Berat LUZHA ,ka lindur më 8 janar 1953,në Begracë
të Kaçanikut.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Kaçanik të Vjetër,
gjimnazin në Kaçanik. Studioi për letërsi dhe gjuhë shqipe në Universitetin e
Prishtinës.
Ka
punuar në gazetën “Rilindja” që nga viti 1976 si gazetar, redaktor dhe
kryeredaktor.
Gjithashtu, ka qenë i
angazhuar në gazetën ilegale “Liria” (1980 – 1981), në gazetën “Bashkimi”
(1991) dhe në gazetën “Bashkimi sindikal” (1997 – 1998).
Gjatë luftës udhëhoqi Drejtorinë për Informim Publik në kuadër
të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Ishte nga themeluesit e
medieve të luftës; agjencisë shtetërore informative “Kosovapress” dhe radios
“Kosova e lirë” dhe drejtor i agjencisë “Kosovapress”.
Pas luftës,në korrik 1999,ka vazhduar punën kryeredaktor I gazettes
dhe nga tetori I atij viti edhe I Radio-Rilindjes deri në dhjetor 2000.
Katër
herë ishte i zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës: 1992, 2001,
2004 dhe 2007.
Në vitin 1996 themeloi
Shoqatën e të Burgosurve Politikë të Kosovës, kryetar i të cilës ishte deri në
vitin 2001.
Në vitet 1997 – 1998 kreu
detyrën e zv/kryetarit të Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të
Kosovës.
Ishte zv/ministër i Punës
dhe Mirëqenies Sociale dhe anëtar i Këshillit Ekonomik – Social (2012 – 2014)
etj.
Nga viti 2005 është
anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.
Ka
qenë veprimtar ilegal (1996 – 1981), pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981,
i burgosur politik (i dënuar dy herë me gjithsej 22 vjet burg, i ka mbajtur
nëntë).
Është pjesëmarrës i luftës çlirimtare të UÇK-së, nënshkrues i
Deklaratës së Pavarësisë.
Për kontribut të jashtëzakonshëm në luftë, Qeveria e Përkohshme
e Kosovës i ka ndarë Urdhrin ”Adem Jashari”. Është anëtar i LSHK. Jeton dhe
vepron në Prishtinë.
Ka
botuar librin poetik “Këngë burgu – Këngë lirie” dhe librin monografik “Një
histori për Sylë Durmishin”.