Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/03/28

Ish- ministri Prof.Dr. Dritan Shehu: Nuk po ndiqen kontaktet, testime duhet të bëhen në çdo laborator


Ish-ministri i Shëndetësisë,Prof.Dr. Tritan Shehu,anesteziolog , ngriti shqetësimin se në Shqipëri nuk po ndiqen kontaktet nga personat e infektuar. 

Në një lidhje me skype për RTV Ora, Shehu tha se po testohen vetëm njerëzit që kanë shenja dhe jo të tjerët.

Tritan Shehu: Testimi i popullsisë duhet bërë në dy elementë. Testimi i parë duhet bërë për të ndjekur kontaktet. Pra nëse supozojmë se X është kontaminuar, ne ndjekim kontaktet e tij që ka pasur në 10 ditëshin e fundit. Këtu mund të jenë qindra indivdë që duhen ndjekur dhe testuar. Kjo është e detyrueshme, që fatkeqësisht tek ne nuk po realizohet. Ne kemi hequr dorë edhe nga ndjekja e kontakteve. Ne gjurmojmë rastet që kanë shenja klinike, jo rastet që nuk kanë shenja klinike. Po të shikosh parametrat tonë të testimit, është shumë e lartë përqindja e pozitivitetit, gjë që nuk është e mirë. Qënia kaq e lartë e pozitivitetit në testime tregon që ti ke testuar që në fillim njerëz që ke dyshuar, nuk ke zgjeruar harkun e atyre që ke testuar për të shkuar tek personat e kontaktit dhe për të dalë më pas tek kërkimi horizontal i popullsisë që është gjëja e mirë ku duhet të dalim ne. Pra fakti që na dalin shumë tampona pozitivë nuk është pozitive. Bën që kërkimi bëhet vetëm duke u nisur nga indikacionet klinike. Kjo është e vonshme, jo e mjaftueshme dhe nuk të çon në suksesin e identifikimit të sa më shumë rasteve të reja, në izolimin e tyre, në mjekimin e tyre dhe në ndalimin e përhapjes.

Tritan Shehu tha se për testime duhen shfrytëzuar edhe laboratorë të tjerë në vend, për të përdorur edhe metoda të tjera, sic është edhe ajo e imunokromatografisë.

Tritan Shehu: Nuk mund të bëhet testimi i popullsisë shqiptare vetëm në një laborator në Tiranë, apo edhe me një tjetër në QSUT. Kjo është krejtësisht iluzive, e pamjaftueshme dhe jashtë standardeve. Shqipëria duhet të shfrytëzojë shumë laboratorë në gjithë territorin e saj. Duhet ti shfrytëzojë me testin klasik të tamponeve, por duke i ftuar sa më shpejt edhe testimet e shpejta. Sot si testime të shpejta kemi imunokromatografinë, që është një metodë që po përdoret me sukses në shumë vende. Kjo mund të përdoret në gjithë laboratorët që ka Shqipëria sot, publike apo private sepse nuk kërkon pajisje të vecanta. Ka një kosto shumë të lira. Po përgatiten edhe metoda të tjera, sic është Eliza apo sic janë disa metoda ultra të shpejta që nuk kanë dalë akoma. Por ne të shfrytëzojmë këto metoda që janë.

Vladimiri është i shëruari më i fundit nga COVID-19, ai shprehet shumë mirënjohës ndaj stafit mjekësor për kujdesin në 20 ditët e qëndrimit të spitali I Infektivit.

Pas 20 ditësh shërohet nga koronavirusi, shqiptari: Ka qenë një luftë fizike dhe psikologjike
Shefja e Infektivit, Nadaja Çomo poston një video me një pacient të shëruar nga koronavirusi.

Vladimiri është i shëruari më i fundit nga COVID-19, ai shprehet shumë mirënjohës ndaj stafit mjekësor për kujdesin në 20 ditët e qëndrimit të spitali i Infektivit.

“Pas 20 ditësh po largohem nga spitali i shëruar plotësisht falenderoj jashtë mase stafin mjekësor me në krye shefe Najadën, mjekët për kujdesin madhështor, infermierët, sanitarët që vinin na pastronin dhomat, jam shumë I kënaqur për kujdesinqë ka treguar stafi I infektivit, ma kanë bërë shumë të lehtë sepse ka qenë një luftë e fortë fizike dhe psikologjike, pa këta nuk do t’ia kisha dalë kaq mirë, faleminderit”, ka thënë Vladimiri i shëruari nga COVID-19.

Grupi #mekryeministrin, fushatë për orientimin seksual të Richard Grenellit

Përfaqësuesi Special Presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ai për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, të enjten, përmes një deklarate të përbashkët, kanë demantuar hapur dhe fuqishëm pretendimet për ekzistencën e një marrëveshjeje të “fshehtë” Kosovë-Serbi, që përfshin korrigjim kufijsh e shkëmbim territoresh.

Një pretendim të tillë e kishte shfrytëzuar dhe e kishte përdorur politikisht jashtëzakonisht shumë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si arsyetim për mosheqjen e plotë të taksës pa kushte, siç kërkonte Washingtoni.

Sipas Kurtit, nëse do të hiqej taksa siç kërkon Amerika, menjëherë do të fillonte implementimi i një marrëveshjeje të tillë sekrete.

E demantimi amerikan i pretendimeve të tilla të Kurtit për marrëveshje sekrete po përcillet me komente fyese e vulgare në drejtim të dy zyrtarëve amerikanë, Richard Grenell e Matthew Palmer.


Në grupin e quajtur “Mekryeministrin”, në Facebook, i cili është vënë në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje, janë me dhjetëra komente që përmbajnë fyerje të rënda në drejtim të Grenellit e Palmerit.

Richard Grenellin përveç që e akuzojnë për lidhje me Serbinë dhe për të korruptuar, në këtë faqe që është vënë në shërbim të partisë së Kurtit, shumë komentues e fyejnë edhe në baza të orientimit të tij seksual.

Një koment indirekt rreth orientimit seksual të Grenellit e kishte bërë edhe vetë Albin Kurti, kur kishte deklaruar se “nuk i shtrihem Grenellit sikur këta të LDK-së”.

 Disa prej komenteve më vulgare me të cilat komentues të shumtë që janë pjesë e faqes “Mekryeministrin” dhe nga profile private, fyejnë dhe linçojnë emisarin e Trumpit për dialogun, Richard Grenell.

“Nuk na vyn një homoseksual me bisedu…”, shprehet njëri prej komentuesve.

“Aman a po e dini kush është Grenelli!?, ni peder i qmendur që askush në Gjermani nuk e ka dashtë”, shkruan një komentues tjetër në grupin “mekryeministrin”.

“Ky Grenell pederi… janë pro serb kjo udheheqja e Grenell pederit”, shprehet një tjetër në grupin që përkrah Kurtin.

“O në rrs Grenell pederi”, komenton një tjetër.

“Vuçiqi peder, Grenelli peder, Thaçi ka hy mes tyre”, shkruan një tjetër.

“Grenelli nuk është amerikan. Grenelli është peder rus”, shprehet një tjetër.

“Paramendo, fati i Kosovës varet te nji peder”, shprehet një tjetër.

Ka edhe të tjerë që fyejnë Grenellin për shkak të orientimit seksual edhe në rrjete të tjera soaciale.

“Koti e ki, populli nuk i han foret e juve. Jepja një fustan dhuratë Grenellit”, shkruan një tjetër në Twitter.

Në grupin “Mekryeministrin” nuk e kursejnë as Matthew Palmerin, duke e akuzuar për lidhje me Serbinë.













Marrë nga Gazeta express

Ja pajisja që shkatërron koronavirusin nga telefonat tuaj


Çfarëdo që të prekni me duart tuaja, ushqimi, bakteret, pluhuri mund të transferohen në celularin tuaj, duke e bërë atë një “pjatë” të lëvizshme që mund të ngjitet me mikrobet.

Pra, ka një diskutim në rritje për mënyrën e mbajtjes së telefonave të dezinfektuar, pasi shpërthimi i koronavirusit vazhdon të përhapet në të gjithë botën.

Dhe kjo është arsyeja pse shitjet e një makinerie pastrimi të quajtur PhoneSoap janë në rritje.

Produktet e PhoneSoap, të cilat vrasin mikrobet në telefona duke i larë ato me rreze ultraviolet, nuk janë testuar kundër COVID-19. Por të ardhurat deri më tani këtë muaj janë rreth 20 herë më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shprehet bashkëthemeluesi Dan Barnes për CNN.


Kompania shiti nga pajisjet e saj në fillim të marsit, por aktualisht është duke marrë porositë që do të dërgojnë midis 15 Prillit dhe 30 Majit, sipas faqes së saj të internetit.

“COVID-19 nuk është diçka që ne e festojmë, por ai ka rritur padyshim vetëdijen se telefonat ose sipërfaqet e forta mund të mbajnë baktere me ditë të tëra dhe se është e rëndësishme për t’i pastruar ato,” – tha Barnes.

Higjiena e telefonit ka rëndësi përgjithësisht sepse hulumtimet kanë treguar që pajisjet tona mobile mbajnë patogjenë që mund të përfshijnë baktere rezistente ndaj antibiotikëve, tha Mia Lieberman, një veterinere në shkollën mjekësore të Harvardit i cili ka testuar efektivitetin e PhoneSoap.

Këto mikrobe mund të përbëjnë një rrezik, veçanërisht për njerëzit me gjendje shëndetësore jo të mirë.

Si funksionon?

Modeli tradicional i PhoneSoap, i quajtur UV-C, dëmton bakteret dhe viruset, në mënyrë që ata të mos mund të përsëriten.

PhoneSoap vret 99.99% të mikrobeve shtëpiake, përfshirë E. coli dhe salmonelën, sipas asaj që shkruhet në faqen online të firmës.

Në një studim, Lieberman e testoi atë kundër baktereve dhe zbuloi se ishte efektive. Por ajo vuri në dukje se eleminoi dhe COVID-19, por ajo ka të ngjarë të kërkojë një dozë shumë më të madhe UV-C se sa pajisjet që janë në dispozicion.

Për të marrë kaq shumë intensitet të dritës UV-C, tha Lieberman, do të duhej ta linit telefonin tuaj në modelin e testuar të PhoneSoap për më shumë se dy orë.

Ushtria kineze apo amerikane krijoi COVID-19 si bio-armë? flasin ekspertët



Prej nisjes së epidemisë kanë qenë të shumta teoritë se COVID-19 është një sëmundje e krijuar nga njeriu, saktësisht nga Kina ose SHBA për qëllime destruktive, por provat shkencore e politike në të dyja vendet po hasin vështirësi për ta provuar.

Në rrethet konservatore të politikës së SHBA thuhet se virusi është krijuar nga laboratori biologjik kinez i nivelit 4 të sigurisë (BSL-4) në Vuhan, ku lindi dhe epidemia.Laboratori drejtohet nga Institutit Kinez i Virologjisë në Vuhan që studion sëmundjet infektive, patogjenët e gjallë dhe disa tipe koronavirusesh.

Senatori republikan Tom Cotton nga Arkansas postoi i pari këtë teori më 30 janar. “Ne nuk e dimë origjinën e këtij koronavirusi … por dimë që në Vuhan ndodhet superlaboratori i vetëm i nivelit 4 në Kinë, që punon me patogjenët më vrasës, madje edhe me koronaviruset”, shkruante ai.Shkencëtari amerikan Steve Mosher shkroi një editorial në New York më 22 shkurt me titull “Mos e hani rrëfimin kinez: Koronavirusi mund të ketë shpëtuar nga laboratori”. Influencuesi hebre Mosher, ka shkruar gjithahstu një libër me titull “Gangsteri i Azisë; Ëndërrat e Kinës kërcënojnë rendin botëror”.Por laboratoret e kategorisë BSL-4 kanë nivelin më të lartë të sigurisë pikërisht prej punës së tyre me agjentë kërcënues për jetën si Ebola, ethet Lassa e virusi Marburg. Ato janë të lajisur me sisteme ventilimi të kalibrit të lartë, mure të përforcuar dhe sisteme sigurie që i veçojnë nga bota e jashtme.

Në SHBA ka të paktën 4 laboratore të tipit BSL-4 në Atlanta, Maryland, Texas, Hamilton e Montana, të cilët studiojnë patogjenë të rrezikshëm.“Teoritë e konspiracionit për viruse të krijaur nga njeriu nuk janë diçka e re. E kemi parë këtë me HIV — kur u tha se e kishte prodhuar SHBA dhe e kishte lëshuar në Afrikë. Por këto janë gjëra të rrezikshme për t’u përhapur,” thotë Gerald Keusch, profesor mjekësie në Boston University.


Kina gjithashtu ka tentuar të kthjejë pllakën dhe ka thënë se virusi është prodhuar nga SHBA.

Kjo bëri që presidenti Donald Trump t’i shtpjë benzinë zjarrit duke e quajtur COVID-19 në deklaratat publike ‘virusi kinez.‘Kina po shpërndan informacione, që janë të gënjeshtërta, se ushtria jonë ka shpërndarë virusin, prandaj për të mos debatuar unë po e quaj virusin me emrin e vendit ku lindi”, tha Trump.Kërkimet mbi përbërien gjenetikle të virusit sugjerojnë se ARN e tij i ngjan viruseve që qarkullojnë qetësisht te lakuriqët e natës. Por sipas tyre nuk ka shumë gjasa që koronavirusi i tij të jetë krijuar si armë pasi sulmet biologjike vrasin në numra shumë më të mëdha dhe mund të transportohen në pikat e goditjes, në një kohë që virusi aktual është i papërmbajtshëm për nga përhapja.

Shkencëtarët nëpër botë janë bërë bashkë për të zbuluar sa më shpejt një vaksinë ose një kurë për koronavirusin. Po ashtu po punohet me shpejtësi për të mundësuar që testimet të jenë sa më të shpejta.

Ndoshta miku më i mirë i njeriut mund të ndihmojë në këtë aspekt. Në Britani, shkencëtarët kanë nisur punën për të parë nëse qentë mund të nuhasin koronavirusin.

Kërkimet e mëparshme kanë zbuluar se qentë mund të nuhasin malarien, kështu që ekspertët më të mirë britanikë po punojnë për të parë nëse kjo funksionon edhe për CORONA VIRUSIN  Covid-19.

Nëse kjo vërtetohet, qentë mund të përdoren për të kontrolluar këdo, përfshirë ata që nuk kanë simptoma.


“Kjo do të ishte e shpejtë, efektive dhe gjithashtu burimet e kufizuara të testimit të NHS mund të përdoren vetëm atje ku ato janë të nevojshme,” tha Dr Guest.

Qentë mund të jenë gati në gjashtë javë për të ndihmuar në sigurimin e një “diagnoze të shpejtë, jo-invasive”, tha ajo.

Ata mund të kuptojnë gjithashtu nëse dikush ka ethe.

Prof Steve Lindsay, nga Departamenti i Bioshkencave të Universitetit Durham, tha që qentë e zbulimit mund të përdoren në aeroporte për të identifikuar me shpejtësi personat që mbartin virusin.

“Kjo do të ndihmojë në parandalimin e rishfaqjes së sëmundjes pasi ta kemi sjellë nën kontroll pandeminë e tanishme,” tha ai.

Specialistët e sëmundjes infektive kanë paralajmëruar se COVID-19 mund të jetojë në këpucët tuaja deri në 5 ditë. Sidomos këpucët me të cilat keni qenë në zona të ngjeshura si supermarkete, aeroporte apo transport publik.


Këpucët janë një nga vendet kryesore ku shumohen bakteret, kërpudhat dhe viruset. Pikat e frymëmarrjes që janë të bartura në ajër nga një person i infektuar me koronavirus mund të zbarkojë edhe në pjesën e sipërme të një këpuce.


Pjesa e poshtme e këpucëve janë bërë zakonisht nga materiale të qëndrueshme, sintetike si gomë, ose lëkurë të veshura me plastikë. Të gjitha këto mbajnë nivele të larta të baktereve, sese nuk e lejojnë të ajri, lëngu ose lagështia.

Australianët po bëhen gjithnjë e më të ndërgjegjshëm për atë mund të sjellin në shtëpi, pasi vendi regjistroi një rritje prej 190 rastesh brenda natës vetëm në New South Wales,


Doktori i familjes San Diego, Georgine Nanos tha për Huffington Post Australia se mundësia më e madhe që këpucët të marrin COVID-19 është në zonat me popullsi të madhe si zyrat, qëndrat tregëtare, trena, autobus dhe aeroporte.

Këshilltari shëndetësor i Misurit, Dr Mary E. Schmidt ka shprehur se koronavirusi mund të jetojë në sipërfaqe sintetike për 5 ditë ose më shumë.

Kjo u mbështet edhe nga specialisti i shëndetit publik në Kansas City, Carole Winner, i cili tha se këpucët e bëra me plastikë dhe materiale të tjera sintetike mund të mbajnë viruse aktive për ditë të tëra.

Njerëzit të cilët nuk punojnë nga shtëpia dhe vazhdojnë të bëjnë udhëtime, si punëtorët e kujdesit shëndetësor dhe asistentët e dyqaneve, këshillohet të përdorin një palë këpucë për çdo herë që dalin jashtë shtëpisë.

Këpucët e bëra nga kanavacë, pëlhura të buta ose lëkure faux duhet të pastrohen në lavatriçe në një cikël të ulët të temperaturës. Këpucët prej lëkure ose çizmet për punë të rënda duhet të pastrohen me dorë me doreza

Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”

              Aka demik Prof.dr. PHD. Eshref Ymeri Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mjetet e informimit masiv ka...