Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/10/30

Akademik Prof.Mr.sc.Jahja Mustafë Lluka(1952-)



Akademik  Prof.Mr.sc.Jahja  Mustafë Lluka,lindi në Pejë më 17.03.1952,ku e kreu shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa studimeet e larta të Elektroteknikës i vijojë në Zagreb.Pas kthimit nga Zagrebi,studioi në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë.

Rezultate imazhesh për wikipedia jahja lluka

Akademik Prof.Mr.Sci.Jahja Mustafë Lluka

Është magjistër i mardhënieve ndërkombëtare.Në vitin 1989 filloi aktivisht të merret me angazhimet kundër ndryshimeve kushtetetuese të Kosovës.


Rezultate imazhesh për wikipedia jahja lluka

Më 1990,pas protestave të shumta në qytetin e Pejës,themeloi së bashku më shumë shokë"Shoqatën për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta",ndërsa në Kuvendin e Parë të Shoqatës u zgjodh Kryetar,post të cilin e mban edhe tash.


Rezultate imazhesh për jahja lluka


Me largimin me dhunë të punëtorëve shqiptar nga puna, nga ana e ish regjimit të dhunshëm serbo-sllavë, u paraqit nevoja për krijimin e një subjekti i cili do të ndihmonte shumë familje në nevojë që vuanin për kafshatën e gojës.


Rezultate imazhesh për  jahja lluka


Jahja Lluka,bashkë më shumë veprimtarë tjerë pejanë,themeloi "Këshillin e Solidaritetit", këshill ky që i ndihmojë minatorët e "Trepçës",të "Goleshit", të "Kishnicës", të "Fabrikës së Municionit" në Skënderaj,si dhe grumbulluan dhe dhanë pagat e para për arsimtarët shqiptar të Komunës së Pejës.

Rezultate imazhesh për  jahja lluka


Në vitin 1995 u burgos nga regjimi serb, pas organizimit me shumë shokë të përpjekjeve për armatosjen e shqiptarëve të Kosovës për tu vetëmbrojtur nga hordhitë fashiste serbe.Ka bërë burg në burgun e Dubravës.Lipjanit,Pejës,Pozharevcit etj.

Është shkrimtar si dhe  publicist letrar. Është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës .

Ka botuar këta libra:

1.Edhe ti Atdhe

2.Vargje vetmie

3.Mos eja në ëndër 

4.Në kalanë e zemrës sime 

5.Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja dhe rewthina 1912/1994

6.Për Shtetin tim,Kosovën

7.Kosovo from "Naçertanie"to independence  1844-2008 






8.Përmbledhje shkrimesh.

Është funksionar i lartë politikë që nga pas lufta e deri më tash.

Etj.


Akademik Prof.Dr.Hakif Bajrami,Ph.D(1943-)






Rezultati i imazhit për Hakif Bajrami"

Akademik Prof.Dr.Hakif Bajrami,Ph.D

Profesor Doktor Hakif Bajrami, pa asnjë krahasim, është historiani shqiptar më produktiv, me një origjinalitet historiografik filozofik e dokumentar që tejkalon kornizat e asaj që është ngulitur të thuhet – “Shkollë historiografike e Ali Hadrit”.

U lind më 7 mars 1943, në katundin Balsh të komunës së Besianës, Malësi e Llapit. Shkollimin tetëvjeçar, me sukses shem¬bu¬llor, e kreu në Besianë. Këtu e kreu, me sukses shembullor, dhe shkollimin e mesëm, në gjimnaz. 


Në Prishtinë, pikërisht në Degën e Historisë së Fakultetit Filozofik, i mbaroi studimet universitare. Nga viti 1969 u punësua si arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë në Gjimnazin e Besianës, por do të do të nxirret nga detyra si i “padëshiruar potencial për regjimin”. 

Më 1970 erdhi në Gjimnazin e Prishtinës, prapë arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë, kurse nga viti 1973 edhe i historisë në Gjimnazin e Prishtinës dhe të paraleles së tij në Besianë, e njëko¬hësit i vazhdoi studimet pasuniversitare, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, për të magjistruar më 1975. 


Nga tashti, me gradën shkencor “Magjistër i Shkencave të Historisë” u punësua “Bashkëpunëtor shkencor” në Entin e Historisë së Koso¬vës, ku i ngjeshi përpjekjet për ngritjen profesionale shken¬core dhe më 15 janar 1979 e mori gradën shkencore “Doktor i Shkencave historike”.

Në periudhën e ngritjes profesionale në fushë të dijes historiografike, gjatë viteve të ‘70-ta të shek. XX, Profesor Hakif Bajrami, me financim familjar dhe shoqëror, hulumtoi në Bibliotekën Kombëtare të Serbisë, në Arkivin e Institutit Ushtarak, në Arkivin e Serbisë, në Arkivin e Jugosllavisë dhe në Arkivin e Sekretariatit të Punëve të Jashtme të Jugosllavisë në Beograd, si dhe në Bibliotekën Kombëtare dhe në Arkivin e Kroacisë, në Zagreb, dhe në Bibliotekën Kombëtare dhe në Arkivin Qendror Shtetëror të Shqipërisë, e nisi të shquhet si gjurmues e ndriçu¬es veçanërisht i historisë shqiptare të Kosovës nën robërinë e Mbretërisë Jugosllave dhe të Luftës së Dytë Botërore, për çka do të dekorohet, më 1980, me dekoratën më të lartë të kohës në Kosovë, me ”Shpërblimin e Dhjetorit”.


Kjo i hapi rrugë që në një kohë shumë kritike për shkencën historiografike shqiptare të Kosovës, pikërisht nga shkurti i vitit 1981 deri në mars të vitit 1990, të mbante postin e drejtorit të Arkivit Shtetëror të Kosovës, porse një kohë i “pa dëshiruar”, meqë ishte nënshkrues i të ashtuquajturit - “Apeli 215” të vitit 1989 – “...për Republikën e Kosovës në Kudër të Jugosllavisë!” Si pasojë, më 1990, do të pushohet nga detyra e drejtorit, e për faktin se do t’i bashkohet, me gjithë qenien, “Lëvizjes Gjithëpopullore Shqiptare për Faljen e Hasmërive”, në shkurt të vitit 1991, me policë të armatosur do të nxirret nga ndërtesa e Arkivit, për t’u kthyer vetëm pas Fitores së Luftës Çlirimtare të UÇK-së. Profesor Hakif Bajrami nuk do të lakohet dhe, do t’u përkushtohet përpjekjeve për ta forcuar unitetin politik kombëtar shqiptar për Luftën Çlirimtare Shqiptare nga robëria serbo-jugosllave, për çka, më 1991, është dekoruar nga Klubet e Diasporës Shqiptare në Zvicër.


Historiani ynë, Dr. Hakif Bajrami, në shekullin e tij të veprimtarisë shkencore i arriti të gjitha gradat shkencore, në afatet ligjore, deri në “Këshilltar shkencor”, ekuivalent me gradën “Profesorit ordinar”, dhe me kohë u propozua nga kolegët në kolektivin punues, kandidat për akademik të ASHAK-së, por nuk e plotësoi kushtin kryesor – “Të përshtatshmërisë politike jugosllave”. Për vlerat e veprës së tij historiografike fletë edhe “Dekorata e Posaçme Kombëtare”, ndarë, më 1997, nga “Ministria e Shkencës dhe Kulturës” dhe “Akademia e Shkencave të Shqipërisë”, pikërisht në një kohë kur i ashtuquajturi “Pushtet Paralel” i LDK-së nuk urdhëronte që Prof. Dr. Hakif Bajrami të punësohej në Institutin Alba¬nologjik, ku, sipas deklarimit tim me shkrim, do t’a ndanim, përgjysmë, “rrogën” time prej 40 markash!?!, qartë për faktin se nuk e plotësonte kushtin politik të përkatësisë Lëdëkëiste, pasi në vitet 1995-1999 ishte anëtar i “Partisë Parlamentare”, dhe shquhej si prouçëkëistë e në vitet 1998/99 i përkiste “Timit” të Këshilltarëve politiko-diplomatikë në Zyrën e Përfaqësuesit Politik të UÇK-së, Liderit kombëtar, Zotëri Adem Demaçi, me seli legale publike në Prishtinë, sfidë kjo më e prekshme për pushtuesin!
Në fushë të diturisë historiografike Profesor Doktor Hakif Bajrami është një det që ka thellësi dhe gjerësi ende të pa reflektuar në letër. 


             Rezultate imazhesh për hakif bajrami


Asnjë shënim biobibliografik për Hakifin nuk i përmban titujt e rreth 630 studimeve, punimeve fejtonistike historiografike dhe të përqasjeve politike të botuara në gazeta ditore dhe në revista shkencore shqip e serbokroatisht. Për këtu t’i rikujtojmë, së paku, vetëm titujt e Veprave të Profesor Hakif Bajramit:

Vlerë që nuk mund t’ia caktosh çmimin për rëndësinë shkencore e politike, janë një vistër i botimeve të dokumenteve arkivore historiografike, të siguruara nga Profesor Hakif Bajrami e të cilat, mjerisht, matrapazët e historisë, të cilët nuk kanë shkelë Derën e Arkivit, i vjelin si “Në bahçe te Babës!?!”


Të përmendim këtu vetëm disa syresh: “Konventa Jugosllave -Turke 1938” për dëbimin e shqiptarëve në Turqi, botuat më 1980; “Prememorjen e Gj. Bisakut, Sh. Kurtit dhe L Gashit, e vitit 1930, për gjenocidin ndaj Shqiptarëve në Jugosllavi, botuar më 1989; “Marrveshjen Xhentelmene Tito – Kyprili të vitit 1953, për dëbimin e shqiptarëve në Anadoll, botuar më 2002; “ Gjenocidi serb në Kosovë 1844-1999, botuar më 2002 dhe dorëshkrimi:
Duke përmbyllur pasqyrimin Biobibliografik për autorin e veprës: “Epoka e Adem Demaçit”, të cilën po e hapim për diskutim publik, sot, do t’u mbetja borxh, kolegut tim dhe Juve, po të mos konstatoja: Profesor Doktor Hakif Bajramin e shqoi, në të gjitha situatat, guximi civil i pashoq në mbrojtje të dinjitetit të kombit shqiptar. Mori pjesë në shumë kongrese, simpoziume e konsulta shkencore e politike kombëtare e ndërkombëtare dhe, për e rreth historisë shqiptare, polemizoi me shumë historianë serbë, kroatë, maqedonas, francezë, malazezë, rumunë, rusë e të tjerë. Meqë dëshmitë historiografike ishin, në të gjitha kohët, dëshmi për hisen shqiptare në Lirinë e proklamuar në Jugosllavinë Avnojiste, Dr. Hakif Bajrami ishte avokati më i merituar i Lirisë së shqiptarëve nën Jugosllavinë, jo pa rreziqe për jetën e tij. Për këtë fakt është dëshmi vepra historiografike e Hakifit, nga shkrimi i parë deri të vepra e sapo botuar, që na shërbeu për përqasjen tonë publike historiografike e politike të sotme.


Libri: “Epoka e Adem Demaçit”, ka Parathënien dhe 17 krerë tematik historiografik, politik e polemizues, kurse në rolin e pasthënies pasojnë dy vlerësime shumë afirmative për përmbajtjen e tekstit të librit, të botuar, fillimisht, në gazetën “Kosova Sot”.


Për hir të së vërtetës shkencore më duhet të konstatoj se autori dorëshkrimin e ka ngritur para disa vitesh, me një frymë krijuese e me një guxim intelektual konstant në shërbim të Lirisë së kombit, por në tekst ka ndërhyrë sapo mori vendim për ta publikuar, për t’ia dhënë edhe frymën e kërkesave aktuale të Kosovës dhe të kombit në përgjithësi, në një kohë, kur katërçipërisht shqiptarët po ndjehen të tradhtuar nga “liderët” partiak e “shtetëror” dhe nga Bashkësia Ndërkombëtare e përçarë dhe, në vijimësi, mikluese e stimuluese për apetitet koloniale të gjakësorit serb, që kreu gjenocid në Bosnje dhe në Kosovë, nën dri
tën e Reflektorëve të KS të OKB-së dhe të NATO-s!?! 


Ngase tashti Profesor Hakif Bajrami ishte i rraskapitur nga një lëngim i gjatë, nuk ka arritur që t’i harmonizojë ndërhyrjet në dorëshkrimin e hershëm, e si rrjedhojë ndodhën përsëritje dhe ndonjë kundërthënie evidente. 

Këto mangësi krejt lehtë do t’i evitonte një dorë redaktoriali i stërvitur në fushë të dijes, e që i mungon këtij publikimi shumë të rëndësishëm për Mendimin historiografik politik shqiptar. 

Profesor Hakif Bajrami gjithsesi është i vetmi historian yni që ka argumente, guxim e dije teorike për të ndriçuar problematikën historiografike politike, të themi, bashkëkohore, për të shërbyer si far për në të ardhmen e dinjitetshme të kombit shqiptar të sunduar nga shumë lider me specie të hidrës.



Realisht, vlera e librit “Epoka e Adem Demaçit” mund të shihet më qartë nëse Lexohet si parahyrje në leximin e veprës kapitale: “Dosja Demaçi”. 

Madje, po te shkelet teksti me laps do të shihet qartë se Profesor Hakif Bajrami sikur nuk e ka shkruar librin vetëm me qëllime parësore, të ndriçonte veprën e Madhorit historik të kombit shqiptar, as vetëm për të ndriçuar “Epokën e Adem Demaçit”. Shihet se pati një qëllim largvajtës: Duke nxjerrë para vetës një personalitet shqiptar, të pashoq midis të gjallëve, duke ia bashkuar personalitetet e kohës së tij e të më vonshëm, që u flijuan për lirinë edhe për të ardhmen e dinjitetshme të popullit shqiptar, u përpoq të vijëzoj Liderin që i duhet kombit shqiptar, edhe aktualisht i copëtuar e i nëpërkëmbur nga armiqtë shekullor dhe nga paaftësia e pavendosmëria e miqve aktualë të kombit shqiptar.




Në këtë drejtim, Profesor Hakifi, do të konstatojë: “Lideri është personi komplet që ka karakter të pathyeshëm, që e njeh detyrën deri në profesion të përkryer, që ka kompetenca dhe ambicie për t’i realizuar vizionet, i cili nuk merret fort me faktin se si të punojë, por me imperativin çka të punojë, duke e vërejtur realitetin me një guxim që vrojton jo vetëm me sy, por vëren dhe punon me syrin e mendjes dhe të shpirtit për të bërë ndryshime kolosale në dobi të kombit dhe të njerëzimit”.


                             Rezultate imazhesh për hakif bajrami


Shumë nga këto virtyte të Liderit për ta vë popullin në lëvizje për një të ardhme të denjë, natyrore, të kombit shqiptar, historiani Hakif Bajrami, veprimtar i shquar i çështjes shqiptare, i gjeti në të kaluarën jetësore të Adem Demaçit, i cili në rrugën e prijësit ideologjik kombëtar shqiptar me një mendje – Për një luftë të gjatë, me sakrifica individuale e kolektive të pa çmim, por e cila paevitueshëm do të kurorëzohet me fitoren e kombit. 


Për vendosmërinë e Adem Demaçit për t’a kurorëzuar jetën e vet me jetën e lirisë së kombit, flet qartë Betimi i Demaçit i saktësuar në një roman autobiografik: “Nxora bllokun nga xhepi i setrës dhe lapsin nga xhepi i brendshëm dhe mbi letrën e bardhë shkrova emrin e mbiemrin tim. Mora shkrepsën, të cilën, mëzi pas tri fërkimesh e ndeza dhe vura letrën mbi flakën e vogël. Letra mori flakë”. Vendosmëria e çelikosi, Adem Demaçin, për të qenë i papushtueshëm, inspirim për patriotët e gatshëm të sakrifikojnë për lirinë e kombit.




Vërtet, historiani i frytshëm, Hakif Bajrami është i vetëdijshëm se Lideri është edhe farkëtim i kohës, megjithatë ndihet i dëshpëruar skajshmërisht: ”E them me kompetencë, se sot shqiptarizmi është mbushur me demagogë dhe personalitete të korruptuar, saqë edhe një herë po të lindte Demaçi, nuk do të kishte çka të bënte. Çështja shqiptare i ngjason asaj vjershës së Vaso Pashës....”!?!

dhe Unë ndihem i frustruar, ndaj këtë paraqitje do ta përmbyllja me një kërkesë sublime të krahut tim, të përhershëm, edhe kur nuk mund ta shihja as fundin e Greminës në buzë të së cilës jetoja krenar: “...Ka ardhur koha që idealin e ardhmërisë mos ta shprehë vetëm Lideri, por atë ideal ta shprehë populli për t’u bërë kombi shqiptar ai që është dhe duhet të jetë!”





\


Imazh i ngjashëm


Nga tashti, me gradën shkencor  Akademik Prof.Dr.Ph.D pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.


Rezultate imazhesh për hakif bajrami


Libra dhe punime shkencore të botuara : 

1. Rrethanat shoqëroro politike në Kosovë 1918-1941, Prishtinë 1981, fq. 365;
• 2. Aradhja Partizane e Shalës, Beograd 1981, fq. 106;
• 3. Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941, Prishtinë 1983, fq. 238;
• 4. Aradhja Partizane “Bajram Curri”, Prishtinë, 1985, fq. 244;
• 5. Bataloni Partizan “Meto Bajraktari”, Prishtinë 1988, fq. 232;
• 6. Libri i bardhë (në katër gjuhë: shqip Anglisht, frëngjisht, gjermanisht, serbokroatisht), Prishtinë-Tiranë,1992, fq. 106 ( gjithsej 512 faqe);


Rezultate imazhesh për hakif bajrami


• 7. Tragjedia e Tivarit, Prishtinë 1993, fq. 226;
• 8. Bedri Pejani 1885-1946, Prishtinë, 1994, fq. 205;
• 9. Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995, fq. 208;
• 10. Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (dokumente), Prishtinë 1996, fq. 506;
• 11. Mustafë Hoxhë Nishefci 1915-1995, Prishtinë 1997, fq. 338;
• 12. Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997. F. 424 ( i ndaluar më 1990 në shtypshkronjë);
• 13. Programet që shënuan historinë kombëtare shqiptare 1878-1997, Prishtinë 1997, f. 162;
• 14. Dokumente të institucioneve gjermane për historinë shqiptare 1941-1944, Prishtinë 1998, fq. 302;


Rezultate imazhesh për hakif bajrami

15. Ismail Hasan Ajeti-Bushi, Prishtinë 1999, fq. 166;
• 16. Ibrahim Gjakova shtyllë e Komitetit Kosovës, Prishtinë 2000, fq. 104;

• 17. Met Podjeva-Babloku, 1888-1976, Prishtinë 2000, fq. 202;
• 18. Kosova njëzetë shekuj të identitetit saj, Prishtinë 2001, fq. 156;
• 19. Politika serbe për rikolonizimin e Kosovës me sllavë 1945-1948 (vëllimi i parë), Prishtinë 2002, fq. 634;
• 20. Programi Kombëtar politik i shqiptarëve, Prishtinë, 2002, fq. 110;
• 21. Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912 (1), Prishtinë 2003 fq. 230;
• 22. Dosja Demaçi, Prishtinë 2003 dhe botimi i dytë 2004,479;
• 23. Naçertania program politik serb për shfarosjen e shqiptarëve 1844 – 1999, Prishtinë 2004, fq, 339;

Rezultate imazhesh për hakif bajrami

• 24. Riokupimi i Kosovës nga Serbia më 1918 (2), Prishtinë 2004, fq. 310;
• 25. Politika dhe lufta e drejtë shqiptare përballë neofashizmit serb 1989 – 1999, Prishtinë, 2006, fq. 530;
• 26. Antimemorandum (në gjuhët: shqip, anglisht, serbisht), Prishtinë 2007, fq. 207;
• 27. Zavere i zloçini UDB-e Jugoslavije prema albancima na Kosovu do 1966, Pristina, 2008, fq. 207;


• 28. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe Qeveritë e Tiranës për krimet serbe ndaj shqiptarëve 1918-1941, Prishtinë, 2008, fq. 462;
• 29. Shqiptarët në mes Lindjes (Stalinit) dhe Perëndimit (Çerqillit), (botuar si fejton ekskluziv në “Kosova Sot”, 2008 (në procedurë për botim në libër);
• 30. “Si e tradhtoi PKJ udhëheqësin shqiptare rreth çështjes së Kosovës ( dokumente sekrete” – Libër në procedure të botimit;
• 31. Epoka e Adem Demaçit, Prishtinë, 2009, fq. 68.
• 32. Peticioni që i shpëtoi shqiptarët në Shqipërinë kontinentale nga fashizmi serb, Prishtinë 2005, fq.73;
• 33. Shqiptarët në mes dy totalitarizmave 1918-1999, Prishtinë 2010, fq, 357;
Etj.




Flori Bruqi 

Akademik Prof.Dr.Nijazi Halili(1964- )






Fotografia e Nijazi Halili



Prof.Dr.Nijazi Halili,Ph.D.,është  i lindur në fshatin Tërstenik të Vitisë, më 1964. 

Shkollimin fillor në fsh.Tërstenik të mesmen në Viti, ndërsa studimet Themelore në Degën e Edukimit në Universitetin e Prishtinës,Qendra në Gjakovë.

 Ka studiuar në Fakultetin Filologjik,Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në Universitetin e Prishtinës nga viti 1992-93. Vijoi studimet pas Universitare në Akademinë Diplomatike Shqiptare në Tiranë, gjatë muajit Prill-qershor 2009.

 Studimet e magjistraturës i vazhdoi në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, drejtimi Shkenca Politike dhe i mbaroi me sukses gjatë periudhës kohore 2008/2010 dhe morri titullin shkencor: Magjistër i Shkencave Politike.

Studimet e Doktoratës i filloi me 26.03.2012 në Shkenca Politike në Emuni University, në Slloven, ka fituar të drejtën për Kandidat për Doktor Shkence në fushën e Shkencave Politike.

 Gjatë periudhës kohore 2012/2015 vazhdoi më tej me studime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat i kreu me sukses dhe u gradua Doktor në Administrim Biznesi.

Është pjesëmarrës i shumë konferencave shkencore, sesioneve shkencore, simpoziumeve si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

 Po ashtu është autor i shumë publikimeve nëpër revista të ndryshme shkencore ndërkombëtare. Është aktiv në fushën e publicistikës në cilësi e analistit politikë.

Aktualisht është emëruar:

Anëtar i rregullt i Alumnit të Asocionit të Universiteteve  të Kalifornisë  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

Anëtar i Aluminit të Universitetit  Europian të Tiranës në Shqipëri,
Anëtar i Bordit në Institutin për Studime Ligjore Demokratike në Gjilan,

 Zv.Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve të Kosovës me seli në Prishtinë,

Anëtar i Asociaconit të Atlantikut të Rinisë së Kosovës KYATA me seli në Prishtinë,

Anëtar i Organizatës Unitetit Global-Alban, me seli në Prishtinë,
Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Vitisë.

Anëtar i Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në New York,USA, 2019.

Tani i emëruar anëtar i Këshillit Shkencore “Shkencat ekonomike dhe sociale” në MASHT, Departamentin e Arsimit të Lartë, Prishtinë, Kosovë, me nr.e vendimit 475/01-3. Dt.02.10.2019.

Eksperienca, ka filluar të punoi në shkollën fillore nga shtatori i vitit 1989 dhe atë fillimisht në Stubëll të Epërme dhe Viti, kurse në vitin 1995/1997 në shkollën fillore “Liria” në Sllatinë të Epërme dhe paralelen e ndarë në Tërstenik. 

 Nga viti 2012 ishte i angazhuar në Institucionet e arsimit të Lartë, fillimisht në Kolegjin Humanistika në Ferizaj, pastaj nga vitin 2015/16 në Kolegjin Ilira në Prishtinë, kurse nga viti 2018/19 punon si profesor i rregullt në Kolegjin “Iliria” në Prishtinë.

Nijazi Halili,  për punën e tij akademike shkencore  është dekoruar me mirënjohje dhe certifikata nga shumë institucione  në fushën e dijë e shkencës. 

Është autor i shumë librave universitare si  dhe qindra punimeve shkencore me impakte ndërkombëtare .

LIBRA :

1.Dështimi i diplomacisë në Ballkan(Libër) Ferizaj : Shtëpia Botuese:Star Graf, 2018. – VI, 282 f. ; me harta ; 21 cm. ISBN 978-9951-682-18-3

2.Reflektime Diplomatike në shtetndërtimin e Kosovës (Libër)Prishtinë, Shtëpia Botuese: Lena Graphic, 2019 .ISBN 978-9951-769-96-9

3.BALKANS, PENINSULA OF CRISIS FAILURE OF DIPLOMATIC MANAGEMENT (Libër i botuar në formë elektronike në gjuhë angleze)     LAMBERT Academic Publishing,2019 www.omniscriptum.com

4.BALKANS, PENINSULA OF CRISIS FAILURE OF DIPLOMATIC MANAGEMENT  në gjuhën angleze. Prishtinë, Shtëpia Botuese: Lena Graphic, 2019.

PUNIMET SHKENCORE:

1.Punimi shkencor: Kontributi i Klementit XI në Diplomacinë Evropiane, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, MASHT, Java e Shkencës 2012

2.Punimi shkencor: Gjeopolitika e Shqipërisë në periudhën e marrëdhënieve me Kinën (1961-78). ADSH Tiranë,20122012, ISSN 2227-8540

3.Punimimi shkencor:Kontributi i Papë Klementit të XI në diplomacinë Evropiane. ADSH Tiranë,2012

4.Punimi shkencor :Sfidat e Institucioneve Kosovare integrimi i veriut të Mitrovicës. ADSH Tiranë 20122012,  ISSN 2227-8540

5.Punimi shkencor:Roli i diplomacisë shqiptare në zgjidhjen e krizës së Kosovës gjatë 2004. ADSH Tiranë.20132012,  ISSN 2227-8540

6.Punimi shkencor: Kriza e Kosovës në shek. XIX dhe Platformat serbe. ADSH        Tiranë,2013 2013, ISSN 2227-8540

7.Punimi shkencor:Negociatat Kosovë-Serbi, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, 2014

8.Punim shkencore: Menaxhimi i Krizave dhe Konflikteve Ndërkombëtare, ISLD Gjilan, 20142014, ISSN: 1800-9794.  KDU: 33/34 (05)

9.Punimi shkencor: Definicioni krizë, konflikt në Marrëdhenie ndërkombëtare në Universitetin Shtetror të Tetovës në Tetovë, 05 juli 2014 https://vdocuments.net/universiteti-i-tetoves-university.html

10.Punimi shkencor: Dimensioni i të drejtave të njeriut me të drejtën ndërkombëtare, Revista Diskutime, Tetovë, 2014 ISSN: 1800-9794 – print form KDU: 33/34 (05) https://scholar.google.com/scholar?hl=en&as_sdt=0%2C5&q=+nijazi+halili&oq=

11.Punimi shkencor:Ndarja e murit të Berlinit, Europen Institucion of Menagment             Law and Diplomacy, Skopje 2014

12.Punimi shkencor:Negociatat për menaxhimin e zgjidhjes së krizës, ISLDGjilan 2015.

13.Punimi shkencor: Gjenologjia e Negociatave, Minsitria e Arsimit, Shkences dhe Teknologjisë, MASHT, Java e Shkencës 2015 ISBN 978-9951-16-093-3, ISBN 978-9951-16-094-0

14.Punimi shkencor:Një vështrim mbi teorinë e integrimit evropian. ISLD Gjilan 2016, ISBN 978-9951-8906-8-7

15..Punimi shkencor: Shtetet e dobëta, regjimet në tranzicion dhe sistemet totalitare –kërcënim për sigurinë,ISLD Gjilan 2015https://docplayer.net/54215836-Isld-instituti-per-studime-ligjore-dhe-demokratike-libri-i-abstrakteve-konferenca-e-iii-te-shkencore-regjionale.html

16.Punimi shkencor:Integrimi në BE - Sfidë e Kosovës. ISLD Gjilan 2018 https://www.scribd.com/document/397713305/Revista-Reforma-Nr-6-2018-Kdu-33-34-05

17. Punimi shkencor: Luftërat Ballkanike 1911-1913, Shoqata e Shkrimtarëve të    Vitisë, Malli i Shtampës, Revistë Historike,2018

18.Punimi shkencor: The Progres of the european Integration process in the vestern Balkans. Germany. JOURNAL OF EUROPEAN ACADEMIC RESEARCH, Czech-Republik,IMPACT FAKTOR, Volume 12, No.32,June 2018

19.Punimi shkencor:BALKANS, PENINSULA OF CRISIS-FAILURE OF DIPLOMATIC MANAGEMENT. June 2018, Czech-Republik. http://www.journalos.com/wp-content/uploads/2017/04/Nijazi-Halili.pdf

20. Enlargement of the EU towards the Western Balkans in the light of the Treaty of Lisbon, JOURNAL OF EUROPEAN ACADEMIC RESEARCH

KONFERENCAT SHKENCORE:

1.Konferencë Shkencore: Minsitria e Arsimit, Shkences dhe Teknologjisë, MASHT,         Java e Shkencës 2012, Me punimin shkencor: Kontributi i Klementit XI në             Diplomacinë Evropiane.

2.Konference e parë shkencore, Punimi shkencore ” Menaxhimi i Krizave dhe        Konflikteve Ndërkombëtare, ISLD Gjilan,20 shtator 2014

3.International Conference of the Philosophic Fakulty, SICPHF 2014 Stat of         University Tetovo, me punimin shkencor: Menaxhimi i krizave dhe konflikteve         ndërkombëtare ,2014

4.SCfSD ‘14 International Scientific Conference “SCIENTIFIC CHALLENGES FOR SUSTEINABLE DEVELOPMENT” Struga, 19-20, September 2014, (Me punimin shkencor Negociatat Kosovë-Serbi).

5 (Konference e 3 Ndërkombëtare mbi Integrimet Evropiane në BE-Integrimi i      Evropes Juglindore-Sfidat, Tetovë, 05 juli 2014) . Punimi shkencor: Dimensioni i të       drejtave të njeriut me të drejtën ndërkombëtare, Revista Diskutime, Tetovë, 2014

6.For Perticipating in the Conference of the 25 Th Anniversary of fall of Berlin Wall,, organized by European Institute of Management, Law and Diplomacy and Albanian Diplomatic Academy, 02 Novembar 2014, - Skopje of MACEDONIA, me punimin shkencor:Ndarja e murit të Berlinit.

7.Konferenca e dytë shkencore “Sundimi i ligjit dhe siguria publike faktor ndikues për bashkëpunim ekonomik rajonal” Me Punimi shkencor:Negociatat për menaxhimin e zgjidhjes së krizës, ISLDGjilan 2015. -Gjilan, 07 Mars 2015

8. KONFERENCA SHKENCORE “JAVA E SHKENCËS NË KOSOVË – 2015”me punimin shkencore, Gjenologjia e Negociatave, 2015.

9. Konferenca e III-të Shkencore Regjionale (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mali      i Zi) Me temë: “Të arriturat dhe sfidat e shteteve të Ballkanit në rrugën e integrimit      evropian”-Gjilan.Me punimin shkencor: Shtetet e dobëta, regjimet në tranzicion dhe      sistemet totalitare –kërcënim për sigurinë,ISLD Gjilan 2015

10. Konferenca e V-të Shkencore Regjionale (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi) me temë: “Rëndësia e MSA-së dhe liberalizimit te vizave për rajonin dhe    perspektiva integruese evropiane”-Me punimin shkencor: Një vështrim mbi teorinë e             integrimit evropian. ISLD Gjilan me 17 Shtator 2016

11. Konferencën e VII-të Shkencore Rajonale me temë:“Bashkëpunimi komunal    rajonal në funksion të qeverisjes lokale mod. Punimi shkencor:Integrimi në BE - Sfidë           e Kosovës. ISLD Gjilan 09.06.2018


1.Citime:

AKADEMIA E SIGURISË. KONFERENCA E II-të SHKENCORE NDËRKOMBËTARE, nëntor 2017, Tiranë: Shkencat ligjore dhe sfidat bashkëkohore tësigurisë.https://issuu.com/policimi.dhe.siguria/docs/konference_nderkombetare_2017_v_1

2.Citim, Ju lutem mund të lexoni "Toleranca tek Shqiptaret: mit apo Realitet" F.138 Halili, Nijazi. 7 January 2017.

Participim: Mediterranean Sommer School 2015 is organsend by Internation School           for Social and Business Studies, Slovenia, and EMUNI University,Slovenia from 22            June to 3 July 2015

Mr.Halili Nijazi  Lista finale: ADA  Tirana Albania, European Commission'S Representation Athens. Greece. 12 Dr ... Rep Ec In Greece. Greece ... Universidad Politécnica De Madrid. Spain. 39 Dr .... European Commission, Joint Research Centre. Italy ...... Fabtest - The Falmouth Bay Test Site.


Çmimi PASHKO për liri ekonomike Universiteti Eurpian i Tiranës –Shqipëri
http://fondacionifle.al/portal/cmimi-ekonomik-pashko/

Mirënjohje:Nga ASOCIACIONI I PAKTIT ANTLANTIK I RINISE SE KOSOVE(KYATA), Prishtinë, Dhjetor 2017

Participimi: The Challenges of Changing Politics and schifting Alliances, hedld from May 11-13/2017 in Budva, Montenegro.
Mirenjiohej nga Shtëpia Botuese LenaGraphic-Prishtinë,2019
Mirënjohje nga Academy for Diplomacy and Protokol-Prishtinë,2019

Mirënjohje nga ASSSA New Yorrk-USA,2019




Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...