2020-01-06

Në rast se nuk do të ketë një marrëveshje unë mendoj se Kosova ose do të shkojë drejt zgjedhjeve që do të ishte fatale

Rezultate imazhesh për flori bruqi

Flori Bruqi

Anëtari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork ,zt. Flori Bruqi nga Prishtina  u shpreh se nëse nuk arrihet marrëveshja VV-LDK ka dy rrugë, ose do të shkohet në zgjedhje të parakohshme, ose një alternativë tjetër është edhe qeveria teknike.

Albin Kurti e ftoi t’i dërgojë emrat e ministrave, Isa Mustafa mbledh me urgjencë deputetët

“Në rast se nuk do të ketë një marrëveshje unë mendoj se Kosova ose do të shkojë drejt zgjedhjeve që do të ishte fatale, ose përndryshe do të ketë një qeveri teknike afatgjatë për të zgjidhur problemet. Kemi një ndryshim të madh midis asaj që do populli i Kosovës dhe asaj se çfarë mund të arrihet duke përfsihrë edhe ndërkombëtarët. Faktori ndërkonbëtar është i interesuar për një dialog dhe mbyllja e çështjes me Serbinë”, tha  Bruqi.

Prof.Dr. Islam Lauka, ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë : Duhet shmangur shkëmbimin e territoreve, apo ndarjen e Kosovës ; një popull e komb që nuk di ti mbrojë trojet e veta, nuk mund ta mbrojë as pavarësinë e tij !

Rezultate imazhesh për islam lauka

Gushti, bashkë me rritjen e temperaturës, solli edhe ndezjen e debatit mbi korrigjimin e kufirit me Serbinë, shkëmbimin e territoreve, apo ndarjen e Kosovës. Kjo është e natyrshme, sepse çështjet territoriale janë ndër më jetiket për një komb.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për të disatën herë, u përpoq të bindë opinionin se bëhet fjalë për korrigjim (demarkim) paqësor të kufirit prej 400 km me Serbinë dhe jo për shkëmbim territori, as ndarje të Kosovës; se korrigjimi i kufirit me Sebrinë do të bëjë të mundur bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën si një e drejtë historike e legjitime e shqiptarëve të kësaj zone; se për jetësimin e kësaj të drejte, ai është i gatshëm t’i drejtohet edhe referendumit popullor.



Në mbështetje të tezës së Thaçit janë shprehur Kryetari i “Lëvizjes për Bashkim”, Valon Murati, akademiku Rexhep Qosja, publicisti Baton Haxhiu dhe ndonjë tjetër. Ndryshe nga Thaçi, akademiku Qosja e pranon se bëhet fjalë, jo vetëm për korrigjim kufiri, por edhe për shkëmbim territoresh me Serbinë dhe se me këtë, sipas tij, nënkuptohet lëvizja, ndryshimi i kufirit në skajin verior të Kosovës, por jo ndarja e saj.

Argumentet e mbështetësve të tezës për korrigjimin e kufirit apo shkëmbimin e territoreve me Serbinë, janë këto:


1- Nuk kemi kohë për të pritur, pritja nuk është alternativë. Vonesat do të na kushtonin shumë. Duhet mbyllur kapitulli që do të sillte njohje reciproke dhe marrëdhënie të mira fqinjësore midis Kosovës dhe Serbisë. Korrigjimi a shkëmbimi i territoreve është instrumenti që na çon drejt realizimit të këtij objektivi. Çdo zgjidhje tjetër vë në pikëpyetje pajtimin historik me Serbinë.

2- Është kërkesë e partnerëve tanë strategjikë, Brukselit dhe Uashingtonit, që nëpërmjet dialogut të mundësuar dhe mbështetur prej tyre, të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë. Nëse nuk veprojmë kështu, pason penalizimi i tyre.

3- Nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë, Kosovës i hap rrugën e njohes nga pesë vendet e BE-së dhe shtete të tera në botë, si dhe i mundëson asaj anëtarësimin në OKB dhe në organizata të tjera ndërkombëtare e rajonale, përfshirë BE-në.

4- Shkëmbimi i territoreve me Serbinë bën të mundur bashkimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Kosovën, ndërkohë që, me kalimin e Veriut në Serbi, Kosova “shpëton” nga serbët e asaj zone, që janë kundër integrimit në institutioncet e saj dhe nuk njohin shtetin e pavarur kosovar.

5- Fuqitë e mëdha nuk i kundërshtojnë pajtimet midis dy shteteve edhe nëse ato prekin disa parime të politikës që ato mbrojnë. Marrëveshja e ekuilibruar Kosovë-Serbi është në favor të të gjithëve, përfshirë SHBA-në, BE-në dhe Rusinë.

6- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, janë shtetarët që kanë potencialin dhe kredencialet e nevojshme për të arritur marrëveshjen përfundimtare midis dy vendeve tona dhe shqiptarët e serbët duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi që u është dhënë.

7- Nëse nuk pajtohemi që të shkëmbejmë Luginën e Preshevës me Veriun e Kosovës, shqiptarët do t’i humbasin të dyja.

Në pamje të parë, duket se këto argumente qëndrojnë dhe ne duhet të nxitojmë që të mos e lëshojmë nga dora këtë moment të artë: Serbia na njeh si shtet të pavarur e sovran; pas kësaj vijnë njohjet nga pesë vendet anëtare të BE-së, nga Afrika, Azia e Amerika Latine; Rusia dhe Kina tërhiqen nga vetoja në Këshillin e Sigurimit dhe Kosovës i ofrohet automatikisht ulësja në OKB; Lugina e Preshevës i bashkohet Kosovës, ndërsa territoret e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, me serbët e tyre jo besnikë, kalojnë në përbërje të Serbisë, duke lënë Mitrovicën veriore, Trepçën dhe Ujmanin në përbërje të shtetit kosovar.

Ky është realiteti iluzor që na ofrojnë mbështetësit e tezës së shkëmbimeve territoriale.

Nëse këto argumente i shohim pak më thellë, në dritën e interesave tona kombëtare e shtetërore, duke ua nënshtruar ato një analize kritike dhe racionale, rezulton se ato janë të paqëndrueshme dhe të rrezikshme. Mbi bazën e kësaj analize, në vijim, janë argumentet e mia kundër idesë së përfshirjes së çështjes territoriale në axhendën e bisedimeve Kosovë-Serbi:

1- Dakord që vonesat na kanë kushtuar dhe po na kushtojnë shumë, por ky konstatim nuk duhet të çojë në atë që të përfshihemi në nota paniku e të nxitohemi për të marë vendime të dëmshme. Më mirë të presim kohë më të mira, se sa të përfundojmë tani një marrëveshje të keqe me Serbinë.

Nëse për Serbinë është koha që të nxitohet (hapja e kapitullit nr.35 të negociatave për anëtarësim në BE nuk mund të bëhet pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ndërkohë që në Strategjinë e Zgjerimit të BE-së dhe Progres-raportin e vitit 2018, Serbisë i kërkohet nënshkrimi i marrëveshjes gjithëpërfshirëse, juridikisht të zbatueshme, me Kosovën), për ne është koha e durimit strategjik. Nëse Serbia vërtetë dëshiron anëtarësimin në BE, ajo është e detyruar t’I kryejë këto “detyra”, pa qenë nevoja e diskutimit të çështjeve territoriale. Alarmit të Serbisë, nuk ka pse t’i bashkohen shqiptarët.

2- Siç kam theksuar në shkrimin tim të javës së kaluar, dëmi më i madh që i shkaktohet Kosovës me futjen ne axhendën e bisedimeve të problemeve territoriale, është rihapja e çështjes së saj, kthimi prapa në kohë, në vitet 2005-2007, në periudhën e proçesit të statusit, ku midis shumë alternativave u diskutua edhe ajo e ndarjes së Kosovës.

Riaktivizimi i kësaj teme, tani, në dialogun Kosovë-Serbi, do të thotë t’u vihet kryq parimeve themelore të Grupit të Kontaktit për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës, të miratuara me 14 nëntor 2005, të rikonfirmuara në mbledhjen e tij të datës 31 janar 2006, mbi bazën e të cilave u hartua Plani Ahtisaari dhe që, më vonë, u mishëruan në Kushtetutën e Kosovës. Sipas këtyre parimeve, nuk do të ketë ndarje territoriale të Kosovës, as bashkim me një vend a pjesë të një vendi tjetër.

3- Pavarësisht planeve a dëshirave të Hashim Thaçit, Rexhep Qosjes, etj., qëllimi i Beograti në dialogun Kosovë-Serbi, është, jo që të bihet dakort për shënjimin (demarkimin) e kufirit me Kosovën, siç thotë Thaçi, as shkëmbimin e Luginës së Preshevës me komunat e Veriut, siç shprehet Qosja, por të përfitojë territorialisht në kurriz të Kosovës, para se të arrihet nënshkrimi i marrëveshjes përfundimtare me të, që do të çojë në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Këtë synim Beogradi e ka bërë të qartë publikisht, nëpërmjet Presidentit Vuçiq, Ministrit të Punëve të Jashtme, Daciq, etj.

Siç dihet, Serbia nuk e njeh Kosovën e pavarur, por e konsideron atë krahinë të saj. Këtë e ka të sanksionuar edhe në preambulën e Kushtetutës. Si kusht të njohjes, eksplicite ose implicite, të shtetit të ri, ajo kërkon bashkimin me Serbinë të territorit të Kosovës, në veri të Ibrit dhe, në pamundësi të realizmint të këtij obiektivi, dhënien e kompetencave ekzekutive Asiocacionit të Komunave me Shumicë Serbe (AKS). Kur flet për korrigjim ose shkëmbim territoresh, Beogradi ka parasysh, në rastin më të mirë, vetëm disa fshatra të Luginës, në rastin më të keq, mbase, edhe vetë qytetin e Preshevës, por është naive të mendohet se ai do të heqë dorë nga Lugina e Preshevës, në tërësi, e cila paraqet interes gjeostrategjik jetik për Serbinë.

Në politikën e jashtme, si rregull, është vështirë të arrihet realizimi i plotë i objektivave të këtij, apo atij aktori. Edhe të mëdhenjtë që, sipas Tukididit, bëjnë atë që duan, shpesh dështojnë në planet e tyre. Të vegjëlit, që po sipas këtij autori, bëjnë atë që u thonë, e kanë akoma më të vështirë të realizojnë objektivat e tyre. Përgjithësisht, ajo që ata arrijnë është një rezultante, pasojë e ndërveprimit të shumë faktorëve, të brendshëm dhe të jashtëm.

Në gjykimin tim, përfshirja e çështjeve tërritoriale në axhendën e dialogut Kosovë-Serbi, në situatën aktuale të botës së trazuar, do ketë si rezultante dëmtimin e rëndë të interesave kombëtare e shtetërore të Kosovës, në favor të interesave serbe. Me shumë gjasë, kjo rezultante do të ketë trajtën e ndarjes së Veriut të Kosovës, ose dhënien e kompetencave ekekutive AKS-së, që, në thelb, është e njëjta gjë.

Marrja nga Kosova e një pjese të Luginës së Preshevës, këtej hekurudhës, nuk e zgjidh problemin e saj, përkundrazi, e komplikon më tepër atë. Si do zgjidhet problemi i fshatrave shqiptare përtej hekurudhës, të banuara nga mijëra shqiptarë?

4- Në aspektin gjeostrategjik, me kalimin e Veriut në përbërje të Serbisë, Kosova humb vargmalet e Kopaonikut. Duke i falur Malit të Zi Qafën e Çakorrit dhe Serbisë këto vargmale, Kosova, në fakt, u ofron avantazhe të dukshme gjeostrategjike fqinjëve të vet, të cilët, në rrethana të caktuara, mund ti shfrytëzojnë kundër saj. Edhe në rastin e Luginës së Preshevës, nëpër të cilën kalon Korridori 10, “korrigjimi” i kufirit mund të çojë në shkëputjen përfundimtare të këtij korridori nga Lugina, gjë që përbën një dobësim tjetër të pozitave gjeostrategjike të faktorit shqiptar.

5- Në aspektin gjeoekonomik, është fakt i njohur, tashmë, që Veriu i Kosovës, me nëntokën e tij, është ndër zonat më të pasura të Kosovës, për të mos thënë më e pasura. Në atë zonë ndodhet edhe ujëmbledhësi i Ujmanit, me rëndësi jetike për Kosovën. Thënë më shkoqur, Veriu i Kosovës është element strukturor i fuqishëm dhe i domosdoshëm mbi të cilin mbështetet aftësia e Kosovës për të jetuar si shtet i pavarur dhe sovran.

6- Korrigjimi apo shkëmbimi i territoreve rrezikon të shkaktojë përçarje brenda Kosovës, por edhe në shkallë kombëtare. Në shoqërinë kosovare mungon konsensusi për këtë çështje. Përkundrazi, ajo është e polarizuar keq: në njërën llogore mbështetësit e Thaçit, dukshëm më të paktë në numër dhe, në tjetrën, kundërshtarët e tij, që përbëjnë shumicën. Kjo situatë është edhe në rrafsh kombëtar, por këtu kemi edhe një element tjetër negativ- futjen e pykave midis shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe atyre të Kosovës. Shqiptarët e Luginës janë kundër bërjes kurban të Veriut për hir të bashkimit të pjesshëm të territoreve të tyre me Kosovën, duke i bërë ata përgjegjës për humbjen e tokave mbi lumin Ibër.

7- Nuk ka asnjë garanci që Fuqitë e Mëdha do të përkrahin një marëveshje serbo-kosovare të bazuar në ndryshime territoriale. Mbështetësit e kësaj teze lënë të kuptohet se SHBA, BE dhe Rusia nuk janë kundër. Qëndrimin e SHBA-së, ata e lidhin me presidencën e Trampit dhe prirjen e tij për miratimin e ujdive dypalëshe, që gjë është e vërtetë, por ata harrojnë që Amerika nuk është vetëm Presidenti, sado kompetenca që të ketë ai, ata harrojnë që “shteti i thellë” amerikan, kur bëhet fjalë për qëndirme parimore, për të cilat ka investuar gjatë, siç ka ndodhur në Kosovë, nk ndryshon lehtë. Aq më pak, mund të ndryshojë BE-ja, e cila është e ndërtuar mbi parime krejt të tjera, jo etniko-territoriale.

Qëndrimi i Rusisë është më kompleks. Ajo ka dëshmuar se zhvillon politikë pa parime, pa moral, dhe në shkelje të ligjit ndërkombëtar. Është pa bazë argumenti i mbështetësve të tezës së shkëmbimit të tërritoreve, sipas të cilit, Moska do të përkrahë marrëveshjen Kosovë-Serb, sepse i duhet një precedent për të zgjidhur problemet e saj në hapësirën pas-sovjetike. Rusisë nuk i duhet precedentët. Ajo i krijon vetë ato, nëpërmjet fuqisë ushtarake, siç ka vepruar në Ukrainë, në Gjerogji, etj. Precedentëve u referohen të vegjëlit, ata që nuk kanë fuqi, siç bën Thaçi me marrëveshjen Holandë-Belgjikë, dy shtete mike dhe aleate, për një mikroterritor prej 19.3 hektarë, që nuk ka asnjë lidhje me rastin që diskutohet midis Kosovës dhe Serbisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, gjatë vizitës së saj në Beograd, më 10 gusht 2018, deklaroi se Kosova është çështje e brendshme e Serbisë, por edhe ndërkombëtare (edhe e Rusisë, IL), dhe se qëndrimi i Moskës për këtë çështje bazohet në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, të cilën, sipas saj, deri tani, askush nuk e ka revokuar. Që do të thotë se pajtimi i Serbisë me Kosovën nuk sjell domosdoshmërisht mbështetjen e Moskës për Beogradin dhe as pranimin automatik të Kosovës në OKB. Është filtri i interesave të Fuqisë së Madhe ruse që vendos në këtë çështje.

Nuk përjashtohet që, për hir të këtyre interesave, Kremlini ta mbështesë pajtimi serbo-kosovar, duke qenë i bindur që marrëveshja e tyre do ta destabilizojë më tej Ballkanin, sepse kështu Rusia siguron praninë dhe ndikimin e vet në rajon. Siç thotë populli, qeni i keq sjell ujkun në torishtë.

8- I diskutueshëm është edhe argumenti që marrëveshja Kosovë-Serbi hap rrugën e njohjes së saj nga pesë vendet e BE-së dhe shtetet e tjera në botë, si dhe atë të integrimit në organizata ndërkombëtare e rajonale, përfshirë BE-në. Rasti i Katalonjës është i freskët. Vështirë të përfytyrohet që në këtë situatë Madridi të pajtohet me një marrëveshje që saknsionon “pëlqimin” e qendrës për “shkëputjen” e periferisë së saj. Qipro ka deklaruar hapur se nuk do ta njohë shtetin e ri edhe në rast të marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë.

Sa i takon integrimit në Europë, vetë Brukseli është i përçarë midis konceptit të Makronit të thellimit të integrimit të Bashkimit Europian ekzistues dhe atij të Merkelit, që nuk e përjashton zgjerimin me anëtarë të rinj. Pajtimi serbo-shqiptar është i pafuqishëm për të ndryshuar diçka në këtë drejtim. Edhe sikur, ta zëmë, se përfundimi i marrëveshjes me Serbinë do të ndikonte pozitivisht, integrimi Europian i Kosovës nuk mund të justifikojë humbjen e territorit në veri. Organizatat rajonale janë të përkohshme, toka është e përjetshme.

Analiza racionale të çon në përfundimin që zgjidhjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë duhen kërkuar brenda kufijve ekistues, të njohur ndërkombëtarisht, pa cënuar rendin kushtetues në vend dhe pa destabilizuar situatën në rajon e më gjerë. Marrja e vendimeve nga udhëheqësit politikë mbi baza emocionale, intuitive, pa marrë në konsideratë arugmentet, faktet, përvojat historike, si dhe kapacitet dhe aftësistë mobilizuese të shtetit për t’i sendërtuar ato, e çon atë shtet në theqafje. i tillë është vendimi që në dialogun Kosovë-Serbi të diskutohen çështjet territoriale.

Forcat politike dhe intelektuale shqiptare duhet t’u kundërvihen me vendosmëri këtyre përpjekjeve që dëmtojnë seriozisht interesat tona shtetërore e kombëtare. Akademia e Shkencave të Kosovës duhet të dalë me mendimin e vet instituticional për këtë çështje madhore, jo secili anëtar në krye të vet. Këtë gjë duhet të bëjnë edhe institucione e tjera shkencore në Kosovë, por edhe në Shqipëri. “Babai” i pajtimit shqiptaro-serb, kryeministri Edi Rama, duhet të dalë nga pozicioni i strucit, për të dhënë edhe ai mendimin e tij për këtë çështje të mprehtë. Durimi strategjik nuk do të thotë pasivitet strategjik, përkundrazi, mobilizim të të gjitha forcave të shoqërisë, të shteteve tona dhe të mbarë kombit tonë për të shmangur një të keqe të madhe, si humbja e territorit shqiptar.

Bashkimi me Kosovën i Luginës së Preshevës, të cunguar, do të thotë që shqiptarët, jo vetëm do të mbesin pa Luginën dhe pa territoret në veri të Ibrit, por rrezikojnë të mbesin edhe pa shtetin e tyre të konsoliduar dhe funksional. Është momenti i provës për të gjithë ne, i cili do të dëshmojë a e meritojmë pavarësinë e fituar. Një popull e komb që nuk di ti mbrojë trojet e veta, nuk mund ta mbrojë as pavarësinë e tij.



Islam Lauka ka lindur më 18. 06. 1954 në Bytyç të Tropojës. Eshtë diplomat i njohur karriere, studiues dhe autor i disa veprave shkencore.



Në vitin 1976, ka përfunduar Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë.

 Në vitin 1982, përfundoi kursin e lartë të filozofisë, ndërsa në vitin 1986, atë të diplomacisë.

Pas disa viteve punë 1976-1981, si mësimdhënës, në Lekbibaj dhe Bytyç, të rrethit të Tropojës, si dhe drejtues i Komitetit të Rinisë në po këtë rreth (1982-1985), në shtator të vitit 1985, transferohet në Tiranë, në sistemin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në fillim, si i atashuar, referent, shef sektori, ndërsa në vitin 1991, emërohet sekretar i parë dhe, më vonë, i ngarkuar me punë i Ambasadës së Shqipërisë në Moskë.Në vitin 1994, mbrotji doktoraturën në politologji, në Akademinë Diplomatike të Moskës, në Rusi.

Pas kthimit në atdhe, në vitin 1996, jep dorëheqjen nga Ministria e Jashtme dhe deri në vitin 2005 merret me aktivitet privat. 

Në vitin 2005, rikthehet në MPJ, duke kryer detyra të rëndësishme si, Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë Rajonale, Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Organizatave Ndërkombëtare dhe Drejtor i Bordit të Institutit të Diasporës.

  Në vitin 2009, emërohet Ambasador i Shqipërisë në Kosovë.Në periudhën shtator 2013 - mars 2014 ka kryer detyrën e Dekanit të Trupit Diplomatik, të akredituar në Prishtinë. Pas përfundimit të mandatit të tij si ambasador, në mars 2014, transferohet në Tiranë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me gradën diplomatike Ministër Këshilltar, ku qëndroi deri në mars 2015. Aktualisht, është ligjërues në UBT dhe Kolegjin Fama, në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombtare. Nga viti 2003, është Presidenti i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikano – Britanike dhe nga viti 2005 Drejtori Institutit Shqiptar të Studimeve Politike. Ka marrë pjesë në dhjetëra konferenca ndërkombëtare dhe ka botuar artikuj të shumtë shkencorë, kryesisht, për çështjen e Kosovës, në shtypin vendor dhe atë të huaj.

Veprat

Vepra kryesore e tij është “Kosova, rast universal apo sui generis” e botuar në vitin 2007, në disa gjuhë të huaja. Në këtë libër, Lauka polemizon, kryesisht, me autorë rusë, rreth “precedentit” të Kosovës, duke i hedhur poshtë pretendimet e tyre për analogji të rastit të Kosovës me “konfliktet e ngrira” në hapsirën e ish Bashkimit Sovjetik dhe duke argumentuar shkencërisht që Kosova është një rast i veçante, i cili kërkon zgjidhje të veçantë dhe se nuk ka alternativë tjetër, veç pavarësimit të saj.

Libra të tjerë:

“Evoluconi i problemit të Kosovës dhe gjendja e tij aktuale (1994)

“Shkëputja e Kosovës nga Rusia” (2007)

“Kosova e pavarur ose dështimi i kryqëzatës ruso-serbe” (2011)

Bashkëautor i librave:

“Shqipëria në arkivat ruse” (2006)

“ Antologjia e kryqëzimit: qëndrimi rus ndaj çështjes shqiptare, 1878-2012”(2012)

Botues:

“Toni Bler për shqiptarët " (Ramiz Lushaj, 2001)

“Marrëdhëniet shqiptaro-hebraike” (Haxhi Bajraktari,2009)

“Medlin Ollbrajt- misionarja e Kosovës (Fatbardha Lauka, 2011)


Është shpallur dy herë qytetar nderi, fillimisht në komunën e Bytyçit (2010) dhe në Bashkinë e qytetit të Bajram Currit (2015), në të dyja rastet me motivacion të njejtë – për argumentimin shkencor dhe mbrojtjen diplomatike të çështjes së Kosovës, si dhe lobimin për njohjen e saj si shtet i pavarur dhe sovran.

Flori Bruqi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë kundër shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi.

Edi Rama: SHBA dhe BE janë kundër shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi; historitë se unë do ta ndaj Kosovën, janë përralla për të përhapur urrejtje!


Rama këtë deklaratë e ka bërë në emisionin “Real Story” pikërisht në ditën kur presidenti amerikan, Donald Trump, ka emëruar si të dërguar për dialogun ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell.


Ai deklaroi se nuk është as për ndarje të Kosovës dhe as për ndryshim kufijsh, kurse akuzoi opozitën se ajo vetëm nxin me ato që deklaron për Kosovën.


“Të gjitha historitë që gjoja se unë do ta ndaj Kosovën janë përralla që bëhen këtu për të përhapur urrejtje. Kosova dhe Mali i Zi sot kanë marrëdhënie shumë të mira. Këtu kemi një sërë protagonistësh që janë gati ta fusin në hell Shqipërinë, Kosovën vetëm që ta nxijnë. Kosova dhe Serbia duhet ta mbyllin këtë çështje dhe patjetër që Serbia ta njohë Kosovën. Unë jam kundër shkëmbimit të territorit dhe jo kufi me vija etnike. Kancelarja Merkel kishte keqkuptime nga këta dhe Merkelin e kam sqaruar për idetë e mia dhe ajo më tha se është dakord. SHBA-ja dhe BE-ja janë bashkë kundër shkëmbimit të territoreve”, tha Rama në intervistë me gazetarin Sokol Balla.

Donika Jusuf Gërvalla, i del krah Prof.Dr.Vjosa Osmanit: Përpjekja e klaneve të neveritshme brenda LDK-së për ta asnjanësuar znj. Osmani e dobëson shumë këtë parti


Fotografia e profilit të Donika Gërvalla-Schwarz

Vajza e poetit, këngëtarit lirik, veprimtarit, atdhetarit dhe dëshmorit të kombit Jusuf Gërvalla nga Duboviku, Donika Gërvalla, ka shkruar sonte një status n ku ka folur për gjendjen në Kosovë dhe deklaratën e nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani dhënë në mëngjes se do të konsiderohej gabim “historik mos arritja e një marrëveshje në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës”

Fotografia e Vjosa R. Osmani

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani tha sot se do të ishte gabim historik nëse nuk arrihet një marrëveshje për koalicion me VV për qeverisjen ardhshme.Pas këtij reagimi, ka ardhur edhe reagimi i Donikës e cila i ka dal në krah znj. Osmani.

Ajo madje ka shkuar më larg duke folur për klane brenda partisë më të vjetër në Kosovë.

“Shumë e vërtetë! Gabim historik me pasoja të rënda për vendin. Përpjekja e klaneve të neveritshme brenda LDK-së për ta asnjanësuar znj. Osmani e dobëson shumë këtë parti, e cila megjithatë ende bart shpresat e një shtrese të gjere të shqiptarëve në Kosovë. Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, znj. Vjosa Osmani e ka cilësuar si gabim historik mos arritjen e një marrëveshje në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Donika Jusuf Gërvalla-Schwarz.

Kuriozitetete nga Ari Ukimeri


Fotografia e Ari Ukimeri

ARI UKIMERI



Makina e parë në botë.

Makina e parë në botë është e tipit Mercedes Benz, e cila u krijua në vitin 1885, dhe kishte një shpejtësi prej 16 km/h.

BE-ja dhe anëtrësimi.

Pas përfundimit të luftës së dytë botërore, Britania e Madhe ishte ndër vendet e para që kishte paraqitur kërkesën e saj për anëtarësim në BE. Mirëpo, presidenti i atëherëshëm francez CHARL DE GOL, kishte deklaruar që Britania nuk mund të jetë pjesë e këtij institucioni aq të rëndësësishëm. Duke theksuar që nuk e duam një KAL TË TROJËS në mesin tonë.

Gjuhët dhe Njeriu.

Azia si kontinenti i zbulimeve të shumta shkencore dhe religjoze njihet edhe për zhvillimin e gjuhëve të ndryshme në botë. Ndër gjuhët që fliten në këtë continent janë; Altaike, Turkike, Mongole, dhe Turquze. Të gjitha këto gjuhë që fliten, të përbashkëta i aknë zanort dhe bashkëtingëlloret.

Arabia Saudite

Është gadishulli më i madh në Azi. Njihet si ndër vendet më të zhvilluara si në shkencë, ekonomi dhe religjion. Vlen të përmnedet se është ndër vendet e rralla që nuk kanë lumenjë.

Alfabeti i Hawai

Ky shtet gjindet në SHBA. Karakteristikë e këtij shteti është alfabeti i tij. Gjithësej ky alphabet numëron 13 shkronja.

Nepali

Ky shtet aziatik ka një shtrirje të volitshme gjeografike. Gjithmonë në të ka patur luftëra për çështje territorial. Poashtu, shquhet edhe për çshtje religjioze. I vetmi shtet në botë ku adhurohet një hyjni femërore – Perëndesha Kumari.

San Marino

Është i vetmi vend në botë, ku ka më shumë makina sesa njerëz. Gjithësej ka 3300 makina.

Gazeta e parë në botë.

Ndër shekuj, njerëzit janë njoftuar në forma të ndryshme. Ndërsa në vitin 1605, u shtyp gazeta e parë në botë. Për herë të parë njerëzit u njoftuan mbi ngjarjet dhe informacionet që tregojnë gjendjen e botës. Sot, njerëzit marrin informata përmes TV, Internetit dhe mjeteve të ndryshme të informacionit.

Tempulli i parë monotheist në botë

Ndërsa tempulli i parë monoteist hebre, llogaritet të jetë ai i mbretit Solomon. Tempulli i Solomonit. Sipas liturgjisë hebreje, Solomoni ishte dijetarë, dhe mbret në Izrael. Hebrenjtë mbështeten në sintagmën: Kemi prejardhje Abrahamike dhe dije Solomonike.


Liritë dhe të drejtat e njeriut në Egjiptin e Lashtë


- Në Egjiptin e lashtë, rol të rëndësishëm luante edhe barazia gjnore. Qysh atëherë, meshkujt dhe femrat kanë patur të drejta të barabarta. Të drejtat pronësore ishin primare atje. Femrat kishin të drejtën e prnoës, të shisnin ato, të blenin toka të ndryshme. E gjithë kjo tregon rolin dhe ndikimin e femrës në vendim-marrje si dhe të drejtën e trashëgimisë.

Kulla e Babelit


- Kulla e parë në botë, është ajo e Babel-it. Njerëzimi e kishte ndërtuar atë për ta arritur qiellin. Në librin e Zanafillës shkruan kështu: Njerëzit donin ta mbërrinin qiellin. Kështu, vendosën ta ndërtonin një Kullë, përmes së cilës të arrinin lartë. Mirëpo, Perëndia duke e parë këtë gjest jot ë mirë të tyre, vendosi të shkatërroi atë (Kullën). Kjo ndikoi që njerëzit të shpërndaheshin kudo në botë,dhe të krijonin gjuhë dhe zakone të reja.


Njerëzit e parë në botë

Emrin e tyre e morën sipas luginës së Neander të Gjermanisë në vitin 1856. Njerëzit e parë jetuan në vitet 130.000 – 30.000. Poashtu, ishin njerëzit e parë që realizuan apo bënë ritet e para të varrimit kur vdisnin njerëzit.

Kontinenti Afrikan

Kontinenti afrikan apo kontinenti zi ka një pozitë të mirë gjeografike. Kontributi që kanë dhënë shtetet si Egjipti i lashtë janë të pakrahasueshme. Gjuhët, kultura dhe ritet fetare zënë nëj vend të veçantë jo vetëm në këtë vend po në mbarë botën. Gjithësej në këtë kontinet janë mbi 850 gjuhë. Ndër më të njohurat janë; Gjuha Berbere, Çadike, Kushitike dhe ajo Semitike.


Njeriu Sundimtar

Ndër vite, bot aka njohur sundimtarë të ndryshëm. Nabukodonosori, ishte një sundimtar dhe mbret i Babilonisë. Njihet edhe si ndërtuesi më i madh në historinë e njerëzimit. E rindërtoi qytetin e tij me mure të forta dhe të trasha, me qëllim të mbrohet vendi i tij nga pushtuesit. Poashtu, tempujt e ndryshëm dhe ndërtimet e ndryshme e bënë ndër mbretërit më të famshëm në botë. Njihet ndryshe edhe si pushtuesi më i madh i Palestinës.


Fshati ABUS SIMBEL

Sa herë flasim për Egjiptin e lashtë na bien në mend Piramidat, Faraonët dhe çdo gjë tjetër që lidhet me botën antike. Ky vend njihet edhe për luftën e parë botërore. Kjo luftë u zhvillua në mes egjiptianëve qëudhëhiqej nga Faraoni Ramsesi II dhe fisit HITIT të izraelit që njihet me emrin BETEJA E KADESHIT. Lufta në fjalë rezultoi me fitoren e egjiptianëve të vjetër. Përveç fitores, u ndërtuan dhe tempuj të ndryshëm ndër ta edhe ABUS SIMBEL. Në bazë të këtij tempulli, edhe fshati mori të njëjtin emër.


PAPA GUIENA E RE

Ky shtet luan një rol të rëndësishëm në historinë ë gjuhëve. Është i vetmi shtet në botë, në të cilin fliten 820 gjuhë. Poashtu, është i vetmi shtet në botë, që ka kulturën, gjuhët e veta, traditën dhe religjionin e tij, dhe që nuk ndikohet nga asnjë shtet tjetër i botës.

Monaco - Shteti më i vogël në botë.

Monaco është shteti më i vogël në botë. Gjithësej ka 38.000 banorë. Llogaritet të jetë më i vogël se Central Park në NEË YORK (SHBA).


BESIMI DHE NJERIU

Isak Njutoni llogaritet ndër shkencëtarët më me nam në historinë shkencore në botë. Njihet për teorinë e relativitetit. Është ndër shkencëtarët e parë në botë që ksihte besuar në egzistencën e Zotit. Edhe pse ishte kritikuar nga kolegët e tij shkencëtar për qasjen ndaj fesë, ai mori një shembull pse duhet besuar në ZOT. Ai përdori këtë metodë; mori një magnet dhe disa fluska pluhuri. Në momentin kur afroi magnetin afër fluskave, u kapën menjëherë fluskat pas mngetit. Kjo ishte shembulli që Njutoni ua tregoi kolegëve të tyre. Sikur fluskat që mblidhen në magnet, edhe ne mblidhemi rreth Zotit, sepse jemi krijesa HYJNORE.

Buzët dhe njeriu

Buzët janë organet më të ndjeshme në trupin e njeriut. Përmes tyre, njeriu arrin që të shqiptojë fjalët dhe të komunikojë me njerëz. Në këtë organ gjindet mbi 1 milion nerva, që përmes tyre arrihet qëllimi i shumëfishtë në trupin tonë.

Aton – shkurtesë e çfo gjëje.

Në egjiptin e lashtë, ishin të krijuara shumë kultura. Besimet kanë luajtur një rol të rëndësishëm në kë vend. Pothuajse, politezimi kishte kapluar çdo gjë aty. Një fakt interesant në egjipt na tregon, që dielli (planet), I thonin Aton. Të gjithë faraonët që kishin sunduar Egjptin, e merrnin prapashtesën ATON. Psh; gruaja e parë që është bërë perëndeshë, Ankesenamon, kishte ndërruar emrin në ANKESENATON. Edhe faraoni AMON (Faraon politeist), nga Amon kishte bërë emrin në Aton.

ARI UKIMERI, PRIZREN.





Një “panteon” me vlera mbarëkombëtare*


Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D-AAAS



Dy fjalë për veprën më të fundit të shkrimtares, publicistes dhe studiueses së talentuar Vilhelme Vranari Haxhiraj, me titull “Elitat e Mohuara… Krenari Kombëtare”, të prezantuar më 10 gusht 2019 në mjediset e Universitetit “Pavarësia”, Vlorë

Nder dhe respekt të veçantë për shkrimtaren, poeten, publicisten e shquar dhe hulumtuesen këmbëngulëse të kombit shqiptar, zonjën Vilhelme Vranari Haxhiraj, për këtë ikonë të kulturës sonë kombëtare, e cila, me punën e saj të shkëlqyer kërkimore, ka hyrë thellë në rojtinat e historisë dhe ka nxjerrë në dritën e diellit personalitete të shquara të kombit shqiptar, duke filluar që nga periudha e mesjetës.
Kur njihet me këtë vepër madhore të kulturës sonë kombëtare, e cila ka dalë nga një penë e talentuar, lexuesi e përfytyron zonjën Vilhelme si një alpiniste të shkathët, që ka filluar t’u ngjitet me vendosmëri shpateve të maleve të thepisura, për të arritur deri në kreshtat e tyre, atje ku prehen ato 77 figura të ndritura të kombit shqiptar.
Pikërisht kjo këmbëngulje shembullore e zonjës Vilhelme, kjo vendosmëri e paepur e karakterit të saj burrëror, të kujton një thënie fort kuptimplote të Tomas Higinson(Thomas Higginson - 1823-1911) personalitet i shquar amerikan, luftëtar i vendosur për heqjen e skllavërisë dhe për bashkimin e shteteve amerikane, i cili thoshte:
“Njerëzit e shquar rrallë përfaqësojnë maja të vetmuara malesh, ata përfaqësojnë më shpesh maja kreshtash malore”.
Dhe me të vërtetë, të 77 figurat e shquara, në penën e zonjës Vilhelme, përfaqësojnë një kreshtë malore plot hijeshi.
Zonja Vilhelme, me veprën e saj të shquar, hodhi hapin e parë në nderim të Elitave të Mohuara. Për këtë ajo e meriton të përgëzohet dhe të falënderohet përzemërsisht. Ajo arriti të përfshijë në këtë libër 77 figura nga e kaluara jonë historike. Studiuesit dhe hulumtuesit e tjerë duhet ta vazhdojë veprën e saj për nxjerrjen nga harresa edhe të shumë figurave të tjera të shquara të kombit shqiptar.
Kjo vepër e zonjës Vilhelme mund të vlerësohet pa mëdyshjen më të vogël si një panteon i shkëlqyer që ajo u ka ngritur 77 figurave të nderuara mbarëkombëtare. Ne, për fatkeqësinë tonë kombëtare, nuk kemi panteon, ku të prehen eshtrat e njerëzve të shquar të kombit tonë. Këtu në Vlorën tonë të lashtë sa vetë jeta e kombit shqiptar, duhej të qe ngritur me kohë panteoni i 40 firmëtarëve të Pavarësisë, ku në çdo përvjetor të shpalljes së saj, ne të shkonim dhe të përuleshim me nderim para vendprehjes së eshtrave të tyre.
Ne nuk e kemi panteonin e personaliteteve të nderuara, të cilat, në vitin 1908, u mblodhën në qytetin e Manastirit dhe nxorën nga humnerat e lashtësisë iliriane alfabetin e gjuhës shqipe, që nuk është aspak alfabet latin, siç thonë mjaft intelektualë të painformuar, por është alfabet ilirik, siç e ka pohuar vetë shkencëtari i shquar i lashtësisë romake Plini Plaku (23-79 e.r.) në veprën me titull “Historia e natyrës” (Naturalis Historiae), ku shkruan:
“Ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”.
Pra, zonja Vilhelme, me këtë vepër madhore, e cila, në këndvështrimin tim, shërben si “tafta mbi kadife” në krijimtarinë e saj të pasur në fushën e letërsisë artistike, të publicistikës shëmbullore nacionaliste dhe të memorialistikës sonë kombëtare, ka nderuar veten e saj dhe, tërthorazi, i ka dhënë një sinjal klasës politike shqiptare, që t’i thërrasë mendjes dhe të kujtohet të ngrejë panteonin madhështor në nderim të njerëzve të shquar të kombit tonë, ashtu siç i kanë ngritur shtetet e tjera në kryeqytetet e tyre.
Le të shpresojmë që pena të tjera të talentuara, të cilat nuk i kanë munguar kurrë kombi shqiptar, do të vazhdojnë ta pasurojnë panteonin e parë që ngriti zonja Vilhelme për 77 figurat e nderuara të këtij libri jashtëzakonisht mbresëlënës.
Jemi kombi më i vjetër i kontinentit, kemi gjuhën shqipe që është themeli i gjuhëve evropiane. Për këtë na kanë vlerësuar lart personalitete të shquara të kulturës evropiane. Studiuesi i talentuar Fotaq Andrea që jeton dhe punon në Strazburg, ka botuar para disa vitesh një vepër madhore prej 767 faqesh, me titull “Pena të arta franceze për shqiptarët”. Prandaj zonja Vilhelme, me këtë vepër, e radhit veten pranë atyre personaliteteve, mes të cilave po përmend vetëm dy personalitete të shquara gjermane.
DijetariLeibnici (Gottfried Wilhelm Leibniz (1646 - 1716), ka thënë:
“Në qoftë se duam të dimë historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet t'i drejtohemi gjuhës shqipe”.
Studiuesi Johan Turhan, në librin me titull “Kërkim në histori”, të botuar në Lajpzig në vitin 1774, ka deklaruar:
“Asnjë popull tjetër i botës, në të cilën jetojmë, nuk është aq i panjohur për Evropën Perëndimore, për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, se shqiptarët. E megjithatë, ai është populli kryesor i botës së lashtë e të rëndësishme që çdo historian do të donte ta njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëtitë e mëdha në historinë e vjetër dhe të re të Evropës”.
Figura e shquar e zonjës Vilhelme, e cila vetë përfaqëson një elitë të nderuar të kombit shqiptar dhe që e meriton t’i kushtohet një vepër biografike profilit të saj intelektual, më sjell në kujtesë një thënie të Gjergj Brandesit (Georg Morris Cohen Brandes - 1842-1927), studiues i letërsisë dhe publicist danez, teoricien i natyralizmit.
“Njeriu i shquar asnjëherë nuk përfaqëson bilancin e qytetërimit ekzistues. Ai përfaqson burimin dhe fillimin e një gjendjeje të re të qytetërimit”.
Kjo vepër e pasuron me dinjitet thesarin e kulturës sonë kombëtare dhe mendoj që Vlora, duke filluar nga institucioni i Bashkisë dhe komuniteti i shkrimtarëve vlonjatë, t’i përcjellin Presidentit të Republikës propozimin për t’i akorduar Zonjës Vilhelme titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

2020-01-05

ARBEN BAJRAKTARAJ (1973-)


 

Arnen Avdyl Bajraktaraj, lindi në Isniq, më 29 janar 1973. Shkollën fillore e kreu në “Liria” të Isniqit (tash Shkolla fillore “Isa Boletini”, në Isniq).

Në fëmijëri dhe adoleshencën e hershme djaloshi nga Isniqi i Dçanit teksa shkonte me bagëti në bjeshkët e bukura, eposi kreshnik dhe bukuria natyrore e tyre e lidhën ngushtësisht me letërsinë. Aty ndër bjeshkët e Roshkodolit do të lexonte shumë e do të njihej me historinë, adhuronte heronjtë që kanë bërë historinë, të cilët do të mbeteshin në kujtesën e djaloshit dhe do i ruante ato si "relike" të çmuara dhe idhujt e tij, udhërrëfyes për të ardhmen e karrierës së tij….

Ndërsa shkollën e mesme e kreu në Maribor të Sllovenisë, ku mori dhe mësimet e para për teatër.
Shkollimin e mëtejshëm e vazhdon në Paris, në “Acting International” me profesorin Robert Cordier.
Arben Bajraktaraj është bërë tashmë një aktor me përmasa evropiane, i njohur për rolet e tij në pjesën e parë të filmit amerikan "Taken", krahas aktorit të shquar, një nga yjet e Hollywood-it Liam Nelson dhe në dy seritë e "Harry Potter". Victor Hugo që në ekzil shkroi veprën e tij romantike “L’Homme qui rit” (Njeriu që qesh) pasi u largua nga Franca në Angli dhe novela do të botohej më 1869. Prej kësaj kohe tre regjisorë do të tentonin që këtë vepër, të cilësuar si “mrekullia romantike e Hugos”, ta shkrinin në shirit filmik. Herën e fundit një film i bazuar në rrëfimin e “Njeriu që qesh” ka qenë ai i regjisorit Jean Kerchborn.

Dyzet e një vjet më vonë, regjisori tjetër francez Jean-Piere Ameris i ka hyrë të njëjtës punë. E njëri prej roleve kryesore në këtë film, xhirimet e të cilit tashmë kanë nisur është rezervuar për aktorin kosovar që jeton në Francë, Arben Bajraktaraj.

Mes tjerash interpretoi rolin e Starzynask-it në filmin “Çelësi i Sarës” (2010), që trajton fatin e një familjeje hebreje gjatë Luftës së II Botërore në Francë, pastaj rolin e Hardquanonn-it në adaptimin e romanit të Viktor Hygosë “Njeriu që qesh”(2012), në regji të Jean –Pierre Amerist. Rolin e Darkos në filmin “Liria”(2009), të regjisorit Tonny Gatliff, si dhe ka luajtur në filmat ”Perënditë dhe njerëzit”, (çmimin “Grand Prix”, Kanë 2010), ”Polisse” (çmimin e jurisë, Kanë 2011) etj. Në Kosovë ka luajtur rolin kryesor në filmin “Heroi” (2010), në regji të L. Kryeziut, si dhe në filmat e shkurtër ”Ballkoni”, (2013) të L. Zeqirajt. Arben Bajraktaraj ka luajtur edhe në shfaqje të shumta teatrore në Francë (“Cubat” e Schillerit, ”Ikja” e Gao Xinjangut, “Roberto Zucco” të Koltesit, “Atentati” i Yamina Khadra-së, “Superstar”, etj). Bajraktaraj, si aktor i madh shquhet edhe në Kosovë e Shqipëri, (“Udhëtimi në Unmikistan”, ”Radio Iliria”,etj.

Arben Bajraktaraj, aktori kosovar që po bënë nam në Francë e më gjerë, vazhdon të mbetet me të dy këmbët në tokë. Ai për Floripress ,me dashuri e kujton Isniqin e tij, dhe e quan vendin më të bukur në botë, pavarësisht se me sytë e tij bojë qielli ka parë peizazhe të ndryshme nëpër botë. Me mbi 40 role filmike, në mesin e tyre edhe ai në “Harry Potter”, dhe në filmin “Taken”,

Bajraktaraj vazhdon të mbetet jo shumë i njohur për Kosovën. Ai për këtë fakt edhe ec lirshëm rrugëve të Prishtinës, sepse, sipas tij nuk i ndodhë që ta ndalë dikush në rrugë, edhe pse e kundërta është me rrugët e Parisit. Ai do të duhej të ishte në Prishtinë. Në premierën e filmit “Heroi”, ku luan rolin kryesor nuk është në Prishtinë. Atë ditë ai është në Kamboxhia, në një projekt teatral, që tashmë edhe i janë rezervuar datat. Pos filmit, ai ka edhe dhjetëra role në teatro të ndryshme, sikurse që është angazhuar edhe në reklama televizive. E veçantia e tij është se ai vjen nga Kosova, dhe prejardhjen e tij, ai e bartë të shënjuar në trupin e tij…

Arben Bajraktaraj thotë : Vërtet shumë mirë kam qenë në Isniq. Aty kam përjetuar vitet më të mira që i kam përjetuar deri tashti. Kanë qenë kohë të vështira, por si fëmijë nuk i kam përjetuar si kohë të vështira, por i kam shijuar lojërat, bukurinë e natyrës. Isniqi me të vërtetë është një vend shumë i bukur, jo vetëm Isniqi por i gjithë Rrafshi i Dukagjinit, ka peizazhe me të vërtetë të hatashme. Me të vërtetë kam udhëtuar nëpër botë , por ne e kemi një vend shumë të mirë. Nuk jam subjektiv, por ka ujë, ka diell. Uji është aq i pastër sa isha rritur vetëm me atë ujë, bukë e djathë, pastaj i kemi bjeshkët, me të vërtetë është vend i mirë. Normalisht, sa më shumë që plakesh, kthehesh më shumë te fëmijëria. ….

Nga kam shkuar kam folur për prejardhjen time. Nuk ka nevojë njeriu shumë që të tregoj se prej nga vjen, sepse shihet pak edhe në trup. Është detaj shumë i rëndësishëm, sidomos për aktrimin, sepse, në një formë njeriu shënjohet, mbesin disa shenja në trup. Mënyra se si qëndron, mënyra se si flet, si ec. Nuk jetojmë të ndarë nga pjesa që e kemi jetuar, sepse, atë që e kemi jetuar është gjithmonë me ne, ne mundemi ta injorojmë, ta lëmë anash, por e kaluara jonë vjen me ne. Të mirat dhe të këqijat e Kosovës i bartim me vete, sepse janë pjesë të jetës sonë. Unë nuk e kam kompleksin a jam katundar apo qytetarë , por të qenit katundar ka një përparësi, sepse jemi të lidhur me tokën, si thuhet me këmbë në tokë, nuk kemi ecur nëpër rrugë të asfaltuara por në tokë, në dhe. Pastaj jeta në rrethe urbane është një rreth i mbyllur, ndërsa natyra është e gjerë, e ka fuqinë e vet, sikurse që e përbënë edhe rrezikun….

Unë kam luajtur edhe në shumë filma të tjerë, role të mafiozëve serb, grekë, rusë, të vendeve baltike... Ata me mua ose pa mua e kishin bërë filmin, të kuptohemi. Edhe vetë produksioni është habitur me suksesin e filmit “Taken”, nuk e ka pritë një shikueshmëri kaq të madhe në krejt botën. Ndërkaq, duhet të them se një aktor nuk mund të gjykoj personazhin. Unë kur kam luajtur një hebre në Luftën e Dytë Botërore, ose një mafioz rus, nëse do të gjykoja personazhin, më mirë do të ishte të mos ja nisja hiq kësaj pune. Personazhet e kanë një lloj aktiviteti për aktorin, së paku në zgjerimin e paletës së ngjyrave, ngjyrave emotive, me të cilën janë pjesë themelore e artit krijues. P.sh, në teatër një nga rolet më tërheqëse që ekziston është Ricardi III, që është një vrasës i tmerrshëm, që është vrasës edhe i fëmijëve.

Në të vërtetë këto vitet e fundit kam pasur krejt role të tjera, dhe falë Zotit, verën që shkoi jam paraqitur në rolin e një shkencëtari shqiptar, por definitivisht nuk është e rëndësishme nacionaliteti i personazhit sa ka rëndësi identiteti i tij. Unë nuk kam nevojë që të arsyetohem për këtë, por unë mendoj se kam bërë edhe shumë gjëra të tjera. Shqiptarët për imazhin e vetë, ndoshta duhet ta pyesin pak më shumë vetveten. Ka shumë gjëra që ndikojnë….

Unë kam qenë në të vërtetë në Kosovë në vitin 2001, me pjesën “Udhëtimi në Unmikistan”, mirëpo për herë të tjera nuk ka pas asnjë propozim konkret as për film e as për teatër. Kjo nuk ka qenë nga mos dëshira ime apo mos dëshira e të tjerëve, ndoshta janë problem edhe financat, pas unë jetoj jashtë mund të jenë problem harxhimet pasi që duhet të paguhet bileta, fjetja..., dhe i kuptoj plotësisht, por ndodhë që edhe nuk më shohin në rolet e tyre. Është normale….Dhe hera e parë kur kam qenë para publikut kosovarë kam pas një tërmet fiziko shpirtërorë, ka qenë krejt më ndryshe, ishte ndoshta edhe nga fakti se po luaja shqip, kisha një lloj të rizbulimit të vetvetes, një pjesë timen që ndoshta nuk e kam njohur, dhe kjo mandej ndryshon gjithë qasjen ndaj punës. Kënaqësia më e madhe e imja është që të luaj shqip, jo se jam shqiptarë, por nëse kemi parasysh përtacinë është më lehtë të luhet shqip. Aktualisht jam në përgatitje të dy shfaqjeve teatrore, ndërsa gjatë sezonit janë të parashikuara edhe disa angazhime filmike.

Arbeni jeton dhe punon në Francë.

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...