Prof.Dr.Jakup Krasniqi, lindi më 01.01.1951 në Fatos (ish Negrovc) të Drenasit.
Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje.
Studimet i mbaroi në Prishtinë në Fakultetin Filozofik dega Histori.
Më pas i kushtohet punës si pedagog dhe krahas saj fillon veprimtarinë politike në ilegalitet. Në vitet 1981 deri më 1991 burgoset për arsye politike nga pushtuesi serb.
Ishte pjesëtar aktiv i LDK-së në Drenas e më vonë edhe anëtar i kryesisë së LDK-së. Angazhohet aktivisht në ndërtimin e strukturave të UÇK-së dhe zëdhënës i saj në kohën e luftës. Anëtar i delegacionit shqiptar në Rambuje të Francës. Ministër në qeverinë e parë të Kosovës. Pas zgjedhjeve të para në Kosovën e çliruar ministër për shërbimet publike.
Në zgjedhjet e lira pas pushtimit më 1992-1998 deputet në parlamentin e Kosovës. Në seancën e parlamentit të ri të Kosovës më 9 janar 2008, dalë nga votimet e 17 nëntorit 2007, Jakup Krasniqi zgjidhet Kryetar i Parlamentit të Kosovës. Në vitin 2014 së bashku me Fatmir Limaj formuan partinë e quajtur Nisma për Kosovën. Tani është Kryetar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie.
Aktivitete dhe funksione:
1972–1977 Arsimtar në Fatos dhe Arllat; 1976–1977, Arsimtar në Shkollën e Mesme në Drenas; 1979–1981 Arsimtar në Arllat dhe pastaj në Shkollën e Mesme në Skenderaj; 1991–1994 Arsimtar në gjimnazin “Skënderbeu“ në Drenas; 1995–1998 Kryetar i Këshillit të Arsimit në Drenas; 1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK); 1999 Anëtar i Delegacionit të Kosovës dhe i Grupit Politik në Konferencën e Rambujesë; 1999–janar 2000 ministër i Ministrisë për Rindërtim dhe Zhvillim; 2001-Deputet në Legjislaturën e Parë; mars 2002 dhjetor 2004 Ministër i Ministrisë së Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës; tetor 2004-2007 Deputet në Kuvendin e Kosovës, mandati II; 2004-2007 Shef i GP të PDK-së në Kuvendin e Kosovës; nëntor 2007 deputet, mandati III; janar 2008- vijon Kryetar i Kuvendit të Kosoves; 1973–1981 Veprimtari politike Klandestine (ilegale) në Lëvizjen Kombëtare të Kosovës; 1981–1991 I burgosur politik; 1991–1999 Anëtar i Kryesisë dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Drenas; 1992–1998 Deputet i Parlamentit të Kosovës; 1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, anëtar i Drejtorisë Politike të UÇK; 1999–2003 Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Prosperitetit Demokratik të Kosovës (PPDK) përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tetor 2005-vijon Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së, nëntor 2005 anëtar i Grupit Politik Strategjik nga PDK, në bisedimet e Vjenës.
Libra
1.Kthesa e madhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Shtëpia Botuese "Buzuku", Prishtinë 2006;
2."Kosova i a historical context"; Shtëpia Botuese "Eeuroprinty", Prishtinë 2007;
3."Një luftë ndryshe për Kosovën"; Shtëpia Botuese "Buzuku", Prishtinë 2007;
4."Pavarësia si kompromis"; Shtëpia Botuese "Buzuku", Prishtinë, 2010;
5."Kosova në kontekst historik"; Botim i dytë i plotësuar. Shtëpia Botuese "Buzuku", Prishtinë 2010;
6."Lëvizja për Republikën e Kosovës 1981-1991 sipas shtypit shqiptar"; Shtëpia Botuese "Buzuku",Prishtinë 2011;
7."Guxo ta duash lirinë", Shtëpia botuese: "Buzuku". Prishtinë, 2011:
8."Pranvera e lirisë ‘81", Shtëpia botuese: "Buzuku". Prishtinë, 2011;
9."Flijimi për lirinë", Shtëpia botuese: "Buzuku". Prishtinë,2011.
10."Pavarësi dhe personalitete" (Në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë), Shtëpia botuese "Buzuku", Prishtinë, 2012.
11."Një histori e kontestuar "(Kritikë librit të Oliver Jens Schmitt: “Kosova - histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”), Shtëpia botuese "Buzuku", Prishtinë, 2013.
12."Zhurmuesit e demokracisë";Shtëpia botuese "Buzuku", Prishtinë,2016;
13."Reflektime demokratike"; Shtëpia botuese "Buzuku", Prishtinë, 2017;
14."Arti i bisedimeve"; Shtëpia botuese "Buzuku", Prishtinë,2018.