Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/02/02

Ali Ahmeti(1945-2011)


Rezultate imazhesh për aktori ali ahmeti

Ali Ahmeti ka lindu me 18 maj të vitin 1945 Mitrovicë. Aktori Ahmeti ka luajtur në shumë filma dhe seriale, ai njihej për një sërë rolesh, dhe së fundi ishte aktual me rolin e Elezit në serialin e njohur “Kafeneja Jonë”, që ishte pjesë këtij serial që nga viti 2004 e deri ne vitin 2011.

Ali Ahmeti vdiq me 16 tetor të vitit 2011 në një Klinik Kardiologjike në Stamboll. Ali Ahmeti ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare pas një sëmundje të rëndë, me të cilën u ballafaqua për një kohë të gjatë Aliu la gruan dhe fëmijët e tij.Vdekja e Ahmetit padyshim është një lajm i hidhur për qytetarët, sepse ai me rolet e tij u bë shumë i dashur për të gjithë.

Filmografi

1.Ditari i Lec Pazhecit(1975)

2.Era dhe lisi rolin si Fshatari(1979)

 3.I ikuri rolin si polici(1980)

4. Gjurmët të Bardha rolin si Punëtori(1980)

 5.Qesh e Ngjesh rolin si Delia(1985)

 6.Autobusi rolin si Konduktori(1985)

7. Mixha Ramë(1985)

8.The Leaning Tower rolin si Babi i Sarës(2006)

Seriale Televizive

 9.Kafeneja Jonë - Te Oki(2004-2011)

Sabri Fejzullahu( 1943-)


Sabriu.jpg


Sabri Fejzullahu, lindi  në Besianë më 16 shtator 1943.Shkollën fillore dhe të mesmën e kreu në vendlindje.Ai ka mbaruar studimet e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës , si dhe aktrimin në Fakultetin e Arteve të Bukura..Punoi si aktor në Teatrin Popullor Krahinor të Prishtinës.Sabri Fejzullahu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në muzikën argëtuese të Kosovës, por edhe më gjerë. Ka fituar 18 "Okarina të Arta" në "Akordet e Kosovës", ka incizuar mëse 800 këngë, ka marrur pjesë në shumë festivale dhe ka fituar shpërblime, brenda dhe jashtë vendit. Ka bashkëpunuar gjithmonë me kompozitorët më të mirë të vendit.

Sabriu ka luajtur në disa TV- dhe video-filma. Ndër të tjerë ai luajti me Ibrahim Krajkovën "Lecin" dhe Rasim Thaqin "Cimën". Ai luajti edhe në serialet "Kur pranvera vonohet" dhe "Autobusi". Po ashtu edhe në TV-komedinë "Qesh e ngjesh" me Xhevat Qenën, Leze Qenën, Ali Ahmetin dhe Adem Mikullovcin. Në filmografinë e tij gjenden mbi 20 filma, shumica të zhanrit komedi.

Karakteristikë e xhirimeve filmike të këngëve të Sabriut është përdorimi i tyre për të fuqizuar këngën që ai këndon. Këtë ai e arrin duke e injoruar kamerën dhe në momente të caktuara e përdorë atë për t´iu drejtuar shikuesit. Zakonisht këto momente janë të shkurta dhe ndodhin gjatë ngritjes së zërit.

Ai ka gjithsej 14 albume deri me tani dhe 6 videokaseta te aktruara ne rolet e tij dhe me videoklipe te tij

Filmografia

Një buqetë buzëqeshje
Migjeni (1990) (serial televiziv)
Autobusi (1985) (mini serial), si Shoferi
Mixha Ramë (1985) (televizion) .... Djali
Qesh e ngjesh (1982) (televizion)
Kur pranvera vonohet (1980) (mini serial televiziv)
Gëzuar Viti i Ri 1976 (1976) (televizion)
Në orët e vona (1982) (serial televiziv)
Jugovizija (1981) (televizion)
Këndon Sabri Fejzullahu (1976) (televizion)

F.B

Gjergji Thimio : Edvin Kristaq Rama i denuar per vjedhje ikonash

Gjergji Thimio është koleksionist shqiptar. Ai i ka kushtuar gjithë pasionin dhe energjitë e tij koleksionit të objekteve të rralla që zotëron nën pronësinë e vet, e që tashmë kanë kapur shifrën 150 të tilla. 

Gjergji ka hapur edhe muzeun e tij privat, për të cilin ka marrë licencë që nga viti 1996 dhe shpeshherë thesaret e koleksionit të tij i ka ekspozuar.

Dhunohet barbarisht koleksionsti Gjergji Thimio, e godasin me levë kokës


Koleksionisti kishte planifikuar të jepte një intervistë të detajuar për Enkel Demin në programin “Fol me mua, Fol me ata” rreth fatit të pikturave që iu sekuestruan nga policia dhe që kanë humbur pa lënë gjurmë.

Është dhunuar barbarisht koleksionisti Gjergji Thimio. Një natë më parë ai është goditur me levë në kokë nga persona ende të paidentifikuar. Dhuna ndaj koleksionistit ndodh në një situatë, kur ai është rikthyer në vëmendjen e mediave, për shkak se regjizori, Saimir Kumbaro, ishte në përpjekje për të xhiruar disa ikona të koleksionit të tij, të sekuestruara tashmë nga policia dhe që duhet të jenë nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës. Por, regjizori raportoi në media se ikonat kanë “avulluar”, çka hedh dyshime se ato janë përvetësuar. Në këtë situatë polemikash, Gjergji Thimio është dhunuar mbrëmë, kurse sot ishte planifikuar një intervistë e tij e detajuar në emisionin “Fol me mua fol me ata” të gazetarit Enkel Demi në RTSH.

Pas dhunës fizike të ushtruar ndaj tij, Gjergji Thimio ka marrë ndihmën e parë në spital dhe aktualisht mdodhet në banesën e tij jashtë rrezikut për jetën.

Gjergji Thimio është koleksionisti i ikonave të sekuestruara nga qeveria Rama, në ditët e para të qeverisjes. Ai u arrestua i akuzuar se veprat që kishte koleksionuar ishin vjedhur. Pavarësisht përpjekjeve për të provuar të kundërtën, Gjergji Thimio u dënua me burg.


Gjergji Thimio, koleksionisti i njohur korçar, i vënë disa vite më parë në qendër të vemendjes pas arrestimit për trafik veprash arti, në një intervistë të dhënë për Fax News, i është rikthyer sërish akuzave të tij në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Thimio këmbëngul se Rama është ndaluar dy herë në Francë për shkak se vidhte ikona, dhe për këtë duhet hetuar sa më parë nga prokuroria shqiptare, madje sipas koleksionistit korçar, kryeministri ka pasur probleme me një ndalim dhe në Qipro.

Thimio u shpreh i gatshëm që të përballet me akuzën e shpifjes, por që sipas tij Rama nuk do të guxonte që të shkonte të gjyq.

“Rama ka qenë i penalizuar në Paris për vjedhje ikonash, i merrte ato nga kishat në Shqipëri. Sali  Berisha denoncoi një akt barbar qeveritar, Rama ka qenë i penalizuar edhe në Qipro. E kam denoncuar dhe më parë në gazetarë të tjerë, por deri tani prokuroria ka heshtur.

Rama ndryshoi gjeneralitetet kur mori Bashkinë, e ndryshoi emrin nga Edvin në Edi, në mënyrë që të humbiste gjurmët.

Duhet të hetohet e shkuara e Ramës në Paris, pasi kemi në qeveri një bandë të organizuar kriminale. E kam njohur Ramën shumë kohë më pare, kur hapi ekspozitën e tij me ikona.

Kryeminsitri s’mund të flasë për operacionet policore, dhe aq më pak nuk mund të bëjë klasifikimin e veprës penale. Ikonat ishin në cilësinë e provës, Rama i ekspozonte. Sekuestruar ikonat, procesverbali u mbush me të dhëna të pasakta.

Në burg tentuan dy herë që të më vrisnin, dhe kur dola prej aty më hoqën edhe kempin. Në burg më futi, nuk e kam problem fare që të më hedhë në gjyq. Ky ka manipuluar një komb të tërë, po i pi gjakun çdo ditë dhe më keq, drejtohet nga një nip i Spiro Kolekës, që së bashku me Enver Hoxhën vranë një popull të tërë”, u shpreh Thimio.
Gjergji Thimio: Për arrestimin tim ndikoi Janullatos. Më kërcënuan ‘vajzës do t’ia presim kokën, gruan do ta përdhunojmë’

* Më kanë sjellë letra kërcënuese në burg, ‘do t’ia presim kokën vajzës si ISIS, gruan do ta përdhunojmë’


 Nga burgu, në News24 për të folur për të vërtetën e tij. Koleksionisti Gjergji Thimio ka marrë leje nga burgu dhe ka mbërritur në studion e News24, në rubrikën Opinion për të folur për akuzat ndaj tij të bëra nga kryeministri Edi Rama. Thimio tha se operacioni i arrestimit të tij dhe sekuestrimi i veprave të artit ishte një njollë turpi në gjoksin e policisë shqiptare.

“Nuk ishte operacion për të luftuar trafikun e veprave të artit. Ishte një show. Ishte një operacion banditesk, kriminal, i ideuar në skutat më të errëta nga qarqet shoviniste. Zhduku një nga muzetë e licencuar në Ballkan, mbi 3 mijë objekte. Mbronte ekzistencën e shtetit shqiptar”, deklaroi Thimio.

Ai tha se ‘Gjergji Thimio nuk është ashtu si e etiketoi kryeministri’. “Kryeministri pas këtij operacioni është shprehur para mediave ‘Falënderoj policinë për kapjen e kësaj bande’. Koleksionin tim të ligjshëm e quajti një thesar në duart e trafikantëve. Zoti Kryeministër më dënove padrejtësisht,. Gjegji Thimio është më i ligjshëm se vetë ligjet.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

Galeria ime ishte veprimtari e aprovuar nga Ministria e Kulturës. Unë nuk jam hajdut. Të gjithë aktivitetin tim e quajte të paligjshëm, aktiviteti im është i ligjshëm”, u shpreh koleksionisti.

Ai ka treguar foto, në të cilat shfaqet edhe kryeministri Edi Rama, gjatë ekspozitave të tij, ku janë shfaqur pikërisht pikturat dhe veprat e sekuestruara. “Kjo është ekspozita e parë e organizuar nga Kryeministri Edi Rama, këtu është trupi diplomatik, në të njëjtën ekspozitë. Limpreht ka urdhëruar që të bëhej dokumentari Heronjtë e Shqipërisë për ekspozitën time. Në vitin 2006 është organizuar në Shqipëri një konferencë për luftën kundër trafikut të veprave të artit. Ja ku janë ikonat që Kryeministri i quajti të vjedhura”, ka vijuar më tej Thimio.

Gjergji Thimio akuzoi ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri se e ka kërcënuar me kokën e vajzës. Megjithëse u pyet nga gazetarët për më shumë detaje lidhur me këtë pretendim, Thimio nuk pranoi të fliste më gjatë. Ai këmbëngul se ka vepruar në përputhje me ligjin, dhe është dënuar padrejtësisht.
“Zoti kryeministër unë do të të akuzoj publikisht dhe do të denoncoj. Nuk e kemi sistemin e drejtësisë të kalbur pavarësisht se me keni dënuar padrejtësisht. Unë jam arrestuar për ikonën e Onufrit. Aktualisht ndodhet në muzeun historik kombëtar. Gjergji Thimio është më i ligjshëm se vetë ligji.”- shprehet ai.

Gjergji Thimio thotë se është i sigurt për ndikimin e kryepeshkopit Janullatos në arrestimin e tij.
“Këtu është ndikimi i Anasatas Janullatos. Unë jam nga Vithkuqi i Korçës, jap nipi i priftit që u helmua nga patriarkana, pasi këndohej shqip në kishë. Kam nënshtetësi e pasaportë amerikane. Dhe një nga shkaqet që unë jam arrestuar është implikim i qarqeve sllavo-ortodokse dhe Anasatas Janullatos.”- u shpreh ai.

Sipas Thimios, policia fshehu procesverbalin origjinal të sekuestrimit të ikonave.
“Unë nuk kam firmosur procesverbalet e sekuestrimit. Nuk janë 1170 sa tha policia, në procesverbal mbetën 174. Policia fshehu procesverbalin origjinal dhe nuk ma jepte. Muzeu im ka patur mbi 3000 objekte, një pjesë e mirë e tyre ka qenë e regjistruar, një pjesë ka qenë vepra arti pa rëndësi dhe një pjesë tjetër ka qenë e një niveli të mesëm, për të cilën unë kam kërkuar të ngrihet një grup pune për inventarizimin.”- theksoi Thimio.

I pyetur se si ka arritur t’i zotërojë këto pasuri, Thimio u shpreh se një pjesë kanë qenë të babait të tij, prift dhe një pjesë i ka mbledhur në jug të vendit, duke i shpëtuar nga Greqia dhe shkatërrimi. Ai tregoi një rast, ku një ikonë e kishte marrë nga dera e haurit të një fshatari.

“Unë jam shprehur dhe i kam dërguar një relacion ambasadës së SHBA-ve. Aktualisht është një material i plotë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Koleksionin e monedhave të Alekesandrit i ka pasur babai im që në 1974, babai im ka qenë prift. E ka njohur edhe Rita Marko. Unë kam bredhur gjithë jugun dhe i kam mbledhur për t’i shpëtuar nga Greqia. Në kohën e diktuaturës i kemi ruajtur fshehtas. Babain tim kanë dashur ta dënojnë por ka shpëtuar sepse ka qenë partizan, ka pasur vëllain dëshmor dhe ka qenë mik i Rita Markos. I kam denoncuar në SHISH dhe punën time nuk ka shqiptar që ta dorëzojë. Gjergji Thimio është nga ata që këto vepra i kam dorëzuar me certifikata. Limpreht më bëri hero të Shqipërisë”, tha ai.

Thimio akuzoi drejtpërdrejt për arrestimin e tij dhe operacionin “Ikona” kryeministrin Edi Rama, deputetin Koço Kokëdhima, kreun e ALUIZNI-t Artan Lame si dhe ish-drejtorin e Muzeut “Onufri”, Sami Starovën.

“Sami Starova i vidhte ikonat e Onufrit dhe ja jepte Edi Ramës. Kokëdhima më ke kërkuar të çoj koleksionin tim në Itali e Francë kundrejt pagesës prej 1 milion e 100 mijë euro por nuk kam pranuar se ke dashur ta zëvendësosh me vepra të falsifikuara. Me ligjin e vitit 1996 njihet e drejta e koleksionimit. Koleksionet dhe muzeumet private i kam përkrahur i pari. Veprat e mia janë të regjistruara në qendrën e inventarizimit. I kam shpëtuar nga shkatërrimi. M’i vodhi Koço Kokëdhima që 4 vjet hiqej si mik shtëpie, e mbante nipin tim në krah e i thoshte do të çoj në shkollë, ja ngriu buzëqeshjen në buzë”, tha koleksionisti.

Gjergji Thimio i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga kërcënimet duke denoncuar letrat kërcënuese që i kanë shkuar në burg.

“Thirrje kryeministrit: Hiq dorë nga kërcënimet! Në burgun e Fierit në datë 25 shtator, para apelit oficeri i policisë së burgut, Fitim Mora më solli deklaratën ta firmosja në emër të Edi Ramës dhe Koço Kokëdhimës, që mos të flisja në apel për ta, për Toni Blerin. Më kanë çuar letra, vajzës do t’ia presim kokën si ISIS, gruan do ta përdhunojmë”, deklaroi ai. (Thimio tregon fotot e veprave të tjera që sipas tij kanë qenë të tijat)

Lojtës Videosh
00:00
03:06

Lojtës Videosh
00:00
01:30




“Kryeministër hajdut Edi Rama, nuk ta kam frikën. Prokuroria të nisë hetimet. Akuzoj për operacionin Ikona, deputetin Kokëdhima, Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ikonat i ka vjedhur Koço Kokëdhima. Zoti Llalla ja ku është hajduti (tregon në ekran, deputetin Kokëdhima). Ato janë ikona të David Selenicës”, deklaroi koleksionisti Thimio.

Koleksionisti Thimio i bëri thirrje publikisht Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ambasadës Amerikane të mbrojnë familjen dhe jetën e tij.

“Zoti prokuror i përgjithshëm nis hetimet për Ramën, Kokëdhimën dhe Tahirin, dhe më mbro jetën. Unë kam dalë nga burgu për sjellje të mirë. I bëj thirrje Ambasadës së SHBA ju lutem më mbro familjen dhe veten time me këtë denoncim publik që i bëj Ramës, Kokëdhimës, Tahirit, prokurorit Karanxha. Unë nuk e di si do dal nga studio tani, kam frikë mos ha plumbin kokës.”- deklaroi koleksionisti.

Ai u shpreh i bindur se do të fitojë mbi padrejtësinë që po i bëhet. “Në fund të fundit zoti zgjodhi Gjergji Thimion për të mbrojtur ikonat”- tha ai.

“Më ke futur me një të sëmurë psikik të më eliminonte fizikisht në burg. Më vjen mirë që televizioni juaj ka bërë një investigim, paska dhe televizion të pandikuar.”- theksoi Thimio.


Flori Bruqi

"Rama i denuar per vjedhje ikonash", flet per Fax News Gjergji Thimio

Ai u shpreh i gatshëm që të përballet me akuzën e shpifjes, por që sipas tij Rama nuk do të guxonte që të shkonte të gjyq.

“Rama ka qenë i penalizuar në Paris për vjedhje ikonash, i merrte ato nga kishat në Shqipëri. Berisha denoncoi një akt barbar qeveritar, Rama ka qenë i penalizuar edhe në Qipro. E kam denoncuar dhe më parë në gazetarë të tjerë, por deri tani prokuroria ka heshtur.

Rama ndryshoi gjeneralitetet kur mori Bashkinë, e ndryshoi emrin nga Edvin në Edi, në mënyrë që të humbiste gjurmët.

Duhet të hetohet e shkuara e Ramës në Paris, pasi kemi në qeveri një bandë të organizuar kriminale. E kam njohur Ramën shumë kohë më pare, kur hapi ekspozitën e tij me ikona.

Kryeminsitri s’mund të flasë për operacionet policore, dhe aq më pak nuk mund të bëjë klasifikimin e veprës penale. Ikonat ishin në cilësinë e provës, Rama i ekspozonte. Sekuestruar ikonat, procesverbali u mbush me të dhëna të pasakta.

Në burg tentuan dy herë që të më vrisnin, dhe kur dola prej aty më hoqën edhe kempin. Në burg më futi, nuk e kam problem fare që të më hedhë në gjyq. Ky ka manipuluar një komb të tërë, po i pi gjakun çdo ditë dhe më keq, drejtohet nga një nip i Spiro Kolekës, që së bashku me Enver Hoxhën vranë një popull të tërë”, u shpreh Thimio për Fax.

WHO shpall gjendjen e jashtëzakonshme globale për shkak të Koronavirusit


Koronavirusi është shpallur rrezik global nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në mbrëmjen e së enjtes, teksa përhapja e sëmundjes vdekjeprurëse po vazhdon jashtë Kinës, ku është shfaqur për herë të parë.

“Arsyeja kryesore nuk është ajo që po ndodh në Kinë, por ajo që po ndodh në vendet e tjera”, ka thënë shefi i OBSH’së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference për media, në Gjenevë, Zvicër.

Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara i druhet përhapjes së virusit vdekjeprurës tek vendet me sisteme të dobëta shëndetësore.

Mbi 8.100 njerëz janë prekur nga koronavirusi në Kinë, ku deri tani kanë vdekur 170 persona nga sëmundja.

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus jashtë Kinës ka arritur në 98, në plot 18 vdende, ka thënë shefi i OBSH’së.

Tetë raste jashtë Kinës janë shkaktuar nga kontakti prej njeriut te njeriu, në Gjermani, Japoni, Vietnam dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktualisht nuk ka raportime për pacientë të vdekur jashtë Kinës.

Përkundër rritjes së numrit të rasteve, OBSH’ja nuk ka bërë thirrje për kufizime në udhëtime apo tregti globale.

Shkencëtarët e Gjenevës zbulojnë fuqitë ‘antivirale ’ të sheqerit

VOAL – Elida Buçpapaj 

Kjo përbërje gjithashtu mund të jetë efektive edhe e viruseve si për shembull e koronavirusit të ri që ka shkaktuar kaos në Kinë dhe më gjerë.

 Studiuesit zviceranë dhe britanikë kanë modifikuar molekulat e sheqerit në mënyrë që ato të jenë të afta, me anë të kontaktit të thjeshtë, të shkatërrojnë viruset, pa toksicitet për njerëzit. Metoda mund të zbatohet, për shembull, për koronavirusin e ri në Kinë.

Substancat e ashtuquajtura “virusevrasëse”, të tilla si zbardhuesi (bleach në anglisht – klori në shqip – candeggina në italisht), i shkatërrojnë viruset me anë të kontaktit të thjeshtë, por ato nuk mund të aplikohen në trupin e njeriut pa shkaktuar dëme serioze, vuri në dukje Universiteti i Gjenevës (UNIGE) në një deklaratë.

Shumica e ilaçeve antivirale të sotme funksionojnë duke penguar rritjen e viruseve, por janë të paaftë t’i shkatërrojnë ato.

“Për t’i kapërcyer këto dy pengesa dhe që të jemi në gjendje të luftojmë në mënyrë efektive kundër infeksioneve virale, ne gjetëm një kënd sulmi krejtësisht të ndryshëm”, thekson Caroline Tapparel Vu, një profesore në departamentin e mikrobiologjisë dhe mjekësisë molekulare të UNIGE, e cila drejtoi përpjekjen kërkimore me Francesco Stellaccin, profesor në fakultetin e shkencave inxhinierike dhe teknikave të Shkollës Federale Politeknike të Lozanës (EPFL).

Johelmuese, jo toksike


Studiuesit kishin prodhuar më parë një antiviral me bazë ari. Duke aplikuar të njëjtin koncept, ata këtë herë kanë arritur të zhvillojnë një antiviral duke përdorur derivate natyrale të glukozës, të quajtura ciklodekstrina, sipas një artikulli të botuar në revistën Science Advances.

“Avantazhet e ciklodekstrinave janë të shumta: madje edhe më biokompatibile se ari, dhe më të lehta për t’u përdorur. Ato nuk shkaktojnë një mekanizëm rezistence dhe nuk janë toksike,” tha Samuel Jones, një studiues në Universitetin e Mançesterit, i cili u citua nga një deklaratë shtypi UNIGE .

“Për më tepër, ciklodekstrinat janë përdorur tashmë gjerësisht, veçanërisht në industrinë ushqimore, çka do të lehtësonte tregtimin e trajtimeve farmaceutike, duke i përdorur ato me kontakt të thjeshtë,” vëren Valeria Cagno nga UNIGE.



Molekulat e modifikuara të sheqerit i tërheqin viruset përpara se t’i inaktivizojnë në mënyrë të pakthyeshme ato. Duke prishur shtresën e jashtme të virusit, ato arrijnë të shkatërrojnë grimcat infektive me kontakt të thjeshtë, në vend që të bllokojnë vetëm rritjen e virusit.

Dhe ky mekanizëm duket se funksionon pavarësisht virusit në fjalë. Shkencëtarët kanë qenë në gjendje ta demonstrojnë këtë në viruset përgjegjëse për infeksionet e frymëmarrjes dhe herpesit.

Ciklodekstrinat mund të administrohen si krem, xhel ose spraj hundësh.



Shpresë kundër epidemive


Zhvillimi i antiviraleve të reja me spektër të gjerë konsiderohet thelbësore, veçanërisht për të trajtuar viruset më shkatërruese ose viruset që shfaqen kundër të cilave nuk ka trajtim dhe mund të shkaktojnë pandemi.

Kjo përbërje, sipas autorëve, mund të ketë një ndikim global. Përbërja gjithashtu mund të jetë efektiv kundër viruseve të reja që shfaqen, koronavirusi që filloi në Kinë dhe u përhap jashtë shtetit, duke rrezikuar pandemi.

Keystone-SDA / DS

Njeriu që denocoi Traktatin e Fshehtë të Londrës (1915) dhe shpëtoi Shqipërinë nga coptimit

Nga: Prof. Dr. Nebi Dervishi

Rezultate imazhesh për Tomas Wondrow Wilson1


WOODROW WILSON ( UDROV UILLSON)


(28 dhjetor 1856 – 3 shkurt 1924)

Nesër  më 3 shkurt 2014, mbushen plot 96 vjet nga vdekja e Uldroh Uilsonit (Tomas Wondrow Wilson) 28 dhjetor 1856 – shkurt 1924).

Presidenti i SHBA në vitet 1913-1917 dhe 1917 – 1921, kryetar i delegacionit amerikan në Konferencën e Paqes në Versaj (1919-1920); hartues i Deklaratës së 14 pikave të shpallura më 8 janar 1918, ku kërkohej vendosja e paqes mbi bazën e parimit të kombësisë dhe vetëvendosjes së popujve; ideator i Lidhjes së Kombeve; Kundërshtoi kompromisi anglo-franko-italian në janarin e 1920, e cila parashikonte kalimin e Shkodrës dhe Shqipërisë së Veriut në kufijtë e Mbretërisë S.K.S vetëm të drejtën e një daljeje ekonomike në territorin e shtetit shqiptar; Ndërhyrja e Presidentit U. Uilson ishte fitim kohe për Lëvizjen Kombëtare shqiptare e cila e organizoi Kongresin e Lushnjës (28-31 janar 1920) dhe Luftën e Vlorës (11 qershor- 2 gusht 1920), që siguruan tërësinë tokësore dhe pavarsinë e Shqipërisë. Pas vdekjes së Presidentit U. Uilson, Ansambleja Kushtetuese më 4 shkurt 1924, nderoi kujtimin e tij, njeriu që e shpëtoi Shqipërinë nga coptimi.[1]

Presidenti U. Uillson ka qenë një mik i përhershëm i shqiptarëve. Ka mbetur prej Tij shprehja lapidare “një votë kam edhe atë do t’ia jap Shqipërisë”. Kjo është një arsye më shumë që figurës së tij t’i kushtoj këtë portret modest, me rastin e 90 vjetorit të vdekjes.

Lindi më 28 dhjetor të vitit 1856[2], në një nga shtetet jugore në Virginia, në prag të Luftës Civile (1861-1865), midis Veriut dhe Jugut. N’donëse me origjin nga jugu konservator, Uilsoni u bashkua me fitimtarët e luftës, progresistët e Veriut. Kishte qenë gjithnjë me pikëpamje liberale, ishte për të drejtuar njerëzore, mbrojtës i të drejtave të grave dhe të zezakëve, në një kohë kur këtyre u mohoheshin të drejtat elementare dhe trajtoheshin si skllevër.[3]

Abraham Linkolni ishte për të një ndër heronjtë më të mëdhenj të ngritjes së kombit të ri, në krah të George Washingtonit.[4]

U diploma në jurispodencë dhe filloi punën si avokat. Më 1902 u zgjodh dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Princeton, të cilin e ktheu në një universitet të madh. Më 1910 ishte tanimë një figurë në shkallë kombëtare, i angazhuar edhe në politikë në radhët e Partisë Demokratike. Ai dilte me një platform progresiste në përkrahje të shtresave të varfra dhe të njohjes së të drejtës për votim. Në vitin 1912 Partia Demokratike e vuri kandidat për president Wilson-i korri një fitore bindëse. Gjatë fushatës elektorale ai zhvilloi një debat të gjallë me presidentin e atëhershëm në post, Theodhor Roosvelt. Henri Kissinger në librin e tij mbi “Diplomacinë” (e botuar edhe në gjuhën shqipe) bënë një pasqyrë shumë të qartë mbresëlënëse të dy personaliteteve dhe dy vizoneve. Nga ballafaqimi midis tyre del fare i qartë hendeku që ndan dy metoda dhe dy sisteme në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Theodhor Roosvelt, shton Kissinger, – nuk besonte në parimet e larta morale, që nuk mbështeten as në forcën dhe as në vullnetin për t’i vënë ato në jetë”. Dhe citon fjalët që i thoshte një miku i tij: “Po të më duhet të zgjedh midis politikës me zjarr e me hekur dhe politikës gjysmake … unë jam për politikën e kamxhikut”.[5]

SH.B.A nuk do të realizojnë rolin e vet si fuqi botërore duke iu përmbajtur koncepteve të Th. Roosvelti –it. Do të jetë kundërshtari i tij U. Uilson-i, kundërshtar jo vetëm në fushatën për president, por edhe në vision. Që në prononcimet e para si president i SH.B.A.-ve, në dhjetorin e 1913, Uilson formuloi doktrinën e tij. Ai shprehu bindjen se “bazat e rendit ndërkombëtar janë e drejta universal dhe jo ekuilibri”. SH.B.A. besonte te vlera më të larta se ekuilibri i forcës. Politika e jashtme duhet të shprehe të njëjtat norma morale si ato të etikës personale. Uilsoni u jepte vlerave morale amerikane një dimensioni universal.

“Ne thoshte ai-, duan të bëjmë jetën tonë si të duan, por ne duam që edhe të tjerët të jetojnë. Ne jemi një mik i vërtetë për të gjitha kombet e botës, sepse ne nuk kërcënojmë njeri, nuk duam pronat e askujt, nuk duam të përmbysim askënd”.[6]

Presidenti U. Uilson e urrente luftën me gjithë shpirt, dhe ishte i vendosur të ruante neutralitetin e SH.B.A-ve në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Madje edhe pas përmbytjes së anijes britnaike “Lusitanisë” më 1200 pasagjerë nga gjermanët, me afro 128 qytetarë amerikanë në bordin e saj, ku të gjitha gazetat amerikane ishin mbushur me thirrje për ndëshkim (luftë), Ai përsëri u përmbajt. Presidenti i dërgoi disa mesazhe qeverisë së Kajzerit të mbushura me paralajmërime, duke kërkuar që anijet amerikane të lundronin kudo pa u prekur, në të kundërtën do të priste marrëdhëniet diplomatike me Gjermaninë. Por, ndërkohë që SH.B.A përpiqej të mbante neutralitetin, ambasada gjermane në Uashington D.C. ishte kthyer në çerdhe spiunazhi e sabotatorësh. Ambasadori gjerman kishte në dorë 100 milion dollar dhe i kërkonte lejë qeverisë së vet të “blinte” kongresmenët amerikane duke u dhënë nga 50 mijë dollar secilit. Një nga agjentët e tij më të rëndësishme ishte Franz Von Papen, që më pas ndihmoi Hitlerin për të ardhur në fuqi.Plani i tyre për të koruptuar Kongresin amerikan dështoi, por mjeti i tyre agjenturor e sabotator ishte i shperndarë në tërë vendin.[7]

Më 31 janar 1917, ambasadori gjerman von Bernstorff i dorëzoi një notë qeverisë amerikane ku thuhet se Gjermania do të fillonte një luftë detare të pakufizuar. Zona e vdekjes do të përfshinte detrat rreth ishujve britanike, franceze, Italise dhe Mesdheut. Çdo anije e aleateve që do të hynte në këto ujra do të goditej pa asnjë paralajmërim nga nëndetset gjermane .Kajzeri gjerman sidoqoftë bënte një “Koncesion”-për SHBA. Një anije amerikane në javë , por vetëm një mund të lundronte për në Angli nëse do t’i bindej disa rregullave të caktuara prej tyre. Presidenti Uillson e lexoi, këtë mesazh dhe e rilexoi pa u besuar syve dhe tha me zë të ulët: “Kjo do të thotë luftë”.[8]

Ishte e veçantë e origjinale edhe mënyra se si e justifikoi Presidenti Uilson hyrjen e SH.B.A-ve në Luftën e Parë Botërore. Amerika nuk kishte arsye të veaçntë për hyrjen në luftë dhe nuk kishte të bënte me interesat e saja të ngushta kombëtare. Lufta për SH.B.A.-të kishte më tepër një bazë morale dhe se objektivi kryesor ishte vendosja e një rendi të ri, më i drejtë ndërkombëtar.

Presidenti e quante se hyrja në Luftë (6 prill 1917 – Kongresi amerikan i shpalli luftë Gjermanisë), ka qenë për të vendimi më i vështirë. “Është e llahtarshme, thoshte ai, – të çojsh në luftë këtë popull të madh paqësor…, por e drejta është më e çmuar se paqja dhe ne do të luftojmë për demokracinë…, për të drejtat dhe liritë e kombeve të vegjël, për një pushtet universal të së drejtës”.[9]

Për shpërthimin e luftës Ëilsoni nuk ia hidhte krejt fajin udhëheqes gjermane. Kishte pjesën e vet edhe sistemi evropian i ekuilibrit të forcës, të cilin ai e denonconte si një sistem i armiqësive të organizuara” (dy blloqet e Fuqive: Antanta përballë Aleancës Tripalëshe). Presidenti i SH.B.A-ve bënte pyetjen: “A është lufta e sotme një luftë për një paqe të drejtë e të sigurt apo vetëm për një ekuilibër të ri force? “Dhe përgjigjej: “Nuk duhet të ketë ekujlibër force, por bashëksi force, jo armiqësi të organizuara, por një paqe e përbashët e organizuar”. Duhej t’i hapej rrugë një rendi të ri të punëve, në të cilin të vetmet pyetje që mund të bëheshin ishin: “Është e drejtë”? “Është e arsyeshme”, “Është në interest ë njerëzimit” ?.[10]

Shpallja e pavarsisë gjysmane së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 ishte padyshim një përfundim logjikë i përpjekjeve shekullore të shqiptarëve, por edhe një përcaktim i interesave të Fuqive të Mëdha të kohës. Mirëpo, nga akti sublim i ngritjes së flamurit tonë kombëtar në Vlorë e deri në njohjen e tij përfundimtar si shtet i pavarur me kufi të përcaktuar nga Fuqitë e Mëdha dhe nga shtetet fqinje, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1912/1913, kaluan plotë tetë (8) vjet. Kështu, nga 1912 deri në 1920, u organizuan disa konferenca ndërkombëtare, u hartuan traktate u arritën marrëveshje, të cilat fatkeqësisht pak ose aspak patën parasysh kërkesat e drejta e të ligjshme të shqipëtarëve. Megjithatë, në këto vite të trazuara e të mbushura me ngjarje të hidhura për Shqipërinë e shqiptarët, u gjenden miq, të cilët ndihuan në qeveritë e tyre për të ndihmuar çështjen shqiptare. Fuqitë, nga të cilat shqiptarët nga të gjitha krahinat e vendit që në fillim patën besim dhe kërkuan fuqimisht përkrahjen e tyre, ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Arkivin Qendror të Shtetit Shqiptar në Tiranë, ruhen mjaft dokumente origjinale të shtetit shqiptar që bëjnë fjalë pikërisht për kërkesat e shqiptarëve drejtuar Qeverisë amerikane për mbështetje të interesave të saja të pavarura. Vështirësitë e panumërta që ndeshen shqiptarët fill pas shpalljes së pavarsisë, rrezikuan seriozisht ekzistencën e shtetit shqiptar. Për veprimtarët politik por edhe për njerëzit e thjeshtë u bë krejtësisht e qartë së Lufta e Parë Botërore (1914-1918) dhe Luftrat ballkanike rrezikonin jo vetëm coptimin e trojeve shqiptare midis fqinjëve, por ndoshta edhe fshirjen përfundimisht nga harta politike e Evropës e një shteti shqiptar.

Në një letër që mban datën tetor 1918,[11] drejtuar Qeverisë italiane nga një grup atdhetarësh shqiptarësh, midis të tjerash lexojmë: “… Populli shqiptar, i bindur në të drejtën e tij për të qenë i lirë dhe i pavarur, dëshiron të jetojë në paqe në shoqërinë e kombeve. Për këtë i bënë thirrje botës liberale italiane të mbrojë çështjen e tij, në përputhje me parimet e shpallura nga Uilsoni dhe pranuar nga aleatët. Kryetari Uilson, në ditën përkujtimore të Gjergj Uashingtonit, përmes përfaqësuesit shqiptar që po i parashtronte dëshirën e bashëpatriotëve të vet, në emrin e shoqërisë Panshqiptare “Vatra” të Amerikës, u shprehu atyre dashamirësinë dhe interesin që ai ushqente për popullin shqiptar, çështjen e të cilit ai e njeh mirë. Ai deklaroi për varrin e Gjergj Uashingtonit, se zëri i tij do të dëgjohej në Konferencën e Paqes në Paris në mbrojtje të të drejtave të popullit shqiptar”.

Më 15 dhjetor 1918,[12] një grup studentësh shqiptarë në Vjenë, i drejtojnë një letër presidentit U. Uilson, ku në mes tjerash thuhet: “… Duke qenë se historia e jonë na la në mesjetë, në errësirë të plotë, politikanët serb e grekë” gjetën rastin të mohojnë të drejtën tonë për një jetë politike. Kështu shkuan kaq larg sa të mos shohin qenjën gjeografike dhe etnografike tonën, ata besuan se Evropa Perëndimore dhe Amerika duhej të lexonin punët e ngatërruara të Ballkanit vetëm mbas shkrimeve të tyre edhe të shohin vetëm me sytë sërbë e grekë… Por fatmirësisht politikanë të mëdhenj që kanë ardhur në kontakt me Shqipërinë janë bërë mbrojtësit më të fuqishëm të çështjes sonë, sepse kanë parë të vërtetën dhe padrejtësinë që bëhet kundra nesh. Midis tyre në radhën e parë është Z. Gjergj Dred Uilliams, ish ministër i SH.B.A. në Athinë, i cili dha dorëheqen më 1913, për të protestuar kundra përdorimit të keq të Shqipërisë prej Fuqive të Mëdha të Evropës.

… Zoti President! Në qoftë se në vendimin e paqes një komb lihet i pambrojtur dhe përdoret kaq mizorisht, a mundet, vallë në atë anë të botës të sigurohet paqja?… Zotëri, Ju lutemi në emër të djelmërisë shqiptare e të kombit shqiptar të merrni këtë komb fatkeq nën mbrojtjen Tuaj.[13]

Menjëherë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore rifilloi veprimtaria e atdhetarëve brenda dhe jashtë vendit, për t’i dalë zot tërësisë etnike të Shqipërisë. Këtë çështje e mori përsipër Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, i cili sa po krijohet me seli kryesore në Shkodër e më pasë në Tiranë.[14] Komiteti i drejtoi Qeverisë amerikane me dhjetëra protesta, promemorje, kërkesa, informacione, memorandum etj., duke kërkuar ndihmën e saj për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, si edhe për problemin shumë të mprehtë të të shpërngulurve me dhunë nga trojet shqiptare. Ky Komitet, duke filluar që nga vitit 1918, e deri më 1924, nuk rreshti së kërkuari nga Qeveria amerikane mbështetje e përkrahje për të bërë të mundur shpëtimin e trojeve të mbetura padrejtësisht jashtë kufijve politike të shtetit shqiptar.

Më 15 janar 1919, Këshilltari i Ambasadës Amerikane në Paris njohton kryetari e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës se: “… Presidenti i SH.B.A-së ka marrë të gjitha notat që Ju keni patur mirësinë t’i dërgonin, mbi gjendjen e tanishme në Kosovë. Si do që të jetë, Presidenti shpreson që gjendja në Kosovë të jetë përmirësuar me mbërritjen e trupave aleate…”[15]

Në zhvillimet tragjike për fatin e popullit shqiptar Mit’hat Frashëri, atdhetari e veprimtari e shquar, do t’i drejtojë një përkujtesë, kryetarit të SH.B.A-ve, V. Uilsonit, për ta ndërgjegjësuar, atë lidhur me padrejtësitë që u ishin bërë e i bëheshin popullit shqiptar nga Fuqit e Mëdha. Në atë dokument, M. Frashëri e vinte në dijeni kryetarin Uilson se Fuqit e Mëdha ishin të obliguar “të rikrijonin një Shqipëri të qëndrueshme”, që kështu të riparoheshin, siç shprehet ai, padrejtësite e dyshimet e shqiptarëve ndaj saj në Konferencën e Berlinit (1878) dhe atë të Londrës më (1913). Kjo sipas M. Frashërit ishte e domosdoshme dhe parakusht për të siguruar paqen në Ballkan, e drejtë kjo “që imponohet nga parimi i Lirisë”. Në fund të Përkujtesës së tij, autori i saj i sugjeronte kryetarit amerikan W. Uilson disa libra e harta nga autorët evropian me anë të të cilëve provohej vërtetësia e pohimeve të tij.[16]

Dy parimet themelore të diplomacisë së Presidentit Uilson kanë qenë: a) mbështetja në drejtësi dhe vetëvendosja për të gjitha kombet, të mëdha e të vogla.

Këto dy parime përjashtojnë pushtimet e huaja e sundimin e çdo forme, qoftë të një fuqie të huaj mbi një vend tjetër. Pikërisht këtë kërkonin shqiptarët: korigjimin e padrejtësive të së kaluarës dhe njohjen e vullnetit të tyre të lirë.

Më 4 korrik 1917, Presidenti Uilson deklaronte për priftin shqiptar Fan S. Noli : “Unë do të kem vetëm një zë në Konferencën e Paqes në Paris, dhe këtë zë do ta përdor për të drejtat e Shqipërisë”. Kjo formulë shpëtimtare karakterizoi qëndrimin e tij ndaj çështjes shqiptare[17].

Vizioni i Uilsonit për një rend të ri ndërkombëtar, gjeti shprehjen më të plotë në projektin e krijimit të organizatës universale. Nga fundi i Luftës së Parë Botërore, Platformës së tij, Uilsoni i shtoi pikën e 14-të, në të cilën shprehte idenë e “një lidhjeje të përgjithshme të kombeve”, si garanci për të gjithë, të mëdhenj e të vegjël, një alternativë kundrejt monopolit në rrethin e ngushtë të kësaj apo asaj aleance”. Ruajtja e paqes nuk do të vinte më nga llogaritjet tradicionale të forcës, por nga konsensusi mbarëbotëror. Pikërisht për të institucionalizuar këtë konsensus Wilsoni i evancoi idenë e Lidhjes së Kombeve. Kjo do të ishe një organizatë universal, e cila do të kundërbalanconte vendimarrjen në kuadrin e ngushtë të “Koncertit të Fuqive”.[18]

Shqipëria, u pranua në Lidhjen e Kombeve më 17 dhjetor 1920. Noli pak kohë më vonë e rikujton Uilsonin, gjithashtu në Gjenevë, kur Shqipëria, e përfaqësuar prej tij, u pranua në Lidhjen e Kombeve dhe pavarsia e vendit tonë u njoh zyrtarisht: “Ndjeva një lëmsh malëngjimi në grykë dhe më rrokullonte në kokë një emër, që ka fituar mirënjohjen e të gjithë zemrave shqiptare, emri i Presidentit Uillson”. Duke na dhënë me ngjyra të gjalla vdekjen e Presidentit Amerikan, Noli e vazhdon fjalimin me vlerësimet e panumërta për Uilsonin, duke e quajtur atë: “Profeti bujar i paqes njerëzore, ati spirtual i Lidhjes së Kombeve, titani dhe kalorësi idealist”.[19]

Më 10 shkurt 1920, Presidenti Uilson protestoi kundër metodave anglo-françeze, ndërsa pes ditë më vonë (15 shkurt), Ai deklaroi se “Qeveria amerikane kundërshton me fuqi çdo dam në kurriz të Shqipërisë e në përfitim të Jugosllavisë”. Ai shkoi edhe më larg tue kërcënue bashkëpunimin me europianët dhe tërheqen nga Traktati i Paqes me Gjermaninë. Vetëm një ditë më vonë, Londra e Parisi u tërhoqën para presionit amerikan.

“Më 6 mars 1920, Presidenti Uilson dërgoi një notë tjetër tue kërkue: “… që çështja shqiptare të mos përfshihet në diskutimet e planifikueme në mes Italisë dhe Jugosllavisë, dhe se Presidenti dëshironte me afirmue përsëri se nuk do të pranonte asnji plan që parashikonte dhanjen Jugosllavisë të prefekturave veriore të Shqipërisë, si shpërblim tokësor për çka Jugosllavia humbte në kufinjtë me shtetet e tjera.

Mbështetja nga ana e SH.B.A dhe kryetarit Uilson e shumëkërkuar dhe shumëdëshiruar prej shqiptarëve nuk ishte ajo që pritej. Në ato vite, edhe pse SH.B.A. ishte një fuqi ekonomike gjithnjë në rritje, nuk ishte ende një fuqi e rëndësishme politike botërore. Pasha e këtij vendi të madh në vendimarrjet më të rëndësishme të botës do të ndihen më vonë, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore. Për popullin shqiptar mbështetja amerikane ishte vendimtare gjatë viteve të fundit të shek. XX, e sidomos gjatë shpërbërjes së ish- Jugosllavisë, pjellës së sëmurë e Konferencës së Paqes në Versaj e viteve 1919 – 1920.

Nga ledhet e fortesës së “Vatrës” qe edhe një tetjër shqiptar i madhë që falënderoi Amerikën dhe presidentin Uilson për të mirat që gatuan për vendin dhe popullin tonë dhe vlerësoi lart idealet e tyre. Ai qe Faik Bej Konica: “Jemi bindur se çdo shqiptar di dhe kupton- shkroi ai se ç‘borç të madh i kemi Eilsonit. Në qoftë se ka ndonjë shqiptar që s’merr vesh se shpëtimi dhe liria e vëndit (të) tij i detyrohet kryesisht Eilson – it, ai nuk është njeri dhe duhet të kemi mëshirë për verbësinë dhe errësirën që i ka mbuluar trutë”… “Ndërgjgja e drejtësisë njohu përsëri zërin e madh, dhe u drodh nga gëzimi; se Elison-i duke mbrojtur Shqipërinë nuk e mbronte një popull të vetëm, por mbronte gjithë popujt, e mbronte parimin”. Kur vdiq presidenti; Elison, ai shkroi: “Gjithë shqiptarët duhet t’i ngrejnë Elison-it një monument të pavdekur në zemrat e tyre. Edhe po t’ishte i vogël për të tjerët, Eilson-i duhet t’ishte i madh për Shqiptarët[20].

Për Uilson-in dhe SH.B.A. në një rast do të shkruanin “Amerika, ajo nënë bujare që i ka dhënë botës Uilsonin, ka për të lindur edhe të tjerë kalorës si ay, kalorës të cilët të kenë sqytin e tyre kryefjalën e Virxhilit: “Të mbrojsh të vegjëlit, të mposhtësh kryelartë” (Regere parvos, debellare superbas) të cilët mbrojnë të vegjëlit dhe përunjin kryelartët, kalorës të cilët vazhdojnë dhe të mbarojnë veprën e paqes, e vëllazërimit, e mirëdashjes ndërkombëtare”[21] dhe vërtet, SH. B.A. Dhe populli amerikan, në ditët më të vështira për kombin shqiptar, në vitet e fundit të shek. XX, kur barbaria serbe e etur për gjak u përpoq të zhduke nga faqja e dheut një pjesë të gjakut tonë, e lindi kalorsin e madh, Bill Klintonin, që :të mbrojë veprën e paqes, të vëllazërimit e të mirëdashjes ndërkombëtare”. Dhe poashtu, ajo lindi George Ë. Bushin, i cili në vizitën më 10 Qershor 2007, në Tiranë, deklaroi qëndrimin amerikan: “Kosova do të bëhet e pavarur”. Dhe në emër të Amerikës, e njohu Pavarsinë e saj të shpallur më 17 shkurt 2008.

Presidenti i parë dhe historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova ia pat dedikuar gjithë këtë mrekulli të admirimit dhe respektit të madh që kanë shqiptarët ngado për Amerikën, Vashingtonin, Uilsonin, Regan, Bush – plaku, Klintonit dhe Bushtit ë ri, që i thanë ndal genocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë.

Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, shpesh herë thoshte se “Ne i duam Amerikanët sepse ata na dhuruan lirinë, që ne e dëshironin”. “Me Amerikën ne jemi të vegjël, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha”. Ai gjithmonë pati thënë se dëshironte Pavarsinë e Kosovës me miqësi të përjetshme me SH.B.A.-së”.

Në vigjilje të 90 vjetorit të vdekjes së Presidentit Uilson (3 shkurt 2014, populli shqiptar u janë mirënjohës miqve të shumtë amerikanë, ndër të cilët presidentit Woodrow Wilson, për përpjekjet që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për kombin tonë dhe për ruajtjen e miqësisë shqiptaro-amerikane.

Dhe kjo është në traditën amerikane, në politikën që ka mbajtur gjithnjë kundrejt Shqipërisë, filluar prej presidentit të madh, Woodrow Wilson, kujtimi i të cilit ka mbetur i paharruar në zemrat dhe mëndjet e shqiptarëve, sepse në Konferencën e Paqes në Paris më 1919, ai hodhi posht Traktatin e Fshehtë të Londrës (26 prill 1915), që sakrifikonte të drejtat legjitime të Shqipërisë dhe njëherit, ai u kërkoi përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha, respektimin e pavarsisë së plotë të Shqipërisë. Pra, njeriu që e shpëtoi Shqipërinë.

Pas vdekjes së U. Uilsonit, më 4 shkurt 1924, Ansambleja Kushtetuese e Shqipërisë e nderoi kujtimin e tij, në shenjë respekti për kontributin që dha dhe shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi i sigurtë, ndërmjet Italisë, Greqisë dhe Mbretërisë S.K.S.


[1] Fjalori Enciklopedik shqiptar, Vëll. III, 2009, Tiranë, f. 2785-2786.

[2] Presidentët e Amerikës (SH.B.A), Tiranë, 2006, f. 102; “Presidentët e SH.B.A.-ve nga Uashingtoni te Bushi, “Vatra”, SHkup, 2002, f. 75-76.

[3] Arben Puto, Presidenti Uilson, profile I një politikani të madh – Mbrotjës I të vegjëlve”, 17 mars 2009, në gazetën :Fakti”; dhe Presidenti Uilson – mbrojtës I të vegjëlve”, gazeta “Shqip”, 19 mars 2009.

[4] Po aty; Albana Melyshi – Lifschin, Udhëtimi në Historinë Amerikane, Tiranë, 2003, f. 222

[5] Henri Kisinxher, Diplomaciao”, Tiranë, 2011, f. ; Arben Puto, “Presidenti Uilson – Profik I një politikani të madh”, Fakti, 17.03.2009;

[6] Arben Puto, “Presidenti uilson, punim I cituar;

[7] Albana Melyshi Lifschin, Udhëtim në Historinë Amerikane Tiranë, 2003, f.224; краток преглед на Американската историја, стр. 245-247, pa vit botimi, redaktor nga Нанард синкота;

[8] Albana Melyshi Lischin, Udhëtim, vepër e cituar, f. 225;

[9] Arben Puto, Presidenti Ëilson – mbrojtësi I të vegjëlve, në Fakti, 17.03.2009

[10] Po aty, Fakti, dt. 17.03.2009;

[11] Arkivi Qendror shqiptar, Tiranë, tetor 1918, Letër e një grup atdhetarësh shqiptarë, dërguar Qeveris italiane, cituar sipas Dr. Nevila Nuka, Kryetari uilson, rikthim tek ai”, në “fakti”, 28.XII.2003

[12] Po aty, Letër e studentëve shqiptar në VJenë, Dt. 15.XII. 1918, drejtuar presidentit U. Uilson..

[13] Po aty.

[14] Historia e popullit shqiptar, Vëll.III, Tiranë, faqe….; Fjalori Enciklopedik shqiptar, Vëllimi II, Tiranë, 2008, f. 1234-1235;

[15] Dr. Nevila Nika, Kryetari Uilson, në gazetën “Fakti”, 28.XI.2003;

[16] Gazeta “Vikend”, 8 qershor 2007, f. 15;

[17] Sami Repishti, Përvjetori I vdekjes së Presidentit Uilson, në “Zhurnal”, Dt. 04.02.2013, f.11

[18] Arben Puto, Presidenti Uilson – mbrojtësi I të vegjëlve, 17.03.2009;

[19] Anton Cefa, Kalorësi idealist, në gazetën “fatkit”, 19.VI.2008;

[20]Sami Repishti, Përvjetori I vdekjes, I presidentit Uilson, në Zhurnal, 04.02.2013;

[21] Anton Cefa, Mbrojtja e çështjes shqiptare, 19.06.2008, në “Fakti”, 16.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...