Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/02

Mikrobiologu Prof.Dr. Lul Raka, ka thënë se në Kosovë nuk është problemi me shtretër për hospitalizim të pacientëve me koronavirus


Raka: Po futemi në dy javët vendimtare për jetët e më të dashurve tanë

Mikrobiologu i njohur Kosovar Prof.dr.Lulzim Raka tha se  në Klinikën Infektive janë 120 shtretër, po ashtu edhe klinikat tjera janë të gatshme të presin pacientët me koronavirus, por sipas tij, respiratorët janë ata që duhet numëruar.

“Klinika Infektive ka 120 shtretër, ka klinika tjera të gatshme, por nëse rritet numri i personave që kanë nevojë për kujdes intensiv mbi 120 (sa respiratorë janë përafërsisht v.j.), atëherë kemi me u fut në lëkurën e Spanjës dhe një pjesë të Italisë. Prej informatave që kam, pesë veta janë në gjendje të vështirë, njëri pak më rëndë”, tha ai.

Ai shtoi se bazuar në përvojën e Spanjës e Italisë, kulmi pritet të ndodhë më vonë.

“Ne presim në ditët në vijim rritjen e rasteve, por sa do të zgjasë piku nuk e dimë. Në fund të kësaj jave do të shohim çdo ditë e çdo orë se kah po shkon ajo lakore. Ky cikël ka zgjatur disa javë në Kinë. Te ne mund të zgjasë, dy-tri javë, një muaj ditë. Nuk është punë e sprintit, duhet të përgatitemi për maratonë”, ka shtuar prof.Dr.Lulzim Raka.

Mikrobiologu ka përsëritur se mënyra më e mirë, pasi ilaç nuk ka, është parandalimi. Është edhe arma më e mirë dhe më e lirë ,tha ai.

“Kështu ia presim këmbët virusit. E kemi shembullin më të mirë, atë të Stubllës ku ka pasur disiplinë dhe ku përhapja është e kufizuar me masat që i ka marr vet fshati, banorët. Por kemi edhe raste të papërgjegjësisë të qytetarëve që mblidhen, pasi personi i infektuar kulmin për të infektuar e ka dy ditë para se me i shfaq simptomat. Prandaj kërkesa jonë është me qëndru në shtëpi. Në këtë fazë rreziku më i madh janë personat asimptomatikë”, u shpreh Raka.

Ai foli edhe një herë nëse virusi rri apo jo në ajër. Sipas tij, ai shpërndahet vetëm nëpërmes spërklave. Po ashtu tha se popullata nuk ka nevojë të bartë maska. Është rekomandim i Organizatës Botërorë të Shëndetësisë.

“Tjetër gjë është puna e kulturave, ne i kemi pa aziatikët me maska edhe para shumë vitesh, por kjo është kulturë e tyre. Ata janë arsyetuar se kur i kanë maskat nuk e prekin fytyrën”, shtoi ai.

Foli edhe për ndihmat që Kosova ka marrë ditëve të fundit, si nga BE-ja, SHBA-ja e të tjera vende e organizata.

“Çdo ndihmë është e mirëseardhur, çdo respirator, çdo maskë, çdo pajisje mbrojtëse shpëton jetë. Shpëton jetën e punëtorëve shëndetësorë”, tha profesori që e mundi Ebolën  në Afrikë, Dr.Lulzim  Raka.


Prof.dr.Lulzim Raka: Kosova ka lakoren më të sheshtë në rajon

Mikrobiologu i njohur, Lul Raka, ka thënë se numri prej 106 personave të prekur me koronavirus në Kosovë, është i pritshëm.

Profesor Dr.Lulzim  Raka ka thënë nëse bëhet një krahasim me vendet e rajonit, atëherë Kosova e ka lakoren më të sheshtë.

Sipas tij, ka një standard krahasimi dhe ai bëhet kur të arrihet numri 100, i cili është arritur sot në Kosovë.

“Tashmë jemi dëshmitarë se përhapja është shtrirë, kemi raste në komunitet. Lakoren e rasteve prej tash e vizaton virusi, si do të shkojë, a do të shkojë vertikalisht, sheshtë dhe nuk do të shkelë kapacitetet menaxhuese të institucioneve në Kosovë, mbetet të shihet. Ajo që mund të parashikojmë është se në ditët në vijim mund të ketë rritje, por si do shkojë lakorja, mbetet të shihet në 10 deri në 14 ditët e ardhshme”, ka thënë Raka.

Sipas tij, IKSHPK-ja ka bërë punë të jashtëzakonshme, bashkë me ekipet në terren.

“Tash poenta e luftimit të pandemisë është: testo, gjurmo, izolo. Duhet të bëjmë teste në terren te rastet të cilat janë prioritet e ato prioritete caktohen prej institucioneve ndërkombëtare, por mund të ketë edhe elemente të strategjisë vendore. Nëse testojmë sa më shumë, e tash me testet e reja që i kemi marrë, 7.000 na kryejnë punë shumë. Tash duhet të rrisim gamën e testimit. Testimi varet nga kapacitetet e shtetit, si për shembull kur ne i kishim 1.500 – 2.000 teste, atëherë nuk mund të shkonim me testim masiv. Por tash që i kemi 7.000 shtesë dhe 1.000 teste të shpejta donacion, që nuk di nëse kanë ardhur apo jo, atëherë duhet me rrit gamën e testimeve”, tha ai.

Raka tregoi se sipas studimeve shkencore, për të pasur një gjurmim të suksesshëm për çdo rast të vërtetuar, duhet të testohen 36 persona të kontaktit të afërt.

Ai ka thënë se kapacitetet e Kosovës janë të konsiderueshme.

“Brenda ditës mund të bëhen 300 teste, kapacitetet janë. Shembujt më të mirë janë Singapori, Korea Jugut e Japonia, por pjesa më e madhe e botës ballafaqohet me mungesë të testeve, me mungesë të kapaciteteve. Në qoftë se kanë mungesë testesh dhe kapacitetesh, atëherë kanë me i testu vetëm rastet prioritare. Ai numër është i vogël, por në këtë rast ti je duke e parë vetëm majën e Ajsbergut, përfundi në ujë ke raste plot”, tha profesor Dr.Lulzim Raka.

Intelektualë e akademikë botërorë solidarizohen me premierin e Kosovës Albin Kurtin dhe popullin e Kosovës në këto kohë të vështira.

Intelektualë e akademikë botërorë solidarizohen me Kurtin dhe popullin e Kosovës
Një grup intelektualësh e akademikësh nga vende të ndryshme të botës, janë solidarizuar me Albin Kurtin dhe popullin e Kosovës, pas mocionit të mosbesimit që bëri që qeveria Kurti të rrëzohej.

Në një letër, të nënshkruar nga 39 persona, në mesin e të cilëve edhe filozofi i njohur slloven, Slavoj Zhizhek, thuhet se Qeveria Kurti shqetësoi interesat e elitave të vjetra, që kanë qeverisur Kosovën për 20 vjet.

“Meqë kjo qeveri kundërshton privatizimin dhe politikat neoliberale sikurse edhe korrupsionin e ngulitur, një aleancë joformale kundër saj u arrit mes gardës së vjetër politike dhe korporatave private lokale”, thuhet mes tjerash në këtë letër.

Më tej, intelektualët dhe akademikët thonë se kjo “aleancë e panatyrshme”, gjeti mbështetjen tek Richard Grenelli, i dërguari special i administratës së Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo aleancë ‘e panatyrshme’ gjeti për mentor Richard Grenellin, diplomati i pazakontë trumpian, në kërkimin e sukseseve të lehta të politikës së jashtme që mund të krijojnë përfitime shtesë për fushatën e tanishme të Trumpit dhe qëndrimin politik. Teknikat e famshme të Grenellit për përdredhje të krahut u përdorën për të shtyrë qeverinë e Kosovës të pranonte një marrëveshje të padrejtë dhe të rrezikshme me Serbinë, e cila përfshin ndryshime në kufijtë e tanishëm dhe në këtë mënyrë shpërnguljet e njerëzve. Sipas shumë analistëve të Ballkanit, ndryshime të tilla kufitare do të përfshijnë shkëmbime të popullsisë - dhe me të, edhe shumë vuajtje”, thonë intelektualët e akademikët në letrën e tyre në mbështetje të Kurtit dhe popullit të Kosovës.

Më poshtë, ju sjellim të plotë letrën:

Intelektualë dhe akademikë solidarizohen me Albin Kurtin dhe qytetarët e Kosovës në këto kohë të vështira.

Një akt i paprecedent ndodhi javën e kaluar në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Përderisa vendi – sikurse shumë vende tjera – është goditur nga pandemia, qeveria e re e Kosovës, e cila mori pushtetin vetëm në fillim të shkurtit, po e menaxhonte situatën mirë. Kishte ndërmarrë masa të ashpra parandaluese, përderisa popullatën po e mbante të qetë dhe pa panik.

Përhapja e virusit është mbajtur më efektshëm sesa në vendet fqinje, pjesërisht për fat të fatkeqësisë së izolimit të Kosovës, që aktualisht është vendi i vetëm në Evropë me regjim vizash për zonën Schengen.

Edhe pse qeveria e re gëzon mbështetje thelbësore nga shumica e votuesve (dhe e jo-votuesve), ajo ka shqetësuar interesat e elitave të vjetra, që kanë qeverisur Kosovën për 20 vjet. Meqë kjo qeveri kundërshton privatizimin dhe politikat neoliberale sikurse edhe korrupsionin e ngulitur, një aleancë joformale kundër saj u arrit mes gardës së vjetër politike dhe korporatave private lokale.

Kjo aleancë “e panatyrshme” gjeti për mentor Richard Grenellin, diplomati i pazakontë trumpian, në kërkimin e sukseseve të lehta të politikës së jashtme që mund të krijojnë përfitime shtesë për fushatën e tanishme të Trumpit dhe qëndrimin politik. Teknikat e famshme të Grenellit për përdredhje të krahut u përdorën për të shtyrë qeverinë e Kosovës të pranonte një marrëveshje të padrejtë dhe të rrezikshme me Serbinë, e cila përfshin ndryshime në kufijtë e tanishëm dhe në këtë mënyrë shpërnguljet e njerëzve. Sipas shumë analistëve të Ballkanit, ndryshime të tilla kufitare do të përfshijnë shkëmbime të popullsisë - dhe me të, edhe shumë vuajtje.

Kjo marrëveshje nuk u pranua nga Albin Kurti, kryeministri i ri majtist i Kosovës. Por presioni i Grenellit, bashkë me taktikat e Hashim Thaçit, presidenti i gardës së vjetër, rezultuan me prishjen e qeverisë së koalicionit. Partia konservatore e qendrës së djathtë, LDK-ja, inicioni votën e mosbesimit kundër qeverisë. LDK-ja ishte partneri më i vogël në qeverinë e re dhe, ndonëse “vlerësuan lart” punën e bërë nga ministrat në parandalimin e pandemisë virale, sikurse edhe për punën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ata thanë se u detyruan ta rrëzojnë qeverinë. Qeveria u tha se po i rrezikonte aleancat e Kosovës me Perëndimin dhe BE-në.

Siç kanë bërë të ditur shumë politikanë dhe specialistë të Ballkanit nga SHBA-ja dhe BE-ja, kjo s’mund të jetë arsyeja. Si pasojë, këta politikanë, figura publike dhe specialistë përkrahën publikisht qeverinë e Kurtit, dhe kritikuan taktikat e Grenellit dhe tërë marrëveshjen që ai paraqet (që përfshin shkëmbimin e territoreve). Megjithatë, mocioni i mosbesimit mori shumicë votash në Parlamentin e Kosovës. Si rrjedhojë, qeveria Kurti tani është vetëm “qeveri në detyrë”. Do të jetë në detyrë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja që mund të mbahen pas pandemisë.

Situata në Republikën e Kosovës me pandeminë është nën kontroll dhe e menaxhueshme. Kosova është një nga vendet që ka ndërmarr masa të hershme në luftimin e përhapjes së virusit, e madje duke shpallur edhe gjendjen e emergjencës për shëndetin publik. Qeveria, jo vetëm që ka nën kontroll të gjitha shkathtësitë dhe kapacitetet për të ofruar shëndetësi dhe siguri, por i ka zhvilluar ato aq suksesshëm sa që nuk është parë e nevojshme të shpallet ndonjë gjendje tjetër. Përkundër kësaj, për shkak se Kosova është një prej vendeve më të varfra në Evropë, ajo ende ka nevojë për solidaritet ndërkombëtar dhe mbështetje për t’u ballafaquar me COVID-19.

Me këtë letër ne, intelektualët dhe akademikët e poshtëshënuar, solidarizohemi me qeverinë në detyrë të Albin Kurtit në këto kohë të vështira për të, për popullin e Kosovës, dhe kundër prezencës së gjerë të korrupsionit në politikë.

Të nënshkruarit.

1.Frank Ruda, ligjërues i lartë i filozofisë në Universitetin e Dundee, Skoci

2.Gabriel Tupinambá, psikoanalist, anëtar i Rrethit të Studimeve të Idesë dhe Ideologjisë, studiues post doktorature në Departamentin e Filozofisë në UFR

3.Slavoj Zhizhek, Drejtor Ndërkombëtar i Institutit Birkbeck për Shkenca Humane

4.Natalia Romé, Profesoreshë dhe Studiuese. Instituto de Investigaciones Gino Germani, Facultad de Ciencias Sociales.
Vittorio Morfino, profesor i asocuar i Historisë së Filozofisë në Universitetin Milan-Bicocca

5.Ted Stolze, profesor i filozofisë, Cerritor College, L.A.

6.Catherine Malabou, Profesoreshë në Qendrën për Studime në Filozofinë Moderne Evropiane në Universitetin Kingston

7.Nick Nesbitt, Profesor i gjuhëve frënge dhe italiane në Universitetin Princeton

8.Rodrigo Nunes, profesor i filozofisë moderne dhe bashkëkohore në Universitetin Katolik të Rio de Janeiros (PUC-Rio)

9.Michael Hardt, profesor i letërsisë, Universiteti Duke
Warren Montag, Profesor i Letërsisë në Kolegjin Occidental në Los Anxhelos

10.Alenka Zupančič, këshilltare e kërkimeve në Institutin e Filozofisë, Qendra Shkencore Hulumtuese e Akademisë Sllovene të Shkencave

11.Mladen Dolar, Profesor dhe Studiues i Lartë në Departamentin e Filozofisë, Universiteti i Lubjanës

12.Riccardo Bellofiore, profesor i Ekonomisë Politike, Universiteti i Bergamos

13.Ceren Özselçuk, Profesor i Asocuar i Sociologjisë, Universiteti Boğaziçi, Turqi

14.Robert Pfaller, profesor i filozofisë, Universiteti i Arteve dhe i Dizajnit Industrial, Linz, Austri

15.Michael Roberts, ekonomist në Britani të Madhe

16.Saskia Sassen, Universiteti Columbia, New York

19.Todd McGowan, Profesor i Asocuar i gjuhës angleze në Universitetin e Vermontit

20.Justin Clemens, Profesor i Asocuar në Universitetin Melbourne, Australi

21.Sophie Wahnich, historiane, drejtoreshë e hulumtimeve në CNRS, Paris

22.Eric Alliez, filozof, Universiteti i Parisit 8

23.Simon Hajdini, Universiteti i Lubjanës

24.Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri,Ph.D, AAAS,U.S.A

25.Akademik Prof.Dr.Skender Kodra,Ph.D,kryetar i AAAS , USA

26.Gregor Moder, Universiteti i Lubjanës

27.Kohei Saito, profesor i asocuar i ekonomisë politike në Universitetin e Osaka City

28.Mark De Kesel, Instituti Titus Brandsma, Universiteti Radboud në Nijmegen, Holandë

29.Adrian Johnston, Profesor i Dalluar dhe Kryetar i Departamentit të Filozofisë, Universiteti i New Mexico

30.Lidija Šumah, Universiteti i Lubjanës

31.Nick Srnicek, Kolegji King’s, Londër

32.Matthew Abbott, Universiteti Federation, Australi

33.Christian Ingo Lenz Dunker, Profesor i psikologjisë në Institutin Universidade de São Paulo

34.Laurent de Sutter, Profesor i Teorisë Ligjore, Bruksel

35.Gavin Walker, Profesor i Asocuar në Universitetin McGill, Historia dhe Studimet Klasike

36.Bruno Bosteels, Profesor i Studimeve Latine dhe Iberike, Universiteti Columbia

37.G.M.Tamás, Profesor në Universitetin Qendror Evropian

38.Sheila Kunkle, Profesoreshë e Asocuar, Universiteti Metroplitan State, Minnesota

39.Matthew Flisfeder, Profesor i Asocuar i Retorikës dhe Komunikimit, Universiteti Winnipeg

Gazeta konservatore dhe më proamerikane e Gjermanisë, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), thekson në një analizë se rrëzimi i qeverisë së Kosovës e destabilizon rajonin.


Michael Martens


BE-ja përkrahu qeverinë e Albin Kurtit, pasi ai premtoi se do të jetë kryeministri i parë kosovar, i cili seriozisht do të luftonte korrupsionin dhe nepotizmin. Shqetësuese, sipas FAZ, është se Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, prej aleatëve janë bërë kundërshtarë.

Korrespondenti për Ballkan i gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), Michael Martens, shkruan në një analizë se javën që shkoi Kosova ishte një skenë ku u përplasën Shtëpia e Bardhë dhe Bashkimi Europian. Raundin e parë BE-ja e humbi. Përkundër paralajmërimeve të Komisionit Europian dhe të shteteve anëtare të BE-së, Shtëpia e Bardhë ia doli që në Kosovë të rrëzojë një qeveri, të cilës nuk i bëri punë përkrahja unike europiane. Është shqetësues fakti se një qeveri europiane rrëzohet me mocion mosbesimi m’u në vlugun e epidemisë së koronës, thua se është koha për kacafytje për pushtet sipas tabiateve të vjetra.

“Frankfurter Allgemeine Zeitung” parashikon se Kosovën si shtetin më të ri dhe më të varfër të Europës e presin kohëra të vështira në një situatë krize globale me përmasa të paparashikueshme. Shtetet fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Serbia i kanë shtyrë zgjedhjet parlamentare të parapara për në prill. Vështirë të merret me mend se në këto rrethana në Kosovë mund të mbahen zgjedhje të reja parlamentare. Kësisoj kryeministri i shkarkuar Albin Kurti mund të vazhdojë të qeverisë, nëse nuk zëvendësohet me një koalicion prej disa partive.

Sipas “Frankfurter Allgemeine Zeitung” përplasjet e brendshme politike në Kosovë janë vetëm maja e Ajsbergut. Shqetësuese, sipas FAZ, është se Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja prej aleatëve janë bërë kundërshtarë. Forca shtytëse që rrëzoi Kurtin ishte Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani, njëkohësisht i ngarkuar i Donald Trumpit për “bisedimet paqësore” mes Serbisë dhe Kosovës. Së paku në kohërat para koronës Grenell dëshironte që shefit të tij aspak të suksesshëm në arenat e politikës së jashtme t’ia prezantojë një “pazar” për pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë edhe për të treguar se Trump ia del aty ku BE-ja ka dështuar.

Gazeta gjermane thekson se ndoshta nuk është e vërtetë që vetë Grenell synon ndryshimin e kufijve të Kosovës. Por ai shpejt e shpejt deshi rivendosjen e fluturimeve direkte dhe lidhjes hekurudhore mes Beogradit dhe Prishtinës. Këtu si pengesë ishte Kurti, i cili afrimin me Serbinë e përkrahu me parakushte dhe për këtë ofroi argumente të bindshme. BE-ja, ndërkaq, gjithnjë e më qartë përkrahu Kurtin, pasi që ai premtoi se do të jetë kryeministri i parë kosovar, i cili seriozisht do të luftonte korrupsionin dhe nepotizmin, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

BE-ja dhe kryeqytetet kryesore europiane, shkruan gazeta gjermane, i kanë vetë fajet që ishin të shtyra vetëm të shikojnë rrëzimin e qeverisë Kurti. Ndonëse Komisioni i BE-së ka konstatuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e vizave, kjo i është mohuar Kosovës, ndërsa i është lejuar Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Heqjen e vizave për kosovarët e ka kundërshtuar edhe zyra e kancelares gjermane, shkruan FAZ. Edhe për këtë arsye në Kosovë shumë njerëz mendojnë: Europa premton shumë dhe mban pak premtime. Heqja e vizave do t’ia rriste besueshmërinë BE-së në Kosovë dhe do ta bënte politikën kosovare më pak të lëndueshme ndaj diplomacisë së shantazhit të stilit të Grenellit. Për fat të keq nuk është e parashikueshme se kur do t’i zënë besë njëri-tjetrit europianët dhe amerikanët në Ballkan.


Image

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se beteja politike e kohëve të fundit në Kosovë nuk duhet të vazhdojë më.

The Negotiator, Isa Mustafa


“Tani kur deklarata nga Shtëpia e Bardhë qartësoi gjithçka rreth të sotmes dhe të ardhmes së Kosovës, na takon ne të ulemi dhe të gjejmë rrugën e duhur për të ecur përpara. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe unë, i besojmë pa rezerva Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I kemi besuar gjithmonë dhe gjithmonë na ka rënë mirë. I besojmë edhe tash dhe jemi të bindur se Amerika do t’i bindë edhe aleatët tjerë perëndimorë të Kosovës për të qenë bashkë edhe në procesin që na pret. Marrëveshjen finale për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, e cila vendin e bën subjekt të plotë ndërkombëtar dhe ia hapë perspektivën integruese euro-atlantike”, ka shkruar Mustafa.

Shkarkimi i Albin Kurtit, reagon Isa Mustafa: Flasin për "Pranverë ...

Ai ka bërë thirrje që të ndaljet beteja politike e kohëve të fundit.

“Beteja politike e zhvilluar, sidomos kohët e fundit në Kosovë, nuk duhet të vazhdojë më. Jam i bindur se kjo betejë politike, përveç se dëmton aspiratat legjitime të Kosovës dhe qytetarëve të saj, aleatëve tanë ua vështirëson përpjekjet për të siguruar unitetin euro-atlantik për Kosovën”, ka shkruar ai.

Kosovo PM Thaci hands over office to Isa Mustafa

Sipas tij Kosova duhet t’i lexojë drejt porositë e aleatëve.

“T’i interpretojë drejt ato. Ndaj ftoj të gjitha subjektet politike të Kosovës të flasim me një zë. Të tejkalojmë vetveten për interes të Kosovës. Ta lëmë prapa garën meskine e të mos punojmë duke menduar vetëm ditën e votimit. Të mos kultivojmë pritje irracionale përmes popullizmit. Por, të bëhemi bashkë për ta rikthyer Kosovën në drejtimin e duhur. Kah orientimi euro-atlantik”, ka shkruar ai në Facebook.

Isa Mustafa nuk kandidon për kryetar të LDK'së? - Lajmet e Fundit ...


Ai shton se Kosova duhet të flasë me një zë.

“Me zërin e arsyes. Me zërin e së vërtetës. Kosova nuk ka alternativë. Kosova ka të ardhme vetëm në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian. Kosova, sot ka nevojë për një klasë të mençur e të urtë politike. Ka nevojë për liderë që kapërcejnë bindjet e tyre ideologjike dhe interesat elektorale për hir të Kosovës. Për hir të së ardhmes së saj”, u shpreh Isa Mustafa.
Prishja e koalicionit, Isa Mustafa në takim me Ramush Haradinajn ...


Ai thotë se aleatët kanë qëndruar gjithmonë pranë Kosovës.

“Nuk kemi nevojë të shpikim asgjë. Aleatët tanë, që gjithmonë na kanë qëndruar pranë, duhet t’i dëgjojmë. Sepse secilën herë që i kemi dëgjuar, na ka rënë mirë. Edhe në vitet 90-ta që na sugjeruan të mos bëhemi tabelë qitjeje kur republikat e ish-Jugosllavisë po luftonin për interesat e veta.

Isa Mustafa e Kadri Veseli në polemikë për Gjykatën Speciale dhe ...

 Edhe kur na e orientuan qëllimin dhe mënyrën e luftës çlirimtare. Edhe kur na premtuan çlirim nëse pranojmë marrëveshjen e Rambujesë. Edhe kur na garantuan shtetin po të pranonim Planin Ahtisaari. Edhe secilën ditë deri sot. Që Kosova nuk ka mbetur asnjë moment pa mbështetjen politike e ekonomike të aleatëve të saj”, u shpreh  Isa Mustafa.

isa-mustafa-avdullah-hoti-foto-xhemail-sllovinja-5 - Post Lajme

Ai thotë se me aleatët mund t’ia dalë Kosova edhe ndaj pandemisë.

“Ata i kemi edhe sot përkrah. Për ta mundur pandeminë që po na rrezikon shëndetin e jetën. E që do të na shkaktoj destabilitet ekonomik. Me aleatët, ne mund t’ia dalim. Pa ta, jo vetëm që është e vështirë. Por, është e pamundur. Të mos e gënjejmë, as veten, as qytetarët. Prandaj, t’i dëgjojmë ata edhe kur po na thërrasin të ulemi e të gjejmë zgjidhje kushtetuese për situatën e krijuar politike në vendin tonë”, ka shkruar ai.

LDK'ja e “djeg” Vjosa Osmanin me këtë veprim? | Rrokum.TV


Sipas Mustafës nuk është kohë eksperimentesh.

“Kosovës i duhet një qeveri me kapacitet të plotë operacional për ta përballuar pandeminë dhe krizën që do të pasojë. Pasi ta kalojmë këtë krizë, duhet t’i kthehemi qytetarëve për vlerësim përmes zgjedhjeve. Me vizion të qartë euro-atlantik dhe me oferta objektive programore”, ka thënë  Isa Mustafa.

Për “thirrjen për rezistencë”,presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mund të dënohet me 5 vjet burgim, të paraparë në Nenin 403 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

A Conversation with Hashim Thaçi | Council on Foreign Relations

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi


Interpretimi i ligjshmërisë së vendimeve të Qeverisë dhe thirrja që qytetarët të mos i zbatojnë vendimet e saj e kanë shtyrë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike që të ushtrojë kallëzim penal kundër presidentit Hashim Thaçi.

“Qytetarët nuk janë të detyruar që t’i respektojnë vendimet kundërkushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë. As Policia e Kosovës dhe as organet e sigurisë nuk duhet ta zbatojnë këtë vendim kundërkkushtetues të Qeverisë, sepse kështu edhe vetë bëjnë vepër penale”, ka deklaruar presidenti Thaçi ditën kur Qeveria Kurti ka marrë vendim për masat e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve për shkak të pandemisë COVID-19.

Thaçi e fton sërish në takim Albin Kurtin - ALSAT-M


Për këtë deklaratë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka dorëzuar kallëzimin penal kundër presidentit të Kosovës zt.Hashim Thaçi.

“Presidenti përmes deklarimeve të tij dhe thirrjeve për mosrespektim të vendimit të Qeverisë në datën 23 mars 2020, përveçqë ka shkaktuar paqartësi tek qytetarët, i njëjti gjithashtu ka mundur të ndikojë që përmes këtyre thirrjeve të shkaktojë kaos nëpër rrugë dhe të ‘kontribuojë’ në shpërndarjen më të madhe të virusit COVID-19, si rezultat i qytetarëve që nuk do të respektonin vendimin e Qeverisë - sipas rekomandimeve të presidentit”, thuhet në komunikatën e MPBAP-së.

Ky institucion ka prezantuar bazën ligjore, përmes së cilës presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sipas tyre, duhet të ndiqet penalisht.
Xhelal Sveçla: Si u sollën këto vota në Kosovë?! | FOKUSI

Xhelal Sveçla 

“Në lidhje me këtë, dhe marrë parasysh se ne jemi të dedikuar t’i respektojmë organet e drejtësisë dhe të krijojmë një shtet ku sistemet janë me të vërtetë të ndara, z. Xhelal  Sveçla dorëzoi Kallëzimin Penal kundër Presidentit, duke ngritur dyshimin e bazuar se Presidenti ka kryer veprën penale ‘Thirrje për rezistencë’, të paraparë në Nenin 403 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Raportuesja e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon, i ka dërguar një porosi presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi:Mos luaj me Kushtetutën derisa populli po vdes .në kohën kur vendi ka mbetur me qeveri në detyrë pas mocionit të mosbesimit ku u rrëzua qeveria Kurti.

Cramon: Shpresoj që ShBA-ja ta mbajë fjalë që s'ka marrëveshje të ...

Përmes një cicërime në Twiter, Von Cramon ka thënë se Presidenti i Kosovës zt.Hashim Thaçi duhet të mendojë dy herë nëse është mençuri të shpërndahet qeveria aktuale.

“Në kohë krizash, nevojitet një qeveri funksionale. Mos luani me kushtetutën, derisa populli po vdes. Do të ishte këshilla ime. COVIDー19”.
Në ndërkohë, Von Cramon ka uruar Qeverinë e Kosovës për heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe nga Bosnja.

“Sinjal shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin politik në rajon. Shpresoj se do të vlerësohet nga Këshilli i Bashkësisë Evropiane që t’i jap dritën e gjelbër Kosovës për liberalizim të vizave”, tha raportuesja e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon.

F.B

2020/04/01

NDRIÇIMI I JETËS DHE I VEPRËS SË HEROIT DHE INTELEKTUALIT HASAN PRISHTINA


Hasan Prishtina, stërnip i Abdullah Veliqit
NDRIÇIMI I JETËS DHE I VEPRËS SË HEROIT DHE INTELEKTUALIT HASAN PRISHTINA
Akademik Dibran Fylli, HASAN PRISHTINA, Prishtinë (2017/2020)

Nga Flori Bruqi

Për jetën dhe veprën e Hasan Prishtinës kanë shkruar shumë studiues shqiptarë e të huaj, historian, shkrimtar e profesorë universitarë. Kontributin më të madh prej të gjithëve e ka dhënë Dibran Fylli, ngase ai më fakte shkencore e ndriçojë veprën e heroit dhe kolosit të kombit shqiptar, Hasan Prishtina.

 Studiuesi Dibran Fylli ka falënderuar të gjithë ata që i kanë ndihmuar rreth këtij libri duke kontribuar në sigurimin e shumë dokumenteve dhe fotografive e në veçanti falënderon pasardhësit e familjes së gjerë të heroit Hasan Prishtina pa të cilët nuk do të ishte e mundur hedhja në dritë e këtij libri historik. 

Në fokus të librit Fylli e ka vënë gjenealogjinë e familjes së Hasan Prishtinës, pasi që viteve të fundit ka pasur shumë paqartësi dhe pasaktësi rreth prejardhjes së heroit tonë kombëtar.

Qëllimi i tij në botimin e tretë të librit ka qenë orientimi i gjenealogjisë së Hasan Prishtinës dhe familjes së gjerë nga ana e babës dhe nga ana e nënës ngase kjo çështje sipas autorit nuk është rrekë sa duhet nga studiuesit e deritanishëm, ose edhe ata qe janë marrë me biografinë e Hasan Prishtinës, ngase nuk përputhen për disa çështje, prandaj ai ka dashur që përmes dokumenteve të ja jap publikut një të vërtetë në këtë libër.

Vitet e fundit janë paraqitur edhe pretendentë duke u thënë se janë pasardhës të Hasan Prishtinës pra si nipa të tij por autori i librit e shpjegon një gjë të tillë duke thënë se Hasan Prishtina personalisht nuk ka pasur fare fëmijë.

Hasan Prishtina, sipas studiuesit personalisht nuk ka pasur fëmijë me zonjën Igballe, ata dy kanë adoptuar Sadakanë një vajzë nga Shkodra me origjinë çerkeze ajo pastaj ka pasur një vajzë dhe një djalë, por për fat të keq të dy fëmijët i vdesin Sadakasë pra trashëgimtarë të vërtet Hasan Prishtina nuk ka, përveç familjes së gjerë axhallarëve dhe fëmijëve të axhallarëve.
Ideja e autorit Dibran Fyli për të ribotuar për herë të tretë librin e përmasave të tilla i ka lindur qysh moti dhe konkretisht ka filluar të merret me mbledhjen e fakteve dhe materialeve mbi 30-të vjetë.

Vepra e autorit Dibran Fylli (ribotimi II dhe III) ka zgjuar interes të veçantë, për hartimin e librit studimorë për intelektualin dhe luftëtarin e denjë të kohës, Heroin kombëtar Hasan Prishtina. 

Autori ka shfrytëzuar një material të bollshëm burimor, dokumentet arkivore pranë Arkivit të Vjenës dhe Gjenevës, Institutit të Historisë në Tiranë, Arkivit ë Kosovës si dhe arkivit personal të studiuesit tonë kosovar Akademik Prof. Dr. Hakif Bajrami, Ph.D., si dhe literaturë shkencore nga autor të huaj e ato shqiptar si dhe shtypin e kohës.
 Krahas pjesës hyrëse ka edhe vështrime të shkurtra rreth disa 246 mendimeve nga autor dhe politikan të kohës për Hasan Prishtinën, që veçohen nga autori Dibran Fylli. 

Në librin studimor të akademik Dibran Fyllit, përshkruhet për ofensivën diplomatike të Austro-Hungarisë, për krijimin e shtetit shqiptar, ku Austro-Hungaria kishte prej 100 vjetësh marrëdhënie me popullin shqiptar katolik dhe kishte zhvilluar 15 vitet e fundit para luftës Ballkanike një veprimtari, me qëllim të gulçonte ndjenjat kombëtare të shqiptarëve e të përgatiste kushtet e nevojshme për krijimin e një pavarësie kombëtare.

 Po në këtë pjesë të veprës, jepen qëndrimet edhe të Fuqive tjerë të Mëdha, si dhe të shteteve ballkanike, rreth problemit shqiptar.
Kështu, siç vë në dukje autori, edhe pse Italia si qëllim parësor pati “krijimin e një Shqipërie vasale”, përkatësisht për “ta përvetësuar për veten e vet”, atë e obligonte marrëveshja e mëhershme me Austro-Hungarinë, që “në rast të status qua-së në Ballkan” të krijohet shteti shqiptar.

Për dallim nga Austro-Hungaria dhe Italia, qëndrimi i Anglisë ishte për një Shqipëri autonome, ndërsa Rusia dhe Franca, sikurse edhe shtetet ballkanike ishin kundër dhënies së çfarëdolloj autonomie për shqiptarët.

Ndërkohë, Perandoria Osmane, binte dakord për dhënien e autonomisë apo të pavarësisë së Shqipërisë, pasi siç shprehet, Fylli, ajo “ja dha vetë një status të tillë”.

 Fjalën e ka për Marrëveshjen e Shkupit (18 gusht 1912), përkatësisht miratimi i 12 nga 14 kërkesat e Hasan Prishtinës, me çka, siç dihet edhe pse një kohë të shkurtë shqiptarët fituan autonominë në kuadër të Perandorisë Osmane.

 Gjithnjë në mbështetje të dokumenteve të kohës, Dibran Fylli, hedh dritë mbi përpjekjet këmbëngulëse të Serbisë, për t'u shtrirë deri në Adriatikë, përkatësisht, deri në Durrës, dhe kjo çështje, sipas autorit, me siguri se do të realizohej, po të mos ishte veto-ja e Austro-Hungarisë.

Sipas Fyllit letra e Brtholdit dërguar më 3 nëntor Peterburgut – nuk mund të japim votën tonë kurrsesi, që të lidhet Serbia me Adriatikun nëpërmjet tokës shqiptare duke qenë se në këtë mënyrë do të binin në kundërshtim me parimin e autonomisë etnike, që kanë shpallur vetë shtetet ballkanike dhe që do të kalonte medoemos nëpër tokën e pakundërshtueshme të një populli tjetër ballkanik; kjo do të quhet si hapi i parë i Serbisë për t'u bërë një fuqi detare në Adriatik. 

Sipas Dibran Fyllit, Austro-Hungaria, madje ishte e gatshme që qëndrimin e vet, sa i përket mosdaljes së Serbisë në det, ta mbronte edhe me luftë. Ishte pikërisht ky qëndrim i prerë i qeverisë Austro-Hungareze, që e detyroi Rusinë Cariste, të tërhiqet nga kjo kërkesë.

 Ministri i jashtëm rus, Sazanov, njoftonte diplomacinë franceze se qeveria perandorake i deklaronte kategorikisht Serbisë, se ajo nuk duhet të shpresojë të tërheqë Rusinë, e cila është e vendosur të mos shkojë deri në luftë të armatosur për një port serb në Adriatik. 

Autori hedh dritë mbi bisedimet e zhvilluara në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, për statusin juridik të Shqipërisë, që sipas Dibran Fyllit,Austro-Hungaria e përkrahur nga Italia dhe Gjermania insistonte për një pavarësi të plotë të Shqipërisë, ndërkohë shtet e Antantës, në radhë të parë Anglia ishte për një autonomi.
 Pas një beteje të madhe diplomatike midis dy grupimeve, më 29 korrik Konferenca e Ambasadorëve miratoi statusin përfundimtar të Shqipërisë.

Në nenin 1, të këtij dokumenti thuhej: “Shqipëria është një principatë autonome, sovrane dhe e trashëguar sipas rendit të paralindur nën garancinë e gjashtë Fuqive të Mëdha. Princi do të caktohet prej gjashtë Fuqive të Mëdha.”. 

Ndërsa neni 2, përjashtonte çdo lidhje “suzereniteti” midis Turqisë dhe Shqipërisë, ndërsa në nenin 3 thuhej se “Shqipëria është neutralizuar” dhe se neutraliteti i saj ishte i garantuar nga gjashtë Fuqitë e Mëdha.

Autori ndalet në debatin e zhvilluar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, rreth përcaktimit të kufijve të Shqipërisë, që sipas tij, në tryezë ishin shfaqur dy propozime, austro-hungarez dhe rus.

Projekti austro-hungarez, siç vë në dukje autori, parashikonte, që në “veri vija kufitare të kalonte nga gryka e Bunës në rrjedhën e saj deri afër Razhnicës, pastaj në gjysmë rrethi nga Jugu i Gucisë e Plavës, të drejtohej në Pejë, Gjakovë, Prizren” duke i lënë këto qytete brenda shtetit shqiptar. 

Nga Prizreni vija kufitare do të kalonte në Jug deri në Ohër e në liqenin e Prespës duke përfshirë Dibrën dhe Ohrin brenda Shqipërisë. 

Në Jug kufiri përfshinte brenda Shqipërisë Korçën, Janinën dhe nëpërmjet rrjedhës së lumit Kallamas dilte në Detin Jon... Për dallim nga projekti austro-hungarez, projekti rus përfshinte një territor shumë të ngushtë në shtetin shqiptar. 

Vija e kufirit në Veri ishte lumi Drin deri në pikën e bashkimit të Drinave, pastaj dilte në liqenin e Ohrit, ndërsa në jug Korçën, Delvinën dhe Sarandën i linte jashtë kufijve të shtetit shqiptar.
Pra, me një fjalë projekti rus linte jashtë Shqipërisë: Shkodrën, Prizrenin, Pejën, Gjakovën, Ohrin, Dibrën, Janinën, Korçën, Delvinën dhe Sarandën. 

Projekti Austro-Hungarez - vë në dukje Fylli - ndeshi në kundërshtimin e rreptë të Rusisë, që nuk e merrte fare parimin e etnisë. 

Kufiri që propozoi Austro-Hungaria i jepte shtetit të ri mundësi të arsyeshme për të arritur stabilitet e përparim. Por, këtë nuk e dëshironin as Rusia dhe as Franca, e as aleatët e Ballkanit. Kufiri që u vendos në fund fare ishte dhunimi i të gjitha argumenteve etnike, historike, ekonomike dhe gjeografike, 
dhe në të vërtetë i të gjithë argumenteve të rëndësishme.

Edhe pse Austro-Hungaria, shprehet Fylli, fillimisht këmbëngulte që brenda kufirit të shtetit shqiptar, të përfshiheshin Dibra, Prizreni, Peja, Hasan Prishtina, Stërnip i Abdullah Veliqit 248 Gjakova dhe Shkodra, ajo më vonë, për shkak presioneve të shumta nga ana e shteteve të Antantës, u tërhoq nga Dibra, Prizreni e Peja dhe së fundi edhe nga Gjakova, vetëm e vetëm që ta mbroj Shkodrën.

Më 24 mars, Bertohld i dërgoi një telegram Mensdorfit, që ai ta dorëzoj Gjakovën. Kështu nën kërcënimin e Rusisë e gjithë Kosova, Rrafshi i Dukagjinit dhe më pas një pjesë e Maqedonisë shqiptare i kaloi Serbisë.

Kjo ishte humbje për diplomacinë e Vjenës, por nuk kishte alternativë tjetër veç luftës midis Fuqive të Mëdha, që do të çonte me patjetër në një luftë botërore..., shkruan ndër të tjera akademiku Dibran Fylli.

Në librin studimor të Dbran Fyllit përshkruhet situata politike dhe e sigurisë brenda kufijve të shtetit shqiptar të përcaktuar nga ambasadorët e gjashtë Fuqive të Mëdha. Në përputhje me vendimet e 29 korrikut, Austro- Hungaria, insistonte që forcat ushtarako-policore serbe, malazeze dhe ato greke të tërhiqeshin sa më parë që ishte e mundur nga territori shqiptar, mirëpo një kërkesë e tillë nuk përfillej nga qeveritë përkatëse.

Rrjedhimisht, pasuan reagimet e ashpra të Austro-Hungarisë, drejtuar Beogradit, që filluan më 14 shtatorit 1913, kur ajo për herë të parë e paralajmëroi Beogradin, për të vazhduar me demarshin e 29 shtatorit, pastaj me paralajmërimin e dytë që ndodhi më 7 tetor, me notën kërcënuese të 14 tetorit të kontit Berthold drejtuar Pashiqit, dhe së fundi me Ultimatumin e 17 tetorit, përmes së cilit, Austro-Hungaria, kërkonte nga Beogradi që në një afat prej 8 ditëve, t'i tërheq të gjitha fuqitë e veta ushtarake nga territori shqiptar, në të kundërtën “qeveria perandorake dhe mbretërore, me keqardhjen më të thellë do ta shihte veten të detyruar që të përdorte mjetet e përshtatshme për ta realizuar kërkesën e saj.”.

Ashtu siç edhe parashihej në Ultimatum, në ditën e tetë, përkatësisht më datë 25 tetor, kishte përfunduar tërheqja e trupave serbe nga territori i shtetit shqiptar. Masa të ngjashme sikurse ndaj Serbisë, Austro-Hungaria, ndërmori edhe kundër Greqisë, e cila mbante të pushtuara Korçën dhe qendrat tjera shqiptare të Jugut.

Autori sjell konkluzionet e veta, rreth rolit të Austro-Hungarisë në krijimin e shtetit shqiptar, ku thekson se historiografia shqiptare “nuk e ka shkruar të vërtetën e krijimit të shtetit shqiptar” dhe se ajo e “ka zbehur rolin e Austrisë në këtë proces” duke e nxjerr në plan të parë “faktorin shqiptar”.
E vërteta është, se faktori shqiptar ishte i paorganizuar dhe përdorej nga Fuqitë ballkanike për interesat e këtyre shteteve.

 Krijimi i shtetit shqiptar është meritë e Austro-Hungarisë, që donte një shtet të fortë dhe të madh shqiptar për arsye gjeo-strategjike, sepse me anën e tij ndalohej Serbia të dilte në Adriatik dhe të zgjerohej deri në atë pikë, saqë të  kërcënonte vetë Monarkinë e Danubit. Autori duke ofruar fakte dhe dëshmi burimore, ka arritë të zbardh rolin e madh e vendimtar të Austro-Hungarisë, në krijimin e shtetit shqiptar, si dhe kontributin e çmueshëm të saj, në ndërgjegjësimin e vetëdijes kombëtare shqiptare.

Krejt në fund, më duhet të prononcohem rreth disa vlerësimeve të akademikut Fylli, për faktorin e atëhershëm politik shqiptar në përgjithësi, e të Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Hasan Prishtinës dhe Preng Bib Dodës në veçanti. 

Tërë atë që e thekson autori, në lidhje me Austro-Hungarinë dhe rolin e saj në krijimin e shtetit shqiptar është mase e vërtetë. 

E vërtetë është edhe ajo pjesë ku, autori hedh dritë mbi bashkëpunimin krerëve të sipërpërmendur shqiptar me Serbinë, Malin e Zi dhe Greqinë. 

Mirëpo, është e vërtetë edhe ajo se, për dallim nga Ismail Qemali (roli i të cilit ishte shumë i fuqishëm jo vetëm në Jug të Shqipërisë, por në mbarë hapësirat shqiptare), në anën tjetër, Isa Boletini dhe Preng Bib Pasha, nuk ishin krerët kryesor verior.
Faktet tashmë të dokumentuara, flasin se Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e Kosovës i printe intelektuali i kohës, Hasan Prishtina, i cili sipas dokumenteve serbe dhe ato jugosllave konsiderohej si “armiku i përbetuar i popullit serb”.

Përkrah tij, qëndronin një numër i konsiderueshëm i intelektualëve dhe i atdhetarëve shqiptar si Nexhip Draga, Rexhep Mitrovica, Sait Hoxha etj. Këtë e pohojnë shumë autorë vendor e ndërkombëtar, si dhe dokumentet e kohës, që me këtë rast po i referohem shkrimit të Mustafa Merlika Krujës, me titull “Kosova në Kongres të Vlonës”, botuar më 25 shtator 1930 nga “Lirija Kombëtare”. 

Në të ndër të tjerave ai hedhë dritë mbi mbledhjen e mbajtur më 13 tetor 1912 në Shkup, në shtëpinë e atdhetarit Sali Gjuka, në të cilën kishin marrë pjesë këta personalitete: Nexhip Draga, Salih Gjuka, Mi'that Frashëri, Mustafa Kruja, Qemal Kumbaraxhiu, Rexhep Mitrovica dhe Beqir Shlika.

 Në mungesë të Hasan Prishtinës, i cili asaj kohe qëndronte në frontin e luftës kundër ushtrisë serbe, me mbledhjen kishte udhëhequr Nexhip Draga. 

Në fund të mbledhjes, siç vë në dukje, Kruja, është sjellë vendimi, që t'u komunikohej Shteteve të Mëdha, deklarata si më poshtë: “Populli i Shqipnisë po i kap armët jo për ta mbrojtë ekzistencën e Turkis në Ballkan, por, për t'i dalë zot tokave të veta.

 Pra, sido qi të jetë fati i luftës, populli i Shqipnisë ngul kambë për nji Shqipni të lirë e me nji formë studimi të vetme”.

E pash të arsyeshme ta them këtë, jo për ta kundërshtuar vlerësimin dhe qëndrimin shkencor të Dibran Fyllit, në lidhje me politikën e gabuar të Isa Boletinit e të Preng Bib Pashës, por për ta thënë edhe atë që Zoti Fylli, e përmend me fakte historike rolin parësor dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Hasan Prishtinës, si në shpalljen e autonomisë shqiptare nga ana e Portës së Hasan Prishtina, Stërnip i Abdullah Veliqit (250) Lartë, poashtu edhe në shpalljen e Pavarësisë së shtetit shqiptar.

Caktimi i Isa Boletinit si përfaqësues i Kosovës në Vlorë, erdhi në mungesë të Hasan Prishtinës, Nexhip Dragës, Sait Hoxhës e disa krerëve tjerë të Kosovës, të cilët asaj kohe ishin arrestuar nga forcat ushtarake serbe dhe dërguar në burgun e Kalamegdanit në Beograd...

Libri i akademik Dibran Fyllit “Hasan Prishtina stërnip i Abdullah Veliqit”(2020) është ndriçim i jetës dhe i veprës së Heroit dhe intelektualit Hasan Prishtina.


“Na luftojmë,e ndoshta nuk e gëzojmë, por ata që vinë mbas nesh, kanë me i gjet shejet tona.”-Hasan Prishtina


Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...