Koronavirusi në Shqipëri, konfirmohen 13 raste të reja, 89 në total.
Të dhënat janë dhënë nga Ministria e Shëndetësisë. Rastet e reja vijnë nga 8 qytetarë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Korça.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 43 persona ndodhen në spitalin Infektiv të Tiranës , 4 në terapi intensive.
Deri më tani shpërndarja e virusit është si e mëposhtmja.
• Tiranë 63 qytetarë
• Durrës 6 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 8 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 3 qytetarë
• Korçë 3 qytetarë
Plaku 85- vjeçar nga komuna e Podujevës është personi i parë që ka vdekur nga koronavirsui në Kosovë.
Rastin e ka konfirmuar vetë djali i të ndjerit, i cili ka thënë se babi i tyre ka ndërruar jetë.
Viktima është babai i të infektuarit që ka ardhur nga Italia. Ndërkohë edhe familjarët kanë bërë të ditur për vdekjen e tij.
”Ju njoftojmë se sot me 22.03.2020 ndrroi jete Baba jonë Halim Haliti, ju njoftoj per ceremoni te varrimit do te behet vetem nga familja e ngusht. E di qe shum familjare, miq, dhe shokeve qe ka pas baba per te marr pjes ne varrim , po per shkak te situates se fundit e cila eshte perhape edhe ne Kosove dhe ruajtjes se shendetit tuaj, varrimi do te behet vetem nga ne familja e ngushte. Me respekt familja Haliti !”, thuhet ne njoftimin mortor.
Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 31. Qeveria po bën vazhdimisht apel te qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe ta mbajnë pastërtinë.