Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/20

Lisen Bashkurti (1957-)

Rezultati i imazhit për lisen bashkurti"


Lisen Bashkurti ka lindur në qytetin e Shkodrës në vitin 1957.

Ne 1980 mbaroi studimet ne Akademinë e Arteve Tirane. Ne vitet 1984-1985 mbaroi studimet universitare për marrjen e Gradës Kandidat i Shkencave. 

Nga viti 1987 deri në vitin 1992, u përfshi tërësisht në jetën politike të vendit. Në fillim të viti 1992 është specializuar me grupin e parë të ambasadorëve, ku jepnin mësim një grup profesorësh nga Ministria e Jashtme gjermane.

Lisen Bashkurti ka mbajtur edhe funksione akademike si Rektor ne Universitetin Iliria, Kosove; Rektor ne International University of Struga; Rektor ne Universitetin Ndërkombëtar te Tiranes; Dekan ne Universitetin Mesdhetar te Shqiperise; Zevendes Reektor ne Kolegjin Universitar Iliria, Kosove; Dekan ne Epoka University, Shqipëri ; Global Vice President of Sun Moon University, South Korea. Është Doktor Shkencash nga viti 1992 dhe ka titullin akademik Profesor i Asociuar nga viti 2008. Ai gjithashtu mban gradën diplomatike "Ministër Këshilltar" nga viti 2002.

Lisen Bashkurti është autor i 22 librave shkencor qe janë :

“Shqiptaret ne Rrjedhat e Diplomacise”, Tirane, Shqipëri ;

“Diplomacia Shqiptare ne Fillimet e Luftes se Ftohte”, Tirane, Shqipëri ;

”Diplomacia e Veteizolimit”, Tirane, Shqipëri ;

”Albanian Diplomacy Between the Past and the Future”, Tirane, Albania ;

”Identiteti, Imazhi, Diplomacia”, Tirane, Shqipëri ;

”Political Dynamic Within the Balkan Countries”, Chicago, USA 7 ;

”Identity, Image, Diplomacy”, Skopje, Macedonia ;

”National and European Identity of Albanians”, Tirane, Albania ;

“Diplomacia Shqiptare”, Volumi I, Tirane, Shqipëri ;

”Diplomacia Shqiptare”, Volumi II, Tirane ;

”Diplomacia Shqiptare”, Volumi III, Tirane, Shqipëri ;

”Evropa, Ballkani dhe Sfida e Kosovës”, Tirane, Shqipëri ;

“E Drejta Ndërkombëtare dhe Organizatat Nderkombetare”, Tirane, Shqipëri ;

“Negociatat - Historia, Teoria, Praktika ;

”Krizat Ndërkombëtare, Tirane, Shqipëri” ;

“International Organizations”, Albania” ;

"Multilateral Diplomacy and International Organizations", Macedonia ;

”Çamëria - Rruga drejt zgjidhjes”, Shqipëri, 2012 ;

“Koncerti dhe Funerali-Shqiptaret, Ballkani dhe Fuqitë e mëdha”, Tirane, 2013 ;

“Ksenofobie-Muret e Urrejtjes”, Tirane, 2014 ;

“Diplomacia-Bazat Teorike” Tirane, 2015 ;

“Crumbled Bridges of the Balkans”, Published in USA, October, 2016, ISBN : 978-1 365-48936-5.

Lisen Bashkurti ka shkruar gjithashtu mbi 650 artikuj, studime dhe ese ne Shqipëri, Maqedoni, Kosove, Kroaci, Finlandë, Shtetet e Bashkuara te Amerikës, ne Bashkimin Evropian, Korenë e Jugut.
Lisen Bashkurti është anëtare i disa  institucioneve akademike, diplomatike dhe botuese etj.

BEDRI ZYBERAJ(1963-)



Bedri Zyberaj.jpg


Bedri Zyberaj lindi me 6.05.1963 në Drenoc të Rahovecit. Shkollimin fillor e ka kryer në vendlindje ndërsa atë të mesëm në Rahovec.

Studimet për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës, i ka mbaruar më 1988 me notën mesatare 9,53. Tri vjet ka qenë Bursist i Universitetit dhe në vitin e fundit të studimeve është shpërblyer me Mirënjohjen ,,Student i dalluar".

Për shkak të diferencimit të atëhershëm ideopolitik, deri më 1993 ka qenë i papunë. Vetëm në vitin 1993 ka filluar të punojë në fshatin e tij të lindjes ku a qenë arsimtari i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, punë të cilën e ka vazhduar deri më 1998.

Gjatë viteve 1998-1999 ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe epror i saj, ndërsa pas përfundimit të luftës, ka qenë i sistemuar në Akademinë e Mbrojtjes ,,Hamëz Jashari” në Prishtinë, me detyrën e pedagogut të lëndës Formim atdhetar. Paralel me këtë ka qenë dhe Komandant i Shkollës për Oficerë të lartë.
Më 2003, në Universitetin e Prishtinës, e ka mbrojtur temën e magjistraturës me titull ,,Fenomeni i luftës në romanet ,,Për kë bie kambana" të Ernest Heminguejt dhe ,,Hasta la vista" të Petro Markos” dhe kam marrë gradën shkencore Magjistër i shkencave filologjike.

Vazhdimisht ka treguar interesim për letërsinë, gjuhën dhe kulturën shqiptare. Me krijimtari letrare merret nga vitet e hershme te rinisë dhe me 1998, Shtëpia Botuese ,,Rilindja” e Prishtinës ia ka botuar librin me poezi ,,Dromca vitesh" (1998)

Nga viti 1990 e këtej ka botuar një mori shkrimesh (kritike dhe recensione) brenda dhe jashtë Kosovës si dhe ka marrë pjesë me kumtesa e referate në tryeza e simpoziume dhe konferenca të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë shtetit të Kosovës (Shqipëri, Poloni) ku është paraqitur me një kulturë dhe nivel të kënaqshëm shkencor.

Është anëtarë i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës nga viti 2000.

Në maj të vitit 2013 ka botuar librin me kritika dhe studime ,,Në gjurmë të arketipave”, botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Ishte pêr një kohë të shkurtêr drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ,,Pjetër Bogdani”.

2019/11/19

Gëzim Mekuli(1966-)


Fotografia e Flori Bruqi

Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966).

Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë angleze.

Në Mainz të Gjermanisë studioj shkencat politike. 

Në Norvegji (Oslo) studioj shkencat e Filmit, Mediave dhe Komunikimit.

Magjistroj në shkencat e Mediave (në drejtimin e Retorikës) në Universitetin e Bergenit, (Norvegji).

Mekuli eshtë kritiku i parë i mediave në Kosovë.

Gëzim Mekuli është i gjallë në debatet publike për marrëdhëniet e mediave me politikën; në rrethin intelektual respektohet si kritik i paanshëm dhe si intelektual që solli frymë të re në fushën e kritikës së shkencave të medias.

Gëzim Mekuli eshte autor i librit kritik "Mediat dhe Politika".

 Në vitin 2003 në Oslo të Norvegjisë themeloj agjenicionin "MekuliPress".

Gëzim Mekuli jeton me familjen e tij në Oslo të Norvegjisë.

Sadik Bicaj, “Vështrime gjuhësore dhe letrare”, Klubi Letrar “Podguri”, 2019

Sadik Bicaj u lind në Vrellë të Istogut, më 21.10.1958. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Pejë, SHLP në Gjakovë, ndërsa Fakultetin Filologjik, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, në Universitetin e Prishtinës në Prishtinë.

Përveç poezisë merret edhe me gjuhësi, kritikë letrare dhe publicistikë. Para lufte ka bashkëpunuar me të gjitha revistat dhe gazetat që dilnin në gjuhën shqipe në Kosovë, ndërsa, krahas punës në arsim, ka qenë edhe korrespondent i rregullt i gazetës “Rilindja”, “Koha ditore” dhe revistës arsimore “Shkëndija”. Sadik Bicaj është anëtar i Shoqatës së Gjuhës Shqipe të Kosovës, bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit Albanologji të Prishtinës dhe kryetar i Klubit letrar “Podguri” në Istog, si pjesëmarrës i shumë simpoziumeve shkencore nga fusha e gjuhësisë dhe e letërsisë të organizuara në Kosovë dhe në Shqipëri.

Një kohë të gjatë punoi në shkollën fillore “Fazli Graiçevci” të Hades, komuna e Obiliqit, në gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istog, ndërsa tash e disa vjet është drejtor në shkollën fillore e të mesme të ulët “Hysni Zajmi” në Vrellë.

Ka botuar këta libra: si “ Plaga e kurbetit” (dramë, 1992); “ Zëri i pikëllimit” (poezi, 1994); “Artikuj gjuhësorë praktikë” (artikuj gjuhësorë, 1996); “Historiku i shkollave fillore shqipe të komunës së Istogut” (1997); “Vështrime letrare” ( ndihmës për lekturë shkollore, 2000); “Rrugët drejt lirisë” (ditar nga lufta, 2002); “ Sylë Vrella, mjek i njohur popullor” (monografi, 2006); “Teste nga Gjuha Shqipe dhe Letërsia” (2008); “Fadil Ferati, veprimtar i denjë i lirisë dhe pavarësisë” (monografi, 2014),etj. Ky është libri i tij i dhjetë.







Libër me interes gjuhësor dhe letrar


Rezultati i imazhit për sadik bicaj"


(Sadik Bicaj, “Vështrime gjuhësore dhe letrare”, Klubi Letrar “Podguri”, 2019)

Shkruan: Maxhun Osmanaj

Sadik Bicaj, gjuhëtar, poet, publicist, gazetar dhe pedagog shumëvjeçar: lexuesve arriti t’u ofrojë një libër me interes për gjuhësinë dhe letërsinë shqipe për fëmijë. Autori tashmë ka një përvojë botimi qoftë të librave gjuhësorë, qoftë publicistikë, andaj në mënyrë kronologjike në kapitullin e parë “Vështrime gjuhësore” trajton prejardhjen, formimin, drejtshkrimin, gjuhën standarde, problemet drejtshkrimore në media të shkruara dhe të folura, gabime drejtshkrimore të nxënësve në dy shkollat më të mëdha të Komunës së Istogut si dhe disa gabime të hetuara në gramatikat e klasave VI, VII, VIII dhe IX të autorit prof. dr. Bahri Beci. Ndërsa redaktori gjuhësor i këtij libri, mr. Skënder R. Hoxha, thekson: “Këto tema hedhin dritë në shumë çështje fonetike, morfologjike dhe sintaksore, ku autori zë ngoje përdorimin e trajtave dialektore, përdorimin e zanores ë, shenjat e pikësimit, ndarjen (gabimisht) të fjalëve në rrokje në fund të rreshtit, etj. (f. 196).


Në kapitullin tjetër “Vështrime letrare” jep disa vlerësime me interes për disa vepra letrare për fëmijë. Bicaj është ithtar dhe dashamirës i përdorimit të drejtë të gjuhës shqipe kudo: si në shkollë, shoqëri, media dhe në të folurit e përditshëm. Pra, përdorimin e fjalëve shqipe në vend të atyre serbokroate, turke apo çfarëdo gjuhe tjetër qoftë. Marrja me aspekte gjuhësore dhe puna si pedagog mësimdhënës i gjuhës shqipe për një kohë të gjatë, ia ka mundësuar një njohje më të thellë të këtyre problemeve gjuhësore që i hasim sot kudo. Ndërsa recensenti i librit në fjalë, dr. sci. Valdet Hysenaj, thekson: “Në këtë dritë autori kap edhe kriteret ekstralinguistike si: shtrirja gjeografike e popujve dhe gjuhëve, shkollat gjuhësore të kohës, themelvënësit e hulumtimeve gjuhësore: Eqrem Çabej, Shaban Demiraj, Idriz Ajeti, Rexhep Ismaili, Xhevat Lloshi, Isa Bajçinca, Shefkije Islamaj, Qemal Murati, Ragip Mulaku, Hysen Matoshi etj” (f. 198). Në kapitullin “Vështrime letrare”, Bicaj trajton në aspektin vlerësues disa libra të rëndësishëm për fëmijë që shënojnë prurje të reja nga pionierët e kësaj letërsie dhe pa këto vepra dhe autorë, letërsia shqipe për fëmijë do të ishte tepër e varfër në aspektin cilësor, tematik dhe stilistik. Kështu autori ndalet te tema “Figura e Skënderbeut në disa vepra të letërsisë shqipe”, ku me një vështrim të shkurtër panoramik zë ngoje veprat “Historia e Skënderbeut” e Marin Barletit, “Skënderbeu i pafanë” i Jeronim de Radës, “Istoria e Skënderbeut” e Naim Frashërit, “Historia e Skënderbeut” e Fan Nolit, “Kështjella” e Ismail Kadaret, “Skënderbeu” i Sabri Godosë, “Trimi i mirë me shokë shumë” i Sulejman Pitarkës, “Legjenda dhe rrëfime për Skënderbeun” i Naum Priftit. Bicaj vazhdon me poezinë e Migjenit, ku bën një analizë të thuktë të “Vargjeve të lira”, poezi dhe prozë. Autori me referenca të shumta plotëson mendimin e pasur kritik për veprën e poetit letrar për romanin “Droja” të njërit prej autorëve më emblematik të letërsisë shqipe për fëmijë, Rifat Kukaj. “Droja” është kryevepra letrare e Rifat Kukaj si dhe një ndër romanet më të mira në letërsinë shqiptare për fëmijë në përgjithësi” (f. 125). Autori ndalet te pionieri i letërsisë shqipe për fëmijë, Rexhep Hoxha, përkatësisht te romani “Verorja”, ku me një vlerësim kritik dallon veçantitë, ndërtimin, stilin figurativ, personazhet dhe fabulën e këtij libri, kryevepër të autorit Hoxha dhe mbarë letërsisë shqipe për fëmijë. Ai merr në trajtim edhe romanin “Shpella e piratëve” të autorit të mirënjohur Petro Marko. Autori nuk harron as studiuesin e mirënjohur, dr. Xhevat Syla, duke dhënë një vlerësim mjaft të pjekur për librin “Kush e shkruan poezinë (vlerësime për letërsinë për fëmijë)”.

Në fund autori trajton edhe disa poetë të letërsisë së sotme për fëmijë dhe të rritur. Në një kumtesë të “Flakës së janarit”, mbajtur në Pejë, Bicaj thekson disa veçori të atdhetarit dhe shkrimtarit Jusuf Gërvalla, ku mes të tjerash thekson: “Gërvalla në poezinë e tij shpreh fuqishëm dashurinë, dhimbjen dhe mallin për vendlindjen, shtëpinë dhe nënën, ndërsa edhe vetmia është e pranishme në disa poezi të tij” (f. 171).

Ndërsa recensenti tjetër i librit, Maxhun Osmanaj, ndër të tjera, për vlerën e këtij libri thekson: “Një veçori e trajtimit të romanëve në fjalë është ngase ai përzgjedh këto kryevepra të letërsisë shqipe për fëmijë dhe ndalet në një analizë të hollësishme dhe analitike, çka është një lehtësi për lexuesin” (f. 2001). Autori ka plotësuar librin me referenca të gjuhëtarëve, shkrimtarëve dhe kritikëve, pra ka vjelë material të mjaftueshëm për një libër me interes për nxënës, të fillores, gjimnazit dhe studentëve.

Ky libër do t’i shërbejë çdo mësimdhënësi për ta pasur si pronë të pasur intelektuale në bibliotekat e veta. Bicaj në librin “Vështrime gjuhësore dhe letrare” dëshmon se është fanatik, kërkues i problemeve gjuhësore dhe krijues i zellshëm letrar. Autorit i dëshirojmë shëndet dhe suksese të reja në krijimtari gjuhësore dhe letrare.


****

Valdet Hysenaj : Qasjet sociolinguistike në “Vështrime gjuhësore e letrare” të Sadik Bicaj


Në librin e studiuesit Bicaj, në njërën anë prezantohen probleme mjaft të vështira gjuhësore, kurse në anën tjetër ofrohet edhe zgjidhja e tyre,pastaj ngrihen opinione të ndryshme, të cilat i shqyrton në mënyrë kritike, si gabimet gjuhësore në tekstet mësimore, Ndikimi i gjuhës turke he serbe në ligjërimin bisedor etj.


Kontributit të vazhdueshëm krijues hulumtuesi Sadik Bicaj i shtoi edhe një vepër, duke shënuar, zgjeruar dhe përparuar kështu profilin e tij në kërkimin shkencor.

Mozaiku gjuhësor e letrar “Vështrime gjuhësore e letrare” i studiuesit Bicaj prezanton përmbledhje shkrimesh studimore të kohës, duke ngërthyer në vete përmbajtje të rëndësishme studimore gjuhësore dhe letrare, shkrime të një rëndësie të veçantë për kulturën shqiptare në përgjithësi. Shumica e shkrimeve të trajtuara janë kumtuar në veprimtari të ndryshme shkencore në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.

Historia tragjike e dashurisë, me lojën e Trebickës dhe Laura Nezhës ngjitet tek 'Arturbina'
Temat gjuhësore të trajtuara në pjesën e parë të këtij libri janë:

- Tekstet mësimore të gjuhës shqipe me gabime të shumta gjuhësore;

- Ndikimi i dialektit gegë në gjuhën standarde;

- Ndikimi i gjuhës turke dhe serbe në ligjërimin bisedor të Rrafshit të Dukagjinit;

- Zotërimi i normës letrare në hartimet e nxënësve të shfmu “Bajram Curri” dhe shfmu “Hysni Zajmi” në Vrellë.

Lënda e trajtuar në këtë libër që prej kohësh ka zgjuar interesimin e studiuesve të ndryshëm, në veçanti të linguistëve.

Në shtegtimin e qëmtimit e studimit të ndërlidhjeve gjuhësore autori ka ndjekur disa kritere kërkimi si p.sh. kriterin fonetik, morfologjik, sintaksor, leksikor, frazeologjik etj.

Në këtë dritë autori kap edhe kriteret ekstralinguistike si: shtrirja gjeografike e popujve dhe e gjuhëve, shkollat gjuhësore të kohës, themelvënësit e hulumtimeve gjuhësore: Eqren Çabej, Shaban Demiraj, Idriz Ajeti, Rexhep Ismaili, Xhevat Lloshi, Isa Bajçinca, Shefkije Islamaj, Qemal Murati, Ragip Mulaku, Hysen Matoshi etj.

Autori qëmton dhe gjurmon rrethanat sociale, politike, arsimore, historike, ekonomike etj., të cilat reflektohen edhe në filologjinë tonë. Po ashtu, hedh dritë të re në shtegtimin historik e burimor të fjalëve dhe përdorimit të tyre, dialekteve, fjalëve të huaja, që bëhen dhe imponohen nga rrethana të ndryshme kohore.

Në këtë pikëpamje autori ka ndjekur edhe studimet dialektore dhe ndikimin e tyre në normën e shqipes.

Gjuha duhet ruajtur, mbrojtur, shkruar dhe folur pastër sipas normave të caktuara gjuhësore si dhe duhet pasuruar me fjalë të reja. Sot, anekënd trojeve tona etnike, kemi raste kur norma standarde nuk është e njësuar, por paraqitet me variante dytësore. Pra, nga variantet e shumta të gjuhës së folur popullore ose të gjuhës së shkruar mbi baza dialektore.

Bicaj, ndër të tjera jep shpjegime për përdorimin jo të drejtë dhe luhatjet e shumta që shkaktohen nga njohja jo e mjaftueshme e rregullave drejtshkrimore ku qëllim themelor ka përvetësimin dhe standardizimin e gjuhës, duke theksuar se gjuha standarde ka gjetur zbatim të madh në institucionet e ndryshme shtetërore, ekonomike, politike, kulturore, arsimore etj.

Libri trajton një larmi përmbajtjesh, por shkrimet studimore nga fusha e gjuhësisë janë deri diku mbizotëruese, që njëherësh e vlerësoj edhe si punën kryesore të autorit.

I gjithë ky kompleks çështjesh të trajtuara në fondin e studimeve gjuhësore shqiptare paraqet një pasuri të re në fushën e gjuhës, letërsisë dhe universalizmit si vlera.

Bicaj trajton ndryshimet dialektore nga standardi në fonologji, në gramatikë dhe në leksik, duke analizuar theksin e Rrafshit të Dukagjinit në raport me statusin shoqëror, duke trajtuar po ashtu edhe normimin e gjuhës shqipe.

Libri është realiteti i sotëm i përdorimit të gjuhës shqipe, moszbatimit të normës letrare qoftë edhe në shkollat tona fillore, për çka mendoj se është shqetësues, megjithatë ky libër është udhërrëfyes, lajmës, vrojtues, interpretues i informatave etj. dhe si i tillë në një farë mënyre edhe ka parapërcaktuar gjendjen reale që mban vulën e kohës të cilën po e jeton edhe autori edhe ne.

Mendoj se Bicaj në njërën anë prezanton probleme mjaft të vështira gjuhësore, kurse në anën tjetër ofron edhe zgjidhjen e tyre, pastaj ngre opinione të ndryshme dhe i shqyrton rrethanat në mënyrë kritike, po ashtu jep edhe përfundime të matura.

Libri mund të jetë jo vetëm shtysë nxitëse e zotërimit dhe përdorimit të përgjithshëm të gjuhës standarde, porse edhe grishje zgjimesh e veprimesh për ta ndriçuar dhe për ta shpënë përpara çështjen e gjuhës, sidomos në institucionet arsimore, detyrë kjo, në rend të parë, në rrafshin kombëtar. Këtë vepër e konsideroj frymëzim të zgjimit dhe të thellimit të vetëdijes gjuhësore, e konsideroj si një përmbledhje në vete porosish të thella të themelvënësve të kulturës gjuhësore shqiptare.

Prof. dr. Hysen Matoshi(1967-)



U lind më 31.7.1967 në fshatin Gmicë të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen, drejtimi i gazetarisë, në Prishtinë, ndërsa studimet në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe, pranë Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, më 1990. Pas diplomimit ka punuar mësimdhënës në shkollën fillore të vendlindjes dhe në ato të mesme të Dardanës, deri në zgjedhjen asistent në Degën e Letërsisë të Institutit Albanologjik. Më 1997 ka mbrojtur temën e magjistraturës Poezia e Lasgush Poradecit në kontekstin e poezisë evropiane, ndërsa më 2005 ka mbrojtur doktoraturën Stilet në poezinë shqipe ndërmjet dy luftërave botërore. Një periudhë të shkurtër kohore ishte shef i Degës së Letërsisë. Në Universitetin e Prishtinës është ligjërues i lëndëve Letërsi e sotme shqipe dhe Letërsi e krahasuar.



Është pjesëmarrës me kontribute shkencore në dhjetëra kongrese, konferenca, simpoziume, sesione dhe aktivitete të tjera shkencore albanologjike, organizuar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni etj., ndër të cilat veçojmë pjesëmarrjen në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare (Prishtinë), Seminarin Ndërkombëtar të Albanologjisë (Tetovë), Kongresin Kulturat e Ballkanit (Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Sakarijas – Turqi), aktivitetet shkencore të organizuara nga Instituti Albanologjik, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë etj.

Odise Plaku





Odise Plaku është shkrimtar që ka lindur në qytetin e Fierit, por jeton, punon, ushtron aktivitetin e tij letrar në qytetin e Tiranës.
I njohur në botën e krijimtarisë letrare shqiptare si shkrimtar për fëmijë, të rritur në zhanrin e tregimit, poezisë dhe novelës, kontributi i tij ështëi prekshëm dhe  në veprat dramatike.
Krijimtaria e tij zë një vend tërëndësishwm në letërsinëbashkëkohore shqiptare, por edhe më gjerë. I përkthyer nëdisa gjuhë, italisht, anglisht, rusisht dhe në gjuhën mandarine, Odise Plaku qëndron plot dinjitet mes lexuesve të tij.
Në krijimtarinë e tij preken temat e ditës duke pasqyruar problematikat reale me të cilat përballet shoqëria në jetë e përditshme.
Në letërsinë për fëmijë ai sjell me finesëpërballjen e fëmijëve me marrëdhëniet jo vetëm mes tyre, por edhe me familjen, shkollën e shoqërinë.
Në poezinë e autorit Odise Plaku një vend të rëndësishëm zë dhe inspirimi nga kënga folklorike shqiptare.
Njihet si autor i shumë këngëve të muzikës së kultivuar shqiptare.
I nderuar me çmime të shumta si nëShqipëri dhe mbarë trevat shqipfolëse, por edhe më gjerë.

Vepra skenike të vëna në skenë:

“Klithma e një nëne të marrë”- monodramë, vënë në skenë në teatrin “Bylis”, Fier, me aktoren Hajrie Rondo. 2006
“Ylli i mëngjesit”- dramë vënë në skenën e teatrit Migjeni, Shkodër, 2009
“Velloja e bardhë” monodramë, teatri “AndonZako Çajupi”, Korçë, me aktoren Zamira Kita, 2008
“Flakët e shpirtit”, dramë në teatrin “Aleksandër Moisiu”, Durrës,  qershor 2010 
“Të rendësh i lirë”, dramë për fëmijë, 2009 
“Moonlight”-film me metrazh të shkurtër, skenarist, 2007
“Fëmijët e ndrojtur”- komedi, teatri “Metropol”, Tiranë 2014
“Amaneti”- monodramë teatri “Petro Marko”, Vlorë 2015
“Fëmijët e ndrojtur”- komedi, Teatri i të Rinjve të Prishtinës,   2016
“Klithja”- monodramë, Instituti Ndërkombëtar i Teatrit Kosovë gusht 2016
“Amaneti”- dramë teatri “Migjeni”, Shkodër 2017
“Pak gjumë o njerëz” monodramë Kosovë prill 2018


Aktualisht kam botuar këto vëllime:
“Qullaci” novelë-përrallë për fëmijë,  1999
“Lotin nuk e fal”- vëllim me tregime për të rritur, 1995
“...dhe gjethet bien…”- vëllim me poezi për të rritur, 2005
“Kthimi i Samantës”- vëllim me tregime e novela 2005
“Kur qeshen ëndërrbukurat”- novelë për fëmijë, 2009
 “Zhguni i Gjinkallëdredhakut”- novelë për fëmijë 2011
“Udhëkryq” novela 2015
“Breshka e Krislit” novelë për fëmijë ,2015
“Tri ndodhitë e Orikut” novelë për fëmijë, 2017
“Puthje të mbetura në ajër”, poezi, 2017
“Të rendësh i lirë”, novelë për fëmijë, 2019

Çmime letrare:

“Dyluftim nën hënën mashtruese”, Çmimi i parë në konkursin e tregimit organizuar nga Revista “Obelisk”, Tiranë 23 janar 2010
Çmimi i parë “XhemalDoda” në poezi në Prizren 2015, Kosovë
Çmimi i parë në tregim “Pena e flakës” 2016 Gjilan, Kosovë
Çmimi “AliPodrimja” 2016 Gjakovë, Kosovë
Çmimi i dytë në “ Takimet poetike në Sharr”  Tetovë 2018
Çmimi i tretë në “Takimet e diasporës” në Podujevë 2018
Çmimi i parë në “Pena e flakës” në tregimin me shifër, Gjilan 2019
Çmimi i dytë “Flakadani i Karadakut”,  Viti, 2019
Çmimi i parë “Kultura na bashkon” Preshevë 2019







DR. ADEM HARXHI



Lindi në qytetin e Gjirokastrës më 16 Janar 1936, në një familje të nderuar gjirokastrite. Shkollën shtatë vjeçare e mbaroi në qytetin e lindjes. Shkollën e mesme dhe të lartë i kreu në Tiranë. Në vitin 1960 mbaron me diplomë të shkëlqyer Fakultetin e Mjekësisë dhe emërohet Pedagog në Klinikën e Neurologjisë të Fakultetit Mjekësisë Tiranë. Po atë vit, me kërkesë të Rrethit Gjirokastër, transferohet si mjek okulist në rrethin e Gjirokastrës.
Ngriti të parin repart të okulistikës në spitalin e Gjirokastrës, që u shërbeu edhe rretheve, Sarandë, Tepelenë dhe Përmet. Shërbimi okulistik i Gjirokastres arriti suksese dhe u vlerësua një nga shërbimet më të mira në vend, nga populli dhe nga organet derjtuese të kohës. Doktor Adem Harxhi ishte anëtar i Komisionit Qendror Kombëtar të Okulistikës. Ai ka gëzuar dashurinë e popullit dhe të pacientëve të shumtë.
Në vitin 1969, emërohet drejtor i spitalit të Gjirokastrës, duke ushtruar njëkohësisht edhe detyrën e mjekut okulist. Për afërsisht dy dekada ai drejtoi spitalin. Gjatë kësaj kohe, rezultatet e spitalit të Gjirokastrës ishin shumë të larta në shërbimin ndaj të sëmurëve. Në të gjitha repartet, vazhdimisht, futeshin metodat më të reja të mjekimit dhe diagnostikimit. Puna mjekësore u organizua në atë mënyrë, që e rriti shumë shërbimin dhe rriti ndjenjën e përgjegjësisë të mjekëve dhe personelit tjetër, të cilët ndjeheshin të vlerësuar dhe respektuar. U rrit shumë aktiviteti shkencor në spital, u organizuan shumë sesione shkencore dhe mjekët filluan të punonin që të merrnin grada shkencore.
Gjatë viteve që Dr.Adem Harxhi ishte drejtor spitali, me përpjekjet dhe insistimin e tij në organet e pushtetit lokal dhe Qendror, u siguruan investime shume të mëdha për institucionet shëndetësore në Gjirokastër. U krye rikonstruksioni e thellë i spitalit duke shtuar një kat të ri. U ndërtua Materniteti i Ri në oborin e spitalit dhe u rikonstruktua thellësisht poliknika e Qytetit, e cila u bë një shembull i bukur , për të treguar si mund të rruhen vlerat kulturore të shtëpive gjirokastrite, duke i rikonstruktuar për shërbime të rëndësishme publike. Në këtë punë një kontribut të veçantë kanë ingjinerët Luarasi, N.Panajoti, A.Doraci dhe S.Mantho.

Për shumë vite, Dr Adem Harxhi, ka qenë pedagog i Fiziologjisë dhe Anatomisë në degët e “Biologjisë” dhe në atë të “Ciklit të Ulët”, të Universitetit “Eqrem Çabej” Gjirokastër.
Gjatë jetës së gjatë si mjek dhe si punonjës në fushën e organizimit shëndetësor, Dr. Adem Harxhi ka botuar dhe referuar shumë artikuj në shtypin e vendit dhe atë të huaj. Ka referuar shumë tema shkencore në sesionet shkencore, kudo nëpër rrethet e Shqipërisë.
Në vitin 1985, emërohet mjek pranë Ambasadës së R.P.Sh në Budapest, ku është dalluar për një shërbim të mirë ndaj të sëmurëve shqiptarë që trajtoheshin jashtë shtetit. Pas kthimit prej Budapestit në vitin 1990, punoi si mjek okulist ne rrethin e Sarandës, ku shërbimi i okulistikës ishte mbyllur. Në vitin 1993 dolli në pension dhe si shtetas amerikan (babai i tij kishte emigruar në Amerikë në vitin 1916 dhe kishte shtetësi amerikane që nga viti 1927) shkoi familjarisht në Sh.B.A. Duke qenë larg, ai vazhdonte të interesohej për vendin e tij, ku punoi dhe jetoi rreth gjashtëdhjetë vjet.
Në vitin 1994 , së bashku me Prof. Skënder Kodra dhe Prof. Ulvi Vehbiun, ishin inisiatorë për të kërkuar nga shteti i New Yorkut lejen për të themeluar të parën Akademi Shqiptaro – Amerikane të Shkencave. Pas aprovimit të kërkesës së tyre, Dr. Ademi është zgjedhur dhe vazhdon të jetë Nënkryetar i kësaj Akademie dhe Kryeredaktor i revistes së Akademisë “Dituria”,
Në vitin 2000, botoi librin “Janë Sytë e Tu”. Një libër shumë i vlefshëm me karakter shkencor popullor. Operacionet me LASIK për heqjen e syzave, kishin filluar të aplikoheshin tre vjet më parë në Amerikë. Në libër tregohej për teknikën e operacionit dhe çfarë duhej të diskutonin me doktorët, para operacionit, pacientët shqiptarë. Ky libër është vazhdim i interesimit të tij për sytë e të rinjve shqiptarë. Në vitin 1966, në Revistën “Mësuesi” të Ministrisë së Arsimit, Dr. A.Harxhi kishte publikuar e studimit shkencor, “Mbi Pamjen e Shkollarëve në Gjirokastër”
Edhe pse në pension, Ai, gjeti mundësinë të punojë në një fushë që ka qenë pasioni i tij i vjetër, në fushën e seksualitetit dhe seksit. Kjo fushë ka zgjuar interesin e tij, sepse si mjek dhe humanist, ai e dinte se jeta e shumë bashkatdhetarëve të tij, kishte humbur shumë nga kualitetet e saj, si pasojë e injorancës seksuale që zotëronte në shoqërinë shqiptare.
Në vitin 2002 , pas një studimi disa vjeçar dhe duke përfituar nga eksperienca e disa prej klinikave më të mira të seksterapisë në Amerikë, Dr. Adem Harxhi shkroi traktatin “Seksualiteti dhe Seksi”. Me insistimin e tij, duke i rezistuar një opinioni tepër restriktiv në fushën e seksualitetit, u angazhua në edukimin seksual të njerëzve. Në këtë vit, ai filloi në “GjeliVision” një program televiziv për edukimin seksual me pyetje direkte. Emisioni u ndoq me shumë interes nga publiku, por edhe me kundërshtime nga konservatorët.. Në këtë mënyrë, Dr. Adem Harxhi u bërë pionier në fushën e edukimit seksual në Shqipëri. Këtë punë e ka bërë me përkushtim. Ai ngriti në Tiranë shoqatën “Respekt, për problemet seksuale”, që synon edukimin seksual të njerëzve, veçanërisht, të rinisë. Ideja për të ngritur këtë shoqatë i lindi nga interesimi i madh i publikut shqiptar për të mësuar më shumë në këtë fushë, që për shoqërinë tonë ka qenë një tabu.
Në vitin 2003, botoi librin “Fëmijët Duan të Dinë për Seksin”. Në këtë libër gjenden përgjigjet për rreth dyqind pyetje, që prindërit dhe fëmijët i kanë drejtuar doktorit. Ky libër është një ndihmë e paçmuar për fëmijët, prindërit e tyre, si dhe për arsimtarët.
Ne vitin 2011, botoi librin “Në sinkron me natyren”. Në këtë libër Dr. Adem Harxhi u jep përgigje shumë pyetjeve që lidhen me influencën e jetës seksuale të shëndetshme, mbi shëndetin e grave, vecanërisht, në luftën kundër kancerit të gjirit dhe të organeve të tjera gjenitale të gruas.
Janë shumë të njohura emisionet e tij në “Linja e Kuqe”, që Dr Harxhi i zhvilloi me pyetje direkte nga shikuesit, tre herë në javë, në orët e vona të natës në Televizionin shumë të djekur “News24”, të Tiranës.
Që nga Tetori i vitit 2009, me kërkesë të Kryeredaktorit të gazetës “Shekulli”, Z. Adrian Thano, çdo të Shtunë dhe të Diel, Dr. Adem Harxhi, ka shkruar artikuj lidhur me edukimin seksual në gazetën “Shekulli” dhe më pas në gazetën “Dita”, si dhe në revista e gazeta të tjera, ku vazhdon të shkruajë edhe sot. Në këto shkrime trajtohen probleme të jetës seksuale dhe jepen përgjigje për pyetjet e lexuesve. Punët e Doktor Adem Harxhit në fushën e seksologjisë kanë ngjallur interes shumë të madh. Shumë gazeta dhe emisione televizive kanë shkruar dhe intervistuar Dr. Adem Harxhin.
Punët e Dr.A.Harxhit për problemet seksuale, kanë tërhequr vëmendjen e shumë medieve të huaja. Kështu në datën 25 Shkurt 2003, revista? “ War and Peace Report” shkruante një artikull shumë të gjatë mbi punën e Dr. Ademit. Në Mars 2003, gazeta “Variete” shkruante për punët e tij për edukimin seksual. Në 16 Qershor 2003 një artikull të gjatë shkroi gazeta “The Times” e Londrës, e cila e quante Dr. Adem Harxhin si Dr. Ruth-in e Shqipërisë.
Në vitin 2004, një ekip i Televizioni Qendror të Lubljanës, Slloveni, erdhi në Tiranë dhe realizoi një emision televiziv me Dr. Adem Harxhin për problemet e seksit, si një eksperiencë e vlefshme për Slloveninë, që në atë kohë nuk e realizonte dot një program të tillë. Kontributi i Dr. Adem Harxhit në fushën e edukimit seksual është i shquar dhe me shumë vlera, ndaj ai vendosi të hape blogun http://www.seksologu.com


,për t’u dhënë mundësi sa më shumë të rinjve të përfitojnë nga mësimet e tij shumë të vlefshme në këtë fushë, ku ai është një pionier.

Gjate gjithë kohes Dr. Adem Harxhi ka qene aktiv ne shtypin e Tiranës, për problemet më të mprehta sociale të kohës. Artikujt e tij të karakterit social, janë pritur me shumë interesim nga lexuesit. Edhe pse në moshë të kaluar, ai vazhdon intensivisht të punojë dhe ka në dorë disa libra të cilat do të botohen së shpejti.
Dr. Adem Harxhi ka qënë një doktor i dashur për të gjithë shqipëtarët dhe veçanërisht për popullin e Gjirokastrës dhe të katër rretheve të jugut. Populli i Gjirokastrës e kujton me dashuri dhe respekt doktor Adem Harxhin për punën që ka bërë në dobi të tij. Nga ana e tij, doktor Ademi, vazhdimisht, e ka treguar në punët e tij, se është i nderuar që është djalë i Gjirokastrës dhe një pjesë të madhe të sukseseve të tij ia detyron Gjirokastrës dhe gjirokastritëve, sepse Gjirokastra dhe gjirokastritët, ashtu siç ka shkruar ai, janë një Universitet i Qytetarisë për çdo djalë që ka lindur, është rritur dhe ka punuar në këtë qytet të dashur. Ai e ka patur gjithmonë për nder ta quante veten gjirokastrit, kudo që ka qenë dhe ka punuar. Kënga që ai dëgjon më shpesh është kënga e këngëtorit gjirokastrit Petrit Lulo “Po the Gjirokastra, i ke thënë të tëra”
Në Tetor të vitit 2015 Këshilli i Qytetit Gjirokastër, në një ceremoni shumë të bukur, midis shumë qytetarëve gjirokastritë dhe punonjësve të spitalit të Gjirokastrës, e shpalli Dr. Adem Harxhin “Qytetar Nderi” të Gjirokastrës. Ky vlerësim i qytetit të lindjes e emocionoi dhe e gëzoi shumë Dr. Ademin. Në fund të ceremonisë Dr. Ademi u dhuroi të gjithë pjesëmarrësve, librin e sapo botuar me ese,“Tim Biri I”. Ky libër që përmban mbi 60 ese me karakter letrar, është rezultat i punës pesëdhjetë vjeçare të doktorit. Shënimet që ai ka mbajtur me shumë kujdes nëpër vite, eksperienca e madhe kudo ku ka punuar dhe jetuar, si mjek dhe qytetar, është reflektuar në këtë libër me mjeshtëri artistiko-letrare. Ky është libri i tij i parë artistik, të cilin e shkroi në moshën 80 vjeçare. Libri është pritur mirë nga lexuesit e shumtë dhe nga kritika. Ai ka nëpër duar librin e dytë me ese, me të njëjtin titull “Tim Biri II”, i cili do të dalë së shpejti në qarkullim.
***
Libra të Dr. Adem Harxhit të botuara:
“Janë Sytë e Tu”. Tiranë 2000
“Seksualiteti dhe Seksi”, Tiranë 2002
“Fëmijët Duan të Dinë për Seksin” , Tiranë 2003
“Në Sinkron me Natyrën” Tiranë 2011
“Tim Biri I”, Tiranë 2015
Libra të përfunduara, por të pabotuara për arsye financiare:
“HIV/AIDS dhe te Rinjte”, shperndarë në Internet.
“Seksi Është Gëzim”, Një libër për të rinjtë.
“Të Mësojmë për Trupin, të Mësojmë për Seksin” , Një liber për shkollarët
“Që ti të Jesh një Grua”, një libër socio-seksual për gratë.
“Jeta Seksuale e Mirë, Është Shëndet i Mirë”
Libra në përfundim:
“Mjekët” , Një libër me ese të përkthyera nga mjekë të shquar
“Tim Biri II” , Libër me ese.
‘Nëpër Xhunglën Seksuale” Përmbledhje artikujsh për seksin.
***


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...