Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/03/31

Recension i librit “Hasan Prishtina stërnip i Abdullah Veliqit” – Dibran Fylli , Prishtinë 2020.



Nga Flori Bruqi



AKADEMIK DIBRAN FYLLI | INMEDIARES

Libri i akademik Dibran Fyllit “Hasan Prishtina stërnip i Abdullah Veliqit”(2020) është ndriçim i jetës dhe i veprës së Heroit dhe intelektualit Hasan Prishtina.

Akademik, Hakif Bajrami: Libri i akademik Dibran Fyllit, "Hasan ...


Për jetën dhe veprë e Hasan Prishtinës kanë shkruar  shumë studiues shqiptarë e të huaj, historian, shkrimtar e profesorë universitarë .

Kontributinmë të madh prej të gjithëve e ka dhënë  Dibran Fylli,  ngase ai më fakte shkenëcore e  ndriçojë   veprën e heroit dhe kolosit të kombit shqiptar , Hasan Prishtina.

Studiuesi Dibran Fylli ka falënderuar të gjithë ata që i kanë ndihmuar rreth këtij libri duke kontribuar në sigurimin e shumë dokumenteve dhe fotografive e në veçanti falënderon pasardhësit e familjes së gjerë të heroit Hasan Prishtina pa të cilët nuk do të ishte e mundur hedhja në dritë e këtij libri historik.

Në fokus të librit Fylli  e ka vënë gjenealogjinë e familjes së Hasan Prishtinës, pasi që viteve të fundit ka pasur shumë paqartësi dhe pasaktësi rreth prejardhjes së heroit tonë kombëtar.

Qëllimi i tij në botimin e tretë të librit ka qenë orientimi i gjenealogjisë së Hasan Prishtinës dhe familjes së gjerë nga ana e babës dhe nga ana e nënës ngase kjo çështje sipas autorit  nuk është rrekë  sa duhet nga studiuesit e deritanishëm, ose edhe ata qe janë marrë me biografinë e Hasan Prishtinës ,ngase nuk përputhen për disa çështje, prandaj ai ka dashur që përmes dokumenteve të ja jap publikut një të vërtetë në këtë libër .

Vitet e fundit janë paraqitur edhe pretendentë duke u thënë se janë pasardhës të Hasan Prishtinës pra si nipa të tij por autori i librit e mohon një gjë të tillë duke thënë se Hasan Prishtina personalisht nuk ka pasur fare fëmijë.

Hasan Prishtina , sipas studiuesit  personalisht nuk ka pasur fëmijë me zonjën Igballe, ata dy kanë adoptuar Sadakan një vajzë nga Shkodra me origjinë çerkeze ajo pastaj ka pasur një vajzë dhe një djalë, por për fat të keq të dy fëmijët i vdesin Sadakasë pra trashëgimtarë të vërtet Hasan Prishtina nuk ka, përveç familjes së gjerë axhallarëve dhe fëmijëve të axhallarëve.

 Ideja  e autorit Dibran Fyli për të ribotuar për herë të tretë  librin  e përmasave të tilla i ka lindur qysh moti dhe konkretisht ka filluar të merret me mbledhjen e fakteve dhe materialeve mbi 30-të vjetë...

Vepra e autorit Dibran Fylli( 1,ribotimi 2 dhe 3) ka zgjuar interes të veçantë  , për hartimin e  librit studimorë për intelektualin dhe luftëtarin e denjë të kohës, Heroin kombëtar Hasan Prishtina.  

Autori ka shfrytëzuar një material të bollshëm burimor,  dokumentet arkivore pranë Arkivit të Vjenës ,Institutit të Historisë në Tiranë,Arkivit ë Kosovës si dhe arkivit personal të studiuesit tonëkosovar Akademik Prof.Dr.Hakif Bajrami,Ph.D., si dhe  literaturë shkencore nga autor të huaj e ato shqiptar si dhe shtypin e kohës.

Krahas pjesës hyrëse ka edhe vështrime të shkurtëra  rreth disa mendimeve nga autor dhe politikan të kohës për Hasan Prishtinën, që veçohën nga autori Dibran Fylli.

Në librin studimor të akademik Dibran Fyllit , përshkruhet për ofensivën diplomatike të Austro-Hungarisë, për krijimin e shtetit shqiptar, ku Austro Hungaria kishte prej 100 vjetësh marrëdhënie me popullin shqiptar katolik dhe kishte zhvilluar 15 vitet e fundit para luftës Ballkanike një veprimtari, me qëllim të gulçonte ndjenjat kombëtare të shqiptarëve e të përgatiste kushtet e nevojshme për krijimin e një pavarësie kombëtare….

 Po në këtë pjesë të veprës, jepen qëndrimet edhe të Fuqive tjerë të Mëdha, si dhe të shteteve ballkanike, rreth problemit shqiptar. 

Kështu, siç vë në dukje autori, edhe pse Italia si qëllim parësor pati “krijimin e një Shqipërie vasale”, përkatësisht për “ta përvetësuar për veten e vet”, atë e obligonte marrëveshja e mëhershme me Austro-Hungarinë, që “në rast të status qua-së në Ballkan” të krijohet shteti shqiptar. 

Për dallim nga Austro-Hungaria dhe Italia, qëndrimi i Anglisë ishte për një Shqipëri autonome, ndërsa Rusia dhe Franca, sikurse edhe shtetet ballkanike ishin kundër dhënies së çfarëdolloj autonomie për shqiptarët.

 Ndërkohë, Perandoria Osmane, binte dakord për dhënien e autonomisë apo të pavarsisë së Shqipërisë, pasi siç shprehet, Fylli, ajo “ja dha vetë një status të tillë”.

 Fjalën e ka për Marrëveshjen e Shkupit (18 gusht 1912), përkatësisht miratimi i 12 nga 14 kërkesat e Hasan Prishtinës, me çka, siç dihet edhe pse një kohë të shkurtë shqiptarët fituan autonominë në kuadër të Perandorisë Osmane. Gjithnjë në mbështetje të dokumenteve të kohës, Dibran Fylli , hedh dritë mbi përpjekjet këmbëngulëse të Serbisë, për t’u shtrirë deri në Adriatikë, përkatësisht, deri në Durrës, dhe kjo çështje, sipas autorit, mesiguri se do të realizohej, po të mos ishte veto-ja e Austro-Hungarisë.

Sipas Fyllit letra e Brtholdit dërguar më 3 nëntor Peterburgut – nuk mund të japim votën tonë kurrsesi, që të lidhet Serbia me Adriatikun nëpërmjet tokës shqiptare duke qenë se në këtë mënyrë do të binin në kundërshtim me parimin e autonomisë etnike, që kanë shpallur vetë shtetet ballkanike dhe që do të kalonte medoemos nëpër tokën e pakundërshtueshme të një populli tjetër ballkanik; kjo do të quhet si hapi i parë i Serbisë për t’u bërë një fuqi detare në Adriatik…

Sipas,Dibran Fyllit, Austro-Hungaria, madje ishte e gatshme që qëndrimin e vet, sa i përket mosdaljes së Serbisë në det, ta mbronte edhe me luftë. Ishte pikërisht ky qëndrim i prerë i qeverisë Austro-Hungareze, që e detyroi Rusinë Cariste, të tërhiqet nga kjo kërkesë. Ministri i jashtëm rus, Sazanov, njoftonte diplomacinë franceze se qeveria perandorake i deklaronte kategorisht Serbisë, se ajo nuk duhet të shpresojë të tërheqë Rusinë, e cila është e vendosur të mos shkojë deri në luftë të armatosur për një port serb në Adriatik….

Autori hedh dritë mbi bisedimet e zhvilluara në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, për statusin juridik të Shqipërisë, që sipas Dibran Fyllit, Austro-Hungaria e përkrahur nga Italia dhe Gjermania insistonte për një pavarësi të plotë të Shqipërisë, ndërkohë shtet e Antantës, në radhë të parë Anglia ishte për një autonomi.

 Pas një beteje të madhe diplomatike midis dy grupimeve, më 29 korrik Konferenca e Ambasadorëve miratoi stausin përfundimtar të Shqipërisë. 

Në nenin 1, të këtij dokumenti thuhej: “Shqipëria është një principatë autonome, sovrane dhe e trashëguar sipas rendit të paralindur nën garancinë e gjashtë Fuqive të Mëdha. Princi do të caktohet prej gjashtë Fuqive të Mëdha.”. 

Ndërsa neni 2, përjashtonte çdo lidhje “suzereniteti” midis Turqisë dhe Shqipërisë, ndërsa në nenin 3 thuhej se “Shqipëria është neutralizuar” dhe se neutraliteti i saj ishte i garantuar nga gjashtë Fuqitë e Mëdha.

Autori ndalet në debatin e zhvilluar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, rreth përcaktimit të kufijve të Shqipërisë, që sipas tij, në tryezë ishin shfaqur dy propozime, austro-hungarez dhe rus. 

Projekti austro-hungarez, siç vë në dukje autori, parashikonte, që në “veri vija kufitare të kalonte nga gryka e Bunës në rrjedhën e saj deri afër Razhnicës, pastaj në gjysmë rrethi nga Jugu i Gucisë e Plavës, të drejtohej në Pejë, Gjakovë, Prizren duke i lënë këto qytete brenda shtetit shqiptar. 

Nga Prizreni vija kufitare do të kalonte në Jug deri në Ohër e në liqenin e Prespës duke përfshirë Dibrën dhe Ohrin brenda Shqipërisë. Në Jug kufiri përfshinte brenda Shqipërisë Korçën, Janinën dhe nëpërmjet rrjedhës së lumit Kallamas dilte në Detin Jon…

Për dallim nga projekti austro-hungarez, projekti rus përfshinte një territor shumë të ngushtë në shtetin shqiptar. Vija e kufirit në Veri ishte lumi Drin deri në pikën e bashkimit të Drinave, pastaj dilte në liqenin e Ohrit, ndërsa në jug Korçën, Delvinën dhe Sarandën i linte jashtë kufijve të shtetit shqiptar.

 Pra, me një fjalë projekti rus linte jashtë Shqipërisë: Shkodrën, Prizrenin, Pejën, Gjakovën, Ohrin, Dibrën, Janinën, Korçën, Delvinën dhe Sarandën…

“Projekti Austro-Hungarez – vë në dukje Fylli – ndeshi në kundërshtimin e rreptë të Rusisë, që nuk e merrte fare parimin e etnisë…. 

Kufiri që propozoi Austro-Hungaria i jepte shtetit të ri mundësi të arsyeshme për të arritur stabilitet e përparim. Por, këtë nuk e dëshironin as Rusia dhe as Franca, e as aleatët e Ballkanit. Kufiri që u vendos në fund fare ishte dhunimi i të gjitha argumenteve etnike, historike, ekonomike dhe gjeografike, dhe në të vërtetë i të gjithë argumenteve të rëndësishme…

Edhe pse Austro-Hungaria, shprehet Fylli, fillimisht këmbëngulte që brenda kufirit të shtetit shqiptar, të përfshiheshin Dibra, Prizreni, Peja, Gjakova dhe Shkodra, ajo më vonë, për shkak presioneve të shumta nga ana e shteteve të Antantës, u tërhoq nga Dibra, Prizreni e Peja dhe së fundi edhe nga Gjokova, vetëm e vetëm që ta mbroj Shkodrën,.

Më 24 mars Bertohld i dërgoi një telegram Mensdorfit, që ai ta dorëzoj Gjakovën. Kështu nën kërcënimin e Rusisë e gjithë Kosova, Rrafshi i Dukagjinit dhe më pas një pjesë e Maqedonisë shqiptare i kaloi Serbisë.

 Kjo ishte humbje për diplomacinë e Vjenës, por nuk kishte alternativë tjetër veç luftës midis Fuqive të Mëdha, që do të çonte me pajtetër në një luftë botërore…”, shkruan ndër të tjerava akademiku Dibran Fylli .

Në librin studimor të Dbran Fyllit përshkruhet situata politike dhe e sigurisë brenda kufijve të shtetit shqiptar të përcaktuar nga ambasadorët e gjashtë Fuqive të Mëdha. 

Në përputhje me vendimet e 29 korrikut, Austro-Hungaria, insistonte që forcat ushtarako-policore serbe, malazeze dhe ato greke të tërhiqeshin sa më parë që ishte e mundur nga territori shqiptar, mirëpo një kërkesë e tillë nuk përfillej nga qeveritë përkatëse.

 Rrjedhimisht, pasuan reagimet e ashpra të Austro-Hungarisë, drejtuar Beogradit, që filluan më 14 shtatorit 1913, kur ajo për herë të parë e paralajmëroi Beogradin, për të vazhduar me demarshin e 29 shtatorit, pastaj me paralajmërimin e dytë që ndodhi më 7 tetor, me notën kërcënuese të 14 tetorit të kontit Berthold drejtuar Pashiqit, dhe së fundi me Ultimatumin e 17 tetorit, përmes së cilit, Austro-Hungaria, kërkonte nga Beogradi që në një afat prej 8 ditëve, t’i tërheq të gjitha fuqitë e veta ushtarake nga territori shqiptar, në të kundërtën “qeveria perandorake dhe mbretërore, me keqardhjen më të thellë do ta shihte veten të detyruar që të përdorte mjetet e përshtatshme për ta realizuar kërkesën e saj.”.

Ashtu siç edhe parashihej në Ultimatum, në ditën e tetë, përkatësisht më datë 25 tetor, kishte përfunduar tërheqja e trupave serbe nga territori i shtetit shqiptar. 

Masa të ngjashme sikurse ndaj Serbisë, Austro-Hungaria, ndërmorri edhe kundër Greqisë, e cila mbante të pushtuara Korçën dhe qendrat tjera shqiptare të Jugut.

Autori sjell konkluzionet e veta, rreth rolit të Austro-Hungarisë në krijimin e shtetit shqiptar, ku thekson se historiografia shqiptare “nuk e ka shkruar të vërtetën e krijimit të shtetit shqiptar” dhe se ajo e “ka zbehur rolin e Austrisë në këtë proces” duke e nxjerr në plan të parë “faktorin shqiptar”. 

E vërteta është, se faktori shqiptar ishte i paorganizuar dhe përdorej nga Fuqitë ballkanike për interesat e këtyre shteteve…

Krijimi i shtetit shqiptar është meritë e Austro-Hungarisë, që donte një shtet të fortë dhe të madh shqiptar për arsye gjeo-strategjike, sepse me anën e tij ndalohej Serbia të dilte në Adriatik dhe të zgjerohej deri në atë pikë, saqë të kërcënonte vetë Monarkinë e Danubit…

Autori duke ofruar fakte dhe dëshmi burimore, ka arritë të zbardh rolin e madh e vendimtar të Austro-Hungarisë, në krijimin e shtetit shqiptar, si dhe dhe kontributin e çmueshëm të saj, në ndërgjegjësimin e vetëdijes kombëtare shqiptare.

Krejt në fund, më duhet të prononcohem rreth disa vlerësimeve të akademikut Fylli, për faktorin e atëhershëm politik shqiptar në përgjithësi, e të Ismail Qemalit, Isa Boletinit , Hasan Prishtinës dhe Preng Bib Dodës në veçanti. 

Tërë atë që e thekson autori, në lidhje me Austro-Hungarinë dhe rolin e saj në krijimin e shtetit shqiptar është mase e vërtetë. 

E vërtetë është edhe ajo pjesë ku, autori hedh dritë mbi bashkëpunimin krerëve të sipërpërmendur shqiptar me Serbinë, Malin e Zi dhe Greqinë. 

Mirëpo, është e vërtetë edhe ajo se, për dallim nga Ismail Qemali (roli i të cilit ishte shumë i fuqishëm jo vetëm në Jug të Shqipërisë, por në mbarë hapësirat shqiptare), në anën tjetër, Isa Boletini dhe Preng Bib Pasha, nuk ishin krerët kryesor verior. 

Faktet tashmë të dokumentuara, flasin se Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e Kosovës i printe intelektuali i kohës, Hasan Prishtina, i cili sipas dokumenteve serbe dhe ato jugosllave konsiderohej si “armiku i përbetuar i popullit serb”.

 Përkrah tij, qëndronin një numër i konsiderueshëm i intelektualëve dhe i atdhetarëve shqiptar si Nexhip Draga, Rexhep Mitrovica, Sait Hoxha etj. 

Këtë e pohojnë shumë autorë vendor e ndërkombëtar, si dhe dokumentet e kohës, që me këtë rast po i referohem shkrimit të Mustafa Merlika Krujës, me titull “Kosova në Kongres të Vlonës”, botuar më 25 shtator 1930 nga “Lirija Kombëtare”.

 Në të ndër të tjerave ai hedhë dritë mbi mbledhjen e mbajtur më 13 tetor 1912 në Shkup, në shtëpinë e atdhetarit Sali Gjuka, në të cilën kishin marrë pjesë këta personalitete: Nexhip Draga, Salih Gjuka, Mi’that Frashëri, Mustafa Kruja, Qemal Kumbaraxhiu, Rexhep Mitrovica dhe Beqir Shlika. Në mungesë të Hasan Prishtinës, i cili asaj kohe qëndronte në frontin e luftës kundër ushtrisë serbe, me mbledhjen kishte udhëhequr Nexhip Draga. 

Në fund të mbledhjes, siç vë në dukje, Kruja, është sjellë vendimi, që t’u komunikohej Shteteve të Mëdha, deklarata si më poshtë:
“Populli i Shqipnis po i kap armët jo për ta mbrojtë egzistencën e Turkis në Ballkan, por, për t’i dalë zot tokave të veta. 

Pra, sidoqi të jetë fati i luftës, populli i Shqipnis ngul kambë për nji Shqipni të lirë e me nji formë studimi të vetme”.


E pash të arsyeshme ta them këtë, jo për ta kundërshtuar vlerësimin dhe qëndrimin shkencor të Dibran Fyllit , në lidhje me politikën e gabuar të Isa Boletinit e të Preng Bib Pashës, por për ta thënë edhe atë që Zoti Fylli, e përmend me fakte historike rolin parësor dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Hasan Prishtinës, si në shpalljen e autonomisë shqiptare nga ana e Portës së Lartë, poashtu edhe në shpalljen e Pavarësisë së shtetit shqiptar.

 Caktimi i Isa Boletinit si përfaqësues i Kosovës në Vlorë, erdhi në mungesë të Hasan Prishtinës, Nexhip Dragës, Sait Hoxhës e disa krerëve tjerë të Kosovës, të cilët asaj kohe ishin arrestuar nga forcat ushtarake serbe dhe dërguar në burgun e Kalamejdanit në Beograd…

Prishtinë , 31 mars 2020.

2020/03/30

Si do ndryshojë bota gjatë 18 muajve të ardhshëm pas COVID 19


Jemi nën karantinë. Raftet e supermarketeve janë boshatisur. Fluturimet janë anuluar.

Punëtorët kanë lënë punën, dhe janë shndërruar në mësues të fëmijëve të tyre në shtëpi. Një qeveri konservatore, ka shtetëzuar hekurudhat, dhe po paguan njerëzit që nuk punojnë. Dhe jemi ende vetëm në javën e dytë.

Në më pak se 2 javë, Britania ka përjetuar një lloj trazire sociale dhe politike, që ndodh normalisht vetëm pasi i është prerë koka një mbreti, apo kur turmat mësyjnë në pallatin mbretëror. Por a është ky një moment i shkurtër i solidaritetit kombëtar, apo “normaliteti” i ri”?

Gjithçka varet nga kohëzgjatja e krizës së koronavirusit. Ekspertët besojnë se një vaksinë për Covid-19 (sëmundja e shkaktuar nga virusi Sars-CoV-2) është ende të paktën 18 muaj larg, gjë që bën i premtimet e Donald Trumpit se SHBA-ja do të “rihapet” brenda 3 javësh, të duken në rastin më të mirë optimiste.

Në Britani një raport nga studiuesit e Kolegjit Mbretëror të Londrës, vlerësoi se elementët e normalitetit të ri – distancimi social, vetë-izolimi, bllokimet – mund të zgjasin deri në shtatorin e vitit 2021. Pra çfarë mund të ndodhë, ndërsa vazhdon kriza e koronavirusit? Ja se çfarë thonë ekspertët.

Muaji i parë: Infektimet

Një gjë është gati e sigurtë:gjërat do të përkeqësohen, para se të përmirësohen. “Mendoj se epidemia do të vazhdojë me siguri për 3 muajt e ardhshëm”-thotë dr.Pol Hanter, profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore. Ai beson se kufizimet e lëvizjeve, do të bëhen

më të ashpra gjatë 30 ditëve të ardhshme.

Qendrat e qytetit do të shkretohen. Dyqanet, baret, restorantet dhe baret, do të qëndrojnë të mbyllura. Në mungesë të tyre, do të lulëzojnë supermarketet dhe kompanitë që ofrojnë ushqime. Prilli është muaji kur Shërbimi Shëndetësor Britanik (NHS), pret pikun e parë të pandemisë.

Të gjitha të dhënat, tregojnë se në aspektin e përhapjes së virusit, jemi në rrugën e Italisë. Mbretëria e Bashkuar ka 2.8 mjekë për 1.000 njerëz – një normë më e ulët se Spanja dhe Italia, të cilat kanë 4.1 mjekë për 1000 pacientë. Numri i pacientëve që kanë nevojë për kujdes kritik, do të rritet në mënyrë dramatike, dhe NHS ka të ngjarë të kalojë në kolaps.

Muaji i tretë: Recesioni ekonomik

Shpresohet që deri në korrik, të kemi një ngadalësim të ndjeshëm të përhapjes së epidemisë. “Unë dyshoj derisa ta shohim këtë gjë vërtet”- thotë Hanter, që shton se do të befasohej nëse bllokimi nuk do të ishte hequr deri në atë kohë. “Shpresojmë që do të ndodhë para fundit të majit, por mundet edhe të mos ndodhë”- thekson ai.

Nëse premtimi i Trumpit për të rihapur ekonominë amerikane brenda një muaji do të realizohet, duket se ka gjasa që pas 3 muajsh një numër vendesh të kenë nisur të rikthehen në të paktën në një imazhi të normalitetit. Ndërkohë, pritet që ekonomia të pasojë atë që po ndodh në spitale. “Gjendja do të jetë e rëndë, por unë personalisht mendoj se gjërat do të përmirësohen nga vera. Nuk e di me siguri, por dyshoj se epidemia do ta humbasë shumë forcën nga fundi i qershorit. Kjo pjesërisht për shkak të masave që ka marrë qeveria, por edhe pjesërisht për faktin se është verë, dhe gjërat do të lehtësohen”- thekson Hanter.

Ndërkohë supermarketet do të riorganzohen me më pak staf. Edhe marrëdhënia jonë me ushqimin do të ndryshojë. Frutat tropikale do të zhduken nga raftet, për t’ja lënë vendin frutave të sezonit. Por rikthimi në normalitetin shoqëror, ka të ngjarë të shkaktojë një raund të ri të infektimeve.

Muaji i gjashtë: Rikthimi në normalitet

Nga shtatori, ne do të fillojmë të llogarisim me efektet e krizës tek buxheti i shtetit. Ka nga ata

që mund të rikthehen në vendet e tyre të punës. Ata që janë pushuar nga puna, do të përballen me pasiguri të mëdha mbi të ardhmen. Ato vende pune, që u zhdukën gjatë krizës nuk ka gjasa që të kthehen, gjë që mund të çojë në një rritje të papunësisë.

Përgjigja mund të jetë një sistem më bujar i mirëqënies sociale. Një e ardhur themelore universale, e cila u aludua në Finlandë dhe Kanada se ka dhënë rezultate të përziera, mund të ishte shkatërruese për klasën punëtore. Për ata, punët e të cilëve mbijetuan, mënyra e punës do të ndryshojë.

Zyrat do të reduktohen në personel, dhe do të shndërrohen në vende ku shkohet vetëm 2 herë në javë për ndonjë konsultim, pasi shumë punë mund të kryhen nga shtëpia. Por nën rimeson e normalitetit, virusi do të rizgjohet. Ndërsa vera largohet, do të shohim një ringjallje të numrin e rasteve të reja me koronavirus, që do të kërkojë një menaxhim të kujdesshëm.

Do ketë sërish bllokime të lëvizjeve, që do të zbatohen në zona të ndryshme të Britanisë. Nga ana tjetër, kjo do të thotë se duhet duhet t’i krijojmë sa më pak probleme shtesë sistemit shëndetësor. “Krishtlindjet e ardhshme apo më tej, unë besoj se do kemi një rritje të dukshme të numrit të lindjeve”- mendon Hanter.

Do të rihapen shkollat dhe universitetet, por me më pak studentë të huaj. Ashtu si punonjësit nëpër zyra, edhe mes tyre do ketë një debat nëse studentët dhe pedagogët duhet të jenë

në të njëjtën dhomë. Prandaj shkollat ​​e mesme dhe universitetet, mund të nisin të marrin në konsideratë mësimin online për një periudhë afatgjatë.

Muaji dymbëdhjetë: Qëndrueshmëria

Megjithëse vaksina nuk do të jetë ende gati, stafi mjekësor do të jetë mësuar të përballet me Covid-19 dhe ndërlikimet që ai shkakton. Ndaj që do të ketë opsione më të mira trajtimi. Ndërkohë, mund të ndryshojë mënyra se si qeveria gjurmon përhapjen e virusit.

Një element pozitiv është se me ndalimin e udhëtimeve, emetimet e karbonit në ajër do të bien ndjeshëm. Studiuesit kanë vëzhguar tashmë rënie të mëdha në emetimin e dioksidit të azotit , teksa në pjesë të caktuara të Kinës, niveli i ndotjes është deri në 30 për qind më i ulët se normalja.

Edhe në Italinë veriore, nivelet e dioksidit të azotit, kanë rënë me 40 përqind. Por gjithçka tjetër do të jetë shumë më pak rozë. Me siguri do të jemi ende në recesion, dhe sektorë të tërë të ekonomisë do të duhet të ristrukturohen rrënjësisht, shkruan bota.al., transmeton klankosova. Mund të shohim falimentimin e disa ndërmarrjeve që nuk mund të jenë më fitimprurëse. Por do të ketë një dritë në fund të tunelit:një vaksinë.

Muaji i tetëmbëdhjetë: Rimëkëmbja

Si sëmundje, koronavirusi është këtu për të qëndruar gjatë. Por vaksina, do të lehtësojë ndikimin e saj. Mund të ketë ndryshime të mëdha në rendin botëror. Kina do të jetë e prirur të rifitojë ritmin e vjetër të rritjes së saj ekonomike. Vendet që përfituan nga ndihma mjekësore kineze, si Italia, do të krijojnë lidhje më të ngushta me Pekinin.

SHBA-ja ndoshta do të rishikojë më në fund efektivitetin e një sistemi të kujdesit shëndetësor të bazuar tek tregu. Koronavirusi, do të sjellë një revolucion mbi mënyrën se si jetohet dhe punohet. Testi për shoqërinë tone, është se si do të kujdesemi për ata që do të jenë më të humbur, teksa shoqëria do të riorganizohet.

Bahtiri Pishmoni, për deklaratën e “vëllavrasjes”, kërkon falje publike për këtë keqkuptim

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se deklarata e tij ku i ka kërkuar Presidentit Hashim Thaçi t’i shpallë zgjedhjet ose ndryshe mund të ketë vëllavrasje, është nxjerrë nga konteksti.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Bahtiri e ka shfrytëzuar rastin që të kërkojë falje për këtë keqkuptim
“Secili nga ju e di rolin tim, prej vitit 2013 e deri më tani e kam bërë një punë të shkëlqyer në komunën e Mitrovicës dhe për këtë falënderoj i të gjithë qytetarët, Policinë e Kosovës dhe Ambasadat e huaja që kanë ndihmuar në stabilizimin e Mitrovicës”.
“Kam qenë njeri i paqes dhe vazhdoj të jem. Ky lapsus i imi që ka ndodhur gjatë një emisioni”.
“Sa i përket kësaj, unë vetëm e kam qitur shpjegimin tim në Facebook. Mirëpo disa parti politike kanë dëshiruar të zbaviten me këtë pjesë”.
“Unë kërkoj falje për këtë keqkuptim dhe kjo është e tëra”.
“Thuhet se aty është bërë thirrje për vëllavrasje – kjo është turpi më i madh. Qytetarët që më njohin e dinë mirë se kush është Agim Bahtiri. Unë jam njeri i paqes dhe çdoherë do të thërras për paqe. Sa i përket aspektit politik, unë nuk dua të merrem me këtë pjesë”.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj: : E rrezikshme përçarja mes qytetarëve, nuk ka “popull të Vetëvendosjes”


Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka tërhequr vërejtjen se përçarjet e mëdha që po bëhen mes qytetarëve nga Lëvizja Vetëvendosje, janë të rrezikshme.
Nitaj tha se nuk duhet të ketë “popull të Vetëvendosjes” dhe popull të partive të tjera, ndërkohë që ka shtuar se kjo qasje më së paku është përçmim ndaj pjesës tjetër të qytetarëve, që sipas tij, janë shumicë.
“Ndarja e popullit ne ” Populli i VV-se dhe te tjeret” eshte e rrezikshme! Prandaj thirrjet per tu respektuar vota e sovranit, duke nenkuptuar me kete vetem ate pjese te sovranit qe ka votuar per VV-ne, me se paku jane perçmim i pjeses tjeter te sovranit, qe ne rastin konkret rezulton te jete shumice!

 Kete te drejte nuk e ka askush, e aq me pak mentoret e ekstremit te majte nga jashte!”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

Numri dy i AAK-së, shtoi se populli ka votuar përfaqësuesit e vet, dhe të njëjtit ka thënë se do të përfaqësojnë deri në zgjedhjet e reja.

“Populli i ka votuar perfaqesuesit e tij dhe ata e perfaqesojne kete popull deri ne zgjedhjet tjera, dhe ata i perligjin zgjidhjet, qofte per qeveri te re, qofte per zgjedhje te reja!

 Vota e cdo votuesi eshte e barabarte dhe ajo ipet ne zgjedhje e jo ne Facebook. Me kete te fundit as nuk mbahen e as nuk permbysen qeverite! Demokracia parlamentare e ketij sistemi zgjedhor ne Kosove, i ka disa norma tjera te funksionimit!”, ka theksuar në fund Nitaj.

Shqiptarët në Kinë të paprekur nga ‘Coronavirusi’

Në qytetin Kinez Wuhan nga edhe u përhap koronavirusi vdekjeprurës vendi është izoluar dhe askush nuk lejohet të hyjë apo të dalë nga aty.


Kjo sëmundje vdekjeprurës po bëhet gjithnjë e më i vështirë për tu kontrolluar.

Por gjendja e shqiptarëve që janë në Pekin por edhe në qytete të tjera kineze sipas gazetarit Edison Myrteza është nën kontroll, njofton Klan Kosova.

Myrteza theskon se as ambasada e Kosovës dhe as ajo e Shqipërisë nuk ka një data bazë të saktë se sa shtetas shqiptarë qëndrojnë atje.

Por kanë pasur një kërkesë për këta banorë.

Kronikë nga Rejhane Selimi.

Mos kalo në panik

Çfarë do të thotë epidemia e virusit Korona për Gjermaninë? A do të ndalet së shpejti jeta publike, a do të anulohen aktivitetet e mëdha, siç po bëhet në Zvicër? Virusi i ri është në titujt e të gjitha gazetave gjermane. "Mos kalo në panik" këshillon të paktën gazeta e përditshme "Taz". Por epidemia përcakton në masë të madhe bisedat mes njerëzve: në autobus dhe në tren, në rrugë, në restorante dhe në vendin e punës.
 Zeitungen Corona (DW/J. Thurau)
Qëndrim i arsyeshëm te ekspertët

Relativisht me qetësi reagojnë ata që duhet ta dinë më mirë: Instituti-Robert-Koch, autoriteti më i lartë në Gjermani për sëmundjet infektive, mban konferenca shtypi të përditshme. Lars Schaade, mjek specialist në mikrobiologji dhe nënkryetar i institutit, rendit: 52 infektime njihen deri tani në Gjermani, ka tre zona lokale të përqendrimit. Një në Renaninë Veriore-Vestfatli me një pacient të sëmurë rëndë, një në Baden-Württemberg, një rast të ri në Mynih.

Sa për krahasim: në të gjithë botën janë infektuar me virus deri tani mbi 80.000 vetë, në 52 vende. Dhe, sipas ekspertëve, numri i rasteve të paraportuara është i lartë. Kjo është arsyeja pse Schaade arrin në përfundimin se "për momentin virusi nuk duket të ketë një përhapje të gjerë në Gjermani. Dhe kjo është arsyeja pse rreziku për shëndetin e popullatës është i vogël deri në mesatar".


Coronavirus in Deutschland PK Spahn Seehofer (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld)
Takim krize i ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn dhe atij të Brendshëm, Horst Seehofer

Më e rëndësishmja tani: larja e duarve

Schaade edhe njëherë dha këshilla shumë specifike se si duhet të sillet popullata tani: "Përdorni shami që mund t'i flakni, kur kolliteni ose teshtini, hidhini ato. Lani duart, dhe kur kjo nuk është e mundur është mirë të ktheheni pas kur teshtini ose kolliteni dhe teshtini në bërryl. "Për më tepër, prekeni sa më pak të jetë e mundur fytyrën, gjë që një person normal e bën deri në dyqind herë në ditë.

Çfarë ndodh, e pyesin Schaade, në rast të një infektimi? Rreth 85 përqind e rasteve kalojnë si grip i butë, por: "Ka disa raste që përkeqësohen, që përkeqësohen pas rreth nëntë ditëve: këto janë rastet që kanë rrjedhën më të rëndë të sëmundjes. Dhe kur ke një rrjedhë kaq të rëndë të sëmundjes , atëherë mund të duhen tre, katër, ose në raste ekstreme madje edhe gjashtë javë për ta marrë veten, siç përshkruhet në Kinë ”.

Qeveria federale ka reaguar dhe ka ngritur një ekip krizash të cilit i përkasin shumica e dikastereve. Ministri i Brendshëm Horst Seehofer (CSU) dhe Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn (CDU) e kanë diskutuar gjendjen e punëve me kancelaren Angela Merkel. Zëdhënësi i Merkel-it, Steffen Seibert tha të premten: "Kancelarja, për këtë të jeni të sigurtë, do të informohet çdo ditë për përparimin e ngjarjeve, si në aspektin e përhapjes, ashtu edhe për gjendjen e përgatitjeve."

A duhet të anulohet panairi i turizmit?

Ndërkohë, është shtyrë edhe panairi kryesor botëror i turizmit ITB me mijëra vizitorë nga e gjithë bota, i cili do të fillonte në Berlin të mërkurën e ardhshme. Një temë tjetër do të jetë ndoshta nëse Gjermania ka mjaft kostume speciale dhe maska ​​mbrojtëse, veçanërisht për personelin ndihmës, po të përkeqësohet epidemia. Nuk duket se ato mjaftojnë. Ministri Spahn, pra, po shqyrton, siç tha dje në "Televizionin e Dytë Gjerman" (ZDF), një ndalim eksporti, nëse është e nevojshme.

Pneumonia e shkaktuar nga Covid-19 mund të jetë veçanërisht e rëndë.

Mulher de Divinópolis é o primeiro caso confirmado de coronavírus em Minas
Mjeku John Wilson shpjegon gamën e ndikimeve Covid-19, nga asnjë simptomë deri në sëmundje të rëndë që shfaq pneumoniAjo që u bë e njohur si Covid-19, ose koronavirus, filloi në fund të vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020 në qytetin kinez Wuhan si një grup i rasteve të pneumonisë me një shkak të panjohur.

Shkaku i pneumonisë u zbulua se ishte një virus i ri – sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes coronavirus 2, ose Sars-CoV-2. Sëmundja e shkaktuar nga virusi është Covid-19.

Tani e shpallur si një pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetit (WHO), shumica e njerëzve që kontraktojnë Covid-19 vuajnë vetëm simptoma të buta, simptoma të gripit.OBSH thotë se rreth 80% e njerëzve me Covid-19 shërohen pa pasur nevojë për ndonjë trajtim të specializuar. 
Sobe para 24 o número de casos confirmados do novo coronavírus no Brasil
Vetëm një person në gjashtë sëmuret rëndë “dhe zhvillon vështirësi në frymëmarrje”.Pra, si mund të zhvillohet Covid-19 në një sëmundje më serioze që shfaq pneumoni dhe çfarë i bën kjo mushkërive dhe pjesës tjetër të trupit tonë?

Si ndikon virusi tek njerëzit?Guardian Australia foli me Prof John Wilson, presidentin e zgjedhur të Kolegjit Mbretëror Australian të Mjekëve dhe një mjek i frymëmarrjes.

Ai thotë se pothuajse të gjitha pasojat serioze të Covid-19 kanë tipar pneumoninë. Wilson thotë se njerëzit që kapin Covid-19 mund të vendosen në katër kategori të gjera.
Naque registra primeiro caso suspeito de coronavírus
Më pak seriozët janë ata njerëz që janë “nën-klinikë” dhe që kanë virus, por nuk kanë simptoma.Më pas janë ata që marrin një infeksion në traktin e sipërm të frymëmarrjes, çka sjell, thotë Wilson, “do të thotë që një person ka ethe dhe kollë dhe ndoshta simptoma më të buta si dhimbja e kokës”.

Ai thotë: “Ata njerëz me simptoma të vogla janë akoma në gjendje të transmetojnë virusin, por mund të mos jenë të vetëdijshëm për të.”Grupi më i madh i atyre që do mund të jenë pozitivë për Covid-19 dhe njerëzit me më shumë gjasa që të paraqiten në spitale dhe operacione, janë ata që zhvillojnë të njëjtat simptoma të ngjashme me gripin që zakonisht do t’i mbante jashtë punës.

Një grup i katërt, thotë Wilson, do të zhvillojë sëmundje të rëndë që shfaq pneumoni.Ai thotë: “Në Wuhan, rezultoi se nga ata që kishin rezultuar pozitive dhe kishin kërkuar ndihmë mjekësore, afro 6% kishin një sëmundje të rëndë.”OBSH thotë se të moshuarit dhe njerëzit me probleme themelore si presioni i lartë i gjakut, problemet e zemrës dhe mushkërive ose diabeti, ka më shumë të ngjarë të zhvillojnë sëmundje serioze.Si zhvillohet pneumonia?

Kur njerëzit me Covid-19 zhvillojnë një kollë dhe ethe, Wilson thotë se kjo është rezultat i infeksionit që arrin pemën e frymëmarrjes – pasazhet e ajrit që drejtojnë ajrin midis mushkërive dhe pjesës së jashtme.

Ai thotë: “Veshja e pemës së frymëmarrjes lëndohet, duke shkaktuar inflamacion. Kjo nga ana tjetër irriton nervat në rreshtimin e rrugës ajrore. Vetëm pak pluhur mund të stimulojë një kollë. Por nëse kjo përkeqësohet, e kalon vetëm rreshtimin e rrugës ajrore dhe shkon në njësitë e shkëmbimit të gazit, të cilat janë në fund të pasazheve të ajrit.


“Nëse infektohen, ata përgjigjen duke derdhur materiale inflamatore në qeset e ajrit që janë në fund të mushkërive tona.”Nëse qeset e ajrit atëherë acarohen, Wilson thotë se kjo shkakton një “derdhje të materialit inflamator [lëngut dhe qelizave inflamatore] në mushkëri dhe ne përfundojmë me pneumoni.”

Ai thotë se mushkëritë që mbushen me materiale inflamatore nuk janë në gjendje të marrin oksigjen të mjaftueshëm në rrjedhën e gjakut, duke zvogëluar aftësinë e trupit për të marrë oksigjen dhe për të hequr qafe dyoksid karboni.

“Ky është shkaku i zakonshëm i vdekjes me pneumoni të rëndë,” thotë ai, shkruan Class.Si mund të mjekohet pneumonia?

Prof Christine Jenkins, kryetari i Fondacionit “Lung Australia” dhe një mjek udhëheqës i frymëmarrjes, i tha Guardian Australia: 

“Për fat të keq, deri më tani nuk kemi asgjë që mund t’i ndalojë njerëzit të marrin pneumoni Covid-19.

“Njerëzit tashmë janë duke eksperimentuar të gjitha llojet e ilaçeve dhe ne shpresojmë se mund të zbulojmë se ekzistojnë kombinime të ndryshme të ilaçeve virale dhe antivirale që mund të jenë efektive. Për momentin nuk ka ndonjë trajtim të vendosur përveç trajtimit mbështetës, që është ajo që ne u japim njerëzve në kujdes intensiv.“Ne i ventilojmë ata dhe mbajmë nivele të larta oksigjeni derisa mushkëritë e tyre të jenë në gjendje të funksionojnë përsëri në një mënyrë normale ndërkohë që shërohen.

”Wilson thotë se pacientët me pneumoni virale janë gjithashtu në rrezik të zhvillimit të infeksioneve sekondare, kështu që ata gjithashtu do të mjekoheshin me ilaçe anti-virale dhe antibiotikë.“Në disa situata nuk është e mjaftueshme,” thotë ai për Coronavirus. 

“Pneumonia nuk u mund dhe pacientët nuk mbijetuan.”A është pneumonia Covid-19 e ndryshme?Jenkins thotë se pneumonia Covid-19 është e ndryshme nga rastet më të zakonshme për të cilat njerëzit pranohen në spitale për të.

“Shumica e llojeve të pneumonisë që ne njohim dhe që pranojmë njerëzit në spital janë bakteriale dhe ata përgjigjen ndaj një antibiotiku.Wilson thotë se ka prova që pneumonia e shkaktuar nga Covid-19 mund të jetë veçanërisht e rëndë. 

Wilson thotë se rastet e pneumonisë koronavirus kanë tendencë të prekin të gjithë mushkëritë, në vend të vetëm pjesëve të vogla.Ai thotë: “Pasi të kemi një infeksion në mushkëri dhe, nëse ai përfshin qeset e ajrit, atëherë përgjigja e trupit është së pari të përpiqemi të shkatërrojmë [virusin] dhe të kufizojmë përsëritjen e tij.

”Por Wilson thotë se ky “mekanizëm i parë i përgjigjes” mund të dëmtohet në disa grupe, duke përfshirë njerëzit me sëmundje të mëparshme të zemrës dhe mushkërive, diabeti dhe të moshuarit.Jenkins thotë se, në përgjithësi, njerëzit e moshës 65 vjeç e më lartë janë në rrezik të pneumonisë, si dhe personat me kushte mjekësore si diabeti, kanceri ose një sëmundje kronike që prek mushkëritë, zemrën, veshkat ose mëlçinë, duhanpirësit dhe foshnjat e moshës 12 muajsh dhe nën.“Mosha është parashikuesi kryesor i rrezikut të vdekjes nga pneumonia. 


Pneumonia është gjithmonë serioze për një person të moshuar dhe në fakt ka qenë një nga shkaqet kryesore të vdekjes tek të moshuarit. Tani kemi trajtime shumë të mira për pneumoninë.“Është e rëndësishme të mbani mend se pavarësisht sa i shëndetshëm dhe aktiv jeni, rreziku juaj për të pneumoni rritet me moshën. 

Kjo për shkak se sistemi ynë imunitar dobësohet natyrshëm me moshën, duke e bërë më të vështirë për trupin tonë të luftojë kundër infeksioneve dhe sëmundjeve”.


Burimi: The Guardian

Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”

              Aka demik Prof.dr. PHD. Eshref Ymeri Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mjetet e informimit masiv ka...