Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/03/15

Spitalet private në Shqipëri të vihen në shërbim të spitaleve shtetërore

 Ashtu siç kanë vepruar shumë vende të tjera që po përballen me COVID-19, edhe Shqipëria mori sot vendimin që spitalet private të vihen në shërbim të spitaleve shtetërore, qoftë me ambientet për spitalizimin e të prekurve me koronavirus, ashtu edhe me vënien në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor të personelit mjekësor të tyre.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje nga ajo se çfarë përmban akti normativ që hyn sot në fuqi në kuadër të masave kufizuese për parandalimin e COVID-19
Kështu, kush nuk zbaton këtë urdhër gjobitet me 5 milionë lekë, bën të ditur Rama, dhe në rast se nuk binden edhe pas gjobës, strukturat përkatëse do të vendosen forcërisht në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor. E gjithë kjo strukturë që përforcon strukturat dhe bluzat e bardha në frontin e parë kundër COVID-19 do të jetë nën drejtimin shtetëror të strukturës udhëhequr nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit.

"Akti normativ hyri në fuqi dhe nga sot ka forcën e ligjit deri në përfundimin e luftës. Ndër të tjera: në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga COVID-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për Shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës.

Moszbatimi i këtij urdhri dënohet me gjobë në masën 5 000 000
 (5 milionë) lekë. Në rast mosbindjeje pas vendosjes së gjobës, struktura përkatëse vendoset forcërisht në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor dhe personeli përkatës është i detyruar të shërbejë nën drejtimin shtetëror të strukturës gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit", shkruan Rama

Partia Demokratike vlerëson se për shkak të situatës së krijuar, karantina totale, për një periudhë 14 ditore fillimisht, është një zgjidhje që ndihmon në mospërhapjen e gjerë të virusit dhe për të vlerësuar përmasat e përhapjes së tij nga ekspertët.

Partia Demokratike ka përkrahur çdo masë agresive kundër përhapjes së koronavirusit, por vendimi i fundit i qeverisë virtuale të Edi Ramës për qarkullimin e makinave nuk i shërben këtij qëllimi.

Lejimi i lëvizjes së automjeteve në mëngjes dhe 1 orë pasdite zgjidh vetëm lëvizjen me makinë të drejtorëve të Edi Ramës. Është një vendim që tregon paaftësinë e qeverisë në menaxhimin e situatës dhe pandjeshmërinë e saj.

Koronavirusi nuk infekton part time, sipas orareve që cakton nga shtëpia Edi Rama. Ose ka, ose nuk ka karantinë. Ose lejohet lëvizja për punë në oraret individuale të punës, ose nuk lejohet! Vendimet gjysmake janë si të vërtetat gjysmake, dëmtojnë më shumë.

Partia Demokratike vlerëson se për shkak të situatës së krijuar, karantina totale, për një periudhë 14 ditore fillimisht, është një zgjidhje që ndihmon në mospërhapjen e gjerë të virusit dhe për të vlerësuar përmasat e përhapjes së tij nga ekspertët.

Në kushtet kur qeveria nuk përmbush detyrimin ligjor që të dezinfektojë rrugët, parqet apo pallatet, qytetarët duhet të qendrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur. Kjo masë duhet të shoqërohet menjëherë me miratimin nga qeveria të paketës së masave për pasojat social-ekonomike të krizës.

Është koha që Edi Rama të mos kërkojë sakrifica vetëm nga qytetarët.

Për të përballuar qendrimin e qytetarëve në shtëpi, shteti duhet të rimbursojë të plotë pagën e tyre. Në vend që të bëjë mjekun, sanitarin, policin apo ushtarin, Edi Rama duhet të bëjë tani Kryeministrin! Të miratojë paketën social ekonomike, që përfshin, ndër të tjera:

1. Riimbursimin e bizneseve
2. Rimbursimin e pagës së punonjësve
3. Ndihmën për të papunët dhe familjet në nevojë

Jeta e shqiptarëve nuk ka çmim!

Koronavirusi/ Akti Normativ: Nga e hëna, makinat që nuk kanë autorizim mund të lëvizin vetëm në këto dy orare


Nga e hëna,16.3.2020 ,  makinat që nuk kanë autorizim mund të lëvizin vetëm në këto dy orareSot do të futet në fuqi Akti Normativ për masat e veçanta administrative kundër atyre që shkelin urdhrat e vendosura nga qeveria lidhur me masat shtrënguese kundër përhapjes së koronavirusit. Ndërkohë që nga e hëna ata që janë të punë, shtet apo privat do të lejohen të lëvizin me makinë në dy orare, vetëm deri në orën 08:00 të mëngjesit kur të arrijnë dhe nga ora 16:00 deri në orën 17.00 të pasdites për t'u kthyer në shtëpi. Në këto dy orare, në mëngjes dhe pasdite mund të lëviznin edhe qytetarët e tjerë që kanë makinë, pra të gjithë. 

10 rregullat për t’u ndjekur pë virusin kinez korona


10 rregullat për t’u ndjekur:

1-Lani shpesh duart.

2-Shmangni kontaktet e afërta me personat që kanë sëmundje dhe probleme respiratore.

3-Mos prekni sytë, hundën dhe gojë me duar, mbani duart larg fytyrës.

4-Mbuloni me dorë hundën dhe gojën nëse teshtini apo kolliteni.

5-Mos merrni në farmaci antibiotikë apo antivirale me mendje tuaj, por vetëm nëse janë rekomanduar nga mjeku.

6-Pastroni sipërfaqet me dezinfektues apo solucione me bazë alkooli dhe klori.

7-Përdorin maskat e fytyrës vetëm nëse dyshoni se jeni të sëmurë apo jeni pranë një personi të sëmurë.

8-Produktet MADE IN CHINA dhe pakot e ardhura që andej nuk paraqesin rrezik.

9-Kontaktoni më përsonelin mjekësor    nëse keni temperaturë ose jeni kthyer nga Kina,Italia, etj. në më pak se 14 ditë.

10-Bagëtia dhe kafshët bujqësore nuk e përmbajnë koronavirusin e ri dhe nuk paraqesin rrezik.

Mjekët italianë po detyrohen të zgjedhin cilët pacientë të shpëtojnë, disa do lihen të vdesin


Një situatë mjaft të rënduar po kalon Italia, pasi personat e infektuar me koronavirus po shtohen me ritme të shpejta, duke bërë që të mos ketë shtrate për t’i shtruar në spital që të kurohen.

Një infermier që po kujdeset për të infektuarit nga koronavirusi në Milano, deklaroi se spitalet janë në një presion shumë të madh, aq sa po zgjedhin t’i japin përparësi pacientëve që kanë më shumë shanse për të jetuar.

Numri i të vdekurve në Itali është mbi 1000 persona, ndërsa shifra e të infektuarëve po shkon rreth 16 mijë.

Mauro D’Ambrosio tha se të sëmurët me virusin kinez korona - COVID-19 po kalonin më shumë se 15 ditë nën kujdesin intensiv, shumë më gjatë se mesatarja që është 5 deri në 6 ditë, duke sjellë problem të madh për spitalet.

” Nëse e kuptojmë se pacienti ka një çështje të rëndë shëndetësore deri në atë pikë sa të mos ketë asnjë mundësi të jetojë, ne duhet t’i japim shtratin ose të devijojmë burimet për dikë që ka më shumë shanse të mbijetojë. Kjo është një zgjedhje që pavarësisht se është etikisht e vështirë për t’u pranuar, nga pikëpamja klinike mund të bëhet për t’i dhënë mundësinë për të mbijetuar dikujt në krahasim me dikë që do të kishte shanse zero ”, tha infermieri.

Angela Merkel ka folur së fundmi mbi situatën në të cilën ndodhet Evropa pas përhapjes me shpejtësi të koronavirusit.


Kancelarja gjermane ,zonja e hekurt Angela Merkel ka thënë se vëmendja e qeverisë tani nuk do të jetë tek ekonomia e vendit. Pas takimit me udhëheqësit e 16 landeve të Gjermanisë, kancelarja gjermane ka treguar masat e marra.
Merkel ka thënë se ministrat e financave dhe ekonomisë do të paraqesin një paketë gjithëpërfshirëse të masave për të mbështetur bizneset gjermane.
“Ne jemi në një situatë që është e pazakontë në çdo aspekt. Unë do thosha se kemi të bëjmë me një sfidë shëndetësore për të cilën shkencëtarët dhe mjekësia ende nuk kanë një përgjigje.
Pra është detyra jonë të shpëtojmë jetën e njerëzve sa më mirë të mundemi. Së dyti, të vazhdojmë aktivitetin ekonomik”, ka thënë Merkel.

Veprimi i mjekëve kinezë në Wuhani do t’iu emocionojë



Në Wuhan të Kinës shpërtheu për herë të parë koronavirusi. Që prej fundit të dhjetorit, stafi mjekësor kanë luftuar me mijëra të sëmurë dhe të prekur.
Por këto ditët e fundit, situata në Wuhan është përmirësuar ndjeshëm. Së fundmi, aty është mbyllur edhe karantina e fundit që qëndronte hapur.
Një video që tregon stafin mjekësor në Wuhan pas mbylljes së karantinës, ka emocionuar jo pak veta. Në këtë video, stafi në mënyrë simbolike kanë hequr maskat duke lënë të nënkuptohet se tani fillon jeta pas betejës.
download udemy paid course for freePas Wuhanit, epiqendra e koronavirusit është kthyer Europa, por edhe në SHBA ka pasur shumë raste të të infektuarve.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...