Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/01/12

Ismail A. Dreshaj (1951- )



Rezultate imazhesh për ismail dreshaj


Prof.Dr.Ismail Dreshaj,lindi në Nabërgjan të Pejës(1951).Shkollën fillore e kreu në vendlindje,ndërsa gjinazin e kreu në Pejë.Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë në vitin 1975.

Pas diplomimit angazhohet në procesin mësimor në Institutin e "Fiziologjisë Patologjike" të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.

Stdimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd(1981).Në Fakultetin e Universitetit të Harvardit në Boston,punoi në Laboratorin e Fiziologjisë pulmonologjike(1983-1985).Tezën e doktoraturës e mbrojti në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë(1988).

U zgjodh docent i lëndës "Fiziologjia Patologjike" dhe në periudhën 1976-1983 njëkosisht punoi në njësinë nukleare të fizikës në Fakultetine Mjekësisë në Prishtinë.Pas kthimit nga SHBA-të(1985-1991) punoi në "Fiziologjinë patologjike"-në njësinë respiratore(Fiziologjinë patologjike pulmonare) të Fakultetit të Mjekësisq në Prishtinë.

Në vitin 1991 përjashtohet nga puna nga masat e dhunshme serbe dhe po atë vit shkoi në Fakultetin e Universitetit të Klivlendit (Ohaio,SHBA),ku bashkë më Akademik Prof.Dr.Musa Haxhiun bënë kërkime të frytshme në kontrollin e frymëmarrjes.

Më pas kreu specializimin për "Mjekësi interne" dhe më 2004 u zgjodh asistent profesor në Spitalin Universitar të Klivlendit (Ohaio,SHBA).Në këtë qendër është zgjedhur disa herë mësim-dhënës i vitit dhe "Master clinician".

Është autor dhe bashkautor i një sërë punimesh shkencore të publikuara në revista të njohura profesionale mjekësore.

Prof.dr.Ismail Dreshaj,rregullisht e viziton Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë,ku mban ligjërata me interes për studentët dhe pedagogët e këtij fakulteti,viziton laboratorët dhe jepë këshilla për punë eksperimentale .


Disa nga punimet e Prof.Dr.Isamil Dreshaj më bashkëpunëtorë:


1.M A Haxhiu,M Jakupi,I A Dreshaj,Halil Ahmetaj:"[The effect of Ca2+ blockers on the response of respiratory tract smooth muscle to bronchoconstrictor and bronchodilator agents]" 1988


2.M Jakupi,I A Dreshaj,I Mandura,M A Haxhiu:"Effect of ethanol on tone of isolated smooth muscle of the pulmonary artery", 1991


3.M.A. Haxhiu,I.A. Dreshaj,Bernadette Erokwu,Paul Ernsberger :"Vasodepression elicited in hypertensive rats by the selective I 1 -imidazoline agonist moxonidine administered into the rostral ventrolateral medulla,"1992


4.M.A. Haxhiu,I.A. DRESHAJ,S G Schäfer,Paul Ernsberger:"Selective Antihypertensive Action of Moxonidine Is Mediated Mainly by I1-Imidazoline Receptors in the Rostral Ventrolateral Medulla", 1994


5.I Litmanovitz,I Dreshaj,M J Miller,R J Martin:"Central chemosensitivity affects respiratory muscle responses to laryngeal stimulation in the piglet" 1994


6.Ricardo J. Rodriguez,Ismail A. Dreshaj,Ganesh K Kumar,Richard J. Martin:"Maturation of the cholinergic response of tracheal smooth muscle in the piglet",1994

7.I A Dreshaj,M J Miller,Paul Ernsberger, M A Haxhiu:"Central effects of endothelin on respiratory output during development", 1995


8.R J Martin,I A Dreshaj,M J Miller,M A Haxhiu:"Neurochemical control of tissue resistance in piglets", 1995

9.Ismail A. Dreshaj,Musa A. Haxhiu,Charles F. Potter,Richard J. Martin:"Maturational changes in responses of tissue and airway resistance to histamine",1996

10.Mesut Sahin,Musa A. Haxhiu,Durand M Durand,Ismail A. Dreshaj:"Spiral nerve cuff electrode for recording of respiratory output", 1997

11.Maroun J Mhanna,Ismail A. Dreshaj,Musa A. Haxhiu,Richard J. Martin:"Mechanism for substance P-induced relaxation of precontracted airway smooth muscle during development", 1999


12.IA Dreshaj ,FH Agani,JE Krause,MA Haxhiu:"NK-1 receptors (R) are not required for changes in respiratory output induced by hypoxia or cyanide administration in mice," 1999


13.Jalal M Abu-Shaweesh,Ismail A Dreshaj,Martha J Miller,Richard J Martin:"GABAergic Mechanisms Are Involved in Respiratory Depression Induced by Laryngeal Nerve Stimulation:, 1999


14.Maroun J Mhanna , Ismail A Dreshaj ,Musa A Haxhiu,Richard J Martin:"Maturation Influences Electrical Field Stimulation [EFS]Induced Relaxation of Airway Smooth Muscle in Mice", 1999


15.Sabine C Iben,Ismail A Dreshaj,Musa A Haxhiu,Richard J Martin:"Hyperoxia Affects NO-Induced Modulation of Bronchopulmonary Responses to Vagal Stimulation during Development", 1999


16.M A Haxhiu,I A Dreshaj,C B McFadden[...],Paul Ernsberger:"Moxonidine acting centrally inhibits airway reflex responses", 1999

17.Jalal M. Abu-Shaweesh,Ismail A. Dreshaj,Agnes J. Thomas,Richard J. Martin:"Changes in respiratory timing induced by hypercapnia in maturing rats", 1999


18.R Belegu,S Hadziefendić,IA Dreshaj[...],R J Martin :"CO2-induced c-fos expression in medullary neurons during early development", 1999

19.Mulakkan D. Yohannan ,Richard J. Martin,Ismail Dreshaj,Paul Ernsberger:"Ontogeny of neurokinin-1 receptors in the porcine respirtory system", 1999


20.D G Ferguson,M.A Haxhiu,A.J To,I.A Dreshaj :"The α3 subtype of the nicotinic acetylcholine receptor is expressed in airway-related neurons of the nucleus tractus solitarius, but is not essential for reflex bronchoconstriction in ferrets", 2000


21.Sabine C Iben ,Ismail A. Dreshaj ,Carol F Farver ,Richard J. Martin:"Role of endogenous nitric oxide in hyperoxia-induced airway hyperreactivity in maturing rats", 2000

22.F P Tolentino-Silva , MA Haxhiu ,Paul Ernsberger , IA Dreshaj:"Differential cardiorespiratory control elicited by activation of ventral medullary sites in mice", 2000


23.M.A. Haxhiu ,J.C. Chavez ,P Pichiule , I.A. Dreshaj:"The excitatory amino acid glutamate mediates reflexly increased tracheal blood flow and airway submucosal gland secretion", 2000


24.Musa A Haxhiu,Bryan Yamamoto,Ismail A Dreshaj[...],Donald G Ferguson:"Involvement of glutamate in transmission of afferent constrictive inputs from the airways to the nucleus tractus solitarius in ferrets", 2000


25.F.H. Agani,I.A. Dreshaj,M.A. Haxhiu, R.J. Martin :"cDNA expression array reveals hyperoxia-induced changes in patterns of gene expression in mouse lung", 2000


26.Jalal M. Abu-Shaweesh ,Ismail A. Dreshaj ,Musa A. Haxhiu,Richard J. Martin :"Central GABAergic mechanisms are involved in apnea induced by SLN stimulation in piglets", 2001


27.I.A. Dreshaj ,M.A. Haxhiu ,M.J. Miller ,R.J. Martin :"Differential effects of hypercapnia on expiratory phases of respiration in the piglet", 2001


28.Pakaphan Kiatchoosakun ,Ismail A Dreshaj, Jalal M Abu-Shaweesh , Richard J Martin :"Effects of Hypoxia on Respiratory Neural Output and Lower Esophageal Sphincter Pressure in Piglets", 2002


29.Mohammad Khassawneh , Ismail A Dreshaj ,Shijian Liu, Richard J Martin :"Endogenous nitric oxide modulates responses of tissue and airway resistance to vagal stimulation in piglets", 2002


30.Musa A Haxhiu ,Bryan Yamamoto ,Ismail A Dreshaj, Donald G Ferguson:"Activation of the midbrain periaqueductal gray induces airway smooth muscle relaxation",2002.


31.Jalal M Abu-Shaweesh,Ismail A Dreshaj ; Richard J Martin , Musa A Haxhiu :"Inhibition of Na+/H+ Exchanger Type 3 Reduces Duration of Apnea Induced by Laryngeal Stimulation in Piglets",2002.


32.Ismail A Dreshaj ,Musa A Haxhiu,Richard J Martin,John K Young : "The Basomedial Hypothalamus Modulates the Ventilatory Response to Hypoxia in Neonatal Rats", 2003


33.John K Young ,Ismail A Dreshaj ,Christopher G Wilson ,Musa A Haxhiu:"An astrocyte toxin influences the pattern of breathing and the ventilatory response to hypercapnia in neonatal rats",2005.


34.MUSA A. HAXHIU,ISMAIL A. DRESHAJ,CHRISTOPHER B. McFADDEN[...]Paul Ernsberger :"Moxonidine Acting Centrally Inhibits Airway Reflex Responsesa", 2006.

Etj.

Flori Bruqi

Behlul Brestovci (1941-)




Rezultate imazhesh për behlul Brestovci



Profesor Dr.Behlul Brestovci,Ph.D ,  lindi në Gjilan më 10 mars 1941.Shkollën fillore(1957) dhe gjimnazin e mbaroi në Gjilan(1961).Studimet në  Shkollë e Larte per Pedagoge Special  në Beograd(28 qershor 1965), ndërsa në Zagreb i kreu studimet për defektologji(6 janar 1968)

 U magjistrua në Fakultetin e Kulturës Fizike në Universitetin e Zagrebit në " Shkencat kineziologjike"( 28 qershor 1975) më temën : "Analiza dalluese ne dimensionet antropometrike dhe motorike ne mes personave qe belbezojne dhe atyre qe nuk belbezojne",ndërsa disertacionin e doktoranturës (PH.D) për defektologji e mbrojti në Fakultetin e Defektologjisë në Zagreb(  23 maj 1979) më temën "Disa raporte ndermjet belbezimit, motorikes dhe anksiozitetit''.


Ishte Kryeredaktor i revistës "Acta defectologica" ( Zagreb, 1983–89).Punoi në Fakultetin e mjekësisë në Prishtinë si dhe në Fakultetin e Kulturës Fizike në Prishtinë , si docent nga 1982,

profesor inordinar në Zagreb dhe në Prishtinë nga viti 1998.Ka mbajtur mësim për studimet pasuniversitare në Zagreb,Prishtinë,Lubjanë dhe Tuzëll.Kryesisht prof.dr.Behlul Brestovci është marrë me diagnostifikimin e terapisë së të të foluritdhe është njeri prej shkencëtarëve më të njohur në ish Jugosllavi dhe tash në Kroaci dhe Kosovë.



LIBRAT SHKENCORE E PROFESIONALE:



1."BELBEZIMI - TE FOLURIT , INTELIGJENCA, ANTROPOMETRIA, MOTORIKA, ANKSIOZITETI" ( Monografi shkencore)Zagreb-Rijeka, 1986)

2."BELBEZIMI - TE FOLURIT , INTELIGJENCA, ANTROPOMETRIA, MOTORIKA, ANKSIOZITETI" ( Monografi shkencore,Lidhja e Shoqateve të Defektologëve të Kosovës ,Prishtinë , 1988)


3."DIAGNOSTIKIMI DHE REHABILITIMI I BELBEZIMIT" ( Monografi)


PROJEKTET KERKIMOR - SHKENCORE


1.' ANALIZA DALLUESE TE DISA DIMENSIONEVE ANTROPOMETRIKE E MOTORIKE TE PERSONAT ME PENGESA SOMATPSIKIKE DHE ATYRE PA PENGESA'1972-1973.(1972-1973)

2.'' HULUMTIM KOMPARATIV I AFTESIVE PSIKOLINGUSITIKE TE FEMIJET ME PENGESA SOMATOPSIKIKE 'artikulacije”(1976-1980)

3.''ANALIZA E VOKABULARIT DHE E GRAMATIKES NGA ASPEKTI LOGOPEDIK SI DHE PERPILIMI DHE EVALUIMI I I INSTRUMENTEVE MATES PER DIAGNOSTIKEN E TE FOLURIT , LEXIMI E SHKRIMIT'(1980-1985)

4.'FEMIJET DHE TE RINJT ME PENGESA NE ZHVILLIM NE SUAZA TE PROCESIT TE RREGULLT EDUKATIVO-ARSIMOR'(1980-1981)

5.'KARATERISTIKAT E RITJES DHE ZHVILLIMIT TE DIMENSIONEVE ANTROPOMETRIKE DHE MOTORIKE TE FEMIJEVE TE MOSHES 7 DERI 14 VJET NE KOSOVE DHE MUNDESITE E PERSHPEJTIMIT TE ZHVILLIMIT TE TYRE'“(1988-1989)

6.'PLANI GJENERAL URBANISTIK I PRISHTINES DERI NE VITIN 2000'(1981-1982)

7.'APLIKIMI I TEKNIKAVE KOMPJUTERIKE NE MENJANIMIN E SJELLJEVE TE PADESHIRUESHME NE AKTIVITETE ME PERSONA TE RETARDUAR MENTALISHT'(1990-1991)

8.'ÇRREGULLIMET E KOMUNIKIMIT FOLJOR TE FEMIJET E SHKOLLES FILLORE'“
(1991-1995)

9.'DIAGNOSTIFIKIMI I AFAZIONEVE'(1997)

10.'FEMIJET E KATEGORIZUAR ME TE META NE ZHVILLIM, ANALIZA DHE REALIZIMI I REKOMANDIMEVE TE KOMISIONIT PER KATEGORIZIM, SI DHE MUNDESIA PER PERPARIMIN E KESAJ VEPRIMTARIE NE KOSOVE'(1989)


L I S T A E P U N I M E V E

1. Definicioni i belbezimit ). Defektologija.

2. Belbezimi dhe degjimi i te folurit vetanak ,. Defektologija , 1972.

3.Te flourit e femijeve ne shkollen fillore, Defektologija , 1972

4. Parashikimi i intenzitetit te belbezimit I, Defektologija , 1975 

5. Parashikimi i intenzitetit te belbezimit II, Specijalnaškola , 1976 

6.ASPEKTET BASHKOHORE NE REHABILITIMIN E PENGESAVE NE TE FOLUR.Permbledhje punimesh nga DITET E PARA DEFEKTOLOGJIKE TE KOSOVES, Brezovice , 19 - 20. 1976 ( 26 f. )

7. Belbezimi dhe nderprerjet ne procesin e te folurit, Defktologija , 1976 

8. Klasifikimi i gabimeve ne te folur te personat qe belbezojne, Defektologija, 1977 .

9.Aplikimi i algoritmit te modifikuar te Johnsonit per grupimin heararkik te tingujve folur,Beograd, 1977 .
10.Disa karakteristika te Testit te Myklebustit per hulumti min e te shprehurit verbal me shkrim,Zagreb, 1978 .

11.Disa raporte ndermjet variablave kognitive dhe variablave te belbezimit, Zagreb,1978:303-8.

12.Analiza dalluese ne dimensionet antropometrike dhe motorike ne mes personave qe belbezojne dhe atyre qe nuk belbezojne,Zagreb , 1975.

13.Nderlidhjet ne mes belbezimit dhe statusit intelektual,më Koautorë : M. Ljubešić. Defektologija, 1979.

14.Diagostikimi i belbezimit, Symposia otorynolaringologica.

15. Disa aspekte te te shprehurit verbal dhe joverbal me peshe ne percaktimin e belbezimit,. Punimi i prezentuar ne Tubimin shkencor "Simpoziumi mbi belbezimin", Dubrovnik, 20-2 tetor 1977.

16. Çasje multidimensionale etiologjise se belbezimit). Koautore I.Krznar. Punimi i prezentuar ne "Simpoziumin mbi belbezimin", Dubrovnik,20-22 tetor ,1977. I botuar : Defektologija, 1985, 21 , 1 , 55 - 70.

17.Problemet terminologjike dhe te klasifikimit te crregullimeve ne te folur, Me autore.Punimi i prezentuar ne simpoziumin mbi çrregullimet zhvillimore ne te folur , Shkup-Oher,27-31 tetor 1978. Botuar: Defektologija , 1985

18. Disa karakteristika te femijeve me te folur jo mjafte te zhvilluar dhe statusi socio-ekonomik i familjeve te tyre). Koautore : L. Pašiček; Punimi i prezentuar ne tubimin shkncor si nen 17.

19.Kerkimet ne lemin e defektologjise : punimet nga Tubimi shskencor, Koautor B.Radovančić. Defektologija, 1979.

20.Disa raporte ndermjet belbezimit , motorikes dhe anksiozitetit,Disertacioni i doktorates. Zagreb, 1979. 

21.Dallimet ne sjellje anksioze ndermjet personave qe belbezojne dhe atyre qe nuk belbezojne,Defektologija , 1979 

22.Raportet kanonike ndermjet faktoreve motorik dhe antyre te anksiozitetit te personat qe belbezojne, Punimi i rradhitur ne Programin e "Kongresit nderkombetar mbi edukaten fizike dhe sportin" i mbajtur me 25 - 30 shtator,1980, ne Split e Braq,ne Kroaci. Punimi i botuar : Defektologija, 1980.

23.Dallimet ne testin e Illinoisit te aftesive psikolinguistike ne mes femijeve me çrregullime dhe atyre pa çrregullime ne nyjtimin e tingujve, Koautore M Ljubešić. Defektologija , 1981.

24.Paraqitja e nje rasti te te "heshturit"ne te folur, Koautorë: Lj. Pašiček. Defektologija, 1981 , 17 , 1-2 , 117 - 120.

25."Testi i plote" per percaktimin e qendrueshmerise se tingujve te nyjtuar ne forme jostandarde,. Defektologija, 1981.

26.Raporti diagnostik logopedik,  Më koautorë . Punimi i prezentuar ne simpoziumin "Diagnostika dhe preventiva logopedike" i mbajtur ne Bled ( Slloveni),1982.

27.MOTORIK - SPRACHE . Pjese e librit : Berger und Autorenkollektiv : REHABILITATIVE BEWEGUNGSERZIEHUNG,VEB Verlag Volk und Gesundheit, Berlin, 1983 .

28.MOTORICHE AUFFALLIGKEITEN BEI STOTTEREN. Pjese ne librin : Berger und Autorenkollektiv : REHABILITATIVE BEWEGUNGSERZIEHUNG,VEB Verlag Volk und Gesundheit, Berlin, 1983.


29.Krijimi i kushteve per integrimin e femijeve me retardime te lehta mendore ne kuader te shkolles se rregullt fillore., 1983.

30. FEMIJET DHE TE RINJET ME PENGESA NE ZHVILLIM NE PROCESIN E RREGULLT EDUKATIOVO- ARSIMOR).  Zagreb , 1980 .

31.Kongruenca e hapsirave faktoriale te aftesive psikolinguistike ne mes te femijeve me dhe pa çrregullime në nyjtimin e tingujve. Koautore M.Ljubešić: Defektologija, 1983.


32.Mundësite e aplikimit te Testit të Bostonit per diagnostikimin e afazioneve.Me koautorë. Sarajevë, 1983.

33.Hulumtimi i aftësive psikolinguistike te fëmijët me çrregullime në nyjtimin e tingujve).  Zagreb , 1982.

34.GJENDJA E EDUKIMIT, ARSIMIMIT DHE REHABILITIMIT TE FEMIJEVE DHE TE RINJVE ME PENGESA NE ZHVILLIM NE KSA TE KOSOVES. Material i pergatitur per LSPP te Kosoves; Seksioni i Arsimit, Prishtine.

35.GJENDJA DHE PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT TE EDUKIMIT DHE ARSIMIMIT TE FEMIJVE DHE TE RINJVE MENTALISHT TE RETARDUAR NE KSA TE KOSOVES. Buletini Informativ, Lidhja e Shoqatave te defektologeve te Kosoves, Prishtine, 1983 .

36.ELABORAT MBI THEMELIMIN E INSTITUCIONIT ARSIMOR PER PERGATITJEN E KUADROVE DEFEKTOLOGJIKE. Me koautore. Materiali i pergatitur per Komitetin e Arsimit dhe Fakultetin Filozofik ne Prishtine, Prishtine , 1981.

37.MBROJTJA E FEMIJEVE DHE TE RINJVE ME PENGESA NE ZHVILLIM DHE ME ÇRREGULLIME NE SJELLJE. Pjese e projektit : "PLANI I PERGJITHSHEM URBANISTIK I PRISHTINES DERI ME VITIN 2000" i realizuar ne Institutin Ekonomik ne Prishtine, Prishtine, 1981.

38.GJENDJA E KUADROVE DEFEKTOLOGJIKE NE KSA TE KOSOVES HDE PERSPEKTIVA E FORMIMIT TE TYRE. Buletin Informativ, LSHD e Kosoves, Prishtine , 1983.

39.RELACIONET NE MES TE BELBEZIMIT DHE MOTORIKES SE PERGJITHSHME. Punimi i prezentuar ne simmpoziumin ' Komunikimi foljor' i mbajtur me 14 - 16 dhjetor 1984 ne organizimi te Seksionit te Fonetikes Teorike dhe Aplikative ne Fakultetin Filozofik ne Zagreb. Botua : Acta DEFECTOLOGICA, 1985 .

40.Belbezimi - Monografi shkencor,Rijeka, 1986.

41.Belbezimi dhe anksioziteti. Punimi i dorzuar per botim ne revisten Acta DEFECTOLOGICA.

42.KRIJIMI I KUSHTEVE PER INTEGRIMIN E FEMIJEVE ME PENGESA NE ZHVILLIM ( E VEÇMAS TE ATYRE LEHTE TE RETARDUAR) NE SUAZAT E SHKOLLES SE RREGULLT FILLORE. Buletini Informativ, LSHD e Kosoves, 1983.

43.THE ALOMETRIC RELATIONSHIPS OF RADIOMETRIC PARAMETERS OF THE LONG BONES OF THE LIMBS. Me koautore. Punimi i prezentuar ne : XIIth INTERNATIONAL ANATOMICAL CONGRESS, London , 1985.

44.SPEECH DISORDERS - AN ADDITIONAL HINDRANCE IN EDUCATION AND INSTRUCTION IN BILINGUAL ENVIROMENT. Koautore D.Blagojević. Punimi prezentuar ne Tubimin shkencor nderkombetar : SYMPOSIUM ON EDUCATION OF THE HANDICAPPED CHILDREN AND YOUTH OF YUGOSLAV CITIZENS IN SWEDEN. , Brioni,  1985.

45.Shembulli në dallimin e mostrave te pershkruara me grup variablash kvalitative duke i patur parasysh perkufizimet konzistente lineare) Koautor B. Nikolić. Defektologija, 1985 , 21 , 2 , 81 - 88.

46.Disa karakteristika antropometrike dhe motorike te hendbollisteve te Kosoves. Koautor F. Çitaku. Punimi i prezentuar ne Kongresin e III te Pedagogeve te Kultures Fizike te Jugosllavise, Novi Sad , 1987.

47.Disa relacione ne mes te belbezimit dhe te dhenave encefalografike). Koautor: D. Novosel. Acta DEFECTOLOGICA, 1988 .

48.RAPORTET NDERMJET AFTESIVE PSIKOLINGUISTIKE DHE DISA VARIABLAVE TE TE FOLURIT TE FEMIJEVE ME ÇRREGULLIME DHE PA ÇRREGULLIME NE NYJTIMIN E TINGUJVE. Punimi i prezentuar ne simpoziumin : Takimet psikolinguistike 1986, i mbajtur ne Beograd, 3 - 4 tetor 1986. Botuar : Acta DEFECTOLOGICA, 1988.

49.BELBEZIMI - Te folurit , Inteligjenca , Antropometria , Motorika ,Anksioziteti. Lidhja e shoqatave te defektologeve te Kosoves, Prishtine, 1988 ( Monografi shkencore).

50.BELBEZIMI DHE AFTESITE KOGNITIVE. Punimi i pranuar per botim ne revisten PEDAGOGU, Prishtine.

51.NDERLIDHJET E 'FJALES DHE FJALISE SE PARE' ME AFTESITE KOGNITIVE. Punimi i prezentuar ne Kongresin e II te Logopedeve te Jugosllavis i mbajtur ne Prizren me 27 - 29 shtator 1989. Botuar : Acta DEFECTOLOGICA, 1989 .

52.APLIKIMI I SISTEMEVE KOMPJUTERIKE NE PROCESIN E DIAGNOSTIKIMIT DHE REHABILITIMIT TE ÇRREGULLIMEVE GJUHESORE. Punimi i prezentuar ne Kongresin e Dyte te Logopedeve te Jugosllavise i mbajtur ne Prizren me 27 - 29 shtator 1989.

53. Aplikimi i teknologjise kompjuterike ne rehabilitimin e personave me retardim te rende mental. Koautore : R. Fulgosi-Masnjak. Defektologija, 1991.

54.TESTI I BOSTONIT - INSTRUMENT PER DIAGNOSTIKIMIN E AFAZIONEVE. Acta DEFECTOLOGICA, 1991.

55.Shqiptimi i fjaleve ne tingull te caktuar te personat qe belbezojne , 1993.

56.Percjellja e disa parameterve ne terapine e belbezimit gjate aplikimit te programit elektromiografik si feedback biologjik. Koautore : D.Novosel e T. Prizl., Portorož, 1993.

57.Analiza e instrumentit per matjen e intenzitetit te belbezimit per femije e te ritur. Koautore: T. Prizl.Logopedija, 1995 .

58.CONDITION OS SPEECH COMMUNICATION SIX MONTHS AFTER THE STUTTERING TREATMENT,Zagreb, 1998. 

59.VIOCE QUALITY OF HEARING - IMPAIRED CHILDREN. Faq: 35 - 44. Ne : T. Lehman, C. Palm, K. Spitzer, T. Tolxdorff ( eds): " Advaces in Quantitaive Laryngoscopy, Voice, and Speech Research . Proceedings of the 3th international workshop, Aachen University of Technology, RWTH Aachen, 1998.

60.Formimi i logopedeve ne bote dhe te ne, Varaždin, Kroaci, 1985.

61. Diagnostika logopedike e pengesave ne lexi - shkrim,Rijeka, 1995 .

62. Logopedia - shkence mbi patologjine e komunikimif foljor-gjuhesor.. Material per studentet e studimeve universitare dhe pasuniversitare, Zagreb,1997.

63.Enti defektologjik: fillet dhe themelimi; pasqyre e shkurter e veprimtarise; perspektiva e Entit;Zagreb, 1997

64.Seksioni i logopedise: Pasqyre historike e zhvillimit te Seksionit; Veprimtaria shkencore-mesimore; Personeli shkencor-mesimor, Zagreb , 1997.

65. Diagnostikimi i belbezimit te femijet, Tuzla , 1997.

66.Evaluimi i suksesit te terapise te belbezimit, Zagreb , 1998.

67.Aplikimi i komjutereve ne diagnostikimi e belbezimit, Zagreb , 1998.

68.Diagnoza diferenciale e belbezimit dhe çrregullimeve tjera te rrjedhshmerise ne te folur, Zagreb , 1998 .

69.Analiza akustike e grave me nodula vokal,Nova Goricë,1999.

70.SOCIAL ANXIETY IN PERSONS WHO STUTTER ASSESSED WPS-R. Koautore S. Jelčić-Jakšić. Proceedings 24th IALP Congress, Amsterdam , 1999 , f. 715 - 720. XXIV World Congress of the International Association of Logopedics & Phoniatrics, Amsterdam ,  1999.

71.CANONICAL RELATIONS BETWEEN DIFFERENT ACOUSTICAL AREAS OF VOICE MEASURING. Koautore N. Bolfan- Stošić. , Hvar , 1999.

72.ACOUSTICAL ANALYSIS OF INFANT CRIES. Koautore N. Bolfan-Stošić. Ne: T. Braunschweig, J. Hanson, P. Schelhom-neise, H. Wite ( eds.) Advances in quantitaive laryngoscopy, voice and speech research. Proceedings of the 4th International Workshop, Jena, Fridrich - Schiller University,2000.

73.COMMUNICATION ATTITUDES OF CHILDREN WHO STUTTER AND THOSE WHO DO NOT. Koautore S. Jelčić-Jakšić. 3rd World Congress on Fluency Disorders, August 7 - 11. 2000, Nyborg, Denmark

74.Analiza akustike e zerit te personat me afazione, Koautore T. Prizl-Jakovac ,  2001.

75.Karakteristikat akustike te zerit te personat e moshuar. Me koautore. Tubimi shkencor GLAS/VOICE , Opati , Kroaci, 2001.

76.Komparimi i zerit te semuar dhe atij te shendosh) . Me koautore. Tubimi shkencor ,Opati, Kroaci, 2001.

77. Zhvillimi i zerit deri te paraqitja e fjales se pare. Me koautore. Tubimi shkencor GLAS/VOICE, Opati, Kroaci,  2001.

78. Analiza e vajit te pare pas klithjes se par te foshnjes. Me koautore. Tubimi shkencor, Opati , Kroaci, 26 - 28 shkurt 2001.


Jeton dhe vepron në Zagreb dhe Prishtinë.




Flori Bruqi





Kadrush Radogoshi(1948 - )


Rezultate imazhesh për kadrush radogoshi ne floripress

Magjistër Kadrush Radogoshi,lindi në Gjakovë , më 15 shtator 1948. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Gjakovë.Fakultetin Filosofik (Dega e gjuhës dhe letërsisë shqipe) si dhe studimet posuniversitare i kreu në Prishtinë. Prej vitit 1969 e deri në vitin 1981 punoi në arsim, kur e burgosën dhe e dënuan për propagandë antijugosllave. Ishte i vetmi gjakovar në mesin e 237 intelektualëve të arrestuar më 28 mars 1989 e të dërguar fillimisht në Burgun e Leskovcit e pastaj në Burgun e Prokuples.  Vite të tëra ka qenë i papunë dhe i përsekutuar, herë-herë gjer në linç publik.

Njerëzit që sakrifikuan shumëçka nga jeta, ju është ofruar shumëçka, ata i kanë refuzuar e kanë zgjedhur një rrugë tjetër. Ata nuk brengosen në situata të caktuara, nuk brengosen për fatin personal të tyre. Ka bindjen se nganjëherë këta njerëz edhe kaliten dhe arrijnë të mbijetojnë, sepse qëllimi ishte  më i lartë se sa vuajtja individuale.

Ai  mendon se rreziku më i madh është nëse intelektuali pranon të mësohet me të keqen.E keqja  është e jashtëzakonshme, shndërrohet në të zakonshme ,Ee këtu  është rreziku më i madh- të pajtohesh me të keqen.  Është detyrë, e intelektualëve që të mos lejojnë që e keqja të shndërrohet ne normale. Kështu ka vepruar Sokrati, kështu ka vepruar edhe “Laookoni”.

"Laokoni", nuk është roman tradicional, është roman i kodit simbolik. Nuk është kronologjik dhe pjesë të romanit tregohen edhe përmes letrave, thyerjet janë të mëdha në aspektin struktural. Nuk kemi të bëjmë me narratorin tradicional.

Kadrushi  përfaqësohet, edhe me romanin, por, edhe me jetën e tij, fatin e intelektualit të Kosovës.

 Ka pasur të tjerë, si Adem Demaçi që ka qenë për shumë vite i dënuar në kazamatët serbe.

Në vitin 2005, Adem Demaçi u zgjodh kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, e Kadrush Radogoshi nënkryetar.Ademi nuk arriti ta kryejë mandatin për shkaqe shëndetësore dhe në një kohë ai e bëra punën e tij . Më pas Kadrush Radogoshi  u zgjodh kryetar i LSHK-së për një mandat. Sipas tij  struktura më e persekutuar në Kosovë, janë një pjesë e shkrimtarëve. Një pjesë tjetër ishte  e përkëdhelur.

 Raporti i Kadrush Radogoshit  me Adem Demaçin ishte i  mirë . Adem Demaçi ishte simbol i Lëvizjes Kombëtare shqiptare, i lëvizjes ilegale. Ata që nuk u instrumentalizuan politikisht, në forma të ndryshme janë persekutuar, ka edhe të tillë që janë mbytur në burg. Në Burgun Prishtinës në vitin 1964 kur është arrestuar për herë të dytë Adem Demaçi si kryetar i Lëvizjes për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, Fazlli Greçevci ka qenë në atë kohë një prej poetëve të njohur, e bashkëveprimtar i  Adem Demaçit, e kanë mbytur në tortura në burgun e Prishtinës.

 Ka pasur edhe shkrimtarë që kanë ikur nga Kosova, si Ramadan Rexhepi; ose Teki Dervishi që ka qenë në burgun famëkeq Goli Otok (“Ishulli i thatë”) në një ishull në detin Adriatik.

Shumë  intelektualë  i kanë shërbyer pushtetit dhe intelektualë që e kanë kundërshtuar pushtetin. Në kushte të tjera, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Shqipëri.

 Për fat të keq në Kosovë disidenca ishte e dyfishtë; edhe kundra pushtetit edhe kundra Serbisë.

Kosova  nuk kishte vetëm disidentë ideologjike, por kishte  edhe disidentë kombëtarë- konflikti më i madh i tyre , ishte se ata bashkëpunonin me pushtetin dhe pjesa tjetër ishte kundër atij pushteti, sepse shqiptarët i trajtonte si qytetarë të dorës së dytë e të dorës së tretë.

Një intelektual të cilin e brengos fati i njerëzve të vet, nuk mund të pajtohet me disa politika.
Bie fjala Kadrushit ,vëllai i tij u  detyrua të braktiste studimet e veta. E kanë penguar e nuk e kanë lejuar të shkojë, për shkakun e tij... Poashtu edhe vëllain tjetër e kanë burgosur për shkakun e Kadrushit.

Kadrush Radogoshi ka qenë në burgosje hetuese  që e kanë marrë sa herë kanë dashur udbashët . Nuk ka pasur dënime të gjata, por kanë qenë burgosje nënhetim.

-Gjatë torturave, udbashët  kërkonin që ai të rrezikojë pjesën më elitare të inteligjencës së Kosovës. Të akuzoj Rexhep Qosjen, e shokët e tjerë intelektualë. E ky ishte rreziku më i madh. Të them të drejtën torturat ishin nga më të rëndat. Ata me çdo kusht kërkonin të montonin grupe ilegale, që nuk ekzistonin në mënyrë që ti mënjanonin disa intelektualë shqiptarë që nuk ishin instrumentalizuar te pushteti si të tjerët.

Kadrushi nuk i  arsyeton disa  poetë. Nuk ëshiron  të rëndojë ndërgjegjen e tij, por po e morët, librin e historianit Prof.dr. Haki Bajramit, “Dosja Demaçi”, që është një libër afro 500 faqe, ka arritur të depërtojë në Arkivin e Burgut të Prishtinës e të marrë tërë dokumentacionin e tri gjykimeve të Adem Demaçit- më 1959, më 1964 dhe më 1975.

Të tria gjykimet e të gjitha deklaratat akuzuese të shokëve të tij shkrimtarë sot janë emra të njohur, kanë krijuar mite shqiptarët për ta, e ata janë akuzuesit e Adem Demaçit. Deklaratat janë aty. Unë nuk dua ta rëndoj ndërgjegjen time, ju do të befasoheshit po t’i mësonit emrat, e deklaratat janë shumë akuzuese ndaj tij. E asnjëherë, nuk i kanë kërkuar falje Adem Demaçit, falje publike e kam fjalën, më thotë shkrimtari Kadrush Radogoshi.

Me shkrime filloi të merret që nga viti  1970  e deri me tash.Shkruan  kryesisht poezi,prozë,dramë,
ese,kritikë letrare dhe artikuj studimorë për letërsinë.Është fitues i shumë çmimeve për poezi e tregim në konkurset letrare. Në mars të 2005 u zgjodh nënkryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, ndërsa në mars 2008 u zgjodh kryetar i saj. Është ndër veprimtarët dhe shkrimtarët më aktiv të Kosovës.

Tash Kadrush Radogoshi , me familje jeton në Kanada.

Vepra të botuara:

1.Në mes të heshtjës dhe këngës(1981):2.Në udhëkryq(1984):3.Poetika e romanit bashkëkohor shqiptar(1985);4.Nekrologji për Sodomën((1991);5.Jeta artistike e Ilir Shkretës(1993); 6.Interpretime(1993);7.Heraldika e pikëllimit(1997);8.Nëpër rrathët e ferrit serb(2000)
9.Homo Dardanicus(2001);10.Adem Jashari dhe vdekja(2001);11.Nëpër universin letrar(2003);
12.Pikon çati e shpirtit(2004);13.Orfeu nga Vendenisi(2005);14.Pikëllimi i buzëqeshur(2006);
15.Semantika e bregut tjetër (2008) ; 16.Çabra antologjia- seancë e përshpirtshme(2008)

2020/01/11

Fejaz Drançolli ( 1949 -)



Prof.Dr.Fejaz Drançolli,lindi në Pejë(1949).Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Pejë.
Në Beograd kreu studimet e larta,ndërkaq studimet e magjistraturës dhe të doktoraturës i kreu në Universitetin e Prishtinës.

Një kohë punoi si mësimdhënës, më pas gazetar dhe kritik i artit figurativ në rubrikën e kulturës në gazetën 'Rilindja" në Prishtinë.

Për shumë vjetë punoi në Entin Krahinor për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Prishtinë,më vonë Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve në Prishtinë(IKMM) .

Ishte sekretar i shoqatës së konservatorëve të ish-RSFJ-së dhe një kohë dhe drejtor i IKMM-së. 

Udhëhoqi edhe sektorin e hulumtimit shkencor dhe të dokumentacionit në këtë Institut.

Realizoi dhe udhëhoqi  një numër projektesh për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore-materiale,si dhe disa projekte për trashëgiminë kulturore shqiptare të Kosovës të shkatërruar gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Mori pjesë me kumtesa në shumë simpoziume  dhe konferenca shkencore dhe realizoi një sërë ekspozitash për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës gjatë viteve të luftës së fundit në Kosovë(1998-1999).

Është autor i një sërë punimesh shkencore dhe i disa monografive:

1.Prof.Dr.Fejaz Drançolli, "Xhamia e Jashar Pashës", Prishtinë 2003 ;2.Prof.Dr.Fejaz Drançolli,
"Albanian tower (Kulla shqiptare)" Prishtine,2001;3.Prof.Dr.Fejaz Drançolli,"Čiji su kosovski spomenici?", Prishtinë, 2004;4.Prof.Dr.Fejaz Drançolli etj.,"Trashëgimia e mbetur e Prishtinës",
Prishtinë,2008;5.Prof.Dr.Fejaz Drançolli,"Patriarchenkloster von Peć",Erstellt von Der_Buchhalter,
2008 ; 6.Prof.Dr.Fejaz Drançolli, "Arkitektura Islame e Kosovës e zhvilluar gjatë përiudhes osmane ",Gjakovë, 2011; 7.Prof.Dr.Fejaz Drançolli,"Monumentet e shkatërruara në Kosovë 1998/99",  Prishtinë, 2015 ; 8.Prof.Dr. Fejaz Drançolli: Kulla e Riza Bej Gjakovës.Prishtinë 2015; 9.Fejaz Drançolli," Politika shtetërore serbe plaçkiti, dogji, granatoi dhe shkatërroi trashëgiminë kulturore në Kosovë", Prishtinë, 2016; 10.Prof.Dr. Fejaz Drançolli,"Trashëgimia kulturore e Rajonit të Gjilanit",Gjilan 2016;11.Prof.Dr. Fejaz Drançolli" Kisha politike 'Svetog Spasa'apo e "Shën shpëtimtarit", në Korpusin Universitar të Prishtinës", Prishtinë, "Agjencioni Floripress",2016.
12.Prof.Fejaz Drançolli,"Shkatërrimi i trashëgimisë shqiptare në Kosovë",2017 ; 13.Prof.Dr.Fejaz Drançolli,"Destroyed Heritage in Kosova 1998/99", Prishtinë, 2017.) ; 14.Prof.Dr..Fejaz Drançolli," Marset e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore në Kosovë", Prishtinë,2017; 15.Prof.Dr.Fejaz Drançolli," Arkitektura Islame e Kosovës e zhvilluar gjatë përiudhes osmane",Prishtinë, 2017.;
16.Prof.Dr.Fejaz Drançolli,"Dikur kulla, sot restorante, arkiva e biblioteka",Prishtinë, 2017.;
17.Prof.Dr.Fejaz Drançolli,"Kulla 400 vjeçare, më e vjetra në Dukagjin", Prishtinë, 2017 ; 18.Prof. Dr. Fejaz Drançolli, (Kosovo)- “Destruction of monuments in Kosovo during the years ‘98-‘99”
(Konferencë shkencore "Illyria and the Illyrians", Kolegji Mbretëror "Iliria",2017; 19.Prof.Dr.Fejaz Drançolli, "Serbia në Paris kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO",Prishtinë, 2017.

Etj.

Flori Bruqi

Hilmi Dauti (1951-)




Hilmi Dauti,lindi në vitin 1951 në fshatin Carrabreg të Deçanit.Shkollën fillore e kreu në vendlindje,
kurse gjimanzin e kreu në "11 Maji"(tash "Bedri Pejani")në Pejë.

Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë (1975).Më 1977 u zgjodh asistent i lëndës  së "Anatomisë së njeriut" në Fakultetin e mjekësisë në Prishtinë.Studimet pasuniversitare i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb(1980).

Tezën e doktoraturës e mbrojti në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë (1981).

Emërohet docent,profesor inordinar,profesor ordinar(1994) i lëndës"Anatomia e njeriut" në Fakultetine Mjekësisë në Prishtinë.

Në periudhën 1998-1999 qëndroi në Hjuston të SHBA-ve për perfeksionimin profesional pasdoktoral.

Ishte drejtor i Institutit të Anatomisë,drejtor i Instituteve Mjekësore të QKUK-së,si dhe në funksione të tjera në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë dhe të Universitetit të Prishtinës.

Në vitin 2004 u zgjodh drejtor për çështje akademike në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.Është autor dhe bashkautor i një sërë punimesh shkencore dhe profesionale dhe i tekstit universitar nga fusha e "Anatomisë së njeriut".

Që nga viti 1994 ishte  profesor i rregulltë i "Anatomisë" në Fakultetine Mjekësisë nishtinë, si dhe i "Anatomisë kineziologjike" në Fakultetin e Kulturës Sportive në Universitetin e Prishtinës ,si dhe profesor i "Anatomisë së njeriut" në Universitetin e Tetovës etj.

Jeton dhe vepron në Prishtinë.

Punime shkencore të botuara :


1.Hilmi Dauti, Bajram Nuraj :,,Anatomia e Njeriut - Kombliku"(Libër Universitar).

2.Hilmi Dauti,etj.,"Postnatal - physiological research of the bronchial receptor system development on the isolated preparation of the human trachea in vitro".,2006.


3.Hilmi Dauti,etj."In vitro examination of ontogenesis of developing neuronal cells in vagal nuclei in medulla oblongata in newborns.,2008

4.Hilmi Dauti,etj"In vitro examination of degenerative evolution of adrenergic nerve endings in pulmonary inflammatory [corrected] processes in newborns.,2008.

5.Hilmi Dauti,etj"In Vitro Examination of Degenerative Evolution of Adrenergic Nerve Endings in Pulmonary Inflamatory Processes" 2008

6.Hilmi Dauti,"In Vitro Examination of Ontogenesis of Developing Neuronal Cells in Vagal Nuclei in Medulla Oblongata",2008.


7.Hilmi Dauti,etj"Examination of ontogenetic-morphologic growth of adrenergic receptor system in the isolated preparation of trachea in vitro",2009.

Etj.

Hysni Daka(1952-)




Hysni Daka,lindi më 20 janar  1952 në fshatin Kabash të Prizrenit.Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë më 11.1.1978.

Nga viti 1979 punoi në Institutin e Fiziologjisë të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.Studimet pasuniversitare për "Imunologji klinike" me "Alergologji" i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb,ku mbrojti edhe magjistraturën (11.01.1985).

Disertacionin e doktoraturës e mbrojti nga po kjo fushë  në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë 23.09.1987.

Emërohet asistent më 1979 dhe në vitet vijuese merr të gjithë titujt përkatës universitarë.

Më 2001 u zgjodh profesor ordinar i lëndës"Fiziologjia e njeriut" dhe "Imunologjisë",në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Kreu detyra të ndryshme në institucionet e shkollimit të lartë universitarë, kryetar i Shoqatës së Alergologëve dhe Imunologëve në Kosovë, anëtar i Akademisë Evropine të Alergologëve dhe Imunologëve,profesor i "Fiziologjisë kineziologjike" në Fakultetin e Shkencave Sportive në Prishtinë,profesor i i "Fiziologjisë së njeriut" dhe "Imunologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tetovës,Kolegji "Rezonanca", Kolegji"AAB" etj.

Është autor dhe bashkautor i tekstit universitar "Bazat e imunologjisë"(2013).Përkthei dhe adaptoi tekste universitare nga fusha e "Fiziologjisë së njeriut" dhe "Imunologjisë etj.

Jeton dhe vepron në Prishtinë.

Disa fjalë për tekstin  e përkthyer të autorëve : Ian Todd , Gavin Spickett "Imunologjia"( Botuar nga: ALB-MED në 2012 ) dhe e përkthyernga: Hysni Daka,Adnan Emini dhe Isa Bajçinca:


Teksti  bazë i "Imunologjisë " pë studentë dhe mjek  ofron në mënyrë të përshtatshme temat themelore të imunitetit dhe imunopatotogjisë.

Për të dhënë një pamje të plotë të lëndës, parimet kryesore shtjellohen në mënyrë progresive.

 Pjesa e parë e librit është hartuar në përputhje me programin për studentët paradiplomikë dhe përmban imunologjinë bazë ndërsa pjesa e dytë, merret me aspektet patologjike dhe klinike.

 Botimi i gjashtë i këtij libri, cilësohet me përmbajtjen e tij të përditësuar mbi rolin dhe rregullimin e qelizave dhe të molekulave të sistemit imunitar.

Çdo kapitull përmban synimet kryesore dhe pikat përmbledhëse, të cilat ndihmojnë lexuesin që të përqendrohet në elementet më të rëndësishme që duhen ditur. Në fund, lexuesi mund të testojë veten përmes kapitullit të ri për vetëtestim, që përmban pyetjet për zgjidhjen e problemeve si dhe pyetjet me më shumë se një përgjigje. Figurat dhe tabelat sigurojnë një referencë të shpejtë, që e bëjnë “Imunologjinë” një libër përfekt për klasifikimin dhe memorizimin e lehtë të njohurive.

Ky libër i përkthyer nga profesor Daka ,më bashkëpunëtorë është ideal edhe për ata që e mësojnë imunotogjinë për herë të parë ose kanë njohuri të mëparshme nga kjo lëndë e mjekësisë humane.

Etj.

Flori Bruqi

Nga Arif Molliqi : Deçani më rrethinë

Rencesion
( Ju lutem, lexojeni si humor-satirë!)

STUDIM SHKENCOR ME VLERA

(Topuz Bërryli „Deçani më rrethinë”, libër shkencor për toponimin , botoi, Shtëpia Botuese „Nërkunxhe“, 2020)

Shkruan: Boksh Baruti

 Topuz Bërryli, emër i njohur i shkencës shqiptare, autor i shumë veprave shkencore, prozaike e poetike, këtë vit e nisi për së mbari me një botim të ri tejet të nevojshme për shkencën shqiptare. Ai pas një studimi shumvjeçar, pas një kërkimi shkencor, lexuesve, studentëve, intelektualëve, dhe, sidomos për krijuesit më të mëdhenj të kombit tonë, afroj një libër më shumë vlera.
 Bërryli, me një thellësi shpirtërore, ndjesi artistike, ka fisnikëruar shkencën e gjuhësisë, toponimisë dhe historisë sonë, duke sjellë vlera të pakrahasuara prej akademiku, për çka edhe shpresojmë se do të nderohet me shumë çmime nga shteti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.  Sepse, si duket ky libër është shkruar enkas për të marrë çmime, shpërblime, mirënjohje, dekorata e tituj akademik.
 Në ketë prismë mund të themi se autori në fjalë, është një kërkues shkoncor i cili ka gjurmuar vite më radhë, më shumë kujdes në shumë biblioteka kombëtare dhe ndërkombëtare ( megjithse ai më shumë ka dal në fotografi para bibliotekave se sa ka studiua). Pastaj autori ka bërë kerkime shkencore duke u shërbye më literaturë moderne, sidomos nga komentet e Fcb-ut.
 Edhe studimin „Deçani më rrethinë” z. Bërryli, e ka shkruar me vullnet, përkushtim, qëndrueshmëri, miqasi, për të iu ofruar lexuesve të panjohurat e toponimisë.

Toponimia e fshatrave

TOPONIMI f. gjuh.
Tërësia e emrave, e vendeve (të krahinave, të qyteteve, të fshatrave, të lumenjve, të përrenjve, të maleve, të arave etj.), toponimet. Toponimi vendëse. Toponimia historike (e lashtë). Toponimia e fshatit. Studimi i toponimisë.

 Këtë studim, autori e fillon më shpjegimin e toponimisë së fshatit Llukë, që kohëve të fundit është bërë çështje polimikash mes shumë “akademikëve” të këtij fshati.

Fshati Llukë – Sipas autorit zulmadh, ka prejardhje biblike nga Luka (“Ungjilli sipas Lukës” është tek “Dhiata e Re”). Mirëpo, autori gjatë kërkimeve ka pasur edhe dilemat e veta se fshati mundet të jetë sinonim i emrit “Sy + llullë”, që na “sy-llullë”,... sepse në këtë fshat është pi duhani shumë më llullë, pastaj banorët duke ndejur gjithë natën zgjuar në mbrojtje të atdheut, iu kanë mbetë sytë e fryrë ose ndryshe, syllullë.
Në këtë studim, suksesi i autorit qëndron shumë lartë sepse, për herë të parë e rrëzon mitin serb se Lluka ka prejardhje prej fjalës serbe “luk”, që shqip do të thotë “qepë”.
Mirëpo, ka gjasa që për ketë zbulim autori është sherbyer nga disa akademikë tashmë të njohur.

Fshati Skifjan- etimologjikisht-toponimia, sipas autorit rrjedh nga dy fjalë “skifter” dhe “jan” (skifter+jan), që do të thotë; Skifjan. Ai duke bërë krahasime të tilla thotë se kjo ide i erdhi (nga një shoq i veti), sepse banorët e Skifjanit janë sy-skifteri. Si të tillë, një skifjanas pas një beteje që zhvillohet andej nga Prizreni, i paska hyp pelës dhe me vrap prej atje nuk paska shikue prapa. Kur vjen në Skifjan, i gëzuar i këndon pelës:
“Qe Skifjani, qe xhamija
Hallall t´koftë pelë taxhia...”

Fshati Baballoq - sipas autorit, rrënja e këtij emri del nga fjala baba dhe lloq (bab+lloq), duke u krijuar si emër fshati Baballoq. Meqense ky fshat është i njohur për shumë lloq, dhe njënit i kishte pas mbetur baba në lloq, kur e pyetnin: ku e ke baben? Ai përgjigjej: baba n´lloq!

Fshati Gramaqel – Këtu autori ka bërë zbulimin më të madh shkoncor. Ai emrit të gruas në shumës “gra” ia ka shtuar mbiemrin “qel” (gra+qel), dhe ka nxjerr emrin e fshatit Gramaqel. Sipas shpjegimit të tij, në ketë fshat të gjithë burrat kishin qenë “qela” dhe, kur shkojshin mësitnit me kërkua nuse për ta, u thojshin: po kërkojmë gra për qela...

Isniqi, - Për emrin e këti fshati, autori Bërryli si duket është konsulltuar më studiusit më eminent vendas dhe ndërkombëtar që janë marrë me gjeneralogjinë e këtij fshati. Pastaj ka lexuar shumë punime (komente) shkencore të akademikëve të Fcb-ut, dhe ka ardhur në përfundim se emri i fshatit ka lidhje me emrin e heroit tonë kombëtar Isa Boletini. Ai thotë se Isa ka lidhje më Nikën, “literaturë” e gjetur edhe në Fcb-uk, që thotë se: nga Isa+Nika na doli emri Isnika-në Isniq.
Ketë teori e pranojnë edhe shumë akademik, doktora shkence, studius, historian dhe qoban nga Pleqja dhe Roshkodoli...
Mirëpo këtë teori nuk e pranon vetëm Arif Molliqi, sepse, sipas tij emri “Isë” është shumë i vonë, kurse Isniqi është i vjetër mbi 15 shekuj....(?!)

Carrabregu, - Dilemat fillestare të autorit për këtë emër ishin të mëdha. Fjala Carrabreg, tek autori krijoj dilema, a thuhet: “Qarri në breg”?, a “Cari në breg”?! Varianti i parë bie sepse në këtë fshat nuk ka asnjë dru qarri (sepse fshatarët e Carrabregut, jo vetëm Qarrat, por nuk kanë lënë dru mbi dhe pa e prerë deri në Hurdup).
Kurse ideja: “Cari n´breg”, është më shkencor, pasi ky fshat ka shumë “Cara”. Kështu, Carat dalin shpesh n´breg të Kodra e Loshit, dhe të gjithë bërtasin: “Ooo, ku je Cari n´breg”=Carrabreg.

Gllogjani – Kur është fjala të ky fshat studiusi z. Bërryli, është shumë i kujdesshëm në gjetjen e rrënjës, sepse ekzistojnë shumë teori për rrënjet e këtij fshati. Ai nuk e përdor versionin popullor që përmendet shpesh për ketë fshat: “Kanë mbet si Gllogjani n´pleh”?! Ç´lidhje ka plehu më Gllogjan?!, pyet autori dhe, vet përgjigjet: Kurrgjë!
Por autori, shërbëhet edhe më fjalorin e shqipës që e ka botuar Akademia e Shkencave të Shqipërisë, ku rrënjës “Glla-Gllo” ia shton prapashtesen e këngës “Ju ka lali “gjan”, dhe nga Gllo+gjan na del Gllogjan.
( Sipas fjalorit të shqipes, kuptimi i foljes Glla-bërim, glla-bëroj, do më thanë, me gllabërue pasuri që s´është  e jotja...)

Maznik, - rrënja e kësaj fjale, sipas studiusit ka qasje të lehtë. Një fshatari i kish pjellë pela në fushë dhe mazi i posalindur, pa dal mirë kish pas ikë. Kështu i gjithë fshati kishin dalë më e kërkue mazin duke bërdititur: “Oooo, Mazi ka ik”. Pra, nga mazi+ik na doli fshati Maznik.

Beleg, - gjatë kërkimeve shumë të gjata, studiusi Bërryli i këshilluar nga një shoq i veti, e gjen se fshati Beleg ka marrë emrin nga Bela. Megjithse, në aspektin gjuhësor fshati Beleg nuk rrjedh nga Bela, por është afër edhe nga Belaja... Këtë të dytën e mbron fortë një kryetar i një partie sociale... Dilemat e tilla, si duket autori i ka të ngatërruara nga literatura e marrë nga Fcb-u. Prandaj kërkohet vemendje e posaqme kur është fjala të ata emra që kanë prejardhje nga beleja, ngatërresa...

Deçani, - Të toponimi i këtij qyteti autori ia ka huq sepse, shumçka e ka ngatërruar. Ai, pra Bërryli, në fusnotën e literaturës së përdorur permend se këtë sinonim e ka gjetur në Fcb-uk. Një autor tjeter, e paska zberthye se fjala Deçan ka dy rrënjë që vijnë nga bota shtazore: Dash+qan. Mirëpo, autori këtu nuk e ka të qartë se cilën ta merr për bazë: dashin apo qenin ?! Në konsulltim më literaturën e huazuar nga shoqi i tij, ai i thotë: rrënja “dash” i përgjigjet më shumë... Por fjala Deçan, mundet me qenë më rrënja që nga latinishtja: “Deka”, “dekada”...

Prelep, Përlep, Priljep,-Ky toponim etimoligjikisht është i diskutueshëm.  Po të marrim sinonimin e parë Prelep, na del sikur banoret e këtij fshati kanë qenë gjuetar të lepujve, dhe kanë bërtitë: Ooo, prite lepurin ose, Preje lepurin! Pre+lepur=Prelep.
Varianti tjetër Përlep, mundet sipas fjalorit të shpjegohet edhe kështu: PËRLAK m. krahin. kërriç, pulisht.
Ndërsa varianti i tretë, Priljep nuk qëndron si i vërtet, sipas një studiusi anonim nga Fcb-u, se kjo fjalë rrjedh prej sllavishtës “prej+ljepi: Preljep.

 Në fund mund të themi se ky studim i Topuz Bërrylit, është një libër vlerash, i pasuruar me shprehje toponimike duke dhënë elemente të mjaftueshme organeve kopetente se si ti emertojnë fshatrat. Në këtë libër janë zberthye edhe emrat të fshatrave tjerë, që do ti analizojmë herë tjetër.
Prandaj ky libër meriton të bie në duar të çdo lexuesi të vëmendshëm, madje e pasuron bibliotekën e çdo anëtari të Fcb-ut.

 -V a zh d o n-

Verrishtë, janar 2020

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...