Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/03/22

Mjekësia Ligjore nuk është thirr në Komitetin e koronavirusit, MSH s’ka qeska të kufomave


Mjekësia Ligjore nuk është thirr në Komitetin e koronavirusit, MSH s’ka qeska të kufomave

Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk është përfshirë në Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me koronavirusin, dhe as në grupet tjera për emergjenca.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i IML-së Dr. Arsim Gërxhaliu, i cili ka thënë se nuk është kontaktuar nga askush edhe pse sipas tij do të duhej të ishin pjesë e grupeve teknike emergjente në rastet kur priten viktima, shkruan Gazeta Shneta.

E për fat të keq sot është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë. Një 82-vjeçar nga Podujeva ka ndërruar jetë pasi ishte kontakt i fëmijëve të tij të cilët kishin ardhur nga Italia dhe ishin konfirmuar më parë me Covid-19.


Një problem që është shfaqur këto ditë është mungesa e qeskave të kufomave të cilat Ministria e Shëndetësisë nuk ka arritur t’i sigurojë në procedurat urgjente të blerjes, për shkak se asnjë kompani nuk ka ofertuar. Këtë e ka konfirmuar Sekretari i MSH-së Dr. Naim Bardiqi në një intervistë para disa ditësh.


Në anën tjetër Gërxhaliu ka thënë se janë të gatshëm të japin kontributin e tyre në këtë situatë, teksa ka konfirmuar se kanë në stok 132 qeska të cilat janë porositur më parë sipas planifikimeve të zakonshme.

“Në stok i kemi 132 qeska të cilat janë porositur për punën tonë rutinore. Kemi bërë porosi konform asaj që na lejon buxheti”.


“Në raste të tilla të vdekjeve sikurse rasti konkret, autopsitë nga sëmundjet janë detyrë e Institutit të Patologjisë, sepse ne kryejmë vetëm rastet penale. Por meqë e di se vendi ynë nuk është i përgatitur për një gjë të tillë (emergjencat) atëherë rasti mbyllet bazuar në dokumentacionin mjekësor. Rast praktik është Italia ku ka kollabuar në këtë situatë dhe i mbyllin rastet kurse hapi që kanë marrë është si hap i rëndësishëm që rastet mos t’i varrosin por t’i dërgojnë në krematorium”, ka deklaruar Gërxhaliu.

Ai ka thënë se IML asnjëherë në këto 20 vite nuk është ftuar që të jetë pjesë e grupit të emergjencave dhe të jap mendimet profesionale lidhur me përgatitjet e shtetit në raste të emergjencave ose katastrofave në masë. “Sido që të jetë IML jemi të mobilizuar dhe të gatshëm të japim kontributin tonë në kuadër të mundësive që posedojmë”, ka deklaruar Gërxhaliu.

Ndërkaq Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka thënë se posedon sasi te qeseve per kufoma, por nuk kanë treguar numrin e saktë. “Presim që në furnizimin e Msh, të furnizohemi me sasi shtesë të tyre. Momentalisht ka edhe Klinika Infektive edhd intensivja qendrore”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së. /Insajderi.com

‘BAZA AMERIKANE TOP SECRET’ KU JETOJNË DHE VDESIN ALIENËT

Ekziston një bazë tepër sekrete e Forcave Ajrore të SHBA, e cila përmban një kompleks të gjerë tunelesh nëntokësore të mbushur me alienë të gjallë dhe të vdekur. Kështu pretendon një ish-punonjës i bazës për “The Sun Online”.
‘Baza amerikane top secret’ ku jetojnë dhe vdesin alienët

Raymond Szymanksi beson se UFO-t dhe alientët nga incidenti famëkeq i 1947 në Roseell u sollën në bazën e Forcave Ajrore “Wright-Patterson Air Force Base (WPAFB)” në Dayton, Ohio për inspektim dhe për t’u mbajtur në tunele sekrete.

Kërkuesi i jashtëtokësorëve që punoi si inxhinier dhe shkencëtar drejtues në bazën WPAFB për 39 vjet detajon shtrirjen e plotë të aktivitetit “alien: në bazë në librin e quajtur “50 shades of Greys”.
Duke folur ekskluzivisht për “The Sun Online”, ai tregon se kishte një sistem tunelesh dhe hyrjesh nëntokësore në këtë bazë që strehonte krijesat e gjalla dhe të vdekura jashtëtokësore.

“Unë isha caktuar për të punuar në Avionics Laboratory’s Management Operations Office me drejtuesin Tim Al, një inxhinier industrie i graduar.

Gjatë javës së parë të punës, Al më tha disa këshilla që nuk i prisja dhe të habitshme. Ai më tha që në 1947 kishte ndonjë një përplasje në Roswell dhe ata i sollën pajisjet dhe alienët këtu për inspektim, për t’i mbajtur në tunelet sekrete nën bazë. Kur unë e pyeta sesi e dinte ai këtë sekret, më tha se cilido që punon në këtë bazë, e di këtë.”


Pas bisedës së çuditshme, Szymanski filloi të bënte hulumtime në UFO” sekret ” jashtë aktivitetit tokësor në WPAFB. Ai zbuloi se Divizioni i Teknologjisë së Huaj (FTD) zhvillonte projektin “Project Blue Book” projekti zyrtar për hetimin e UFO-ve nga Forcat Ajrore në vitet 1952-1969.”

Ashpërsohen masat për të frenuar pandeminë në Itali





Pandemia koronavirus ka gjunjëzuar Italinë, që është shteti më i goditur në të gjithë botën. Shifrat që raportohen nga vendi fqinj janë të frikshme, me një bilanc viktimash që ka shkuar mbi 4800.

Të infektuarit nga Covid-19 janë mbi 53 mijë në total, me rajonin e Lombardisë që rezulton më i prekuri. Autoritetet italiane kanë vendosur që të ashpërsojnë masat, në një përpjekje të dëshpëruar për të frenuar përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, tha: “Vendimi i qeverisë është të mbyllë, në tërë vendin, të gjitha aktivitetet prodhuese të cilat nuk janë jetike, thelbësore dhe të domosdoshme për të na siguruar të gjitha mallrat dhe shërbimet e nevojshme”.

Sipas vendimit, puna në bizneset që nuk konsiderohen të domosdoshme do të pezullohet deri më 3 prill. Kryeministri Conte njoftoi se supermarketet, farmacitë, postat dhe bankat do të qëndrojnë hapur, ashtu si edhe shërbimi publik i transportit.

Ndërkohë, rreth 8 mijë persona kanë aderuar në task forcën e mjekëve që do të ndihmojnë spitalet më të prekura nga emergjenca e shkaktuar nga koronavirus. Gjithashtu, Italia po ndihmohet edhe nga shtete të tjera të botës. Rusia ka dërguar pajisje mjekësore dhe automjete speciale për dezinfektim, ndërsa 36 doktorë, 15 infemierë dhe një ekspert logjistike udhëtuan nga Kuba për në Romë për t’iu ardhur në ndihmë spitaleve italiane.

Ndërkaq, qeveria e kryeministrit Conte shton praninë ushtarake dhe policiore në shumë qytete. Është rritur dhe numri i postoblloqeve duke kontrolluar dhe më mirë lëvizjet e qytetarëve. Masat shtrënguese të reja erdhën pasi qytetarët nuk po respektonin urdhrin për të qëndruar të izoluar në shtëpi.


E keqja nuk ka ardhur akoma në Evropë nga Coronavirusi-COVIT 19

“Më e keqja nuk ka ardhur akoma”. Paralajmërimi vjen nga vende të ndryshme të Europës, tashmë epiqendër e pandemisë.

Spanja, shteti më i prekur i Bashkimit Europian pas Italisë, nuk shfaqi asnjë shenjë përmirësimi në ngadalësimin e përhapjes së Covid-19. Pavionet e terapisë intensive janë mbushur në shumë spitale, ndërsa qeveria e Madridit ka krijuar dhe struktura të improvizuara për të trajtuar pacientët.

Zyrtarët spanjollë paralajmërojnë se rastet me të infektuar do të vazhdojnë të rriten, ndërsa nuk dihet se kur mund të jetë piku i përhapjes së pandemisë. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha: “Fatkeqësisht, më e keqja nuk ka ardhur akoma dhe kemi ditë të vështira përpara nesh. Ne duhet të përballemi me pasojat e valës më të fortë dhe më të dëmshme, e cila do të vendosë në kufi të gjitha aftësitë tona materiale dhe morale. Gjithashtu, forcën tonë si shoqëri”.

Spanja numëron mbi 25 mijë të infektuar me Covid-19 dhe mbi 1300 viktima.






Mbretëria e Bashkuar është një tjetër shtet që po raporton rritje të lartë të rasteve të reja. Koronavirusi u ka marrë jetën mbi 230 personave, ndërsa mbi 5 000 rezultojnë të infektuar. Kryeministri Boris Johnson, pasi mbylli baret dhe restorantet, këshilloi britanikët që të mos vizitojnë të afërmit për të mos përshpejtuar përhapjen e pandemisë. Ai gjithashtu paralajmëroi për një kolaps të mundshëm të sistemit shëndetësor. Sipas autoriteteve, 1,5 milionë qytetarë të Britanisë janë në rrezik dhe atyre u është dërguar një letër me të cilën u kërkohet që të qëndrojnë të izoluar plotësisht për të paktën 12 javë.

Franca është një tjetër shtet europian që po përjeton një rritje të shpejtë të rasteve të reja me koronavirus. Bilanci flet për mbi 14 400 të infektuar dhe mbi 560 viktima. Rrugët dhe sheshet janë bosh, ndërsa stafi mjekësor është në luftë me kohën për të shpëtuar pacientët. Në Gjermani të infektuarit janë mbi 22 mijë, ndërsa viktimat mbi 84. Qytete të shumta janë vendosur në izolim.

Ekspertit për emergjencat i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)Drejtori Ekzekutiv, Mike Ryan, thotë për BBC se izolimi I shoqërisë nuk mjafton në mposhtjen e këtij virusi të ri dhe këshillon për masa të vazhdueshme sanitare.

Do të duhet të paktën 1 vit për të zhvilluar vaksinën për koronavirusin. Është ky konstatimi i ekspertit për emergjencat i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

eksperti obsh 1100x620

Drejtori Ekzekutiv, Mike Ryan, thotë për BBC se izolimi I shoqërisë nuk mjafton në mposhtjen e këtij virusi të ri dhe këshillon për masa të vazhdueshme sanitare.

Ai thotë se nëse kjo nuk merret parasysh, ekziston rreziku që virusi të riaktivizohet sërish pasi shtetet të heqin urdhërat e izolimit të qytetarëve.

Sipas ekspertit të OBSH, testimi I çdo personi të dyshuar ka bërë që Azia të dalë nga kjo emergjencë shëndetësore.

Koronavirusi në Shqipëri dhe Kosovë





Koronavirusi në Shqipëri, konfirmohen 13 raste të reja, 89 në total.

Të dhënat janë dhënë nga Ministria e Shëndetësisë. Rastet e reja vijnë nga 8 qytetarë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Korça.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 43 persona ndodhen në spitalin Infektiv të Tiranës , 4 në terapi intensive.

Deri më tani shpërndarja e virusit është si e mëposhtmja.

• Tiranë 63 qytetarë

• Durrës 6 qytetarë

• Lushnje 2 qytetarë

• Elbasan 2 qytetarë

• Fier 8 qytetarë

• Rrogozhinë 2 qytetarë

• Kavajë 3 qytetarë

• Korçë 3 qytetarë

Shënohet viktima e parë në Kosovë, koronavirusi i merr jetën 85-vjeçarit nga Podujeva

Plaku 85- vjeçar nga komuna e Podujevës është personi i parë që ka vdekur nga koronavirsui në Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar vetë djali i të ndjerit, i cili ka thënë se babi i tyre ka ndërruar jetë.

Viktima është babai i të infektuarit që ka ardhur nga Italia. Ndërkohë edhe familjarët kanë bërë të ditur për vdekjen e tij.

”Ju njoftojmë se sot me 22.03.2020 ndrroi jete Baba jonë Halim Haliti, ju njoftoj per ceremoni te varrimit do te behet vetem nga familja e ngusht. E di qe shum familjare, miq, dhe shokeve qe ka pas baba per te marr pjes ne varrim , po per shkak te situates se fundit e cila eshte perhape edhe ne Kosove dhe ruajtjes se shendetit tuaj, varrimi do te behet vetem nga ne familja e ngushte. Me respekt familja Haliti !”, thuhet ne njoftimin mortor.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 31. Qeveria po bën vazhdimisht apel te qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe ta mbajnë pastërtinë.

Koronavisus-COVIT 19,, janë 300 mijë të infektuarit në botë. Në karantinë rreth 1 miliard të tjerë


13 3 11269181 1100x620
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të prekurit nga koronavirusi kanë kaluar 300 mijë personat. Pikërisht janë 303.001 raste klinike dhe 13 mijë të vdekur, edhe pse shifrat i referohen gjithmonë gjendjes e të paktën 24 orëve më parë. Rreth një miliard persona gjenden në kushtet e karantinës në shtëpi.

Përtej gjendjes së Italisë, që tashmë mbetet fronti më i nxehtë në botë dhe ku dje viktimat ishin 798, fronti tjetër që shqetëson të gjithë është Spanja, që po regjistron një ngritje vertikale të rasteve, me ritme edhe më të shpejta se Italia. Në 21 ditë nga rasti i parë, vendi mesdhetar regjistron rreth 25 mijë raste, 5 mijë vetëm në 24 orët e fundit, ku shtohen edhe 324 të vdekur më shumë.

Pavarësisht planit 822 miliardë eurosh për t’ u përballur me virusin, në Gjermani rastet kanë arritur në 16.600, ndërkohë që numrat po rriten edhe në Zvicër dhe Lihtenshtein (6113).

Por OBSH është thellësisht e alarmuar edhe nga lajmet e fundit që vijnë nga Afrika, kontinent ky që ishte prekur shumë pak deri në pak ditë më parë.

Tashmë rastet kalojnë 1000 personat, dhe fakti më shqetësues është që përfshihen në pandemi 40 nga 54 vendet e kontinentit, ku pasojat e COVID -19 mund të jenë shumë herë më dramatike se në Europë, nga mungesa e strukturave shëndetësore.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...