Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/03/05

Albin Kurti, ne dhe amerikanët


Fatos Lubonja

Albin Kurti ka shansin historik të hapë një epokë të re në kulturën e qeverisjes së shqiptarëve.Midis së tjerash, kjo do të duket edhe në mënyrën sesi do të sillet me presionin amerikan për heqjen tërësisht të taksës ndaj Serbisë nga ana e Kosovës.

Këtë shkrim nuk e kam nisur thjesht nga çështja e heqjes apo jo, plotësisht apo pjesërisht, së taksës ndaj Serbisë. Më ka shtyrë ta shkruaj nevoja e reagimit ndaj mënyrës arrogante, me të cilën i ngarkuari nga Trump për dialogun Kosovë–Serbi, ishambasadori në Gjermani, Grenell, kërcënoi qeverinë e sapokrijuar të Albin Kurtit. 

Më ka shtyrë edhe më tepër aversioni i akumuluar ndër vite ndaj politikanëve shqiptarë që e kanë ndërtuar legjitimitetin e tyre, duke u bërë shërbyes të bindur e hipokritë të të fuqishmëve, për të abuzuar pastaj në mënyrën më të keqe me popullin e tyre.

Albin Kurti ka shumë kundërshtarë në konfliktin që ka krijuar, por ata kryesorët nuk janë as amerikanët si Grenell, Pompeo apo Trump dhe as serbët si Vuçiç e Daçiç, por kategoria e shqiptarëve që përmenda dhe kultura dominante që ata kanë përçuar ndër shqiptarë. 

Janë sjelljet dhe qëndrimet e tyre, si në Kosovë edhe në Shqipëri, që kanë bërë që shqiptarët të mbeten infantilë, të mos zhvillojnë dot mendimin kritik dhe bashkë me të edhe personalitetin, dinjitetin dhe ndjenjën e lirisë të vetes dhe bashkësisë, së cilës i përkasin. Ideja se çdo kërkesë amerikane duhet zbatuar pa u vënë në diskutim, madje as në dyshim, e ka folenë në trutë e shqiptarëve dhe jo të amerikanëve. 

Edhe mënyra arrogante, me të cilën Grenell kërcënoi një qeveri të sapokrijuar, e ka burimin e parë tek infantiliteti i shqiptarëve.Po hedh këtu disa teza se pse për t’u rritur duhet të çlirohemi nga disa paradigma që i bëjnë shqiptarët të sillen kështu ndaj SHBA.

Së pari: shqiptarët e Kosovës (por edhe të Shqipërisë) duhet të çlirohen nga paradigma, sipas së cilës pa amerikanët nuk do të kishim Kosovën, prandaj duhet t’u jemi përherë mirënjohës deri në nënshtrim. 

Për këtë le të kthehemi pak në origjinën e kësaj paradigme: bombardimet e NATO-s, e të shtrojmë pyetjen: pse bombarduan amerikanët për interesin tonë apo për interesin e tyre?

 Ka shumë të dhëna që tregojnë se, përtej retorikës humanitare, bombardimet u kryen më së pari dhe kryesisht për interesa amerikane.Ndër opinionet më të përhapura është ai se nëpërmjet këtyre bombardimeve justifikohej ekzistenca e NATO-s edhe pas Luftës së Ftohtë, që sipas marrëveshjes (së pashkruar) me Gorbaçovin, do të shkrihej me shkrirjen e Traktatit të Varshavës, pasi kishte lindur pikërisht për t’iu kundërvënë këtij. 

Ndërkaq, intelektuali më i rëndësishëm amerikan, Naom Chomsky, duke cituar një burim tepër serioz, librin e zyrtarit të lartë të administratës amerikane, John Norris, “Collision Course – NATO, Rusia and Kosova” (Kursi i përplasjes, NATO, Rusia dhe Kosova) me parathënie të Strobe Talbot, nënsekretar i Departamentit të Shtetit për Europën Lindore, jep një tjetër version. Chomsky thotë se, sipas Norris, të cilin Strobe Tablod në parathënie e quan njeriu më i informuar mbi atë se si mendonte në atë kohë administrata e Clinton, bombardimet nuk u kryen për shqiptarët e Kosovës, por pasi Millosheviçi nuk po pranonte ende reformat ekonomiko-sociale që kërkonte Perëndimi për ta futur Serbinë në sferën e influencës së vet.




Fakti që amerikanët nuk kanë ndërhyrë në mbështetje të popujve të tjerë që luftojnë për pavarësi dhe shtetin e tyre, siç është rasti i kurdëve, madje i kanë lënë ata edhe në baltë, siç ndodhi së fundi me vendimin e Trumpit, është një nga provat e shumta se amerikanët venë në radhë të parë interesat e tyre.

Pra, nëse do të pranojmë se amerikanët kanë bombarduar për interesat e tyre, konkluzioni i parë që duhet të nxjerrim është se, ndonëse në këtë rast përfituan edhe shqiptarët, për çka duhet t’u jemi mirënjohës, nuk ka pse ta shohim veten vetëm si mirënjohës kurse amerikanët t’i shohim vetëm si mirëbërës. 

Le të mos harrojmë se shqiptarët e Kosovës i paguan edhe me jetët e tyre interesat amerikane pasi në 10 000 shqiptarët e vrarë, 8000 janë pas bombardimeve, kurse amerikanët nuk kanë humbur asnjë ushtar.Së dyti: duhet të çlirohemi nga paradigma se amerikanët mendojnë gjithnjë në interesin e shqiptarëve dhe se çdo veprim i tyre është në anën e frontit të së mirës kundër fronti të së keqes. 

Fakti që në 1999 u përputhën interesat e tyre me të shqiptarëve nuk është provë e mjaftueshme se sa herë që ata u kërkojnë ndonjë gjë shqiptarëve e bëjnë për interesin e të dyja palëve.

 Pa shkuar në shembuj të shumtë nëpër botë, po përmend një rast që e kemi provuar në Shqipëri: presioni i ambasadorit amerikan Arvizu për të sjellë armët kimike siriane në Shqipëri.Së treti, shqiptarët vuajnë shumë nga paradigma se po iu kundërvure SHBA-ve, ata të rrëzojnë nga pushteti. 

Historia tregon se jo gjithmonë ka ndodhur kështu. Venezuela është një nga rastet e fundit. Po ashtu, obligimet që kemi ndaj aleancës së NATO-s nuk duhen barazuar me thënien peqe-lepe çdo kërkese amerikane sepse nuk është kjo sjellja e aleatëve të tjerë shumë më të vjetër e shumë më të pjekur të SHBA-ve. 

Për të mos përmendur rastin e Turqisë, që mban qëndrime haptazi antiamerikane duke mbetur në aleancën e NATO-s.

Le të kthehemi tani në rastin konkret:Në rastin e qeverisë “Kurti” nuk kemi të bëjmë me ndonjë qeveri që bën politika antiamerikane, përkundrazi. 

Atëherë si ta shpjegojmë kërcënimin arrogant të Grenell-it? Duke iu referuar sa thashë më sipër, së pari them se ngulmimin amerikan për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit Kosovë – Serbi duhet parë si interes amerikan. 

Së dyti, ai duhet vënë në peshoren e dyshimit nëse është në përputhje apo bie ndesh jo vetëm me interesat e shqiptarëve, por edhe të një zgjidhjeje afatgjatë e të qëndrueshme të konfliktit shqiptaroserb. 

Një zgjidhje e tillë e shpejtë, siç kërkon ta imponojnë njerëzit e Trumpit, do të ishte një ‘jozgjidhje’ me pasoja, siç ishte edhe ideja e ndryshimit të kufijve. 

Nuk dua të hyj në spekulime se cilat mund të jenë interesat amerikane në këtë rast, por nuk mund të rri pa ngritur dyshime, aq më tepër se deri dje ka pasur dyshime të forta se projekti i ndryshimit të kufijve, që u kundërshtua nga partnerët europianë, vinte nga SHBA.

 Aq më të mëdha bëhen këta dyshime duke pasur parasysh se shumë aksione të Trump-it janë vënë në diskutim, por edhe në akuzë nga demokratët dhe mediat amerikane. 

Aq më tepër po të kesh parasysh se njeriu i ngarkuar për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Grenell, është cilësuar nga “New York Times” si “i shquar” për ndërhyrje “jodiplomatike” edhe në Gjermani, ndërkohë që “Washington Post” ka ngritur dyshime serioze për mbështetje nga ana e tij, kundrejt pagesës, të autokratëve të korruptuar.Por shqetësimin dhe dyshimin më të madh unë e ngre duke u nisur nga fakti se qeveria e Albin Kurtit është, ndoshta, shpresa e fundit që u ka mbetur shqiptarëve të Kosovës për t’u qeverisur nga njerëz që i shërbejnë popullit të tyre dhe jo që e nëpërkëmbin atë. 

Prandaj, nga amerikanët e mirë do të duhet të prisnim mbështetjen e kësaj qeverie për mbajtjen e premtimeve për çlirimin nga shteti i kapur, për luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar e ndërtimit të shtetit të së drejtës. 

Kurse çka ra në sy në mënyrën më dramatike ishte fakti se i dërguari i Trump-it e injoroi krejtësisht këtë interes madhor shqiptar dhe u duk i gatshëm ta rrëzojë qeverinë “Kurti” vetëm pse nuk iu bind plotësisht një interesi të dyshimtë amerikan.



Fatos Lubonja , lindi në Tiranë në vitin 1951, është humanist dhe shkrimtar shqiptar.Mbaroi studimet për fizikë në vitin 1974 në Universitetin e Tiranës.U akuzua dhe arrestua për shkrimet që iu gjetën të fshehura, për agjitacion dhe propagandë kundër regjimit dhe për to u dënua 7 vite burgim. Në vitin 1979 u arrestua sërish dhe u dënua sërish edhe 16 vite të tjera burgim, me akuzën si pjesëtar i një organizate kundër revolucionare. Nga burgu u lirua në vitin 1991, pas shtatëmbëdhjetë vitesh burgim.

Nga koha e lirimit gjer në vitin 1993 punoi si sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Në vitin 1994 themeloi revistën "Përpjekja". Në vitin 1997 u zgjodh lider i Forumit për Demokraci.

Shkrimtari dhe diplomati Beqë Cufaj, në një artikull për gazetën gjemane Allgemeine Zeitung thotë se pas rënies së komunizmit disa shkrimtarë të rinj, në mesin e të cilëve edhe Lubonja, me ose pa vetëdije ishin instrumentalizuar nga vejusha e diktatorit dhe kishin provuar të shpifnin për të diskrediuar Kadarenë dhe veprat e tij që ishin sulme të rafinuara dhe implicite kundër regjimit, në mënyrë që kështu ta paraqisnin veten si disident. Ata provuan ta diskreditonin Kadarenë në vendet perëndimore duke arritur ta etiketonin me sukses si "oborrtar të Enver Hoxhës", sidomos në Gjermani ku  Ismail Kadare filluan ta injoronin. Mirëpo sipas Cufajt, me kalimin e kohës u kuptua se krijonin letërsi të pafuqishme.

Shkrimtari Ismail Kadare ka vënë në dukje se Lubonja ka abuzuar me statusin e ish-të burgosurit politik dhe ka përhapur shpifje për të në opinionin shqiptar por edhe në atë ndërkombëtar duke e akuzuar Kadarenë si "shovinist shqiptaromadh" dhe "racist antiserb", me qëllimin e vetëm për ta dëmtuar shkrimtari me famë botërore sa më tepër. 

Për më tepër, Kadare duke u bazuar në dokumentet e hetuesisë që u publikuan dhe ku u zbulua se Fatos Lubonja pas arrestimit prej komunistëve e kishte akuzuar babain e tij Todi Lubonjës për "mendimet e gabuara", duke e zhytur thellë e më thellë, nuk kishte harruar ta denonconte edhe Ismail Kadarenë bashkë me të.

Botime

"Në vitin e shtatëmbëdhjetë", 1994

"Ploja e mbrame", 1994

"Ridënimi", 1996

"Liri e kërcënuar"

"Trashëgimia kulturore e Shqipërisë në rrezik", 1999

Gjenerali dhe deputeti i Republikës së Kosovës Daut Haradinaj – Edi Ramës: Të tregoj unë se kush është Aleksandar Vuçiq



Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka dashur ta përçojë një mesazh në Tiranë rreth raporteve të kryeministrit shqiptar Edi Rama me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Ai ka shkëputur një video nga një intervistë e tij në “Rubikon”.



Ai pyet Ramën nëse e di se kush është Vuçiqi, teksa tregon se ai ka qenë ministër i Millosheviqit kur është përgjakur Kosova.

Haradinaj i kujton Ramës se i ka ende në trup plumbat e luftës së Kosovës, dhe oborrin e shtëpisë e ka plot me varre.


“Unë për këtë e kam shqetësmin pse duhet të vrapojmë pas ideve të Vuçiçit?



Edi Rama duhet ta dijë kush është Vuçiçi? Ndoshta z. Rama nuk e din se kush është Vuçiçi, se Vuçiçi ka qenë ministër i Millosheviçit në kohën kur është përgjakur Kosova.

Duhet me ja kujtu se kush është se kush është! Sa herë që ta harrojë duhet t’ja kujtojmë se kush është! Ore zotëri a e di për kë je duke folur! Jemi duke folur se të njëtit zyrtarë që i kanë shërbyer më devotshmëri  Sllobodan Millosheviçit , ata edhe janë sot në krye të shtetit. Nuk mund të sillemi ne sikur kurrgjë nuk ka nodhur këtu, si këta primitivë të shekullit të kaluar! Cilit shekulli të kaluar?

Cilit shekull të kaluar unë jam aktor fizik i asaj periudhe? Unë i kam plumbat në trup, unë e kam oborrin plot me vorrë!

12700 njerëz i kemi dhënë dhe rreth 70% e Kosovës është shkatërruar është bërë rrafsh me tokën”, është shprehur Daut Haradinaj në një intervistë për mediat në Kosovë.

Vërejtja e fundit për presidentin e Kosovë zt.Hashim Thaçin vjen nga SHBA, arsyeja gjykata speciale




Presidenti  i Kosovës  zt.Hashim Thaçi nuk i ka ndalur veprimet e tij për ta penguar punën e Gjykatës Speciale. Kjo dëshmohet nëpërmjet një shkëmbimi të letrave që ka pasur me Sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo.

Media ka siguruar letrën që Pompeo ia ka kthyer  Hashim Thaçit në prag të 12 vjetorit të pavarësisë. Duke iu përgjigjur “shqetësimit” të Hashim Thaçit, në letrën që mban datën 29 nëntor 2019 ,Mike  Pompeo e njofton atë me pasojat që do t’i vuante Kosova nëse e pengon punën e Speciales.



“Shfuqizimi ose minimi i punës, strukturës ose lokacionit të Dhomave të Specializuara ose Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në çfarëdo mënyre do ta dëmtonte seriozisht kredibilitetin e Kosovës në botë;pretendimet do të mbeteshin njollë e përhershme mbi Kosovën;do të vihej në dyshim përkushtimi i Kosovës në sundimin e ligjit; mohohet drejtësia për viktimat; dhe e mjegullon të ardhmen e Kosovës si anëtare e familjes Euro-Atlantike dhe komunitetit ndërkombëtar.

Operimi i Dhomave të Specializuara, sipas formatit aktual është mënyra më e mirë që Kosova ta përmbyll këtë kapitull të historisë së saj dhe për t’ia mundësuar Shteteve të Bashkuara të kundërshtojnë argumentet e mohuesve të shtetit të Kosovës…”, shkruan mes tjerash në letrën e Pompeos dërguar presidentit të Kosovës,zt. Hashim  Thaçit.




Aty përmenden edhe pretendimet që dalin nga raporti i Dick Martyt, sipas të cilave ish-Drejtori Politik i UÇK-s Thaçi ka qenë në krye të grupit kriminal nga Drenica.

Hashim Thaçi, bashkë me Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn tentuan ta shfuqizojnë Specialen edhe në fund të vitit 2017 nëpërmjet Kuvendit të Kosovës.

Nisma e orëve të mesnatës ishte kundërshtuar nga LDK-ja dhe VV-ja, atëkohë në opozitë.

Pas presionit ndërkombëtar dhe kërcënimit se do të izolohen, veçmas nga SHBA-t, tre ish udhëheqësit e shtetit ishin zmbrapsur nga cytja e deputetëve për ta shfuqizuar Specialen.



Më vonë Haradinaj pati thënë se, Specialen deshën ta shfuqizojnë për shkak të frikës se edhe ata do të jenë subjekt i saj.

Dy prej protagonistëve- Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli tashmë janë intervistuar si të dyshuar.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mohuar se deri tani është intervistuar nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka thënë në konferencën për media, të mërkurën, ku ka folur për takimet që ka mbajtur gjatë vizitës në SHBA.

Lexo edhe: Largohet nga Kosova ambasadori më i dashur
“S’jam intervistuar as në Prishtinë as në Vjenë”, ka thënë shkurt Thaçi.

Ndryshe, deri më tani Gjykata Speciale ka intervistuar mbi 250 ish pjesëtarë të UÇK-s, në cilësinë e dëshmitarëve ose të dyshuarve për krime lufte.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë në Uashington për takime me zyrtarë të lartë të SHBA-së.


Gjatë vizitës  në Uashington, presidenti serb Aleksndër Vuçiq ka dhënë një intervistë për Foreign Policy, për të diskutuar ndër të tjerash dhe rreth marrëdhënieve Serbi-Kosovë.
Duke folur rreth hapave të ardhshëm në raport me Kosovën, Vuçiq ka thënë se shpreson që Kosova do të largojë taksën dhe kjo, sipas tij, do të ndodhë për shkak të presionit amerikan.
Përndryshe, konsideron  Aleksandër Vuçiq, Kosova kurrë nuk do ta hiqte taksën.
“Nuk shoh se si duhet të përfundojë i gjithë procesi, cila do të ishte substanca e një zgjidhjeje përfundimtare të mundshme që dikush mund të na propozojë. Unë mezi pres të krijoj lidhje më të mira ekonomike, kur do të fillojmë ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin. Dhe ne kemi nevojë për një dialog për ta arritur atë. Ne kemi nevojë për më shumë bisedime”, ka thënë Vuçiq.
Ndërsa, në pyetjen se nëse Kosova do të largonte taksën ndaj produkteve serbe, a do të ishte Serbia ajo që do të përgjigjej me ndaljen e fushatës për tërheqjen e njohjes së Kosovës, presidenti serb ka thënë:
“…Thjesht duhet të kthehemi në të njëjtat pozicione që kemi pasur përpara se të vendosnin ato tarifa. Dhe unë mendoj se është shumë e logjikshme t’ju them të vërtetën. Unë e kuptoj [domosdoshmërinë] për një dialog të vërtetë dhe e kuptoj domosdoshmërinë e zgjidhjes së problemit, gjë e cila nuk është e lehtë për mua ta them, sepse nëse pyetni shumicën dërrmuese të njerëzve në Serbi, ata do të preferonin një konflikt të ngrirë. Unë nuk i përkas asaj shumicë dërrmuese”.
Presidenti serb është pyetur rreth asaj se cila do të ishte një zgjidhje për situatën me Kosovën që mendon se do të ishte e pranueshme për të dhe që mendon se mund ta “shiste” për publikun serb.
Në këtë drejtim, Vuçiq ka thënë se duhet të vazhdohet me dialogun dhe me të gjitha përpjekjet e nevojshme për të gjetur një kompromis të mundshëm
“Dhe përsëri, unë nuk e di se si mund të duket, por duhet të bëhet në një mënyrë që do të ishte një humbje për të dy palët, në mënyrë që ajo të ishte një fitore e vogël për të dy palët. Të dy duhet të marrim garanci për një të ardhme shumë më të mirë, shumë më të mirë”.

Serbë dhe rusët i frigohën shqiptarëve




Ndërtesat e shumta në Kosovë që po “mbijnë” si nga uji, por në banesat e reja nuk banon askush. Metrat katror po shiten sipas çmimeve joreale edhe të larta rreth 700 euro metri, ndërsa ato po blihen kryesisht nga shqiptarët. Shtrohet pyetja a është kjo një “okupim i qetë” i shqiptarëve sipas “skenarit të Kosovës”?, shkruan “Kurir”.

Dr Jelena Vukoiçiç ka thënë se dikur migrimi masiv i shqiptarëve të Kosovës ka nis të përgatis vendin me atë që na ndodhi ma vonë.



“Ata praktikisht kanë përfituar Kosovën dhe Hercegovinën në periudhën e shkurt gjatë kohës së SFRJ. 

Është e qartë se shqiptarët se ata kanë strategjinë që në hapësirat që i konsiderojnë të veta të vërtetojnë idenë e “Shqipërisë së Madhe”, që është plani afatgjatë“, ka thënë ai.




Ajo tërheq vërejtjen se duhet pasur kujdes posaçërisht me shqiptarët , sepse diaspora e tyre kanë sasi të mjaftueshme të parave, dhe ato para në masën më të madhe shfrytëzohen për realizimin e idesë së shqiptarëve në një vend.



“Kjo është para e pistë, që u fitua me tregti të drogës dhe me ato para në masën më të madhe kanë lobe për pranimin e pavarësisë së Kosovës si edhe për mbështetje të Amerikës. 

Me ato para blejnë tokë dhe pasuri të paluajtshme dhe në atë mënyrë rrezikohen dhe ndrydhin serbët për të përforcuar pozicionin e vetë. 

Ky është rasti edhe në jugun e Serbisë, që është pjesë e strategjisë së projektit të vetë”, sqaroi.

Ajo po ashtu shprehet se duhet me pas kujdes edhe kur bëhet fjalë për komunën e Medvegjës, ku shqiptarët nuk janë shumicë por e kanë vënë atë nën kufijtë e tyre. Sipas saj ky proces nuk bëhet vetëm në Serbi.



“Kjo po ndodh edhe në Maqedoni të veriut, ku shqiptarët e kanë zënë gjysmën e Shkupit, njëjtë është në Malin e Zi.

 Këtë e bëjnë kudo ku janë në numër dhe ku ndjejnë se mund të marrin territor.

 Nuk do duhej që në një moment të zgjohemi dhe kuptojmë se jemi të rrethuar me shqiptarë, që kurrë nuk kanë jetuar aty dhe pastaj të kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare mbështetje se ju kemi marr territorin”, përfundoi ajo.

Serbët e jugut të Serbisë frikësohen nga këto qëllime të fshehta për vendosjen e numrit të madh të shqiptarëve, në një tryezë rreth dialogut të brendshëm qysh në vitin 2017 është thënë se shqiptarët po blejnë shumë prona në jug të Serbisë, posaçërisht në Bujanovc edhe Medvegjë, ku ka më shumë votues se banorë, pasi shumë nga ata jetojnë në diasporë.

Vlerësohet se në 5 vitet e fundit mbi 11 mijë shqiptarë të Kosovës janë vendosur dhe banojnë në Nish, pasi serbët shesin pasurinë në mungesë të kushteve. 

Nga ana tjetër qëllimi i shqiptarëve është që të shtrihen jashtë vijës administrative të Kosovës. 

Në mënyrë masive blihen toka edhe shtëpi serbe qysh nga 2010, ato blihen në fshatra përgjatë vijës administrative, përreth Vranjës, kufirit me Bujanovc dhe rrethin e Toplicës e Prokupjes, Kurshumlisë me çmime të ulta.

Por nuk ka evidenca për shitjen e pasurisë, kështu që është vështirë të konfirmohet sa shqiptarë posedojnë pasuri në këtë pjesë të Serbisë.

Këtë pasuri për ta e blejnë serbët e Kosovës, ndërsa në gjykatë bëhet marrëveshje për huazim në atë vlerë, që është garanci e kthimit të parave. 

Pasi serbi “nuk kthen ato para me kohë”, shqiptar bëhet pronar pa lënë asnjë gjurmë.

Problemi tjetër është se shqiptarët e Kosovës edhe më tutje llogariten shtetas të Serbisë dhe munden lehtë të blejnë pasuri nëpër Serbi.

Novi Pazari po ashtu ndodhet në listën e vendeve të dëshiruara nga shqiptarët, por blerësve më shumë ju interesojnë pronat në zonat rurale, larg nga qyteti, që spekulohet se do blihen për lëvizjen vehabiste.

Të ardhur nga ana e pazarit ka edhe në qytetet Vojvodinase si Apatin edhe qytetet tjera, ku thuhet se janë blerë shume oborre e pasuri tjera ka raportuar fort-russ.com.

2020/03/04

Se paku nje here ne vjet, per hir te Shqiperise ta duam me shume njeri – tjetrin.


Rezultati i imazhit për flori bruqi


Uroj nga zemra qe me 5,6,7 mars :

Se paku nje here ne vjet, per hir te Shqiperise ta duam me shume njeri – tjetrin.

Se paku nje here ne vjet, per hir te Shqiperise te bashkojme zemrat ne nje zemer.

Rezultati i imazhit për skenderbeu

Se paku nje here ne vjet ta shohim Shqiperine me syt’ e Gjergj Kastriotit Skenderbeut.

Rezultati i imazhit për ismail qemajli

Se paku nje here ne vjet ta ngrohim Shqiperine me zemren e Ismail Qemalit.

Rezultati i imazhit për isa boletini

Se paku nje here ne vjet ta puthim Flamurin e Shqiperise me mallin e Isa Boletinit dhe dijen e Hasan Prishtinës !

Rezultati i imazhit për hasan prishtina

Se paku nje here ne vjet ta ndiejme Shqiperine ne gjak me gjakun e Adem Jasharit,Zahir Pajazitit,Sali Çekut, Shkëlzen  dhe Luan Haradinaj,Rrustem Bruqit ....

Rezultati i imazhit për adem jashari ne floripress

Rezultati i imazhit për azahir pajaziti


Rezultati i imazhit për shkelzen haradinaj



Rezultati i imazhit për sali Çekut



Rezultati i imazhit për rrustem bruqi



Rezultati i imazhit për shkelzen haradinaj



Se paku nje here ne VJET TE NGREJME FLAMURIN E BASHKIMIT…
Flori Bruqi

Heroi i lirisë ,Komandanti i sakrificës për Lirinë e shqiptarisë - Adem Jashari

Image result for flori bruqi
Shkruan Flori Bruqi 

Në ditën kur linde, më 28 Nëntor 1955, edhe në Prekaz ishte Festë e Flamurit. 


Dhe ty, babë Shabani të mbulojë me flamurin kuqezi.Ti, atëbotë, nuk e dije se Kosova ishte e pushtuar, por nga dritaret u shkrepën armë në shenjë të ditëlindjes. Adem të pagëzuan.

I pari, Ademi, emër i Shenjtë, lindje e Shenjtë, ditë e Shenjtë. 

Përherë do të shkojmë përpara me këtë emër, larg, duke bërë gjithçka të mirë për atdheun në këtë botë.

Asaj dite të bekuar familjes Jashari iu shtua dhe ky emër, një emër që më vonë u bë emblemë e UÇK-së, e lirisë.

Image result for familja e adem jasharit
Pikërisht më 13 maj 1981, kur Prekazi u rrethua për ta zënë Tahir Mehën, ai trim luftoi me babanë Nebihun gjer në rënie. 

Ti, babai Shabani dhe vëllai Hamza shkuat në varrim dhe mbi varrin e tij u betuat se do të luftonit për çlirimin e vendit.

Por, deri në ditën tënde, ndodhen shumë ngjarje, erdhi ’89-ta, me protesta gjithë popullore. Ti përherë në ballë të tyre.

Image result for familja e adem jasharit

Më 30 janar 1991 policia soldadeske serbe rrethoi Jasharajt, por ti me të tutë qëndrove dhe i përzure nga trualli yt shekullor. 

Kush priu në atë rezistencë të paepur? Ti Adem me vëllezërit dhe prindërit e tu, me gjithë familjen.

E gjitha ndodhi për të parë sa i madh është nderi i shqiptarit kur shkelet oborri i shtëpisë.

Image result for familja e adem jasharit


Panë gjithçka ata që ishin përreth, ishin të gatshëm të hidheshin në zjarr, por ti ju the: ka kohë!

 Vetëm një fjalë jote, ajo fjalë mitologjike i ndali ata.

Por, më 26 nëntor 1997 me çetën tënde ua zure pritën hordhive barbare, në Rezallë të Re, ndërsa më 28 nëntor 1997, në Llaushë me rastin e varrimit të mësuesit Halit Geci, i vrarë nga forcat serbe, UÇK-ja doli haptas para popullit.

Image result for familja e adem jasharit


Kush qenë ata trima?

 Shokët e tu të luftës, po kush tjetër.

Dhe erdhi 22 janari i vitit 1998 kur trojet e tua u rrethuan për së dyti.

Ti me gjithë anëtarët e familjes sulmin ua ktheve me breshëri armësh. Përtej shtëpisë njeriu s’ka ku të shkojë.

Se kush mërmëriti se krisi në Qirez e Likoshan, më 28 shkurt 1998. Ti si Tezeu vrapove i pari me çetën tënde dhe more pjesë në atë betejë.

Image result for familja e adem jasharit
Dhe sulmi i forcave të mëdha ushtarake e policore serbe prapë deshën të hyjnë në Prekaz. 

Mund të kenë qenë dhjetë, njëqind, një mijë, por ti iu bëre ballë me familjen tënde, me të afërmit e tu dhe me luftëtarë të lirisë.

Dhe shumë vite mund të harrohen, por lufta në Prekaz, më 5, 6 dhe 7 mars e vitit 1999 është shënuar me germa të arta në historinë më të re të Kosovës.

Mbi 50 anëtarë të familjes tënde ranë në altarin e lirisë. Tani u pa nga e gjithë bota se ti, familja jote, luftëtarët dhe populli me sakrificën që bënë, janë zotërues të denjë të kësaj toke.

Kjo Familje e sakrificës, siç e pat quajtur Bernar Kushner, ish-administrator i Kosovës, ndër të tjera tha:

Image result for lulet e lirise

 ,, Dhe, sikur të kishte çmim Nobel për liri, atëherë ai, me siguri, do t’i takonte familjes Jashari”.

Por, megjithatë, vetë populli që iu nderon, është çmimi më i lartë që mund t’i jepet ndokujt.

Dhe, ti re për të gjetur Fitoren. Tani gjithçka është përjetësi.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...