2020-01-07

“Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë” i Islam Laukës

“Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”(2019) është libri më i ri i ish-ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, politologut Islam Lauka. Në këtë libër, në mesin e shumë temave që autori trajton, një fokus të veçantë i ka kushtuar të ashtuquajturit “korrigjim të lehtë të kufijve”. Në promovimin e këtij libri, Lauka tha se nga atdheu po largohen intelektualët e po ju jepet mundësia që me shtetin të udhëheqin injorantët.

Rezultate imazhesh për islam lauka

Diplomati, studiuesi Lauka e sjell librin për Kosovën, ku edhe flet për problematikën aktuale politike dhe gjeostrategjike të Kosovës. Në kuadër të librit, shtron dhe analizon me argumente, fakte bindëse se pse duhet ruajtur tërësia e Kosovës.

Lauka, u shpreh falënderues para pjesëmarrësve, kurse botimin e librit e ka ndjerë si detyrë qytetare.

“Unë nuk kam shkruar kurrë për probleme historike, nuk kam pasur kohë dhe jo që nuk më pëlqen. Është zanat shumë i mirë i historianit, por unë këtë ja kam lënë Jusuf Bajraktarit. Unë kam shkruar vazhdimisht për probleme aktuale. Megjithatë këtë e kam quajtur detyrë timen qytetare karshi Kosovës dhe Shqipërisë. Unë këtu kam shumë rezerva, në qëllimin qytetarë të shqiptarëve”, tha për të pranishmit autori.


Nazmi Rrahmani, shkrimtari dhe botuesi i librit e ka vlerësuar veprën e Laukës, duke konsideruar që libri që po promovohet ka një titull simbolik dhe sipas tij Lauka duke u marrë me problematikën aktuale politike dhe gjeostrategjike të Kosovës në kuadër të librit, shtron dhe analizon me argumente, e fakte bindëse se pse duhet ruajtur tërësia e Kosovës.


“Sipas metodologjisë shqiptare çdo shtëpi e ka edhe gjarprin e vet që i bie se e ka roje të shtëpisë, ndonëse kujdeset për ta dhe e ruan nga të këqijat që mund t’i vijnë gjithandej. Ai nuk e dëmton asnjëherë shtëpinë e vet dhe njerëzit e vet. Autori me të drejtë konstaton se marrëveshja me Serbinë në këto kushte nuk është jetike për Kosovën.Domethënia e titullit të librit në këtë rast është se ai po e kërcënon atë që besohet se duhet të ruaj. Libri tregon se nga i vjen kërcënimi Kosovës, nga bisedimet me Serbinë në çfarëdo mënyre për ndërrim të kufijve. Marrëveshja me Serbinë s’është jetike për Kosovën”, vlerëson Rrahmani.

Historiani Frashër Demaj, thotë se Lauka në këtë botim nxjerr disa hipoteza, kur flitet për korrigjimin e kufijve.

“Hipoteza kryesore që trajton në këtë studim është tashmë, fjalia e famshme “korrigjimi i lehtë i kufirit”, që shpeshherë u quajt me terma ndryshe, por që në fund nënkuptonte shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Profesor Lauka e trajton shumë anshëm këtë temë, shtron edhe teza të tjera të cilat i trajton dhe në fund përveç konstatimeve që bën për çështjet e ndjeshme në këtë kohë nëpër të cilën po kalon Kosova, Lauka, jep dhe ide për zgjidhje të problemeve”, tha Demaj.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...