Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/11

Akademik Petraq Risto(1952-)



Petraq Risto ka lindur në Durrës, më 9 qershor 1952. 

Ka kryer studimet e larta për Gazetari dhe një vit pasuniversitar për kritik teatri. Ka punuar si gazetar dhe libretist. 


Rezultati i imazhit për petraq risto

Pas vitit  1990 shtëpia e tij botuese “Globus R”, ka publikuar me qindra libra e autorë seriozë. Është autor i shumë vëllimeve me poezi, romane, tregime etj.

Rezultati i imazhit për petraq risto
 Librat e tij më të spikatur janë në poezi: 


“Zgjohu, princesha ime”, 
“Mollë zhvirgjëruar nga rrufetë”, 
“Lojë shahu në shekullin XXI”,
“Engjëlli me virus H5N1”,
 “Hallelulja”,
 “Lexuesi i buzëve: ar+sy+eja!”;
 “Apo-ka-lypsi”, 
“Miq të dyshimit”,
 “Udhëtar me pluhur ferri”,
 "Unë quhem Dje";
 “Avioni ‘Madam Baterflaj 9/11"(roman),
 “Bukuroshja fantazmë dhe unë zoti Prek Vdek”(roman)

Rezultati i imazhit për petraq risto

 “Një grua me Urdhrin e Ujkut”,
 vëllimet me tregime: “Vdekja e palaços”, 
“Ndalohet vrasja e ujqërve”, etj.

Rezultati i imazhit për petraq risto

 Librat e tij poetikë janë përkthyer në vende të ndryshme të botës si në Francë :

“Amer est le miel des tombes” (“I hidhur mjalti i varreve”),
 përkthyer nga Solange d’Angely dhe Luan Rama, botuar nga “L’Harmattan”, Paris 2009; 

Rezultati i imazhit për petraq risto

në Meksikë:

 “El guardian de las golondrinas (“Kujdestar i dallëndysheve”), botuar në dy gjuhë, spanjisht dhe shqip, përkthyer nga Xhevdet Bajraj dhe Ricardo Romero Vallejo, botuar nga Géiser & Toshka, Meksiko, 2008; 

Rezultati i imazhit për petraq risto

në Rumani :

“Vânatul câluţilor de mare” (“Gjuetia e kuajve të detit”), përkthyer nga Kopi Kyçyku, botuar nga Librarium Haemus, Bukuresht, 2008,

“Lojë shahu në shekullin XXI” në ShBA publikuar në sistemin e librit elektronik Kindle, shpërndarë nëpërmjet amazon.com, 2011.

Rezultati i imazhit për petraq risto"
 Gjithashtu, poezia e akademik Petraq  Ristos është publikuar në revista dhe në antologji të ndryshme në ShBA, Spanjë, Itali, Angli, Meksikë, Maqedoni, Rumani, etj. 

Poezia e tij bie në sy për figuracionin xixëllues, ndjesitë e holla, zhgënjimin, dhembjen dhe rebelimin qytetar.

Rezultati i imazhit për petraq risto

RAZI BRAHIMI: Ç’ndjeva duke të të lexuar? Të të them të drejtën, para së gjithash, befasi. Pastaj – mahnitje... Për mua poeti Petraq Risto, që të shprehem në vetën e tretë, është, mbi të gjitha, një ndër reflektuesit më të sinqertë e më të gjaktë të tragjizmit të epokës sonë hemafrodite...Në poemat dhe vjershat e tua, si asnjëherë më parë në poezinë shqiptare, (rrallë dhe në poezinë botërore), njeriu – gur shahu, jo në duar të fatit e të perëndive, po të 0,1% të llojit të vet, pa ditur si do t’i vejë filli lojës dhe atij vetë, kundrohet si bërthama e tragjedisë botërore, si ai top bore, që edhe prej një krisme të vetme, rrokulliset (vdes urie, mbaron prej sëmundjesh, vritet dhe vret, vetëvritet, degradon shpirtërisht e moralisht), merr me vete një masë gjithnjë më të madhe bore, gjersa shndërrohet në ortek, që duke shkatërruar gjithçka gjen përpara, bie në humnerë, shkatërrohet e thërrmohet edhe vetë... Je poet i kohës, prandaj poezia jote përmban tharmin e të ardhmes, të prirjes drejt saj në jetë e në letërsi...Një autor që të përfshin në shtjellat e krijimtarisë së vet, të bën të mendosh dhe të gjesh në vargjet e tij diçka nga vetvetja, nga shqetësimet e ëndërrimet e tua, është vërtet poet. Kurse ai autor, që përveç kësaj, duke e lexuar, të shtyn të mendosh për poezinë dhe për problemet e saj, është një individualitet i spikatur. Është një novator.

Rezultati i imazhit për petraq risto
ALFRED UÇI: Ka poetë të talentuar zhurmues për çdo fjalë të vërtetë e poetike që ligjërojnë, por ka edhe poetë të vërtetë që krijojnë pa hedhur tollumbace e fishekzjarre, që ligjërojnë me filozofinë e thjeshtë të kallirit plot. Petraq Risto i ka kushtuar një jetë të tërë letërsisë, në prozë e në poezi, gjithnjë në kërkim. Dhe tani me “Lojë shahu në shekullin XXI” dëshmon se krijimtaria e tij,sidomos poetike, veçohet si një arritje me peshë, gjurmëlënëse, e përfshirë në atë rrugë, në të cilën nuk mbeten shumë emra që u afrohen majave. … Me ç’vlera vjen e ngarkuar poezia e Petraq Ristos? Me individualitet, sinqeritet, spontaneitet e mençuri të spikatur. Si gjithnjë Risto ka “vuajtur” nga që organikisht nuk mund të ndahej e t’u kthente kurrizin rrymave të jetës së vendit. Poezia e tij i ka përcjellë me shpresa e me dhimbje gjithë peripecitë, zikzaket, vrullet dhe rrëzimet, të përpjetat e të tatëpjetat e realitetit e të historisë sonë. Ky ka qenë e vazhdon të jetë burimi i të gjithë shqetësimeve të poezisë së tij. Dhe, siç thotë poeti për brezin e humbur, shumë prej tyre të zhgënjyer: qajnë si udhëtari i lodhur/ në një kryqëzim/ ku veç kryqit/ s’ka mbetur asnjë udhë. Përmbledhja poetike “Lojë shahu...” i merr frymëzimet në trojet e hallemadhes Shqipëri, por ato e kanë tërhequr dhe në një parabolë me shtrirje paralelesh dhe meridianesh, që ia përplas frymëzimet në vatrën e një qytetërimi të ëndërruar, nga burojnë shtysat kryesore të botës së sotme globale.Ndërmarrje e vështirë, e rëndë për muzën poetike t’i radhitë në këtë kohë njërën pas tjetrës Atdheun, Amerikën e Shteteve të Bashkuara, Evropën e Bashkuar dhe Globalizmin, këtë Perëndi të re të plotfuqishme, që ka zënë të administrojë botën dhe s’ngopet vetëm me kaq… ...Tema poetikisht e vështirë e jetës sonë në rrjedhat e globalizmit të sotëm, gjen edhe shprehje adekuate formale veprën e P.Ristos.Duke lexuar poezitë e vëllimit të fundit, vëren se ai nuk është i njëtrajtshëm, përkundrazi, duket qartë se poeti zotëron mjeshtërinë dhe teknikën e begatë të prozodisë klasike e moderne, duket që në rrugën e tij të gjatë krijuese i ka provuar me sukses mjaft nga modelet e saj të suksesshme. Në përmbledhjen “Lojë shahu në shekullin XXI” P.Risto nuk është rob i asnjerit prej këtyre modeleve; mesa duket ai i është dorëzuar fuqisë së ideve poetike, që format, mjetet e shprehjes artistike të lindin spontanisht nga lënda poetike, nga tema e konceptuar estetikisht, që shquhet për vrojtime të mprehta të aspekteve të ndryshme të jetës. Ai ndjen një liri prej mjeshtri në përdorimin e mjeteve shprehëse, larg çdo rregullsie shkollareske, gjë që të kujton Uollt Uitmanin.


Rezultati i imazhit për petraq risto"
MOIKOM ZEQO: Petraq Risto është një talent i vërtetë dhe e pasuron poezinë shqipe jo me retorikë, por me substancë të re. I spikatur që në vitet 70 të shekullit të kaluar, kinse u fsheh nën heshtjen e punës dhe të dinjitetit, për të shpërthyer afirmimin e tij në vitin 2000. Po kjo nuk ka aspak një kuptimshmëri thjesht kronologjike. Bëhet fjalë për provën titanike të poezisë: për cilësinë e saj. Poetë të njohur në hierarkinë e realizmit socialist, mbas vitit 1991 nuk i rezistuan provës së historisë, vorbullës së ndryshimeve dhe sidomos përballjes me cilësinë e modernitetit të poezisë së vërtetë. Po hierarkitë e vjetra, për habi, ende mbijetojnë trishtueshëm, kur është e domosdoshme për të caktuar meritueshëm hierarki të reja dhe të vërteta. Në këtë kontekst krijimtaria e P.Ristos është tipologjikisht ndryshuese dhe pjesë e avanguardës së vërtetë. Risto është poet luftarak dhe pllenues i modernitetit të poezisë shqipe si pakkush. Petraq Risto ka një vizionarizëm të një grishjeje të re, këlthitëse; ai i ka farkëtuar fitoret e tij me përpjekje dhe tendosje të admirueshme. Petraq Risto guxon dhe shpërthen, ravizon me lëvizje kozmike, me tema të ekzistencialitetit tronditës dhe të dyzuar të epokës globale. Poezia e afishuar shqipe shpesh vuan nga provincializmi si dhe nga krahinarizmi, fetishizon teknikat tradicionale të prozodisë klasike, nuk e ka genin aksiliterues dhe revolucionarizues të zhvillimit. Risto kërkon diçka të re, një tematikë universale, në bioritmin e vargjeve, në aktualizimin e metaforave të çuditshme, në kriticizmin shoqëror dhe në atë letrar. Është sfidues deri në fund. Ai është poet i metaforizimit si proces i pandërprerë; kapërcen kufijtë jo thjeshtë konvencionalë, e botëzon Shqipërinë, motivet e botës i shqiptarizon. Të dy librat e tij poetikë duken si të papritur, por në të vërtetë nuk është ashtu: ata janë të parapëgatitur, të ftillëzuar. Ai ka arritur shumë dhe gati në vetmi si çdo krijues origjinal. Suksesi i tij është sukses i poezisë shqipe të ditëve tona, projektuar në ardhmëri.

Flori Bruqi

Fatos Daci


Rezultate imazhesh për Fatos Daci



Fatos Daci , lindi  në Zall-Kalis të lokalitetit të Sllovës, në një familje patriotike e arsimdashëse. Ka studiuar në Peshkopi, Lezhë dhe Tiranë, ku është diplomuar në shkencat ekonomike.

Në profesionin e ekonomistit ka punuar nga nëntori i vitit 1975, deri në shkurt të vitit 1991, kur u emërua redaktor i gazetës Dibra”, organ i Komitetit Ekzekutiv Pluralist të Dibrës, ku punoi deri në vitin 1993.

Më 10 maj 1998, themeloi gazetën “Dibra” , të cilën e drejton edhe sot, si botues e kryeredaktor.Ndërkohë, njëkohësisht, si kryeredaktor ka drejtuar edhe gazetat “Zëri i Lirë” dhe “Trojet shqiptare”.

Nga viti 1999 e këndej, ka shkruar e botuar shumë  libra të karakterit enciklopediko-historik, si:
1.”Enciklopedia e Dibrës”, 2. ”Kukësi”-Enciklopedi, 3. ” Dibra”-Historia e plotë, 4. ”Personalitetet e Dibrës”, 5.”Vendlindja ime (Dibra e Bulqiza), 6.”Historia arsimit shqip në Dibër”,7. ”Historia e mjekësisë dibrane”,8. ”Historia e kulturës dibrane”, 9. ”Antologjia e poezisë dibrane” vol.I, 10. ”Antologjia e poezisë dibrane” vol.II, 11. ”Dibra 07” –antologji, 12. “Një shekull poezi dibrane”, 13. ”Skënderbeu i vërtetë”, 14. ”Të vërtetat për Skënderbeun”, 15. ”Kastriotët e Çidhnës së Dibrës”, 16. ”Peshkopia”, 17. ”Çidhna dhe Kastriotët”,18. ”Sllova përgjatë një shekulli”, 19. ”Sllova”, 20.”Vendi i Artistëve”, 21. ”Gryka e Vogël”, 22. ”Radomira”, 23. ”Shqiponjat e kreshtave të Veriut”, 24. ”Burrat e kullës së Canit”, 25. ”Trajtime juridike”, 26. ”Nga lashtësia deri në vitin 1940”, 27. ”Met Kaca dhe pasardhësit”, 28. ”Hysen Bara, pari e Dibrës”, 29. ”Shqiponja fluturoi nga foleja”, 30. ”Pilket e Dibrës”, 31. ”Në Amerikë flakëron atdhetaria dibrane”, 32. ”Lirie Rasha-identiteti i vlerave”, 33. ”Estref Gjoshi…”, 34. ”Dodajt e mëdhenj të Dibrës”, 35. ”Pasardhës të Dodajve të mëdhenj”, 36. “Fitorja e Kosovës në duart e Dibrës”, 37. ”Çidhna e Kastriotëve”, 38. ”Shpërthime rinore”, 39. ”Histori e shkruar me pushkë e penë” , 40. ”Të pavdekshmit”, 41. ”Njeriu që di të bëjë gjera të mira”, 42. ”Miftar Fana, Nderi i Kombit”, 43. ”Burri i madh i Bulqizës”, 44. ”Mehmet Duriçi”, 45. ”Krushqit e lirisë”, 46. ”Mahmut Daci, princi i trimërisë”, 47. “Rrahman Doda i Reçit”, 48. ”Dallgët e jetës” dhe 49. “Pena e Dibrës”, 50. “Rrahman Rasha, në mejdan me burra”, 51.”Vendi i artistëve” etj.

Ka realizuar 11 (njëmbëdhjetë )dokumentarët televiziv:


1.“Sllova, mes heroizmit dhe ndryshimit”;

2.“Dodajt e mëdhenj të Reçit të Dibrës”;

3.“Kalisi”;4.“Mahmut Daci”;

5.“Origjina e vërtetë e Ataturkut”;

6.“Kalisi përkujton dëshmorët e tij”;

7.“Skënderbeu u kthye në shtëpi të vet”,

8. “Kalisi në festë”;

9. “70 vjet shkollë Pedagogjike”,

10. “Kuvendet e Dardhës së Dibrës”;

11. “Talenti i valleve popullore” etj.
          Tre gjera që mund të veçojmë nga veprimtaria  e tij studimore, botuese dhe promovuese gjatë vitit 2019:
Dibra” (Historia e plotë, nga Antikiteti deri më sot);Personalitetet dibrane”;Peshkopia” –monografi;“Nëntë vjet luftë me krajla”-studim;“Rrahman Rasha, në mejdan me burra”;“Estref Gjoshi, Nderi i Belshit”-monografi;“Prof.Dr. Skënder Kodra,  shkencëtari patriot”


Flori Bruqi










-


2019/11/07

Brian Hoyt Yee : “Amerika për Kosovën e pret Serbinë vetëm deri më 1 janar 2019”

Rezultati i imazhit për Brian Hoyt Yee"
Kryetari Partisë Serbia e Re (Nova Srbija - NS) Velimir Iliq e ka ftuar  kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq ta thotë të vërtetën çfarë i ka thënë zyrtari i lartë amerikan Brian Hoyt Yee dhe a ia ka përcjellë ai atij qëndrimin e administratës amerikane se Serbia ka afat për ta njohur Kosovën deri më 1 janar të vitit 2019.

“Sipas njohurive tona, Hoyt nga Vuçiqi ka kërkuar që ta përmbushë premtimin e dhënë me shkrim që Kosova të marrë ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara deri më 1 janar 2019 dhe ai ka theksuar se Amerika nuk do të tolerojë më asnjë ditë shtyrje”, citon FoNet të ketë thënë Iliq.

Kadri Veseli – thirret në Hagë



Kadri Veseli (lindi më 31 maj 1967) është kryetar i kuvendit të Kosovës. Ai ishte shef i Shërbimit Informativ të Kosovës. Veseli filloi studimet e edukimit në vitin 1990 në falkultetin e agrikulturës dhe shkollën pedagogjik në gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës. 

Kadri Veseli dinë të flasë gjuhën angleze, gjuhën gjermane dhe gjuhën serbe. 

Ai u zgjodh si kryetar i PDK-së pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

 Veseli është një nga liderët të ri të lëvizjes së studentave gjatë viteve 1988-1990, i cili u angazhua për të drejtat e njerëzve dhe politike të kosovarëve, përfshirë edhe të drejtën për pavarësi.


Veseli ishte një nga drejtuesit e rinj të lëvizjes së studentëve të Kosovës gjatë viteve 1988-1990, e cila u angazhua në luftën për të drejtat njerëzore dhe politike të shqiptarëve të Kosovës, përfshirë të drejtën për pavarësi.

Gjatë Luftës së Kosovës ai u caktua komandant i Shërbimit të Informacionit Kundër (G-2) të UÇK-së, deri në fund të luftës kur u shndërrua në të ashtuquajturin Shërbimi Informativ i Kosovës ose SHIK, një organizatë e inteligjencës nëntokësore të pas luftës e lidhur me Demokrat Partia e Kosovës deri në vitin 2008 kur shpalli shpërbërjen e saj.

 Në fund të vitit 2012, Kadri Veseli zyrtarisht u bashkua me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa në 27 janar 2013 u bë zëvendëskryetar i partisë. 

Kadri Veseli u votua Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës më 8 dhjetor 2014. 

Ai ëishte  paraparë të bëhet kreu i partisë pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, i cili e liroi postin për shkak të detyrimeve kushtetuese, për të marrë postin e Presidentit të Republikes se Kosovës.

Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, Veseli u rizgjodh si Kryetar i Kuvendit më 7 shtator 2017.




Rezultati i imazhit për kadri veseli"

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha të enjten se është thirrur për t’u intervistuar në Dhomat e Specializuara në Hagë, që trajtojnë pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.

Zoti Veseli tha në një konferencë me gazetarë se në Hagë do të jetë më 4 dhjetor 2019.


Ai tha se lufta e drejtë e popullit shqiptar për liri ka qenë e sulmuar vazhdimisht dhe që nga paslufta, ky është procesi i pestë i drejtësisë – të cilit i nënshtrohet kjo luftë.

Ai tha se në historinë e lëvizjeve çlirimtare nuk ka pasur një shembull të tillë, por edhe ky proces duhet të ketë një përfundim duke u bazuar në të vërtetën, faktet e drejtësinë, dhe që nuk e dëmton shtetin e Kosovës në pafundësi.

Ai shprehu bindjes së siç tha, edhe kjo gjykatë do ta vërtetojë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe që do t’i ndalë goditjet ndaj të vërtetës së popullit dhe kësaj ushtrie.

Zoti Veseli një nga udhëheqësit e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës, është një nga zyrtarët më të lartë të thirrur për t’u paraqitur në Hagë, ku deri tash janë paraqitur mbi 100 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 19 korrik, atje qe thirrur edhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje duke bërë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 6 tetor.

Gjykata e Posaçme e cila me emrin dhomat e specializuara do të veprojë në Hagë, me ligjet e Kosovës dhe me prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë, u miratua në fillim të muajit gusht të vitit 2015 nga parlamenti i Kosovës.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Hetimet sikurse e dhe ngritja e gjykatës kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.



Flori Bruqi

Nga Fritz RADOVANI: NËNTORËT SHQIPTAR



Rezultati i imazhit për FRITZ RADOVANI"




     M U E J   NANDOR  2 0 1 9:  K u j t o j m ë ...
9 NANDOR 1944 MUNTAZ KOKALARI Intelektual i njohun gjinokastrit shkruen një leter tri ditë para pushkatimit pa gjyq nga terroristi vrasës Enver Hoxha:
“Po përjetojmë ditë të vështira. Kam vendosur me brengë në zemër të largohem nga Shqipëria ime e bukur, nga familja e dashur… Këtë vendim e mora mbasi më njoftuan disa nga miqtë e mi të besuar se jeta ime dhe e të afërmve të mi është në rrezik nga bashtua, Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh. Kjo kuptohet: Thjesht për motive personale…Kjo është fatkeqësi e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinëzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, kumarxhi e gënjeshtar, që i do njerëzit nën vete; edhe kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Ne intelektualët gjirokastritë ia dimë të gjitha sa i vlen lëkura, prandaj kërkon të na asgjësojë…”(AQSH, F.14 d.2/a v.1944)

Rezultati i imazhit për FRITZ RADOVANI"

●U pushkatuen pa gjyq dhe pa faj nga gueriljet komuniste pranë hotel Bristol në Tiranë, me urdhën të Enver Hoxhës dhe zbatuesit të urdhnave të tij, kriminelit Kristo Themelko, agjent i njohun i jugosllavëve deri në vdekje, edhe 14 intelektualë të shquem të kombit e të kulturës Shqiptare. Ata ishin: Ismail Agë Petrela, Muntaz Kokalari, Vesim Kokalari, Syrja Kokalari, Nebil Çika, Reshat Stërmasi, Muharrem Lleshi, Rifat Tërshana, Lluka Xhumari, Ali Panariti etj. Ditët e terrorit komunist kishin nisë nga gueriljet qysh më 28 tetor 1944, kur u pushkatuen në dyer të shtëpive, nëpër rrugica dhe sheshe etj.., me qellim terrori e frike ish-oficerët e karrierës së Ushtrisë Kombëtare: Akil Sakiqi, Nazmi Uruçi, Fahri Dabulla, Muharrem Liku etj, dhe vijuan deri më 16 nëntor 1944.
17 NANDOR 1944:Forcat ushtarake pushtuese gjermane ikin nga Tirana në Veri.
29 NANDOR 1944 Forccat ushtarake gjermane dalin nga Shkodra ora 3.00 nade,  e mbasi ikin edhe nga Jugosllavia, këta dy popuj të pushtuem nga komunistët e Titos, u konsideruen të “çliruem”. E Hoxha deklaroi: “Ndaj Jugosllavisë nuk kemi pretendime!”
***
20 NANDOR 1866 U le shkrimtari i Madh Don Ndre MJEDJA(1866 – 1937).

12 Nandor 1944 Pushkatohet pa gjyq perkthyesi Lorenc RASHA 44 vjeç...

2 NANDOR 1945 Dita e të Shuemve në Zallin e Kirit mbas Vorreve të Rrëmajit.
Forcat e amatosuna të Sigurimit komunist zhdukun Vorrezat e të pushkatuemve...

27 NANDOR 1945: TRAKTI I ORGANIZATES ANTIKOMUNISTE NË SHKODER, “BASHKIMI SHQIPTAR” : “Mos gabo me votue per bishat komuniste!” Ndersa tjetri ishte: “Masakrat në Shqipni i bajnë me urdhen të Titos dhe Stalinit!”. Fillojnë arrestimet me pjesmarrës në Organizatë me Gjovalin ZEZAJ dhe Luigj KÇIRA.

6 Nandor 1946 Arrestohet Don Prek Qafalia. Ishte Meshtar në Mirditë.
10 Nandor 1946 Vritet pabesisht në Reç nga komunistët Don Luigj PICI (1907 – 1946).
12 Nandor 1946 Arrestohet At Petraq ISAK . U dënue në Elbasan me 15 vjet burg...
12 Nandor 1946 Arrestohet: At Donat KURTI, Don Mark HASI dhe Don Anton MUZAJ. 
14 Nandor 1946 Pushkatohet në Tuz Imzot Nikoll TUSHA...Mik i Gazullorëve.
15 Nandor 1946 Arrestohet Imzot Frano GJINI ...Rregjent Apostolik i Vatikanit.
15 Nandor 1946 Arrestohet At Mati PRENNUSHI ...Provinçial i Françeskanve.
15 Nandor 1946 Arrestohet Fra Ndue VILA, nuk i dorzon çilsat e Kishës sigurimit shtetit.
16 Nandor 1946 Pushkatohet i dënuem dy vjet Misionari gjerman Don Zef MAKSEN.
●16 – 17 NANDOR 1946 Futen armët rreth orës 2 – 4 të mjesit nga Sigurimi i Shtetit në Kishen Françeskane të Shkodres, dhe Kuvendi kthehet në Burg me 800 të burgosun...
25 Nandor 1946 Pushkatohen në Prizren të akuzuemit e pafajshem me Organizaten “Katoliçeskaja Banda”: At Bernard LLUPI, Maria SHLLAKU, Prof. Kol PARUBI dhe mësuesi Gjergj MARTINI.

12 Nandor 1947 Arrestohet Don Ejell DEDA, vdes në burg 31 vjeçar.
20 Nandor 1947 Vdes në tortura Imzot Frano GJURAJ... I kerkohet mohimi i Zotit!

6 Nandor 1956 Arrestohet At Rrok GURASHI: Vdes në burg..,pranon akuzat.
9 Nandor 1956 Vdes papritmas Imzot Bernardin Shllaku në Shkoder.
22 Nandor 1956 Vdes në burgun Burrel nga torturat At Klement Miraj (1882 – 1956).

12 Nandor 1957 Arratiset At Pjeter Stajka, dhe Shugurohet jashta shtetit në 1960.

1 Nandor 1958 Shugurohet meshtar Don Martin TRUSHI (Nandor 1933 – 1998).
5 Nandor 1958 Arrestohet per të dyten herë At Florian BERISHA S.J. ( 1897 – 1970).
5 Nandor 1958 Arrestohet per herë të dytë At Leonard SHAJAKU. Nuk tregon Rrëfimin!
10 Nandor 1958 Pushkatohet mbas arrestimit të tretë Don Ejëll KOVAÇI (1920 – 1958) .
10 Nandor 1958 Arrestohet per herë të dytë At Marjan PRELA (1885 – 1974).

27 Nandor 1968 Arrestohet e torturohet Don Marin SHKURTI (1933 – 1969).

NANDOR 1969 Shembet nga anadollaku Fadil Ymeri Kisha e Vaut të Dejës e vitit 1361, ku asht kunorzue Heroi Kombtar Gjergj KASTRIOTI – SKENDERBEU.

17 Nandor 1973 Arrestohet Don Ndoc NDOJA (1914 – 1996)Vorroset në Rrëmaj.

12 Nandor 1975 Vdes At Gjon Karma S.J.(1896 - 1975) mbas sa vitesh burg.

18 Nandor 1979 Vdes At Zef VALENTINI S.J. (1900 – 1979) Studjues i njohun dhe historian per Shqipninë. Profesor i Seminarit Jezuitëve në Shkoder deri 1946.

4 Nandor 1985 Vdes në Shkoder Prof. Gasper UGASHI (1909 – 1985)
●17 Nandor 1985 Papa GJON PALI II i shkruen dy letra personale Presidentit Ronald REGAN dhe Mihajl GORBAÇOV, per takimet me frymë paqsore në Gjenevë.

20 Nandor



1987
Vdes në Tiranë Prof. Lasgush PORADECI(1899 – 1987)...

9 Nandor 1989 Rrëzohet pergjithmonë Muri i Berlinit. Terroristi komunist dhe anadollak Ramiz Alia, vazhdon me vra Rininë Antikomuniste nder kufijt e Shqipnisë...

4 e 11 Nandor 1990 në Rrëmaji Shkoder, Don Simon JUBANI thotë Meshen e Parë mbas vitit 1967, kur u mbyllen të gjitha Kishat me “Revolucionin Kulturor 1967”.

26 NANDOR 1994 Emnohet nga Papa Gjon PALI II mbas 38 vjetësh nder burgje e interrnime nga komunistët, KARDINALI I PARË SHQIPTAR Imzot Mikel KOLIQI.

10 NANDOR 2002 Kanonizimi i Martirëve Shqiptar nga Vatikani.
NANDOR 2018: U Kanonizuen 38 Martirë nga Vatikani... Ndersa “Shteti Shqiptar” dekoroi në këta 28 vjetë mija kriminelë, vrasës e torturues që sot po drejtojnë Shtetin...


            Melbourne Nandor 2019.

2019/11/06

Akademia Shqiptaro – Amerikane e Shkencave dhe e Arteve nga Nju Jorku , organizoi disa Konferenca Shkencore dhe promovoi disa libra





Akademia e Shkencave dhe e Arteve Shqiptaro – Amerikane , është më seli në New York .

AAAS  është  themeluar më  datën 28 nëntor të vitit 1995 në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës .

Akademia e Shkencave dhe e Arteve Shqiptaro –Amerikane në Nju Jork ,  është një institucioni i lartë i Shkencës dhe i Artit shqiptaro-amerikan    i themeluar me Ligjët Amerikane të Shkencës dhe Artit 

Interesi publik e kombëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro -Amerikane në Nju Jork , me dëgët e saka Akademike në Tiranë,Prishtinë dhe Shkup shprehet në ushtrimin e veprimtarisë së saj në fushën e shkencës dhe të artit, që përfshin kultivimin, nxitjen dhe zhvillimin e mendimit shkencor dhe të krijimtarisë artistike  shqiptaro-amerikane.

Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork , është psikologu klinik  Akademik Prof.Dr.Skendër Rexhep Kodra , nga Burimi  i Kosovës.

Prof. Dr. Skënder Kodra u lind më 13.05.1946 në Istog të Kosovës, ku kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme e vazhdoi në Gjakovë dhe Pejë.


Më 1969 emigroi në Itali e pas një viti në SHBA, ku edhe mori statusin e refugjatit politik. Në SHBA më 1980 mbaron shkollën e mesme. Më 1986 përfundon shkëlqyeshëm studimet e larta në Universitetin “Mercy College”, në degën e psikologjisë dhe pas një viti kreu studimet pasuniversitare në “Long Island University” dhe laureohet me titullin Master degry.

Në vitin 1991 mbron doktoraturën me temën “Shkaqet që çojnë në skizofreni” dhe merr titullin më të lartë shkencor në SHBA PH.D. Më tej u specializua në një profil më të ngushtë në fushën e Psikologjisë Klinike.

Akademia përbëhet nga  nga organet  kryesore nga Kuvendi, Kryesia(bordi),Senati  dhe Kryetari.

Veprimtaria e tij është e larmishme si profesor, psikolog e shkencëtar. Ligjëron në tri universitete me studentë nga e gjithë bota. Ai ka një veprimtari të begatë veçanërisht në Psikologjinë klinike, të cilën e ka pasuruar dhe me përvojën e madhe në spitalet ushtarake të psikiatrisë në New York, ku punoi për dhjetë vjet me pacientë të Luftës së Dytë Botërore dhe të Luftës së Vietnamit.

Diturinë dhe përvojën e tij si psikolog dhe shkencëtar, Prof. Dr. Skënder Kodra e ka përcjellë në tetë libra si:


 Evoluimi i Trurit Dje, Sot dhe Nesër Library of Congress (June 11. 2001)

 Definition of personality. Tiranë (Library of Congress (2003) 

Drugs and its Impact. Tirane Library of Congress (June, 11.2004) 

Road Map Opportunities in Cilinical Psychology, Tiranë 

Library of Congress (June 12.2006) Library of Congress 101 Independence Ave, S.E. Uashington D.C. 20559-6000.


I brumosur me ndjenja të larta atdhedashurie dhe si intelektual i përgatitur në SHBA, Skënder Kodra ka dhënë një kontribut të çmuar dhe për popullin shqiptar. Në vitin 1995 ai themeloi Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në New York dhe vazhdon të jetë aktiv si kryetar i kësaj Akademie.

Me ndryshimet demokratike në Shqipëri, Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdoi të kontribuoj edhe në dheun amë. 

Ai punoi dy vjet në Tiranë si klinicist pranë Klinikës psikiatrike të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku përgatiti dhe ligjëroi leksione të ndryshme.

 Me kënaqësi ai i dhuroi kësaj klinike një bibliotekë të pasur me literaturë masive të psikiatrisë klinike amerikane.

 Gjatë kësaj kohe në Radio Tirana ai mbajti një rubrikë të përjavshme me temë nga psikiatria.

Personaliteti i Prof. Dr. Skënder Kodra është i njohur në SHBA, në vende të ndryshme të Evropës dhe në të gjitha trojet shqiptare. Ai ka qenë këshilltar pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Shtetin e New Yorkut, është anëtar i Shoqatës së Doktorëve në Shtetin e New Yorkut, Anëtar i Shoqatës të sëmundjeve psikike “Sigmund Frojd” të Austrisë, nënkryetar i Akademisë së Intelektualëve Shqiptarë të Shkencës dhe Artit në Kosovë, anëtar i Shoqatës së Psikiatërve në Shqipëri, etj.

Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdon të jetë aktiv si mjek, si pedagog, si shkencëtar. Ai vazhdon të publikojë libra dhe studime shkencore në revistën “Dituria”, organ i Akademisë Shqiptaro-Amerikane me qendër në New York, Akadmi të cilën e drejton me pasion dhe profesionalizëm, si dhe në shumë revista e gazeta prestigjioze në SHBA dhe Shqipëri.

Figura poliedrike e Prof. Dr. Skënder Kodra, është kthyer në një simbol për komunitetin shqiptar në SHBA, Kosovë dhe Shqipëri, si një njeri me energji të pashtershme humane e patriotike etj.




 Vlenë theksuar që Organi më i lartë në AAAS  është Kuvendi i Akademisë i cili ngërthenë në gjirin e vet   të gjithë anëtarët e akademisë...

 Prezentues i Akademisë është Kryetari i Akademisë, Akademik Profesor Dr.Skender Kodra ,Ph.D . Akademia ka anëtarë të rregullt të shkencës dhe artit , anëtarë nderi , anëtarë të jashtëm në tërë rruzullin tokësor. Drejtor i  Drejtorisë për mardhënie me publikun i meruar nga Senati dhe Bordi Akademik është Flori Bruqi ,nga Prishtina i cili është përgjgjës dhe kordinues me të gjitha mediet e shkruara dhe vizive në AAAS.

 Akademikët d.m.th shkencëtarët që bartin titullin Akademik Prof.Dr.Ph.D  janë anëtarë të përjetëshëm. 

Në kuadër të Akademisë ka pothuaja nga të gjitha trevat shqiptare si dhe diaspora.

Ka edhe të komuniteteve tjera të huaja që veprojnë dhe jetojnë në Amerikë , Maqedoni  e vende të tjera.

Anëtarët  e akademisë punimet e tyre  shkencore i kanë botuar në  disa numri në revistës shkencore “Dituria”.

Ndërsa një numër i madh i akademikëve kanë botuar libra në shumëfusha shkencore (mjekësi, gjuhësi, teknologji, jurispondencë, letërsi, ekonomi, bisnes etj. si fjala vjen : Skender  Kodra,Namik  Muhedin Shehu,Agron Fico, Adem Harxhi,Flori Bruqi,Nijazi Halili, Arjan Hamiti, Eshref Ymeri, Vilheme Vranari, Isuf Dedushaj, Migena Arllati, Naim Kelmendi,  Dibran Fylli, Jahja Lluka, Hakif Bajrami, Mixhait Reçi, Bedri Tahiri , Isuf B.Bajrami, Kujtim Mateli,  etj.

"Senatoret e dijes"  pra akademikët e  Akademijsë së   Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, organizuan simpoziumin shkencor   me  me rastin e   600 vjetorit të  lindjes se Gjergj-Kastriot Skenderbeut.


Më vonë kjo Akademi kishte si objektivë Objektivë ngritje  e statujes së Skenderbeut ne njerin prej shesheve te qytetit te Nju Jorkut, si dhe pagezimi i nje rruge ose sheshi me emrin e heroit tonë kombetar Gjergj-Kastriot Skenderbeu .

AAAS -i  ne New York me  dinjitetin e kremtun  100 vjetorin  e Pavarësisë së shtetit shqiptar si dhe bënë organizimin e Konferencën  Shkencore në Nju Jork me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut,si dhe  575 vjetorin e kthimit të tij në Krujë.

Pra, kësisoji u shënua  periudha e ndritur e  lavdishme e historisë së shqiptarëve në Nju Jork të Amerikës.

Me  datën 13 janar 2018,  në  Bronx  të Nju  Yjorkut  u organizua  Konferenca Shkencore kushtuar figurës së Gjergj Kastriot – Skenderbeut .

 Në këtë konferencë muarrën pjesë një numër i lakmueshëm i bashkatdhetarëve, por numri duhej të ishte edhe shumë më i madh për një veprimtari të nivelit të tillë, kur dihet se në Nju Jork dhe në rrethinën e tij jeton një numër i madh i shqiptarëve. 

Një befasi, një kënaqësi e këtij tubimi ishte edhe pjesëmarrja e trashëgimtarëve të familjes Muzaka (Musacchia), motër e vëlla, Victoria e Len, që janë të  lindur dhe të rritur  në Amerikë nga prindër me prejardje arbëreshe. Victoria jeton në qytetin Abelen të Texasit, ndërsa Len jeton në San Francisco.

 Ata vite më parë kishin mësuar për prejardhjen e tyre shqiptare dhe tani ata janë duke bërë hulumtime për gjurmët e familjes së tyre dhe gjer më tani kanë arritur gjer në vitin 1553. 

Në këtë tubim mori  pjesë edhe një grup veprimtarësh nga shoqata “Bijtë e Shqipes”: Tajar Domi, kryetar dhe Bujar Cela e Sadik Elshani, anëtarë të kryesisë.

Para se të fillonte punën Konferenca Shkencore, të pranishmit i përshëndeti ish kongresisti  me prejardhje arbreshe zt. Joe Dioguardi . Ai e   bëri një përshkrim  të shkurtër të veprimtarisë së Ligës Shqiptaro – Amerikane , si dhe foli për  përpjekjet e saj për përparimin dhe lobimin  e çështjes shqiptare,.

zt.Joe Dioguardi i njoftoi të pranishmit se është duke grumbulluar fonde për një film për Skenderbeun dhe i porositi të pranishmit që shqiptarët duhet të votojnë për njerëz të ndershëm e jo për parti; që ta ruajnë gjuhën shqipe se ajo e ka mbajtur kombin gjallë.

Pas këndimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Konferencën e hapi Akademik prof. dr. Skender Kodra.

. Në fjalën e tij zt.Skendër  Kodra foli për rëndësinë e figurës së Skenderbeut në historinë kombëtare dhe rëndësinë e kesaj Konference Shkencore.

Të  pranishmit i falenderojë për pjesëmarrjen e tyre në këtë enveniment madhështor , si dhe të gjithë ata qe kishin përgatitur kumtesa. 

Konferencën e përshëndetën edhe Armando Shandro, Konsull i Republikës së Shqipërisë, pranë Misionit të Kombeve të Bashkuara. 

Tajar Domi, kryetar i shoqatës “Bijtë e Shqipes” dhe Mëhill Velaj, nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë; dekani i Monroe College. 

Të gjithë të pranishmit i thanë fjalët dhe vlerësimet më të mira për shoqatën “Bijtë e Shqipes”, si njërën nga shoqatat më aktive e më të organizuara në Amerikë.

 Për konference ishin angazhuar dr. Bexhet Asani, inxh. Haxhi Dauti,  prof. Bashkim Klloboçishta. Pedagogu i Monroe College, dr. Haxhi Berisha etj.

Numri i kumtesave të paraqitura në këtë Konferencë ishte i madh dhe vinin nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora. Po përmendim vetëm disa: Besim Muhadri (e lexoi e bija) kishte përgatitur kumtesën me titull: “Pasqyrim i jetës dhe veprës së Gjergj Kastriotit në veprën e Bilall Xhaferrit e Fatos Arapit”; Bexhet Asani me kumtesën: “Poema Skenderbeu e rilindësit maqedonas, Grigor Përliqev”: dr. Pashko Camaj, shef i kabinetit të kryetarit të Vatrës, mbajti një kumtesë për veprimtaritë që ka organizuar Vatra ndër vite për të nderuar figurën e Skendrbeut, e kumtesa te tjera. 

Një pjesë e mirë e atyre që kishin përgatitur kumtesa nuk ishin te pranishëm, sepse nuk kishin mundur të udhëtonin për shkaqe vize. Rapsodi Tomë Gjergji dhe aktori Shaban Lajçi recituan vargje për Skenderbeun. 

Të gjithë ata që kishin përgatitur kumtesa dhe disa veprimtarë të tjerë u nderuan me nga një mirënjohje. Gjithashtu u nderua edhe shoqata “Bijtë e Shqipes”.

Për të gjithë të pranishmit në restorantin Maestro’s u shtrua një drekë e pasur, sponsorizuar nga inxh. Haxhi Dauti. Edhe këtu atmosfera ishte mjaft e përzemërt. U mbajtën disa fjalime të shkurtëra dhe u ndanë ca mirënjohje.



Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro –Amerikane, dega në Prishtinë gjatë vitit 2019 ( 24 shtator 2019 dhe 14 tetor 2019)  përuroi në Prishtinë   dy libra,  me autorë nga Kosova.

Pra, nën siglën e AAAS -it u botuan dhe u përuan  librat : "Tokë e mbjellë në varre"(Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999) i  studiuesit Akademik Prof. Dibran Fylli si dhe libri publicistiko-shkencor ”Përmbledhje shkrimesh” të studiuesit Akademik Mr.sci.  Jahja Lluka.

Gjatë vitit 2020  nën siglën e akademisë  pritët që të botohet libri Enciklopedik për biografinë dhe bibliografinë e akademikëve ,që është suke u shkruar dhe redaktuar  nga autori    Flori Bruqi.

AAAS ,New York,Tiranë, Prishtinë,Shkup

Drejtori për mardhënie me publikun 

Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D


06.11.2019.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...