Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/17

Ylber PILKU

Rezultati i imazhit për ylber pilku
Ylberi i ka mbushur, s’i ka mbushur, të pesëdhjetat. Është i shëndetshëm, energjik, i qeshur e me pak humor. U lind në Dibër të Madhe. Rinia e tij e hershme ishte e vrullshme si koha e atyre viteve. Madje, ndër shokët e tij ishte, ndofta, më i vrullshmi, më i shkathëti, më çapkëni. Edhe sot, kur bie fjala, ai kujton jo pa nostalgji ato vite, të cilat kanë lënë mbresa të pashlyeshme në kujtesën e tij. Kuj-ton shumë shokë e miq të vet, kujton edhe plot epi-sode të asaj kohe. Apo nuk i tregon rrjedhshëm, me humor e pothuajse ekzakt, si kanë ndodhur atëherë.
….Pilket janë një fis i nderuar e i respektuar në Dibër e jashtë saj për veprimtari atdhetare e patriotike. Këtë veprimtari patriotike, të parët, e nisën gjashtë vëllezërit: Mehmet, Mahmut, Sadik, Ramiz, Nazif dhe Sali Pilku, të cilët ishin delegatë në Kongresin e Manastirit, në atë kongres që vendosi fatet e mëtejshme të gjuhës sonë të bukur e të ëmbël shqipe. Një fotografi të tyre, të atyre viteve, por të zmadhuar, Ylberi e mban në një vend të dukshëm në zyrën e tij, ashtu si ka vënë në një kornizë të bukur edhe fotografinë e babait, Jasharit, e të nënës së tij. Jashari është rritur jetim, sepse babai i tij i vdiq, kur ai ishte vetëm 5 vjeç. Edhe babai i tij qe një zogist i vendosur. Si i tillë, ai, për shumë vite punoi në radhët e xhandarmërisë shqiptare dhe kontribuoi për vendosjen e rendit e të qetësisë në ato vite të hershme. Ndërsa, në kohën e Italisë Jashari ka qenë magazinier në magazinat qendrore në Tiranë. Këtë mundësi ai e shfrytëzoi për të furnizuar qytetin e tij, Shehrin, dhe Dibrën, pa kursim e me çfarë i nevojitej. Edhe të pesë vëllezërit e Ylberit: Fatmiri, Besniku, Xhaferi, Asllani dhe Fitimi janë njerëz që nderohen e respektohen, kuqo që janë.
Shkollimin e detyrueshëm, Ylberi, e kreu në vendlindje. Në Amerikë ka ardhur më 4 janar të vitit 1988. Dy-tri vitet e para, ai, i kaloi me vuajtjet dhe vështirësitë e fillimit, ashtu si ka ndodhur me të gjithë, ka punuar pa u lodhur në ndërtim. Pas tri vitesh Ylberi nisi biznesin e vet,po në fushën e ndërtimit.Sot ka një kompani ndërtimi, që është e specializuar për skelat e të gjitha madhësive, dhe për të gjithë lartësitë. Madje, për shumë kohë, qe dhe firmë lider në SHBA. Aktualisht, aktivitetin e tij ndërtues në SHBA e zhvillon në Kenerik, Nju Jork dhe në Nju Xhersi. Ka dhënë kontribut edhe për punësimin e bashkëvendësve të tij. Të panumërt janë ata dibranë, që kanë ardhur në SHBA dhe që Ylber Pilku i ka ndihmuar, që të sistemohen në punë dhe të kalojnë vështirësitë e fillimit, që në shumë raste dhe pothuajse për të gjithë nuk janë të vogla.
Si jo të gjithë, Ylberi ka dhe një familje shembullore. Të gjithë janë angazhuar në punë në kompaninë e tyre, duke filluar nga Vjollca, djali Valoni dhe vajza Blerona. Madje, Valoni, edhe pse nuk është më shumë se 22 vjeç, drejton tani edhe kompaninë. Është një djalë i dashur me të gjithë, i qetë dhe i zhdërvjellët në menaxhimin e punëve të kompanisë. Telefonatat në telefonin e tij nuk kanë të sosur. Dikush kërkon punë, dikush jep punë për të ndërtuar, dikush ka nevoja të tjera. Blerona, e cila ka mbaruar dhe studimet universitare, gjithë ditën ndjek punën e kompanisë. Atdheu, djali i tij i madh, ndjek studimet universitare dhe është një student i shkëlqyer.
Humanizimi është në shpirtin e Ylber Pikut. Nuk ka një rast që dikush t’i jetë drejtuar për ndihmë e të mos e ketë ndihmuar. Ndaj, të gjithë e njohin, të gjithë e duan dhe të gjithë e respektojnë. Kushdo ndjehet mirë kur takohet me Ylberin. Është shumë i komunikueshëm. Flet qetë e ngadalë, çiltër, krejt dibrançe, pa deformuar asnjë germë e asnjë fjalë të veçantë. Sponsorizimet e tij për libra, për festa, për sëmundje, raste vdek-jesh etj. janë të shumta. Kështu ka fituar respektin e shumë njerëzve për shpirtin e tij human, për gatishmërinë e tij që t’i ndihmojë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë e mbështetje. Në jo pak raste, ai paguan në lokal për miq e shokë, për të njohur të tij, edhe pse ata nuk janë në tavolinën e vet.
Kush s’e di dhe kush s’e pranon faktin që Ylber Pilku është dhe një veprimtar i spikatur në SHBA?! Me pak fjalë, nuk ka aktivitet atdhetar, patriotik e kulturor që zhvillohet nga shqiptarët dhe dibranët me banim në State Island, Nju Jork, Nju Xhersi, Boston, Brooklyn e kudo në SHBA, ku Ylber të mos dallohet ndër gjithë të tjerët. Ylber Pilku është i kudondodhur dhe ndër më të gatshmit për të kontribuuar dhe financiarisht, për të kontribuar dhe në organizimin e aktiviteteve të shumta që zhvillon ky komunitet shqiptar i dalluar për ndjesi e veprimtari kombëtar e kulturore.
Ylber Pilku është ndër organizatorët dhe kontribuuesit e aktivitetit të përvitshëm të ngritjes simbolike të flamurit shqiptar në mes të Nju Jorkut, në Manhatten dhe të veprimtarive të tjera kulturore e përkujtimore historike. Ylberi është organizator e kon-tribuues i të gjithë protestave në mbrojtje të të të drejtave dhe lirive të shqiptarëve kudo në botë, kurdoherë në ballë të protestave dhe para selisë së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork. Ylberi është kurdoherë në mesin e veprimtarive politike që zhvillohen ne Amerikë me dibranët dhe me shqiptarët. Kudo Ylberi është i pranishëm dhe gjithnjë kontribuues kryesor.
100-vjetori i Kryengritjes së Përgjithshme të Dibrës kundër pushtuesve serbë dhe eksodi i parë masiv dibran janë një nga ngjarjet më kulmore në historinë shekullore të Di-brës dhe ndër luftërat e saj më heroike. Kjo ngjarje, në shtatorin e vitit 2013, u përkujtua në Shqipëri me dy aktivitete të rëndësishme, si sesioni shkencor i organizuar në sallone Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, më 19 shtator, nga Unionin i Krijuesve Dibranë (Shkrimtarë, Historianë, Gazetarë, Poetë dhe Artistë Dibranë), me kryetar zotin Fatos Daci dhe “Bashkësia Dibrane” me kryetar zotin Faruk Borova, si dhe një tjetër sesion shkencor dhe një darkë të organizuar në qytetin e Dibrës së Madhe nga Komuna e Dibrës. Me këtë rast Ylber Pilku mori avionin dhe erdhi në Dibër të Madhe. Në Dibër organizoi dy autobus me dibranë e dibrane dhe me shpenzimet e tij u krijoi mundësinë rreth 100 burave e grave nga Dibra e Madhe që të ishin të pranishëm në aktivitetin e Tiranës, ndërsa në atë të Dibrës së Madhe Ylberi ishte sponsori i vetëm e kryesor i sesionit shkencor dhe i darkës së pasur e shumë bujare për rreth 500 të pranishëm. Dhe ky është një kontribut me shumë vlera, por dhe një tjetër dëshmi se Ylber Pilku është nga djemtë më aktiv e më i përkushtua për Dibrën, që e lindi dhe Dibrën që e rriti dhe i dha emër.
Edhe bashkëshortja e tij, Vjollca, është një dibrane tipike, një shtëpiake shembullore, një bashkëshorte e denjë dhe një nënë shembullore. Nuk ka si të ishte ndryshe kjo bijë e Burhanit dhe e Shazines, kjo bijë e Markajve, e këtij fisi me histori të madhe. Ajo, së bashku me Ylberin, i ndihmojnë Valonit në drejtimin e kompanisë “Pilku Konstruksion”. Edhe Vjollca, ashtu, si Ylberi, gjithnjë është e gatshme të vën pasurinë e saj në shërbim të komunitetit dhe të veprimtarive mbarëdibrane që zhvillohen në SHBA dhe në Dibër të Madhe e në Peshkopi.
Për sukseset në biznes të Ylber Pilkut, për aktivitetin atdhetar, shoqërore e kulturor dhe shpirtin prej humanisti të tij kanë botuar shkrime gazetat “Iliria”-SHBA, “Fakti” -Maqedoni, “Dibra” dhe “Rruga e Arbrit” në Shqipëri të autorëve Vehbi Bajrami, Beqir Sina, Fatos Daci etj. Ylber Pilku është personazh i një përmbledhje enciklopedike të V. Bajramit dhe i “Enciklopedisë së Dibrës” të autorit Fatos Daci. Ylber Pilku është publikuar në shumë faqe interneti dhe agjenci të ndryshme medietike, si: “Prishtina Press”, “Bota Sot”, Radio “Jehona”, “Alba TV”, “ARB” TV Agjencia INA-Maqedoni etj., fakt që dësh-mon se popullariteti i tij është i shtrirë në kohë dhe në hapësirë, gjithnjë në rritje.
Shqipëria, vëllezërit shqiptarë, kudo që ndodhen dhe vendlindja e tij janë në mendjen e në zemrën e Ylberit. Jo të pakta kanë qenë ndihmat materiale e financiare, që ai ka dhënë në kohë të vështira për vëllezërit e tij në Kosovë e në Maqedoni. Edhe sot, telefonatat e Ylberit me miq e shokë në Dibër të Madhe janë krejt të zakonshme.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe me këtë pasardhës të një dere me emër si ajo e Pilkeve dhe nip të fisit më të shquar dibran, i Qokut të Iljaz Pashës e të Xhemal Pashës në Kllobçisht të Maqellarës, pasardhëse e fisit më të vjetër e më me zë të Gro-pjave e të gjeneralit famëmadh të Skënderbeut, Zaharija Gropa.
Zyra e tij është si një muze i vërtetë i historisë së kombit shqiptar. Në zyrë ai mban një pllakat të madh me fotografitë e të gjithë patriotëve dhe të burrave të shtetit shqiptar, bustin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të Lekë Dukagjinit, të Nënë Terezës, të Adem Jasharit, fotografi të Sali Berishës, Ymer Kelmendit, avokatit Avni Spahiut, ish ministrit Ymer Selmani, Piter Fejit, senatorit Eliot Engëll, Xhejms Vakës, ambasadorit Filip Riker, të avokatit Bill Eduars etj. Ka, gjithashtu, plot relikte shpatash, revolesh e shumë gjera të tjera të vjetra e me përmbajtje historike.Kushdo që viziton zyrën e tij njihet edhe me disa vlerësime mirënjohjeje, që Ylberi ka marrë për punën e kontributin e tij. Dhe, të gjithë këto janë pak për këtë bir të nderuar të Dibrës që e lindi dhe mëkoi me cilësitë më të mira të njeriut.


Reshat Arbana (1940-)

Rezultati i imazhit për reshat arbana"

Reshat Arbana lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë, Shqipëri. Ai është një aktor teatri dhe filmi. 

Është një nga aktoret më popullorë të kinemas shqiptare, me mbi 35 role, duke filluar që nga viti 1963.

Pasi i kreu studimet në shkllën e lartë për aktorë“Aleksander
Moisiu”, pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë, më 1968, filloi punë në Radio Tirana. Nga viti 1977 e deri sa doli në pension ishte aktor i Teatrit Kombëtar të Tiranës.

Ndër rolet më të spikatura në film: Samiu tek Fije që priten 1976, Prefekti tek Gjeneral gramafoni 1978, Bimbashi tek Liri a vdekje 1979, Isa Boletini tek Nëntori i dytë 1982, Ahmeti tek Dora e ngrohtë 1983, Adnani tek Hije që mbeten pas 1985, Aliu tek Binarët 1987, Emili tek Rikonstruksioni 1988, KukeMemini tek Balada e Kurbinit 1990. Për rolet e Dajlan Beut tek Kush vdes në këmbë 1984 dhe Kryetarit të Këshillit tek Kur hapen dyert e jetës 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.

Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën Streha e të harruarve.

Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: "Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”

Më 26 nëntor 2011 në koncertin "Nëntori II" organizuar në kuadrin e javës së kulturës shqiptare me rastin e 99 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata shqiptare në Parma të Italisë "Scanderbeg" i dorëzoi çmimin "Skënderbeu - Diaspora shqiptare në Itali" zotit Reshat Arbana të akorduar në emër të 24 shoqatave dhe subjekteve në Itali me motivacionin: Për personalitetin e jashtëzakonshëm, cilësinë artistike dhe frymëzimin me të cilin ka interpretuar role, histori, ngjarje, duke i pasuruar me humanizmin dhe kulturën që e karakterizon përherë. 

Çmimi ju dorëzua nga përgjegjesi i organizimit të shoqatës "Scanderbeg Parma" zoti Durim Lika.

Filmografia

Në kërkim të kujt (2009) - serial nga Top Channel, Asim Qani
Familja Moderne (2008) - serial nga Kosova, Gjergji
Kaskadori shqiptar (1998) (TV)
Vite të rëndësishme (1997)
Jeta në duart e tjetrit (1991) - Profesori
Balada e Kurbinit (1990) - KukeMemini, kryezoti
Vetmi (1990) - Andri
Jeta në duart e tjetrit (1990) - Profesori
Flutura në kabinën time (1988) - Xhaxhai
Rikonstruksioni (1988) (TV)
Binarët (1987)
Kur hapen dyert e jetës (1986) - kryetari i këshillit të fshatit
Hije që mbeten pas (1985) - Adnan Kodra
Të paftuarit (1985)
Kush vdes në këmbë (1984)
Shirat e vjeshtës (1984)
Zambakët e bardhë (1984) - Pedagog Petriti
Dora e ngrohtë (1983)- Ahmeti
Fundi i një gjakmarrjeje (1983)
Gracka (1983)
Kohë e largët (1983)
Nëntori i dytë (1982) - Isa Boletini
Shokët (1982)
Gjurmë në kaltërsi (1981) - Komandanti
Intendenti (1980) - Kryetari i këshillit të fshatit
Liri a vdekje (1979)
Nga mesi i errësirës - (1978)
Gjeneral gramafoni (1978) - Kryetari i bashkisë
Kur hidheshin themelet (1978) (TV) - Beqir Aga
Fije që priten (1976) - Sami Ameni
Pylli i lirisë (1976) - XhaKovi
Tinguj lufte (1976) - Mësuesi
Kapedani - (1972) - Një nga të rinjtë e fshatit
Plagë të vjetra (1968) - Pacienti
Duel i heshtur (1967)
Komisari i dritës (1966) - Nikoll Mustaqeziu

Flori Bruqi 

Mirush Kabashi(1948-)

Mirush Kabashi.jpg

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Origjina e tij është nga Gjakova. Me 1970 u diplomua për Aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tirane dhe filloi punë në teatrin “AleksanderMoisiu” të Durrësit. 

Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit, 1991-1993. 

Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artsitike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 e ne vijim në Teatrin Kombetar.

 Nga viti 1985, me periudha te nderprera, eshte aktivizuar si pedagog i “Mjeshterise se Aktorit” praneAkademise se Arteve. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. 

Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

Interpretimi dhe ngjyrimi emcional i roleve, e veçojnë Mirush Kabashin. Personazhet e mishëruara nga Kabashi bien në sy për origjinalitet, për elegancën, duke frymuar karaktere me ndryshime të ndjeshme nga njeri te tjetri, të përzgjedhur me mencuri dhe intuitë. Spikat në rolet satirike dhe komike.

 U dallua fillimisht me krijimin e figurës qesharake të Telit në komedinë Kartela e verdhe e Haxhi Rames (1976), ku luajti me lirshmëri dhe tifozin e pasionuar qe ndjek skuadren dhe lojtarin e tij të zemrës ndeshje pas ndeshje e hall pas halli duke perdorurnjeshumesi detajesh shprehesi, si ne plastike ashtu edhe ne menyren e te folurit.

Ky rol u pasua me tutje me karaktere të tilla komike, si: Diafarusi në komedine “I semuri imagjinar e Molierit” (1982), me te cilin luajti mjaft bukur me elegancen plastike te tij, me perpunimin e gjestit, c’ka i dhanë Kabashit hirin, sharmin, ngjyrimin dhe stilin klasicist.

 “Në teatër mësova se c’ishteaktora, pata peripeci si gjithë të tjerët, pastaj kam marrë pjesë nëpër filma, shfaqje. Të vetmen gjë që mund t’jua them me bindje: nuk i jam trembur e shmangur kurrë punës në çfarëdolloj kushtesh.

 Kur është fjala për të provuar, për të pasur mundësinë e kontaktit me spektatorin, unë nuk kam refuzuar, por përkundrazi kam provuar me guxim. Njëra prej këtyre fushave është edhe ajo e recitimit që tregova sot para jush.”- shpreh aktori Kabashi. 

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. 

Roli i Sokratiteshte ndoshta kulmi i tij artistik, ku fuqia interpretuese mberrin ne caqe vertet te lavderueshme dhe realisht konkurruese ne rrafsh nderkombetar. 

M. Kabashi pesonnje transformim te plote psikofizik, plastika e tij paraqitet tejet e perpunuar, e folura gjithashtu, edhe me temperamentin dhe energjine qe ka nderkallur ne fjalenpasionale e ironike te Sokratit realizon nje akuze te forte ndaj tiranise, padrejtesise, korrupsionit, ne suazen e njesarkazme te pameshirshme, duke i dhene krejt lojesnje qasje te dukshme bashkekohore.

Çmimet

Ne festivalin Kombetar të teatrove profesioniste 1989 u shpall “Aktori me i mire” me rolin e SadushNezirit te komedia Hija e tjetrit e Ruzhdi Pulahes. 

Po me kete rol, ne Festivalin Teatror Ballkanik te zhvilluar ne Korinth te Greqise, u vleresua si nder aktoret me te mire. 

Ne vitin 2002 fitoi çmimin e “Aktorit me te mire” si protagonist ne Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002”me rolin e Nokes ne komedine “Sa mire beri qe vdiq” e Ilir Bezhanit.


Më 1997 në edicionin e nëntë të Festivalit Eksperimental të teatrit të organizuar në Kajro të Egjiptit, Mirush Kabashi është vlerësuar me “Sfinksin e artë” si interpretuesi më i suksesshëm mes njëmijë aktorëve pjesëmarrës nga dyzetegjashtë vende të botës.

Mirush Kabashi, i cili në fund të vitit 2014 u nderua me titullin e lartë “Nderi I Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar”dhe “Mjeshtër i Madh I Punës”.

Filmografia

Kronikë provinciale (2009)

Ne dhe Lenini (2008)

Nata (1998)

Edhe ashtu edhe kështu (1989).... Babai i Almës

Binarët (film) (1987)

Telefoni i një mëngjesi (1987)....Kujtimi

Zëvendësi i grave (1987)......... Lisimak Voci

Nxënsit e klasës sime (1984)..Mësues Nardi

Kohë e largët (1983) .........Asketi Lithan

Dora e ngrohtë (1983) .........Brahushi

Shoqja nga fshati (1980) .........Nasi (dajua i Tirkes)

Një ndodhi në port (1980) ..........Calamani

Gezhoja e Vjeter (1980) .........Bake

Radiostacioni (1979) ......Nje nga tekniket e Radios

Koncert në vitin 1936 (1978)... Toger Shazivari

Zani partizani (1976) (TV)....Partizan-vëlla i zanit

Emblema e dikurëshme (1976) ........Veniamin Papa

Flori Bruqi



FARUK BEGOLLI ( 14.02. 1944- 23.08. 2007)


Rezultati i imazhit për faruk begolli"


Faruk Begolli ,lindi  në Pejë më 14 shkurt 1944,është  i biri i kryebashkiakut  të Pejës , të ndjerit Sefedin bej Begollit dhe t ë ndjerës Elmazes së Jashar Pashës.

Studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd dhe diplomoi në vitin 1966. FarukBegolli ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme e Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare.

Ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Artevetë të Universitetit të Prishtinës, ku edhe punoi si pedagog i lëndës së Aktrimit. 

Në vitet e 90-ta ai së bashku me Enver Petrovcin themeluan Teatrin "Dodona" në Prishtinë, në këtë Teatër ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale. Teatri "Dodona" u bë Teatri më i njohur në Kosovë gjatë këtyre viteve duke vazhduar deri më tani.

Ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës. Njëherit bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës.

Begolli bashkë Enver Petrovcin themeluan Teatrin “Dodona” në Prishtinë, në vitet e 90-ta. Ka lujtuar në 70 filma artistikë e televizivë. 

Para se të bëhej aktor ka nisur studimet në Beograd për xehetari, por nuk kjo nuk i shkoi dhe kështu e humbi vitin dhe u kthye në Pejë në vendlindjen e tij. 

Pastaj ka regjistruar Fakultetin Ekonomik por as ky nuk ishte për të, edhe pse me nota ishte mirë, po nuk e kishte pasion, derisa u takua me kushëririnë e tij Istref Begolli dhe ai e bindi ta regjistroj artin në Beograd, dhe menjëherë u bë aktori më i kërkuar në Ish-Jugosllavi. Ka diplomuar në vitin 1966.

Faruk Begolli ishte i martuar me Zoja Gjokoviq, një balerinë profesioniste, e cila, edhe pas divorcit ka mbajtur mbiemrin Begolli

Artistët e vërtetë nuk vdesin kurrë. I tillë është aktori FarukBegolli pa të cilin sot u bënë 10 vite.

Me talentin e tij ai shkriu role të mëdha për të mbetur kështu një ndër figurat më të ndritura të kinematografisë shqiptare.

Figura e tij prej një djali tërheqës dhe plot sharmë, ka bërë që ai ende të mbetet një ndër figurat më të dashura të artit shqiptar. Shumë nga fotografitë e tij, qoftë ato të ndara nga rolet e tij të shumta, apo fotografi të rastit, janë ende shumë të pëlqyera nga publiku që e deshi fort.

Filmat më të njohur të tij janë “Kur pranvera vonohet”, “Era dhe Lisi”, “Sulmi i kuq” Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”e shumë të tjerë.

Regjisor e dramaturg

Kur kishe mujtë me m’pa, qysh më kishe pa

Profesor jam talent se jo mahi...

Iluzionet e dashurisë

Këngëtarja tullace

Dashuritë e Xhorxh Uashingtonit

Mbytma burrin

Maturantët

Martesa

Stjuardesat

Mbreti Ibish

Hajnat nuk vijnë gjithmonë për të keq

Ti, vetëm ti

Të lumët na për këtë liri

N’dorë e ka deputeti

Filmografia

10 Minuta Film i metrazhit të shkurtër - (2004)

Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna - (1997)

Kur pranvera vonohet - (1980)

Era dhe lisi - (1979)

Të Ngujuarit - (1972)

Si të vdiset - (1972)

Sulmi i Kuq - (1974)

Proka - (1984)


Enver Petrovci(1954-)

Rezultati i imazhit për enver petrovci"


Enver  Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Është një aktor dhe regjisor shqiptar.Në fillim studoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.

 Ka arritur karrierë shumë të sukseshme në teatër,sidomos në atë "Atelieja 212" dhe me rolet e luajtuara aty u bë i njohur nëpër mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe. 

Pas mbarimit të luftës e vazhdoi me sukses karrierën artistike në Prishtinë e në qendra të tjera shqiptare.

Interpretimet e tij në film ishin gjithashtu shumë të mirëpritura duke arritur famë shumë të madhe në kinematografinë ish jugosllave, kosovare dhe ndërkombëtare.

Është një ndër themeluesit e degës së Artit Dramatik dhe Akademisë së Arteve në Univerisitetin e Prishtinës në vitin 1989, ai kthehet nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit në këtë Universitet dhe formon kuadro të reja të aktorëve në Kosovë.
Ka arritur karriere shumë të suksesëshme në Teatër në përmbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar si njeri më i zoti në aktrim në ish Jugosllavi.  

Teatër

Idioti - regjinë dhe rolin kryesor
Dëshmitari kryesor - regjisor
Kush më ka faj që jam shqiptar - regjisor
Guxim për vrasje - rolin kryesorë

Filmografia

[2013] O sa mirë si Gazmend Berisha
[2011] Top je bio vreo si Sakib
[2010] The War Is Over si Principal Milić
[2009] Gomaret e kufirit si komandanti i policise kufitare
[2008] Sekretet as Mero
[2006] Anatema as Col. Lilić
[2005] Lost Son
[2003] Black Flowers as Nan Golemi
[2000] Gorski vijenac si Skender Aga
[1998] Tri palme za dve bitange i ribicu as Skočajić
[1998] The Hornet as Salih
[1994] Nekrologji
[1993] Laksi slucaj smrti si babai i Reljes
[1992] Bulevar revolucije
[1992] Prokleta je Amerika si Pantić (segment prej "Sangarepo, ti ne rastes lepo")
[1991] Bolji zivot 2 si Florijan Trajković
[1991] Krug
[1991] Djelidba
[1991] Praznik u Sarajevu
[1990] Sex-partijski neprijatelj br. 1 as Drndač
[1990] Gluvi barut as Uros
[1990] Narodni poslanik
[1990] Sekulic -si polic
[1990] Stanica obicnih vozova
[1990] East of East (si Enver Petrović)
[1990] Migjeni si nje shkrimtar shqiptarë Millosh Gjergj Nikolla alias Migjeni
[1989-1990] Specijalna redakcija si Bekteši
[1989] Hajde da se volimo 2 as Omer
[1989] Forbidden Sun as Lt. Ionnides
[1989] Obicna prica
[1989] Sargarepo ti ne rastes lepo
[1988] Manifesto as The King
[1988] Ortaci si John Smith Fitzgerald Petrovci
[1988] The Bizarre Country si shefi i ri i policisë
[1988] A Film with No Nam
[1988] Decji bic si Rade Pajic 'Pera'
[1988] Rojet e mjegulles
[1987] Uvek spremne zene as Raša
[1987] Zivot u grobljanskoj si Marković
[1986] Jugovizija si nikoqir
[1986] Vrenje
[1985] Rade Vujovic as Liht
[1985] Dvostruki udar
[1984] Opasni trag as Cemail
[1984] Lazar
[1983] Stepenice za nebo as Predrag Vučković
[1982] Krojaci dzinsa
[1981] Sedam sekretara SKOJ-a
Josip Kolumbo – Episode #1.6 (1981) … Josip Kolumbo – Episode #1.4 (1981) … Josip Kolumbo – Episode #1.3 (1981) … Josip Kolumbo – Episode #1.2 (1981) … Josip Kolumbo
[1980] Kur pranvera vonohet
[1979] Kur pranvera vonohet
[1979] Jutarnji disk dzokej
[1979] Slom si Slobodan Dimitrijevic
[1979] Ti medjutim stojis na velikoj reci

Flori Bruqi 

Leze Qena(1937-)

Rezultati i imazhit për gjevat qena"


Leze Qena është e  lindur më 2 Mars 1937, ka qenë aktore, për më shumë se 55 vjet ka qenë e pranishme në shumë shfaqje teatrale në Kosovë.. 

Vjen nga një familje mesatare. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas në Prishtinë.

Këtë aktore e gjeti në interpretim në skenën e Teatrit Kombëtar, në shfaqjen “Macja mbi catine e nxehte”.

 Aktorja Leze Qena është përgëzuar edhe nga ish ministri i Kulturës, Valton Beqiri,  pas reprizës se shfaqjes “Macja…”. 

Me ketë rast, duke i dhuruar një buqete me lule aktores,ish  ministri Beqiri e ka përgëzuar për kontributin e saj në zhvillimin e Teatrit në Kosovës, duke i shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e thelle aktores Leze Qena për angazhimin e saj te gjate, me role te shumta, në skenën teatrore kombëtare.

Për më shumë se 55 vjet ka qenë e pranishme në shumë shfaqje teatrale në Kosovë.

Leze Qena vazhdon të jetë një prej zonjave të aktrimit në Kosovë. 

Paraqitjet e saj televizive nuk kanë të ndalur, gjithmonë duke folur me nostalgji për kohën e kaluar dhe jetën me aktorin Xhevat Qena.
Angazhimi isaj në skenën e teatrit është një thesar i çmuar për historikun e teatrit kosovar".

Xhevat Qena dhe Leze Qena janë ndër ato personazhe që nuk harrohet dot, për aktrimin e tyre, humorin, rolet e tyre në art, jetën që i dhanë karaktereve dhe pavdekësinë e të lavdishme që ia siguruan vetvetes duke hyrë në historinë e artit dhe kulturës shqiptare.

Rolet e tyre, të shpeshta edhe bashkë, kanë sjellë freski tek shikuesi.

E bashkë ishin edhe në kohën e Radio Televizionit të Prishtinës. 

Madje, jo vetëm humori u shkonte për dore, por edhe këndimi. 

Versioni “Lambada” vjen në një  video inçizim  më  këngë e valle nga arkivi i një prej programeve festive të RTP-së ku gjenden edhe Lezja dhe  Xhevat Qena.

Mes dyshes ka pasur aq sa dashuri, aq edhe përkushtim ndaj aktrimit e humorit. 

Të dyja kanë ekzistuar njëkohësisht.Karriera e tyre artistike ka qenë gjithmonë e pandashme. Të dytë kanë qenë të pandashëm, derisa vdekja e morri Xhevatin.

Mes dyshes ka pasur aq sa dashuri, aq edhe përkushtim ndaj aktrimit. Të dyja kanë ekzistuar njëkohësisht, për të lindur një dashuri që nuk do të shuhej kurrë. ...

Krijimtaria artistike

Mahmutovitët dhe Rexhepovitët - (komedi, 2000)

Po e zëm, po e zëm - (mini TV seri, 1970)

Ditari i Lec Pazhecit - (mini TV seri, 1975)

I ikuri - (seri TV për fëmije 1980)seri e njohur edhe si Fidani

Shkolla e fshatit - (TV, 1987)

Qesh e ngjesh - (TV, 1982)

Të gjithë me ne - (mini TV seri, 2000)

Familja moderne(TV,2001-2011)

Kombinati(TV,2012-2015)

Çka ka Shpija (TV|2015)

Flori Bruqi


Xhevat Qena (1932-2003)

Rezultati i imazhit për gjevat qena"
Xhevat Qena ,është i lindur më 5 tetor 1932, nwMitrovicë.
Xhevat Qena ka lozur  qindra role ne teatër. Rolin e pare kryesor e ka luajtur ndërmjet viteve 1956-1957. 

Sensi i tij për komiken si dhe profili i tij i veçantë kanë bërë që ai te jetë një prej aktorëve me te kërkuar ne komedi, megjithëqë, me tepër e ka dashur dramën: "Une e kam dashur dramën se e kam ne vete njëfarë dramaciteti, e kam njëfarë fuqie për drame... P.sh., roli që me ka lënë mbresa shumë ka qenë një rol episodik i një avokati, i një te çmenduri, ne dramën "Oda e errët".

 Gati jam çmendur edhe vete, duke u thelluar ne atë rol". 

Kolegët dhe njerëzit që njohin potencialin e tij, mendojnë se është mëkat që ai është shfrytëzuar shumë pak ne drama. 

XhevatQena ka lozur  shumë, edhe role kryesore edhe role te dyta apo madje edhe te treta. 

Xhevat Qena mund te përshkruhet si aktor që ka pasur një aftësi te jashtëzakonshme te mbajë te përqendruar vëmendjen e publikut. 

Ka qene shumë sugjestiv, aktor që, është përpjekur gjithmonë te jetë "përdhesë", i "tokës". 

Krijonte improvizime, por gjithmonë ne kontekst te batutës se partnerit, ne kontekst te situates ne te cilën ndodhet personazhi që ai luan.. .

Edhe nëse Xhevati ka luajtur vetëm ne një skenë te vetme, nuk ka qenë e mundur te kalojë 'pa u hetuar' prej publikut. Xhevati është aktor që di t'i krijojë hapësirë vetes..

Një prej roleve me te suksesshme te Xhevat Qenës është padyshim ai ne shfaqjen "Përqafimi", i autorit Ranko Marinkoviq, me regjisor Tomislav Durbeshiqin. 

Shfaqje tjetër, ku potenciali i XhevatQenës si aktor del i plotë, është "Duart e ndyra", te Sartrit, ne te cilën luan edhe bashkëshortja e tij Leze Qena, pastaj shfaqja "Ushtari i mire Shvejk", ne regji te Abdurrahman Shalës, ku Xhevat Qena luan rolin e Shvejkut, një personazh tragjikomik. 

Ne shfaqjen "Vinetu" (vitet e 60-ta), ne te cilën luan rolin kryesor, atë te Vinetus, personazh i njohur i filmave westem te asaj kohe.

Gjevat Qena ishte mbi dyzetë  vjet ne skenë.Ai është në Panteonin  e aktorëve cilësor, me merita te pakontestueshme për teatrin kosovar. 

Rolet e tij, por edhe te bashkëshortes se tij Leze Qena, për këto vite kanë rrezatuar te publiku subtilitetin që ofron bota artistike e teatrit dhe flimit...

 Aktori "zeshkan", XhevatQena, ka arritur që për dyzet vjetë te krijimtarisë se tij, te përçojë te publiku "bardhësinë" e shpirtit te tij krijues, t’ia përçojë emocionet me te sinqerta publikut, i cili vazhdon ta respektojë dhe ta dojë.

Xhevat Qena vdiç më  23 mars të vitit 2003

Filmografia
Besa
HalitGashi
Mita
Duart e ndyra  
Mbreti Edip 
Sinkopa
Dashuria
Perkolgjinajt
Gjenerali i ushtrisë se vdekur regji Piro Mani
Ora
Othello
Erveheja e Ahmet Qirezit
Garderoberi
Babai regji Selami Taraku
Zhorzh Dandeni regji Muharrem Qena
Dhëndrri nga Parisi
Halili e Hajria regji Qemajl Lila
Dervishi dhe vdekja 
Era dhe lisi -
No pasaran regji Fadil Hysaj
Lavirja e denjë për respekt
Revizori , në regji  të Besim Sahatçiut
Peripetitë e kohës,në regji  të Kristë Berishës
Studentët e përjetshëm
Vinetu
Tartufi
Përqafimi 
Ushtari i mire Shvejk , në regji të  Abdurrahman Shalës
Profesori Mamio
Oda e errët
Ora
Brazat e palavruara
Filma
Proka, 1984
Autobusi, 1985, miniserial televiziv, roli: Kaqareli
Shkolla e fshatit, 1987
Gjurmët e barëdha, 1980
I ikuri, 1980
Kur pranvera vonohet, 1980, serial televiziv
Si të vdiset , 1972
Po e zëm, po e zëm, 1970, mini serial televiziv
Kapetan Leshi, 1960
Komedi
Mahmutovitët dhe Rexhepovitët
Mëhalla jonë
Sadri llapjani
Qesh e ngjesh , 1982
Ditari i Lec pazhecit, 1975
Të gjithë me ne, 2000
Gëzuar viti i ri, 1976

Thanë për Xhevat Qenën :

Faruk Begolli: Për rolin e tij ne filmin artistik "Sulmi i kuq" te Predrag Golluboviqit, prodhim i Kosovafilmit, ne te cilin kan luajtur edhe aktorë te njohur si: Bata Zhivojnoviqi, Abdurrahman Shala, Istref Begolli, Boris Dvomiku, Olivera Katarina etj, Xhevat Qena, ne një festival te atëhershëm, është shpërblyer si aktori me i mire... Xhevati është një aktor sharmant, një aktor i cili nuk i le hapsirë asaj « rampes » që shpesh krijohet mes shfaqjes dhe publikut...

Igballe Qena: Shfaqja e pare që kam luajtur me Xhevatin është "Sinkopa" e Anton Pashkut, ne regji te Slobodan Popiqit, e realizuar ne vitin 1969, shfaqja e dytë është "Perkolëgjinajt". Si aktorë e re ne atë kohë, kisha një respekt te madh për Xhevatin dhe për punën e tij. Këto vitet e fundit kam luajtur ne shumë projekte me Xhevatin, sidomos ne videoprojektet e Adem Mikullovdt. Ne një shfaqje ku ke partner Xhevatin, shumçka është me lehtë, pasi ai nuk mendon vetëm për veten, por edhe për partnerin me te dlin luan.

Drita Krasniqi: Shfaqja e pare ku kam pasur partner Xhevatin është "Perkolëgjinajt". Xhevati luante njërin nga vëllezërit e mi. Pastaj kam luajtur edhe ne shumë shfaqje me te, por edhe me Lezen... Xhevati është aktor me shumë imagjinatë dhe me plot sharm. Aktor që di te bëjë trasnformime te befasishme, te bëjë kalime interesante nga situata ne situatë... Aktor që di te krijojë atmosferë ne shfaqje dhe ta mbajë te përqendruar vazhdimisht vëmendjen e publikut... Xhevati është aktor me shpirt poetik, i lindur si i tille...

Adem Mikullovci: Xhevat Qena është aktor shumë i veçantë. Ka diçka te posaçme ne artikulimin vokal te tij, ne nuancat, akcentin logjik, me lartësinë e zërit dhe me shikimin e gjestin. Ai është aktor që vazhdimisht hulumton kur krijon rolin. Me kujtohet kur gjatë provave te shfaqjes "Gjenerali i ushtrisë se vdekur", ne te cilën une isha si asistent regjisor, i thashë Xhevatit, që luante një prej roleve te rëndësishme ne shfaqje: Pse Xhek nuk po e mëson tekstin?, ai ma ktheu: "Nëse është problemi vetëm te mësimi i tekstit përmendësh, atëherë merre rolin tim dhe jepja një nxënësi, ai e mëson për dy dite. Xheku është aktor që nuk i do teprimet, ekzagjerimet, çirrjet... Ai te bën te jesh i relaksuar para çdo shfaqjeje. Ai mua me ka mësuar që "mjeshtria e interpretimit është te mos interpretohet".

Dibran Tahiri: Xhevat Qenën si aktor e njoh që nga viti 1969. Për here te pare me te ne skenë kam luajtur ne shfaqjen "Revizori" te regjisorit Besim Sahatçiut… Prandaj, ne atë shfaqje te pare, ne atë ballafaqim timin te pare me Xhevatin, me është dashur shumë punë që te bëjë njëfarë "nivelizimi" te lojës sime karshi te tijës... Xhevat Qena është aktor që me shumë sukses ka interpretuar edhe nëpër komedi edhe nëpër drama. Është shumë i përshtatshëm si partner. Ne një turne ne Gusi, ku ishim me shfaqjen "Halili e Hajria", Xhevatit i ndodhi te harronte një pjesë te tekstit... Shfaqja po luhej ne një oborr. Ai duhej te thoshte: "Shtëpia e 'filanit' nuk po qet me tym, por ne vend te kësaj ai tha: "Shtëpisë se 'filanit' i dual flaka..". Publiku që po shikonte shfaqjen, u kthye te vështronte rrotull, se dlës shtëpi po i del flaka...! Ne aktorët e tjerë te shfaqjes ndërsa shpërthyem ne gaz...

Leze Qena: "Për here te pare ne Krushë te Madhe shkuam për te luajtur një shfaqje. E, kur e filluam shfaqjen ne salle pa karriga, ata ishin ulur rrafsh e neve na u qit njëfarë gazi. Xhevati e luante rolin kryesor, e ne hynim ne skenë me radhë, por secili duke qeshur, s'mund flisnim... Atëherë Xhevati na thonte: "Hë, çka erdhe? Çka po don me thanë? E di këtë, e këtë, e këtë... Hajt, dil jashtë!" Kështu që Xhevati na nxuar duke i thënë tekstet e te gjithëve. Ne vetëm hynim e dilnim. Publiku u ter duke qeshur. Qesh na e qesh ata. Edhe kur dolëm, ata na thanë: 'Jaaa, na keni kënaqur! Sa mire, bre, po dishi me keshë. Si po mundeni ashtu?!". Mandej, tashti vonë, ishim ne Gjermani me një komedi, por na mungonin disa aktorë, nuk na i lëshuan prej teatrit. Mbasi nuk i lëshuan, u detyruam t’i marrim tre aktorë ne Shkup, te cilët i kishin bajagi do role kryesore e që tekstet s’i dinin. U munduan t'i mësojnë gjatë udhëtimit, po kot. Kur mbërrimë ne Munih, shkuam drejt ne skenë. Publiku tashmë ishte aty. Kur filloi shfaqja, shkupjanët hynin ne skenë, por nuk e dinin tekstin, por Xhevati i nxirrte, duke u thënë: "A ti erdhe, a? A mos deshte këtë te ma thuash...? "Regjisor ka qenë Atdhe Gashi. Ai rrinte dikund ne fund te salles kurse Xhevati e thërriste: "0 Atdhe, ku na prune kështu hë...!", duke dashur ta shajë, e publiku duartrokiste si përmendej emri "atdhe". "Bravo, bravo!...", i thonin...

Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...