Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/01/17

Shtegtimet lirike në poezinë e Elida Buçpapajt


Rezultate imazhesh për eshref ymeri

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri


Vitin e kaluar, Shtëpia Botuese “Onufri” nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim vëllimin poetik me titull “Ujshëm” të poetes, publicistes dhe përkthyeses së talentuar Elida Buçpapaj. Libri përmban dymbëdhjetë cikle me 42 poezi dhe zë një vëllim prej 172 faqesh. Ai e pasuron më tej krijimtarinë letare të kësaj poeteje, e cila, përveç botimit të vëllimeve të mëparshme poetike, ka sjellë në gjuhën shqipe edhe përkthime të shumta nga krijimtaria e mjaft poetëve të huaj.

Ky vëllim më ra në dorë ca kohë më parë dhe kur e mbarova së lexuari para dy ditësh, më la mbresa të fuqishme për lirizmin e tij mahnitës. Madje lirizmi përbën boshtin kryesor të krejt poezive të këtij vëllimi. Problemi i lirizmit, si një fenomen estetik, dëshmon për aftësinë e autores për trajtimin e dukurive të jetës së përditshme. Përmbajtja psikologjike e përjetimeve të saj përbën themelin e lirizmit të këtij vëllimi, në të cilin ajo ka krijuar një unitet artistiko-psikologjik, duke filluar nga sistemi i figurave dhe i motiveve lirike, deri te përsosja ritmike dhe intonative. Lirizmi përbën njërën nga karakteristikat e të menduarit artistikisht të Elidës, që bazohet në përjetimet personale gjatë perceptimit të ngjarjeve në morinë e realiteteve shqiptare, çka gjen pasqyrim në gjendjen e saj shpirtërore.

Përmes lirikës poetike, Elida shpreh mallin për atdheun e dashur, prej të cilit është larguar rreth një çerek shekulli më parë dhe ëndrrat e kanë ndjekur pas orë e çast për t’u kthye në gjirin e tij. Shtegtimet e saj lirike, duke filluar që nga Amerika dhe deri te atdheu amë, janë me të vërtetë emocionuese. Në shtegtimet e saj ndihet dëshpërimi i ikanakëve, të cilët jeta i detyroi të braktisin vatrat amtare dhe të marrin arratinë drejt vendeve të huaja. Dhe fajin për këtë poetja ua vë politikanëve parazitë, në përshkrimin e të cilëve lirizmi i saj vjen e merr tiparet e një revolte patetike.

Shumë prekëse është poezia “Refugjatët”, të cilëve Evropa, siç shkruan poetja, “ua mbyt anijen e shpresave”. (Ah, Evropë, Evropë! Ndaj nesh ti ke ushyer smirë, për gjuhën tonë të shenjtë, të dëlirë, se prej saj ke marrë shumë dije, se është një gjuhë perëndie. Ndaj Plini Plaku vetë ka thënë: latini që kur është zënë, me alfabetin tonë ka nxënë. Leibnici yt dikur ka shkruar, këtu e dy shekuj të shkuar: kulturën tonë parakristiane, që ta mësojmë ne kësaj ane, na duhet shqipja kapedane. Për ne ke qenë përherë një dhelpër, ndaj kurrë nuk more pamje tjetër. T’i them këto, Evropë e mpitë, që ta kthjellosh trurin një ditë).

Në të njëjtën kohë, në poezitë“Heshtja”, “Indiferencë”, “Populli” etj. Elidën e kaplon një zjarr poetik për heshtjen e popullit para një grushti politikanësh, të zhveshur nga dinjiteti kombëtar dhe të zhytur në botën e aferave korruptive. Poeten e revolton heshtja e njerëzve në vendin tonë, i cili ndodhet në kushtet e një neodiktature. Kur i lexova këto poezi dhe disa të tjera për gjendjen ku është katandisur vendi ynë në atë neodiktaturë, m’u kujtuan fjalët e regjisorit rus të filmave dokumentarëVitali Manski (1963):

“Putini po jeton në një realitet krejt tjetër, në një realitet “hyjnor”. Dhe, për pasojë, - vazhdon regjisori, - “pjesa dërrmuese e popullsisë ruse e përfshin atë në radhën e shenjtorëve”(Citohet sipas: “Ç’ka në kokë diktatori?”. Marrë nga “Novaja gazjeta”. 29 qershor 2016).

Shtrohet pyetja: mos vallë edhe populli ynë, në kushtet e neodiktaturës, është duke ecur në gjurmët e popullit rus?

Lexuesin e ngre peshë poezia kushtuar Nënë Terezës, humanistes emblematike në mbarë rruzullin tokësor. Kur lexuesi njihet me përmbajtjen e kësaj poezie, mund t’i shtrojë vetes pyetjen:

“Perëndimi evropian vallë a e ka vrarë mendjen ndonjëherë se si shpjegohet që pikërisht Skënderbeu dhe Nënë Tereza kanë dalë nga radhët e etnosit shqiptar?”.

Sigurisht që nuk e ka vrarë kurrë mendjen ndonjëherë, se ndryshe, edhe për fajin tonë, nuk do të na i kishte bërë çarçaf trojet tona etnike. Personaliteti i Skënderbeut dhe i Nënë Terezës janë dëshmia më kuptimplote e fisnikërisë së kombit shqiptar, të cilin gjithmonë e ka pasë karakterizuar shpirti i madhështisë, i mishëruar gjatë shekujve në humanizmin dhe në mikpritjen proverbiale.

Lexuesit i ngjallin mallëngjim të thellë poezitë“Kosova dashuria ime” (Kosova mon amour) dhe “Të du Kosovë”. Në vargjet poetike të Elidës, Kosova lartohet mjeshtërisht, si krenaria e mbarë kombit shqiptar, si “tanku” i kreut të “kolonës” mbarëshqiptare. Por Elidën zemërndezur e ha një merak përbrenda: mos vallë edhe Kosova ka filluar të ecë në gjurmët e atdheut amë në instalimin e neodiktaturës?

Plot aromë ngrohtësie tingëllon lirizmi poetik në poezitë kushtuar mjediseve zvicerane, si “Berna”, “lumi Aare”, “Urat e Bernës” etj.

Në vargjet poetike të Elidës gjejnë pasqyrimin e vet pylli i heshtur në dremitjen e vet të magjishme, qielli kryelartë, deti hijerëndë, shiu jetëdhënës dhe retë endacake në bredhërimat e tyre nëpër hapësirat e përjetësisë.

Ciklin e fundit të këtij vëllimi poetik, me titull “Nënës time”, Elida ia kushton kujtimit të nënës së saj të dashur, Lili Skënderit, e cila u nda nga jeta më 08 shkurt 2016. Në ato vargje Elida ka derdhur gulshet e shpirtit të saj të brengosur, mallin përvëlues për nënën e saj të shtrenjtë, bashkëshorten e poetit të shquar lirik Vehbi Skënderi, i cili, ashtu si Mitrush Kuteli dhe Lasgush Poradeci, kurrë nuk e pati ulur kokën para diktatorit dhe diktaturës.

Në lirizmin poetik të Elidës vjen e përftohet figura e personalitetit të saj, të ravijëzuar edhe psikologjikisht, edhe emocionalisht, me reagimet përkatëse karakteristike ndaj realitetit mjedisor dhe ngjarjeve të përjetuara. Poezia e kësaj poeteje me një personalitet të konsoliduar intelektual, dëshmon për shkallën e formimit të saj kulturor. Ajo është mjeshtre e gdhendjes së fjalës poetike. Puna profesionale me fjalën poetike nuk është një zeje e arrirë për të gjithë poetët, por sidoqoftë janë pikërisht ata që e mbajnë të ndezur zjarrin e përjetshëm të poezisë. Talenti i Elidës qëndron në pasqyrimin e realitetit me vërtetësi artistike.

Poeti mund të jetë edhe doktor i shpirtit njerëzor, edhe mësues i jetës, edhe piktor, instrumente të të cilit janë jo ngjyrat e tablosë, por aftësia për ndërtimin e rimave. Poezitë e Elidës dëshmojnë më së miri se ajo është një mjeshtre me shije të hollë në strukturimin e vargjeve të tyre. PoetiishquarrusAleksandërBllok (1880-1921)kathënë:

“Ç’ështëpoeti? Një njeri që hedh në letër vargje? Natyrisht që jo. Ai quhet poet jo se hedh në letër vargje. Por sepse kur hedh në letër vargje, do të thotë se ai sjell në harmoni fjalët me tingujt, sepse ai është bir i harmonisë, është poet”.

Dhe me të vërtetë: në lirizmin poetik të Elidës, në këndvështrimin tim, nuk janë rimat ato që përbëjnëveçorinë kryesore të poezisë së saj, por është thellësia, saktësia dhe përmasa e riprodhimit të gjithçkaje që ajo percepton në jetën e ditëve tona.

Santa Barbara, Kaliforni

10 janar 2020



MOS LEJONIN PËR TË DËSHTUAR AMERIKA DHE BE-ja NË KOSOVË!...

Letër e hapur nga Shefqet DIBRANI (Shkrimtar)


I nderuar Ambasador i SHBA-ve në Kosovë z. Philip S. Kosneth,
Të nderuar përfaqësues të BE-së dhe vendeve mike në Kosovë,

Tash është një moment historik për të ushtruar ndikimin e SHBA-së dhe të vendeve mike nga BE-ja, mbi Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe mbi Lëvizjen VETËVENDOSJE, për ta nxjerr Kosovën nga kriza në të cilën e kanë futur drejtuesit e tyre politikë, të cilët janë duke zhvilluar një politikë antidemokratike, antievropiane dhe antiamerikane, e padurueshme për ne kosovarët dhe e pa tolerueshme për Bashkësinë Ndërkombëtare?!
Edhe vitin e kaluar, (në letrën e datës, 19 gusht 2019), e kam shprehur të njëjtin shqetësim për gjendjen në Kosovë. Në atë letër, si herëve të tjera, pra edhe sot, vazhdimisht kam kërkuar dhe po kërkoj edhe tash për ndërhyrjen tuaj në demokracinë e brishtë kosovare, nëse dëshironi për tu zgjedhur problemet e ngatërruara politike në Kosovë, dhe për tu formuar sa më shpejt edhe institucionet shtetërore.
Parashikimet kanë qenë të sakta, dhe kjo ka ardhur nga njohja e shkëlqyer e proceseve politike në Kosovë, madje me mundësinë e sugjerimit se si mund të zgjidhen problemet e ngatërruara dhe si duhet të dilet nga këto kriza.
Fatkeqësisht apeli, i një shkrimtari dhe apelet tjera të intelektualëve nuk po merren parasysh, por Kosova ende po përballet me probleme të mëdha të cilat kërkojnë zgjidhje të shpejt, por ato nuk arrihen pa presionin e BE-së dhe të Amerikës, mbi politikanët hileqar dhe abuzues me vullnetin e votës së qytetarëve.

Po ua ritheksoj se dështimi i LDK-së, që është rezultat i komunistit Isa Mustafa, i cili bashkë me klanin e Institut RIINVES dhe atë Brezin e Republikës, janë në një luftë të hapët antiamerikane dhe në një luftë të përhershme edhe kundër Bashkimit Evropian, prandaj Ambasadorët e vendeve mike, nuk duhet të lejoni për të dështuar Amerika dhe BE-ja në Kosovë!

Sipas të gjitha gjasave Kosova po shkon drejt një kaosi dhe anarkie e cila do t’i ketë edhe pasojat e veta. Sepse strukturat e udhëheqjeve politike (sidomos ajo në LDK, që udhëhiqet nga Isa Mustafa), nuk mund të jetë e sinqertë pa bërë asnjë reformë dhe pa bërë ndryshime substanciale brenda vet subjektit që ai përfaqëson.

Nga ky solucion që tashmë po i udhëheq bisedimet për formimin e Qeverisë, (në mënyrë të veçantë po e ritheksojë, këta të LDK-së, të cilët i kemi provuar, qe 40 Vjet duke ua përkëdhelur dështimet), nuk do të ketë sukses. Isa Mustafa, vazhdimisht dhe kurdoherë ka prodhuar vonesa dhe ngërçe politike, Ai është finok komunist i cili po bënë një luftë të ashpër antiamerikane, prandaj nuk i dëshiron as Kosovës, një qeveri që do të bënte reforma dhe ndryshime substanciale!

Këto takime janë farsë mediatike, sa për të  mashtruar opinionin dhe bashkë me te edhe Juve. Këto takime janë komplote për t’ua plotësuar apetitet grupeve të interesit, klaneve kriminale që janë sistemuar brenda LDK-së, kuptohet duke mos i përjashtuar as ato shtresime të kësaj natyre edhe brenda vet subjektit VETËVENDOSJE!

Të nderuar Ambasadorë,

ju jeni dëshmitar se gjatë zgjedhjeve, LDK-ja e pat garantuar popullin se do ta formojë Qeverinë me LVV-në,  por tashti po shihet se ky premtim paska qenë farsë dhe mashtrim, pasi komunisti Isa Mustafa kurrë nuk i ka mbajtur fjalët dhe nuk i ka plotësuar premtimet, prandaj mos u befasoni pse as tashti me Albin Kurtin, nuk po i mban fjalët, nuk po i plotëson premtimet?!
Për Komunistët (pra edhe për të tillët si Isa Mustafa), populli, elektorati, Kryesia e Partisë, Këshilli i Përgjithshëm, janë letra të pavlerë për t’i maskuar komplekset e veta, sepse KOMUNISTI nuk merakoset për prishjen e raporteve me partnerët e Kosovës siç janë  Amerika, vendet e BE-së dhe partnerët tjerë ndërkombëtar.
Prandaj po bëjmë edhe këtë apel publik se teknokrati komunist Isa Mustafa, i cili ka ardhur në krye të LDK-së pa qenë më parë anëtar i saj, pa trysnin tuaj të mos pritet e shpresohet se mund të lëshoj pe në kërkesat e tij megalomane, sepse ka dhjetë vjet ai është HUMBËS i të gjitha zgjedhjeve lokale dhe nacionale, por kurrë nuk ka marrë përgjegjësi, andaj edhe tashti po sillet si FITIMTAR!...
Isa Mustafa, është përfaqësuesi më tipik i komunistit, ndërsa ju vet e dini se komunizmi ka prodhuar një mentalitet antiamerikan i cili udhëhiqet nga principi se mbi kombin dhe mbi Amerikën qëndron ideologjia e tyre komuniste!...

Zvicër / St. Gallen, 17 janar 2020.

2020/01/16

Edvin Kristaq Rama kërkon 10.000 euro dëmshpërblim nga gjenrali i luftës dhe Heroi i paqës Ramush Haradinaj


Shkruan Flori Bruqi


Rezultate imazhesh për edvin kristaq rama

Në tetor të vitit 2019, në dy emisione të ndryshme televizive, 
 gjenerali i luftës dhe Heroi i paqës Ramush- kryeministri i Kosovës në detyrë  zt. Ramush Haradinaj i kishte dhënë disa deklarata të forta për Edvin Kristaq  Ramën, për të cilin rast shkroi në vazhdime "Floripress" .


Imazh i ngjashëm

Por, kryeministri i Shqipërisë, Edvin Kristaq  Rama, të martën ka deponuar një padi për shpifje në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj.

Tema për të cilën filluan polemikat e Edvin Kristaq  Ramës e Ramush Haradinajt ishte “shkëmbimi i territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë”. 

Agjencioni "Floripress "  ka siguruar padinë prej 27 faqesh nëpërmjet të cilës Edvin Kristqa  Rama( Edi Rama) kërkon dëmshpërblim prej 10 mijë eurove nga Ramush Haradinaj. 



Përveç këtyre, në padi thuhet se  Ramush Haradinaj duhet të paguaj edhe shpenzimet e avokatëve e gjithashtu mos të përsëritë deklarimet, sipas Edi Ramës, të rreme.

“I padituri (Ramush Haradinaj), pa asnjë bazë të vetme fakti e në mënyrë të përsëritur, la lancuar akuza në adresë të Paditësit (Edi Rama) për mbështetjen e idesë së ‘ndarjes së Kosovës’, ‘shkëmbimit të territoreve’ apo ‘korrigjimit të kufirit’”, thuhet në mes tjerash në padi.Padia citon kryeministrin kosovar në detyrë, i cili kishte thënë se Edi Rama është angazhuar në mbështetje të idesë për korrigjimin e kufijve të Kosovës për interesa financiare. 

Madje, gjithnjë sipas padisë, Haradinaj kishte përmendur edhe një shifër të madhe parash prej 10 miliardë eurosh, të cilat do të ndaheshin në mes kryeministrit shqiptar dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Padia ka zbardhur deklarimet e kreut të AAK-së në dy emisione televizive, njëri në Shqipëri e tjetri në Kosovë, si dëshmi për Gjykatën.“Kërkimi i 10 mijë eurove jo vetëm që përmbushë parimin e barazvlefshërisë së dëmshpërblimit porse e në fakt, përbën vetëm një kërkim simbolik karahasuar me dëmin e pallogaritshëm të shkaktuar paditësit i cili do të duhet të përballet pa asnjë limit kohor e në vazhdimësi me cenim të rënd :, thuhet në padinë e Edi Ramas ndaj Ramush Haradinajt.

“Dëmi i shkaktuar nga deklarata e të Paditurit tejkalon dimensionin e Paditësit si person duke u transferuar në perceptim publik për vlerën e tij si kryeministër i vendit”, thuhet më tej në padi.Krejt deklarimet e Ramush Haradinajt, Edi Rama i ka cilësuar si të rrezikshme.

“Dëmton e cenon interesa madhorë kombëtarë si siguria e rendit publik e ai kushtetues, nxit psikoza paniku dhe urrejtje në shoqëri e ndërmjet popujve, precedent i rrezikshëm duke inkurajuar mosbesim e mosbindje publike e deri në destabilizim të rendit kushtetues në dy vendet tona”, theksohet në padinë e Edi Ramaës.

Tutje, në padi thuhet se, përveç dëmshpërblimit me para prej 10 mijë eurove, Haradinaj duhet t’i mbuloj edhe shpenzimet e avokatëve gjatë këtij procesi gjyqësor.Gjithashtu, Rama ka kërkuar nga Ramush Haradinaj që të ndal publikimin e deklarimeve dhe mos përsëritjen e tyre, madje edhe përgënjeshtrimin e fjalëve që i ka thënë vetë ai.


Ndaj padisë së Edi Ramës ka reaguar kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Ai, nëpërmjet Facebook-ut, ka paralajmëruar përgjigje në padi ndaj Edvin Kristaq Ramës(Edi Ramës), në afat e parapara ligjore.

Ndërsa, e ka vlerësuar edhe si të pabazë pretendimin e Edi Ramës.“Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë. Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”, thuhet në reagimin e  gjenralit të luftës dhe Heroit  të  paqës ,zt.Ramush Haradinajt.

*****





“4 dëshmi: 
A ka qenë Edi (Edvin) Rama i arrestuar në Francë dhe pse e ndryshoi emrin, pas akuzës së Nanos?!”


Martin Henze, këshilltar për çështjet ekonomike pranë partisë së kancelares gjermane Angela Merkel, CDU, nëpërmjet një postim në Twitter, i ka bërë një pyetje të thjeshtë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama:

A jeni arrestuar dhe burgosur në France në vitin 1994 dhe a keni bërë tregti, me ikona të vjedhura?


A jeni arrestuar dhe burgosur në France në vitin 1994 dhe a keni bërë tregti, me ikona të vjedhura?

Në fakt nuk pritet ndonjë përgjigje nga vetë Rama për këtë çështje, por pyetja retorike e një personi publik në qarqet politike gjermane dhe ndërkombëtare, nuk mund të kalohet thjeshtë.

Përpara se të kërkojmë nga prokuroria që të nisë hetimin urgjentisht për deklarim të rremë në formularin e dekriminalizit të deputetit Edi Rama, për të njëjtën çështje në ndihmë po risjellim edhe akuza të tjera që bashkohen në një pikë: Edi Rama në Francë kur ka qenë emigrant, (por edhe në Shqipëri gjatë kohës që ka qenë ministër Kulture) është marrë me trafik ikonash dhe madje edhe është arrestuar dy herë.
Në formularin e fundit të dekriminalizimit që ka dorëzuar si kandidat për deputet i PS në Qarkun e Vlorës për zgjedhjet e vitit 2017, Edi Rama ka firmosur se nuk ka qenë asnjëherë i ndaluar apo dënuar, për ndonjë vepër penale.

                
Në fakt këtë e ka deklaruar Edi Kristaq Rama dhe jo Edvin Kristaq Rama, për të cilin ka të dhëna të besueshme se në vitin 1994 është arrestuar apo pyetur nga policia franceze për këtë veprën e rëndë penale të trafikut të veprave të artit dhe posaçërisht të ikonave mesjetare, të cilat në fillim vitet 90-të u vodhën me shumicë në Shqipëri.

Për herë të parë publikisht për këtë çështje, akuza ka ardhur nga ish- kryeministri i vendit dhe kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Në fakt këtë e ka deklaruar Edi Kristaq Rama dhe jo Edvin Kristaq Rama, për të cilin ka të dhëna të besueshme se në vitin 1994 është arrestuar apo pyetur nga policia franceze për këtë vepër të rëndë penale të trafikut të veprave të artit dhe posaçërisht të ikonave mesjetare, të cilat në fillim vitet 90-të u vodhën me shumicë në Shqipëri.

Për herë të parë publikisht për këtë çështje, akuza ka ardhur nga ish- kryeministri i vendit dhe kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Gjatë një fjalimi në festën e Pezës në vitin 2001, Fatos Nano ka deklaruar tekstualisht:

‘Unë nuk pres si përgjigje artikulimet e kryetarit të bashkisë Edi Rama, të cilit mund t’i kem bërë shumë gjëra kur e nxora nga mjerimi si refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohë të Saliut dhe e ktheva me thonj të paprerë nga Parisi për ta bërë ministër dhe kryetar të bashkisë….’.

Kjo është hera e parë që yllit në ngjitje brenda PS-së, i zihet në gojë publikisht e kaluara e errët kriminale. Dhe jo nga një njeri do si do, por nga ish kryeministri i vendit, i cili ka pasur në dorë informacion të klasifikuar nga ish-SHIK dhe të shërbimeve inteligjente partnere.

Duket se kjo gërvishtje e plagës nga Fatos Nano, që e bën të lëngojë edhe sot Edi Ramën, e frikësoi këtë të fundit. Ndaj 1 vit më pas, më 27 nëntor të vitit 2002, ai ndryshoi në gjykatë emrin.

Sipas formularit të dekriminalizimit që ka paraqitur si kandidat për deputet për zgjedhjet e kaluara, për herë të parë Edi Rama tregon dhe firmos ndryshimin e emrit, gjë për të cilën nuk ishte prononcuar kurrë, edhe pse Sali Berisha e akuzonte sistematikisht ndër vite.

Pra nëse ndokush ka tentuar që në ministrinë e Drejtësisë apo atë të Brendshme në Francë, të kërkojë për ndonjë arrestim apo dënim të shtetasit shqiptarë Edi Kristaq Rama; nuk ka për ta gjetur.


Prokuroria në zbatim të ligjit të dekriminalizimit letër porosinë duhet ta nisë për personin, Edvin Kristaq Rama.

Por, jo vetëm kaq.

Në një nga seancat e Komision Hetimor Parlamentar në vitin 2003 të ngritur për veprimtarinë e jashtëligjshme të Edvinit tashmë i shndërruar në Edi, u hetua zhdukja e 150 ikonave të përzgjedhura nga fondi i artit bizantin mesjetar, për t’u ekspozuar në një ekspozitë botërore në Gjermani.

Në atë kohë ky Komision Hetimor i drejtuar nga i ndjeri, Sokol Olldashi, konstatoi se ato ikona u zhdukën dhe nuk u kthyen ndonjëherë në Shqipëri. Pyetjes së kryetarit Olldashi, se çfarë dinte Rama si ish-ministër Kulture për këtë çështje, ai ju përgjigj shkurt:

‘Ikonat pas përfundimit të ekspozimit në Gjermani, i nisa për në Paris’.

Por fakt është se ato vlera të pallogaritshme të trashëgimisë kulturore dhe fetare shqiptare, nuk u ekspozuan asnjëherë në Paris dhe nuk u kthyen kurrë në atdhe.

Por historia e Edvin-Edi Ramës prej ‘trafikanti’ dhe si një person i arrestuar për këtë veprimtari, nuk mbyllet vetëm me këto dëshmi dhe akuza.

Në datën 8 Tetor të vitit të kaluar, Gjergji Thimio, një nga koleksionistët e parë të veprave të artit i licensuar në vend (Arrestuar më pas me bujë nga Tahiri e Rama), gjatë një interviste në emisionin 5 pyetje nga Babaramo për gazetarin Ilir Babaramo, delaroi disa herë se Edi Rama jo vetëm është i implikuar në trafikun ndërkombëtar të ikonave, por edhe se është arrestuar 2 herë në Francë, gjatë kohës që jetonte atje.

Pra deri më tani kemi 4 akuza (Fatos Nano, Martin Hanze, Komisioni Hetimor Olldashi, Koleksionisti dhe ish miku i Ramës Gjergji Thimio) nga njerëz dhe institucione publike të mirë-informuar.

Të gjitha këto mjaftojnë, që prokuroria të nisë urgjentisht (kryesisht) një hetim për këtë çështje. Më e thjeshta dhe më e pakta që mund të bëjë është që të kërkojë nga autoritet franceze, nëse shtetasi Edvin Kristaq Rama (Jo Edi), ka qenë ndonjëherë i ndaluar, i arrestuar, i pyetur apo i dënuar në shtetin e tyre për çfarë do lloj vepre kriminale dhe specifikisht për trafik ikonash.(Poli Hoxha).





Prof.Dr.Sali Berisha publikon videon:
 Kështu i gënjeu njerëzit Edvin Kristaq Mafia!




Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ndarë me ndjekesit e tij një video montazh që tregon premtimet e pambajtura dhe mashtrimet e kreut aktual të qeverisë bërë qyterave shqiptare ne kohë të ndryshme.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha bashkë me videon

Keshtu i genjeu njerezit Edvin Kristaq Mafia! sb



Koalicioni LVV-LDK , drejt dështimit

news image

Ish shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se me ofertën e fundit të LDK-së që i kanë bërë Vetëvendosjes, kanë bërë kompromisin më të madh për koalicionin qeverisës.

Prandaj, sipas Hotit ata nuk do të lëvizin në asnjë moment nga qëndrimi se atyre iu takon posti i kryeparlamentarit për një vit deri në emërimin e presidentit.

“Unë besoj që është në interes të shtetit të Kosovës edhe në interes të Vetëvendosjes që sa më parë të th-emelohen institucionet duke respektuar këtë ofertë që e ka bërë LDK. Merr parasysh edhe fuqitë politike edhe i balancon përgjegjësitë që është e shëndetshme për demokracinë në Kosovë… nuk ka asnjë logjikë që lëvizin nga ato pika”, thotë ai në një intervistë për KosovaPress.

Hoti thotë se oferta e tyrë është në favor të Vetëvendosjes dhe ata duhet ta pranojnë, pasi që për tri vite Vetëvendosje do të ketë dy pozita shtetërore, Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin.

news image
“Ne kemi lëvizur pas datës 26 dhjetor edhe me datën 8 janar kemi bërë këtë lëvizje. Ne kemi bërë një kompromis tjetër. Kemi hequr dorë nga 4 vite për të mbajtur gjithë mandatin e kryetarit të Kuvendit. Kemi kërkuar që vitin e parë LDK të ketë njërën nga tri pozitat e larta shtetërore. E pozitat e larta është kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe presidenti. Gjatë kësaj periudhe janë dy pozita të larta shtetërore që mund t’i ketë ky koalicion qeverisës. Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, thotë ai.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti flet edhe për kryetarin e tanishëm të Kuvendit, Glauk Konjucën, ku sipas tij është çështje e Vetëvendosjes se si do ta akomodojnë Glauk Konjufcën.

“Është çështje e tyre se si i zgjedhin punët brenda partisë, se si akomodojnë edhe zotëri Konjufca edhe të tjerët. Është politikë e tyre e brendshme partiake. Ne kemi ofruar një mundësi se si duhet të punojmë bashkë me VV-në në krijimin e institucioneve të reja. Tash ne nuk mundemi të mbesin peng i një qasje që ka përdorur gjatë kësaj periudhe LVV-ja. Zgjedhja zotëri Konjufca në krye të Kuvendit edhe tash proklamimi i faktit se kjo është e kryer është një politikë e aktit të kryer”, thotë ai.

Hoti thotë se gjitha kërkesat e tyre i kanë pasur racionale, pasi kanë mundur të kërkojnë edhe postin e kryeministrit.

Lëvizja Vetëvendosje propozoi të rriten ministritë nga 12 në 14 sosh, ku LDK-së do t’i takonin 6 ministri dhe zotimi për president. Por në një formë u refuzua nga kjo e fundit, ku i paraqiti ofertën e re partisë fituese, në të cilën thuhet se LDK merr postin e kryeparlamentarit për një vit, pesë ministri dhe zotimin për postin e presidentit pas një viti.

Sindikalistët i kërkojnë Glauk Konjufcës krijimin e institucioneve që të mos mbesin pa paga

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari, kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla dhe atë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi.

Kryetarët e sindikatave të punëtorëve në zyrën e kryetarit të Kuvendit, shprehen shqetësimet e tyre lidhur me vonesën e krijimit të institucioneve, e për pasojë rrezikohet miratimi i Ligjit për buxhetin e Kosovës për këtë vit, transmeton Gazeta Sinjali


Sipas tyre, me mos miratimin e Ligjit, rrjedhimisht do të goditen mijëra punëtorë të sektorit publik. Ata e konsideruan të domosdoshme gjetjen e një zgjidhjeje për të mos ardhur deri te një situatë e tillë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, duke bashkëndjerë me shqetësimet e sindikalistëve, theksoi se po punohet për ndërtimin sa më të shpejtë të institucioneve, duke i hapur kështu rrugë edhe miratimit të Ligjit për buxhetin.

Ai theksoi angazhimin e tij maksimal për të ardhur deri te një zgjidhje, e cila do të evitonte rrezikun e mbetjes pa paga të punonjësve të sektorit publik

Komandanti më i fuqishëm ushtarak i Iranit, gjenerali Qasem Soleimani, është vrarë nga një sulm ajror amerikan në Irak. 62-vjecari i kishte shtrirë operacionet ushtarake të republikës islamike në Lindjen e Mesme si kryetari I forcave të saj elitë Quds. Soleimani u vra ne aeroportin e Bagdadit, së bashku me një grup milicësh të mbështetura nga Teherani. Urdhri për sulmin është dhënë nga presidenti Donald Trump. Kjo vrasje përbën një përshkallëzim të ndjeshëm të tensioneve mes Ëashingtonit dhe Iranit. Teksa shpallte tre ditë zije në vend, lideri suprem Iranian, Ajatollahu Ali Khamenei tha se: “kriminelët pas këtij sulmi I pret një shpagim I ashpër”. Gjenerali Soleimani shihej gjerësisht si figura e dytë më e fuqishme në Iran pas Khameneit. Forca e tij Quds, një njësi elitë e rojeve revolucionare Iraniane, i përgjigjej direkt Ajatollahut ndërsa vetë Soleimani lartësohej gati në nivelin e figurës së një heroi kombëtar. SHBA ndërkohë e konsideronte komandantin e Forcës Quds si terrorist, ndërsa njësinë e konsideronte përgjegjëse për vdekjen e qindra amerikanëve. Gjeneralit i Iranit u bë copash nga predha amerikane, trupi i tij u identifikua vetëm nga unaza Detaje të reja kanë dalë nga sulmi amerikan që vrau Gjeneralin e Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani, në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit. Sulmi u krye në orët e para të ditës së premte dhe shënjestra ishin dy makina me të cilat po udhëtonin Soleimani dhe milicë të Irakut, të cilët po e merrnin nga aeroporti. Soleimani sapo kishte mbërritur në Bagdad pas një fluturimi nga Siria. Katër predha me precizion të lartë goditën dy makinat që kishin brenda Soleimanin dhe eskortën e tij, sipas zyrtarëve amerikanë. Në sulm u vra edhe Abu Mahdi al-Muhandis, kreu i milicisë irakiane që mbështetet nga Irani, përgjegjëse për sulmin ndaj Ambasadës Amerikane në Bagdad. Dy zyrtarë amerikanë thanë se trupi i Soleimanit u bë copash nga sulmi dhe është identifikuar vetëm nga unaza që mbante. Ndërkohë që trupi i Al-Muhandisit nuk është gjetur ende.


Rezultate imazhesh për Gjenerali Soleimani


Soleimani u vra ne aeroportin e Bagdadit, së bashku me një grup milicësh të mbështetura nga Teherani.


Imazh i ngjashëm


Urdhri për sulmin është dhënë nga presidenti  amerikan zt.Donald Trump. 

Kjo vrasje përbën një përshkallëzim të ndjeshëm të tensioneve mes Washingtonit dhe Iranit.



Teksa shpallte tre ditë zije në vend, lideri suprem Iranian, Ajatollahu Ali Khamenei tha se: “kriminelët pas këtij sulmi I pret një shpagim I ashpër”.


Rezultate imazhesh për Gjenerali Soleimani

 Gjenerali Soleimani shihej gjerësisht si figura e dytë më e fuqishme në Iran pas Khameneit.



Forca e tij Quds, një njësi elitë e rojeve revolucionare Iraniane, i përgjigjej direkt Ajatollahut ndërsa vetë Soleimani lartësohej gati në nivelin e figurës së një heroi kombëtar. SHBA ndërkohë e konsideronte komandantin e Forcës Quds si terrorist, ndërsa njësinë e konsideronte përgjegjëse për vdekjen e qindra amerikanëve.


Rezultate imazhesh për Gjenerali Soleimani

Gjeneralit i Iranit u bë copash nga predha amerikane, trupi i tij u identifikua vetëm nga unaza

Detaje të reja kanë dalë nga sulmi amerikan që vrau Gjeneralin e Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani, në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit.



Sulmi u krye në orët e para të ditës së premte dhe shënjestra ishin dy makina me të cilat po udhëtonin Soleimani dhe milicë të Irakut, të cilët po e merrnin nga aeroporti.


Rezultate imazhesh për Gjenerali Soleimani

Soleimani sapo kishte mbërritur në Bagdad pas një fluturimi nga Siria. Katër predha me precizion të lartë goditën dy makinat që kishin brenda Soleimanin dhe eskortën e tij, sipas zyrtarëve amerikanë.

Në sulm u vra edhe Abu Mahdi al-Muhandis, kreu i milicisë irakiane që mbështetet nga Irani, përgjegjëse për sulmin ndaj Ambasadës Amerikane në Bagdad.

Dy zyrtarë amerikanë thanë se trupi i Soleimanit u bë copash nga sulmi dhe është identifikuar vetëm nga unaza që mbante. Ndërkohë që trupi i Al-Muhandisit nuk është gjetur ende.


news image

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e ka mbështetur vrasjen e gjeneralit të Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimanit.

Haradinaj ka shkruar se Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të SHBA-së në të drejtën për vetëmbrojtje, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të ShBA-ve në të drejtën për vetëmbrojtje. Veprimet e fundit vetëmbrojtëse ndaj Gjeneral Soleiman-it janë mbrojtje, jo vetëm për ShBA-të por për lirinë dhe demokracinë gjithandej”, ka shkruar Haradinaj.



“Ne dënojmë ashpër sulmet e Iranit dhe çdo shteti që kërkon të shkatërroj paqen në Irak dhe vendet tjera. Në këto tensione Irani dhe përkrahësit e këtij shteti duhet të ndërmarrin hapat e domosdoshëm që te mos eskalojnë situatën”, ka shkruar ai më tej.

Haradinaj tha se Kosova qëndron pranë Amerikës dhe do ta shtojë përkrahjen ndaj Koalicionit Global të udhëhequr nga ShBA-të

Flori Bruqi : U akuzua se sajoi dhe trilloi masakrën e Reçakut nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, por ish-ambasadori i misionit të OSBE-së, Willaim Walker, thotë të mos jetë i befasuar me deklarimet e zyrtarëve nga Beogradi.

Imazh i ngjashëm

Walker, i cili gjatë luftës kishte alarmuar botën për masakrën e Reçakut, në një deklaratë ekskluzive për KTV-në, ka thënë se kjo nuk është hera e parë që zyrtarë të Beogradit bëjnë deklarime të tilla.

“Kjo nuk është hera e parë që në 20 vjetët e fundit që zyrtarë nga Beogradi më kanë quajtur me emra të ndryshëm dhe kanë bërë trillime rreth asaj se çfarë ka ndodhur në Reçak. Ka dëshmi të shumta se kjo ka ndodhur. Unë kam qenë pjesë e varrimit të 40 e më shumë njerëzve të cilët ishin vrarë dhe masakruar atje. Kemi bërë një hetim dhe hetime të tjera janë bërë gjithashtu për këtë masakër e të gjitha kanë ardhur në përfundimin e njëjtë, sikur ajo çfarë kam thënë unë. Më vjen keq që zotëri Vuçiq nuk pajtohet me këtë dhe që mendon ndryshe. Në 20 vjetët e fundit, vazhdimisht qeveria në Beograd ka tentuar të mohojë atë se çfarë kanë bërë forcat e tyre policore në fshatin e pambrojtur të Reçakut”, ka thënë Walker.

Megjithatë, Walker thotë të jetë tejet i shqetësuar me mosdënimin e personave të cilët kryen këtë masakër, derisa thotë se nuk pret që Serbia të dënojë deklarata të tilla fyese.

“Masakra e Reçakut ishte bërë nga forcat e sigurisë nga Beogradi dhe kushdo që ka qenë përgjegjës për atë masakër, duhet të dalë para drejtësisë. E di që kjo ende nuk ka ndodhur dhe kam frikën se Serbia pretendon se që kjo masakër është mashtrim i rrejshëm. Por, mendoj se bota e di më mirë”, ka thënë për KTV-në ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke folur për dënimin e ish-ministrit Ivan Todosijeviq, e quajti vetë masakrën e Reçakut trillim e të inskenuar nga Walker.

Zyrtari i Listës Serbe, ndërkaq, u dënua me 2 vjet burgim, pikërisht se kishte bërë deklaratën e njëjtë për këtë masakër.

Megjithëkëtë, Prokuroria Speciale nuk ka dhënë informata nëse për deklarimet e Vuçiqit do të mund të nisë një hetim.

Por, një avokat i cili përfaqësoi një familje që pati viktima në masakrën e Reçakut, ka ushtruar tashmë kallëzim penal ndaj president të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Mirëpo, avokati Arianit Koci thotë se institucionet e drejtësisë do ta kenë të vështirë ta hetojnë presidentin e Serbisë për këtë deklaratë.

Deklarimet e Aleksandër Vuçiqit i ka dënuar ndër të tjerë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Beogradi do t’i drejtohet OKB-së për shkak të deklaratave të ish shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Willaim Walker që po punon në “realizimin e projektit të Shqipërisë së Madhe”.

Sipas “Vecernji Novosti”, ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq do t’i njoftojë vendet anëtare të OKB-së për “rolin e turpshëm të kreatorit të rastit të Reçakut” i cili ka shërbyer për agresionin ndaj Serbisë në vitin 1999, e i cili tash është lobist shqiptar dhe njëri nga autorët për ndryshimin e kufijve në Ballkan, transmeton lajmi.net.

Këtë për RTS e ka konfirmuar edhe ministrja pa portofol e ngarkuar me integrimeve evropiane, Jadranka Joksimoviq.

Natyrisht. Duhet t’i drejtohet OKB-së. Projekti i Shqipërisë së Madhe nuk është vetëm problem i Serbisë. Përfshinë edhe territore të vendeve të Ballkanit dhe mendoj se të gjithë neve duhet të na shqetësojë kjo”, ka thënë ajo.

Ajo ka vlerësuar se deklarata e Walkerit është fakt se projekti i “Shqipërisë së Madhe” nuk është projekt për të cilin flitet vetëm në kohë zgjedhjesh, por është dicka që ekziston.

Me Walkerin dje është marrë edhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se ai është lobisti kryesor që të arrihet “Shqipëria e Madhe”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...