Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/01/10

Sylë Ramë Tahirsylaj(1949-)


Imazh i ngjashëm



Prof. Dr. Sylë Ramë Tahirsylaj, lindi në fshatin Isniq të Deçanit , më  15 gusht 1949. Shkollën fillore e  kreu në  vendilindje , ndërsa Shkollën e Mesme Teknike, e kreu në Prishtinë në vitin 1968.

Studimet për Fizikë i kreu në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN) të Universitetit të Prishtinës në vitin 1976. Studimet pasuniversitare i filloi në Fakultetin e Fizikës Teknike të Universitetit e Beogradit, por i përfundoi për Fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës(1993).

Tezën e doktoratës e mbrojti në të njëjtin universitet, nga fusha e Fizikës së Atmosferës-Meteorologjisë  fizike (1996).

Në vitin 1997 u punësu si pedagog i Fizikës, në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës.

Ka qenë drejtor i Institutit hidrometeorologjik të Kosovës (1999-2013), si dhe profesor  i parë nga Kosova në Organizatën Botërore të Meteorologjisë (WMO) dhe CIMO, etj.

Pushtetarët serb, që ishin instaluar dhunshëm  në Entin Meteorologjik të KSAK  , e larguar  orofesorin dhe shkencëtarin Sylë Tahirsylaj më studiues tjerë që punonin në Entin Meteorologjikë të KSAK (1990).

Pas largimit nga puna profesor Tahirsylaj u punësua në arsim si dhe i   vazhdoi studimet pasuniversitare të fizikës në Tiranë .

Kur lufta  , në Kosovë mbaroi (1999)  Tahirsylaj ,kthehët  dhe emrohet drejtor në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës(  IHM) . Fill pas këthimit në IHM , për shkaqe dhe rrethana të panjofshme digjet  më qëllim i tërë dokumentacioni meterologjikë i cili datonte  nga Vjetari i parë i vitit 1925 e deri në çlirim e tij nga pushtuesi serb (1999).

Drejtori  i  Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), në tetor të vitit 2013 dha dorëheqje në favor të vazhdimit të punës akademike në Universitetin e Prishtinës.

Si një ndër institucionet e para të Kosovës të rikrijuara pas luftës, IHMK nën drejtimin e prof. Dr>Sylë Tahirsylaj, ka luajtur rol të rëndësishëm në ndërtimin e shtetit të ri, duke kryer detyrat dhe përgjegjësitë konform kërkesave të qytetarëve.

Kontributi i prof.dr Sylë Tahirsylaj si drejtor i IHMK padyshim se më meritori ka qenë vënia e infrastrukturës funksionale e fleksibile, duke e zhvilluar institutin në tri sektore shumë të rëndësishme, sektorin e meteorologjisë, hidrologjisë dhe laboratorin për analiza fiziko-kimike të ujit, ajrit dhe tokës. Ai gjithashtu ka dhënë kontribut të paharrueshëm edhe në hartimin e bazës ligjore për punën e këtij instituti, duke iniciuar dhe mbështetur deri në fund miratimin e ligjit për veprimtarinë hidrometeorologjike të Kosovës.

Nën udhëheqjen e Tahirsylaj, IHMK-ja ka qenë zëri i pakontestueshëm kur ishte në pyetje parashikimi i motit dhe ofrimi i të dhënave për parametrat klimatologjikë për tërë territorin e Kosovës, përmes stacioneve meteorologjike në 5 qendrat e Kosovës.
Në ngritjen e sistemit të monitorimit, Sylë Tahirsylaj ka zhvilluar edhe rrjetin hidrometrik të Kosovës, që aktualisht ka 22 stacione që bëjnë matjen e nivelit dhe sasisë së ujërave, rrjetin e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe pajisjen e laboratorit me mjetet më moderne për analizat e cilësisë së ujërave, tokës dhe ajrit.

Falë profesor Tahirsylaj , është afirmuar   puna  shkencore  në IHMK në skenën ndërkombëtare  si dhe është bërë anëtarësimi i këtij institucion (IHMK-së)  në Organizatat  Ndërkombëtare të meteorologjisë dsi dhe është bërë  çertifikimi i tij në " EUMETSTAT".

Botime nga Prof.Dr.Sylë Tahirsylaj: 

Tirana 1915.Tahirsylaj desertacionit S.Punimi of " protection against hail and hail clouds forming in Kosovo 1987-1990 , Tirana 1996.

6. Tahirsylaj S. "system and the effects of anti- hail protection in Kosovo " Bulletin of the Faculty of Sciences in Tirana ,1997.

7.Tahirsylaj S. " The impact of the Argjenit iodide in the qëlulave thërmizimin brëshërformuesecloud " Biltënin no. 5 of Mathematics and Natural Sciences in Tirana, 1999.

8.Tahirsylaj S. etc. State of Polarization of the ligh Pasing through two uniaxial crystal plates , Bulgarian Journal of Physics Sofia,2000.

9.Tahirsylaj S " Menagment RESOURCE water , Soil and aer in Kosovo . Bulletin of the World Organization of globalization issue of natural resources Prague,2002 ,

10.Tahirsylaj S.Shala A. " natural environmental disturbances from 18 Sitnica River . 01 . until 21.02.2003 " Dardanica Scence Pristina number 4 ,2003 .

10.Tahirsylaj S. etc. , " Depedence of the Azimuth of the Eliptic on the Thickness of Plates , After the Pasing of the Linearly Polarozoid TW light through uniaxial Crystal Plane - ParallelPlates , sent to Japan edition , 2004 .

11.Tahirsylaj S.Shala A. Pollution of surface water by the Kosovo Basin (2000-2003) " Dardania scence number 4 , Pristina , 2004

12.Tahirsylaj S.Shala ,A Immer Mr. "Pollution of surface water in the basin of the White Drin April-August 2004" Published in the journal magazine " ACOUA " tretë.në Miliniumi of Peja ,2004 .

13 . Avdullahu S. , S. Tahirsylaj , Fejza I. , A. Syla , " Water Resources in Kosovo " s Bilten of Balwois , Ohrid,2004 .

14 . Syla A. , J. Abraham . , S. Tahirsylaj Air pollution particles from suspenduarta in the Mitrovica region , technologists and matalurgëve Bulletin of Kosovo , Pristina ,2005.

15 . Tahirsylaj S. , Krasniqi Sh . , " Monitoring of water resources in Kosovo " , REC , Bulletin17 , Pristina , 2005.

16 . Idris I. , S. Tahirsylaj , Mr. Idris , " The possibilities of using wind power for energy needsin Kosovo . Bulletin of the Faculty of Engineering , Prishtina , 2005 .

20. . Tahirsylaj S , " The use of wind power and renewable sources like the sun in Kosovo " Bulletin of the Ministry of Energy and Mines Pristina ,2005  .

21 . Tahirsylaj S. etc. , " Water Pollution in Drin white bass of " Bulletin of the Balkan organization hidrometeorogji , Ohrid ,2006.

22 . Tahirsylaj S. etc. , " Organization of Decem synoptic meteorological services in Gjakova "Intellectuals Bulletin Jakova association in ,2005

23 . Tahirsylaj S. etc. , " natural conditions for the development of forestry and viticulture in Gjakova " Intellectuals Bulletin Jakova association in ,2005 .

24 . Tahirsylaj S. etc. , " Envirometal impact Assessment for particulate matter section METALS heavy air in Mitrovica region " AAAR San Paoul Ministoa ,2006.

25 . Tahirsylaj S. etc. , " Study of particulate matter section at Mitrovica roadside in rural and urban area ofNorthern Kosovo " Nevda - Rino USA, 2007

26 . Tahirsylaj S. " Enviromental impact of air and soils of the Mitrovica " Plovdiv, 2007.

27 . Tahirsylaj S.etj " Spatil steted distributions of Air Pollution in Mitrovica comparisson Between 2006-2007 seasons " Balwois Ohrid, 2008

28 . Tahirsylaj S.etj " Water resources of Drin river white bass Kosovo " Balwois - Ohrid, 2008

29.TahirsylajS,Zorba .P . "Some considerations on the potential of alternative energy in Kosovo" .Alba Science Tetovë, 2009

30.Tahirsylaj SA Aslani . Bioklima in Kosovo University of Tirana Kazmë, 2009

31.Tahirsylaj S. A. Abbas , J. Krasniqi " electrotechnical materials for first grade of secondaryeducation branch of electro " ETMM Pristina , 1989

32 . Tahirsylaj S. A. Abbas , J. Krasniqi " Electro Materials for the class III -oriented secondaryeducation ETMM Pristina , 1989

33.Tahirsylaj S. " Special Instructions for educational advancement of educational work in secondary schools , published in the seminar vocational schools , 1993.

34 . Tahirsylaj S. " Content and ways of giving final exams in high schools III and IV degree of professionalism 30 p . 23 04 1993 Pristina .Etj.

Profesor Dr.Sylë Tahirsylaj, ka të botuara edhe disa  punime tjera nga lëmia e histografisë   për veprimtarinë atdhetare të vëllëzërve Tahirsylaj nga Isniqi (Selim Shaban Tahirsylaj , Ramë Shaban Tahirsylaj , Qelë Shaban Tahirsylaj , Isuf Shaban Tahirsylaj , Sadik Ramë Tahirsylaj, Kadri Selim Shaban Tahirsylaj Artan e Dervish Tahirsylaj , Qazim Tahirsylaj etj) si dhe shkrime tjera fejtonistike për Kuvendin e verrave të Llukës ,ku vëllezërit Tahirsylaj  si dhe kulla e tyre, ishin vedntakim i të gjithë kuvendarëve të kohës ( Isa Boletini, Ramë Binaku, Bali Aga i Gashit, Shaban Binaku, Idriz Beka, Idriz Mehmeti),  përfaqësuesit e Plavës dhe Gusisë. Familja e  Tahirsylëve nga Isniqi ishin pjesëmarrës i vendimeve të marra në këtë kuvend ku vet Shaban Syla ishte luftëtar(komitë) kundër Turqisë.etj.

Sylë Tahirsylaj jeton dhe vepron në Prishtinë dhe Isniq.

Flori Bruqi



M.D., PhD.Avdyl Krasniqi(1951-)

Imazh i ngjashëm

M.D., PhD.Avdyl Krasniqi,lindi në Vranoc të Pejës më 13 maj 1951,në Vranoc të Pejës.Shkollën fillore e kreu në Baran ,ndërsa gjimnazin në “11 maj”(tash “Bedri Pejani”) në Pejë.

U diplomua në fakultetin e mjekësisë në Prishtinë( 02 qershor 1976).Një kohë punoi si mjek në Klinë dhe në Dispanserinë e Mjekëisë së punës në Novobërdë.Specializoi për kirurgji në Zagreb(1982),

Deri më 1990 punoi në repartin e kirurgjisë abdominal në Prishtinë.Magjistroi në Fakultetin e Mjësisë në Universitetin e Zagrebit,ndërsa doktoratën e kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtië(2001).

Gjatë viteve 1994-1998, punoi si kirurg dhe udhëheqës i poliklinikës private në Pejë,disa muaj gjatë vitit 1998 ishte kirurg në Spitalin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Irzniq,Zona Operative e Dukagjinit,

Ishte shef në repartin e kirurgjisë abdomunale në QKUK të Prishtinës. Në vitin 2007 ka udhëhequr bordin ekzekutiv të QKUK-së.

Në procesin mësmor në Fakultetin e mjekësë në Prishtinë u angazhua që më 1985,së pari si asistent,pastaj professor asistent dhe si professor i asocuar(2011).

Për aftësim profesional ishte në institucione të njohura jashtë vendit,në Qendrën e Kancerit në Tokio të Japonisë(1986),në Spitalin Universitar në Gjenevë(1994),në Spitalin e Kolegjit Mbretëror në Londër të Anglisë(1999),pastaj në Spitalin Universitar në Ohaio,SHBA(2000).

Gjatë përiudhës 1991-1993 ishte këshilltarë i kryeministrit të Qeverisë së Kosovës në migrim dhe u angazhua në një sere aktivitetesh politike dhe diplomatike.Në vitin 2015 është pensionuar dhe tash punon  si mjek (kriurg abdominal)  në Spitalin privat  "Kavaja" në Prishtinë.

Është autor dhe bashkëautor i shumë publikimeve shkencore dhe profesionale.

I veçojmë disa  nga publikimet e prof.dr.Avdyl Krasniqit mëbashkëautor :

1.Avdyl Krasniqi,R.Binishi,D.Limani,A.Rrusta[Treatment of echinococcal hepatic cysts--experience with 79 patients],1989

2.Faton T Hoxha, R. Binishi,Dalip Limani,Avdyl Krsniqi “Ultrasound and CT Scan Findings in Hydatid Liver Disease Compared to Intraoperative Findings” ,2002

3.Avdyl Krasniqi,Faton T.Hoxha,B.Nuhiu,Dalip Limani “Results of different surgical methods in management of hepatic hydatidosis”,2006.

4.Lul Raka ; Avdyl Krasniqi,Faton T Hoxha, Ilir Q Tolaj”Surgical site infections in an abdominal surgical ward at Kosovo Teaching Hospital”,2007.

5.Gazmend Spahija , Lul Raka , Gjyle Mulliqi, Avdyl Krasniqi “Prevalence of Nosocomial Infections in Adult Intensive Care Units at a Kosova Teaching Hospital “
2008.

6.Burim Neziri , Shaip Krasniqi ,Shqipe Devaja ;Avdyl Krasniqi”Expression of nicotinic subtypes acethyl choline receptors within airway related vagal preganglionic neurons in ferrets”,2008.

7.Muharrem Jakupaj,Burim Neziri,Avdyl Krasniqi “Vagotomy diminished airway constriction provoked by different doses of Eserine”,2008

8.Avdyl Krasniqi , Lumturije Gashi-Luci ,Selvete Krasniqi,Ismail Dreshaj “A comparison of three single layer anastomotic techniques in the colon of the rat”,2008.


9.Avdyl Krasniqi,Faton T.Hoxha,Besnik Bicaj,Lumturije Gashi-Luci”Symptomatic subserosal gastric lipoma successfully treated with enucleation”2008.

10.Avdyl Krasniqi, Faton T Hoxha,Besnik Bicaj,Lumtuije Gashi-Luci “Symptomatic subserosal gastric lipoma successfully treated with enucleation”2008.


11.Selvete Krasniqi, Ahmeti E,Hoxha SA.,Avdyl Krasniqi “Simultaneus laparoscopic cholecystectomy and removal of intrauterine device translocated to the right subdiaphragmalregion: a case report”,2009.

12.Faton T.Hoxha,Shemsedin Isuf Hashani,Driton Komoni,Avdyl Krasniqi “Acute abdomen caused by ingested chicken wishbone: A case report”, 2009.


13.Avdyl Krasniqi,Gazmend Spahija,Shemsedin Isuf Hashani,Lumturije Gashi-Luci “Subtotal resection and omentoplasty of the epidermoid splenic cyst: a case report”,2009.

14.Avdyl Krasniqi,Dalip Limani,Lumturije Gashi-Luci, Ismail Dreshaj”Primary hydatid cyst of the gallbladder: A case report”, ,2010

15.Avdyl Krasniqi, Astrit Hamza, Lulzim Salihu, Lumturije Gashi-Luci”Compound double ileoileal and ileocecocolic intussusception caused by lipoma of the ileum in an adult patient: A case report”,2011.

16.Avdyl Krasniqi,Besnik Bicaj,Rifat Bajrami, Lumturije Gashi-Luci.CLINICAL FEATURES AND TREATMENT OF GASTRIC GIST - OUR EXPERIENCE,2012.

17.Avdyl Krasniqi,Besnik Bicaj,Dalip Limani,Rifat Latifi :”The Role of Perioperative Endoscopic Retrograde Cholangiopancreatography and Biliary Drainage in Large Liver Hydatid Cysts,”2014.

18.. Avdyl S. Krasniqi, Astrit R. Hamza, Valon A. Zejnullahu, Fatos E. Sada, Besnik X. Bicaj”Penetrated sigmoid colon by air gun pellet could be life threatening: A case report Cited in Scopus”( Publication stage: In Press Uncorrected Proof International Journal of Surgery Case Reports Published online): 2014

19.. Astrit Hamza, Avdyl Krasniqi,Pramod KadabaSrinivasan, René H.Tolba:”Gut-liver axis improves with meloxicam treatment after cirrhotic liver resection”,.2014.

20..Avdyl Krasniqi, Fatos Sada, Astrit Hamza, Floren Kavaja:”,A randomized trial of preoperative oral carbohydrates in abdominal surgery”,2014.

21..Muharrem Jakupaj,Ramadan B.Sopi,Ismail Dreshaj,Avdyl Krasniqi :”Role Of PGE 2 /EP 4 Receptor Signaling On The Effects Of Hyperoxia On Airway Smooth Muscle”, 2015.

22.Përbirja e trupave të huaj tek fëmijët, simptomat dhe rreziku,"Shneta",2018. 

Etj.

Flori Bruqi



2020/01/09

Robert Elsie ( 29 qershor 1950 - 2 tetor 2017)

Fotoporteti

Lindi më 29 qershor 1950 në Vankuvër, Kanadaja. Ndoqi Universitetin e Kolumbisë Britanike (University of British Columbia), ku mbaroi studimet e filologjisë klasike dhe gjuhësisë më 1972. Po në atë vit, shkoi në Evropë me një bursë studimesh. Vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor (Freie Universität Berlin), në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta (École Pratique des Hautes Études) në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) në Irlandë, dhe në Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturën më 1978.

Që nga 1978 pati mundësi të vizitojë Shqipërinë disa herë në kuadrin e 'takimeve shkencore' midis Institutit të Gjuhësisë së Universitetit të Bonit dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Gjithashtu mori pjesë disa vite me radhë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Kosovë. Pas studimeve universitare ai punoi për Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane në Bon dhe nga 2002 deri 2013 për Tribunalin e Hagës. Është anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. U nda nga jeta më 2 tetor 2017, duke lënë amanet që të prehej në Shqipëri.

Librat e botuar nga Robert Elsie:

1."Dialect relationships in Goidelic, A study in Celtic dialectology" 1986 ; 2."Dictionary of Albanian Literature" 1986 ;3."Migjeni, Freie Verse" 1987 ;4."Einem Adler gleich, Anthologie albanischer Lyrik vom 16. Jahrhundert bis zur Gegenwart" 1988 ; 5."The Pied Poets, Contemporary verse of the Transylvanian and Danube Germans of Romania." 1990 ;6."An Anthology of Sorbian Poetry" 1990
7."Migjeni. Free verse" 1991 ;8."Anthology of modern Albanian poetry An Elusive eagle soars" 1993 ;9."Albanian folktales and legends" 1994 ;10."History of Albanian literature" 1995
11."Një fund dhe një fillim" 1995 ;12."Studies in modern Albanian literature and culture" 1996
13."Histori e letërsisë shqiptare" 1997 ;14."Kosovo. In the heart of the powder keg" 1997
15."Konstantinos Kavafis" 1997 ;16."Konstantinos Kavafis" 1999 ;17."Evliya Çelebi in Albania and adjacent regions (Kosovo, Montenegro, Ohrid)" 2000 ; 18."A dictionary of Albanian religion, mythology and folk culture" 2001 ; 11."Flora Brovina. Call me by my name" 2001 ; 12."Histori e letërsisë shqiptare botimi dytë" 2001 ; 13."Albanian folktales and legends" 2001  ; 14."Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla). Free Verse" 2001 ;15."Der Kanun" 2001 ; 16."Jean-Claude Faveyrial. Histoire de l'Albanie" 2001 ;17."Reisen in den Balkan" 2001 ;18."Handbuch zur albanischen Volkskultur" 2002 ; 19."Gathering clouds: the roots of ethnic cleansing in Kosovo and Macedonia" 2002 ;20."Gjergj Fishta. The Highland Lute: the Albanian national epic" 2003 ;21."Berit Backer. Behind stone walls" 2003 ;22."Eqrem Basha. Neither a wound nor a song" 2003 ;23."Early Albania" 2003 ;24."Historical Dictionary of Albania" 2004 ;25."Songs of the Frontier Warriors: Këngë Kreshnikësh" 2004 ;26."Tales from old Shkodra" 2004 ;27."Zhan Klod Faveirial. Historia (më e vjetër) e Shqipërisë" 2004 ;28."Historical Dictionary of Kosova" 2004; 29."Visar Zhiti. The condemned apple" 2005;30."Albanian literature: a short history" 2005; 31."Gjergj Fishta. The Highland Lute (Lahuta e Malcís)" 2005; 32."Leksiku i kulturës popullore shqiptare" 2005
33."Balkan Beauty, Balkan Blood: Modern Albanian Short Stories" 2006; 34."Letërsia shqipe: një histori e shkurtër" 2006;35."Bajazid Elmaz Doda: Albanisches Bauernleben im oberen Rekatal bei Dibra (Mazedonien)" 2006;36."Fatos Kongoli: The Loser" 2007;37."Writing in Light: Early Photography of Albania and the Southern Balkans / Dritëshkronja: fotografia e hershme nga Shqipëria dhe Ballkani" 2007;38."Udhëtime nëpër Ballkan: Kujtime nga jeta e Franc Baron Nopca" 2007; 39."Azem Shkreli: Blood of the Quill. Selected Poetry" 2008 ; 40."Edward Lear in Albania: Journals of a Landscape Painter in the Balkans" 2008 ; 41."Evlija Celebiu në Shqipëri dhe në viset fqinje" 2008 ;42."Azem Shkreli: Blood of the Quill. Selected Poetry" 2008 ; 43."Edward Lear në Shqipëri: ditar udhëtimesh, 1848-1849" 2008 ; 44."Ornela Vorpsi: The Country Where No One Ever Dies" 2009; 45."Albania and Kosova in Colour, 1913 / Shqipëria dhe Kosova në ngjyra, 1913" 2010
46."Historical Dictionary of Albania" 2010; 47."Historical Dictionary of Kosovo" 2011 ;48."Fjalor historik i Kosovës" 2011 ; 49."Fjalori historik i Shqipërisë" 2011 ; 50."Leo Freundlich: Die Albanische Korrespondenz - 51.Agenturmeldungen aus Krisenzeiten" 2012 ; 52."Biographical Dictionary of Albanian History" 2013 ;53."The Cham Albanians of Greece: a Documentary History" 2013 ; 54."The Balkan Wars: British Consular Reports from Macedonia in the Final Years of the Ottoman Empire" 2013

Përmbledhje për veprat e tij shkencore

Në fushën e albanologjisë, Robert Elsie i është kushtuar fillimisht letërsisë shqiptare.

 Ndër botime të hershme të tij janë:

Dictionary of Albanian Literature (Fjalor i letërsisë shqiptare), Uestport (Westport), Konektikat 1986, dhe History of Albanian Literature (Histori e letërsisë shqiptare), Boulder, Colorado 1995, në dy vëllime.

Kjo vepër e fundit doli në shqip me titullin "Histori e letërsisë shqiptare", Pejë 1997, dhe polonisht me titullin "Zarys historii literatury albanskiej" (Pasqyra e historisë së letërsisë shqiptare), Torunj 2004.

 Ai ka botuar gjithashtu përkthime letrare në anglisht dhe gjermanisht, siç janë për shembull në vëllimin e UNESCO-s An Elusive Eagle Soars: Anthology of Modern Albanian Poetry (Një shqiponje e arratisur fluturon: antologji e poezisë bashkëkohore shqiptare), Londër 1993;Albanian Folktales and Legends (Përralla dhe legjenda shqiptare), Tiranë 1994; Veprat poetike të poetit Migjeni (1911-1938) përkthyer në anglisht në vëllimin Free Verse (Vargjet e lira), Tiranë 1991, dhe në gjermanisht në vëllimin Freie Verse (Vargjet e lira), Idshtajn (Idstein) 1987;
 Një antologji gjermanisht e poezisë shqiptare në Einem Adler gleich: Anthologie albanischer Lyrik vom 16. Jahrhundert bis zur Gegenëart (Si një shqiponjë: antologji e poezisë shqiptare nga shek. 16 deri me sot), Hildës’hajm (Hildesheim) 1988; dhe veprat e poetëve kosovarë Ali Podrimja (l. 1942) në Ëho Ëill Slay the Ëolf: Selected Poetry (Kush do të vrasë ujkun: poezi të zgjedhur), Nju Jork 2000; Flora Brovina (l. 1949) në vëllimin Call Me by My Name: Poetry from Kosova (Verma emrin tim: poezi nga Kosova), Nju Jork 2001; dhe Eqrem Basha (l. 1948)në vëllimin Neither a Wound nor a Song: Poetry from Kosova (S’është plagë s’është as këngë: poezi nga Kosova), Nju Jork 2003.

Këto përkthime janë bërë në bashkëpunim me shkrimtaren kanadeze, Janice Mathie-Heck (Kalgari).

Kritika e tij e letërsisë shqiptare u mblodh dhe u botua në vëllimin Studies in Modern Albanian Literature and Culture (Studime për letërsinë dhe kulturën bashkëkohore shqiptare), Boulder, Colorado 1996, i cili doli në shqip me titullin Një fund dhe një fillim, Tiranë & Prishtinë 1995.

Duke marrë parasysh gjendjen jashtëzakonisht të rëndë në Kosovë, gjendje kryesisht të panjohur në botën e jashtme, ai përpiloi antologjinë e parë të madhe me shkrime për temën e Kosovës në vëllimin 600-faqesh Kosovo: In the Heart of the Poëder Keg (Kosovë: në qendrën e fuçisë së barutit), Boulder, Colorado 1997.

Pas kësaj botoi edhe një përmbledhje tekstesh historike për Kosovën me titullin Gathering Clouds: The Roots of Ethnic Cleansing in Kosovo and Macedonia, Early Tëentieth-Century Documents (Stuhi në horizont: Rrënjët e spastrimit etnik në Kosovë dhe Maqedoni, dokumente të fillimit të shekullit të njëzetë), Pejë 2002.

Në vitet e mëpasshme, Robert Elsie u përqendrua më shumë në fushat e tjera të albanologjisë, si kultura popullore dhe historia.

Një ndihmesë e madhe për antropologjinë shqiptare ishte libri i tij Dictionary of Albanian Religion, Mythology and Folk Culture (Fjalor i fejës, mitologjisë dhe kulturës popullore shqiptare), Londër 2001, i cili doli në gjermanisht në vëllimin Handbuch zur albanischen Volkskultur (Doracak i kulturës popullore shqiptare), Visbadën (Ëiesbaden) 2002, dhe në shqip në vëllimin Leksiku i kulturës popullore shqiptare, Tiranë 2005.

Ai botoi gjithashtu Kanunin në gjermanisht, Der Kanun: das albanische Geëohnheitsrecht nach dem sogenannten Kanun des Lekë Dukagjini (Kanuni: E drejta zakonore shqiptare sipas të ashtuquajturit Kanuni i Lekë Dukagjinit), Pejë 2001; dhe në bashkëpunim me Antonia Young (Bradford) dhe Ann Christine Eek (Oslo) botoi studimin antropologjik të fshatit kosovar nga antropologia norvegjeze Berit Backer (1947-1993), Behind Stone Ëalls: Changing Household Organization among the Albanians of Kosova (Prapa mureve të gurta: ndryshime në organizimin familjar ndër shqiptarët e Kosovës), Pejë 2003.

Pas kësaj ai botoi dorëshkrimin e hershëm në gjermanisht të shqiptarit Bajazid Elmaz Doda (rreth 1888-1933), Albanisches Bauernleben im oberen Rekatal bei Dibra, Makedonien (Jeta fshatare shqiptare në Rekën e Epërme pranë Dibrës së Maqedonisë), Vjenë 2007.

Në fushën e historisë, me të cilën është marrë më shumë gjatë dhjetëvjeçarit të parë të shekullit të njëzetë, Elsie ka botuar – në bashkëpunim me Robert Dankoff (Universiteti i Çikagos) – dhe ka përkthyer nga osmanishtja pjesët e veprës Sejahatname të udhëtarit osman Evlija Çelebi (1611-1683) që flasin për trevat shqiptare: Evliya Çelebi in Albania and Adjacent Regions (Evlija Çelebi në Shqipëri dhe në viset fqinje), Lajdën (Leiden) 2000, libër që doli edhe në shqip në vëllimin Evlija Çelebiu në Shqipëri dhe në viset fqinje, Tiranë 2008.

Përveç kësaj, ai zbuloi dhe botoi dorëshkrimin e historisë së parë të Shqipërisë, të shkruar prej priftit llazarist francez, Jean-Claude Faveyrial (1817-1893), Histoire de l’Albanie (Histori e Shqipërisë), Pejë 2001, që doli në shqip në vëllimin Historia – më e vjetër – e Shqipërisë, Tiranë 2004.

Elsie zbuloi dhe botoi gjithashtu dorëshkrimin në gjermanisht të albanologut hungarez, baronit Franc Nopça (Franz Nopcsa, 1877-1933) në Reisen in den Balkan (Udhëtime në Ballkan), Pejë 2001, që doli shqip në vëllimin Udhëtime nëpër Ballkan, Tiranë 2007.

Në bashkëpunim me Bejtullah Destanin (Londër), ai botoi ditarin e poetit dhe piktorit të njohur anglez, Edëard Lear (1812-1888), në vëllimin Edëard Lear in Albania: Journals of a Landscape Painter in the Balkans (Edëard Lear në Shqipëri, ditari i një piktori pejsazhesh), Londër 2008, që doli shqip në vëllimin Edëard Lear në Shqipëri: ditar udhëtimesh, 1848-1849, Tiranë 2008.

Gjithashtu u botua një përmbledhje tekstesh të hershme historike për Shqipërinë, përkthyer nga gjuhë të ndryshme, Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries (Shqipëria e hershme: antologji e teksteve historike, shek. 11-17), Visbadën (Wiesbaden) 2003.

Etj.

Flori Bruqi

Sir Noel Robert Malcolm


Rezultate imazhesh për noel malcolm


Noel Robert Malcolm,është i lindur në Surrey të Anglisë, më 26 dhjetor 1956, është politikan, gazetar, historian dhe akademik anglez. Ka doktoruar për histori në Trinity College, Cambridge. Ka ligjëruar në Cambridge para se të niste punën si gazetar për çështje politike dhe punë të jashtme në “The Spectator” dhe “The Daily Telegraph”. Në vitin 1995 është larguar nga gazetaria për të nisur punën si shkrimtar dhe akademik. Në vitin 2014 i është ndarë titulli Sir për shërbimin në edukim, gazetari dhe në historinë evropiane.

 Është edhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi në Peterhouse (nga viti 2010) dhe Trinity College (nga viti 2011), Cambridge Është editor i Korrespodencës së Thomas Hobbes (1994) dhe ka shkruar librin "George Enescu, jeta e tij dhe muzika" (1990) (Toccata Press). Librat e tij mbi Kosovën ("Kosovo: A Short History" (1998) dhe Bosnjën, gjithashtu një histori e shkurtër, kanë pasur sukses të madh në perëndim dhe janë të referueshme për të gjithë studiuesit e çështjeve ballkanike. Sidomos libri për Kosovën ka pasur sukses më të madh, edhe pse është sulmuar ashpër nga qeveria dhe studiuesit pro-qeveritarë serbë. Ai është dekoruar edhe nga Presidenti Ibrahim Rugova, me medaljen e artë të "Lidhjes së Prizrenit". Dekoruar gjithashtu me "Medaljen e Mirënjohjes" nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu.

I pari i vendit të Kosovës, zt.Hashim Thaçi , e nderoi historianin Sir Noel Robert  Malcolm me dekoratën ”Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit”.


Sir Noel Robert Malcolm është kryesues i Institutit Boshnjak në Londër dhe kryetar i Shoqatës Anglo-Shqiptare.

Akademiku britanik, Sir Noel Malcolm, ka deklaruar se bashkimi Shqipëri-Kosovë është krejtësisht legjitim. Autori i librit “Kosova, një histori e shkurtër”, i cili merret me hulumtime pedagogjike në Universitetin e Oksfordit, thotë se nuk mund ta parashikojë të ardhmen, por ka theksuar se nëse ekziston dëshira e fortë e të dy shteteve, atëherë kjo çështje është krejtësisht legjitime.

“Megjithatë, shoh edhe një sërë problemesh ekstreme në këtë ide. Ekziston një ide në vende të tjera që kjo mund të jetë e rrezikshme dhe destabilizuese për Ballkanin. Personalisht, nuk e shikoj një çështje problematike, por shoh që një fushatë e tillë mund të irritojë fuqitë perëndimore. Mund të ishte një gabim taktik”, ka thënë Malcolm.

Sir Noel Malcolm, analist i çështjeve të Ballkanit dhe autor i librave të shumtë për historinë e shqiptarëve, i cili së fundmi promovoi në Prishtinë edhe librin “Agjentë perandorakë” në gjuhën shqipe.



Historiani anglez Sir Noel Robert Malcolm, e ka thënë një të vërtetë të munguar për shqiptarët, ka thënë të vërteta të shumta edhe për popujt e tjerë të rajonit tonë.

Libri i Malcomit për Kosovën ishte libri i shpërthimit dhe ndërgjegjësimit të diplomacisë botërore për Kosovën, por ishte edhe i ndikimit në kuptimin pozitiv të vendimmarrjeve të diplomacisë botërore për Kosovën.

Sir Noel Robert Malcolm, tha se ai është vetëm historian dhe nuk merret me politikë, por beson se për çdo vend, për të ardhmen e një populli, janë shumë të rëndësishme faktet dhe e vërteta historike.
Në qoftë se kam ndihmuar pak kur kam shkruar për të vërtetën historike të Kosovës, jam shumë i lumtur, sepse është shumë e rëndësishme që bota të mund të kuptojë mirë historinë e Kosovës në situatën e sotme edhe për të zhvilluar të ardhmen e Kosovës për të gjithë kosovarëtthotë akademiku anglez , historiani Sir Noel Robert  Malcolm.

Noel Malcolm, është i njohur me librin “Kosova - një histori e shkurtër”, u përpoq që përmes shpjegimit të funksionit të miteve në shoqëri, ndikimit të tyre në të shkruarit e historisë dhe përdorimin e miteve për qëllime politike, të tregojë origjinën e problemit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

Malcolm, shpeshë përmend një varg mitesh të krijuara nga serbët e që, ndër të tjera, kanë ndikuar në çështjen e Kosovës.

“Këtu ka shembuj klasikë të përdorimit të historisë për qëllime politike. Pavarësisht asaj që shumë shpesh njerëzit, që gjenden në krye të proceseve janë të përzier në manipulimin e vetëdijes, ne nuk mund të pretendojmë se ata në çdo rast dinë se e vërteta e tyre është e gabuar. Ata shkruajnë atë, të cilën duan ta kenë si të vërtetë dhe kjo është një çështje tjetër”, thotë Malcolm.

Kundërshtari i idesë serbe se “Kosova është djep i Serbisë”, foli për një varg mitesh që karakterizojnë zhvillimet në kuadër të historisë së dy popujve ballkanas.

Në kuadër të tyre përmendi mitin serb për “Betejën e Kosovës” dhe atë për “Eksodin e madh serb”, i cili, sipas tij, është bazuar në të dhëna të pasakta numerike për largimin e serbëve në territorin e sotëm të Hungarisë.

Nga ky mit, thotë Sir Noel Malcolm, del në pah një paqartësi historike që ka të bëjë me popullatën që banonte atëkohë në territorin e Kosovës.

“Pra, këtu kemi një problem. Ata kishin shkruar libra se Kosova ishte zbrazur nga serbët. Serbët u larguan. Në fakt, ky ishte shpjegimi i tyre për ekzistimin e popullatës shqiptare në Kosovë - thuhet se ishte krijuar një vakuum më 1690 nga eksodi i tmerrshëm”.

“Mirëpo, duhet të kesh një popullatë atje, e cila ka nevojë të nxirret nga pengu. Duhet të pretendosh se ka një numër të konsiderueshëm të serbëve në Kosovë, përndryshe nuk ka bazë irredentizmi”, thotë Malcolm.

Dëshmia më e saktë, sipas historianit anglez, qëndron në të dhënat faktike rreth origjinës së popullit shqiptar.

“Edhe pse asgjë nuk është e qartë lidhur me origjinën e shqiptarëve, balanca e të dhënave dëshmon se ata, sipas të gjitha gjasave, kanë prejardhjen nga ilirët e lashtë. Mendoj se kjo është përgjigjja më e mirë historike që mund të jepet dhe ka evidencë për të”, thekson akademiku dhe historiani anglez, Sir Noel Malcolm.

Noel Malcolm shkroi përgjatë viteve 2000-2008 një varg shkrimesh të botuara në gazetat dhe magazinat ndërkombëtare, si: “The Guardian”, “The Daily Telegraph”, “The New York Times”, për çështjet që ndërlidhen me zhvillimet në Kosovë.

Është autor i librave :

1."Bosnja, një histori e shkurtër" (1994);2.“Origins of English Nonsense” (1997); 3."Kosova , një histori e shkurtër" Koha- Prishtinë& Shtëpia e Librit -Tiranë (2001) ;4.“Aspects of Hobbes” (2002),
5.“The Mental World of an Early Modern Mathematician” (2005).; 6.De Dominis, 1560–1624: Venetian, Anglican, ecumenist, and relapsed heretic (1984); 7.George Enescu: His Life and Music ( Toccata Press, 1990), which has been translated into several languages; 8.Bosnia: A Short History (New York University Press, 1994), which has been translated into several languages ; 9.Origins of English Nonsense (HarperCollins, 1997); 10.Kosovo: A Short History (New York University Press, 1998); 11.Books on Bosnia: A critical bibliography of works relating to Bosnia-Herzegovina published since 1990 in West European languages (with Quintin Hoare) (Bosnian Institute, 1999)
12.Aspects of Hobbes (Oxford University Press, 2002) ; 13.John Pell (1611–1685) and His Correspondence with Sir Charles Cavendish: The Mental World of an Early Modern Mathematician (with Jacqueline Stedall) (Oxford University Press, 2005); 14.Agents of Empire: Knights, Corsairs, Jesuits and Spies in the Late Sixteenth-Century Mediterranean World (2015) ; 15.Useful Enemies: Islam and The Ottoman Empire in Western Political Thought, 1450-1750 (2019).
Etj.

Flori Bruqi

Përrallat serbo-ruse për bashkëpunimin ushtarak

Bashkëpunimi ushtarak mes Serbisë dhe Rusisë është një prej temave më të trajtuara në Beograd dhe në rajon. Po çfarë fshihet vërtet pas këtyre përrallave dhe a e rrezikojnë ato rajonin?

Edhe një stërvitje tjetër serbo-ruse e këtyre ditëve, ishte tepër e mirëseardhur për mediat e regjimit në Serbi, në veçanti për tabloidet, të cilat shkruanin për namin e sistemeve raketore ruse S-400. Ja vetëm disa nga kryetitujt: “Tepër të fortë jemi: Oficerët serbë janë stërvitur për përdorimin e S-400”, “Shuplaka ruse për Perëndimin: Paniku në NATO për shkak të S-400 në Serbi!”, “Stërvitja ushtarake ‘Slovensko bratstvo’ (Vëllazëria sllovene) ka alarmuar Perëndimin”…
Në opinionin serb është krijuar pra – për të satën herë me radhë – bindja për dominimin e bashkëpunimit ushtarak me Rusinë. Por faktet flasin ndryshe: Vendet e NATO-s ndihmojnë shumë më shumë Serbinë ushtarakisht, se sa Rusia. Ushtria e Serbisë shumë më shpesh merr pjesë në stërvitjet dhe projektet partnere me NATO-n. Serbia ka shumë më shumë projekte të nënshkruara partneriteti me NATO-n, se sa me Rusinë. Ndaj shtrohet pyetja: Cili është qëllimi i kësaj politike serbe të sigurisë?
Faktet për donacionet
Hulumtimet e Institutit për Çështje Evropiane kanë dëshmuar se në vitin 2018, Serbia ka marrë më së shumti donacione nga SHBA (rreth 2.375.000 euro), ndërsa nga të gjithë të tjerët, pak më shumë se dy milionë. Rusia gjatë vitit të kaluar ishte ndër pesë donatorët më të vegjël të Serbisë. Ushtria serbe ka marrë pjesë në periudhën prej vitit 2012 – 2018 në 11 stërvitje të përbashkëta ushtarake me NATO-n, si dhe në 98 stërvitje ushtarake me vendet anëtare të aelancës. E megjithatë, shumica e të anketuarve në Serbi janë kundër anëtarësimit të Serbisë në NATO.
Nikola Luniq, drejtor i Këshillit për Politika Strategjike, për Deutsche Wellen thotë se donacioni i vetëm i Federatës së Rusisë për Serbinë ka qenë dhjetë automjete të blinduara, me vlerë prej rreth 150.000 dollarë. Ndërkohë që SHBA i kanë dhënë Serbisë 40 automjete „hamer”, me vlerë prej 7,5 milionë dollarë.
„E kur pyet njerëzit e rëndomtë në Serbi, të gjithë kanë lexuar dhe dëgjuar për donacionin rus, ndërsa per “hamerët” amerikanë janë tërësisht të painformuar. Nga Federata e Rusisë ne marrim gjëra të vjetëruara, të cilat ata i nxjerrin jashtë përdorimit, dhe në vend se t’i shkrijnë dhe prodhojnë gjëra të tjera, ata ua japin ato vendeve të treta si donacione. Ne kemi nevojë për edukimin e popullatës për çështjet e sigurisë, në veçanti për edukimin e të rinjve”, pohon Luniq.
“Situatë skizofrene”
Gjenerali në pension i aviacionit të Serbisë, Sreto Malinoviq shpjegon për Deutsche Wellen se krerët politikë serbë janë duke bërë një politikë “skizofrene”. „Jepet shenja për shkuarje në të majtë, ndërsa vozitet në të djathtë… këto janë vetëm veprime politike, shpresoj unë. Sepse negociatat dhe anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian është rruga e vetme racionale për siguri. Ata po bëjnë gjoja politikë properëndimore ndërkohë që në opinion po krijojnë një bindje rusofile. Njëra flitet, e dyta punohet, e treta mendohet”, pohon Malinoviq.
Ai shtron pyetjen edhe pyetjen, kush e ka paguar sjelljen në Serbi të sistemit S-400 për stërvijte? Ndërkohë që ky sistem ka shërbyer vetëm si maketë, sepse nuk ka mundur të përdoret. „Këto janë gjëra që kushtojnë dhe shteti paguan, ndërsa fëmijët tanë përpiqen të na i shërojnë me dërgimin e SMS-ve”, paralajmëron Malinoviq.
Një gjë të njëjtë ka vërejtur edhe Nikola Luniq. Ai pohon se Serbia nuk ka asnjë poligon ushtarak, ku mund të përdoren sisteme të këtilla të mbrojtjes kundërajrore. Serbia për të provuar sistemet raketore dërgon forcat e veta ushtarake në Bullgari. “E ata kanë sjellë këtu në Serbi sistemin S-400! Ky është thjesht një promovim politik dhe futje në fushatën parazgjedhore. Duan të dëshmohen para nacionalistëve të zjarrtë dhe të hedhin vaj në teoritë, se serbët janë popull qiellor ndërsa Serbia shteti i përzgjedhur”, pohon Luniq.
Vlade Raduloviq, analist ushtarako-politik, për Deutsche Wellen thotë se pavarësisht faktit që kohët e fundit vërehet një ngecje në bashkëpunimin me NATO-n, e vërteta është që Serbia me këtë aleancë ka bashkëpunim shumë më intensiv se sa me Federatën e Rusisë.
“Por përmes propagandës në media krijohet bindja se më së shumti bashkëpunojmë me Rusinë. Momenti vendimtar për krijimin e kësaj lloj bindjeje ishte rrëfimi për dhurimin e avionëve rus MiG 29, të cilin ne do t’i paguajmë më vonë, sipas të dhënave zyrtare, 185 milionë dollarë. Ndërkohë që ende nuk e dimë se sa do të kushtojë modernizimi i tyre”, pohon Raduloviq. Ai shton se Serbia në anën tjetër ka marrë donacione prej NATO-s në vlerë prej dhjetëra miliona dollarëve.
Politika populiste
Mashtrimi tendencioz i opinionit nga politikanët dhe krijimi i një bindjeje të rrejshme ka për synim përfitimet politike tek zgjedhësit e mundshëm. Nikola Luniq paralajmëron se kjo e dëmton shumë jo vetëm Serbinë, por edhe të gjithë rajonin. “Madje edhe vet Nikita Bondarev (nga Instituti për Studime Strategjike) e thotë qartë: Rusia i sheh liderët politikë në rajonin tonë vetëm nga perspektiva e interesave ruse. Por serbët nuk janë mësuar të bëjnë dallimin mes emocioneve dhe interesave. Ndaj Vulin (ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin) paraqitet si personi, i cili përcakton vlerat dhe qëllimet nacionale! Ai ka thënë se bashkëpunimi me NATO-n është interes, ndërsa bashkëpunimi me Rusinë është përcaktim emocional. Këto janë pengesa të mëdha për normalizimin e raporteve në rajon dhe për marrëveshje me Kosovën”, paralajmëron Luniq.
Loja e këtillë me çështjet e sigurisë mund të jetë edhe shumë e rrezikshme. “Kur kemi parasysh pozitën dhe rolin tonë shumë të vogël, madje minimal, në suazat globale, atëherë me daullet tona të zhurmshme ne mund të të shkaktojmë një gjendje që do të na kthejë 50 vjet mbrapa. E ne themi se jemi faktor stabiliteti në rajon. Çfarë faktori stabiliteti jemi ne, kur eksportojmë retorikë të jo-stabilitetit, konfrontimeve, një retorikë që na fut në grindje me fqinjët”, nënvizon Sreto Malinoviq.
Ndonëse Serbia tërë kohën pohon se është neutrale ushtarakisht, Vlade Raduloviq kujton se neutraliteti ushtarak nuk parashikohet në Kushtetutën e Serbisë, por vetëm me një deklaratë parlamentare nga viti 2007. Nga ana tjetër, Serbia vazhdon bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, Kinën, Bjellorusinë, SHBA dhe NATO-n.
“Problematike është edhe çështja e blerjes së armëve nga Federata e Rusisë. Hapur na është thënë se futja në transaksione serioze ushtarake me Rusinë mund të rezultojë me sanksionet amerikane”, paralajmëron Raduloviq, duke shtuar se Serbia ka refuzuar të vendosë sanksione kundër Rusisë, ndonëse kjo ka qenë politikë e BE. Ndërkohë që ajo nuk e ka mbështetur politikën e BE edhe në disa çështje të tjera. “Në këtë mënyrë ne tregojmë se politika jonë e jashtme është shumë kontestuese, sepse pa e ndjekur një politikë të caktuar, ju nuk mund të realizoni qëllimet e proklamuara. Ne shpesh nuk jemi duke harmonizuar politikën me çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në BE”, pohon Raduloviq.
Nikola Luniq shton se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e kupton mirë politikën e sigurisë në rajon. Ai vet ka thënë se anëtarësimi i Serbisë në NATO do të zgjidhte 90% të problemeve tona. „Është e vërtetë që ai e kupton këtë. Shpresoj shumë se ai do t’i kuptojë edhe interesat e Serbisë dhe rajonit. Ne duhet të bashkëpunojmë me vendet e rajonit, edhe Kosovën duhet ta shikojmë si partner. Kjo është në interesin e përbashkët të rajonit”, pohon Luniq. Ai shpreson se kursi i Serbisë në çështjet e sigurisë do të ndryshojë pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Rreziqet e vërteta
Të gjithë bashkëbiseduesit e Deutsche Welles janë dakord me konstatimin se propaganda mediatike në Serbi shërben vetëm për të fshehur qëllimin e pushtetit – që të injorojë nevojat e vërteta për sigurinë e njeriut të rëndomtë.
„Në të gjitha sondazhet thuhet, se qytetarët si kërcënimin kryesor të sigurisë së tyre shohin korrupsionin, politikanët dhe pushtetin e keq. Askush nuk e respekton këtë, por flitet për armatimet virtuale dhe garën për armatim në të gjithë rajonin”, pohon Niola Luniq.
„Me këtë lloj cirku është krijuar përshtypja sikur NATO ka vënë gishtin në kokë dhe po mendon se çfarë po ndodh në Serbi. Por mendoj se është shumë me rëndësi që populli i Serbisë ta verë gishtin në kokë dhe të mendoj më mirë, se në cilin drejtim duhet të shkojë”, konstaton Sreto Malinoviq.

Federika Mogherini dhe politika e saj në Ballkan

Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini para largimit  të sajë e vlerëson të “suksesshme” politikën e zgjerimit të BE. Por njëkohësisht paralajmërojë, se gjendja në Ballkanin Perëndimor është si kuti e hapur e Pandorës.Ish Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini para largimit e vlerëson të “suksesshme” politikën e zgjerimit të BE. Por njëkohësisht paralajmëron, se gjendja në Ballkanin Perëndimor është si kuti e hapur e Pandorës.

Kutinë e hapur të Pandorës në Ballkanin Perëndimor duhet ta mbyllë tani pasardhësi i saj spanjoll, Josep Borell, sepse shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini, ka dështuar ta bëjë këtë në mandatin e saj. Mogherini do të mbledhë tani edhe njëherë liderët e gjashtëshes ballkanike, në një darkë lamtumire në Bruksel. Ajo thotë se do të jetë ky një takim i zgjeruar me përfaqësues të rajonit, i cili ka qenë, siç thotë ajo, prioriteti kryesor në politikën e saj, menjëherë pas çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes.
Në raportin e saj në Parlamentin Evropian, në prill të këtij viti, Federika Mogherini tha se “politika e zgjerimit të BE ka qenë një prej më të sukseshmëve në pesë vitet e kaluara të mandatit të saj”, kur ajo ishte në krye të diplomacisë evropiane.
Pohimet e Mogherinit për “sukses”
Belgien EU-Beitrittsverhandlungen | Federica Mogherini und Johannes Hahn (picture-alliance/AP Photo/V. Mayo)
“Politika jonë ndaj Ballkanit, në Ballkan dhe në radhë të parë me Ballkanin, është një histori suksesi, e cila ka pasur një fillim dhe rrugë të vështirë drejt vendosjes së mirëbesimit dhe jetës së përbashkët”, tha Mogherini. Korrespondentët e mediave të Ballkanit Perëndimor thonë, se këtu ka një “mospërputhje të madhe mes fjalëve dhe veprave”, sepse përfaqësuesja e lartë e BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri nuk ka ndonjë temë tjetër, me të cilën mund të mburret – përveç angazhimit deklarativ për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE.
”Bosnje-Hercegovina nuk ka marrë as statusin e kandidatit, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është futur në qorrsokak. Serbia dhe Mali i Zi nuk kanë përparuar në negociata, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk e kanë marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësimit në BE”, thotë për Deutsche Wellen, korrespondenti i Radio Televizionit të Serbisë Dushan Gajiq. Ai shton se përgjegjësinë për këtë gjendje në procesin e zgjerimit, në radhë të parë e mbajnë vendet anëtare, por edhe Mogherini, e cila ka humbur kredibilitetin në rajon, për shumë shkaqe.
”Për shembull, me paralajmërimin për heqjen e vizave për Kosovën, e cila nuk ka ndodhur. Pastaj pohimet për hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin, që nuk është realizuar, përkundër Marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit. Më në fund ajo ka humbur kredibilitetin edhe për shkak të paralajmërimeve të shumta për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës, deri në fund të mandatit të saj. Kur shikon mbrapa, të gjitha këto duken si një grumbull i madh i fjalëve boshe dhe nuk mund të paraqiten si trashëgimi e mirë për pasardhësin e saj”, konstaton Gajiq.
Humbja e timonit të dialogut
Krerët evropianë shpesh përgjigjen, se nuk e kanë në dorë “shkopin magjik”, për zgjidhjen e problemeve. Ndërsa shefja e diplomacisë së BE në largim mund të thotë se ka besuar në realizimin e hapave pozitivë. “Ndoshta nuk keni sukses, por nëse insistoni dhe keni qëllime dhe parime të qarta, atëherë mund të vijnë edhe sukseset. Ndoshta pas 25 vitesh, pas shtatë apo vetëm dy vitesh”, thoshte Mogherini.
Korrespodentja e Radio Televizionit të Kosovës në Bruksel, Gjeraqina Tuhina mendon, se Mogherini nuk ka qenë parimore dhe e vendosur në politikën e saj ndaj rajonit, në veçanti në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. “Ajo nuk i është përmbajtur parimeve, sepse motivi i saj ka qenë që dialogu të përfundojë gjatë mandatit të saj. Zërat për mundësinë që të fitojë Çmimin Nobel për paqe kanë bërë ndoshta, që ajo të angazhohet për një zgjidhje me të gjitha mjetet gjatë mandatit të saj, ndërsa kualiteti i zgjidhjes ka qenë më pak (e ndoshta edhe aspak) i rëndësishëm”, vlerëson Tuhina.
Gazetarja e RTK, e cila e përcjellë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë prej fillimit në vitin 2011, thotë se Mogherini ka përgjedhur bashkëbiseduesit sipas dëshirës – duke ndryshuar formatet e takimeve, varësisht nga personat, të cilët ajo preferonte si bashkëbisedues, por edhe duke ndryshuar fazat e bisedimeve, pa dhënë shpjegime se çfarë është arritur në fazën e mëparshme.
Brüssel EU-Kommission | Hashim Thaci, Federica Mogherini & Aleksandar Vucic (Europäische Kommission)
Tuhina thotë se Mogherini “ia ka kthyer shpinën dialogut”, kur ka kuptuar, se zgjidhja nuk do të arrihen gjatë mandatit të saj. “Normalizimi i raporteve mes Serbisë dhe Kosovës është një jetim real, sepse “ndrikulla” ka hequr dorë nga ai që në prill të këtij viti, kur është nisur iniciativa gjermano-franceze, që ka pasur për qëllim amortizimin e dëmeve të shkatuara nga Mogherini”, thotë Tuhina për Deutsche Wellen.
Me vlerësimet e gazetares së RTK pajtohet edhe kolegu i saj serb nga RTS. ”Diku nga mesi i mandatit të saj janë paraqitur shenjat se Mogherini e ka humbur fijen e dijalogut, ndërsa gjatë vitit të fundit ka qenë shumë e qartë se ajo nuk do të arrijë rezultate. Angazhimi personal i saj, por pa lidership dhe angazhim të mjaftueshëm që gjërat të mbahen nën kontroll, mangësia e autoritetit dhe mbështetjes nga disa vende anëtare, në fund kanë rezultuar me dështim”, pohon Gajiq.
A është Brukseli i gatshëm për Ballkanin?
Pas viteve të entuziazmit verbal për përkushtimin dhe angazhimin e të dy palëve, Federika Mogherini nuk e ka përmendur më fare në muajt e fundit dialogun mes Beegradit dhe Prishtinës. Në fillim të mandatit ajo thoshte, se edhe BeH është prioritet i politikës së BE, por tani kjo nuk përmendet më askund. Diku nga fundi i mandatit, kur fliste për Ballkanin, Mogherini përmendte vetëm marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë së Veriut. Por Mogherini nuk ka lënë ndonjë përshtypje të mirë as në Maqedoninë e Veriut.
”Përveç momentit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, Mogherini nuk ka qenë më e pranishme në opinionin maqedonasverior. Një nga hipotezat që mund të dëgjohet në qarqet politike maqedonase është se Mogherini nuk e ka ndihmuar Maqedoninë, për shkak se ka insistuar që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të mbeten në “një paketë” për negociatat, që është edhe qëndrimi i Italisë. Sipas kësaj teorie, ka qenë më e lehtë që Maqedonia të fillojë negociatat, sikur të mos ishte Shqipëria, të cilën e kanë kundërshtuar disa vende si Holanda apo Danimarka”, thotë për Deutsche Wellen korrespondetja e agjencisë kombëtare maqedonase MIA, Tanja Milevska. Ajo nënvizon se Mogherini ka qenë e njohur në Maqedoninë e Veriut vetëm nga prizmi i angazhimit të saj në dialogun Beograd-Prishtinë, gjë që ka shkaktuar shqetësime në opinion maqedonasverior.
”Mendoj se Maqedonia e Veriut ka pritur nga Mogherini dhe BE që në përgjithësi të jenë më të qartë kundër ideve për shkëmbimin e territoreve”, thotë Milevska. Federika Mogherini kurrë nuk e ka hedhur poshtë qartë idenë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, respektivisht për ndryshimin e kufijve në rajon. Këtu ka pasur edhe qëndrime të tjera dhe marrëveshje të paqarta, ndryshime të linjave të kuqe, në veçanti në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, ku ka pasur “shumë të vërteta”. Ndoshta është në pyetje mungesa e përvojës së Mogherinit, kushtet jo të mira apo thjesht Ballkani është i këtillë, por Federika Mogherini nuk e arriti këtë “marrëveshje historike” në Ballkan. Pasardhësi i saj, Joseph Borell, thotë se e presin shumë punë dhe se mandatin e tij do ta nisë pikërisht – nga Ballkani Perëndimor.

***
Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini para largimit e vlerëson të “suksesshme” politikën e zgjerimit të BE. Por njëkohësisht paralajmëron, se gjendja në Ballkanin Perëndimor është si kuti e hapur e Pandorës.
Kutinë e hapur të Pandorës në Ballkanin Perëndimor duhet ta mbyllë tani pasardhësi i saj spanjoll, Josep Borell, sepse shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini, ka dështuar ta bëjë këtë në mandatin e saj.
Në raportin e saj në Parlamentin Evropian, në prill të këtij viti, Federika Mogherini tha se “politika e zgjerimit të BE ka qenë një prej më të sukseshmëve në pesë vitet e kaluara të mandatit të saj”, kur ajo ishte në krye të diplomacisë evropiane.
Pohimet e Mogherinit për “sukses”
“Politika jonë ndaj Ballkanit, në Ballkan dhe në radhë të parë me Ballkanin, është një histori suksesi, e cila ka pasur një fillim dhe rrugë të vështirë drejt vendosjes së mirëbesimit dhe jetës së përbashkët”, tha Mogherini. Korrespondentët e mediave të Ballkanit Perëndimor thonë, se këtu ka një “mospërputhje të madhe mes fjalëve dhe veprave”, sepse përfaqësuesja e lartë e BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri nuk ka ndonjë temë tjetër, me të cilën mund të mburret – përveç angazhimit deklarativ për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE.
”Bosnje-Hercegovina nuk ka marrë as statusin e kandidatit, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është futur në qorrsokak. Serbia dhe Mali i Zi nuk kanë përparuar në negociata, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk e kanë marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësimit në BE”, thotë për Deutsche Wellen, korrespondenti i Radio Televizionit të Serbisë Dushan Gajiq. Ai shton se përgjegjësinë për këtë gjendje në procesin e zgjerimit, në radhë të parë e mbajnë vendet anëtare, por edhe Mogherini, e cila ka humbur kredibilitetin në rajon, për shumë shkaqe.
”Për shembull, me paralajmërimin për heqjen e vizave për Kosovën, e cila nuk ka ndodhur. Pastaj pohimet për hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin, që nuk është realizuar, përkundër Marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit. Më në fund ajo ka humbur kredibilitetin edhe për shkak të paralajmërimeve të shumta për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës, deri në fund të mandatit të saj. Kur shikon mbrapa, të gjitha këto duken si një grumbull i madh i fjalëve boshe dhe nuk mund të paraqiten si trashëgimi e mirë për pasardhësin e saj”, konstaton Gajiq.
Humbja e timonit të dialogut
Krerët evropianë shpesh përgjigjen, se nuk e kanë në dorë “shkopin magjik”, për zgjidhjen e problemeve. Ndërsa shefja e diplomacisë së BE në largim mund të thotë se ka besuar në realizimin e hapave pozitivë. “Ndoshta nuk keni sukses, por nëse insistoni dhe keni qëllime dhe parime të qarta, atëherë mund të vijnë edhe sukseset. Ndoshta pas 25 vitesh, pas shtatë apo vetëm dy vitesh”, thoshte Mogherini.
Korrespodentja e Radio Televizionit të Kosovës në Bruksel, Gjeraqina Tuhina mendon, se Mogherini nuk ka qenë parimore dhe e vendosur në politikën e saj ndaj rajonit, në veçanti në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. “Ajo nuk i është përmbajtur parimeve, sepse motivi i saj ka qenë që dialogu të përfundojë gjatë mandatit të saj. Zërat për mundësinë që të fitojë Çmimin Nobel për paqe kanë bërë ndoshta, që ajo të angazhohet për një zgjidhje me të gjitha mjetet gjatë mandatit të saj, ndërsa kualiteti i zgjidhjes ka qenë më pak (e ndoshta edhe aspak) i rëndësishëm”, vlerëson Tuhina.
Gazetarja e RTK, e cila e përcjellë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë prej fillimit në vitin 2011, thotë se Mogherini ka përgjedhur bashkëbiseduesit sipas dëshirës – duke ndryshuar formatet e takimeve, varësisht nga personat, të cilët ajo preferonte si bashkëbisedues, por edhe duke ndryshuar fazat e bisedimeve, pa dhënë shpjegime se çfarë është arritur në fazën e mëparshme.
Tuhina thotë se Mogherini “ia ka kthyer shpinën dialogut”, kur ka kuptuar, se zgjidhja nuk do të arrihen gjatë mandatit të saj. “Normalizimi i raporteve mes Serbisë dhe Kosovës është një jetim real, sepse “ndrikulla” ka hequr dorë nga ai që në prill të këtij viti, kur është nisur iniciativa gjermano-franceze, që ka pasur për qëllim amortizimin e dëmeve të shkatuara nga Mogherini”, thotë Tuhina për Deutsche Wellen.
Me vlerësimet e gazetares së RTK pajtohet edhe kolegu i saj serb nga RTS. ”Diku nga mesi i mandatit të saj janë paraqitur shenjat se Mogherini e ka humbur fijen e dijalogut, ndërsa gjatë vitit të fundit ka qenë shumë e qartë se ajo nuk do të arrijë rezultate. Angazhimi personal i saj, por pa lidership dhe angazhim të mjaftueshëm që gjërat të mbahen nën kontroll, mangësia e autoritetit dhe mbështetjes nga disa vende anëtare, në fund kanë rezultuar me dështim”, pohon Gajiq.
A është Brukseli i gatshëm për Ballkanin?
Pas viteve të entuziazmit verbal për përkushtimin dhe angazhimin e të dy palëve, Federika Mogherini nuk e ka përmendur më fare në muajt e fundit dialogun mes Beegradit dhe Prishtinës. Në fillim të mandatit ajo thoshte, se edhe BeH është prioritet i politikës së BE, por tani kjo nuk përmendet më askund. Diku nga fundi i mandatit, kur fliste për Ballkanin, Mogherini përmendte vetëm marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë së Veriut. Por Mogherini nuk ka lënë ndonjë përshtypje të mirë as në Maqedoninë e Veriut.
”Përveç momentit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, Mogherini nuk ka qenë më e pranishme në opinionin maqedonasverior. Një nga hipotezat që mund të dëgjohet në qarqet politike maqedonase është se Mogherini nuk e ka ndihmuar Maqedoninë, për shkak se ka insistuar që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të mbeten në “një paketë” për negociatat, që është edhe qëndrimi i Italisë. Sipas kësaj teorie, ka qenë më e lehtë që Maqedonia të fillojë negociatat, sikur të mos ishte Shqipëria, të cilën e kanë kundërshtuar disa vende si Holanda apo Danimarka”, thotë për Deutsche Wellen korrespondetja e agjencisë kombëtare maqedonase MIA, Tanja Milevska. Ajo nënvizon se Mogherini ka qenë e njohur në Maqedoninë e Veriut vetëm nga prizmi i angazhimit të saj në dialogun Beograd-Prishtinë, gjë që ka shkaktuar shqetësime në opinion maqedonasverior.
”Mendoj se Maqedonia e Veriut ka pritur nga Mogherini dhe BE që në përgjithësi të jenë më të qartë kundër ideve për shkëmbimin e territoreve”, thotë Milevska. Federika Mogherini kurrë nuk e ka hedhur poshtë qartë idenë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, respektivisht për ndryshimin e kufijve në rajon. Këtu ka pasur edhe qëndrime të tjera dhe marrëveshje të paqarta, ndryshime të linjave të kuqe, në veçanti në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, ku ka pasur “shumë të vërteta”. Ndoshta është në pyetje mungesa e përvojës së Mogherinit, kushtet jo të mira apo thjesht Ballkani është i këtillë, por Federika Mogherini nuk e arriti këtë “marrëveshje historike” në Ballkan. Pasardhësi i saj, Joseph Borell, thotë se e presin shumë punë dhe se mandatin e tij do ta nisë pikërisht – nga Ballkani Perëndimor.

2020/01/08

LUFTA E TRETË BOTËRORE ËSHTË AFËR

Gjenerali turk në pension, një emër i njohur në Turqi, autor i disa librave, Osman Pamukoglu thotë me bindje se “Lufta e Tretë Botërore është e afërt”.
Në librin e tij të botuar së fundmi, “Lufta e Tretë Botërore”, Pamukoglu shpreh mendimin e tij për “pashmangshmërinë e një konflikti të ri botëror”, i cili, tha ai, shihet qartë në sasinë e shpenzimit të parave të superfuqive për qëllime ushtarake.

Pamukoglu beson se lufta e re botërore do të jetë e ngjashme me të kaluarën, dhe do të fillojë midis Rusisë, SHBA dhe Kinës për shkak të mosgatishmërisë së autoriteteve të tyre për të humbur zonat e ndikimit dhe kontrollit mbi burimet, ose dëshirën e tyre për t’i zgjeruar ato.
Gjenerali Pamukoglu beson se Rusia dhe SHBA do të jenë aleatë në Luftën e III Botërore pasi ishin aleatë edhe në dy luftërat e mëparshme.
Osman Pamukoglu u përfshi në politikë pasi doli në pension. Ai themeloi Partinë Ligji dhe Barazi (HEPAR) 11 vjet më parë, e cila pushoi së funksionuari në prill 2019.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...