Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/03/22

Gjermania do të ndalojë takimet publike të më shumë se dy personave, përveç nëse do të punojnë për ngadalësimin e përhapjes së coronavirusit, tha të dielën kryeministri i shtetit të Rhine-Westphalia.


“Rreziku qëndron në bashkëveprimin e drejtpërdrejtë shoqëror”, tha kryeministri i shtetit Armin Laschet, duke shtuar se qeveria federale dhe shtetet e rajonit kishin rënë dakord për rregullat më të rrepta, shkruan The Guardian.
Gjermania ndalon takimet publike të më shumë se dy personave
Zyrtarët janë duke u përgatitur për të vënë në dispozicion edhe 150 miliardë euro të tjera, për të ndihmuar vendin të përballet me coronavirusin

Plani i buxhetit, përfshin masa për të ndihmuar kompanitë të mbijetojnë në recesionin e afërt dhe të sigurojë miliona vende pune dhe pritet të miratohet të hënën.

“Ne kemi një sfidë të madhe përpara nesh”, tha Olaf Scholz, ministri i financave.

Kujtojmë që deri më tash Gjermania ka 94 të vdekur nga COVID-19, dhe mbi 24 mijë të infektuar.

Frenohet numri i infeksioneve dhe vdekjeve në Itali

‘Italia po sheh dritë’/ Frenohet numri i infeksioneve dhe vdekjeve
A është ky lajmi që priste gjithë bota? Është akoma shumë herët për ta thënë, por Italia ka nisur të marrë pak frymë.

Një parashikim thoshte se të dielën do arrinte piku i pandemisë së koronavirusit në Itali.

Të dhënat e sotme kanë bërë që shumë njerëz të ndjehen pak më mirë.

Gazeta La Stampa shkruan se “ka nisur të shihet drita”.

Kurse Repubblica shkruan se janë frenuar vdekjet dhe infeksionet.

Edhe ‘Il Giornale’ shkruan se po frenohen numrat negativë.

Ky është një çlirim i lehtë.

Në 24 orët e fundit është regjistruar një rënie e lehtë e të prekurve dhe viktima.

Këto 24 orë janë 651 të vdekur, në krahasim me 793 të një dite më parë.

Sa u përket të prekurve, rastet e reja jaë 3957, dje ishin 4821. Rritja është 9.3 përqind. Një ditë më parë ishte 12.3 përqind. Një ditë para saj ishte 19.6 përqind.

Kancelarja Angela Merkel futet në karantinë në shtëpinë e saj, për shkak të infektimit të mjekut të saj me virusin Corona. Deri tani nuk ka dëshmi se Merkel është infektuar.


Angela Merkel në karantinë
Kancelarja Angela Merkel ka vendosur që vullnetarisht të futet në karantinë shtëpiake, pas konfirmimit të lajmit se është infektuar një mjek, tek i cili kancelarja ka qenë në kontroll ditën e premte. Vendimin e kancelares Merkel e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert. “Mjeku i cili i ka dhënë kancelares të premten një vaksinë kundër pneumokokeve, është diagnostifikuar sot pozitiv në virusin Corona”, bëri të ditur zëdhënësi Seibert.

Kancelarja Merkel ka bërë menjëherë një test. Por Seibert tha se testimet do të vazhdojnë edhe ditët në vijim, sepse vetëm një test nuk mjafton.

Vetëm pak minuta para se të merret vesh ky lajm, kancelarja Merkel ka mbajtur një takim me gazetarë, ku ka publikuar vendimin e qeverisë dhe landeve të Gjermanisë, për ashpërsimin e masave kundër virusit Corona në këtë vend. Për infektimin e mjekut të saj ajo është informuar pas përfundimit të konferencës me gazetarë.

Ne nuk mund të shuajmë një zjarr me sy të lidhur


Ne nuk mund të shuajmë një zjarr me sy të lidhur
Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Pandemia e këtij viti Covid-19 kërkon që sa më shumë njerëz të mbyllin gojën.

Rreth pyetjeve që kërkojnë një kompetencë për t'u përgjigjur, është më e rëndësishme se kurrë, që ne pa njohuri (pasqyrim) për çështjen, të kemi veshë dhe sy të mëdhenj, por gojë të vogël.

***
Shumica e krizave kanë prekur pak njerëz, por meriton që të gjithë të kujdesen dhe të ngrenë zërin. Jo kjo e tanishmja.

Ne jemi shumë të cilët jemi shumë të sëmurë dhe shumë të shëndetshëm për t'u testuar ose trajtuar. 

Edhe më shumë kemi frikë nga përhapja e infeksionit. Të gjithë kemi dikë për të cilin jemi shumë të shqetësuar.


Problemi është se virusi është krejt i ri. Askush nuk e di saktësisht se si sillet dhe çfarë e shkatërron atë.

Pyetjet në të cilat mbështetemi për përgjigje të mira janë të shumta. 

Por kemi të bëjmë me një virus të ri, të cilin askush nuk e njeh plotësisht. 

Disa nga ne, nga ana tjetër, kanë kushte më të mira për të gjetur përgjigje.

Ne i njohim më të kualifikuarit dhe duhet t'u japim atyre hapësirën që u duhet. 

Shoqëria duhet t`ua lehtësoj punën atyre që kanë ekspertizën më të rëndësishme. 

Është e natyrshme që studiuesit, mjekët, kapacitetet tona kryesore për sigurimin shëndetësor-shoqëror dhe gatishmërinë, kanë metoda të ndryshme në proces.

Se ata që, të porositur nga ne dhe në emrin tonë, punojnë për të gjetur zgjidhje, nuk janë dakord gjatë rrugës.

Atëherë, pikëpamjet dhe konsideratat e ndryshme duhet të peshohen kundër njëra-tjetrës, me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve të cilat në çdo kohë për ne mund të jenë më të qëndrueshme. Ne të tjerët duhet të tregojmë besim.

Jo, nuk dua të them se ty dhe unë duhet të heshtim. 

Në një krizë ku izolimi është përshkruar ilaç, ne si shoqëri duhet të mbajmë kontaktet, të qëndrojmë të lidhur me njëri-tjetrin.

Ne duhet të përdorim burimet që kemi për të shkëmbyer (të ndajmë) shqetësime, ngushëllime, të mendojmë së bashku dhe të shohim përpara. 

Biseda publike është e rëndësishme tani. Por rreth pyetjeve që kërkojnë një kompetencë për t'u përgjigjur, është më e rëndësishme se kurrë që ne pa njohuri për Koronën, të kemi veshë dhe sy të mëdhenj, por gojë të vogla.

Kjo nuk është koha për përralla, shikime dhe supozime të pakualifikuara.

Llogoret e qitjes dhe shkronjat e mëdha në gazeta nuk do të na shpëtojnë tani. 

Rrugëtreguesit tanë kanë nevojë për qetësi në punë dhe mesazhi i tyre nuk duhet të mbytet në zhurmë.

Por kur edhe ekspertët pranojnë se parashikimet dhe zgjidhjet e tyre janë larg garancive, është e pamundur për ne të tjerët të përfundojmë.

 Siguria e zhdrejtë (e plotë) është një privilegj që askush prej nesh nuk e ka.

Që nga fillimi i pandemisë, megjithatë, gjykimi i ekspertëve të vetë-emëruar, shakaxhinjve në mediat sociale shqipfolëse ishte i qartë.

 Propaganda e jo seriozitetit nga kjo sëmundje vdekjeprurëse apo histerisë që duhej të ishte censuruar, ishte përfundimi i shumë “ekspertëve”.

Lista e atyre “ekspertëve të përditshëm në ekranet televizive apo gazeta të varura, që pretendojnë se bazohen në njohuritë e patjetërsueshme, për të cilat ne tjerët jemi të etur, është e gjatë, dhe bën që kundërshtimet e pak atyre me kompetencë dhe përvojë përkatëse të mbyten, para se të arrijnë në veshët e publikut.

Ndryshe, media sociale e pavarur është, në të dy kohërat e mira dhe të këqija, një zgjatje e jetës.

Në këto kohë izolimi, ato shërbejnë si vendi ynë i vetëm i mbledhjeve, një shesh ku jemi takuar për të biseduar me njëri-tjetrin. 

Tani jemi në një situatë kur nuk e dimë se në cilën mënyrë të vazhdojmë.

Si mund ta gjejmë rrugën e drejtë nëpër të cilën do të kthehemi në shtëpi në mënyrë të sigurt?

 Ne varemi nga marrja e informacionit të përditësuar për krizën në çdo kohë.

Shpresa është se ata me dukshmëri më të mirë do t'i tregojnë rrugët.Por fakti është se ky virus është ende mjaft i ri. Prandaj nuk dimë asgjë për pasojat afatgjate.

Një person duhet të shpresojë vetëm për më të mirën, të përgatitet për më të keqen dhe të bëjë çmos për të shmangur përhapjen e infeksionit.

Kjo e fundit është e rëndësishme pavarësisht nëse virusi është më i padëmshëm për njerëzit e zakonshëm, pikërisht për hir të të moshuarve dhe të dobëtëve.

Ekspertët tregojnë se është e saktë që të moshuarit preken shumë më fortë. Në të njëjtën kohë, të rinjtë sëmuren rëndë nga korona-virusi.

Thuhet se cilësia e një kombi demonstrohet përmes mënyrës sesi kombi i trajton të moshuarit e vet.

Autoritetet shtetërore-shëndetësore duhet të informojnë me ndershmëri dhe hapur për skenarin më të keq të mundshëm në një pandemi korona. 

Nëse jo, njerëzit nuk i marrin paralajmërimet aq seriozisht. Autoritetet shëndetësore nuk duhet të fshehin fakte nga frika e panikut në popullatë. 

Pra duhet të tregojnë të vërtetën e pakëndshme në lidhje me pasojat e mundshme të kësaj epidemie.

***
Ne duhet të qëndrojmë së bashku si një shoqëri për të kufizuar infeksionin. Merrni përgjegjësi, si individë dhe në nivelin drejtues.
Ajo që ne dimë me siguri është se kjo krizë, qoftë ajo stuhi e përsosur apo rrugë më e keqe e një cunami akoma më të keq - ka zbuluar se sa e rrezikuar është shoqëria jonë.

Ne ende mund të ndryshojmë zhvillimet e kësaj pandemie. Por atëherë duhet të merremi me zhdukjen e paralizës së veprimit.
Paniku është i lehtë dhe bëhesh edhe më egoist sesa ishit më përpara kur ndodhin gjëra të tilla. 

Por unë shpresoj se ka akoma diçka të jashtëzakonshme në gjenet dhe kulturën tonë të lashtë pellazge/ilire/shqiptare. 

Ne jemi të aftë për solidaritet dhe unitet dhe të ngrihemi kur të jetë e nevojshme. Kjo është një situatë e tillë. 

Tani në fakt duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin; vëllezër dhe motra jemi, kudo që gjendemi. 

Dhe, ata prej jush që kanë aftësi drejtuese duhet të shkojnë përpara dhe ta tregojnë atë në praktikë.

Realiteti është se ky virus në rastin më të mirë mund të zhduket nga moti i ngrohtë, domethënë, gjatë verës. 

Por nuk mund të merret si e mirëqenë në asnjë mënyrë, dhe në këtë rast ka shumë të ngjarë të përhapet përsëri në vjeshtë.

 Dhe ne po flasim për një virus shumë ngjitës.

Të gjithë tani kanë një përgjegjësi të kufizojnë infeksionin. 

Më në fund një vendim i domosdoshëm, kontrollimi (mbyllja) e kufirit, mbyllja e shkollave dhe kopshtit të fëmijëve, e qendrave tregtare, çajtoreve, kafeneve, “shtëpive publike” etj përveç dyqaneve ushqimore dhe barnatoreve.

 Unë shpresoj se nuk ka aq budallenj në shoqërinë tonë dhe të gjithë duhet të mbështesin një vendim të tillë, dhe të kuptojnë se interesi për të shpëtuar jetë është më i rëndësishëm se qejfi për t`u sjellë kot rrugëve dhe ekonomia.

 Fëmijët gjithashtu do të ndihmojnë për të zvogëluar infeksionin! Në fund të fundit, është shumë e rëndësishme të kufizohet infeksioni në mënyrë që spitalet në Shqipëri, 

Kosovë dhe trojet tjera arbërore nën okupimin sllavo-ortodoks, të trajtojnë numrin e pacientëve që do të kenë nevojë për ndihmë në frymëmarrje, dhe shumë mjekë kanë qenë jashtë në media dhe thanë që kjo është absolutisht e nevojshme me masa të forta, tani.

Shpresoj se gaboj, por mungesa e shtretërve dhe mungesa e pajisjeve adekuate në lidhje me numrin e të sëmurëve që kanë nevojë për të njëjtën kohë do të rrisin në mënyrë dramatike vdekshmërinë e covid-19, gripin dhe dëmtimet kritike. 

Atëherë nuk ka rëndësi nëse ka më pak apo më shumë mjekë-infermierë.

Ne do të jemi në gjendje ta mposhtim këtë virus vetëm nëse qëndrojmë së bashku, dhe jo kundër njëri-tjetrit. Pra, le të veprojmë tani menjëherë.

Është tepër vonë për ta mbyllur derën e stallës kur kuajt kanë ikur.

Vdesin të tjerë mjekë në Lombardi, Spitali i Bergamos: ‘Kemi nevojë urgjente për staf dhe pajisje mjekësore’


:0f52571731c8d54331cefb202ff7dde9
Pesë mjekë kanë vdekur për shkak të koronavirusit të ri në Lombardi, duke e cuar në 13 numrin e viktimave të bilancit tragjik në mes të bluzave të bardha, sipas asaj që raporton Fnomceo. Janë Luigi Ablondi, ish drejtor i përgjithshëm i Spitalit të Crema, Giuseppe Finzi, mjek spitalor i Cremonas dhe Antonino Buttafuoco, mjek në Bergamo dhe Luigi Frusciante, mjek familjar. Të tre ishin në pesion por kishin dalë vullnetarë në këtë situatë. Lista e të vdekurve në mes të mjekëve vazhdon të rritet.

Apeli dramatik nga spitali i Bergamos




‘Kemi shumë nevojë për mjekë dhe infermierë, gjithashtu edhe për aparatura mjekësore’, është ky apeli në anglisht, i drejtuar edhe jashtë vendit, i Stefano Fagiuoli, drejtor i departamentit të Mjekësisë të Spitalit Papa Giovanni XXIII e Bergamos, që është në emergjencë të plotë për koronavirusin.

BBC: Ja kur përfundon epidemia!


E gjithë bota po izolohet; vende që dikur gëlonin nga njerëzit, sot janë kthyer në qytete fantazmë me rrugë të boshatisura.

Methode Times Prod Web Bin F410c486 690a 11ea B96a 000a4e1a8b0c

Kjo është sot një përgjigje e paprecedentë ndaj një sëmundjeje, por kur do t’i vijë fundi pandemisë dhe jeta të rikthehet në normalitet? Kryeministri britanik Boris Johnson beson se vala e koronavirusit në Britaninë e Madhe do të tërhiqet brenda 12 javësh.


Por edhe nëse rastet nisin e bien vërtet pas tre muajsh, do të jemi sërish larg fundit të sëmundjes, thotë BBC. Që virusi të zhduket plotësisht mund të duhet një kohë e gjatë, ndoshta vite. Për këtë arsye, shteteve do t`i nevojitet një strategji “daljeje”, një mënyrë për të hequr kufizimet. Situata e krijuar, vazhdon gjigandi mediatik, nuk funksionon dot në periudhën afatgjatë pasi dëmi ekonomik dhe ai social do të ishte katastrofik.

Parashikimet nuk janë shumë optimiste: edhe nëse një vend e mposht virusin, ekziston gjithmonë rreziku i një rikthimi të tij në momentin kur hiqen kufizimet. Ndaj nuk ka për të qenë e lehtë gjetja e një strategjie “ të daljes”. Tre janë deri tani mënyrat më të mundshme për të shpëtuar nga ky lëmsh: Vaksinimi i popullatës; mundësia që një numër I mjaftueshëm njerëzit të krijojnë imunitet përmes infektimit ose ndryshimi i përhershëm i sjelljes në një shoqëri, dhe kjo e fundit, është mjaft e vështirë.

Llojet e alienëve që mund të kontaktojnë me njerëzit


:
Nëse besoni në ekzistencën e jashtëtokësorëve dhe doni që t’i kontaktoni ata, atëherë disa thonë se mund të ndihmojnë në këtë drejtim.



Ja cilat lloje të alienëve mund t’i kontaktoni:

Alienët Essassani

Alienët Essassani në fakt janë kushërinjtë tanë reptilë, të hirtë. Dikur, në Tokë kishin ardhur alienët gri, të cilët besohet se kanë pësuar mutacione deri në atë masë, saqë nuk kanë mundur më të riprodhohen. Ata mund të mbijetonin vetëm me klonim. Por, njerëzit pranuan që t’ua huazojnë atyre gjenet e veta. Pjesa më e madhe e ngjarjeve të rrëmbimeve nga alienët, ka të bëjë me këtë racë të tyre. Ata janë këtu që të na mbështesin përgjatë rrugës tonë të evoluimit. Alienët Essassani janë shpirtmirë dhe të dashur.

Alienët Yahyel (ose Shalanaya)

Yahyel janë alienë të mrekullueshëm dhe të këndshëm. Ata rrezatojnë me një energji të pastër diellore dhe janë “të afërmit më të afërt” që i kemi në gjithësi. Ata do të jenë raca e parë e alienëve që do të na kontaktojnë haptazi në një të ardhme të afërt. Ata janë tepër të bukur, të butë, inteligjentë dhe të sjellshëm. Edhe këta na ndihmojnë që të evoluojmë.


Alienët hibridë sirianë

Bëhet fjalë për alienë tepër të përparuar që kanë pasur kontakte të shumta me ne, që nga fillimi. Ka shkrime antike që thonë se këta alienë ishin të përfshirë në krijimin e racës njerëzore. Ata jetojnë 300 deri 500 vjet dhe janë me dhjetëra mijëra vjet më të përparuar sesa ne. Qeniet e paraqitura në filmin “Avatar” thuhet të jenë të ngjashme me alienët sirianë.

Plejadianët

Plejadianët Hypersapiensë janë të gjatë, me fytyrë të rrumbullakët, sy të gjerë dhe me tipare të detajuara. Janë qenie të bukura me flokë të verdhë dhe sy të kaltër. Trupat e tyre janë si instrumente të përkryera delikate, që marrin sinjale nga tërë universi. Plejadianët janë shumë të kyçur në Aleancën ndëryjësore, duke mbështetur zhvillimin e racave në planetë të tjerë. Janë shumë të sjellshëm dhe të dashur.

Arkturianët

Janë raca më e vjetër në tërë Kashtën e Kumtrit, prandaj janë edhe shumë të përparuar. Ata kanë forma të ndryshme, pasi për shkak të nivelit të lartë të zhvillimit, jetojnë në një dimension të veçantë. Ata janë duke u bërë gjithnjë e më pak qenie fizike.

Si të kontaktojmë me këta alienë?

Mjafton që të meditoni sa më shumë, çdo ditë, në të njëjtën kohë. Rrini të qetë dhe dëgjoni. Ndoshta mund ta bëni ndonjë pyetje dhe ta prisni përgjigjen. Këto qenie janë me mijëra dhe milionë vite para nesh, kështu që komunikimi me telepati për ta është shumë i thjeshtë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...