2020-01-08

Gati për luftë? SHBA i përgjigjet Iranit pas thirrjeve për hakmarrje

        

Presidenti Donald Trump ka reaguar pas sulmit nga irani me 15 raketa ndaj dy bazave ushtarake ajrore të SHBA, al-Asad dhe Irbil, në Irak.
Në një postim në Twitter Trump është shprehur se SHBA ka ushtrinë më të fuqishme në botë.
“Gjithka është mirë! Irani hodhi raketa në dy baza ushtarake në Irak. Eshtë duke u bërë vlerësimi për viktimat dhe dëmet. Deri tani, mirë! Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisur në botë, shumë më tepër se kushdo! Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes.”, shprehet ai.
Irani e ka nisur hakmarrjen ndaj SHBA-së, pas mesnate. Sipas raportimit të televizionit shtetëror, Teherani ka sulmuar dy baza ajrore të ushtrisë amerikane në Irak.
CNN raporton se 10 raketa kanë goditur bazën al-Asad, në afërsi të Bagdadit.
Garda Revolucionare e Iranit e ka paralajmëruar SHBA-në dhe aleatët e saj të mos provojnë kundër-reagim pas këtij sulmi. Përshkallëzimi i konfliktit mes dy vendeve vjen pas vrasjes nga SHBA të gjeneralit iranian Kasem Souleimani.
Tensionet mes SHBA dhe Iranit janë në kulmin e tyre pas vrasjes së gjeneralit të fuqishëm Qasem Soleimani nga amerikanët.
Irani vijon me thirrjet për hakmarrje ndaj, SHBA ka realizuar me sukses një stërvitje të madhe.  Ditën e sotme, teksa në Teheran po zhvillohej ceremonia mortore e gjeneralit, me mijëra qytetarë të pranishëm, Forcat Ajrore të SHBA dhuruan një shfaqje gjigante, duke lançuar në “paradë ushtarake” 52 avionë F-35A.
Avionët në fjalë, të cilët kapin shifrën 4.2 miliardë dollarë, u ngritën me sukses nga Baza Hill e Forcave Ajrore. Përmasat e forcës ushtarake amerikane u demonstruan përmes ushtrimeve të shumta të kryera nga F-35 A-të.
SHBA mundi të siguronte një F-35A, katër vite më parë. Që prej asaj kohe, krahët e fuqishëm luftarakë të tyre duket se mund të përballojnë shumëçka.
“Ky është vetëm fillimi i operacioneve të qëndrueshme luftarake F-35A dhe ne do të jemi gati për t’u vendosur sa herë, kudo që të na duhet”, u tha gjatë një prononcimi nga pala amerikane.

ashtu shkroi në Twitterin e tij se nuk ka viktima. Ai shtoi se “SHBA ka ushtrinë më të fortë në botë”.
Gjermania, Danimarka, Norvegjia dhe Polonia thanë se asnjë nga trupat e tyre në Irak nuk u dëmtua. Britania, e cila gjithashtu ka personel në Irak, dënoi sulmin iranian dhe ka njoftuar se brenda 48 orëve do të marrë vendimin për të dërguar trupa në Irak.
Anije luftarake, helikopterë dhe disa qindra ushtarakë britanikë janë vënë në gatishmëri prej 48 orësh ose më pak për dislokim në ose afër Irakut, të gatshëm për t’iu përgjigjur nëse kriza e Iranit përshkallëzohet.
“Nëse vriten civilë britanikë apo edhe personeli ushtarak si rezultat i veprimeve iraniane ose terroriste, ne do të kundërpërgjigjemi. Përgjigja pa dyshim do të ishte proporcionale, “tha sekretari i mbrojtjes Ben Wallace.


Linjat ajrore të mëdha ndërkombëtare kanë filluar devijimin e fluturimeve nga hapësira ajrore iraniane.
Në Shtetet e Bashkuara, Administrata Federale e Aviacionit lëshoi një njoftim që kufizonte avionët jo-ushtarakë amerikanë “nga operimi në hapësirën ajrore mbi Irakun, Iranin, dhe ujërat e Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit”.
Ndërkaq në Iran u tha parmes televizionit shtetëror se nga sulmi i tyre humbën jetën 80 “terroristë amerikanë” por ata nuk paraqitën asnjë provë për këtë dhe as një mënyrë se si e kishin verifikuar.


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...