2020-03-22

Ashpërsohen masat për të frenuar pandeminë në Itali





Pandemia koronavirus ka gjunjëzuar Italinë, që është shteti më i goditur në të gjithë botën. Shifrat që raportohen nga vendi fqinj janë të frikshme, me një bilanc viktimash që ka shkuar mbi 4800.

Të infektuarit nga Covid-19 janë mbi 53 mijë në total, me rajonin e Lombardisë që rezulton më i prekuri. Autoritetet italiane kanë vendosur që të ashpërsojnë masat, në një përpjekje të dëshpëruar për të frenuar përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, tha: “Vendimi i qeverisë është të mbyllë, në tërë vendin, të gjitha aktivitetet prodhuese të cilat nuk janë jetike, thelbësore dhe të domosdoshme për të na siguruar të gjitha mallrat dhe shërbimet e nevojshme”.

Sipas vendimit, puna në bizneset që nuk konsiderohen të domosdoshme do të pezullohet deri më 3 prill. Kryeministri Conte njoftoi se supermarketet, farmacitë, postat dhe bankat do të qëndrojnë hapur, ashtu si edhe shërbimi publik i transportit.

Ndërkohë, rreth 8 mijë persona kanë aderuar në task forcën e mjekëve që do të ndihmojnë spitalet më të prekura nga emergjenca e shkaktuar nga koronavirus. Gjithashtu, Italia po ndihmohet edhe nga shtete të tjera të botës. Rusia ka dërguar pajisje mjekësore dhe automjete speciale për dezinfektim, ndërsa 36 doktorë, 15 infemierë dhe një ekspert logjistike udhëtuan nga Kuba për në Romë për t’iu ardhur në ndihmë spitaleve italiane.

Ndërkaq, qeveria e kryeministrit Conte shton praninë ushtarake dhe policiore në shumë qytete. Është rritur dhe numri i postoblloqeve duke kontrolluar dhe më mirë lëvizjet e qytetarëve. Masat shtrënguese të reja erdhën pasi qytetarët nuk po respektonin urdhrin për të qëndruar të izoluar në shtëpi.


I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...