2020-04-04

“Nëse infektohem me koronavirus…”,Edvin Kristaq Rama tregon pasardhësin; nuk është Erjon Braçe



Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka treguar se kujt do t’ja besojë drejtimin e qeverisë nëse infektohet nga koronavirusi. Gjithashtu Rama ka folur edhe për porositë që do t’i linte ministrit Arben Ahmetajt dhe përdorimin e kanabisit për pandeminë.

PJESË NGA BISEDA:


Arjan Çani: Kujt do t’ja lësh drejtimin e qeverisë po u infektove?

EDI RAMA: Timonin do ta mbaj vetë tek resperiatori, drejtimin ta marrë kush të dojë.

Arjan Çani: Po ‘Ben Tigrit’ çfarë porosie do t’i lije?

EDI RAMA: Do i them, o ti o korona duhet të keni ikur kur të dalë nga këtu.

Arjan Çani: Thonë që hashashi shëron koronavirusin…

EDI RAMA: Atë pa leje nuk e lejojmë, atë me leje po e studiojmë.

SHBA bllokoi 200.000 maska N95 të prodhuesit amerikan GM për në Evropë, akuzohet për “pirateri moderne”



SHBA është akuzuar së fundmi për pirateri moderne pas raportimeve se ka ndryshuar destinacionin e një ngarkese maskash që do të shkonin për policinë gjermane, duke bërë një ofertë më të mirë për eliminimin e vendeve të tjera në luftën globale gjithnjë e më të ashpër për pajisje mbrojtëse mjekësore.

Rreth 200,000 maska N95 të prodhuesit amerikan GM iu ndryshua drejtimi për t’i çuar drejt SHBA teksa po transferoheshin në avionët në Tailandë, akuzonin autoritetet në Berlin, të cilët i kishin porositur për policinë gjemrane.



Andreas Geisel, ministri i brendshëm i shtetit në Berlin e përshkroi ndryshimin e destinacionit në momentin e fundit si “akt modern piraterie” dhe i vëri thirrje qeverisë gjermane të kërkonin zbatimin e rregullave ndërkombëtare nga SHBA.

“Kjo nuk është mënyra për të trajtuar partnerët trans-Atlantikë. Edhe në kohë krizash globale nuk duhet të ketë metoda si nga ‘pendimi i egër’”, tha Geisel.

Ai i bashkohet kështu korit të kritikave të ngjashme mbi adminsitratën Trump për praktika të dyshimta në trgun e vogël të pajisjeve mjekësore që po vë kombet kundër njëra-tjetrës.

Valérie Pécresse, presidente e rajonit madhor francez Île-de-France ku përfshihet dhe Parisi, e përshkroi garën globale të maskave si “gjeti thesari”.

“Unë gjeta një stok maskash dhe amerikanët më ndryshuan ofertën duke ofruar më shumë. Ata ofruan trefish çmimin dhe parapagim, por unë s’mund ta bëj këtë me paratë e taksapaguesve, duhet të kontrolloj cilësinë e më pas të paguaj. Kështu që na e hodhën”, tha ajo, duke shtuar se më në fund kishte gjetur njëngarkesë 1.5 milionë maska me ndihmën e rezidentëve franko-kinezë të Parisit.

Kompania amerikane 3M e cila prodhon maskat N95 (të cilat japin mbrojtje pak më të mirë se maskat e thjeshta kirurgjike) tha dje se administrata Trump i ka kërkuar të ndalojë eksportet e maskave në Kanada e Amerikën Latine, çka sjell pasoja të konsiderueshme humanitare dhe lëvizje hakmarrjeje prej tyre.

Kryeminsitri kanadez Justin Trudeau, e quajti lëvizjen amerikane “të gabuar”, dhe i kujtoi SHBA se ata importojnë materiale mjekësore nga Kanadaja.


Roberto Saviano: Pandemia po ndihmon ekonominë kriminale


Roberto Saviano 

Në një shkrim të së përditshmes La Repubblica, Roberto Saviano del krejtësisht kundër rrymës. 

Ai flet për mafian Covid 19 dhe organizatat kriminale në të gjithë botën. Madje, detajon edhe mafiat që kanë pësuar humbje dhe pozitat e tyre dhe kanë gjeneruar ide të reja për të hyrë në treg.

Organizatat kriminale janë si bursat, ata gjithmonë parashikojnë direktivat e tyre.

 Natyra e tregjeve të aksioneve nuk është të fotografojnë krizën, por ta parashikojnë atë, mafiozët ‘I hedhin sytë’ tek biznesi përpara se të përcaktojnë nevojat e tregut. 
Çfarë bëjnë klanet, strukturat më të mira të organizuara të kapitalizmit bashkëkohor, në kohën e koronavirusit?



-Është pothuajse e pamundur ta kuptojmë tani, por mund të kuptojmë mjaftueshëm nga shenjat. Nga vëzhgimi i këtyre ditëve del se mafia nuk kishte më shumë informacion se të tjerët.

Mafia gjithashtu tallej me këtë situatë, si gjithë të tjerët, nga regjimi komunist kinez i cili së pari nënvlerësoi, pastaj fshehu dhe…kur e pa se ishte e pamundur të fshihej, komunikoi zyrtarisht përhapjen e virusit.

As mafia e Hong-Kongut nuk i kishte parashikuar këto kohë, por më pas e orientoi biznesin e saj në funksion të pandemisë. Tani ajo që po ndodh nga Meksika në Kosovë, nga Italia në Iran është se mafia po shkon drejt spekulimeve të mëdha.

Emergjencat publike rrisin potencialin e fitimit për shumë kompani, jo vetëm për organizatat kriminale, por këto të fundit në veçanti kanë një avantazh të dyfishtë: biznesin dhe heshtjen. 

Çfarëdolloj emergjence monopolizon vëmendjen e mediave: mekanizmat kriminalë nuk zënë më hapësirën e tyre (tashmë të vogël) në lajme, qëllimi i mbijetesës tani mbizotëron gjithçka. Ndërsa në vende si Italia, makina gjyqësore e komprometuar tashmë ngadalësohet në një formë përfundimtare.

Pandemia është vendi ideal për mafian dhe arsyeja është e thjeshtë: -Nëse jeni i uritur, po kërkoni bukë, nuk ka rëndësi se nga cila furrë e ka origjinën dhe kujt i shpërndan; nëse keni nevojë për një ilaç, ju paguani, nuk pyesni se kush po jua shet, ju thjesht e doni me patjetër atë. Vetëm në kohë paqeje dhe mirëqenieje zgjedhja është e mundur.Thjesht shikoni investimet e mafias për të kuptuar se sa mund të fitojnë nga kjo pandemi.

Ku kanë investuar në dekadat e fundit?

Ata kanë investuar në kompanitë shumëfunksionale si pastrimi, dezinfektimi, riciklimin e mbeturinave, transport, agjenci funerale, shpërndarja e vajit dhe ushqimit.

Atëherë, si do të fitojnë?

Mafia e di se çfarë keni dhe se çfarë do t’ju duhet, ndaj ata do t’ua ofrojnë atë, por…me kushtet e tyre. Gjithmonë ka qenë kështu! Me kalimin e viteve, mafiozët kanë arritur të depërtojnë në majën e sektorit të shëndetësisë, siç dëshmohet nga rasti i Carlo Chiriaco, i cili në të njëjtën kohë ka qënë drejtor i “ASL” i Pavisë dhe ndërmjetësues i Ndranghetës në kujdesin shëndetësor në Lombardi. Biznesi i vërtetë kriminal nuk është ai i vjedhjes së maskave të destinuara për rishitje.

Turqia, India, Rusia, Kazakistani, Ukraina, Rumania kanë ndaluar ose ulur eksportet e maskave; 19 milion ekzemplarë (përfshirë Fpp2, Fpp3 dhe maskat kirurgjikale) janë bllokuar jashtë vendit, në vendet e prodhimit ose në ato që kalojnë nëpër Itali.

1-Kush do të negociojë për zhbllokimin dhe kalimin, sipas mendimit tuaj?

2-Dhe çfarë do të ndodhë kur ushqimi ose benzina fillon të ketë një shpërndarje më të ngadaltë?

3-Kush do të jetë në gjendje të shmangë ndalimet dhe të dhurojë mallra pa ndërprerje?

Mafia.

Kjo është arsyeja pse ne po e diskutojmë atë në këto momente nuk duhet të krijojmë alarm për mundësinë e gjetjes së ushqimit.



Bizneset që shesin nevojat themelore në nivelin e shitjes me pakicë duhet të sigurohen duke bërë punësime të reja, duke rritur pagat, por secila mbyllje favorizon vetëm organizatat kriminale.

Sot më shumë se kurrë, politika është thirrur të marrë vendime që do të përcaktojnë jetën e vendit tonë në dekadat në vazhdim. Është në stanjacionin e urgjencës ku ne do të shohim fuqinë e organizatave kriminale, jo në këto faza të hershme, në të cilat jemi çuar të shohim vetëm heroizmin dhe ‘vetë-mohimin’ e individëve dhe ndërhyrjen e një shteti që lëviz për t’u përgjigjur krizës duke marë fytyrën e shpëtimtarit (do të jetë vetëm pasi ta gjejmë veten duke analizuar të metat, shkurtimet e financimeve në shëndësi, gjendjen e shkatërruar në të cilën ndodhen shumë spitale publike, e sesi pagat iu rezervohen studiuesve).

Por ne nuk duhet të mendojmë vetëm për dimensionin italian të fenomenit kriminal: aeroportet dhe kompanitë transportuese të Evropës Lindore dhe Amerikës së Jugut që shpesh përdoren për trafik droge, tani përgatiten të mirëpresin mallrat e reja të kërkuara nga tregu i urgjencës.

Si e dimë?

Aftësia e mafies ka qenë gjithmonë në gjendje të zbatojë skemat tregtare fituese për produktet më të lira.

Po tregu i ilaçeve në kohën e epidemisë?

Emergjenca ka favorizuar shenjat dhe bandat në tregun me shumicë: në këtë kohë kontrollet në portet ndërkombëtare janë ulur, ngarkesat po kalojnë më lehtë. Në pakicë, pati një rritje fillestare pak para bllokimit, kur njerëzit bënin rezerva droge ashtu si me ushqimin. Jashtë kafeneve në Amsterdam kishte rradhë shumë të gjata (ndonjëherë më të gjata se në supermarkete).

Marijuana e Nju Jorkut e operuar nga tregtarët e drogës ka pasur një rritje eksponenciale të shpërndarjes në orët kur u njoftua izolimi i vendit. ‘Pushers’-at kanë mbushur depot e tyre, të gatshëm për t’i shitur ato kur çmimet janë rritur shumë; ndërkohë shitën mallrat më pak cilësore që kishin në magazinë, duke arritur ta vendosnin atë me një çmim shumë më të lartë se sa tregu do ta lejonte normalisht.

Në Itali, klanet mafioze kanë humbur vendet e tyre ku shinin dhe janë vendosur para supermarketeve dhe farmacive, të cilat kanë zëvendësuar shkollat dhe parqet, tashmë të mbyllura.

Ata u përpoqën të rritnin furnizimet në shtëpi, duke u përzier në radhët e qytetarëve që bredhin në qytete, por kontrollet e rritura në rrugë dhe ndalimi i udhëtimeve e bënë këtë metodë të vështirë dhe të rrezikshme. Në fakt, ekziston një element i ri në këtë situatë.

Deri më tani mafiat kanë qenë gjithmonë në gjendje të mbështeten në marrëveshjet që kanë, madje edhe në rrethana emergjente, lëvizje të materialeve, automjeteve, njerëzve: nga tërmetet, përmbytjet, etj. Për herë të parë ata mund të lidhen me izolimin, në mos transportin e njerëzve, me palëvizshmërinë. Pyetja nuk është nëse ata do të përfitojnë nga kjo, por si.

Si do të jenë në gjendje të përfitojnë nga radhët e pafund për të hyrë në supermarket, vështirësinë (për të mos përmendur pamundësinë) e blerjeve në internet, maska dhe dezinfektues të padisponueshëm kur humbje pune kur këtij vendi tashmë i është shtuar papunësia?

Po të vëzhgojmë epideminë e fundit, ku krimi i organizuar bëhet më i pasur, duhet të kthehemi në vitin 1884, kur Napoli u shkatërrua nga kolera.

Më shumë se 50% e vdekjeve janë regjistruar në Napoli. Kështu që një masakër e tillë të mos ndodhte përsëri, Parlamenti Italian miratoi një ligj për rehabilitimin e qytetit të Napolit dhe ndau 100 milion për veprat e reklamimit. Të gjithë përfituan nga ai rehabilitim: kontraktues të korruptuar dhe të paskrupullt, firma që fituan tenderët dhe më pas kryejnë punë jo të plota ose të bëra keq, aleatë politikë të familjeve Kamorra.

Të gjithë përveç qytetit të Napolit. Raporti i Komisionit të Hetimit nga Giuseppe Saredo i vitit 1900 fliste tashmë për një punë të “Kamorrës së lartë”. Ishte një spekulim i tillë i qartë që historiani Pasquale Villari e përshkroi kështu: “Kolera është më e mirë se sa shëndeti”.

Aty ku koronavirusi nuk do të shkojë, mafia do të shkojë.

Një shtet që brenda dy javësh ka filluar së pari të izolohet, pastaj të shkojë për poshtë dhe të drejtojë ekonominë, dhe pastaj të mundohet sërish të ngrihet në këmbë, është lehtësisht preh e çdo forme të organizuar, parimi i autoritetit i të cilit ajo fitohet përmes dhunës dhe parave të paguara menjëherë.

Evropa gjithashtu ka rezultuar plotësisht e papërgatitur. Mafiat nuk respektojnë kufijtë, nuk kanë frikë nga pezullimi i Shengenit, përkundrazi, nga mbyllja hermetike e kufijve përfitojnë..

Kjo Evropë ka tradhtuar plotësisht pritjet dhe ëndrrat e baballarëve themelues. Në urgjencën e parë, ne gjendemi në një situatë kur xhelozitë kombëtare na pengojnë mundësinë e të pasurit një platformë të përbashkët për vlerësimin e pandemisë. Evropa sot gjithashtu duket se e kthen shpinën drejt sensit të përbashkët dhe mënyrës së vetme që duhet të shpëtojmë jetët tona; të ndajmë gjithçka.

Kjo Evropë, siç është, me siguri do të përfundojë me koronavirus, sepse pas kaq shumë vuajtjesh, pas frikës, pas pamundësisë që qenia njerëzore duhet të jetë i plotësuar, mbase do të lindë diçka ndryshe.

Tani është koha e urgjencës, e domosdoshme është të mbijetoni. Saktësisht në të njëjtën kohë kur epidemia, fitimet kriminale dhe interesat lëvizin: njohja e tyre është pjesë e mbijetesës.

Çdo emergjencë ka parë krimin e organizuar gjithnjë në linjë të parë.

Organizatat kriminale janë si bursa, paraprijnë gjithnjë. pas pandemive kudo në botë.

Natyra e tregjeve të aksioneve nuk është fotografimi i krizës por parashikimi.

 Kështu mafia dallon biznesin para se të duken qartë domosdoshmëritë e tregut. 

Çfarë bëjnë klanet, strukturat e mirë organizuara në kapitalizmin bashkëkohor në kohën e koronavirusit?

Është pothuajse e pamundur të kuptosh tani, por mund të dallojmë sinjalet e para. Duket se mafia nuk kishte më shumë informacione se sa të tjerët.
Mafia gjithashtu u kap në befasi nga regjimi komunist kinez, që në fillim nënvlerësoi, më pas fshehu dhe kur ishte e pamundur që të mbulohej, shpalli zyrtarisht përhapjen e virusit. As mafia e Hong Kong – Triada e fuqishme – nuk kishte paraprirë dot për të orientuar bizneset e saj në kuadër të pandemisë. Tashmë ajo që po ndodh nga Meksika në Kosovë, nga Italia në Iran, është se mafia po lëviz drejt spekulimit të madh.
Emergjencat publike shtojnë mundësinë e fitimit për shumë sipërmarrje, jo vetëm për organizatat kriminale, por këto të fundit në mënyrë të veçantë kanë një avantazh të dyfishtë: biznes dhe heshtje. Çdo emergjencë monopolizon vëmendjen mediatike: mekanizmat kriminale nuk zënë më hapësirën e duhur në kronika, pasi është mënyra për mbijetesë ajo që dominon çdo gjë. 
Ndër të tjera në vende si Italia, ngadalëson në mënyrë përfundimtare aparati, tashmë i kompromentuar gjyqësor.
Pandemia e COVID 19 është vendi ideal për mafien  kosovare dhe arsyeja është e thjeshtë: “nëse ke uri, kërkon bukë, nuk të intereson se te cila furrë e merr apo kush po e shpërndan; nëse të duhet një ilaç, do paguash, nuk pyet se kush  sa po ta shet, e do dhe pikë nëse ai ilaç kushton edhe 100% më i shtrejtë së para Coronavirusit... Vetëm në kohë paqeje dhe mirëqenie ke mundësi të zgjedhësh.
Mjafton të shohësh portofolin e mafies, për të kuptuar se sa mund të fitojë nga kjo pandemi virale mafiozët shqiptar...
Ku kanë investuat në dekadat e fundit? 
Sipërmarrje të shërbimeve të ndryshme – mensa, pastrime, dezinfektim – cikli i mbeturinave, transport, agjenci funerale, pika karburanti, dhe shpërndarjen e ushqimeve. 
Dhe ja se si do të fitojë më shumë para. 
Mafia kosovare e di se për çfarë dhe kur do të ketë nevojë, dhe do të japë sipas kushteve të saj. Gjithnjë ka qenë kështu. Përgjatë viteve mafia kosovare  ia ka dalë të hyjë në majat më të larta të sektorit shëndetësor, si dhe ka dëshmuar dënime për krime mafioze si ai Karlo Kiriaço, i cili ishte njëkohësisht ishte drejtor i Spitalit të Pavias.
Biznesi i vërtetë kriminel nuk është vjedhja e maskave që më pas të rishiten. Turqia, India, Rusia, Kazakistani, Ukraina, Rumania kanë ndaluar ose reduktuar eksportimin e maskave; 19 milion prej tyre janë bllokuar jashtë Italisë, në vendet ku janë prodhuar ose në vendet transit drejt Italisë. 
Sipas jush, kush do të negociojë për zhbllokimin dhe transitet?
Dhe çfarë do të ndodhë kur ushqimi ose benzina ,nafta do të shpërndahen me ritme më të ngadalta? 
Mafia. Ja pse – po flitet tashmë për këtë- nuk duhet krijuar alarm për mundësinë e furnizimit me ushqime.
Duhen mbajtur të sigurta shërbimet tregtare që shesin ushqimet bazë duke punësuar më shumë, duke shtuar turnet dhe rritur pagat; çdo mbyllje favorizon vetëm organizatat kriminale kosovare . 
Sot më shumë se kurrë politika  e Qeverisë Kurti duhet të marrë vendime që do të përcaktojnë jetën në vend për dekadat që do të vijnë. 
Dhe është në bllokadën e emergjencës që do të duket dhe më shumë pushteti i organizatave kriminale, jo në fazat e para, ku është parë vetëm heroizmi i personave të veçantë dhe ndërhyrja e një shteti që përpiqet të duket si shpëtimtar…
Do të jetë më vonë që do të analizojmë mungesat, shkurtimet e vendeve të punës në shëndetësi, degradimin e shumë spitaleve publike, private dhe rrogat qesharake të studiuesve.
Por nuk duhet menduar vetëm për dimensionin italian të fenomenit kriminal: aeroportet dhe kompanitë e anijeve në Evropën Lindore dhe në Amerikën e Jugut që shpesh përdoren për trafikun e drogës, tashmë po përgatiten për të pritur mallra të tjera që kërkohen nga tregu i emergjencës. 
Si e dimë këtë? 
Aftësia e mafies ka qenë gjithnjë ajo e aplikimit të skemave tregtare për produktet që kërkohen më shumë në një moment të caktuar.
Po tregu i drogës në kohën e pandemisë?
Emergjenca ka favorizuar klane dhe degë mafioze që të fitojnë më shumë: “në këto momente kontrollet në portet ndërkombëtare janë pakësuar, dhe ngarkesat kalojnë me më shumë lehtësi. 

Madje shumë pak para mbylljes së çdo gjëje, njerëzit janë furnizuar me drogë dhe kanë marrë rezerva njësoj si vepruan dhe për ushqimet.
Para kafeneve në Amsterdam u panë radhë shumë më të gjata se në supermarkete; në New York marijuana e shitur nga shpërndarësit pati një klientelë të jashtëzakonshme menjëherë pas shpalljes së masave të marra nga autoritetet në vend për izolimin e qytetarëve.
Shpërndarësit mbushën magazinat e tyre, gati për ta shitur kur çmimi të shkojë më lart se asnjëherë tjetër. Ndërkohë hoqën qafe mallin më të lirë që kishin në dispozicion duke e shitur për një çmim shumë më të lartë se zakonisht.
Në Itali, grupet kriminale kanë humbur sheshet ku shpërndanin dhe ruajtën një treg duke u vendosur në radhë dhe ata para marketeve dhe farmacive.
Duke zëvendësuar në këtë mënyrë shkolla dhe parqe që tashmë janë të mbyllura. U përpoqën të rrisin numrin e dorëzimeve në shtëpi, por kontrollet e shumta në rrugë e kanë bërë këtë mënyrë të rrezikshme dhe të vështirë. Në fakt ka një element të ri në këtë situatë.
Deri tani mafia gjithnjë ka mundur të mbështete në biznese që përfshinin, dhe në situata emergjente, lëvizje materialesh, mjetesh, personash: nga tërmetet, përmbytjet dhe stuhitë. Për herë të parë mafia duhet të përballet me izolimin, mos lëvizjen e njerëzve.
Pyetja nuk është nëse do të dijë të përfitojë, por si do përfitojë. Si do të mund të përfitojnë nga radhët e gjata në supermarkete, nga pamundësia për të blerë online, nga maskat dhe dezinfektantët që tashmë nuk gjenden më, nga humbja e punës në restorante e lokale dhe në tregtinë e një vendi të shënjuar nga papunësia?
Për të vëzhguar epideminë e fundit që pa krimin e organizuat të pasurohej, duhet të shkojmë në 1884, kur Napoli i gjunjëzua nga kolera. Më shumë se 50 për qind e viktimave u shënuan pikërisht në Napoli.
Në mënyrë që një masakër e tillë të mos ndodhte më, parlamenti italian miratoi një ligj për rimëkëmbjen e qytetit të Napolit, duke ndarë 100 milion lira për bonifikim. Nga kjo gjë përfituan të gjithë, ndërtues të korruptuar dhe të paskrupujt, sipërmarrje që fitonin tendera, por më pas punët ishin të papërfunduar apo të një cilësie të ulët, dhe politikanë aleatë të familjeve mafioze. Të gjithë, përveç Napolit.
Raporti i komisionit hetimor të drejtuar nga Xhuzepe Saredo në 1900-ën fliste që atëherë për një aktivitet mafioz. Ishte një spekulim aq i qartë sa historiani Paskuale Vilari u shpreh: “Më mirë kolera, se sa Rimëkëmbja”
Çdo emergjencë ka parë krimin e organizuar gjithnjë në linjë të parë.
Gjatë murtajës në ‘600-ën – e treguar nga Salvatore De Renci – aristokracia e cila nuk mund të menaxhonte më emergjencën në qytet, duhej të bënte marrëveshje me bandat kriminale, që morën përsipër disa shërbime që nga kontrolli në rrugë e deri tek varrosja e viktimave.
Dhe sektori i agrokulturës, nëse nuk mbrohet nga spekulimet, rrezikon kolapsin dhe pushtimin total kriminal. 

Ka një precedent. Si shkruan Piero Grima duke treguar kolerën në Sicili më 1867-ën, prodhimet e fushave, mungonin sepse njerëzit të sëmurë apo të trembur nuk pranonin të punonin më në ferma. Mafia rurale vendosi që të ndërhyjë duke propozuar një marrëveshje për pronarët e tokave” furnizimi me punëtorë – të cilët kërcënoheshin, apo ata që ishin gati për çdo gjë nga uria- në shkëmbim të çmimeve shumë të ulëta të prodhimit.
Kjo ndodhte 150 vjet më parë. Por çfarë mund të ndodhë sot kur kontrolli mafioz është dhe më i shtrirë.
Rreziku është që ata të vendosin për çmimet dhe mënyrat. Dhe çfarë do të ndodhë më vonë kur më në fund emergjenca shëndetësore të ketë përfunduar?
Si çdo menaxher më i mirë, mafia po mendon që tani dhe për këtë. Për çdo sipërmarrës që po rrezikon të mbyllë restorantin e tij apo dyqanin, ka një grup mafioz gati për të ndërhyrë duke e blerë për një çmim qesharak, me apo pa pëlqimin e pronarit fillestar. Nëse shteti nuk ndërhyn që tani për sipërmarrjet në krizë, nëse do të pres për një situatë më pak alarmante, do të jetë vonë, shumë vonë.
Aty ku nuk do të arrijë koronavirusi, do të arrijë mafia. 

Një shtet i cili brenda pak javësh, fillimisht urdhëroi mbylljen, pastaj qetësoi njerëzit në përpjekje për të lejuar ekonominë të lëvizë, dhe më pas sërish një mbyllje dhe më e madhe: është një shtet i dobët dhe një pre shumë e lehtë nga çdo grup i organizuar; mjafton që të ketë principin e dhunës dhe parave në dorë.
Edhe Europa dëshmoi se ishte totalisht e papërgatitur.
 Mafia nuk respekton kufijtë, dhe nuk frikësohet nga pezullimi i Shengenit.
Përkundrazi nga mbyllja hermetike e kufijve përfitojnë sepse kamë mjetet për të arritur kudo dhe ta kthejnë këtë mbyllje në një shans. 
Kjo Evropë ka tradhtuar totalisht pritshmëritë e tërve themelues.

 Në rastin e parë të një emergjence gjendemi përballë një situate ku xhelozitë kombëtare mohojnë mundësinë e një platforme të përbashkët për të vlerësuar pandeminë. 

Europa tashmë duket se i ka kthyer shpinën dhe mirëkuptimit dhe mënyrës së vetme që kemi për të shpëtuar jetë: “të ndajmë çdo gjë.
Kjo Europë, kështu siç është, ka shumë mundësi të mbarojë me koronavirusin, sepse pas shumë vuajtjesh, pas frikës, pas pamundësisë për të qenë deri në fund një qënie njerëzore, ndoshta do të bënte diçka ndryshe. 
Tashmë është koha e emergjencës, dhe prioritet është mbijetesa. Ekzaktësisht në të njëjtën kohë me pandeminë po lëvizin përfitime dhe interesa kriminale: “T’i njohim, është pjesë e betejës”.
F.B

Miliona vende pune të humbura nga COVID-19


Organizata ndërkombëtare e punës paralajmëron për 25 milionë vende pune të humbura në rast se reagimi ndaj pandemisë globale nuk do të jetë ai I duhuri. Ky paralajmërim vjen në një kohë që shkurtimet e vendeve të punës nga Austria në Shba, reflektojnë recesionin më të thellë në kohë paqeje, që prej viteve 30-të.
Në Shba papunësia po rritet ndjeshëm, ndërkohë që të dhënat më të fundit flasin për rënien e parë të pagave që prej vitit 2010. Ekspertët argumentojnë se, modeli dhe kultura amerikane e punës sinjalizojnë se tregu i punës në vend do ta vuajë më shumë krizën se Europa apo Japonia. Goldman Sachs parashikon se shumë shpejt papunësia në Shba do të ngjitet në 15%.

Në Britaninë e Madhe të dhënat më të fundit flasin për 1 milion britanikë të cilat kanë aplikuar për pagesën e mirëqenies në vetëm dy javë, 10 herë mbi normën normale. Një anketë ndërkohë tregon se, 27% e punëdhënëse janë duke shkurtuar stafin.
Spanja, një nga vendet me normën më të lartë të papunësisë në Europë, po regjistron një rritje drastike të normës. Në Austri ndërkohë është ngjitur në 12%, që është niveli më i lartë që prej luftës së dytë botërore. Në Gjermani, janë 470 mijë kompanitë të cilat kanë aplikuar për ndihmën shtetërore për pagat.
Në Francë janë 400 mijë kompanitë që kanë aplikuar për pagën shtetërore, për 4 milionë punonjës, rreth 20% ë forcës së punës në sektorin privat.

Çfarë duhet të dinë pacientët e zemrës për koronavirusin COVID 19 ?

Koronavirusi duhet të ketë vëmendjen e të gjithëve tani, thonë ekspertët e shëndetit. Dhe njerëzit me sëmundje të zemrës kanë arsye shtesë për të qenë vigjilentë.

COVID-19, i cili u raportua për herë të parë në qytetin kinez Wuhan në dhjetor, ka sëmurur me dhjetëra mijëra njerëz dhe ka vrarë qindra anembanë globit. Të martën, doktor Nancy Messonnier, drejtor i Qendrës Kombëtare të Imunizimit dhe Sëmundjeve të frymëmarrjes në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se situata tani duket pak më e sigurt. Për njerëzit me çështje themelore të zemrës, shqetësimet janë mjaft dhe duhen  paralajmëruar pacientët në lidhje me rrezikun e rritur të mundshëm dhe për të inkurajuar “masa paraprake shtesë, të arsyeshme”. Bazuar në raportet e hershme, 40% e pacientëve të shtruar me COVID-19 kishin sëmundje kardiovaskulare ose sëmundje cerebrovaskulare (e cila i referohet rrjedhjes së gjakut në tru, siç është goditja). “Kjo statistikë nuk do të thotë që njerëzit me sëmundje të zemrës kanë më shumë të ngjarë të kontraktojnë koronavirusin,” tha Orly Vardeny, profesor i asociuar i mjekësisë në Sistemin e Kujdesit Shëndetësor në Minneapolis VA dhe Universitetin e Minesota. “Kjo do të thotë thjesht se ata njerëz kanë më shumë të ngjarë të kenë komplikime pasi ta marrin.” Vardeny, një tjetër mjek, tha që virusi mund të prekë pacientët me sëmundje të zemrës në disa mënyra.
Synimi kryesor i virusit është mushkëritë. Por kjo mund të ndikojë në zemër, veçanërisht një zemër e sëmurë, e cila duhet të punojë më shumë për të marrë gjak të oksigjenuar në të gjithë trupin, tha ajo. “Në përgjithësi, ju mund të mendoni për atë si diçka që po e takson sistemin në tërësi.” Kjo mund të përkeqësojë problemet për dikë me dështim të zemrës, ku zemra tashmë ka probleme me pompimin në mënyrë të efektshme.

Dikush me një problem themelor të zemrës gjithashtu mund të ketë një sistem imunitar më pak të fortë. Sistemet imune të njerëzve dobësohen ndërsa piqen, tha Vardeny. Dhe “në ato me kushte kronike mjekësore, reagimi imunitar i trupit nuk është aq i fortë sa një përgjigje kur i ekspozohet viruseve”. Nëse një person i tillë kap një virus, ka të ngjarë të shkaktojë komplikime. Një virus gjithashtu mund të përbëjë një rrezik të veçantë për njerëzit që kanë grumbullimin yndyror të njohur si pllakë në arterie , tha Vardeny. Provat tregojnë se sëmundje të ngjashme virale mund të destabilizojnë këto pllaka, duke rezultuar potencialisht në bllokimin e një arterie që ushqen  zemrën me gjak , duke i vënë pacientët në rrezik sulmi në zemër. Vardeny theksoi se informacioni rreth COVID-19 po ndryshon pothuajse çdo orë. Por koronaviruset e mëparshme, të tilla si SARS dhe MERS, ofrojnë njohuri. Ata ishin të lidhur me probleme të tilla si pezmatimi i muskujve të zemrës, sulmi në zemër dhe dështimi i zemrës që shfaqet me shpejtësi, thuhet në raportet e mëparshme.
COVID-19 gjithashtu ka ngjashmëri me gripin, tha Vardeny. Për momentin, “Ne nuk mendojmë se rreziku aktual është më i lartë . Është thjesht se përhapja është më e shpejtë.” Dhe ndryshe nga gripi, nuk ka vaksinë. Numrat COVID-19 ndryshojnë me shpejtësi. Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se shkalla e vdekshmërisë nga sëmundja ishte midis 2% dhe 4% në Ëuhan, dhe 0.7% jashtë Wuhanit. Për krahasim, nga mesi i shkurtit, CDC vlerësoi se kishte pasur të paktën 29 milion sëmundje të gripit, 280,000 shtrime në spital dhe 16,000 vdekje në Shtetet e Bashkuara këtë sezon.

Shumë nga të njëjtat masa paraprake që veprojnë kundër gripit duhet të jenë të dobishëm kundër COVID-19, tha Vardeny, sepse duket se përhapet në të njëjtën mënyrë – përmes pikave në ajër kur dikush kollitet ose teshtit. Tani për tani, ajo sugjeron që njerëzit të mbrohen me larjen e duarve, duke mbajtur sipërfaqe të pastra dhe duke shmangur udhëtimin në zonat me shpërthime. CDC rekomandon personat me sëmundje kardiovaskulare të qëndrojnë në azhornim me vaksinimet, përfshirë pneumoninë.  Ajo gjithashtu mbështet marrjen e një vaksine  gripi për të parandaluar një burim tjetër të etheve, i cili potencialisht mund të ngatërrohet me infeksionin koronavirus. Në konferencën për shtyp, Messonnier përmblodhi këshillat e saj si: “Qëndroni në shtëpi nëse jeni i sëmurë; mbuloni kollën; lani duart shpesh”.
Ajo paralajmëroi gjithashtu se njerëzit duhet të përgatiten për mundësinë e mbylljes së punës, shkollës dhe më shumë. “E kuptoj se e gjithë kjo situatë mund të duket e vështirë dhe se përçarja në jetën e përditshme mund të jetë e rëndë,” tha ajo. “Por këto janë gjëra për të cilat njerëzit duhet të fillojnë tani të mendojnë.”

COVID-19/ Kosovës i ofrohen rreth 15 mln euro


Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Banka Botërore i kanë ofruar Kosovës rreth 15 milionë euro për të luftuar koronavirusin. Lajmin e ka bërë të ditur gjatë një konference për mediat, ministri i Shëndetësisë së Kosovës Dr. Arben Vitia.
Ai tha se javën e ardhshme, në Kosovë do të vijë një kontingjent i mjeteve mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore-donacion nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Gjithashtu, OBSH ka ndarë një ndihmë në vlerë prej 7 milionë eurove, që do t’i përforcojnë furnizimet në institucionet shëndetësore. Banka Botërore ka ofruar mbështetje financiare për aktivitetet në masat kundër Covid-19 në vlerë prej 7.9 milionë eurove”, tha ministri.
Po ashtu, Vitia tha se kanë filluar edhe donacione të ndryshme në materiale dhe mjetë të tjera të distributorëve lokalë, por edhe individëve si shenjë e solidaritetit me përpjekjet e përgjithshme të përbashkëta kundër Koronavirusit.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...