Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/01/08

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, thotë se Shtetet e Bashkuara i kanë refuzuar vizën që do t’ia mundësonte atij të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, më 9 janar në New York.

Kryediplomatit iranian i refuzohet viza amerikane

Refuzimi i vizës, më 6 janar 2020, pason një rritje të tensionit midis dy vendeve, pasi një komandant ushtarak iranian u vra në një sulm ajror amerikan më 3 janar.
“Ata kanë frikë se dikush shkon në SHBA dhe zbulon realitetet. Bota nuk është e kufizuar në New York, pasi ju mund të bisedoni me popullin amerikan nga Teherani, gjë të cilën ne do ta bëjmë atë”, tha Zarif.
Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për të komentuar këtë çështje.
Më 3 janar, Shtetet e Bashkuaram, përmes sulmeve ajrore e vranë udhëheqësin e forcës Kuds të Iranit, Qasem Soleimani.
Tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rritur qëkur presidenti amerikan, Donald Trump, në vitin 2018, u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e fuqive botërore me Iranin.
Administrata e Trumpit e ka quajtur tërheqjen, dhe sanksionet që pasuan, si pjesë të një politike të “presionit maksimal” ndaj Iranit që përfshinte gjithashtu përcaktimin e Forcës Kuds si një “organizatë terroriste e huaj”.
Vrasja e Soleimanit pason gjithashtu një periudhë të tensioneve të shtuara, pasi Shtetet e Bashkuara goditën një milici të mbështetur nga Irani në Irak dhe Siri, të cilën Uashingtoni e fajësoi për sulme të përsëritura në bazat irakiane që strehojnë trupat e SHBA-së.
Pas këtij sulmi, një turmë që përfshinte pjesëtarë të grupeve paramilitare pro-iraniane sulmuan Ambasadën e SHBA-së në Bagdad. Protesta e dhunshme përfundoi më 1 janar.
V

Tensionet SHBA-Iran, Gjermania tërheq një pjesë të forcave nga Iraku

Rritja e tensioneve mes SHBA dhe Iranit si pasojë e vrasjes së gjeneralit iranian Kasem Sulejmani nga forcat amerikane, ka bërë që Gjermania të tërheqë një pjesë të trupave të saj.
Sipas mediave ndërkombëtare bëhet me dije se Gjermania këtë të martë ka bërë me dije se do të tërheqë një pjesë të trupave të saj në Irak.
Gjermania tha se forcat e saj që janë në një mision trajnimi për ushtarët irakianë do të vendosen në Jordani dhe Kuvajt. Gjithashtu ushtarë gjermanë përveç Bagdadit, gjenden edhe në rajonin e Kurdistanit në Irak, ku ata trajnojnë forcat lokale të sigurisë.
Qeveria gjermane tha se forcat mund të zhvendosen përsëri në Irak, nëse misioni i tyre i trajnimit rifillon.
Ndërkohë nga ana tjetër parlamenti irakian ka thënë se dëshiron tërheqjen nga Iraku të koalicionit ndërkombëtar ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja, që lufton militantët e grupit ekstremist të ashtuquajtur Shtetit Islamik (IS) në Siri dhe Irak.

Gati për luftë? SHBA i përgjigjet Iranit pas thirrjeve për hakmarrje

        

Presidenti Donald Trump ka reaguar pas sulmit nga irani me 15 raketa ndaj dy bazave ushtarake ajrore të SHBA, al-Asad dhe Irbil, në Irak.
Në një postim në Twitter Trump është shprehur se SHBA ka ushtrinë më të fuqishme në botë.
“Gjithka është mirë! Irani hodhi raketa në dy baza ushtarake në Irak. Eshtë duke u bërë vlerësimi për viktimat dhe dëmet. Deri tani, mirë! Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisur në botë, shumë më tepër se kushdo! Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes.”, shprehet ai.
Irani e ka nisur hakmarrjen ndaj SHBA-së, pas mesnate. Sipas raportimit të televizionit shtetëror, Teherani ka sulmuar dy baza ajrore të ushtrisë amerikane në Irak.
CNN raporton se 10 raketa kanë goditur bazën al-Asad, në afërsi të Bagdadit.
Garda Revolucionare e Iranit e ka paralajmëruar SHBA-në dhe aleatët e saj të mos provojnë kundër-reagim pas këtij sulmi. Përshkallëzimi i konfliktit mes dy vendeve vjen pas vrasjes nga SHBA të gjeneralit iranian Kasem Souleimani.
Tensionet mes SHBA dhe Iranit janë në kulmin e tyre pas vrasjes së gjeneralit të fuqishëm Qasem Soleimani nga amerikanët.
Irani vijon me thirrjet për hakmarrje ndaj, SHBA ka realizuar me sukses një stërvitje të madhe.  Ditën e sotme, teksa në Teheran po zhvillohej ceremonia mortore e gjeneralit, me mijëra qytetarë të pranishëm, Forcat Ajrore të SHBA dhuruan një shfaqje gjigante, duke lançuar në “paradë ushtarake” 52 avionë F-35A.
Avionët në fjalë, të cilët kapin shifrën 4.2 miliardë dollarë, u ngritën me sukses nga Baza Hill e Forcave Ajrore. Përmasat e forcës ushtarake amerikane u demonstruan përmes ushtrimeve të shumta të kryera nga F-35 A-të.
SHBA mundi të siguronte një F-35A, katër vite më parë. Që prej asaj kohe, krahët e fuqishëm luftarakë të tyre duket se mund të përballojnë shumëçka.
“Ky është vetëm fillimi i operacioneve të qëndrueshme luftarake F-35A dhe ne do të jemi gati për t’u vendosur sa herë, kudo që të na duhet”, u tha gjatë një prononcimi nga pala amerikane.

ashtu shkroi në Twitterin e tij se nuk ka viktima. Ai shtoi se “SHBA ka ushtrinë më të fortë në botë”.
Gjermania, Danimarka, Norvegjia dhe Polonia thanë se asnjë nga trupat e tyre në Irak nuk u dëmtua. Britania, e cila gjithashtu ka personel në Irak, dënoi sulmin iranian dhe ka njoftuar se brenda 48 orëve do të marrë vendimin për të dërguar trupa në Irak.
Anije luftarake, helikopterë dhe disa qindra ushtarakë britanikë janë vënë në gatishmëri prej 48 orësh ose më pak për dislokim në ose afër Irakut, të gatshëm për t’iu përgjigjur nëse kriza e Iranit përshkallëzohet.
“Nëse vriten civilë britanikë apo edhe personeli ushtarak si rezultat i veprimeve iraniane ose terroriste, ne do të kundërpërgjigjemi. Përgjigja pa dyshim do të ishte proporcionale, “tha sekretari i mbrojtjes Ben Wallace.


Linjat ajrore të mëdha ndërkombëtare kanë filluar devijimin e fluturimeve nga hapësira ajrore iraniane.
Në Shtetet e Bashkuara, Administrata Federale e Aviacionit lëshoi një njoftim që kufizonte avionët jo-ushtarakë amerikanë “nga operimi në hapësirën ajrore mbi Irakun, Iranin, dhe ujërat e Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit”.
Ndërkaq në Iran u tha parmes televizionit shtetëror se nga sulmi i tyre humbën jetën 80 “terroristë amerikanë” por ata nuk paraqitën asnjë provë për këtë dhe as një mënyrë se si e kishin verifikuar.


Hasan Hasani (1947-)

Image result for shkrimtari hasan hasani"

Hasan Hasani u lind më 16 janar 1947 në fshatin Shqiponjë (ish-Jabllanicë) të Dushkajës, rrethinë e Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Zhebël, Gërgoc dhe Baran. Shkollën Normale e kreu në Gjakovë. Studimet e larta, Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Me krijimtari letrare dhe publicistike merret që nga viti 1965, kur e botoi poezinë e parë në revistën letrare “Jeta e re”. Krijimet letrare dhe publicistike i botoi në të gjitha gazetat dhe revistat që u botuan në gjuhën shqipe në Kosovë, Maqedoni dhe më vonë edhe në Mal të Zi. Si student i vitit të parë, në vitin 1969 nisi punën si bashkëpunëtor i rregullt në gazetën e studentëve “Bota e re”, ku punoi deri në qershor të vitit 1971, kur kaloi gazetar i rregullt në gazetën arsimoreshoqërore dhe pedagogjike “Shkëndija”. Në vitin 1976 kalon në revistën për art, kulturë e letërsi “Fjala”, në fillim gazetar, e më vonë redaktor. Në vitin 1987 emrohet redaktor e më vonë edhe kryeredaktor në revistën letrare për fëmijë “Pionieri”, ku punoi deri në vitin 1996, kur kalon në revistën letrare “Jeta e re”. Nga viti 2003 përsëri e gjejmë redaktor në revistën letrare për fëmijë “Pionieri”, dhe nga janari i vitit 2004 përsëri e gjejmë kryeredaktor po në revistën “Pionieri”. Përveç me shkrime publicistike është marrë me krijimtari letrare, për fëmijë dhe për të rritur. Nga viti 1967, kur ka botuar librin e parë me vjersha e deri me 2013, botoi gjithsej 60 vepra të ndryshme letrare.Hasan Hasani për 55  vjet me radhë, (në vitin 1967 botoi librin e parë), ka përgatitur për shtyp veprën e plotë letrare të Ernest Koliqit në gjashtë vëllime, të Ethem Haxhiademit në dy vëllime, të Nermin Vlorës në dy vëlli¬me, të Mehdi Frashërit në një vëllim, të Rrahman Dedajt në katër vëllime, të cilat janë botuar në Prishtinë. Ka përgatitur numra tematikë (të veçantë) të revistës letrare “Jeta e re” për Ernest Koliqin, Gjergj Fishtën, Nermin Vlorën, Musine Kokalarin, Mehdi e Mithat Frashërin, Vinçenc Prenushin, Azem Shkrelin dhe Beqir Musliun.

Hasan Malë Hasani jeton në Prishtinë.

Krononlogjia e veprave të Hasan Hasanit

Poezi për të rritur:

1. Krojet e bardha, 1967; 2. Dallgët e vërrinit, 1969 ; 3. Dy legjenda, 1969 ;  4. Më bekoi pa gjuhë, 1971;  5. Suferinë, 1967 ;  6. Emoniana, 1980 ; 7. Shenasa, 1980;  8. Gurëkala, 1981; 9. Unazëforta, 1984; 10. Përkolajt, 1988; 11. Emira, 1992 ;12. Gurdurimi, 1992; 13. Gjëmim baladash, 1994 ;
14. Harfë e Antikës, 1997; 15. Plak urtak mençurak, 1997; 16. Muza shqiptare, 1997; 17. Idhuj adhurimi, 1998 ;18. Qerpikë me lot, 1999; 19. Haxhiu i fshatit Pykë, 2005; 20. Tek uji i zi, 2009 ;
21. Shivegimi, 2012 ;22. Shpirtvrarë, 2012;23. Helmshtare, 2013; 24. Buka e mëkatit, 2013; 25. Shiba, 2013

Tregime për të rritur:

26. Njeriu që grindej me qiellin, 1979; 27. Zhurmë në pyll, 1985 ;28. Lojë me shamia, 1990;
 29. Gruaja që grindej me pluhurin, 1996 ;30. Muzgu i hyjneshës, 1996

Romane për të rritur:

31. Ulërima, 1989 ;32. Qafëtuli i Shavarinës, 1999 ;33. Kohë të egra, 2006

Poezi për fëmijë:

34. Ajkuna e Rugovës, 1978 ; 35. Mici e topi, 1980 ;36. Tali i Budalinës, 1986 ; 37. Vallja e shkrimtarëve, 1993 ;38. Ylberi i shkronjave, 1995 ; 39. Ezopi e breshka, 1995; 40. Shqipet e Shqiponjës, 2000 ;41. Abetarja e UÇK-së, 2006 ;42. Princesha e Shalës, 2010; 43. Palaço në Prishtinë, 2012

Kritikë letrare:

44. Të anatemuar, 2005; 45. Faqe libri, 2007; 46. Gavril Dara i Riu, 2007 ;47. Shënjëzime, 2011;
 48. Letërsia si art dhe komunikim poetik (me Sh. Vishajn), 2011; 49. Metafora e dhembjes, 2012;
 50. Arti i fjalës dhe i rrëfimit, 2013

Monografi:

51. Bajrush Doda, 2011

Vepra publicistike:

52. Nermin Vlora Falaski, 1992; 53. Miftar Spahija korife i Lumës, 1995/2002;  54. Nijazi Sulça mall Kosove që djeg, 2005 ;55. Nëntë biseda për Kosovën, 2005 ;56. Jehon një gjëmë mes mureve, 2005

Vepra leksikografike:

57. Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-1991, 1994/1995; 58. Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001, 2003; 59 Të pavdekshmit e Dukagjinit, 2003; 60. Emra shqip për fëmijë, 2001/2006/2010 61. Leksikoni i nobelistëve të lertërsisë, 2011

Etj.

Zef Përgega (1956-)


Rezultati i imazhit për zzef pergega"


Zef Përgega ,lindi në Lezhë më1 tetor 1956.Shkollën fillore e kreu në Lezhë,të mesmen në Tiranë.Mori pjesë në disa kurse kualifikimi për informacionin në gazetari,zhvilluar në ATSH,RTSH si dhe në Itali dhe në Gjermani,në vitet 1995 e 1996.

Me gazetari fillojë të merrej më 1980 si korrespondent i gazetës "Puna" për Lezhën.Pas 7 vjetësh, nga 1987 e deri më 1990 shkroi për gazetën "Koha  jonë"në rrethin e Lezhës. Në vitet 1990-1993 botoi dhe drejtoi gazetën "Kaltërsia".Më pas ka qenë gazetar në ATSH(1994-1998),në gazetë"Koha jonë" dhe në Radiotelevizionin "Koha"(1998-1999),deri kur emigroi në SHBA.

Në mars të vitit 2002 në Detroit të SHBA nisi botimin e buletinit "Shqiptari".Bashkëpunoi gjithashtu me radion "Alba" në Detroid dhe me gazetë "Iliria" në Nju Jork.Në mars të vitit 2002, themeloi në Detroit “Albanian-American Institute”,si dhe redaktor në revistën “Trojet tona” në Nju Jork.

Nga viti 2004 është anëtar i organizatës botërore “Amnesty International”.

Në televizionin  ACTV  në Detroid ,drejton programin televizivë “Ora shqip” si dhe është përgjegjës në “Albdremas TV” ku e drejton emisionin  në gjuhën shqipe ”Jetë mërgimi”.

Ka lëvruar kryesisht llojet e shkrimeve informative,por edhe komentin,analizën,radioreportazhin dhe dokumentarin televiziv.Ka qenë nënkryetar i këshillit botues të gazetë "Koha jonë",drejtor i gazetës "kaltërsia" dhe në këshillin e departamentit në ATSH.Është autor i shumë librave botuar në SHBA,Shqipëri dhe Kosovë.Në portalin informativ (Floripress) shkrimtari Zef Përgega ka botuar  rrth 900  shkrime, analiza dhe komente.

Jeton dhe vepron në Detroit të SHBA-ve nga viti 1999.

Zef Përgega ka botuar 40 libra:

1.“Deti dhe Peshku” ( 1998) ; 2.“Vigan në Krisht e vatan"(2003) ; 3. “Këmbana e mërgimtarit”
(2003);4. “Simbolikë në Michigan” ( 2004); 5.“Dheu i Atit” (2006). 6.“Sarajat”( 2008); 7. “Kallnori në Detroit”(2009). 8.“Djepi i thyer” (2010); 9.Ylberet e Shêjzave” (2010); 10. “Lerëni kohën të flasë” (2011);11.“Zjarri shqip regetin”(2011);12. “Zëri im Prishtinë” ( 2012).13.” Ora e Rodit" ;14.Triptik “Prilli në Bronx” ;15. “Përtej lotit”;16. “Valesi i delfineve” 17."Fabula"(2013); 18. “Kristale Dukagjini”(2010); 19.Vështrim letraro-historik kushtuar Dom Prek Ndevashaj ;20.“Çamëri moj Çamëri”;21.“Krahu i shqiponjës”(2014);22. “100 Vjet shqitar në Amerike”(2014);23. “Dritë Françeskane” (në Malësi të Madhe) Vështrim letraro-artistik, psikologjik dhe religjioz(2014) ;\
24.“Shqiponjat fluturojnë lartë”( 2015) ; 25. “Vokacioni i Premtuar”( 2016);26.“Malesorët” (2017): 27.” Vështrim etno-kulturor kushtuar traditës së malësoreve në Malin e Zi dhe në Amerikë”; 29. “Lisi i tamlit”(2019) ; 30.“Mrizet e lotit”; 31. “Arkemortja e ishullit mbi gjak” ;32. “Abat Doci një djalë Shypnije” (kushjtuar veprimtarisë se Abatit të Mirditës Prend Doci , kryesisht në Newfoundland të Kandasë ,1883 -1888) ; 33.“Nanat lindin kapidana” (kushtuar figurave të kapidanëve të Mirditës Gjon Marka Gjoni); 34.“Bijte e Pajtorës” ; 35. “Mendja bletë nën kësulë të mirditorit” ; 36.“Shtrebat”;37.“Diçka gdhenda me emrin tënd”( kushtuar poetit Ded Shkurti); 38. “Pergega në Floripress” (publicistikë për Kosovën);39.“Dheu i salvimit”;40.“Doktor Theologu”( krijimtari poetike dhe ppublicistike e Mins. Dr. Zef Oroshit).

Flori Bruqi

Berat Luzha (1953-)



 Image result for Berat Luzha"
Berat LUZHA ,ka lindur më 8 janar 1953,në Begracë të Kaçanikut.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Kaçanik të Vjetër, gjimnazin në Kaçanik. Studioi për letërsi dhe gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Ka punuar në gazetën “Rilindja” që nga viti 1976 si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor.
 Gjithashtu, ka qenë i angazhuar në gazetën ilegale “Liria” (1980 – 1981), në gazetën “Bashkimi” (1991) dhe në gazetën “Bashkimi sindikal” (1997 – 1998).
Gjatë luftës udhëhoqi Drejtorinë për Informim Publik në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
 Ishte nga themeluesit e medieve të luftës; agjencisë shtetërore informative “Kosovapress” dhe radios “Kosova e lirë” dhe drejtor i agjencisë “Kosovapress”.
Pas luftës,në korrik 1999,ka vazhduar punën kryeredaktor I gazettes dhe nga tetori I atij viti edhe I Radio-Rilindjes deri në dhjetor 2000.
Katër herë ishte i zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës: 1992, 2001, 2004 dhe 2007.
 Në vitin 1996 themeloi Shoqatën e të Burgosurve Politikë të Kosovës, kryetar i të cilës ishte deri në vitin 2001.
 Në vitet 1997 – 1998 kreu detyrën e zv/kryetarit të Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
 Ishte zv/ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe anëtar i Këshillit Ekonomik – Social (2012 – 2014) etj.
 Nga viti 2005 është anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.
Ka qenë veprimtar ilegal (1996 – 1981), pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981, i burgosur politik (i dënuar dy herë me gjithsej 22 vjet burg, i ka mbajtur nëntë).
Është pjesëmarrës i luftës çlirimtare të UÇK-së, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë.
Për kontribut të jashtëzakonshëm në luftë, Qeveria e Përkohshme e Kosovës i ka ndarë Urdhrin ”Adem Jashari”. Është anëtar i LSHK. Jeton dhe vepron në Prishtinë.
Ka botuar librin poetik “Këngë burgu – Këngë lirie” dhe librin monografik “Një histori për Sylë Durmishin”.

 Flori Bruqi

Skënder Buçpapaj (1953-)


Image result for skender bucpapaj"

Poeti Skënder Buçpapaj lindi më 22 maj 1953 në fshatin Tplâ të Tropojës. Arsimin tetëvjeçar e kryeu në fshatin e lindjes, ndësa arsimin e mesëm pedagogjik e kreu me korrespondencë në qytetin Bajram Curri. Studimet e larta për gjuhë e letërsi i filloi në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër dhe nga viti i dytë i vazhdoi e i mbaroi më 1978 në Universitetin e Tiranës. Më 1986 i kreu studimet mastër po në Universitetin e Tiranës në fushën e kritikës letrare. Pas studimeve të larta ishte arsimtar në Shëngjergj të Mërturit, Degë, Babinë dhe në gjimnazin e qytetit Bajram Curri, ku ishte edhe metodist në Kabinetin Pedagogjik të Rrethit. Më 1986 ishte redaktor në gazetën ‘Drita’, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Artistëve të Shqipërisë, ku mbuloi kryesisht sektorin e kritikës. Për një kohë të shkurtër, paralelisht, drejtoi gazetën e përjavshme “Kosova”.


Skënder Buçpapaj më 1990 pati rol aktiv në lindjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Ai dha ndihmesë të veçantë në themelimin dhe konsolidimin e shtypit pluralist shqiptar. Në fillim të vitit 1991 ka qenë inciator dhe bashkëthemelues i Lidhjes së Pavarur të Gazetarëve të Shqipërisë, më vonë Lidhja e Gazetarëve, i zgjedhur dy herë në kryesinë e kësaj organizate.


Në dhjetor të vitit 1991, Skënder Buçpapaj u emërua zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Shqiptar; ndërsa më 1992 është Drejtor i Përgjithshëm i RTSH, detyrë që e kreu deri në gusht të vitit 1995. Prej atëherë kaloi në diplomaci, në Ministrinë e Jashtme e pastaj në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë, Zvicër, ku mbuloi sektorë të ndryshëm dhe ka qenë edhe i ngarkuar me punë (chargé d’affaires) pranë kësaj ambasade.


Nga viti 1998 filloi në gazetën e përditshme “Bota sot”, kryeredaktor i së cilës ishte për dhjetë vjet rresht. Në atë kohë, kjo gazetë, me redaksinë qëndrore në Zyrih të Zvicrës dhe me redaksi të tjera në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Frankfurt e Nju Jork arriti në 200 mijë kopje, tirazh i paparë ndonjëherë në gazetarinë shqiptare.


Nga viti 1991 Skënder Buçpapaj është anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve me qendër në Bruksel, Belgjikë. Prej vitit 2000 është po ashtu anëtar i Shoqatës së Gazetarëve APES, me qendër në Gjenevë, i Sindikatës së Gazetarisë Krijuese, me qendër në Zyrih. Është anëtar i kryesisë së Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës e tjerë.


Aktualisht me bashkëshorten e tij, poeten dhe gazetaren Elida Buçpapaj, është botues i portalit Voice Of Albanians (Zëri i Shqiptarëve) w.w.w.voal.ch.


Krijimtarinë e filloi që në shkollën tetëvjeçare, kur botoi edhe krjimet e para në shtypin për fëmijë. Nga vitet 1970 në pothuajse të gjitha të përditshmet dhe periodikët shqiptarë në Shqipëri dhe jashtë vendit botoi poezi, përkthime nga poezia botërore prej italishtes, anglishtes dhe gjermanishtes, shënime për librat, kritika, studime monografike etj.

Nga viti 1976 është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ka lëvruar pothuaj të gjitha zhanret e shkrimeve publicistike dhe letrare si dhe ka realizuar shumë dokumentarë televizivë. Ka fituar çmime të ndryshme kombëtare në poezi, kritikë, publicistikë, studime dhe skenarë dokumentarësh. Është përfshirë në antologji të ndryshme të poezisë shqipe.

Ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe historiografisë letare në Shqipëri dhe jashtë vendit që me ciklin e parë poetik të botuar në revistën “Nëntori” në janar të vitit 1973.


Skënder Bucpapaj, ka lëvruar puthuaj të gjitha zhanret e shkrimeve publicistike dhe letrare, që nga informacioni, nga kronika, reportazhi, përshkrimi, reportazhet, nga analizat, komentet, fejtonet, replikat, vëzhgimet, polemikat, bisedat, intervistat e shumë e shumë të tjera. 

Skënder Buçpapaj është autori i disa dokumentarëve televizivë, emisoneve radiofonike etj. Skënder Buçpapaj është përfshirë në antologji të ndryshme poetike brenda dhe jashtë vendit. Ai si krijues dhe si poet ka tërhequr vëmëndjen e estetëve dhe kritikëve letrarë, të historiografëve letrarë në Shqipëri dhe jashtë saj. Ky emër tingëllues është autor i librave poetikë, i shumë studimeve, eseve si dhe mjaft teksteve shkollore të botuar në librat shkollorë në Shqipëri, në Kosovë, Mal të Zi e Diasporë. Një autor me këto përmasa, padyshim që i përket një vlere mjaft të lartë krijuese shqiptare, ai ka shënuar kështu një rekord krijues mjaft elitar dhe cilësor, gjë e cila e shquan mes shumë krijuesve jo vetëm të brezit të tij por edhe të brezave të tjerë krijues shqiptarë. Kjo gjë i ka dhënë Skënder Buçpapajt të drejtën e autorit me vlera kombëtare dhe të shquara, të cilat kanë lënë mbresa të dukëshme në hapësirat e Letërsisë së re moderne shqiptare dhe e ngre Skënder Buçpapajn në nivelin e krijuesve të shquar emblematikë në panteonin krijues letrar kombëtar.


Është autor i librave poetikë “Zogu i bjeshkës”, “Poezi”, “Frika nga Atdheu”, “Vetëm të vdekurit pendohen”, “Jubileu i shiut të çmendur”, “Imgur” e tjerë.

Flori Bruqi


Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...