Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/01/08

Akademik Prof.Dr. Hakif Bajrami: Tri heroinat shqiptare: Shote Galica, Marie Shllaku dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci

Prof. dr. Hakif Bajrami

Femra shqiptare tradicionalisht ka kryer detyra patriotike, që me personalitetin s saj, me aftësinë për të luftuar krah për krah me burrat, ose në rolin e dëshmisë me inteligjencë brilante, i ka siguruar historisë famë, kombit respekt dhe njerëzimit admirim. Në këtë piedestal kuptohet se NENE TEREZA është dhe mbetet lavdia kulmore e kombit shqiptar.

Rezultate imazhesh për shote galica
SHOTE GLICA (1897-1927 )

Ka shumë femra shqiptare që para kësaj heroine e meritojnë lavdinë, por Shote Galica prapë mbetet një kokë më lartë në fronin e luftës speciale për liri, sepse tani, në kohën e saj jo i tërë kombi por mbi gjysma ishin nën robërinë sllave, të një mbretëria që ishte krijuar në sallonet kryqëzatë të Versajit. Aty trojet shqiptare do të copëtohen në shkallën ma të egër. Dhe kundër kësaj egërsie evropiane do të ngritet Shtote Galica me burrin e saj Azem Bejtë Galicën, një promotor i pavdekshëm edhe për luftërat çlirimtare që do të do pasojnë. 1 (1. AJ. S. 14. “Biografia jedne amazonke, koja je nasu vlas stavila u poziciji svgrnute glave 1924”).

Shotë Galica në dokumentacionin e pushtetit gjakatar të Mbretërisë SKS, vijëzohej si: “Një “zanë” që nuk e merr plumbi, si një bukuroshe që më shumë i ka hije pushka e lirisë dhe vesha kombëtare e meshkujve se sa fytyra e Monalizës” .Për burrin e saj ishte përgatitë plani “ që të vritet , t` i nxirret zemra dhe atë ta hanë 9 oficerë serbianë, për të lindur trima drangojë si Ai-Azemi”.2(2.AJ. S. 38.”CPB” –Konstatim i popit Dinisije më 1924, nga Kisha e Deviqit dërguar Nikolla Pashiqit në Beograd).

Shotë Galica portretizohet nga agjentet civil dhe ushtarak të Seksionit CPB (Centralni Pres Byro-Byroja Qendrore e Shtypit) serbian se në Shqipëri po deshmohet si të ishte Nënë e 9 “jugoviqëve”, në përkujdesje të fëmijëve jetimë prindet e të cilëve janë vrarë në luftëra të përgjakshme me njësitet tona speciale, për luftë guerile. Agjentëve të pushtetit të M. SKS u ishte plotësuar dëshira sepse pushteti i Tiranës nuk po tregonte një interesim për shëndetin e Shotës në fillim të vitit 1927. 3.(3. AJ. CPB-38, s. pov nr .28/ 1927).

Në dokumentet e pushtetit okupator SKS Shote Galica cilësohet se gjatësia e jetës saj ishte gjithnjë në luftë për çështjen kombëtare. Në rini ishte edukuar në odën e burrave, në pjekuri rinore nga prindet ishte kepërdorë pozita e saj si femër dhe e kishin planifikuaar të bëhet “nuse katundi” në Kerrninë të Dukagjinit, fshat ky që ishte djegur deri në themel tri herë sepse preja atij lokaliteti kishte dalë krye luftetari i lirisë për atë trevë patrioti Nak Berisha.

Shote Galica ishte dashuruar me kohë në Azem Galicën dhe atij do t` i qëndroi besnik deri në vdekje. Shote Galica në dokumentet e kohës cilësohet si humaniste sepse kishte gjerësi shpirtërore për t` i ndihmuar të gjithë njerëzit në nevojë. Në shumë raste ajo ishte edhe infermiere. Mjafton ta shënojmë rastin se kur u plagos Dan Doroci, ajo ia dha ndihmën e parë. E Dan Doroci ishte çmuar nga pushteti si vrasësi i 95 xhandarëve serbianë,prandaj plumbi për ta vrarë atë çmohej në 10 000 dinarë të kohës. Shote Galica, nga karakteri çmohej në situatat ma të vështira si një amazone e përmabjtur dhe e qetë, ku mbi të gjitha shfaqej guximi i pakrahasuar i një femre të jashtëzakonshme shqiptare. Po, në dokumentet do të gjejmë në armatimin e saj pushkën dhe revolën, për t` u mbrojtur nga afërsia por edhe për të bërë atentate mbi drejtuesit e xhandarmërisë. Lartësia e saj në detyrë do të shihet se Shota e armatosur me pushkë të gjatë për të luftuar me ushtrinë nga largësia. Municioni i saj ishtë për luftë speciale. Gjithnjë me veti mbante edhe një palë gërshërë të çelikut, një fashë të pshtjellur me një pëlhurë të bardhë në shumë mbështjellje.

Shote Galica gjithmonë si nuse mali ishte në lartësinë e detyrës për t` i ndihmuar shokët e luftës, për ta çliruar një pjesë të kombit nga robëria. Dhe kurrë nuk mund të gjendet ndonjë dokument se ajo është sjellë keq me femrat e armikut, madje edhe me zënunit robë, ose të i ngacmojë me fjalë të plagosurit e tyre.

Ata e kanë pasë kujdesin e lartë njerëzor deri sa janë dorëzuar “Kryqit kuq” ose eprorëve të armikut për këmbim të ndonjë familje të Qetës shqiptare që ishin dërguar në Kampin e Nishit sië është fjala me Familjen e Ramë Vlasës, e cila u lirua në këmbim të tre kryexhandarëve serbian (njeri i Kerpimheut, tjetri i Orllanit e i funit i Lluzhanit, me kusht që mos të merren ma m eatë zanatë vrastar). 4(4. AJ, Uput za likvidaciju kaçkaçkih bandi 1924, në Koleksionin “ “Arhivalije”).

Shote Galica jetoi vetëm 32 vjet. U varros nga bashkëluftëtarët në Fushë Krujë. Aty e ka një përmendore që ia ngriti pushteti i Enver Hoxhës. Aty është edhe një shkollë e mesme me emrin e saj. Por demokracia popullore nga vitit 1991 në tërësi e ka dytësuar rolin e saj kombëtar prej heroine që e patë shpallë, prapë pushteti i para vitit 1991. Tani flitet e përflitet se eshtrat saj duhet të sillen pranë varrit të Azemit në Galicë. Por, si historian e kam një porosi kur të hapet varri i Saj. Kujdes, një dorë do t` i gjeni të drejtuar kah Kosova e dorën tjetër kah Çamëria. Kur do të ndodhë ajo ceremoni nuk është me rëndësi, por në atë varrë e ka edhe një porosi, se “nëse ma hapni varrin kujdes: aty do të i gjeni tre eshtra të mi si lapsa, aty do ta gjeni tërë pjesën e Zemrës sime që është kthyer në Abetare”. 5(5. Nga Romani i pabotuar: Shote Galica edhe e vdekur, është e gjallë për jetë 1969”).

Nga dokumentacioni për Shotën dhe Azem Galicën është ruajtur fotografia e bërë në Shkodër nga fotografi i studios “Marubi”. lidhur me këtë Ajet Haxhiu shkruan: Shotën e “zbukuron bashkimi i harmonishëm i hijeshisë së nuses shqiptare me veshjen burrërore dhe pushkën si pjesë të pandarë të trupit, të jetës së bijve…Në krye ajo mban kësulën e bardhë, të vënë në atë mënyrë që të mbulojë flokët e zinj e të mbledhur gërshet mbrapa qafës.

Kësula e bardhë shqiptare në krye të Shotës, si bora maje bjeshkëve, plotëson edhe më mirë kuadrin e trimërisë e të qëndresës. Ne gjithmonë e krahasojmë me shkëmbenjtë legjendarë të fortë, që s` i tund asnjë rrebesh. Shota ka fytyrë të ëmbël, ballë të pastër e krenar dhe sy, vetulla, e qepalla të zeza. Në sytë e saj duket sikur pasqyrohet gjithë trimëria e tragjedia e Kosovës. Në trup, në vend të fanellës, ka të veshur një mitan të zgjedhur mitan pambuku të zi e të qëndisur. Përsipër tij, në kraharor, ka fermenin karakteristik, që e veshin burrat ma të bëshëm. Në vend të vaxheve me rruza, në qafë i varën qostekët e një sahati xhepi, në vend të kollanit të argjendtë të nusësrisë, në brez ka një rethatore fishekësh dhe dy shoka të përdredhura, të cilat ia ngushtojnë trupin.ty qëndron me grykë të rrasur një (revole) nagant, një gjarpërushe e zhveshur dhe e gatshme, që vezullon me dorzën e qendisur me argjend. ..Tirqit e galëm me shumë fije gajtani e këpucët, që nëpër male i zëvendësonte me opinga prej lëkure, plotësojnë edhe më mirë tiparet burrërore të Shotës. .. Në fotografi Shota ka vendosur njërën dorë mbi krahrorin e Azemit e tjetrën dorë mbanë pushkën të gatshme për çdo armik që ia robëron atdheun.6.Ajet Haxhiu, Shota dhe Azem Galica, Tiranë 1982, f.156/8)

Rezultate imazhesh për MARIE SHLLAKU (1922-1946)
MARIE SHLLAKU (1922-1946)

Marie Shllaku në dokumentet e kohës përshkruhet (1922-1946) si nxënëse e devotshme e At Gjergj Fishtës. Deri më 1939 Maria do ta lexojë Lahutën e Malësisë dhe publikimet tjera duke u avancuar dhe burrëruar në një femër shqiptare që është e gatshme në çdo kohë të flijohet për Shqipërinë etnike. Për ta kuptuar orientimin e saj më thellë do të pranojë një kohë të vejë kontakte me shërbimin inteligjent italian që quhej SIM. Nga observimet e këtij shërbimi do ta kuptojë shumë shpejtë se italianët janë në Shqipëri për dy çështje: ta okupojnë tokën shqiptare dhe atë ta shfrytëzojnë në çdo aspekt. Me vërtetimin e kësaj hipoteze, e kuptojë se një orë e më parë duhet të largohet nga “ujërat e zeza koloniale italiane”, si e quan ajo veprimtarinë e saj deri më 20 maj 1941, kur e kuptoi se Musolini po i zgjeronte spirancat edhe në ish Vilajetin e Kosovës, por jo të tërin. 7(7. AJ. Arkiva e Nediqit 1941-1944, “Albanski iridentizam” , 1941/2). Maria deri më 1943 do të punojë në afirmimin e çështjes kombëtare duke u vu në kontakt politik me shumë personalitete ushtarake dhe civile italiane dhe shqiptare. Me kapitullimin e Italisë, Maria do të rekrutohet nga shërbimi inteligjent gjerman në Zyrën e Xhafer Devës, në cilësinë e sekretares sepse i njihte disa gjuhë të huaja, ndër to edhe gjermanishten. (Po aty-Biografia e Xhafer Devës deri më 1944). Maria deri sa ishte në pozitën e sekretares do ta themelojë Organizatën “LOKE-Lëvizja e Organizatës së Kosovës Etnike”.8(8. AK. Fondi Gjyqi i Qarkut Prizren, Viti 1946, Gjykimi i Marie Shllakut, “Dosja e hetimeve dhe e gjykimit që iu bë nga pushteti komunist).

Gjerësia operacionale e Maries vlerësohet nga qarqet e larta gjermane si një “magjistare në përfitimin e armiqve të përbetuar”. Për ka karakteri vlerësohet se ishte e pathyeshme në çdo situatë. Lidhur me këtë, Maria e kishte zbuluar se Pajazit Boletini e “urrente Xhafer Devën, për shkak të animit tij të pafre kah qarqet gjermane, të cilat nuk ishin miq të sigurt të shqiptarëve”. Maria në zyrën e Xhafer Devës kishte zbuluar se ky personalitet kishte mbajtur lidhje miqësore me shumë “banditë dhe vrasës shqiptarë që kishin arritur të avansohen në komandir stacionesh të xhandarmerisë në Zonën okupuese gjermane, deri sa Xhaferi ishte Prefekt i Qarkut të Mitrovicës.9

(9. AJ. Arkivi i M.

Nediqit, për vitin 1942-Xhafer Deva i saradjna sa çetnicima D. Mihajloviqa u reonu Raske 1941/2) Gjatësia si veprim në fushën e moralit dhe karakterit për Marie Shllakun qarqet gjermane kishin një diagnozë: se për 24 vjet jetë i kishte mësuar 5 gjuhë të huaja. Prandaj ishte e mundur që të hynë në çdo aventurë dhe të dali prej saj si fitimtare. Por, Maria në çështjen humane ishte shumë e ndjeshme sa që ajo vlerësohet se “ma së miri do të ishte të bëhej murgeshë”. 10(10. Analizë e karakterit saj nga Konstandin

Pllavshiqi më 1944)…..

Lirisht, për Marien mund të thuhet se jetën ia kushtoi Kosovës, ndërsa gjakun i fali Shqipërisë. Deri sa Nora Kelemndi dhe Shotë Galica cilësohen si heroina që ishin bërë të njohur me luftë të armatosur kundër okupatorit, Marie Shllaku del në logun e historisë shqiptare edhe si luftëtare edhe si stratege, por shumë më tepër si politikane promotor, që i bashkon kundërthëniet e përgjakshme ndër shqiptare.

Dihet se deri më 23 XI 1944 Kosova dhe viset tjera shqiptare që ishin “destinuar” të mbesin nën robërinë e Jugosllavisë, po thuhej se e kishin epilogun e “aktit të kryer” me vendosjen e diktaturës ushtarake më 8 shkurt 1945, pikërisht katër ditë para Mbledhjes së Krimesë (12 shkurt 1945) ku Cherchilli, Ruzvellti dhe Stalini vendosen fatin e Ballkanit dhe jo vetëm të kësaj treve, në viset e robëruara shqiptare ishte bindja se nuk jemi çliruar, përkundrazi kishte pasuar një ri okupim. Prandaj do të krijohet me kohë forca ushtarake për t` i bërë ballë okupimit serb të Kosovës me këto njësi të armatosura si: Kosova me 400-600 ushtarë; LLapi me 300-400 ushtarë; “Nazim Gafurri me 300-400 ushtarë dhe “Pazari i Ri” me 200-300 ushtarë. Në krye të kësaj force që duhej ta ruaj kufirin dhe të pengojë luftën qytetare do të ndikojë edhe Organizata “Besa e Shkodres”, pastaj Komiteti NDSH.

Organizata indipedente nacionale. Në proces do t` infiltrohen në këto organizata edhe “Legalistët” të drejtuar nga Ndoc Çoba, Ballistët të drejtuar nga Mithat Frashëri, Indipedentët të drejtuar nga Gjon Marka Gjoni, dhe “Kosovarët” të drejtuar nga Prof. Ymer Berisha. Dhe për t’i mbrojtur viset veriore shqiptare nga invadimi sllav do të krijohen edhe këto forca: “Vala e Drinit” e drejtuar nga Marka Gjoni, Vala e Fanit e drejtuar nga Nikoll Mëlyshi, Vala e Matit e drejtuar nga Ndrec Shkurti dhe Vala e Kosovës e drejtuar nga Ymer Berisha. Këto forca do të drejtohen nga aspekti strategjik ushtarak nga Ushtria Kombëtare Shqiptare e drejtuar nga: Kolonel, Qazim Komini, Kolonel, Fuad Dibra, nënkolonel Shefqet Shkupi, Idriz Gjilani, Sylë Zarbinca, Jahja Fusha, Adem Voca dhe Ymer Berisha me Aqif Blytën. E vërteta Marie Shllaku ishte shndërruar në një memonzinë shqiptare. 11(11. AVIIB, Albanske vojne organizacije tokom 1944/45, za odbranu Kosova i njohovih aspirativnih delova do Novog Pazara e Ohrida, d. s. poz. Obrada prostiranja delatnosti albanskih operacionih snga van domashja NOB Albanije i Kosova).

Marije Shllaku ishte para së gjithash politikane e tipit social demokratik, por që e përshkonte edhe ndjenja e humanistes së përkryer. Po të pyetej ajo nuk do të vritej asnjë kundërshtarë politik dhe ushtarak shqiptar. Të gjithë i ëndërronte në një front të çlirimit të tokave shqiptare që ishin vijëzuar në kohën e Rilindjes

Kombëtare. 12(12. AVIIB, Marrja në pyetje e Marijesë nga operativistët e OZN-ës në Prizren më 1946, dy muaj para pushkatimit). Agjentet e regjimit i vënë në kurth Marie Shllkaut Deri sa Shota është në gjendje ta vras komandantin e xhandarmërisë në karrigen e tij në zyre, Maria nuk mundet ta vrasë partizanin që kishte shti në te dhe qetën e saj por donte ta fali sepse ishte djalë dëshiri. Partizanin e pushkaton Nazmi Kursani duke krijuar bindje se është një “ballist” i pashpirt, që vret partizan dhe nuk kursen askend. Maria e kundërshton, por e paguan humanizmin me kohë sepse Nazmiu ishte një konfident i OZN-ës që ishte infiltruar në radhët e nacionalistëve me detyrë. 13.(13.AVIIB. “OZN-a i Albanske vijne jedinice protiov NOP-a na Kosovu 1944/45, rikrijim i ngjarjeve më 1946).

Nazmi Kursani ishte agjent i OZN-ës dhe kishte arritur ta zbulojë tërë Shtabin për Mbrojtjen e kufirit të Shqipërisë Vjetër. Sipas Maries, Komandant i Mbrojtjes së kufirit Shqipërisë së Vjetër (Shqipëria Kontinentale) ishte koloneli, Qazim Komoni. Kufiri i Shqipërisë së Vjetër ishte i ndarë në disa sektore që i zbulon Maria agjentit OZN-ës, Nazmi Kursanit.

Sektorin e parë e komandonte në vijën Strugë –Tetovë-Shkup-në komandën e Fuad Osmanit. Në Batalionin e parë komadonte Jusuf Gjylberaj; me Batalonin e dytë komadnonte Sulejman Malaj nga Tepelena; me Batalionin e tretë komandonte Isan Huti nga Elbasani-të gjithë oficerë të karrierës.

Sektorin e dytë në vijën kufitare etnike: Kumanovë- Jabllanicë-Gallap e drejtonte kapiten Shefqet Shkupi. Me batalionin e parë komandonte Abdyl Dura, me batalionin e dytë komandonte Idriz Gjilani, me Batalionin e tretë komandonte Sylë Zrbinca.

Sektorin e tretë në vijën kufitaare

Prapashticë-Vsilefc-Merdar-Perpellac- Veriu i Shalës së Bajgorës-Zveqan e drejtonte Ahmet Selci. Me batalionin e parë komandonte Hysen Gerdofci,Ramë Maçastena dhe Rrahim Ratkoceri; me batalionin e dytë komandonte Jahja Fusha, Lam Bajqinofci. Me Bataloonin e tretë komandonte Adem Voca dhe Bislim Bajgora.

Sektorin e katërt në vijën kufitare Zveqan- Senicë-Rozhaj-Plavë-Guci-Tivar e drejtonte Ymer Berisha. Me batalionin e parë komandonte Aqif Blyta –oficer i shkolluar në Perandorinë Osmane.

Me Batalionin e dytë komandonte Emrush Miftarai, me batalionin e tetë komandonte Ibrahim Lutfiu. Me batalonin e katërt komandonte Sefedin Begu, Zhuk Haxhia dhe Xhevat Begu (nga Lugina e Ibrit deri në Tivar).

Nazmi Kursani me detyrë kishte hy në njësitin luftark të NDSH dhe e kishte zbuluar tërë ekipin ku bënte pjesë edhe Marie Shllaku. Maria në moshën 24 vjeçare do të qitet para gjyqit komunist dhe pas një torture disa mujore në hetime nga xhelatët shqiptarë dhe serb, do të dënohet me vdekje pushkatim (1946). 

Sipas dokumenteve del se në rastin e pushkatimit aty ishin: gjykatësi, drejtori i burgut dhe prokurori. Të gjithë, me përjashtim të atyre ushtarëve që ishin të radhitur për pushkatim, Maria do t` i pështyjë. Do të varroset diku në konfidencë, pa iu zbuluar varri kurrë. Dhe deri sa Shotë Galica dihet se vdes nga sëmundja në një gjendje mjeruese pa asnjë ndihmë shëndetësore nga pushteti i Zogollit në korrik 1927, Maria vdes e patundur duke rohoritur me rastin e pushkatimit: “Rrnoftë Shqipnia, Lokja jonë e madhe dhe e pavdekshme. Poshtë tradhtarët e popullit që i shërbejnë okupatorit serbian si qentë zotnive”!14(14. AK. Dosja Marie Shllaku”në Fondin Gjykata e Qarkut Prizren 1946).
Rezultate imazhesh për XHEVË KRASNIQI – LLADROVCI ( 1955-1998 )


XHEVË KRASNIQI – LLADROVCI ( 1955-1998 )  

Deri sa lufta e Shotës dhe Maries marrin fund me humbje, lufta e Xhevës dhe legjendarëve të UÇK-ës së Adem Jasharit mbaron me fitore të plotë mbi armikun. Fitorja është aq më e drejtë dhe e pranuar kur Kosova falë kësaj lufte më 17 shkurt 2008 e shpallë pavarësinë, të cilën deri më 2017 e kanë pranuar 117 shtetet të botës, me perspektivë që ky numër të rritet sikurse fama e luftës së UÇK-ës legjendare, sikurse fama e Adem Jasharit-Legjendarit. 15 (15. Biografia e Xhevë Lladrofcit në “Feniksët e Lirisë”, libri nr. 4).

Xhevë Lladrovci ishte gjithmonë e influencuar nga poezia e Mitrush Kutelit , Sulm e lot. Jo vetëm nga kjo poezi, Xheva në veprimtarinë e saj arsimore vërehej se admironte Esad Mekulin dhe vargnimin e tij social-patriotik: “Për ty”. Xheva është bija e arsimatrit patriot Abdyl Krsniqit, që më 1972 u lëshua 72 metra nën dhe, në një shpellë të Drenicës dhe i nxorri eshtrat mortore të Azem Galicës. Në atë kohë kjo ndodhi ishte lajmi i parë dhe kudo flitej me admirim se si bashkëluftëtarët e Azemit e kishin mbajtur të fshehur aktin e varrimit, gjithnjë për mos me u ra në duar kufoma e Komandantit të Kryengritjes shqiptare për çlirim nga Mbretria SKS 1918-1924. Xheva në edukimin e saj vërehet me të gjitha veprimet se e admironte Shote Galicën, prandaj i qëndroi burrit pranë në luftën çlirimtare të Kosovës, për të mbetur në histori si një heroinë e paharruar. 16(16. VUS 1972, Nebil Duraku, Grob 72 metra ispod zemlje, fotokopje).

Gjatësia e veprimtarisë nga bankat e shkollës do të mësojë se Shote Galica ishte një heroinë. Në familje do ta forcojë bindjen se çdo veprim i Shotë Galicës ishte legjendar në vetëdijesimin e kombit në luftë për liri. Lidhur me këtë Xheva do të regjistrohet pas përfundimit së shkollës mesme në Fakultetin e Filologjisë-Gjuhë dhe letërsi shqipe.

Do provojë edhe Fakultetin Juridik, atëherë kur Fehmiu ishte i dënuar 10 vjet burg për veprimtari atdhetare. Posa kryen fakultetin punon në Shkollën “Luigj Gurakuqi” në Kijevë. E martuar do ta shoqërojë burrin në luftimet në Kroaci dhe ps një kohe do të vendoset në Gjermani si azilante. Ndërsa më 6 maj 1007 me shumë shokë e shoqe do të i bashkohet UÇK-ës. Më 11 mars 1998 nga Shqipëria do ta kalojë “kufirin” dhe do të vendoset në Rezallë.

Gjerësia e inkuadrimit në luftën çlirimtare do të zgjatë deri më 22 Shtator të vitit 1998 kur bie në luftë duke luftuar si heroinë-motër e Shotë Galicës. Lartësia në edukimin e gjeneratave të cilat i arsimonte me përkushtim prej pedagoges. Me Xhevën ishte kënaqësi të punosh dhe të mësosh sepse ishte bija e atdhetarit Abdyl Krasniqi (poet dhe veprimtar), plus ishte arsimuar nga letërsia atdhetare e Fishtës, Naimit, Filip Shirokës, Asdrenit, Esad Mekulit, Ali Podrimës, Dritëro Agollit e shumë shkrimtarëve tjerë. Prej të gjithë profesorëve më së shumti Xheva kishte mësuar, sidomos kulturën e leximit kritik nga Prof Hasan Mekuli.16 (16. Hulumtim i biografisë nga bashkëluftëtarët e gjallë).

Përfundim

Të tria e kishin jetën fillim e mbarim jetën patriotike, karakterin human sepse nuk ushqenin urrejtje për asnjë racë, asnjë komb, asnjë civilizim. Ishin të bindura se kombi i tyre e meriton pavarësinë. Të tria jetuan në kohë të ndryshme , por që gjithmonë menduan, folën dhe vepruan për kauzën e lirisë. Shota krijoi famë me trimëri dhe luftë krah për krah me Azem Galicën. Babai i Shotës nuk mund të ishte jashtë rrjedhave të kohës. Provoi të mbetej në ato rrjedha dhe e fejoi Shotën pa dëshirën saj në një familje bujare. Por, historia kërkoi nga Shota dhe Azemi krijimin e një historie homerike, të pashlyer dhe të paharruar ndër breza, që të mbetet shembull për dashuri, për atdhe, për humanizëm që ia imponon njeriut kultura civilizuese arbërore. Shota nuk merrej me politikë por ishte e orientuar ta përkrahë Komitetin Mbrojtja Kombëtare e Kosovës në të gjitha nivelet dhe udhëzimet.

Marie Shllaku krijoi famë si politikane, luftëtare dhe femër që të gjithë luftëtarët e lirisë i quante vëllezër. Deri sa Shota ishte e pushkës dhe jetoi 32 vjet , Maria ishte e shkolluar. I njihte pesë (5) gjuhë të huaja dhe për moshën që kishte (24 vjeçare) ishte një fenomen i kohës. Maria ishte anëtare e denjë e NDSH që u mor edhe me luftë çlirimtare te të gjitha trevave shqiptare.

PËRBIRJA E TRUPAVE TË HUAJ


Rezultate imazhesh për avdyl Krasniqi prof.dr.
Prof. Dr. Avdyl Krasniqi:

 Përbirja e trupave të huaj tek fëmijët, simptomat dhe rreziku


Kirurgu i mirënjohur Avdyl Krasniqi ka përgatitur një shkrim për Gazeta Shneta ku mund të mësoni gjithçka në lidhje me përbirjen e trupave të huaj tek fëmijët dhe të rriturit.

Prof. Krasniqi ka shpjeguar në detaje për trupat që mund të gëlltiten nga fëmijët 6 muaj deri në 3 vjeç, simptomat dhe rreziqet që mund të shkaktojnë këta trupa.


PËRBIRJA E TRUPAVE TË HUAJ

Hyrja

Gëlltitja e trupave të huaj në shumicën e rasteve ndodh aksidentalisht, posaçërisht te fëmijët. Shumica e gëlltitjeve aksidentale të trupave të huaj ndodh tek fëmijët e moshës prej 6 muajsh deri në tri vjet. Tek të rriturit, gëlltitja akcidentale e trupave të huaj apo pjesë të mëdha të ushqimit (copë e mishit) më së shpeshti ndodh te njerëzit pa dhëmbë, te të sëmurët mental dhe tek moshat e shtyera.

Epidemilogjia dhe patofiziologjia

Kjo gjendje patologjike është relativisht e shpesht në botë, ku 80% prej tyre janë fëmijë. Fatmirsisht, shumica e trupave të huaj që arrin në zorrë eliminohen spontanisht. 10-20% prej tyre duhet të nxirren me metoda endoskopike dhe rreth 10% kanë nevojë për trajtim kirurgjik. Vdekshmeria nga gëlltitja e trupave të huaj është ekstrem e ulët, por megjithatë në literaturë janë raportuar edhe raste të vdekjes nga gëlltitja e trupave të huaj.

Trupat e huaj që gëlltiten më së shpeshti

Në trupat e huaj që më së shpeshti i gëlltisin fëmijët janë: monedhat e metalit, bateritë në formë disku (pulle), lodrat dhe pjesët e lodrave, gjilperat, vidat, rruazat, eshtërat dhe copa ushqimi (mishi). Ndërsa te rriturit, më së shpeshti përbijnë akcidentalisht halat e peshkut dhe eshtëra e pulës (foto 1), ilaçe, dhëmbët, monedhat metalike. Vemendje të veçantë duhet kushtuar adoleshentëve me sëmundje psikike sepse mund të përbijnë sende shumë të rrezikshme siç janë bateritë e mëdha, magnete me fuqi të madhe, objekte të mprehta, paketime narkotikësh, absorbues të fuqishëm etj.


FOTO 1: Kocka e pules e perbire akcidentalisht e cila ka shkaktuar shperthim te zorrës – e nxjerrur me operacion


Çka mund të shkaktojnë llojet e ndryshme të trupave të huaj?

Monedhat e metalit përbihen më së shpeshti tek fëmijët. Varësisht nga madhësia e tyre dhe vendi ku ndalen në organet e tretjes, ato mund të shkaktojnë lëndime të ndryshme.

Bateritë në formë disku tani përbihen mjaftë shpesh për shkak të përdorimit gjithnjë e më të madhë të tyre në amvisni dhe prodhimet rekreative. Në 3% të rasteve këto mund të shkaktojnë probleme akute serioze shëndetësore siç janë djegëja, shpërthimi apo fistula të ezofagut dhe segmenteve tjera të tubit tretës nga veprimi kontaktit të drejtë për drejtë. Gjithashtu këto mundë të shkaktojnë nekrozë kaustike nga se në vete mund të përmbajnë metale të rënda siç janë merkuri (zhivë), argjent, litium dhe hidrokside të natriumit dhe kaliumit.

Objektet e mpehta si gjilpërat, klipat e ndryshëm, halat e peshkut, kockat e pulës etj, kanë rrezik të lartë për të shkaktuar perforim (shpërthim) të ezofagut dhe zorrëve.

Gëlltitja pjesëve të ushqimit që mbesin kryesisht në ezofag. Më së shpeshti ndodh të mbesin pjesë të mishit, apo copa ushqimi. Kjo ndodh më shpesh në rast të gjendjeve të ndryshme patologjike në ezofag.

Magnetet e ndryshme gjithnjë e më shumë gjinden në lojëra të fëmijve dhe mjete shtëpiake. Prandaj, aksidentale e tyre është rrezik permanent, posaçërisht te fëmijët. Në organizëm ato mund të shkaktojnë ngjitje të zorrëve, në raste kur janë në të njëjtën kohë dy pjesë magneti, ato tërhiqen në mes vete. Magneti i vendosur në zorrë mund të ngjitet për murin e barkut në vende ku në lëkurë ka pjesë metali, rrypi e të ngjashme. Përbirja e magneteve dyshohet se shkakton edhe ngadalsim në zhvillimin e fëmiu dhe autizëm.

Objektet e gjata si lugë, brusha të dhëmbëve e të ngjashme, që më shpesh përbihen nga fëmijët e moshës më të madhe dhe nga adoleshentët dhe të rriturit, mund të shkaktojnë komplikime serioze shëndetësore nëse nuk trajtohen me kohë.

Objektët që përmbajnë plumb si pjesët e plumbit në grepat e peshkimit, saçme, predha të rrumbullakta të pushkëve ajrore dhe disa lodra të ndryshme të fëmijeve, mund të shkaktojnë helmim akut me plumb. Veprimi toksik i plumbit është shumë i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë edhe komplikime fatale.

Kapsulat endoskopike që sot përdorën për qëllime diagnostike të brendisë së zorrës, mund të mbesin në lumen dhe të shkaktojnë probleme serioze në funksionimin e tretjës së ushqimit.

Çfarë simptomash dhe shenja klinike shkaktojnë llojet e ndryshme të trupave të huaj?

Manifestimet klinike të cilat shkaktohen nga përbirja e trupave të huaj varen nga vendi ku është ndalur trupi i huaj në traktin gastro-intestinal dhe nga lloji i trupit të huaj të gëlltitur.

Trupat e huaj të mbetur në ezofag shkaktojnë më së shpeshti dhimbje gjoksi, pengesa në përbirje, vjellje, humbje apetiti, pengesa në frymëmarrje etj.

Trupat e huaj që kanë arritur në lukth dhe zorrë, nëse nuk janë të mëdhaja që të shkaktojnë obstrukcion të lukthit, mund të kalojnë pa dhënë simptoma të theksuara.

Diagnoza

Diagnoza e hershme është me rëndësi jetike për parandalimin e komplikimeve dhe shërimin e suksesshëm.

Diagnoza përcaktohet me ndihmën e historisë së detalizuar të sëmundjes (tek fëmijët të dhënat detale i jep prindi ose kujdestari), ekzaminimit gjithëpërfshirës dhe të kujdesshëm klinik dhe duke shfrytëzuar metodat diagnostike imazherike (rendgeni, tomografia e kompjuterizuar, rezonanca magnetike, ultrasonografia etj.) të cilat konfirmojnë diagnozën dhe caktojnë lokalizimin e trupit të huaj në organin përkatës (Foto 2)

                             
                                Në rentgengrafinë e gjoksit shihet monedha e mbetur ne ezofag.
.Mjekimi

Intervenimi urgjent – Intervenimi urgjent që përfshin nxjerrjen e trupi të huaj me metoda endoskopike apo ndërhyrje tjera është i nevojshëm nëse:

Trupi huaj i gëlltitur është mjet i mprehtë, i gjatë (≥ 5cm), apo bëhet fjalë për ndonjë mjet superabsorbues, sic janë disa pjesë të lodrave të fëmijëve që përmbajnë polimere me aftësi të mëdha absorbuese, të cilat brenda disa orësh fryhen duke thithur lëngjet trupore, dhe mbyllin kështu lumenin e zorrës.
Trupi i gëlltitur (apo disa pjesë) është objekt me forcë magnetike të lartë.
Bateria në formë disku (pulle) e gëlltitur është e vendosur në ezofag apo lukth.
Përbirja e trupit huaj ka kompromituar rrugët e frymëmarrjes.
Ka shenja të mbylljes së pothuajse të terësishme të ezofagut (pacienti nuk mundet të përbij lëngjet).
Janë të pranishme shenjat inflamatore apo të mbylljes së zorrëve (ethe, dhimbje barku, vjellje etj.)
Intervenimi programuar – Kryhet te rastet që nuk hyjnë në kategoritë e mësiperme. Zakonisht aplikohet pasi që është caktuar diagnoza e saktë dhe është caktuar vendlokalizimi i trupit të huaj. Në rastet kur trupat e huaj të përbirë nuk shkaktojnë simptoma dhe shenja klinike, pas caktimit të diagnozës së saktë, mund të observohen për 12-24 orë apo edhe disa ditë, pasi që shpesh ndodh që ato të eliminohen përmes pasazhës spontane. Nëse eliminimi spontan nuk ndodh, atëherë pacientët përgaditën për ndërhyrje të programuar që zakonisht kryhet me metoda endoskopike (në shumicën e rasteve) dhe me metoda kirurgjike të hapura në rastet tjera.

SI TË TRAJTOHEN DISA TRUPA TË HUAJ SPECIFIK

Monedhat – Një numër i vogël i tyre mbesin në ezofag por vetëm kapërcejnë nëpër te. Ato që mbesin në ezofag mund të shkaktojnë komplikime serioze, duke përfshirë këtu edhe mundësinë aspirimit – futjen në rrugët e frymëmarrje duke shkaktuar kështu probleme dramatike dhe shumë serioze. Prandaj, monedhat e mbetura në ezofag duhet të nxjerren urgjent. Shumica e tyre mund të largohen me metoda endoskopike.

Monedhat që kalojnë në lukth dhe pjesët tjera të zorrës observohen për një kohë të rezonshme dhe shumica eliminohen spontanisht. Rrallëherë ka nevojë për ndërhyrje kirurgjike për largimin e tyre.

Bateritë – Kur bateritë mbesin në ezofag ato mund të shkaktojnë ulcerë, nekrozë dhe shpërthim të ezofagut brenda disa orësh (për më pak se 8 orë) nga veprimi rrymës elektrike që krijojnë. Prandaj bateritë e mbetura në ezofag kërkojnë ndërhyrje urgjente. Edhe në lukth, bateritë, për shkak të kontaktit të drejtë për drejtë me mukozën dhe potencialit për të dëmtuar atë, duhet të largohen nga lukthi.

Trupat e huaj me maje të mprehtë – për shkak të rrezikut të shperthimit të murit të ezofagut, duodenit apo edhe zorrës duhet të largohen me ndërhyrje urgjente. Në këtë grup hyjnë gjilpërat, klipat e drejtë metalik, halat e peshkut, eshtëra të pulës etj. Nëse këta trupa të huaj nuk largohen në kohën optimale, mund të shkaktojnë shpërthimin e zorrës dhe infekcion të cipave të zorrëve (peritoneumit) që mund të komplikohet me gjendje sepses dhe shokut septik.

Magnetet – Disa aparate shtëpiake dhe disa lodra fëmijësh përbëjnë në vete neodymium i cili ka forcë të lartë magnetike. Përbirja e tyre mund të shkaktojë dëmtime serioze të zorrëve. Dëmtimet janë edhe më të mëdha nëse janë gëlltitur dy pjesë magnetike në kohë të ndryshme, sepse magnetet e tërheqin njëra tjetrën dhe dëmtojnë zorrët në mes tyre. Përbirja e magneteve kërkon përcjellje diagnostike dinamike dhe trajtim, largim sa më të shpejtë nga trupi, qoftë me metoda endoskopike apo edhe me ndërhyrje kirurgjike të hapur.

Polimerët superabsorbuese – të cilat gjinden në disa pajisje shtëpiake dhe lodra të fëmijve. Nëse gëlltiten, mund të shkaktojnë mbyllje të tubit tretës. Këto objekte mund të smadhohen 30-60 herë kur hidrohen (thithin lëngjet e trupit) dhe kështu mund të shkaktojnë obstrukcion komplet të lumenit të zorrës. Nëse gëlltiten objekte të tilla, ato duhet të largohen menjiherë.

Plumbi – përbirja e trupave të huaj që përmbajnë plumb paraqet rrezik serioz për helmim akut me plumb. Acidi klorhidrik i lukthit e përshpejton zbërthimin e plumbit. Prandaj, trupat e huaj me përmbajtje plumbi duhet të nxjerren nga trupi sa më parë. Dhënja e inhibitorëve të pompes proteinike, duke e zvogëluar aciditetin e lukthit, e ngadalëson zbërthimin e plumbit.

Bezoaret e lukthit janë trupa të huaj që grumbullohen në lukth, formësohen gradualisht dhe marrin formën e brendisë së organit. Mund të formohen nga frutat e mbetur ne lukth (phytobezoars), flokët (trichobezoars) dhe ilaçet (pharmacobezoars). Formimi bezoarëve në lukth më shpesh ndodh te personat me të meta psikike të cilët i hajnë në mënyrë të pakontrolluar flokët, thonjët dhe materje tjera (Foto 3).

Foto 3: Fitobezoari i nxjerrur nga lukthi – pacientja 24 vjecare me te çrregullime mendore.


EDUKIMI PACIENTËVE: PËRBIRJA E TRUPAVE TË HUAJ

Kush është i rrezikuar nga përbirja e trupave të huaj? – Fëmijët janë më të rrezikuar se të rriturit për të gëlltitur trupat e huaj. Fëmijët më shpesh përbijnë monedhat, lodrat e vogëla dhe bateritë. Të rriturit më së shpeshti përbijnë trupat e huaj kur janë të dehur, janë pa dhëmbë, kanë çrregullime mentale.

A është vështirë të përbihet një trup i huaj? — Zakonisht jo. Kur një person e përbinë një objekt, objekti me ndihmën e kontrakcioneve të organeve të tretjes shtyhet teposhtë dhe mund të eliminohet spontanisht. Organet e tretjes janë ezofagu (kapërcalli), lukthi, zorra hollë dhe zorra trashë.

Por disa trupa të huaj mund të shkaktojnë problem. Këta trupa të huaj duhet të largohen nga trupi nga mjeku adekuat.

Çfarë simptomesh mund të shkakton përbirja e trupave të huaj? — Shumëë njerëz kalojnë pa simptome. Simptomet mund të jenë:

Vështirësi gjatë përbirjes
Përjargëje
Dhimbje të qafës dhe gjoksit
Kollitje, vështirësi në frymëmarrje, ngërhatje
Këto simptome më shumë ndodhin kur trupi huaj është ndalur në ezofag. Zakonisht simptomat qetësohen kur trupi huaj çvendoset nga ezofagu. Por nganjëherë simptomat qetësohen edhepse trupi huaj ende është në ezofag.

Çka duhet bërë nëse fëmiu im ka përbirë një trup të huaj? — Nëse keni pa se fëmiu ka përbirë një trup të huaj, apo nëse fëmiu ju thotë se ka përbirë diçka, thirre menjiherë mjekun. Varësisht nga mjeti i përbirë dhe simptomat e fëmiut, fëmiu duhet patjetër duhet të vizitohet te doktori.

Çka duhet bërë nëse një i rritur ka përbirë një trup të huaj? — Nëse një person i rritur ka përbirë një trup të huaj, duhet të konsultohet mjeku ose infermieri. Se a duhet personi te vizitohet te mjeku, varët nga objekti gëlltitur dhe simptomat.

A kanë nevojë për ekzaminime personat që kanë përbirë trupa të huaj? —Nganjëherë. Mjeku vendos a ka nevojë për ekzaminime shtesë. Kjo varët nga lloji I trupit të huaj të përbirë dhe nga simptomat e shkaktuara.

Mjeku më së shpeshti kërkon të bëhet rendgeni i qafës, krahërorit dhe barkut. Shumica e trupave të huaj të përbirë tregohen në rendgen.

Rendgeni tregon se në cilën pjesë të trupit ndodhet objekti i përbirë. Zakonisht, trupat e huaj të përbirë mbesin në traktin digjestiv. Por nganjeherë mund të rrëshqasin në rrugët e frymëmarrjes, trakeja është afër ezofahut. Trupat e huaj në rrugët e frymëmarrjes duhet të nxjerren menjiherë.

A duhet të nxjerren objektet e përbira? — Disa objekte të përbira duhet të nxjerren nga trupi, por disa lihen që të eliminohen spontanisht me rrugë natyrale. Kjo varët se:

Për çfarë objekti bëhet fjalë – Objektet që lehtë mund të shkaktojnë lëndime serioze në organet e brendshme të trupit duhet të nxjerren menjiherë. Në këtë grup të trupave të huaj hyjnë bateritë e ndryshme, pjesë magnetike, objektet e mprehta, objektet që përmbajnë plumb. Plumbi është metal që shkakton dëmtime serioze të trurit, veshkave dhe organeve tjera, sidomos te fëmijët.
Në ç’vend ka ngelur trupi huaj në tubin digjestiv – Trupat e mbetur në ezofag duhet të nxjerren menjiherë.
A ka shkaktuar trupi huaj simptome
Sa gjatë trupi huaj ka qëndruar në organizëm
Si duhet vepruar me trupat e huaj që presim të eliminohen spontanisht?

Mjeku duhet të informohet nga pacienti:

Nëse e ka eliminuar trupin e huaj me nevojë të madhe. Zakonisht kjo ndodh brenda disa ditësh.
Nëse paraqitën simptoma të cilat mund të shkaktohen nga dëmtimet që mund të jenë shkaktuar nga trupi huaj. Sidomos duhet alarmuar nëse paraqitën simptomat në vijim:
Ethe/temperaturë
Mundim/vjellje
Dhimbje barku
Gjakderdhje në jashtëqitje
Mjeku mund të kërkojë që të bëhen disa rendgengrafi për të përcjellur lëvizjen e trupit të huaj në traktin digjestiv.

Si i nxjerr mjeku trupat e huaj? — Trupat e huaj të mbetur në ezofag dhe lukth zakonisht nxjerren me procedurë endoskopike. Ndërsa trupat e mbetur në zorrë, duhet të nxjerren me ndërhyje kirurgjike.

Muhamed Kërveshi(1935-)

Rezultate imazhesh për muhamet kerveshi


Muhamed Kërveshi lindi në Mitrovicë më 1935. Shkollën fillore e kreu në Pejë, ndërsa gjimnazin në vendlindje.

 U largua nga Kosova për të studiuar filozofi në Universitetin e Beogradit dhe më pas kreu studimet pasuniversitare në Zagreb. 

U rikthye në Kosovë, në Prishtinë, ku mbrojti më pas edhe doktoraturën.Ka dhënë mësim në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. 

Muhamed Kërveshi, poet i afirmuar, është prezentuar në shumë panorama dhe antologji të poezisë shqipe, të botuara në Kosovë (në frëngjisht, në italisht, në gjermanisht, në anglisht, në turqisht, në serbisht), në Shqipëri, në Republikat e ish-Jugosllavisë dhe Vojvodinë edhe në vende të ndryshme të botës. 

Poezitë e këtij autori janë botuar në “Antologjinë e lirikës shqipe” (gjithëshqiptare) në italisht, që e përpiloi dhe e botoi shkrimtari ynë Ernest Koliqi në Milano, më 1963. 

Poezitë e Muhamedit botohen në spanjisht ne Revistën letrare “Comoran y delfin” Buenos Aires (Argjentinë), 1971. 

Muhamed Kërveshi është përfaqësuar në “Antologjinë e Evropës...” në gjuhën gjermane, që e përpiloi, e përktheu dhe e botoi Dr. Egon H.Raketa, në Bon, më 1976. 

Vargjet e Kërveshit i zgjodhi dhe i përktheu në gjermanisht Rudolf Grulich, në antologjinë “Regen in einer Legende”, Heiligenhof, 1977. 

Poezitë e Muhamed Kërveshit janë të botuara në arabisht, në antologjinë “Palestina shqiptare” që e përpiloi Muhamed Mufaku dhe e botoi Qendra Kulurore Arabe, në Siri, më 1980. 

Poezitë e Muhamed Kërveshit janë botuar në antologjinë “Një grusht kaltri” në turqisht, që e përpiloi, e përktheu Hasan Merxhan dhe u botua në Stamboll, më 1985.

 Poezitë e këtij poeti të njohur janë botuar në “Sikur një shqiponjë Antologji e lirikës shqipe që nga shekulli XVI deri në ditët tona”, që e përpiloi dhe e botoi në gjermanisht Robert Elsie, Shtutgard, 1988.

 Poezitë e Muhamed Kërveshit janë botuar në “Antologjinë e poezisë së poetëve të ish-Jugosllavisë”, Regnborgens Sanger, në gjuhën suedeze, të përpiluar dhe të botuar nga rumuni Jon Milosh, në Stokholm, 1991. 

Gjithashtu poezitë e këtij shkrimtari janë botuar në antologjinë “Kosova në errësirë”, në frëngjisht, e përpiluar dhe e botuar nga Anne-Marie, Christiane Matecot, Alexandre Zotos dhe Yves Potel, e botuar në Paris, më 1999. 

Poezitë e Muhamedit janë botuar në “Antologjinë e poezisë moderne shqipe” (shqip-gjermanisht), që e përpiloi, e përktheu dhe e botoi Ferdinand Laholli, në Sh.B. Doruntina në Holzminden – Gjermani, më 2003. 

Pastaj në “Antologjinë e poezisë bashkëkohore të Kosovës në arabishte “, në Aman (Jordani), që e përpiloi dhe e botoi Prof.dr.Muhamed Mufaku, më 2008.

 Poezitë e këtij poeti janë të botuara në “Antologie poetica” Amintirile sufletului (Kujtimet e shpirtit). E përgatiti dhe e botoi Baki Ymeri, Albanezul, Bukuresht, 2010. 

Gjithashtu poezitë e Muhamed Kërveshit, në ngritje sasiore dhe cilësore, gjer më tani janë përkthyer dhe botuar në sllovenisht, serbokroatisht, rumanisht, italisht, maqedonisht, turqisht, bullgarisht, hungarisht, sllovakisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjollisht, arabisht, anglisht, persisht, rusisht, suedisht, polonisht, boshnjakisht etj.

Veprat nga ky autor

I. Për të rritur

1.Ngjyrat e dashunisë (poezi), N.B. Rilindja, 1964
2.Portretet në miniaturë (poezi), N.B. Rilindja, 1966
3.Hijet (poezi), N.B. Rilindja,1968
4.Valët e reja (poezi), N.B. Rilindja,1971
5.Rrathët (poezi), N.B. Rilindja, 1973
6.Piramidat (poezi), N.B. Rilindja, 1976
7.Ngjyrat (poezi-serbokroatisht), Jedinstvo, 1977
8.Ura (poezi), N.B. Rilindja, 1978
9.Kundruall (poezi), N.B. Rilindja,1980
10.Vazhdimësi (poezi), N.B Rilindja,1982
11.Zemra ime (Antologji e poezisë), SH.B. Naim Frashëri, Tiranë, 1982
12.Etje (poezi- turqisht), TAN, 1982
13.Sheshi i ditës (poezi), N.B. Rilindja, 1985
14.Lojë në vazhdime (Antologji e poezisë), N.B. Rilindja, 1985
15.Trokitje (poezi), N.B. Rilindja, 1990
16.Syri i Kosovës (poezi), N.B. Rilindja, 1994
17.Shirat flasin (poezi), N.B. Rilindja, 1997
18.Kontakte letrare (ese, kritika etj.), N.B. Rilindja, 1999
19.Loti i Kosovës (poezi), N.B. Rilindja, 2000
20.Zëri i ditëve (tregime poetike), N.B.G.L. Dukagjini, 2000
21.Flaka e përqafuar (poezi), SH. B. Vëllezërit Frashëri, 2001
22.Dashuria peng (pesë drama), SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2002
23.Kopshtari i dashurisë (tregime poetike), SH.B. Faik Konica, 2003
24.Jetë guri (poezi), Rilindja, 2003
25.Zilja e kujtimeve (tregime), SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2004
26.Zjarri i përqafuar (poezi), N.B.G.L. Dukagjini, 2004
27.Çelësi (gjashtë monodrama), SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2005
28.Në pasqyrë (tregime), SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2006
29.Jetë druri (poezi), SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2006
30.Ora e madhe (poezi-dialog), SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2006
31.Hyrje në metaforë (poezi), SH.B. Faik Konica, 2008
32.Antologji e poetëve të Pejës, SH.B. Faik Konica, 2009
33.Ëndrra e diktatorit (roman), SH.B. Faik Konica, 2009
34.Prania e Padukshme (roman), SH.B. Faik Konica, 2010
35.Liria e vonuar (poezi), SH.B. Faik Konica, 2010
36.Melancolie (poezi), Albanezul, Bukuresht, 2010
37.Bukuria e përbashkët (poezi), SH.B. Faik Konica, 2011
38.Shkodra ime, (poezi), SH.B. Faik Konica, 2012
39.Rrënjët (poezi), SH.B. Faik Konica, 2013
40.Në jetën tonë ka gjembërim, (poezi), SH.B. Faik Konica, 2014
41.Gurët e lartësive (poezi), SH.B. Faik Konica, 2015
42.Prania e Paduksme (poezi), SH.B. Faik Konica, 2016
43.Eshtrat Flasin (poezi), SH.B. Faik Konica, 2017
44.Thelësitë e strukturave poetike (ese e kritika), SH.B. Faik Konica, 2017

II. Për fëmijë

45.Telegramet e dallëndysheve (poezi), N.B. Rilindja, 1972
46.Ylli rojtar (poezi), N.B. Rilindja, 1981
47.Fjalë e nënës zog (poezi), N.B. Rilindja, 1986
48.Shtëpia e re (tregime), N.B. Rilindja, 1989
49.Ura (tregime), N.B.G.L. Dukagjini, 1997
50.Xhufi (tregime), N.B.G.L. Dukagjini, 2001
51.Në valle të rrezeve (poezi), Pionieri, 2002
52.Gjuha e zogjve (roman për fëmijë) SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2007
53.Përrallzat me gjumë, SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2007
54.Në mes dy dashurive (tregime) SH.B. Faik Konica, 2017

III. Të shqipëruara nga frëngjitshtja

55.Romen Rolan – Jeta e Betovenit (monografi), Rilindja, 1974
56.Pol Elyar –Porta e hapur (poezi), N.B. Rilindja, 1976
57.Leopold S. Senghor – Kungimet e zeza (poezi), N.B. Rilindja, 1976
58.Kurrizi i engjëllit (Antologji e lirikës bashkëkohore frënge), N.B. Rilindja, 1988
59.Gijom Apoliner –Vjeshta e sëmurë (poezi), N.B. Rilindja, 1990
60.Sharl Bodler – I huaji (splin parisi –proza poetike), N.B.G.L. Dukagjini, 1995
61.Sharl Bodler –Lulet e së keqes (poezi), N.B.G.L. Dukagjini, 1996
62.Stefan Malarme – Kaltërsi (poezi), N.B.G.L. Dukagjini, 1997
63.Zhak Prever – Për ty dashuri (poezi), SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2002
64.Fransua Vijon – Testamenti (poezi), N.B.G.L. Dukagjini, 2002
65.Antologjia e lirikës frënge (shek.XIII-XXI), SH. B. Faik Konica, 2003
66.Sharl Bodler – Lulet e së keqes (poezi), SH.B. Libri shkollor, 2003
67.Pol Valeri – Zgjimi i dritës (poezi), SH.B. Faik Konica, 2008
68.Artyr Rembo – Anija e dehur (poezi), SH.B. Faik Konica, 2011
69.Artyr Rembo – Një stinë në ferr (proza poetike), SH.B. Faik Konica, 2011
70.Pol Verlen – Violinat e vjeshtës (poezi), SH.B. Faik Konica, 2014.Etj.

M.Kërveshi është fitues i çmimeve letrare  dhe mirënjohjeve të tjera.

Rifat Latifi(1955-)

Latifi, Rifat


Rifat Latifi,lindi në Kllodernicë të Skënderait më 1955.
Shkollën fillore e përfundoi në Turiqec,ndërsa Shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Në vitin 1982 i përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe po atë vit emigroi në SHBA.

Fillimisht u vendos në Hjuston,ku punoi në hulumtime shkencore.

Specializimin për kirurgji e filloi në Klinikën e Klivlendit,pastaj e vazhdojë në Universitetin e Jelës,ndërsa specializimin e dytë në traumatologji të përgjithshme dhe reanimacion e kreu në Nju Jork, College of Medicine.

Profesor universitar u bë pas  5 vjetve  të  mbarimit të specializimit dhe mbajti shumë poste akademike dhe organizative me rëndësi në mjekësinë botërore.

Gjatë karrierës së tij ai ka punuar në universitete dhe qendra spitalore me emër nëpër Amerikë, si Texas, Filadelfia, New York, Doha.

Aktualisht, është profesor i kirurgjisë dhe president i Kolegjit të Kirurgëve Amerikan për shtetin e Arizonës.

 Prof.Dr.Rifat  Latifi, është krijues dhe implementues i Programit të Telemjekësisë në Kosovë dhe Shqipëri, program ky i financuar nga USAID. 

Është laureat i çmimit prestigjioz dhënë nga “IDG’s Computerworld Honors Program”, më 2011.

 Prof. Latifi ka botuar disa   libra për mjekësi (kirurgji,nutricion,
laparaskopi dhe telemjekësi) si dhe është autor i mbi 130  artikujve shkencorë. 

Ai ka kryer specializimin në Kirurgji të Përgjithshme, një vit në Klinikën e Klivelandit, e pastaj në Universitetin Yale, që të dy këto institucione, nga më të mirat në botën mjekësore. 

Pas specializimeve, shkon në Richmond, Virxhinia për një kohë të shkurtër, por do të përfundonte shumë shpejt në Tucson, Arizona.

Sot, ai punon si profesor i kirurgjisë në Universitetin e Arizonës.

Rifat Latifi,M.D.,FACS,FICS ,punoi më përkushtim në afirmimin e shëndetësisë shqiptare.

Kontributi i tij është i madh në themelimin e shërbimit të telemjekësisë në Kosovë dhe Shqipër.

Si ekspert në lëmin e kirurgjisë,përveç në universitete të ndryshme amerikane,për një kohë punojë edhe në Katar dhe në vende tjera botërore. 

Në qendrat ku ai  punoi u angazhua edhe në edukimin e mjekëve shqiptar.Jeton dhe vepron në SHBA.

Disa nga botimet e Profesor Rifat Latifit:

1.Thyroidectomy in a Surgical Volunteerism Mission: Analysis of 464 Consecutive Cases.
Latifi R, Gachabayov M, Gogna S, Rivera R.
J Thyroid Res. 2019

2.Recurrence of infection and hernia following partial versus complete removal of infected hernia mesh: a systematic review and cohort meta-analysis.
Gachabayov M, Gogna S, George G, Samson D, Latifi R.
Hernia. 2019


3.Falling Again Falls in Geriatric Adults-Risk Factors and Outcomes Associated With Recidivism.
Prabhakaran K, Gogna S, Pee S, Samson DJ, Con J, Latifi R.
J Surg Res. 2019


4.Different etiopathogeneses in early-onset and late-onset inguinal hernia mesh infections in a prospectively evaluated cohort.
Gachabayov M, Latifi R.
Acta Chir Belg. 2019


5.Nutrition in surgical patients: how soon is too soon?
Khan M, Latifi R.
Curr Opin Crit Care. 2019


6.Pre-hospital shock index correlates with transfusion, resource utilization and mortality; The role of patient first vitals.
Jehan F, Con J, McIntyre M, Khan M, Azim A, Prabhakaran K, Latifi R.
Am J Surg. 2019



7.Patient satisfaction following thyroidectomy in surgical mission: a prospective study.
Gachabayov M, Latifi R.
Gland Surg. 2019


8.Metabolic Syndrome Exponentially Increases the Risk of Adverse Outcomes in Operative Diverticulitis.
Jehan F, Zeeshan M, Con J, Hanna K, Tang A, Hamidi M, Latifi R, Joseph B.
J Surg Res. 2020


9.Females fall more from heights but males survive less among a geriatric population: insights from an American level 1 trauma center.
El-Menyar A, Tilley E, Al-Thani H, Latifi R.
BMC Geriatr. 2019


10.En bloc removal of infected hernia mesh rather than "blue-ectomy".
Gachabayov M, Gogna S, Latifi R.
Hernia. 2019

11.Passive drainage to gravity and closed-suction drainage following pancreatoduodenectomy lead to similar grade B and C postoperative pancreatic fistula rates. A meta-analysis.
Gachabayov M, Gogna S, Latifi R, Dong XD.
Int J Surg. 2019



12.Clinical Presentation and Management of Pelvic Morel-Lavallee Injury in Obese Patients.
Muneer M, El-Menyar A, Abdelrahman H, Murad MA, Al Harami SM, Mokhtar A, Khawar M, Awad A, Asim M, Latifi R, Al-Thani H.
J Emerg Trauma Shock. 2019


13.Telemedicine for Neurotrauma Prevents Unnecessary Transfers: An Update from a Nationwide Program in Albania and Analysis of 590 Patients.
Olldashi F, Latifi R, Parsikia A, Boci A, Qesteri O, Dasho E, Bakiu E.
World Neurosurg. 2019


14.Review of Existing Scoring Systems for Massive Blood Transfusion in Trauma Patients: Where Do We Stand?
El-Menyar A, Mekkodathil A, Abdelrahman H, Latifi R, Galwankar S, Al-Thani H, Rizoli S.
Shock. 2019

.
15.A novel tool to evaluate bias in literature on use of biologic mesh in abdominal wall hernia repair.
Con J, Zarain L, Gogna S, Samson DJ, Prabhakaran K, Gashi S, Tilley E, Latifi R.
Hernia. 2019


16.Safety of hernia repairs in the setting of surgical volunteerism missions.
Gachabayov M, Latifi R.
Hernia. 2019


17.Increases Access to Care through Telemedicine in Albania: An Analysis of 2,724 Patients.
Latifi R, Parsikia A, Boci A, Doarn CR, Merrell RC.
Telemed J E Health. 2019


18.Traumatic brain injury in patients screened for blood alcohol concentration based on the mechanism of injury.
El-Menyar A, Consunji R, Asim M, Mekkodathil A, Latifi R, Smith G, Parchani A, Al-Thani H.
Brain Inj. 2019

19.Racial Disparities in the Cardiac Computed Tomography Assessment of Coronary Artery Disease: Does Gender Matter.
El-Menyar A, Abuzaid A, Elbadawi A, McIntyre M, Latifi R.
Cardiol Rev. 2019


20.Improving survival after an emergency resuscitative thoracotomy: a 5-year review of the Trauma Quality Improvement Program.
Joseph B, Khan M, Jehan F, Latifi R, Rhee P.
Trauma Surg Acute Care Open. 2018

Etj.

Flori Bruqi


2020/01/07

Jeta e Prof. Dr. Shaban Gecit


Rezultate imazhesh për Prof.Dr. Emrush Kyeziu

Prof.Dr. Emrush Kyeziu - Prishtinë


(Prof. Dr. Shaban Geci, ishte intelektual i klasit të parë. Këmbëngulës në dije të thella. Kryengritës për të vërtetën. I paepur në kërkime shkencore! Njohës i rrënjëve metafizike në shkencë po edhe në lëmi të tjera. Zbulimet tona shkencore thoshte mjeku dhe albanologu,Geci, mund të quhen hyjnore, vetëm në bazë të këtyre njohjeve, lexojmë në studimin e tij, „Për shëndetin e popullit“… )
                 
Në moshën 76 vjeçare, me 06.05. 2012 u shua nga jeta albanalogu dhe mjeku ynë i vlerësuar, Prof. Dr. Shaban Geci. Shaban Geci u lind më 7.12. 1935 në Roganë tëDardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Normalen në Gjakovë dhe Prishtinë. Ishte intelektual i zgjuar dhe i thellë. Veprën e Naimit , Lasgushit, Asdrenit,Çajupit , Fishtës dhe Rilindasve të tjerë, Dr. Shaban Geci i dinte të tëra pëmendësh. I lindur në një familje patriotike të Roganës, Dr. Shaban Geci, kishte përkrahjen e familjes dhe të shokëve të tij për t´u arsimuar, dhe për të arsimuar. Babai i Shabanit, Limon Geci, dhe nëna e tij Naxhie Geci, ishin patriotë, dhe arsimdashës të flakët të shkollës. Të gjitha mësimet Dr. Shaban Gecit i shkonin për së mbari. Në shkollë nuk kishte një të parë si ai. Pas kryerjes së shkollës Normale në Gjakovë e Prishtinë, nëmoshën 20 vjeçare, Dr Shaban Geci emërohet drejtor shkolle në Shkollën Fillore të Hogoshtit. Në Hogosht, bashkë me patriotin Metush Krasniqin, mbjellin një frymë të re në edukimin kombëtar e patriotik. Shkolla ku punonte Shabani ishte në vëzhgim të udbashëve të Rankoviçit. Përkundër rrethanave, Shaban Geci kishte mbështetje tëpaluajtshme, nga Metush Krasniqi dhe shokët e miqtë e tij. Në kulmin e entuziazmit dhe frymëzimit të tij për një Kosovë ndryshe, Shaban Gecin e pushojnë nga puna. Por Shabani ishte i pndalur për dije. Mu në kulm të Aksionit famëkeq të grumbullimit të armëve, Shaban Geci regjistrohet në Fakultetin e Albanologjisë në Beograd dhe diplomon për 3 vjet, një vit para afatit. Bërja e Shaban Gecit me diplomë të Albanalogut e tmerroi UDB-në e Gjilanit. Në Gjilan Shabani sjell një frymë të re për Gjuhën dhe Letërsinë shqipe. Programin e Rilindjes kombëtare, Shabani e njihte shkronjë për shkronjë. Ata që patën fatin të ishin nxënës të Shaban Gecit, më vonë u bën flamuj tëgjuhës dhe të letërsisë shqipe, në mesin e tyre, me dhjetëra u bën doktor shkencash. Por, rexhimi pushtues serbë, edhe në Gjilan e vëzhgon nga afër veprimtarinë e Shabanit. Shabani ishte i diplomuari i parë me Fakultet në Anamoravë. Mirëpo, pas tri viteve profesor në Normalen e Gjilanit, Shaban Gecit i merret e drejta për të dhënë mësim nëarsimin e kohës, me arsyetimin se po e indoktrinon rininë, me spjegimet për Naimin, Migjenin, Çajupin. Por, Dr. Shaban Geci nuk jepet. Ai pa u menduar shumë regjistron Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, dhe në afat rekord diplomon në Mjekësi. Pak para diplomimit në Mjekësi, Dr. Shaban Geci rehabilitohet nga Plenumi i Briones, dhe sërish kthehet në Normalen e Gjilanit, pasi gjyqi i tij ishte i fituar. Pas diplomimit në Mjekësi, në vitin 1968, Dr. Shaban Geci, nis punën në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. I etur për dije dhe shkencë ai nuk reshtë së punuari. Dr. Shaban Geci, regjistron spezcializimin në Universitetin e Fakultetit të Mjekësisë në Zagreb. Në Universitetin e Zagrebit Shabani njihet me shumë figura nga ballkani e më gjerë. Në Zagreb Dr. Shabani, speciolizon në fushën e hematologjisë dhe citologjisë. Në këmbim të përvojave me Shqipërinë, Dr. Shaban Geci, për një muaj ishte në Pavijonin e Hematologjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës në Tiranë. Në Tiranë Shabani zëshumë miq. Në vitin 1973, Dr. Shaban Geci, zgjidhet asistent në lëndën Mjekësi interne të Universitetit të Prishtinës. Ndërsa në qershor të vitit 1978, doktoron në temën;anemitë nutrive në Kosovë. Krahas titujve në mjekësi, Dr. Shaban Geci, la pas vetes 250 punime shkencore nga lëmia e mjekësisë. ndërsa pesë vjet më vonë fiton gradën, Profesor ordinar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Prof Dr. Shaban Geci, përveç punës së tij të mjekut dhe të pedagogut, ka ushtruar edhe disa detyra me rëndësi. Vlen të theksohet se Prof. Dr, Shaban Geci ishte Kryeshef i parë dhe themelues i shërbimit Hematologjik të Fakultetit të Mjekësisë në Kosovë, anëtar i seksionit internistik, anëtar i Këshillit drejtues të Hematologëve të ish Jugosllavisë, anëtar i Pleqësisë të Klinikës për Sëmundje të Brendshme, nënkryetar i PleqësisëQëndrore të Fakultetit të Mjekësisë. Në fushën e mjekësisë interne Prof. Dr. Shaban Geci ka botuar 250 punime shkencore me të cilat u ka hapur shtigjet e dijes e tëhulumtimit edhe studiusve të ardhshëm. Prof. Dr. Shaban Geci, ishte intelektual i klasit të parë. Këmbëngulës në dije të thella. Kryengritës për të vërtetën. Jeta dhe vepra e Prof. Dr. Shaban Gecit, mbetet një roman i pashkruar, një kryengritje e krengritësit të kryengritur. Një lëndë për dramaturgji të mirëfilltë. Jeta e gjithësecilit prej nesh nën pushtimin serb ishte e rëndë dhe me shtypje të dhimbjeve të mëdha. Artin e të jetuarit Dr. Shaban Geci e jetoi në mynyrën e vet. Vëllai ynë Prof. Dr. Shaban Geci u shpreh shkrimtari Rrustem Geci; ishte intelektual me formim të lartë. Rebel përpara të paarsyeshmes, zemërim-mirë përpara popullit tij. Prof. Dr. Shaban Geci ishte shembulli më i mirë i itlelektalit luftëtarit dhe inteletualit të guximshëm ushpreh bashkëkohaniku dhe patrioti Hazir Shala. Ndërsa Adem Demaçi tha se Dr. Shaban Geci ishte shembulli i intelektualit të formuar. Fal vëllaut tonë, Prof .Dr. Shaban Gecit u shpreh Rrustem Geci, në shtëpinë tonë në Roganë fliste Naimi, Çajupi, Migjeni e Fishta dhe rilindas të tjerë. Prof. Dr. Shaban Geci Fakultetin e Albanalogjisë e kreu në Beograd, por rexhimi tito-rankoviq e detyroi tëkryej Fakultetitn e Mjekësisë. Jeta e Dr. Shaban Gecit ishte jeta e intelektualit shqiptar, jeta e krenarisë së papërkulur. Në mbledhjen komemorative për jetën dhe veprën e Prof Dr Shaban Gecit foli Dekani i fakultetit të Mjekësisë, dhe shokët e tij të Hematologjisë, Prof. Dr. Ahmet Brovina, dhe Prof Dr. Emrush Kryeziu. Në atë mbledhje përkujtimore u tha se Prof. Dr. Shaban Geci, ishte shembull i intelektualit të pa epur. Prof. Dr. Shaban Geci pas vetes la gruan Zejnepen, Djalin Artirin, vajzat Burbuqen dhe Labinoten, shumë nipër e mbesa, dhe familjen e gjerë, vëlllëzër dhe motra.Lavdi jetës dhe veprës së tij.


Nga Rrustem Geci : Shkrimtari - Prof. Ahmet Qeriqi



Jeta dhe vepra e shkrimtarit dhe atdhetarit, prof. Ahmet Qeriqit, është shembulli më i veçantë i luftëtarit të lirisë, i romansierit të shkëlqyer, eseistit poetik, ilegalit të guximshëm, i zërit të Radios në Luftë. Veprimtaria letrare dhe publicistike e prof. Ahmet Qeriqit, prej mijëra faqesh është krijimtari epiko-lirike, dhe tërësisht shqiptare. Ahmet Qeriqi është pjesëmarrës i orëve të parat të luftës së UÇK-së, dhe më herët. Ai u lind në luftë, dhe po plaket në vazhdim betejash.

Shumë gjëra nuk gjenden në kohën e tashme, shprehet profesor Qeriqi. Por unë perëndeshës sonë të lirisë i përkulem, edhe pse tërësisë sonë ende i mungojnë pjesë të pushtuara të atdheut. Prandaj, jemi për histori politike të vërtetë, që shqiptarët të përgatitemi më mirë, për të marr drejtimin e duhur drejt së ardhmes. Vetëm me prijës atdhetarë, të ditur, dhe strategë të kohës, liria, perëndesha e fitoreve, do të jetë më e gëzuar dhe më e lumtur. Republika e Kosova ka nevojë për ndryshime, në ecje, në kahe, në përgatitjen e brezit të sotëm për ribashkimin kombëtar. Ahmet Qeriqi u lind në Krojmir të Kosovës, në vitin 1947. Shkollën tetëvjeçare e kreu paralel me shkollën fetare në Medresenë „Alaudin“ në Prishtinë. Historinë dhe lirinë ( të dhëna nëpër libra ) nga pushtuesi serb, ai i quante të mangëta, dhe të shtrembëruara. Dhe ashtu ishte. Në ato libra të „Bashkim vëllazërimit“, mungonte liria e shqiptarëve, perëndesha e fitores sonë, liria dhe pavarësia.


Djaloshi bjond i Krojmirit të Kosovës, Ahmet Qeriqi, lexonte pandalshëm për të marr drejtimin e duhur kundër pushtuesit Serbo-Jugosllav. Lufta çlirimtare i do të tëra; edhe dijen, edhe guximin, edhe qëllimin më thotë Ahmeti. Prof Ahmet Qeriqi që i ri, ende pa i rënë brisk fytyrës, përballet me xhelatët e regjimit. Ai e lexonte saktë shpirtin e zemëruar të popullit, varfërinë e padurueshme, shpërnguljet, dënimet e pareshtura për gjuhën dhe flamurin, dhe festat për figurat historike të shqiptarve. Bastisjet për armë dhe për libra të lirisë në Kosovë ishin të vazhdueshme. Pushtimi është poshtërimi më i rëndë për një popull më thotë Ahmet Qeriqi. Ndjenja kryengritëse për çlirimin e Kosovës nga Serbia, mua më kërcente në kraharor. Nëpër qindra net kam mbetur i pagjumë për të kap ëndrrën time të mirëfilltë, dhe kahen nga duhet të shkon Kosova. Lufta për liri do shumë duar, shumë zëra, urti dhe shumë dije e guxim. Në Medresenë „Alaudin“ aty ku unë ndiqja mësimet, syri i pushtuesit na ndiqte, si kafshën e zezë. Mirëpo, lufta për liri nuk njeh frikë. Lëvizjet ilegale patriotike në Kosovë nuk e kanë ndërprerë asnjëherë aktivitetin e saj, shprehet Prof. Qeriqi, madje as pas luftës së Dytë Botërore, meqë Kosova dhe treva të tjera shqiptare kishin mbetur nën pushtimin e RSFJ-së.

Rruga ime drejt ilegales, drejt luftës për liri ishte krejt e natyrshme, meqë i përkas një familjeje të përndjekur politikisht. Gjyshi im, mulla Emin Miftari, ka qenë disa herë i dënuar me burg për shkak të kundërshtimit dhe mospranimit të regjimit komunist jugosllav. Gjyshi tjetër, babai i nënës, Kadri Beba, nga Ribari i Madh, është dënuar si armik i pushtetit popullor jugosllav dhe në vitin 1948 është pushkatuar. Më vonë është vrarë, gjatë përpjekjeve për të çarë rrethimin edhe vëllai i tij, Salihu, së bashku me djalin, Rexhepin. Më herët kam shpjeguar se sa herë kam qenë i dënuar, kështu që tani po kufizohem vetëm në aktivitetin tim prej vitit 1979 deri në vitin 1982. Në vitin 1978, së bashku me Zenun Gjocin, Imer Halilin nga Prekazi, Muhamet Ademin dhe Beqë Dervenin nga Shkupi kemi vepruar në platformë të programit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, duke shpërndarë literaturë të ndaluar dhe duke propaganduar idenë e bashkimit të tokave shqiptare me Shqipërinë. Që lëvizja jonë të ndihet Brenda e jashtë, ne kemi shpërndarë parulla dhe trakte me përmbajtje kombëtare, në Shkup, Prishtinë, Ferizaj e gjetkë.


Gjatë punës sime, profesor në Gjimnazin e Ferizajt, në Akademinë Pedagogjike dhe në Shkollën e Mesme Teknike në Prishtinë kam bashkëpunuar edhe me disa nxënës, të cilët edhe ashtu ishin të organizuar dhe vepronin ilegalisht. Në vitin 1981, kam marrë pjesë aktive në demonstratat e 1 dhe 2 prillit, që u zhvilluan në Prishtinë së bashku me shumë nxënës dhe kolegë të punës. Më 2 prill, në qendër të Prishtinës, forcat e Milicisë Speciale të Jugosllavisë, kanë vrarë dy nxënës të vitit të katërt të shkollës teknike, të cilëve iu kisha dhënë mësim dhe me të cilët kisha lidhje të veprimtarisë ilegale. Ata ishin: Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva. Lidhje ilegale në drejtim të propagandimit të idesë për krijimin e Republikës së Kosovës kam mbajtur edhe me Fatmir Graiçevcin, Lutfi Maqedonin, Naim Mahmudin, Ilaz Zhitinë e nxënës të tjerë, të gjithë të dënuar nga regjimi jugosllav prej 3 deri në 12 vjet burg. Më 3 prill 1981, meqë në Prishtinë dhe në tërë Kosovën regjimi jugosllav kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Unë kam dalë ilegalisht nga Prishtina dhe jam vendosur në fshatin tim të lindjes, në Krojmir të Drenicës, ku kam jetuar në arrati deri më 11 maj të vitit 1982.

Në Krojmirë unë kam qenë në ilegalitet të thellë, por, duke mbajtur kontakte me disa nga veprimtarët e lëvizjes ilegale, me qëllim të krijimit të kushteve për rezistencë të armatosur. Gjatë tërë asaj kohe kam qenë i armatosur me një pushkë franceze, dhe një revolver të tipit “Stayer”. Një kohë kam depërtuar ilegalisht në Preshevë, te një shok i imi i studimeve e prej andej në Shkup, ku ishte edhe grupi, i cili falë konspiracionit të thellë dhe qëndrimit të tyre të paepur gjatë hetimeve nuk qemë të zbuluar. Gjatë 14 muajve të arratisë sime nëpër trojet e mia forcat policore më kanë gjurmuar hap pas hapi, por nuk kanë arritur të më kapim, meqë zakonisht kam qëndruar nëpër male dhe ua kam humbur gjurmët. Asokohe kam mbajtur kontakte me babanë tim, Aliun, pastaj me vëllezërit, të cilët jetonin në Shtime, Osmanin, Jusufin, Hasanin, Selimin, pastaj me xhaxhanë, Mehdiun i cili jetonte në Krojmir, me Imer Halilin nga Prekazi, më vonë i dënuar politik, me Zenun Gjocin, i cili po ashtu më vonë ka qenë i dënuar politik si dhe me Muhamet Ademin, Fatmir Graiçevcin, kushërimin tim Sylë Qeriqin e disa të tjerë. Në Lëvizjen ilegale, e cila i ka paraprirë krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kam qenë i kyçur qysh nga dalja nga burgu, në vitin 1988. Asokohe, edhe pse kam punuar punë fizike në ndërtimtari dhe zdrukthëtari për të siguruar familjen, kam rivendosur kontaktet me shokët e ilegales, shumica dërrmuese e të cilëve kishin kaluar vite të tëra nëpër burgje. Kam mbajtur kontakte me qëllim të zgjerimit të veprimtarisë ilegale me Sheqir Zenelin, Shaban Shalën, Kadrie Gashin, Hilmi Ramadanin, Jetë Hasanin, Sylë Qeriqin, Elez Durmishin dhe me shumë veprimtarë e luftëtarë të tjerë të luftës së UÇK-së.

Organizmit të UÇK-së i ka parapritë Lëvizja Popullore e Kosovës, e cila doli nga kreu i Lëvizjes ilegale, sidomos pas vitit 1981. Të gjitha grupet ilegale në Kosovë, të cilat kanë vepruar në drejtim të organizmit të Lëvizjes aktive të rezistencës kanë vepruar në platformë të programit kombëtar shqiptar, për çlirim dhe bashkim të trojeve të pushtuara me Shqipërinë. LPK-ja, në kushte dhe rrethana të represionit serb, në kushte kur ishte abroguar edhe autonomia e Kosovës, mbeti e vetmja lëvizje-ilegale dhe legale, e vetmja forcë e organizuar politike, e vetmja forcë opozitare, e cila nuk e pranonte pushtimin dhe as mundësinë e bashkëjetesës dhe bashkëqeverisjes së shqiptarëve në Jugosllavi, apo në Serbi. LPK-ja, pavarësisht përplasjeve të brendshme, pavarësisht refleksioneve ideologjike të grupeve të caktuara, pavarësisht përpjekjeve të pareshtura të shërbimeve serbe e jugosllave për të depërtuar në kreun e saj dhe për ta shpartalluar, çuditërisht i mbijetoi të gjitha sfidat. Ajo është forca e vetme meritore, e cila edhe organizoi luftën e armatosur në Kosovë, por edhe luftën në Kosovën Lindore dhe në Maqedoni. Pa organizimin e LPK-së në vitet 80 e 90 të shekullit të kaluar, e cila me veprime dhe aksione ndër më të ndryshmet e mbajti gjallë idenë dhe porositë e vitit 1981, pa rezistencën heroike të Adem Jasharit dhe të Jasharëve në Prekaz, pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pa intervenimin ushtarak të NATO-mendoj se nuk do ta kishim këtë realitet që kemi sot. Unë për veten time i shoh të ndërlidhur këta faktorë kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare, faktorë determinues të historisë sonë më të re. Ishin pjesëtarët e LPK-së, të cilët themeluan edhe fondin “Vendlindja Thërret”, që ishte edhe logjistika e parë, por jo e vetmja e luftës sonë për liri dhe pavarësi.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shprehet Prof. Ahmet Qeriqi ka qenë një luftë heroike, luftë e idealistëve të kombit, luftë e vullnetarëve shqiptarë nga të gjitha trojet tona, luftë të cilën e përkrahu bota përparimtare, në finalen e së cilës rolin vendimtar e pati NATO-ja dhe forcat politike e diplomatike pro shqiptare të Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Janë të shumta betejat e UÇK-së, por do të bëj përpjekje t’i radhis disa nga më të rëndësishmet, sidomos ato të fillimit të luftës. UÇK-ja aktivitetin e vet e ka nisur si forcë guerile, që identifikohet me aksionet e komandantit, Adem Jashari, i cili qysh në vitin 1991 kishte krijuar bërthamën e kundërvënies së armatosur, në Drenicë, pastaj me guerilin e njohur të Prishtinës e Llapit, Zahir Pajazitin e me vëllezërit Haradinaj në Gllogjan dhe kështu me radhë nga zona në zone, në gjithë Kosovën.

Beteja e parë e fuqishme e UÇK-së, përballë forcave të motorizuara serbe është zhvilluar më 26 nëntor të vitit 1997, në rrugën: Skënderaj-Klinë, në fshatin Ludoviq, tash Rezallë e Re. Atë ditë forcat e motorizuara serbe janë goditur nga luftëtarët e Adem Jasharit dhe janë tërhequr prapa me dëme të konsiderueshme. Beteja është zhvilluar dy ditë para daljes publike të UÇK-së. Atë ditë në betejë ka marrë pjesë dhe e ka koordinuar veprimin luftarak vetë Legjendari, Adem Jashari dhe shumë nga luftëtarët e bërthamës së parë të UÇK-së. Pastaj një betejë e jashtëzakonshme e njësiteve të UÇKës në Drenicë është zhvilluar më 27 shkurt 1998 në Likoshan e Qirez, ku forcat serbe nga humbjet që pësuan për hakmarrje vranë mizorisht 25 pjesëtarë të popullatës civile në këto dy fshatra të Drenicës.


Beteja më e rëndësishme në gjysmën e parë të vitit 1998, pa dyshim ishte Beteja e Jasharëve në Prekaz, më 5. 6 dhe 7 mars me ç rast ranë 56 anëtarë të familjes së ngushtë dhe të gjerë Jashari, në mesin e tyre edhe komandanti i UÇK-së, Adem Jashari. Më 24 mars 1998 është zhvilluar Beteja në Gllogjan të Deçanit në kullën e vëllezërve Haradinaj: Luan, Ramush, Shkëlzen, Daut e Enver Haradinaj. Mëpastaj, Beteja në Gjergjicë maj 1998, ndërsa Zënia e Grykës së Llapushnikut më 9 maj 1998. Beteja në Bardh të Madh, u zhvillua më 29 qershor 1998 ku ka marrë pjesë komandanti, Fehmi Lladrovci. Beteja, Zënia e Grykës në Caralevë më 14 qershor 1998. Mëpastaj, beteja e njohur dy-mujore Maj Qershor e Smolicës, në rrethin e Gjakovës, tjetër, Beteja e Gabrricës në Kaçanik më 11 gusht 1998. Pastaj, Beteja në Grykën e Llapushnikut më 25 dhe 26 korrik 1998, ku forcat serbe për herë të parë kishin vënë në veprim më shumë se 120 tanke, topa të kalibrave të mëdhenj, disa raketahedhës dhe mjete të tjera të motorizuara. Beteja e Junikut më 10 gusht 1998. Beteja më 22 shtator në Drenicën Qendrore, të cilën e udhëhoqi komandanti, Fehmi Lladrovci. Beteja e Jezercit 22-23 shtator 1998. Beteja e Vërrinit në verë të vitit 1998. Beteja e Bajrakut, në Lluzhnicë në krye me Ismet Jasharin Komandant Kumanova, më 24 dhe 25 gusht 1998. Beteja e Verës në Shalë të Bajgorës. Beteja e Qyshkut të Pejës. Betejat e Rugovës, Beteja e Dollcit në Klinë, Beteja e Budakovës, e Semetishtit, e Malishevës, Beteja e Kaçanollit në Llap më 15 shtator 1998, Beteja e Llapit te Tabet e Llapashticës, në dhjetor të vitit 1998. Beteja e Mujë Krasniqit të Gorozhup të Pashtrikut, më 14 dhjetor 1998, me ç rast ranë 41 dëshmorë të UÇK-së. Beteja e Pustenikut në zonën e Kaçanikut në maj të vitit 1999. Beteja e Zhegocit në zonën e Karadakut. Beteja e Marecit e 16-18 prillit të vitit 1999 ku ranë më shumë se 30 dëshmorë. Beteja te shkëmbi i Gradinës, në Berishë, më 18 prill 1999. Beteja në Qafë Hajlë të Rugovës në prill të vitit 1999. Betejat e pandërprera gjatë luftës si ato që janë zhvilluar në Abri, Likoc, Rrezallë, Prekaz, Polac, Gradicë, Melenicë, Artakoll, Aqarevë, Kopiliq e shumë beteja të tjera kudo në zonat ku vepronte dhe i mbante nën kontroll Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Gjatë luftës së UÇK-së është i njohur edhe aksioni ushtarak i SHP të UÇK-së, “Shigjeta” në Pashtrik, aksion i përqendruar ushtarak, me qëllim për të krijuar një korridor të armatimit për në zonat e luftës në Kosovë.

Beteja e Kosharës e cila ka zgjatur në muajt: prill maj qershor 1999, me ç’ rast edhe janë thyer pikat ushtarake serbe. Në betejat e Koshares kanë rënë rreth 120 dëshmorë, në mesin e tyre edhe tre internacionalistë nga Italia, Franca e nga Alxheri.

Një aksion tejet i rëndësishëm, spektakolar i luftës së UÇK-së është kryer nga njësitë e Komandantit, Besim Mala dhe Shtabit të Brigadave, Ismet Jashari, Fehmi Llardovci e Mujë Krasniqi, në natën mes 21 dhe 22 majit të vitit 1999, me rastin e rrëmbimit të armatimit dhe minave tokësor në Kazermën e ushtrisë Jugosllave afër Magurës, kur u morën mbi 800 mina antitank, me të cilat u vulos edhe fati i luftës në Drenicën jugore.


Gjatë dy viteve të luftës në Kosovës janë zhvilluar edhe beteja të tjera në shtatë zonat operative të luftës. Duhet të shënohet me këtë rast se Serbia, gjatë luftës së viteve 1998-1999, kishte sjellë në Kosovë dy të tretat e kontingjentit ushtarak e policor. Vetëm në brezin kufitar me Shqipërinë kishte dislokuar mbi 50 mijë forca. Gjatë luftës në Kosovë armata serbe ka angazhuar qindra tanke, qindra armë të rënda të artilerisë, më shumë se 150 mijë ushtarë e policë dhe si shumë hordhi paramilitarësh, grupesh e bandash të armatosura. Në betejat e UÇK-së kanë rënë rreth 2000 dëshmorë, janë plagosur me mijëra syresh, ndërsa serbët kanë vrarë e kanë masakruar më shumë se 12 mijë shqiptarë, burra, gra e fëmijë. Ende nuk dihet fati i rreth 1700 pjesëtarëve nga radhët e popullatës civile, për të cilët me të drejtë dyshohet se regjimi ua ka humbur të gjitha gjurmët.

Profesor Ahmet Qeriqi, si përgjegjës dhe anëtar i stafit të Radios-Kosova e Lirë, si i keni përcjellë luftimet e UCK-së?

Radio-Kosova e Lirë ka filluar transmetimin më 4 janar të vitit 1999. Transmetimi i programit është bërë nga malet e fshatit Berishë, në Rrafshnaltën e Drenicës, zonë e cila qysh prej fillimit të luftës ishte nën kontroll të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte rajoni që nuk është shkelur asnjëherë gjatë kohës së Luftës së UÇK-së nga armiku. Radio është themeluar më 13 nëntor të vitit 1998 me vendim të SHP të UÇK-së.

Stafin e Radios e përbënin: Përgjegjës, Ahmet Qeriqi, Redaktor informimit, Nezir Myrtaj, Reporter në terren, Martin Çuni, folës dhe zgjedhës i muzikës, Nusret Pllana, gazetarët dhe korrespondentët në terren: Habib Zogaj, Sheqir Zeneli, Fetnete Ramosaj, Murat Musliu, Muharrem Mahmutaj, Ruzhdi Jashari, Hyrë Emini, Sabit Gashi, Nuhi Paçarizi e të tjerë. Teknikë dhe operatorë zëri: Valdet Hoti, Fatmir Dugolli, Rizah Berisha. Radio dhe Zonat Operative të luftës kanë qenë të pajisura me telefon satelitorë. Informatat në Radio janë dërguar nga gazetarët përgjegjës të zonave, të cilët kanë përgatitur raporte nga terreni dhe të njëjtin e kanë transmetuar në Radio përmes telefonit. Një pjesë të informatave i kemi marrë edhe nga komandantët e zonave, apo të operatives, me rastin e luftimeve. Për zhvillimet diplomatike kemi shfrytëzuar të dhënat nga TVSH, BBS, DW, CNN dhe agjenci të ndryshme botërore. Përveç edicionit të lajmeve, ku mesatarisht kemi transmetuar 20 deri në 35 informata ditore, kemi transmetuar edhe intervista, komente lidhur me zhvillimet diplomatike e politike, biseda me ushtarë dhe eprorë, biseda në vijën e luftimeve, reportazhe të luftës për jetën e banorëve të zhvendosur nëpër gryka malesh dhe njoftime të ndryshme për popullatën.


Në raste të caktuara gazetarët dhe reporterët: Martin Çuni, Gazmend Elshani, Nusret Pllana kanë bërë inçizime edhe me kamerë, në disa raste edhe gjatë luftimeve. Ata kanë bërë fotografime të shumta në shumicën e zonave të luftimeve. Pas intensifikimit të bombardimeve të NATO-s kur nga Kosova ishin larguar të gjithë gazetarët, Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapress kishin mbetur të vetmet burime të informimit në Kosovë. Asokohe, Dojçe Vele, Zëri i Amerikës e medie të tjera, u bënin me dije dëgjuesve se lajmet nga Kosova mbështeteshin ekskluzivisht nga mediet e UÇK-së. Lidhur me fondin e lajmeve të transmetuara gjatë lutës RKL e ka ruajtur tërë arkivin të cilin, në vitin 2009 ka botuar në tri vëllime).

Profesor Ahmet, a ju kanë sulmuar ndonjëherë trupat serbe në selinë e radios?

Qysh prej fillimit të transmetimit të programit më 4 janar 1999 deri në mbarimin e luftës, Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia e lajmeve Kosovapress kanë qenë në shënjestër të përhershme të goditjeve nga distanca, por edhe cak i goditjeve nga dy aeroplanë bombardues. Më 27 mars 1999, në orën 8 të mëngjesit dy aeroplanë ushtarakë jugosllavë, kanë goditur lagjen me tetë arka bomba të tipit kasetë, ku ne strehoheshim, me ç rast është martirizuar Elbasan Jakup Berisha, 16-vjeçar, ndërsa kanë marrë plagë edhe tetë anëtarë të tjerë të familjes së tij. Po atë ditë, në orën 12.00 mediet serbe kishin dhënë lajmin për shkatërrimin e bazës transmetuese të Radios Kosova e Lirë, ndërsa ne kemi transmetuar programin, po atë ditë në orën 16.00, në orën e caktuar, kur për çdo ditë ka filluar transmetimi gjatë tërë kohës së luftës. Asokohe, krimineli serbe Sheshel dhe disa komandantë të armatës jugosllave kishin deklaruar në medie se së shpejti do të pinin kafenë e mëngjesit në Berishë, ku do të ndërtonin edhe një stadium futbolli.


Me qëllim për të mbijetuar në kushte dhe rrethana të sulmit të pandërprerë, në fillim të prillit të vitit 1999 kemi ndërtuar një bunker të fortifikuar mirë, në një maje mali dhe nga bunkeri kemi transmetuar programin ditor, (deri në 1 orë e 30 minuta në ditë), gjatë tre muajve të fundit të luftës. Vendi afër Bunkerit është goditur sa e sa herë nga arma armike, por nuk është shkatërruar. Më 8 qershor 1999, dy ditë para përfundimit të luftës, forcat serbe kanë goditur bazën e strehimit të stafit, në vendin e quajtur “Rrezja e Baliqit”. Ata kanë goditur me 16 raketa tokë-tokë, të cilat kanë shpërthyer në një rreze: 50 deri 100 metra në afërsi të bunkerit. Në momentin kritik të fillimit të goditjeve jemi futur në bunker dhe kemi shpëtuar të gjithë. Gjatë dhe pas luftës kemi tubuar shumicën dërrmuese të pjesëve dhe skeleteve të raketave, me qëllim për t’i ruajtur në Muze, por ato i kanë marrë ushtarët e KFOR-it në muajin e parë pas mbarimit të luftës, mbase me qëllim për t’i zhdukur edhe gjurmët fizike të luftës.

Në luftë të gjitha ditët e netët janë të vështira dhe të rrezikshme, por cilën ditë do ta veçonit si më të vështirën për stafin dhe Radion?

Dita më e vështirë për mua, për Radion dhe stafin gjatë luftës ka qenë 27 marsi i vitit 1999, dita e bombardimit të vendqëndrimit nga aeroplanët serbë. Ishim para dilemës, si t’ ia bëjmë. Meqë serbët kishin informuar për shkatërrimin e Radios, ne si kundërpërgjigje, doemos se do të emetonin programin ditor, në kohën e caktuar, duke ndërruar paraprakisht vend-emetimin. Ishte me rrezik fakti që ata ta identifikonin lehtë vend-transmetimin dhe të na godasin me raketë teledirigjuese. Pavarësisht rreziqeve kemi përgatitur emisionin e lajmeve. Nezir Myrtaj. redaktor i informimit dhe analist i Radios i hartonte informatat duke i shkruar me laps në një fletore, nga ku duhej t’i lexonte drejtpërdrejt folësi, Nusret Pllana, meqë teknika e incizimit paraprak nuk funksiononte. Në fillim të edicionit të lajmeve kemi njoftuar opinionin se programi është reduktuar për shkaqe dhe rrethana të luftimeve të pandërprera, në zonën ku po transmetonim, ndërkohë që kemi dhënë edhe lajmin e bombardimit të selisë dhe pësimeve të popullatës civile.

U kemi bërë me dije dëgjuesve se ne nuk do të ndalojmë programin e Radios dhe do të vazhdojmë transmetimin nga zonat, që i mbante nën kontroll UÇK-ja. Gjatë tërë asaj dite tërë stafi i Radios dhe i Agjencisë ka qëndruar në një pyll me lisa të mëdhenj, te varrezat e fshatit, gjithnjë në shënjestër të breshërive të pandërprera të granatave. Vazhdimisht kemi ndërruar vendqëndrimin dhe në kushte e rrethana të tilla kemi përgatitur informatat e ditës. Pas bombardimit të selisë nga aeroplanët e armikut, në fshatrat përreth ishte përhapur lajmi i goditjes së Radios. Për të parë dhe për t u bindur se ç’kishte ndodhur kishin rrugëtuar këmbë, për gjashtë orë nga Krojmiri deri në Berishë, bija ime Arbana dhe djali, Epiri me një bashkëluftëtar të tij. Ata u gëzuan pa masë kur na panë të gjithëve gjallë e shëndosh. Pas transmetimit të programit, me disa anëtarë të stafit kemi vajtur për ngushëllime te familja e Mehmet Berishës, meqë iu kishte vrarë nipi, Elbasan Berisha, vëlla i vetëm i katër motrave dhe ishin plagosur tetë anëtarë të familjes, në mesin e tyre edhe prindërit e Elbasanit… Askush nuk e dinte se çka do të na sillte mëngjesi, edhe pse fortifikatat e luftës së UÇK-së në Rrafshnaltë qëndruan të patundura deri në mbarim të luftës. Gjatë luftës në mbrojtje të zërit të lirisë, të Radios-Kosova e Lirë, kanë rënë 14 dëshmorë, tre prej tyre anëtarë të stafit.

Profesor Ahmet, - cili ka qenë roli i Amerikës dhe i NATO-s në luftë për çlirimin e Kosovës?

Roli Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën e Kosovës ka qenë vendimtar për çlirimin e vendit, por në këtë mes nuk duhet harruar faktin se ishte pikërisht Britania e Madhe, aleatja historike e Amerikës, ajo e cila e mbështeti fuqishëm intervenimin dhe nuk e ndryshoi qëndrimin për asnjë çast. Madje në disa raste, Anglia shkonte më tej, duke kërkuar nga kreu i Aleancës edhe intervenimin nga toka, meqë regjimi i Milosheviqit nuk po dorëzohej, duke pritur kot ndihmë, apo mbrojtje nga Rusia. Në Kosovë është krijuar bindja se Amerika e ka çliruar Kosovën. Është e vërtetë se Amerika ka bërë më shumë se çdo shtet, por pa Anglinë, Amerika nuk do ta kishte finalizuar as edhe procesin e parapërgatitjes së intervenimit, as do të kishte intervenuar. Ne gjatë luftës i kemi përcjellë bombardimet në terren, në zonat e luftës dhe kemi vërejtur se sulme nga ajri mbi caqet serbe kanë kryer vetëm aeroplanët e Amerikës dhe të Anglisë, aeroplanët tjerë vëzhgonin terrenin për 10-20 minuta dhe raketat i zbraznin në male të caktuar si: në Golesh, në një mal mbi Prishtinë, në malin e Dajtit në Shqipëri apo në Detin Adriatik. Jo rastësisht, aeroplanët e Francës kanë goditur disa herë bazat tona, jo vetëm në kufi, por edhe në zonat e luftimeve. Në fshatin Kleçkë ku ishte njëra ndër bazat më të forta të luftës së UÇK-së aeroplanët e Francës kanë goditur popullatën civile, e cila ka pësuar me pesë të vdekur e dhjetëra të plagosur. Aeroplanët e vendeve të tjera anëtare kanë improvizuar, të paktën në Kosovë, meqë nuk e di cili shtet evropian ka goditur në territorin e Serbisë.

Pas tërë asaj luftë, rënies heroike të mijëra dëshmorëve dhe martirizimit të dhjetëra mijërave a mendoni se është realizuar sot ideali i UÇK-së?

Ideali i UÇK-së është realizuar pjesërisht. Betimi i luftëtarëve të lirisë është bërë mbi platformën kombëtare të bashkimit të trojeve shqiptare dhe kjo nuk po ndodh, në radhët të parë sepse këtë nuk e duan politikanët e vendit, në Prishtinë, Tiranë dhe në Shkup. Megjithatë, lufta e UÇK-së, e ndihmuar nga NATO-ja dhe nga diplomacia përparimtare botërore, ka bërë kthesë të madhe në drejtim të demokratizimit të raporteve mes popujve, në rajonin e Ballkanit. Prandaj, është shqetësues fakti se disa qarqe zyrtare, evropiane, po bëjnë përpjekje për të barazuar krimet, duke i paraqitur luftëtarët e UÇK-së si terroristë dhe duke i barazuar me kriminelët e Milosheviqit.

Tendencat e tilla mbase kanë për qëllim të ofrojnë mundësi për pajtim mes serbëve dhe shqiptarëve, por këto qarqe harrojnë se shqiptarët dhe serbët kanë 13 shekuj armiqësi, e cila nuk kalohet dot me një e dy decenie. Mendoj se kushtet për pajtim të vërtetë të shqiptarëve me serbë do të krijohen vetëm atëherë kur shqiptarët të krijojnë shtetin e tyre të përbashkët kombëtar, ashtu sikur e ka krijuar Serbia, Greqia, Bullgaria e shtetet e tjera.

Çka përfaqëson sot Radio Kosova e Lirë, në kushtet dhe rrethanat e pas luftës?

Radio-Kosova e lirë është medium i pavarur elektronik, që ka dalë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga betimi i dëshmorëve të kombit dhe që vazhdon të jetë zëdhënëse e aspiratave për bashkim kombëtar.

RKL-ja përfaqëson zërin e ndërgjegjësuar të shqiptarit liridashës, i cili kurrë dhe asnjëherë nuk do të pajtohet, që shqiptarët padrejtësisht të jetojnë të ndarë në gjashtë shtete. Pikërisht për këtë, konsideroj se koncepti kombëtar i programit, është një domosdoshmëri, e cila viteve të fundit, në segmente të caktuara është e pranishme edhe në shumë mediume, jo vetëm elektronike.

Radio-Kosova e lirë transmeton emisione informative, të kulturës, historisë, shkencës, artit, muzikës, emisione ditore për dëshmorët e UÇK-së, për dëshmorët e kombit, për personalitetet kombëtare, përgjithësisht emisione arsimore dhe emisione të kulturës kombëtare. Me këtë koncept programor, RKL-ja është një medium i veçantë, meqë është prodhim i një kohe dhe i rrethanave të veçanta të historisë sonë më të re.

Dua ta pranoj me realizëm se insistimi në këtë rrugë ka qenë i vështirë, sidomos në vitet e para të pasluftës, kur mediet kontrolloheshin nga misionet e huaja, të cilat nuk e honepsnin përmbajtjen e programit tonë, aq më tepër kur e dinin se jemi të prejardhur nga lufta e UÇK-së. Radio-Kosova e Lirë, edhe pse gjatë kohës së luftës ishte zëri i vetëm çlirimtar në Kosovë, pas luftës jo vetëm u la në harresë nga kreu i luftës, por edhe është injoruar dhe vazhdon të injorohet nga një segment i saj, për shkak të zërit tonë realist dhe kritik. Pavarësisht nga të gjitha, falë përkushtimit të stafit dhe dëgjuesve të shumtë, që na përkrahin dhe të cilët me endje e dëgjojnë këtë program, kemi arritur të mbahemi dhe të çajmë përpara, ndoshta si mohikanë të fundit të një ideje, që ne nuk e shohim të jetë në të “perënduar”, por në një rilindje së cilës i besojmë, duke u mbështetur në idenë e natyrshme, të patjetërsueshme dhe të pa konsumuar të bashkimit kombëtar.

Profesor Ahmet, kur keni filluar të merreni me krijimtari artistike?

Kam filluar të shkruaj shumë herët, por kam botuar relativisht vonë, për shkak të përmbajtjes së temave, të cilat i kam trajtuar në shkrimet e mia. Gjatë kohës së studimeve, në vitet 70, kohë pas kohe kam mbledhur lëndë folklorike dhe kam bashkëpunuar me revistën letrare: “Jeta e re”. Duke qenë se regjimi kishte aplikuar censurë mbi baza ideologjike, konsideroja se shkrimet e mia nuk mund të botoheshin, andaj edhe nuk i kam dërguar për botim. Shkrimet e para datojnë nga shkolla e mesme. Profesorët e gjuhës i merrnin si shembull hartimet shkollore. Më kujtohet veçmas profesori i letërsisë, Halil Vllahiu. Njëherë kisha marrë guximin dhe i kishte dhënë për ta lexuar një tregim, i cili quhej “Varri i Sutës” ku flitej për një vajzë të braktisur, e vetmja që kishte shpëtuar nga familja me rastin e bombardimit të shtëpisë nga forcat partizane në Luftën e Drenicës, në dimër të vitit 1945. Ajo kishte jetuar te dajallarët dhe kishte vdekur tri ditë para se të bëhej nuse”.

Profesori kishte kërkuar ta lexoja tregimin në klasë dhe pas mbarimit të mësimit më kishte ndaluar. Më kishte vështruar me habi. Ma kishte kthyer tregimin duke më bërë me dije se tregimi i tillë jo vetëm që nuk do të botohej, por mund të bëhej shkas edhe për burg. “Tregime të tilla mos i dërgo për botim se mund të përfundosh keq”, më kishte porositur. Disa muaj më vonë, në pranverë të vitit 1964, kthinën përdhese të ndërtuar me qerpiçë dhe shpatëza druri, në të cilën banoja me shokun tim, Eshref Islami, gjatë një vërshimi e kishte marrë uji, meqë ndodhej buzë lumit, Vellusha, në Prishtinë. Uji kishte përfshirë të gjitha, në atë mes edhe fletoren time të tregimeve.

Në vitin 1979, gjatë një kontrollimi të befasishëm të inspektorëve të UDB-së, në shtëpinë time, në Shtime, kryeshefi i Milicisë në Ferizaj, Muharrem Gagiga dhe inspektori i UDB-së, Adem Goga, gjatë bastisjes së shtëpisë më kishin marrë dy fletore me krijime artistike. Ata kërkonin libra të ndaluar, por ato i mbaja fshehtas dhe ato nuk i zbuluan kurrë. Pasi i kishin lexuar, duke hetuar përmbajtjen sociale por edhe revolucionare, fletoret me shënime i kishin marrë me vete dhe ia kishte dërguar Prokurorit komunal në Ferizaj, i cili kishte kërkuar hapjen e procedurës për vepër penale, sipas nenit 133 të KPJ-së. Sado që skicat dhe tregimet ishin shkruar me një gjuhë lakonike, gjykatësi hetues kishte zbuluar se tregimet ishin të orientuara kundër bashkim vëllazërimit të shqiptarëve me popujt sllavë dhe kundër regjimit të fuqi. Fillimisht më kishin dënuar 6 muaj burg, ndërkohë që Shkalla e Dytë, me kërkesë të prokurorit, Reshat Millaku, dënimin e plotfuqishëm e kishte rritur në 18 muaj burg. Shkrime të ndryshme publicistike, letrare, madje edhe përkthime kam botuar në gazetën “Rilindja” më vonë “Bujku”, pastaj në ndonjë gazetë javore, mujore apo periodike etj.

Pas luftës së UÇK-së dhe çlirimit të Kosovës nga Serbia kam botuar disa vepra letrare e publicistike, të cilat janë mirëpritur nga kritika letrare. Në vitin 2000 kam botuar, “Meditime në arrati”, dhe librin publicistik, “Në gjurmim të lashtësisë. Disa vite më vonë romanin, “Burgu” pastaj gjatë viteve në vijim kam botuar: Fenomene shqiptare”, “Milush Kopiliqi serb apo shqiptar?”,Luftëtarë të NDSH-së I, “Krojmiri”,(monografi),“Koha e jeniçerëve”,“Gjurmime dhe studime”. Në vitin 2012 kam përkthyer dhe kam botuar librin, “Trëndafili i bardhë”, roman i shkrimtarit të njohur hungarez, Jokai Mor. Në vitin 2014 kam nxjerrë në dritë romanin: Çlirimtarët dhe mercenarët” ndërsa në vitin 2016 librin “Luftëtarë të NDSH-së 1944-1950 II”. Kam shumë vepra në dorëshkrim…

Në fund të këtij shkrimi mund të them se jeta dhe vepra e shkrimtarit, luftëtarit, eseistit, dhe atdhetarit, prof. Ahmet Qeriqit, është pjesë e Kosovës së përgjakur, pjesë kryengritëse e të gjithë vullnetarëve të lirisë, pjesë e misionit të shenjtë për ribashkimin e trojeve shqiptare. Dashuria për lirinë, më thotë Prof. Ahmet Qeriqi, kushton; me arrestime, tortura, burg, dhe rënie në fushë të betejës. Por, shpirti i çlirimtarit nuk pyet për çmimin e lirisë dhe të pavarësisë. UÇK-ja ia drejtoi dhe ia shkrepi armët Serbisë dhe nuk u mposht në asnjë çast, dhe as nuk do të mposhtet. Gjaku i të rënëve nuk shuhet. Gjaku i tyre është zemra e pandalshme e Kosovës Iliriane. Bimëve të gjakut të lirisë kurrë nuk i bien gjethet. Vepra e tyre përherë është e gjallë në Panteonin e popullit tonë. Neve kurrë nuk na u njoh e drejta e plotë për atë që luftuam, por, populli ynë është popull i mençur, dhe e di udhën si të lëviz kundër padrejtësive historike që na janë bërë. Ribashkimi i trojeve tona është vullnet i pandalshëm i shqiptarëve. Ata që shkelin mbi ndërgjegjen kombëtare do t´i dënojë e sotmja dhe e nesërmja. Ribashkimi i trojeve shqiptare në një bashkështet shqiptar është i pandalshëm!...

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...