “Kulla Veneciane””, simbol që i dhurohet vetëm ambasadorëve të huaj.

Më pas përshëndetën: Mujo Buçpapaj, botuesi i gazetës “Nacional”, njëherazi edhe botues i rreth 33 librave të heroinës sonë Vilhelmes, Fatmir Minguli, studiues, kritik dhe autor i disa shkrimeve kushtuar autores “Vivra”, Teuta Dhima, moderatore e bibliotekës publike të qytetit të Durrësit, etj. 

Merituan duartrokitje nxënësit, që kishin përzgjedhur disa nga heronjwt e librit “Elitat e mohuara………”:

Emitea Kreka. kl.9b - “Nora e Këlmendit”. Igli Vreto. kl.9c - “Abdyl Frashëri”, Enkela Mema. kl.8b - “Ibrahim Kodra”, Klejda Kasa. kl.9b – “I. Qemali”, Sonja Vreto. kl.9c – “Adem Jashari”, Erda Gjoci. kl.9a – “Musine Kokalari”, Nejola Myftaraga kl.8b – “At Gjergj Fishta”, Ledio Malasi. kl.8b – “Nënë Tereza”, Sabjola Reka. kl.7b – “Ali Podrime”, Klemina Hoxha. kl.7b –“Lasgush Poradeci”. 

Po kështu u përcollën nxehtësisht instrumentistët, nxënës të kësaj shkolle:

Neald Dyli. kl.8a në klarinetë, Jetmir Sula. kl.8a. në kitarë, Rajsa Tola. kl.8a, në violinë.

Një përshëndetje të veçantë bëri poeti Agim Bajrami me poezinë:

Vargje për një zonjë letërsie
……………..
Ditē e natē mbi male librash,
Duke mbjellē frymēn e saj.
Le t’i shtohen mbi ballē thinjat,
Njē Vranar s' plaket kollaj.

Më pas Fitim Haxhiraj, bashkëshorti i autores së nderuar, i emocionuar recitoi vargje thurur posaçërisht për nxënësit, që morën pjesë në këtë ngjarje të bukur letrare.
Në mbyllje fjala i takoi zonjës së nderuar “Vivra”, e cila me modestinë dhe thjeshtwsinw që e karakterizon, përshëndeti:
Mirënjohje, Zonja Merita Thartori, drejtore e Shkollës! Shpreh nderim të thellë për organizimin e bukur të takimit kushtuar librit tim studimor, “Elitat e Mohuara..., Krenari Kombëtare”! Ju përshëndes ngrohtësisht, pasi në Durrës ka shumë shkrimtarë me emër, porse ju përzgjodhët krijimtarinë time.
Nderim Zonjës Valbona Sako! Falënderoj Kryetaren e Bashkisë, Zonjën e Parë të Durrësit, Valbona Sako, për nderimin që i bëri auditorit të zgjedhur, ku ishin të pranishëm: mësues, nxënës, prindër dhe shkrimtarë. Shpreh Mirënjohje për vlerësimin që më bëri duke më dhuruar emblemën e qytetit të Durrësit, “Kulla Veneciane”, simbol, të cilin Zonja Sako ua dhuron Ambasadorëve të huaj. Për znj. Valbona, edhe shkrimtari është një ambasador i kulturës kombëtare. Znj. Valbona, i uroj suksese në detyrën e saj të vështirë, por fisnike, si Qytetare e Parë e Durrësit!
Një përshëndetje për kolektivin e mësuesve të përkushtuar për të dhënë dije dhe kulturë, sepse pa stafin pedagogjik, drejtuesi është si gjenerali pa ushtarë.
Të dashur nxënës të Shkollës “14 Nëntori”! Ju jeni e ardhmja dhe shpresa e prindërve, krenari e shkollës dhe e nesërmja e kombit. Ju do të jeni parlamentarët, administratorët, ligjzbatuesit, mësimdhënësit, akademikët, ndërtuesit dhe arkitektët e së ardhmes së vendit. Ju, fëmijë të dashur, Ju falënderoj, duke ju uruar shëndet dhe suksese në detyrat tuaja, si nxënës të shkollës shqipe. Duajeni këtë tokë bujare, se është Dheu i Atit dhe i Mëmës! Mësoni Historinë dhe gjeogarfinë e kombit tonë, që t‘i tregoni Botës se jeni autoktonë në këto troje. Kurrë mos harroni se jeni shqiptarë! Mësoni mirë gjuhën shqipe, se është gjuha e nënës, gjuha më e vjetër në botë!
Nxënës të dashur, gjuha dhe letërsia shqipe duhet të lëvrohen në 12 muaj të vitit dhe jo vetëm të kujtohen në çdo tetor. Çdo ditë për ju, duhet të jetë dita e letërsisë shqipe! Në këtë mënyrë, Ju do ta festoni muajin e letërsisë 365 ditë në vit! Lexoni sa më shumë, se Shqipëria ka nevojë për njerëz të ditur!
Suksese dhe vetëm suksese, sepse ju do të jeni vlera e Kombit tonë!
Me ndrime dhe mirënjohje, shkrimtarja nga Vlora Vilhelme Vranari Haxhiraj, që Ju do fort!

Përgatiti:
Kadri Tarelli
Durrës më: 24, vjeshta e dytë, 2019

1. Poezia “Vivra je vullkan”, është shkruar nga Kadri Tarelli

Shënim: Veprimtaria u fotografua nga Klodiana Aleksi dhe Bora Kuçi


















2019/10/23

Tre vëllezërit Bytyçi, tragjedi e triumf për Kosovën


Shtëpia ku jetoj unë është jo më shumë se dy minuta me automobil nga varrezat “Zoja e Bekuar” (St Mary’s) në Yonkers të New Yorkut ku pushojnë në përjetësi tre vëllezërit Bytyçi. Nga autostrada që kalon aty pranë çdo ditë i shohë varret e tyre. Ato janë në pjesën më të bukur dhe më të dukshme të këtij qyteti, kundruell rrugës kryesore.

Në ato livadhe të pjerrta shihen tre gurë të zi mermeri ku është gdhendur portreti i tre vëllezërve në uniformën e UÇK-ës. Ata u vranë në korrik të vitit 1999. Ylli ishte 25 vjeç, Agroni 23, ndërsa Mehmeti 21. Këto 3 varre të 3 martirëve të Kosovës janë sot varret më të nderuara shqiptaro-amerikane në Shtetet e Bashkuara. Janë të veçanta sepse në gjithë historinë e luftërave të Amerikës vetëm një herë gjatë Luftës së Parë Botërore janë vrarë 3 vëllezër. Dhe për heroizmin dhe tragjedinë e tyre janë shkruar disa libra, bile në Hollywood janë bërë edhe filma për ta.

Batalioni Atlantiku në bashkëpunim me Konsullatën e Kosovës për çdo vit në fillim të muajit mars, bëjnë nderimet e duhura duke vendosur kurorë lulesh mbi varret e tyre. Familja e vëllazërve Bytyçi gjithmonë është e pranishme në këtë ditë përkujtimore. Fusha e paradës dhe e betimit ushtarak prej ku janë nisur në luftë është afër atyre varrezave, jo më shumë se 15 minuta në këmbë. Më kujtohet si sot 11 prilli i vitit 1999 kur Ylli, Agroni dhe Mehmeti në uniformen e UÇKës qëndronin pranë njëri tjetërit si shqipe mali në radhët e Batalionit Atlantiku. Dita e nisjes së tyre për në Luftën e Kosovës kishte qënë data më historike dhe më tragjike e shqiptarëve të Amerikës. Themeluesit e këtij Batalioni më kishin autorizuar që të mbaja një fjalim anglisht për vajtjen e tyre në Luftën e Kosovës. Kur u ngjita lartë në foltore dhe shikova gjithata djemë përgatitur pë luftë iu luta Zotit për kthimin e tyre shëndosh e mirë në Amerikë. Nuk ndodhi ashtu sepse 3 vëllezërit Bytyçi u vranë, 3 të tjerë u plagosën rëndë, njëri pa këmbë e tjetëri pa krah dhe një tjetër gati kishte mbetur pa njërin sy. Gazeta "Thë New York Timës" e datës 12 prill 1999 në një shkrim shumë të gjatë për vajtjen e "Batalionit Atlantiku" në luftë e kishte shënuar edhe rastin e 3 vëllezërve. Bashkëluftëtarët e tyre tregojnë se ata kishin qënë shumë trima në Frontin e Pashtrikut.


Pasi kishte marrë fund lufta ata kishin shkuar në shtëpinë e tyre në Prizren ku ishin nëna,një vëlla dhe motra. Një familje rome e kishte ndihmuar familjen e tyre gjatë luftës. Pas luftës familja rome kishte kërkuar ndihmën e tyre për t'u larguar nga Prizreni ngase kishin frikë se mund t'u ndodhë ndonjë fatkeqësi atje. Vëllezërit Bytyçi për t'ua kthyer me të mirë atë nder kishin marrë përsipër afrimin e tyre në kufirin e Serbisë, por duke mos ditur terrenin, ata kishin hyrë gabimisht në territorin serb dhe menjëherë ishin kapur nga forcat ushtarake serbe. Kjo ushtri barbare i kishte tortuaruar disa ditë, dhe pas atyre torturave të hatashme i kishte pushkatuar. Ashtu të vdekur, duar lidhur me hekura dhe me sy të mbyllur ishin dërguar në një kamp ushtarak vuajtjesh në Petrovo Sello afër kufirit të Hungarisë ku kishin hapur një varr masiv dhe në atë gropë të zezë serbe (serbian black hole) kishin qitur edhe 74 shqiptarë të tjerë. Më 2 korrik 2001, kongresmeni Joseph Dio Guardi kishte organizuar promovimin shumë të suksesshëm të librit “Waging Modern war” të gjeneralit Wesley Clark. Ushtari i Batalionit Atlantiku Uk Lushi e kishte pyetur Gjeneralin Clarke nëse kishte ndonjë informatë për humbjen e tre vëllezërve Bytyçi. Gjenerali nuk ishte në dijeni për tragjedinë e tyre, por e kishte deklaruar publikisht atë ditë se do të bënte çka është e mundur për ta zbuluar të vërtetën. Një javë pas, ishte njoftuar në lajmet botërore se ata ishin gjetur në një varr masiv në Serbi. Zbulimi i tre vëllezërve Bytyçi ishte atë ditë lajmi kryesor ndërkombëtarë. Disa anëtarë të Batalionit Atlantiku kishin shkuar ashtu së bashku te shtëpia e Ahmet Bytyçit për t'ua dhënë atë kumt të zi. Ato ditë disa aktivistë të njohur shqiptaro-amerikanë kishin shkuar te shtëpia e tyre në Long Island për të dhënë intervista në kanalet televizive amerikane dhe evropiane, pavarësisht se djemtë e tij ishin në gjendje t'ua shpjegonin gazetarëve amerikanë tragjedinë e Agronit, Yllit dhe Mehmetit. Në atë kohë një pjesë e kësaj familje jetonte në Prizren.


Ato ditë flitej shumë për varrimin e tyre. Disa kishin menduar se do të ishte mirë që varrimi i tyre të bëhej në Prizren, ngase ata kishin shkuar në luftë për lirinë e Kosovës. Disa të tjerë kishim menduar se Amerika është më e përshtatshme sepse ishin të lindur këtu. Mua personalisht më ishte ngulitur në kokë që ata duhet të varroseshin në New York, për arsye se ata ishin shtetas të këtij vendi dhe se Kosova pas Luftës kishte varre në çdo kënd dhe se nderimi për vëllezërit Bytyçi mbase do të ishte më në nivel këtu në Amerikë. Nga ana tjetër shqiptaro-amerikanët do të kishim në Amerikë një pjesë të tragjedisë dhe heroizmit të Kosovës. Ne mendonim se varrezat e tyre do të jenë një pikë bashkimi për shqiptarët kudo. Një ditë korriku u takova në Arthur Avenue me babanë e tyre Ahmet Bytyçin. Qëndruam së bashku nja dy orë në kafen Two Star (Dy Yje). Gjatë asaj bisede e pyeta Ahmetin se ku dëshironte të bëhej varrimi i tyre? Ai tha se New Yorku ishte vendi më i përshtatshëm. Për qëndrimin dhe dëshirën e tij e njoftova menjëherë Shefki Mexhuanin kryetar i Shoqatës “Miqtë e TMK”. Ai e pranoi seriozisht mendimin e Ahmetit dhe timin duke i bërë thirrje për bashkëpunim “Shoqatës Atlantiku” të cilën në atë kohë e drejtonte Arbër Muriqi ushtar i Batalionit Atlantiku. Ata thirrën një mbledhje ku kishin marrë pjesë një numër i madh i ushtarëve të këtij Batalioni dhe disa miq të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në atë mbledhje mori pjesë edhe Ahmet Bytyçi. Të gjithë kishim menduar se shpenzimet për rivarrimin e tyre do ta bënte qeveria amerikane. Komisioni më autorizoi mua për të biseduar me zyrtarët e Departamentit të Shtetit.

Drejtoresha e këtij Seksioni tha se nuk paguajnë asnjë dollarë për kthimin e tyre në Amerikë, ngase ata kishin shkuar vullnetarë për lirinë e tokës së parëve. Pavarësisht se ata ishin shtetas të lindur të këtij vendi nuk kishin shkuar në atë luftë të rekrutuar nga Shtetet e Bashkuara dhe për këtë, Amerika nuk kishte asnjë përgjegjësi për rivarrimin e tyre në këtë vend. Ju duhet të paguani 15.000 dollarë për kalimin e trupave të tyre të vdekur nga Petrovo Sello në Prishtinë. Çeku duhet të jetë nga banka në emër të Departamentit të Shtetit. Në atë rast iu luta të më jepte një intervistë në radion e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në New York. Ajo e pranoi kërkesën time dhe i shpjegoi të gjitha. Pas këtij vendimi dy shoqatat e lartëpermendura grumbulluan fondet për rivarrimin në Amerikë. Shumicën e fondeve i kishte dhënë Batalionit Atlantiku dhe Miqtë e TMK-ës. Pastaj edhe disa individë kishin dhënë kontribute të dukshme. Duhet shënuar se një kontribut të dukshëm kishte dhënë Florim Krasniqi. Unë dhe Uran Rexhepi bëmë fushatën e ngritje së fondeve në New York, New Jersy dhe Connecticut. Edhe gjetja e varreve të përshtatshme ishte problem. Kërkuam në disa anë të këtij qyteti, bile kërkuam vend edhe në varrezat ku gjendeshin Mithat Frashëri dhe shumë shqiptarë të tjerë. Nuk ishte vend i përshtatshëm sepse ata nuk lejonin vendosjen e ndonjë guri të gdhendur mbi varrin e tyre. Ata lejonin vetëm në pllakë të vogël me emër e mbiemër dhe kurrgjë më shumë. Më në fund shkuam në varrezat pranë shtëpisë ku jetoj unë dhe aty gjetëm një vend të shkëlqyeshëm. Ato ishin varre të krishtera. I tregova Ahmet Bytyçit për karakterin fetar të këtyre varrezave. Ai tha është në rregull kjo punë e mos e diskuto. Përgatitjet e ceremonive në Kosovë i kishin bërë Shefki Mexhuani dhe Arbër Muriqi në bashkëpunim më gjeneral Agim Çekun në Prishtinë. Një javë para nisjes kisha biseduar me ambasadorin William Walker për pjesëmarrjen e tij në ceremonitë në Prishtinë. Ai e kishte pranuar kërkesën tonë. Grupi ynë i përbërë prej 18 vetash, kishte shumicën ushtarë të Batalionit Atlantiku. Me 27 shkurt të vitit 2002 arritëm në Prishtinë. Atje u pritëm me nderime nga zyrtarët amerikanë dhe shqiptarë. Të nesërmen u zhvilluan ceremonitë mortore, duke filluar nga sheshi para Teatrit të Prishtinës, sepse aty ishin vendosur arkivolet e tyre. Në krye të radhës sonë ishin William Walker dhe Ahmet Bytyçi. Pas homazheve tre arkivolet e vendosura në 3 automjete kaluan nëpër Bulevardin Nënë Tereza dhe u vendosën në Sallën e Palestrave. Kjo sallë ishte mbushur plot, dhe në radhët e para ishin ulur personalitete të larta shqiptare dhe amerikane. Ishin të pranishëm edhe ushtarakë të lartë nga Bondsteel. Kishte edhe diplomatë amerikanë nga Prishtina dhe Shkupi. Ceremonia filloi me intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe atij amerikan. Aty folën Fatmir Limaj, William Walker, admiral Skënder Doçi, gjeneral Butka, Hysni Syla, Arbër Muriqi dhe i fundit fola unë. Mund të kenë folur edhe të tjerë por nuk më kujtohet emri i tyre. Fjalët e mia: “SOT KEMI ARDHUR PËR TRAGJEDI, NESËR DO TË VIJMË PËR PAVARËSI DHE PASNESËR PËR BASHKIM KOMBËTAR GJITHESHQIPTARË”. U duartrokitëm shumë dhe për këto fjalë të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë. Ato ditë vizituam përfaqësinë amerikane. Grupin tonë e drejtoi William Walker dhe pritjen e bëri amabasadori John Menzis. U kthyem për në Shtetet e Bashkuara të gjithë së bashku. Në aeroportin Kennedy të New Yorkut kishin dalë për të na pritur shumë shqiptarë, bile kishte edhe disa kanale televizive amerikane. Të nesërmen ditën e diel u zhvillua ceremonia në Funeralin Faranga Bros të Bronxit, New York. Kur hyra brenda me një kurorë lulesh menjëhërë më ranë në sy 3 arkivole të vendosura paralel. U ndjeva shumë i tronditur shpirtërisht dhe më shkuan lotët për tragjedinë e tyre. Kurrë nuk kisha parë kaq arkivole në një funeral. Prindërit, vëllezërit, motra dhe kunatat qëndronin ashtu të pikëlluara thua se ishin ngurosur. Të nesërmen ditën e hënë më tre mars 2002 në Yonkers të New Yorkut në oborrin e Hotelit Royal Regency prej ku edhe ishin nisur për në luftë u bënë nderimet e rastit. Ata kishin fjetur në këtë hotel dy net përpara se të niseshin në lufte. Varret ishin 15 minuta në këmbë nga oborri i atij hoteli. Trupat e tyre të pajetë i mbanin ushtarët e Batalionit Atlantiku. Tre arkivolet e tyre ishin vendosur mbi ato 3 varret dhe varrmihësit kishin përgatitur mekanikisht rënien e tyre ngadalë por të 3, ranë në varre përnjëherë. Ishte kjo një skenë tepër e trishtueshme. Të gjithë ishim aty. Familja ishte më afër se të tjerët. Të gjithë po e shikonin nënën e tyre Bahrien. Kur ajo e pa e rënien e tyre në varre përnjëherë ngriti duart lartë dhe u dëgjuan fjalët e saj: "O Zot i Madh….." Por para se të binin në varret e tyre muzikanti i shkollës amerikane Anton Vulaj i ra borisë që i bien ushtarët amerikanë për të vdekurit e tyre para varrimit. Në këtë ceremoni morën pjesë shumë shqiptarë nga Amerika. Mori pjesë edhe aktivisti Luigj Gjokaj me shokë nga Detroiti, bile ai kishte bërë fushatë për ngritjen e fondeve për këto shpenzime. Meriton të kujtohet edhe Imami i Patersonit në New Jersey Muhamet Osmani për shërbimet e tij fetare. Ai në këtë ceremoni ishte treguar qytetar i vërtetë shqiptaro-amerikan.


Ahmet Bytyçi dhe familja e tij ishin treguar shumë të ndershëm dhe fisnik gjatë gjithë kohës së veprimit për rikthimin e djemve të tyre te vdekur në këtë vend. Kjo familje bashkëpunoi në mënyrë të sinqertë me të gjithë. Në asnjë moment nuk treguan mburrje ose krenari për heroizmin e djemve të tyre. Gjithmonë ishin modest. Familja e Adem Jasharit në Kosovë dhe Familja e Ahmet Bytyçit në Amerikë janë familjet më të nderuara në botën shqiptare. Ata janë modest të ndershëm dhe të sjellshëm. Unë personalisht ruaj shumë kujtime të dhimbshme nga kjo familje e lavdishme. Ylli, Agroni dhe Mehemti ishin heronj dhe martirë. Meriton nderime edhe vëllai i tyre Ilir Bytyçi i cili tash e sa vjet punon natë e ditë për të zbuluar të vërtetën për tragjedinë e vëllezërve të tij. Iliri me sjelljet e tij të shkëlqyeshme po nderon vëllezërit, familjen dhe kombin shqiptar.


“NO DAY SHALL ERASE YOU FROM THE MEMORY OF TIME”


“ASNJË DITË NUK DO T’U FSHIJË NGA KUJTESA JONË”


ENEIDA-VIRGJILI

Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.


Miratimi i rezolutës nga Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, me të cilën i kërkohet Serbisë që të vë para drejtësisë vrasësit e tre vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë që u vranë në vitin 1999, nuk e ka shqetësuar ish-komandantin e xhandarmërisë serbe, Goran Radosavleviq Guri, pjesëtarët e të cilës njësi dyshohen për kryerjen e krimit.

“Nuk jam i shqetësuar”, ka thënë Goran Radosavleviq Guri për Radion Evropa e Lirë në lidhje me rezolutën e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, me të cilën kërkohet të zgjidhet rasti i vrasjes së tre vëllezërve Bytyçi, Ilirit, Agronit dhe Mehmetit, të tre shtetas amerikanë.

“Edhe në të kaluarën kanë miratuar rezoluta. Jam i lodhur nga komentimet”, ka thënë shkurt Radosavleviq Guri.

Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.

Në muajin korrik të vitit 1999 ata ishin arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.

Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish-Jugosllavisë.

Në rezolutë potencohet se trupat tyre u gjetën në një varrezë masive në Petrovo Selo në Serbinë lindore, në një bazë të kontrolluar nga njësitë që komandoheshin nga ish gjenerali i policisë serbe, Goran Radosavleviq, i njohur si Guri. Ata ishin me duar të lidhura dhe ishin qëlluar në kokë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka mirëpritur miratimin e rezolutës për vëllezërit “Bytyçi” nga Senati i SHBA-së, e cila, siç ka shkruar ai në Facebook, shpreh pakënaqësi me vonesat që po bën Serbia në dënimin e fajtorëve për vrasjen e vëllezërve Bytyçi nga aparati shtetëror serb në vitin 1999.

“Kjo mundëson që të shtyhet përpara çështja në instancat më të larta të SHBA-së, por gjithashtu tregon se kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një, pa dallime partiake. Për ne është inkurajim që të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat e regjimit serb në Kosovë dhe se drejtësia për vëllezërit Bytyçi më në fund do të vihet në vend”, ka shkruar Thaçi.

Kurse kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar po ashtu në Facebook se miratimi në mënyrë unanime i rezolutës për vëllezërit Bytyçi, është një lajm i mirë, jo vetëm për këtë familje, por edhe për dëshmimin e krimeve të pushtetit serb, të kryera në Kosovë.

“Fshehja dhe mohimi i vrasjes së Yllit, Agronit e Mehmetit, është krim i dyfisht që i bëhet familjes Bytyçi, popullit të Kosovës, por edhe gjithë historisë së shqiptarëve, luftës për çlirim dhe sakrificës për liri. Kjo rezolutë, e miratuar nga SHBA, si mbrojtëse e vlerave njerëzore dhe demokracisë, është mesazh i qartë për shtetin serb, se pranimi i fajësisë dhe vendosja para drejtësisë e akterëve të masakrave dhe vrasjes së shqiptarëve, është rruga e vetme drejt paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Haradinaj.

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, Eliot Engel, transmeton Zëri i Amerikës, ka thënë se kjo çështje ishte e rëndësishme për të, duke pasur parasysh lidhjet me komunitetin shqiptar dhe se ai e njeh personalisht familjen e vëllezërve, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi.

Engel tha se ai e di që autoritetet serbe kanë njohuri se kush janë personat përgjegjës.

“Nëse Serbia do që të bashkohet me perëndimin, ajo duhet të përballet me të shkuarën dhe të pranojë përgjegjësinë”, tha ai.

Ligjvënësi nga Nju Jorku, Lee Zeldin tha se kjo çështje është ngritur vazhdimisht me autoritetet serbe.

“Dua t’i them Serbisë se ky është një mësim i rëndësishëm, se pas 20 vjetësh ne (Shtetet e Bashkuara) nuk kemi harruar dhe nuk do të harrojmë kurrë. Ne do të këmbëngulim që drejtësia të vihet në vend”.

Menjëherë pas miratimit, reagoi vëllai i Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçit, Ilir Bytyçi, duke shprehur vlerësimin e familjes së tij për rezolutën:

“Shpresojmë që i Dërguari i Posaçëm, Matt Palmer dhe i Dërguari i Posaçëm Rich Grenell t’i dëgjojnë këto zëra dhe ta bëjnë përparësi çështjen e vëllezërve Bytyçi dhe drejtësinë për krimet e luftës në punën e tyre. Sot Kongresi tregoi se viktimat nuk mund të injorohen”.

Në Rezolutën e miratuar të martën thuhet se “Shtetet e Bashkuara duhet t’iu kushtojnë vëmendje përpjekjeve të Qeverisë së Serbisë dhe ministrave të saj përkatës, si dhe zyrtarëve të tjerë, të cilët po ndërmarrin hapa për të hetuar dhe ndjekur penalisht personat që besohet se janë përgjegjës për vrasjen e vëllezërve Bytyçi. Përparimi në zgjidhjen e këtij rasti, ose mungesa e vullnetit, duhet të jenë faktor i rëndësishëm në përcaktimin e zhvillimit të ardhshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”, thuhet mes tjerash në dokument.

Rezoluta u referohet fakteve rreth vrasjes bashkë me përfshirjen e ish zëvendës-ministrit të Brendshëm të Serbisë, Vlastimir Gjorgjeviç dhe Goran Radosavleviçit. Ajo përfshinë edhe premtimet e papërmbushura të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Që nga viti 2006 janë zhvilluar dy procese gjyqësore në lidhje me rastin e vëllezërve Bytyçi ndaj dy ish-policëve serbë, të cilët më pas janë lënë të lirë.

Zhvillimi i proceseve u përcoll me shumë reagime të veprimtarëve humanitarë të cilët janë shprehur të pakënaqur me mënyrën e trajtimit të çështjes.

Raimonda Rreci, Safete Hadergjonaj e Time Kadrijaj, janë tri gratë e ftuara deri tani nga Gjykata Speciale në mesin e mbi 100 burrave.


Raimonda Rreci ka qenë gruaja e parë që ka marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në kuadër të Gjykatës Speciale. Në dhjetor të vitit 2018, ajo vet përmes një shkrimi në Facebook kishte treguar për ftesën që kishte marrë.

Rreci kishte deklaruar se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës edhe nëse deklaratat e saj nuk do t’i pëlqejnë dikujt.

“Nuk kam plane të mos i përgjigjem gjykatës pa marr parasysh se në çfarë cilësie. Nuk kam asgjë të fsheh, mbase deklaratat e mia nuk do ju pëlqejnë por unë do i përgjigjem”, kishte deklaruar ajo, shkruan Insajderi.

Teksa, më 3 qershor të 2019 Rreci nuk pranoi të intervistohet nga kjo gjykatë, duke thënë se intervistimi i saj pothuajse ishte suspenduar.

Rreci, ish-ushtarja e UÇK ka thënë se nuk i është përgjigjur kësaj ftese, pasi që nga Gjykata Speciale nuk i kanë ofruar asaj informatat që ajo u ka kërkuar përmes një shkrese zyrtare.

Rreci ka theksuar se kërkesa e saj ka qenë që të njoftohet nga Specialja më hollësisht lidhur me ftesën, nëse është e ftuar në cilësinë e dëshmitares apo të dyshuarës.

“Jo në të parën, patjetër në të dytën, nëse drejtësia vërtetë ekziston. Sa i përket intervistës e tera është suspenduar thuajse, meqë unë refuzojë të intervistohem pa pranuar informata me konkrete në lidhje me çka unë mund të cilësohem, p.sh: dëshmitare”, kishte deklaruar ajo për lajminet.

Me 3 shtator të këtij viti ftesën nga Gjykata Speciale e pranoi edhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj teksa u intervistua me 18 shtator.

Ajo ishte ftuar në cilësinë e dëshmitares.

“Sipas shkresës që pranova do të intervistohem në cilësinë e dëshmitares, dhe unë do t’i përgjigjem kësaj ftese. Nuk kam çfarë të dëshmojë përveç luftës së drejtë që ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, kishte thënë Kadrijaj.

Pas intervistimit, ish-ushtarja e UÇK-së pati deklaruar se prokurorëve u ka interesuar puna e saj si mjeke në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në cilat zona ka qenë në kohë të luftës.

Kadrijaj ka thënë se ka dëshmuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë.

Përveç, Kadrijaj e Rrecit ftesën nga Specialja e mori edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadërgjonaj. Më 19 shtator u intervistua nga Prokuroi Special, në cilësinë e dëshmitares. Teksa ftesën e kishte pranuar 6 shtator.

Hadërgjonaj kishte pohuar se ajo do të intervistohej për periudhën 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000.

Ajo pati deklaruar se gjatë periudhës së luftës nuk kishte pasur funksion të rëndësishëm, por se kishte dhënë kontributin e saj në shumë procese të asaj periudhe.

“Lufta UÇK është projekti më i shenjtë në rrugëtimin tonë për liri e pavarësi. Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri luftë të drejtë, të pastër për çlirim nga gjenocidi serb. Në këtë luftë qytetarët sakrifikuan jetën e tyre për liri dhe pavarësi dhe përjetuan gjenocidin. Ftesat e tilla, gjyqet e njëanshme, etnike, vetëm për shqiptarët që përjetuan gjenocidin serb, nga Unmiku, Tribunali i Hagës, dhe Euleksi e tash edhe nga Dhomat e Specializuara në Hagë, e jo ndaj atyre që ushtruan gjenocid mbi popullin e pafajshëm, janë përtej çdo norme të drejtësisë”, kishte deklaruar ish-deputetja e PDK-së në Facebook.

Gjykata Speciale me seli në Hagë ditëve të fundit ka shpeshtuar ftesat për të intervistuar kryesisht pjesëtarë të ish – Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vetëm me 22 shtator u dërguan mbi 7 ftesa.

Mandati pesë vjeçar i Gjykatës Speciale do të skadojë me 30 qershor të vitit 2020. Deri më tani nga kjo Gjykatë janë ftuar për intervistim si dëshmitarë, e si dëshmitarë të dyshuar, mbi 200 pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkohë është paralajmëruar që gjatë këtij muaji do të ngritën edhe aktakuzat e para.

NJË MUAJ PARABURGIM PËR SERBIN E DYSHUAR PËR KRIME LUFTE NË KOSOVË5


Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special- gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.A për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje me persona të tjerë ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullatës civile.

“Kjo nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative ë Jugosllavisë (KP i RSFJ), penalizuar si vepër penale krime lufte në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve ndërkombëtare që zbatohen në konfliktin e armatosur nga neni 145 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 dhe paragrafi 2 nën paragrafi 2.1, 2.8, 2.13 e 2.21 dhe veprën penale krime lufte në shkelje të rëndë të konventave të Gjenevës nga neni 144 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 dhe paragrafi 2 nën paragrafi 2.2, 2.3, 2.4 dhe 2.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë, transmeton AktivPress.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit N.A i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

“Gjykata pasi që i ka shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës dhe i ka dëgjuar pretendimet e palëve ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit N.A është e bazuar. Gjykata, vlerësoi se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK, ngase ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet. I pandehuri N.A është shtetas edhe i Republikës së Serbisë dhe ka vendbanim jashtë Kosovës, respektivisht në qytetin e Nishit në Republikën e Serbisë dhe ekziston rreziku real se i njëjti mundë apo do ti shmanget ndjekjes penale”, thuhet në komunikatë.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

ALBIN KURTI PUBLIKON LETRAT E URIMEVE PËR FITOREN, MUNGON URIMI I EDI RAMË


Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fituesi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook” të gjitha letrat e urimit të adresuara nga liderët e rajonit.

Ndër to, bien në sy urimet që Kurti ka marrë nga politikanë shqiptarë dhe eksoponentë politikë të rajonit, si kryeparlamentari shqiptar, Gramoz Ruçi, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev etj. Ndërsa, në përgjigje, drejtuesi i VV-së i ka përshëndetur të gjithë.

“Gjatë dy javëve të fundit pranova shumë telefonata, mesazhe e letra urimi për rezultatin dhe suksesin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 6 tetorit. Nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, Kryetari i Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, z. Željko Komšić, Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, z. Genc Nimanbegu, ish Presidenti i Kroacisë, z. Stjepan Mesić, e shumë të tjerë. Me bashkëpunim të ngushtë me partnerët fqinjë e miq tonë, do të jemi një hap përpara zhvillimit e integrimit tonë. U jam mirënjohës të gjithëve për urimet, përgëzimet dhe gatishmërinë e shprehur për mbështetje,”-shkruan Kurti në postimin e tij.

Por, mes dhjetra letrave të marra, mungon urimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që shton dyshimet për një marrëdhënie “të ftohtë” ndërmjet dy politikanëve bashkëkombas. Megjithatë, në prononcimet e tyre, asnjë nuk e ka pranuar pasjen e mosmarrëveshjeve, por janë shprehur të gatshëm për ta çuar në një nivel tjetër bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Zhdukja e Remzi Hoxhës” - Ky dokumentar tregon të vërtetën e kësaj ngjarje

Top Story sjell në këtë dokumentar, një prej ngjarjeve më të mistershme në vitet e demokracisë, atë të zhdukjes së biznesmenit nga Kaçaniku i Kosovës, Remzi Hoxha.

                               
24 vite më parë, ai u rrëmbye nga agjentë të SHIK-ut, për t’u rrahur deri në vdekje, e më pas deri në zhdukjen e tij.

Për herë të parë shfaqen dëshmitarët që flasin për torturat e kryera ndaj Remziut dhe përse ai duhej të eleminohej.

Përmes dëshmive dhe dokumentave ekskluzive, Top Story zbulon se si agjentët dhe strukturat e tjera shtetërore penguan zbardhjen e të vërtetës. Gjithashtu, zhdukja e Remzi Hoxhës, pasoi me një seri vdekjesh të mistershme, të personave që kishin dijeni për ngjarjen.

Storien e plotë mund ta shikoni:





Erdhi koha për të fjetur…nata e parë për herë të dytë në burgun e Nishit e ëndrrat për Lirinë tonë ndërronin vetëm shtratin dhe qytetin, por një ditë edhe këto ëndrra do të bëhen realitet.

                          Nga akademik PHD.  Flori Bruqi Me rastin e 27-vjetorit të bombardimeve në burgun e Dubravës, Hasani i përshkuan at...