Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/08

Akademik Prof.Dr. Eshref Ymeri ,Ph.D: “Fjalor frazeologjik anglisht-shqip”, me 25 440 shprehje.

Fjalori frazeologjik anglisht-shqip, i Prof.dr.Eshref Ymerit, një Monument në fondin e artë të kulturës kombëtare “Gjuhën shqipe kam NËNË DHE BABË!”  



E.Ymeri 


Eshref Ymeri është një personalitet dhe individualitet i veçantë i kulturës kombëtare,&një erudit&që ka dhënë vlera të pallogaritshme në fushën e gjuhësisë, të përkthimtarisë dhe të publicistikës.

 Ai është autor dhe bashkëkohor që ka vënë një gur të rëndë në kolanën e artë të kulturës kombëtare.

 I pajisur me dije të gjera, njohës i mirë i disa gjuhëve, me vullnetinqë e karakterizon në punën e tij të palodhshme dhe vetmohuese e ka renditur veten në&elitat e kombit.

Ky personalitet i kulturës kombëtare,edhe pse insitucionet e larta shtetërore janë treguar dorështrënguar duke ia mohuar një të drejtë legjitime,Akademiku,”Personalitet i shquar i Labërisë” një nga Elitat bashkëkohore të kombit, Prof.dr.Eshref Hasan Ymeri, është“Mjeshtër i Madh ”për lexuesin e gjerë. Para pak ditësh u mrekullova me një vepër monumentale akadmike, të sapobotuar, “Fjalorfrazeologjik anglisht-shqip”, me autor Prof. dr.Eshref Ymeri. Fjalori doli nga botimi në nëntor 2019. 

Kjo vepër akademike ka 25 440 shprehje frazeologjike (anglisht, kurse në shqip ka mijëra shprehje frazeologjke), të cilat janë përfshirë në 1254 faqe.

 Nuk është vepra e parë monumentale e akademikut Eshref Ymeri, i cili herëpashere befason me punë të tilla vetmohuese, brilante dhe mbi të gjitha ka bërë një punë voluminoze, hulumtuese, shkencore, që këkon një vullnet të jashtëzakonshëm, cilësi që nuk i mungon profesorit. Ky fjalor është një vlerëe padiskutueshme për katedrën e gjuhëve të huaja, për lexuesit, studiuesit, përkthyesit, akademikët që dinë ta vlerësojnë. Veçanërisht është një vlerë e pallogaritshme në pasurimin e  gjuhës shqipe, sidomos, Leksikologjisë si shkencë dhe një pasuri e madhe e folklorit. 

Për vepra të tilla me peshë në historinë e Gjuhës Shqipe që kërkojnë përkushtim, kohë, mund, dije dhe njohje të thella të gjuhës mëmë, si dhe të gjuhëve të huaja, zakonisht angazhohet Akademia e Shkencave të Shqipërisë. 

Nëse Akademia do të punësonte një numër akademikësh, Prof Eshrefi e punoi i vetëm dhe e botoi me ndihmën financiare të fëmijëve. 

Për fat të keq ky insitucion, më i rëndësishmi në kulturën kombëtare, si “udhërrëfyes” i institucioneve Arsimore Akademike, ka rënë në gjumë letargjik. 

 Por a mund dhe a duhet të hesht Akademia e Shkencave, Katedra e gjuhësisë për një vepër të tillë, e para e këtij lloji në vendin tonë? Fatkeqësisht dhe çuditërisht këto institucione, për botime të tilla janë veshëvulosur, symbyllur dhe gojëkyçur. Mjerisht u ka ngelur ora te veprat e Realizmit Socialist. 

Natyrisht ato “janë më të realizuara, sepse janë të diktuara”. Kurse ky fjalor i pandarë nga krijimtaria e bollshme e cilësore e Prof.Ymerit, si dhe sa botime të tjera të autorëvetë ndryshëm me vlera bashkëkohore, janë produkt i vetëdijes së lirë, ku ndërgjegja ka arritur shkallën më të lartë.

 Një ndërgjegje e tillë gjendet te njerëzit me shpirt të madh dhe mendim të lirë. Kjo e dallon nga të tjerët sepse Ai u jep më të mirën e vetes, nuk kursehet për të dhënë ndihmën e tij krijuesëve të tjerë, me bujari, çiltërsi dhe dinjitet.

 I tillë është Prof. Eshrefi, një individualitet me një formim e personalitet të admirueshëm, sepse ka fituar diçka të madhe, lirinëvetjake që nuk ndërvaret nga askush, nga asnjë lloj klani apo grupimi politik. Gjithsesi kjo nuk e pengon akademikun, eruditin, Eshref Ymeri që të tregojë se cili është apo deri ku arrijnë aftësitë e tij si studiues i mirëfilltë dhe i mirënjohur, linguist, leksikograf i shquar i Gjuhës Shqipe, si dhe i gjuhëve, rusisht, italisht, anglisht etj. 

 Prof.dr. Eshref Ymeri është bashkautor i disa fjalorëve dhe autor i dy fjalorëve Frazeologjik: “Fjalorin frazeologjik rusisht-shqip”, me 25160 shpehje, botuar në vitin 2015. Tani doli me “Fjalor frazeologjik anglisht-shqip”, me 25 440 shprehje.

 Fjalori -anglisht shqip të josh qysh në pamjen e parë të tij, pasi është botim mjaft elegant, të cilin nga pikpamja estetike, pa frikë mund ta krahasosh apo ta quash një vepër arti klasik, por mepërmbajtje moderne me baza shkencore.



Ky botim luksi, tejet i bukur, i një cilësie të lartë, që bie në sy të kujtdo e mbi të gjitha i punuar mjeshtërisht, është meritë e Sh.B.‘Bota Shqiptare’, së cilës i shpreh mirënjohjen time! Për realizimin e kësaj vepre madhore (Fjalor frazeologjik anglisht- shqip), veç punës së thellëstudimore, hulumtuese dhe shkencore të Prof. Eshrefit në një afat kohor prej mëse 20 vitesh, duhen falënderuar bashkëpunëtorët e këtij botimi. 

 Së pari, përgëzoj dhe uroj bashkëshorten e Prof.Eshrefit, znj.Hava Ymeri, si korrektore jo vetëm në këtë fjalor, por dhe në veprat e tjera të tij, botuar më parë. 

Shpreh mirënjohjen time për dy gjuhëtarët: së pari shokun tim të shkollës pedagogjike “Jani Minga”, të cilin e përshëndes përzemërsisht, shkencëtarin e gjuhës standarde shqipe, Prof.dr.Rami Memushi (redaktor ). 

 Së dyti, përshëndes leksikologun, hartuesin e 11 fjalorëve, Prof.dr. Hairi Shehu, i cili si profesionist i mirëfilltë, ka bërë parathënien, duke vënë në pah vlerat e pallogaritshme që i jep kyfjalor shkencës së Leksikologjisë, një pasuri shumë të madhe. Për punën cilësore dhe profesionale të kolegëve.

 Prof.dr. Eshrefi u ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë. Në profesion nuk jam e profilit të gjuhësisë, gjithsesi dëshiroj të shpreh mendimin tim për rëndësinë leksikore, shkencore dhe atdhetare që ka ky fjalor. Fjalorë të tillë anglisht- shqip, rusisht -shqip, italisht- shqip, veçanërisht fjalorët frazeologjik, si pasuri e patundshme e kulturës kombëtare shqiptare, janë tregues se sa e pasur është gjuha shqipe nga pikpamja e leksikore. Pasleximit të veprave studimore të viteve të fundit (2012-2019), si,“ Antologjia e Kryqëzimit”, me autor,( Dr.Islam Lauka & Prof.dr.EshrefY meri), “Përkthimi, një histori pasioni” dhe 2 veçanrisht “Arti gojor i përkthimit”, një vepër studimore e rrallë , ku Prof Eshrefi ka shpalosur dije, kulturë, maturi politike , vepër që më hapi një horizont të gjerë dhe të ri në fushën e përkthimit gojor.

 Kur lexojmë një libër të përkthyer nga gjuhët e huaja, na pëlqen duke na lënë veç mbresave, edhe një shije të përkryer ndijore nga përshtatja e përsosur drejtshkrimore. 

Veçse, si lexues kurrë nuk kemi vlerësuar punën e lodhshme, të vështirë dhe këmbëgulëse të përkthyesit,sepse është merita e tij që i bënë autorët antikë apo klasikë të flasin në gjuhën e bukur shqipe. Por e veçanta e Prof Eshrefit nuk janë librat e shumtë që ka përkthyer, aq më tepër ka qenë përkthyes gojor i politikanëve në këto 30 vite tranzicion. 


Ushtrimi i gjatë i përkthimit gojor, bëritë mundur që Prof. Eshrefi të realizojë librin studimor “Arti gojor i përkthimit”, ku përfshihen fjalimet e përkthyera të politikanëve më të mëdhenj të kohërave në botë. Kujtoj se një fjalor i tillë krkon punën hulumtuese të shumë akademikëve, kurse Prof.Eshref Ymeri e bëri i vetëm Duke u nisur nga vlerat që mbart një vepër e tillë, si fjalori, është domosdoshmëri dhe kulturë , që, së paku, Akademia e Shkencave, Institucionet Akademike, Ministria e Kulturës, Minsitria e Arsimit dhe Presidenca duhet të shprehnin mirënjohjen për punën shumëvjeçare të autorit, duke i dhënë vlerësimin e duhur. Gjithashtu është lexuesi, si kritiku më i paanashëm i krijimtarisë shkencore apo letrare, ai që duhet t’i jetë mirënjohës autorit për këtë dhuratë të vyer, që nuk ka çmim. 

Prof.Eshrefi, veç përkthimeve, si hartues i teksteve mësimore universitare, Lëndëve mësimore praktike, Kurse leksionesh, Artikuj metodiko-shkencorë e shkencorë dhe Fjalorë. Fjalorë:

Fjalor frazeologjik rusisht-shqip&(autor) (2015), me 25 160 shprehje frazeologjike – i pari fjalor frazeologjik dygjuhësh me këto përmasa, model për fjalorë të tjerë frazeologjikë dygjuhësh, me shqipen sigjuhë përkthimore ose burimore.

Fjalor frazeologjik italisht-shqip&(bashkautor) (1997).

Fjalor i madh frazeologjik italisht-shqip&(bashkautor) (2007)

Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe&(bashkautor) (2002 dhe 2007)Fjalor i termave të mbrojtjes kundërajrore&(bashkautor) (1990)
Fjalor rusisht-shqip&(redaktor) (2005)

Fjalor shqip-rusisht&(redaktor) (2007)

Përkthimi – një histori pasioni&(autor) (2015) 

 Përkthime të letërsisë politikeNë Shtëpinë botuese “8 nëntori”, gjatë viteve 1978-1990, ka përkthyer 3200 faqe letërsi politike nga gjuha shqipe në gjuhën ruse. Përkthime artistikeGjatë viteve 1998 e në vazhdim, ka përkthyer dhe botuar vepra të shkrimtarëve:& Aleksej Prijma:“Edgar Kejsi”ShB.Deas-2000; 

F.M. Dostojevski:“Një zemër e dobët”,1998, “Sozia”, 2000, “Pollzunkovi” -2000,“E zonja e Shtëpisë” -“OMSCA”, 2001),“Një grua bote dhe një burrë poshtë shtratit” OMSCA” 2002). Italo Kalvino:“Përralla italiane” (Sh.B“Deas”, 2000). 

Nikollaj Kolada:“Nishani”. Dramë. Vënë në skenë në Teatrin Kombëtar në vitin2003. Ludmilla Razumovskaja:

“E dashur Elena Sergejevna”.Dramë,vënë në skenë Teatrin kombëtar( 2007). Zheni Kostandinova:“Vanga”, - OMSCA-1999). Zhorzh Amadu:“Zonja Flora dhe dy burrat e saj” (OMSCA- 2001). Kobo Abe:“Gruaja e burgosur në rërë” ( “Bota shqiptare”, 2012). Leonid Grossman: “Pushkini në kulturën ruse”.

 -Bota Shqiptare- Tiranë 2014. Përkthime nga shqipja në rusisht -Vath Koreshi:

*“Porta Eva”. Skenar filmi, prodhim shqiptaro-rus. Regjisor: Albert Minga. Producent: Aleksandër Mihajllov. U xhirua në Shqipëri në vitin 2000 dhe doli në ekran në vitin 2001).

3“Ky është profeti Muhamed, i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin(përgatiti për botim dhe botoi Instituti shqiptar i mendimit dhe i qytetërimit islam (Tiranë 2008).
V.H.V

ME SHKAS: PRESIDENT I KOSOVËS ISA MUSTAFA

Nga Shefqet Dibrani



Nëse LDK-ja do ta kushtëzoj VV për postin e presidentit të cilën do t’ia rezervojë Isa Mustafës, atëherë vendi ynë e ka rastin historik që të futet në Librin e Rekordeve Guinness



Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila po udhëhiqet nga teknokrati komunist Isa Mustafa është në krizë të identitetit politik. Kjo parti tashmë është e pushtuar nga nëntoka kriminale, e njohur si Gjenerata e Kolegji RIINVEST, qëllimi parësor i së cilës është për ta çoroditur partinë e Ibrahim Rugovës, dhe qëllimi i dytë për ta shantazhuar VETËVENDOSJEN e Albin Kurtit e cila doli fituese në Zgjedhjet e parakohshme Nacionale të 6 tetorit 2019. Kjo lojë e ndytë e Kolegjit RIINVEST, nuk është politika shtetformuese e LDK-së të cilën e kanë trasuar Elita Intelektuale bashkë me Ibrahim Rugovën, mu atëherë kur Isa Mustafa ishte strukturë e LKJ-së, i rreshtuar pas Rrahman Morinës, të cilët në atë kohë mburreshin që janë strukturë udhëheqëse e Sllobodan Millosheviqit. Tash Isa Mustafa, dhe klientela e Kolegjit RIINVEST, përkatësisht ai Brezi i Republikës, të cilët ose vet ose prindërit e tyre mund të kenë qenë pjesë e sistemit komunist në Kosovë, tash po e shantazhojnë Kosovën, duke ia kushtëzuar VETVENDOSJES bashkëqeverisjen me të në Legjislaturën e VII, me postin e Presidentit të Kosovës, i cili nga klientela e tij mendohet për t’u rezervuar për Isa Mustafën, i cili të gjitha postet udhëheqëse që nga viti 1981, i ka fituar me duar në xhepa. Isa Mustafa, është komunisti më i rafinuar, ai arriti që të përbirohet në të gjitha proceset politike që nga viti 1981, dhe gjithmonë ka pasur rol negativ, përçarës e madje antikombëtar, në dëme të të gjitha proceseve nëpër të cilat kaloi vendi ynë.

Isa Mustafa, është peng i të kaluarës së tij kriminale, është peng i Hashim Thaçit, është peng i strukturave serbe që flasin shqip në Prishtinë, prandaj është në gjendje ta shantazhojë VETVENDOSJEN dhe kurrë të mos bëhet qeveria, madje çmenduria e tij mund ta kthej tërë Kosovën në “Oblast të Serbisë”, por kurrë të mos lëshoj pe dhe as të pranoj fajësinë për dëmet që ua ka krijuar të gjitha proceseve nëpër të cilat kaloi Kosova.

Edhe pse media të caktuara dhe intelektual të caktuar që nuk kanë qenë nën vasalitetin e tij, me dhjetëra herë ia kanë dokumentuar të kaluarën kriminale, strukturat e Kolegjit RIINVEST që janë kapërthurur në LDK, struktura të ardhura duke i shkelur procedurat e brendshme dhe rregulloret e partisë, iu kanë bërë përkrahës të cilët bashkë me të janë pjesë e krimit politik, sepse përpjekja për ta shpëtuar Isa Mustafën nga gremina, duhet të ndëshkohet jo me votë por nga drejtësia në Kosovë e cila për arsye të panjohura po heziton.

Isa Mustafa, është politikani më i dështuar, sepse askush nuk mund ta shpjegoj cili ishte suksesi i tij, kur dhe ku? Por shkathtësia e tij lidhet me aftësinë për t’i mbuluar gjurmët e dështimeve të cilat lidhen me interesat e tija private, qofshin ato biznese në emër të tij, të djemve ose të klientelës që ai mund ta kontrolloj, prandaj shantzhimi i tanishëm ka prapavijë për ta dështuar edhe këtë proces politik nëpër të cilin po kalon vendi, sepse ai dëshiron që në Kosovën e lirë të mos dal asnjë Kryeministër i cili do të vejë rend e ligj në Kosovë.

E ripërsërisim se Isa Mustafa, në asnjë rast nuk mund të dëshmojë për sukseset e tij, por paaftësinë dhe dështimin, vazhdimisht i ka propaganduar si suksese të tij. Për këtë që po pohojmë, do të ishte mirë që të përballen me fakte vet ai, ose klientela e tij e ardhur pa merita në strukturat udhëheqëse të LDK-së, të të ashtuquajtur profesorë dhe përkrahësit e tij të cilët për mbulesë të paaftësisë profesionale po na i përmendin kualifikimet që i paskan bërë në Amerikë dhe nëpër vendet Evropiane.

Por ky “Brez i Republikës”, kryesisht nga Kolegji RIINVEST”, në Kosovë e sidomos në udhëheqje të LDK-së, po tregohet strukturë diletante, e paaftë dhe karrieriste. Ata edhe vet e dinë se janë kapërthurur në mënyrë të pameritueshme në LDK, ata e din se janë avancuar duke i shkelur rregulloret e brendshme partiake për zgjedhje, kanë bërë veprime antistatutare të LDK-së, (që është Kushtetuta e Partisë), janë dëshmuar si klientelë e rryer dhe shumë e urryer, por nëse pretendojnë për tu bërë Ministër në Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, ata duhet ta përgatisin tallin (qeset e llastikut me Euro), të cilat duhet me ia dorëzuar shefit, i cili edhe ashtu është duke ndërtuar Pallatet e tij fenomenale te “Xhamia e Llapit”, në Prishtinë. Të mos pandeh dikush se po shpifi, por sa isha në Kosovë, është folur për tallin që kanë me ia dhënë ministrat shefit të tyre Isa Mustafës, prandaj VETVENDOSJA duhet të kuptojë pse po e zvarritet marrëveshja për krijimin e qeverisë?!

Të gjitha strukturat udhëheqëse në LDK, por edhe vet Kandidati për Kryeministër zotëri Albin Kurti, e kanë të qartë se kush është Isa Mustafa?! Ai ofensivën e tij kundër Kosovës e ka nisur qysh në vitin 1981, atëherë kur studentët e Universitetit të Prishtinës u ngritën në demonstrata kundër regjimit komunist të Jugosllavisë së Titos. Pikërisht “në ditën e sigurimit shtetëror jugosllav, më 13 maj 1981, atëherë kur filloi reprezalja e madhe e ndëshkimit serb kundër studentëve dhe rinisë kosovare, Isa Mustafa emërohet drejtor i dhunshëm në Qendrën e Studentëve të UP([1]), me detyrë për të ushtruar masa disiplinore kundër studentëve, kundër stafit të qendrës dhe kundër UP-së. Gjatë atyre viteve, flitet se Isa Mustafa, po ashtu ishte pjesë e aparatit serb në Kosovë, për t’i kryer diferencimet ideopolitike në Universitetin e Prishtinës i cili nga strukturat serbe në Beograd dhe lakenjtë e tyre në Kosovë, Universiteti i Prishtinës, “konsiderohej bastioni kryesor i irredentizmit shqiptar”. Se cili ishte roli i tij në Qendrën e Studentëve dhe më pas edhe ndikimi i tij në diferencimet e shumta që u kryen në Universitetin e Prishtinës, do të ishte mirë të nisnin hetime për ta vërtetuar rolin e tij negativ në ato procese. Por dihet se Isa Mustafa, pikërisht gjatë viteve 1985 – 1989, ka mbajtur qëndrime publike në të cilat nuk dënoi kurrë veprimet e Millosheviqit dhe të Beogradit, qoftë në debatet televizive dhe në media, madje në disa raste është shprehur edhe kundër autonomisë së Kosovës, për ta ruajtur Jugosllavinë e Titos, e cila e rekrutoi si kuadër komunist për të mbrojtur gjatë gjithë jetës së tij interesat serbe në dëme të interesit kombëtar të Kosovës. Edhe atëherë është avancuar me duar në gjepa duke shkelur rregulla e proceduar për avancime të tilla.

Paradoksi i kësaj është e dhëna, “kur 30 vjet më parë, më 8 dhjetor 1989 Isa Mustafa betohet në cilësinë e Ministrit në Këshillin Ekzekutiv të Kosovës, organ ekzekutiv i Millosheviqit në Kosovë, nën udhëheqjen e Rrahman Morinës, ndërsa po atë vit, më 23 dhjetor 1989, kur themelohet LDK-ja me Ibrahim Rugovën në krye, Isa Mustafa ishte në anën e regjimit serb, ishte ministër i kriminelit Millosheviq!!!”([2]) (Lexo: Sheradin Berisha: “Mbeturina e Millosheviqit “PRESIDENT I KOSOVËS!” A jemi mirë në mend apo kolektivisht jemi çmend?!)


Fusnotat:

[1] Portali: “Demokraci”: Profili i shokut të Rrahman Morinës, ISA MUSTAFA; https://www.facebook.com/demokraci/videos/530889027668418/?v=530889027668418

[2] Sheradin Berisha: “Mbeturina e Millosheviqit “PRESIDENT I KOSOVËS!” A jemi mirë në mend apo kolektivisht jemi çmend?! (http://www.pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=9351).

- Mekuli Press: https://www.mekulipress.com/mbeturina-e-millosheviqit-president-i-kosoves-a-jemi-mire-ne-mend-apo-kolektivisht-jemi-cmend/



Lidhja Demokratike e Kosovës, duhet ta dij se Kosovës nuk i duhet një president të cilin e ka kapur damllaja. Sëmundja nuk i ka ardhur pse ne kemi dëshirë ose e kemi mallkuar, Zoti ashtu e ka bërë emër. Sëmundjen secilit ia cakton Zoti, por Robi i Zotit synon ta varros Kosovën për interesa personale, për ta mbyllë karrierën në cilësinë e Presidentit. Nga kjo logjikë shihet se për Isa Mustafa, Kosova është plaçkë për ta zbukuruar ai karrierën e vet. Por duhet ta themi troç se Kosovës nuk i duhet një President me sklerozë komuniste në tru. Këtë nuk e duron as Robi por nuk e thotë as Zoti. Kosovës nuk i duhet një President me të kaluar kaq të përfolur, kaq kriminale dhe vazhdimisht të dështuar. Aq më keq, në rrethanat që gjendet Kosova, vendit tonë nuk i duhet një President që ka probleme kaq të mëdha shëndetësore, siç thuhet një President që ka njërën këmbë në varrë e tjetrën mbi varrë. Me një fjalë Kosova nuk ka kapacitete për t’ia shëruar komplekset Isa Mustafës.

Në gjendjen çfarë ndodhet Kosova, edhe me fajin e Isa Mustafës, vendit tonë i duhet një President Unifikues i cili duhet të vjen nga Elita Akademike e Kosovës, e jo në asnjë mënyrë nga bijtë dhe strukturat e LKJ-së, madje as nga Kolegjit RIINVEST, prandaj e ka si obligim përfaqësuesja e “Listës për Shpëtimin e Isës”, të tregoj në cilat ingranazhe ka rënë?! Ajo mjaft ka simuluar dije e reforma, të cilat nuk i bëri as në vitet 2015-2017, prandaj tani s’ka nevojë të këlthas rroftë Amerika, pasi këtë shkollarë e shkollare, Amerika mirë e mbarë i ka shkolluar, por ADN-n nuk ua ka ndryshuar, prandaj edhe Brezi i Republikës mbeten shqiptar të cilët si po veprojnë duan ta futin Kosovën edhe në një paradokse skizofren, për tu regjistruar në Librin e Rekordeve Guinness!

E kemi theksuar edhe në pjesën e parë se Isa Mustafa, më 8 dhjetor 1989, është betuar në Kushtetutën e Serbisë, përpara Rrahman Morinës, duke u emëruar Ministër në Këshillin Ekzekutiv të Kosovës, që kontrollohej atëherë nga Sllobodan Millosheviqi.

Nga hulumtimet tona, shihet qartë se për Isa Mustafën, nuk kanë pas asnjë peshë demonstratat e atij viti, qofshin ato në pranverë dhe sidomos ato në vjeshtën e vonë. As vrasjet e shumta, as burgosjet, as dhuna serbe në Kosovë, Isa Mustafës nuk i ka bërë përshtypje dhuna serbe mbi shqiptarët e Kosovës: Si duket për të mjaftonte që ishte strukturë udhëheqëse e Rrahman Morinës([1]). Atij në atë kohë, fare nuk i bënin përshtypje deklaratat e Elitës Intelektuale, por ngarendte për ta shtypur “irredentizmin shqiptarë”, dhe pas karrierës politike në dëm të Kosovës.

A thua ky Brezi i Republikës që po i shkon pas, edhe pse të shkolluar në Amerikë dhe në Evropë, nuk ditkan gjë për të kaluarën e Isa Mustafës? A thua, kryekatundari i Llapit Agim Veliu dhe kryemaloku i Anamoravës Lutfi Haziri, as ata nuk ditkan gjë, nga e kaluara politike e Isa Mustafës?

Për fat të keq ata po shkatërrojnë LDK-në dhe bashkë me të edhe Kosovën. Çuditërisht edhe bartësja e “Listës Zgjedhore për shpëtimin e Isa Mustafës”, nuk ditka gjë për të kaluarën e shefit të saj, me të cilin siç u deklarua vet, nuk paska pasur kurrë keqkuptime, prandaj edhe ajo tani angazhohet se e ka mision, që bashkë me Lutën dhe futen e Llapit, Agim Veliun, pretendojnë për ta bërë President të Kosovës, njerin që e ka kap damlla, smundja dhe skleroza e pleqërisë. Tashmë duket se LDK-ja është shndërruar në një klinikë për rehabilitimin e dështakëve politik.

Tashmë i doli boja edhe kësaj pune, dhe vetëm tani e kuptuam pse LDK-ja nuk pranoi koalicion parazgjedhor me VETËVENDOSJEN?! Nuk ishte frika e votës, se atë e dinin se nuk do ta mundnin Albin Kurtin, por si duket janë obligimet e tyre karshi aleancave antiamerikane, dhe s’kanë pasur nevojë që menjëherë pas zgjedhjeve të nxitojnë për të shkuar me ngrënë “KEBAB” në Amerikë, as për të ngrënë “Dürüm” në Bruksel, sa për ta gënjyer VETËVENDOSJEN se qenkan faktor, as nuk i duhen LDK-së dhe Kosovës t’i sjellin grupet e dashnorët e tyre nga EPP-ja, se tashmë po shihet se është një skenar i keq sa për të bërë presion mediatik mbi VETËVENDOSJEN dhe mbi verdiktin e popullit.

Por le të kthehemi tek dhjetori i vitit 1989, atëherë kur Isa Mustafa dha betimin solemn, për ta “konstituar Këshillin Ekzekutiv të Kuvendit të KSA të Kosovës në krye me Jusuf Zenullahun. Pra më 8 dhjetor 1989, Isa Mustafa dhe anëtarët tjerë të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës (shkurt. KEK), dhanë betimin solemn. Siç dihet, akti i betimit u bë para Kryetarit të Kuvendit të KSA të Kosovës, Gjorgje Bozhoviq, Kryetarit të Komitetit Krahinor të LK të Kosovës, Rrahman Morina, Kryetarit të Kryesisë së KSA të Kosovës, Isen Kajdomçaj, Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Hysamedin Azemi dhe Kryetarit të KK LSPPK, Daut Jashanica”([2]).

Ndërsa Isa Mustafa, dhe të tjerët me këtë rast u betuan se do të angazhohen në luftimin e "nacinalizmit dhe seperatizmit shqiptar dhe kthimin e serbomalazezëve të shpërngulur nga Kosova" si dhe për zbatimin e Kushtetutës së Re të Republikës së Serbisë, e cila u finalizua më 28 mars 1989 në Beograd nga nomenklatura politike serbe në krye me Sllobodan Millosheviqin!”([3]).

Atëherë kur Kosova vlonte nga përpjekjet për ndryshime, atëherë kur soldateska serbe bënte terror mbi Kosovën, pikërisht në ato rrethana të ashpra, Isa Mustafa, ka qenë strukturë e sektorit serb në Kosovë, që kontrollohej nga Sllobodan Millosheviqi. Ndërsa vetëm dy javë më vonë, po në atë vit, pikërisht më 23 dhjetor 1989, Ibrahim Rugova bashkë me Elitën Intelektuale, (edhe përkundër kërcënimeve të Rrahman Morinës dhe të Isa Mustafës), themeluan LDK-në, prandaj lufta e egër kundër Elitës Intelektuale dhe kundër të gjithë themeluesve të LDK-së, që po zhvillohet viteve të fundit, burimin e ka në kursin e atëhershëm serb që përfaqësohej edhe nga Isa Mustafa.

Pa asnjë dilemë, atëherë kur u themelua LDK-ja, Isa Mustafa ishte në anën e regjimit serb, ishte ministër i kriminelit Sllobodan Millosheviq. Tash strukturat intelektuale nga Kolegji RIINVEST dhe Brezi i Republikës, që paskan siguruar diploma në Amerikë dhe nëpër Universitetet e Evropës, a janë të vetëdijshme se në kurthin e cilës politikë kanë rënë. Sa i përketë udhëheqsve nëpër Degë e komuna rurale të Kosovës, mjafton t’iu shikohen CV-të dhe do të qartësohet çdo dilemë, pasi atyre, diku 17 – 23 vjet, iu kanë zgjatur studimet, madje kurrë diplomë universiteti nuk do të kishte marrë, Agim Veliu dhe as Lutfi Haziri, po sikur Universiteti i Prishtinës të mos pushtohej, e të mos pushkatohej nga Komandantat, të cilëve ua pa sherrin Kosova. Madje me duar në xhepa, i këtij brezi për gradën “doktor”, është edhe vet Isa Mustafa.

Kosova dhe LDK-ja e ka brezin e Intelektualëve që themeluan LDK-në, por ata tashmë janë përjashtuar, janë linçuar, janë shantazhuar duke i futur në karantinë, pikërisht nga ky Brezi i Republikës dhe nga klientela e Kolegjit RIINVESTI, e kapërthurur me duar në xhepa në strukturat e LDK-së.

Pa dyshim, LDK-ja, duhet të dal nga amullia, të heq dorë nga megallamonia e skizofrenia e një teknokrati komunist dhe të mos i komplikojë poceset sepse shkuarja eventuale në zgjedhje të reja do të jetë fatale për ta dhe për LDK-në.

Fusnotat:

[1] Melihate Tërmkolli: "Tërmkolli për kryetarin Isa Mustafa: Ai është ministër i Rrahman Morinës”, Fishmedia.info: http://www.fishmedia.info/termkolli-per-kryetarin-isa-mustafa-ai-eshte-minister-i-rrahman-morines/

- “Tërmkolli e quan Isa Mustafën ministër të Rrahman Morinës”, Telegrafi.com, 03.08.2019: https://telegrafi.com/termkolli-e-quan-isa-mustafen-minister-te-rrahman-morines/

- Krahaso: Gazeta Express: A ka qenë Isa Mustafa Ministër i Rrahman Morinës? 16 Oct 2015: https://www.youtube.com/watch?v=eW36o3Oxa1o

2 "DJE DHANË DEKLARATËN SOLEMNE ANËTARËT E RINJ TË KEK. KËSHILLI EKZEKUTIV - ME PROGRAM TË DALJES NGA KRIZA", Gazeta "Rilindja", 9 dhjetor 1989. https://www.mekulipress.com/mbeturina-e-millosheviqit-president-i-kosoves-a-jemi-mire-ne-mend-apo-kolektivisht-jemi-cmend/

3 Sheradin Berisha: “Karriera politike e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa gjatë regjimit komunist”, 15 dhjetor, 2014. http://www.albaniapress.com/lajme/20704/Karriera-politike-e-kryetarit-te-LDK-se-Isa-Mustafa-gjate-regjimit-komunist.html



[1] Melihate Tërmkolli: "Tërmkolli për kryetarin Isa Mustafa: Ai është ministër i Rrahman Morinës”, Fishmedia.info:

http://www.fishmedia.info/termkolli-per-kryetarin-isa-mustafa-ai-eshte-minister-i-rrahman-morines/

- “Tërmkolli e quan Isa Mustafën ministër të Rrahman Morinës”, Telegrafi.com, 03.08.2019

- Krahaso: Gazeta Express: A ka qenë Isa Mustafa Ministër i Rrahman Morinës? 16 Oct 2015: https://www.youtube.com/watch?v=eW36o3Oxa1o

[2] "DJE DHANË DEKLARATËN SOLEMNE ANËTARËT E RINJ TË KEK. KËSHILLI EKZEKUTIV - ME PROGRAM TË DALJES NGA KRIZA", Gazeta "Rilindja", 9 dhjetor 1989. https://www.mekulipress.com/mbeturina-e-millosheviqit-president-i-kosoves-a-jemi-mire-ne-mend-apo-kolektivisht-jemi-cmend/

[3] Sheradin Berisha: “Karriera politike e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa gjatë regjimit komunist”, 15 dhjetor, 2014. http://www.albaniapress.com/lajme/20704/Karriera-politike-e-kryetarit-te-LDK-se-Isa-Mustafa-gjate-regjimit-komunist.html



Minatorët e Kombinatit Metalurgjik “Trepça” në Mitrovicë, më 20 shkurt 1989, kanë nisur Grevën e Urisë[1] e cila do të vazhdojë për tetë ditë me radhë, (20 - 28 shkurt 1989). Minatorët e Trepçës, kanë protestuar kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës, e cila me Kushtetutën e vitit 1974, ishte pjesë përbërëse e Federatës Jugosllave[2], me një fjalë Greva e 1300 minatorëve të “Trepçës” e vitit 1989, ishte rezistenca më e fuqishme politike e asaj kohe, kundër presioneve të errëta të regjimit në rritje të Sllobodan Millosheviqit, duke shënuar kështu në fakt fillimin e zhbërjes së Jugosllavisë[3].

Greva e minatorëve të Trepçës, u zgjerua edhe në Stari – Tërg, Kishnicë e Novoberdë dhe në Golesh. Minatorët i sensibilzuan të gjithë shqiptarët në Kosovë, të cilët u hodhën në grevë të përgjithshme. E tërë jeta ishte paralizuar, janë mbajtur me mijëra tubime solidarizuese duke i përkrahur kërkesat e minatorëve. Shkollat nuk punonin, kurse studentët e UP-së protestonin në palestrën e sportit “25 Maji”, tash “1 Tetori” në Prishtinë. Edhe autori i këtij shkrimi ishte pjesë e drejtpërdrejt e atyre protestave. (Edhe sot më kujtohet çasti kur Palestinë Ferizi, e bija e gazetarit Jusuf Ferizi, dha lajmin se pas tetë motrash ato kanë një vëlla, e pasi minatorët janë në grevë, ne vëllain tonë e kemi pagëzuar Minator tha ajo). E përmenda këtë rast, për të kuptuar se ishte një gjeneratë e hershëm, ai brez që themeloi degët e LDK-së, të cilët tani po poshtërohen nga klientela e Kolegjit RIINVEST dhe Brezi i Republikës, që për ironi qenkan shkolluar në Amerikë dhe nëpër Universitete Evropiane?! Gjatë atyre ditëve, me minatorët janë solidarizuar edhe shkrimtarët dhe organizata të ndryshme shoqërore-politike të cilat mbanin mbledhje të shumta[4], por askund, me asnjë fjalë të vetme nuk mund ta dëshmojë Isa Mustafa se përkrahte kërkesat e popullit[5], përkundrazi ai gjithmonë ka qëndruar në anën e errët të hënës.

Greva që zgjati tetë ditë, njihej si greva më e gjatë nëntokësore që ishte mbajtur ndonjëherë. Epilogu i grevës u përmbyll me hospitalizimin e 180 minatorëve dhe dorëheqjen e udhëheqësve të kreut pro-Milloseviçit, Rrahman Morina, Ali Shukriu dhe Husamedin Azemi, që rezultoi të ishte një mashtrim komunist. Komunistët janë mashtrues, atyre nuk duhet besuar[6]!

Po ashtu gjatë pranverës së atij viti, përkatësisht më 23 mars 1989, nga Kuvendi i Kosovës u aprovuan ndryshimet kushtetuese në Kushtetutën e Republikës së Serbisë. Që atë ditë shpërthyen demonstrata të fuqishme të cilat zgajtën pesë ditë. Më 28 mars 1989, në Beograd u finalizua miratimi i Kushtetutës së RS të Serbisë, me çka de jure Kosova humbi edhe atë autonomi kulturore që kishte fituar me Kushtetutën e vitit 1974. Në këtë aneksim, kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë edhe “eksperti”[7] Isa Mustafa, i cili karrierën e tij e nisi si Drejtor i dhunshëm në Qendrën e Studentëve të UP-së në vitin 1981, për tu zgjedhur pastaj në shumë poste të lartat politike. Më 4 dhjetor 1989, vetëm dy javë para se të themelohej Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa, është zgjedhur "Sekretar krahinor për Zhvillim, Shkencë, Informatikë dhe Bashkëpunim Shkencor-teknik me botën", në Këshillin Ekzekutiv të KSA të Kosovës në krye me Jusuf Zejnullahun[8].

Një gjë është e qartë se gjatë viteve 1986 - 1989, Isa Mustafa, ka mbajtur pozita të rëndësishme në udhëheqjen komuniste në Kosovë, kurse në debatet e tija publike dhe nëpër intervista të shumta ai ka mbrojtur interesin e Serbisë në dëme të proceseve nëpër të cilat kalonte Kosova[9]. Natyrisht pasi ishte kryetar i Këshillit Ekzekutiv (KE) të Komunës së Prishtinës, dhe drejtor i Entit Krahinor të Planifikimit Shoqëror, ka pasur një rol kyç si njeri i besuar i serbëve në ato procese.

Kur gjërat të shikohen në retrospektiv, nuk mund të besohet se ishte koincidencë zgjedhja e Sllobodan Millosheviqi, në maj 1986, Kryetar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Serbisë, kurse një vit më vonë Serbia, do t’i nisi ndryshimet kushtetuese në interes të saj.

Brezi i Republikës dhe klientela e Kolegjit RIINVEST, duhet të mësojnë se Isa Mustafa në atë proces ishte pjesë e Komisionit kushtetues të Kosovës në cilësinë e “ekspertit” si “drejtor i Entit Krahinor të Planifikimit Shoqëror”. Ai së bashku me Syrja Popovcin, Hazër Susurin, Vesel Latifin, Habib Hashanin, Halit Muharremin, Qemal Sahatçiun, Pjetër Kolën, Shefqet Mustafën, Nik Lumezin etj., ka marrë pjesë aktive në shumë debate publike në Kosovë dhe në cilësinë e anëtarit të Komisionit Kushtetues të Kosovës ka marrë pjesë edhe në mbledhjet e Komisionit për çështje Kushtetuese të Kuvendit të Republikës së Serbisë, që janë mbajtur në Beograd![10] Viti 1989, ishte përplot ngjarje me rëndësi, si asnjëherë më parë Elita Intelektuale e Kosovës u mobilizua duke qenë aktive, qoftë me forma protestuese por edhe me deklarata kundër përpjekjeve të Serbisë për ta pushtuar Kosovën. Si rezultat i këtyre përpjekjeve, më 23 dhjetor 1989, dr. Ibrahim Rugova, bashkë me Elitën Intelektuale, themeluan LDK-në, partinë e parë antikomuniste në gjithë kampin e lindjes.



Legjenda:

Shënimet janë marrë kryesisht te portali PASHTRIKU.ORG: http://www.pashtriku.org/. Gazetat e cituara te ky portal janë me autor Sheradin Berisha. Ndërsa faksimilet e gazetave: Gazeta “RILINDJA”, 07 janar 1989; 18 mars 1989; 22 mars 1989, 24 mars 1989: 05 dhjetor1989. Saktësia e të dhënave lehtë mund të verifikohen vetëm duhet një kërkim i shkurtër në portalin në fjalë ose një kërkim në Google!


[1] Arkivi RTK: “Greva e minatorëve 1989”, Video, 26.02.2015 https://www.youtube.com/watch?v=gjailsWMlm4

- Arkivi RTK: “Greva e minatorëve 1989”, Video, 22.11.2016; https://www.youtube.com/watch?v=Ihi0DgWZtYA

[2] “Kushtetuta e 74-ës siguronte autonomi, aktualja e bënë vendin jofunksional", gazeta "Zëri" 28 shkurt 2016. https://zeri.info/aktuale/78323/kushtetuta-e-74-es-siguronte-autonomi-aktualja-e-bene-vendin-jofunksional/

- “Shpërbërja e Jugosllavisë”, https://sq.wikipedia.org/wiki/Shp%C3%ABrb%C3%ABrja_e_Jugosllavis%C3%AB

[3] Isak Sherifi: “Zhvillimet politiko-diplomatike në ish-Jugosllavi me theks të veçantë Kosova dhe Maqedonia 1981-2008”, Universiteti i Tiranës, Instituti i Studimeve Evropiane, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, Tiranë 2013.

[4] Shkëlzen Maliqi: “Kosova 30 vjet më parë: Greva në “Trepçë” 1989”, Portali i autorit, 05.07.2019; http://shkelzenmaliqi.com/ku-ka-qene-kosova-30-vjet-me-pare/

[5] Mr. Isa Mustafa, sekretar krahinor për Zhvillim, Shkencë, Informatikë dhe Bashkëpunim Shkencor - teknik me botën, në Këshillin Ekzekutiv të Kosovës! (Dhjetor 1989). Sheradin berisha: Funksionet politike të Isa Mustafës gjatë komunizmit! https://europafb.blogspot.com/2013/07/pro-et-contrafunksionet-politike-te-isa.html

[6] Xhafer Peci: Pse u ndërpre greva e minatorëve?, "Klankosova", 20 Shkurt 2017. https://klankosova.tv/pse-u-nderpre-greva-e-minatoreve/

[7] Sheradin Berisha: “Karriera politike e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa gjatë regjimit komunist”, Albaniapress, 15 dhjetor, 2014. http://www.albaniapress.com/lajme/20704/Karriera-politike-e-kryetarit-te-LDK-se-Isa-Mustafa-gjate-regjimit-komunist.html

[8] Shih: “Demokratizimi i madh i politikës së kuadrove”, gazeta "Rilindja", 5 dhjetor 1989.. më 4 dhjetor 1989”

[9] Zenun Çelaj: "Çështjet e harmonizuara nuk cenojnë autonominë", Gazeta "Rilindja", 22 mars 1989.

[10] Sheradin Berisha: “Karriera politike e Isa Mustafës, gjatë regjimit komunist (1980 – 1990)", Prizren Press, 09 Dhjetor 2014. http://prizrenpress.com/opinione/karriera-politike-isa-mustafes-gjate-regjimit-komunist-1980-1990/



Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, viti 1990, ishte viti i sfidave të mëdha, përkatësisht viti i ndarjes nga “vëllazërim-bashkimi”, që e predikonte Isa Mustafa, i cili me tërë qenien e tij ishte pjesë e strukturave të LKJ-së. Por, në Kosovë kishte filluar një mobilizim i gjithanshëm, si vazhdimësi e grevave dhe protestave që ndodhën gjatë vitit 1989.

Gjatë vitit 1990, ai ishte pjesë e kabinetit të Rrahman Morinës, pra edhe atëherë kur dr. Ibrahim Rugova e themeloi LDK-në, partinë e parë demokratike, e cila ia lëkundi themelet Jugosllavisë së AVNOJ-it. Pranvera e atij viti ishte përplot gjallëri, anëtarësimi në LDK, bëhej në mënyrë të organizuar dhe në formë masive. Elita Intelektuale dhe ajo Akademike e Kosovës, si kurrë më parë ishte në ballë të misionit të saj historik.

Kudo nëpër OTHPB-të e shumta kishte filluar “dorëzimi masiv i librezave të LKJ”[1]. Gjatë asaj kohe “Kosova, edhe pse ishte nën pushtimin ushtarak serb, u organizua në lëvizjen paqësore për liri, pavarësi dhe demokraci të ndërtuar me mjete thellësisht demokratike. Kjo ishte lëvizja më interesante dhe e pashoqe e shekullit në Evropë, për nga mënyra e konceptimit dhe e veprimit për mbërritjen e qëllimit politik. Ajo u kthye në një betejë të fuqishme ndërmjet pushtuesit Serb dhe popullit shqiptar të Kosovës. Këtë betejë e udhëhoqi dr. Ibrahim Rugova”[2]. Ndërsa Isa Mustafa, sorollatej kabineteve të Rrahman Morinës, atij nuk i bëhej kurrë vonë ashtu siç nuk iu bë kurrë vonë as në Qeverinë e Bujar Bukoshit në Ekzil, ashtu siç nuk iu bë vonë as gjatë luftës së UÇK-së, prandaj atij nuk i bëhet vonë as tashti duke e vonuar themelimin e “Qeverisë Kurti”. Ishte po ky Isa Mustafë, i cili nuk iu bë vonë as kur zvarriste punët me VLAN-in e as me PAN-in, pra Isa Mustafa, gjithmonë u vonua dhe madje në të gjitha ato legjislatura ku ai pati ndikim ishte në anën e errët të hënës.

Në vitin 1990, veprimtarët politik dhe Elita Intelektuale e Kosovës e dinte fort mirë se “me rastin e fillimit të rrokullisjes së Jugosllavisë drejt shkatërrimit, të kota, anakronike dhe donkishoteske u treguan edhe përpjekjet për të krijuar organizata gjithë jugosllave si UJDI i Veton Surroit dhe i jugo-jogurt jugosllavëve”[3]. I këtij koncepti pro-Jugosllav ishte edhe kryetari i tanishëm i LDK-së Isa Mustafa, i cili me perfiditet arriti t’i sfidoj ato kohëra duke u faktorizuar si “ekspert”, kudo dhe kurdo?!

Tashmë shihet se “jugo-shqipfolësit kanë mbetur po ata të dikurshmit, jo vetëm nostalgjikë të bashkim vëllazërimit, por edhe besnikë të ndërkryer, të cilëve u mungon Beogradi,... thjesht u mungon Jugosllavia, andaj edhe shajnë e përbuzin çdo vlerë kombëtare shqiptare. Jugo-shqipfolësit, si krijesa adapte, tashmë iu kanë përshtatur kohës. Sot janë bijtë e tyre, këta të cilët fryhen për trimëritë, që kishin treguar baballarët e tyre, duke mos u pajtuar me shpërbërjen e Jugosllavisë”[4].

Tridhjetë vjet më pas Isa Mustafën, edhe pse nuk i fitoi zgjedhjet qet kajde, ai po vonon krijimin e “Qeverisë KURTI”?! E, siç flitet, vonesat kanë të bëjnë me tallin që duhet t’ia dorëzojnë shefit të tyre ata që synojnë të bëhen Ministër në “Qeverinë KURTI”. S’ka dyshim këto veprime janë mënyrë e intrigave që bëjnë komunistët e dalë nga shkolla e Kumrovcit.

Pavarësisht asaj se edhe gjatë vitit 1990, Isa Mustafa vonohej, sikurse tashti për ta themeluar “Qeverinë KURTI”, “intelektualët, madje edhe në rrethana represive, guxuan - sidomos në Kosovë - ti kundërviheshin regjimit serb edhe me çmimin e burgosjes. Nga Adem Demaçi, tek “Apeli i 215 intelektualëve”, e deri te shkyerja e librezave të LKJ, në gazetën “RILINDJA”[5].

Në një plan tjetër, ngjarjet politike që ndodhën gjatë vitit 1990, nuk do t’i kuptojmë kurrë nëse ato ngjarje nuk i kundrojmë në kontekstin e atyre zhvillimeve, nuk i shohim si një kronologji e asaj kohe, prandaj kthimi ynë në retrospektivë ka për qëllim për t’i trajtuar ato zhvillime kombëtare duke i kundruar edhe nga zhvillimi i ngjarjeve të mëdha në planin ndërkombëtar. Atëherë kur baraspesha Lindje – Perëndim, po pësonte ndryshime strategjike, prandaj duhet të pranohet se është meritë e Elitës Intelektuale të asaj kohe, që diti ti drejtoj proceset mbarë dhe në interesin kombëtar. E potencojmë këtë fakt, për tua bërë me dije klientelës nga Kolegji RIINVEST dhe Brezit të Republikës, se Isa Mustafa nuk ishte askund, përkundrazi Ai bënte sehir me duar në xhepa, kurrë nuk i bëhej vonë, tamam sikurse sot, d.m.th. atëherë dhe sot ai po qëndronte në anën errët të hënës.

Në arenën ndërkombëtare, sidomos në Paktin e Varshavës kishin filluar ndryshime të mëdha, edhe kur bota komuniste po rrokullisej, Isa Mustafa, i shërbente atij sistemi pa u merakosur se po i bëhej vonë?! Më 15 janar 1990, rrëzohet Partia Komuniste në Bullgari, kurse me 7 shkurt 1990, Rusia lejoi krijimin e partive të tjera parlamentare, e vetëm 4 ditë më pas (më 11 shkurt 1990), pas 27 vitesh, është liruar nga burgu Nelson Mandela. Sigurisht kjo lëvizje e madhe botërore do të ketë ndikuar te regjimi serb, për të marrë vendime për t’i liruar edhe të burgosurit politik shqiptarë që vuanin dënimet afatgjate nëpër Serbi dhe Jugosllavi.

Fryma e ndryshimeve preku edhe regjimin komunist të Tiranës zyrtare, atje dha dorëheqje Qeveria e Adil Çarçanit, (22 shkurt 1990), u krijua një Këshill i Përkohëshëm i Ministrave të cilit i printe Fatos Nano, e një muaj më pas, më 26 mars 1990, kanë shpërthyer demonstrata në qytetin e Kavajës, që u shtypen me dhunë.

Por lëvizje më të mëdha kishin nisur në Republikat Baltike në BRSS. Në këto përpjekje për të braktisur komunizmin, më 11.03.1990, Lituania, 04.05.1990, Letonia, ndërsa më 30 gusht të atij viti Armenia shpallën pavarësitë e tyre nga BRSS. Pa dyshim se ishin këto lëvizje të mëdha botërore të cilat i kanë determinuar të gjitha ndryshimet politike edhe në Kosovë. Në këto rrethana duhet të pranohet se ishte meritë e LDK-së dhe e asaj Elite Intelektuale, e cila ishte në krye të misionit historik. Por, qysh gjatë asaj kohe, strukturat titiste do të nisin një luftë speciale përplot shpifje dhe etiketime kundër bartsve kryesor të atyre proceseve. Duke mos dashur ta rehabilitojmë asnjërin, shikuar nga kjo retrospektivë kohore, duket se ishte një luftë speciale, e menduar mirë, për t’i sistemuar dalëngadalë elementin e vet, qoftë në LDK, por më vonë edhe në partitë tjera, duke mos përjashtuar as mekanizmat udhëheqës në Qeverinë e Kosovës.

Pavarësisht këtyre fërkimeve, proceset politike kanë ecur mjaftë mirë. E njëra nga ngjarjet më të mëdha të atij viti padyshim se ishte DEKLARATA KUSHTETUESE për pavarësinë e Kosovës, e cila ndodhi më 2 Korrik 1990. Padyshim, se do të mbetet enigmatike, se si ndodhi, po të njëjtën ditë, me mijëra njerëz në Tiranë, të mësyjnë drejt ambasadave të Gjermanisë, Italisë, Francës etj. Policia e atjeshme bënte arrestime, prandaj vëmendja e opinionit botëror u zhvendos nga Prishtina në Tiranë, duke ia humbur në masë të madhe rëndësinë atij veprimi politik që ndërmorën Delegatët e Kuvendit të Kosovës, të cilët edhe pse në rrethana mjaftë të dyshimta që ishin zgjedhur e seleksionuar nga ai regjim, ata kryen një mision historik.

Këtë ngjarje, Radio Televizioni i Prishtinës (RTP), në mënyrë eksplicite e pasqyroi rëndësinë kushtetuese të “ Korrikut 1990, prandaj RTP-ja nuk mbeti pa u ndëshkuar. Më 5 korrik 1990, regjimi i Beogradit e mbylli RTP-në, për të mos u hapur më kurrë, për fat të keq as pas çlirimit të Kosovës?! Mbyllja e dhunshme e Radiotelevizionit të Prishtinës nga forcat policore serbe, erdhi vetëm 3 ditë pas shpalljes së Deklaratës së 2 Korrikut nga delegatët e Kuvendit të Kosovës.

Fushata e egër kundër RTP u bart tek gazeta “RILINDJA”, e cila më 5 shtator 1990, u ndalua edhe botimi i saj, por gazetarët e saj nuk u ndalën veprimtarin e tyre dhe nuk u përkulën para presionit të Serbisë. Shuarja e këtyre dy mediumeve me traditë të gjatë, që patën pasur rolin kryesor në shpërbërjen e Jugosllavisë, u mallkua nga klika titiste e shërbimit komunist jugosllav. Ata shpejt janë riformatizuar, kurse sot pozitat e tyre nëpër parti politike dhe në institucionet shtetërore, është e fortë dhe ndikuese.

Nga ngjarjet ndërkombëtare vlen ta përmendim se gjat muajit gusht të atij viti do të fillon Lufta në Gjirin Persik, kurse më 3 tetor 1990, Gjermania bashkohet përfundimisht në një shtet të vetëm. Ngjarje të tjera me rëndësi mbeten demonstrata e studentëve në Tiranë kundër regjimit komunist, kurse një javë më vonë, më 12 dhjetor 1990, themelohet Partia Demokratike e Shqipërisë, e para parti opozitare.

Në Beograd, më 9 dhjetor 1990, Slobodan Milošević, zgjidhet kryetar i Serbisë për të nisur ofensiva e tij drejt Kosovës, e cila vazhdimisht është ndihmuar nga strukturat e mbetura në LKJ-në, në mesin e të cilëve bënte pjesë edhe Isa Mustafa.

Kur jemi këtu, duhet përmendur se në Enciklopedinë e Lirë “Wikipedia”, versioni në gjuhën anglisht thuhet se “në vitet 1990, ndërsa Jugosllavia filloi të shpërbëhej, Isa Mustafa u bë Ministër i Ekonomisë dhe Financave i qeverisë së Republikës së Kosovës, në mërgim, i kryesuar nga Bujar Bukoshi. Gjatë kësaj kohe, një urdhër arresti për Mustafën u lëshua brenda Jugosllavisë - që nuk u bë kërkesë ndërkombëtare, duke bërë të mundur që ai të punojë në Evropën Perëndimore. Isa Mustafa nuk kërkoi azil politik dhe ishte në gjendje të kthehej në Kosovë në çdo kohë nëse ishte e nevojshme”[6]. Kurse në versionin e kësaj enciklopedie në gjuhën gjermane, pos tjerash thuhet: “Pas luftës, Isa Mustafa u përfshi si shkencëtar dhe studiues në Universitetin e Prishtinës dhe Institutin RIINVEST. Ai ishte President i Bordit Mbikëqyrës në Bankën “Dardania”, si dhe anëtarë i Bordit Mbikëqyrës në “Banka e Re”, në Universiteti i Kosovës, Universiteti Amerikan në Kosovë dhe Banka Qendrore e Kosovës”[7]. E këto pozita udhëheqëse, përplot hipoteka e dyshime, janë të mjaftueshme për prokurorin e shtetit për të nisur hetime. Isa Mustafa, vazhdimisht ka ditur të mashtroj, madje dyshohet edhe shërbimet e sofistikuara të inteligjencës ndërkombëtare, që heshtin karshi tij.

Pra, duke i parë obstruksionet e Isa Mustafës në raport me VETVENDOSJEN, për ta themeluar “Qeverinë KURTI”, duket se “Pushteti i butë post-komunist u dëshmua shumë më efektiv në lodhjen dhe vetë-dorëzimin e intelektualëve, se ai i mëparshmi- i vrazhdi-komunist. Intelektualët (edhe ata në LDK, shënimi im sh.d.), e pranuan këtë lojë, andaj as nuk mund të amnistohen. Ata, mbeten humbësit e vazhdueshëm, pavarësisht ndryshimit të sistemit"[8].



[1] Wikipedia, Enciklopedia e lirë, Sali Çekaj, https://sq.wikipedia.org/wiki/Sali_%C3%87ekaj

[2] Ramë Arifaj: “Organizimi Ushtarak në Zonën Operative të Llapit në luftën çlirimtare të Kosovës1998-1999”, FAKULTETI I SIGURISË DHE MBROJTJES, Tiranë 2018

[3] Ahmet Qeriqi: “Revolucioni” i braktisjes së triskave të LKJ-së nga gazetarë e jugo-intelektualët në vitin 1989», Portali «Radio Kosova e Lirë», 20 korrik 2015; https://www.radiokosovaelire.com/revolucioni-i-braktisjes-se-triskave-te-lkj-se-nga-gazetare-e-jugo-intelektualet-ne-vitin-1989/

[4] Po aty: Ahmet Qeriqi: “Revolucioni” i braktisjes së triskave të LKJ-së nga gazetarë e jugo-intelektualët në vitin 1989», Portali «Radio Kosova e Lirë», 20 korrik 2015; https://www.radiokosovaelire.com/revolucioni-i-braktisjes-se-triskave-te-lkj-se-nga-gazetare-e-jugo-intelektualet-ne-vitin-1989/

[5] Blerim Reka: “Lodhja intelektuale”, Zëri, 04 tetor 2018. https://zeri.info/zerat/219257/lodhja-intelektuale/

[6] Wikipedia, the free encyclopedia; ISA MUSTAFA - Political career; https://en.wikipedia.org/wiki/Isa_Mustafa

[7] Isa Mustafa, Leben und Karriere; Wikipedia, Die freie Enzyklopädie»; https://de.wikipedia.org/wiki/Isa_Mustafa

[8] Blerim Reka: “Lodhja intelektuale”, Shekulli, 10 tetor 2018. http://shekulli.com.al/lodhja-intelektuale/


Në nderim të 75-vjetorit të lindjes së shkrimtares-akademike Vilhelme Vranari Haxhiraj




Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D

Talenti bën punën e vet

Në nderim të 75-vjetorit të lindjes së shkrimtares-akademike Vilhelme Vranari Haxhiraj

Sot, më 08 dhjetor, mbushen 75 vjet nga dita kur lindi shkrimtarja e shquar e kombit shqiptar Vilhelme Vranari Haxhiraj. Ajo ka lindur në Kaninë nga prindërit Veip dhe Bexhete Vranari. Në vitin 1951 i burgosin babain si antipushtet, duke e akuzuar padrejtësisht se pse vaji i distilerisë në Vlorë u derdh në det. Në vitin 1955 ka kryer arsimin fillor dhe në vitin 1958 ciklin e arsimit 8-vjeçar. Në vitin 1962 ka përfunduar arsimin e mesëm në Shkollën Pedagogjike “Jani Minga” në Vlorë. Po atë vit iu dha e drejta për të vazhduar studimet e larta (pa shkëputje nga puna) në Universitetin e Tiranës, dega histori-gjeografi, të cilën e vazhdoi deri në vitin 1966, duke punuar si mësuese në një fshat të Vlorës. Por më 16 gusht të vitit 1966 i heqin të drejtën e mbrojtjes së diplomës në fakultet dhe e përjashtojnë nga radhët e arsimit për shkaqe politike, me arsyen se ishte e paaftë të zhvillonte luftën e klasave, duke i mohuar edhe të drerjtën për botime artistike. Prej vitit 1967 deri në vitin 1990, familja e saj (si edhe gjithë fisi Vranari) ka qenë e internuar. Në vitin 1970, me kërkesë të Prokurorit të Republikës Lefter Goga, i jepet e drejta e studimeve të larta në degën histori-gjeografi dhe në vitin 1975 mbrojti diplomën me temë nga historia e Shqipërisë që titullohej“Krahina autoktone e Shqipërisë Jugore”. Në periudhën mes viteve 1969-1991 ka punuar si punëtore krahu. Në vitin 1991 rikthehet në profesionin e mësimdhënies që e adhuronte aq shumë. Gjatë viteve 1992-1997 ka qenë zëvendësdrejtore e Shkollës “Ismail Qemali” në Vlorë. Në vitin 1997, neokomunistët që erdhën në pusht me dhunë, e nxjerrin jashtë radhëve të arsimit, paçka se i duheshin edhe 7 vjet për të dalë në pension. Prej vitit 1996 dhe në vazhdim merret me letërsi artistike, publicistikë, ese dhe studime në fushën e historisë dhe të filozofisë.
Diapazoni krijues i shkrimtares së shquar Vilhelme Vranari Haxhiraj është tepër i gjerë. Tërë krijimtaria e saj përbëhet nga një korpus prej gati 50 veprash të të gjitha gjinive letrare, përfshirë edhe publicistikën nacionaliste. Këtu mund të përmenden 3 vëllime poetike, 9 vëllime me prozë të shkurtër (dy vëllime me skica, tregime dhe novela, gjashtë novela dhe një vëllim me skica), 20 romane, 2 vëllime me ese-publicistikë, 3 vëllime me studime (njëri i natyrës filozofike, kurse dy të natyrës historike), 8 vëllime me letërsi për fëmijë (me përralla, gjëegjëza, fabula dhe një roman historiko-fantastik). Presin dritën e botimit disa libra në gjini të ndryshme dhe një vëllim poetik, i përkthyer në greqisht.
Pjesë nga krijimtaria e kësaj shkrimtareje janë përfshirë në 24 antologji. Veç atyre me autorë shqiptarë, ato janë përfshirë edhe në Itali (Kalabri), në Mal të Zi, në Kosovë, në Rumani, në Angli, në Suedi, në Greqi (në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e vendeve përkatëse).
Krijimtarisë së saj i janë bërë vlerësime me mirënjohje dhe me 22 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, ndër të cilat veçohen Mirënjohje (Vlorë, Kaninë, Prizren, Greqi, Rumani), Çmimi i parë (Shqipëri, Mali i Zi, Suedi), Çmimi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” (Itali), Çmimi “Premio Internazionale di Poezia (Firence, Itali, 2011, ku ishte e vetmja autore shqiptare mes 100 autorëve nga e gjithë bota, të përfshirë në antologjinë italiane në tre vite - 2010-2012), tre Çmime karriere. Ajo është përzgjedhur dy herë personazh i vitit dhe ka marrë medalje argjendi, është vlerësuar me “Penën e Kristaltë” në Suedi, ka marrë “Medalje Ari”me rastin e dekorimit nga Presidenti i Republikës me titullin e lartë “Mjeshtre e Madhe e Penës”.
Vilhelmja, si mjeshtre e penës, ka aftësinë t’i bëjë njerëzit të përloten. Me frymën realiste të veprave të saj, ajo prek zemrat e lexuesve, sepse nxjerr në pah mjeshtërisht edhe anët tragjike të jetës njerëzore. Prandaj lexuesi fillon të bashkëpërjetojë dertet e shpirtit të heronjve të veprave të saj.
Veçanërisht mbresëlënëse është krijimtaria e zonjës Vilhelme në fushën e publicistikës nacionaliste, në të cilën ajo ka bërë thirrje për të demaskuar ashpër pushtetin absolut të diktaturës komuniste gjysmëshekullore, çka më kujton një thirrje të profesorit Vedat Kokona:
“O pushtet absolut, ti që shpërthen te njeriu instinktet e tij më të këqija, ti që himnizon mashtrimin, dredhinë, hipokrizinë, krimin, që poshtron virtytin dhe i thur kurora poshtërsisë dhe ligësisë, dhëntë Zoti të fshihesh nga faqja e dheut bashkë me stuhinë që ke mbjellë... Vuajtjet e popullit shqiptar nën pushtimin shqiptar, të pakrahasueshme me ato të pushtuesve të huaj, do të mbeten të paharruara në analet e Historisë dhe brezat që do të vijnë nuk do ta zgjidhin dot këtë enigmë” (Vedat Kokona. “Endur në tisin e kohës. Kujtime”. Botimet Kokona. Tiranë 2018, f. 301)
Emocione të veçanta i ngjall lexuesit bota e heronjve të veprave të saj artistike. Prandaj, fjala vjen, nuk mund të rri pa përmendur lirizmin e thellë tragjik që karakterizon heronjtë e veprës së kësaj shkrimtareje, me titull “ Dashuria plagoset.., por nuk burgoset. Letra nga ferri”, e cila doli nga shtypi në maj të vitit 2016. Në analizën që i kam bërë kësaj vepre asokohe, kam theksuar:
“Kur e mbaron së lexuari këtë vepër, vetvetiu të krijohet bindja që tema e dashurisë në krijimtarinë e çdo poeti ose shkrimtari, është rrezatim i botës së tij të brendshme, i ndjenjave dhe i përjetimeve të tij. Prandaj, sipas rastit, dashuria dikë e bën me flatra, kurse dikë tjetër e zhyt në honet e një dëshpërimi të pamatë. Kjo është edhe arsyeja që poetët dhe shkrimtarët janë shumë më të ndjeshëm ndaj kësaj ndjenje hyjnore sesa njerëzit e zakonshëm”.
Në gushtin e vitit 2018, kur isha me pushime në Vlorë, në Ujët e Ftohtë, me zonjën Vilhelme dhe me bashkëshortin e saj, zotërinë Fitim Haxhiraj, takoheshim shpeshherë në njërën nga kafenetë në Ujët e Ftohtë, ku ata vinin çdo ditë për shëtitje. Në njërin nga ato takime, zonja Vilhelme më dhuroi librin e saj më të fundit që sapo kishte dalë nga shtypi, me titull “Simfonia e shpirtit”. Është një përmbledhje emocionuese me skica letrare, në të cilën shpërfaqet aq bukur ngrohtësia e shpirtit të kësaj Mjeshtreje të Madhe të Penës. Është një ngrohtësi që përcjell dridhërimën e zemrës, delikatesën e ndjenjave dhe fisnikërinë e shpirtit të saj bujar. Është aftësia për t’i ngrohur njerëzit rreth e qark me dritën e shpirtit të saj. Është gatishmëria për t’iu përgjigjur thirrjes së kujtdo që ka nevojë për ndihmë. Ështe gatishmëria për të ndarë me njerëzit e mirë pasurinë shpirtërore dhe zjarrin e zemrës së saj. Është tipari shpirtëror i një zonje të shquar të letrave shqipe, i cili shfaqet në çdo hap të jetës së saj dhe tërheq drejt vetes njerëzit me zemër të madhe. Është aftësia për të ndarë me njerëzit e afërt hapësirat e gëzimit dhe honet e trishtimit. Është aftësia për të përjetuar bashkërisht lartësitë e haresë dhe tatëpjetat e dëshpërimit.
Tërë krijimtarinë e Zonjës Vilhelme e përshkon si një fill i kuq një brengë e heshtur për padrejtësinë që i bëri sistemi i kaluar totalitar, duke ia mohur të drejtën për t’u marrë me krijimtari letrare. Diktatura “e burgosi” pasionin e saj për krijimtari artistike në “tunelin” e izolimit në kuadrin e luftës së klasave. Por ajo qëndroi si burrëreshë, duke e konservuar në heshtje talentin e vet, sepse ishte e bindur se “vullkani” artistik brenda qenies së saj nuk do të shuhej asnjëherë. Ai “vullkan” do të shpërthente me “llavë krijuese” që do të zbriste poshtë “shpateve” të jetës shqiptare, për të zbuluar mrekullinë e penës së saj të magjishme pas ndryshimeve që ndodhën në fillim të viteve ’90. Domosdo, talenti do ta bënte punën e vet. Prandaj ka shumë të drejtë shkrimtari-moralist francez Zhozef Zhuber(Joseph Joubert - 1754-1824) kurthotë :“Pa ndërhyrjen e njëtalentitëjashtëzakonshëm, gjithëmrekulliambetet e panjohur”.
Takimetdhebisedat me zonjënVilhelmejanëmbresëlënëse. Ajotëtërheq si me magnet tek rrëfenpërpërpjetatdhetatëpjetat e jetëssësaj, përherojtë e vepraveqë ka nxjerrëngapenagjatënjëzetvjetëvetëfundit, përvepratnëfushën e publicistikësnacionalistedhetëstudimeve me temahistorike. Vetëmgjatëtrevjetëvetëfunditajo ka botuar tri vepratënivelitakademik: “Rrugëtimifilozofik i prof.dr. IsufLuzajt” (2017). “Tradhtia e madhendajkombit” (2018) dhe“Elitat e mohuara… Krenarikombëtare” (2019).Kjovepër e fundit u prezantuanëmjediset e Universitetit“Pavarësia” më 10 gusht.
Nder dhe respekt të veçantë për shkrimtaren, poeten, publicisten e shquar dhe hulumtuesen këmbëngulëse të kombit shqiptar, zonjën Vilhelme Vranari Haxhiraj, për këtë ikonë të kulturës sonë kombëtare, e cila, me punën e saj të shkëlqyer kërkimore, ka hyrë thellë në rojtinat e historisë dhe ka nxjerrë në dritën e diellit personalitete të shquara të kombit shqiptar, duke filluar që nga periudha e mesjetës.
Kur njihet me këtë vepër madhore të kulturës sonë kombëtare, e cila ka dalë nga një penë e talentuar, lexuesi e përfytyron zonjën Vilhelme si një alpiniste të shkathët, që ka filluar t’u ngjitet me vendosmëri shpateve të maleve të thepisura, për të arritur deri në kreshtat e tyre, atje ku prehen ato 77 figura të ndritura të kombit shqiptar.
Pikërisht kjo këmbëngulje shembullore e zonjës Vilhelme, kjo vendosmëri e paepur e karakterit të saj burrëror, të kujton një thënie fort kuptimplote të Tomas Higinson(Thomas Higginson - 1823-1911),personalitet i shquar amerikan, luftëtar i vendosur për heqjen e skllavërisë dhe për bashkimin e shteteve amerikane, i cili thoshte:
“Njerëzit e shquar rrallë përfaqësojnë maja të vetmuara malesh, ata përfaqësojnë më shpesh maja kreshtash malore”.
Dhe me të vërtetë, të 77 figurat e shquara, në penën e zonjës Vilhelme, përfaqësojnë një kreshtë malore plot hijeshi.
Zonja Vilhelme, me veprën e saj të shquar, hodhi hapin e parë në nderim të Elitave të Mohuara. Për këtë ajo e meriton të përgëzohet dhe të falënderohet përzemërsisht. Ajo arriti të përfshijë në këtë libër 77 figura nga e kaluara jonë historike. Studiuesit dhe hulumtuesit e tjerë duhet ta vazhdojë veprën e saj për nxjerrjen nga harresa edhe të shumë figurave të tjera të shquara të kombit shqiptar.
Kjo vepër e zonjës Vilhelme mund të vlerësohet pa mëdyshjen më të vogël si një panteon i shkëlqyer që ajo u ka ngritur 77 figurave të nderuara mbarëkombëtare. Ne, për fatkeqësinë tonë kombëtare, nuk kemi panteon, ku të prehen eshtrat e njerëzve të shquar të kombit tonë. Atje, në Vlorën tonë të lashtë sa vetë jeta e kombit shqiptar, duhej të qe ngritur me kohë panteoni i 40 firmëtarëve të Pavarësisë, ku në çdo përvjetor të shpalljes së saj, ne të shkonim dhe të përuleshim me nderim para vendprehjes së eshtrave të tyre.
Ne nuk e kemi panteonin e personaliteteve të nderuara, të cilat, në vitin 1908, u mblodhën në qytetin e Manastirit dhe nxorën nga humnerat e lashtësisë iliriane alfabetin e gjuhës shqipe, që nuk është aspak alfabet latin, siç thonë mjaft intelektualë të painformuar, por është alfabet ilirik, siç e ka pohuar vetë shkencëtari i shquar i lashtësisë romake Plini Plaku (23-79 e.r.) në veprën me titull “Historia e natyrës” (Naturalis Historiae), ku shkruan:
“Ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”.
Pra, zonja Vilhelme, me këtë vepër madhore, e cila, në këndvështrimin tim, shërben si “tafta mbi kadife” në krijimtarinë e saj të pasur në fushën e letërsisë artistike, të publicistikës shëmbullore nacionaliste dhe të memorialistikës sonë kombëtare, ka nderuar veten e saj dhe, tërthorazi, i ka dhënë një sinjal klasës politike shqiptare, që t’i thërrasë mendjes dhe të kujtohet të ngrejë panteonin madhështor në nderim të njerëzve të shquar të kombit tonë, ashtu siç i kanë ngritur shtetet e tjera në kryeqytetet e tyre.
Le të shpresojmë që pena të tjera të talentuara, të cilat nuk i kanë munguar kurrë kombi shqiptar, do të vazhdojnë ta pasurojnë panteonin e parë që ngriti zonja Vilhelme për 77 figurat e nderuara të këtij libri jashtëzakonisht mbresëlënës.
Jemi kombi më i vjetër i kontinentit, kemi gjuhën shqipe që është themeli i gjuhëve evropiane. Për këtë na kanë vlerësuar lart personalitete të shquara të kulturës evropiane. Studiuesi i talentuar Fotaq Andrea që jeton dhe punon në Strazburg, ka botuar para disa vitesh një vepër madhore prej 767 faqesh, me titull “Pena të arta franceze për shqiptarët”. Prandaj zonja Vilhelme, me këtë vepër, e radhit veten pranë atyre personaliteteve, mes të cilave po përmend vetëm dy personalitete të shquara gjermane.
Dijetari Leibnici (Gottfried Wilhelm Leibniz (1646 - 1716), ka thënë:
“Në qoftë se duam të dimë historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet t'i drejtohemi gjuhës shqipe”.
Studiuesi Johan Turhan, në librin me titull “Kërkim në histori”, të botuar në Lajpzig në vitin 1774, ka deklaruar:
“Asnjë popull tjetër i botës, në të cilën jetojmë, nuk është aq i panjohur për Evropën Perëndimore, për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, se shqiptarët. E megjithatë, ai është populli kryesor i botës së lashtë e të rëndësishme që çdo historian do të donte ta njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëtitë e mëdha në historinë e vjetër dhe të re të Evropës”.
Figura e shquar e zonjës Vilhelme, e cila vetë përfaqëson një elitë të nderuar të kombit shqiptar dhe që e meriton t’i kushtohet një vepër biografike profilit të saj intelektual, më sjell në kujtesë një thënie të Gjergj Brandesit (Georg Morris Cohen Brandes - 1842-1927), studiues i letërsisë dhe publicist danez, teoricien i natyralizmit.
“Njeriu i shquar asnjëherë nuk përfaqëson bilancin e qytetërimit ekzistues. Ai përfaqson burimin dhe fillimin e një gjendjeje të re të qytetërimit”.
Kjo vepër e pasuron me dinjitet thesarin e kulturës sonë kombëtare dhe mendoj që Vlora, duke filluar nga institucioni i Bashkisë dhe komuniteti i shkrimtarëve vlonjatë, t’i përcjellin Presidentit të Republikës propozimin për t’i akorduar Zonjës Vilhelme titullin e lartë “Nderi i Kombit”.
NënderimtëfigurëssëzonjësVilhelme, BordidheSenati i AkademisëShqiptaro-AmerikanetëShkencavedhetëArteve, me selinëNjuJork, i dhatitullin“Akademike” dhemë 10 qershor 2018 iudorëzuaÇertifikata e anëtarësisë.
Nëfigurën e zonjësVilhelmebashkëbiseduesinjihet me njëintelektuale me shpirttëmadhhumanist, me zemërtëndjeshmedhe me njëzgjuarsi proverbiale, çkaatij i ngjallnjëkërshëshëritëjashtëzakonshmedheia ka ënda ta dëgjojëdhetëmësojëprejsaj. Sepse, siçthotëBertold Auerbah (Berthold Auerbach - 1812-1882), shkrimtardhe poeti gjerman me prejardhje hebraike, “njerëzit e zgjuar janë si puna e luleve kundërmuese”.
Me rastin e 75-vjetorit të lindjes, zonjës Vilhelme i uroj shëndet, jetë të gjatë, harmoni në familje, humor të përhershëm dhe energji të pashtershme në krijimtarinë artistike dhe publicistike.
Santa Barbara, Kaliforni
08 dhjetor 2019





DY FJALË LEXUESVE PËR "LEKSIKONIN ENCIKLOPEDIK" TË AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE SHQIPTARE AMERIKANE


Rezultate imazhesh për Flori Bruqi

Nga Flori Bruqi 

Botimi i parë i “Leksikonit enciklopedik ” për akademikët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane etj,shpresojmë që do të plotësojë zbraztësirat në zhvillimin e shkencës, kultures dhe letërsisë shqiptare, ngase një doracak të tillë nuk ka ekzistuar.

Pas tranzicioneve demokratiuke në trojet shqiptare dhe diasporë zhvillimi i shkencës,letërsisë, artit etj., mori hov si kurrë më parë.



Fotografia e Dibran Fylli



28 Nëntori i vitit 1995 shënonoi këthesë historike për themelimin e Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York.Themelues të Akademisë janë Prof.Dr.Skendër Kodra,Dr.Ulvi Vehbiu,Dr.Adem Harxhi,Dr.Namik Shehu,Mentor Mata,Sanie Selita etj.

Akademia në fakt është një institucion mbarë kombëtar ngase ka anëtar nga Prishtina dhe Tetova e Presheva,nga Tirana,Shkodra 
Gjrokastra..., dhe Diaspora.

Bashkarisht në këtë Akademi organizuam një së si aktivitetesh shkencore dhe kombëtaresi fjala vjenë Konferenca kushtuar 600 vjetorit të lindjës së Heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeut ,
70 vjetorit të lindjës së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare.

Konferenca për gjuhën e njësuar shqipe, ku senator i gjuhës dhe cultures kombëtare prof.Peter Prifti mbrojti me argument origjinale rëndësinë historike të Kongresit të Drejtëshkrimit në Tiranë 1972,kundër qëndrimeve subjective, politike dhe antishkencore të profesor Arshi Pipës.

…Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane në Nju Jork punimet e tyre shkencore i kanë botuar në revistën shkencore të Akademisë “Dituria”.

Ndërsa në vitin 2019 kjo Akademi i botoi dhe përuroi në Prishtinë dy libra të autorëve nga Kosova: Dibran Fylli”Tokë e mbjellë në Varre”(Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999) si dhe libri i Jahja Llukës “Përmbledhje shkrimesh”.

Është përgatitur për botim libri i parë “Leksikon enciklopedik”, i cili sadopak do ti plotësojë zbrazëtësirat që janë hetuar në zhvillimin e shkencës,letërsisë, artit, kultures etj.ngase një dorcak i tillë biografik dhe bibliografikë deri me tash nuk ka ekzistuar.


Shkencëtaret dhe shkrimtarë tanë etj., edhe pse jetuan dhe krijuan në rrethana të caktuara, ata identitetin e tyre kombëtar e dëshmuan me veprat e tyre,me përmbajtjet e veprave,me personazhet,me ambientin, e madje edhe me deklaratat e tyre së janë shqiptarë.

Gjatë shkrimit të këti doracaku për 4 vjet pandërprerë na  kanë përcjellë edhe probleme të ndryshme në grumbullimin,verifikimin  dhe sistemimin e të dhënave.

Rritja në numër e anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, ka sjellë prej kohësh nevojën e një enciklopedie ku të pasqyrohet kontributi i anëtarëve të kësaj Akademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në Diasporë.

Libri “Leksikon enciklopedik” vjen si një kontribut i çmuar i kësaj akademie që nga themelimi i saj vitin 1995 e deri më sot.

Pas një pune të mundishme dhe të suksesshme autori më bashkëpunëtoret e tij ka arritur që t`i japë lexuesit Enciklopedinë biografike dhe bibliografike të akademikëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit si dhe disa intelektualëve tjerë që kanë lënë gjurmë në shkencë,letërsi dhe art. 

Në këtë mënyrë kemi një tablo të plotë të këtyre autorëve dhe veprave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit,Çamerisë  dhe në Diasporë.

Autori së bashku me Stafin redaksional   ka punuar me dashuri dhe përkushtim në mbledhjen e këty biografive dhe bibliografive të këtyre njerëzve të shquar të trojeve shqiptare dhe të Diasporës.

Shumë prej tyre nuk rrojnë më, ndaj dhe marrja e informacionit ka paraqitur vështirësi. Mirëpo këmbëngulja e tyre ka bërë që asnjë prej këtyre anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve të mos mungojë, madje të mos mungojë asnjë vepër e tyre.

Kjo tregon seriozitet dhe përgjegjësi, kur merr përsipër të shkruash vepra të përmasave të tilla madhore. 

Nuk kanë hyrë në “ Leksikon enciklopedik” ata që nuk kanë vepra shkencore, letrare etj., të botuara si dhe ata që nuk i kanë dërguar më kohë biografitë dhe bibliografitë e tyre.

Njerëzit e interesuar do të kenë mundësinë të njihen jo vetëm me shtrirjen gjeografike ku veprojnë këta autorë, por dhe prurjet shkencore që ata kanë sjellë në të gjitha fushat e dijes njerëzore.

Ky libër enciklopedik do t`u vijë në ndihmë mësuesve dhe nxënësve, pedagogëve dhe studentëve, kërkuesve të rinj shkencor dhe gjithë atyre që janë të interesuar të thellojnë dijet e tyre.

Bashkëveprimi dhe shtrirja gjeografike ku veprojnë këta autorë ka sjellë një përbashkim të vlerave të krijuara, kanë nxitur njëri-tjetrin për t`u thelluar më tej në fushat ku ata krijojnë apo hulumtojnë.

Rezultatet kanë qenë të kënaqshme dhe lexuesi do të shohë prurjet e secilit autor në fushën përkatëse, sidomos në mjekësi,inxhinieri ,
shkenca ekzakte, letërsi dhe albanologji, të cilat lidhen drejtpërdrejtë  me identitetin e kombit tonë i cili në rrjedhë të mijëvjeçarëve ka lënë gjurmët e tij.

Ka qenë dhe është detyrë e anëtarëve të kësaj Akademie të thellojnë punën kërkimore shkencore në fushë të Shkencave ekzakte ,
mjekësisë ,teknologjisë , albanologjisë duke shkuar në thellëi të mijëvjeçarëve.

Kjo Enciklopedi është hartuar në mënyrë të tillë që nga lexuesi i zakonshëm e deri te studiuesit e fushave të ndryshme të kenë mundësinë që të njihen me arritjet e secilit autor dhe të përzgjedhin prej tyre atë që ata kërkojnë. 

Ajo duke patur biografinë dhe bibliografinë e një numri të konsiderueshëm autorësh ka përfshirë të gjitha fushat e dijes duke filluar me arritjet në shkencat natyrore dhe veçanërisht në fushën e mjekësisë, në albanologji dhe gjuhësi, në histori dhe filozofi, në art dhe letërsi, në ekonomi dhe në çdo sferë tjetër të dijes njerëzore. 

Artikujt dhe studimet e këtyre autorëve përfshijnë figurat më të rëndësishme historike që u kanë dhënë emrin e tyre ngjarjeve më kulmore të historisë sonë.

Kjo enciklopedi përfaqëson një vepër shkencore. Në kumtesat dhe studimet e këtyre autorëve do të gjesh botën shqiptare në të gjithë dimensionin e saj historik nga lashtësia deri në ditët e sotme.

 Kjo vepër ka identitet të spikatur kombëtar. Autorët që përfshihen në këtë botim enciklopedik kanë sjellë kontribute të rëndësishme në shkencë dhe arte, sidomos arritjet në fushë të mjekësisë, teknologjisë , jurispondencës ,ekonomisë , albanologjisë etj.

Një nga figurat qendrore të kësaj akademie ka qenë kryetari i saj prof. dr. Skëndet Kodra,Ph.D  i cili mundi të përbashkojë dijen shqiptare dhe më gjerë, të shtrirë në pesë shtetet ballkanike ku shqiptarët janë pjesë e rëndësishme e tyre dhe në Diasporë dhe që ky kontribut shqiptar po ngrihet vazhdimisht drejt nivelit botëror. 

Tashmë Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup është bërë epiqendra e mendimit akademik që prodhohet në trojet shqiptare duke sjellë gjallëri dhe freski në fushë të artit dhe shkencave.

Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve është mbështetur fort mbi arritjet e deri tanishme të dijetarëve shqiptarë, i ka parë kontributet e tyre akademike si arritje të çmuara dhe i ka vlerësuar vazhdimisht. 

Por çdo arritje është njëkohësisht pikënisje nga ku fillon e ngrihet një arritje tjetër. Në këtë kuptim, duke ruajtur vlerën e arritur, janë bërë përpjekje për arritje të reja dhe që këto kontribute akademike janë të rëndësishme sidomos në fushë të Mjekësisë ,Albanologjisë etj.

Albanologjia ende nuk e ka thënë fjalën e saj përfundimtare, sepse kërkohen studime të thelluara në gjuhësi dhe antropologji, në histori dhe arkeologji, në besimet pagane që emërtohen pellazgjike dhe që kanë bashkëjetuar me shqiptarët deri në ditët e sotme.

Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, si akademi e trojeve shqiptare dhe e Diasporës u ka dhënë një ndihmesë të çmuar shkencave ekzakte dhe atyre shoqërore, veçanërisht në fushë të Albanologjisë, ku gjithnjë e më shumë, anëtarët e kësaj akademie kërkojnë të depërtojnë në atë histori që nga historianët quhet parailire.

 Nëse për grekët historia para helene apo pellazgjike është e dokumentuar prej autorëve të antikitetit dhe helenët nuk kanë patur asnjë lidhje gjenetike me pellazgët; shqiptarët e sotëm ruajnë tradita dhe zakone që e kanë zanafillën nga ajo periudhë që autorët e antikitetit i emërtojnëpellazgjike siç është adhurimi për lisin e shenjtë apo adhurimi për malin e Tomorit që kanë qenë rite që kanë përcaktuar identitetin e asaj popullsie që quhej pellazgjike. 

Disa nga studimet që janë marrë me periudhat para ilire janë të nivelit akademik dhe përbëjnë arritje të këtij institucioni në botën akademike shqiptare.

Disa nga arritjet e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, kanë prekur në thellësi sferat e dijes njerëzore, aty pasqyrohet qartë identiteti ynë kombëtar, autoktonia e shqiptarëve në trojet e veta, marrëdhëniet me popujt e tjerë prej të cilëve ka dhënë dhe ka marrë çfarë shoqëria njerëzore ka arritur në shkencë dhe arte dhe që kanë shërbyer për një ecje të sigurt të njerëzimit drejt progresit dhe përparimit shoqëror.

 Aty do të gjesh të pasqyruara marrëdhëniet e popullit tonë nga qytetërimet e lashta mesdhetare deri në ditët e sotme.

Në studimet e autorëve që janë marrë me historinë e shqiptarëve dhe të trojeve të tyre del në dukje se uniteti i shqiptarëve ka patur në themel tolerancën dhe harmoninë midis tyre, tipare që janë manifestuar në të gjitha fushat e jetës.

Në këtë enciklopedi do të gjesh autorë me veprimtari të gjerë dhe me vlera të spikatura në fushën e mjekësisë, teknologjisë ,biznesit , gjuhësisë të cilat konsiderohen studime të mirëfillta shkencore duke i dhënë një shtysë të mëtejshme shkencës shqiptare në veçanti .

Raportet e gjuhës shqipe me gjuhët e popujve fqinj, që nga antikiteti deri në ditët e sotme janë dëshmi e sigurt e ekzistencës së shqiptarëve në trojet ku jetojmë sot që nga kohët parahistorike. Këto studime gjuhësore janë shoqëruar me një dokumentacion të pasur dhe me burime të drejtpërdrejta nga autorë shqiptarë dhe të huaj që janë marrë me origjinën e shqiptarëve dhe gjuhës shqipe.

Letërsia shqipe është gjetur në këto vitet e fundit në kuota të lartësuara që qëndrojnë denjësisht përkrah letërsisë botërore. Ajo shkruhet brenda trojeve shqiptare, por dhe jashtë tyre në Diasporë.

Pavarësisht se ku shkruhet dimensioni i saj artistik ka rrokur gjithë dimensionin e hapësirës botërore.

 Ajo troket në çdo portë ku brenda saj ka një qënie njerëzore që lufton për ta bërë botën më të bukur dhe më të mirë.

 Letërsia shqipe i ka kapërcyer kufijtë e trojeve të saj, çmohet e vlerësohet ngado, në çdo veprimtari që ka brenda saj përmasën botërore.

 Personazhet e letërsisë shqipe aq sa individualizojnë njeriun e shtrirjes gjeografike ku ata veprojnë, po aq lehtësisht u përgjigjen vlerave universale që mbart njeriu i kohëve moderne.

Veprat e artit, sidomos piktura, kanë shtegtuar anë e kënd botës dhe kanë përcjellë botën e pasur shpirtërore të shqiptarit, model nëpër kohra i shpirtit paqësor dhe liridashës.

Në këtë leksikon enciklopedik ku përfshihen më shumë se 300 autorë të trojeve shqiptare dhe Diaspora janë përfshirë të gjitha fushat e dijes njerëzore.

Do të gjesh personalitete të spikatura me kontribute shkencore dhe artistike që janë ngritur vazhdimisht drejt nivelit evropian dhe botëror.

Duke lexuar bibliografitë e këtyre autorëve lexuesi do të gjejë fushën e interesit të tij, do t`u drejtohet lehtësisht biliotekave dhe librarive.

Ky botim do ta bëjë më të lehtë punën e studentëve dhe pedagogëve, të studiuesve dhe kërkuesve shkencorë.

Duke lexuar këtë libër enciklopedik do të vijë më e plotë pamja e gjithë arritjeve shkencore dhe artistike të deritanishme të realizuara nga Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe e Arteve dhe të gjithë atyre shkrimtarëve dhe studiuesve që kanë bashkëpunuar me këtë institucion prestigjioz të trojeve shqiptare dhe në Diasporë.


Autori


******



2019/12/05

Skënder Zogaj(1950-)


Image result for librat nga skender zogaj

Skënder Zogaj i lindur më 23.01.1950 në katundin Lladroc të komunës së Malishevës.

Shkollën fillor dhe gjimnazin i ka mbaruar në Prizren, ndërsa studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë dhe në Tiranë.

Punën e ka nisur si mësimdhënës i gjuhës shqipe në shkollën tetëvjeçare të Carrallukës dhe në Gjimnazin “Naim Frashëri” të Malishevës (1972-1974).


Në shtator të vitit 1974 kalon në Prishtinë dhe i përkushtohet gazetarisë: redaktor përgjegjës në gazetën e studentëve “Bota e re” (1974-1978); gazetar e redaktor në gazetën “Rilindja” në Prishtinë dhe në Tiranë (1987-1997).



Gjatë viteve 1993-1995 ka përfaqësuar Zyrën e Republikës së Kosovës në Shqipër, redaktor në “Revista ushtarake” të FARK-ut e njëkohësisht edhe Këshilltar për informim i kol. Ahmet Krasniqit, ministër i Mbrojtjes dhe shef i Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut në Tiranë (1997-98).


Pas përfundimit të luftës kthehet në Kosovë dhe vazhdon punën e gazetarit në gazetën “Rilindja”, mirëpo, pas dy muajsh jep dorëheqje sepse, gazetën , në emër të meritave fulftarake e kishin uzurpuar një grup injorantësh idologjikë, që gazetën e konsideronin pamflet markstisto-enveristësh.

E lëshon “Rilindjen” dhe shkon në gazetën kombëtare “Bota sot” në Prishtinë ku caktohet redaktor i kultuës (1999-2000).

Skënder Zogaj është ndër themeluesit e parë të LDK-së dhe bartës i shumë detyrave me përgjegjësi të kësaj partie në nivel lokal dhe qendror: Themelues i Degës së Parë të LDK-së në Kosovë ( Degës së LDK-së në Fushë Kosovë) dhe kryetari i parë i saj (1990-93), Përfaqësues i Zyrës së Republikës së Kosovës në Tiranë (1993-1995).

Në zgjedhjet e para të lira dhe demokratike në Kosovën e pasluftës, që mbahen ne vitin 2000, për dy mandate radhazi zgjidhet Kryetar i Komunës së Fushë Kosovës (2000- 2008), e pastaj Këshilltar Politik në Ministrinë e Pushtetit Lokal në Prishtinë (2008-2010) .

Krahas punës gazetarisë dhe angazhimeve politike, intensivisht është marrë edhe me krijimtari letrare dhe publicistike. Ka të botuara librat:

“Zogu i ekspozitës” – poezi për të rritur, “Rilindja”, Prishtinë 1983

“Merrme vëlla përdore” – vjersha për fëmijë, “Naim Frashëri”, Tiranë 1994

“Ora e qoftëlargut” – poezi për të rritur, “Eurorilindja”, Tiranë 1996

“Adresa e dallëndyshes”- vjersha për fëmijë, botoi “Eurorilindja”, 1999

“ Jusuf Uka Bregu” – monografi, “Faik Konica”, Prishtinë, 2004

“Mali i tejdukshëm” – poezi për të rritur, “Spektri”, Prishtinë, 2005,

“Puthjet e puhisë” – vjersha për fëmijë, “Vatra”, Prishtinë, 2007

“Lacrima durerii” (Loti i dhembjes), poezi në gjuhën rumune,”Albanezul”, Bukuresht, 2011.

Etj.

Krijimet poetike të Zogajt janë përkthyer dhe botuar në shumë gjuhë botërore, dhe është përfshirë në 18 antologji të poezisë bashkëkohorë shqipe.

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Shoqatës Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj me seli në Tiranë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...