Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/17

Behram Hoti (1.1.1945-)



Behram Hoti lindi në Likoc të Drenicë, komuna e Skenderajt, më 1 janar 1945. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, normalen në Prishtinë dhe Mitrovicë, studimet (Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqiptare) në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Aty kreu edhe studimet pasuniversitare.

Ka botuar këto vepra:

Ligjërimet e mia, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1965

Pantomimë, tregime, “Rilindja”, Prishtinë, 1983

Te kulla e Hajdinit, prozë, “Rilindja”, Prishtinë, 1986

A është e premte, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1988

Mos ma mbyll derën, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1992

Lam Breznica, roman, Prishtinë, 1994

Lahuta e shqipeve, poezi, Prishtinë, 1994

Doktori i Anamalësisë, roman, Prishtinë, 1995

Anton Çetta, orakull i pajtimit, Prishtinë, 1996

Sinan Sali Qirezi, roman, Prishtinë, 1997

Me shqiptarët mërgimtarë në Slloveni, Prishtinë, 1998

Kuvendi i Bubavecit, kronikë, Prishtinë, 2000

Është autor edhe i këtyre librave:

Kosovë, ty të falëm gjaqe; Dymbëdhjetë poema për Kosovën;

Tridhjetë elegji për Ardian (Behram) Hotin…

Moti i Madh i Kosovës, kronikë, Faik Konica, Prishtinë, 2012

Dorëshkrimet “Drenica e gjakut” roman, Prishtinë, 1998 dhe “Azem Bejtë Galica” roman, Prishtinë, 1998, u dogjën në shtypshkronjë (në shtëpinë e Ahmet Kelmendit).

Për krijimtarinë letrare të këtij autori vështrime, recensione, mbresa dhe kritikë letrare kanë shkruar disa personalitete të njohura letrare. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Është pjesëtar i tri luftërave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (1997 - 2001).Jeton në Prishtinë.

Sadbere Gagica – Spahija(1963-)


Sadbere Gagica – Spahija lind në Gjilan, më 1963. Aty kreu shkollën fillore dhe të mesme. Për qytetin e lindjes, si çdo krijues, ka nostalgji që e shpreh edhe në vargjet poetike. Fillimet poetike i bëri si nxënëse e shkollës fillore. Si nxënëse e klasës së tretë botoi tregimin e shkurtër për fëmijë “ Plaka dhe semafori”, i cili u vlerësua si shkrim i rrallë për moshën e saj. Poezitë e para për fëmijë i botoi në revistën letrare “Ylberi” , për të vazhduar në “ Pioneri”, “Rilindja”, “Venera” etj. Nga ajo kohë ajo shkruan vazhdimisht në shtypin e përditshëm, periodik dhe faqe interneti, kurse i janë transmetuar shumë punime edhe nëpër valët e radiove të ndryshme në vend dhe jashtë, sidomos në radiot e diasporës. Kohëve të fundit ka botuar në gazetën “ Nacional”, “Pena e artë”, “Nositi” në Lion të Francës, “Qëndresa”, “Bota sot”, “Metafora” etj. Në antologjinë poetike “Varg në përjetësi”, 2013, është prezantuar me një cikël poezish, Bukuresht, Rumani, në “Antologjinë e dhimbjes”, 2012, me rastin e vdekjes së Ali Podrimes, në mesin e njëqind poetëve shqiptarë. Në janar te vitit 2016 botoi në Tiranë vëllimin e parë me poezi me titull “Folenë e ëndrrave kërkoj”. Për këtë vëllim ka bërë një vështrim prof. dr. Faik Shkodra. Librin e dytë të poezive “Udhë lumnie” e botoi në shkurt të vitit 2017, shtëpia botuese “Atunis”, Prishtinë.
Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe e LSH “Feniks” të Luginës së Preshevës.

Sanije Ahmeti – Dubova(01.04.1966-)


Sanije Ahmeti – Dubova lindi më 1.4.1966, në fshatin Radishevë, komuna Skënderaj. Shkollimi: Shkollën fillore e kreu në Runikë, të mesmeN – gazetari në Prishtinë. Shkollimi i lartë: Fakulteti i Filologjisë, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, Universiteti i Prishtinës.

Puna: Nga viti1988-1992 – mësuese në shkollën fillore “Vëllezërit Frashëri”, Qubrel . Viti 1992-1999 – mësuese në shkollën fillore “Fazli Grajçevci” – Hade. Viti 1999-2018 në Obiliq, Palaj, SHML “Hasan Tahsini” dhe gjimnazi “17 Shkurti”.

Veprimtaria: – Në vitin 2004 anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Pjesëmarrëse e dhjetëra takimeve letrare në vend. Pjesëmarrëse e takimeve letrare në vend dhe jashtë tij. E shpërblyer me çmime, falënderime dhe mirënjohje. Vendi i parë për poezi në vitin 2004 – Vushtrri, TPSH. Themeluese e revistës shkollore “Mileniumi” në SHML “Hasan Tahsini”, si dhe gjimnazi “17 Shkurti” në Obiliq.

Autore e këtyre librave për fëmijë:

“Gagegu”, poezi, 2001

“Vallja e Abetares”, poezi, 2002

“Mobili pa kartelë”, poezi, 2002

“Ëndrrat laroshe”, poezi, 2005

“Shtatë këngë për Xushin”, poemë, 2007

“Lule shiu”, poezi, 2010

“Pse hesht Barbi”, roman, 2014

Etj.

Sarë Gjergji(1965-)




Sarë Gjergji  më 15.12.1965, Stubëll e Epërme, Viti, Kosovë.

 Pas shkollimit të mesëm dhe universitar, aktualisht është doktorant në fushën e shkencave filologjike në Universitetin “Shën Çirili e Metodi” të Shkupit.

Është në proces të hartimit të temës së disertacionit: Teksti biblik në letërsinë shqipe: prej letërsisë së vjetër tek realizmi.

Është anëtar aktiv i Akademisë Evropiane të Arteve, Paris (Academie Europeenne des Artes), i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i shumë asociacioneve kulturore.



Botimet:

1. Golgotë, Drita, Ferizaj, 1994 (poezi);

2. Kontrast ngjyrash, Prometheus, Graz & Prishtinë, 1996 (poezi);

3. Terapia e vdekjes – requiem për Kosovën?, Ura & Martin Segoni, Gjilan, 2000 (poezi);

4. Peizazh toke, Eurorilindja, Tiranë, 2004 (poezi);

5. Foc nestnis (Zjarr i pashuar, në gjuhën rumune), Bukuresht, 2007 (poezi);

6. Dashuri e pambarim, T-Kom, Shkup, 2007 (financuar nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë) (poezi);

7. Vitia 2009, udhërrëfyes”, Zyra për Informim Publik e Komunës së Vitisë, 2009 (financuar nga Zyra e OSBE-së në Gjilan. E botuar në gjuhën shqipe, serbokroate dhe një pjesë në gjuhën angleze) (udhërrëfyes-guidë për komunën e Vitisë);

8. Të tjerët për veprën letrare të Isak Ahmetit ose letërsia ndryshe e tij, (bashkautor me Zef Ahmetin), Albanisches Institut, St.Gallen, Zvicër, 2011 (kritikë letrare);

9. Legjenda e tërfilit, MediaPlusArt, Prishtinë, 2012 (poezi);

10. Stublla me shkollën e parë shqipe, 1584-1905, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, qershor 2014 (monografi).

Ka edhe disa libra në dorëshkrim.

Ka botuar edhe shumë artikuj mbi: Karl Poperin, Ismail Kadarenë, Platonin, Horacin, De Radën, Konicën, Migjenin, Nolin e shumë autorë të tjerë; për praninë e Biblës në letërsinë evropiane dhe atë shqipe, si dhe një numër të konsiderueshëm shkrimesh të tjera nga publicistika, arti e kultura (në libra, gazeta dhe revista të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit).



Çmimet letrare (disa syresh):

Çmimin vjetor për krijimtari, 1992 (nga Shoqata e Letrarëve të Rinj të Kosovës);

“Agim Ramadani”, 2003, 2005;

“Flaka e Janarit”, 2003, 2007, 2009, 2015 etj.;

”Muza e Agimit”, 2012, 2014;

“Esad Mekuli”, 2012 (LSHK);

“Akil Koci”, 2007 (për vëllimin poetik Peizazh toke);

”Shën Jeronimi Ilir”, 2012;

“Valët e Llapit”, 2013;

“Takimet poetike të Karadakut”, 2010, 2012 (Kumanovë) etj.

Poezia e Sarë Gjergjit, është e përfshirë në shumë antologji, ndër të tjera, në gjuhën shqipe (Fjala – Antologji e poezisë shqipe në Kosovë, Ballkan Free Press / Jalifat Publishing, 2013), rumune (Vullkani i durimit / Vulcanul rabdarii, Editura Do-Minor, Bukuresht, 2008) dhe gjermane (Ferdinand Laholli, Antohologie der modernen albanischen Lyrik, Doruntina Verlag, Buckeburg, 2003).

Si krijues u përfshi edhe në Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001, të autorit Hasan Hasani, Prishtinë, 2003, në numrin jubilar të 50 vjetorit të botimit të revistës letrare për fëmijë “Pionieri”, nr.1, Prishtinë, 1998, në: Psherëtimë për tokën, panoramë letrare e krijuesve të Kosovës Juglindore (1939-2003) I, të autorit Hysen Këqiku, Kurora, Gjilan, 2004 etj.

Ish kryeredaktor i revistës Identiteti (Prishtinë), i revistës Lajmëtari (Graz) dhe redaktor përgjegjës i revistës Kalendari letrar (Prishtinë). Aktualisht redaktor (për Kulturë, Letërsi, Arte) i revistës shkencore Fakti shkencor, që botohet në Prishtinë.

Është ndër organizatorët e manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Dom Mikelit” si dhe botues i buletinit të manifestimit me të njëjtin emër.

Ka kryer punë të ndryshme: në arsim, këshilltar në asamblenë komunale të Vitisë (10 vite), zyrtar për informim i kësaj komune, udhëheqës i Caritasit Çek në Gjilan, nënkryetar i Kolpingut për Kosovë etj.

Sidomos në vitin 1989, ishte i angazhuar në organizimet e studentëve (protesta, greva) të UP-së, në Këshillin për Pajtimin e gjaqeve (për rajonin e Anamoravës), bashkë me veprimtarin e çështjes kombëtare, Halil Alidema, Prof. Hasan Mekuli, Prof.dr. Isak Shema etj.etj.




FLORI BRUQI

Rushit Ramabaja( 20 nëntor 1948-)

Rezultati i imazhit për RUSHIT RAMABAJA"

Rushit Ramabaja ka lindur në katundin Marec, ngjitur me Damastionin antik, më 20 nëntor 1948. Ka kryer Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës. Punoi kryesisht në gazetën “Rilindja” si reporter i lirë, redaktor kulture e redaktor përgjegjës. I dha vulë të veçantë gazetarisë shqiptare, sidomos me reportazhet, fejtonet dhe satirën gazetareske, të nënshkruar me pseudonimin Nonda Bulka – I RIU. Ishte editor e kryeredaktor i revistës satirike-humoristike “Ironia”. Drejtoi emisionin “Bota e librit” në Radio-Kosovë etj.

Jeton në Prishtinë.

Ka botuar romanet: Çupërlina, “Rilindja”, Prishtinë, 1976; Gjegj Elez Alia, “Rilindja” Prishtinë, 1978, “Naim Frashëri” Tiranë, 1984; Grigja, “Rilindja”, Prishtinë, 1982; Daullet e varrimit, gazeta “Rilindja”, Prishtinë, 1984; Të dielën erdhi Rozafa, “Rilindja”, Prishtinë, 1990; Kuarti i lavireve, LSHK, 1994; Murtaja në tetorin e dashurisë, “Renesanca”, Prishtinë, 1995; Rrëmbimi i vajzës së këngës”, “Dukagjini”, Prishtinë, 2001; Fajnitë e apostujve, “Rilindja”, Prishtinë, 2002; Amazanat në prillin e pushtimeve, Forumi i Krijuesve të Artit, Prishtinë, 2002; Kangjelja e Damastionit, “Nositi”, Prishtinë, 2009; Gruaja e Jezusit, “Orfeu”, Prishtinë, 2010; Kryezoti i fermës së qenve, “Orfeu”, Prishtinë, 2011; Galab Ahmati, “Orfeu”, Prishtinë, 2011; Dashnaja dhe misteret e saj, “Orfeu”, Prishtinë, 2011 dhe Sagë e qyqes, “Orfeu”, Prishtinë, 2017.

Ka botuar dramat: Heronjtë e Salmakidës, “Doruntina”, Kumanovë, 1992; Perëndeshat vdesin në pranverë, Forumi i Krijuesve të Artit, Prishtinë, 1995; Dekreti i zhvirgjërimit, LSHK, Prishtinë, 2010; Zoti maskohet si mëzat, Teatri Kombëtar i Prishtinës, 2010; Vjeshta e lehjeve, “Orfeu”, Prishtinë, 2010; Një Doruntinë e ca hunjtarë, “Orfeu”, Prishtinë, 2012. Gjithashtu ka botuar edhe vëllimet me tregime e novela: Baladë për vendlindjen, Zëri i rinisë”, Prishtinë, 1991 dhe Një gomar për parlament, LSHK, 2008.

Autori ka botuar edhe edhe vëllimet poetike: Shqiponjat e agimit, “Rilindja”, Prishtinë, 1971; Pse ma preve Mollën e Kuqe, Forumi i Krijuesve të Artit, Prishtinë, 2005; Kobra e Kleopatrës, “Orfeu”, Prishtinë, 2012; Mollë e Jetës, “Orfeu”, Prishtinë, 20013; Perëndia e Ylberit, “Orfeu”, Prishtinë, 2015. Poezi e përkthyer: EURIDIKA NË MOLLËN E NDALUAR – Η ΕΥΡΥΔΙΚΗ ΣΤΗΝ ΑΠΑΓΟΡΕΥΜΕΝΗ ΜΗΛΙΑ, poezi shqip – greqisht,2017.

Autori ka shkruar edhe kritikë letrare e eseistikë: Shtatë ditët e krijimit të botës, botoi “Orfeu”, Prishtinë, 2010; Bardi vjen mbi kalë të bardhë, “Orfeu”, Prishtinë”, 2010; Zbritje tek Euridika, “Orfeu”, Prishtinë, 2010 dhe Katër kalorësit e Apokalipsit, “Orfeu”, Prishtinë, 2015, si dhe monografitë Shtëpia ku nuk vdiset, “Shkrola”, Prishtinë, 2003 dhe Mareci i Shpresës së Mirë, Forumi i Krijuesve të Artit, Prishtinë, 2003.

Është nderuar me çmimet: më 1978 – çmimi “Neven” për romanin “Gjergj Elez Alia” si vepra më e mirë për fëmijë në ish-Jugosllavi; më 2002 – çmimi “Pjetër Bogdani” i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës” për romanin “Rrëmbimi i vajzës së këngës”; më 2006 – çmimi i Mitingut të Poezisë i LSHK-së për vëllimin poetik “Pse ma preve Mollën e Kuqe”; më 2008 – çmimi “Hivzi Sulejmani” i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës për librin me tregime “Një gomar për parlament”; më 2009 – çmimi i parë në konkursin “KATARINA JOSIPI” i Teatrit Kombëtar të Prishtinës për komedinë “Zoti maskohet si mëzat”.

Sadri Fetiu(7.2.1942-)


Rezultati i imazhit për SADRI FETIU

Sadri Fetiu lindi në fshatin Peçan të Therandës (Suharekës), më 7.2.1942. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje dhe në Therandë, gjimnazin në Prizren dhe Fakultetin Filozofik – Grupin e Albanologjisë – në Prishtinë, më 1965. Gjatë kohës sa ishte në studime (1961–1964) ka punuar gazetar për çështje të kulturës dhe të arsimit në Radio-Prishtinë. Për 12 vjet me radhë (në vitet 1965–1977) ishte mësimdhënës i gjuhës dhe i letësisë shqipe në qendrën shkollore teknike “19 Nëntori” të Prishtinës. Pas kryerjes së studimeve pasuniversitare (1972-1974), në vitin 1976 e mbrojti temën e magjistraturës.
Më 1977 angazhohet në fushën e studimeve të letërsisë popullore në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Krahas punës për mbledhjen e materialeve folklorike, ka botuar një numër studimesh nga fusha e folkloristikës shqiptare, duke u përqendruar në mënyrë të veçantë në studimin e baladës popullore shqiptare. Disa nga studimet e tij janë botuar edhe në gjuhën frënge në revistat shkencore të Tiranës dhe në revistën “Recherches albanologique” të IAP-së.
Më 1987 në Fakultetin e Filologjisë së Universitetit të Prishtinës e ka mbrojtur tezën e doktoratës “Poetika e baladës popullore shqiptare”.
Është zgjedhur në mënyrë të rregullt në të gjithë titujt shkencorë, në Degën e Folklorit të Insititutit Albanologjik. Ka qenë anëtar shumëvjeçar i redaksisë së revistës shkencore “Gjurmime albanologjike” – Seria folklor dhe etnologji, si dhe në redaksitë e botimeve të veçanta të botimeve të IAP-së. Është zgjedhur gjithashtu anëtar i redaksisë së botimit shkencor “Çështje të folklorit shqiptar” të Institutit të Kulturës Popullore të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.
Duke filluar nga viti 1991 ka qenë ushtrues i detyrës së drejtorit e më vonë për dy mandate radhazi është zgjedhur drejtor i Insitutit Albanologjik të Prishtinës, duke kryer këtë detyrë për 16 vjet (1991–2007).
Ai është shkencëtar mjaft prodhimtar dhe i thelluar. Është autor i shumë punimeve shkencore dhe i një numri të konsiderueshëm recensionesh për veprat e botuara nga fusha e folklorit dhe e letërsisë. Ka dhënë ndihmesën e vet të veçantë për redaktimin e një numri të botimeve dhe të revistave të Institutit.

Deri tash ka botuar këto vepra shkencore dhe profesionale:

1.Këngë popullore të Rilindjes Kombëtare (bashkë me dr. Sh. Pllanën dhe mr. Rr. Berishën) IAP, Prishtinë, 1978
2.Romani shqiptar i luftës, Redaksia e Botimeve e ”Rilindjes”, Prishtinë, 1979
3.Ninulla, IAP, Prishtinë, 1982
4.Këngë dhe lojëra të fëmijëve, IAP, Prishtinë, 1983
5.Poetika e baladës popullore shqiptare, IAP, Prishtinë, 1987
6.Këngë kreshnike II, IAP, Prishtinë, 1991 (bashkë me dr. Rr. Berishën dhe dr. A. Zejnullahun)
7.Rizah Bllaca – Këngë popullore, I dhe II, IAP, Prishtinë, 1997 (bashkë me dr. Rr. Berishën dhe mr. J. Ahmetin)
8.Vargje satirike (vjersha), “Dija”, Prishtinë, 1998
9.Balada popullore shqiptare – Aspekte krahasimtare, IAP, Prishtinë, 2000
10.Udhëkryqet e Kosovës (përmbledhje artikujsh dhe recensionesh) “Elta BS” & “Artini”, Prishtinë, 2005
11.Këngë popullore historike , v. I, II, III dhe IV, IAP, Prishtinë, 2007 (autor i parathënies dhe bashkautor me Rr. Berishën, F. Sylën, A. Zejnullahun dhe J. Ahmetin)
12.Folkloristikë, IAP, Prishtinë, 2009
Aspekte te studimeve albanologjike, IAP, Prishtinë, 2012

Ka suksese edhe në punën pedagogjike. Ka qenë i angazhuar për gjashtë vjet radhazi nga Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës profesor për lëndët: folklor krahasimtar dhe mitologji në Degën e Letërsisë Krahasimtare.
Për katër semestra ishte pedagog i lëndëve: histori e letërsisë shqipe e romantizmit dhe letërsi moderne shqipe (si lëndë të zgjedhura) në studime pasuniversitare të Degës së Historisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës.
Ka mbajtur lëndën e teorisë së letërsisë në SHLP të Prizrenit (gjatë viteve 1998-1999), si dhe ka ligjëruar lëndën letërsi për fëmijë në Fakultetin e Mësuesisë të Universitetit të Prishtinës.

Adem Zejnullahu


Adem Zejnullahu, studiues i letërsisë gojore dhe i letërsisë së shkruar shqipe, shkrimtar, profesor universitar. Lindi në Banjskë, komuna e Vushtrrisë. 

Kreu shkollën normale, studimet e larta të gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës (1972); po aty studimet pasuniversitare, ku mbrojti doktoratën në shkenca filologjike (1986). 

Deri më 1982 punoi mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkolla të ndryshme të Prishtinës dhe në Mitrovicë.

 Prej vitit 1982-2010 punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në fillim hulumtues i pavarur, këshilltar shkencor dhe përgjegjës i degës së folklorit për disa vjet.

 I është kushtuar studimit të krijimtarisë gojore dhe prozës së shkruar, këngëve popullore historike dhe baladave popullore.

Ka botuar monografi dhe vepra studimore për folklorin dhe letërsinë shqipe.

Veprat artistike:

”Kur zgjohen ernat”, “Rilindja”, Prishtinë, 1969

“Mote hiri”, “Rilindja”, Prishtinë, 2000

“Zogu i stuhive” (vjersha për fëmijë), Prishtinë, 2001

“I vetëm me ëndrrën”, “Faik Konica”, Prishtinë, 2007

“E di vetëtima”, “Faik Konica”, Prishtinë, 2009

“Erërat e mbarsura me mjegull”, Prishtinë, 2011

“Dhembje shiu”, Prishtinë, 2012

“Njëqind fabula “, Prishtinë, 2012

“Me ty çel trëndafili” (vjersha për fëmijë dhe të rinj), Prishtinë, 2014
“Kush ia di udhën erës” (vjersha për fëmijë dhe të rinj), Prishtinë, 2017
“Deri në fund“, Prishtinë, 2018
Krijime alegorike në prozën popullore, Prishtinë, 2018

Veprat shkencore:

“Krijimtaria gojore dhe proza e shkruar shqiptare në Jugosllavi”, IAP, Prishtinë, 1987

“Disa venerime për poezinë popullore”, IAP, Prishtinë, 1996

“Hulumtime në letërsinë popullore”, IAP, Prishtinë, 2005

“Këngë dhe shkrime”, IAP, Prishtinë, 2009

“Vuajtja dhe qëndresa në këngë historike”, IAP, Prishtinë, 2010

“Këngë, ngjarje dhe vështrime”, IAP, Prishtinë, 2012

“Dhembja dhe flijimi në baladat popullore”, IAP, Prishtinë, 2014

Ligjëron lëndët letërsi gojore dhe letërsi për fëmijë në Universitetin e Prizrenit dhe të Gjakovës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...